Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

2 posters

    KRIJUESIT TANĖ NĖ DIASPORĖ

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    KRIJUESIT TANĖ NĖ DIASPORĖ Empty KRIJUESIT TANĖ NĖ DIASPORĖ

    Mesazh nga shaban cakolli Tue 05 May 2009, 00:43

    Krijuesit tanė nė diasporė: Baki Ymeri
    METAFORA E SHNDĖRRIMIT TĖ FJALĖVE NĖ DRITĖ
    Krijuesit tanė nė diasporė: Baki Ymeri

    Poeti Baki Ymeri, duke thelluar tiparet e fizionomisė sė tij artistike, pas vėllimit poetik dygjuhėsh (rumanisht/shqip) "Kaltrina" (Kriterion, Bukuresht, 1994), rivjen sėrish para admiruesve tė poezisė me vėllimin e tij tė dytė dygjuhėsh "Dardania", (Shtėpia Botuese Deliana, Bukuresht, 1999). Poeti ėshtė vazhdues konseguent i tipareve tė tij: i strukturės shpirtėrore, strukturės stilistike, fjalorit poetik dhe motiveve. "Dardania" ėshtė vėllimi poetik qė mbart e zhvillon shqetėsimet poetike tė vėllimit tė parė "Kaltrina". Duke ruajtur tė pandryshuar konstitucionin e tij shpirtėror, thelbin ontologjik, "moshėn shpirtėrore", Baki Ymeri sjell njė zhvillim horizontal tė prosedeve poetike vetanake. Poeti zhvillon dhe i jep udhė pozitės midis dy botėve: atė shqiptare dhe rumune, dhe me tė gjitha hipostazat qė implikon kjo pozitė (si qenie ballkanike), poezive tė dashurisė qė mbeten pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e arrirė, dhe poezisė meditative. Qėnia ballkanike – qė shtresohet nė histori ballkanike, nė filozofi ballkanike, nė gjuhė ballkanike, nė gjeografi ballkanike..

    Shqetėsimi i tij ėshtė ai arketipal, ėshtė njė shqetėsim qė duket se autori e mbart prej disa mijra vjetėsh. Kufijtė e qėnies shtrihen e peshojnė herė nė njėrin vend herė nė tjetrin, herė nė njė rrafsh kohor, herė nė njė tjetėr, nė njė mėnyrė eterike, nė fluturim dhe takohen e mpleksen pikėrisht nė thelbin e vet ontologjik. Poeti ndjehet shqiptar i Maqedonisė, i Shqipėrisė, i Kosovės, brenga poetike nis me njė pretekst gjeografik, fizik, e pėrfundon nė pėrmasa universale. Nga kjo dinamikė, nga ky motiv e status emotiv, nga kjo pikėpeshimi mbi universin poetik merr shpjegim poezia e poetit Baki Ymeri. Programi poetik, ontologjia e tij, konturohet, ravijėzohet nga njė imazh mitik e vizionar, prej njė muze, prej realitetit historik tė ngjizur nė emrin antik tė Kosovės sė shqiptarėve, Dardanisė.

    Poezia e Baki Ymerit merr frymė dhe gjallėron nė zemrėn gjeografike tė shqiptarisė, qė ėshtė Shipkovicka – vendlindja e autorit. Duke qėnė i dashuruar me botėn shpirtėrore rumune, ai jeton tani, atje ku ėshtė kultivuar nė mėnyrėn mė fine e mė pretencioze, gjuha letrare shqipe – nė Bukuresht. Bukureshti siē dihet, ka qenė njė pėrkrahės i vėrtetė i kulturės dhe letėrsisė shqiptare, duke dhėne ndihmė pėr funksionimin e shoqėrive kulturore dhe veēanėrisht pėr botimin e veprave themelore tė rilindasve tanė (vėllezėrit Frashėri, Jani Vreto, Mihail Grameno, Asdreni, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Aleko Vanēi etj.). Duke ndjekur gjurmėt e tyre, si njė njohės i shkėlqyer i letėrsisė rumune dhe asaj shqiptare, shpirti poetik i Baki Ymerit ėshtė i hapur.

    I lindur nga njė nėnė rumune dhe nga njė baba shqiptar, autori i kėtyre vargjeve gėzon prioritetin pėr tė bashkuar dy burimet e mėdha siē janė letėrsia shqipe dhe ajo rumune. Ai ėshtė njė shpirt i brishtė qė di fshehtėsinė e shndėrrimit tė fjalėve nė dritė, duke i metaforizuar, sė bashku me shqetėsimet e Ballkanit, edhe ndjenjat e dashurisė.

    I dehur me ajrin e dashurisė, i prekur nga flatrat e saj, i ndjeshėm nga ēdo manifestim subtil njerėzor, i magjepsur pas feminitetit, pas bukurisė tė ndjenjave njerėzore, pas brishtėsisė fizike, poeti pėrpiqet ta sjellė pėrjetimin e tij nė formė vargjesh. Poeti gėzohet prej dashurisė, mbushet me energji e vitalitet. Poezia merr formėn e njė reaksioni verbal, e njė gjesti verbal tė njė natyre tjetėr. Poezia merr vlerat e njė shpėtimi, e njė arratie dhe mbetje nė tė tashme, njė balsam dhe njė lėndim njėherazi, njė shenjė e vetmisė dhe e pranisė sė njė qėnjeje tjetėr. (Tresha dashurie, Mjaltė, Mallkim me erėtima, Fuqia e dashurisė, Femra tė stolisura nė mėndafsh dhe ajėr, Mall, Je kėngė?, Gjinjtė, Vargje dashurie, Brishtėsi, Kolendėr dashurie, etj.) Pėrmendim vetėm njė numėr titujsh nga poezia erotike. Siē vihet re dhe nga ana sasiore paleta e kėtyre poezive ėshtė zhvilluar ndjeshėm. Prirja natyrale, por dhe ku rezultatet janė mė tė arrira, ėshtė poezia e dashurisė. Nė botėn pėrrreth tij ai kėrkon motive, provokon kontakte qė nxisin dhe zhvillojnė botėn ndjenjėsore tė tij magjepset, tundohet, dridhėrohet nė intimitetin e tij poetik.

    Poezia bėhet realiteti real dhe virtual pėr poetin Baki Ymeri. E folura poetike kap trajtat e njė ligjėrimi onirik, ku koherenca e logjikės poetike bėhet entropike. Nė fakt aventura e tekstit tė Baki Ymerit na ēon nė njė gjendje tė pėrgjithshme entropike. Poezia e Baki Ymerit strukturohet sipas njė mėnyre enigmatike, strukturimi i njė tereni entropik. Mė tėrheqėse nė kėtė poezi bėhen kombinimet e sintagmave, fjalėve, liria asociative e bashkimit tė tyre - ligjėrimi poetik nė tėrėsi. Poezia ėshtė e mbushur plot me sharm, ajo ėshtė tingulluese, gurgulluese dhe e rrjedhshme. Autori parazgjedh njė ligjėrim poetik qė provokon kumte tė fshehta, kėrkon tė zhbirojė misterin e magjinė. Poezia dekodifikohet dhe bėhet mė familiare, pas deshifrimeve tė asosacioneve, pėrfytyrimeve, pas zbėrthimit tė mėnyrės metaforike tė tė menduarit poetik. Pėrgjithsisht obcioni i tij ėshtė poezia e shkurtėr, thėnė ndryshe i pėlqen tė flasė pak, por nė mėnyrė sugjestive, mendimi ėshtė i pėrqėndruar, e foluara realizohet me njė frymė. Posaēėrisht poezitė e dashurisė janė shprehje e ngarkesave maksimale emocionale. Intesiteti i pėrjetimit i ngjesh mjetet gjuhėsore, i ekonomizon dhe pėr pasojė ligjėrimi ngjason me njė tė folur magjepės. Baki Ymeri me vėllim "Dardania" thellon elementet tipologjike tė poezisė sė tij. Fryma lirike, posaēėrisht lirika e dashurisė shėnon njė sukses nė peisazhin e poezisė bashkėkohore shqipe.

    Luan Topēiu
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    KRIJUESIT TANĖ NĖ DIASPORĖ Empty Re: KRIJUESIT TANĖ NĖ DIASPORĖ

    Mesazh nga Desperado Mon 24 Aug 2009, 02:12

    Faleminderit per kete artikull i nderuar Shaban.
    Per shkrimtarin Baki Ymeri, kam degjuar shume keto kohet e fundit, dhe madje kam lexuar edhe mjaft vargje te tija, aty ketu neper faqe te ndryshme ne internet. Por qe te jem i sinqerte, ende nuk kam lexuar ndonje veper te plote te tij, dhe do te kisha shume deshire per ta lexuar nje te tille.

    Kalofshi mire.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Sat 27 Apr 2024, 03:16