Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

2 posters

    Figura te shquara Kombetare.

    shpirti_omel
    shpirti_omel
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 220
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne planetin Toke
    Profesioni : Student akoma
    Pikėt : 343
    Vlersuar : 8
    Data e Regjistrimit : 14/11/2008
    Humor : Me pelqen

    Figura te shquara Kombetare. Empty Figura te shquara Kombetare.

    Mesazh nga shpirti_omel Tue 01 Dec 2009, 01:30

    Gjergj Kastrioti, figura me e ndritur e historise sone kombetare

    Ne recensionin qe historiani yne i shquar prof.A.Buda i bente vepres se F.S.Nolit "Historia e Skenderbeut", (1921) shkruan midis te tjerave nje te vertete te thjeshte, por mjaft kuptimplote: "Skenderbeu eshte nje figure qe i ka bere per vete shqiptaret qe nga feminija e tyre me e hershme, e deri ne fund te jetes".

    Ketij vleresimi kuptohet se nuk i ka shpetuar as Plaku i madh i Vlores. Skenderbeu ka qene dhe do te mbese ne shekuj, figura me e ndritur e historise sone kombetare, per luften e tij vigane qe zhvilloi ne krye te shqiptareve per 25 vjet me radhe ne nje nga periudhat me te renda te historise se tyre, sic ishte lufta per mbrojtjen e vendit nga invazioni osman. Ne kete perballje heroike per jete a vdekje kunder nje pushtuesi te eger, te huaj nga gjuha, zakonet qe kercenonte gjithe zhvillimin ekonomik, shoqeror, politik e kulturor te arrire nga shqiptaret ne shekuj, rane fli me mijera e mijera te rinj nga te gjitha shtresat dhe krahinat e vendit qe mbushnin radhet e ushtrise se heroit tone legjendar. Sipas kujtimeve te Gjon Muzakes, (bashkeluftetar i Skenderbeut) "ne ato beteja te panderprera dhe mizore rane pothuajse edhe te gjithe djemte e zoterinjve te kohes". (I giovani Principi albanesi erano quasi tutti morti).

    Qendresa e shqiptareve
    Me qendresen e tyre shqiptaret fituan admirimin e popujve dhe shteteve te krishtera te Evropes, pasi lufta e tyre ishte njeheresh ne mbrojtje te qyteterimit evropian. Kete vleresim te larte i shprehen heroit tone ne letrat e tyre: papa Pali II, Kalisti II dhe burra te tjere shtetesh si Alfonsi V i Napolit, duka i Milanos, Francesko, te cilet perjetonin me ankth qendresen shqiptare. Keta udheheqes te kohes ishin te bindur, (dhe koha me pas e provoi kete) se synimi i osmaneve ishte te hidheshin ne Itali dhe Evrope dhe se ky rrezik, ishte krejt i mundshem po te binte Shqiperia. Burimet provojne se per kete funksion evropian te luftes se popullit shqiptar ishte i ndergjegjshem Heroi yne Kombetar: "Po te mos isha une, Evropa do te ndiente" - keto jane ato fjalet lapidare, me te cilat heroi yne iu pergjigj me 1460, nje princi mendjelehte italian qe nuk kishte kuptuar qendresen e shqiptareve.
    Emri dhe flamuri i Skenderbeut i priu shqiptaret edhe pas pushtimit osman ne perpjekjet e tyre shekullore per liri e pavaresi. Ai u be simbol i qendreses dhe fitores mbi armikun dhe frymezoi shqiptaret ne kryengritjet e shekujve XVI-XVIII dhe ne periudhen e rilindjes sone kombetare. Emri i tij u be burim frymezimi dhe mobilizimi edhe ne prag te perpjekjve te shqiptareve me ne krye Ismail Qemalin per shpalljen e pavaresise.

    Si politikan dhe diplomat me horizont dhe kulture te gjere eshte krejt e natyrshme, qe Ismail Qemali te kishte nje njohje te thelle per Skenderbeun, per vendin dhe rolin e tij ne historine kombetare dhe ate evropiane ne pergjithesi. Ne periudhen kur jetoi dhe veproi Ismail Qemali, per Skenderbeun qarkullonte nje letersi e tere e shkruar nga rilindasit tane te medhej, te cilet e kishin fokusuar Heroin tone Kombetar si figure qendrore me peshe te vecante ne perpjekjet e tyre per zgjimin kombetar te shqiptareve. Skenderbeu ishte bere teper popullor per shqiptaret me veprat e De Rades "Kenget e Milosaos", dhe sidomos, nga Naim Frasheri qe shkruajti edhe ne vargje historine e tij. Krahas kesaj letersie me karakter popullor dhe propagandistik ne shtypin e rilindjes filluan edhe perpjekjet e para per nje trajtim "shkencor" te figures se Skenderbeut dhe periudhes se tij. Shkrime te kesaj natyre jane p.sh. disa artikuj te Konices botuar ne revisten "Albania" mbi armet e Skenderbeut, mbi portretin autentik te tij, mbi topografine e vendeve te betejave etj.
    Megjithate Ismail Qemali, njohes i disa gjuheve te huaja evropiane, kishte lexuar shume vepra kushtuar Skenderbeut qe qarkullonin ne letersine boterore dhe ne kete kuader s'ka fjale se kishte lexuar edhe autorin kryesor te historise se Skenderbeut, Barletin, vepren e tij "Historia e Skenderbeut" e cila qarkullonte nje nje varg perkthimesh ne gjuhe evropiane.
    Por, ndryshe nga te gjithe patriotet dhe shqiptaret e tjere plakun e madh te Vlores e lidhte me Skenderbeun edhe nje moment i vecante personal: Per nje koincidence te lumtur te historise, atij i takoi fati te ngrinte ne Vlore, me 28 Nentor te vitit 1912, ne mes te nje entuziazmi te madh popullor flamurin qe heroi yne legjendar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, e kishte ngritur me 28 nentor te vitit 1443 ne Kruje.

    "Shpirti i Skenderbeut" ne sheshin e flamurit
    Ismail Qemali, shkruan se kete moment te vecante, sa sublim aq edhe historik e ka perjetuar me emocionet e jashtezakonshme. Kete ai e tregon kur pershkruan mbledhjen e delegateve te ardhur nga te kater anet e vendit ne nje kohe te veshtire, kur ushtrite e vendeve ballkanike po pushtonin qytet dhe krahinat e e ndryshme te vendit.
    "Kongresi, shkruan, Ismail Qemali, u hap menjehere. Ne mbledhjen e tij te pare, me 28 nentor 1912, ai votoi unanimisht shpalljen e pavaresise. Pas ketij akti, mbledhja u nderpre dhe delegatet dolen nga dhoma per te ngritur mbi shtepine time, shtepine ku kisha lindur dhe ku kishin jetuar te paret e mi, ne mes te brohoritjeve te mijera njerezve, flamurin e lavdishem te Skenderbeut, i cili kishte fjetur i palosur per 445 vitet e fundit.

    Per mua ai ishte nje moment i paharrueshem. Duart e mia dridheshin nga shpresa dhe krenaria, ndersa ngrija ne ballkonin e shtepise se vjeter flamurin e sovranit te fundit kombetar te Shqiperise. U duk sikur shpirti i atij heroi te pavdekshem, kaloi si nje zjarr i shenjte mbi kryet e popullit qe brohoriste".

    Ne Arkivin Qendror te Shtetit ruhet edhe kopja e fjalimit te mbajtur nga Ismail Qemali ne miting ne Vlore, ku ai perseri i referohej Skenderbeut: "Oh! Sa te lumtur e ndiej veten sot, qe shoh ketu ne Vlore, kaq burra shqiptare te mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim perfundimin e kesaj mbledhjeje historike, per fatin e atdheut tone te dashur. Plot me gaz e me lot nder sy, edhe kete minute, Kongresi shpalli mevetesine e Shqiperise, duke lajmeruar gjithe boten mbare per kete pune e, duke me ngarkuar mua kryesine e qeverisjes se perkohshme te Shqiperise se lire".

    "Porsi nje enderr me duket ky ndryshim i madh i vendit tone, qe hoqi e vuajti te zezat e ullirit peseqind vjet me radhe nen sundimin turk, por qe tani ne kohet e fundit, ishte gati te jepte shpirt pergjithmone, te shuhej e te shfarosej krejtesisht nga faqja e dheut, kjo Shqiperi qe dikur shkelqente nga trimeria e pashoqe e bijve te saj : Kjo Shqiperi qe kur i kercenonte rreziku i Evropes nga pushtimet e Turqise, nen kryetrimin e pavdekur te saj, Skenderbene, u be porta e hekurt kunder sulmeve me te terbuara te sulltaneve me te eger qe ka pasur Turqia" 1 .
    shpirti_omel
    shpirti_omel
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 220
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne planetin Toke
    Profesioni : Student akoma
    Pikėt : 343
    Vlersuar : 8
    Data e Regjistrimit : 14/11/2008
    Humor : Me pelqen

    Figura te shquara Kombetare. Empty Re: Figura te shquara Kombetare.

    Mesazh nga shpirti_omel Tue 01 Dec 2009, 01:32

    Ismail Qemali

    Udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kryeminister i pare i Shqiperise se pavarur. Hero i Popullit. Lindi ne Vlore ne nje familje cifligare. Pasi kreu shkollen fillore ne qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" ne Janine, me 1859 u vendos me familjen e tij ne Stamboll, ku u aktivizua ne levizjen patriotike shqiptare: mori pjese ne perpjekjet per caktimin e nje alfabeti te perbashket te gjuhes shqipe dhe per formimin e nje shoqerie kulturore shqiptare. Ne Perandorine Osmane pati funksione te rendesishme administrative dhe u shqua shume shpejt si personalitet me pikepamje liberale.

    Postet e tij i perdori jo vetem per te ndihmuar levizjen clirimtare te bashkatdhetareve, par edhe per te lehtesuar sado pak gjendjen e veshtire te popujve te shtypur te perandorise duke luftuar kunder obskurantizmit e dallimit racor dhe duke perkrahur perhapjen e kultures e te dijeve shkencore. Kerkesat e Ismail Qemalit per zbatimin e reformave demokratike e cuan ne konflikt me rrethet konservatore te Stambollit.

    U denua nga Porta e Larte me internim, te cilin e vuajti per 7 vjet. Ne maj te 1900, per t'u shpetuar ndjekjeve te Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qendroi ne vise te ndryshme te Evropes, ku vendosi lidhje dhe bashkepunoi me rrethet politike te Levizjes Kombetare Shqiptare.

    Ismail Qemali zhvilloi nje aktivitet te dendur politik per njohjen e Shqiperise ne opinionin evropian. Ai shpalli boterisht programin e tij autonomist ne intervista e artikuj te botuar ne shtypin shqiptar te kohes dhe ne organe te huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. ne pergjithesi perputhej me ate te ideologeve te tjere te Rilindjes, por me disa vecori ne lidhje me rruget e mjetet per sigurimin e autonomise. Ne kete etape te veprimtarise se tij ai mendonte te vazhdohej rruga reformiste per sigurimin e autonomise nga lart, i shqetesuar se mos kryengritjet i jepnin shkas nderhyrjes se huaj.

    Mori pjese aktive ne levizjen xhonturke, ne krahun perparimtar te saj qe ishte per njohjen e te drejtave te kombeve te Perandorise dhe u hodh kunder xhonturqve kur keta moren pushtetin dhe vendosen diktaturen ushtarake. Ne dhjetor te 1908, me gjithe luften qe i bene autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut te Beratit ne parlamentin osman ku, se bashku me grupin e deputeteve patriote, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Ne kete kohe ai kaloi ne pozitat me te perparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet per sigurimin e autonomise se Shqiperise.

    U dallua si frymezues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane te viteve 1910-1912. Se bashku nie L. Gurakuqin e patriote te tjere hartoi memorandumin e Greces te qershorit 1911 dhe ne fund te atij viti mori nismen per organizimin e kryengritjes se pergjithshme te 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike te vendit shkoi ne Stamboll per ta bindur qeverine osmane t'u jepte shqiptareve autonomine.

    Pas fillimit te Luftes se Pare Ballkanike ndermori se bashku me Luigj Gurakuqin nje aksion te ri politik per te shpetuar atdheun. Ne mbledhjen e Bukureshtit me 5 nentor 1912 gjeti perkrahjen e kolonise shqiptare te atjeshme dhe prej andej shkoi ne Vjene ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me perfaqesues diplomatike te Fuqive per te shtruar e mbrojtur ceshtjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat qe ekzistonin midis fuqive. Ai per clirimin e plote te vendit.

    Me 19 nentor 1912 njoftoi ne atdhe se do te shpallej pavaresia nga Kuvendi Kombetar qe do te mblidhej per te vendosur mbi te ardhmen e vendit. U kthye me bashkepunetoret e tij ne Shqiperi. Ne Vlore kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombetar qe shpalli Pavaresine e Shqiperise me 28 Nentor 1912.

    U caktua kryetar i Qeverise se Perkohshme. Ne politiken e brendshme dhe te jashtme te qeverise kombetare u tregua i prirur per kompromise me cifligaret, per te perfituar nga ndikimi qe gezonin keta ne shtresat e pasura e te mesme, por edhe i vendosur per demokratizimin e jetes se vendit, i vemendshem kundrejt politikes se Fuqive per te shpetuar ate qe mund te shpetohej ne dobi te atdheut, por i papajtueshem me cdo cenim nga ana e tyre te pavaresise e te sovranitetit kombetar, i lire nga paragjykimet kundrejt fqinjeve me te cilet kerkonte te kishte marredhenie miqesore, por edhe kundershtar i rrepte i synimit te tyre per te copetuar Shqiperine.

    Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonese ne kushte shume te veshtira te brendshme e te jashtme, mori nje varg masash ne fushen e ekonomise, te ndertimit shteteror dhe te kultures kombetare qe hapnin rrugen e zhvillimit demokratik te atdheut. Mbrojti prane Komisionit Nderkombetar te Kontrollit dhe prane kancelarive te Fuqive te Medha te drejtat e ligjshme te popullit shqiptar, teresine territoriale te vendit.

    Ne te gjitha keto veprime Ismail Qemali u tregua burre shteti dhe diplomat largpames. Me politiken e tij ngjalli kundershtimin e rretheve konservatore e reaksionare cifligare si edhe te imperialisteve, te cilet e rrezuan qeverine kombetare te kryesuar prej tij ne janar 1914. Vitet e fundit te jetes se tij te kaluara ne mergim Ismail Qemali i perdori ne dobi te ceshtjes shqiptare. Vdiq ne Itali nga nje atentat me helm.
    shpirti_omel
    shpirti_omel
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 220
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne planetin Toke
    Profesioni : Student akoma
    Pikėt : 343
    Vlersuar : 8
    Data e Regjistrimit : 14/11/2008
    Humor : Me pelqen

    Figura te shquara Kombetare. Empty Re: Figura te shquara Kombetare.

    Mesazh nga shpirti_omel Tue 01 Dec 2009, 01:33

    Abdyl Frasheri

    Patriot demokrat i shquar, nje nga ideologet perparimtare te Rilindjes Kombetare dhe nje nga udheheqesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Hero i Popullit.
    Lindi ne Frasher (Permet) ne familjen e nje spahiu te vogel te deklasuar; vellaj i madh i Naim Frasherit dhe Sami Frasherit. Abdyl Frasheri e kaloi pjesen e pare te jetes ne fshatin e lindjes deri ne moshen 18-vjecare kur u vendos per nevoja pune ne Janine.

    U shqua si personalitet politik qysh me 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar te Janines qe u formua po ate vit, hartoi projektin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise me anen e kryengritjes clirimtare antiosmane. Por shpresat e tij se idene e shtetit shqiptar do ta perkrahnin rivalet e Perandorise Ruse, te cilet nuk e deshironin supremacine e saj ne Gadishullin Ballkanik, nuk u realizuan. Bisedimet qe zhvilloi me perfaqesuesit e Greqise ne korrik dhe ne dhjetor 1877, per nje aleance politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kunder Perandorise Osmane deshtuan gjithashtu mbasi as Athina nuk e pranoi idene e nje Shqiperie te Pavarur ne kufijte e saj etnike.

    Ne fund te vitit 1877, Abdyl Frasheri (atehere deputet i Janines ne parlamentin e dyte osman), u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqiptare, qe u formua ne Stamboll (Komiteti i Stamboilit). Si kryetar i tij ai dha nje kontribut te rendesishem ne perpunimin e platformes politike qe adoptoi levizja kombetare pas fitores ruse mbi Perandorine Osmane dhe sidomos pas nenshkrimit te Traktatif te Shen Stefanit.

    Sipas tezes se Abdyl Frasheri. ne kushtet e krijuara nga prirjet ekspansioniste te Rusise cariste, nga interesat e fuqive perendimore per ta mbajtur me kembe Perandorine Osmane dhe nga synimet e monarkive ballkanike fqinje per ta copetuar Shqiperine, zgjidhja me e pershtatshme (nje zgjidhje kjo e perkohshme) ishte krijimi i nje shteti autonom shqiptar nen suzerenitetin e sulltanit ose, te pakten, krijimi i nje vilajeti te bashkuar shqiptar ne kuadrin e Perandorise Osmane, i cili, po te realizohej, do te sanksiononte kufijte etnike te Shqiperise dhe te drejtat kulturore te shqiptareve.

    Si nje nga autoret kryesore te platformes politike te Komitetit Qendror te Stambollit, te cilen Abdyl Frasheri e parashtroi publikisht edhe me anen e artikujve qe botoi ne disa organe te shtypit evropian gjate pranveres se vitit 1878, ai mori pjese aktivisht ne themelimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Pas themelimit te Lidhjes, e cila e adoptoi kete platforme, Abdyl Frasheri. u shqua si udheheqes, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarine e tij kryesore e zhvilloi sidomos ne viset e vilajetit te Janines dhe te Kosoves. Nuk e shkeputi asnjehere luften per mbrojtjen e teresise tokesore te atdheut nga lufta per autonomine e Shqiperise. Mori pjese pothuajse ne te gjitha kuvendet kryesore qe u organizuan nga Keshilli i Pergjithshem i Lidhjes Shqiptare ose nga komitetet nderkrahinore te saj. Kudo udhehoqi krahun autonomist te levizjes.

    Ne Kuvendin themelues te Lidhjes se Prizrenit u zgjodh kryetar i koinisionit te puneve te jashtme te saj. Ai perfaqesoi Toskerine ne Kuvendin e Pare te Dibres (1 nentor 1878), ku u miratua rezoluta me te cilen kerkohej zyrtarisht nga Porta e Larte krijimi i vilajetit te bashkuar autonom te Shqiperise. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit te Prevezes (janar 1879), i cili arriti ta pengonte leshimin e camerise ne favor te Greqise.

    Ne pranveren e vitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes qe vizitoi kryeqytetet e Fuqive te Medha per te mbrojtur nga afer teresine territoriale dhe te drejtat per autonomi te Shqiperise. Abdyl Frasheri, ishte promotori i projektit qe miratoi Kuvendi i Dyte i Frasherit per te formuar qeverine e perkohshme. Ai udhehoqi gjithashtu Kuvendin Kombetar te Gjirokastres qe u shpreh per krijimin e shtetit autonom shqiptar me anen e levizjes se armatosur.

    Abdyl Frasheri, e mbrojti programin e Gjirokastres ne Kuvendin e Dyte te Dibres ku udhehoqi si gjithnje krahun radikal te levizjes. Edhe pse programi i autonomise nuk u pranua nga perfaqesuesit e rrymes se moderuar, ai kaloi ne Kosove dhe aty se bashku me bashkeluftetaret e vet kosovare, vuri ne jete vendimet e Gjirokastres. U be anetar i qeverise se perkohshme qe u formua ne Prizren ne fillim te vint 1881 dhe dha nje kontribut te rendesishem ne pergatitjet politike dhe ushtarake qe u moren per mbrojtjen e autonomise kunder ekspedites ushtarake osmane.

    Pas shtypjes se Lidhjes, u arrestua dhe u denua me vdekje nga gjyqi special osman, por denimi u kthye ne burgim te perjetshem. Megjithate, pasi qendroi ne burg 3 vjet dhe ne internim 20 muaj, per arsye shendetesore u lirua, por me kusht qe te, hiqte dore nga veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i semure dhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarine patriotike derisa vdiq ne Stamboll me 23 tetor. Eshtrat e tij u sollen ne Tirane me 1978.
    shpirti_omel
    shpirti_omel
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 220
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne planetin Toke
    Profesioni : Student akoma
    Pikėt : 343
    Vlersuar : 8
    Data e Regjistrimit : 14/11/2008
    Humor : Me pelqen

    Figura te shquara Kombetare. Empty Re: Figura te shquara Kombetare.

    Mesazh nga shpirti_omel Tue 01 Dec 2009, 01:34

    Isa Boletini

    Isa Bloletini ne VloreAtdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udheheqes i levizjeve per clirim e bashkim kombetar, Hero i Popullit. Lindi ne fshatin Boletin te Mitrovices, ne nje familje me tradita patriotike. Ne moshen 17 vjecare mori pjese si luftetar i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne betejen e Slivoves (22 prill 1881) kunder forcave osmane. Perkrahu Haxhi Zeken dhe atdhetaret e tjere ne themelimin e Lidhjes Shqiptare te Pejes (1899-1900) dhe ne qendresen e saj kunder sunduesve osmane dhe qarqeve shoviniste fqinje.

    Me 1901-1902 u vu ne krye te qendreses popullore ne Kosove kunder nderhyrjeve te Serbise, Malit te Zi, Rusise e Austro-Hungarise ne Shqiperi. Per kete aresye u thirr ne Stamboll, ku u mbajt i izoluar deri me 1906. Isa Boletini perkrahu revolucionin xhonturk te vitit 1908, ishte nje nga organizatoret e Kuvendit te Ferizajt (1908) qe luajti rol te rendesishem ne shpalljen e Kushtetutes. Iu kundervu politikes reaksionare e antishqiptare te xhonturqve. U dallua si udheheqes e organizator i kryengritjeve te medha popullore antiosmane te viteve 1910-1912.

    Udhehoqi luftetaret ne betejat e zhvilluara me ushtrine turke ne zonat Shtimlje-Carraleve me 1910, mbeshteti kryengritjen antiosmane te v. 1911, udhehoqi forcat kryengritese ne zonen Drenice-Mitrovice dhe Podujeve-Prishtine me 1912. Gjate Luftes Ballkanike ne tetor 1912, u vu ne krye te cetave te armatosura vullnetare per mbrojtjen e trojeve shqiptare kunder pushtuesve serbe.

    Ne ditet e pavaresise, ne krye te perfaqesuesve te Kosoves, u ndodh perkrah Ismail Qemalit ne Vlore dhe mori pjese aktive ne organizimin e forcave te armatosura per mbrojtjen e Qeverise se Perkohshme te Vlores. Me 1913, si anetar i delegacionit shqiptar, se bashku me Ismail Qemali shkoi ne Londer, ku protestoi me force kunder vendimit te Fuqive te Medha per copetimin e Shqiperise.

    Me vone Isa Boletini kaloi perseri ne Kosove, ku organizoi qendresen popullore kunder pushtuesve te rinj serbo-malazeze. Duke e kaluar jeten ne lufte e perpjekje dhe me urtesine e tij, fitoi autoritet te madh si udheheqes popullor.

    Isa Boletini e lidhi jeten e tij e te familjes me fatin e atdheut, dashurine e besnikerine ndaj te cilit e shprehu me fjalet "Une jam mire kur asht mire Shqipnia". Me 23 janar u vra pabesisht nga shovinistet malazeze ne Podgorice, se bashku me te bijte Halili dhe Zahidi, niperit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftetare te tjere.
    shpirti_omel
    shpirti_omel
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 220
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne planetin Toke
    Profesioni : Student akoma
    Pikėt : 343
    Vlersuar : 8
    Data e Regjistrimit : 14/11/2008
    Humor : Me pelqen

    Figura te shquara Kombetare. Empty Re: Figura te shquara Kombetare.

    Mesazh nga shpirti_omel Tue 01 Dec 2009, 01:35

    Qemal Stafa

    Figure e shquar e levizjes dhe e Luftes ANc. Lindi ne Elbasan me 20 mars 1920 ne nje familje patriote. Nxenes ne gjimnazin e shtetit te Shkodres, hyri ne nje nga celulat e qytetit, mori pjese ne levizjen revolucionare te rinise, u be nje nga drejtuesit e shoqerise jashte shkollore Besa Shqiptare. Ne Tirane u lidh me Vasil Shanton, u organizua ne GK te Shkodres (1937) dhe se bashku me Vasil Shanton zhvillon veprimtari revolucionare, lidhet me punetoret, organizon aksione te rinise shkollore. Ne janar 1939 u arrestua e u denua me burgim nga gjyqi qe regjimi i Zogut.

    Ne gjyq nga i akuzuar u kthye ne akuzues i regjimit e rendit feudalo-borgjez. Ne prag te pushtimit fashist te Shqiperise arratiset nga burgu dhe bashke me Vasil Shanton organizon qendresen antifashiste, punon pa u lodhur per terheqjen e rinise ne lufte kunder pushtuesit te huaj. Vijoi perkohesisht studimet ne Itali dhe pas kthimit ne atdhe u hodh ne ilegalitet.

    Kreu me sukses shume detyra te rendesishme per organizimin e forcimin , per luften e armatosur kunder pushtuesve fashiste e tradhtareve te vendit, per demaskimin e shpartallimin e elementeve percares etj. U rrethua nga fashistet ne Tirane dhe duke luftuar heroikisht u vra ne 5 maj 1942. eshte perfolur se Enver Hoxha kishte gisht ne vrasjen e tij.

    Qemal Stafa ishte dhe letrar i talentuar. Krijimtaria e tij u takon kryesisht viteve te rinise. Shkroi tregime, skica e vjersha, nje pjese e te cilave u botuan me pseudonimin Brutus ne shtypin perparimtar te kohes. Radhitet nder letraret e rinj realiste te viteve 30. Ne shkrimet e tij u ngrit kunder realitetit shoqeror te kohes, vuri ne qender njerezit e thjeshte qe vuanin nga padrejtesite shoqerore, dha portrete te luftetareve e te njerezve me karakter te forte qe nuk mposhten nga veshtiresite, qe luftojne per nje bote te re. Ne nje varg shkrimesh me karakter publicistik Qemal Stafa paraqiti haptazi idete e tij revolucionare me pjekuri e bindje. Trashegimi i tij letrar eshte permbledhur ne vellimin "Qortimet e vjeshtes"(1961).

    Pas clirimit emrin e Qemal Stafa e mbajne rruge e sheshe, shkolla e institucione, qendra pune e reparte ushtarake. Ne kryeqytet, ne sheshin qe mban emrin e tij, eshte ngritur busti i heroit. Dita e renies se Qemal Stafes perkujtohet si Dita e Deshmoreve
    shpirti_omel
    shpirti_omel
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 220
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne planetin Toke
    Profesioni : Student akoma
    Pikėt : 343
    Vlersuar : 8
    Data e Regjistrimit : 14/11/2008
    Humor : Me pelqen

    Figura te shquara Kombetare. Empty Re: Figura te shquara Kombetare.

    Mesazh nga shpirti_omel Tue 01 Dec 2009, 01:36

    Mic Sokoli

    U lind ne Fang te Bujanit(Tropoj) me 1839 ne nje familje patriotesh.Babai i tij dhe gjagjai i babait (Sokol Rama dhe Binak Alia) udhehoqen mijra kryengrites kunder reformave te tanzimatit.Ne moshen 7 vjecare Micit iu vra i ati(nga caush Faruku),ngjarje pas se ciles Mici mori nje lengate te gjate.Mic Sokoli eshte sternipi i figures legjendare kreshnikut Dash Sokoli i Sokolajve,qe mendohet te kete jetuar shek e XVIII,dhe rrugen per tu bere si stergjyshi ia dha gjyshja e tij lokemadhja e cila me tregimet per Dash Sokolin dhe trimat e tjere te cilat mund te percilleshin me lahut apo qifteli,krijoi tek Mici nje karakter te forte e luftarak,nje krenari dhe seder te rende.Perleshja e pare me turqit ishte ne moshen 15 vjecare kur ai tentoi te vriste caush Farukun,vrasesin e babait te tij.Kishte lidhje te perhershme me Sef Kosharen i cili me komiten e tij ateher endej neper Malsin e Gjakoves(Malsia e Madhe).Beteja e pare ne te cilen mori pjese ishte ajo e vitit 1855 ne moshen 16 vjecare i cili arriti te merrte flamrin(kush kishte flamurin udheheqte luften)dhe nxorri nga rrethimi luftetaret malsore duke shpartalluar forcat malazeze me kete rast i fali gjakun Ali Ibres(prijesit te gashit) gjest qe shtoi inatin e parise se Krasnices,e cila i dha nje denim mjaft te rende Micit,largimin nga Malsia.Ai u vendos ne fshatin dardan te poshtem te ravecit(mendohet te jete krusha e vogel)ku edhe ishte varri i te parit Dash Sokolit.Me pas kaloi ne Prizren ku u morr nen mbrojtjen e Ymer Prizrenit,dhe pasi vrau nje tuxhar shume te pasur u zhvendos ne Pej ne shtepine e Haxhi Zekes,dhe pasi i beri edhe disa vrasje te tjera te funksionarve e ushtarve turq detyrimisht u largua ne mal ne moshen 18 vjecare,ne komiten e Gjete Bukoshit,ku e morri Sylejman Vokshi.Atje mesoi per artin ushtarak dhe jeten ne mal por edhe u shqua si trim i rral dhe udheheqs i miri ne beteja te shumta,deri kur nje ushtri e madhe turke ndeshkuse e shpartalloi komiten e Gjete Bukoshit ne gryken e Kacanikut.Mici u kthye ne malsi ku pritet si hero,ndersa ty kryetaret e parise se Krasnices kishin vdekur njeri nga merzia pasi kishte degjuar bemat e micit,ndersa tjetri kishte lene koken ne beteje duke luftuar pa u ruajtur.Pati rol te madh ne lidhjen e Prizrenit,udhehoqi njesi te medha ushtarake dhe kishte nam per kapjen e spihuneve qe ishte bere tmerri i spiuneve dhe te derguarve te cilet dilnin nga konsullatat e fuqive te medha dhe i benin deme lidhjes,ishte komandant i gardes se lidhjes qe perbehej nga 3000 malsore kalores,kishte graden kapedan(Gjeneral).Mori pjese ne betejen ne Gjakove kunder Mehmet Ali Pashes,pastaj u dergua ne kufirin verior te shqiperise(veri te Kosoves,Tregu i Ri etj)ku ndaloi bandat serbe per te hyre ne territorin e Kosoves.Me pas u dergua ne Malsin e madhe per ta mbrojtur,jashtezakonisht u shqua ne betejen e Nokshiqit kunder Agresorve Malazez.Mori pjese ne lufterat ne Plave e Guci,Hot,Grude,Tuz,Gjakove,Prizren,Prishtine(me rastin e clirimit te prishtines nga turqit,Mic Sokoli me 3000 nalsor sulmoi ne befasi duke depertuar nga malet e Germise) ,Gjilan,Shkup(ku u plagos),Ferizaj.
    Ne betejen e Slivoves prill te vitit 1881,kur pa se luftetareve te lidhjes po u bombardohej shtegu i fshehte permes te cilit sulmonin kampin e forcave te Dervish Pashes,kreu nje akt trimerie te rralle pasi qe pa se nuk kishte mundesi i vetem te vriste luftetaret qe operonin topin,ateher i vuri gjoksin ku morri 7 plag dhe nuk ra para topit,Mici si div dhe tere muskuj i kishte tmerruar turqit kur kishte filluar te shtynte topin drejt gremines,ateher tuqit nga frika shkrepen topin,ku ra heroikisht Mic Sokoli,dragoi i malsis,dhe la te vdekur gjithe turqit qe ishin perreth.Shum kenge i ngriti populli Mic Sokolit,dhe figura e vepra e tij ndez gjakrat dhe kujton kohet e lavdishme te lidhjes shqiptare.
    shpirti_omel
    shpirti_omel
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 220
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne planetin Toke
    Profesioni : Student akoma
    Pikėt : 343
    Vlersuar : 8
    Data e Regjistrimit : 14/11/2008
    Humor : Me pelqen

    Figura te shquara Kombetare. Empty Re: Figura te shquara Kombetare.

    Mesazh nga shpirti_omel Tue 01 Dec 2009, 01:39

    Ali Pashe Tepelena

    Sundimtar i fuqishem feudal ne Shqiperine Jugore, themelues i Pashallekut faktikisht autonom te Janines, kryengrites kunder pushtetit te Portes Osmane ne Shqiperi.
    Lindi ne Tepelene ne nje familje feudalesh ushtarake dhe u dallua shume shpejt per aftesite e tij dhe per energjine me te cilen ndoqi planet e veta ambicioze per t'u bere sundimtar i vetem i vendit duke perdorur gjithe mjetet, dhunen, dinakerine, po aq sa edhe lidhjet familjare me feudalet e tjere vendas. Me 1784 fitoi graden e Pashait si komandant ushtarak prane Valiut te Rumelise ne Sofje. Po kete vit siguroi me lufte qeverisjen e sanxhakut te Delvines. Ne vitet 1786-88 u be derbendpashe dhe qeveritar i Sanxhakut te Terhalles (Thesali) dhe shtiu ne dore, sidomos me perkrahjen e borgjezise zejtare-tregtare te vendit, qeverisjen e sanxhakut te rendesishem te Janines, duke shtrire keshtu pushtetin e vet mbi Epirin dhe nje pjese te trojeve jugore shqiptare.

    Si pronar i madh tokash, sipermarres i taksave shteterore, si pjesemarres aktiv ne veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e cifligareve te rinj po dhe te borgjezise tregtare, te cilen e beri per vete me nje politike tolerance te gjere fetare, Ali Pashe Tepelena menjanoi perkrahesit e pushtetit qendror osman dhe «tiranet e vegjel» si shkaktare te anarkise feudale ne vend. Ai i shendrroi keshtu trevat e perfshira nen sundimin e tij ne nje formacion shteteror ne fakt autonom, qe dallonte nga viset e tjera te perandorise per nga rregulli, qetesia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u be nje qytet nga me te rendesishmit dhe me te begate ne viset Perendimore te Ballkanit, qender e tregut nderkrahinor te Rumelise Jugore, qe perfshinte edhe nje varg krahinash te Shqiperise, nje vater arsimore dhe kulturore ku filloi te perdorej pervec greqishtes si gjuhe shkrimi dhe shqipja. Ne vitet 1798-1812, duke nenshtruar me lufte qeveritaret rivale te sanxhaqeve fqinje si dhe krahinat e veteqeverisura te Sulit, Himares etj. dhe duke shfrytezuar situaten e veshtire te Perandorise Osmane ne periudhen e lufterave te Napoleon Bonapartit, Ali Pashe Tepelena arriti te zgjeronte e perforconte pushtetin e vet duke perfshire trevat qe nga gjiri i Prevezes deri afersisht ne lumin Shkumbin.

    Pashalleku i Janines u be nje faktor me rendesi nderkombetare ne kushtet kur forcat franceze e ruse qe ishin vendosur ne Ishujt Joniane si dhe Anglia, drejtuan vemendjen e tyre ndaj sundimtarit te fuqishem shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me te, duke kapercyer Porten. Ali Pashe Tepelena ishte bere keshtu nje sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmone i kujdesshem, per te mos krijuar konflikte te parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur nje moment te volitshem per t'u shkeputur prej ketij.
    Orvatjet e Ali Pashe Tepelenes per te krijuar ne vitet 1812-1819 nje beselidhje me sundimtaret feudale te Shqiperise se Veriut e sidomos me Bushatllinjte me qellim qe te perballonin bashkerisht politiken centraliste te filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhane rezultat. Rivaliteti midis Vezirit te Janines dhe atij te Shkodres e shpuri Mustafa Pashe Bushatlliun te merrte haptazi anen e Portes, kur kjo filloi te mente masa ushtarake kunder qeveritarit te Janines, qe ishte bere tashme teper i rrezikshem dhe po tregonte haptazi synimet e tij per t'u bere i pavarur nga Porta.

    Ne vitet 1820-1822 Ali Pashe Tepelena filloi luften per mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave te Perandorise Osmane dhe me kete filloi faza me e larte e veprimtarise se, sundimtarit shqiptar per te shkeputur zoterimet e veta nga vartesia e Perandorise.

    Ai ndihmoi per kete qellim edhe levizjet clirimtare te popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, se ciles i dha ndihme te madhe si ne vitet e pergatitjes, ashtu edhe gjate vitit te pare te zhvillimit te saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritesit greke te Etolise e Akarnanise nuk mundi te zhvillohej me tej, ajo u sabotua nga kreret e kesaj levizjeje.

    Megjithese forcat e Ali Pashe Tepelenes ne keto kushte u ndodhen vetem perballe ushtrive osmane qe u derguan kunder Pashallekut te Janines, Ali Pashe Tepelena i beri balle rrethimit per nje vit e gjysme. I braktisur me ne fund edhe nga te bijte dhe sundimtare te tjere krahinore, Ali Pashe Tepelena beri nje qendrese kembengulese, deri sa i ngujuar ne nje ishull te Liqenit te Janines, u vra me ne fund me te pabese.

    Politika e Ali Pashe Tepelenes qe synonte autonomine dhe bashkimin e krahinave shqiptare nen sundimin e pashallekut te Janines, me ne fund dhe lufta e tij e hapur kunder sulltanit, e thelluan me tej hendekun midis shqiptareve dhe sundimtareve osmane dhe ndihmuan per te pergatitur truallin per nje etape te re me te larte te levizjes clirimtare antiosmane te popullit shqiptar per Rilindjen Kombetare.
    shpirti_omel
    shpirti_omel
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 220
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne planetin Toke
    Profesioni : Student akoma
    Pikėt : 343
    Vlersuar : 8
    Data e Regjistrimit : 14/11/2008
    Humor : Me pelqen

    Figura te shquara Kombetare. Empty Re: Figura te shquara Kombetare.

    Mesazh nga shpirti_omel Tue 01 Dec 2009, 01:39

    Avni Rustemi

    Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udheheqes i shoqerise demokratike "Bashkimi", pjesetar i opozites demokratike ne Asamblene Kombetare ne prag te Revolucionit te Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi ne Libohove, Gjirokaster ne nje familje atdhetare. Mesimet fillore i mori ne vendlindje, vazhdoi ne normalen e Elbasanit dhe me vone ne Shen Miter Korone (itali), kurse studimet e larta per pedagogji i filloi ne Universitetin e Romes. Nderkohe Avni Rustemi punoi si mesues ne Libohove (1910), ne Tragjas te Vlores (1913), ne Tepelene (1916-1917) e ne Vlore (1917-1918).

    I rritur dhe i edukuar ne nje mjedis atdhetaresh, Avni Rustemi u shqua si veprimtar me arme ne dore per lirine, pavaresine e teresine territoriale te Shqiperise. Me 1908 braktisi bankat e shkolles per t'u bashkuar me ceten e cerciz Topullit , me 1910 beri nje perpjekje per te vrare ne Shkoder komandantin e ekspedites ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashen. Me 1914 u radhit ne forcat shqiptare per clirimin e Shqiperise se Jugut nga pushtimi i forcave greke. Me 1918 , me nismen e tij u formua ne Vlore shoqeria atdhetare e rinise vlonjate me emrin "Djaleria e Vlores". Ne krye te saj organizoi demonstraten antiimperialiste te 28 Nentorit 1918 kunder pushtuesve italiane. Ne pranvere te vitit 1919 ne Shen Miter krijoi "Lidhjen e Rinise Shqiptare" per mbrojtjen e te drejtave kombetare, kurse me 13 qershor 1920 vrau me atentat ne Paris Esat Pashe Toptanin, tradhtar, vegel e fuqive te huaja.

    Akti heroik i Avni Rustemit ne Paris, nuk ishte nje atentat i thjeshte, ai nuk kishte karakter terrorist, apo anarkist... Plumbat e Avni Rustemit qe shtrine perdhe Pashen e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i nje revolucioni te ri i popullit shqiptare qe po ngrihej kunder feudalizmit . Me t'u kthyer ne Shqiperi, ne dhjetor 1920 ai filloi punen per bashkimin e shoqerive demokratike ekzistuese ne nje organizate te vetme. Kongresi i mbajtur me 25 prill 1921 ne Vlore krijoi nje shoqeri qe mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismen e tij u krijuan dhe organizata profesionale te mesuesve. Pas mbylljes se federates "Atdheu", ne gusht 1922 perseri me nismen e Avni Rustemit me 13 tetor 1922 u krijua ne Tirane shoqeria demokratike "Bashkimi".

    Avni Rustemi nuk qe vetem organizatori kryesor i shoqerive demokratike, por edhe nje nder ideologet me te shquar demokrate. Idete e tij, te formuluara ne nje sere fjalimesh e artikujsh publicistike u bene arme e fuqishme ne duart e rinise demokratike e te masave te shtypura punonjese. "Kur qeveria, nuk ploteson nevojat me me rendesi qe ka kombi, - thoshte ai, atehere kjo nevoje duhet te realizohet me interesimin e pjeses se organizuar te popullit e ta bejme ne qeverine qe ta ndjeje kete nevoje". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rustemi e shikonte ne zhvillimin e ekonomise se pavarur kombetare. "Pa pavaresi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund te kete pavaresi politike". Idete e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe ne Asamblene Kushtetuese te vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefektures se Kosoves. Ai kritikoi me guxim shperdorimet e aparatit burokratik te kohes, fodullekun e injorancen e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tone dhe te drejtat e shqiptareve qe jetonin ne trojet e veta ne Jugosllavi.

    Ne kushtet e ashpersimit te kontradiktave klasore e politike te vendit, reaksioni cifligar me Ahmet Zogun ne krye organizoi vrasjen e Avni Rustemit me 22 prill 1924. Me kete akt reaksioni synonte te godiste levizjen demokratike-borgjeze ne ngritje. Vrasja e udheheqesit te shquar te Levizjes demokratike sherbeu si shkendije e revolucionit qe triumfoi me 10 qershor 1924.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Figura te shquara Kombetare. Empty Re: Figura te shquara Kombetare.

    Mesazh nga Administratori Fri 22 Jan 2010, 03:28

    Azem Bejta

    Azem Bejta u lind mė 10 dhjetor 1889. I rritur nė gjirin e njė familje me tradita luftarake e patriotike, qė nga fillimi u pėrcaktua pėr luftė tė pakompromis me secilin qė do t“i cenojė vatrat e tė parėve.
    Si fėmij pėrjetoi ngjarje tė hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranė babanė dhe ia dogjėn shtėpinė, duke i lėnė tė pastrehė. Rropatjet e kėsaj familjeje nėpėr dallgėt e egra tė jetės ia forcuan ndjenjėn e atdhedashurisė dhe ia ngritėn nė njė ideal tė pashuar, pėr tė cilin e dhe edhe jetėn.
    Tiparet e njė trimi tė paepur dhe tė njė vizionari tė mprehtė u manifestuan qė nė rininė e hershme tė kėtij djaloshi. Si i vogėl dallohej nga moshatarėt. Ishte i zgjuar e i shkathtė. I pėlqenin shumė kėngėt e trimėrisė dhe rrėfimet e pleqėve pėr ngjarje tė ndryshme nga historia kombėtare. Nė odat tona - shkolla, mori mėsime tė mira. Ky shpirt i shėndoshė qėndronte nė njė trup tė shėndosh, siq do tė thoshin latinėt. Edhe pėr zhdėrvjelltėsi ua kalonte tė gjithėve. Nė mundje, me ēobanė, ishte i pari. Por mbi tė gjitha atė e cilėsonin trimėria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkėn e dajės, e pati plagosur njė serb tė Selacit, (Stojanin) tė cilit ia kishin frikėn tė gjithė.
    Shumėherė burrat e Selacit (dajat e tij) dhe tė Galicės bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajave apo babait? Kur nxeheshin shumė i qetėsonte plaku i urtė i Galicės, mixha Rexhep duke u thėnė: «O burra, pse po lodheni aq shumė. Kah t“gan mirė asht, dajtė tirma e babėn trim.»
    Gjatė viteve 1910 - 1912 shpėrthyen kryengritjet e pėrgjithėshme pėr pavarėsinė e tokave shqiptare. Mė 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli nė Drenicė, i mbathi opingat dhe e dha kushtrimin pėr njė luftė mbarkombėtare kundėr Perandorisė osmane.
    Edhe Azemi, 20-vjeēar, u radhit nė ēetat kryengritėse tė Drenicės, tė udhėhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanėt ishin nisur pėr luftė pėrbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalė e i shoqėruar nga disa trima. Nė mes tė shumė trimave i ra nė sy djaloshi sypatrembur e i etshėm pėr luftė.
    - I kujt ėshtė ai djalė? -pyeti Isa Boletini.
    - I biri i Bejtė Galicės, Azemi - iu pėrgjigj njėri nga trimat qė e shoqronte.
    Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit.
    Pasi u pėrshėndet me tė ia vuri dorėn nė krah dhe e pėrgėzoi: - Tė lumtė ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dėrgosh nė vend amanetin e babait tėnd, ta vazhdosh, rrugėn e tij luftareke. Kjo ėshtė rrugė e vėshtirė por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bė mal nga gėzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarek po e shoh nė sytė e tu tė etshėm pėr liri. Ai e paska lėnė njė trim qė do ta nderojė Kosovėn dhe mbarė kombin. Me fat rruga e lavdisė se njė vend qė lind brezni trimash nuk do tė humbet kurrė...
    Betejat e atyre viteve qenė tė vėshtira dhe tė pėrgjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe bėnin plane djallėzore pėr copėtimin e trojeve shqiptare. E formuan alianvėn ballkanike dhe atėherė kur bisha evro-aziatike po bėnte pėrpėlitjet e fundit, nė njėrėn anė, dhe shqiptarėt ishin molisur nga betejat e pareshtura, nė anėn tjetėr, ato u inkuadruan nė luftė. Kėshtu, mbi tokat e posaēliruara shqiptare, u vėrsulėn si njė lukuni ujqėrish grabitqarė ushtritė serbo-malazeze. Secila mundohej tė kafshojė njė copė mė tė madhe nga trupi i gjakosur.
    Nėse luftėrat ballkanike pėr disa popuj ishin fatlume, se ua sollėn lirinė, pėr shqiptarėt e Kosovės ishin tė kobshme, sepse u sollėn robėri tė reja. Fitorja e 28 Nėntorit ishte gjysmake.
    Kosova u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatėn shqiptare. U sulmuan ēdo gjė kombėtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e tė tjera, me qėllim qė tė bėhen shpėrngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapėn edhe shumė burgje e kampe turture. Nė Drenicė kampi mė famėkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumė dernicas.
    Azem Bejta tė gjihta kėto ngjarje i pėrjetoi vetė, nė vijėn e frontit. Kurr nuk iu nda luftėtarėve tė lirisė. Mori pjesė edhe nė Betejėn Legjendare tė Merdarit, ku mbeten mijėra tė vrarė.
    Posa ishte kthyer nga betejat ishte arrestuar dhe burgosur. Disa ditė ishte mbajtur nė stacionin e Tėrnavcit. Pėr ēdo ditė e detyronin tė punoj nė rrugėn Mitrovicė - Pejė. Njė ditė derisa po punonin nė Vojtesh ra nė konflikt me xhandarin qė i shoqėronte (ruante). E qėlloi ēekan duke e plagosur pėr vdekje. Atėher e dėrguan nė kampin e Runikut. Atje kalonte shumė keq. Jeta ishte e rėndė dhe e mundimshme. Tė burgosurit i kishin futur nė njė baltė tė madhe midis njė livadhi tė rrethuar me tela xhembaēė e me roje tė dyfishuara. Shumė vdisnin nga mundimet dhe torturat. Njė ditė drenicasit e sulmuan kampin. Organet shtetėrore, tė mllefosur, i qesin nė pushkatim tė burgosurit. Azemi arrin tė shpėtoj midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913.
    Xhandarmėria serbe, e ndihmuar edhe nga njė spiun shqiptar, vėhet nė ndjekje tė tij. E hetojnė dhe e rrethojnė nė malet e Mikushnicės. I paarmatosur dhe duarlidhur plagoset nė dorėn e majtė (nga ky moment gishtat e kėsaj dore i mbeten tė palėvizshėm). Pas disa orėsh kapet dhe dėrgohet nė burgun e Mitrovicės.
    Tė nesėrmen ia arrestojnė edhe tė dy vėllezėrit: Seferin dhe Zenelin dhe bashkė me shumė tė rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditėsh tė gjithė i nisin pėr nė Serbi. Pak ditė i mbajnė nė Zajeēar e pastaj i transferojnė pėr nė Pozharevc, nė burgun mė tė rėndė tė kohės.
    Nė burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa pėr tė mos vdekur. Mbi njė vit e kaluan nė vetmi tė plotė, nėpėr qelitė e nėndheshme pėrplotė lagėshti, errėsirė e myk. Krahas tyre mbi ta pėr ēdo ditė ushtrohej edhe shum torturė barbare e tipit mesjetar. Por, megjithatė, duhej mbijetuar.
    Azemi ishte optimist dhe mbante qėndrim burrėror. Kurrė nuk u gjunjėzua as nuk u zhgėnjye. Nė zemrėn e tij kishte zėnė vend dashuria pėr Kosovėn. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij qė po vuante para grilave tė hekurtė. Tashmė ajo ishte shndėrruar nė njė ideal pė pashuar jetėsor. Gjithnjė shpresonte se njė ditė do tė kthehet nė Kosovė dhe do ta vazhdonte luftėn pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e trojeve tė veta. Shpesh e ėndrronte Kosovėn e lirė. Kėtė ua thoshte edhe shokėve. E shihte veten tė lirė duke vepruar drejt saj. Si nė vegim e dėgjonte zėrin e mekur tė nėnė-lokės qė e thirrte nė rrugėn e nderit, nė rrugėn e pavdekshmėrisė...
    Dhe, nuk vonoi shum, ajo ditė e bardhė agoi. U kėputen prangat, u shkallmuan dyert, u mbytėn rojet dhe, u kapėrcyen telat. Trimi vetė i shtati u gjend nė ajrė tė pastėr, i lirė...
    Organet serbe, ai mėngjes pranveror, i gjeti tė hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zėra tė shqetėsuar e tėrė ankth:
    -Alo...alo Komanda e Mitrovicės, a mė dėgjoni? Jam drejtori i burgut tė Pozharevcit. Tė lutem, dėgjo me kujdes! Dje pasdite na ka ndodh njė skandal shqetėsues. Njė grup tė burgosurish ėshtė arratisur. Tė gjithė janė nga rrethi juaj. Atyre u prin ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtarė i kemi gjetur tė mbytur pėrdhunisht. Tė lutem shumė, merri tė gjitha masat pėr t“i kapur, se po e mori vesh lartmadhėria e pat jeta ime...
    -Ēfarė, ēfarė?! -u ēarkėdis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta tė arratiset nga ai burg me gjithė ato labirinthe enigmatike e mu ne zemėr tė mbretėris sonė. A guxon te ndodhė kjo mer sylesh? Jo, jo ende nuk mė besohet se pėrndryshe do tė ēmendem. Kjo ėshė e tmerrshme dhe fatale. Medet ē“na paska gjetur ne qė do tė kemi punė me te. Kurrė mė organet tona nuk do tė kenė qetėsi nė kėto anė. Lirisht xhandarėt e postkomandave tona le ta lėshojnė Drenicėn. S“do tė ketė qetėsi asė krali ynė nė Beograd. Phu, ju marrtė djalli, ju marrtė, more kukuvajkat e dreqit!...
    Tė arratisurit ecnin drejt vendlindjes pa ēarė kokėn ē“po ndodhte nė qarqet shtetrore. Pas njė udhėtimi tė gjatė e tė mundimshėm, natėn e ditėn, maleve e fushave, tė lodhur e tė uritur, arritėn nė Kosovėn e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915.
    Azemi pa humbur kohė, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formaojė ēetėn e vetė luftarake. Bashkė me dy vllezėrit dhe disa trima nga fshartrat pėrreth qė u grumbulluan nė Galicė. Nėn hijėn e Qarrit qindravjeēarė (Lisi i vorreve) e shtruan sofrėn dhe u ulėn rreth saj. Nėna Sherife ua solli flamurin shqiptar, qė e kishte ruajtur nė fund tė arkės dhe pasi e shpalosi mirė e shtroi mbi sofėr. Trimat me dorėn e majtė nė zemėr e me tė djathtėn mbi flamur njėzėrit u betuan: «Betohemi nė kėtė flamur tė shenjtė se sa tė jemi gjallė do tė luftojmė pėr lirinė e kėtyre trojeve. Betohemi dhe bėjmė be se pėr Kosovė japim jetėn sikurse me le».
    Kjo ēetė, e cila mė vonė do tė bėhet «Nėna e ēetave kaēake te Kosovės», menjėher filloi aksionet e veta luftarake. Kėshtu nisėn edhe ditėt e tmerrit pėr xhandarėt e posteve nė Drenicė dhe pėr spiunėt. Dhe gjtė trembėdhjetė vjetėve, sa ekzisoi kjo ēetė, arriti t“i zhviloj mbi shtatėdhjetė beteja tė suksesshme e fitimtare.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Figura te shquara Kombetare. Empty Re: Figura te shquara Kombetare.

    Mesazh nga Administratori Fri 22 Jan 2010, 03:29

    Fan Noli

    Fan Noli ėshtė artist dhe dijetar, pėrfaqėsues i shquar i letėrsisė demokratike, qė u zhvillua nė Shqipėri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha njė kontribut tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare. Lindi mė 6 janar 1882 nė Qytezė (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar nė Thrakė, jo shumė larg nga Ederneja. Si disa fshatra tė tjera tė asaj krahine tė banuar nga shqiptarė, Qyteza kishte ruajtur me kohė gjuhėn, doket dhe kostumet e tė parėve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjės. I ati, Stiliani, ndonėse trashgoi njė pronė tokė, nuk u muar me bujqėsi, po shėrbeu si psallt nė kishėzėn e fshatit. E ėma, Maria, ishte shtėpiake. Familja u shtua shumė dhe erdhi njė kohė qė jetesa u bė e vėshtirė pėr tė. Sa qe i mitur. Fanoli hoqi sėmundje tė rėnda, ndaj shkollėn e nisi me vonesė. Filloren dhe tė mesmen i bėri greqisht. Por me shumė ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar pėr tė kaluarėn historike dhe dashuria pėr shkrimin shqip. Qė nė bankat e shkollės iu shfaqėn karakteri i pavarur dhe fryma e revoltės. Pėr kėtė shkak nuk iu dha diploma nė kohėn e duhur, gjė qė e pengoi tė emėrohej mėsues atė vit shkollor.
    Mė 1900 vajti nė Greqi, me qėllim qė tė nxirrte jetesėn dhe tė ndiqte fakultetin e filozofisė. Nė Athinė u lidh me njė shoqėri belgjiane, e cila zotėronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarė. Studime nuk beri. Atėherė u hodh nė punė tė tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranė njė trupe greke teatri shėtitės. Tek punote atje, iu ngjall dėshira tė merej me dramaturgji. Mė 1903 kaloi nė Egjipt, ku zuri punė si mėsues i greqishtes. Ndėrkohė, njihet me lėvizjen kombėtare. I ndihmuar nga patriotė, nis veprimtarinė politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikė, pėrkthen greqisht "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet" tė Sami Frashėrit.
    Mė 1906, i nxitur dhe i pėrkrahur nga patroitėt, Noli u nis pėr nė SHBA, me qėllim qė tė ndihmonte nė organizimin dhe nė bashkimin e shqiptarėve tė mėrguar, qė kėrcėnoheshin nga rreziku i pėrēarjes, pėr shkak tė veprimeve tė shovenistėve grekė. Bėri punė krahu si punėtor nė njė fabrikė sharre, si pjatalarės etj. Megjihtėse nuk kishte bindje tė forta fetare, u dorėzua prift mė 1908 dhe filloi luftėn pėr shkėputjen e kishės ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bėrė shėrbesa shqip, duke shqipėruar libra fetare etj. Kjo gjė, pėr atė kohė, kishte rėndėsi politike, sepse i priste udhėn ndikimit tė qarqeve shoveniste greke te shqiptarėt me besim ortodoks. Ndėrkohė, bashkėpunonte nė gazeta, mbante ligjėrata, organizonte shoqėri patriotike, tė cilat, mė 1912, u bashkuan nė federaten pan-shqiptare "Vatra". Atė vit kreu studimet e larta pėr arte nė Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude).
    Pas shpalljes sė Pavarėsisė, Noli pėrkrahu qeverinė e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi nė Shqipėri pėr tė parėn herė mė 1913. Pėrseri shkoi nė SHBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Tė kėsaj kohe janė vjershat e tij tė para dhe tė parat shqipėrime artistike. Mė 1921 doli vepra e tij madhėshtore nė prozė " Historia e Skėnderbeut ". Nė Shqipėri erdhi sėrish nė fillim tė viteve 20. Gjeti njė lėvizje mjaft tė gjėrė pėr sigurimin e pavarėsisė kombėtare dhe tė tėrėsisė tokėsore. Si deputet nė Kėshillin Kombėtar, mbrojti platformėn e Kongresit tė Lushnjės dhe u bė udhėheqės i krahut demokratik kundėr feudalėve, qė kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti njė rol tė dorės sė parė nė organizimin dhe nė drejtimin e Revolucionit Demokratik tė Qershorit 1924, pas ngadhnjimit tė tė cilit u caktua kryetar i qeverisė. Por revolucioni nuk u ēua gjer nė fund. Noli me shokė treguan butėsi dhe ngathėsi. Revolucioni u thye nga bashkėveprimi i reaksionit tė brendshėm dhe me forca te huaj. Mė 24 dhjetor 1924, Noli mori udhėn e mergimit politik dhe s'u kthye mė nė Shqipėri.
    U vendos pėrkohėsisht nė Vjenė. Regjimi zogist e dėnoi me vdekje nė mungesė. Nė periudhėn 1925-1930, krahas veprimtarisė politike, zhvilloi njė punė tė dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipėroi disa kryevepra tė letėrsisė botėrore, me hyrje kritike, botoi artikuj tė mprehtė pėr mbrojtjen e Revolucionit Demokratik tė Qershorit, pėr denoncimin e regjimit zogist dhe tė reaksionit ndėrkombėtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos pėrfundimisht nė SHBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit tė kishės ortodokse shqiptare. Mė 1947 botoi pėrpunimin qė i bėri " Historisė sė Skėnderbeut", nxori nė dritė njė botim anglisht dhe mė 1949 njė variant tė dytė shqip tė saj: kurse mė 1960 dha anglisht njė " Autobiografi " tė shkurtėr mjaft tėrheqėse. Vėllmin me vjersha "Album" u botua mė 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjersha tė fundit orgjinale dhe njė tok shqipėrime vjershash tė poetėve tė njohur. Mė 20 nėntor vajti nė Florida. Atje, nė banesėn e tij, nė Fort Lauderdel, mbylli sytė pėrjetė, mė 13 mars 1965, larg atdheut tė shtrenjtė, qė e deshi me zjarr tė pashuar. Fan Noli ėshtė varrosur nė Forrest Hill Cemetery, tė Bostonit.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Figura te shquara Kombetare. Empty Re: Figura te shquara Kombetare.

    Mesazh nga Administratori Fri 29 Jan 2010, 02:47

    Qemal Stafa

    Figure e shquar e levizjes dhe e Luftes ANc. Lindi ne Elbasan me 20 mars 1920 ne nje familje patriote. Nxenes ne gjimnazin e shtetit te Shkodres, hyri ne nje nga celulat e qytetit, mori pjese ne levizjen revolucionare te rinise, u be nje nga drejtuesit e shoqerise jashte shkollore Besa Shqiptare. Ne Tirane u lidh me Vasil Shanton, u organizua ne GK te Shkodres (1937) dhe se bashku me Vasil Shanton zhvillon veprimtari revolucionare, lidhet me punetoret, organizon aksione te rinise shkollore. Ne janar 1939 u arrestua e u denua me burgim nga gjyqi qe regjimi i Zogut.

    Ne gjyq nga i akuzuar u kthye ne akuzues i regjimit e rendit feudalo-borgjez. Ne prag te pushtimit fashist te Shqiperise arratiset nga burgu dhe bashke me Vasil Shanton organizon qendresen antifashiste, punon pa u lodhur per terheqjen e rinise ne lufte kunder pushtuesit te huaj. Vijoi perkohesisht studimet ne Itali dhe pas kthimit ne atdhe u hodh ne ilegalitet.

    Kreu me sukses shume detyra te rendesishme per organizimin e forcimin , per luften e armatosur kunder pushtuesve fashiste e tradhtareve te vendit, per demaskimin e shpartallimin e elementeve percares etj. U rrethua nga fashistet ne Tirane dhe duke luftuar heroikisht u vra ne 5 maj 1942. eshte perfolur se Enver Hoxha kishte gisht ne vrasjen e tij.

    Qemal Stafa ishte dhe letrar i talentuar. Krijimtaria e tij u takon kryesisht viteve te rinise. Shkroi tregime, skica e vjersha, nje pjese e te cilave u botuan me pseudonimin Brutus ne shtypin perparimtar te kohes. Radhitet nder letraret e rinj realiste te viteve 30. Ne shkrimet e tij u ngrit kunder realitetit shoqeror te kohes, vuri ne qender njerezit e thjeshte qe vuanin nga padrejtesite shoqerore, dha portrete te luftetareve e te njerezve me karakter te forte qe nuk mposhten nga veshtiresite, qe luftojne per nje bote te re. Ne nje varg shkrimesh me karakter publicistik Qemal Stafa paraqiti haptazi idete e tij revolucionare me pjekuri e bindje. Trashegimi i tij letrar eshte permbledhur ne vellimin "Qortimet e vjeshtes"(1961).

    Pas clirimit emrin e Qemal Stafa e mbajne rruge e sheshe, shkolla e institucione, qendra pune e reparte ushtarake. Ne kryeqytet, ne sheshin qe mban emrin e tij, eshte ngritur busti i heroit. Dita e renies se Qemal Stafes perkujtohet si Dita e Deshmoreve

    Sponsored content


    Figura te shquara Kombetare. Empty Re: Figura te shquara Kombetare.

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Thu 09 May 2024, 02:26