Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Hipertensioni Arterial.

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Hipertensioni Arterial. Empty Hipertensioni Arterial.

    Mesazh nga Administratori Sun 06 May 2012, 11:28

    Hipertensioni Arterial.

    Tensioni arterial (t.a) eshte presioni qe gjaku ushtron tek muret e eneve te gjakut. Ky tension varet nga ritmi dhe nga forca e tkurrjes se zemres, nga volumi i gjakut dhe nga rezistencat e arterive,arterioleve, venave dhe kapilareve qe kundershtojne fluksin e gjakut.

    Mekanizmat qe rregullojne tensionin e gjakut:
    - Rregullimi i tensionit arterial varet nga aktiviteti i qendrave vasomotore qe ndodhen ne tru dhe nga shume substanca te tjera ne organizem. Kur , per cfaredo lloj arsye t.a ulet, ne veshke prodhohet renina qe, duke vepruar mbi angiotensinogjenin e transformon ne angiotensin; kjo e fundit ka nje rol vazongushtues dhe shkakton ngritje te t.a.
    -Angiotensina gjithashtu rrit prodhimin e aldosteronit nga gjendrat mbiveshkore; aldosteroni mban jonet Na+ dhe thith uje gjate filtrimit te urines ne veshke, si pasoje e ujit te thithur rritet volumi i gjakut qe kontribuon ne rritjen e t.a.
    -Edhe adrenalina, noradrenalina, kortikosteroidet, hormonet e tiroides(T3 dhe T4) kane efekt hipertensiv.

    Vlerat dhe matja e t.a:
    Zemra shtyn gjakun ne menyre homogjene dhe pulsante; ne cdo sistole do nxirret nga zemra nje volum i caktuar gjaku e me pas ka nje moment pushimi qe quhet diastole. Gjate diastoles zemra mbushet perseri me gjak per te vazhduar ne sistolen e ciklit te ri.
    Kjo menyre e punimit te zemres me faza aktive dhe pasive shpjegon faktin pse ne vlerat e t.a kemi nje vlere minimale qe korrespondon me diastolen dhe nje maksimale qe korrespondon me fazen e sistoles.
    Metoda me e perdorur per te matur t.a eshe me ane te nje instrumenti qe quhet sfigmomanometer dhe vlerat jane te shprehura ne mmHg.
    T.a peson lekundje te medha gjate dites , duke arritur vlera me te ulta ne oret e para te mengjesit. Lekundjet e tjera te t.a varen ga aktiviteti fizik,nga temperatura, dhe tensioni psiqik. Ka edhe lekundje te vlerave te t.a ne baze te seksit dhe moshes.
    Ekzistojne dhe raporte shume te ngushta midis t.a dhe dhe semundjeve kardiovaskulare.
    Eshte normale nje tension arterial poshte 140 mmHg per presionin sistolik dhe 90 mmHg per presionin diastolik, dhe konsiderohen optimal vlerat 120 mmHg me 80 mmHg.

    HIPERTESIONI ARTERIAL: trajtimi jo medikamentoz.
    Trajtimi jo-medikamentoz i hipertensionit arterial (H.A.) mund te perbeje nje mjet te thjeshte per te normalizuar vlerat T.A. tek njerezit me hipertesion te lehte arterial.

    Modifikimi i dietes:
    Eshte pergjithesisht i pranuar fakti qe zvoglimi i sasise Na+(kripe kuzhine,e perbere nga Na+ dhe Cl-) eshte i dobishem ne njerezit me hipertesion.
    Ka rezultuar qe nje diete qe korrespondon me gjysmen e sasise se Na qe eshte prezent ne ushqimin e vendeve te industrializuara mund te ule tensionin arterial maksimal deri ne 6-7 mmHg dhe ate minimal ne 5-6 mmHg.
    Problemi me i madh ne aplikimin e uljes se sasise se sodiumit(Na) ne dieten e pacienteve me hipertension arterial eshte veshtiresia e pacienteve per ta pranuar dhe respektuar per kohe te gjate kete lloj diete.
    Shtesa e kaliumit (K):
    Nje diete e pasur me kalium ka nje rol mbrojtes nga komplikacionet e zemres dhe eneve te gjakut tek hipertensioni. Kaliumi mund te ule vlerat deri 9-10 mmHg per tensionin maksimal dhe 5 mmHG per ate minimal.
    Shtesa e magnesiumit
    Shtesa e magnesiumitt mund te ule tensionin arterial mesatar deri ne 8-10 mmHg.

    Ushtrimet fizike:
    Nga aktivitetet fizike te mundshme te tipit dinamik dhe aerobik mund te permendim jogging, vrap, ciklisem, marshim,not, qe perbehen nga levizje te perseritura te shume muskujve me mungese te forcave te resistences.
    Stervitja e aplikuar te pakten 3 here ne jave per 30 min ose me shume, eshte ne gjendje te ul tensionin arterial deri ne 5-10 mmHg per maksimumin, dhe 10-15 mmHg per ate minimum.

    Zvogelimi i peshes trupore:
    Rregullimi i peshes trupore konsiderohet nje mjet efikas dhe pa efekte kolaterale per uljen e vlerave te t.a.
    Mund te thuhet se me nje humbje te 1 kg arrihet ulja e e presionit ne1 mmHg. Keshtu qe nje njeri qe eshte 10 kg mbi peshen ideale dhe ka nje presion qe eshte 10 mmHg mbi vlerat optimale, nqs arrin peshen ideale do ti rikthehen edhe vlerat optimale te presionit.

    Reduktimi i alkolit:
    Nuk ka dyshim qe nje ulje e sasise se alkolit luan nje rol te madh ne kontrollin e vlerave te tensionit tek njerezit qe normalisht perdorin alkol.

    Perdorimi i kafeines dhe nikotines:
    Perdorimi i kafeines mund te shkaktoje rrahje te shpeshta te zemres dhe nje rritje te perkohshme te t.a. Kerkime per perdorimin kronik te kafeines nuk kane gjetur ndonje lidhje midis perdorimit te kafese dhe vlerave te t.a. Efekti favorizues i duhanit ne arterioskleroze eshte dokumentuar tek vdekjet per kardiopati ishkemike dhe vaskulopati cerebrale tek duhanpiresit e medhenj.
    Ndalimi i duhanit , pavaresisht nga efektet mbi t.a. zvogelojne rrezikun kardiovaskular tek pazientet me hipertension. Numri i madh i te semureve me hipertension tek duhanpiresit sugjeron nje rol te rendesishem te duhanit tek kjo lloj semundje.

    Marre nga: Mjeksia.net

      Ora ėshtė Sat 27 Apr 2024, 08:31