Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    shkolla e pare shqipe

    Share
    avatar
    Klodiana
    Gurabardhse
    Gurabardhse

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Capricorn
    Numri i Postimeve : 2
    Mosha : 32
    Vendndodhja : shqiperi
    Profesioni : mesuese
    Pikėt : 8
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 21/08/2009

    shkolla e pare shqipe

    Mesazh nga Klodiana prej Sun 23 Aug 2009, 00:32

    cfare mendoni per hedhjen e hipoteaes se shkolla e pare shqipe eshte hapur qe para 6 shekujsh ne kurbin
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6038
    Mosha : 34
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12881
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: shkolla e pare shqipe

    Mesazh nga Administratori prej Sun 23 Aug 2009, 01:11

    Me aq sa kam degjuar dhe lexuar, ashtu si gjithkush edhe une e di q shkolla e pare shqipe eshte hapur ne Korce...
    Ndersa per sa i perket kesaj hipotezes se Kurbinit, nuk di asgje per te dhe as qe kam degjuar ndonjehere me pare per kete hipoteze. Personalishte ma merr mendja, qe nuk mund te jete e vertete.

    Sinqerishte: Saimiri...


    ________________________________
    avatar
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Re: shkolla e pare shqipe

    Mesazh nga Desperado prej Mon 24 Aug 2009, 02:01

    As une nuk e kam degjuar ndonjehere me pare kete hipoteze te hedhur ne lidhje me shkollen pare shqipe. Gjithsesi mund te them qe nuk mund te jete e vertete.


    ________________________________
    Gjithēka qė ndodh e ka njė arsye...
    avatar
    Klodiana
    Gurabardhse
    Gurabardhse

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Capricorn
    Numri i Postimeve : 2
    Mosha : 32
    Vendndodhja : shqiperi
    Profesioni : mesuese
    Pikėt : 8
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 21/08/2009

    pershendetje

    Mesazh nga Klodiana prej Tue 25 Aug 2009, 19:23

    E di se te gjithe ne njohim si hapjen e shkolles se pare shqipe daten 7 mars 1887 Por hipoteza e hedhur nga kisha katolike mbeshtetet dhe nga studiuesi Kastriot Marku se shkolla e pare shqipe eshte hapur nga urdhri franqeskan ne vitin1632 ku ishte nje skolle evogel ose me mire te themi nje grup nxenesish prej 12 vetesh dhe mesonin shqip jan gjetur dhe rrenojat e e vendit ku mendohet te kete qene shkolla kjo eshte nje hipoteze embeshtetur ne fakte dhe mbase shum shpejt nuk do jete me hipoteze.
    avatar
    arushi
    I/e sapo ardhur
    I/e sapo ardhur

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Capricorn
    Numri i Postimeve : 3
    Mosha : 27
    Pikėt : 7
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 12/10/2012

    Re: shkolla e pare shqipe

    Mesazh nga arushi prej Fri 12 Oct 2012, 07:28

    kjo nuk eshte aspak e vertete sepse shkolla e pare shqipe eshte hapur ne korce dhe kete besoj se e dine te gjithe shqipetaret
    avatar
    Horrja
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 41
    Mosha : 25
    Pikėt : 123
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 20/10/2012

    Re: shkolla e pare shqipe

    Mesazh nga Horrja prej Sun 21 Oct 2012, 02:58

    Per shume dhjetevjeqar shteti komunist ka servisur tezen zyrtare se sipas te ciles shkolla e pare shqipe eshte hapur vetem ne Korce me 7 mars 1887

    Faktet tregojne se shkolla shqipe jane hapur ne viset e veriut rreth 400 vjet me pare
    At Donat Kurti ne nje studim te botuar ne revisten Hylli i Drites me 1935 flet per te paren shkolle shqipe te hapur me 1638. Si te parat shkolla ‘’per sa dijm na’’ ai permend shkollat e Pdhanes (lexo:Pllanes) ,e Blinishtit dhe e Shkodres. Per te paren ai thote se eshte hapur me 1638.Ndersa studiusi amerikan Edwin Jacques ne librin e tij te njohun ‘’Histroria e Popullit Shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme’’ (The Albanians:An Ethnic history from Pre-Historic Times to dhe present ) i con shkollat e para shqipe pak me perpara ne kohe ne vitin 1632. Shkolla e pare e dokumentuar ne gjuhen shqipe u hap ne Velje (Vele) te Mirdites me 1632.Po nje tjeter shkolle e hershme eshte edhe ajo ne Kurbin e vitit 1632. Ne keto shkolla pervec shkrimit e leximit aty mesohej edhe gramatika shqipe e perdoreshin librat e Bardhit,Bogdanit e Budit. E.Jacques shton se njetjeter shkolle u hap ne Pllane nje fshat afer lumit Mat me 1638, ne Troshan me 1639 dhe ne vete qytetin e Shkodres me 1698. Ne keto shkolla terhjekun vemendjen emrat e mesuesve su :Shqiptari (Gjon) Shkodrani (Filip) e Dhermiu me prejardhje nga jugu i Shqiperise nga Dhermiu.
    Deri me 1878 u hapen shkolla ne gjithe veriun e deri ne Durres.Kishte 21 shkolla fillore qe zhvillonin veprimtarine e tyre me nga 30 nxenes secila duke perjashtuar ate te Prishtines qe kishte mese 80 nxenes
    Te gjtha keto shkolla ishin fetare katolike gje e kuptushme per kohen dhe nuk kishte si te ishte ndryshe. Katolicismi perfaqesonte fene e pare te shqiptarve. E.Jacques citon nji klerik franceskan me emrin Leonardo i cili lidhur me thelbin e shkollave pohon: Ne Jemi me shume misionare te qytetnimit se sa te fese.
    Me kete fryme mbahet edhe Kuvendi i Arberit me 14-15 janar 1703 te dielen e dyte te Epifanise ne Kishen e Shen Kollit ne Mirkinje te Lezhes.Kuvend i organizum nen drejtim e nji Pape te madh Klementi XI pape me gjak shqiptari i cili sunonte te mbante gjalle shqiptarizmin e kombin shqiptar nga asimilimi i perandorise Osmane. Sic dihet historikisht dokumentet u botun si ne latinisht si ne shqip 300 vjet me pare gja qe deshmon se ishin te shumte ata njerez qe dinin te shkuanin e lexonin shqipen pra as shkollat ku ata ishin shkolluar.

    E.Jacques thekson se ne Shkoder ne 1877 kishte nji qender me ndikim e arsimim te larte Kolegji Shen Francesk Savierit, qe paiste me arsim tregtar e teknik mese 400 studente.
    Kjo shkolle e larte ishte edhe nji qender shkencore per krejt Ballkanin.Ne kete Kolegj Shen Francesk Savierit ndollej edhe Observatori astronomik i themelur me 1888 si i pari observator astronomik ne Ballkan. Observatori astronomik vazhdoi funksinimin e tij deri me 1947 kur u konfisku na komunistet.Le te kthehena tek shkollat.Asnji botim zyrtar nuk i permend ato e vazhdohet me tezat e vjetra ku i bahen elogje sholles se Korces.
    Ndodh per pergjegjesi shtetnore, padije,per ateizem, apo pse jane gjurmet e frymes kunder-kombetare te diktatures e cola e vente ‘’intercionalizmin ‘’ e ideologjine para interesave kombetare? Cdo te thote prapesimi i historise e qumja e hapjes se shkolles se pare shqipe me 300 vjet me vone nga sa eshte e verteta e dokumentuar.Ne nji Europe ku lulzojne Universitetet mijevjeqare eshte dicka e perbindshme e mostruoze kunder kultures e historise se kombit tand te deklarohet se kemi hapur shkollen e pare shqipe me 1887 kur e verteta eshte krejt ndryshe dhe duke humbur qellimisht 300 vjet histori e kulture. Eshte nje nder sherbimet ma te keqia qe i bahet Kombit Shqiptar si dhe nji investim per llogari te qarqeve etnonacionaliste te Ballkanit.
    Te gjithe diktatoret e perkambim popullin e vet por jo edhe kulturen e trashiguar e gjuhen e tij.
    Me sa duket eshte quajtur politikisht e drejte dhe e dobishme qe per inad te Shkodres dhe te Veriut antikomunist per urrejte ndaj katolicismit e qyteterimit perendimor te sakrifikohej e fundosej edhe kultura e trashigimia e qytetnimit Europian i kombi shqiptar.
    avatar
    Horrja
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 41
    Mosha : 25
    Pikėt : 123
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 20/10/2012

    Re: shkolla e pare shqipe

    Mesazh nga Horrja prej Sun 21 Oct 2012, 02:59

    Ma tė parat shkolla, mbas tė bierrunit te autonomis nė Shqypni, kjenė, per sa dijm na, tre

    shkolla e Pdhanės, e Blinishtit e e Shkodėrs.

    Nė vj.1638 P. Hiacinti a Sospitello O.F.M italjan me fis, por shqyptar me zemer, pat guximin me i u perveshė per tė mirė tė vendit nji punės ne veshtrim tė plotė kultural, tuj ēilė shkollen fillore nė Pdhanė, aso kohe vend mjaft i banuem. Kje ndiekė me zell prej vendasve e i mrrijti zani deri nder katunde tė largta tė Zadrimės, qi me mė zi qi pritshin me i ēue fmit e vet. Numri i xansave tė jashtem pat mrrijtė deri nė 25 e kta na ep shkas me nenkuptue, se do tė kenė pasė edhe ndoi konvikt. Dijm prej dokumentash, se posė uratve xėshin edhe msime letrare d. m. th. mbahej deri diku nji shkollė e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit.

    Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqt, te cillėt mbas 9 vjetsh e rrenuen faret.

    Nė vjetė 1697 kje ēilė rishtas. Se deri kur vijoi, nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thanė per tė, se ka gjasė se gjindet edhe sot» (1702?)5Nji vjetė mbas themelimit tė shkollės sė Pdhanės d.m. th. nė vj. 1639 kje ēilė prej fretenve tė kuvendit tė Troshanit nji tjeter shkollė nė Blinisht drejtori i sė cillės kje P. Karl Mirandulanus 0. F. M.

    Me shka duket,kje nji shkollė mjeft e plotsueme. Ndiqej prej ma se 50 xansash e posė kndimit e shkrimit xėheshin edhe landė tjera, posaēe gjuha latine prej atyne qi dojshin me u ba meshtar. Deri .sundimtarėt ēuditeshin per perparim, qi bahej n“at shkollė; por anmiqt ishin tė panumer e nė vj. 1640 rejtorin e ksajė shkolle e gjėjm nė burg7 tuj psue mundime tė mdhaja. Ka gjasė se kjo shkollė smujt me vijue gjatė, pse P. Karli kah mbarimi i ksajė vjete njehet nder msuesa nė shkollė tė Pdhanės.

    Nė vj. 1698 a aty pari gjejm se P. Filipi prej Shkodret 0. F. M. ēilė nė Shkodėr nji shkollė private e mson fmit e tregtarve e tė pasanikve.Nji qi i ka pėrpara sysh pshtiellimet e atyrie kohve, mnin posaēe kundra katolikve e kundra cdo shejit kulturar, mund ta marrė me mend, se c“vlerė paten kto shkolla per shpirt tė shqyptarit dhe vetem porsi hap kah qytetnimi.

    Por kush mundet mandej me dyshue, se nė to shkolla nuk flitej shqyp? Nė ēė mndyrė katundari i padishem i ndiqte me zell, nė kje se s' merrte gja vesh. Veprat, qi na kan mbetė prej atyne puntorve tė palodhshem, prej atynė msuesave ė kujdesshem, na dishmojn kjartė,se ato shkolla s'kjenė mjete tė hueja per me imfuencue nė shpirt tė popullit shqyptar simpati e parti; por paten per qellim drejt per drejt tė naltuemt e moralit e shkasin kahė kultura, e kta tash gadi 300vjet.Kta rnsuesa kjenė, qi me 20 prill 1711, tė ndimuem e tė nzitun prej Papės shqyptar,Klementi XI ngrehen nė Romė nė kuvend te S. Pietroj Montorio nji katheder per gjuhė shqype, per me i ba gadi misjonarėt e huej me mujtė ma letas me vyejtė vendit tonė; e njatėherė kur sė mendote kush per gjuhė shqype e per zhvillim tė sajė, kta jane qi perpilojn ma te parat gramatika, fjalore e perkthime.“


    Prej vj. 1800 e deri nė vj. 1861 ēilen aty-ktu shkolla private me klasė fillore. Veē nė Shkodėr mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djelm e 4 per varza. Mjetet ishin tė vogla e primitive, prandej nuk asht per t' u shikjue gjith aq perparimi a dobija, qi xierej prej sosh, sa inicjativa, hapi heroik, zelli per tė hapun tė kulturės. Nji msues perfaqsote nji shkollė nė vedi. Ende sot, si nė shėj evarije, kujtohen me ande emnat e tyne prej popullit katolik shqyptar.E perkohshmja „Perparimi" i rreshton emnat e msuesave ma tė njoftun me ket rend: Gegė Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Tushit tė Mark Krajės (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Ejell Radoja, D.P. Babi.“


    Sponsored content

    Re: shkolla e pare shqipe

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Sun 27 May 2018, 02:32