Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Shkrimi mė i vjetėr i gjuhės shqipe gjendet nė Romė'.

    Share
    avatar
    Odeta
    Mikeshe Forumi
    Mikeshe Forumi

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 491
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Neper Lendinat e Endrrave
    Profesioni : ...
    Pikėt : 432
    Vlersuar : 10
    Data e Regjistrimit : 24/09/2007
    Humor : ...

    Shkrimi mė i vjetėr i gjuhės shqipe gjendet nė Romė'.

    Mesazh nga Odeta prej Thu 13 Nov 2008, 00:49

    Shkrimi mė i vjetėr i gjuhės shqipe gjendet nė Romė:


    Dėshmia e Mit'hat Frashėrit e shkruar nė vitin 1928 nė revistėn "Diturija" lidhur me shkrimin mė tė vjetėr tė shqipes qė e dispononte Dom Safronio Gassisi
    Kohėt e fundit nė shtypin shqiptar ka nisur njė debat publik lidhur me atė se kush ėshtė shkrimi mė i vjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe. Shkas pėr kėtė debat ku kanė dhėnė mendimet e tyre disa studjues, historianė, gjuhėtarė e tė tjerė njerėz tė fushės sė letrave, u bė njė shkrim i njė studiuesi shqiptar qė banon jashtė kufijve politik tė shtetit tonė, i cili publikoi njė artikull rreth zbulimit tė njė shkrimi nė gjuhėn shqipe, qė sipas tij konsiderohet edhe shkrimi mė i vjetėr i gjuhės shqipe qė ėshtė zbuluar deri mė sot. Artikulli nė fjalė u prit me mjaft interes nė rrethet shkencore tė historianėve e gjuhėtarėve, pasi deri mė sot shkrimi mė i vjetėr i gjuhės shqipe ėshtė konsideruar "Meshari" i Gjon Buzukut, i shkruar nė vitin 1462.

    Por, rreth shkrimit mė tė vjetėr tė gjuhės shqipe ka pasur edhe mjaft teza e versione tė tjera, qė e paraqesin atė nė njė kohė mė tė hershme, pėrpara "Mesharit". Njėri prej atyre studiuesve ka qenė dhe Mit'hat Frashėri, personalitet tepėr i njohur nė lėmin e letrave shqipe, i cili nė njė shkrim tė tijin tė botuar nė Revistėn "Diturija" tė vitit 1928, ka shkruar se gjatė njė vizite qė ai kishte bėrė tek njė miku i tij italian me banim nė Romė, ai i kishte treguar njė libėr tė vjetėr tė fillim shekullit tė XIV nė gjuhėn greke, ku gjendeshin edhe disa faqe nė gjuhėn shqipe. Kėtė shkrim tė Mit'hat Frashėrit ne po e botojmė tė plotė mė poshtė.

    Mė i vjetri shkrim shqip
    Nė Nr.1 faqe 4 dhe 5 tė "Diturisė" sė botuar nė Bukuresht, kishim rrėfyer nė njė artikull tė titulluar "Mė tė vjetrėt shkrime shqip" atė qė dinim mbi dy radhė nė gjuhė shqipe, zbuluar nė njė dorėshkrim tė vjetėr prej historianit Nicolae Jorga. Gjejmė sot mbi kėtė gjurmė tė ēmueshme pėr neve njė artikull prej profesorit Mario Roques tek e pėrkohshmja Romania e Parisit (nr.205-206, janvier-avril 1926, faqe 162-164), me faksimilen e faqeve tė dorėshkrimit qė mbajnė fjalėt shqipe. Po japim kėtu pėrkthimin e shkrimeve si dhe reproduktimin e manuskriptit, klishenė e tė cilit pati mirėsinė tė na e dėrgojė vetė z. Mario Roques: Z. N. Jorga ka pasur fatin e lumtur tė zbulojė disa vjet mė parė, njė dorėshkrim latin tė Laurentianės, nė Firence, mė tė vjetrin dokument tė gjuhės shqipe tė njohur gjermė sot, mjerisht fort i shkurtėr, dhe e botoi nė serinė e katėrt tė veprės sė tij "Notes et extraits pour servir a l'Historie des croisades au Xve siecle" (Bucarest, 1915) faqe 195. Miku im i palodhur Pio Rajna, pati obligjencėn (detyrimin-red) tė mė dėrgojė fotografinė e kėtij dokumenti dhe disa shėnime plotėsonjėse mbi dorėshkrimin nė tė cilėn ėshtė ruajtur. Kujtojmė se botimi i tyre kėtu do t'u hyjė nė punė romanistėve dhe albanologėve. "Dorėshkrimi (Ashburnham 1167 e Laurentianės) ėshtė i vogėl, in 8 (200x140 milimetra), 37 fletėsh prej pergamenti fort tė bukur, pa ndonjė shėnim nga vjen, po kuptohet se do tė jetė nga Durrėsi, i shkruar nė shekull tė XVI-tė, dhe sido qė tė jetė mė parė se 14 qershor 1503, data e dokumentit mė tė ri qė ėshtė reproduktuar nė tė. Ky dorėshkrim mban kopjet e disa copave tė ndryshme nga shekulli i XII-tė gjer te I XVI-tė, fort interesante pėr historinė e bregut lindor tė Adriatikut. "Nė krye tė volumit janė "Constitutiones, Ordinationes et Statuta" (fletė 3 rekto-9 rekto) tė botuar prej "Paulus Angelus, Miseratione divina Archiepiscopus Dirrachiensis et Illiricae Regionis… in Ecclesia Sancte Trinitatis de Emathia Anno Dni. M.ccc. Ixij, indictione Decima, Die vero lune octava mensis Novembris", pėr tė vėnė rregull nė "defectibus complurimis", qė kishte vėrejtur nė njė vizitė baritore qė kishte bėrė. Nė fund tė fletės sė tretė dhe nė krye tė sė katėrtės, gjendet njė instruksion relativ me pagėzimin, me formulėn shqipe tė kėtij sakramenti. Po japim kėtu reproduktimin fotografik. "Sikundėr qė po shihet, shkrimi, qė ėshtė fort i kujdesuar, nuk le asnjė dyshim mbi kėtė tekst tė motit 1462, qė mund tė shkruhet duke ndarė fjalėt: "Un te paghesont pr'emenit Atit e t'birit e t'spertit senit". Kjo mėnyrė kėndimi ėshtė dhe ajo qė ka dhėnė edhe z. Jorga, pėrveē njė pike dhe njė tė ndame fjalėsh: fjala e fundit ka qenė kėnduar ose shtypur, semt; po kėndimi senit ėshtė i padyshimshėm dhe pėrfaqėson mė besnikėrisht formėn shqiptare me nj qė korrespondon me sanctus, shenjt ose sheji".

    Rėndėsia e shkrimit
    S'ka dyshim se hazardi (rastėsia-red) qė i shėrbeu kaq lumtėrisht z. Jorga nė zbulim tė njė dokumenti tė hershėm, do tė na ndihmojė qė tė gjejmė gjurma tė rrojtjes sonė edhe mė tė vjetra akoma. Do tė shėnoj kėtu, duke profituar nga rasti qė mė jep ky artikull dhe duke shpresuar se njė tjatėr do tė jetė mbase mė i lumtur se unė, ekzistencėn e njė dokumenti mė tė moēėm akoma: Mė 1919, nė njė vizitė qė bėra nė manastir Grottaferrata afėr Romės, i ndjeri Dom Safronio Gassisi, duke mė rrėfyer bibliotekėn e konventit, nxorri njė kodeks mbi pergamene nga dollapi mė tė djathtė duke hyrė nga dera, nė dhomė tė dorėshkrimeve: ishte njė libėr qė miku im e kujtonte tė mezit tė parė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, nė gjuhė greqishte. Po nė tė kishte njė faqe e gjysėm tekst shqip. Desha tė nxjerr njė kopie tė asaj cope ose ta fotografoj; Sofranio Gassisi mė tha se pėr tė sė shpejti do tė botonte njė studim mbi tė. Qė atėhere mė nuk mė ra udha tė vete nė Romė, veēse pėr tė kėmbyer trenin dhe s'kam ndonjė tjatėr tė re jashtė atyreve qė mė ka shkruar Sofronio duke pėrsėritur premtimin se do ta botojė copėn qė na prek dhe na intereson kaq shumė. Mjerisht kallogjeri simpatik vdiq mė 1922 dhe dokumenti (qė mbase ėshtė dhe njė shekull mė i vjetėr se ay i Laurentianės) po rri nė gjumė. Desha qė ta shpėtoj prej vdekjes duke lajmėruar ata qė nuk tremben nga punimi.


    ________________________________

      Ora ėshtė Sun 27 May 2018, 02:31