Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Share

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Admin prej Tue 19 Feb 2008, 13:59

    Pershendetje te gjitheve pa perjashtim.

    Ne kete teme do te keni mundesine qe te lexoni
    disa tregime te shkkurtra te shkruara nge une.
    Njekohesishte do te kisha shume deshire qe te
    me lenit pershtypjet tuaja ne lidhje me vargjet
    e mia ne proze qe do te lexoni ne vijim.

    Lexim te kendshem.


    Sinqerishte:
    Saimiri...


    Edituar pėr herė tė fundit nga Admin nė Tue 29 May 2012, 12:58, edituar 1 herė gjithsej


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Admin prej Tue 19 Feb 2008, 14:00


    TĖ LUTEM MĖ FAL, O ATDHE...

    Diku nga njė cep i dritares me perde gjysėm tė hapura, shikimi mė fluturoi rrėmbimthi,
    tutje nė parkun e vogėl pėrkarshi.
    Njė ndjenjė keqardhjeje me drithėroi dhe mė mbushi me mornica tėrė trupin teksa dallova
    pemėt e zhveshura krejtėsishtė nga palltoja e blertė!
    Qielli qė tashmė kishte marrė njė ngjyrė tė pėrhimtė, me sa dukej nuk po tregohej aspak
    tolerant, ndaj lakuriqėsisė sė pemėve me atė shiun e ftohtė qė derdhte mbi kokat e tyre!
    Njėkohėsishtė edhe era trazonte pakokėēarje, degėt e holla qė pėrpiqeshin tė gjenin
    strehė pranė trungjeve.
    E ndėrsa vėshtroja i pikėlluar padrejtėsinė qė po ushtrohej ndaj pemėve, keqardhja
    depėrtonte thellė e mė thellė nė brendėsinė e arterieve tė gjakut tim, duke e ftohur atė
    dalė ngadalė, ashtu sikurse moti vepronte me trungjet e pemėve tė mbetura lakuriq!
    E njėjta poshtėrsi po ushtrohej edhe me qėnien time nga fati i zi i cili mė pati hedhur
    pa mė tė voglėn mėshirė pėrtej maleve, deteve dhe larg tokės mėmė! Dhe tani mundohej
    me ē'do kushtqė tė mė zhvishte nga shpirti, mallin qė kisha pėr atdheun tim tė shtrenjtė!
    Por kjo ishte njė pėrpjekje e dėshtuar, pasi dashuria e vendlidjes kishte veshur nė mėnyrė
    sistematike ē'do qelizė tė vetme tė gjakut tim.
    '' Eh... ē'marrėzira qė ndodhin nė kėtė botė, mendova me vete. ''
    Po a ishte e drejtė vallė, qė fati i errėt i jetės tė mė zhvishte nga shpirti dhe trupi petkun e
    artė tė atdhedashurisė, petk tė cilin e trashėgoja brez pas brezi e stėrgjysh pas stėrgjyshi?!
    Jo, jo. Kjo nuk ėshtė aspak e drejtė dhe nuk ka pėr tė ndodhur kurrė nė jetėn time; - i thashė
    vetes...
    Edhe pėrse tashmė shiu dhe era gėrshetoheshin sėbashku dhe krijonin njė stuhi tė fuqishme,
    kokat e pemėve vazhdonin tė qėndronin tė papėrkulura, pėrkundrazi dukeshin sikur krenoheshin
    edhe mė tepėr me lartėsinė e tyre.
    Qėndrimi mospėrkulės i tyre, nisi tė shuante ngadalė atė ndjenjėn e keqardhjes qė u ndez pak
    minuta mė parė nė thellėsitė e shpirtit tim.
    Spontanishtė nė zemėr m'u ndez njė zjarr dhe gjaku e rifitoi pėrsėri ngrohtėsinė e humbur.
    Pemėt ngjasnin sikur flisnin me njėra - tjetrėn nėn ėmbėlsinė e gjuhės sė tyre. Shpresat se njė
    pranverė e shėndetshme do tė trokiste sėrish, i'ua shtonte edhe me shumė forcėn e tė rezistuarit.
    Poshtė nga thellėsitė e shpirtit, dėgjova njė zė buēitės qė mė tha:
    '' Qėndro i fortė si pemėt, o njeri dhe kurrė mos i'u nėnshtro fatit tė mallkuar qė mundohet tė luajė
    me ty! ''
    Pulsimi qė i bėhej gjakut nga valvulat e zemrės, sikur i'a ngriti edhe mė shumė tonin kėtij zėri kaq
    kumbues e shpresėdhėnės. Sa hap e mbyll sytė, shpresat m'u bėnė si njė shkėmb i fortė dhe i
    patundur.
    Nė atė ēast e kuptova qartė se kthimi nė vendlindje do tė ishte arma mė e fortė pėr tė goditur fatin
    e zi dhe mundimsjellės tė jetės time. Ndaj dita e kthimit nuk duhej kurrsesi qė tė ishte e largėt, me
    qėllim qė padrejtėsia tė goditej pėrpara se ajo tė kishte triumfuar mbi qėnien time.
    Dhe ashtu i pėrmalluar e me sy tė njomur nga pėrlotja, brohorita me tė madhe, si pėr t'iu pėrgjigjur
    atij zėri qė doli nga shirti im i djegur e i pėrvėluar nga malli pėr atdheun qė mė mungonte aq shumė
    nė ato ēaste;
    '' - Mallkuar qofsh o fati im i errėt qė po mė stėrmundon kaq shumė dhe padrejtėsishtė nė jetė!''
    Avulli i nxehtė i kėtyre fjalėve, pėrthau edhe pikat e fundit tė lotėve zvarriteshin nėpėr faqe.
    E ndėrsa zemra pati thyer dėrrasėn e kraharorit dhe pati nisur fluturimin e saj drejt vendlindjes,
    unė vazhdoja ripėrsėritjen e kėtyre fjalėve:
    '' - Tė lutem mė fal, o Atdhe...
    Mė fal o Atdheu im i dashur qė dikur tė braktisa gabimishtė i detyruar nga fati im i mallkuar!...
    E tani pritėm, pritėm se po kthehem pėrsėri nė gjirin tėnd tė ngrohtė e lumturisjellės, pėr mos
    tė tė braktisur me kurrė pėrjetė.... ''

    Londėr; Janar - 2005.


    ________________________________

    Gurabardhesi
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Numri i Postimeve: 250
    Vendndodhja: Diku ne toke
    Profesioni: Qefli femrash
    Pikėt: 623
    Vlersuar: 3
    Data e Regjistrimit: 28/07/2007
    Humor: Qesh sa te mundesh...

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Gurabardhesi prej Mon 03 Mar 2008, 14:10

    Pershendetje dhe urime per temen Saimir.

    E lexova te gjithe prozen tende pak me larte, dhe me pelqeu shume.
    Me te vertete qe i kishe ndertuar dhe thurur mjaft bukur vargjet ne
    proze, dhe ne permbajtje ishte e mbushur me plot mall dhe atdhedashuri.

    Te lumte, te lumte...

    Shpresoj qe te vazhdosh edhe me te tjera proza te ketilla.

    Te uroj fat dhe suksese ne kete fushe...


    ________________________________
    Gjak Shqiptari, Sy Shqiponje, Zemer Luani...

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Admin prej Tue 11 Mar 2008, 14:20

    Faleminderit shume Gurabardhesi, per vleresimin tend.

    Edhe te uroj ty gjithe te mirat e kesaj jete.

    Sinqerishte:
    Saimiri...


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Admin prej Tue 11 Mar 2008, 14:33


    NATĖ PA TY!!!...

    Pika tė vogla shiu nisėn tė bienin nga qielli, i cili qe mbushur
    me re dendura e tė murrme.
    Edhe pėrse ndodhesha nja njėzetė minuta larg shtėpisė i shpejtova aq shumė hapat,
    saqė edhe vetė u habita kur u gjenda pėrpara derės sė shtėpisė, pėr njė periudhė
    fare tė shkurtėr kohore dhe pa u lagur aspak nga shiu qė tashmė ishte kthyer nė njė
    rrebesh tė vėrtetė!
    Duart, kėrkonin tė shfrenuara nėpėr xhepa pėr tė gjetur ēelėsat, sikur tė kėrkonin
    ēelėsat e portave tė kėnaqėsisė qė kishte filluar tė mė mungonta pa masė kėto ditėt
    e fundit!
    Hapa portėn me shpejtėsi dhe hyra brenda. Nė mėnyrė tė pavetėdijshme drejtohem pėr
    nė dhomėn e pritjes e cila shumė shpejt mė bėn tė ndjehem disi i nervozuar mė zbraztėsinė
    e saj! U ktheva mbrapa, eca pak hapa pėrpara dhe mė pas u drejtova nė tė majtė, ku nisa
    tė ngjisja njėra pas tjetrės me radhė shkallėt e mermerta, tė cilat mė dėrguan nė katin e dytė
    tė shtėpisė, kat nė tė cilin gjendet edhe dhoma ime e punės...
    Pasi u sigurova mirė qė e kisha vendosur dorėn mbi dorėzėn e derės e shtypa poshtė lehtė
    dhe dera u hap nė ēast. Nė fillim hezitova tė futesha brenda, pasi i'u frikėsova faktit, se mos
    mė ndodhte ashtu sikurse nė dhomėn e pritjes!
    I hodha shpejt e shpejt njė sy pėrreth aty nga pragu i derės ku isha dhe e mora me mend qė
    nuk do tė ndjehesha i nervozuar, po tė futesha nė brendėsinė e dhomės.
    Shkova dhe zura vend nė karrigen qė ndodhej pėrpara kompjuterit. Ndryshe nga herėt e tjera
    qė sapo ulesha nė kėtė karrige, menjėherė ndizja kompjuterin pėr tė punuar, sonte si pėr
    ēudi nuk e kisha njė tė tillė dėshirė!
    Me duar tė lidhura mbas qafės, ngrita kokėn lart dhe sytė mė vajtėn menjėherė tek fotografia
    jote qė gjendej brenda njė kornize tė vogėl e tė bukur, varur nė mur tė cilėn ti ma dhurove vetėm
    pak ditė pasi nė tė dy ishim njohur...
    Dhe ja, unė akoma vazhdoj t'a mbaj atė fotografi si kujtim nga ti edhe pėrse ti tashmė nuk mė
    pėrket mė mua, por nj tjetėr personi!
    Ashtu me shikimin e fiksuar nė brendėsinė e asaj kornize tė drunjtė e tė gdhendur mjeshtėrishtė,
    ku ndodhet portreti yt shumė i bukur, mendja nisi fluturimin e saj pėr nė tė kaluarėn pėr t mė
    kthyer nė kujtesė, ato netė dhe ēaste tė hareshme e tė paharruara qė kaloja dikur me ty...
    Teksa shihja tiparet e tua tepėr tė bukura nė atė fotografi, zemra ime e plagosur i shtonte akoma
    mė shumė rrahjet pulsante tė saj dhe kėrkonte qė tė tė kishte pranė me ē'do kusht!
    Fatkeqėsishtė ishte kjo dėshirė ishte e pa arritshme, pasi ti pate ikur larg meje dhe unė i mjeri
    as qė isha nė dijeni pėr vendodhjen tėnde aktuale!
    Isha i gatshėm tė jepja ē'do gjė tė shtrenjtė qė i pėrkiste jetės sime, vetėm tė mė ktheheshe ti
    sėrish e tė m'a shuaje flakėn e atij zjarri tė madh qė mė ishte ndezuar nė shpirtė e qė po mė
    pėrvėlonte si llavė vullkani pėrbrenda!
    I pangopur vetėm nga ajo fotografi, nga sirtari i tavolinės nxorra njė album tė madh fotografish,
    tė cilat i patėm bėrė ne tė dy pėrgjatė periudhės kohore qė ndenjtėm sėbashku.
    Pasi i vėshtrova me mall e nostalgji tė gjitha fotot dhe vura re qė pėrsėri zjarri i mallit qė mė ishte
    ndezur pėr ty nuk po mė shuhej, por pėrkundrazi rritej edhe mė tepėr, vendosa qė tė dilja sėrishtė
    nga shtėpia e tė shkoja tė gjeja ndonjė ambient tė zhurmshėm me qėllim qė tė lehtėsohesha sadopak nga mendimet e pareshtura dhe malli i madh qė mė pati kapluar atė natė pa ty...
    Me mendime ashtu si tė trazuara, dola nga shtėpia dhe akoma pa e pasur tė qartė se pėr ku po shkoja, nisa nisa tė ecja si njė i dehur nėpėr rrugicėn e ngushtė pėrmes lagjes sime tė vogėl e cila sonte po mė dukej mė e errėt se kurrė ndonjė natė tjetėr!
    Megjithėse shiu tashmė kishte ndaluar sė rėni, unė as qė e vura re njė gjė tė tillė!
    Shumė shpejt kėmbėt mė dėrguan tek Kafeneja e vogėl e lagjes, ku isha i pranishėm pothuajse pėr ē'do natė... Pa u menduar gjatė, ndryshova mendje dhe vendosa tė mos futesha brenda, pėr tė vetmen arsye se tė gjithė tė pranishmit nė atė Kafene mė njihnin dhe mbi tė gjitha sonte nuk ndihesha nė formė ashtu sikurse netėt e tjera!
    U largova nga aty dhe vajta nė njė tjetėr Bar, ku shkoja shumė rrallė dhe qė nuk mė njihnin as edhe kamarierėt e jo mė klientėt. Hyra brenda dhe zura vend nė njėrėn nga nga tavolinat e fundit, ku edhe rrezet e neonėve ndriēues pėrreth e kishin tė vėshtirė tė depėrtonin plotėsishtė!
    Ende pa e vendosur se ē'farė do tė merrja pėr tė pirė, trupi i hollė, elegant dhe i gjatė i njė kamariereje tė veshur me njė bluzė tė kuqe e me njė palė pantallona tė zeza qė i rrinin ngjitur pėr trupi, m'u shfaq pranė dhe me njė zė tė ėmbėl porsi tė njė harabeli, mė pyeti;
    - Me se mundem t'ju shėrbej, zotėri?
    - Njė birrė Tirana, i'u pėrgjigja.
    E ndėrsa sytė vėshtronin errėsirėn e natės, pėrmes parmakėve tė dritares qė kisha pėrbri, humbisja thellė e mė thellė nė humnerat e pafundme tė mendimeve qė sonte po mė ndėrlikoheshin nė mėnyra nga mė tė ēuditshmet!
    Tavolinat e tjera pėrreth ishin mbushur me kliente tė tjerė qė ndryshe nga unė, bisedonin mė ndėrmjet tyre dhe qė herė pas here i'a jepnin me ndonjė tė qeshur...
    Dėgjoja plot zėra tė ndryshėm por ngaqė nuk isha i interesuar se pėrse bėnin fjalė, mė dukeshin si zėra tė vdekur dhe qė vetėm jehona i'u kishte ngelur nga pas!
    Me gishtat si tė ngrirė, mbėrtheja fort shishen e birrės qė mė kishte shėrbyer kamarierja dhe e rrėkėlleja furishėm herė pas here! Ashtu i vetmuar e i pėrhumbur nė atė gjendje depresionante qė mė pati kapluar, vazhdova tė pija atė natė, deri nė orėt e para tė mėngjesit!
    E ndėrsa ti mund tė ishe duke fjetur gjume e qete dhe ndoshta duke shijuar edhe ndonjė ėndėrr tė bukur, unė vuaja me shumė dhimbje e nė vetmi mungesėn tėnde qė po mė torturonte aq shumė atė natė tė errėt, kur nuk tė kisha pranė dhe nuk tė shihja dot me sy!
    Me zemėr tė plagosur, mendje tė trazuar nga kujtimet e shumta pėr ty dhe me qepallat e syve tė rraskapitura pėr gjumė, rrėkėlleja furishėm sėbashku me shishen e birrės edhe dhimbjen time, nė kėtė natė pa ty!!!...

    Londėr;
    Korrik.2004


    ________________________________

    Odeta
    Mikeshe Forumi
    Mikeshe Forumi

    Gjinia: Female
    Shenja e Horoskopit: Aquarius
    Numri i Postimeve: 491
    Mosha: 29
    Vendndodhja: Neper Lendinat e Endrrave
    Profesioni: ...
    Pikėt: 432
    Vlersuar: 10
    Data e Regjistrimit: 24/09/2007
    Humor: ...

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Odeta prej Mon 17 Mar 2008, 02:15

    Pershendetje Miri.
    Sapo lexova dy prozat tua pak me lart dhe te them te drejten
    m'u duken shume te bukura.
    Je shprehur mjaft mire ne proze dhe me pelqen meyra jote e thurjes
    se vargje si ne proze ashtu edhe ne poezi...
    Ke me te vertete shume frymezim te zellshem ne kete fushe.

    Te uroj fat dhe suksese ne kete drejtim i nderuar Saimir, dhe
    shpresoj qe nje dite te kemi ne duar ndonje liber te tendin me
    permbledhjet me te bukura qe ke shkruar.

    Kalofsh mire...


    ________________________________

    fjolla-1
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia: Female
    Shenja e Horoskopit: Aries
    Numri i Postimeve: 224
    Mosha: 24
    Vendndodhja: Peje
    Profesioni: Studente
    Pikėt: 3
    Vlersuar: 3
    Data e Regjistrimit: 06/06/2008
    Humor: Kujdes nga fjalet se ato te vrasin me shume se plumbi e te therin me shume se shpata

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga fjolla-1 prej Sat 07 Jun 2008, 07:52

    Te lumte Samire...
    Vertet keni talent si ne proz ashtu edhe ne poezi.
    Sikur te kishte me shume njerez qe jane te dhene pas librit dhe jo pas internetit. Edhe interneti te meson por libri eshte shoku me i mire i jetes

    Daniela
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia: Female
    Shenja e Horoskopit: Aries
    Numri i Postimeve: 403
    Mosha: 29
    Vendndodhja: Ketu...
    Profesioni: Jua them pasi te mbaroj shkollen
    Pikėt: 239
    Vlersuar: 17
    Data e Regjistrimit: 14/04/2008
    Humor: Me pelqen Humori

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Daniela prej Mon 09 Jun 2008, 11:51

    Urime per prozat me lart Saimir.
    I keni nderthurur mjaft bukur vargjet dhe ideja e rrefimit tuaj eshte shume e thjeshte per tu kuptuar, gje qe e terheq me shume lexuesin.

    Te them te drejten nuk po di c'ka te te them tjeter, vecse fat e mbaresi ne jete dhe vetem vazhdo keshto sikurse ia ke nisur...

    Gjithe te mirat...

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Admin prej Wed 13 Aug 2008, 13:48

    Ju faleminderit shume, Odeta, Fjolla dhe Daniela per komplimetet dh fjalet tuaja te embla ne lidhje me vargjet e mia...

    Kalofshi mire dhe suksese ne jete.

    Sinqerishte:
    Saimiri...


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Admin prej Wed 13 Aug 2008, 13:49



    FUNDJAVĖ E KĖNDSHME...


    Nė mėngjes, gjumi mė doli nė orėn 07:00, orar nė tė cilin zgjohem pėr ē'do ditė kur iki nė punė.
    Por ngaqė e kisha fiksuar mire nė mendje qė ishte ditė e Djelė (ditė pushimi), nuk e mora
    mundimin e zakonshėm tė ē'do dite, pėr t'u ngritur e pėr t'a lėnė krevatin bosh...
    Ndaj bėra njė rrotullim pothuajse tė plotė nė krevat dhe kėshtu qė u gjenda nė krahun tjetėr.
    Me mendimin dhe dėshirėn e pa epshur pėr tė parė ndonjė ėndėrr tė bukur, nė kėtė mėngjes
    tė qetė e tė freskėt pranvere i mbylla sytė dhe vendosa tė fleja sėrish...
    Por fatkeqėsishtė nuk ndodhi kėshtu! Cicėrimat e panumėrta tė zogjve dhe aromat e
    shumėllojshme tė luleve tė luleve qė kishin nė bahēe, gėrshetoheshin nė njė mėnyrė tė
    pa imagjinueshme dhe me njė vrull tė shfrenuar futeshin nė dhomėn time tė gjumit, ku unė
    gjendesha, pėrmes dy dritareve jo dhe shumė tė mėdha, tė cilat vazhdonin tė qėndronin tė
    pambyllura qė nga mėngjesi i ditės sė kaluar, pėr vetė faktin ngaqė nuk pata mbyllur mbrėmė
    sepse m'u duk sikur bėnte pak tė nxehtė brenda nė dhomė...
    Tingujt e cicėrimave tė zogjve qė m'ė pėrplaseshin lehtė nė veshė dhe aromat e freskėta tė luleve qė mė kundėrmonin nė hundė, ishin shkaku i vetėm qė mė detyruan tė ndryshoja mendje dhe tė mos fleja mė gjatė...
    U ngrita nga krevati dhe akoma pa e larė fytyrėn, vajta nė kuzhinė.
    Me tė shpejtė bėra njė kafe ashtu sikurse ma kishte ėnda, mbusha edhe njė dopio raki dhe dola e zura vend nė tavolinėn e vogėl nė mes tė baēes, tė cilėn e mbaj aty prej vitesh tė shkuara.
    Fillova tė shijoja nė heshtje e me kėnaqėsi kafenė dhe dopion e rakisė, tė cilat i kam tė zakonshme pėr ē'do mėngjes para se tė nisem pėr nė punė. Temperaturat vazhdonin tė ngriheshin gjithnjė e mė shumė, pasi dielli vetėm i'ua shtonte nxehtėsinė rrezeve tė tij, stacioni i fundit i tė cilave, ishte sipėrfaqja e tokės. Nė njė ditė tė kėtillė, ku mėngjesi ishte aq i bukur dhe i kėndshėm, tė paktėn pėr mua si individ, shpirti ndjehej disi i ēliruar nga peripecitė e jetės aktuale qė po jetojmė.
    Duke qenė se pjesėn e parė tė ditės e kalova nė vetmi e i zhytur thellė nė njė gjendje melankolike, pjesėn tjetėr mendova t'a kaloja ndryshe.
    Vendosa tė telefonoja njė mikun tim tė vjetėr e ta ftoja pėr ndonjė kafe dhe kėshtė veprova.
    E lamė tė takoheshim nė orėn 16:00 tek Piramida, pasi kėtu n'a erdhi mė pėrshtat pėr t'a takuar njėri tjetrin...
    Rreth orės 15:45, dola nga shtėpia dhe u nisa avash avash, pėr tek Piramida pėr tė takuar mikun tim tė cilin po bėja gati dy javė pa e parė me sy...!
    Mbasi u takuam e u pėrshėndetėm sėbashku, vendosėm qė kafenė tė shkonim e t'a pinim nė ndonjėrin nga lokalet e bukura dhe tė shumta, tek Kodrat e Liqenit artificial tė Tiranės.
    Kishte mė shumė se tri javė qė nuk mė ishte dhėnė rasti, tė dilja nga Kodrat e Liqenit, qoftė edhe pėr ndonjė shėtitje tė shkurtėr nė ajėr tė pastėr qė mungon aq shumė nė brendėsinė e kėtij qyteti (Tiranės), tė zhurmshėm, ku gjithnjė mbretėron smogu i llahtarshėm!
    Zumė vend nė njė lokal tė vogėl e te qetė me pamje nga Liqeni dhe shpejt e shpejt porositėm kafetė dhe dopjot e konjakut "Skėnderbej".
    Teksa po prisnim qė kamarieri tė na shėrbente pijet, nisėm tė bisedonim pėr jetėn aktuale tė cilėn e pasuam me plot biseda tė tjera... Orėt e mbasdites kishin zėvendėsuar njėra tjetrėn ne radhė dhe dielli tashmė po ulej ngadalė, duke i'a lėnė vendin hėnės e cila sapo kishte nisur tė ngrihej nė anėn tjetėr tė horizontit. Kishim qėndruar gjatė nė lokal, tė zhytur nė thellė nė labirintet e pafundme tė bisedave tė ndryshme qė kishim nisur e mbaruar dhe as qė e kishim vėnė re qė i kishte ardhur fundi edhe kėsaj dite...
    Atėherė vendosėm tė largoheshim dhe tė ktheheshim nė shtėpi. Paguam ē'farė kishim pėr tė
    paguar dhe u larguam. Ngaqė patėn ndenjtur shumė gjatė nė karrike, ndiheshim paksa tė mpirė nga kėmbėt!
    Pėrgjatė rrugės qė po pėrshkonim drejt kthimit nė shtėpi, tė binte ndėr sy njė gjallėrim i vėrtetė nė Kodrat e Liqenit edhe pse tashmė horizontin po e mbulonte ēarēafi i errėt i natės.
    Tė shumtė ishin ēiftet e reja qė kishin zgjedhur si mėnyrėn mė tė mirė, pėr tė kaluar njė ditė
    fundjave tė kėndshme, ardhjen kėtu nė Kodrat Liqenit...
    Puthje tė panumėrta, tė mbushura plot zjarr e pasion, shkėmbeheshin me ėmbėlsi mė tė madhe ndėrmjet partnerėve.
    Njėkohėsishtė nuk mungonte edhe prania e ēifteve tė moshuara dhe e familjarėve qė po shijonin plot ėndje, minutat e fundit tė kėsaj dite qė kurrsesi nuk do tė kishte mė kthim prapa.
    Gjėja qė mė tėrheqte vėmendjem mė shumė ishte, kur shihja se si ēifte tė rinjsh tė dashuruar,
    kalonin momente tė hareshme qė ndoshta nuk do t'i harronin pėr gjithė jetėn e tyre sa tė ishin gjallė. Ishte ky i vetmi shkak qė mė detyronte me ėmbėlsi qė tė kthehesha nė vitet e rinisė sime, ku aq shpesh dhe me aq shumė kėnaqėsi gjendesha pothuajse pėr ē'do buzėmbrėmje kėtej, ku sot pėr fatin e keq nuk mė jepet mundėsia qė vij mė shumė se njė herė, e shumta dy nė muaj! Gjithsesi ky rikthim i rastėsishėm nė ditėt e rinisė sime tė shkuar, mė zgjoi kujtime tė shumta, qė i pėrkasin kohės sė artė kur qėndroja me shoqėrinė, apo ndoshta edhe tė ndonjė dashurie tė fshehtė...
    I pėrhumbur nėpėr udhėt e kujtimeve tė largėta e i mbushur plot mall e nostalgji, pėr njė pjesė tė kaluar tė jetės, papritur gjendem sėrish nė brendėsinė e qytetit tė zhurmshėm sėbashku me mikun tim nė tė majtė me tė cilin nuk kam shkėmbyer asnjė fjalė tė vetme, gjatė rrugės sė kthimit, pasi mendja mė pati mėrguar tutje, drejt ditėve dhe viteve tė mia rinore qė me tė vėrtetė kanė tė pakrahasueshme...

    Ishte boria e fortė e njė makine qė po kalonte aty pranė nė rrugė, e cila mė zgjoi befasishėm nga gjumi i rastėsishėm i kutimeve qė mė pati kapluar dhe tė kujtohesha qė pranė vetes kisha njė mik, i cili mund tė ishte nė pritje tė ndonjė fjale nga unė!...
    Nė tė vėrtetė u mata qė t'i kėrkoja falje mikut tim, pėr zymtėsine e ndonjė bisede por vura re qė edhe ai me sa dukej, kishte pėrhumbur nė tė njėjtė mallėngjim, ndaj nryshova mendje dhe nisa njė bisedė thjesht pėr shkėmbyer ndonjė fjalė...
    Ecėm edhe pėr pak minuta tė tjera dhe mė pas u ndamė nga njėri tjetri me njė "Natėn e mire...". Kėshtu qė pėrsėri u ktheva i vetmuar nė shtėpinė time tė dashur, prej nga ku isha larguar vetėm pak orė mė pėrpara...
    U futa brenda dhe menjėherė sytė mė shkuan tek ora e madhe qė qėndronte e varuar nė murin
    e dhomės sė pritjes, akrepat e sė cilės tregonin se ishte ora 22:00...
    Nė kohėn qė po qėndroja i mbėshtetur nė pragun e derės sė dhomės duke vėshtruar orėn e vetmja gjė qė kisha dėshirė tė bėja ishte; Tė shkoja e tė shtrihesha nė krevat dhe duke i'u bėrė njė pėrmbledhje tė shkurtėr ngjarjeve tė ditės, tė mbyllja sytė ngadalė dhe tė prisja nė heshtje, trokitjen e ndonjė ėndėrre tė bukur tė cilėn e ndėrpreva nė mėngjes pėr tė tjera arsye! Kėshtu pra merr fund edhe kjo ditė e kėsaj fundjave tė kėndshme, e cila mė bėri tė ndjehesha disi mė i lumtur se sa ditėt e tjera tė zakonshme tė javės, rituali i tė cilave ėshtė trajektorja e vetme dhe e pandryshueshme, " Shtėpi.....Punė.......Shtėpi" !!!...

    Londėr; Qershor - 2004.


    ________________________________

    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Gemini
    Numri i Postimeve: 1400
    Mosha: 28
    Vendlidja: Nė Maternitet...
    Vendndodhja: Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni: Time Killer
    Pikėt: 1955
    Vlersuar: 42
    Data e Regjistrimit: 14/01/2008
    Hobi: Jeta e natės...
    Humor: Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Scarface prej Mon 01 Sep 2008, 12:40

    Pershendetje Saimir.
    Urime per tregimet me lart dhe jua them me gjithe zemer qe keni vertet talent ne kete fushe.
    Ju uroj suksese te metejshme ne kete drejtim mik i nderuar.

    Gjithe te mirat nga une...


    ________________________________

    Arjola
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė

    Gjinia: Female
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 20
    Mosha: 24
    Pikėt: 62
    Vlersuar: 0
    Data e Regjistrimit: 01/06/2010

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Arjola prej Tue 01 Jun 2010, 14:40

    Me pelqeu shume ''Nate pa Ty''.
    Te uroj suksese te metejshme ne vazhdim.

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Admin prej Wed 16 Jun 2010, 14:55

    Faleminderit Scarfeca dhe Arjola, per komplimentet tuaja te bukura.

    Sinqerishte:
    Saimiri...


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Admin prej Wed 16 Jun 2010, 14:55

    PUTHJA E MUNGUAR …

    Dera u hap ngadalė dhe lėshoi njė tingull fare tė lehtė por jo tė vėshtirė pėr t’u dėgjuar. Ashtu sikurse ndodhesha pėrpara dritares me shikimin e ngujitur nė kopėshtin disi tė vogėl por shumė tė bukur pėrkarshi, as qė e mora mundimin pėr t’a kthyer kokėn e pėr tė parė se kush mund tė ishte…

    Nė tė vėrtetė as qė mė vajti ndėr mėndje qė personi i sapofutur nė dhomė mund tė ishte vetė ajo, pasi qė nga takimi ynė i fundit pak muaj mė parė, takim nė tė cilin u grindėm pak si ashpėr me fjalė, nuk patėm komunikuar as edhe njė tė vetme fjalė me njėri – tjetrin!

    Por mbi tė gjitha nė ato ēaste po mė joshte pa masė peisazhi i larmishėm pranveror qė kishte veshur kopėshtin. Kisha ngulitur sytė mbi njė trėndafil tė kuq si gjaku, tė cilin nė mėngjes e pata parė si njė gonxhe ende tė paēelur dhe isha i gatshėm t’i pėrgjigjesha ndonjė pyetjeje tė personit qė gjendej aktualishtė prapa krahėve tė mi. Por si pėr ēudi nuk ndodhi ajo ē’ka unė po prisja!

    Ajo mė ishte afruar aq shumė, sa qė po tė n’a shihte ndonjėri nga dritarja me siguri do tė mendonte se ishim njė trup i vetėm. Heshtja e personit qė vazhdonte tė mė qėndronte prapakrahėve mė bėri tė dyshoja nė vetvehte!

    – Mos ndoshta mė kishin gėnjyer veshėt pėr atė tingullin e derės pak minuta mė parė?! Ndaj vendosa tė ktheja kokėn dhe tė shihja se ē’farė po ndodhte. Por akoma pa e kthyer plotėsishtė kokėn, njė zė i njohur mė pėshpėriti lehtė nė vesh:

    - Mirėdita shpirtė…

    Zėrin e saj tė ėmbėl e tė ngrohtė e njoha menjėherė edhė pėrse nuk e kisha dėgjuar prej disa muajsh, por pėrsėri nuk i’u besova dot veshėve! Ndaj pėr t’u siguruar plotėsishtė nė vetvehte dhe pėr tė larguar dyshimet e shumta qė po lindnin nė kokė, ktheva kokėn pėrfundimishtė dhe ja pėrpara syve tė mi qėndronte fytyra e bukur dhe e imėt e vajzės qė aq shumė pata dashuruar dhe akoma vazhdoja qė t’a dashuroja…

    Megjithėse edhe sytė i pėrpėlita nja dy a tri herė sikurse tė isha zgjuar nga gjumi, pėrfundimishtė u binda plotėsishtė qė ajo tashmė ishte e pranishme nė dhomė. Ende pa i’u pėrgjigjur pėrshėndetjes qė ajo mė dha, apo ndoshta uruar mirėseardhjen, tentova tė zgjasja dorėn e tė pėrkėdhelja flokėt e saj tė zeza e tė gjata kthyer dredha dredha, por ēuditėrishtė diēka qė as vetė nuk arrita t’a konceptoja dot se ishte, nuk mė lejoi qė t’ė bėja njė gjest tė tillė! Si duket edhe ajo e kuptoi se ē’ngjau me mua nė atė ēast, pasi u zbeh paksa nė fytyrė dhe uli shikimin poshtė si njė fėmijė i zėnė nė faj! Isha mė se i sigurtė nė vetvehte atė ēast qė po tė kishte zgjatur edhe pėr pak minuta nė vazhdim heshtja midis nesh, ajo do t’ia kishte plasur tė qarit…

    Kur e thirra nė emėr fytyra e saj shkėlqeu nga gėzimi ndėrsa faqet e kuqe i pėrgjasnin petaleve tė trėndafilit qė sapo kishte ēelur atė mbasdite nė kėposht. Teksa ngriti kokėn lart dallova qartė se sytė e saj u mbushėn me lot prej gėzimit. Pikat e lotėve i vareshin nė qerpikėt e hollė e tė gjatė, i rrėshkisnin ngadalė nėpėr faqet e ndezura flakė de ri tek buzėt e kuqe si qershi, prej nga ku pėrfundonin tė radhitur nė fundin e mjekrės sė saj tė hollė e tė mprehtė.

    Zgjata dorėn dhe me delikatesėn mė tė madhe i fshiva pikėzat e lotėve qė pėrgjasnin nė copėza tė vogla kristali. Ēuditėrishtė ndjeva qė lėkura e faqeve tė saj ishte e ftohtė si akulli edhe pėrse mbi tė kishin vėrshuar vargje tė nxehta lotėsh!

    Poshtė nga thellėsitė e shpirtit mė lindi njė ndjenjė keqardhjeje dhe u ngjit lart e shndėrruar nė avull i cili bėri qė sipėrfaqja e ballit tė mė mbulohej me djersė tė ftohta!

    I’a lėshova krahėt rreth qafės sė hollė e tė shkurtėr tė mbuluar nga flokėt e gjata dhe e tėrhoqa lehtėsishtė drejt vetvehtes time. E ndėrsa unė e shtrėngoja nė krahėt e mi, ajo mbėshteti kokėn lehtė nė kraharorin tim dhe qėndronte pa lėvizur fare dhe pa nxjerrė asnjė zė, sikurse njė fėmijė i vogėl qė ka kuptuar gabimin e bėrė dhe kėrkon ndjesė me anė tė heshtjes…

    Pėrsėri me duart e mia i’a ngrita pak kokėn lart dhe buzėt tona u gjendėn fare pranė. E vėshtruam edhe njėherė nė sy njėri tjetrin si pėr tė aprovuar pėrfundimishtė faljen e dyanėshme tė gabimit qė kishim bėrė dhe nisėm tė putheshim si tė babėzitur…

    Kėnaqėsia e asaj puthjeje, ėmbėlsia e buzėve dhe aroma kundėrmuese e parfumit tė saj tė zakonshėm po mė dehnin tė tėrin gjer nė dejtė mė tė hollė tė trupit.

    Ndonėse nuk po kishim tė ngopur teksa po putheshim ashtu nė kėmbė e tėrė afsh, lehtė nė veshė mė tingėllonin fjalėt e saj qė pėshpėriste gjysma gjysma:

    - “AH… SA… SHUM… MĖ PASK… MUNGU… KJO PUTH…”.



    Londėr. Dhjetor - 2005


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Tregime, Proza dhe Esse te shkruara nga une...

    Mesazh nga Admin prej Tue 10 May 2011, 13:34

    Vdekja e saj...

    Ishin rralluar ditet, kur mbizoteronte te ftohtet dhe acari, pasi tashme po merrte fund
    edhe stina bardhe e zi e dimrit. Dita dites, klima ngrohej e thahej sa me shume.
    Ndersa peizazhi , sa vinte e zbukurohej me teper, pasi vete stina e pranveres ne te cilen
    ndodheshim e vishte me pelhuren madheshtore te gjelberimit. Qendimi ne ambient te hapur,
    ishte teper i kendshem dhe mahnites, sepse nuk mungonte ajri i paster, rrezet e ngrohta te
    diellit dhe aromat e fresketa te luleve qe kishin celur, neper lartesite e pemeve dhe ne
    siperfaqen e gjelberuar, te fushave te gjera.
    Keto do te ishin te fundit dite te bukura dhe kenaqesisjellese ne jeten time, te cilat do t’i
    kujtoja dhe do t’i ruaja me me te madhen nostalgji, per gjithe jeten time ne vazhdim,
    sepse pas ketyre diteve , nuk do te kisha fatin qe te ndjehesha me, kaq i lumtur!

    Nje fatkeqesi e zeze, do te behej shkaktare qe ti humbisja pa dashur , te gjitha ditet e
    bukura , se te ardhmes time dhe ti zevendesoja ato, vetem me hidherime e plage te
    renda qe do te me ndiqnin nga pas, kemba kembes per tere jeten ne vazhdim!
    Ketu, merrte fund njehere e pergjithmone, c’do gje e bukur e jetes sime dhe humbiste ne
    greminat e pafundme te mjerimit, ku askush nuk ta rikthem me, lumturine!
    Do te ishte vdekja e papritur e shpirtit tim binjak e cila do te fundoste, ne thellesite e detit
    te kujtimeve, anijen me te cileen lundronte e qete, kenaqesia e jetes sime!

    Nata ne te cilen u njftova, se Danjela kishte mbyllur syte, njehere e pergjthmone per kete
    jete, do te mbetet nata me e pret ne jeten time, deriva te me rrahe zemra! Kishta me teper
    se pese dite qe nuk ngrihej nga shtrati, pasi semundja qe e pati kapluar, ishte teper e rende
    dhe e pasherueshme, sikurse e kishin bere te ditur edhe mjeket, pas gjithe atyre analizave te bera!

    Ajo kishte rezultuar me tubérculos ne Koke, semundje kjo e pakurueshme deri me sot!
    Te verteten mbi semundjen qe ajo pati rezultuar, nuk e dinte askush tjeter, pervec te atit te saj.
    Nga dhimbja e madhe qe kishte ne shpirte, i ati nuk e kishte marre dot guximin qe t’i tregonte te bijes,
    te verteten per fatin e saj te pret!
    Perkundrazi here pas here e ngushullonte dhe se shume shpejte do te sherohej. Ndersa nga ana tjeter,
    vajtonte pa pushim, ne brendesine e shpirtit te tij, per te ardhmen e se bijes qe nga dita ne dite, i priste
    vdekjen e zeze!

    Gjjate periudhes qe ndenjti e semure ne shtrat, shkoja dhe e vizitoja dy here ne dite.
    Me shqetesonte shume fakti qe ajo ishte e semure, por nuk e bisoja dhe as qe e kisha menduar
    ndonjehere qe ajo te vuante Tuberkulozin! Sa here qe shkoja dhe e gjeja ne castin qe e kishin
    zene krizat, me vinte me te vertete shume keq dhe ne te njejten kohe edhe inat per veten qe
    nuk isha i afte, te beja ndonje gje per t’ia lehtesuar sadopak, ato kriza aq te forta qe e detyronin
    te derdhte lote, si nje foshnje e njome!
    Dhimbjet qe semundja i shkaktonte asaj, ne te njejten kohe me rendonin edhe mua thelle ne shpirte.
    Nuk qendroja gjate, kur i shkoja per vizite, pasi nuk mundesha qe ta shihja ne ate gjendje teksa
    perpelitej ne shtrat nga krizat e medha qe kishte! Megjithate, kurre nuk e pata besuar faktin qe ajo
    do te largohej kaq shpejte dhe pa kujtuar nga kjo bote, pasi ishte ende shume e re dhe kishte plot
    enderra dhe deshira per te realizuar ne jete! Ate nate, kur ajo i dha lamtumiren e fundit kesaj bote,
    une per fat te keq nuk e gjeta pak kohe te lire, per ti bere nje vizite te shkurter, sikurse c'do dite
    tjeter.

    Ishte ora 22:10 minuta e mbremjes, kur nga dhoma tjeter, degjova zilen e telefonit. Nuk u ngrita
    menjehere per ta hapur telefonin, pasi mendova se mos ishte ndonje telefonate e parendesishme,
    sikurse ndodh rendomte.
    Por kur zilja nuk po pushon se reni, nje tronditje te rende ndjeva ne zemer dhe menjehere mendja
    me vajti tek ajo, te cilen heren e fundit kur e vizitova e lashe me te semure se sa ditet e tjera.
    Me te shpejte u ngrita dhe vrapova per ne dhomen ne te cilen ndodhej telefoni. E ngrita receptorin
    e tij dhe degjova nje ze te mekur e te mbytur qe recitonte dhimbshem disa fjale.
    Por une nuk po arrija qe te kuptoja qarte, se cfere po me thoshte ai ze i trishtuar!
    Te vetmet fjale qe munda te degjoja paksa qarte, ishin tri fjale te vetme, te cilat mua mu duken si
    nje roman i perbere nga tre kapituj!
    Konkretishte, keto ishin fjalet qe degjova; '' .......mbylli syte, perjete!''
    Ne castin kur keto fjale, dolen nga receptori i telefonit dhe u futen ne veshin tim nga ku me pas, u
    transmetuan drejte e ne epiqender te trurit, mu duk sikur nje komete e madhe, u leshua perposhte
    nga lartesite marramendese te qiellit te erret qe ishte ate nate dhe me nje shpejtesi sketerre, per
    pak sekonda u zbarkua mbi catine e shtepise, ku sebashku me copat e betonit, rane mbi koken time!
    Plaget qe keto fjale shkaktuan ne shpirtin tim, qene shume te renda dhe te pasherueshme per mua!
    Ashtu i trullosur dhe i vrare ne shpirte, me veshtiresi arrita ta permblidhja pak veten, pasi me nevojitej
    te pregatitesha dhe te shkoja per ne shtepine e se ndjeres.
    Por nje mendim venites qe me erdhi spontanishte ne mendje, qe edhe po te shkoja atje, nuk do ti shihja
    me syte e saj te kalter dhe plot drite si ngahere, pasi ato ishin mbyllur njehere e pergjithmone, beri qe
    edhe kembet te me ngrinin ne vend!
    Keshtu qe ate nate, nuk e mora me mundimin qe te shkoja ne shtepine e saj, ku prehej ne heshtje,
    ne mes te dhomes e me vajtime te shumta perreth, trupi i pajete i saj!
    Tere naten e kalova i ulur ne kolltukun, ku zinte vend ajo, sa here qe vinte e qendronte ne shtepine time.
    Lotet qe derdha ate nate per te, qene te shumte dhe te pareshtur. Kujtime te shumta me vinin nder mend,
    nga ditet e bukura qe patem kaluar sebashku, per kohen qe qeme njohur, dhe patem qendruar prane njeri
    tjetrit. Premtime te pafundme qe i kishim bere njeri tjetrit, por qe per per fat te keq mbeten ne gjysem te
    udhes dhe qe kurre nuk do te ecnin me perpara!
    Shpesh here, kur me mbylleshin syte per gjume, perpara me shfaqeshin dy syte e saj te kalter, te cilet me
    shikimin e tyre qortues, ma largonin gjumin menjehere!

    Rrezet e forta dhe ndricuese te diellit qe rane ne mengjes dhe u futen ne dhomen ku pata ndenjur tere naten
    pa gjume, sikur mi thane paksa, lotet nga syte qe me ishin enjtur. Ne kete dite kaq te bukur pranverore, une
    do te shihja per here te fundit, shpirtin tim binjak qe ne te ardhmen do te me mungonte aq shume!
    Ndaj me te shpejte u pregatita, per te ikur e per te marre pjese ne funeralin e saj. Ndryshe nga heret e tjera,
    kur shkoja dhe e takoja, sot per here te pare pare, u vesha me nje kostum te zi qe do te me ngelte ne trup,
    per tere jeten time ne vazhdim!
    I rraskapitur dhe i vrare ne shpirte si asnjehere tjeter, mora rrugen per ne shtepine, ku gjithmone e gjeja duke
    me pritur ne oborrin e vogel te shtepise, por qe sot nuk ishte duke me pritur me ne vendin e zakonshem, por ne
    nje arkivol te kuq e te zbukuruar me lule te shumta perreth! Ne castin qe po futesha ne dhomen ku prehej trupi
    i se ndjeres i mblodha forcat e mia per te fundit here, me qellim qe te mos e jepja veten ne ate ambient.
    Me hapa teper te ngadalte, iu drejtova atij arkivoli qe mbante ne brendesine e tij, njeriun qe e desha dhe me
    deshi pa mase! Kur u gjenda perbri saj, u perkula ngadale dhe e putha lehte ne balle.
    Ndersa me doren qe me dridhej, i vendosa nje trendafil te kuq, ne floket e saj te gjata, qe nuk do ti shihja me
    kurre, duke i ledhatuar flladi i fresket i buzembremjeve te kesaj vere, qe sapo kishte trokitur!
    Me pas, pa u kthyer fare, bera disa hapa prapa dhe zura vend ne radhen e njerezve qe me dhimbje te madhe,
    veshtronin ne heshtje fytyren e saj me nje buzeqeshje te ngrire, pergjysem!

    Kur ja ne dhome u futen kater persona qe me nje perkujdesja shume te madhe, i vendosen duarte neper kater
    cepat e arkivolit dhe me ngadale e ngriten, per te vazhduar rrugen, e cila nuk te conte ne vend tjeter, pervecse
    ne banesat e fundit! Kortezhi qe ndiqte nga pas makinen, ne te cilen udhetonte per ne nje udhe te pakthyeshme
    trupi i saj i pajete, ishte teper i gjate dhe gjithsejcili ndjente thelle ne shpirte nje dhimbje te madhe per ate vajze,
    qe ne stinen me te bukur dhe me te shtrenjte te jetes, fati e detyroi qe ti jepte fund, c'do gjeje ne kete bote!
    Kur makina qe bartte arkivolin e saj, arriti ne varreza, te pranishmit qe gjendeshin ne ate moment, u shperndane
    nga radha qe qene vendosur, dhe zune vend ne formen e nje rrethi, ne vendin ku ndodhej varri i hapur dhe qe po
    priste i uritur trupin e saj te njome!
    Te njejtet persona perseri, e barteb arkivolin e saj nga makina dhe e sollen prane asaj grope te erret, ku pas nje
    pushimi disi te shkurter, e leshuan me lehtesi dhe keqardhje shume te madhe, ne fundin e atij varri kobezi, arkivolin
    e saj!

    Te gjithe te pranishmit qe ndodheshin ne kete funeral, mbushen nga nje grushte me dheun qe kishte dale, kur qe
    hapur ajo grope dhe ia hodhen persiper, arkivolit te saj ne shenje respekti per shpirtin e se ndjeres!
    Ndersa shikoja grushtat e dheut qe hidheshinmbi arkivolin ku prehej i pajete, shpirti im binjak, mua me vinte se i gjithe
    ai dhe, po biente mbi lumturine dhe te ardhmen e jetes sime!
    Pas pak castesh, i tere varri u mbush perseri me dheun e tij, por ndryshe nga me pare, tani kishte edhe nje dhurate brenda!

    Tashme une nuk mundesha me, te shihja as edhe arkivolin, e jo me trupin e saj qe ishte ne brendesi te atij varri!
    I vetmi person qe nuk mundi te hidhte, as edhe nje molekule dheu mbi arkivolin e saj, isha une!
    Nuk me bente zemra, te hidhja dheun ne ate varr, per te vetmen arsye, sepse sebashku me trupin e saj, ne ate varr
    ishte mbuluar lumturia dhe kenaqesia e jetes sime!
    E si do te merrte guximin shpirti im i plagosur qe te hidhte dheun, mbi shpirtin e tij binjak dhe mbi gjerat me te shtrenjta
    qe i perkisnin?! Keshtu pra, kjo stine e bukur pranvere qe sapo pati trokitur ate vit, per mua do te rikthehej perseri ne dimer,
    ku furtunat, te ftohtet dhe acari i ashper do te mbeteshin te pazevendesueshem per ditet e mia ne vazhdim !!!...


    © Saimiri... Qershor - 2004


    ________________________________

      Ora ėshtė Thu 21 Aug 2014, 09:12