Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Arberia - Kultura e hershme.

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Arberia - Kultura e hershme. Empty Arberia - Kultura e hershme.

    Mesazh nga Scarface Wed 12 Nov 2008, 03:20

    Arberia - Kultura e hershme.

    Detyrė Presioni qė ushtruan popullsitė sllave gjatė shek. VII-X nuk mundi to ndryshonte karakterin etnik tė shqiptareve. Ate nuk mundi ta ndryshonte as presioni bizantin qė ushtrohej me anėn e administratės, kishės dhe kulturės. Tiparet kulturale-etnike tė shqiptarėve nė shek. XI ne nuk i njohim nga burimet letrare ose dokumentare, pasi kėto mungojnė krejtėsisht. Nė mungesė tė tyre kėtė problem na a ndriēojnė deri diku tė dhėnat arkeologjike. Nga kėto, materialet mė tė pasura janė zbuluar nė nekropolin pranė fshatit Koman qė ndodhet mbi njė pllaje mali nė krahinėn e Pukės, jo shumė larg luginės sė Drinit. Objekte tė ngjashme me ato tė Komanit u zbuluan edhe nė vende tė tjera tė Shqipėrisė si (brėnda nė Krujė, nė Kepin e Rodonit, nė Malin e Robit e gjetkė. Kultura materiale u zbuluar nė kėto vende ka marrė prej kohėsh nė historiografi emrin Kultura e Komanit.

    Objektet e kėsaj kulture u zbuluan pėr herėn e parė nė Koman mė 1898. Ato u gjetėn nė njė shumicė varresh qė bėnin pjesė nė nekropolin e njė qėndre banimi tė lashtė, sot tė zhdukur. Pranė nekropolit ndodhen gėrmadhat e dy kishave. Pjesa mė e madhe e kėtyre objekteve ėshtė prej bronxi dhe hekuri, pjesa tjetėr prej argjendi dhe qelqi dhe ndonjė objekt i rallė prej balte (poēa). Objekte prej bronxi e hekuri janė kryesisht armė tė cilat shėrbenin njėkohėsisht edhe si vegla pune, si p.sh. sopata, thika, maja shtizash, kėmesa, etj. Pjesėn tjeter e objekteve e pėrbėjnė stolitė pėr zbukurimin e burrave e sidomos tė grave, tė punuara pjesėrisht prej bronxi, pjesėrisht prej argiendi e qelqi, si p.sh. unaza, pafta rrypash, karfica, vėthė, rrathė dore.

    Mungesa e enėve prej balte nė inventarin e varreve, stolisjet nė formė kryqi qė ndodhen nė disa objekte, prania e nekropolit afėr dy kishave, dėshmojnė se nekropoli i Komanit ėshtė i kohės kur krishterimi ishte pėrhapur edhe nė viset e thella malore. Tipi i sopatave tė zbuluara nė Koman ka ngjashmeri me sopatat e pėrdorura nė vende tė ndryshme tė Evropės nė shek. VII-XI. Mbishkrimet, tė cilat tani janė deshifruar, janė nė gjuhėn greke-bizantine dhe kanė ngjashmėri, pėrsa i pėrket tekstit, me mbishkrimet e pėrdorura nė monedhat bizantine tė shek. XI dhe mė vonė. Nė bazė tė ketyre tė dhėnave del se varret e Komanit i pėrkasin shek. VIII-XII, ndoshta edhe mė vonė. Materiale tė po kėsaj kulture tė zbuluara vitet e fundit nė Krujė, e shtyjnė lashtėsinė e kulturės sė Komanit deri nė kohėn e vonė antike.

    Kultura e Komanit eshtė kultura materiale e shqiptarve tė cilėt banonin nė mėnyre tė pandėrprerė nė kėto krahina. Ketė e provojnė nga njėra anė ngjashmėritė qė kanė nė formė disa objekte tė kulturės sė Komanit me disa objekte zbukurimi tė kulturės materiale tė ilirėve. Nga ana tjetėr, trajta e disa stolisjeve (veēanėrisht ato tė paftave), tė gjetura nė varret e Komanit, kanė shumė ngjashmėri me stolisjet e pėrdorura nga malėsorėt shqiptarė tė kėsaj zone deri nė ditėt tona. Mėnyra e ndėrtimit tė varreve nė nekropolin e Komanit ėshtė pothuajse e njėjtė me mėnyrėn e varreve qė kanė pėrdorur malėsorėt e kėtyre krahinave deri nė kohėn e sotme. Veē kėsaj objektet e kulturės sė Komanit janė gjetur nė atė zonė ku pikėrisht nė shek. XI shqiptarėt pėrmenden nga burimet e shkruara historike si banorė tė saj. .

    Kultura e Komanit pėrfaqėson kulturėn e herėshme shqiptare. Objektet e saj pjesėrisht kanė tipare tė ngjashme me ato ilire, pjesėrisht kanė trajta tė reja tė cilat duhet tė jenė krijuar gjatė shekujve tė mėvonshėm. Ndikimi i kulturės romake, bizantine e sllave te objektet e kulturės materiale tė Komanit ėshtė i kufizuar. Kjo provon se gjatė shekujve tė mesjetės sė herėshme, popullsia shqiptare e rrudhur nė krahinat malore e ruajti kulturėn e vet materiale tė trashėguar nga koha antike, e pasuroi atė duke krijuar trajta tė reja dhe i rezistoi asimilimit nga ana e kulturave romake, bizantine e sllave.

    Kultura e Komanit ėshtė kultura e njė shoqėrie tė organizuar nė bashkėsi. Por objektet e kėsaj kulture tregojnė se bashkėsitė fshatare apo fisnore tė kėtyre krahinave kishin filluar tė ēthureshin. Mėnyra e ndėrtimit tė varreve dhe inventari i tyre dėshmojnė se edhe popullsitė shqiptare tė krahinave malore nė shek. X-XI ishin ndarė nė shtresa, ndoshta edhe nė klasa. Varret e tė pasurve dallohen nė mėnyrė tė qartė nga ato tė tė varfėrve. Varret e tė pasurve janė punuar mė me kujdes, ato janė ndėrtuar me gurė tė zgjedhur e tė skalitur, shpesh herė tė veshur me suva, inventari i tyre ėshtė i shumtė dhe i pasur, nė varret e grave tė tė pasurve, stolisjet (vėthėt, rrathėt, etj.) janė zakonisht prej argjendi. Varret e njerėzve tė varfėr, pėrkundrazi, janė tė thjeshta dhe me inventar tė pakė.

      Ora ėshtė Tue 07 May 2024, 17:27