Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Ferri nga Dante Aligieri...

    Share
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Wed 24 Dec 2008, 23:57


    Kenga e VI


    Sa m’u kthye drita e mendjes, qe m’u shkim
    Nga mshira per te dy kunett e mjere,
    Qe zemren time mbushen me trishtim,

    Tjera mundime, te munduem te tjere
    Shoh rreth e rrotull meje, kahdo rri
    Tue ece, tue u sjelle, tue vrejte ne ate gomnere.

    Une jam n’rrethin e trete, ku bje nje shi
    I amshuem, I ftohte, I rande, - ai qofte mallkue;
    Qe s’di te ndrroje as ritem, as cilsi.

    Breshen e uje I ndyte me bore trazue
    Derdhen rreke nga ajri I terratisun;
    Qelbet mbare toka, uje e llom mbulue.

    Cerberi I eger, bishe e cakerdisun,
    Me ato tri gryka leh si qen taman
    Mbi njerez ne batak zhyte e gremisun.

    Gace syte e tij, e mjekrren zi katran,
    Barkun e ajun, duert me thoj te gjate,
    Shpirtnat gervish, i inuer e cope I ban.

    Si qej I shtyn t’lurojne ajo shtergate;
    E tash e pare ne njanin krah tue ra,
    Tjetrin kerkojne me mprojte ata te ngrate.

    Cerberi, ai krymb I madh, porsa na pa,
    Dhambet na qiti nga ato goje t’shemtueme;
    Gjymtyre s’kish qe s’I dridhej per hata.

    Prisi, kah toka shplaket tue drejtue, me
    Te zezen balte grushtat perplote, fuqishem
    Ua hodhi mbrenda grykave t’deshrueme.

    Sikur nje qen, qe rri tue lehe furishem,
    Qetohet n’cas kur gjellen bren me dhambe,
    Se mendjen ka ne te, kah han urishem,

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Wed 24 Dec 2008, 23:57

    Njashtu bulcijt s’I nxoren ma piskame
    Djallit Cerber, qe I leh asaj morije,
    Qe e shurdhe don t’ishte, mos me e ndi ate gjame.

    Ecnim mes shpirtnash, mbi te cilet bije
    I randi shi, qe I rrzon; filluem me shkele
    Mbi ata qe njerez duken, por jane hije.

    Te shkrryem pertoke mkataret kishin ngele,
    Vec njanit, qe u ngrit paksa me ndejte,
    Kur na shikoi mes tyne shteg tue cele.

    < O ti,qe po I bje ferit me hap t’shpejte, -
    me tha, - hajt njihme, ne se I zoti je;
    ty t’bane ma pare se une u shbana >. Drejte

    ia ktheva une: ndoshta s’me le t’kujtoj as si fytyre,
    sa m’ duket pa s’te kam ndonjehere mbi dhe.

    Por m’thuej ti cili je, qe n’kaq mynxyre
    Ke ra, e ky denim mbi krye t’ka mbete?
    Ma t’madh do kete, vec jo ne kete menyre!>

    E ai m’u gjegj: < Qyteti yt I shkrete,
    I mbushun sa me u derdhe me inat e smire,
    Me fali atje lart nje jete te qete.

    Ju, qytetaret, Cako m’keni thirre;
    Per mkatin aq damprus te grykesise
    Ky shi I rrebte po me dermon pa mshire.

    E s’jam mkatar I vetem mes duhise,
    Se gjithe keta njelloj I kane denue
    Per t’njajtin faj >, - tha fjalet tue bitise.

    Dhe une at’here: < O Cak, asht tue m’randue
    Kaq vuejtja jote, sapo shkrehem n’vaje;
    Por m’thuej, ne e dijsh, se ku ka me mbarue

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Wed 24 Dec 2008, 23:58

    Qyteti im, qe asht perca me rraje;
    A gjen njeri te drejte; arsyen m’thuej, oh,
    Pse koken njani tjetrit don t’ia haje?>

    M’u gjegj: < Si t’vloje rremuja per shum kohe,
    Do derdhet gjak, ma e egra nder partite
    Tjetren do dboje, dhimbje e njerzi pa njohe.

    Por edhe kjo nga shkambi ka me zbrite
    N’te treten vjete; do marre fuqine ne dore
    Tjetra, me ndihme t’atij qe sot rri n’prite.

    Per kohe te gjate, mizore e madheshtore,
    Te tjeret kane me shtype, me I lane sa gjalle,
    Sado te qjane, te shajne keta te gjore.

    Dy jane te drejte, por kush nuk I ban mall,
    Kreni e smire e koprraci jane ba
    Tri xixat, qe mbare zemrat I kane kalle>

    Keshtu mbaroi me te pervajshmin za.
    E une atbote: < Gjithnje po kerkoj leje
    Nder te me bash, tue m’fole edhe paksa.

    Farinata, Tegiaj, njerz aq te deje,
    Rustikuci, Arrigu, Moska e tjere,
    Qe botes me I ba mire e paten zeje,

    Me thuej ku jane, me ban t’I shoh njehere;
    Deshire te madhe kam per ta te di,
    N’se I gazmon qielli a ferri I mbush me vner.>

    E ai: < I ke nder shpirtna ma t’keqi,
    Per faje tjera vend ma poshte kane zane;
    I sheh, ma thelle po t’zdrypesh n’ferr te zi.

    Te lutem emnin tim, n’harrese te lane,
    Kur t’kthjesh ne t’amblen bote, ne drite ma nxjerr;
    S’te gjegjem ma, e ma due me t’thane.>

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Wed 24 Dec 2008, 23:59

    Dy syte qe kqyrnin drejte iu bane cakerr,
    Me vrejti pak dhe poshte I dha ai krese,
    Tue ra me te, si qorrat tjere, ne terr.

    E prisi tha: Dersa burija e qiellit mos t’ushtoje,
    Kur forca anmike me gjikue do zbrese.

    Varrin e trishte seicili do zbuloje,
    Prap mish’n e vet do marre; ka me I shungllue
    Nder veshe cka perjetsisht do te degjoje.>

    Keshtu kaluem neper ate llum, trazue
    E shpirtna e shi e breshen, dalngadale
    Per jete qe do te vije tue arsyetue.

    mbs atij gjyqit t’mbrame, valle a do shtohet,
    do zbutet, apo mbetet me kete vale?>

    E ai ma ktheu: I ndjen ma shum, si shkenca jep mesim,
    Nje qenje, kur ma shum perplotesohet.

    Ndonse gjithe ketta shpirtna plot mallkim
    Kurr nuk kalojne n’persosmenine e plote,
    Ma t’plote do jene fill mbas atij vendim.>

    Rrotull iu sollem rruges neper shqote,
    Te dy pa da tue bisedue vec mbetem;
    N’piken qe zdryp ma thelle mbrritem atbote;

    T’madhin anmik, Plutonin, aty gjetem.
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Wed 24 Dec 2008, 23:59


    Kenga e VII



    Pape Satan, pape Satan aleppe!
    ia filloi Pluti me te shkyemin za;
    dhe I urti, qe e kuptoi ate gjuhe gazepe,

    tha me m’trimnue: < Frike mos te kesh, s’asht gja,
    se ai, sado te madhe t’kete fuqine,
    s’do na ndaloje me I zbrite kesaj kala.>

    Pastaj fytyr’-mufatnes egersine:
    griju permbrenda edhe shuej menine!

    Nuk zdryp ky pa arsye n’kete pus per mnere,
    Keshtu u vendos atje ku Shen Mehilli
    Idhte u hakmuer, dhunuesit hodh n’gomnere.>

    Si velat e gufuem, qe n’hapsine qielli
    Vrik shkrehen, porsa e then era mizore
    Dyrekun, njashtu ra bisha njefilli.

    Dhe zbritem na ne t’katerten gropore,
    Bregut anash tue I ra, krijue me ruejte
    Te zezat e gjithe fares njerezore.

    O drejtesi hyjnore, kush ka mujte
    Kaq shum tortura e dnime me bashkue?
    Pse na per fajet tona kaq me vuejte?

    Si mbi Karibd, ku dallga e terbue
    Me dallgen qe I vjen ndesh rrin tue u perleshe,
    Ashtu njerzit n’shoshojne ketu jane cue.

    Turme ma te mdhe kurr nuk kisha ndeshe,
    Dy cetash nda, luronin me terbim,
    Shkambij tue rrokullise me gjoks perveshe.

    Perplaseshin, e mbas atij takim
    Mbrapa seicili kthehej tue vikate:
    < E ti pse ruen?> < E ti pse s’ban kursim?>

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:00

    I binin t’errtit rreth keshtu per t’gjate,
    Drejtue nga te dy anet ne nje pike,
    Me ritem tue ia thane t’zezes urate;

    T’mbrrimen ne cak, te gjithe, sikur me hike,
    U zmbrapshin n’ate gjysme harku, n’sulm gjithmone.
    E une, qe n’zemer ndjeja si nje thike:

    < Mesues, - I thashe, - cfare shpirtnash t’patenzone
    jane valle keta? Mos jane te gjithe priftrij
    kta percerruem kendej nga e majta jone?>

    E ai: < Aq perdeshkurte e te keqij
    Ishin gjithe keta shpirtna me te gjalle,
    Sa nder shpenzime s’dijten kurr kufij.

    Kete mkat me lehje t’veta rrijne tue cpalle
    Kur vijne nga te dy krahet n’pike t’caktueme,
    Ku faji I kundert ma s’I len perballe.

    Kta qene priftrij, qe krejt e kane te rrueme
    Majen e krese, e pape e kardinaj,
    Nder t’cilet koprracija asht e teprueme. >

    E une: < Mesues, mes tyne keq nuk baj
    Sikur t’vihem me njohte ndonje per be,
    Qe e dij se qe I zhytun ne kete faj. >

    Dhe ai m’u gjegj keshtu: < Ti kot e ke;
    Nje jete per dic te mire s’dijten me u shty,
    Sa tash, krejt zhye, me I njohte I zoti s’je.

    N’kete rruge perpjete do rrijne tue shkue-tue kthye,
    Keta kendej prej varresh kane me u cue
    Me grushtin mbylle, e ata pa lesh ne krye.

    Shkrryesija e dorerrudhja I ka largue
    Nga e bukra bote, e po I shkapet ksodore,
    E, ne c’hall jane, ta zbukuroj s’po due.

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:00

    Sa tallje e shkurte jane t’mirat tokesore,
    Qe Fati kane dore, po e sheh, bir, vete;
    Per to perleshet skota njerezore.

    Se gjithe ari, qe ish o mund te jete
    Nen diell e hane, per shpirtnat e dermuem
    Nuk vlen qofte dhe nje cas me I ba te qete.>

    < Mesues, - I thashe, - a ban me ma treguem:
    c’qenka ky Fat, per t’cilin m’flet, qe vlere
    e pasuni nder kthetra mban shternguem?>

    E ai atbote: < O budallej te mjere,
    Sa fort paditunija ju damton!
    Tash po ta koj mendimin tim mejhere.

    Ai qe per dije t’gjithve ua kalon
    I kijoi qiejte e vuni kush t’u prije,
    Keshtu cdo pjese cdo pjeses I ndricon

    Kah ai baras shperndan driten e tij,
    Prandej per pasunite ne bote, n’ate ane
    Caktoi nje rregullues, qe ky te dije

    Ketij o atij populli me I dhane,
    Kesaj shtepi ma vone e asaj ma pare,
    Cka njerzit me ndryshue fuqi nuk kane;

    Nje popull zbret, nje tjetri I prihet mbare,
    Ne qofte se ai ka marre keshtu vendim,
    Ai qe I meshehun rri si gjarpni n’bar;

    Jo, dija juej s’I ban dot kundershtim;
    Ky parasheh, gjykon edhe vendos,
    Si zotat tjere te vetin ka sundim.

    Ndryshimet qe ai ban nuk dijne me u sose,
    Nevoja sa ma t’shpejte e shtyn me u ba,
    Shum vete prej tij jane ngrite e jane rropose.

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:01

    Ky asht, pra, ai qe e vene ne kryq pa da
    Dhe ata, qe duhet t’ia kendojne lavdine,
    Krejt kot I cpifen, gja nuk lane pa e sha.

    Por ne hare ai asht e hic nuk ndin;
    Me tjera krijese t’para, gezimplot,
    Sferen e vet vertit dheg jen knaqsine.

    Tani po zbresim ku ma shum ka lot;
    Perendojne yjte, qe tue u ngrite I lashe
    Kur n’rruge u vuna; e ma gjate s’rrij dot.>

    Permes rrethin tue pre n’breg tjeter rashe,
    Te nje burim, qe vlon e teposhte zbret,
    Dhe nje kanal gerrye prej tij une pashe.

    Pak asht ate uje ta quejsh te zi kiamet;
    Gjithkund mbas vales turbull neper shtigje
    Shum te veshtira u futem thelle tejet.

    Ai prrue pastaj nje knete, te quejtun Stigje,
    Formon ma poshte, mejhere sa te kete zbritun
    N’ato te zymta e te mallkueme brigje.

    E une, qe rrija me sy hape, cuditun,
    Pashe shpirtna mbrende ne llum te zhytun mbare,
    Picak e ne fytyre te coroditun.

    Qellonin shoqishojne ata mkatare
    Me dore e kambe e parzem e me krye,
    U shkyejshin m’dhambe, tue u ba kortar-kortar.

    E prisi I urte: < O bir, ktu jane tue u shkye
    Shpirtnat e gjithe idhnakve, - zu me thane, -
    Dhe ma beso cka jam tue te rrefye

    Se mu nen uje ka turme qe rrin e fshan
    E flluska ujet con, si ne kete rase
    Syni ta sheh ka t’siellesh anembane.


    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:02

    Te trishtun qeme, - thone mbrenda lymit rrase;
    ne ajr te kthiell, qe e ndrit dielli me rreze,
    vec tym nder zemra tona kemi pase.

    Tash kemi pse trishtohmi n’balte te zeze.>
    Kjo kange u gurgullon n’fyt tue u mbyte,
    Se fjala n’buze te tyne shkrep pa ndeze.

    Keshtu gati iu sollem knetes s’ndyte
    Perqark, mes bregut thate e mezit qulle,
    Syte ngule te ata qe thelle ne llum rrijne zhyte;

    E arritem tek e mbramja nen nje kulle.
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:03


    Kenga e VIII



    Ju them, tash qe vazhdoj tregimin tim,
    Se na ende te pirgu s’kishim mbrrijte,
    Kur syte nga maja e tij vane fluturim

    Te nja dy flake, qe pame tue vetetite,
    E ‘j tjeter, vrik qe u gjegj ne largesi
    Aq mekte sa synit fare me I rreshqite.

    Iu solla atij deti plot urti:
    < C’jane keto flake? – fillova une me e pyete. –
    C’thote tjetri zjarr? Kush jane shkaktare te tij?>

    E ai m’u gjegj: < Tue ca valen e ndyte
    Tash ke me pa ate qe te con kah rrathet
    E ferrit, n’se ky tym nuk t’I zen syte.>

    S’ka kordhe te flaki nje shigjete ma shkathet,
    Qe ajrin ta pershkoje ma shpejt gjithmone,
    Si pashe une nje lundrice te shpejte, te hajthet,

    Mbi uje n’ate cas tue shkite kah ana jone;
    Nje lundertar e ngiste si rrufe,
    Tue thirre: < Tash m’re ne dore, o I patenzone!>

    < Flegjias, Flegjias, me kot e ke
    ti kesaj here, - imzot nis e I drejtohet, -
    vec per kete gjol, per tjeter ne s’na ke!>

    Si njaj, qe nje genjeshtre I kujtohet,
    Qe I asht kurdise, edhe e pushton trishtija,
    Ashtu, zemrue, Flegjiasi atbote ndei ftohet.

    Prisi shkoi n’varke I pari e une mbas tija
    Dhe prane e prane te dy na u ulem mbrende;
    Vetem kur une u futa, u mbush anija.

    Kur une e prisi gati u bame me u ende,
    E lashta varke filloi ujin me e ca
    Ma thelle se kur, ngarkue me shpirtna, rend.

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:03

    Ndersa mbi brrake te vdekjes zune me nga,
    Dikush me duel krejt llum, si djall tamam,
    E tha: < Si ti kaq shpejt te na ke ra?>

    E une: < Pse erdha, ktu me ndeje nuk kam.
    Po ti kush je, surrat, ti kurr mos qofsh,>
    M’u gjegj: < Shikome, nje qe po qan une jam!>

    E vete at’here: < Me zi e vaje e ofshe
    Ti mbetsh ku je, o shpirt I mallekuem!
    Te njoh, sado me lluce ti u mbulofsh!>

    Kah lundra dueret zu ai me I drejtuem,
    Por n’cas mesuesi e shtyni ate mekatnuer
    Tue brite: < Ik me qej tjere, qen I terbuem!>

    Pastaj ne qafe m’I hodhi ato duer:
    < O shpirt krenar, - me tha tue m’puthe ne balle, -
    e lumja ajo, qe t’mbajti ne krahnuer!

    Ky qe nje mendjemadh sa qe I gjalle,
    Nje t’mire s’e bani t’ia stoliste jeten,
    Prandej ne shpirt asht nga terbimi kalle.

    Sa jane asish, qe hiqen lart si mbreten,
    Qe si derrat n’kete brrake kane me mbarue,
    Turp edhe marre pas tue lane per veten.>

    E une: < O pris, sa kisha me deshrue
    Qe mbrende ne lang ta shoh te zhytun mire,
    Para se kete liqen te kem’ kalue!>

    < Para se t’shohesh, - tha kah une tue prire, -
    bregun nga larg, ti fort do ngopesh syne,
    ia vlen te plotesohet kjo deshire. >

    Nuk kaloi shume pashe se si e shkyen
    Ate mekatar do shpirtna llom te bame;
    Dhe sot per ate qe pashe falnderoj Hyne.

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:04

    Yrysh n’Argjentin! - t’gjithe leshuen piskame;
    e fiorentini, shpirti I cakerdisun,
    mishin e vet e grinte vete me dhambe.

    Dhe e lame. Ma nuk po flas, si pata nise une.
    Nje gjame nder veshe erdhe e m’u shkrep si shqote,
    Sa syte I hapa faret I shastisun.

    < Tashma, o bir, - mesuesi nis e thote, -
    afrohet Dite, orezi qytet,
    me qytetare te vet e tmadhen frote.>

    E une: < O pris, qyshe tash, ja, minarete
    Po I shoh thelle ne lugine te bame keze;
    Dhe ngjajne thue se dikush nga zjarri I qet.>

    M’u gjegj: < Nga flaka e amshueme, qe I ka ndeze,
    I kuq krejt duket pirgu I vrerosun,
    Si ti po e vren ne kete sketerre te zeze.>

    E na iu futem lumit, thelle groposun,
    Qe rretheqark I shkon kalase se ngrate,
    Muret e saj m’u duken t’celnikosun.

    Mbasi na bame nje t’sjellun mjaft te gjate,
    Rame ne nje breg, ku I forti lundertar:
    < Dilni! Hymja asht ketu! > - tha tue vikate.

    Me mija pashe mbi dyer asish t’pafare
    Pikue nga qielli, qe idhnue e prekun
    Thrrisnin: < Po kush, kush asht ky shtegetar,

    Qe ende pa vdeke po I hyn mbretnise se vdekun?>
    I urti pris u bani shenje me krye
    Se donte ne nje ane me ta me u pjekun.

    At’here, pak ate inat si e mbajten ndry,
    Briten: < Eja ti I vetem! Le te shkoje
    Ai qe ketu kaq me guxim ka hy!

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:04

    Vetem rrugen e cmendun ta pershkoje
    Ne qofte I zoti; ti qendro me ne,
    Qe n’shteg te zi iu bane pararoje. >

    Mendo, lexues, si mbeta shtange e zbe,
    Kur fjalet e mallkueme I degjova,
    Nga frika se kurrma s’do kthej mbi dhe.

    < O prisi im I shtrenjte, qe n’sa e sa prova
    jeten me ke shpetue e me ke nxjerre
    nga ai rrezik I madh, ku u ngujova,

    te vetem mos me len ketu ne ferr;
    e n’qofte se me shkue tutje s’asht gjikue,
    t’I gjejme prap gjurmet tona, gjate pa e tjerre.>

    Edhe imzot, qe aty me kishte cue,
    Me tha: < As mos ki frike, as mos u tund,
    S’na e ndal kush rrugen tone, - kjo asht caktue!

    Ketu me prit, shpirtin qe t’u lekund
    Forcoje dhe ushqe te ambel shprese,
    Se kurr nuk do te la n’kete ferr pa fund.>

    Keshtu ai shkoi, me la ajo krijese
    E dashun si nje babe hutue pa mase,
    E < po > e < jo > m’perleshen mbrenda krese.

    Nuk munda te degjoj cka shkoi t’u flase,
    Por shum nuk ndei me ta ne bisedim,
    Se te gjithe ngane keshtjelles me iu rrase,

    N’fytyre ia mbyllen portat prisit tim
    Anmiqet tone, ai mbet rrethue vetmije
    E u suell kah une ngadale e me trishtim.

    I mbante syte perdhe, e zeze nje hije
    I kishte ra dhe thonte me pshertime:
    Kush s’po me len t’i hyj ketij vend zije?

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:05

    Me tha: < Ne m’pafsh tue u gri me vehten time,
    Ti mos u tremb, une cdo pengese do thej,
    Sado keta t’na qesin kundershtime.

    S’asht hera e pare qe dalin mendjemdhej;
    Dhe n’tjeter porte te tille na dolen, por
    Qyshe atehere ajo pa shula ndei.

    Mbi te ti pe mbishkrimin vdekesor;
    Ja, permes saj, tash tatepjetes thelle,
    Tue pershkue rrathet vetem e pa zor,

    Zbret ai qe do I hape dyert kesaj keshtjelle.>
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:11


    Kenga IX



    Duket se krejt une ishe zbe prej frikes,
    Prisin kur pashe tue ardhe me aq trishtim, -
    Iu desh pra atij me u cfaqe I qete nje cikez.

    Vesh-hape qendroi, si ai qe rri n’pergjim,
    Kah s’mujte syte me ngule tej ne rremoren
    Mes mjergulles e ajrit te zi shqim.

    < E pra duhet ta kemi na fitoren, -
    tha ai, - perndryshe… Kot ajo s’ka zbrite…
    C’po vonon ai qe do na japi doren!>

    Une qarte e pashe se I ndrroi fjalet paprite,
    Ndryshe ia nisi, por s’e kreu njelloj,
    Ne kundershtim me cka kish peshperite.

    Por fjala e fundit prap s’me trimenoi,
    Me shtynin ato thanie me zane bese
    N’dicka, qe ndoshta ai as qe e mendoi.

    < Ne fund te kesaj zgavrre a mund te zbrese,
    valle, ndonje here ndo’j shpirt nga rrethi I pare,
    qe vec shpresen e humbun ka pendese?>

    Kete ceshtje ngrita une. E ai: Ma pare
    Rralle ndonje shpirt prej nesh ke mujte me ndeshe,
    Qe te kete ra kendej si shtegetar.

    Asht e vertete, here tjeter ketu qeshe,
    Nga e egra Eritone I perbetuem,
    Qe t’vdekunit nga varri conte peshe.

    S’kish shumqe shpirti trupit m’qe larguem
    E ajo mbrenda qytezes me pat shti
    Me nxjerre nga rrethi I Judes nje t’denuem.

    Ai asht vendi ma I ulet dhe ma I zi,
    Ma I largeti prej qielles rrotulluese,
    Pra mos u step, se rrugen mire e dij.

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:12

    Kenet’n e turbullueme, qelbesuese,
    Gjithkah qyteti I dhimbjes rreth e ka,
    Mbrende s’mund te hyjme na pa fuqi dermuese.>

    Nuk e mbaj mend cka foli edhe ma,
    Se ethshem syte e mij filluen me vrejte
    Te larten kulle me kreshten flakada,

    Ku ne te njajten pike u ngriten drejte
    Na tri Furi sketerre la ne gjak,
    Pamje e sjellje temne kishin krejt,

    Me hidra t’gjelbera rreth trupit lak;
    Gjarpij ne vend te flokve u vlojne perore
    Mbi tamtha t’idhun lidhe e zanun njak.

    E ai, qe mire I njohu ato sherbtore
    Te mberteneshes se t’amshuemit vaje,
    < keqyr, - me tha, - Erinet shpirtmizore!

    Megjera asht kjo, qe ne te majten ndaj;
    Deneska ne te djathten Alektoj;
    Ja Tesifona n’mes! > Heshti pastaj.

    N’parzem ato lenureshin me thoj,
    Rrahnin shuplake tue brite me aq potere,
    Sa frika prane poetit me afroi.

    < Te vija Meduza! Le ta bajme mermer! –
    thrrisnin te gjitha bashke poshte tue keqyre. –
    Gabuem qe e lame pa dnim Tezene at’here!>

    < Shpejt sillu pas e duert mbaj ne fytyre;
    Grogonen po ta shohesh tue qite kryet,
    Gja me s’te kthen ne t’bukuren natyre!>

    Keshtu me tha, e u solla vete I dyte;
    Nuk u zu bese duerve te mija; tute,
    Shpejtoi me t’vetat te m’I mbyllte syte.

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:13

    O ju qe keni mendje te kulluet,
    Kundronie mire doktrinen me syte tuej,
    Nen vargje te mistershme rrin mbuluet!

    Vinte nderkaq mbi te turbulltin uje
    Nje krizme e nje potere, qe kallte frike
    E dridheshin dy brigjet n’ate rremuje,

    Jo ndrysh vec si rreh era me vertik,
    Kur avujt kundershtare ndeshen mbi dhe,
    E pyllin fshik pa e ndale frymen nje cike,

    Shkyen deget, I rrezon, I hjedh perdhe
    Dhe can shtellunga-pluhun e krenare,
    N’ikje tue vu bari edhe shkerbe.

    < Co ballin, tha, kur syte m’I liroi fare, -
    e shih mbi t’lashten shkumbe, ku asht ma e thuket
    tymnaja qe mbi pellg ndehet mujshare.>

    Sikur bretkosat, sa mes tyne duket
    Bolla, te gjitha fshihen n’uje nga tmera
    E thelle ne llum seicila shkon e struket,

    Keshtu une pashe me mija hijesh t’mjera
    Tue hike perpara njanit, qe kalonte
    Stigjes, po kambet krejt I kish te tera.

    Ate ajr te zi fytyret e largonte,
    Para tue cue te majten tash e pare;
    Dukej se tjeter brenge s’e shqetesonte.

    Po, ishte ai, - I qiellit lajmetar
    Kah prisi une u solla, me shikim
    M’tha qete te rrij, nderueshem, koken vare.

    Sa fort me ngjante I mbushun me zemrim!
    Mbrrijti te porta e me nje thuper n’dore
    E celi fill, pa gjete asnje pengim.

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:15

    < Shpirtna t’keqij, ju te debuem qiellor, -
    filloi te praku I zi qe te kall date, -
    c’me rrini kryekecyem, more te gjore?

    Pse doni me deshir’n e larte me u mate?
    Me kot e pat kushdo ne rruge I duel;
    Si vuejtjet ju a randoi, sa here e pate!

    C’ju vlen qe fatit s’doni m’iu perkule?
    Cerberi juej, ne se mire e kujton,
    Per pandigjesen mbet me mjekrren zhgule. >

    Dhe u kthye ne rrugen pis; e kah kalon
    Aq qe na flet; ne paraqitje ngjan
    Si ai, qe kujdes tjeter e mundon

    E nuk ka sy per cka I ndodhet prane;
    Atij qyteti nisem me iu qase,
    Mbeshtete ne fjalet shenjte qe kish thane.

    Dhe hyme atje, pengese kurrkund pa hase;
    Kah kishja me shikue deshire te madhe
    Se c’ndodh, c’mundime ka mbrenda kalase,

    Syte anekand I solla n’ate kala dhe
    Perpara meje u shtri nje hapesine, -
    Vec vuejtje t’randa kish asaj germadhe.

    Si n’Arl, ku ujte e vet Rodani shtrin,
    Si dhe ne Pole, atje perbri Kuarnari,
    Qe lag e ast kufi per Italine,

    Gjithe vendin larmojne varret andej pari, -
    Ashtu krejt gropa-gropa ish ai rrah,
    Vecse denimi atje ish ma barbari;

    Se neper varre vlonin flake gjithkah
    E aq teper ato zgore ndezun ishin,
    Sa zjarr ma shum s’do hekri per me u rrahe.

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:19

    Rrasat e tyne n’kambe mbi krye u rrishin,
    Shperthente nga ato gryka britme e gjame,
    Flaka te mjereve u digjte mishin.

    gjinden nder keto zgavrra skuqun prush
    e bajne keshtu nga dhimbjet tue ofshame?>

    E ai: < Gjithe hereziarket njikjo fushe
    Me ndjekes te cdo sekti I ka mbeshtjelle,
    Sa s’ta merr mendja varret plot jane mbushe.

    I ngjashmi me te ngjashmin n’grope asht thelle,
    Varret si te jete faji jane te zjarta.>
    Pastaj, nga e djathta si filluem me u sjelle,

    Kaluem mes vuejtjesh dhe muresh te larta.
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:19


    Kenga e X



    Nje shtegu t’fshehte po I hyjme t’asaj lugine,
    Mes murit edhe vuejtjesh te pafare,
    Mesuesi I pari dhe une fill mbas shpine.

    nga rrethi n’rreth, si t’kande, neper ferr,
    me fol, plotsome deshirat sa ma pare!

    Nder varre a mund t’I shoh shpirtnat e djerre?
    E ngritun ja tek asht seicila rrase,
    Por kush perjashta koken s’e ka nxjerre!>

    E ai m’u suell: < Ma zi kane per t’u rrase,
    Nga Jozafati kur te kthejne te tane
    Me trupat, qe atje siper I kane pase.

    Varret e tyne ne kete vend I kane
    Ata, qe thone me trup mbaron cdo gja
    Dhe me Epikurin t’nje mendimi jane.

    Ti sa per pyetjen, qe je tue me ba,
    Ketu do marresh gjegje pa vonim,
    Dhe per deshire, per t’cilen s’po ban za.>

    E une: < S’ta fsheh per gja, mesuesi im,
    Cka n’zemer kam, vec drue se per se mbarit
    S’po flas, - prandej ruej tandin keshillim. >

    I gjalle po shkon tue fole kaq me urti,
    Prano te ndalesh ne kete vend ma s’parit!

    Te folnit tand se je e ban deshmi
    Nga ai vend bujar, ku leva e ku jetova,
    Te cilit ndoshta I dhashe une shume merzi. >

    Nga njani varr aty befas degjova
    Tue dale ky za; ne shpirt frika m’u ngjall,
    Me u struke ma fort per prisin tim fillova.

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:20

    Por ai: < Shpejt sillu, a I ke syte ne balle?
    Kqyrma ‘I here Farinaten si asht cue,
    Prej belit e perpjete tek e ke gjalle!>

    Une syte I mbaja n’syte e tij ngujue;
    E ngrehe ai kishte balle e parzem, gati
    Si mos ta bante mall ate ferr t’mallkue.

    Kah pa ngurrimin tim, dueret I zgjati
    E m’shtyu te ai permes varrezash, prisi,
    Tue m’thane: < Ki mendjen edhe fjalet mati!>

    Kur une te gryka e varrit qeshe, ia nisi
    Me pyete, si me pat vrejte njehere idhnueshem:


    Deshiren ia plotsova I papertueshem,
    Asgja s’I fsheha, c’pata ia thashe une,
    Prandej, si I rrudhi vetullat mendueshem,

    U suell e tha: < Burrnisht u copetuen
    Me partine tone, me mue, me t’paret tane,
    Por dy here rrjesht prej meje u shpartalluen.>

    I gjegja, - te dy heret e kalueme,
    Por kete fare arti tuejt s’e paten nxane!>

    Ne keto fjale duel gropes se zbulueme
    Nje tjeter hije, kryet vec iu dallonte,
    Besoj se ishte ngrite e gjunjezueme.

    Rreth meje ajo veshtroi, si te deshrote
    Kend tjeter bashke me mue te shohe aty,
    Por, si u kujtue se shpresa I doli kote,

    Tha tue vajtue: < Ne qofte se ti je shty
    Ne t’vertin burg per mendje aq te kthille,
    Tim bir ku e kam? Pse s’erdhi ai me ty? >

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:21

    E une: < Ketu s’po vi I vetem fill;
    Ai, qe po pret, kendej m’ka ba me dale,
    Guidoja yt fort nuk e pat perfille.>

    Menyra e denimit e ato fjale
    Emnin e tij sqarue ma kishin mire,
    Prandej n’pergjegje s’pata pse me u ndale.

    Vrullshem ne kambe u ngrit, keshtu tue thirre:
    < Si the? S’e pat? Nuk qenka, pra, ne jete?
    S’ia perkedhelka syte ma drita e dlire?>

    Kur pa se mpijtas fare kisha mbete
    E t’gjegjunit po I vinte me vonese,
    Ne shpine ai ra e krye ma s’coi perpjete.

    Por ai shpirtmadhi tjeter, me kerkese
    Te cilit isha ndale, fytyre nuk ndrroi,
    Pa luejte gjymtyre, shtangue vazhdoi te jese.

    < E pse, - mejhere ku kishte mbete filloi, -
    ende ate art s’e kane kuptue te mijte,
    kjo m’pervelon ma fort se ‘j strat ksisoj!

    Por pesdhjete here, te them, nuk ka me ndrite
    Fytyra e zonjes qe sundon mbi ne,
    E sa randon ai art ti ke me dijte.

    Ti shkofsh me e pa persri te amblin dhe!
    Por m’thuej: pse aq e prape qyteza jone
    Ndaj t’mijve bahet ne cdo ligje te re?>

    E une: < Kerdija e rande, qe Arbjen tone
    Te ngjyhej kuq nga gjaku I derdhun bani,
    N’Tempull te tilla urate I shtyn te thone.>

    Si tundi kryet e me te madhe fshani,
    < sa per ate gja, - tha, - vetem sqeshe njimend,
    e as pa arsye s’do te kish luejte kurrnjani.

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:21

    Por une vec qeshe I vetmi ne ate vend,
    Kur t’gjithe me shembe Firencen dhane pelqimin,
    Qe e mbrojti me balle hape, pa drashte askend. >

    < Ai farefisi juej e paste paqimin,
    por t’lutem, - thashe, - ma zgjidhni njikete nye,
    I cili ma ka lidhe ketu gjykimin.

    Pata pershtypjen, kur t’degjova ty,
    Se shihni qarte cka koha rri tue sjelle,
    N’sa per te tashmen s’dini me rrefye.>

    < Na jemi sikur ai, qe sheh vec thelle
    ne largesi, jo afer, - tha atbote, -
    kete t’mire e kemi ende nga I larti qjell.

    Per c’asht e cjven fill pas orvatje t’kote
    Ban mendja jone; sikur mos te na bjere
    Lajme ndokush, na s’dijme se c’ndodh ne bote.

    Prandej ti e sheh se do te vdese mejhere
    Cdo fuqi njohtje qe sot kemi, kur
    E s’ardhmes ka me u mbylle e madhja dere.>

    At’here une, tue e ndi vehten fajtuer,
    Thashe: < M’I tregoni atij, qe aty ra,
    Se I biri gjalle asht prap si e la dikur;

    E n’qe se kur me pyeti s’bana za,
    Shpjegoja se me mend ishe tue blue
    Dyshimin tim, qe ma ssqaruet tashma.>

    Nderkaq mesuesi prane me grishte mue;
    Prandej iu luta une shpirtit te gjore
    Shkurt te me thesh me te ke kane gropue.

    M’u gjegj: < Ma se njemije qendrojne ne zgore,
    Ketu mbrende ke ate Federik’n e dyte
    Dhe Kardinalin; s’flas per tjere mkatnore.>

    vazhdon...
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 00:22

    Kaq tha e vrik m’u zhduk at’here nga syte;
    E u solla kah poeti I lashte, n’mendime
    Per t’ashprat fjale qe ma trullosen kryet.

    Ai n’ecje u vu; tue m’pa kaq nder trazime,
    Me pyeti: < Pse keshtu te ka humbe filli?>
    E une mejhere ia dhashe pergjigjen time.

    < Kujtesa jote le ta rueje mirfilli
    c’tha kunder teje, - foli prisi I larte. –
    Tani mbaj vesh! – E gjishtin coi kah qielli. –

    Kur te arrish atje te drita e arte
    E asaj, qe me sy t’ambel vren gjithsine,
    Udhen e jetes do ta shohish qarte.>

    Pastaj nga krahu I majte vazhdoi shtegtine;
    Lame murin, shkuem kah mesi, ku kalonte
    Nje rruge, qe kryet e qet tej ne lugine,

    Ku keqas qelbesina kundermonte.
    avatar
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Tigri prej Thu 25 Dec 2008, 04:35


    Kenge XI



    Ne skaj, ku zbret rrembyeshem nje bregore
    Shkambijsh vigane, te came, ne forme te qarkut,
    Mbrritem e pame na vuejtje ma mizore.

    Aty nje ere e qelbte te vinte hakut,
    Kah avull ngrihej thellesish perpjete,
    Prandej shpejtuem me u struke permbas kapakut

    Te nje varri te madh, ku vrejta vete
    Te tille mbishkrim: < Ndryj Anastasin pape,
    Qe e nxuer Fotini rruges se vertete.>

    sa t’msohemi me t’randin kundermim;
    pastaj ky ma trazim nuk do na jape.>

    Keshtu udheheqsi, e une: < Ndonje shpjegim
    Me jep, qe koha kot mos te kaloje.>
    E ai: < Mu per kete gja ishe n’mendim.

    O biri im, - filloi ai te tregoje, -
    Ketu me shkamb tre rrathe jane te ndertuem
    Shkalle-shkalle, si ata qe lame kesaj rrenoje.

    Te gjithe jane plym me shpirtna te mallkuem;
    E qe te kesh, tue zbrite, ma qartesi,
    T’them si e pse ma poshte rrijne grumbulluem.

    Cdo e keqe, qe e ka qielli ne meni,
    Synim ka fymjen, e ketij synimi
    I arrihet o me dhune o me njimti.

    Mbasi njimtine perdor vec njerezimi,
    E urren Zoti ma fort; pra jane njimtare
    Ata ne fund, - ma I rande per ta denimi.

    Me perdhunues asht krejt brezi I pare;
    Mbasi n’tri vehtje dhuna mund t’drejtohet,
    Prandej tri shkallesh asht dhe rrethi mbare.

    vazhdon...

    Sponsored content

    Re: Ferri nga Dante Aligieri...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Mon 25 Sep 2017, 16:57