Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Historia e Flamurit Kombėtar...

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Historia e Flamurit Kombėtar... Empty Historia e Flamurit Kombėtar...

    Mesazh nga Scarface Tue 06 May 2008, 12:20

    Historia e shqiponjės dykrenore:


    28 Nentor 2007 - Populli shqiptar, qė shumė studiues tė huaj dhe vendės emrin e tyre e lidhin me emrin e shqiponjės, vazhdon ta respektojė kėtė simbol si njėrin nga pasuritė e tij mė tė shenjta. Dhe njė lidhje e tillė duket se ėshtė bėrė e pėrjetshme qė kur Skėnderbeu e ngriti nė Krujė mė 28 nėntor 1443, ndėrsa nė Lidhjen e Lezhės mė 1444 e shpalli si flamur tė saj, dhe vetė si kryetar i saj dhe kryekomandant i forcave tė princėrve shqiptarė tė kohės.

    Por, ndėrsa shqiptarėt nė Shqipėri tashmė e kanė identikė flamurin kombėtar me atė shtetėror, sipas Flamurit tė Skėnderbeut, shqiptarėt nė Kosovė po privohen jo nga pasja e tij si flamur kombėtar, por shtetėror. Pėr mė keq, ishin vetė institucionet e Kosovės, pėrkatėsisht Ekipi Negociator dhe me miratimin e Kuvendit, qė pėrjashtuan ēfarėdo pėrngjasimi tė flamurit tė Kosovės me atė kombėtar, me pėrjashtimin nė ngjyrat kuqezi dhe nė pėrdorimin e shqiponjės dykrenore. Po ashtu ata pėrjashtuan me konkurs edhe flamurin e Dardanisė. Veēanėrisht pėr pėrjashtimin e tė parit kėmbėngulte Veton Surroi, duke trumbetuar se njė mundėsi tė tillė e pėrjashtonte pakoja Ahtisari, edhe pse njė gjė e tillė ishte plotėsisht e paargumentuar edhe pėr vetė faktin se ajo pako nuk ėshtė nė fuqi, dhe qė ende nuk i dihet fati. Ndėrsa, kundėr flamurit tė Dardanisė, qė ishte dizajnim i Presidencės sė udhėhequr nga Presidentit Ibrahim Rugova, ishte kryesisht PDK-ja, ndėrsa LDK-ja thuaja pa asnjė rezistencė i hyri valles. E tėrė ana e keqe e kėsaj ėshtė se ai konkurs edhe pas sa muajve nuk ėshtė pėrfunduar, ndėrsa kanė konkurruar qindra veta me mė shumė se njė mijė propozime.

    Dhe pėr herė tė parė shqiptarėt qė me aq kėmbėngulje nė tė gjitha situatat historike, dhe nė jetėn e pėrditshme, qė ta ruajnė kultin e tyre, shqiponjėn dykrenore, privohen nga vetė pėrfaqėsuesit e vet.
    Sipas ekspertėve tė heraldikės, njė flamur ndryshon nga tjetri, ‘qoftė edhe me vetėm njė element, ngjyrė a shenjė, mė shumė a mė pak’. Kjo ėshtė pėrgjigja pėr ata qė thonė se nuk mund tė kemi njė flamur me Shqipėrinė. Pra, thjeshtė ishte njė abuzim dhe njė nėpėrkėmbje e institucionit tė flamurit qė po i bėhej nga vetė pėrfaqėsuesit shqiptarė, dhe jo vetėm simbolit, por edhe atyre mijėra e mijėra shqiptarėve qė u vranė, masakruan e u shpėrngulėn vetėm pse nuk e mohonin flamurin.

    Studimin mė tė plotė shkencor, mė argumentues dhe mė voluminoz e ka bėrė studiuesi i heraldikave Jaho Brahaj, me botimin e librit tė sapo promovuar, “Flamuri i kombit shqiptar”, origjina, lashtėsia. Po sipas kėtij autori dhe tė tjerėve, janė me qindra e mijėra argumente qė janė ruajtur qė nga lashtėsia e veēanėrisht gjatė mesjetės sė vonė.

    Shqiponja njė dhe dykrenore trashėgim nga ilirėt
    Shqiponja dykrenore ėshtė e dokumentuar qartėsisht tek paraardhėsit tanė, qė nga shek.VI para e re. Por, sipas studiuesit Braho, gjurma mė e vjetėr qė ka mbetur e shqiponjės dykrenore, ėshtė nė trojet e perandorisė Hetite, shek 12 para e re. Shqiponja dykrenore hetite mban nė dy kthetra njė lepur, lepurin hėnor, ..’edhe nė Shqipėri, sipas dėshmive tė albanologut De Grand, ruhej njė basoreliev, qė nė fundin e shek. XIX ishte nė kishėn e Trushit (Shkodėr), ku ishte gdhendur njė shqiponjė krahėhapur me kthetra mbi njė lepur’.

    Ndėrsa, gjurmė tė simbolit tė shqiponjės njė krenore, pothuajse tė njėkohshme apo pak mė vonė se ajo hetite ėshtė tek popujt e Mesopotamisė sė Lashtė, ndėrsa nė rajone tė Iranit tė sotėm ėshtė dy krenore. ‘Shqiponjėn kult e kanė edhe popuj tė tjerė, si p.sh. edhe astekėt e Amerikės, por me dy kokė vetėm Hititėt, popullsia e vjetėr e Iranit dhe Ilirėt e njihnin dhe e praktikonin’. Por, vazhdimėsia e saj nuk ėshtė ruajtur as nga hititėt e as nga iranianėt.

    Dokumenti mė i vjetėr ilir ėshtė i shek VI para erės sė re, nga njė gdhendje nė njė urnė guri, e dy luftėtarėve ilir, qė paraqet njė ritual, ku nė mburojėn e njėrit shihet skalitja e shqiponjės dykrenore, e gjetur nė Ribic tė Kroacisė, territor ku jetonte fisi ilir i Japodėve. Paraqitja kultike nė tri pllaka tė ndryshme e shqiponjės dykrenore dhe ‘lisin e jetės’ bashkė me diellin, e shek.VI para e re, e zbuluar nė Gostil nė Mal tė Zi.

    Pėrveē kėtyre dokumenteve, thuaja tė po asaj kohe janė edhe njė tokėz ilire me motivin e shpendit me dy kokė e shek V para e re, e zbuluar nė Tumat e Matit. Nė hajmeli ilire tė shekujve VI-V para erės sė re, ku dallohen dy kokat e shqiponjės me drejtime tė kundėrta. Ndėrsa, shqiponja njė krenare ėshtė gjetur nė njė pllakė guri gėlqere e shekujve tė parė tė erės sė re nė kishėn e Mesopotamit nė Sarandė.

    “Sipas autorėve grek, pellazgėt apo parailirėt njoftojnė se besonin se kishin lindur nga dheu, nė njė maje mali, aty ku ata kishin vend kultin e diellit, prandaj ishin gjysmėhyjnor, sepse kishin krijuar rrezet e diellit dhe tokėn.... e rėndėsishme ėshtė se ky mit ėshtė ruajtur edhe brenda strukturės sė ndėrgjegjes e pasurisė kulturore tė popullit tonė.”

    Kulti pėr shqiponjėn
    “Nė lashtėsi dhe nė vazhdim shqiponja dykrenore pėrfaqėson fuqinė diellore nė kėtė e atė botė, botėn tokėsore dhe botėn e pėrtejme, ditėn dhe natėn, si njė trup i vetėm, qė ekziston i shfaqur vetėm me njėsinė brenda unitetit tė dyzuar”, ėshtė shpjegimi qė jep Braho nė librin e pėrmendur. Po sipas kėtij autori, ‘Shqiponja udhėtonte sipas besimeve tė lashta, deri tek dielli, kjo ėshtė dėshmuar nė mitet e besimit tė Dodonės Pellazgjike, me shqiponjėn me simbolin e rrufesė ndėr kthetra qė ia sillte Zeusit’.

    Ky ėshtė autori mė bindės dhe qė hedh poshtė dyshimet se nėse shqiptarėt e kishin pėrvetėsuar kėtė simbol nga bizantinėt. Sipas tij arianitėt qė dokumentohen qė nė shek e XI e kishin shqiponjėn dykrenore, ndėrsa nuk dihet kush e patėn mė parė, paleologėt bizantinė, tė cilėt e fiksuan nė stemė nė shek e XIII, ndėrsa tek shqiptarėt gjendet nė po atė kohė tek Dera e Gropajve, ndėrsa Dera e Kastriotėve e paraardhėsve tė Skėnderbeut e kishte para shek XV.

    Po ashtu sipas Brahos, ‘Shqiponjėn nė Ballkan e kishin tė parėt iliro-arbrit, dhe si rrjedhojė ata ua dhanė tė tjerėve. Po ashtu edhe shqiponja njė krenare nė Ballkan dhe Evropė, nė stemat dhe heraldikat familjare gjendet tek Arbėrit, gjurmėt mė tė hershme tė evidentohen nė Principatėn e Arbrit, e cila e pėrdori nė flamurin e saj shtetėror.

    Shqiponja dykrenore qė ėshtė e tė njėjtės kohė me atė bizantine, ėshtė shumė mė e hershme se e tė gjitha vendeve nė gjithė Evropėn, pėrpara serbėve, rusėve, habsburgėve tė Austrisė, Perandorisė Shenjtė Romake. Rusėt e kishin marrė tek nga martesa e Sofia Paleologut me tė birin e Carit tė Rusisė, pas vitit 1472. Shumė vjet pasi tashmė Skėnderbeu e kishte shpallur flamurin e Kastriotėve Flamur Kombėtar mė 1444 nė Lezhė.
    Jaho Braho, nė librin e tij monumental rendit edhe shumė fakte tė tjera tė mesjetės sė vonė e kėndej, si Shqiponja nė kishėn e Rodonit e shek XV, ku Skėnderbeu e kishte ndėrtuar edhe kėshtjellėn dhe atje kalonte pushimet. Ndėrsa, vula e Skėnderbeut daton mė sė voni nga shekulli XV nga njė pikturė e vitit 1459, shqiponja e gdhendur nė gur nė portėn e kishės sė kėshtjellės sė Himarės, fundi i shek.XV.

    Shqiponja e emblemės sė familjes fisnike Kastriota-Tribalda e gdhendur nė kishėn Santa Maria della Misericodia, Mesagne, Itali, mesi i shek. XVI, nė monumentin mbi varror tė Konstandin Kastriotit, tė porositur nga Donika Kastrioti gruaja e Skėnderbeut. Vula e Pleqėsisė sė Arbrit, fundi i shek. XVI. Dėshmia e Frang Bardhit pėr shenjat dhe stemėn e Skėnderbeut, pėrshkrimi i anglezit V.Spencer, 1835, pastaj i M. Puzhad mė 1867, qė thotė se mirditorėt shėrbejnė nė ushtrinė osmane tė komanduar nga krerėt e tyre natyral dhe nėn flamurin e tyre sikur tė Skėnderbeut. Vula e Shoqėrisė “Bashkimi”, Durrės, shek XX 1906, Flamuri i ngritur nė Vlorė nga Ismail Qemali, Vula e administratės sė qeverisė sė Vlorės, 1913.

    Pra, shqiptarėt dhe paraardhėsit tanė e pėrdorėn simbolin e shqiponjės nė luftėra, ceremoni e kremte krahinore e familjare, nė artė dhe nė punime nga mė tė ndryshmet. Ajo ėshtė simbol i preferuar nė ikonostase tė Kishės ortodokse, nė kisha katolike, nė sixhade, nė furkė, nė lugė druri, nė djep, nė karrige druri, nė arka, nė piktura, kuti kafe sheqeri qė bashkė formojnė shqiponjėn dykrenore, nė vulė (blatė) druri, nė qėndisma tė ndryshme, nė mbulesė tavoline, nė flamuj tė punuar nė avlėmend, nė gurė, nė perlė guacke, gdhendje nė dru, nė paranik (pėshtjellak), nė brez, nė ēanta, nė veshje qytetare nė Berat etj, nė tokėz, nė xhubletė, nė jelek ari, nė veshjet e arbėreshėve tė Italisė, nė afreskat e kishave, nė monumente mbivarrore, si ajo e nipit tė Skėnderbeut, Nė vallet si ajo e shqipeve, vallja e vdekjes sė shqipes dhe ringjalljes.

    Sipas Brahos, Hasan Cekės e autorėve tė tjerė tė shumtė, simboli i shqiponjės nuk ėshtė i trashėguar nga Mesjeta, por ai nė dy format e tij, si njė krenore dhe dykrenore ėshtė trashėguar dhe kultivuar pashkėputshėm qė nga para historia, nė forma tė ndryshme dhe se ėshtė dominuar si referencė kulti, qoftė edhe si bashkėdyzim nė modelin e kultivuar kishtar, si pėrngjasim i kryqit, por qė edhe ky simbol ėshtė parakristian tek ilirėt.
    Shqiponja ėshtė e pranishme nė kulturėn e varreza mesjetare tė Krujės tė shek IX, nė Koman nė po atė kohė, nė Kosovėn Lindore, nė Pėrmet, gjendet e gdhendur nė gur tek arbrit para se tė vinin sllavėt nė Ballkan, nė themelet e njė kishe nė Maqedoninė e sotme nė shek VI-VII, nė kishėn e Shėn Kollit nė Ohėr nė shek XI. “Bizanti nuk e krijoi as nė art, as nė religjion, as nė simbolikė shqiponjėn”, thotė studiuesi Braho.

    Pėrdorimi i Flamurit shtetėror tė Skėnderbeut
    Sipas studiuesit Braho, Flamuri nė gjendjen e trashėguar sot, qė ėshtė flamuri mė i vjetėr nė Evropė, i pandryshuar, dokumentohet se ishte pėrdorur edhe nė krahinėn e Matit mė 1702 e ’03, por ‘gjithsesi besohet qė edhe mė parė nė Kuvendin e Dukagjinit tė Matit 1601-’02’. Ndėrsa, mė pas po ai flamur, qė ndonjėherė riprodhohej jo me saktėsi, ishin flamujt e ngritur pas revolucionit Xhon Turq mė 1908, mė pas mė 1910, 1911, 1912, Kuvendi i Junikut, i Vlorės. Flamujt nga 1899 nga Konica e mė pas deri mė 1907. Nė kuvendin e Dibrės etj.

    Flamuri i Dardanisė
    "Dardania ka qenė emėr i madh edhe pėr gjėrat e tjera, pra edhe si mbretėri qė ka qenė njė prej mbretėrive ilire. Edhe ilirėt kanė pasur disa mbretėri. Edhe sot shqiptarėt duhet tė kenė mė shumė shtete. Ja pra edhe ilirėt atėherė kanė pasur disa mbretėri,edhe pse hapėsirėn e kemi pasur shumė mė tė gjerė. Po edhe nė kėtė hapėsirė pse jo", thoshte Presidenti Ibrahim Rugova nė intervistėn qė kam bėrė pėr “Bota sot” pėr flamurin e Dardanisė, pati shpjeguar autorėsinė dhe simbolikėn e flamurit tė propozuar nga ai.

    Cilat janė shenjat dalluese tė kompozicionit tė flamurit presidencial, pėrkatėsisht atij shtetėror dhe cili ėshtė imazhi i tyre?
    Kryetari dr.Rugova: Pra, de fakto ėshtė vula qė quhet vula e presidentit tė Republikės sė Kosovės. Kjo ėshtė vula e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut me disa kombinime, qė kemi bėrė me banerin a shallin e nė tė cilin shkruan Dardania, me mburojėn kuqezi dhe po ashtu janė edhe stelat qė janė shumė tė vjetra, dardane etj., qė simbolizojnė qėndrueshmėrinė, plleshmėrinė, edhe jetėn e Kosovės. Pra janė shumė karakteristike pėr Dardaninė antike, pėr Kosovėn. Pastaj ėshtė ylli gjashtėrrembėsh qė ėshtė ylli i Skėnderbeut. Pra kemi bėrė njė kombinim apo njė dizajn qė i pėrgjigjet historisė sė popullit dhe Shtetit tė Kosovės, qė ka simbolikėn e vet edhe natyrisht me njė prapavijė, e cila ėshtė blu teget a e fortė. Mund tė themi se kjo vulė presidenciale ka njė moshė gati dhjetėvjeēare, nga '92 e deri tash. Pra, ky ishte edhe hapi i parė edhe nė planin e krijimit tė simboleve shtetėrore a si i thonė ekspertėt e Heraldikės, por gjithsesi simboleve shtetėrore. Po ashtu mund tė them se flamuri presidencial ėshtė dizajnuar sipas modelit tė flamurit presidencial tė SHBA-ve.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Historia e Flamurit Kombėtar... Empty Re: Historia e Flamurit Kombėtar...

    Mesazh nga Scarface Tue 06 May 2008, 12:20

    Flamuri tė cilin patrioti Ismail Qemali e ngriti nė Vlorė, mė 28 nėntor tė vitit 1912, nė njėrin prej ballkoneve tė godinės 3 katėshe, pronė e Xhemil Beut, ka njė histori dhe njė origjinė, e cila ka katėr variante. Sipas historianėve, tre nga katėr variantet e Flamurit tė Pavarėsisė lidhen me emrin e Marigo Posios, me origjinė nga Korēa, ndėrsa varianti i katėrt me emrin e Eqrem Bej Vlorės. Marigo Posio, mbiemri i vajzėrisė Poēi, e lindur mė 2 shkurt tė vitit 1892 nė Korēė, u martua me tregtarin, Jovan Posio, pėr t’u shpėrngulur pastaj, nė vitin 1904, nė Vlorė. Bashkėshortėt banonin nė njė shtėpi ku mė parė kishte jetuar gazetari francez, Justin Godard, emrin e tė cilit e mban sot rruga karakteristike qė ndodhet shumė afėr Sheshit tė Flamurit. Me kėtė shtėpi lidhet dhe historia e Flamurit, qė shėnoi shpalljen e shtetit tė pavarur shqiptar, nė vitin 1912.

    Varianti i parė

    Patriotja, Marigo Posio, e ka qėndisur
    flamurin rreth njė vit para 28 nėntorit tė vitit 1912. Flamuri u qėndis prej saj
    sipas njė varianti tė propozuar nga patriotėt, Dom Mark Vasa, klerik katolik,
    dhe Petro Fotografi. Tė dy patriotėt kishin sugjeruar dhe modelin e shqipes
    dykrenore, qė kishte qenė simbol i Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Cohėn, nė tė cilėn e realizoi flamurin, sipas historianėve, Posio e kishte blerė te tregtari Diamand. Ishte ky flamuri (me pėrmasa 84 cmx1m) qė Ismail Qemali e ngriti nė
    orėn 17:30, tė datės 28 nėntor, tė vitit 1912, nė ballkonin e sarajeve tė familjes Vlora, nė qendėr tė qytetit, aty ku sot ndodhet Monumenti i Pavarėsisė dhe Shtiza e Flamurit. Sipas historianėve,me shpenzimet e saj, patriotja Marigo Posio, pėrgatiti dhe 500 flamuj tė tjerė mė tė vegjėl, me pėrmasa 70 cm x 70 cm,me tė cilėt u zbukuruan institucionet zyrtare dhe objektet private nė shtetin e parė shqiptar.

    Varianti i dytė

    Ardhja e Flamurit nė Vlorė lidhet me patriotin, Spiridon Ilo, njė prej protagonistėve tė Shpalljes sė Pavarėsisė dhe delegat i grupit tė patriotėve shqiptarė nė Bukuresht. Prej vitesh, Ilo, me origjinė nga Korēa, jetonte nė kryeqytetin rumun, duke qenė njė prej personazheve kryesorė qė pėrpiqeshin nė pėrhapjen e ndjenjave atdhetare. Sipas historianėve, flamuri, tė cilin Ismail Qemali e ngriti nė Vlorė, ishte i njėjti qė zbukuronte fasadėn e Hotel Kontinental nė Bukuresht, ku mė 5 nėntor tė vitit 1912 u zhvillua njė takim me patriotėt shqiptarė - takim ky qė drejtohej nga Ismail Qemali. Nė atė takim, qė i parapriu udhėtimit tė Ismail Qemalit drejt Vlorės, u deklarua pėr herė tė parė ideja e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, si e vetmja alternativė qė garantonte tė ardhmen e vendit tonė, pėrballė interesave dhe synimeve shoviniste tė fqinjėve. Prej kėtej, Spiridon Ilo, pjesėtar nė grupin e patriotėve
    qė shoqėruan Ismail Qemalin drejt Vlorės, e mori flamurin me vete. Sipas historianit, Bardhosh Gace, Ilo ishte kushėri i parė (djalė teze) i Marigo Posios. Natėn mes 27 dhe 28 nėntorit, patrioti Ilo fjeti nė banesėn e bashkėshortėve
    Posio, nė lagjen Muradie, ku qėndisi edhe theket e Flamurit. Ky flamur, sipas historianėve, ishte i stampuar dhe jo i qėndisur, me pėrjashtim tė thekeve qė pėrgatiti patriotja Marigo Posio.

    Varianti i tretė
    Origjina e Flamurit tė Pavarėsisė, lidhet edhe me diasporėn shqiptare nė
    Boston, nė SHBA. Sipas njė shkrimi tė botuar nė gazetėn ‘Dielli’, Flamuri ishte
    qėndisur njė vit mė parė nga patriotėt qė jetonin nė Boston dhe se shoqata
    ‘Besa Besė’ e kishte dėrguar nė Korfuz, pėrmes atdhetarit Naci Nuci, mik i familjes Posio.Prej andej, bashkėshortėt Posio e futėn nė Vlorė dhe, pėr t’i shpėtuar kontrollit nė doganėn e kėtij porti, patriotja Marigo Posio e fshehu flamurin nė pjesėn e sipėrme tė rrobave tė saj. Ishte ky flamuri qė iu dhurua Ismail Qemalit, pėr ta ngritur atė mė 28 nėntor tė vitit 1912, nė ballkonin e sarajeve tė familjes Vlora.

    Varianti i katėrt

    Eqrem Bej Vlora, pinjoll i familjes sė shquar vlonjate, protagonist nė kėtė
    ngjarje madhore tė historisė sė Shqipėrisė,shkruan mes tjerash nė kujtimet e
    tij se, flamuri qė u ngrit nė Vlorė ishte pronė personale e tij. Sipas tij, Flamuri
    i ishte dhuruar nė vitin 1909 nė Itali, nga njė prej stėrnipėrve tė Skėnderbeut,
    Aleandro Kastrioti. Flamuri, qė qėndronte nė dhomėn e gjumit tė banesės sė Eqrem Bej Vlorės (sot ‘Shtėpia e Beut’), u tėrhoq prej atje nga miku i tij dhe i Ismail Qemalit, Hydai Efendiu.Kjo ngjarje ndodhi nė prag tė aktit tė Shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare mė 28 nėntor tė vitit 1912. Flamuri qė iu rikthye
    Eqrem Vlorės, humbi dy vjet mė vonė, nė vitin 1914.

      Ora ėshtė Tue 07 May 2024, 14:54