Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

2 posters

    10 Menyrat per te qene disi me te lumtur

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    10 Menyrat per te qene disi me te lumtur Empty 10 Menyrat per te qene disi me te lumtur

    Mesazh nga Scarface Tue 06 Jan 2009, 01:30

    T'i besosh vetvetes.
    Tė vėshtrosh me optimizėm ngjyrat e jetės.
    Tė reagosh me energji ndaj tatėpjetave tė jetės.
    Me fjalė tė tjera tė zhvillosh jetėn pozitive tė karakterit vetjak. Gjithė lumturia qėndron kėtu dhe nė pjesėn mė tė madhe ėshtė nė duart tona, mjafton tė dish ta presėsh.




    1. Mos u kap me fatin

    Sa herė tė ka ndodhur tė mendosh: "jam vėrtet pa fat, asgjė s'shkon siē duhet". Sigurisht jeta e ēdokujt ėshtė gatuar me cikle pozitive dhe negative, por beso se nuk ka fat tė keq. Mėnyra me tė cilėn pėrballon problemet e pėrditshme varet mbi tė gjitha nga karakteri ynė. Ėshtė mė shumė njė ēėshtje mendore, duhet tė bindėsh vetveten qė fati varet nga ti dhe askush tjetėr. Mos humb kohė duke pyetur veten: "Pėrse mė ndodh mua". Pėrkundrazi, mėnyra mė e mirė pėr tė pėrballur problemet ėshtė tė shikosh pėrpara. Pra, tė pėrqendrosh vėmendjen drejt zgjidhjes sė problemit.

    2. Rreziko gjithmonė, jep maksimumin
    Nė qoftė se angazhohesh gjysma-gjysma, me iluzionin qė t'i shpėtosh vėshtirėsive dhe tė kesh njė jetė mė komode, atėherė dhe lumturia jote do tė jetė e pėrgjysmuar. Ėshtė njėsoj si tė shmangesh njė pjesė tė rėndėsishme tė jetės, nga frika se mund ta humbėsh. Ėshtė e nevojshme tė kesh kurajėn pėr t'i marrė pėrsipėr rreziqet: Sfidat janė kripa e jetės dhe, tė fituara ose tė humbura, janė tė nevojshme pėr tu rritur dhe pėr tu bėrė mė i fortė. Sa mė shumė do tė kesh kurajėn pėr tė pėrballuar rreziqet, pra tė luash "ndeshjen e jetės" si person i parė, aq mė shumė do tė ndjehesh e lumtur, sepse do tė dish se ke dhėnė maksimumin.

    3. Mbaj mend se kush s'jep, s'merr!
    "Pak dhe saktė". Ėshtė me tė vėrtetė mė e mira pėr t'u frymėzuar, kur bėhet fjalė pėr miq. Si tė sigurohesh n.q.s. do t'i kesh pranė pėr gjithė jetėn? Varet vetėm nga ti. Mos prit qė tė vijė nga qielli dhe tė rrijė pranė teje nėse nuk i jep asgjė si shkėmbim. Duhet tė jesh e kujdesshme, e pranishme, t'i telefonosh, tė shqetėsohesh pėr tė, ta dėgjosh, ta mbėshtesėsh nė momentet e vėshtira. Duhet tė japėsh po deshe tė marrėsh. Dhe njė kėshillė se si tė shmangesh humbjen e kohės dhe tė energjive me personat e gabuar: Pikėsėpari besoji intuitės tėnde, nėse personi kėrkon tė krijojė miqėsi me ty dhe nuk qesh ose tė pėrgjigjet brutalisht, s'meriton miqėsinė tėnde.


    4. Nė gjėrat qė bėn, vėr ca mė shumė entuziazėm!
    Studimi i njė materiali qė tė bezdis, s'bėn pėr ty?! Mos u zhyt nė kėtė mendim dhe mbushja mendjen vetes qė mund t'ia dalėsh. Duke u pėrkushtuar deri nė fund mund t'ia dalėsh pėr tė arritur qėllimin tėnd. E njėjta gjė vlen dhe pėr punėn. Duke bėrė me pasion aktivitetet e pėrditshme, nė fund do tė kuptosh se si ke bėrė diēka edhe pėr ty edhe pėr tė tjerėt. Dembelizmi ėshtė njė qėndrim pasiv dhe prej viktime ndaj botės, lumturia i pėrket atij qė angazhohet me ngulm dhe vendosmėri.


    5. Zgjedh objektivin dhe pėrpiqu ta arrish!
    Nė jetėn e pėrditshme bėhu mė shumė luftarake. Mjafton tė kesh njė synim, ta kesh pėrherė tė frikėsuar pėrballė vetes dhe tė bėsh gjithēka pėr ta arritur. Armėt tuaja pėr t'ia dalė mbanė janė pėrveē ngulimit dhe vendosmėrisė edhe frika, tėrbimi, ca ndjenja negative, por qė mund tė tė japin forcė.


    6. Pėrballoji problemet nė vend qė t'i shmangesh!
    Nuk duhet t'i nėnshtrohesh njė situate qė nuk tė kėnaq nga frika se nuk e pėrballon dot tė panjohurėn. Tė shmangėsh problemet tė bėn tė pasigurt dhe humbėse. Sa mė shumė t'i shtysh aq mė shumė do tė shtohet stresi, sa tė mos arrish tė gjesh fillin pastaj. Nė tė kundėrt arrin tė jesh psikologjikisht e hekurt kur vendos rregullsi nė mendje dhe pėrballon situatat duke i zgjidhur me qetėsi dhe ngulm. Nuk ėshtė e vėrtetė qė lumturia do tė thotė mungesė problemesh, tė gjithė i kanė, vetėm qė duhet tė mėsosh t'i drejtosh me njė qėndrim pozitiv.


    7. Herė pas herė... Shtėpi, zyrė, pazari, fėmijėt, burri...
    Angazhimi i rregullt bėn mirė, po mos e lėr veten tė tėrhiqesh nga automatizmat e pėrditshme. Jeta rrezikon tė rrjedhė ditė pas dite pa e kuptuar as ti vetė atė qė tė ndodh rreth. Nganjėherė ėshtė e nevojshme tė ndalosh dhe tė reflektosh. Ėshtė e pamundur? Mundohu tė bėsh kėtė ushtrim: mbaj frymėmarrjen dhe ndėrgjegjėsohu pėr trupin tėnd, pėr pozicionin qė je, pėr lėvizjet qė bėn. Ėshtė njė ēast ndėrgjegjėsimi pėr tė mėsuar pėr veten tėnde, pėr tė kuptuar atė qė tė ndodh deri nė imtėsi.

    8. Mbushu plot me energji!
    Pėr kėtė ėshtė e nevojshme tė mėsosh tė jesh mė e ēlodhur. Sot jeta ėshtė e furishme dhe kur je i stresuar, rreziku ėshtė tė shkosh drejt animit. Ėshtė e nevojshme tė gjendet mėnyra pėr t'iu shpėtuar tensioneve tė ditės apo personave qė tė krijojnė ankth. Si? Duhet krijuar dhe shfrytėzuar tė ashtuquajturin "kohėn e cilėsisė". Pas njė dite studimi ose pune, dėgjo muzikėn e preferuar, mbėshtillu me aromat e njė banjoje tė ngrohtė dhe ēlodhe lėkurėn, bėj mesazhe shtendosėse, regjistrohu nė njė palestėr dhe eksperimento meditimin.

    9. Ndrysho qėndrimin
    Tė qahesh pa kaluar nė aksion nuk tė ndihmon pėr tė jetuar mė mirė, pėrkundrazi. Kush vazhdon tė shikojė vetėm anėt negative tė jetės, ėshtė i pėrqendruar mbi atė qė e bėn mė tė pakėnaqur. Ky ėshtė ndryshimi ndėrmjet atij qė lufton pėr tė qenė i lumtur dhe e atij qė ėshtė mėsuar tė mos kėnaqet kurrė. Qetėsia shpirtėrore ėshtė njė fitore e vėrtetė, pra pėr ta arritur s'duhet hequr kurrė dorė sė luftuari. Dhe kujtohuni qė lumturia ushqen lumturinė.

    10. Bėj sport: i bėn mirė edhe mendjes!
    Pėrveēse ėshtė i rėndėsishėm pėr mirėqenien fizike, ėshtė provuar se kontribuon nė njė ndjesi qetėsie shpirtėrore. Kemi dhe njė faktor tjetėr qė ėshtė shumė i rėndėsishėm: tė kesh njė fizik tė stėrvitur, tė fortė dhe reagues, shton sigurinė nė vetvete. E fundit nga tė mirat e sportit, ėshtė mundėsia qė tė jep pėr tė bėrė shoqėri: tė futesh nė njė palestėr, nė njė kurs vallėzimi, do tė thotė tė kesh miq tė rinj.
    beta
    beta
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 5
    Mosha : 36
    Vendndodhja : peje
    Profesioni : studente
    Pikėt : 0
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 06/11/2008
    Humor : haha

    10 Menyrat per te qene disi me te lumtur Empty Re: 10 Menyrat per te qene disi me te lumtur

    Mesazh nga beta Tue 06 Jan 2009, 03:27

    ke shkruar 10 menyrat me me vend...

      Ora ėshtė Sat 27 Apr 2024, 08:13