Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Historia e filmit dokumentar shqiptar.

    Share
    avatar
    Daniela
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 403
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Ketu...
    Profesioni : Jua them pasi te mbaroj shkollen
    Pikėt : 239
    Vlersuar : 17
    Data e Regjistrimit : 14/04/2008
    Humor : Me pelqen Humori

    Historia e filmit dokumentar shqiptar.

    Mesazh nga Daniela prej Mon 21 Jul 2008, 22:01

    HISTORIA E FILMIT DOKUMENTAR SHQIPTAR

    Ai lindi gradualisht qė me kronikat e para, tė cilat trajtonin thjesht ngjarjet e dites dhe problemet e asaj kohe, deri nė formimin e tij me tė gjithė komponentėt pėrbėrės tė njė filmi tė mirėfilltė dokumentar.

    Dhimitėr Pecani, njė nga regjisorėt e filmit dokumentar ne Televizionin shqiptar ėshtė shprehur se, "filmi dokumentar ėshtė historia, arti, kultura e njė populli e shkruar nė celuloid".

    Dhe nuk janė tė paktė realizuesit duke filluar qė nga regjisorėt, skenaristėt dhe operatorėt dhe deri tek montazhierėt, formuluesit e muzikės, miksazhierėt, tė cilėt kanė punuar me dėshirėn e artistit qė kėtė histori, art, kulturė tė popullit tė tyre ta ndalin nė celuloid dhe ta pėrjetėsojnė nė film.

    Kronike nga historiku i filmit dokumentar:

    Filmi i parė dokumentar i realizuar nė televizion ėshtė "Zėrat e trenave" nė vitin 1971 me autor Ylli Pepo dhe operator Engjėll Strazimiri. Filmi fokuson qytetet e Shqiperise se mesme (Durrės dhe Elbasan) banorėt e tė cilave ngrihen dhe bien ne gjumė me "zėrin" e trenave. Po nė vitin 1971 u realizua filmi "Nė prag te ngjarjes se madhe", film qė i kushtohet rinisė sė asaj kohė me autorė, regjisorėt Albert Minga dhe Fisnik Sina si dhe me operator Besnik Derhemi.

    Nė vitin 1972 filluan te xhiroheshin njė cikėl dokumentarėsh tė cilat fokusonin Butrintin, si njė nga monumentet e kulturės sė lashte tė popullit shqiptar. Ky cikėl me titull "Udhėtim nė Buthrotos" u realizua nga regjisori Ylli Pepo, skenaristi Andon Dede dhe operatori Ilir Kasneci. Cikli pati njė rėndėsi tė madhe pėr kohėn kur u realizua pasi dilte nga suazat e propagandės e cila nė atė kohė ishte ne kulmet e saj dhe pėrshkonte dendur tė gjitha fushat e artit. Vitet '73-'78 janė quajtur vitet e dokumentarit portret.

    Tema e dokumentarit zgjerohet duke kapur tani dhe portrete njerezish tė shquar pėr kombin, te veshura keto dhe me pak histori. Pėrmendim kėtu ciklin e dokumentarėve "Ngjarje dhe data" me portrete e figurave te njohura tė kombit shqiptar si dhe "Pėrballė njėri-tjetrit" me portrete njerezish tė thjeshtė,autori kryesor i tė cilave ėshtė Azis Gjergji.

    Njė cikėl tjetėr dokumentarėsh qė u realizua nė kėto vite me autor Andon Dede, ėshtė "Udhėtim nėpėr Shqiperi", cikel qe permbledh 15 dokumentarė tė cilėt trajtojnė karakteristikat e 15 qyteteve te Shqiperise, si dhe "Udhėtim nė Lashtėsi".

    Dokumentari i viteve '80, i veshur jo pak me propagandėn e asaj kohe, mban emrat e Marash Hajatit , Mevlan Shanajt dhe Bujar Kokonozit, me "Komani, betejė e madhe" dhe "Tėrmeti tundi malet" si dhe dokumentarin e Spiro Dedes me "Shoku yne Alqi Kondi". Larg kėtyre dokumentarėve qėndron ai i Dhimiter Pecanit "Zgjidhja e njė enigme", i cili trajton pikturat e Rembrandit nė Shqipėri, si dhe dokumentari shkencor me autor Xhemal Mato "Zbulime nėnujore".

    Nė vitet '86 u krijua njė cikėl dokumentarėsh "Ditėlindjet e Enverit", te cilat trajtonin figuren e Enver Hoxhės, cikel i cili u realizua pas vdekjes sė tij.

    "Nė se vitet '80-'90 janė vitet e konsolidimit tė filmit dokumentar, vitet '90 do te quhen vitet e profesionalizmit dhe kerkimit eksperimental nė fushėn e dokumentarit televiziv", tha pėr ATSH-nė Ylli Pepo, njė ndėr regjisorėt e mirenjohur tė kėtyre filmave.

    Nė vitet '91-92, regjisori Spartak Pecani nė bashkėpunim me operatorin Bujar Kokonozi dhe skenaristin Nexhati Tafa, realizojnė dokumentarin "Jetė pas vdekjes", ndėrsa ne '93 B.Kokonozi, krijon filmin dokumentar pėr Aleksander Moisiun.

    Nė vitin 1994, regjisori Cizia Zykė dhe Piro Milkani me operatorin B.Kokonozi, prodhojnė filmin dokumentar "Kanuni", i cilėsuar nga masmedia si "mė tė realizuarit" duke sjellė para shikuesit zberthimin e "kushtetutės" qindra-vjeēare shqiptare Po nė kėtė vit me regji tė Kokonozit dhe skenar tė shkrimtarit kosovar Migjen Kelmendi, realizohet filmi "Tė shitur utopie", i cili e trajton komunizmin si nje utopi ne mendjet e njerėzve.

    Mė 1995, autorėt Flora Nikolla, Amalia Dhamo dhe Bujar Kokonozi realizojne filmin "Arratisja".

    Viti 1997 do tė mbartte me vete njė ngjarje te llahtarshme dhe njė dhimbje te pakrahasueshme. Mbytja e mėse 100 personave, mė tė shumtit fėmijė dhe gra, nė Kanalin e Otrantos, nuk kishte si tė kalonte pa prekur shpirtrat e tė gjithėve ne, por vecanėrisht te artistit dhe krijuesit. "Njė tokė qė lundron" mban titullin dokumentari pėr kėtė ngjarje me skenar dhe regji, Ervin dhe Ibrahim Muēon dhe operator Bujar Kokonozin. Sekuencat filmike te njerėzve qe mbyteshin nė ngashėrim, nėnave qe kėrkonin fėmijėt, burrave qė kėrkonin gratė, fėmijėve qė kėrkonin prindėrit nuk kanė se si mos tė tė rrėnqethin dhe t'i japin filmit vlerėn realiste.


    ________________________________
    avatar
    Daniela
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 403
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Ketu...
    Profesioni : Jua them pasi te mbaroj shkollen
    Pikėt : 239
    Vlersuar : 17
    Data e Regjistrimit : 14/04/2008
    Humor : Me pelqen Humori

    Re: Historia e filmit dokumentar shqiptar.

    Mesazh nga Daniela prej Mon 21 Jul 2008, 22:01

    Ndėrthurja e elementeve ne nje film dokumentar domosdoshmeri:

    Nė filmin dokumentar ndėrthuret puna e regjisorit, skenaristit dhe operatorit pėr tė vazhduar me montazhin, formulimin e muzikes dhe miksazhin. Por peshėn mė tė madhe nė film e mban kamera qė ndryshe quhet violina e parė qė dirigjon dhe prapa saj qėndron operatori i cili e shkrep atė. Nė ritmin e ngjarjeve, qė nuk presin operatori duhet tė jetė i pajisur mirė teknikisht dhe tė derdhė emocionet e tij duke filtruar atė qė ėshtė mė esenciale taman nė momentin e duhur. Dhe operatorėt tanė janė munduar tė kapin atė cka ėshtė mė e rėndėsishme nė natyrėn e operatorit, pikėrisht dinamikėn, impulsivitetin dhe temporitmin pėr tė ecur pėrkrah ngjarjes qė xhirohet. Ky temporitėm ndihet deri ne kompozimin dhe montazhimin e materialit te xhiruar, moment ky mjaft i rėndėsishėm nė filmin dokumentar. Gjithe ajo punė kolosale nė xhirim finalizohet me montimin e material. Emri mė i dalluar nė kėtė drejtim ėshtė pa dyshim ai i mjeshtrit, Ismail Balla. Pėrmendin kėtu dhe montazhieret Andon Beqari, Alfred Kasimati, Klajd Sheldia, Mira Mone, etj. Montazhi ose sintaksa e filmit rendit artistikisht ēdo material tė xhiruar.
    Nė dokumentar operatori sjell njė frymė realiste me mėnyrėn e tij tė tė xhiruarit, realizėm ky i cili ėshtė prezent edhe me kalimin e shumė viteve. "Nga ana tjetėr operatori i filmit dokumentar qėndron lart teknikisht, pasi vetėm nėpėrmjet njohjes sė ligjeve klasike tė kompozimit te figurės ai arrin te fusė mė pas dhe elementet modernė nė kėtė kompozim", tha pėr ATSH-nė operatori i njohur Pali Kuke. Operatoret e filmave dokumentare duke filluar qė nga operatori i parė nė televizion Beqir Derhemi dhe duke vazhduar me Stefan Gajo, Bujar Kokonozi, Pali Kuke, Ilir Kasneci, Engjėll Stazimiri, Valter Qarri,Ben Ceku dhe Ben Milo, me profesionalizmin dhe me arsenalin e pafund te mjeteve shprehėse qė ata dispononin, kanė pėrēuar tek shikuesit tė bukuren dhe tė shėmtuarėn, tė dhimbshmen dhe tė gėzuarėn, tė mirėn dhe tė keqen pa u dukur vete por duke mbajtur mbi vete njė pėrgjegjėsi tė madhe. Nė harmoni me kėta elementeve formulueset e muzikes si Leonora Abazi, Suzana Muēa, Pranvera Kati dhe Suzana Gashi, i kanė dhėnė filmit dokumentar zėrin, tingullin, cicėrimėn dhe zhurmėn. Tė gjithė kėta elemente tė ndėrthurur artistikisht i kanė dhėnė formėn dhe ngjyrėn filmit dokumentar duke plotėsuar ndoshta ato mangėsi tė tematikės e cila jo rrallė ishte plotėsisht e politizuar.


    ________________________________
    avatar
    Daniela
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 403
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Ketu...
    Profesioni : Jua them pasi te mbaroj shkollen
    Pikėt : 239
    Vlersuar : 17
    Data e Regjistrimit : 14/04/2008
    Humor : Me pelqen Humori

    Re: Historia e filmit dokumentar shqiptar.

    Mesazh nga Daniela prej Mon 21 Jul 2008, 22:02

    Pjesėmmarja dhe vlerėsimi i filmit dokumentar televiziv shqiptar nė botė:

    Filmi dokumentar televiziv ėshte prezantuar me i plote ne festivalet e ndryshme ndėrkombėtare pas viteve '90.
    Nė vitin 1992, filmi "Miss Albania, Sos Albania", i Ylli Pepos merr pjesė nė festivalin Prix Jeunnesse i zhvilluar nė Gjermani por nuk nderohet me ēmim. Ndėrsa nė vitin 1993, nė festivalin Prix Europa, pėrseri prezantohet regjisori Ylli Pepo, me filmin "Pėrtej ėndrės" me tė cilin merr dhe ēmimin inkurajues tė Jurisė sė Festivalit.
    Xhemal Mato, i cili njihet si regjisor i filmave dokumentar shkencor, me filmin e tij "Treni i vdekjes", nė vitin 1995 do tė merrte ne Itali, ēmimin special tė jurisė sė Festivalit.
    Ndėrsa nė vitin 1996, regjisori Ylli Pepo prezantohet nė Prix Jeunnesse me filmin "Biznesmeni i ri". Ne vitin 1997, filmi dokumentar i Petri Bozos,"Ecje" do te shkoje ne Bolcano tė Italisė. Ndėrsa filmi "K.E.N.G.A." i regjisorit Pluton Vasi pėrzgjidhet me ēmimin e parė ndėr njė mori filmash dokumentar nga e gjithė bota nė Festivalin Botėror tė Arshivės pėr Filmin Dokumentar, zhvilluar nė Badenbaden tė Gjermanisė nė korrik '97. Dokumentari "K.E.N.G.A.", pėrmes nje trajtimi bashkėkohor jep historikun tragjik tė kėngės shqiptare deri nė prag tė Festivalit tė kengės nė Radio-Televizion,organizuar me 1996. Nė qėndėr tė dokumentarit autori ka vendosur njė nga zėrat e pavdekshėm tė muzikės sė lehtė shqiptare, Artisten e Popullit Vaēe Zela. Specialistėt mė nė zė nė botė e kanė konsideruar kėtė dokumentar si njė kombinim mjaft tė arrirė tė materialit arshivor dhe njė trajtim tė ri tė cilin producenti ka arritur ta japė me njė dimension krej origjinal nė kėtė gjini.

    Ēmim tė parė nė Festivalin e dytė ndėrballkanik te programeve televizive ne Bullgari nė vitin 1998, do tė merrte dhe filmi i regjisorit Ylli Pepo me skenar tė Engjėll Ndocaj, "Tė vegjėl tė rritur", film te cilin juria ndėrkombėtare, e pėrbėrė nga njerėz tė njohur tė artit dhe kulturės, e vendosi nė krye tė klasifikimit mes 176 tė tillė tė paraqitur pėr konkurim. "Tė vegjel tė rritur", paraqet fatin e njeriut tė sotėn ne udhėkryq i cili kėrkon te mbijetojė. Pėrmes fuqisė sė imazhit dhe pa tekst ky film zbulon cilėsisht realitetin ku ne jetojmė. Juria e kėtij festivali e cilesoi Ylli Pepon si regjisori mė i mirė i Festivalit me motivacionin, "ai ka zbuluar me cilėsi dhe nė mėnyre adekuate e artistike fatin e njerėzve si dhe hallet e tyre".


    ________________________________

    Sponsored content

    Re: Historia e filmit dokumentar shqiptar.

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Thu 19 Jul 2018, 16:45