Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    TAKIM LETRAR NĖ WUPERTAL

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    TAKIM LETRAR NĖ WUPERTAL Empty TAKIM LETRAR NĖ WUPERTAL

    Mesazh nga shaban cakolli Sat 10 Oct 2009, 04:19

    Pal Sokoli



    HARMONIA E SHPIRTIT GJETI SHTIGJET
    E DRITES QE SI ZAMBAK

    LIGJĖRUAN PĖR THEMELET E
    JETĖS SHQIPTAR GJATĖ PROMOVIMIT TĖ KATĖR LIBRAVE
    TĖ RINJ NĖ WUPPERTAL


    Wuppertal-04.10.2009
    Nė sallėn e klubit shqiptar
    nė Wuppertal ishin tubuar krijues dhe artdashės nga shumė qytete
    tė shtetit gjerman dhe nga shtete fqinje, Holanda dhe Belgjika. Tė
    pranishėm ishin edhe pėrfaqėsues tė medieve tė ndryshme ndėr tė
    tjerė edhe tė televizionit tė RTK-sė.

    Tubimin e shpalli tė
    hapur autori i kėtyre rreshtave (P. Sokoli)duke i pėrshėndetur tė
    gjithė tė pranishmit dhe sidomos pėrzemėrsisht pėrshėndeti autorėt
    e librave tė rinj, pastaj posaēėrisht pėrshėndeti miqtė artdashės
    tė cilėt kishin ardhur nga larg enkas pėr kėtė takim.

    “Jam shumė i kėnaqur qe
    krijuesit tanė po ruajnė, po kultivojnė dhe po lejnė gjurmė tė
    artit dhe letėrsisė shqipe tė brezat e rinj kėtu nė mėrgatė”.
    Duke ju uruar mirėseardhje te pranishmėve dhe duke ju uruar suksese
    autorėve tė rinj fjalėn e mori udhėheqėsi i kėtij takimi z. Liman
    Zogaj. Liman Zogaj ftoi nė skenė te katėr autorėt e librave tė
    rinj dhe duke ju dėshiruar suksese tė reja, ftoj edhe referuesit e
    tyre.

    Pėr librin “Themelet e jetės”
    tė poetit dhe kryetarit tė Lidhjes sė shkrimtarėve shqiptar nė
    gjermani, njėrit ndėr themeluesit e “Radio Kosova e lirė” dhe
    ish ushtarit tė bjeshkėve tė Berishės z. Martin Ēunit, foli z.
    Vehbi Musa.

    “Te ky libėr shoh
    z. Martin Ēuni dhe librin e tij “Themelet e jetės”,shoh pra Martin
    Ēunin i cili ballafaqohet me botėn e tij nė njėrėn anė dhe me
    botėn e njė regjimi aktual nė anėn tjetėr”.tha z. Vehbi Musa.
    Tentativat e shkrimtarėve qe tė dalin nga mediokriteti dhe tė ngrit
    zėrin kundėr padrejtėsive pėrfundojnė nė katrahurė me pushtetin
    nė fuqi. Libri i Martin Ēunit “Themelet e jetės”ėshtė edhe
    njė pjesė e jetės se pėrjetuar nga vet autori. Autori na i
    sjellė si tablo tė gjitha kėto pėrjetime tė cilat janė nė korrelacion
    me strukturat shtetėrore tė atėhershme dhe krajatave qoftė familjare,
    qoftė individuale. Vehbi Musa lexoj dhe komentoj disa fragmente nga
    ky libėr.

    Pėr Librin “Zambaku i Gjakovės”
    tė znj. Sabahate Byci, referoi znj. Sevėme Fetiqi- Preteni gjithashtu
    poete dhe anėtare e Lidhjes se shkrimtarėve shqiptar nė Gjermani.
    Ajo foli pėr aktivitetin e pėrbashkėt me znj. Sabahate Byci qe nga
    vitet e tetėdhjeta nė Kosovė e qe nga viti 1992
    nė Gjermani. Sabahate Byci qe nga vitet e tetėdhjeta ishte e pranishme
    nėpėr revistat tona letrare e tani na vjen me librin e saj tė parė,me
    nje Zambak poezishė tha z. Sevėme Fetiqi- Preteni dhe lexoj njė
    pjesė te parathėnies se kėtij libri tė shkruar nga redaktori
    Besim R Cengu; .” Poezia e Sabahate Bycit ka njė tematikė dhe njė
    trajtim tė atij lloji qė e bėn vargun tė veēantė, teknikisht tė
    njė natyre tjetėr, krejt tjetėr, krahasuar me prodhimet e sotme poetike
    nė vendin tonė. Ajo nuk pretendon shumė tė shprehet pėrmes vargut,
    se sa pėrmes ndjenjės, pėrmes fjalės sė pėrmallshme qė ngjit
    e lė gjurmė, tė bėn tė mendosh. Kjo ka bėrė qė poezia e kėtij
    vėllimi ėshtė lehtėsisht e kuptueshme, nuk ka ndėrlikime tė vargut
    e rėndesė tė fjalės”. Dhe me tutje”
    Krijimet poetike tė kėtij vėllimi
    janė fryt i njė zemre shqiptare qė pulson shqip, emocionohet shqip,
    dashuron e urren shqip, janė ide qė dalin nga njė mendje qė mendon
    shqip, gjykon e analizon shqip, por edhe qė mundohet t’u jepet tė
    tjerėve nėpėrmjet njė poezie duke thirrur nė ndihmė fjalėn krenare,
    tė bukur e kumbuese shqipe.” .Me nė fund referuesja e pėruroj autoren
    Sabahate Byci pėr librin duke i uruar suksese te tjera.

    Pėr librin e Liman Zogajt”Shtigjet
    e dritės” referoi z.Qamil Faniqi i cili kishte ardhur nga Roterdami-Holandė
    posaēėrisht pėr kėtė takim. Q. Faniqi pėrkujtoi edhe rėndėsinė
    letrare tė librit te parė tė z. Liman Zogaj “Kosovė nuk ta mora
    diellin” dhe duke u ndalur tanimė ne librin qe kemi nė duar”Shtigjet
    e Dritės”,” Liria tė bėnė udhėtar kėrkimi , shpesh dukesh
    si njė barkė nė oqean rrahur valėsh drejtė
    brigjeve pas ėndrrave e apo si shtegtar nėpėr hapėsirė i
    rrethuar nga shumė ngjarje tė cilat i bėhen ligjėrim poetik edhe
    pėr kundėr sakrificės duke mos heq dorė nga realiteti. Pra, ndonėse
    i dėrmuar herė herė, ai jeton me shpresėn sė e ardhmja po
    vjen dhe veē ka trokitur ėndrrės sė tij.


    Liman Zogajn nė poezinė e tij jo rrallė e gjejmė tė ndeshur
    edhe me ēaste dramatike dhe sikur bėn thirrje ti bashkohemi brengave
    tė tij qė sa mė shpejtė ta ndezim dritėn e lirisė. Pra ai
    bėnė rrugė shekujve, mbi monumentet e historisė sė
    lavdishme tė kombit ndaj edhe s’mund tė mos bėhemi bashkudhėtar
    nė vargun e tij poetik“tha z.Qamil Faniqi duke lexuar edhe disa strofa
    poezish qe i kishin lėnė mbresa tė veēanta. z. Faniqi foli pėr
    brendinė e librit,konstruktit te tij si dhe tematika me shumė sfidat
    e jetės tė cilave poeti ju qėndron vertikalisht.

    “Liman Zogajt mund tė nxirret
    konkludim sė nė letrat shqipe po bėhen gjurma tė cilat koha
    do ti vulos nė historikun e vetė letrar, nė kulturėn tonė kombėtare”.(Q.
    Faniqi).

    Pastaj pėr librin e autorit
    Avni Bellaina” Harmonia e shpirtit” referoi poeti ,Shaban Cakolli.
    Libri i z, Bellaina ėshtė me tematikė te re nė literaturėn tonė,me
    tematik nga mendimi pozitiv, qe trajton ēėshtje ontologjike
    tė njerėzimit, ku njeriu ėshtė si qenia me e vetėdijshme e universit,
    njeriu ėshtė kompjuteri mė i mirė nė botė, thotė autori . Autori
    pėrpiqet tė na dėshmon se mendimi pozitiv ėshtė rruga me e mire
    qe njeriu ta zbuloi vetveten,e pastaj tė zgjidh drejt problemet e jetės.

    Z. Liman Zogaj ju dha
    fjalėn autorėve qe tė prezantohen dhe tė lexojnė apo flasin diēka
    nga veprimtaria e tyre. Martin Ēuni u ndal shkurtimisht tė gjuha shqipe
    dhe pėrkushtimi i ynė pėr te, e sidomos kur kemi mundėsi ta
    pėrdorim gjuhėn tonė shqipe mos tė pėrdorim gjuhė tjetėr.

    Pastaj Liman Zogaj lexoj poezi
    nga veprimtaria e tij, ndėrsa Avni Bellaina tha se me kėtė libėr
    po dėshmoj se shqiptarėt nuk janė vetėm luftėtar te mirė por edhe
    si njerėz qe njohin dashurinė shumė mirė. Sabahate Byci lexoj
    dy poezi nga libri i botuar te cilat siē tha ajo “dalin nga
    zemra”.Poezi nga libri “Pėrkushtime” e H. Haxhosaj kushtuar Din
    Mehmetit me rastin e 80-vjetorit te tij lexuan Dibran Demaku dhe
    Pal Sokoli. Ne fund tė takimit Kryesia e Lidhjes se shkrimtarėve nė
    Gjermani ju bashkua reagimit tė akademive tona shqiptare rreth Enciklopedisė
    sė Maqedonisė duke e quajtur provokim zyrtar tė shtetit maqedon.

    Lidhja e shkrimtarėve,artistėve
    dhe krijuesve shqiptar,nė Gjermani gjerė me tani ka promovuar mbi
    pesėdhjetė libra tė autorėve tanė nė mėrgim nė ketė shtet,
    ka motivuar dhe po motivon autor te rinj nga mėrgata tė shkruajnė
    dhe tė botojnė vepra tė reja, siē ishte rasti me disa nga autoret
    e kėtij takimi. Veprimtarin do ta vazhdoj edhe mė tutje kemi nė program
    promovimin e tre librave tjerė, dy tė poetit Dibran Demaku dhe njė
    tė politikologės, mr. Kreshnike Mehmetaj „Kosovos Weg in die
    Unabhėngigkeit“(Rruga e Kosovės kah pavarėsia), deri ka fundi i
    kėtij viti.

    “Sa lutėsh pėr dritė,
    mė mirė ndez njė qiri” thoshte Nėna ynė e madhe;nėna Terezė,
    kėshtu qe edhe nė sado pak aktivitete qe po bėjmė nė mėrgatė
    gjermane po lejmė gjurmė tė artit dhe letėrsisė shqipe.

    Autorėve ju urojmė suksese
    tė reja

      Ora ėshtė Sat 27 Apr 2024, 05:55