Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:13

    KREU VIII

    RRITJA E LĖVIZJES KOMBĖTARE NĖ SHQIPĖRI NĖ VITET 1901-1908


    1.LĖVIZJA KOMBĖTARE DHE REFORMAT E FUQIVE TĖ MĖDHA (1901 - 1904)

    Depėrtimi austriak dhe italian nė fushėn ekonomike, kishtare dhe shkollore

    Nė vitet e para tė shek. XX, krahas shteteve fqinje ballkanike (Serbisė, Greqisė e Bullgarisė), tė cilat prej kohėsh punonin pėr tė vendosur nė provincat shqiptare ndikimin e tyre nė fushėn politike e nė atė shkollore-kishtare edhe Shtetet e Mėdha, e veēanėrisht Austro-Hungaria dhe Italia, i shtuan pėrpjekjet pėr tė zgjeruar ndikimin e tyre nė Shqipėri. Pėr shkak tė afėrsisė gjeografike me Italinė dhe me Austro-Hungarinė dhe tė pozitės sė rėndėsishme nė Ballkan e nė Adriatik, Shqipėria mori nė kėtė periudhė njė vlerė tė veēantė gjeostrategjike pėr kėto dy fuqi dhe u bė njė nga objektet kryesore tė rivalitetit tė tyre.
    Austro-Hungaria u aktivizua sidomos pas pushtimit tė Bosnjės dhe tė Hercegovinės, kur vuri si qėllim tė shtrihej drejt territoreve tė tjera ballkanike tė Perandorisė Osmane, tė dilte nė Selanik (porti mė i madh i detit Egje) dhe tė ndėrtonte hekurudha drejt Egjeut e Adriatikut, tė cilat do tė kalonin nėpėrmjet territoreve shqiptare. Vjena synonte gjithashtu tė pėrdorte tokat dhe popullsinė shqiptare si mburojė kundėr shtrirjes sė shteteve sllave (Malit tė Zi e Serbisė) nė brigjet shqiptare tė Adriatikut dhe tė pengonte njėkohėsisht vendosjen e Italisė nė kėtė zonė.
    Italia, nga ana e saj, synonte tė zgjerohej nė tė dyja brigjet e Adriatikut, pėr tė vendosur zotėrimin e plotė mbi tė dhe pėr ta kthyer nė njė det tė brendshėm ose “liqen italian”. E shqetėsuar pėrballė rritjes sė ndikimit austriak nė Shqipėri e nė Ballkan, Roma, qė nga fundi i shek. XIX, filloi tė zhvillonte njė veprimtari tė gjerė pėr depėrtimin ekonomik, politik e ideologjik nė vilajetet shqiptare.
    Ndeshja e interesave ndėrmjet tyre i detyroi kėto dy fuqi tė merreshin vesh pėr politikėn e mėtejshme nė Shqipėri. Marrėveshja u arrit pas shkėmbimit tė notave ndėrmjet Romės e Vjenės, qė u bė nga dhjetori i vitit 1900 deri nė shkurt 1901, nė tė cilat u ripohua nevoja e ruajtjes sė status quo-sė nė Shqipėri dhe u theksua me kėtė rast se, nė qoftė se ajo do tė prishej, atėherė do tė formohej njė Shqipėri autonome.
    Marrėveshja austro-italiane pėr Shqipėrinė dhe pėr brigjet lindore tė Adriatikut, qė u arrit edhe nėn ndikimin e Gjermanisė, u vu nė themel tė Aleancės Tripalėshe, Gjermani, Austri dhe Itali, e cila u pėrsėrit mė 1902 dhe mbeti pjesė e saj deri mė 1912. Me kėtė marrėveshje, qė njihet edhe si njė akord i “ekuilibrit” nė Adriatik, nuk i lejohej asnjėrės prej kėtyre dy fuqive tė vendoseshin nė Shqipėri; por pėr shkak se kishte nėn zotėrim bregdetin Adriatik, ky vend, sipas tyre, nuk duhej tė binte as nė duart e shteteve tė tjera. Nė tė vėrtetė, kjo marrėveshje e mbante Shqipėrinė si zonė tė ndikimit austro-italian.
    Respektimin e status quo-sė nė Ballkan e nė Perandorinė Osmane e kėrkuan, nė vitet e para tė shek. XX, edhe Fuqitė e tjera tė Mėdha, Gjermania, Rusia, Franca dhe Anglia. Megjithatė, nė Angli kishte filluar tė pėrkrahej edhe ideja e dėbimit tė Turqisė nga Ballkani dhe e ndarjes sė zotėrimeve tė saj evropiane ndėrmjet shteteve ballkanike.
    Meqė ruajtja e status quo-sė kishte njė karakter tė pėrkohshėm, Austria dhe Italia i shtuan pėrpjekjet pėr zgjerimin e depėrtimit ekonomik e politik nė Shqipėri, nė mėnyrė qė tė ishin tė pėrgatitura pėr tė kėnaqur ambiciet e tyre, nė rast se do tė ndodhnin ndryshime eventuale nė hartėn politike tė Ballkanit.
    Austro-Hungaria, Italia dhe shtetet e tjera nė fundin e shek. XIX e sidomos nė fillim tė shek. XX shtinė nė dorė tregun e Shqipėrisė. Nė mėnyrė tė veēantė, Austro-Hungaria dhe Italia vendosėn kontrollin mbi tregtinė e jashtme tė vendit, qė bėhej nėpėrmjet skelave tė Adriatikut, nga tė cilat njė rėndėsi tė dorės sė parė kishin skela austriake e Triestes dhe ato shqiptare, si Shkodra, qė lidhej me botėn e jashtme me anė tė Obotit nė Bunė, Shėngjini, Durrėsi, Vlora, Saranda etj.
    Tė dhėnat ekonomike tė viteve 1901 e 1904-1905 tregojnė se nė fillim tė shek. XX Austro-Hungaria kishte pėrqendruar nė duart e veta 3/4 e import-eksportit qė bėhej nėpėrmjet Shkodrės, e cila ishte qendra mė e rėndėsishme pėr tregtinė e jashtme tė vilajeteve shqiptare. Vendin e dytė e zinte Italia, pas sė cilės vinin Mali i Zi, Franca dhe shtetet e tjera. Nga vlera e pėrgjithshme prej 215 000 franga ari tė doganės sė Shkodrės pėr vitin 1904-1905, Austro-Hungarisė i pėrkisnin rreth 170 000 franga, kurse Italisė 24 000 franga.
    Firmat austro-hungareze kontrollonin gjithashtu rreth 2/3 e import-eksportit, qė bėhej nga porti i Durrėsit nė vitin 1904-1905. Vendin e dytė e tė tretė e zinin kėtu Anglia dhe Italia, pas tė cilave vinin Egjipti, Rusia e Franca. Nga 251 000 franga ari tė vlerės sė pėrgjithshme tė import-eksportit tė portit tė Durrėsit pėr vitin 1904-1905, Austro-Hungarisė i takonin 156 000 franga, Anglisė 37 000 franga, kurse Italisė rreth 30 000 franga. Austro-Hungaria zinte vendin e parė nė import-eksportin e vilajetit tė Kosovės, qė nė vitin 1908 arriti nė rreth 49 000 000 franga dhe bėhej kryesisht nėpėrmjet Selanikut. Pas saj vinin Rusia, Anglia, Gjermania, Italia etj.
    Nė tregtinė e jashtme tė vilajeteve shqiptare (tė Shkodrės, tė Kosovės etj.), pėr shkak se Shqipėria ishte njė vend agrar, zotėronte importi, qė pėrbėhej nga prodhime industriale e ushqimore dhe gjatė viteve 1901-1910 paraqitej ēdo vit 2,5-3 herė mė i madh nga eksporti, i cili pėrbėhej tėrėsisht nga prodhimet bujqėsore e blegtorale tė vendit.
    Austro-Hungaria e Italia kishin vendosur gjithashtu kontrollin e tyre mbi lundrimin detar e mbi transportin tregtar e postar tė porteve shqiptare tė Adriatikut dhe tė Jonit, tė cilat i kishin nė dorė shoqėritė austriake tė lundrimit “Llojd” (“Lloyd”), “Raguza” (“Ragusa”), “Ungaro-Kroate” dhe Shoqėria italiane “Pulia” (“Puglia”). “Llojdi” austriak, qė ishte njė nga shoqėritė mė tė fuqishme nė Evropė, kryente veprimet e transportit nė tėrė bregdetin shqiptar deri nė portet e jugut dhe zinte pozitė zotėruese nė transportin detar tė Shkodrės (Obotit) e tė Durrėsit. “Llojdi”, sipas tė dhėnave tė vitit 1902, merrte nga qeveria austriake njė subvencion vjetor shtetėror prej 3 600 000 fiorintash.
    Nė vitet e para tė shek. XX shoqėritė austriake tė lundrimit ndeshėn nė konkurrencėn e atyre italiane, tė “Pulias”, qė depėrtoi nė skelat e Tivarit, tė Ulqinit, tė Shėngjinit, tė Durrėsit, tė Vlorės, tė Sarandės e tė Janinės. “Pulia” kishte mbėshtetjen financiare tė shtetit, qė, sipas tė dhėnave tė vitit 1902, arrinte nė 430 000 lireta nė vit. Pėrveē “Pulias”, nė skelat e Shqipėrisė sė Jugut vepronte edhe Shoqėria tjetėr italiane “Adria”, qė, konkurronte me sukses shoqėritė austriake “Llojd” e “Raguza”, ndėrsa Shoqėria tregtare italiane “Frateli Alatini”, qė ishte grumbulluesja kryesore e leshit dhe e drithit, e kishte shtrirė veprimtarinė e saj deri nė vilajetin e Kosovės.
    Nė kėto rrethana u rrit pesha e Italisė nė tregtinė e jashtme tė skelave tė Shqipėrisė sė Jugut. Nė vitin 1910 Italia arriti tė zinte vendin e parė nė importin e Shqipėrisė sė Jugut, qė ishte 3 800 000 franga ari, duke ia kaluar dy herė atij austriak, qė pėrbėhej vetėm nga 1 800 000 franga ari. Por Austro-Hungaria vijoi tė mbante vendin e parė nė importin e skelave tė Shqipėrisė sė Veriut, qė nė vitin 1910-1911 arriti nė rreth 5 200 000 franga ari, duke ia kaluar dy herė atij italian, qė ishte vetėm 2 200 000 franga ari.
    Ndikimi austriak nė skelėn e Sarandės nė jug tė Shqipėrisė dhe nė portin e Durrėsit ndeshi, nė fillim tė shek. XX, edhe nė konkurrencėn e firmave greke tė tregtisė e tė lundrimit, si “Ksidias (“Xydias”) e C” etj.
    Depertimi i huaj ekonomik, veēanėrisht ai austriak e italian, u realizua gjithashtu nėpėrmjet sistemit bankar e tė kredisė. Nė vilajetin e Shkodrės vepronin shtėpitė bankare tė Triestes, ndėrsa bankat evropiane (franceze, italiane, gjermane, angleze) jepnin kredi me anė tė agjentėve ndėrmjetės qė mbanin nė Shqipėri. Nė vitin 1906 u themeluan nė Shkodėr e nė Durrės degė bankare italiane tė “Shoqėrisė Tregtare tė Lindjes” (“Societa Comerciale d’Oriente”), qė kishin si synim tė pėrqendronin nė duart e tyre veprimet e blerjes sė mallrave, tė hipotekimeve e tė inkasimeve dhe tė vendosnin ndikimin e Romės nė sistemin financiar nė Shqipėrinė e Veriut.
    Firmat e huaja bėnė pėrpjekjet e para pėr tė depėrtuar edhe nė fushėn e industrisė. Nė Vlorė, nė fillim tė shek. XX, firmat austriake ngritėn presa pėr prodhimin e vajit, ndėrsa sipėrmarrės tė tjerė austriakė filluan tė shfrytėzonin pyjet e Bregut tė Matit. Po nė kėto vite tė para tė shek. XX njė shoqėri italiane siguroi nga Turqia koncensionin e pėrpunimit tė pyjeve tė Rrushkullit; firma tė tjera italiane hapėn nė Vlorė, nė Durrės e nė Butrint kripore, mullinj e presa pėr prodhimin e vajit, ndėrsa njė shoqėri franceze filloi tė nxirrte bitum nė Selenicė. Sipėrmarrėsit italianė parashikonin tė sillnin kolonistė nė rrethet e Shkodrės, tė Vlorės dhe tė Durrėsit, ndėrsa ata austriakė nė tokat e vilajetit tė Kosovės.
    Nė fillim tė shek. XX firmat e huaja (franceze, italiane, austriake e ruse) hartuan disa projekte pėr ndėrtimin e hekurudhave transballkanike, qė do tė lidhnin portet shqiptare tė Adriatikut me detin Egje (Selanikun) dhe me Detin e Zi.
    Austro-Hungaria dhe Italia kishin ngritur konsullatat e agjencitė konsullore, tregtare e postare nė qytetet mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė, si nė Shkodėr, Durrės, Vlorė, Janinė, Prevezė, Gjirokastėr, Shkup, Prizren, Mitrovicė, Manastir etj. Pėrfaqėsi tė shumta konsullore nė qytetet e vilajeteve shqiptare kishte gjithashtu Franca dhe nė disa qendra tė Shqipėrisė edhe Rusia me Anglinė.
    Nė fillim tė shek. XX u acarua konflikti ndėrmjet Vjenės e Romės pėr ndikimin mbi klerin katolik nė Shqipėri dhe nė lėmin e kulturės. Vjena synonte tė ruante pėrgjithmonė tė drejtėn e protektoratit mbi klerin e mbi shqiptarėt katolikė, tė fituar prej kohėsh me anė tė kapitulacioneve qė i kishte shkėputur Perandorisė Osmane (qysh me Traktatin e Karllovacit tė vitit 1699) dhe qė i siguronte asaj kontrollin e plotė mbi ta e varėsinė prej Vjenės. Ndėrkohė qeveria italiane filloi tė vendoste nė Shqipėri urdhra katolikė qė do t’i nėnshtroheshin Romės, po ashtu edhe priftėrinj italianė nga kombėsia, dhe po pėrgatiste klerikė shqiptarė nė Itali. Por, gjatė bisedimeve qė u zhvilluan ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė tė dy vendeve nė fillim tė shek. XX, Vjena mbrojti tė drejtėn e saj ekskluzive mbi klerin katolik e mbi institucionet katolike nė Shqipėri dhe nuk pranoi t’i bėnte asnjė lėshim Romės. Ndėrkaq, qeveritė e tė dyja vendeve bėnin shpenzime tė mėdha pėr tė bėrė pėr vete klerin katolik duke i dhėnė atij subvencione tė rregullta mujore ose vjetore.
    Austro-Hungaria e Italia zgjeruan edhe rrjetin e shkollave tė tyre, qė ishin kryesisht fetare katolike, kurse njė pjesė laike. Pas shkollave, tė hapura qysh nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX, Austro-Hungaria ngriti shkolla tė tjera, pėr djem e pėr vajza, nė Shkodėr, Durrės, Shkup, Janievė, Prizren, Pejė, Gjakovė, Zymė, Lumė, Manastir, Milot, Rrėshen, Tiranė dhe nė qendra tė tjera tė Shqipėrisė. Vetėm nė qytetin e Shkodrės, nė fillim tė shek. XX, kishte 7 shkolla austriake me rreth 800 nxėnės, ndėrsa nė gjithė vilajetin ishin ngritur 21 tė tilla; nė vilajetin e Kosovės kishte 8 shkolla austriake dhe nė atė tė Manastirit 3 (nė sanxhakun e Manastirit). Shkollat austriake ishin nė shumicėn e tyre fetare dhe administroheshin nga institucionet katolike; vetėm njė pjesė ishin laike (fillore) ose profesionale. Disa nga kėto tė fundit frekuentoheshin edhe nga fėmijė myslimanė.
    Deri nė vitet e fundit tė shek. XIX nė shumicėn e shkollave austriake mėsimi zhvillohej nė gjuhėn italiane. Nė fillim tė shek. XX, duke synuar tė dobėsonte ndikimin italian, Vjena shpalli “nacionalizimin” e shkollave katolike austriake nė Shqipėrinė e Veriut, vendosi nė mjaft prej tyre, nė vend tė italishtes, gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi, nė disa tė tjera futi gjuhėn gjermane po si gjuhė mėsimi dhe mbajti njėkohėsisht (nė ndonjė qendėr tė Kosovės) shkollat katolike nė gjuhėt sllave.
    Me kėtė masė Vjena mendonte tė forconte ndikimin e saj mbi lėvizjen kulturore shqiptare, njė nga kėrkesat e sė cilės ishte themelimi i shkollave kombėtare shqipe. Nė qarqet qeveritare tė Austro-Hungarisė ky veprim, si edhe botimi nė Vjenė i librave nė gjuhėn shqipe, vlerėsohej si njė kontribut pėr ruajtjen dhe pėrhapjen e idesė nacionale nė Shqipėri. Pranė Institutit shtetėror tė gjuhėve orientale tė Vjenės u hap nė vitin 1903 njė kurs pėr mėsimin e gjuhės shqipe, qė drejtohej nga Gjergj Pekmezi, ndėrsa nė koloninė shqiptare tė Zarės (nė Borgo-Erico) qysh nė vitin 1901 funksiononte njė kurs pėr mėsimin e shqipes pranė Institutit Pedagogjik, njė tjetėr pranė shkollės ushtrimore (me rreth 40 nxėnės, mė 1903); nė vitin 1903 u ēel aty njė kurs i gjuhės shqipe pėr vajza (me 55 nxėnėse), qė drejtohej nga Patėr Bardhi. Nė vitin 1906 mėsimin e gjuhės shqipe nė atė institut si edhe nė shkollėn e vajzave filloi ta jepte, nė vend tė Patėr Bardhit qė u largua, Shtjefėn Konstantin Gjeēovi. Nė shkollat pedagogjike me internate, si nė atė tė Klagenfurtit e tė ndonjė qendre tjetėr, u pėrgatitėn mėsuesit e parė pėr shkollat austriake nė Shqipėri.
    Edhe Italia, duke filluar nga viti 1896, pas ardhjes nė fuqi tė kryeministrit Krispi, ēeli shkolla fillore e profesionale nė Shkodėr, nė Janinė, nė Durrės e nė Vlorė, ndėrsa nė fillim tė shek. XX u ngritėn shkolla tė tjera nė Shkodėr (ku funksiononin tanimė njė shkollė fillore pėr djem, njė pėr vajza, njė shkollė tregtare, njė tjetėr artizanati dhe njė kopėsht pėr fėmijė), u hapėn shkolla tė reja fillore pėr djem dhe pėr vajza (mė 1901-1906) nė Vlorė, nė Durrės, nė Janinė (dy shkolla fillore e njė shkollė artizanati). Vėmendjen kryesore Roma e kishte pėrqendruar nė Shkodėr, ku nė vitin 1906 shkollat italiane ndiqeshin nga 360 nxėnės, ndėrsa ato tė Durrėsit nga rreth 110 djem e vajza, tė Vlorės nga 68 nxėnės dhe 50 tė rritur. Nė vitin 1906 qeveria italiane shpenzonte pėr shkollat jashtė vendit 1 milion franga. Vetėm pėr shkollat e Shkodrės Roma shpenzonte ēdo vit 40 mijė franga.
    Ndryshe nga shkollat austriake, ato italiane nuk ishin fetare, por shtetėrore, ndėrsa mėsimet zhvilloheshin nė italisht. Nė vitet e para tė shek. XX edhe Roma, nėn ndikimin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe tė kėrkesės sė saj pėr pėrhapjen e shkrimit shqip, futi nė shkollat italiane, nė njė masė shumė tė kufizuar (dy orė nė javė nė vitin e fundit), mėsimin e gjuhės shqipe. Pėrgatitja e personelit mėsimor pėr shkollat italiane nė Shqipėri bėhej nė dy institucione, nė Katedrėn e Gjuhės Shqipe, pranė Institutit Oriental tė Napolit dhe nė Kolegjin italo-shqiptar tė Shėn-Demetėr Koronės (San-Demetrio Corone), qė nxirrte mėsues dhe priftėrinj pėr Shqipėrinė.
    Si Austria, ashtu edhe Italia, siē theksohej nė dokumentacionin e kohės tė tė dy kėtyre shteteve, duke zgjeruar nėpėrmjet shkollave ndikimin e gjuhės e tė kulturės sė tyre nė Shqipėri, synonin njėherazi tė pėrgatisnin truallin pėr tė vendosur kontrollin e tyre mbi shtetin e ardhshėm shqiptar. Prandaj rilindėsit, edhe pse kėto shkolla ndikonin nė zhvillimin e pėrgjithshėm kulturor tė vendit, madje edhe nė pėrhapjen e mėsimit tė gjuhės shqipe, sado qė nė njė masė tė kufizuar, i shikonin ato me mosbesim, kėrkonin zėvendėsimin e tyre me shkolla kombėtare shqipe.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:17

    Qėndresa ndaj sunduesve osmanė dhe kundėrshtimi i ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha nė vitet 1901-1903 - 1.

    Shtypja ekonomike e politike e administratės osmane dhe krahas saj ndėrhyrjet e Fuqive tė Mėdha e sidomos tė Rusisė si edhe ato tė shteteve fqinje ballkanike nė trevat shqiptare, bėnė qė lėvizjet ēlirimtare nė vitet e para tė shek. XX tė drejtoheshin njėkohėsisht kundėr zgjedhės osmane dhe kundėr ndėrhyrjeve tė shteteve tė huaja nė Shqipėri.
    Vilajetet shqiptare, ashtu si territoret e tjera tė Turqisė Evropiane, karakterizoheshin nė fillim tė shek. XX nga njė prapambetje e madhe ekonomiko-shoqėrore e kulturore, e cila forcohej edhe mė shumė pėr shkak tė politikės sė rėndė fiskale, qė Porta e Lartė zbatonte nė kėto treva. Edhe nė kėtė periudhė burimin kryesor tė tė ardhurave tė shtetit osman e pėrbėnin tė dhjetat (ashari), qė u merreshin nė natyrė gjithė pronarėve tė tokave, nėpėrmjet sistemit tė sipėrmarrjes; ky sistem rėndonte mė shumė fshatarėsinė, e cila pėrbėnte shumicėn e popullsisė sė vendit. Nė vilajetin e Janinės shteti nxirrte ēdo vit nga tė dhjetat mė shumė se 8 milionė groshė, qė pėrbėnin rreth 30 % tė tė ardhurave tė pėrgjithshme tė kėsaj province, tė cilat arrinin nė 28 500 000 groshė. Nė vilajetin e Manastirit nxirreshin nga tė dhjetat mė shumė se 14 milionė groshė, qė pėrbėnte gjithashtu 30 % tė shumės sė pėrgjithshme tė tė ardhurave prej 47 milionė groshėsh. Nga vilajeti i Kosovės qeveria turke vilte nga tė dhjetat 16 milionė groshė, d.m.th. 30 % tė sasisė sė pėrgjithshme tė tė ardhurave prej mė shumė se 53 milionė groshėsh.
    Nė fillimin e shek. XX rreth 2/3 e tė ardhurave vjetore tė vilajeteve tė Janinės, tė Manastirit e tė Shkodrės dhe rreth 1/2 e atyre tė vilajetit tė Kosovės shkonin nė Stamboll, ndėrsa nga ato qė mbeteshin nė vend dhe qė formonin buxhetin lokal, mė shumė se gjysma shpenzohej pėr tė mbajtur forcat e xhandarmėrisė e tė policisė dhe aparatin burokratik shtetėror osman.
    Sipas tė dhėnave tė Sait Pashės, kryeministėr i Turqisė, nė vitin finaciar 1902-1903, nė vilajetin e Kosovės nga 647 612 lira, qė ishte buxheti i pėrgjithshėm i kėsaj province, pėr tė mbajtur xhandarmėrinė, ushtrinė dhe aparatin e nėpunėsve, pėrdoreshin 695 mijė lira, domethėnė 61 000 lira mė shumė; nė vilajetin e Manastirit nga buxheti i pėrgjithshėm prej 488 000 lirash, pėr xhandarmėrinė, ushtrinė dhe aparatin burokratik shpenzoheshin rreth 500 000 lira; nė vilajetin e Janinės nga rreth 269 000 lira tė ardhura, 217 000 pėrdoreshin pėr xhandarmėrinė, ushtrinė dhe aparatin shtetėror osman; nė vilajetin e Shkodrės, ku tė ardhurat ishin mė tė pakėta, rreth 39 000 lira gjithsej, shpenzoheshin pėr xhandarmėrinė, ushtrinė dhe aparatin shtetėror 200 000 lira.
    Nga kėto tė dhėna kuptohet se pėr nevojat e zhvillimit ekonomik tė vendit nuk pėrdorej pothuajse asgjė, ndėrsa pėr arsimin, qė ishte nė gjuhėn turke, vetėm njė shumė e papėrfillshme. Kėshtu, nė vilajetin e Kosovės pėr arsimin pėrdoreshin vetėm rreth 4 000 lira. E njėjta gjendje paraqitej edhe nė vilajetet e tjera.
    Duke qenė pėrballė ndėrhyrjeve tė reja tė shteteve fqinje nė Turqinė Evropiane, Porta e Lartė i shtoi edhe mė shumė forcat ushtarake. Nė vitin 1901 Stambolli mbante nė Rumeli njė ushtri prej 203 000 vetash, njė pjesė e mirė e sė cilės ishte vendosur nė vilajetet shqiptare. Nė vitin 1901 u shtuan forcat e xhandarmėrisė nė tė gjitha viset shqiptare, sidomos nė vilajetet e Manastirit e tė Kosovės, ku kishte respektivisht 2 700 dhe 2 200 xhandarė.
    Masat shtypėse tė Portės sė Lartė u bėnė shkak pėr rritjen e pakėnaqėsisė sė pėrgjithshme dhe tė lėvizjes kombėtare nė Shqipėri. Nė fillim tė vitit 1901 nė Prizren vepronte njė Komitet Qendror, qė kishte degėt e veta nė Prishtinė, nė Shkodėr e nė Guci dhe qė zhvillonte njė propagandė tė gjerė kundėr ndėrhyrjeve tė Vjenės. Nė janar-shkurt tė po atij viti Haxhi Zeka organizoi mbledhje nė qytetet e Kosovės me qėllim qė tė rimėkėmbte Lidhjen Shqiptare tė Pejės pėr tė pėrballuar rrezikun qė i kanosej vendit nga shtetet ballkanike dhe nga Austro-Hungaria, e cila kishte projektuar hekurudhėn Uvac-Mitrovicė, qė shihej nga shqiptarėt si njė mjet pėr depertimin austriak nė Kosovė). Nė tubimin qė u mbajt nė maj, nė Luka, afėr Manastirit tė Deēanit, pėrfaqėsuesit e popullsisė sė vilajetit tė Kosovės protestuan kundėr ndėrhyrjeve tė Austro-Hungarisė nė kėtė trevė. Nisma pėr rimėkėmbjen e Lidhjes sė Pejės u pėrkrah nga atdhetarėt dibranė e tė viseve tė tjera. Nė kuvendin qė u caktua tė mbahej nė maj ose nė qershor tė vitit 1901, ku do tė pėrfaqėsoheshin tė gjitha vilajetet shqiptare, parashikohej tė merreshin masa pėr bashkimin e shqiptarėve dhe tė kėrkohej futja e gjuhės shqipe nė shkolla e nė administratėn shtetėrore. Por, pėr shkak tė pengesave tė administratės osmane, ky kuvend nuk u thirr.
    Nė qytetet e Shqipėrisė sė Mesme e tė Jugut dhe nė ato tė Kosovės, ku futej fshehurazi shtypi shqiptar, ai xhonturk dhe librat shqip, po ndihej gjithnjė e mė shumė ndikimi i programit autonomist tė Ismail Qemalit dhe po pėrhapej gjerėsisht ideja e autonomisė sė vendit. Pėr tė penguar zgjerimin e saj nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut, Porta e Lartė u mbėshtet nė pranverėn dhe nė verėn e vitit 1901 te Syrja bej Vlora (qė i propozoi Stambollit masa tė posaēme, tė drejtuara kundėr lėvizjes kombėtare) dhe tek Esat pashė Toptani, qė me autorizimin e sulltanit hartonte peticione e mblidhte nėnshkrime kundėr lėvizjes kombėtare dhe Ismail Qemalit, tė cilin e akuzonte si agjent tė Anglisė, tė Greqisė etj. Ndėrkaq nė Kosovė tė dėrguarit e posaēėm tė Stambollit, pasi nuk arritėn tė bėnin pėr vete Haxhi Zekėn e parinė e Pejės, shkėputėn prej krerėve tė veēantė tė Prishtinės e tė Prizrenit peticione, drejtuar sulltanit (tė botuara edhe nė gazetėn zyrtare “Kosova”), nė tė cilat dėnohej veprimtaria atdhetare e Ismail Qemalit.
    Megjithatė, nė popullsinė shqiptare myslimane e krishtere, krahas kėrkesės sė pėrgjithshme pėr njohjen zyrtare tė gjuhės shqipe, pėr ngritjen e shkollave kombėtare e pėr lėvrimin e gjuhės shqipe, po forcohej bindja se duheshin prerė lidhjet me sulltanin e paaftė dhe se Shqipėria duhej tė kthehej nė njė shtet autonom. Nė vitin 1901 nė mjaft qytete tė Shqipėrisė, si nė Tiranė, Elbasan, Shkodėr, Dibėr, Mat, Vlorė, Fier etj., qenė krijuar me kontributin e popullsisė fonde tė posaēme, qė pėrdoreshin pėr tė sjellė fshehurazi libra, gazeta e broshura nė gjuhėn shqipe, si edhe pėr tė ndihmuar veprimtarinė e atdhetarėve shqiptarė jashtė vendit.
    Nė verėn dhe vjeshtėn e vitit 1901 pakėnaqėsia filloi tė bėhej e pėrgjithshme dhe u shtri nė tė katėr vilajetet shqiptare. Popullsia nė krahina tė tėra nuk pranonte tė paguante taksat dhe tė jepte ushtarė. Nė Shkodėr grupe kryengritėsish u pėrqendruan rreth qytetit dhe u orvatėn ta sulmonin atė, ndėrsa nė Shqipėrinė e Jugut kryengritėsit zunė rajonin midis Tepelenės e Vlorės dhe zhvilluan pėrleshje me trupat turke, duke i shtrirė veprimet e tyre deri nė Konicė dhe nė afėrsi tė Elbasanit.
    Nė shtator tė vitit 1901 ngriti krye popullsia e qytetit tė Tiranės, me tė cilėn u bashkua, duke lidhur besėn, edhe Malėsia e kėtij rrethi. Kryengritėsit i dėrguan sulltanit njė telegram proteste kundėr korrupsionit, arbitraritetit e dhunės sė administratės osmane lokale. Porta e Lartė u detyrua tė pushonte prefektin e sanxhakut tė Durrėsit (Tefik Pashėn) dhe kajmekamin e Tiranės. Ngjarjet e Tiranės vlerėsohen nė dokumentet bashkėkohėse si dėshmi e forcimit nė kėtė qytet tė krahut nacionalist e antiqeveritar tė lėvizjes kombėtare ose tė “partisė shqiptare”, qė nė atė kohė drejtohej nga Mehmet pashė Toptani, Fuad dhe Refik bej Toptani etj.
    Nė shkurt tė vitit 1902 ngritėn krye mirditasit, qė ranė nė marrėveshje me malėsorėt e Pukės e me banorėt e Kthellės dhe prenė rrugėn midis Shkodrės e Prizrenit, si edhe vijėn telegrafike nė afėrsi tė Lezhės. Nė memorandumin, qė u dėrguan valiut tė Shkodrės e konsujve tė huaj, krahas kėrkesės pėr tė kthyer nga internimi dhe pėr tė emėruar si guvernator tė Mirditės Preng Bibė Dodėn, ata shfaqėn edhe aspirata kombėtare, autonomiste, deklaruan se “nuk do ta njohin mė sulltanin si kryezotin e tyre dhe se kėrkojnė njohjen e kombėsisė shqiptare”.
    Pėr tė qetėsuar gjendjen nė Shqipėri Abdyl Hamiti mori masa tė ashpra. Pasi hoqi valiun e Shkodrės, Qazim Pashėn, si tė paaftė pėr tė shtypur lėvizjen shqiptare, sulltani dėrgoi nė vendin e tij Shaqir Pashėn me kontigjente tė shumta ushtarėsh. Nė Shkodėr u bėnė arrestime tė shumta tė krerėve dhe tė qytetarėve tė thjeshtė qė kishin kėrkuar reforma me karakter kombėtar. Arrestime tė atdhetarėve shqiptarė u bėnė edhe nė Ohėr, nė Tiranė, nė Berat, nė Vlorė e nė qytete tė tjera. Trupat osmane bėnė gjithashtu masakra midis popullsisė sė Pejės, tė Gjirokastrės, tė Konicės e tė qyteteve tė tjera.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:19

    Qėndresa ndaj sunduesve osmanė dhe kundėrshtimi i ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha nė vitet 1901-1903 - 2.

    Njė nga veprat mė tė shėmtuara tė armiqve tė popullit shqiptar ishte vrasja nė Pejė, mė 21 shkurt tė vitit 1902, e udhėheqėsit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Haxhi Zekės, qė u krye me nxitjen e qarqeve shoviniste tė Serbisė dhe me pėrkrahjen e autoriteteve osmane. Si pėrgjigje pėr kėtė populli i Pejės ngriti krye, sulmoi zyrat qeveritare, shtiu nė dorė postė-telegrafin, arrestoi funksionarėt turq dhe kėrkoi nga sulltani lirimin e gjithė bashkatdhetarėve tė burgosur. Lėvizje tė tilla antiqeveritare pati edhe nė Mitrovicė, nė Prishtinė, nė Pazar tė Ri e nė qytete tė tjera. Vrasjes sė Haxhi Zekės i bėri jehonė edhe shtypi evropian, gazeta “Lė Tan” (“Le Temps”, Paris) dhe organe tė tjera.
    Pakėnaqėsinė qė zotėronte nė vend u orvat ta shfrytėzonte edhe pretenduesi pėr fronin e Shqipėrisė, aventurieri don Aladro Kastrioti, ish-diplomat spanjoll, qė e paraqiste veten si pasaardhės tė Kastriotėve. Promemorja e tij pėr autonominė e Shqipėrisė, e shpallur nė korrik 1902 gjoja nė emėr tė njė komiteti shqiptar, takimet me diplomatė tė huaj, lidhjet me “garibaldinėt” (vullnetarė italianė, tė pėrgatitur pėr t’u hedhur nė Shqipėri), deklaratat pėr organizimin e kryengritjes sė armatosur e sidomos vizitat nė Korfuz, pranė brigjeve shqiptare, e detyruan Portėn e Lartė qė tė pėrqendronte nė Vlorė pėrforcime tė tjera ushtarake, tė sjella nga Konica e nga Janina. Por ky pretendent aventurier mbeti pa ndonjė mbėshtetje nė Shqipėri dhe pėr kėtė arsye dėshtoi.
    Nė qershor tė vitit 1902 Porta e Lartė, me qėllim qė tė shtypte Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, tė parandalonte zhvillimin e saj tė mėtejshėm dhe t’u jepte njė shembull ndėshkimi krahinave tė tjera tė Shqipėrisė, ndėrmori arrestime tė shumta nė sanxhakun e Beratit, sidomos nė Vlorė e nė Kaninė, ku u ndalėn 20 veta, kryesisht nga paria e kėsaj zone, qė u dėrguan tė lidhur nė Janinė dhe iu dorėzuan gjykatės ushtarake. Tė arrestuarit u akuzuan pėr tradhti tė lartė dhe pėr pėrhapjen e shkrimeve tė ndaluara. Nė Korēė u arrestua, nė muajin korrik tė vitit 1902, atdhetari Nuēi Naēi dhe mė pas veprimtarėt e shquar tė lėvizjes nė kėtė qytet, Orhan bej Pojani e Thimi Markoja. Edhe ēarmatimi nė masė i popullsisė nė rrethin e Vlorės dhe nė atė tė Mallakastrės, qė u ndėrmor nė qershor-korrik tė vitit 1902, kishte pėr qėllim tė godiste lėvizjen kombėtare nė kėtė zonė.
    Kėtij qėllimi i shėrbeu edhe ekspedita ushtarake kundėr lokalitetit tė Shėngjergjit nė Malėsinė e Tiranės, qė u organizua drejtpėrsėdrejti nga valiu i Shkodrės dhe qė u bė shkak pėr qėndresėn e armatosur tė popullsisė sė kėsaj zone kundėr Portės sė Lartė, e cila zgjati nga 11 deri mė 29 korrik tė vitit 1902. Fshatarėsia e kėsaj zone pėrbėnte njė mbėshtetje tė fuqishme pėr lėvizjen kombėtare, tė drejtuar nga grupi i bejlerėve nacionalistė tė Tiranės.
    Nė mesin e korrikut pėrballė ekspeditės, qė ishte ngarkuar tė ndėrmerrte ēdo lloj masakre, qėndronte e bashkuar popullsia e Shėngjergjit, e cila sė bashku me atė tė krahinave pėrreth, nxorri mė shumė se 2 500 njerėz tė armatosur. Qėndresa e malėsorėve u pėrkrah edhe nga grupi i atdhetarėve tė Tiranės, qė lidhėn besėn me ta dhe i ndihmuan fshehtazi me tė gjitha mjetet.
    Mė 24 korrik u mbajt nė katundin Shėnmėri mbledhja e pėrfaqėsuesve tė popullsisė sė fshatrave tė Malėsisė sė Tiranės; nė tė mori pjesė edhe njė komision i posaēėm i dėrguar nga Kėshilli administrativ i kazasė sė Tiranės, ku bėnin pjesė edhe atdhetarė tė tillė si Abdi bej Toptani, Fuat bej Toptani etj. Kėtu u vendos qė tė pėrtėrihej Lidhja (Besa), qė tanimė ishte nė fuqi nga 17 korriku, dhe tė kėrkohej nga qeveria tė largonte menjėherė ekspeditėn; pas plotėsimit tė kėsaj mase, duhej tė pakėsohej tatimi i prapambetur i vergjisė dhe tė lėshohej urdhri pėr shlyerjen e tij me kėste etj.
    Stambolli u detyrua tė tėrhiqej pėrballė pėrmasave tė qėndresės sė popullsisė sė Shėngjergjit, me tė cilėn u bashkuan edhe malėsorėt e krahinave pėrreth; ajo rrezikonte tė kthehej nė njė lėvizje tė pėrgjithshme, qė mund tė ēonte nė njė luftė tė pėrgjakshme, e cila do t’i sillte ndėrlikime ndėrkombėtare Stambollit dhe do tė bėhej shkak pėr ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha nė Shqipėri e nė Turqinė Evropiane. Mė 29 korrik ekspedita u largua nga Shėngjergji.
    Gjendja nė Shqipėri vijoi tė mbetej e nderė. Nė relacionin qė kryeministri turk, Said Pasha, i parashtroi sulltanit mė 2 korrik 1902, i shkruante se “Shqipėria ishte duke dalė nga duart e shtetit osman”, ndėrsa lėvizjen shqiptare e quante si “prelud tė ēėshtjes sė ekzistencės ose tė zhdukjes sė sundimit osman nė Ballkan”.
    Edhe Fuqitė e Mėdha nuk ishin indiferente ndaj krizės qė po pėrjetonte sundimi osman nė Shqipėri. Ambasadori austro-hungarez nė Stamboll, baroni Kaliēe, disa herė i kishte folur Said Pashės pėr trajtimin e keq tė shqiptarėve nga Turqia, tė cilin Vjena e shikonte si shkakun kryesor tė pakėnaqėsisė dhe tė revoltave tė tyre. Austro-Hungaria pati shprehur pakėnaqėsinė qė Porta e Lartė nuk kishte zbatuar nė Shqipėri e nė Rumeli as reformat e premtuara sipas Traktatit tė Berlinit (sipas nenit 23). Njė politikė e tillė, theksonte pėrfaqėsuesi diplomatik i Vjenės, “mund tė krijonte rrezikun e humbjes nga Turqia tė Rumelisė dhe veēanėrisht tė Shqipėrisė”.
    Nė qershor tė vitit 1902 ambasadori austriak nė Stamboll pati kėrkuar nga kryeministri turk qė tė merrte masat pėr tė pėrmirėsuar nivelin arsimor e kulturor tė shqiptarėve dhe, nė mėnyrė tė veēantė, tė pranonte mėsimin e shkrimin e gjuhės shqipe, duke futur pėr kėtė alfabetin latin. Ministri i Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė, Golluhovski, nė letrėn qė i dėrgoi kryeministrit turk nė ditėt e para tė gushtit tė vitit 1902, vlerėsonte drejt kėrkesat kombėtare tė shqiptarėve, pėr tė cilat thoshte se nuk janė “tė nxitura nga jashtė”, siē pretendonte Porta e Lartė, por janė tė lidhura “me ndjenjat, qė kanė lindur te populli shqiptar”. Ai i tėrhiqte vėmendjen Portės sė Lartė pėr qėndrimin e saj mospėrfillės “ndaj aspiratave tė vėrteta dhe tė natyrshme tė shqiptarėve pėr pavarėsi”.
    Por, siē del nga letra e Golluhovskit, Vjena shqetėsohej gjithnjė pėr ruajtjen e status quo-sė nė Ballkan, prandaj kėrkonte nga qeveria e Stambollit zbatimin nė Shqipėri tė disa reformave tė pjesshme, tė cilat nuk cenonin ekuilibrin nė kėtė zonė, siē ishin zgjerimi i kompetencave tė vilajeteve, vendosja e rregullit dhe e drejtėsisė nė vjeljen e taksave, po ashtu kėrkonte t’u jepej fund abuzimeve dhe arbitraritetit tė nėpunėsve, tė mbrohej jeta e pasuria e tyre. Pėrmirėsimi i administrimit tė Shqipėrisė dhe i gjendjes sė saj tė pėrgjithshme vlerėsohej nga Golluhovski si njė masė qė do t’i shėrbente forcimit tė administratės osmane nė kėtė vend dhe njėherazi do tė shmangte turbullirat e brendshme dhe ndėrhyrjet nga jashtė.
    Kėtė pėrmbajtje kishte edhe projekti i reformave qė Said Pasha i parashtroi sulltanit nė “Promemorjen pėr Shqipėrinė” mė 9 gusht tė vitit 1902, nė tė cilėn propozonte tė zbatoheshin masa tė tilla, si ndreqia e rrugėve, zgjerimi i rrjetit tė komunikacionit, pėrkrahja e tregtisė detare e tokėsore, rindėrtimi i limaneve, zhvillimi i artizanatit dhe i industrisė, hapja e punishteve dhe e fabrikave, heqia e nėpunėsve tė korruptuar dhe zėvendėsimi i tyre me njėrėz tė kulturuar etj. Por edhe kėto masa, tė cilat, siē theksonte kryeministri turk, do tė pėrmirėsonin gjendjen ekonomike e kulturore tė vendit, nuk u miratuan nga sulltani.
    Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1902, u acarua pėrsėri ēėshtja maqedone dhe u forcuan ndėrhyrjet e shteteve ballkanike e tė Fuqive tė Mėdha nė Turqinė Evropiane, marrėdhėniet e popullit shqiptar me qeverinė e Stambollit u ashpėrsuan edhe mė shumė. Qarqet politike tė Sofjes, me mbretin Ferdinand nė krye dhe organizatat nacionaliste bullgare, duke pėrfituar nga lufta e drejtė ēlirimtare e popullsisė sllave-maqedone, e nxisnin atė tė hidhej nė kryengritje kundėr sundimit osman, pėr tė bashkuar Maqedoninė, me anėn e forcės, me Bullgarinė. Ndėrkaq Serbia e Greqia, duke pėrfituar nga fakti qė nė Turqinė Evropiane kishte edhe popullsi serbe (nė Kosovė) e greke (nė vilajetin e Selanikut), ndėrhynin nė ēėshtjen maqedone pėr tė ndarė ndėrmjet tyre territoret e vilajeteve tė Selanikut, tė Manastirit e tė Kosovės.
    Nga vera e vitit 1902 nė radhė tė parė Bullgaria, por pas saj edhe Serbia e Greqia filluan tė dėrgonin nė viset e Turqisė Evropiane banda tė armatosura (tė drejtuara shpesh nga oficerė tė ushtrisė sė rregullt), qė luftonin kundėr njėra-tjetrės dhe pėrpiqeshin tė shkombėtarizonin me forcė ose tė shfarosnin popullsinė e kombėsive tė tjera tė territoreve tė cilat pretendonin t’i aneksonin. Veprimtaria e ēetave bullgare, tė pėrbėra nga disa qindra veta, shtrihej, pėrveē vilajetit tė Selanikut, edhe nė disa rrethe tė vilajetit tė Manastirit, kurse qeveria serbe filloi tė armatoste bashkėkombėsit e vet nė vilajetin e Kosovės.
    Ndėrhyrjet e vazhdueshme tė Rusisė nė Turqinė Evropiane dhe pėrkrahja prej saj e lakmive pushtuese tė shteteve sllave ballkanike nė kėtė zonė i shtyti shqiptarėt tė kundėrshtonin ēeljen e konsullatės ruse dhe hyrjen e konsullit tė Rusisė nė Mitrovicė. Nė fillim tė shtatorit tė vitit 1902 qėndresa e shqiptarėve, e udhėhequr nga Isa Boletini, u shndėrrua nė njė kryengritje tė armatosur me karakter kombėtar; ajo drejtohej kundėr ndėrhyrjeve tė Rusisė nė trevat shqiptare dhe kundėr Portės sė Lartė qė i bėnte asaj lėshime. Mė 7 shtator rreth 1 000 shqiptarė tė armatosur u grumbulluan nė afėrsi tė Mitrovicės, nė rrugėn qė tė ēonte nė Pejė dhe nė rrethinat e saj, tė gatshėm pėr tė sulmuar qytetin. Njė forcė ushtarake osmane prej 500 ushtarėsh, qė u dėrgua nga Shemsi Pasha pėr tė shtypur lėvizjen, u ēarmatos mė 15 shtator nga shqiptarėt. Pėr t’i ndėshkuar kryengritėsit, mareshali turk bombardoi e dogji fshatrat e boshatisura tė Mitrovicės. Qėndresa e shqiptarėve tė Mitrovicės u pėrkrah edhe nga popullsia e rretheve tė tjera dhe mund tė shtrihej nė tėrė vilajetin e Kosovės. Mė 18 tetor u grumbulluan nė Boletin (ku Isai kishte kullėn e vet) rreth 5 000 shqiptarė tė armatosur nga rrethet e Mitrovicės, tė Pejės, tė Prishtinės e tė Pazarit tė Ri, tė cilėt shprehėn vendosmėrinė pėr tė luftuar pėr ēėshtjen shqiptare.
    Nėn presionin e Rusisė e tė Serbisė, qė i kėrkuan Stambollit tė shtypte me ēdo mjet kryengritjen shqiptare dhe tė largonte Isa Boletinin nga Mitrovica, Porta e Lartė pėrdori dhunėn ushtarake pėr tė shuar kėtė vatėr tė qėndresės sė armatosur. Megjithatė, ekspedita ushtarake, qė Dervish Pasha ndėrmori nė muajin tetor nė rrethet e Drenicės e tė Pejės, ku shkatėrroi e bėri rrafsh me tokėn fshatra tė tėra dhe qindra kulla tė shqiptarėve, dogji shtėpitė e grabiti bagėtinė e drithin, nuk dha pėrfundimet qė priste Porta e Lartė.
    Vetėm pas bisedimeve, qė kryesekretari i pallatit dhe Shemsi Pasha zhvilluan nė Mitrovicė me Isa Boletinin, ky u bind tė largohej nė fillim nga Mitrovica dhe nė fundin e nėntorit tė vitit 1902 u tėrhoq nė Stamboll, ku u mbajt deri nė vitin 1906.
    Nė tė njėjtėn kohė, Porta e Lartė shtypi me egėrsi brenda njė muaji kryengritjen e popullsisė maqedone, qė shpėrtheu nė fundin e shtatorit 1902. Pėr tė shmangur shpėrthimin e njė kryengritjeje tė re nė Maqedoni, qeveria turke, duke qenė edhe nėn trysninė e vazhdueshme tė Rusisė e tė Austro-Hungarisė, shpalli nė fillim tė dhjetorit tė vitit 1902 reformat pėr vilajetet e Turqisė Evropiane, tė cilat u pėrfshinė nė “Udhėzimin pėr vilajetet e Rumelisė”, tė 12 dhjetorit tė atij viti. Krahas masave tė pėrgjithshme pėr pėrmirėsimin e gjendjes nė provincat e Rumelisė, pėr zhvillimin e tregtisė, tė bujqėsisė, tė zejtarisė e tė punėve botore, nė kėtė Udhėzim parashikohej edhe riorganizimi i xhandarmėrisė, i policisė dhe i gjykatave (duke futur nė to tė krishterėt), hapja e shkollave turke nė fshatrat mė tė mėdha, pėrdorimi i njė pjese tė tė ardhurave lokale pėr nevojat e vilajeteve etj. Pėr zbatimin e reformave nė Rumeli emėrohej njė inspektor i pėrgjithshėm, qė do tė kishte kompetencat e njė ministri dhe pranė tij njė nėpunės civil e njė tjetėr ushtarak.
    Porta e Lartė nuk pėrcaktoi provincat ku do tė shtriheshin reformat, por zbatimin e tyre ajo e kufizoi nė tri tė ashtuquajturat vilajete maqedone (tė Selanikut, tė Manastirit e tė Kosovės), nė krye tė tė cilave u vu si inspektor i pėrgjithshėm, me seli nė Shkup, Hysen Hilmi pasha. Reformat turke ishin gjysmake dhe nė thelb nuk i sillnin ndonjė pėrmirėsim gjendjes sė popullsive tė shtypura tė Rumelisė. Pėr kėtė arsye ato nuk u pritėn mirė as nga kėto popullsi, as edhe nga qeveritė e shteteve tė Evropės e nga opinioni publik evropian, i cili mbajti qėndrim kritik ndaj tyre.
    Ashpėrsimi i mėtejshėm i gjendjes politike nė Rumeli dhe rritja e pakėnaqėsisė sė popullsive tė saj i shtyti Fuqitė e Mėdha, veēanėrisht Rusinė e Austro-Hungarinė, tė ndėrhynin drejtpėrdrejt nė ēėshtjen maqedone. Pasi morėn edhe pėlqimin e Anglisė, tė Gjermanisė e tė Francės, mė 21 shkurt 1903 ato i paraqitėn Portės sė Lartė projektin austro-rus tė reformave, tė cilin, pas disa kundėrshtimesh u detyrua ta pranonte edhe sulltani. Me kėto reforma Fuqitė e Mėdha synonin tė ruanin status quo-nė nė Turqinė Evropiane dhe, duke u dhėnė disa tė drejta popullsive tė krishtere, sllave e greke, tė parandalonin shpėrthimin e kryengritjes, veprimtarinė e ēetave tė armatosura dhe mundėsinė e njė ndėrhyrjeje tė hapur ushtarake tė Serbisė, tė Bullgarisė, tė Malit tė Zi e tė Greqisė (qė njihnin si protektore Rusinė) nė Rumeli.
    Por kjo nuk mund tė arrihej pa u dhėnė kombėsive tė Turqisė Evropiane, duke pėrfshirė kėtu edhe shqiptarėt qė zinin pjesėn mė tė madhe tė territoreve tė saj, tė drejtėn e autonomisė. Projekti austro-rus i reformave ishte nė thelb njė pėrsėritje e atij tė shpallur nga sulltani nė dhjetor tė vitit 1902. Disa masa tė reja qė pėrmbante ai, si pėrqendrimi i riorganizimit tė xhandarmėrisė dhe tė policisė nė duart e specialistėve tė huaj, kontrolli i Bankės Otomane mbi buxhetin e vilajeteve tė Selanikut, tė Manastirit e tė Kosovės etj., ndonėse do tė sillnin ndonjė pėrmirėsim tė gjendjes sė pėrgjithshme, do t’i shėrbenin mė shumė forcimit tė kontrollit tė dy fuqive nė kėtė zonė.


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu 23 Aug 2007, 03:20, edituar 1 herė gjithsej
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:19

    Qėndresa ndaj sunduesve osmanė dhe kundėrshtimi i ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha nė vitet 1901-1903 - 3.


    Shqiptarėt nė pėrgjithėsi, me pėrjashtim tė njė shtrese njėrėzish qė kėrkonin tė nxirrnin pėrfitime nga gjendja ekzistuese dhe nga anarkia, nuk ishin kundėr reformave, tė cilat mund tė sillnin pėrparimin e vendit, as edhe kundėr barazisė sė tė krishterėve me myslimanėt. Kryeministri turk Said Pasha, qysh nė nėntor tė vitit 1902, duke bėrė fjalė pėr nevojėn e zbatimit tė reformave nė Shqipėri, i shkruante sulltanit se nuk ėshtė e vėrtetė qė shqiptarėt janė kundėr reformave, se “pėrveē disa krerėve, rendin dhe qetėsinė nė Shqipėri e do shumica e popullsisė, paria dhe tė pasurit”.
    Megjithatė, shpallja e projektit austro-rus tė reformave (tė 21 shkurtit 1903) e elektrizoi gjendjen nė Shqipėri dhe u prit me pakėnaqėsi nga popullsia e saj, qė shihte tek ato rrezikun e njė copėtimi tė ri tė vendit. Duke zbatuar kėto reforma vetėm nė vilajetet e Selanikut, tė Manastirit dhe tė Kosovės, Fuqitė e Mėdha do tė saksiononin nė fakt copėtimin e vilajeteve shqiptare tė Kosovės e tė Manastirit, qė ndaheshin nga vilajetet e Shkodrės e tė Janinės. Kjo ishte arsyeja kryesore, qė i shtyti shqiptarėt tė ngriheshin kundėr projektit austro-rus tė reformave.
    Qėndresa e shqiptarėve kundėr reformave mori njė karakter kombėtar. Nėpėrmjet artikujve, tė botuar nė shtypin pėrparimtar nė fundin e vitit 1902 dhe nė fillim tė vitit 1903, (nė gazetat “Drita” tė Sofjes, “Albania” tė Beogradit etj.), atdhetarėt rilindės i bėnin thirrje popullit tė kundėrshtonte projektet e reformave, qė synonin tė copėtonin tokat shqiptare ndėrmjet fqinjėve ballkanikė. Pėrkundrejt tyre, theksohej nė kėto organe tė shtypit, populli shqiptar duhej “tė kėrkonte bashkimin e vendeve qė janė nė Shqipėri nėn njė vali”, t’u shpallte Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė se shqiptarėt nuk janė kundėr reformave nė pėrgjithėsi, “por duan qė tė mbajnė vendin e tyre, duan qė ai tė mos shkelet prej tė huajve ..., qė nė Shqipėri tė bėhen reforma pėr tė mirėn e shqiptarėve dhe duke qenė e tėrė Shqipėria e bashkuar dhe jo e ndarė copa-copa”.
    Nė janar-shkurt tė vitit 1903 vatra tė lėvizjes shqiptare u bėnė Peja e Gjakova, nė rrethet e tė cilave u mbajtėn atėherė dy tubime. Nė kėto tubime u diskutua ēėshtja e reformave, e hapjes sė konsullatės ruse nė Mitrovicė dhe e lirimit tė tė burgosurve politikė. Shqiptarėt qė u mblodhėn kėtu, dhanė Besėn, vendosėn tė kundėrshtonin reformat e projektuara dhe kėrkuan largimin nga Shqipėria tė Shemsi Pashės, qė ishte dėrguar pėr tė shtypur qėndresėn e tyre. Popullsia e Pejės dhe e Gjakovės u bėri thirrje gjithė shqiptarėve tė bashkoheshin kundėr ndėrhyrjeve qė po bėheshin nė Shqipėri nė emėr tė zbatimit tė reformave, por qė kėrcėnonin tėrėsinė e saj territoriale. Me kėto vendime u bashkua gjatė muajve shkurt-mars popullsia e Prizrenit, e Dibrės, e Drenicės dhe e Llapit, qė i deklaroi Portės sė Lartė se do tė kundėrshtonte me armė nėse kėrkesat e shqiptarėve nuk do tė merreshin parasysh.
    Sulltani nxori njė qarkore, qė u shpėrnda nė qendrat kryesore tė vendit, nė tė cilėn u bėnte thirrje shqiptarėve tė nėnshtroheshin e tė mos ngrinin krye, ndėrsa nė fundin e shkurtit tė vitit 1903, po pėr kėtė qėllim, u dėrguan nė Pejė, nė Gjakovė, nė Rekė, nė Shkup e nė qytete tė tjera tė Kosovės komisione tė posaēme. Megjithatė, kėto pėrpjekje nuk dhanė rezultat.
    Po kėshtu dėshtuan orvatjet, qė inspektori i pėrgjithshėm i Rumelisė, Hilmi Pasha, bėri po nė shkurt tė atij viti, pėr t’i bindur personalisht krerėt shqiptarė tė pranonin reformat e shpallura. Atdhetarėt shqiptarė i deklaruan atij se nuk janė kundėr reformave, por kundėr pėrpjekjeve qė po bėheshin nėpėrmjet tyre pėr tė copėtuar atdheun e tyre. Ata kėrkuan njėkohėsisht zbatimin nė vilajetet shqiptare tė disa masave me karakter kombėtar, siē ishin njohja zyrtare e kombėsisė shqiptare, e drejta e mėsimit dhe e lėvrimit tė gjuhės amtare, futja e saj nė ceremonitė fetare, emėrimi i nėpunėsve shqiptarė nga njerėzit e aftė, pėrdorimi i njė pjese tė taksave tė nxjerra nė Shqipėri pėr ngritjen e shkollave, amnisti pėr tė burgosurit politikė, ndalimi i tė huajve qė tė pėrziheshin nė punėt e katėr vilajeteve shqiptare etj.
    Ministri i Punėve tė Jashtme tė Turqisė, Tefik Pasha, duke njohur aspiratat kombėtare tė shqiptarėve, nė shkurt tė vitit 1903 u kumtoi pėrfaqėsuesve tė huaj diplomatikė se asnjė formė qeverisjeje nuk do t’i kėnaqte shqiptarėt, veē asaj qė do tė mbėshtetej nė autonominė e viseve tė tyre. Kėrkesat kombėtare tė shqiptarėve tėrhoqėn nė atė kohė vėmendjen e pėrfaqėsuesve tė huaj konsullorė nė Shqipėri. Nė “Promemorjen mbi Shqipėrinė prej vitit 1901 deri mė 1905”, hartuar nė Vjenė nga Kral, theksohej se “shqiptarėt, mė shumė se popujt e tjerė tė Ballkanit, dėshirojnė zbatimin e reformave nė atdheun e tyre tė prapambetur”, se “ata kundėrshtojnė ato masa qė, sipas bindjes sė tyre, kanė pėr qėllim shkombėtarizimin, copėtimin dhe dobėsimin e racės sė tyre” dhe qė “do ta ngushtonin tokėn e tyre nacionale”. Edhe kėrkesa e shqiptarėve pėr hapjen e shkollave shqipe, thuhej nė kėtė dokument, pėrveē rėndėsisė qė ka pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve, ėshtė njė conditio sine qua non pėr ēdo reformė serioze, qė synon me tė vėrtetė pėrparimin e Shqipėrisė.
    Shqiptarėt u qėndruan me armė ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha e sidomos tė Rusisė nė Shqipėri. Nė mars tė vitit 1903 mijėra shqiptarė tė armatosur u grumbulluan nė rrethet e Prizrenit e tė Mitrovicės dhe zunė gjithė zonėn midis Gjakovės e Pejės. Mė 26 mars rreth 5 000 kryengritės u mblodhėn nė Drenicė, ku, nėn drejtimin e udhėheqėsve tė tyre Ahmet Delia, Ukė Kamberi etj., mbajtėn nė Fushė tė Morinės kuvendin e tyre, nė tė cilin u kėrkua nga qeveria turke tė hiqte dorė nga reformat qė rrezikonin tėrėsinė e Shqipėrisė dhe tė dėbohej konsulli rus nga Mitrovica. Mė 29 mars rreth 10 000 shqiptarė nga Vuēiterna, Prishtina e Mitrovica u grumbulluan nė Vuēiternė, ku pati pėrleshje tė armatosura me forcat qeveritare.
    Karakter tė ashpėr morėn ngjarjet nė rrethet e Mitrovicės, ku mė 30 mars u pėrqendruan 2 000 - 3 000 kryengritės, tė cilėt, ashtu si nė Kuvendin e Drenicės, protestuan kundėr “reformave qė po dėmtonin interesat e atdheut”. Ngjarjet e Mitrovicės e ndėrlikuan gjendjen nė Kosovė e nė gjithė Rumelinė dhe e vunė Stambollin nėn trysninė e Fuqive tė Mėdha, sidomos tė Rusisė, e cila, nėpėrmjet ministrit tė Punėve tė Jashtme Zinovjev, disa herė kėrkoi nga Porta e Lartė tė shtypte me forcė qėndresėn e shqiptarėve. Konsulli rus nė Mitrovicė, Shēerbin, nė kundėrshtim me funksionet e tij diplomatike, duke qarkulluar nė llogoret e ushtrisė e tė artilerisė turke, i nxiste ato dhe komandantėt e tyre tė sulmonin sa mė parė shqiptarėt.
    Mė 30 mars 1903 autoritetet osmane, sipas vendimit qė ishte marrė nė Stamboll, urdhėruan garnizonin e Mitrovicės dhe forcat e artilerisė tė sulmonin kryengritėsit. Megjithėse u vunė nėn breshėrinė e predhave tė artilerisė, shqiptarėt u pėrleshėn pėr 2 orė tė tėra me ushtrinė osmane. Mė shumė se 200 shqiptarė mbetėn tė vrarė nė hyrjet e qytetit, ndėrsa forcat e tjera u detyruan tė tėrhiqeshin. Tė nesėrmen, mė 1 prill, u vra nė Mitrovicė gjatė njė ceremonie ushtarake, nga njė ushtar shqiptar, konsulli rus Shēerbin. Atentatori (Ibrahim Gjilani) e quajti konsullin fajtor qė kishte urdhėruar ushtrinė turke tė qėllonte mbi shqiptarėt, bashkatdhetarė tė tij.
    Lėvizja kryengritėse nė Shqipėri kėrcėnonte tė prishte status quo-nė nė Ballkan. Prandaj Rusia dhe Austro-Hungaria, gjatė gjysmės sė parė tė prillit 1903, i kėrkuan disa herė Portės sė Lartė qė, pėr tė shmangur ndėrlikimet nė Ballkan, “tė merrte masat e domosdoshme dhe sa mė energjike kundėr revolucionarėve shqiptarė”, tė shtypte “kryengritjen shqiptare”, siē u quajtėn nė Evropė ngjarjet e marsit tė vitit 1903. Me kėto veprime u bashkuan gjithashtu Gjermania e Franca.
    Nė gjysmėn e dytė tė prillit tė vitit 1903 valiu i Shkupit, Shaqir Pasha, shkoi me 20 batalione ushtarėsh e 8 bateri tė artilerisė nė fillim nė Ferizaj dhe mė pas nė Prizren, ku bėri arrestime tė shumta midis udhėheqėsve tė lėvizjes, tė cilėt u dėrguan pastaj nė Mosull e nė Anadoll. Ushtri tė tjera turke (rreth 18 000 ushtarė), nėn komandėn e Shemsi Pashės, u dyndėn po nė kėtė kohė nė Gjakovė, nė Pejė, nė Mitrovicė e nė Prishtinė, ku u pėrleshėn me forcat kryengritėse vendase.
    Mė 30 prill ushtria osmane, e komanduar nga Omer Ruzhdi Pasha, nga valiu i Kosovės Shaqir Pasha dhe nga Shemsi Pasha, pasi doli nga Gjakova, u ndesh me kryengritėsit nė katundin Skovjan. Gjatė pėrleshjes, qė vazhdoi 12 orė, ushtria turke la shumė tė vrarė e robėr. Pas tėrheqjes sė kryengritėsve nė pllajat pėrreth, ushtria shkatėrroi fshatra tė tėra midis Prizrenit e Gjakovės dhe shkretoi arat e mbjella. Pėrfaqėsuesit e huaj konsullorė nė Kosovė theksojnė nė relacionet e tyre, se dėme tė tilla nuk i ishin bėrė popullsisė sė kėsaj treve qysh nga koha e shtypjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe se pasojat e tyre shqiptarėt do t“i ndienin pėr shumė kohė.
    Nė ditėt e para tė majit ushtria osmane shtypi edhe vatrėn e fundit tė qėndresės sė shqiptarėve, Pejėn. Mė 3 maj sulltani e njoftoi Zinovjevin, qė kėrkonte informata tė vazhdueshme pėr veprimet e ushtrisė nė Shqipėri, se trupat turke morėn edhe Pejėn. Vetėm nė Gjakovė e nė Pejė komanda turke arrestoi 47 udhėheqės tė kryengritjes shqiptare. Nė fundin e majit midis Prizrenit, Gjakovės e Pejės ishin pėrqendruar 44 batalione, me 10 bateri artilerie, gjithsej 33 000 ushtarė.
    Gazeta “Drita” shkruante nė atė kohė “pėr egėrsinė e turqve nė Mitrovicė, ku u vranė rreth 300 shqiptarė, pėr ekspeditat ndėshkimore tė Ruzhdi Pashės, Shemsi Pashės etj., qė vranė gra, pleq e foshnja dhe ēuan nė internim qindra shqiptarė”. Nė njė thirrje qė kjo gazetė u drejtonte shteteve tė Evropės nė mars tė vitit 1903, kėrkonte qė tė zbatoheshin nė Shqipėri reforma tė tilla, tė cilat tė siguronin njohjen zyrtare tė kombėsisė shqiptare, hapjen e shkollave nė gjuhėn shqipe dhe futjen e saj nė ceremonitė fetare nė kisha, amnisti pėr tė burgosurit politikė, emėrimin e njė pėrfaqėsuesi tė popullsisė shqiptare nė komisionin e reformave etj.
    Reformat e parashikuara nga projekti austro-rus i shkurtit tė 1903, nuk kėnaqėn as popullsinė maqedone. Pėr mė tepėr, Porta po e zvarriste zbatimin e tyre. Ndėrkaq, nė Maqedoni gjendja e popullsisė u bė e padurueshme dhe i dha shkas shpėrthimit tė kryengritjes nė pranverėn e vitit 1903, qė u pėrhap nė disa qendra (nė rrethet e Ohrit, Kosturit, Serezit etj.) ku, bashkė me banorėt vendės, luftuan kundėr ushtrisė osmane edhe ēetat e armatosura, tė dėrguara nga Bullgaria dhe tė organizuara nga komitetet bullgaro-maqedone. Me gjithė masat e egra tė terrorit qeveria osmane nuk mundi ta likujdonte lėvizjen ēlirimtare tė popullsisė sllave-maqedone. Mė 2 gusht tė vitit 1903, shpėrtheu nė rrethinat e Manastirit, Kryengritja e Ilindenit (dita e Shėn Ilisė), qė shpalli si qellim kryesor ēlirimin e popullit maqedon nga robėria osmane. Po nė kėtė ditė u ēlirua qyteti i Krushevės, ku u shpall edhe Republika e Krushevės, kryetar i sė cilės u caktua Nikolla Karev, komandant i shtabit tė kryengritjes nė kėtė qytet. Mė pas kryengritja u shtri nė Traki, nė vilajetin e Selanikut dhe vijoi 3 muaj, deri nė fund tė tetorit.
    Kryengritja u pėrkrah nga popullsia shqiptare e trevave lindore, e Krushevės me rrethinat e saj, nga popullsia shqiptare e Shkupit, e Tetovės, e Gostivarit, e Dibrės, dhe e Strugės. Ndėrsa atdhetarėt shqiptarė tė Manastirit, tė Prespės, tė Strugės, tė Pogradecit dhe tė qendrave tė tjera, furnizuan ēetat maqedone me armė e me municione. Njė bashkėpunim i ngushtė u vendos ndėrmjet ēetave shqiptare dhe kryengritėsve maqedonė. Ata u ndihmuan edhe nga Themistokli Gėrmenji, qė jetonte nė Manastir e qė mbante lidhje me revolucionarėt maqedonė. Pėr shkak tė kontributit qė dhanė nė Kryengritjen e Ilindenit, shqiptarėt zunė njė vend tė rėndėsishėm edhe nė organet drejtuese qė u krijuan gjatė saj. Kėshtu nga 60 anėtarė tė Kėshillit apo tė Kuvendit tė Republikės sė Krushevės, qė u formua nė kėtė qytet, 20 ishin maqedonė, 20 shqiptarė dhe 20 tė tjerė vllehė. Organi ekzekutiv i kėsaj republike qė doli prej tij si njė lloj qeverie e pėrkohshme pėrbėhej nga 2 maqedonė, 2 shqiptarė (Gjorgji Ēaēi dhe Nikolla Balo), dhe 2 vllehė, gjithsej nga 6 anėtarė. Kryetar i saj ishte shqiptari Vangjel Dino. Edhe Manifesti i Krushevės, qė u shpall nė fillim tė gushtit, u bėnte thirrje tė gjitha kombėsive, e nė radhė tė parė shqiptarėve, qė tė bashkoheshin me kryengritėsit nė luftėn kundėr armikut tė pėrbashkėt, sunduesve osmanė.
    Kryengritja e Ilindenit u shtyp me egėrsinė mė tė madhe nga Porta e Lartė. Ajo hodhi kundėr saj rreth 200 000 ushtarė, tė cilėt bėnė reprezalje tė shumta ndaj kryengritėsve dhe popullsisė, dogjėn e rėnuan fshatra tė tėra.
    Shtypi shqiptar pėrkrahu luftėn ēlirimtare tė popullsisė sllave-maqedone kundėr zgjedhės osmane, dėnoi me zemėrim terrorin turk dhe reformat gjysmake tė sulltanit, tė cilat, sikurse shprehej ai nė artikujt e botuar ato ditė, “i sollėn shkatėrrime, vaj e varfėri popullit tė thjeshtė”. Aty i bėhej thirrje popullit shqiptar qė “tė bashkohej me maqedonėt dhe me ta tė kėrkonte lirinė kundėr armikut tė pėrbashkėt, qeverisė sė sulltanit”.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:20

    Programi i reformave i Myrcshtegut (22 tetor 1903) dhe kryengritjet shqiptare tė vitit 1904

    Kryengritja e Ilindenit dhe shtypja e saj nga ushtritė osmane, u dha shkak Fuqive tė Mėdha tė ndėrhynin pėrsėri nė tė ashtuquajturėn ēėshtje maqedone. Mė 22 tetor 1903 Austro-Hungaria dhe Rusia, qė njiheshin edhe nga Fuqitė e tjera tė Mėdha si shtetet mė tė interesuara nė kėtė zonė, i paraqitėn Portės sė Lartė njė program tjetėr reformash pėr tri tė ashtuquajturat “vilajete maqedone”, qė ishte rezultat i marrėveshjes ndėrmjet perandorit austriak dhe atij rus nė Myrcshteg (Austri). Meqė “Koncerti evropian” shihej si njė mekanizėm mė i ndėrlikuar pėr t’u vėnė nė veprim, Fuqitė e Mėdha parapėlqyen t’u jepnin mandatin pėr reformat Rusisė e tė Austro-Hungarisė.
    Programi i ri u ndėrmor “pėr tė mbrojtur popullsitė krishtere” nga dhuna osmane, ndėrsa qėllimi kryesor i Fuqive tė Mėdha ishte tė shmangnin ēdo mundėsi pėr ērregullime e turbullira (me tė cilat nėnkuptoheshin lėvizjet kryengritėse ēlirimtare nė Turqinė Evropiane) dhe pėr ēdo ndėrhyrje tė Bullgarisė, tė Serbisė, tė Malit tė Zi e tė Greqisė, qė rrezikonte tė cenonte ekuilibrin e vendosur nė kėtė zonė dhe paqen e pėrgjithshme nė Evropė. Nė kushtet e krijuara nė Turqinė Evropiane nė vitin 1903, nuk pėrjashtohej edhe njė mundėsi tjetėr, ajo e njė ndėrhyrjeje ushtarake ruse a austriake, ose e tė dyja fuqive nė kėtė zonė.
    Marrėveshja e Myrcshtegut u quajt nga ministri i Punėve tė Jashtme tė Austro-Hungarisė, Golluhovski, “njė aleancė e pėrzemėrt” ndėrmjet dy vendeve, qė kishte pėr qėllim tė ruante status quo-nė nė Ballkan dhe tė siguronte njė zgjidhje paqėsore tė problemeve tė kėsaj zone. Ai deklaroi se kėto dy fuqi nuk synonin tė vendosnin ndonjė ndikim mbizotėrues kėtu por, nė tė njėjtėn kohė, nuk do tė lejonin qė njė gjė tė tillė ta bėnte ndonjė shtet tjetėr.
    Golluhovski pranonte gjithashtu se programi i Myrcshtegut pėrbėnte njė ndėrhyrje tė drejtpėrdrejtė tė Austro-Hungarisė e tė Rusisė nė Turqinė Evropiane, e cila, nėse Porta e Lartė nuk do tė bashkėpunonte me to, do tė vazhdonte dhe mund tė sillte pasoja tė rėnda pėr Perandorinė Osmane. Duke caktuar, sipas kėtij programi, pranė inspektorit tė pėrgjithshėm, Hysen Hilmi pashės, dy nėpunės civilė, njė rus dhe njė austriak, qė do tė vėzhgonin zbatimin e reformave dhe gjendjen nė Maqedoni, Vjena e Peterburgu vinin nėn kontrollin e tyre vilajetet e ashtuquajtura “maqedone”, tė Kosovės, tė Manastirit e tė Selanikut. Projekti parashikonte gjithashtu riorganizimin e xhandarmėrisė, pėr tė cilėn ngarkoheshin si komandant njė gjeneral (qė u vendos tė ishte italian) dhe oficerė tė huaj, si edhe krijimin e komisioneve qė do tė merreshin me shqyrtimin e problemeve politike; kėto komisione do tė pėrbėheshin nga pėrfaqėsues konsullorė tė tė dy fuqive dhe tė popullsisė sė krishtere e myslimane tė tė tri vilajeteve.
    Ndėrkaq, pėr tė shmangur njė ashpėrsim tė mėtejshėm tė kontradiktave ndėrmjet Fuqive tė Mėdha, territori nė tė cilin do tė zbatoheshin reformat u nda nė 5 zona (tė Serezit, tė Dhramės, tė Selanikut, tė Shkupit dhe tė Manastirit), nė ēdonjėrėn prej tė cilave u vendosėn respektivisht oficerėt e huaj, francezė, anglezė, rusė, austriakė dhe italianė.
    Projekti austro-rus i reformave dhe pėrgjithėsisht ndėrhyrjet e huaja nė territoret shqiptare, i dhanė njė shtytje tė re lėvizjes kryengritėse nė Shqipėri. Shqiptarėt u ngritėn pėrsėri kundėr reformave, qė cenonin tėrėsinė territoriale tė atdheut. Pakėnaqėsia e popullsisė u shtua edhe pėr shkak se Porta e Lartė, nė emėr tė reformave, vendosi taksa tė reja dhe dėrgoi nė Shqipėri ushtri tė shumta pėr vjeljen e tyre dhe pėr zbatimin e reformave.
    Ndonėse nuk ishte e organizuar nė pėrmasa kombėtare dhe u zhvillua nė formėn e kryengritjeve lokale, qė nuk udhėhiqeshin nga njė qendėr e vetme, lėvizja shqiptare e vitit 1904, ose siē u quajt qė nė atė kohė kryengritja shqiptare kishte njė objektiv tė pėrbashkėt, ishte drejtuar kundėr zgjedhės osmane e ndėrhyrjeve tė reja, qė Fuqitė e Mėdha ndėrmorėn nė Shqipėri nė fund tė vitit 1903 dhe nė fillim tė vitit 1904. Edhe kėrkesat qė kryengritėsit parashtruan nė vatrat e ndryshme tė saj ishin tė njėjta dhe pėrgjithėsisht kishin karakter kombėtar, synonin tė siguronin autonominė e Shqipėrisė. Revista “Albania” (Londėr, 1904) e Faik Konicės botoi nė numrin 2 tė saj programin e kryengritjes, ku rendiste, pėrveē ēėshtjeve tė tilla si kundėrshtimi i zbatimit tė reformave, tėrheqja e ushtrisė osmane nga Kosova dhe lirimi i tė burgosurve politikė, edhe ēėshtjen e autonomisė ose tė “veturdhėrimit” tė Shqipėrisė, nėn sovranitetin e sulltanit. Kėrkesėn e formimit tė njė Shqipėrie autonome nėpėrmjet bashkimit tė vilajeteve tė Kosovės, tė Shkodrės, tė Manastririt e tė Janinės, ia atribuon kryengritjes shqiptare tė vitit 1904 edhe autori serb Pavėl Orloviē, nė punimin e tij “Serbia e Vjetėr dhe shqiptarėt” (“Stara Serbija i arbanasi”, Beograd, 1904).
    Nė shkurt tė vitit 1904 kryengritja pėrfshiu Gjakovėn, Pejėn, Lumėn, Rekėn, rrethet e Mitrovicės dhe qendra tė tjera. Vatra kryesore e saj u bė Gjakova, nė rrethet e sė cilės nė fillim tė shkurtit u grumbulluan 5 000-6 000 kryengritės, tė drejtuar nga Sulejman Batusha, qė sulmuan garnizonin dhe u pėrpoqėn tė hynin nė qytet. Me kryengritėsit gjakovarė u bashkua shumė shpejt popullsia e Pejės, qė lidhi besėn me ta. Edhe mirditorėt u treguan tė gatshėm tė niseshin pėr nė Gjakovė e Pejė pėr tė ndihmuar bashkatdhetarėt e tyre kosovarė.
    Pėr tė shtypur lėvizjen qeveria turke dėrgoi forca tė mėdha ushtarake, tė komanduara nga Shemsi Pasha i njohur pėr egėrsinė e tij kundėr shqiptarėve. Vetėm nė Gjakovė u dėrguan 10 batalione, me artileri fushore e malore, tė cilat mė 12 shkurt u ndeshėn nė veriperėndim tė kėtij qyteti, nė katundin Batushė, me 2 000 kryengritės, qė i shkaktuan humbje ushtrisė osmane tė Shemsi Pashės dhe e gozhduan atė nė vend. Veprimet luftarake u shoqėruan me mbledhjen me forcė tė taksave nga popullsia dhe me shkatėrrimin e fshatrave tė tėra tė kėsaj treve.
    Mė 21 shkurt u hodh nė kryengritje popullsia e qytetit tė Pejės, qė rrėmbeu armėt dhe iu kundėrvu ushtrisė osmane, ndėrsa orvatjet e bajraktarėve tė Rugovės pėr tė bashkuar popullsinė e kėsaj zone me kryengritėsit e Pejės u penguan pėr njė kohė nga komanda ushtarake osmane. Ndėrkaq Porta e Lartė hodhi kundėr kryengritėsve ushtri tė tjera, gjithsej 25 batalione, qė drejtoheshin nga vetė valiu i Kosovės, Shaqir Pasha.
    Nė fillim tė marsit kryengritja u shtri nė sanxhakun e Prizrenit dhe sidomos nė kazanė e Lumės, ku nė krye tė lėvizjes u vu Ramadan Zaskoku, ish-kapiten i xhandarmėrisė. Me disa ndėrprerje kryengritja vazhdoi deri nė vjeshtėn e vitit 1904.
    Gjatė muajve mars-prill u pėrfshi nė lėvizje edhe Mitrovica me rrethina, qė u bė qendėr e mbledhjeve tė fshehta pėr organizimin e qėndresės kundėr reformave dhe kundėr ēarmatimit tė shqiptarėve. Pėrfaqėsuesit e popullsisė sė Mitrovicės hynė nė lidhje me shqiptarėt e Prishtinės, tė Vuēiternės, tė Gjilanit dhe tė Pazarit tė Ri (Novi Pazarit) pėr tė vendosur njė qėndrim tė pėrbashkėt lidhur me reformat.
    Mė 30 qershor u dėrgua nė Pejė valiu i Kosovės, Shaqir Pasha. Gjatė bisedimeve qė zhvilloi me pėrfaqėsuesit e 2 000 kryengritėsve tė mbledhur nė kėtė qytet, krerėt shqiptarė kėrkuan, krahas lehtėsirave nė vjeljen e taksave, edhe lirimin e gjithė tė burgosurve politikė, tė arrestuar pėr shkak tė pjesėmarrjes nė kryengritjen kundėrosmane. Valiu u premtoi shqiptarėve se do tė plotėsonte kėrkesat e tyre.
    Nė gusht-shtator tė vitit 1904, pas njė rėnieje tė pėrkohshme, u rigjallėrua qėndresa e armatosur nė krahinat midis Pejės, Gjakovės e Prizrenit. Nė gusht lumjanėt sulmuan Prizrenin dhe e shtinė nė dorė, ndėrsa nė shtator kryengritėsit morėn Pejėn. Pėr tė shtypur kryengritjen shqiptare u dėrguan nė rajonin e Prizrenit forca tė reja ushtarake, rreth 5 batalione, por ato nuk qenė tė mjaftueshme pėr tė vendosur qetėsinė nė kėtė trevė. Mė 8 shtator shkoi nė Prizren valiu Shaqir Pasha, i cili u premtoi shqiptarėve se do tė plotėsonte kėrkesėn pėr tė liruar kryengritėsit e arrestuar, do t“u jepte krerėve grada e pensione, por nuk pranoi tė anulonte reformat nė gjykata, nė xhandarmėri dhe nė polici. Pas kėsaj, nė fund tė shtatorit, kryengritėsit u tėrhoqėn nga Prizreni e Peja dhe u shpėrndanė.
    Megjithėse u shtypėn, kryengritjet shqiptare tė viteve 1903-1904 i detyruan Fuqitė e Mėdha tė bėnin ndryshime nė caktimin e zonave ku do tė zbatoheshin reformat. Qysh nė janar tė vitit 1904 Komisioni Ushtarak Ndėrkombėtar, i ngarkuar pėr tė caktuar territoret ku do tė zbatoheshin reformat, shqyrtoi ēėshtjen e organizimit tė njė sanxhaku shqiptar nė vilajetin e Kosovės, i cili do tė pėrjashtohej nga zona e reformave dhe do tė pėrbėhej nga rrethet ku shqiptarėt pėrbėnin shumicėn dėrrmuese tė popullsisė, do tė shtrihej nga Kaēaniku nė jug e deri nė Kollashin nė veri, duke pėrfshirė edhe Pazarin e Ri e Plevlėn. Formimi i njė sanxhaku tė tillė shqiptar do tė sillte njohjen zyrtare nga Fuqitė e Mėdha tė pėrkatėsisė etnike shqiptare tė shumicės sė territoreve tė vilajetit tė Kosovės, qė binte ndesh me pretendimet e Beogradit pėr “Kosovėn si tokė serbe”. Pas protestave qė Serbia dhe posaēėrisht N. Pashiēi bėri pranė Peterburgut, pėrfaqėsuesi i Rusisė nė Komisionin e reformave, i pėrkrahur edhe nga ai i Italisė, arritėn tė mėnjanonin organizimin e sanxhakut shqiptar tė Kosovės.
    Pas kėsaj Austro-Hungaria kėrkoi qė nga reformat tė pėrjashtoheshin jo vetėm vilajeti i Shkodrės dhe ai i Janinės, por edhe tokat shqiptare tė vilajeteve tė Kosovės e tė Manastirit. Ky propozim u bė si rrjedhim i qėndresės sė shqiptarėve, por edhe pėr shkak tė synimeve tė Vjenės pėr tė parandaluar ndėrhyrjen e partnerėve tė saj (sidomos tė Italisė) nė kėto territore tė Shqipėrisė. Si pasojė, Komisioni Ushtarak Ndėrkombėtar vendosi, nė shkurt tė vitit 1904, tė pėrjashtoheshin pėrkohėsisht nga reformat krahinat perėndimore tė vilajeteve tė Manastirit e tė Kosovės, nė tė cilat shqiptarėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė; bėhej fjalė pikėrisht pėr sanxhakun e Korēės (me pėrjashtim tė kazasė sė Kosturit), pėr sanxhakun e Elbasanit, pėr pjesėn perėndimore tė kazasė sė Ohrit, pėr gjithė sanxhakun e Dibrės, pėr atė tė Prizrenit, pėr pjesėn jugore e perėndimore tė sanxhakut tė Pejės dhe pėr kazatė e Plevlies e tė Senicės nė sanxhakun e Pazarit tė Ri. Gjatė zbatimit tė reformave u la jashtė tyre dhe nuk u pėrfshi nė asnjėrėn prej zonave tė Fuqive tė Mėdha edhe sanxhaku i Prishtinės, njė nga mė tė mėdhenjtė e vilajetit tė Kosovės, ku shumica dėrrmuese e popullsisė ishte gjithashtu shqiptare. Ky ishte nė tė vėrtetė njė pranim (ndonėse jo i drejtpėrdrejtė) nga Fuqitė e Mėdha i karakterit etnik shqiptar tė tė gjitha kėtyre territoreve, (domethėnė tė vilajetit tė Kosovės dhe tė krahinave perėndimore tė vilajetit tė Manastirit) qė shėnoi njėherazi njė fitore tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:21

    2. KOMITETET “PĖR LIRINĖ E SHQIPĖRISĖ”.
    LUFTA E ARMATOSUR E ĒETAVE
    (1905-1908)

    Themelimi i komiteteve “Pėr lirinė e Shqipėrisė” dhe programi i tyre (1905)

    Nė vitin 1905 lėvizja kombėtare filloi tė merrte forma tė reja organizimi, qė u pėrcaktuan si nga nevojat e brendshme tė zhvillimit tė saj, ashtu edhe nga rrethanat e jashtme tė krijuara nė Ballkan e nė mėnyrė tė veēantė nė Turqinė evropiane pas marrėveshjes sė Myrcshtegut.
    Vendimet e Myrcshtegut nuk arritėn tė mėnjanonin pėrfundimisht kundėrthėniet ndėrmjet shteteve evropiane pėr ndikimin nė Ballkan, sidomos rivalitetin italo-austriak nė Shqipėri. Roma nuk mund tė pajtohej me epėrsinė qė Vjena siguroi, sė bashku me Rusinė, nė aksionin e reformave nė Maqedoni. Nė takimet e ministrave tė Jashtėm tė tė dy vendeve (nė Abacie tė Italisė nė prill 1904 dhe nė Venecie nė prill 1905), Vjena e Roma ripohuan se do tė ruanin status quo-nė nė Ballkan. Lidhur me ēėshtjen shqiptare, nė takimin e Venecies tė dyja palėt arritėn nė pėrfundimin qė, nė rast se zhvillimi i ngjarjeve do ta bėnte tė pamundur ruajtjen e status quo-sė dhe do tė vendosej njė organizim i ri nė Maqedoni (me tė cilėn nėnkuptonin vilajetet e Selanikut, tė Manastirit e tė Kosovės), viset e banuara nga popullsia shqiptare (qė u pėrjashtuan nė vitin 1904 nga reformat) do tė veēoheshin prej saj dhe do tė bashkoheshin me vilajetet e Shkodrės e tė Janinės pėr tė formuar njė njėsi tė vetme (territoriale) me to.
    Ky orientim i Italisė dhe i Austro-Hungarisė shkaktoi shqetėsime nė qarqet politike drejtuese tė Beogradit e tė Sofjes. Nė prill tė vitit 1904 u lidh Traktati i Aleancės ndėrmjet Serbisė e Bullgarisė pėr ndarjen e territoreve shqiptare e maqedone tė Turqisė Evropiane, qė do tė kryhej me arbitrazhin e Rusisė.
    Shtetet ballkanike u nxitėn pėr tė ndėrhyrė nė Turqinė Evropiane edhe nga nyja 3 e marrėveshjes sė Myrcshtegut, sipas sė cilės Turqisė i kėrkohej qė, pasi tė qetėsohej gjendja nė kėtė zonė, tė bėnte ndryshime nė kufijtė territorialė tė njėsive administrative pėr tė siguruar “njė grupim mė tė mirė dhe mė tė rregullt tė kombėsive tė ndryshme”. Kjo kėrkesė, e cila nė parim ishte e drejtė, u bė burim konfliktesh tė reja ndėrmjet qeverive ballkanike dhe forcave politike tė kombėsive tė krishtere nė Turqinė Evropiane.
    Serbia, Bullgaria e Greqia filluan tė botonin statistika tė tilla pėr pėrbėrjen etnike tė popullsisė sė tė ashtuquajturave vilajete maqedone, tė cilat e shtrembėronin gjendjen reale dhe mund tė shėrbenin si mbėshtetje pėr pretendimet e tyre territoriale. Krejt tė pavėrteta e tendencioze paraqiteshin tė dhėnat pėr popullsinė e vilajeteve shqiptare tė Kosovės, tė Manastirit dhe tė Janinės, nė tė cilat secili prej shteteve fqinje pretendonte se kishte shumicėn e banorėve. U shtua veprimtaria e komiteteve dhe e bandave tė hedhura nga Bullgaria, nga Serbia e nga Greqia nė Turqinė Evropiane, qė rifilluan pėrleshjet e pėrgjakshme ndėrmjet tyre dhe ushtruan trysni mbi popullsitė e kėsaj treve pėr tė ndėrruar me forcė karakterin e tyre etnik dhe pėr tė zgjeruar hapėsirėn territoriale tė kombėsive serbe, bullgare e greke; ato synonin tė siguronin nė kėtė mėnyrė, kur tė zbatohej nyja 3 e vendimeve tė Myrcshtegut, sanksionimin e kėtyre ndryshimeve nga ana e Fuqive tė Mėdha.
    Bandat vepronin sidomos nė vilajetin e Selanikut, nė sanxhakun e Shkupit tė vilajetit tė Kosovės, nė sanxhakun e Manastirit, nė sanxhakun e Korēės dhe nė pjesėn jugore tė vilajetit tė Janinės, nė kufi me Greqinė. Sipas tė dhėnave zyrtare osmane, gjatė viteve 1905-1907 bandat vrisnin ēdo vit nė kėta sanxhakė mė shumė se 1 800 veta, njė pjesė e mirė e tė cilėve ishin banorė tė pafajshėm tė atyre trevave. Nė kėto territore i takonte mesatarisht njė i vrarė nė 1 500 frymė.
    Njė kėrcėnim tė drejtpėrdrejtė pėr shqiptarėt pėrbėnin bandat greke, qė filluan tė vepronin nė shkallė mė tė gjerė nė vitet 1904-1908, sidomos nė vilajetin e Janinės, ku u pėrpoqėn me anė tė terrorit e tė propagandės panheleniste, nė tė cilėn qenė angazhuar edhe dhespotėt grekė tė kėsaj treve, tė largonin popullsinė e Shqipėrisė sė Jugut nga lėvizja kombėtare. Bandat greke ishin autore tė veprave tė shumta terroriste qė ndodhnin nė vilajetin e Janinės, ndėrsa nė shkurt tė vitit 1905 njė ēetė greke prej 40 vetash masakroi nė mėnyrėn mė barbare, nė fshatin Negovan, priftin e poetin atdhetar Papa Kristo Negovani, sė bashku me disa bashkėfshatarė tė tij, sepse pėrhapnin shkrimin shqip dhe idetė kombėtare nė pėrgjithėsi. Ky krim shkaktoi njė zemėrim tė thellė jo vetėm tek intelektualėt atdhetarė, por edhe te populli shqiptar nė pėrgjithėsi, qė e quante kėtė veprim si njė sulm tė hapur dhe tė organizuar tė qarqeve politike greke kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
    Nė rrethana tė tilla, pėrjashtimi nga reformat i pjesės mė tė madhe tė tokave shqiptare tė vilajeteve tė Kosovės e tė Manastirit, si edhe i tė gjithė vilajetit tė Shkodrės dhe tė Janinės, nuk qe i mjaftueshėm pėr tė siguruar tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Rritja e ndikimit tė ideve tė ēlirimit kombėtar, tė propaganduara nga qarqet atdhetare brenda vendit, si edhe nevoja e vetėmbrojtjes nga ndėrhyrjet e shteteve fqinje dhe nga terrori i bandave tė tyre nė tokat shqiptare, bėnė tė domosdoshėm riorganizimin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare mbi themele tė reja. U shtrua kėshtu si njė nevojė e ngutshme formimi, sipas shembullit tė popujve tė Evropės e tė Ballkanit, i njė organizate politike tė fshehtė, qendrore dhe tė pėrgjithshme, qė tė bashkėrendiste veprimet e tė gjitha shoqėrive dhe tė atdhetarėve sipas njė programi tė njėjtė, tė ripohonte me rrugėn e luftės sė armatosur e tė organizuar tė drejtat e kombit shqiptar nė trojet e veta dhe t’i detyronte Turqinė dhe shtetet evropiane t’i njihte ato.
    Nė lėvizjen kombėtare kishte filluar tani tė aktivizohej dhe tė ushtronte ndikim tė fuqishėm njė brez i tėrė atdhetarėsh me pikėpamje radikale, qė ishin kryesisht intelektualė, gazetarė e botues tė organeve tė shtypit shqiptar, mėsues tė shkollave turke, nėpunės tė aparatit shtetėror, njerėz tė profesioneve tė ndryshme, qė rridhnin nga borgjezia e nga bejlerėt patriotė, por edhe nga borgjezia e vogėl e qytetit dhe e fshatit, nga vegjėlia, siē shprehej shtypi i kohės. Pėrfaqėsuesit e kėtij brezi intelektualėsh morėn kėtė herė nismėn pėr krijimin e njė organizate tė fshehtė. Pas takimeve e diskutimeve qė atdhetarėt shqiptarė bėnė nė Dibėr, nė Elbasan, nė Tiranė e nė qytete tė tjera, nė nėntor tė vitit 1905, me nismėn dhe nėn kryesinė e patriotit Bajram (Bajo) Topulli, nėndrejtor i gjimnazit turk tė Manastirit, u formua kėtu komiteti i fshehtė shqiptar me emrin “Pėr lirinė e Shqipėrisė”, qė shėnoi fillimin e njė organizate tė pėrgjithshme kombėtare. Themelues e anėtarė tė tij ishin gjithashtu Halit Bėrzeshta, kolonel dhe shef i shėrbimit farmaceutik tė Korparmatės III, Fehim Zavalani, pronar, Sejfi Vllamasi (Novosela), veteriner i qytetit tė Manastirit, Gjergj Qiriazi, pėrkthyes i konsullatės austriake nė atė qytet dhe Jashar Bitincka, mėsues gjimnazi.
    Komiteti doli me programin e vet politik, i cili u pėrgjigjej kėrkesave tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė atė periudhė. Sipas statutit (kanonizmės) tė Komitetit, botuar nė Sofje, qėllimi i organizatės ishte “tė ngjallurit e Shqipėrisė duke mbjellė vėllazėrimin, dashurinė, bashkimin; duke pėrhapur udhėn e qytetėrimit me anė tė librave qė do tė shtypeshin; duke dėrguar njerėz nėpėr gjithė anėt e Shqipėrisė qė tė mbjellin kėto mendime; duke mbajtur njerėz maleve qė tė ndihnin nė ēdo mėnyrė pėr qėllime tė komitetit edhe duke pėrdorur ēdo vegėl pėr mbrothėsinė e kombit dhe tė shpėtuarit nga zgjedha dhe errėsira nė tė cilėn gjendet sot”.
    Statuti pėrmbante qėllimet mė tė pėrgjithshme tė Komitetit “Pėr lirinė e Shqipėrisė”. Por, siē dėshmojnė tė dhėnat e tjera dokumentare, organizata e re shtroi si synim themelor dhe mė tė fundit ēlirimin e Shqipėrisė nga robėria osmane. Si detyra mė tė afėrta vlerėsoheshin bashkimi i tė gjitha forcave tė kombit pėr “mbrojtjen e atdheut shqiptar nga rreziku i jashtėm qė i kanosej” nė atė periudhė, “njohja e shqiptarėve si komb i veēantė dhe e gjuhės shqipe si gjuhė kombėtare (zyrtare)”, futja e saj nė institucionet shtetėrore e nė shkollat (mėsonjėtoret) e gjithė Shqipėrisė, emėrimi nė vend vetėm i nėpunėsve shqiptarė etj. Si mjet kryesor pėr plotėsimin e kėtyre kėrkesave u quajt, pėrveē propagandės kombėtare, krijimi i ēetave atdhetare dhe lufta e tyre e armatosur. Sipas kanonizmės, Komiteti parashikonte tė krijonte njė organizatė tė gjerė ku tė merrnin pjesė atdhetarėt e vėrtetė shqiptarė, burra e gra. Pėr tė shtrirė veprimtarinė e tij nė tėrė vendin, Komiteti i Manastirit, qė u quajt Komiteti Qendror, dėrgoi pėrfaqėsues nė krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Veriut, tė Mesme e tė Jugut. Ai vendosi lidhje me dhjetėra atdhetarė shqiptarė tė viseve tė ndryshme tė Shqipėrisė, myslimanė e tė krishterė, qė pėrkrahėn programin e tij kombėtar.
    Nė fillim tė vitit 1906 ishin krijuar komitete lokale ose degė tė Komitetit nė mjaft qendra tė Shqipėrisė, si nė Shkup, Pejė, Gjakovė (ku bėnte pjesė edhe Bajram Curri), Prishtinė, Tetovė, Dibėr e nė vende tė tjera. Ndihmesė tė veēantė pėr ngritjen e degėve tė Komitetit nė vilajetin e Kosovės dha Idriz Gjakova (Soroviēi), qė ishte dėrguar atje nga Komiteti i Manastirit. Komiteti punoi gjithashtu pėr ngritjen e degėve tė veta nė qytetet e vilajetit tė Janinės. Nė pranverėn e vitit 1906 njė komitet i tillė vepronte nė Janinė, i cili, siē theksohej nė dokumentet e administratės osmane, qe themeluar me nismėn e atdhetarėve tė viseve tė Shqipėrisė Perėndimore dhe kishte bėrė pėrparime tė shumta nė kėtė trevė tė Shqipėrisė.
    Nė mars-prill tė vitit 1906, Komiteti i Manastirit kishte vendosur marrėdhėnie me shoqėritė patriotike jashtė atdheut, veēanėrisht me ato tė Bukureshtit e tė Sofjes, tė cilat pėrkrahėn programin dhe veprimtarinė e tij.
    Krahas librave e gazetave shqipe qė sillte nga kolonitė e Sofjes dhe tė Bukureshtit, Komiteti i Manastirit shpėrndau nė pranverėn e vitit 1906, nė qendrat mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė sė Veriut, tė Mesme e tė Jugut qarkore, nė tė cilat bėhej fjalė pėr synimet e tij pėr tė siguruar autonominė, madje edhe pavarėsinė e Shqipėrisė. “Ne, - thuhej nė njė nga kėto akte tė Komitetit, - jemi njė popull prej mė tepėr se 2 500 000 frymėsh, ndaj nuk duhet tė privohemi nga kjo e drejtė”.
    Pėr tė siguruar mbėshtetjen e njė Fuqie tė Madhe, sikurse ishte Austro-Hungaria, drejtuesit e Komitetit “Pėr lirinė e Shqipėrisė”, nėpėrmjet konsullatės sė saj nė Manastir, kėrkuan nga Vjena qė t’u jepte ndihmė materiale dhe pėrgjithėsisht tė pėrkrahte veprimtarinė e tyre politike. Nė pajtim me udhėzimet qė Golluhovski, ministėr i Punėve tė Jashtme, u dha konsullatave austriake nė Shqipėri, nė prill tė vitit 1906, kėto, “pėr shkak tė qėllimeve revolucionare tė Komitetit”, mbajtėn njė qėndrim tė rezervuar dhe mjaft tė kujdesshėm ndaj tij. Ndėrkaq, Vjena pėrkrahu programin kulturor tė Komitetit, i premtoi ndihma financiare pėr tė ngritur shkolla, pėr tė paguar trupėn mėsimore, pėr tė botuar libra shqip, pėr tė mbajtur shkollėn e vajzave nė Korēė dhe pėr tė shtuar numrin e nxėnėseve tė saj. Por nė tė njėjtėn kohė i kėrkoi Komitetit qė “tė mos dilte nga caqet e rrugės paqėsore dhe tė mos pėrdorte mjetet e dhunės”.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:21

    Qėndresa e armatosur kundėrosmane e viteve 1905-1907. Ngjarjet e Kurbinit

    Me gjithė punėn propagandistike dhe organizative, komitetet “Pėr lirinė e Shqipėrisė” nuk arritėn tė pėrqendronin nė duart e veta udhėheqjen e lėvizjes nė tėrė vendin. Nė mjaft krahina, e sidomos nė vilajetin e Kosovės, vijuan lėvizjet spontane popullore kundėr zgjedhės osmane. Qysh nė mars-prill tė vitit 1905 ngriti krye popullsia e Pejės, e Gjakovės, e Lumės dhe e Mitrovicės, qė nuk pranoi tė paguante taksėn mbi bagėtinė dhe kėrkoi nga Porta e Lartė “tė lironte tė internuarit politikė, tė dėrguar nė Azinė e Vogėl dhe tė mos lejonte tė huajt tė pėrziheshin nė atdheun e tyre, nė Shqipėri”.
    Nė dhjetor tė vitit 1905 e nė fillim tė vitit 1906 qėndresa kundėrosmane mori pėrmasa tė reja, pėrfshiu Prizrenin me rrethina. Nė mesin e janarit tė vitit 1906 vetėm nė Gjakovė qenė grumbulluar 2 000 burra tė armatosur. Kryengritėsit vijuan tė kėmbėngulnin pėr lirimin e shqiptarėve tė internuar gjatė lėvizjes sė viteve 1903-1905 dhe kundėrshtuan reformat qė do t’i hapnin rrugėn copėtimit tė atdheut. Popullsia shpresonte gjithashtu se Prizreni do tė bėhej kryeqendėr e provincės qė pritej tė formohej nga territoret thjesht shqiptare tė vilajetit tė Kosovės tė pėrjashtuara nga reformat. Shpallja nga Porta e Lartė (nė fundin e janarit tė vitit 1906) e amnistisė pėr tė internuarit politikė, qė ishin nga Peja, Gjakova, Prizreni e Luma, e qetėsoi pėrkohėsisht gjendjen nė Kosovė.
    Nė pranverėn e vitit 1906 lėvizja kryengritėse pėrfshiu pėrsėri Kosovėn, nė fillim Pejėn e Gjakovėn, pėr t’u shtrirė mė pas nė Vuēiternė, nė Drenicė, nė Llap dhe nė Plavė e Guci, ku popullsia kundėrshtoi tė paguante taksat pėr bagėtinė, pėr arsimin dhe pėr blerjen e armatimeve pėr ushtrinė osmane. Karakter tė ashpėr morėn ngjarjet nė Pejė. Gjatė pėrleshjeve tė pėrgjakshme, qė u zhvilluan nė muajin mars nė kazanė e Pejės ndėrmjet kryengritėsve e trupave osmane, pati mė shumė se 50 tė vrarė dhe 200 tė plagosur nga tė dyja palėt. Nė prill kryengritėsit mbyllėn rrugėn midis Prizrenit e Pejės. Ngjarje tė njėjta ndodhėn nė sanxhakun e Prishtinės e veēanėrisht nė Vuēiternė, ku popullsia e fshatrave tė tėra (nė mars tė vitit 1906) u ngrit kundėr taksave tė reja. Gjendja nė Vuēiternė u qetėsua vetėm kur Porta e Lartė, pas ndėrhyrjes pranė saj tė Isa Boletinit (qė nė atė kohė ishte kthyer nga internimi), premtoi se do tė hiqte dorė nga vjelja e taksave tė reja.
    Nė gusht tė vitit 1906 popullsia e Drenicės dhe e fshatrave pėrreth, qė vareshin nga kazaja e Vuēiternės, ngriti krye e protestoi kundėr vjeljes sė taksave pėr arsimin publik dhe pėr blerjen e armatimeve. Drenicarėt u kumtuan autoriteteve osmane se ata nuk do t’i shlyente kėto detyrime, derisa qeveria nuk pranonte tė fuste arsimin nė gjuhėn shqipe, ndėrsa armėt i pėrdorte kundėr shqiptarėve. Porta e Lartė pėr tė shtypur lėvizjen nė Drenicė dėrgoi forca tė reja ushtarake, tė komanduara nga kolonel Hasan Beu, me tė cilin u bashkua mė pas edhe Shemsi Pasha, qė nuk ngurroi tė pėrdorte topat kundėr kryengritėsve drenicarė, duke vrarė rreth 50 veta e duke plagosur 60 tė tjerė.
    Nė pranverėn e nė verėn e vitit 1906 pakėnaqėsia nė Shqipėri ishte bėrė e pėrgjithshme. Nė vitet 1906-1907 u zhvillua qėndresa e popullsisė sė Krujės dhe e fshatrave tė Kurbinit kundėr zgjedhės fiskale osmane. Duke qenė nė gjendje tė mjerueshme ekonomike, popullsia e kėtyre rretheve nuk pranoi tė paguante taksėn pėr bagėtinė, pėr shėrbimin ushtarak (bedel-i askerie), si dhe detyrimin e tė dhjetės, qė qeveria turke po kėmbėngulte t’i vilte qysh nė vjeshtėn e vitit 1905. Ky vendim u mor nė mbledhjen qė pėrfaqėsuesit e parisė e tė vegjėlisė sė popullsisė katolike tė Kurbinit mbajtėn nė gusht tė vitit 1906 nė katundin Delbinisht, ku morėn pjesė edhe dom Nikollė Kaēorri e at Shtjefėn Gjeēovi. Me kurbinasit u bashkuan banorėt e Kthellės, tė Ranzės, tė Malėsisė sė Lezhės, tė Lurės, tė Bregut tė Matit, si edhe popullsia myslimane e Krujės.
    Edhe pse lėvizja kishte karakter paqėsor, valiu i Shkodrės, Sali Zeki pasha, pėr ta detyruar me forcė popullsinė katolike e myslimane tė paguante taksat, nė ditėt e para tė shtatorit tė vitit 1906 dėrgoi nė Kurbin e nė Krujė katėr batalione ushtarėsh, tė pajisur me artileri e tė komanduara nga Shefki Beu, kajmekam i Durrėsit. Kur trupat osmane po u afroheshin fshatrave tė Kurbinit dhe tė Krujės, popullsia e tyre, sidomos gratė e fėmijėt, pėr t’u shpėtuar masakrave u tėrhoq nė male, duke marrė me vete edhe bagėtinė. Kurbinasit u strehuan nė Ranzė, nė Kthellė, nė Malėsinė e Lezhės e nė Mirditė.
    Popullsia e fshatrave katolike ose me shumicėn popullsi katolike (tė Malit tė Bardhė, tė Skurajt, tė Milotit, tė Laēit, tė Zhejės), tė udhėhequr nga Gjin Pjetri, pa marrė parasysh kėshillat e arkipeshkvit tė Durrėsit, imzot Biankit, qė shkoi posaēėrisht nė Delbinisht pėr tė kėrkuar prej tyre tė mos pėrdornin armėt, nė mesin e shtatorit tė vitit 1906, iu kundėrvu ushtrisė osmane nė Skuraj e nė Zhejė, ku u zhvilluan dy pėrleshje tė ashpra qė zgjatėn disa orė, pas tė cilave forcat osmane u detyruan tė tėrhiqeshin.
    Autoritetet osmane, me qėllim qė ta shtypnin mė lehtė lėvizjen, hynė nė fillim nė bisedime me parinė myslimane tė Krujės. Por nė takimin qė u mbajt, nė marrėveshje me kajmakamin e kėsaj kazaje, mė 20 shtator 1906 nė Tallajbe tė Krujės, disa qindra pėrfaqėsues tė popullsisė myslimane tė kėtij qyteti, tė Pezės e tė Ishmit, u rrethuan dhe u goditėn pabesisht nga ushtria osmane, e cila vrau 30 prej tyre, duke pėrfshirė kėtu disa kryepleq tė kėsaj zone, si edhe gra e fėmijė.
    Mė 1 tetor 1906 Shefki Beu, me qėllim qė tė ndante myslimanėt nga katolikėt, filloi bisedimet me parinė e Krujės. Pas masakrės sė 20 shtatorit dhe premtimeve tė autoriteteve osmane pėr tė lehtėsuar banorėt myslimanė nga taksa e bagėtisė, mė 23 tetor gjendja nė Krujė u qetėsua dhe u rivendos autoriteti i administratės turke nė qytet.
    Ndėrkaq lufta vijoi nė fshatrat e Kurbinit, ku popullsia katolike nuk pranoi tė nėnshtrohej. Rreth 700 burra tė armatosur qėndronin pėrballė ushtrisė osmane. Me ta u bashkuan edhe forca tė tjera nga Kthella fqinje, si edhe popullsia e krahinave malore pėrreth, e Milotit, e Rrėshenit, e Pishkashit, e Lurės etj., shumica e sė cilės ishte katolike. Me ndėrmjetėsinė e konsullit austro-hungarez nė Shkodėr, Kral, prifti i Durrėsit Nikollė Kaēori mė 17 tetor 1906 siguroi marrėveshjen me valiun e Shkodrės, sipas sė cilės vendosej njė shumė e kufizuar dhe e caktuar mė parė pėr ēdo kategori taksash. Kjo marrėveshje u pranua edhe nga kurbinasit, por u shkel nga autoritetet osmane, qė vijuan tė kėrkonin vjeljen e plotė tė taksave.
    Mė 26 tetor deri mė 14 nėntor tė vitit 1906 ushtria osmane ndėrmori njė ekspeditė tė re edhe mė tė ashpėr ushtarake, gjatė sė cilės dogji e grabiti shtėpitė e Gegajt, tė Milotit, tė Zhejės, tė Laēit e tė Gjormit dhe shkretoi arat e tyre. Ushtria sulmoi gjithashtu Malėsinė e Lezhės, ku ishin strehuar familjet e kurbinasve.
    Kryengritėsit i bėnė ushtrisė osmane njė qėndresė tė fuqishme, sidomos nė Skuraj ku luftimet zgjatėn disa orė, si edhe te Shkalla e Matit. Pėr tė shmangur shpartallimin e plotė, Shefki Beu, pasi la nė kėto vende disa dhjetėra ushtarė tė vrarė, mė 14 nėntor u tėrhoq nė fushėn e Matit, duke mbajtur vetėm disa pika tė kontrollit tė rrugėve. Kurbinasit, edhe pse tė kėrcėnuar nga tė ftohtit, uria e vdekja, vazhduan tė rezistonin dhe tė qėndronin me familjet e tyre nė male gjatė gjithė dimrit tė 1906-1907-s.
    Ndėrhyrjet e Fuqive tė Mėdha, sidomos ato tė pėrfaqėsuesve austro-hungarezė pranė qeverisė sė Stambollit, pas lutjeve tė pėrsėritura qė popullsia e Kurbinit u bėri atyre nė janar e nė shkurt tė vitit 1907, nuk mbetėn pa rezultat. Por edhe Porta e Lartė, duke parė se me masa terrori nuk po e thyente dot qėndresėn e popullsisė sė Kurbinit dhe se zgjatja e kryengritjes nė kėtė krahinė po ulte prestigjin e saj dhe po u jepte shkas ndėrhyrjeve tė shteteve tė huaja, vendosi t’u bėjė lėshime kurbinasve. Pas bisedimeve, qė zhvilloi nė Shkodėr me pėrfaqėsuesit e kryengritėsve nė fundin e prillit, valiu i ri i kėsaj province, Mustafa Hilmi Pasha, nė ditėt e para tė majit 1907 u premtoi kryengritėsve se sulltani u fal veprimet e tyre tė armatosura, heq taksėn mbi bagėtinė, ul tė gjitha taksat e tjera dhe se qeveria do t’i ndihmonte pėr rindėrtimin e shtėpive tė djegura gjatė ekspeditave ushtarake. Pas kėsaj kurbinasit, qė u siguruan pėr plotėsimin e kėrkesave, u kthyen pėrsėri nė fshatrat e tyre.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:23

    Veprimtaria e ēetave tė armatosura (1906-1908) -1.

    Ndonėse kryengritjet popullore me karakter lokal vazhduan, tipari themelor i lėvizjes kombėtare tė viteve 1905-1908 ishte fillimi i organizimit tė saj nė pėrmasa kombėtare, vendosja e njė drejtimi tė njėjtė, qė realizohej nga komitetet “Pėr lirinė e Shqipėrisė”, si edhe krijimi i ēetave tė armatosura, tė cilat merreshin me pėrhapjen e ideve tė ēlirimit kombėtar dhe me pėrgatitjen e popullit pėr kryengritjen e pėrgjithshme. Komiteti Qendror “Pėr lirinė e Shqipėrisė” hartoi edhe Rregulloren e ēetave (“Udhė-Rrėfenjėsi i Trimave, Komiteti Shqipėrisė”), ku, krahas programit politik kombėtar, pėrcaktoheshin edhe rregullat e organizimit, nga komitetet e pleqėsitė tė zgjedhura prej tyre, tė “trupave tė armatosura”, siē quheshin ēetat nė kėtė dokument. Sipas “Udhė-Rrėfenjėsit”, ēetat do tė pėrhapeshin nė malet e Shqipėrisė, por do tė kishin njėsitė e tyre tė armatosura e tė fshehta edhe nė fshatrat e vendit. Do tė formohej kėshtu njė ushtri kombėtare, e organizuar me komandat e saj dhe e shtrirė nė gjithė vendin, qė do tė bashkonte nė radhėt e saj vullnetarisht gjithė “trimat shqiptarė”, myslimanė e tė krishterė.
    Vendimi pėr tė krijuar ēetat e para si njėsi lufte e tė propagandės kombėtare u mor nga Komiteti i Manastirit nė janar tė vitit 1906. Komiteti, pėr mungesė tė mjeteve financiare, nuk arriti tė armatoste qysh nė fillim, siē e kishte parashikuar, 500 luftėtarė nė radhėt e ēetave. Megjithatė formoi njė varg ēetash, qė vepronin nė vise tė ndryshme tė vendit, sidomos nė Shqipėrinė e Jugut e tė Mesme. Ēeta e parė u krijua nė prillin e vitit 1906 nė Kolonjė tė Korēės, me 20 luftėtarė dhe e komanduar nga Bajram Topulli. Veprimet e saj u shtrinė edhe nė Gorė, Starovė, Bėrzeshtė, Gramsh, Opar e mė pas edhe nė rrethet e vilajetit tė Janinės. Nė Kolonjė u formuan gjithashtu ēetat e komanduara nga Fehim Zavalani e Sali Butka.
    Ēeta tė tjera tė armatosura, qė pėrgjithėsisht ishin tė vogla vepronin nė pranverėn e nė verėn e vitit 1906 nė rrethet e Beratit, tė Devollit, tė Leskovikut e tė Pėrmetit. Nga njė letėr e Bajram Topullit kuptohet se nė maj tė vitit 1906 ndikimi i Komitetit dhe i lėvizjes sė udhėhequr prej tij ishte i gjerė, shtrihej nė Janinė, Gjirokastėr, Berat, Vlorė, Mallakastėr, Myzeqe, Kolonjė, Korēė, Tiranė, Elbasan, Ohėr, Dibėr dhe nė vende tė tjera.
    E shqetėsuar nga veprimtaria propagandistike e ēetave, qeveria turke mobilizoi pėr ndjekjen e tyre ushtarėt rezervistė. Pėrpjekja e parė serioze ndėrmjet ēetave shqiptare dhe ushtrisė turke u bė nė maj tė vitit 1906 afėr Leskovikut.
    Ēetat shqiptare luftonin gjithashtu kundėr bandave tė andartėve grekė, qė persekutonin atdhetarėt shqiptarė dhe pėrgatisnin truallin pėr helenizimin dhe aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut. Pėrkundrejt kėtyre veprimeve dhe veēanėrisht pėr t’u hakmarrė pėr masakrimin e atdhetarit Papa Kristo Negovani e bashkėfshatarėve tė tij, ēeta e Ēerēiz Topullit nė shtator 1906 vrau mitropolitin grek tė Korēės, Fotin, si njė nga nxitėsit e akteve tė dhunshme tė bandave greke nė sanxhakun e Korēės.
    Edhe nė sanxhakėt e nė kazatė e vilajeteve tė Kosovės e tė Manastirit, si nė atė tė Kumanovės, nė fshatrat rreth Shkupit, nė rrethet e Ohrit, tė Manastirit, tė Dibrės etj., gjatė viteve 1905-1906 ishin ngritur ēeta tė armatosura shqiptare, tė cilat, ndonėse nuk ishin tė gjitha tė organizuara nga komitetet “Pėr lirinė e Shqipėrisė”, ndiqnin po ato qėllime atdhetare, mbronin bashkėkombėsit e tyre nga dhuna e bandave serbe e bullgare, qė vepronin nė kėto vise.
    Qeveria turke ra shpejt nė gjurmėt e Komitetit tė Manastirit. Nė urdhrin qė i dėrgoi nė fillim tė prillit komandės ushtarake tė Manastirit, Porta e Lartė theksonte se Komiteti Shqiptar, i formuar nė pjesėn perėndimore tė Shqipėrisė, ka shkuar shumė pėrpara nė veprimtarinė e tij dhe kėrkonte qė tė merreshin informata pėr tė. Nė korrik 1906 ajo ndėrmori masa tė rrepta kundėr anėtarėve dhe pėrkrahėsve tė Komitetit tė Manastirit. Midis tė arrestuarve pati edhe shumė oficerė tė garnizonit ushtarak tė Manastirit dhe nėpunės tė aparatit shtetėror, qė ishin bashkuar me Komitetin. Me urdhėr tė sulltanit, nė fundin e korrikut u arrestua dhe u dėrgua i lidhur nė Stamboll Nafiz Beu nga Ohri, kolonel (lejtnant) i kavalerisė osmane, qė pati shkuar fshehurazi pėr qėllimet e Komitetit nė Manastir, nė Korēė, nė Shkup e nė Tetovė. Nė janar tė vitit 1907 u shpallėn nė gazetėn zyrtare tė vilajetit tė Manastirit emrat e atdhetarėve, qė duhej tė dorėzoheshin e tė arrestoheshin sa mė parė, ndėr tė cilėt ishin Bajo e Ēerēiz Topulli, Beqir Sali Butka, Islam Arifi, Ahmet Zylfiqari, Dervish Ismaili, Fejzo Beu nga Dėshnica, Mersin Abdyli etj.
    Kėto ndjekje tė autoriteteve turke e vėshtirėsuan veprimtarinė e Komitetit tė Manastirit si organ qendror, i detyruan udhėheqėsit e tij ta shpėrngulnin qendrėn e vet nė Bukuresht dhe tė linin nė Manastir njė komitet lokal, qė mbante lidhje me Bukureshtin. Nė nėntor 1906 vėllezėrit Bajram e Ēerēiz Topulli u detyruan tė largoheshin nga atdheu pėr nė Sofje e Bukuresht. Nė Bullgari (Rusēuk) u vendos pas arratisjes edhe Idriz efendi Gjakova.
    Ndėrkaq, veprimtaria e ēetave nuk u ndėrpre. Nė fundin e vitit 1906 u formuan katėr ēeta tė tjera, si ajo e komanduar nga Fejzo Dėshnica (me 8 luftėtarė), qė kaloi nė rrethin e Dibrės, ajo e Riza Beut (me 17 veta), qė vepronte nė Kolonjė, e Apostol Kuēkovės (me 7 veta), qė u hodh nė rrethet e Prespės dhe e Sait Efendiut (me 5 luftėtarė), nė afėrsi tė Korēės.
    Nė Sofje dhe nė Bukuresht, ku qėndruan nga nėntori i vitit 1906 deri nė pranverėn e vitit 1907, Bajo e Ēerēiz Topulli, sė bashku me Nikolla Lakon, tė pėrkrahur nga shoqėritė atdhetare shqiptare e sidomos nga Shahin Kolonja e Kristo Luarasi (nė Sofje), nga Pandeli Evangjeli, Rafael Dako, vėllezėrit Zografi (nė Bukuresht) dhe dr. Ibrahim Temoja (nė Kostancė) mbajtėn njė varg mbledhjesh dhe morėn masat pėr sigurimin e ndihmave financiare pėr luftėn e armatosur tė ēetave nė Shqipėri. Nė prill 1907 Bajram Topulli po pėr kėtė qėllim shkoi nė Paris, ndėrsa nė korrik tė atij viti nė ShBA, ku me ndihmėn e Fan Nolit dhe tė atdhetarėve tė tjerė tė kolonisė shqiptare tė Bostonit mblodhi ndihma pėr Komitetin “Pėr lirinė e Shqipėrisė”. Shoqėritė atdhetare tė Bostonit dhe tė Nju-Jorkut organizuan edhe mitingje proteste kundėr terrorit osman dhe dhunės sė bandave tė andartėve grekė nė Shqipėri. Mjete financiare pėr Komitetin u grumbulluan edhe nė koloninė shqiptare tė Kajros dhe tė Egjiptit nė pėrgjithėsi.
    Formimi i ēetave dhe fillimi i luftės sė organizuar u pėrkrah e u propagandua nė mėnyrė tė veēantė nga organet e shtypit atdhetar shqiptar, si “Drita” (Sofje), “Kombi” (Boston), “Shpnesa e Shqypnisė” (Raguzė-Trieste-Romė) etj. Pėr shkak tė lidhjeve tė redaktorit tė saj, Shahin Kolonja, me Komitetin “Pėr lirinė e Shqipėrisė”, gazeta “Drita” (Sofje) u kthye nė organ tė kėtij Komiteti. Nė dhjetor tė vitit 1906 u botua nė kėtė gazetė artikulli i Ēerēiz Topullit “Ndjenjat e njė mėmėdhetari”, nė tė cilin u bėhej thirrje shqiptarėve “... tė bashkoheshin gegė e toskė, tė krishterė e muhamedanė, tė dalim maleve, tė luftojmė deri nė vdekje, dhe tė bėjmė qė tė dėgjohet zėri i kryengritjes qė nga Preveza e gjer nė kufijtė e Serbisė e tė Malit tė Zi”.
    Megjithatė, jo tė gjithė atdhetarėt shqiptarė mbajtėn tė njėjtin qėndrim ndaj luftės sė armatosur tė ēetave. Kėshtu, nė revistėn “Albania” (Bruksel-Londėr, 1897-1909), drejtuar nga Faik Konica, qė ishte ndėr organet kryesore tė shtypit shqiptar, u botuan disa shkrime (“Mendime tė fundit tė motit”, nr.11, 1902, “Bajo Topulli dhe politika e asasinatėve”, nr.8, 1906), nė tė cilėt kryengritja shqiptare quhej “e kotė dhe e dėmshme”, kėrkohej qė lėvizja kombėtare tė kufizohej nė caqet e njė lėvizjeje kulturore dhe dėnoheshin sidomos atentate tė tilla, siē qe vrasja e mitropolitit grek Foti. Por shkrime tė kėtij lloji, nė tė cilat kundėrshtohej lufta e armatosur e ēetave dhe propagandohej si “udha mė e shkurtėr dhe mė e mbarė pėr ēlirimin e Shqipėrisė” “pėrhapja nė popull e shkrimit dhe e kėndimit shqip, e dijeve dhe diturisė”, u botuan edhe nė organet e tjera tė shtypit shqiptar, duke pėrfshirė edhe gazetėn “Drita” tė Sofjes.
    Nė pranverėn e vitit 1907 Bajo Topulli, pėr tė qetėsuar Vjenėn, e cila nuk ishte e prirur tė pėrkrahte veprimet qė do tė cenonin status quo-nė nė Ballkan, u deklaroi pėrfaqėsuesve tė saj konsullorė se “situata nė Shqipėri ende nuk ishte pjekur pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme”, por pėr ta pėrgatitur atė komitetet “Pėr lirinė e Shqipėrisė” do tė vazhdonin tė organizonin ēeta tė armatosura, tė cilat, megjithatė, nuk do tė ndėrmerrnin akte terroriste dhe do tė merreshin me pėrhapjen e ideve kombėtare te shqiptarėt.
    Nė mars tė atij viti atdhetarėt shqiptarė tė kolonisė sė Sofjes organizuan njė ēetė tjetėr, nėn komandėn e Ēerēiz Topullit, me tė cilin u bashkua shkrimtari atdhetar Mihal Grameno (qė kishte ardhur nga Bukureshti) dhe Idriz Gjakova, qė nė atė kohė ndodhej nė Bullgari. Ēetės iu vu si detyrė, para sė gjithash, tė pėrhapte “ndjenjat kombėtare nė tė gjitha anėt e Shqipėrisė”. Nė prill tė vitit 1907 ēeta u nis nga Italia (Brindizi) dhe zbarkoi nė bregdetin shqiptar, afėr Vlorės. Ajo zhvilloi njė veprimtari tė gjerė propagandistike nė Shqipėrinė e Jugut, sidomos nė krahinat e Gjirokastrės e tė Korēės, pėr t’i ngritur shqiptarėt nė luftė pėr ēlirimin e vendit, shpėrndante flamuj tė Shqipėrisė, fotografi tė Skėnderbeut dhe libra e abetare shqipe, tė sjella nga kolonitė e Bukureshtit e tė Sofjes.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:23

    Veprimtaria e ēetave tė armatosura (1906 - 1908) - 2.

    Mė 1907, krahas me luftėn e ēetave, vijuan lėvizjet popullore nė qytete e fshatra tė ndryshme tė vendit kundėr barrės sė rėndė tė taksave dhe administratės osmane nė pėrgjithėsi. Nė janar ato pėrfshinė sanxhakun e Pazarit tė Ri dhe atė tė Prishtinės, ku dhjetėra fshatra u ngritėn e kėrkuan nga qeveria tė hiqte taksat e nėpunėsit turq, kajmakamėt, komandantėt e xhandarmėrisė etj. Me gjithė pėrpjekjet e autoriteteve osmane pėr tė shtypur lėvizjen, duke pėrdorur njėkohėsisht edhe pėrndjekjet edhe bisedimet me krerėt e shqiptarėve, ajo dora-dorės u pėrhap nė gjithė vilajetin e Kosovės dhe nė pranverė kishte pėrfshirė edhe krahina tė tilla si Llapin, Drenicėn, Mitrovicėn, Preshevėn etj.
    Udhėheqėsit e lėvizjes u orvatėn t’i jepnin asaj njė karakter tė organizuar, duke vendosur njė besė tė pėrgjithshme. Kėtij qėllimi i shėrbeu tubimi qė u mbajt nė fillim tė shkurtit 1907 nė Junik, ku morėn pjesė krerėt e Drenicės, tė kazasė sė Vuēiternės, ata tė Rekės e tė Malėsisė. Meqė qeveria vazhdoi tė kėmbėngulte pėr tė mbledhur taksat dhe pėr tė zbatuar masat e reja dhe nuk pranoi njė varg kėrkesash tė shqiptarėve, krerėt e popullsisė sė Pejės, tė Prizrenit, tė Gjakovės, tė Prishtinės e tė Gjilanit bėnė pėrpjekje pėr tė thirrur, nė fillim tė shkurtit, nė mėnyrė tė fshehtė, njė kuvend nė katundin Luka tė Gjakovės, nė tė cilin do tė vendosej njė besė ose lidhje e pėrgjithshme. Dokumentet konsullore franceze dėshmojnė se nė shkurt tė vitit 1907 ishte shpallur tanimė njė Besėlidhje e pėrgjithshme pėr tėrė Shqipėrinė, e cila do tė pėrcaktonte masat pėr tė organizuar qėndresėn kundėr qeverisė osmane dhe ndėrhyrjeve tė shteteve tė huaja nė Turqinė Evropiane. Nė prill u mbajt nė Preshevė njė tubim i gjerė i shqiptarėve, ku morėn pjesė 2 000 veta, qė kėrkuan nga qeveria tė pezulloheshin taksat e reformat e parashikuara dhe tė krijoheshin gjykatat shqiptare vendase.
    Kėto orvatje pėr organizimin e qėndresės sė armatosur popullore nė Kosovė, ishin tė lidhura me rritjen e propagandės sė ideve kombėtare, nė tė cilėn, krahas veprimtarėve tė tjerė, kishte dhėnė ndihmesėn e tij edhe Ismail Qemali.
    Ngjarje tė rėndėsishme ndodhėn nė maj tė vitit 1907 nė Elbasan, ku popullsia, e pakėnaqur nga administrata osmane, dėboi mytesarifin dhe komandantin e xhandarmėrisė. Tė njėjtėn gjė bėnė me kajmakamin turk edhe banorėt e Peqinit. Qeveria, e shqetėsuar nga lajmi se kryengritėsit kėrkonin pavarėsinė, dėrgoi nė Elbasan katėr batalione e forca tė artilerisė, tė komanduara nga Shemsi Pasha, qė shtypėn lėvizjen kryengritėse nė kėtė sanxhak. Shemsi Pasha kishte marrė urdhėr tė zhdukte edhe shfaqjen mė tė vogėl tė idesė sė pavarėsisė sė Shqipėrisė.
    Nė vjeshtėn e vitit 1907, pas disa tubimeve qė u mbajtėn nė kazatė e vilajetit tė Kosovės, nė atė tė Prizrenit, tė Pejės, tė Prishtinės, tė Lumės e nė qendra tė tjera, u formua njė shoqėri e re, me emrin “Besa”, qė gėzonte pėrkrahjen e atdhetarėve tė kėsaj treve e sidomos tė intelektualėve, tė mėsuesve, tė nxėnėsve, tė nėpunėsve etj. Ajo kishte si detyrė tė bashkonte shqiptarėt e tė tri besimeve nė luftė pėr tė mbrojtur tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve kundėr lakmive pushtuese tė shteteve fqinje, terrorit tė bandave tė tyre tė armatosura dhe dhunės sė sunduesve osmanė. Shoqėria “Besa” u bėnte thirrje gjithė shqiptarėve tė bashkoheshin me ēetat e armatosura, “me apostujt e lirisė nė tė gjitha malet dhe fushat e Shqipėrisė, pėr ta tėrhequr popullin nė rrugėn e vėrtetė tė lirisė”.
    Ashtu si komitetet “Pėr lirinė e Shqipėrisė”, edhe Shoqėria “Besa” grishte shqiptarėt qė tė pėrgatiteshin pėr kryengritjen e armatosur, e cila parashikohej tė shpėrthente nė pranverėn e vitit 1908 dhe do tė ishte, siē thuhej nė thirrjen e saj, “njė luftė e vėrtetė dhe e hapur, pėr lirinė dhe bashkimin e atdheut tonė tė dashur”.
    Nė shtator 1907 gazeta “Drita” botoi thirrjen “Ēonju”, tė atdhetarit tė shquar Hilė Mosit, drejtuar shqiptarėve, tė pasur e tė varfėr, burra e gra, tė rinj e pleq, mėsuesve, nxėnėsve, priftėrinjve e hoxhallarėve, nė tė cilėn i grishte tė punonin e tė pėrgatiteshin pėr kryengritjen qė do tė shpėrthente nė pranverėn e vitit 1908 dhe qė do tė sillte lirinė e Shqipėrisė. Nga luftėtarėt e ēetave, nga “apostujt e lirisė” qė qėndronin nė male, kėrkohej qė tė “pėrhapnin mendimin kombėtar nė tė gjitha anėt” e Shqipėrisė. Nė shkrimin tjetėr “Gegė ku e latė?”, botuar po nė kėtė gazetė nė janar tė vitit 1908, Hilė Mosi u bėnte thirrje gegėve, myslimanė, katolikė e ortodoksė, qė tė bashkoheshin me toskėt, “qė kishin dalė maleve pėr lirinė e atdheut” dhe “tė rroknin martinat kundėr armikut”.
    Mė 1 janar 1908 “Shpnesa e Shqypnisė” publikoi thirrjen “Klithje” tė atdhetarit dibran Josif Bagėri, i vendosur atėherė nė Bullgari, ku kėrkohej tė mblidhej njė kongres mbarėshqiptar, i cili tė formonte njė Komitet tė pėrgjithshėm, qė do tė pėrbėnte bazėn pėr njė qeveri shqiptare, dhe tė organizonte kryengritjen e pėrgjithshme nė vend. Mė 1 shkurt 1908 po nė gazetėn “Drita” u botua shkrimi “Letėr nga malet e Shqipėrisė”, hartuar nga Ēerēiz Topulli si komandant dhe Mihal Gramenoja si sekretar i ēetės, ku theksohej se ushtria e luftėtarėve tė lirisė po shtohej dita-ditės dhe se ishte detyrė e ēdo atdhetari tė ndihmonte Komitetin “Pėr lirinė e Shqipėrisė” “nė qėllimin e tij tė shenjtė ndaj atdheut”.
    Nė pranverėn e vitit 1908 veprimtaria e ēetave, pas njė rėnieje tė pėrkohshme qė pati gjatė dimrit, mori hov pėrsėri. Ēetat vepronin me sukses nė rrethet e Gjirokastrės, tė Korēės dhe tė Kosturit. Me vendim tė Komitetit tė Gjirokastrės, njė pjesė e ēetės me Ēerēiz Topullin nė krye, nė fillim tė marsit tė vitit 1908 vrau nė Gjirokastėr komandantin e xhandarmėrisė sė vendit, qė ishte bėrė i njohur pėr veprimet terroriste dhe pėr pėrndjekjet kundėr atdhetarėve e popullsisė nė Berat, kohėt e fundit edhe nė Gjirokastėr. Pas disa ditėsh, mė 18 mars, forcat turke, tė dėrguara nga valiu i Janinės pėr tė ndjekur ēetėn, e rrethuan kėtė nė fshatin Mashkullorė tė Gjirokastrės. Aty u zhvillua njė pėrpjekje e pabarabartė dhe e ashpėr. Luftėtarėt patriotė, gjatė njė dite tė tėrė, u bėnė ballė sulmeve tė pareshtura tė forcave tė shumta turke dhe mundėn tė ēanin rrethimin; nė kėtė betejė mbeti i vrarė vetėm njė luftėtar, Hajredin Tremishti. Tė nesėrmen prefekti i Gjirokastrės, nė njoftimin qė i bėnte valiut tė Janinės, pranonte humbjet nė njerėz qė forcat osmane kishin pasur nė pėrpjekjen e Mashkullorės. Lufta e Mashkullorės, e cila u pėrjetėsua edhe nė kėngėt popullore, pati jehonė tė gjerė nė Shqipėri, ndėrsa Hajredin Tremishti u quajt nga shtypi atdhetar shqiptar “dėshmor i kombit”.
    Shtypi shqiptar, sidomos gazetat “Drita”, “Kombi”, “Shpnesa e Shqypnisė” etj., nė gjysmėn e parė tė vitit 1908 u bėnin thirrje tė rinjve shqiptarė qė mobilizoheshin nė ushtrinė osmane pėr t’u dėrguar nė vende tė tjera, qė “tė braktisnin ushtrinė dhe tė bashkoheshin me kryengritėsit shqiptarė pėr tė luftuar kundėr tiranisė sė egėr osmane”. Ēetat i shtuan radhėt me luftėtarė tė tjerė, midis tė cilėve kishte shumė tė rinj qė dezertonin nga radhėt e ushtrisė turke, si dhe mjaft vullnetarė tė ardhur nga kolonitė shqiptare tė mėrgimit etj.
    Ēetat e lidhura me Komitetin “Pėr lirinė e Shqipėrisė” vazhduan tė pėrshkonin krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Jugut. Nė maj tė vitit 1908 njė nga kėto ēeta, e pėrbėrė prej 63 vetash, hyri nė Sarandė, sulmoi godinat e administratės shtetėrore lokale dhe qėndroi atje pėr 6 orė. Pėr tė ndjekur ēetėn, autoritetet osmane dėrguan nga Preveza nė rrethin e Sarandės forca tė tjera tė xhandarmėrisė, qė bėnė arrestime tė shumta nga popullsia. Mė shumė se 70 veta, myslimanė e tė krishterė, u dėrguan tė lidhur nė Prevezė e prej andej nė Janinė. Ngjarjeve tė Sarandės u bėri jehonė edhe shtypi i huaj evropian.
    Nė qershor ēetat u pėrleshėn me ushtritė turke nė Libohovė, nė Progonat e nė Dhrovian. Mė 20 qershor ēeta e Ēerēiz Topullit, e pėrbėrė nga 150 veta, hyri nė rrethin e Pogonit, ku gjatė 8 orėve luftoi me forcat e xhandarmėrisė. Nė fillim tė korrikut ēetat zhvilluan luftime nė malet e Vodicės. Pas atentateve qė ēetat bėnė kundėr mytesarifit (prefektit) dhe kryetarit tė gjykatės sė Gjirokastrės, kėta u detyruan tė jepnin dorėheqjen.
    Shtypi shqiptar shkruante nė ditėt e para tė korrikut se njė batalion ushtarėsh tė rinj, tė mobilizuar nė Elbasan pėr t’u dėrguar nė Jemen, “lidhėn besėn qė tė dalin maleve e mė mirė tė vriten tė tanė kėtu, se tė vdesin nė Jemen”, si edhe pėr dezertimin e bashkimin me ēetat shqiptare tė njė batalioni rekrutėsh nė Manastir dhe tė njė tjetri nė Janinė. Shtypi njoftonte gjithashtu se “Toskėria e sidomos ana e Beratit, Myzeqeja dhe Korēa ishin mbushur me kryengritės shqiptarė”.
    Zgjerimi nė Shqipėrinė e Jugut i luftės sė armatosur tė ēetave, tė organizuar nga komitetet “Pėr lirinė e Shqipėrisė”, si dhe lėvizja kundėr ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha e zgjedhės osmane nė vilajetin e Kosovės, treguan se nė vigjiljen e Revolucionit xhonturk tė korrikut tė vitit 1908 Shqipėria ndodhej para njė kryengritjeje tė pėrgjithshme.
    *
    * *
    Nė vitet 1905-1907 filloi tė merrte pjesė nė jetėn politike tė vendit edhe njė kategori tjetėr shoqėrore, punėtorėt. Edhe pse nuk munguan tė shfaqnin pakėnaqėsinė ndaj pagės sė ulėt dhe gjendjes sė keqe ekonomike, punėtorėt u angazhuan mė shumė nė lėvizjen e pėrgjithshme kombėtare kundėr dhunės sė aparatit shtetėror dhe robėrisė osmane.
    Nė qendra tė tilla, siē ishte Shkodra, u formuan shoqėritė e para punėtore. Nė mars tė vitit 1905 u themelua nė Shkodėr “Shoqėria punėtore pėr ndihmėn reciproke”, ku, pėrveē punėtorėve, bėnin pjesė edhe zejtarė e intelektualė. Megjithėse vepronte ilegalisht, ajo shumė shpejt u detyrua ta ndėrpriste veprimtarinė e vet pėr shkak tė ndjekjeve tė aparatit shtetėror osman.
    Nė vitet 1904-1905 u bėnė grevat e para tė punėtorėve. Nė mars 1904 punėtorėt e ngarkim-shkarkimit nė Durrės shpallėn grevė kundėr shoqėrisė sipėrmarrėse vendase, duke kėrkuar ngritjen e mėditjes pėr punėn e kryer natėn edhe kur deti nuk ishte i qetė. Nė maj 1905 punėtorėt kėpucarė nė Shkodėr u paraqitėn pronarėve tė punishteve njė varg kėrkesash pėr pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike dhe pėr ngritjen e pagės. Meqė kėto kėrkesa u hodhėn poshtė, mė shumė se 60 punėtorė e shegertė tė punishteve tė kėpucėve shpallėn grevė dhe u grumbulluan jashtė qytetit, ku u mbajtėn fjalime pėr tė drejtat e punėtorėve. Greva u shtyp nga autoritetet osmane, qė arrestuan nismėtarėt e saj duke i akuzuar si “komplotistė” kundėr qeverisė. Po nė pranverėn e vitit 1904, disa ditė pas fillimit tė grevės sė kėpucarėve, shpallėn grevė punėtorėt e punishteve tė duhanit, ata tė fabrikės sė cigareve, si edhe punėtorėt rrobaqepės qė kėrkuan ngritjen e pagės sė punės. Greva pėrfundoi me plotėsimin e kėrkesave tė punėtorėve nga drejtuesit e punishteve.
    Mė 1905 pėr herė tė parė u kremtua nė Shkodėr 1 Maji, festa ndėrkombėtare e punėtorėve. Atė ditė njė grup punėtorėsh tė ngarkim-shkarkimit, zejtarėsh, kallfėsh dhe arsimtarėsh organizuan njė piknik jashtė qytetit.
    Mė 1906, me nismėn e njė grupi punėtorėsh, zejtarėsh e tregtarėsh tė vegjėl, u krijuan nė Shkodėr kooperativa pune, si edhe njė kooperativė konsumi, qė mbaheshin me kontributin e pjesėmarrėsve tė tyre, ndėrsa mė 1 prill 1907, po nė kėtė qytet, u themelua “Shoqėria ndihmėtare” qė kishte pėr qėllim tė ndihmonte tė varfrit dhe tė sėmurėt. Duke qenė mė e gjerė dhe mė e organizuar se tė parat, ajo u bė e njohur nė qytet. Pėr tė ndihmuar nė zgjimin e punėtorėve, Shoqėria ngriti edhe njė shkollė nate ku, krahas mėsimeve tė gjuhės shqipe e ideve atdhetare, merreshin njohuri edhe pėr tė drejtat e punėtorėve.
    Njė muaj pas krijimit tė “Shoqėrisė ndihmėtare” dhe nėn udhėheqjen e saj nė Shkodėr u kremtua gjerėsisht dita e 1 Majit (1907), nė tė cilėn morėn pjesė punėtorė, shegertė etj. Ata manifestuan nėpėr rrugė, duke kėnduar kėngė atdhetare e duke hedhur parulla pėr “lirinė e pėrparimin e pėrgjithshėm, pėr vėllazėrimin e bashkimin e popullit” etj. Nė kushtet e Shqipėrisė sė robėruar, festimet e 1 Majit shėrbenin mė shumė pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut. Kremtimet e 1 Majit tė vitit 1907 u bėnė nėn parullėn “Rroftė Shqipėria!”.
    Por shoqėritė punėtore qysh nė lindjen e tyre u pėrndoqėn nga administrata osmane. Nė shtator tė vitit 1907 xhandarmėria bastisi lokalet e “Shoqėrisė ndihmėtare”, arrestoi udhėheqėsit e saj dhe sekuestroi dokumentet e orenditė. Nė kėto kushte “Shoqėria ndihmėtare” u shpėrnda pas pesė muajve tė ekzistencės sė saj.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:24

    Ēėshtja e aleancės shqiptaro-greke dhe bullgaro-shqiptare (1907)

    Rritja e lėvizjes sė organizuar shqiptare pėr ēlirimin kombėtar ngjalli interes tė veēantė nė qarqet drejtuese tė Greqisė e tė Bullgarisė, qė shpresonin ta pėrdornin atė pėr qėllimet e tyre dhe ta drejtonin kundėr rivalėve tė vet, qė secila palė i paraqiste si armiq tė shqiptarėve.
    U dalluan sidomos qarqet politike tė Athinės. Gjatė viteve 1906-1907, kur u duk qartė se ideja e “njė mbretėrie dualiste greko-shqiptare”, e propaganduar nga Athina, kishte dėshtuar pėrfundimisht dhe se nuk do tė pranohej nga shqiptarėt, tė cilėt po luftonin nė mėnyrė mė tė organizuar pėr njė shtet kombėtar tė pavarur ose autonom, qarqet politike tė Greqisė dolėn me kėrkesėn e vendosjes sė njė aleance greko–shqiptare. Ky orientim u quajt nė qarqet diplomatike greke dhe evropiane si njė politikė realiste e njėherazi nacionale, qė Athina filloi tė ndiqte ndaj Shqipėrisė.
    Pėrveē organizatės greke me emrin “Lidhja shqiptaro-greke”, pėr afrimin ndėrmjet shqiptarėve e grekėve dhe pėr vendosjen e njė aleance ndėrmjet tyre kundėr serbėve e bullgarėve, filloi tė punonte edhe Shoqata “Helenizmi” (“Helenizmos”), me qendėr nė Athinė, e kryesuar nga Nikolla Kazazi, profesor e personalitet i njohur grek.
    Edhe shqiptarėt, tė mbetur vetėm dhe pa asnjė pėrkrahje pėrballė sunduesve osmanė, tė rrezikuar nga politika shoviniste e shteteve fqinje, synonin tė pėrfitonin nga kontradiktat ndėrmjet tyre dhe tė hynin nė bashkėpunim me ata popuj qė do tė respektonin kėrkesat e tyre pėr ēlirimin kombėtar. Duke u nisur nga kėto motive, Ismail Qemali, qė i kushtonte njė vėmendje tė madhe gjendjes ndėrkombėtare tė Shqipėrisė, e quante tė dobishėm pėr ēėshtjen shqiptare vendosjen e njė bashkėpunimi shqiptaro-grek. Qė kur ishte nė Turqi, ai kishte bėrė pėrpjekje pėr t’i bindur udhėheqėsit e pakicave greke nė Perandorinė Osmane qė tė bashkėpunonin me shqiptarėt dhe me forcat pėrparimtare turke nė bazė tė ruajtjes sė status quo-sė nė Turqi dhe zbatimit tė reformave decentralizuese. Por kjo vijė politike hasi nė kundėrshtimin e qarqeve qeveritare tė Athinės dhe tė organizatave greke qė vepronin nė Greqi.
    Pas largimit nga Turqia, Ismail Qemali, edhe pse i njihte lakmitė pushtuese tė Greqisė ndaj Shqipėrisė, duke synuar tė siguronte pėrkrahjen e saj kundėr njė invazioni tė mundshėm sllav, tė Serbisė e tė Bullgarisė, qė cenonin interesat shqiptare nė vilajetet e Kosovės e tė Manastirit dhe ato greke nė Maqedoni, arriti tė lidhte njė marrėveshje pėr njė bashkėpunim shqiptaro-grek. Bisedimet e para pėr njė aleancė shqiptaro-greke i pati filluar nė vitin 1906 me kryetarin e shoqėrisė “Helenizmi” Nikolla Kazazi. Nė shkurt tė vitit 1907 shkoi pėrsėri nė Athinė, ku pas disa takimesh me tė dhe me personalitete tė tjera greke, pėrfundoi me ta njė aleancė a lidhje shqiptaro-greke, tezat themelore tė sė cilės u shpallėn nė njė manifest tė posaēėm mė 4 prill 1907. Ky manifest u publikua nė shtypin e Athinės, nė emėr tė “Komitetit tė Lidhjes greko-shqiptare”. Po nė atė ditė u nėnshkrua edhe njė “Protokoll i veēantė”, ku parashikohej themelimi nė Paris i njė “Shoqėrie shqiptare”, e cila, sė bashku me atė greke “Helenizmi” dhe duke qenė e barabartė me tė, do tė merrte masa konkrete pėr zbatimin e marrėveshjes.
    Nė tė dyja kėto dokumente vihej theksi nė interesin e pėrbashkėt tė grekėve dhe tė shqiptarėve, si popujt mė tė lashtė tė Gadishullit Ballkanik, pėr t’u mbrojtur nga njė agresion i ardhshėm bullgaro-serb. Shqiptarėt e grekėt angazhoheshin tė respektonin status quo-nė nė Lindje, tė pėrkrahnin reformat e Fuqive tė Mėdha, por me kusht qė ato tė ishin radikale dhe pėr tė gjithė popujt e Perandorisė Osmane.
    Nė marrėveshjen greko-shqiptare dhe nė tė dyja aktet e saj ishte vėnė si kusht kryesor barazia e plotė midis dy palėve, nuk pranohej asnjė lloj federate greko-shqiptare, a nėnshtrim i Shqipėrisė ndaj Greqisė, ose ndonjė lėshim territorial ndaj saj. “Programi ynė i pėrbashkėt, - thuhej nė manifest, - ėshtė evolucioni nacional i secilės racė, por nė kufijtė e saj historikė; sa kohė qė do tė ruhej gjendja aktuale, do tė punohej pėr krijimin e njė atdheu (shteti - shėn. i aut.) shqiptar, tė lirė dhe tė pavarur, si edhe pėr rindėrtimin e tokave greke, nė qoftė se ndonjėherė regjimi i sotėm politik do tė zhdukej”. Edhe nė “Protokoll” shpallej “mbrojtja e ndėrsjelltė dhe e pėrbashkėt e tė drejtave tė tė dy popujve, kufizimi i ambicjeve tė tė dy popujve brenda kufijve tė tyre historikė dhe gjeografikė, duke marrė nė konsideratė shumicėn e banorėve qė flasin njė nga tė dyja gjuhėt”. I bindur se kėto dokumente nuk do ta cenonin aspak tė drejtėn e shqiptarėve pėr njė jetė shtetėrore tė pavarur, Ismail Qemali vinte nė dukje nė njė nga deklaratat publike tė bėra nė atė kohė pėr marrėveshjen greko-shqiptare se “Shqipėria, qė ka gjuhėn e saj, letėrsinė e saj, historinė dhe traditat e saj, ka tė drejtė tė kėrkojė njohjen e saj kombėtare sipas idealeve tė lirisė dhe tė pavarėsisė“.
    Kėto parime tė barazisė ndėrmjet dy popujve, qė nuk linin asnjė shteg pėr cenimin nga Greqia tė tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė, mbrojti Ismail Qemali edhe nė intervistėn qė i dha gazetės “Tribuna” (Romė) nė fundin e korrikut tė vitit 1907, nė tė cilėn theksoi se bashkėpunimi ndėrmjet shqiptarėve dhe grekėve kishte si bazė “zhvillimin paralel tė tė dy kombeve nė sferėn kombėtare tė secilit”. “Shqiptari, - vijonte mė tej Ismail Qemali, - i njohur pėr gjuhėn e tij, pėr historinė e tij dhe pėr ndėrgjegjen e tij, do tė vazhdojė tė qėndrojė aty ku ndodhet efektivisht, po ashtu edhe greku”.
    Por ngjarjet e mėvonshme treguan se Greqia nuk kishte ndėrmend tė hiqte dorė nga synimet e saj pushtuese ndaj territoreve shqiptare. Qysh nė mars tė vitit 1907, kur marrėveshja shqiptaro-greke ishte tanimė e pėrgatitur, kryeministri i Greqisė Teodokis, gjatė takimit me tė dėrguarin e Vjenės nė Athinė, shprehu haptazi pretendimet greke pėr Epirin (Shqipėrinė e Jugut).
    Ndėrkaq, bashkėpunimi dhe aleanca qė Ismail Qemali lidhi me Greqinė u kundėrshtua nga qarqet atdhetare shqiptare nė ēdo anė tė Shqipėrisė. Nė artikujt e korrespondencat e botuara nė shtypin shqiptar tė kohės kėto rrethe, duke marrė parasysh politikėn shoviniste tė Greqisė dhe synimet e saj pėr t’i shtrirė, pas shkatėrrimit tė Perandorisė Osmane, rivendikimet e saj nė pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė, hodhėn poshtė ēdo mundėsi pėr aleancė me Greqinė. Nė tė vėrtetė, bashkėpunimi shqiptaro-grek mbeti njė deklaratė e thjeshtė qė nuk mundi tė vihej kurrė nė jetė.
    Pėrpjekje tė njėjta pėr vendosjen e njė aleance me shqiptarėt bėnė nė pranverėn e vitit 1907 edhe qarqet politike tė Bullgarisė. Nė mars tė atij viti ministri bullgar Genadiev i propozoi Bajram Topullit, qė nė atė kohė ndodhej nė Sofje, tė vendosnin njė bashkėpunim ndėrmjet ēetave kryengritėse shqiptare dhe atyre bullgaro-maqedone, qė vepronin respektivisht nė Shqipėri e nė Maqedoni. Bullgarėt premtuan me kėtė rast t’i furnizonin shqiptarėt me armė. Ideja e njė aleance shqiptaro-bullgare, me tė cilėn parashikohej tė bashkoheshin edhe vllehėt, u pėrkrah edhe nga pėrfaqėsues tė veēantė tė kolonisė shqiptare tė Bullgarisė. Por Bajo Topulli dhe veprimtarėt e tjerė shqiptarė, megjithėse pėrkrahnin luftėn ēlirimtare tė popullsisė maqedone, duke njohur lakmitė pushtuese tė qarqeve politike tė Bullgarisė ndaj territoreve shqiptare tė vilajeteve tė Kosovės e tė Manastirit, si dhe synimet e tyre pėr t’i pėrdorur shqiptarėt kundėr invazionit serb e grek nė Turqinė Evropiane, nuk pranuan tė bashkėpunonin me ta.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:26

    Zgjerimi i lėvizjes atdhetare nė kolonitė e mėrgimit (1896-1908) - 1.

    Ngritja e lėvizjes kombėtare nė Shqipėri nė vitet e fundit tė shek. XIX dhe nė fillim tė shek. XX solli si rrjedhojė shtimin e shoqėrive atdhetare nė kolonitė shqiptare tė mėrgimit dhe zgjerimin e veprimtarisė sė tyre. Duke vepruar nė kushte tė favorshme legale, atdhetarėt shqiptarė i kishin shndėrruar kėto koloni nė vatra tė rėndėsishme pėr pėrhapjen e ideve tė ēlirimit kombėtar.
    Njė rol tė madh vijuan tė luanin kolonitė e Rumanisė dhe tė Bullgarisė, popullsia shqiptare e tė cilave ishte rritur me tė mėrguar tė rinj tė ikur nga Shqipėria pėr tė gjetur punė ose pėr t’u shpėtuar ndjekjeve tė administratės osmane. Nga shoqėritė e kolonisė sė Rumanisė mė e rėndėsishmja vijoi tė mbetet “Dituria” e Bukureshtit. Nė janar tė vitit 1896 u miratua statuti i ri (kanonizma e re) i ndryshuar i kėsaj Shoqėrie dhe u zgjodh komiteti i saj drejtues, me kryetar Pandeli Evangjelin. Sipas kėtij statuti, qėllimi kryesor i Shoqėrisė “Dituria” ishte tė pėrhapte shkrimin e kėndimin e gjuhės shqipe nė tė gjitha anėt e Shqipėrisė, tė ēelte, me miratimin e qeverisė turke e tė sulltanit, shkolla shqipe nė atdhe e jashtė tij dhe tė pėrhapte nė Shqipėri literaturėn mėsimore e shkencore.
    Nė nėntor tė vitit 1898, nėn drejtimin e shoqėrive atdhetare, u mbajt nė Bukuresht, nė sallėn “Amiēicia” (“Miqėsia”), njė mbledhje e gjerė e kolonisė sė Bukureshtit, qė shtypi i kohės e cilėsoi si kongres tė shqiptarėve, i cili iu kushtua pėrhapjes sė shkollave shqipe. Nė fjalimet qė atdhetarėt e rinj Visarion Dodani, Faik Konica, Jorgji Meksi, Murat Toptani e Dervish Hima mbajtėn nė kėtė tubim, pėrshkruan prapambetjen e madhe tė arsimit nė Shqipėri dhe theksuan se kombi shqiptar, si gjithė popujt e tjerė, duhej tė kishte shkollat e veta kombėtare, qė do ta ndihmonin tė hynte nė rrugėn e qytetėrimit. Nė telegramin qė iu dėrgua sulltanit, kėrkohej qė tė futej gjuha shqipe nė tė gjitha shkollat e Shqipėrisė, duke siguruar pėr kėtė qėllim edhe mjetet e nevojshme financiare.
    Ndėrkaq u zgjerua edhe veprimtaria organizative e kolonisė sė Rumanisė. Nė fillim tė vitit 1899 u ngrit nė Bukuresht “Rrethi i studentėve shqiptarė”, me kryetar Ibrahim Naxhiun (Dervish Himėn) dhe me statutin e vet tė vaēantė. Rrethi kishte si qėllim tė ndihmonte studentėt e varfėr qė vinin nga Shqipėria nė Bukuresht, tė punonte pėr pėrhapjen e kulturės midis shqiptarėve dhe pėr lėvrimin e saj, si edhe pėr t’i bėrė tė njohura botės tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve. Nė vitin 1902 u formua po nė Bukuresht, si vazhduese e kėtij “Rrethi…”, Shoqėria kombėtare me emrin “Shpresa - shoqėria e shqiptarėve tė rinj”, me kryetar Pandeli Durmishin. Po nė vitin 1902 u themelua njė degė e Shoqėrisė “Dituria” nė Kostancė, qė kishte po ato qėllime si ajo e Bukureshtit, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1904, me nismėn e doktor Ibrahim Temos, u organizua nė Braila tė Rumanisė shoqėria “Djalėria shqiptare”, e kryesuar nga Kristo A. Dako.
    Shoqėria “Dituria” e Bukureshtit dhe ajo “Dėshirė” e Sofjes, qė ishte e lidhur me tė dhe udhėhiqej prej saj, u morėn me botimin e me pėrhapjen nė Shqipėri tė librave shkollorė, tė veprave letrare tė rilindėsve dhe tė literaturės politike shqiptare. Dokumentet mė tė rėndėsishme programatike tė lėvizjes kombėtare, memorandumet, thirrjet dhe manifestet e ndryshme, organet politike tė shtypit, si “Shqiptari” (Bukuresht, 1887-1903), “Shqipėria” (Bukuresht, 1897-1899) etj., botoheshin nė kolonitė shqiptare tė mėrgimit.
    Njė rol tė veēantė nė veprimtarinė botuese tė kolonive tė mėrgimit luajti shtypshkronja “Mbrothėsia”, e themeluar nė Sofje nė vitin 1897, me ndihmėn e Shoqėrisė “Dituria” tė Bukureshtit dhe “Dėshirė” tė Sofjes, nga atdhetarėt Kostė Jani Trebicka dhe Kristo P. Luarasi (1875-1934). Kristo Luarasi, i vendosur nė Sofje nė vitin 1894, meqė kishte mėsuar zanatin e shkronjėrradhitėsit qysh kur ndodhej nė Bukuresht, mbajti barrėn kryesore tė shtypshkronjės “Mbrothėsia”, duke qenė radhitės, redaktor e administrator i saj. Kėtu u shtyp, duke filluar nga viti 1897, “Ditėrrėfenjėsi” (“Kalendari Kombiar”, Sofje, 1897-1912), qė u botua si organ i Shoqėrisė “Dėshira”, gazeta “Drita” (1901-1908) e Shahin Kolonjės, “Shkopi” (Kajro, 1907-1908), drejtuar nga Jani Vruho etj. Me ndihmėn financiare tė shoqėrive atdhetare, sidomos tė asaj “Dituria” tė Bukureshtit, shtypshkronja “Mbrothėsia” botoi gjithashtu nė mijėra kopje veprat didaktike dhe ato tė letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, si “Abetare toskėrisht”, “Abetare gegėrisht”, “Bagėti e bujqėsija”, “Istoria e Skėnderbeut” dhe vepra tė tjera tė Naim Frashėrit, librin e Sami Frashėrit “Shqipėria ē’ka qėnė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?”, “Hrestomacinė” e Gjergj Qiriazit, “Valėt e detit” tė Spiro Dines etj., qė shpėrndaheshin nga shoqėria “Dituria” nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė.
    Megjithėse zhvillonin njė veprimtari tė gjerė, shoqėrive atdhetare tė kolonive tė mėrgimit u mungonte nė fillim tė shek. XX njė udhėheqje e vetme, qė do tė bashkėrendonte veprimtarinė e tyre. Kėtė rrethanė u orvatėn ta shfrytėzonin politikanė dhe aventurierė, tė tillė si Albert Gjika, Aladro Kastrioti dhe Di Auleta. Albert Gjika, princ rumun me origjinė tė largėt shqiptare, duke dashur tė vihej nė krye tė lėvizjes shqiptare dhe, nėse do tė kishte sukses, tė zinte fronin e Shqipėrisė, hodhi parullėn e “pavarėsisė” sė Shqipėrisė, tė cilėn pretendonte ta siguronte me anėn e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme shqiptare. Edhe qarqet qeveritare rumune, ndonėse ishin tė bindura se ndėrmarrja e Albert Gjikės ishte njė aventurė, duke shpresuar ta pėrdornin lėvizjen shqiptare, si edhe atė tė vllehėve, pėr tė ushtruar trysni mbi Portėn e Lartė dhe pėr ta detyruar Stambollin t’u bėnte lėshime vllehėve tė Turqisė Evropiane, e pėrkrahėn atė dhe i krijuan kushte pėr veprimtarinė e tij nė koloninė shqiptare tė Rumanisė. Pas vizitave qė kishte bėrė nė Malin e Zi, nė Romė, nė Londėr, nė Paris, nė Sofje dhe nė Beograd, pėr tė krijuar pėrshtypjen se gėzonte njė pėrkrahje ndėrkombėtare, Albert Gjika u kthye nė Rumani. Me nismėn e disa shqiptarėve tė kolonisė sė Bukureshtit, mė 23 prill 1905 u mblodh nė kryeqytetin rumun njė kongres, ku morėn pjesė rreth 2 000 veta, pėrfaqėsues nga kolonitė dhe nga Shqipėria, si edhe maqedonė e rumunė. Kongresi doli me kėrkesėn e Albert Gjikės pėr njė Shqipėri tė pavarur, nė tė cilėn, pėrveē tokave shqiptare tė tė katėr vilajeteve, kėrkohej tė pėrfshihej edhe vilajeti i Selanikut; u krijua edhe njė komitet qendror me emrin “Kombi”. Kongresi vendosi gjithashtu tė pėrgatitej kryengritja e armatosur dhe caktoi pėr kėtė njė organ tė veēantė drejtues. Pas kongresit filloi tė dilte nė Romė edhe njė organ shtypi i komitetit me titullin “Lajmėtari i Shqipėrisė” (“L’Araldo d’Albania”).
    Por vendimet e kongresit nuk patėn ndonjė ndikim nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Shumica e atdhetarėve shqiptarė nuk e pėrkrahu Albert Gjikėn dhe qėndroi larg tij, ndėrsa organet e shtypit atdhetar e cilėsuan atė si njė aventurier, qė mund t’i sillte dėm lėvizjes shqiptare. Shumė shpejt edhe ata shqiptarė qė u bashkuan me tė, qysh nė vitin 1905 filluan t’i largoheshin. Albert Gjikės iu kundėrvunė edhe organi “Kombi”, gazeta “Lajmėtari i Shqipėrisė”, si edhe botuesi e bashkėpunėtori i tij Gaspėr Jakova - Mėrtiri, tė cilėt deklaruan se nuk i njohin atij asnjė nga tė drejtat e pretenduara mbi Shqipėrinė. Nė kėto rrethana princi rumun mbeti i izoluar, ndėrsa orvatja e tij dėshtoi tėrėsisht.
    Po kėtė fat pėsuan edhe aventurierėt e tjerė politikė, diplomati spanjoll Aladro Kastrioti dhe markezi italian Di Auleta, tė cilėt u aktivizuan sidomos gjatė vitit 1907 dhe, duke u paraqitur si pasardhės tė familjes sė Kastriotėve, e shpallėn veten pretendentė tė fronit tė Shqipėrisė. Nė maj tė vitit 1907 Aladro Kastrioti, nė emėr tė njė tė ashtuquajturi Komitet shqiptar, u drejtoi njė thirrje shqiptarėve pėr t’u bashkuar nėn drejtimin e tij nė luftėn pėr autonominė e Shqipėrisė. Propaganda nuk pati ndikim nė qarqet atdhetare shqiptare as brenda, as edhe jashtė Shqipėrisė. Orvatjet e Aladro Kastriotit gjatė takimeve qė pati nė Paris nė vitin 1907 me veprimtarė tė tillė tė lėvizjes shqiptare si Bajo Topulli e Shahin Kolonja, pėr tė vendosur lidhje me komitetet shqiptare “Pėr lirinė e Shqipėrisė” dhe pėr t’i nxitur ata tė hidheshin nė njė kryengritje tė pėrgjithshme e tė parakohshme, nuk patėn sukses. Atdhetarėt shqiptarė, ndonėse ishin tė interesuar pėr ndihmėn financiare tė premtuar prej tij pėr blerjen e armėve, nuk pranuan tė bashkėpunonin me kėtė aventurier.
    Shoqėritė e kolonive tė mėrgimit e vijuan veprimtarinė e tyre tė pavarur atdhetare dhe qėndruan jashtė ēdo ndikimi tė huaj. Kjo veprimtari u gjallėrua edhe mė shumė me formimin e komiteteve “Pėr lirinė e Shqipėrisė”, nėn drejtimin e tė cilave lėvizja kombėtare brenda Shqipėrisė po merrte njė karakter tė organizuar. Nė shembullin e kėtyre komiteteve u bė organizimi i shoqėrive kulturore ekzistuese dhe u themeluan shoqėri tė tjera.
    Gjatė muajve nėntor-dhjetor tė vitit 1906 u arrit bashkimi i tė gjitha shoqėrive tė Bukureshtit nė njė tė vetme. Nė takimet qė u bėnė nė fundin e nėntorit ishte vendosur qė shoqėria e bashkuar tė mbante emrin “Tomori”, ndėrsa mė 7 dhjetor rreth 200 pėrfaqėsues tė shoqėrive tė kolonisė sė Rumanisė (“Dituria”, “Drita” dhe “Shpresa”) shpallėn shkrirjen e tyre nė njė Shoqėri tė vetme kulturore me emrin “Bashkimi”. Kryetar i komitetit tė Shoqėrisė u zgjodh Thoma Ēami, ndėrsa zėvendėsa Kristo Meksi e Pandeli Evangjeli. Midis veprimtarėve tė saj ishin edhe Mihal Gramenoja, Aleksandėr Drenova (Asdreni) etj. Sipas statutit tė ri, Shoqėria kishte pėr qėllim tė pėrhapte kulturėn nė gjuhėn shqipe, tė botonte libra didaktikė pėr shkollat shqipe dhe tė ndihmonte pėr mbajtjen e shkollave shqipe nė Shqipėri, si dhe pėr hapjen e shkollave tė tilla nė Bukuresht. Nė janar tė vitit 1907 u formua nė Kostancė njė degė e Shoqėrisė “Bashkimi” tė Bukureshtit. Shoqėria “Bashkimi” e Kostancės mori pėrsipėr tė ndihmonte pėr pėrhapjen e ideve kombėtare dhe pėr ngritjen e shkollave shqipe nė Shqipėri, si dhe tė njė shkolle tė tillė nė Kostancė, ku tė mėsonin shqiptarėt e Dobruxhės. Njė ndihmesė tė rėndėsishme nė veprimtarinė e kėsaj kolonie dha doktor Ibrahim Temo. Me nismėn e tij, qysh nė vjeshtėn e vitit 1905, qe ngritur nė Kostancė njė shkollė nate pėr mėsimin e gjuhės shqipe, ndėrsa nė vitin 1907 u hap njė mėsonjėtore shqipe, me drejtor Jani M. Lehova, ku jepnin mėsim edhe Asdreni, Neofit Simoni nga Shkupi, Thoma Avrami etj.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:27

    Zgjerimi i lėvizjes atdhetare dhe dhe kolonitė e mėrgimit (1896 - 1908) - 2.

    Nė maj tė vitit 1907, me nismėn e Kristo Meksit, tė Pandeli Evangjelit, tė Bajram Topullit, tė Veli Kėlcyrės e tė Vasil Zografit u formua nė Bukuresht Komiteti i shqiptarėve “Pėr lirinė e Shqipėrisė” dhe u botua statuti i tij (kanonizma).
    Nė mars tė vitit 1907, duke dashur tė ndihmojė nė zgjidhjen e ēėshtjes sė alfabetit tė gjuhės shqipe, Shoqėria “Bashkimi” e Bukureshtit publikoi njė thirrje drejtuar gjithė shoqėrive brenda e jashtė Shqipėrisė, si dhe gazetave shqipe, ku kėrkonte qė tė bashkėrendonin pėrpjekjet e tyre pėr tė vendosur njė alfabet tė njėsuar pėr gjuhėn shqipe, duke formuar pėr kėtė qėllim edhe njė komision tė posaēėm.
    Nė kėto vite edhe kolonia e arbėreshėve tė Italisė e shtoi veprimtarinė e saj. Nė janar tė vitit 1897 filloi tė botohej nė Pallagorio (provinca Katanzaro) gazeta politike-letrare e “Shoqėrisė Kombėtare Shqiptare”, “La Nazione Albanese” (“Kombi Shqiptar”), e drejtuar nga Anselmo Lorekio. Megjithėse “Shoqėria Kombėtare Shqiptare” pati deklaruar se kishte vetėm qėllime letrare e gjuhėsore, as ajo, as edhe organi i saj i shtypit nuk qėndruan larg ēėshtjeve politike. Nė gazetėn “La Nazione Albanese”, falė kujdesit tė Anselmo Lorekios, u botuan pothuajse tė gjitha memorandumet shqiptare tė fundit tė shek. XIX dhe tė fillimit tė shek. XX pėr autonominė e Shqipėrisė, ndėrsa redaksia e saj publikoi shumė artikuj e shkrime, nė tė cilat kėrkohej pavarėsia e Shqipėrisė. Por, pėr shkak tė vendit e tė rrethanave, nė tė cilat nxirrej kjo gazetė, nė shkrimet e saj propagandohej edhe ideja e mbėshtetjes tek Italia dhe pėrkrahej politika e saj e jashtme ndaj Shqipėrisė.
    Gjatė viteve 1897-1901 zgjerohet mė tej aktiviteti i kolonisė shqiptare tė arbėreshėve tė Italisė. Mė 1897 u thirr nė Lungro tė Kalabrisė, nėn drejtimin e Anselmo Lorekios, njė kongres tjetėr gjuhėsor. Ndėrkaq, nė vend tė “Shoqėrisė Kombėtare Shqiptare”, qė nuk pati ndonjė ndikim nė Shqipėri, u themelua nė Romė (mė 1898) “Liga Nazionale Albanese” (“Lidhja Kombėtare Shqiptare”), e cila krijoi degėt e saj nė tė gjitha lokalitetet e Italisė sė Jugut, tė banuara nga arbėreshėt. Krahas me gazetėn “La Nazione Albanese” u botuan njėra pas tjetrės “Albania”, “Nuova Albania” (“Shqipėria e re”) dhe nga viti 1900 “Pro Patria” (“Pro Atdheut”), tė gjitha nė gjuhėn italiane.
    Nė vitin 1901 u mbajt nė Napoli nėn drejtimin e poetit arbėresh Zef Skiroi njė kongres gjuhėsor shqiptar, nė tė cilin u diskutua gjerėsisht pėr nevojėn e lėvrimit e tė pėrhapjes sė gjuhės shqipe dhe pėr vendosjen e njė alfabeti tė vetėm. Nė kongres u fol gjithashtu pėr “shkrirjen” e dialekteve tė gjuhės shqipe nė njė gjuhe letrare tė njėsuar. Por propozimi pėr ta ngritur atė mbi bazėn e tė folmes sė arbėreshėve tė Italisė hasi nė kundėrshtimin e atdhetarėve rilindės. Po nė kėtė kohė u ēel nė Institutin Mbretėror tė Orientalistikės nė Napoli njė katedėr e gjuhės shqipe, e drejtuar nga Zef Skiroi. Njė katedėr tjetėr pėr mėsimin e gjuhės shqipe u ngrit nė Palermo.
    Nė vitet e para tė shek. XX filloi tė merrte pjesė nė veprimtarinė e shqiptarėve tė Italisė Riēioti Garibaldi, i cili, duke pasur pėrkrahjen e personaliteteve tė njohura arbėreshe, themeloi mė 1904 “Kėshillin shqiptar tė Italisė” (“Consiglio albanese d’Italia”), qė kishte pėr qėllim tė bashkonte shqiptarėt e Italisė me ata tė Shqipėrisė dhe tė mbėshteste politikėn italiane nė Shqipėri e nė tėrėsi nė Ballkan. Shoqėria nxori edhe organin e vet tė shtypit “Gazeta albanese” (“Gazeta shqiptare”) nė italisht.
    Nė fillim tė shek. XX, me pėrkrahjen financiare tė qeverisė, u ndėrmorėn botime italiane pėr Shqipėrinė e Ballkanin. Shoqėria “Dante Aligeri” qysh nė vitin 1901 organizoi botimin “Biblioteka italo-shqiptare”. Dolėn gjithashtu vepra pėr gjuhėn, pėr historinė dhe pėr aspekte tė tjera tė ēėshtjes shqiptare.
    Nė koloninė shqiptare tė Egjiptit, me ndihmėn e Ismail Qemalit, duke filluar nga viti 1901, ripėrtėrihet e zgjerohet veprimtaria e Shoqėrisė “Vėllazėria shqiptare”. Nė kėtė shoqėri u aktivizuan figura tė tilla tė Rilindjes Kombėtare, si Filip Shiroka qė ishte edhe sekretari i saj, Athanas Tashko, Loni Logori etj.
    Mė 27 dhjetor tė vitit 1904 u formua nė Vjenė Shoqėria “Dija” dhe komiteti i saj, i kryesuar nga Gjergj Pekmezi. Veprimtaria e kėsaj Shoqėrie udhėhiqej kryesisht nga Hilė Mosi, qė ishte edhe sekretar i saj. Ajo ndiqte qėllime kulturore, merrej me botimin e pėrhapjen e librave shqip dhe pranonte nė radhėt e saj gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, myslimanė e tė krishterė. Dega qendrore e Shoqėrisė “Dija” ishte ajo e Vjenės, e cila pėrbėhej nga studentė, nxėnės, mėsues dhe atdhetarė tė tjerė shqiptarė, qė ndodheshin nė kryeqytetin austriak. Shoqėria “Dija” mbahej me ndihmat qė jepnin bashkatdhetarėt shqiptarė, por gėzonte edhe pėrkrahjen financiare tė qeverisė austriake. Shoqėria, duke filluar nga viti 1907-1908, nxori “Kalendarin” e Shoqėrisė “Dija”, njė nga botimet mė tė rėndėsishme publicistike e letrare shqipe tė asaj periudhe. “Dija” bashkėpunonte dhe mbante lidhje tė ngushta me Shoqėrinė “Dituria” tė Bukureshtit.
    Megjithėse Shoqėria “Dija” kishte deklaruar se nuk do tė merrej me ēėshtje politike, Porta e Lartė, qė u informua shumė shpejt pėr themelimin e saj, e rreshtoi atė ndėr organizatat qė synonin tė luftonin pėr autonominė e Shqipėrisė dhe mori masat pėr tė penguar shtrirjen e komiteteve tė saj nė vilajetin e Kosovės e nė atė tė Shkodrės. Megjithatė, gjatė viteve 1906-1907 kjo shoqėri, pėrveē Vjenės e Shkodrės, qė ishin vatrat e para tė saj, themeloi degėt e veta edhe nė Klagenfurt (Austri), nė Prizren, nė Tiranė, nė Durrės e nė Shkup. Njė degė e saj u ngrit nė Raguzė (Dalmaci), nėn drejtimin e Nikollė Ivanajt, qė nxirrte atje gazetėn “Shpnesa e Shqypėnisė” dhe njė tjetėr nė Bukuresht (1907), nėn drejtimin e Asdrenit.
    Vatėr e rėndėsishme e lėvizjes kombėtare nė fillim tė shek. XIX u bėnė kolonitė e ShBA-sė, nė tė cilat kishte nė atė kohė rreth 20 000 emigrantė, tregtarė, zanatēinj e punėtorė, tė krishterė e myslimanė.Tė mėrguarit shqiptarė formuan kėtu njė varg shoqėrish tė reja. Mė 1906 u themelua nė Bufalo Shoqėria “Malli i Mėmėdheut” dhe nė Nju-Jork “Koha e Lirisė”. Nė fillim tė vitit 1907 u krijua nė Boston shoqėria “Besa-Besėn”, me kryetar Fan Nolin, me degė nė tėrė qytetet e ShBA-sė ku kishte shqiptarė, ndėrsa nė Sen Lui u ngrit Shoqėria “Lidhja” etj.
    Edhe shoqėritė e kolonisė shqiptare tė Amerikės synonin tė ndihmonin nė ngritjen kulturore e politike tė popullit shqiptar dhe tė shqiptarėve tė Amerikės, pėr shtypjen e librave e tė ēdo lloj literature nė gjuhėn shqipe, pėr botimin e gazetave shqipe dhe pėr ēeljen e shkollave nė qytetet mė tė mėdha tė Shqipėrisė. Njė rol tė rėndėsishėm nė organizimin e shoqėrive tė ShBA-sė luajtėn Petro Nini Luarasi dhe veprimtarėt e rinj tė lėvizjes shqiptare, Sotir Peci e Fan Noli?.
    Po nė vitin 1907 u formua nė Buenos-Aires (Argjentinė) Shoqėria “Lidhja shqiptare” dhe nė vitin 1908 nė Odesė Shoqėria “Pėrlindja”.
    Shoqėritė e reja tė mėrgimit, sikurse edhe ato qė ishin krijuar mė parė, bėnė njė punė tė madhe pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė popullit shqiptar me anėn e botimit tė librave, tė gazetave, tė revistave dhe tė shkollave shqipe, pėr pėrhapjen e tė cilave organizonin herė pas here fushata ndihmash nė tė holla. Ndonėse nė statutet e tyre, pėr t’iu shmangur ndėrlikimeve tė mundshme, nuk flitej hapur pėr qėllimet politike, shoqėritė mbanin lidhje me komitetet dhe atdhetarėt shqiptarė brenda e jashtė atdheut. Gjatė viteve 1907-1908, kur Bajram Topulli vizitoi kolonitė shqiptare tė Bukureshtit e tė Sofjes, shoqėritė atdhetare tė kėtyre qendrave, si edhe ato tė Egjiptit e tė ShBA-sė, mblodhėn mjete financiare pėr tė ndihmuar veprimtarinė e komiteteve shqiptare e tė ēetave tė armatosura dhe dėrguan vullnetarė, duke dhėnė kėshtu njė ndihmesė tė veēantė nė organizimin dhe nė pėrgatitjen e luftės sė armatosur nė Shqipėri.
    Nė tė njėjtėn kohė, shoqėritė atdhetare tė mėrgimit punonin pėr t’i bėrė tė njohur opinionit publik ndėrkombėtar ēėshtjen shqiptare dhe kėrkesat e kombit shqiptar. Kur nė vitin 1907 (korrik-shtator) u mblodh nė Hagė Konferenca e Paqes, njė forum ndėrkombėtar, ku morėn pjesė dhjetėra shtete, atdhetarėt shqiptarė, ndonėse nga pėrvoja e Konferencės sė vitit 1899, nuk shpresonin shumė se ajo do tė zgjidhte ēėshtjen shqiptare, i parashtruan asaj katėr memorandume: njėri, i hartuar nė Boston mė 8 korrik, nė emėr tė shoqėrive atdhetare tė kolonive tė ShBA-sė dhe nėnshkruar nga kryetarėt e tyre, Fan Noli etj.; njė tjetėr dėrguar nė emėr tė kolonisė shqiptare tė Kostancės (gusht 1907); njė i tretė nga “Komiteti i kolonisė shqiptare tė Egjiptit” po nė gusht tė atij viti; njė i katėrt hartuar nga Dervish Hima dhe dėrguar “Nė emėr tė shqiptarėve myslimanė, ortodoksė e katolikė” (korrik, 1907). Memorandumet iu dorėzuan Konferencės dhe disave prej pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha, jashtė saj, nga njė delegacion shqiptar.
    Edhe pse vinin nga kolonitė e vendeve tė ndryshme, memorandumet kishin nė thelb njė pėrmbajtje tė pėrbashkėt: kėrkohej nga Konferenca e Hagės qė t’i kushtonte vėmendje edhe ēėshtjes shqiptare dhe pėrgjithėsisht gjendjes sė mjerueshme politike, ekonomike e kulturore tė Shqipėrisė nėn sundimin osman, tė detyronte Turqinė tė njihte zyrtarisht kombin shqiptar si njė komb i veēantė, sipas parimit tė gjuhės e jo tė besimit fetar dhe tė lejonte hapjen e shkollave shqipe, qė do t’u jepnin mundėsi shqiptarėve tė hynin nė rrugėn e qytetėrimit e tė pėrparimit. Nė memorandumin e paraqitur nga Dervish Hima parashtrohej kėrkesa e autonomisė sė Shqipėrisė, si zgjidhja mė optimale nė atė kohė e ēėshtjes shqiptare. Pėrfaqėsuesit e shoqėrive tė mėrgimit u kumtuan pjesėmarrėsve tė Konferencės sė Hagės se nuk do tė kishte paqe nė Ballkan e stabilitet nė Lindje, gjersa tė mos zgjidhej edhe ēėshtja shqiptare nė pajtim me aspiratat e kombit shqiptar.
    Shoqėritė atdhetare tė mėrgimit luftuan jo vetėm kundėr zgjedhės osmane, por edhe kundėr politikės asimiluese e pėrēarėse qė Patrikana greke e Stambollit ndiqte ndaj shqiptarėve, duke e shtrirė veprimtarinė e saj jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė kolonitė shqiptare. Njė masė e rėndėsishme pėr tė pėrballuar ndikimin e Patrikanės ishte krijimi i njė kishe kombėtare shqiptare. Kjo kėrkesė e shtruar qysh nė fundin e shek. XIX u bė shumė e ngutshme nė fillim tė shek. XX.
    Themelimi i kishės ortodokse shqiptare ėshtė i lidhur me emrin e Fan S. Nolit. Kėrkesa pėr krijimin e njė kishe tė tillė me prift shqiptar dhe me shėrbesat nė gjuhėn shqipe u bė nė maj tė vitit 1907. Nė vjeshtėn e atij viti shqiptarėt e Hadsėnit formuan shoqėrinė fetare “Nderi Shqiptar” dhe ngritėn njė komision, i cili, pasi mori edhe pėlqimin e tė gjitha kolonive shqiptare tė Bostonit, tė Netikut e tė Marlboros, filloi veprimet praktike pėr krijimin e kishės shqiptare. Me gjithė kundėrshtimet e Patrikanės sė Stambollit, edhe Sinodi rus pranoi kėrkesėn e shqiptarėve, qė peshkopi i tij nė ShBA tė shuguronte njė prift shqiptar. Kėto pėrpjekje tė shqiptarėve u kurorėzuan me sukses nė shkurt tė vitit 1908, kur me dorėzimin e Fan Nolit si prift nė njė nga kishat e Nju-Jorkut, u themelua kisha shqiptare. Pėr tė ndihmuar funksionimin e saj, Fan Noli gjatė viteve 1908-1914 shqipėroi 6 libra tė shėrbesės fetare.
    Kjo ngjarje u pėrshėndet nga shqiptarėt brenda vendit dhe nė kolonitė e mėrgimit, ndėrsa organet e shtypit atdhetar, duke botuar njoftimin e Fan Nolit pėr ngritjen e kishės shqiptare, e cilėsuan kėtė akt si njė goditje kundėr shovinizmit grek dhe njė fitore tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Atdhetarėt shqiptarė, tė krishterė e myslimanė, e vlerėsuan krijimin e kishės ortodokse shqiptare jo thjesht si njė ngjarje ekleziastike, por edhe si njė veprim qė do tė ndihmonte nė emancipimin kombėtar tė shqiptarėve. Ngritja e kishės shqiptare nė ShBA ishte hapi i parė i rėndėsishėm pėr themelimin, mė 1922, tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
    Veprimtaria e shoqėrive atdhetare tė kolonive shqiptare tė mėrgimit mbeti edhe nė vitet e ardhshme njė faktor i rėndėsishėm nė luftėn e popullit shqiptar pėr pavarėsinė kombėtare dhe pėr tėrėsinė territoriale tė atdheut.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:28

    KREU IX

    ZHVILLIMI I IDEOLOGJISĖ DHE I KULTURĖS SĖ RILINDJES KOMBĖTARE
    (VITET 80 TĖ SHEK. XIX - 1912)

    Epoka e Rilindjes karakterizohet nga zhvillimi i njė ideologjie e kulture tė re me karakter kombėtar e demokratik, nga pėrpjekjet qė rilindėsit e shquar bėnė pėr ruajtjen dhe lėvrimin e gjuhės shqipe, pėr zhvillimin e letėrsisė dhe ēeljen e shkollave nė gjuhėn amtare si mjete pėr ngritjen e ndėrgjegjes politike tė popullit shqiptar e afirmimin e tij kombėtar.
    Njė hov tė mėtejshėm nė kėtė periudhė tė Rilindjes mori zhvillimi i mendimit politik, shoqėror e filozofik, qė u pėrpunua nga iluministėt e mendimtarėt mė tė shquar nė bazė tė pėrgjithėsimit tė pėrvojės sė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe tė luftės sė armatosur tė popullit shqiptar kundėr robėrisė osmane e politikės pushtuese tė shteteve fqinje. Ky mendim politik e shoqėror dhe nė tėrėsi programi politik i Rilindjes u pėrgjigjeshin detyrave tė bashkimit e tė ēlirimit kombėtar, qė objektivisht shtroheshin pėr zgjidhje para shoqėrisė shqiptare. Por ato karakterizoheshin gjithashtu nga njė frymė e theksuar demokratike, shprehnin aspiratat e gjithė popullit pėr liri, pavarėsi dhe pėrparim ekonomiko-shoqėror e politik tė vendit.
    Njė rol tė madh nė pėrpunimin e mendimit politik e shoqėror tė Rilindjes luajtėn shtypi patriotik dhe letėrsia artistike, qė morėn gjithnjė e mė shumė karakter politik, pėrmbajtje kombėtare e frymė luftarake.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:28

    1. MENDIMI POLITIKO-SHOQĖROR, SHKRIMI DHE SHKOLLA SHQIPE

    Pashko Vasa (1825-1892)

    Radhitet ndėr njerėzit e mėdhenj tė Rilindjes qė hodhėn themelet e ideologjisė sė saj dhe u shquan nė fushėn e mendimit e tė veprimit politik dhe nė atė tė krijimtarisė letrare. U lind nė Shkodėr ku kreu mėsimet e para. Pasi kreu studimet e mesme nė Venedik, punoi si sekretar i konsullatės britanike nė Shkodėr, por shpejt e braktisi atė detyrė dhe rreth vitit 1847 u hodh nė Itali, ku mori pjesė nė luftėn ēlirimtare tė italianėve kundėr zgjedhės sė huaj. Por lufta e sakrificat e tij pėr ēlirimin e Italisė u shpėrblyen me intriga e pėrndjekje qė e ēuan nė burg. I zhgėnjyer, shtrėngohet tė vendoset nė Stamboll, ku mė pas zuri vende me rėndėsi nė administratėn osmane. Por kjo nuk e pengoi tė lidhej me lėvizjen atdhetare tė shqiptarėve dhe tė bėhej njė nga figurat kryesore tė saj. Veprimtarinė mė tė dendur e zhvilloi nė vitet 70, kur bashkė me Kostandin Kristoforidhin u pėrpoqėn pėr krijimin e njė shoqėrie pėr pėrhapjen e shkrimit shqip dhe pėr zgjimin e vetėdijes kombėtare. Nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, krahas Abdyl Frashėrit, u shqua si njė nga figurat kryesore tė Komitetit tė Stambollit. Mė 1878 ai u gjend nė Kosovė. Duke qenė nė epiqendėr tė ngjarjeve, qė shėnuan fillimin e njė epoke tė re nė historinė e pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr liri e pėr shtet tė pavarur kombėtar, ai u bė njė nga veprimtarėt mė aktivė pėr organizimin e Lidhjes dhe pėr njohjen ndėrkombėtare tė ēėshtjes shqiptare. Me anė tė disa memorandumeve drejtuar qarqeve diplomatike angleze e austro-hungareze dhe sidomos me anėn e memorandumit tė njohur tė 20 qershorit 1878, shkruar padyshim me dorėn e tij dhe drejtuar pėrfaqėsuesve tė shteteve pjesėmarrėse nė Kongresin e Berlinit, Pashko Vasa, ndėr tė parėt politikanė e diplomatė shqiptarė, i bėri tė pranishėm opinionit ndėrkombėtar faktin se “po lind njė ēėshtje e re, ēėshtja shqiptare”.
    Ėshtė autor i disa veprave me karakter politik e historik, me tė cilat mbrojti ēėshtjen shqiptare dhe pėrpunoi bazat e ideologjisė kombėtare. Ndėr to veēohet vepra “E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt”, botuar nė frėngjisht nė Paris, mė 1879, nė tė cilėn, krahas tė dhėnave historike pėr popullin shqiptar dhe pėr qėllimet e luftės sė tij, parashtroi me njė forcė tė rrallė kėrkesat themelore tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
    Programi qė projektoi Pashko Vasa nė kėtė vepėr pėr tė ardhmen e Shqipėrisė ėshtė njė program kombėtar, iluminist, qė ka nė themel tė tij idenė e bashkimit tė tė katėr vilajeteve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm, dhe tė forcave tė gjalla tė kombit, idenė e zhvillimit tė potencialeve krijuese tė popullit, tė shfrytėzimit tė burimeve ekonomike tė vendit, zhvillimin e arsimit, tė kulturės e tė shkollės shqipe. Pashko Vasa ėshtė njė reformator dhe njė statist vizionar kur shkruan se ėshtė e domosdoshme qė “t’i jepet Shqipėrisė njė organizim i fortė, homogjen, kompakt, nė pajtim me nevojat e saj dhe me karakterin e popullsisė sė saj”, qė “tė vihet nė gjendje, me anė reformash radikale, pėr tė zhvilluar forcat e veta intelektuale, pasurinė dhe fuqinė ushtarake”.
    Nė kėtė vepėr janė shkrirė argumenti shkencor i historianit, shpirti i poetit dhe forca e propagandistit tė ideve kombėtare, i cili pasi parashtron fakte pėr lashtėsinė e shqiptarėve, pėr tiparet e karakterit tė tyre burrėror e tė panėnshtruar, shpreh vendosmėrinė e kėtij kombi pėr tė jetuar i lirė nė trojet e veta. “Ne do tė parapėlqenim ta qanim Shqipėrinė tė vdekur, - shkruan ai, - sesa ta shihnim tė copėtuar nė dobi tė fqinjėve. Nuk duam qė populli shqiptar tė bjerrė tipin e vet karakteristik, doket e veta, gojėdhėnat e veta dhe gjuhėn e vet”.
    Penės sė Pashko Vasės i pėrkasin edhe dy veprat historike nė frėngjisht: “Skicė historike pėr Malin e Zi sipas traditave tė Shqipėrisė” (1872) ku pėrshkruan pashallėkun e Shkodrės nėn Bushatllinjtė dhe “Bosnja e Hercegovina gjatė misionit tė Xhevdet Efendiut” (1865).
    Pashko Vasa ishte njė nga themeluesit e veprimtarėt mė aktivė tė “Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip”. Ai ėshtė autor i disa veprave qė u shėrbenin pėrpjekjeve shkencore pėr shkrimin e shqipes dhe pėr mėsimin e saj. Mė 1878 ai pati botuar nė frėngjisht njė libėr me titull “Alfabeti latin i zbatuar nė gjuhėn shqipe”, ku paraqet projektin e vet pėr njė alfabet tė shqipes. Me kėtė libėr ai pėruronte debatin e gjatė pėr ēėshtjen e alfabetit, si njė nga pikat kyēe pėr njė zhvillim tė njėsuar gjuhėsor e kulturor e pėr pasojė edhe politik tė shqiptarėve.
    Si njė nga anėtarėt mė aktivė tė “Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip”, Pashko Vasa ėshtė edhe njė nga bashkautorėt e tė parės vepėr tė botuar prej saj, i “Alfabetares sė gjuhės shqipe”, qė hidhte bazat e literaturės didaktike tė shkollės kombėtare shqipe. Atje ai botoi prozėn “Shqypnia dhe Shqyptarėt”, e cila u drejtohej shqiptarėve qė duhej tė mėsonin historinė e tyre.
    Autor i disa veprave letrare nė gjuhė tė huaj, i prozės memorialistike nė italisht “Burgu im” (1850), i romanit me temė nga jeta shqiptare “Barda e Temalit” (1890) nė frėngjisht, i lirikave italisht “Rose e spine” (“Trėndafilė dhe gjemba”, 1873), ai mbeti i njohur si poet me veprėn poetike “Mori Shqypni” tė krijuar mė 1880 nė ditėt e Lidhjes sė Prizrenit. Poezia qarkulloi si fletė fluturuese dhe i mrekulloi atdhetarėt me forcėn e ideve e tė artit tė saj. E ndėrtuar mbi bazėn e kontrastit poetik midis tė kalurės sė lavdishme tė shqiptarėve dhe mjerimit ku i kishte hedhur robėria osmane, vjersha tingėllon si njė kushtrim lufte. Ajo ėshtė njė manifest poetik i Rilindjes, njė nga kryeveprat e poezisė shqipe tė kohės. Por mbi tė gjitha ajo mbeti njė pikė referimi pėr tė gjitha kohėt me idenė e bashkimit tė shqiptarėve tė tė tri besimeve, duke vėnė mbi fetė shqiptarinė qė autori e quan “fe tė shqyptarit”.
    Ky laicizėm i ndėrgjegjes kombėtare ėshtė njė nga arritjet e mėdha tė Rilindjes.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:29

    Sami Frashėri (1850-1904)

    Njė kontribut tė madh nė pėrpunimin e nė zhvillimin e mėtejshėm tė mendimit politiko-shoqėror e filozofik shqiptar dha ideologu i shquar i Rilindjes Kombėtare Sami Frashėri.
    Mėsimet e para Samiu i mori nė fshatin e lindjes, nė Frashėr, kurse ato tė mesme i kreu nė gjimnazin “Zosimea” tė Janinės. Mė 1871 u vendos nė Stamboll, ku filloi punėn krijuese letraro-shkencore dhe veprimtarinė nė tė mirė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Nė tė njėjtėn kohė ai u lidh edhe me lėvizjen pėrparimtare politiko-shoqėrore turke.
    Gjatė kėsaj kohe e veēanėrisht nė vitet e Lidhjes sė Prizrenit e mė vonė, Samiu u dallua edhe si mbrojtės i vendosur i tė drejtave tė popullit shqiptar, si njė organizator e udhėheqės i shquar i lėvizjes politike e kulturore kombėtare shqiptare.
    Samiu ishte njė nga themeluesit e kulturės nė gjuhėn shqipe qė lulėzoi nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX. Ai shkroi 5 tekste pėr shkollėn e parė shqipe, mė tė mirat ndėr ato qė ishin botuar deri atėherė. Njė vlerė tė veēantė ka “Shkronjėtorja e gjuhėsė shqip” (1886), njė nga gramatikat mė tė mira, hartuar nė tė kaluarėn. Nė tė Samiu dha sistemin gramatikor tė gjuhės shqipe, pėrpunoi kategoritė e saj themelore dhe formuloi terminologjinė pėrkatėse, njė pjesė e sė cilės i ka qėndruar me sukses kohės.
    Ai u dallua si njė punonjės i palodhur nė fushėn e letėrsisė e tė shkencės. Rezultatet e studimeve tė tij i botoi turqisht me emrin Shemsettin Sami ose Sh. Sami Frashėri. I dha kulturės turke mbi 40 vepra, shumica orgjinale, disa pėrkthime, njė pjesė tė tė cilave mbetėn tė pabotuara. Nė listėn e gjatė tė veprave tė Samiut ka shkrime letrare, novela e drama, fjalorė e tekste shkollore, broshura pėr popullarizimin e njohurive shkencore, studime mbi gjuhėsinė e letėrsinė turke e arabe. Samiu i dha popullit turk tė parin fjalor normativ dhe etimologjik tė turqishtes (Kamus-i-Turki) dhe tė parėn enciklopedi tė historisė e tė gjeografisė tė botuar nė 6 vėllime (Kamus-ul-alam). Ai drejtoi gjithashtu disa organe shtypi, gazeta e revista, si “Feneri” (1873), “Kopėshti” (1873), “Mėngjesi” (1876), “Zėdhėnėsi i Lindjes” (1878) dhe “Java” (1881).
    Nė gjithė pasurinė letrare e publicistike dallohet kryevepra e tij nė gjuhėn shqipe “Shqipėria ē’ka qėnė ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?” (1899), e cila me tė drejtė ėshtė ēmuar edhe si manifesti politik i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Idetė e orientimet e kėsaj vepre, sė bashku me ato tė fjalėve tė urta tė botuara nė turqisht dhe tė tė gjithė veprės sė tij tė gjerė shkencore, e bėjnė Samiun njė nga dijetarėt mė nė zė qė ka nxjerrė historia e popullit shqiptar, atdhetarin e madh dhe humanistin e shquar tė kulturės kombėtare shqiptare.
    Nė veprat shqipe mbizotėron motivi i luftės ēlirimtare kundėr sundimtarit osman, kurse veprat turqisht i pėrshkon fryma e luftės kundėr absolutizmit despotik dhe dogmatizmit klerikal tė Perandorisė Osmane. Ato synojnė tė shembin tė njėjtėn kėshtjellė, pushtetin shtypės e feudal tė sulltanėve pėr tė ēliruar njėkohėsisht si popullin shqiptar, ashtu edhe atė turk.
    Pėrballė despotizmit tė sulltanėve osmanė Samiu vinte demokracinė dhe lirinė. Liria pėr Samiun ishte gjėja mė e shtrenjtė qė i ka dhėnė njeriut natyra dhe qė askush nuk ka tė drejtė t’ia shkelė. Gėzimi mė i madh, qė mund tė ndiejė njeriu nė jetėn e vet, shkruante Samiu, ėshtė ēasti kur rifiton lirinė e humbur.
    Pėrballė obskurantizmit mesjetar Samiu vinte dituritė tė mbėshtetura nė shkencat, tė cilat kanė qė tė gjitha njė vegėl, njė mjet, mendjen, inteligjencėn njerėzore. Dituria ishte pėr Samiun rruga e lirisė. Prej diturisė rrjedhin mirėqenia dhe tė gjitha tė mirat e kėsaj bote; “njerėzit, - shkruante ai, - kanė njė detyrė tė madhe: tė njohin natyrėn dhe tė vėrtetėn e materjeve qė gjenden nė botė veēanėrisht mbi lėmsh tė Dheut tonė, tė dinė tė pėrfitojnė nga cilėsitė e atyre materjeve dhe t’i shtien ato nė punė pėr mirėqenien e mbarė rruzullimit”.
    Prandaj gjėja mė e mirė pėr njeriun ėshtė tė pėrpiqet tė fitojė dituri, “argėtimi mė i mirė pėr njeriun ėshtė studimi dhe shoku mė i mirė, libri”. Tė gjitha kėto pikėpamje tė Samiut dhe e gjithė puna qė ai ka bėrė pėr pėrhapjen e diturive nė masat popullore e bėjnė atė njė nga iluministėt mė tė mėdhenj tė asaj kohe nė Shqipėri dhe nė tėrė Perandorinė Osmane.
    Si iluminist, si mbrojtės i diturisė dhe i shkencės, Samiu ishte kundėr obskurantizmit mesjetar tė monarkisė teokratike, qė mbisundonte nė atė kohė nė Perandorinė Osmane dhe shfrytėzonte pėr tė ruajtur pushtetin e saj edhe fanatizmin e qarqeve tė caktuara konservatore klerikale, tė kryesuara nga Shejhylslami. Por kritika ndaj obskurantizmit e fanatizmit fetar tė mbjellė nga kleri i lartė dhe sulltani Kalif, nuk e bėri Samiun tė vinte nė dyshim vlerėn e pėrgjithshme tė fesė e tė besimit fetar.
    Nė planin fetar ai mbeti nė kuadrin e deizmit, d.m.th. nė kuadrin e pranimit tė zotit si fuqi e mbinatyrshme qė krijoi gjithėsinė dhe tokėn tonė, tė cilat, me t’u krijuar, ekzistojnė e zhvillohen nė bazė tė ligjeve tė tyre. “Ēdo gjė qė ekziston nė natyrė, - shkruante ai, - gjithė trupat qiellorė u shtrohen njė ligji dhe njė rregulli”.
    Nė qoftė se nė rrjedhjen e ngjarjeve nuk ndėrhyn vullneti i zotit, nė qoftė se ato ecin sipas ligjeve tė tyre tė brendshme, atėherė, sipas Samiut, forca vendimtare ėshtė “mendja”, “inteligjenca” e njeriut, qė e lejon tė zbulojė tė fshehtat e botės dhe tė ecė pėrpara. Me anėn e “mendjes”, tė “inteligjencės”, njeriu, shkruante Samiu, “u largua gjithnjė e mė tepėr nga kafsha dhe u bė pėrherė e mė tepėr njė levė e fortė qė e shpuri lart e mė lart qytetėrimin”.
    Samiu vinte nė bazė tė zhvillimit shoqėror mendjen dhe inteligjencėn. Po tė merren parasysh kushtet historike nė tė cilat jetoi e punoi, botėkuptimi filozofik i Samiut duhet vlerėsuar si botėkuptimi mė i pėrparuar i asaj kohe nė Shqipėri dhe nė Perandorinė Osmane. Nė emėr “tė arsyes”, Samiu u ngrit kundėr rendit tė paarsyeshėm feudalo-despotik, si edhe kundėr paditurisė e obskurantizmit, kėrkoi lirinė pėr popullin e vet, barazinė dhe mirėqenien tė mbėshtetur nė punėn pėr tė gjithė.
    Samiu kishte besim nė forcat potenciale tė njeriut pėr t’u pėrsosur materialisht e moralisht dhe pėr tė ecur gjithnjė pėrpara nė rrugėn e qytetėrimit. Po kėshtu, ai kishte besim tė plotė nė tė ardhmen e ndritur tė shoqėrisė njerėzore, nė mundėsinė e saj pėr tė kapėrcyer ēdo pengesė drejt progresit shoqėror. Historia, vinte ai nė dukje, nuk njeh ndėrprerje, shoqėria njerėzore ka qenė dhe ėshtė njė entitet qė zhvillohet vazhdimisht, nga njė shkallė mė e ulėt nė njė shkallė mė tė lartė tė qytetėrimit. Arsyeja mė e thellė e kėtij progresi historik, ajo qė e bėn qytetėrimin e mėvonshėm mė tė pėrsosur se atė mė tė hershmin, shpjegonte Samiu, ėshtė fakti se “njė komb i qytetėruar bėn pėr vete veprat e njė kombi tjetėr tė qytetėruar, bile u shton atyre veprave prodhimet e fuqisė sė tij intelektuale, i pėrsos dhe i shton mė tej ato vepra”. Nė kėtė kuptim ēdo popull ka meritat e tij para historisė, sepse ēdo popull, kush mė shumė e kush mė pak, me veprat e veta ka kontribuar nė thesarin e pėrgjithshėm tė qytetėrimit botėror.
    Me vlerėsimin e lartė qė i bėnte ēdo kombi, Samiu mbronte njė tė vėrtetė historike, nga e cila dilte vetvetiu pėrfundimi se edhe populli shqiptar, ndonėse i vogėl, kishte vlerat e tij, tė drejtėn e ekzistencės dhe kishte dhėnė kontributin e tij nė kulturėn botėrore. Vetė veprimtaria e pasur krijuese e Samiut, i cili, si edhe rilindėsit e tjerė tė shquar shqiptarė, kishte studiuar e kishte pėrvetėsuar thellė idetė demokratike tė kohės e veēanėrisht tė filozofėve e tė mendimtarėve tė Revolucionit francez, si tė Dideroit, tė D’Alamberit, tė Volterit, tė Rusoit etj., duke i vėnė ato nė shėrbim tė lėvizjes kombėtare tė popullit shqiptar, e pasuroi mė tej mendimin e pėrparuar politiko-shoqėror tė Rilindjes Shqiptare.
    Me vlerėsimin qė i bėnte qytetėrimit tė ri evropian, si njė shkallė mė e pėrparuar e zhvillimit shoqėror nė krahasim me qytetėrimin osman tė lidhur me sistemin feudal, qė mbizotėronte nė Perandorinė Osmane, Samiu mbronte njė tė vėrtetė tjetėr historike, nga e cila dilte vetvetiu pėrfundimi se Perandoria Osmane, qė ngrihej mbi themelet e sistemit feudal, duhej tė shembej dhe mbi gėrmadhat e saj duhej tė ndėrtohej njė shoqėri e re nė njė Shqipėri tė pavarur dhe nė njė Turqi tė re.
    Idetė mė tė afėrta pėr Samiun, ato qė ndeshen mė shpesh nė veprėn e tij dhe qė shprehen mė me forcė, janė ato qė kanė tė bėjnė me kombin, me tiparet e tij, me rrugėn e ēlirimit kombėtar, me tė sotmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė. “Sendet mė tė shtrenjtė nė botė, - shkruante Samiu, - janė nderi dhe atdheu. Ata qė pėr dobi personale shkelin dashurinė e atdheut, ata shkelin njėkohėsisht edhe nderin e tyre”. Atdhedashurinė ai e shihte si njė ndjenjė tė tillė, sė cilės “asnjė nuk mund t’i bėjė ballė”. “Topi qė shemb kėshtjellat mė tė fuqishme ėshtė atdhedashuria”, thoshte Samiu.
    Njė problem i lidhur ngushtė me kombin ėshtė ai i gjuhės. “Shenja e kombėsisė ėshtė gjuha, - shkruante Samiu, - ēdo komb mbahet nga gjuhėt”. Kur njė komb e humb gjuhėn, humb dhe veten. Me ē’gėzim tė madh shkruanin Samiu e Naimi nė njė letėr dėrguar njė mikut tė tyre pėr arritjet nė shkrimin e nė lėvrimin e gjuhės shqipe: “Armiqtė e kombit tonė, - thoshin ata, - donin tė na gėnjenin ē’prej kohe se gjoja gjuha shqipe ėshtė njė gjuhė e prishur dhe trashamane, se nuk mund tė shkruhet, se s’ka gramatikė, se me tė nuk mėsohen shkencat e tjera. Por nė fund panė se shqipja u bė, u shkrua, u krijua alfabeti i saj, u hartua gramatika, u shtypėn librat e shkencės, u pėrkthyen poezi tė bukura prej ēdo gjuhe tė huaj. Me njė fjalė u kuptua se ē’gjuhė e pėrsosur dhe e rregullt ėshtė shqipja”.
    Nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut nga robėria njė rol tė madh, sipas mendimit tė drejtė tė Samiut, do tė luante bashkimi i popullit shqiptar. Ai fliste me admirim pėr forcėn e bashkimit dhe pėr dėmin e grindjes dhe tė pėrēarjes. “Bashkimi, - shkruante ai, - bėn tė mundura sendet e pamundshme, kurse grindja bėn tė pamundura sendet e mundshme”. Njė pengesė e madhe nė rrugėn e bashkimit politik ishte pėrēarja fetare, e mbajtur gjallė dhe e nxitur nga pushtuesit osmanė dhe qarqet politike shoviniste tė shteteve fqinje. Samiu me gėzim bėnte njė konstatim qė ishte nė tė njėjtėn kohė edhe njė dėshirė e tij: “Shqiptari nuk njeh grindjet e fesė dhe luftėrat e pėrgjakshme fetare, qė kanė njohur popujt e Lindjes dhe tė Perėndimit. Bashkimi i vėrtetė dhe i fortė ėshtė ai qė mbėshtetet mbi njė themel parimor, mbi bindje tė pėrbashkėta”. “Bashkimi i ideve dhe i parimeve, - shkruante ai, - ėshtė mė i fortė se bashkimi i shteteve”. Njė bazė e tillė parimore pėr Samiun ishte dashuria pėr Shqipėrinė, sė cilės duhej t’i nėnshtrohej ēdo lloj ndjenje e vlere tjetėr. “Shqiptari ėshtė shqiptar para se tė jetė mysliman apo i krishterė”, shpallte ai, duke ngritur kėshtu idenė e kombėsisė mbi idenė e fesė.
    Samiu i bėri njė luftė tė ashpėr shoqėrisė feudale dhe shfaqjes mė tė shėmtuar tė saj, shtypjes sė popullit e sidomos tė fshatarėsisė nga ēifligarėt feudalė e nga fajdexhinjtė. “Nėse ka njeri mė tė dėmshėm pėr shoqėrinė njerėzore, - shkruante Samiu, - ėshtė ai i cili jeton me tė ardhurat e njė ēifligu, qė nuk punon vetė ose me kamatėn e tė hollave qė i ka dhėnė me fajde”. I frymėzuar nga kjo ide ai doli me kėrkesėn demokratike qė pronarėt e tokave t’i qeverisnin vetė tokat e tyre, tė ktheheshin, pra, nė ēifligarė kapitalistė.
    Samiu ishte njė luftėtar i tė drejtave njerėzore, njė paralajmėtar i njė bote tjetėr pa despotizėm dhe pa shtypjen e dinjitetit tė njeriut. Dėshmi pėr kėtė, ndoshta mė kuptimplotja, ėshtė qėndrimi i Samiut ndaj gruas. Problemit tė gruas, tė vendit tė saj nė shoqėri, tė rrugėve tė emancipimit tė saj, Samiu i kushtoi njė libėr tė tėrė. Gruas ai i njihte njė rol shoqėror, atė tė edukimit tė brezit tė ri dhe, nėpėrmjet tij, tė konsolidimit tė vetė shoqėrisė. “Njė shtet i qytetėruar, - shkruante Samiu, - mbėshtetet nė edukatėn e gruas”. Gjithashtu ai i njihte gruas tė drejta tė barabarta me burrin nė familje.
    Shkrimet e Samiut, e gjithė vepra e tij nė shqip dhe nė turqisht ėshtė e mbushur me njė besim tė madh nė ēlirimin e afėrt tė Shqipėrisė, nė njė tė ardhme mė tė mirė tė saj. Kėtė besim ai e mbėshteste nė njė varg faktorėsh historiko-politikė e psikologjikė. Tė tillė faktorė pėr Samiun ishin lashtėsia e popullit shqiptar, trimėria e tij, talenti dhe zgjuarsia, dashuria pėr punė e mbi tė gjitha atdhedashuria. Atdhedashuria e popullit shqiptar, e bashkuar me trimėrinė e tij, ishin pėr Samiun ajo forcė, tė cilėn s’mund ta ndalte asgjė nė rrugėn e saj drejt qėllimit tė caktuar.
    Besimin pėr ēlirimin e afėrt tė Shqipėrisė Samiu e gjente edhe nė bindjen qė ai kishte se Perandoria Osmane ishte nė kalbėzim e sipėr, se koha e despotizmit politik dhe e shtypjes kombėtare ishte duke perėnduar dhe, si rrjedhim, vitet e sundimit osman nė Ballkan ishin tė numėruara. Samiu priste ēdo ditė tė dėgjonte lajmin e gėzuar tė shembjes sė despotizmit anakronik tė sulltanit. Ai punoi pėr ta pėrgatitur popullin pėr kėtė tė ardhme tė lirė e tė pavarur dhe me idetė e veprat e tij, si edhe me veprimtarinė politiko-shoqėrore, i frymėzoi shqiptarėt tė luftonin pėr sigurimin e saj.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:29

    Shtypi

    Hapat e parė shtypi shqiptar i hodhi me daljen e organit mujor “Fiamuri i Arbėrit” qė filloi tė botohej nė Kalabri nė vitet 1883-1887, nė tė folmen e arbėreshėve tė Kalabrisė dhe italisht, nėn drejtimin e Jeronim de Radės?. Njė rėndėsi tė madhe nė jetėn politiko-kulturore tė vendit pati botimi nė Stamboll, me nismėn e Sami e Naim Frashėrit, i revistės mujore “Drita” e mė vonė “Dituria” (1884-1885). Nė fund tė shek. XIX dhe nė fillim tė shek. XX botohen organe tė reja tė shtypit shqiptar, qė luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė pėrhapjen e ideve kombėtare dhe nė mbrojtjen e tė drejtave tė popullit shqiptar. Nė kushtet e regjimit absolutist tė sulltan Abdyl Hamitit, gazetat dhe revistat shqipe nuk mund tė botoheshin nė Shqipėri, prandaj nxirreshin jashtė nė kolonitė shqiptare tė mėrgimit. Shumica e tyre nxirreshin nė gjuhėn shqipe, disa ishin dygjuhėshe. Nga kėto mė tė rėndėsishme ishin: “Shqiptari” (Bukuresht, 1888-1903), nėn drejtimin e Nikolla Naēos; “Shqipėria” (Bukuresht, 1897-1898), nėn drejtimin e Visar Dodanit dhe Jorgji Meksit, si organ i shoqėrisė “Dituria”; “Albania” (Bruksel e mė vonė nė Londėr, 1897-1909), nga Faik Konica; “Kalendari kombiar” (Sofje, 1897-1915), qė botohej si organ i shoqėrisė “Dėshirė”, nė fillim nėn drejtimin e Kristo Luarasit e Kosta J. Trebickės dhe mė pastaj tė Mithat Frashėrit (Lumo Skėndos); “Drita” (Sofje, 1901-1908), nėn drejtimin e Shahin Kolonjės; “Besa-Besėn” (Kajro, 1900-1904), nga Milo Duēi; “Albania” (Beograd, 1902-1905), nga Jashar Erebara; “Shpnesa e Shqypnisė” (Raguzė, Trieste e Romė, 1905-1908), nėn drejtimin e Nikollė Ivanajt; “Kombi” (Boston, 1906-1908), nga Sotir Peci; “Shqipėria” (Kajro, Magaga, 1906-1908); “Pellazgu” (Kajro, 1907); “Shkopi” (Kajro, 1907-1908) etj. Megjithėse nuk botoheshin nė Shqipėri, ato me rrugė e me mjete tė ndryshme pėrhapeshin edhe nė atdhe, ku kalonin dorė mė dorė e lexoheshin me etje tė madhe. Njė popullaritet tė veēantė gėzonte gazeta “Drita” e Sofjes, e cila mė 1904 kishte njė tirazh prej 670 kopjesh. Kjo i detyrohej nė radhė tė parė pėrmbajtjes atdhetare tė artikujve qė botoheshin nė kėtė gazetė. Gazeta “Shkopi” kishte njė tirazh edhe mė tė madh, 900- 950 kopje nė vitet 1907-1908.
    Duke ēmuar rolin e organeve tė shtypit nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, disa nga Fuqitė e Mėdha dhe veēanėrisht Austro-Hungaria, qė u tregua mė aktive nė kėtė drejtim, duke shfrytėzuar edhe vėshtirėsitė financiare tė botuesve tė tyre, u premtuan shoqėrive atdhetare tė mėrgimit dhe personaliteteve kombėtare qė drejtonin organet e shtypit shqiptar subvencione financiare, me kusht qė veprimtaria e tyre tė mos shtrihej nė fushėn politike, tė mos cenonte status quo-nė nė Perandorinė Osmane dhe pushtetin e sulltanit nė Shqipėri. Shumica e organeve tė shtypit shqiptar e botuesit e tyre i qėndruan kėtij presioni tė shteteve tė huaja e sidomos tė Vjenės dhe, megjithėse hiqnin vėshtirėsi tė mėdha financiare, e vijuan veprimtarinė e tyre tė pavarur politike. Ndėrkaq, Faik Konica e pranoi ndihmėn financiare tė Vjenės, me kushtet e vendosura prej saj dhe nė pajtim me to hyri, nė dhjetor tė vitit 1897, nė njė lloj marrėveshjeje me Ministrinė e Jashtme tė Austro-Hungarisė. Faik Konica e bėri kėtė, sikurse e pohon edhe vetė, i nisur nga vėshtirėsitė financiare, por edhe pse mendonte se Shqipėria nuk mund tė zhvillohej pa ndihmėn e jashtme, se kjo do tė ishte njė rrugė pėr tė pėrballuar rrezikun italian qė e quante mė real dhe mė nė fund pėr ta bėrė Vjenėn “tė palėkundur nė pėrkrahjen e Shqipėrisė”. Megjithatė, ky qėndrim i Faik Konicės u kritikua atėherė nga njė pjesė e mirė e veprimtarėve tė lėvizjes kombėtare qė mendonin ndryshe nga ai.
    Pas katėr numrave tė parė tė revistės “Albania”, qė Faiku i nxori nė mėnyrė tė pavarur, pa ndonjė subvencion, nė shkrimet e mėpasshme u ndje ndikimi i kėsaj “marrėveshjeje”, si nė pėrkrahjen nga ky organ tė politikės sė Vjenės, ashtu edhe nė zbutjen e qėndrimit ndaj sulltan Abdyl Hamitit e Perandorisė Osmane. Megjithatė, Faik Konica me revistėn e tij pėrgjithėsisht u gjend edhe pas kėsaj nė tė njėjtėn hulli si rilindėsit e tjerė, iu kushtua luftės pėr pėrparimin kulturor tė popullit shqiptar, pėr ngritjen e ndėrgjegjes sė tij kombėtare, duke pasur si synim ta pėrgatiste atė nė tė ardhmen pėr t’u ēliruar nga robėria osmane. Revista “Albania” ruajti karakterin atdhetar, mbeti njė nga organet kryesore tė shtypit shqiptar tė Rilindjes dhe me botimet e saj letrare, publicistike e enciklopedike dha njė ndihmesė tė ēmuar nė pasurimin e kulturės shqiptare nė tėrėsi dhe veēanėrisht nė lėvrimin e gjuhės letrare shqipe, nė njėsimin e shkrimit tė saj.
    Nė kushtet kur botimet e tjera ishin ende tė kufizuara, organet e shtypit u bėnė tribuna kryesore tė mendimit politik e shoqėror shqiptar. Nė to gjetėn pasqyrim nė radhė tė parė lufta e popullit shqiptar pėr autonominė e vendit, qė ishte kėrkesa themelore e lėvizjes kombėtare dhe, lidhur me kėtė, qėndrimi i forcave tė ndryshme politike pėr mjetet e rrugėt pėr arritjen e saj. Pjesa mė e pėrparuar e atdhetarėve, e sidomos intelektualėt me ide radikale, mbronin nėpėrmjet organeve tė shtypit programin e autonomisė territoriale-administrative tė Shqipėrisė dhe shpreheshin pėr pėrmbushjen e tij me anė tė kryengritjes sė armatosur.
    Tribuna tė kėsaj rryme u bėnė sidomos gazetat “Shqipėria”, “Drita”, “Albania” (Beograd), “Kombi”, “Shpnesa e Shqypnisė” etj., ku botonin shkrimet e tyre Shahin Kolonja, Dervish Hima, Jashar Erebara, Ēerēis Topulli, Mihal Gramenoja, Fan Noli, Asdreni, Ēajupi, Hilė Mosi, Nikollė Ivanaj, Visar Dodani, Sotir Peci etj. “Shqipėria” e Bukureshtit, nė njė varg artikujsh, botuar nė vitin 1897, duke e vėnė theksin nė kėrkesėn e njohjes sė kombit shqiptar dhe tė autonomisė sė vendit, shkruante se “duamė tė na njohė (Turqia) pėr komb, tė na bėnjė autonominė administrative, tė qeverisemi vetė…” (“Dėshirė e shqiptarėve” dhe “Shqipėri e shqiptarėve”, 1897).
    Por atdhetarėt mė radikalė, nė shkrimet e botuara nė kėto gazeta, shkuan edhe mė tej, shtruan domosdoshmėrinė e formimit tė njė Shqipėrie tė pavarur ose, siē shpreheshin ata, tė veēimit e tė ndarjes sė plotė tė saj nga Perandoria Osmane. Ata kishin formuar tanimė bindjen se Porta e Lartė nuk mund t’u siguronte shqiptarėve asnjė tė drejtė kombėtare, se vetė Perandoria Osmane ishte e destinuar tė shkatėrrohej dhe se politika e bashkėjetesės sė shqiptarėve me turqit brenda kufijve tė saj ėshtė e gabuar dhe me pasoja tė rėnda pėr tė ardhmen e Shqipėrisė; e vetmja rrugė shpėtimi, theksonin ata, ėshtė shkėputja e plotė dhe e menjėhershme e Shqipėrisė nga kjo Perandori, pavarėsia e saj (“Albania”, Beograd, artikujt “Drejtudhėsia e shqiptarit”, “Pėrēmimi i shqiptarėve”, mė 1902-1904; “Drita”, Sofje, artikujt “Turqia dhe shqiptarėt”, “Si do tė bėhet puna e Maqedonisė”, mė 1903-1904 etj.).
    Nė vitet 1902-1907, kur Lėvizja Kombėtare Shqiptare kishte marrė njė karakter tė organizuar, kur qėndresa e armatosur kundėrosmane kishte shpėrthyer, thuajse, nė ēdo anė tė vendit dhe kishte filluar lufta e ēetave tė drejtuara nga komitetet “Pėr lirinė e Shqipėrisė”, mjaft nga organet e shtypit shqiptar pėrkrahėn kėtė qėndresė dhe u bėnė propaganduese e idesė sė luftės sė armatosur, duke e parė atė si mjetin kryesor pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga zgjedha osmane.
    Por nė shtypin shqiptar, sidomos nė revistėn “Albania” (Bruksel-Londėr), nė gazetėn “Shqiptari” (Bukuresht), “Dashamiri” (Trieste) dhe nė ndonjė organ tjetėr u shfaqėn edhe pikėpamje tė tjera, qė shprehnin mė shumė qėndrimin e elementėve mė tė moderuar, tė cilėt e kufizonin Lėvizjen Kombėtare Shqiptare vetėm me kėrkesa kulturore dhe ekonomike, si “ngritja e shkollave shqipe, pėrhapja e librave kombėtare dhe e udhėve tė hekurta”, tė cilat mendonin t’i siguronin me ndihmėn e qeverisė turke. Kėto ishin, padyshim, masa tė rėndėsishme e tė domosdoshme, qė do tė ndikonin nė ngritjen e mėtejshme tė ndėrgjegjes kombėtare e politike tė popullit, por nuk qenė tė mjaftueshme pėr ēlirimin e tij nga zgjedha osmane. Nė kėto organe u botuan edhe artikuj, nė tė cilėt kundėrshtohej lufta politike e posaēėrisht kėrkesa e autonomisė dhe e shkėputjes sė Shqipėrisė nga sundimi osman, nuk pranohej nevoja e luftės sė armatosur. Autorėt e artikujve tė tillė, duke i bėrė thirrje popullit shqiptar qė tė pėrpiqej t’i fitonte tė drejtat kombėtare me rrugėn e reformave, shkruanin: “Tė lėshojmė mėnjanė politikėn…, tė marrim tė drejtat tona nga duart e mbretit suprem Hamitit”, “pa trazime dhe luftėra…, vetėm me butėsi dhe urtėsi”; “ne duam tė pushojė lėvizja kryengritėse, e cila kėrkon tė bėjmė copė-copė tė shtrenjtin tonė atdhe, Mbretėrinė Otomane” (“Ca tė tjera”, nė “Albania”, Bruksel, 1897; “Fjalė pėr lėēitėsit”, nė “Shqiptari”, Bukuresht, 1903).
    Mjaft nga organet e tjera tė shtypit i quanin kėto mendime tė dėmshme pėr lėvizjen ēlirimtare, sepse, siē theksohej nė to, ngjallnin te populli shqiptar “shpresa tė reme” dhe iluzione nė “mirėbėrėsinė” e sulltan Abdyl Hamitit. Nė shkrimet e botuara nė kėto organe thuhej se “nuk na pėlqejnė idherat e atyre qė thonė se duhet tė mbahetė dhe tė jetė Turqia, pėr tė mirėn e Shqipėrisė”, se “ Turqia nuk bėn asnjė reformė qė t’u ap tė drejta popujve…”.
    Nė mendimin politik tė shtypit shqiptar gjeti pasqyrim edhe Revolucioni rus i viteve 1905-1907. Nė shkrimet e botuara, sidomos nė gazeta tė tilla si “Drita” e Shahin Kolonjės, “Shpnesa e Shqypnisė” e Nikollė Ivanajt etj., atdhetarėt shqiptarė e shihnin luftėn e popullit shqiptar dhe tė popujve tė tjerė tė shtypur tė Perandorisė Osmane, si edhe atė tė popullit rus, si njė luftė tė pėrbashkėt ēlirimtare qė drejtohej kundėr tė njėjtėve armiq, “dy mbretėrive tė fėlliqura, qė quhen Rusi dhe Turqi..., qė kanė pėrmbi krye dy njerėz gjakatarė e tė poshtėr qė nuk u ngopėn sė thithuri gjak njeriu” (“Drita”, Sofje, 1905).
    Nė shtypin shqiptar kanė gjetur pasqyrimin e vet, megjithėse nė njė masė mė tė vogėl, edhe ēėshtjet ekonomiko-shoqėrore, si ato tė luftės kundėr shtypjes ekonomike, tė rolit tė forcave tė ndryshme shoqėrore nė lėvizjen kombėtare etj. Nė artikujt e korrespondencat nga Shqipėria, tė botuara nė gazetėn “Drita”, “Kombi”, “Shkopi” etj., nė vitet 1901-1907, pėrshkruhet me ngjyra tė forta e nė mėnyrė rrėqethėse gjendja e mjeruar ekonomike e kulturore e popullit, sidomos e fshatarėsisė qė ishte zhytur nė padije. Kjo gjendje shpjegohej me sundimin osman e politikėn shtypėse tė sulltanit dhe nė ndonjė artikull me ndarjen e padrejtė tė tokave, me zotėrimin e pronės sė madhe tė ēifligarėve e tė shtetit osman.
    Mendime tė ndryshme u shprehėn nė shtypin shqiptar lidhur me rolin e parisė feudalo-ēifligare ose, siē shprehej shtypi, tė oxhakėsisė, nė lėvizjen kombėtare. Ndėrsa atdhetarėt e moderuar mendonin se lėvizja ēlirimtare duhej tė mbėshtetej te kjo pari, tė cilėn e quanin “shpresa e shpėtimit dhe e lirisė s’atdheut”, pėrfaqėsuesit mė radikalė tė Rilindjes Kombėtare e shihnin atė si pjesė tė elitės politike sunduese tė Perandorisė Osmane. Ata i bėnin thirrje popullit qė tė ngrihej jo vetėm kundėr pushtetit tė sulltanit, por edhe kundėr parisė shqiptare, e cila, siē thuhej nė shkrimet e tyre, ishte bėrė “vegėl e guvernės turke pėr t’shtrydhur gjakun e varfėrisė dhe pėr tė rrjepur njerėzinė” (“Drita”).
    Tė ndryshme ishin mendimet e grupimeve politike shqiptare, tė shprehura nė shtyp, pėr rolin e popullit tė thjeshtė nė lėvizjen kombėtare. Ndėrsa atdhetarėt e moderuar e quanin popullin njė turmė, “qė s’ka siguri veēse tek oxhaksia”, te paria, elementėt radikalė e quanin popullin e thjeshtė, “vegjėlinė”, siē cilėsohej atėherė, “bartės tė vėrtetė tė patriotizmit” dhe luftėtar tė vendosur pėr ēlirimin e atdheut nga zgjedha osmane.
    Por problemi i trajtuar mė gjerėsisht nė faqet e tė gjitha organeve tė shtypit shqiptar ishte ai i luftės pėr lirinė e gjuhės dhe tė shkollės shqipe, tė cilat tė gjithė atdhedashėsit, pa pėrjashtim, i vlerėsonin si njė mjet shumė tė rėndėsishėm pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė popullit shqiptar, pėr konsolidimin e tij kombėtar dhe pėr bashkimin nė luftė kundėr pushtuesve tė huaj. Por atdhetarėt mė largpamės e trajtonin luftėn pėr shkollėn e shkrimin shqip si pjesė tė pandarė tė lėvizjes politike pėr njohjen e kombit shqiptar dhe pėr autonominė e tij.
    Nėpėrmjet shtypit, rilindėsit kundėrshtonin pėrpjekjet e qendrave tė huaja klerikale pėr tė pėrēarė shqiptarėt sipas besimeve fetare, pėr tė mbjellė dasinė midis popullsisė myslimane, nga njėra anė, dhe asaj krishtere, nga ana tjetėr. Kjo veprimtari, qė shtypi e quante antikombėtare, bėhej mė e dėmshme pėr kombin, sepse gjente pėrkrahės edhe te klerikė tė veēantė tė lartė, konservatorė e fanatikė shqiptarė, myslimanė e tė krishterė, tė lidhur me interesa ekonomike e shpirtėrore me sundimtarėt osmanė, me sulltanin Halif si edhe me Patrikanėn greke tė Stambollit. Nė artikujt e botuar nė organet e shtypit gjatė viteve 1907-1908 nga Fan Noli, Mihal Gramenoja, Hilė Mosi dhe atdhetarė tė tjerė theksohej se kėto kategori tė klerikėve u shėrbenin tė huajve dhe ishin bėrė “vegla politike” nė duart e tyre.
    Duke qenė edhe vetė besimtarė dhe duke respektuar ndjenjat fetare tė tė gjithė shqiptarėve, rilindėsit i veēonin nga kleri e shumica e klerikėve tė tė tria besimeve fetare kėta pėrfaqėsues tė caktuar tė qarqeve klerikale, qė vepronin nė kundėrshtim me interesat e Shqipėrisė, duke i quajtur “armiq po aq tė rrezikshėm pėr kombin, sa edhe qeveria turke”, dhe arritėn nė pėrfundimin se shqiptarėt nuk mund tė siguronin as bashkimin e as ēlirimin kombėtar pa kapėrcyer veprimtarinė e tyre pėrēarėse.
    Njė vend tė rėndėsishėm nė organet e shtypit kanė zėnė edhe artikujt e thirrjet e drejtuara kundėr politikės shoviniste tė shteteve fqinje ballkanike dhe kundėr qėndrimit mospėrfillės tė Fuqive tė Mėdha ndaj ēėshtjes shqiptare. Nė shkrimet e thirrjet e botuara nė shtypin shqiptar nė vitet 1902-1908 nga Asdreni, Fan Noli, Shahin Kolonja, Ēerēis Topulli dhe nga mjaft autorė tė tjerė anonimė, goditet veēanėrisht politika shoviniste e qarqeve politike tė Athinės, tė Beogradit, tė Sofjes e tė Malit tė Zi, tė cilat nė synimet e tyre pėr tė pėrgatitur pushtimin e tokave shqiptare nuk ndaleshin para asgjėje, pėrdornin tė gjitha mjetet, nga pėrēapjet pėr asimilimin e shqiptarėve nėpėrmjet shkollave dhe kishės e deri tek organizimi nė tokat shqiptare tė bandave tė armatosura, qė terrorizonin popullsinė. Ata dėnonin gjithashtu politikėn e disa prej Fuqive tė Mėdha e sidomos tė Rusisė, qė pėrkrahnin lakmitė aneksioniste tė shteteve fqinje ndaj tokave shqiptare, si edhe ndėrhyrjet qė ato ndėrrmorėn nė vitet 1902-1907 pėr zbatimin e reformave nė Turqinė Evropiane, tė cilat ēonin nė copėtimin e territoreve shqiptare.
    Idetė pėrparimtare e demokratike tė shtypit luajtėn njė rol tė madh pėr pėrgatitjen ideologjike e politike tė popullit shqiptar nė luftėn pėr bashkimin dhe pėr ēlirimin kombėtar tė vendit.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:30

    Lėvrimi i gjuhės shqipe dhe pėrhapja e shkrimit shqip

    Pas themelimit tė Lidhjes sė Prizrenit mė 1878 dhe tė Shoqėrisė sė Stambollit mė 1879 mori hov lėvizja pėr lėvrimin dhe studimin e gjuhės shqipe. Mendjet mė tė ndritura tė kohės, si Kostandin Kristoforidhi, Naim Frashėri, Sami Frashėri, Jeronim de Rada, Pashko Vasa, Jani Vretoja, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta etj., duke e njohur mirė gjuhėn amtare dhe duke pasur besim tė patundur nė zhvillimin e saj tė shpejtė, iu pėrveshėn me zell njė pune tė shumanshme qė nuk vonoi tė jepte pėrfundime tė dukshme. Drejtimet kryesore tė pėrpjekjeve tė tyre, qė kushtėzoheshin nga kėrkesat e kohės, ishin pėrhapja e shkrimit shqip, pastrimi i gjuhės shqipe nga fjalėt e huaja tė panevojshme, pasurimi i saj sidomos me terma shkencorė e me fjalė tė tjera tė fjalorit abstrakt dhe pėrpunimi i disa normave gjuhėsore qė do tė ēonin shkallė-shkallė nė zhvillimin e vazhdueshėm tė gjuhės letrare shqipe. Me kėto pėrpjekje atdhetarėt rilindės synonin tė forconin bashkimin dhe afirmimin kombėtar tė popullit shqiptar, pėr tė cilėt njė faktor vendimtar ishte gjuha, si tipar themelor qė dallon ēdo komb.
    Alfabeti i Shoqėrisė sė Stambollit (1879) me 36 shkronjat e tij i plotėsonte mirė kėrkesat fonologjike tė gjuhės shqipe dhe, me gjithė mungesėn e shkollave shqipe, ishte pėrhapur ndėr shqiptarėt brenda e jashtė vendit. Por, duke qenė i pėrzier edhe me disa shkronja greke dhe me disa shkronja tė veēanta, ai paraqiste mjaft vėshtirėsi pėr botim librash e fletoresh nėpėr shtypshkronja. Pėrveē kėsaj, megjithėse bėri tė mundur mėnjanimin e disa alfabeteve tė pėrdorura mė parė, alfabeti i Stambollit nuk mbeti i vetmi alfabet pėr shkrimin e shqipes. Kėshtu nė Shkodėr vijoi tė pėrdorej alfabeti tradicional i shkrimtarėve klerikė tė Veriut. Madje, nė kapėrcyell tė shek. XX nė atė qytet u vunė nė pėrdorim dy alfabete tė reja: alfabeti thjesht latin i Shoqėrisė “Bashkimi”, i themeluar mė 1899 nga Preng Doēi, Gjergj Fishta etj., dhe alfabeti i Shoqėrisė “Agimi”, i formuar mė 1901 nga Zef Mjeda, Ndre Mjeda etj. Gjatė kėsaj periudhe nė Shkodėr nuk munguan edhe pėrpjekjet pėr ta shkruar shqipen me alfabetin arab.
    Rilindėsit u pėrpoqėn edhe pėr pastrimin e pasurimin e fjalorit, gjė qė diktohej nga vetė gjendja e gjuhės shqipe, e cila, nė kushtet e njė prapambetjeje tė gjithanshme tė popullit shqiptar, ishte e mbushur me fjalė tė huaja dhe kishte mbetur e varfėr sidomos pėr fjalė tė fushave tė ndryshme tė shkencės e tė kulturės. Pėr t’ia arritur kėtij qėllimi tė dyanshėm u shfrytėzuan mė shumė mjetet fjalėformuese tė gjuhės shqipe, duke krijuar kėshtu njė numėr tė madh fjalėsh tė reja, njė pjesė e mirė e tė cilave i kanė qėndruar kohės. Tė tilla janė, p.sh., fjalėt ndėrgjegje, vetėdije, cilėsi, sasi, folje, rrokje, pėremėr, atdhe, mėmėdhe, kryeqytet, qytetėroj etj. Ėshtė e vėrtetė se pėrpjekje pėr tė krijuar fjalė tė reja ishin bėrė edhe mė parė, duke nisur qė nga Buzuku, Budi e Bogdani e deri te Naum Veqilharxhi. Por pėrpjekjet e dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekullit tė kaluar nė kėtė fushė dalloheshin pėr karakterin e tyre mė tė vetėdijshėm, pėr pėrmasat e gjera dhe pėr pėrhapjen e madhe qė patėn.
    Pėr pasurimin e fjalorit tė gjuhės shqipe u shfrytėzua nė radhė tė parė visari i pasur i gjuhės popullore. Pėr kėtė qėllim u mblodhėn nga goja e popullit fjalė e shprehje tė rralla qė rilindėsit i shtinė nė pėrdorim nė veprat e tyre. Nė kėtė punė fisnike u dallua nė mėnyrė tė veēantė Kostandin Kristoforidhi, i cili i ra kryq e tėrthor mbarė vendit, duke mbledhur njė visar tė pasur, qė e pėrfshiu edhe nė veprėn e tij madhore “Fjalori i gjuhės shqipe”. Por kėtė vepėr me vlerė tė madhe autori nuk mundi ta botonte sa qe gjallė. Pas shumė pėrpjekjesh, ky fjalor u botua mė nė fund mė 1904 nė Athinė. Fjalori nuk kishte karakter dialektor, si fjalorėt e botuar mė parė, por ishte njė fjalor i mbarė shqipes. Shpjegimet aty jepeshin nė gjuhėn greke, por kishte edhe shpjegime plotėsuese shqip. Ata qė nuk dinin greqisht e pėrdornin pėr tė gjetur ekuivalenten greqisht tė fjalės shqipe.
    Mė 1908 u botua nė Shkodėr nga Shoqėria “Bashkimi” njė tjetėr fjalor i gjuhės shqipe me shpjegimet nė gjuhėn italiane.
    Drejtimi tjetėr kryesor, ku u pėrqendruan pėrpjekjet pėr lėvrimin dhe studimin e gjuhės shqipe, ishte pėrpunimi i disa normave drejtshkrimore e gramatikore dhe studimi i strukturės gramatikore tė gjuhės. Edhe nė kėtė fushė puna nuk nisi nga e para. Pėrpjekje tė tilla ishin bėrė edhe mė pėrpara. Por pas vitit 1880, nė kushtet e reja tė rritjes sė lėvizjes kombėtare, shtrohej detyra pėr njė punė mė tė vetėdijshme dhe me synime mė tė qarta. Nė shkrimet shqipe duheshin zbatuar disa norma drejtshkrimore qė t’i bėnin ato sa mė tė kuptueshme pėr tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nga baza dialektore. Pėr njė punė tė tillė tė vetėdijshme shprehen nė shkrimet e tyre sidomos Kostandin Kristoforidhi, Samiu, Naimi etj. Gjatė kėsaj periudhe u bėnė pėrpjekje edhe pėr njė afrim tė dy varianteve tė shkruara tė shqipes. Por, nė kushtet e sundimit tė huaj dhe tė pėrēarjeve krahinore e fetare, tė ushqyera nga armiqtė e jashtėm e tė brendshėm, kėto pėrpjekje nuk mund tė shkonin larg. Nė kėto rrethana, kur edhe njė pjesė e shkrimtarėve vijonin tė pėrdornin nė shkrimet e tyre njė gjuhė thjesht dialektore, ishte shumė e vėshtirė tė pėrpunoheshin e tė zbatoheshin nga tė gjithė norma drejtshkrimore e gramatikore tė njėsuara. Megjithatė, u bė njė punė e madhe pėr vendosjen e disa normave drejtshkrimore e gramatikore, qė shėnuan njė hap tė rėndėsishėm pėrpara nė zhvillimin e mėtejshėm tė gjuhės letrare shqipe.
    Njė vėmendje e posaēme iu kushtua edhe studimit tė strukturės gramatikore tė gjuhės e kjo duket qartė edhe nga botimi i disa gramatikave me vlerė, tė hartuara kryesisht nga autorė shqiptarė. Nga kėto dallohen sidomos gramatika e Kostandin Kristoforidhit (1882), me shpjegim nė gjuhėn greke, “Shkronjėtorja ...” e Samiut (1886), qė ėshtė e para gramatikė e gjuhės shqipe, gramatika e Gjergj Pekmezit (1908), me shpjegime nė gjuhėn gjermane, gramatika shqipe e Anton Xanonit (1909) etj.
    Puna pėr lėvrimin e pėr studimin e gjuhės bėri tė mundur zhvillimin e mėtejshėm tė gjuhės letrare shqipe.
    Nė fund tė shek. XIX dhe nė fillim tė shek. XX u shtuan edhe mė shumė pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė pėr lirinė e mėsimit tė gjuhės shqipe dhe pėr ēeljen e shkollave shqipe. Edhe pas hapjes sė shkollės sė Korēės nė vitin 1887, gjendja e arsimit nė Shqipėri mbeti e mjerueshme. Gjithė sistemi arsimor osman pėrbėhej nga shkollat fillore (mejtepe) nė qytete e nė fshatra, njė pjesė e madhe pranė xhamive, nga disa shkolla gjysmė tė mesme ose qytetėse (ruzhdie) qė funksiononin nė qytete, ndėrsa shkolla tė mesme shtetėrore (idadie) ishin ngritur vetėm nė kryeqendrat e katėr vilajeteve. Mėsimet zhvilloheshin kudo nė gjuhėn turke, ndėrsa numri i fėmijėve qė i ndiqnin kėto shkolla ishte shumė i pakėt. Nė kėto rrethana atdhetarėt rilindės si nė memorandumet e peticionet e njėpasnjėshme, qė i dėrguan Portės sė Lartė dhe Fuqive tė Mėdha nga kolonitė e mėrgimit e nga brenda vendit, ashtu edhe nėpėrmjet organeve tė shtypit shqiptar tė viteve 1897-1908, protestuan ndaj kėsaj gjendjeje tė rėndė tė arsimit nė Shqipėri dhe kėrkuan me kėmbėngulje qė shqiptarėve t’u jepej e drejta e mėsimit tė lirė tė gjuhės amtare shqipe dhe qė tė hapeshin kudo nė Shqipėri shkolla shqipe tė tė gjitha hallkave. Organet e shtypit theksonin se “ne shqiptarėt duhet tė hapim shkolla shqipe nė Shqipėri dhe tė mėsojmė nė gjuhėn tonė”, “tė ēelim shkolla shqipe nė tė gjitha anėt e Shqipėrisė, nė ēdo qytet dhe nė ēdo fshat, me qėllim qė tė lulėzohet Shqipėria” (“Shqipėria”, 1897, “Gjuha shqipe dhe shqiptarėt”; “Drita” 1903, “Kombet e tjera dhe shqiptarėt” etj.)
    Atdhetarėt, me gjithė pengesat e qeverisė turke, nuk i ndėrprenė pėrpjekjet pėr tė pėrhapur arsimin nė gjuhėn amtare. Pėrveē dy shkollave shqipe tė Korēės, nė mjaft vise tė Shqipėrisė, si nė Elbasan, Dibėr, Krujė, Korēė, Berat, Gjirokastėr, Kolonjė, Starovė, Vlorė, Pėrmet, Skrapar, Ēamėri etj., funksiononin, nė shumicėn e rasteve pranė shtėpive private, shkolla tė fshehta shqipe, nė tė cilat arsimtarėt atdhetarė u mėsonin fėmijėve e tė rriturve abetaren e gjuhės shqipe. Nė kėto qendra, si edhe nė qytete tė tjera tė vilajeteve shqiptare, si nė Shkodėr, Durrės, Tiranė, Prizren, Prishtinė, Shkup, Manastir etj., mėsuesit atdhedashės u mėsonin fshehurazi shkrimin shqip nxėnėsve nė shkollat e huaja turke, greke etj.
    Atdhetarėt rilindės protestuan nė ato raste kur Austro-Hungaria bėri pėrpjekje pėr tė zėvendėsuar gjuhėn shqipe, qė ishte futur nė shkollat e saj, me gjuhėt e huaja. Nė vitet 1898-1900 shpėrtheu konflikti ndėrmjet popullsisė sė Prizrenit dhe agjentėve konsullorė austro-hungarezė, qė deshėn tė fusnin nė shkollėn shqipe tė qytetit sllavishten. Vatikani mė 1898 largoi nga kjo shkollė klerikėt shqiptarė nga Prizreni dhe emėroi nė vend tė tyre klerikė e murgesha kroate, qė filluan tė pėrdornin nė shkollė krahas shqipes edhe sllavishten. Meqenėse kėrkesat e popullsisė sė Prizrenit pėr pezullimin e mėsimit nė gjuhėn sllave nuk u morėn parasysh, ajo ngriti mė 1899 njė shkollė tė re shqipe tė pavarur, nė tė cilėn jepte mėsim Mati Logoreci. Nė kėto pėrpjekje atdhetarėt prizrenas patėn edhe pėrkrahjen e popullsisė sė Shkodrės dhe tė viseve tė tjera. Shkolla e re tėrhoqi shumicėn e nxėnėsve tė Prizrenit. Nė konfliktin pėr ēėshtjen e shkollės sė Prizrenit (qė zgjati 2 vjet) ndėrhyri me kėrkesėn e Vjenės edhe policia turke, e cila arrestoi mjaft shqiptarė atdhetarė. Qėndresa e gjatė e protestat e vazhdueshme tė popullsisė sė Prizrenit bėnė mė nė fund efektin e tyre; mė 1900 u kthyen nė Prizren klerikėt e larguar shqiptarė dhe u hoqėn nga shkolla mėsuesit e huaj. Pas kėsaj tė dyja shkollat u bashkuan nė njė shkollė tė vetme.
    Kėshtu ndodhi edhe nė Tiranė, ku nė saje tė kėrkesave kėmbėngulėse tė rretheve atdhetare, nė shkollėn austriake tė kėtij qyteti, nė kundėrshtim me vendimin e kryepeshkopit katolik tė Durrėsit, u vunė nė pėrdorim tekstet e pėrgatitura nga Shoqėria e Stambollit.
    Nė saje tė pėrkrahjes sė popullit dhe tė vendosmėrisė sė mėsuesve atdhetarė, edhe Mėsonjėtorja shqipe e Korēės, qė ishte e vetmja shkollė shqipe legale, u bėri ballė pėr njė kohė tė gjatė pėrndjekjeve dhe intrigave tė qeveritarėve osmanė dhe mitropolisė sė Korēės. Nė vitet e fundit tė shek. XIX, kur drejtor i saj u bė Nuēi Naēi, ajo u kthye nė njė shkollė tė rregullt fillore me katėr klasė, ku ndiqnin mėsimet 80-100 fėmijė tė krishterė e myslimanė nga 20-40 qė kishte mė parė. Pėrveē drejtorit, nė shkollėn e djemve tė Korēės jepnin mėsime edhe arsimtarėt Thanas Nona e Nikolla Lako, ndėrsa tė rriturve abetaren shqip ua mėsonte Kristo Vodica. Por edhe kjo shkollė mė nė fund u mbyll nė vitin 1902, kur autoritetet osmane, tė nxitura edhe nga peshkopi ortodoks grek, arrestuan mėsuesin dhe drejtorin e saj tė fundit Nuēi Naēin, tė akuzuar si pjesėmarrės i njė “organizate tė fshehtė” shqiptare.
    Shkolla e vajzave tė Korēės, ku jepnin mėsim Sevasti Qiriazi (qė ishte edhe drejtoreshė e saj), Fanka Efthimi dhe mė pastaj Polikseni A. Dhespoti (Luarasi) e Thanas Sina, dha ndihmė tė madhe pėr disa vjet nė pėrhapjen e shkrimit shqip e tė ndjenjave atdhetare tek tė rejat dhe te popullsia e qytetit. Ajo frekuentohej nga 50 nxėnėse, disa prej tė cilave, duke qenė nga viset e tjera, ishin konviktore. Por edhe kjo shkollė u mbyll mė 1904 nga autoritetet osmane.
    Ndėrsa pengonte pėrhapjen e mėsimit tė gjuhės shqipe dhe merrte masa tė rrepta ndaj mėsuesve e prindėrve, sidomos ndaj atyre myslimanė qė ēonin fėmijėt nė shkollat shqipe, qeveria osmane, duke qėnė nėn presionin e shteteve fqinje e tė Fuqive tė Mėdha, lejonte ēeljen nė qytetet e Shqipėrisė tė shkollave tė reja tė huaja, greke, bullgare, serbe etj.
    Krahas kėtyre, pėrhapja e shkrimit shqip pengohej gjithashtu nga mungesa e njė alfabeti tė pėrbashkėt pėr gjithė shqiptarėt. Atdhetarėt shqiptarė me tė drejtė e shihnin mungesėn e njė alfabeti tė njėjtė si njė shenjė dasie qė pengonte bashkimin e konsolidimin kombėtar tė shqiptarėve.
    Por si ēėshjtja e shkollės shqipe, ashtu edhe ajo e vendosjes sė njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe, qenė shndėrruar nė probleme politike, zgjidhja e tė cilave do tė varej nga zhvillimi i pėrgjithshėm i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:30

    2. LETĖRSIA DHE ARTET

    Letėrsia

    Ringjallja nacionale, lėvrimi i shqipes si gjuhė e kulturės, organizimi i arsimit kombėtar dhe themelimi i letėrsisė kombėtare nė rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit tė pavarur nė rrafshin politik, kėto ishin pikat kyēe tė programit tė lėvizjes sė Rilindjes, prej sė cilės lindi shkolla e romantizmit shqiptar tė shek. XIX, qė u pėrurua nė veprėn “Kėngėt e Milosaos” (1836) tė Jeronim de Radės pėr tė marrė formėn e plotė nė veprat e Naim Frashėrit, Pashko Vasės, Ndre Mjedės, Zef Serembes, Gavril Darės (tė Riut), Andon Z. Ēajupit, Luigj Gurakuqit, Asdrenit, Gjergj Fishtės, Filip Shirokės e tė tjerėve. Ishte ky njė romantizėm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymėn e ēlirimit kombėtar, me mallin e mėrgimtarit dhe me patosin retorik tė evokimit tė mesjetės shqiptare, domethėnė tė luftėrave tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Letėrsia e Rilindjes u frymėzua nga idetė e romantizmit nacional dhe tė iluminizmit, qė u kultivuan nė rrethet e inteligjencies shqiptare, e cila jetonte kryesisht nė mėrgim, nė ngulimet e vjetra shqiptare nė Itali dhe nė ngulimet e reja nė Stamboll, Bukuresht, ShBA, Sofje e Kajro. Kjo shkollė letrare lėvroi kryesisht poezinė. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftėtar e mė pak njeriu tragjik. Nė procesin e zhvillimit tė saj nisėn tė integrohen gjithnjė e mė shumė nė tė edhe idealet shoqėrore demokratike tė ndikuara nga orientimi nė pėrgjithėsi perėndimor i kulturės shqiptare tė Rilindjes. Kėtė prirje e shprehu nė mėnyrė poetike, Naim Frashėri, nė vargjet sintetike: “Jak’ o dit’ e uruar, / Qė lint nga perėndon”.
    Pjesė e kėtij procesi ishte dhe pasurimi i krijimtarisė letrare me idealet humaniste pėr rilindjen e njeriut dhe lirinė e individit, pėr pėrsosjen e tij morale dhe emancipimin e tij nga prangat e mesjetės, nga mendėsia e normat e moralit tė saj qė e ndrydhte shpirtin e njeriut dhe e mbante nė padije e errėsirė. Poezia, sidomos poezia lirike e Rilindjes, i solli letėrsisė shqipe botėn shpirtėrore tė individit, dramat e kėrkimet e tij morale, njė botė nė lėvizje e tė trazuar, njė shpirt tė zgjuar nga gjumi mesjetar qė e mpinte mendjen njerėzore.
    Njė tipar i rėndėsishėm i kulturės dhe i letėrsisė sė Rilindjes ėshtė rigjallėrimi dhe rivlerėsimi i vlerave tradicionale tė kulturės shqiptare, sidomos lidhja e ngushtė e saj me folklorin vendas, riaktivizimi i motiveve dhe i formave poetike tė krijimtarisė gojore popullore. Gjurmimi i kėsaj tradite dhe botimet nė fushė tė saj (“Rapsodi tė njė poeme arbėreshe” mė 1866 nga De Rada, “Pėrmbledhje tė kėngėve popullore dhe rapsodi tė poemave shqiptare” mė 1871 nga Zef Jubani, “Bėleta shqiptare” mė 1878 nga Thimi Mitkoja, “Valėt e detit” mė 1908 nga Spiro Dineja etj.) ishin pjesė e programit kulturor tė Rilindjes Kombėtare pėr afirmimin e identitetit etno-kulturor tė shqiptarėve.
    Por letėrsia e kultura e Rilindjes u zhvilluan nė marrėdhėnie tė ngushta me kulturat perėndimore e lindore, duke marrė prej tyre ato elemente qė i pėrgjigjeshin frymės sė tyre dhe duke ruajtur natyrėn vendase.
    Lėvizja mendore dhe letrare e Rilindjes krijoi njė kulturė tė re; ajo hapi epokėn e kulturės moderne tė shqiptarėve.
    Fillimet e letėrsisė sė Rilindjes lidhen me krijimtarinė poetike tė njė grupi poetėsh nga veriu, tė cilėt qėndrojnė nė kapėrcyell tė dy kohėve. Nga njėra anė ata me shkrimet e tyre fetare zgjasin, pas njė heshtjeje gati treēerekshekullore, traditėn e letėrsisė sė vjetėr klerikale katolike, kurse nga ana tjetėr me disa vjersha tė tyre, ku u buthtuan motivet e para atdhetare, u bėnė nismėtarė dhe pararendės tė letėrsisė sė re. Kėta ishin Preng Doēi (1847-1917), abati i Mirditės, Pjetėr Zarishi (1806-1866) nga Zadrima, Leonardo de Martino (1830-1923) arbėresh i ardhur si misionar franēeskan nė Shqipėri dhe Ndue Bytyēi (1847-1917) prej Kosove.
    Disa vjersha tė kėtyre poetėve janė tė mbrujtura me frymėn atdhetare dhe me notat e kushtrimit pėr luftė kundėr pushtuesit, duke i hapur udhėn edhe njė lėvizjeje tė gjerė artistike letrare, qė do tė zhvillohej nė Shkodėr nė mbarim tė shek. XIX dhe qė pati si pėrfaqėsues tė saj Ndre Medėn, Gjergj Fishtėn, Luigj Gurakuqin, Filip Shirokėn.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:31

    Naim Frashėri (1846-1900)

    Naim Frashėri ėshtė figura qendrore e letėrsisė sė Rilindjes dhe njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė lėvizjes kombėtare, njeriu qė u pagėzua pėr sė gjalli si “apostull i shqiptarizmės” dhe “bilbili i gjuhės shqipe”. Lindi nė Frashėr tė Dangėllisė, ku mori mėsimet e para nga hoxha i fshatit. Me shpėrnguljen e familjes nė Janinė, pranė vėllait tė madh Abdylit, qė shėrbente si nėpunės atje, Naimi hyri nė gjimnazin Zosimea tė qytetit, ku mori njė kulturė tė gjerė pėr kohėn. Pėrveē njohjes me kulturat klasike, pėrveē se pėrsosi njohuritė nė persisht dhe mėsoi edhe gjuhė tė tjera, si greqishten, frėngjishten etj., Naimi atje ra nė kontakt me idetė e iluminizmit frėng, qė i hapi udhėn Revolucionit tė vitit 1789; lexoi Rusonė e Volterin, pėr tė cilėt ruajti njė admirim tė veēantė gjatė gjithė jetės, ashtu si e ruajti edhe pėr shkrimtarėt e mėdhenj tė shkollės sė romantizmit francez, Hygonė, Lamartinin e tė tjerė. Naimi u ndodh kėshtu nė kryqėzimin e dy kulturave, tė kulturės lindore e tė kulturės perėndimore, tė cilat lanė gjurmė nė formimin dhe nė veprėn e tij, pa mundur tė shtypin natyrėn e saj vendase.
    Pasi kreu mė 1870 gjimnazin, Naimi shkoi nė Stamboll pėr tė gjetur punė, por klima nuk i shkoi shėndetit tė tij tė dobėt dhe u kthye nė Shqipėri, ku punoi pėr dhjetė vjet si nėpunės dogane nė Janinė, nė Sarandė e nė Berat. Mė 1882 u vendos pėrfundimisht nė Stamboll pranė vėllait, Samiut, ku edhe mbylli sytė mė 20 tetor 1900. Atje ai u bė shpirti i Shoqėrisė sė Stambollit qė e kryesonte Samiu.
    Por nė vitet e Lidhjes sė Prizrenit Naimi u ndodh nė Shqipėri dhe mori pjesė aktive nė ngjarjet e saj, sidomos nė organizimin e mbledhjeve qė u bėnė nė Frashėr e nė Janinė pėr mbėshtetjen e pėrkrahjen e Lidhjes. Mė 1880 shkroi tė parėn vepėr shqip me pėrmbajtje atdhetare, poemthin “Shqipėria”, e cila u prit me entuziazėm nė rrethet patriotike. Nė kėtė poemė ai shpalli poetikisht tė gjitha idetė qė do tė formonin mė tej trungun e veprės sė tij atdhetare dhe tė gjithė poezisė atdhetare tė Rilindjes.
    Naimi iu kushtua tėrėsisht veprimtarisė atdhetare; ai dha ndihmesė tė shquar pėr botimin e revistės “Drita - Dituria”, dhe nė njė periudhė tė shkurtėr 13-vjeēare (1886-1899) botoi 15 libra. Vetėm nė vitin 1886 botoi nė shtypshkronjėn e Bukureshtit 6 libra, “Bagėti e Bujqėsija”, “Vjersha pėr mėsonjėtoret e para”, “E kėndimit tė ēunave kėndonjėtoreja” me dy vėllime, “Istori e pėrgjithshme” dhe “Dituritė”. Mė pas do tė botonte “Tehajylat” (“Ėndėrrimet”, 1885), “Lulet’ e verės” (1890), “Mėsime” (1894), “Parajsa dhe fjala fluturake” (1894), “Gjithėsia” (1895), “Fletore e bektashinjve” (1896), “Istori e Skėnderbeut” (1898), “Qerbelaja” (1898), “Istori e Shqipėrisė” (1899) e tė tjera.
    Siē shihet, njė vend tė gjerė i dha ai botimit tė librave pėr tė cilat kishte nevojė shkolla shqipe. Si atdhetar iluminist ai i kushtoi vėmendje jo vetėm pajisjes sė brezit tė ri me dije shkencore. Naimi kishte koncepte tė pėrparuara pedagogjike. Ai ishte pėr barazinė e djemve dhe tė vajzave pėr tė mėsuar, pėr pėrfshirjen e lėndėve shkencore nė programet shkollore, pėr njė edukatė morale tė pėrsosur dhe pėr njėsimin e mėsimit me edukatėn.
    Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letėrsisė kombėtare dhe luajti njė rol tė dorės sė parė pėr zgjimin e vetėdijes atdhetare te bashkėkombėsit. Ai u bė themeluesi i njė letėrsie tė re me pėrmbajtje atdhetare e njerėzore, me forcė artistike dhe me vlera tė shquara stili, duke zgjeruar jo vetėm tematikėn dhe problematikėn e saj, por duke i kthyer fjalės shqipe forcėn e saj estetike, duke i dhėnė shqipes fytyrėn e njė gjuhe tė lėvruar tė kulturės moderne tė shqiptarėve. Me poemat e vjershat e tij lirike Naimi i kėndoi mallit e dashurisė pėr atdhe, krenarisė kombėtare dhe tė kaluarės sė lavdishme tė shqiptarėve. Por ai zbuloi edhe tė fshehtat e shpirtit njerėzor duke medituar pėr jetėn dhe vdekjen, bukurinė dhe dashurinė, qenien dhe mosqenien, perėndinė dhe gjithėsinė, nė frymėn e panteizmit poetik e filozofik qė karakterizon mendimin e tij.
    Njė himn tė pashoq i thur Naimi dashurisė pėr atdhe e mallit pėr tė, bukurive tė natyrės shqiptare e krenarisė kombėtare nė poemėn “Bagėti e Bujqėsija”. Me kėtė vepėr Naimi krijoi poezinė e madhe tė atdheut dhe me njė gjuhė magjepse poetike shprehu ndjenja e emocione qė s’kishte mundur t’i krijonte para tij poezia shqipe. Ai shpalli mbi tė gjitha ndjenjėn e krenarisė kombėtare, pėrmes vargjeve: “Ti Shqipėri mė ep nderė, / Mė ep emėrin shqipėtar; / Zemėrnė ti ma gatove / Plot me dėshirė dhe me zjarr”.
    Poema ėshtė njė shfrim lirik i ndjenjave tė poetit tė pushtuar nga malli i gjuhės dhe i bukurive tė vendlindjes, nga kujtimet e rinisė sė kaluar nė gji tė saj, tė poetit tė magjepsur nga kulti i tokės dhe i punės, tė poetit qė e pėrjeton dashurinė pėr Shqipėrinė dhe krenarinė pėr tė si njė ndjenjė njerėzore qė kėrkon t’ua pėrcjellė gjithė bashkatdhetarėve tė vet, me fjalėn e vet poetike, me gjuhėn e zemrės sė zjarrtė, qė zhuritet nga malli e dashuria pėr ēdo gjė shqiptare.
    Naimi pohoi me gjuhėn e artit qenien e atdheut e tė atdhetarizmit shqiptar, duke krijuar imazhin poetik tė mėmėdheut qė u mungonte shqiptarėve, qė e kishin dhe nuk e shikonin ose nuk e ndienin se e kishin ashtu tė bukur e madhėshtor, ashtu si e pėrshkruan poeti, tė ringjallur sė vdekuri me njė dashuri tė pėrgjėruar prej fjalės poetike. Ky imazh i ftonte shqiptarėt tė ktheheshin nė atdhe. Metafora e madhe e kthimit, e pranishme jo vetėm nė kėtė poemė tė Naimit, por nė gjithė letėrsinė romantike tė Rilindjes, nuk ėshtė e njėjtė me ėndrrėn romantike pėr t’u kthyer nė viset ekzotike, ose nė gjirin e jetės sė lirė e tė papėrlyer nga sėmundjet e qytetėrimit modern; nuk ėshtė thjesht njė arratisje romantike larg rrėmujės e rrėmetit tė jetės urbane, por njė mall pėr atdheun e humbur dhe njė thirrje qytetare pėr t’iu kthyer vlerave tė vendlindjes, pėr t’i ringjallur ato e bashkė me to pėr tė ringjallur kombin. Ky ishte misioni i poezisė sė Naimit, i cili u njėjtėsua nė vetėdijen e kombit me qiririn qė digjet pėr njeriun dhe pėr lirinė.
    Historia, sidomos epoka e Skėnderbeut, pėrbėnte pėr rilindėsit njė trashėgim tė ēmuar dhe njė dėshmi tė identitetit e tė sė drejtės sė shqiptarėve pėr tė jetuar tė lirė nė atdheun e tyre. Me vetėdijen e ndikimit tė madh tė sė kaluarės pėr formimin e ndėrgjegjes kombėtare dhe pėr zgjimin e ndjenjave liridashėse, Naim Frashėri krijoi poemėn epike “Istori e Skėnderbeut”, e cila, pikėrsht pėr kėto arsye, u bė njė nga veprat mė tė lexuara gjatė Rilindjes. Me kėtė vepėr ai realizoi njė ėndėrr tė lashtė tė shqiptarėve, pėr tė pasur edhe ata si popujt e tjerė eposin e tyre historik. Poema evokoi me njė patos tė ngritur atdhetar e romantik qėndresėn pesėshekullore tė shqiptarėve kundėr vėrshimit osman dhe heroin e kėsaj qėndrese, figurėn e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.
    Naim Frashėri ishte njeri i Rilindjes dhe Rilindja Shqiptare bashkonte nė vetvete idealet politike qytetare tė rilindjes sė kombit dhe idealet humane tė rilindjes sė njeriut. Rilindja e kombit dhe liria e kombit nė mendimin e Naimit ėshtė e lidhur me rilindjen e njeriut e me lirinė e njeriut, me zgjimin e pasurimin e tij mendor e shpirtėror, me pėrsosjen e tij morale. Nė kėtė vėshtrim pėrjetimet lirike tė Naimit tė shprehura nė vjershat e “Luleve tė verės” synojnė tė afirmojnė njė botė tė re ndjenjash njerėzore, aspiratėn e poetit pėr emancipimin e njeriut dhe pėr pohimin e individualitetit e tė personalitetit tė tij.
    Kėto motive i sollėn njė risi e njė pasuri artistike tė panjohur mė parė poezisė shqipe; me to Naim Frashėri themeloi stilin e mirėfilltė lirik nė letrat shqipe dhe ngriti fjalėn shqipe nė rrafshin e poezisė e tė artit tė vėrtetė.
    Vepra e Naim Frashėrit sintetizoi prirjet mė tė mbara tė zhvillimit historik e kulturor kombėtar tė shqiptarėve dhe bėri epokė duke e nxjerrė nė njė udhė tė re letėrsinė e tyre.
    Disa shekuj tė shqipes sė shkruar para Naimit kishin krijuar njė traditė, nė thellėsi tė sė cilės gjėllinte dashuria pėr gjuhėn shqipe dhe gjente shprehje prirja e njė zhvillimi tė mėvetėsishėm kulturor tė njė kombi qė e dallonte veten nga tė tjerėt edhe nė kėtė rrafsh, sado qė trysnia e gjuhėve dhe e kulturave tė huaja mbi tė ishte e madhe. Por rėndėsinė e kėsaj tradite e kufizonte fakti qė shpirti i shqipes ndrydhej nė tė brenda funksionit kryesisht didaktik, utilitar, tė letėrsisė sė shekujve XVI-XVIII, si dhe fakti qė ajo nuk kishte arritur tė fitonte vazhdimėsinė e njėsinė e brendshme.
    Vepra e Naimit kapėrceu kėto kufizime, prandaj ajo shėnoi njė ndryshim epokal nė kulturėn shqiptare duke krijuar njė letėrsi tė njė tipi tė ri qė shprehu shpirtin e kombit e tė kohės me njė gjuhė poetike, nė tė cilėn fjala shqipe tingėlloi me tė gjitha vlerat e saj tė shprehjes plastike e vetėrefleksive.
    Duke vėnė nė bazė te gjuhės sė poezisė gjuhėn popullore, Naim Frashėri e emancipoi shprehjen poetike nga konvencionalizmi dhe i ēliroi fjalėt nga inercia e njė tradite tė ngurtėsuar prej gjuhės sė konsakruar tė librave tė dogmės, ose prej trysnisė sė modeleve tė huaja poetike. Me veprėn e Naimit letėrsia shqiptare mohoi nė thelb traditėn e zhvillimit tė saj tė varur nga ndikimi i letėrsive dhe i kulturave tė tjera; ajo nisi tė zhvillohej nė mėnyrė tė pavarur si letėrsi e kombit shqiptar, me tiparet e veta. Naimi e afroi kėshtu letėrsinė me proceset e zhvillimit shpirtėror e kombėtar tė shqiptarėve dhe e bėri shprehėse tė njėmendtė tė ndėrgjegjes sė tyre morale e estetike.
    *

    Nė fund tė shek. XIX dhe nė fillim tė shek. XX shfaqen dukuri tė reja nė zhvillimin e letėrsisė shqipe, e cila ndonėse vijon tė mbetet brenda kuadrit tė Rilindjes, nis tė njohė procesin e dizintegrimit tė romantizmit si drejtim letrar. Njė brez mė i ri shkrimtarėsh qė erdhėn pas Naimit, duke ndjekur traditėn e Rilindjes nė trajtimin e motivit patriotik, e pasuruan me njė problematikė tė re shoqėrore pėrmbajtjen e letėrsisė, me gjini e forma tė reja tė shprehjes artistike. Nė krijimtarinė e disa syresh u pėrshenjėn shfaqjet e para tė realizmit. Nė kėtė grup shkrimtarėsh bėjnė pjesė Andon Z. Ēajupi, Asdreni, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Faik Konica e tė tjerė. Ata e vazhduan krijimtarinė e tyre edhe pas vitit 1912, kur mbyllet epoka e Rilindjes si etapė historike. Krijimtaria e dy tė fundit i pėrket mė shumė fazės sė re qė nisi nė zhvillimin e letėrsisė shqipe pas krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:32

    Andon Z. Ēajupi (1866-1930)

    Andon Zakoja, i njohur me pseudonimin Ēajupi, lindi nė Sheper tė Zagorisė, ku mori edhe mėsimet e para. Mė pas u shkollua nė njė lice francez nė Aleksandri, kurse studimet e larta pėr drejtėsi i kreu nė Gjenevė. Prej andej u kthye nė Egjipt ku e ushtroi fare pak profesionin pėr tė cilin u diplomua dhe iu kushtua tėrėsisht lėvizjes patriotike, duke u bėrė njė nga figurat qendrore tė kolonisė shqiptare tė Misirit.
    Shkrimi i parė qė njihet prej Ēajupit ėshtė artikulli “Duke kėrkuar njė alfabet”, botuar nė revistėn “Shqipėria” tė Bukureshtit. Nė kėtė artikull tė shkruar nė frėngjisht poeti i ardhshėm mbron idenė e pėrdorimit tė alfabetit latin dhe parashtron pikėpamjet e tij tė pėrparuara pėr zhvillimin e lėvizjes kombėtare.
    Mė 1902 Ēajupi doli para lexuesit me pėrmbledhjen poetike “Baba Tomori”, qė bėri jehonė dhe u prit mirė pėr frymėn luftarake qė mbartte poezia e tij dhe pėr risinė qė ajo sillte nė motivet, nė frymėn dhe nė mjetet e shprehjes. Nė vjershat atdhetare ndihet ndikimi i Naimit, veēse poezia e Ēajupit me kėtė temė pėrshkohet nga nota tė forta luftarake dhe nga thirrje tė hapura pėr tė rrokur armėt kundėr pushtuesit. “Ēvish rrobat e Robėrisė, / Mėmėdhe, / Vish armėt e trimėrisė, / Se ke ne!” shkruan Ēajupi nė vjershėn “Shqipėtar”.
    Nė poezinė e tij tė zjarrtė Ēajupi u bėnte jehonė zhvillimeve tė vrullshme nė lėvizjen kombėtare me agimin e shekullit tė ri, qė ēuan nė formimin e ēetave tė lirisė dhe nė kryengritjet e mėdha tė viteve 1910-1912.
    Poezia e Ēajupit vinte gishtin edhe nė plagėn e pėrēarjes e tė vėllavrasjes dhe i ftonte shqiptarėt tė linin pas mėritė e tė bashkonin armėt kundėr pushtuesit osman e kundėr synimeve tė shovinistėve fqinjė. Demokratizmi i pėrmbajtjes, notat luftarake dhe fryma satirike demaskuese ndaj armiqve tė ēėshtjes kombėtare e bėnė poezinė e Ēajupit tė pėrhapet shpejt e tė ketė njė ndikim tė madh te lexuesit.
    Me njė ndjenjė tė hollė poetike ka trajtuar Ēajupi edhe motivet dashurore e ato shoqėrore nė disa prej vjershave mė tė mira tė “Baba Tomorit”. Nė fund tė kėsaj pėrmbledhjeje ai ka pėrfshirė edhe komedinė “14 vjeē dhėndėrr”, njė komedi realiste qė zuri vend tė sigurt nė repertorin e teatrit shqiptar. Mė 1910 ai shkroi komedinė tjetėr “Pas vdekjes”, e cila u botua mė 1937, 7 vjet pas vdekjes sė poetit. Komedia zhvilloi idenė e fejtonit “Klubi i Selanikut”, botuar prej tij mė 1909, duke demaskuar ata qė ishin bėrė vegėl e xhonturqve nė Shqipėri dhe duke vėnė nė lojė naivėt qė binin nė grackėn e propagandės xhonturke.
    E kėsaj periudhe ėshtė edhe poema satirike nė dorėshkrim “Baba Musa lakuriq”, njė ritregim parodik i ngjarjeve tė biblės. Me kėtė vepėr ai e zgjeron shumė rrethin e motiveve dhe problematikėn e poezisė shqipe, pėruron kritikėn ndaj veseve e thelbit moral tė njeriut, duke sjellė nė letėrsinė shqipe njė pėrmasė tė re, qė do ta thellonte mė tej satira e Gjergj Fishtės dhe e Faik Konicės.
    Me Ēajupin nis tė shfaqet nė jetėn e re letrare shqiptare tipi i poetit civik, qė ndjeu nga tė parėt krizėn e idealeve tė Rilindjes, edhe pse me ato e lidhnin mijėra fije. Ai pati kurajon ta shihte tė vėrtetėn nė sy, sepse i kishte dalė dehja nga romantizmi nacional i Rilindjes, i cili, i marrė integralisht, pa njė qėndrim kritik dhe vetėkritik, nuk i pėrgjigjej mė situatės sė re historike. Pėrballė imazhit tė njė jete idilike, poetit i vrisnin sytė plagėt shoqėrore e morale nė trupin e kombit, kur demaskoi pa mėshirė bejlerėt e feudalėt e degraduar. Pėrballė mitit tė harmonisė shoqėrore ai shihte kundėrshti e kontraste tė mprehta, tė cilat i pikasi edhe nė gjirin e lėvizjes kombėtare. Nė ndeshjen midis vetėdijes romantike dhe vetėdijes realiste, kritike tė Ēajupit po fitonte kjo e fundit, duke i hapur rrugėn realizmit nė letėrsinė shqiptare tė fillimit tė shek. XX.
    Ēajupi u bė njė poet popullor edhe sepse e mbrujti poezinė e tij sipas modeleve tė poezisė popullore. Ai mbeti njė shembull klasik i poetit qė shprehu shpirtin e popullit me njė gjuhė poetike tė thjeshtė e tė drejtpėrdrejtė, por shprehėse dhe tė freskėt.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:32

    Asdreni (1872-1947)

    Aleks Stavre Drenova - Asdreni lindi nė Drenovė tė Korēės mė 1889 dhe mėrgoi nė moshė fare tė re nė Rumani. Atje kaloi njė jetė me shtrėngesa ekonomike qė s’iu ndanė deri ditėt e fundit kur mbylli sytė nė Bukuresht. Shpejt u aktivizua gjallėrisht nė pėrpjekjet e kolonisė sė Bukureshtit nė luftėn pėr ēlirim kombėtar dhe u bė njė nga veprimtarėt dhe figurat qendrore tė asaj kolonie. Nisi tė shkruante poezi e artikuj publicistikė nė fillim tė shek. XX. Vjershat e para i botoi nė faqet e shtypit shqiptar. Ato i pėrmblodhi nė librin “Rreze dielli” (1904). Poezia e Asdrenit ndiqte traditėn e Naimit e tė Ēajupit, lartėsonte traditat liridashėse tė shqiptarėve dhe tė kaluarėn e tyre, himnizonte dashurinė pėr atdhe dhe i grishte bashkatdhetarėt tė rreshtoheshin nė luftėn pėr ēlirim kombėtar. Vepra mė e rėndėsishme e Asdrenit e botuar gjatė Rilindjes ėshtė “Ėndrra e lotė” (1912). Kjo pėrmbledhje poezish dallohet pėr pasurinė e motiveve, pėr frymėn atdhetare e demokratike dhe pėr njė nivel tė ri artistik. Nė disa poezi tė kėtij vėllimi poeti demaskon pushtuesit, i thur himn trimėrisė qė treguan kryengritėsit e lirisė nė ngjarjet e viteve 1911-1912 dhe fshikullon me nota ironike atė pjesė tė parisė qė iu shmang luftės ēlirimtare. Nė kėto vjersha, si “Zėri i kryengritėsve”, “Krerėve tradhtarė”, “Ēpėrblimi”, motivet e luftės pėr ēlirim kombėtar u gėrshetuan me motivet e pakėnaqėsisė ndaj padrejtėsisė shoqėrore. Vepra e Asdrenit shėnonte kėshtu njė hap pėr kalimin nga romantizmi nė realizėm, nga paraqitja e idealizuar e jetės dhe e traditave nė kritikėn e realitetit historik e shoqėror tė kohės.
    Kjo kritikė dhe ndjenja e zhgėnjimit tė njerėzve tė thjeshtė nga rezultatet e luftės qė bėnė pėr ēlirim kombėtar e shoqėror, u thellua nė krijimtarinė e Asdrenit pas viteve 20 dhe gjeti pasqyrim nė vėllimin “Psallme murgu”, qė u botua nė vitin 1930. Me kėtė vepėr Asdreni bėnte njė hap tė shėnuar pėrpara edhe si artist. Poezia e Asdrenit dhe e disa krijuesve tė tjerė tė kėsaj periudhe, tregonte se ideja kombėtare po i hapte udhė idesė njerėzore. Asdreni la shumė vjersha nė dorėshkrim, midis tyre njė pėrmbledhje poezish me titull “Kambana e Krujės” qė u botua pas ēlirimit.
    Rėndėsi nė krijimtarinė e Asdrenit ka edhe publicistika e tij. Nė artikullin “Dy-tri fjalė pėr oxhakėsinė” botuar nė revistėn “Albania” tė Faik Konicės mė 1902, Asdreni demaskon atė pjesė tė parisė feudale qė merrte nėpėr kėmbė sakrificat e atyre qė derdhnin gjak pėr lirinė e vendit.
    Vend me rėndėsi nė publicistikėn e Asdrenit zėnė edhe shkrimet qė denoncojnė synimet e shteteve shoviniste fqinje dhe pohojnė besimin e forcave tė vėrteta kombėtare pėr fitoren e lirisė.
    Asdreni ka hyrė nė historinė e letėrsisė shqiptare si njė poet atdhetar e demokrat, qė me veprėn e tij ndikoi pėr zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare e shoqėrore dhe pėr pasurimin e poezisė shqipe me forma e mjete tė reja shprehėse.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:33

    Ndre Mjeda (1866-1937)

    Motivet atdhetare e demokratike formojnė pėrmbajtjen edhe tė krijimtarisė poetike tė Ndre Mjedės, njė poet i lindur nė Shkodėr dhe i shkolluar pėr teologji nė disa vende tė Evropės kur u kthye nė atdhe, punoi si famulltar. Iu kushtua qė herėt lėvizjes atdhetare. Mė 1901 sė bashku me tė vėllanė themeloi shoqėrinė “Agimi”, e cila krijoi njė alfabet tė shqipes dhe botoi disa tekste me kėtė alfabet. Pėr pėrgatitjen filologjike qė kishte mė 1902 mori pjesė nė njė kongres orientalistėsh qė u mbajt nė Hamburg, kurse nė Kongresin e Manastirit mė 1908 u zgjodh anėtar i Komisionit pėr hartimin e alfabetit tė njėsuar tė shqipes. Mė 1916-1917 ishte anėtar i Komisisė Letrare nė Shkodėr. Mori pjesė aktive nė lėvizjen demokratike tė viteve 1920-1924 dhe u zgjodh edhe deputet. Pas rėnies sė kėsaj lėvizjeje u tėrhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtė nė Kukėl. Vitet e fundit i mbylli si mėsues i gjuhės shqipe nė Shkodėr.
    Krijimtaria poetike e Ndre Mjedės nis herėt, por pjesėn mė tė madhe tė poezisė sė tij e botoi pas shpalljes sė Pavarėsisė. Pėrmbledhja e parė qė botoi nė ato vite ishte “Juvenilia” (1917), ku pėrfshihen vjersha tė shkruara nė fund tė shek. XIX e nė fillim tė shek. XX.
    Poema romantike “Vaji i bylbylit”, e shkruar mė 1887 nė frymėn e Rilindjes, pėrshkohet nga ideja patriotike dhe nga malli i tė mėrguarit pėr vendlindjen. Por krahas vjershave me tone elegjiake Ndre Mjeda shkroi dhe poezi tė mbrujtura me frymėn luftarake tė poezisė sė fundit tė Rilindjes. Nė poemėn “Liria” (1910-1911) gjeti jehonė kryengritja e malėsorėve tė Veriut mė 1911, lufta e tyre dhe aspirata pėr drejtėsi shoqėrore. Motivet shoqėrore dhe fryma demokratike erdhėn duke u thelluar nė krijimtarinė e Ndre Mjedės. Nė poezinė “Mustafa Pasha nė Babunė” poeti ka shpotitur qėndrimin e lėkundshėm tė asaj pjese tė parisė feudale qė iu shmang luftės kundėr pushtuesit osman. Ndre Mjeda ėshtė autor edhe i shumė krijimeve pėr fėmijė, tė mbrujtura me idetė e moralit tė Rilindjes, me frymėn e dashurisė pėr njeriun, pėr lirinė dhe pėr natyrėn.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:33

    Shtjefėn Gjeēovi (1873-1929)

    Shkrimtar, etnolog e arkeolog, qė u dallua sidomos nė lėmin e zbulimit dhe tė afirmimit tė traditave etnokulturore tė shqiptarėve. Pėrgatiti veprėn madhore “Kanuni i Lekė Dukagjinit”, pjesė tė sė cilės u botuan me gjallje tė tij nė revistėn “Hylli i Dritės”; si libėr mė vete doli nė vitin 1933 me njė parathėnie tė Gjergj Fishtės. Kjo vepėr ėshtė njė monument i sė drejtės zakonore tė shqiptarėve dhe e bėri tė njohur autorin nė rrethet shkencore.
    Shtjefėn Gjeēovi lindi nė Janievė (Kosovė) ku mori mėsimet e para, kurse tė mesmet i kreu nė Kolegjin Franēeskan tė Troshanit, pėr tė vijuar mė pas studimet teologjike nė Bosnjė. Shėrbeu si famulltar nė vise tė ndryshme, si nė Pejė, nė Kurbin, nė Gomsiqe etj. Nė Arbėnesh tė Zarės punoi pėr njė kohė si mėsues i shqipes. Mori pjesė nė kryengritjet kundėrosmane tė viteve 1909-1912 dhe mė pas nė Luftėn e Vlorės mė 1920. Duke jetuar mes njerėzve mblodhi traditat gojore, etnografike, tė drejtėn zakonore dhe u interesua pėr gjuhėsinė e arkeologjisė. Gjithė veprimtarinė e tij tė shumanshme kulturore e pėrshkon atdhetarizmi. Kjo veprimtari u bė shkak tė vihej nė shenjė tė rretheve shoviniste serbe, tė cilat organizuan vrasjen e tij mė 14 tetor 1929.
    Gjeēovi ėshtė autor i Dramės “Dashtunia e Atdheut” (1901), i veprės morale-didaktike “Agimi i Gjytetnisė” (1910) dhe i shumė artikujve e studimeve etnologjike e arkeologjike botuar nė organe tė ndryshme tė shtypit tė kohės, sidomos nė revistėn “Albania” tė F. Konicės, ku bashkėpunoi me pseudonimin “Lkeni i Hasit”. Gjeēovi la shumė vepra nė dorėshkrim, si “Shqiptari ngadhnjyes” (1904), “Princi i Dibrave” apo “Mojs Golemi” (Dramė), “Mnera e Prezės” (1902), “Pėrkrenarja e Skėnderbeut” etj. Shumica e kėtyre dorėshkrimeve ruhen nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė.
    Puna e Gjeēovit ėshtė nė vazhdėn e veprimtarėve tė Rilindjes pėr tė mbledhur e pėr tė dėshmuar traditat kombėtare dhe lashtėsinė historike tė shqiptarėve, kulturėn e tyre materiale dhe shpirtėrore, pėr tė lėvruar fjalėn shqipe dhe pėr tė forcuar vetėdijen kombėtare tė popullit tė vet.
    *
    * *
    Vitet e fundit tė Rilindjes u aktivizua edhe njė brez poetėsh tė tjerė. Filip Shiroka (1859-1935), qė pati botuar njė vjershė luftarake me titull “Nė armė Shqipėri” nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Mė 1933 nxori vėllimin “Zani i zemrės”, ku pėrmblodhi vjersha atdhetare tė shkruara nė kohė tė ndryshme, midis tyre poezinė e njohur “Shko dallėndyshe”, e cila ėshtė e mbushur me mall pėr vendlindjen. Ai mbeti nė kujtesėn e lexuesve si poet i mallit pėr atdhe.
    Nė fillim tė shek. XX nė faqet e shtypit botuan vjersha edhe Luigj Gurakuqi (1879-1925), Hilė Mosi (1885-1933), Risto Siliqi (1882-1936), Mihal Grameno (1872-1931) e tė tjerė. Luigj Gurakuqi, pėrveē poezisė sė tij atdhetare, shquhet edhe nė fushė tė mendimit estetik e kritik. Ai mori pjesė gjithashtu nė Kongresin e Manastirit. Nė vitet e Revolucionit tė qershorit ai u bė njė nga figurat qendrore tė kohės, pėrkrah Fan Nolit. Risto Siliqi, veē tė tjerave, u bė kronikan i kryengritjeve tė malėsisė pėr liri me veprėn “Pasqyra e ditėve tė pėrgjakshme” (1912).
    Nė kėtė periudhė hynė nė lėvizjen kombėtare e letrare edhe Gjergj Fishta (1871-1940) e Faik Konica (1876-1942), tė cilėt do ta zhvillonin veprimtarinė e tyre krijuese kryesisht nė vitet e Pavarėsisė, duke u bėrė dy nga figurat qendrore tė kulturės shqiptare tė kohės.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:34

    Folklori dhe folkloristika - 1.

    Epoka e Rilindjes shėnoi njė pasurim tė mėtejshėm tė folklorit, njė rritje cilėsore si nė pėrmbajtje, ashtu edhe nė konceptimin e dukurive shoqėrore-politike, nė raport me folklorin e periudhave tė mėparshme historike.
    Ndonėse fillimet e folkloristikės shqiptare shėnohen me botimin e njė numri fjalėsh tė urta nga Frang Bardhi mė 1635, ėshtė kryesisht gjysma e dytė e shek. XIX periudha, gjatė sė cilės u bė i mundur publikimi i shumė pėrmbledhjeve me krijime folklorike, tė mbledhėsve tė ndryshėm shqiptarė e tė huaj.
    Shqiptarėt qė u morėn me mbledhjen dhe me botimin e folklorit u nisėn pėr vepra tė tilla tė nxitur kryesisht nga motive atdhetare. Thimi Mitkoja nė parathėnien e botuar te pėrmbledhja e tij folklorike “Bėleta shqiptare” shpreh qartė qėllimin e ndėrmarrjes sė tij: “shpėtimi dhe dhėnia brezave qė vinė, i fjalėvet dhe i tekstevet shqipe, tė cilat, para disa vjetėsh i mblodha me shumė mundim e shpenzime, dhe besoj se do tė kenė njė vleftė, sepse nė kėto duket origjina, karakteri, zakonet e racės shqiptare...”.
    Spiro Dineja, duke shkruar pėr vlerat e krijimtarisė folklorike nė pėrgjithėsi dhe tė kėngėve nė veēanti, nė parathėnien e pėrmbledhjes “Valėt e detit” (1908) pohon se “kėto janė shumė tė nevojshme e tė vjėjtura pėr kombin tonė, se ndėr kėto shikonjėm tė ngjarat e ēdo kohe, qė kanė shkuar si valėt e detit dhe prej kėtyreve munt tė dalė njė istori e plotė”.
    Nė parathėnien e pėrmbledhjes sė Vinēenc Prenushit “Kangė popullore gegėnishte” (1911) thuhet se qėllimi i botimit “asht pėrparimi dhe qytetėrimi i kombit... Kanga popullore asht e madhnueshme pėr kah t’benėt e vet t’pėrmrenshėm, asht e hijshme edhe kah trajta e vet... ajo do ruajtė si njė visar i ēmueshėm, si njė flakė, prej t’cillės do t’marrė dritė e ner komi”.
    Rilindėsit qė u morėn me folklorin pėrgjithėsisht e ēmonin atė si pjesė tė rėndėsishme tė trashėgimisė e tė vazhdimėsisė kulturore tė kombit shqiptar, njė nga dėshmitė e vetėqenies kombėtare, tregues tė aftėsive e tė mundėsive qė kishte pasur dhe vijonte tė kishte populli ynė pėr krijimin e vlerave artistike shpirtėrore.
    Ndonjė prej kėtyre atdhetarėve tė pėrkushtuar, siē ishte Thimi Mitkoja, e shihte folklorin edhe si njė potencial me vlera tė spikatura dhe me funksione tė qarta pėr krijimin e njė hapėsire tė njėsuar shqiptare, duke iu kundėrvėnė pėrpjekjeve asimiluese, por edhe proceseve vetėmėnjanuese kombėtare, kudo qė jetonin shqiptarėt. Sipas tyre, edhe folklori jepte ndihmesėn e vet pėr tė ruajtur tė gjallė dhe pėr tė pėrforcuar ndėrgjegjen kombėtare, si dhe pėr tė dėshmuar identitetin kombėtar shqiptar. “Shqiptari, duke dashur pa fund atdheun e tij, do dhe bashkatdhetarin e tij, edhe kur ay ėshtė nė tjetėr fe, sepse fenė e ka nė vend tė dytė, kur puna ėshtė pėr atdheun e pėrgjithshėm. Nė kėngėt heroike tė popullit gjenden shumė shembėlla tė tilla, qė s’e kanė shoqen, patriotizmi dhe lirije tė fesė”.
    Kėto mendime tė shprehura nga Thimi Mitkoja hasen edhe te rilindės tė tjerė qė u morėn me folklorin. Kėta e shihnin folklorin si pėrcjellės tė vlerave shpirtėrore, tė tipareve e tė virtyteve mė tė qenėsishme tė shqiptarėve, tė ndjenjave e tė shijeve tė tyre.
    Gjatė periudhės sė Rilindjes u shtrua edhe nevoja e njohjes dhe e botimit tė kulturės popullore nė pėrgjithėsi e tė folklorit nė veēanti, si lėndė e parė pėr ndriēimin e shumė problemeve nga e shkuara dhe nga bashkėkohėsia, por edhe si nxitje pėr tė ardhmen. Mbledhja e botimi i folklorit, sipas tyre, do t’i shėrbente pėr tė pohuar gjenezėn e lashtė e tė pėrbashkėt tė shqiptarėve (krijimtaria folklorike e kohės nė njė masė tė madhe ishte pėrcjellė nga rrjedhat shekullore), si edhe pėr ruajtjen e vlerave mė tė qenėsishme brenda njėsisė etnike.
    Nga ana tjetėr, sipas rilindėsve, folklori ndihmonte bashkimin kombėtar, zgjonte ndėrgjegjen disi tė topitur, e hidhte popullin nė veprime konkrete pėr ēlirim nga pushtuesit. Po kėshtu, folklori shėrbente edhe pėr krijimin e kulturės sė re qė i duhej mėmėdheut si pėr tė arritur ēlirimin kombėtar, ashtu edhe pėr tė formuar njė shtet tė pavarur.
    Duke u nisur nga konceptime tė tilla, njė varg rilindėsish si De Rada, Zef Jubani, Spiro Dineja, Shtjefėn Gjeēovi, Vinēenc Prenushi etj. dhe mbi tė gjithė Thimi Mitkoja, jo vetėm qė mblodhėn nga mjedise tė ndryshme, por edhe botuan krijime e vėllime tė veēanta folklorike. Ndonjė prej tyre, si Elena Gjika, De Rada etj., hartuan edhe trajtesa shkencore me nivel tė lartė pėr kohėn. Pėr herė tė parė nė historinė e folkloristikės shqiptare u bėnė botime tė veēanta folklorike. Dolėn pėrmbledhjet e para tė folklorit shqiptar, tė cilat iluministėt e Rilindjes i ēmonin jo vetėm pėr vlerat artistike letrare, por edhe si mjete pėr mėsimin e lėvrimin e gjuhės amtare, pėr afirmimin e kulturės kombėtare shqiptare dhe pėr ngritjen e vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve. Ngjarje e shėnuar ėshtė veēanėrisht botimi mė 1878 i vėllimit tė Thimi Mitkos “Bėleta shqiptare” (Egjipt), qė pėrbėn hapin mė tė rėndėsishėm nė pasqyrimin ndėrkrahinor tė krijimtarisė gojore, pėr gjerėsinė e llojeve e tė zhanreve folklorike, pėr njohjen e pėr respektimin e kritereve tė regjistrimit e tė botimit folklorik. Me kėtė pėrmbledhje folklorike Thimi Mitkoja u bė i njohur si themelues i folkloristikės shqiptare. Sikurse vė nė dukje nė parathėnie, qėllimi i tij ishte t’u jepte nxitje bashkatdhetarėve shqiptarė qė tė kulturoheshin dhe tė studionin gjuhėn amtare, e cila “ėshtė ushqimi i parė i pėrbashkėt qė i jep gjallėri popullit”.
    Nėse atdhetarėt rilindės u morėn me folklorin tė nisur kryesisht nga shėrbimi qė i bėnin kombit tė tyre, pati edhe njė numėr tė huajsh, qė pėrgjithėsisht pėr interesa studimore tė natyrės gjuhėsore, regjistruan e botuan edhe krijime tė ndryshme folklorike. Midis tyre radhiten G. Hahni, A. Dozoni, G. Majeri, H. Pederseni, N. Jokli etj. Ndihmesa e tyre ishte shumė e ēmuar, pasi dokumentohej jeta e folklorit shqiptar, shprehej e pasqyrohej shumėllojshmėria folklorike. Tė huajt qė mblodhėn folklor shqiptar, duke e pėrkthyer lėndėn e mbledhur nė gjuhėt e tyre pėr ta botuar, mundėsonin gjithashtu njohjen e vlerėsimin e folklorit shqiptar, por edhe tė kombit shqiptar, nga opinioni shkencor i huaj.
    Krijimtaria folklorike gjatė Rilindjes qarkulloi dhe u pasurua nė lloje e nė zhanre tė ndryshme, duke shprehur nė mėnyrat e veta specifike periudhėn kohore dhe problematikėn qė ajo ngėrthente. Por nė mėnyrė mė tė drejtpėrdrejtė dhe mė tė hapur periudhėn historike tė Rilindjes Kombėtare e pasqyrojnė kėngėt e epikės historike dhe tė mėrgimit, duke qenė, sė pari, krijimtari e komunikimit artistik, dhe, sė dyti, edhe plotėsim i dėshmive historike.
    Krijimet poetike nė pėrbėrje tė kėngėve pėrkatėse, siē janė shprehur folkloristėt shqiptarė, gjatė Rilindjes “marrin njė zhvillim tė brendshėm mė demokratik, mė masiv, veēori kėto qė harmonizohen me gjerėsinė dhe karakterin popullor tė lėvizjeve”. Duke qenė bashkatdhetare e historisė, kėnga historike u bėn jehonė artistikisht kundėrshtive, qėndresave, revoltave, kryengritjeve kundėr pushtuesve qė nga ato tė karakterit mė tė kufizuar lokal, krahinor, deri nė ato tė njė plani mė gjithėpėrfshirės ndėrkrahinor e kombėtar.
    Kundėrvėnia vendas - tė huaj, e kthyer nė shprehjen shqiptarė - osmanllinj, qė shprehte dallimin kombėtar, sipas kėngėve historike shqiptare tė periudhave tė mėparshme, gjatė Rilindjes bėhet njė dukuri mjaft e kristalizuar. Ideja e bashkimit kombėtar, pa dallim feje e krahine, shihet nė mjaft tekste kėngėsh historike, si njė kėrkesė e domosdoshme, si e vetmja rrugė pėr tė arritur lirinė e pavarėsinė, qėndresėn dhe pėrballimin e qarqeve shoviniste fqinje e tė Fuqive tė Mėdha qė i pėrkrahnin. Vetėm te botimi i pėrmendur i Thimi Mitkos ndėr tė tjera gjejmė edhe vargje tė tilla: “Shqipėria anė mb’anė / U ngren’ e njė fjalė thanė: / - Mbretit s’i apėm nizamė!”; “O shokė, ndė kini besė, / Kush ka lindur do tė vdesė. / Shqypėtarė ne na thonė, / Bėjmė si ē’kemi zakonė”; “Ziafeti i osmanllisė / Eshtė helm i Shqipėrisė”; “Sulltan, mos dėgjo Frėngjinė, / Na s’lėshojmė Shqipėrinė”; “Frėnk, e gjeē nga Perėndia, / S’ė se humbi Shqipėria. / Na madhuat Malėzinė, / Sėrbin’ edhe Grekėrinė, / Harruatė Shqipėrinė, / Q’ i ka trimat si shahinė”.
    Njė ndėrgjegjėsim i tillė popullor kalon pėrmes momentesh tė ndryshme kulmore, tė pėrcjella nga kėngėt popullore. Krijohen e qarkullojnė cikle kėngėsh pėr ngjarje shumė tė rėndėsishme, pėr situata nxitėse, shpresėdhėnėse e tronditėse dhe kėngė tė veēanta pėr ngjarje mė tė kufizuara. Nė tėrėsinė e tyre kėto kėngė janė me interes edhe pėr tė pasqyruar dhe pėr tė pasuruar kronikėn historike tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Nuk ka ngjarje tė rėndėsishme tė lėvizjes kombėtare tė kėsaj epoke qė tė mos ketė lėnė gjurmė tė thella nė ndėrgjegjen e popullit, i cili i ka pėrjetėsuar ato nė kėngėt e tij historike.
    Epika historike shqiptare, e krijuar gjatė Rilindjes Kombėtare, nė rend kronologjik grupohet nė tri etapa: a) Kėngėt e viteve 1831-1847; b) ato tė gjysmės sė dytė tė shek. XIX, me pikė kulmore ngjarjet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit; c) kėngėt pėr ngjarjet qė vijojnė deri nė shpalljen e Pavarėsisė.
    Grupi i parė zė fill me pasqyrimin e njėrės prej kryengritjeve tė fshatarėsisė tė trevave tė Jugut mė 1831 (Leskovik, Kolonjė, Pėrmet, Tepelenė), vijon me veprimet sulmuese kundėr administratės sė pushtuesit mė 1833-1834 (Delvinė, Tepelenė e Berat), me kryengritjen e armatosur tė Kosovės (1833), me luftimet pėr tė mos lejuar zbatimin e ligjeve centralizuese mė 1844-1845 (Shkodėr, Dibėr, Ēermenikė, Malėsi e Gjakovės, Prishtinė etj.), deri te momenti i rėndėsishėm i vitit 1847, kur nė jug tė vendit pati kryengritje popullore tė pėrgjithshme me shumė jehonė kundėr administratės osmane.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 03:35

    Folklori dhe folkloristika - 2.

    Nėpėrmjet kėngėve popullore pėrcillen skena tė tėra, ku pasqyrohet tabloja e gjendjes politike e shoqėrore e kohės. Shohim nė to kushtrimet popullore, dhėnien e besės, ngritjen e gatishmėrinė e shtresave tė gjera popullore pėr t’u hedhur nė sulme dhe pėr tė sakrifikuar nė luftė kundėr pushtuesit: “Melesini maja-maja, / E rreh topi e kumbaraja... / Kjo kisha me njė kamare, / Nizamėt i shojti fare”; “Shkodra tė vetėn e bani, / I erdh hakut Osmanllisė”; “****elesh, krie tė ngrini, / Gra e burra armė vini, / Anėn e detit tė zini, / Se na pllakosi qafiri”; “Kur tė ēahen kullat tona, / Plot me gjak dirgjet Valbona”; “Shqipėria anembanė / U ngren’ e njė fjalė thanė: / - Mbretit s’i apėm nizamė”.
    Nė kėto kėngė, krahas figurave shumė tė njohura, si Zylyftar Poda, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi, Ēelo Picari etj., dalin edhe njė varg personazhesh tė tjera, tė spikatura nė luftime tė ndryshme, si Zenel Xhafoja, Balili i Xhixhisė, Sinan Maloja, Labė Duka etj.
    Kėngėt e etapės sė dytė gjatė Rilindjes Kombėtare pasqyrojnė jehonėn e lėvizjeve tė mėtejshme kundėr pushtuesve osmanė, por edhe njė temė tė re, siē ishte ajo e mbrojtjes sė tėrėsisė tokėsore tė atdheut nga synimet dhe pėrpjekjet e qarqeve shoviniste fqinje, me nxitjen e Fuqive tė Mėdha tė kohės. Kalojnė nėpėrmjet kėngėve historike pamje tragjike, si shpėrnguljet e shqiptarėve nga Leskovci, Prekupla, Vranja (1877-1878) etj.: “Oh, muhaxhirt, o bre, kah po shkojn-e, / Dru e gur, bre, ē’po vajtojn-e”.
    Gjendja e vėshtirė pėr popullin tonė gjatė viteve 1875-1878, e krijuar nga Kriza Lindore, me pikė kulmore Kongresin e Berlinit, pėrshkallėzoi qėndresėn dhe i nxiti shqiptarėt tė organizojnė luftėn pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė vendit. Idetė e mėdha tė Rilindjes tingėlluan me forcė tė veēantė nė kėngėt epike kushtuar Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881), nė tė cilat pėrjetėsohet njėkohėsisht qėndresa e pashembullt e popullit shqiptar kundėr shteteve shoviniste fqinje pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė tokave shqiptare, si edhe lufta e tij pėr autonominė e vendit kundėr ushtrisė osmane tė Dervish Pashės.
    Kėngėt pėr Lidhjen Shqiptare shprehin veēoritė dhe idetė e reja tė kėsaj epoke: formimin e ndėrgjegjes kombėtare tė popullit shqiptar, karakterin e pėrgjithshėm mbarėshqiptar tė luftės sė Lidhjes, idenė e saj tė madhe tė bashkimit kombėtar tė tė gjithė shqiptarėve pa dallim feje e krahine. U krijuan atėherė shumė kėngė pėr ngjarjet dhe pėr personazhet aktive tė tyre, tė pasuruara me njė numėr risish ideo-estetike. Mund tė pėrmendet, ndėr tė tjera, pėrfshirja nė kryengritje e pothuajse tė gjitha mjediseve shqiptare, me vetėdijen e plotė se luftohej pėr tė mbrojtur interesat e lartė tė popullit e tė atdheut. Nė kėngėt popullore theksohet se nė kėtė luftė “ngrihet nė kėmbė e tanė shqiptaria”, “se jena nis m’u ba milet (komb)” etj. Gjerėsinė e luftės sė Lidhjes dhe veēanėrisht pjesėmarrjen nė Kuvendin e Gjirokastrės (1880) tė pėrfaqėsuesve tė tė gjitha viseve shqiptare tė Veriut e tė Jugut, poeti popullor e jep nė kėto vargje: “****elesh e Gegėri, / ē’u mblodhėn nė Egjėri”.
    U krijuan cikle kėngėsh pėr ngjarjet sa historike, aq edhe dramatike, qė ndodhėn nė vitet 1878 deri mė 1881. Tė tilla ishin, midis tė tjerash, kėngėt pėr mbrojtjen e Plavės e tė Gucisė, tė Hotit, tė Grudės e tė Ulqinit. Nė tė gjitha kėto beteja shpėrtheu bindshėm forca e qėndresės sė vendosur shqiptare, njė solidaritet i paparė, qė shprehte unitetin kombėtar. Kudo shfaqet heroizmi masiv, por veēohen nga kėngėt edhe trimat e paepur, si Zhuj Selmani e Jakup Feri, Sadik Hamza e Ēel Shabani etj.: “Te bjen dielli e praron hana, / Zhuj Selman nuk ban ma nana”; “Jakup Feri, zok sokolit, / Met shehit nė ball’ t’llogorit”.
    Nė tė njėjtėn kohė, edhe ndaj pushtuesve osmanė u mbajt i njėjti qėndrim sfidues me armė nė dorė. Nėn udhėheqjen e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit shpėrthyen kudo kryengritje tė armatosura, qėndresa u bė masive. Vrasja e mareshalit turk, Mehmet Ali pashė Maxharit nė Gjakovė nė shtator tė vitit 1878, paralajmėroi qė populli shqiptar ishte i vendosur pėr tė ecur nė rrugėn drejt lirisė.
    Nė kėngėt kushtuar betejave historike tė shqiptarėve nė Kosovė kundėr ushtrive tė Dervish Pashės, pasqyrohet heroizmi dhe guximi i luftėtarėve popullorė kosovarė qė u mbėrthyen “fyt mė fyt me armikun”, qė nuk u prapsėn para ushtrive osmane edhe pse merrnin nga “shtatė plumba pėr shtat”, qė qėndronin krenarė edhe kur e kishin litarin nė grykė si Sef Kosharja: “Sef Kosharja, trim i fisit, / Hije t’paska maja e lisit. / Hije m’ka, o djemt e mi, / Kam dhanė jetėn pėr Shqipni”.
    Spikasin nė kėngėt historike pėr kėtė periudhė personazhe me karakteristika vetjake, por me rrezatim tė gjerė kombėtar, si Abdyl Frashėri, Ymer Prizreni, Mic Sokoli, Sef Kosharja, Ali Ibra, Ēun Delia etj.: “Mic Sokoli ban me dorė: / -Besa, shok’, nuk muj me folė, / Se m’ka ra do gjak nė gojė, / Se m’ka ra do gjak nė bark, / Shtat’ martina i kam nė shtat”.
    Ndonėse Lidhja Shqiptare e Prizrenit u thye ushtarakisht, veprimtaritė dhe idetė e saj ngjallėn e ruajtėn dėshirėn dhe shpresėn e popullit shqiptar pėr autonomi e pėr pavarėsi. Ato u bėnė shtysė e fuqishme pėr vazhdimėsinė e pėrpjekjeve tė pareshtura, deri nė arritjen e shpalljes sė Pavarėsisė.
    Nė kėngė tė ndryshme pasqyrohen njėra pas tjetrės ngjarjet e zhvilluara nė Dibėr (1881) kundėr qeveritarėve turq, kryengritja e malėsorėve tė Shkodrės (1883), ajo e Kosovės me Sulejman Vokshin e Ali Ibrėn nė krye kundėr Vesel Pashės (1885), luftimet e Dibrės kundėr Menduh Pashės (1884), Lidhja e Pejės, luftimet e kosovarėve kundėr Ēekrez Pashės, pėrleshjet e shpatarakėve me forcat turke, luftimet e zhvilluara kundėr trupave tė Shemsi Pashės nė Kosovė (1903-1904), kryengritja e Kurbinit dhe e Krujės (1906-1907) etj.
    Kėngėt historike pas Lidhjes sė Prizrenit deri nė shpalljen e Pavarėsisė pėrcjellin frymėn liridashėse tė popullit shqiptar, qė gjithmonė u gjend nė luftėra me karakter mbrojtės e ēlirimtar. Njė gjė e tillė shihet nė rend kronologjik te kėngėt qė pasqyrojnė ngritjen e ēetave tė para kombėtare dhe veprimet e tyre tė armatosura (1906-1908). Aksionet e tyre konceptohen nga kėngėtarė popullorė si pjesė e luftės sė pėrgjithshme pėr ēlirim kombėtar: “Lule Ēerēiz Topulli, / Vulose pėr Shqipėri”.
    Kėnga historike pasqyron gjithashtu artistikisht kryengritjet e gjera kundėrosmane nė vitet 1910-1912. Janė kėnduar kryengritjet dhe luftėrat e popullit shqiptar kundėr ekspeditave famėkeqe turke tė kryesuara nga Shemsi Pasha e veēanėrisht nga Shefqet Turgut pasha. Krahas mizorisė sė pushtuesit, nė kėngėt e ndryshme spikat heroizmi i luftėtarėve nė Kaēanik, Carralevė, Boletin, ngado nė Kosovė, nė Malėsi tė Madhe, nė Zadrimė, nė Mirditė, nė Himarė etj. Dalin me madhėshtinė e tyre figurat e udhėheqėsve popullorė, si Idriz Seferi, Dedė Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj., por edhe dhjetėra e qindra luftėtarė tė tjerė nė shėrbim tė lirisė.
    Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor tė vitit 1912, si njė kurorėzim i gjithė epokės sė Rilindjes, gjeti gjithashtu pasqyrim nė kėngėt popullore. Cikli i kėngėve pėr Shpalljen e Pavarėsisė shpreh fuqishėm vendosmėrinė e pėrfaqėsuesve tė popullit shqiptar tė mbledhur nė Kuvendin e Vlorės pėr tė hedhur poshtė zgjedhėn osmane, pėr tė pėrmbushur aspiratėn shekullore tė popullit, pėr ta bėrė Shqipėrinė tė lirė e tė pavarur. Pėrfaqėsuesit e tė gjitha krahinave shqiptare, me Ismail Qemalin nė krye, shpallin hapur dėshirėn dhe vullnetin e kombit shqiptar pėr tė qenė i pavarur: “Nuk ka vent kėtu Turqia, / Ja tė vdesim, ja tė rrojmė, / Ėsht’ e jona Shqipėria!”
    Krahas kėngėve tė epikės historike, periudhėn e Rilindjes sonė Kombėtare e pasqyrojnė edhe kėngėt e quajtura tė nizamit. Kėto kėngė pėrbėjnė njė lloj tė veēantė folklorik, tė krijuar pikėrisht gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Ato janė shprehje e pėrjetimit, e qėndresės dhe e reagimit popullor ndaj zbatimit tė njėrit prej ligjeve tė Tanzimatit, siē ishte organizimi i ushtrisė osmane nėpėrmjet rekrutimit tė detyrueshėm e tė pėrgjithshėm. Me zbatimin e dhunshėm tė kėtij ligji nga viset shqiptare largohej ajka e popullsisė, brezi i ri. Njė gjė e tillė krijonte shqetėsime, vuajtje nė planin individual e familjar, por njėkohėsisht kjo pėrbėnte dhe njė plagė kombėtare.
    Kėngėt e nizamėve, me vlera tė spikatura artistike, shprehin me nota elegjiake vuajtjet e rekrutėve, mallin e tyre pėr tė afėrmit dhe pėr atdheun. Nė mėnyrė tė veēantė kėto kėngė shprehin edhe qėndresėn popullore kundėr Turqisė nė rrafsh kombėtar. Duke iu kundėrvėnė nizamisė, duke mos e pranuar dhe duke e kundėrshtuar atė, populli nė krijimet e veta shprehte besimin se do tė shmangej largimi nga vendi i forcave tė vėrteta qė mund tė sillnin ēlirimin e Shqipėrisė. Prandaj, nuk ėshtė e rastit qė nė shumicėn e kėtyre kėngėve kemi fillesėn me vargje tė tilla: “Ju nizamt e shqiptarisė”.
    Ajo pjesė e folklorit shqiptar, e cila mė drejtpėrdrejt shpreh e pasqyron periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, jo vetėm pėrbėn njė thesar tė vėrtetė tė trashėgimisė kulturore tė kombit shqiptar, por sjell edhe ndihmesėn e vet nė ndriēimin e historisė shqiptare tė asaj periudhe.

    Sponsored content


    Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE - Faqe 5 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - RILINDJA KOMBĖTARE

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Mon 06 May 2024, 23:57