Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    40 vjet kĖngė me Demir Krasniqin

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    40 vjet kĖngė me Demir Krasniqin Empty 40 vjet kĖngė me Demir Krasniqin

    Mesazh nga shaban cakolli Sun 30 Nov 2008, 00:35

    Pėr nderė tė festės kombėtare 28 Nėntorin – Ditėn e Flamurit kombėtar , nė Gjilan u mbajt manifestimi jubilar kulturor:

    “40 VJET KĖNGĖ ME DEMIR KRASNIQIN”

    Gjilan, mė 27 Nėntor 2008.

    Nėn organizimin e Sektorit pėr Kulturė, pranė Drejtorisė pėr Kulturė, Rini dhe Sport tė Kuvendit Komunal tė Gjilanit, pėr nderė tė festės kombėtare 28 Nėntorit – Ditės sė Flamurit kombėtar, nė sallėn e Teatrit Profesionist tė Gjilanit, u mbajt manifestimi jubilar kushtuar kėngėtarit, pedagogut, krijuesit dhe kompozitorit:

    “40 VJET KĖNGĖ ME DEMIR KRASNIQIN”

    Manifestimi i pėrbėrė ekskluzivisht me kėngė tė thurura , kompozuara dhe interpretuara nga Demir Krasniqi, filloi nė ora 19.00.

    Salla e Teatrit Profesionist tė qytetit tė Gjilanit, ishte mbushur plotė e pėrplotė me mysafirė nga Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Kamenica,Tugjeci, Lugina e Preshevės dhe vende tjera tė Kosovės.

    Derisa publiku po hynte nė sallėn e teatrit, vazhdimisht dėgjohej antonimi i kėngės – himn “Flaka e janarit” e kompozuar dhe e thurur nga Demir Krasniqi, kurse e kėnduar nga gjithsejtė 12 kėngėtarė e kėngėtare gjilanas .

    Para se tė fillonte programi zyrtar i manifestimit, tė gjithė kėngėtarėt pjesėmarrės tė programit dolėn nė skenė, i pėrshėndetėn publikun dhe u ulėn nėpėr karriget e vendosura nė formė gjysmė rrethi.

    Manifestimi filloi me intonimin e himnit kombėtar “Rreth Flamurit” tė cilin e nderuan tė gjithė pjesėmarrėsit duke qėndruar gatitu nė kėmbė.

    Pas intonimit tė himnit, nė skenė doli moderatori dhe zyrtarė pėrgjegjės pėr Kulturė, Mr. Tahir Arifi, i cili pas njė pėrshėndetje ndaj publikut, e ftoi nė skenė profesorin dhe poetin Hysen Kėqiku, i cili kishte pėrgatitur njė referat mjaftė domethėnės pėr veprėn dhe krijimtarinė artistike, nė temėn:”40 VJET KĖNGĖ ME DEMIR KRASNIQIN”.

    Kėnga e parė qė e hapi kėtė manifestim, ishte ajo me titull:”Frynė murrlani me stuhi”, apo ndryshe:”Kushtrimi i Skėnderbeut”, me tė cilėn Demir Krasniqi e filloi karrierėn e tij prej kėngėtari mė 1968. Pra, kėtė kėngė e kėndoi sėrish Demiri, pas plot 40 vitesh. Me kėtė kėngė, Demir Krasniqi pėrkujtoi 540 vjetorin e vdekjes sė Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut.

    Nė vazhdim, Demiri u prezantua me kėngėn “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, me tė cilėn e rikujtoi 130 vjetorin e kėsaj ngjarje tė madhe historike.

    Pėr 96 vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe Festės sė Flamurit kombėtar shqiptar, Demir Krasniqi nė duet me Xhemajl Berishėn, kėnduan kėngėn me titull:”Dasma e Flamurit”.

    Ngjarjen e madhe historike e kulturore tė kombit shqiptar – 100 vjetorin e Kongresit tė Alfabetit tė Manastirit, nė tė cilin pėrvjetor ishte pjesėmarrės dhe pėrfaqėsues i vetėm nga Kosova, Demir Krasniqi na e pėrkujtoj pėrmes vargjeve dhe tingujve tė kėngės “Kurrė nuk shuhet Manastiri”!

    Solisti vokal, Burim Demiri, nė cilėsinė e mysafirit tė programit tė Demir Krasniqit, e kėndoi kėngėn me titull:”Iliriana” tė shkruar dhe kompozuar nga Demir Krasniqi.

    Kėngėtare mysafire e kėtij manifestimi jubilar, ishte edhe solistja veterane Sirie Gagica – Sadiku, e cila para publikut u prezantua me kėngėn kushtuar dėshmorit tė kombit Zijah Shemsiu, qė ishte gjithashtu nė autorėsi tė dyfishtė tė Demir Krasniqit.

    Kėngėn me titull:”Trimat e sheshit tė Gjilanit” e interpretoi autori Demir Krasniqi, kurse recitalin e saj e deklamoi aktori veteran Jashar Shahiqi.

    Kėngėtari mysafir nga Kamenica, Hetem Matoshi e begatoi kėtė mbrėmje me kėngėn e Demir Krasniqit, me titull:”Mbrėmja e maturės”!

    Kėngėn kushtuar dėshmorit tė kombit Major Muharrem Ibrahimit, e kėndoi autori Demir Krasniqi, kurse recitalin e saj e deklamoi aktori gjilanas Ramadan Kurti.

    Programin muzikor tė kėsaj mbrėmje e pėrmbylli kėnga autoriale e Demirit, me titull:”Ju pėrshėndetė kėnga e rapsodėve tė Gjilanit” tė cilėn e kėnduan nė grup: Demir Krasniqi,Xhemajl Berisha, Rexhep Jashari, Qazim Hajdari dhe Hetem Matoshi.

    Nė fund tė programit, Demir Krasniqi me njė fjalė falėnderimi u falėnderua para publikut pėr pjesėmarrjen dhe pėrkrahjen e tyre. Ndėr tė tjera, ai falėnderoi publikisht:

    o Sektorin e Kulturės pranė Drejtorisė pėr Kulturė, Rini dhe Sport tė Kuvendit Komunal tė Gjilanit, pėr organizimin e kėtij Manifestimi jubilar,
    o Publikun e pranishėm pėr pjesėmarrje dhe pėrkrahje,
    o Post mortum:Mėsuesin Rexhep Bunjaku nga Poliēka,
    o Post mortum:kompozitorin, etnografin , etnomuzikologun dhe redaktorin pėrgjegjės tė Radio Prishtinės – Lorenc Antonin,
    o Mediumet publike elektronike dhe tė shkruara gjithandej trojeve shqiptare,
    o Gazetarin Musa Sabedini,
    o Gazetarin Tefik Selimi,
    o RTVM- kanalin e dytė tė Shkupit dhe regjisorin Afet Miftari,
    o Redaktorin e shumė veprave , prof, Hysen Kėqiku,
    o Radio “Rinia” dhe Faruk Limani,
    o Organizatorin e festivalit “Zėri i Alfabetit” nga Manastiri,
    o Produkcioni “Video Art” dhe Ilir Ahmeti nga Gjilani,
    o Pėrzgjedhėsin e muzikės dhe operatorin teknik Flroim Gagica nga Gjilani,
    o Foto “Gazi” nga Gjilani dhe
    o Tė gjithė kolegėt, kėngėtarėt, rapsodėt, instrumentistėt dhe artistėt pjesėmarrės tė programit.



    Lėvdatė dhe meritė tė jashtėzakonshme, kishin kreatorėt e skenografisė sė kėtij manifestimi:Tahir Arifi dhe Nazim Gagica, tė cilėt bėnė qė tė mbahet nė mend kjo skenografi e mrekullueshme, madhėshtore dhe e pa parė deri mė tash nė skenografinė e Gjilanit!

    Me tė pėrfunduar programi, nė skenė u ngjit i pari artisti i merituar , piktori dhe poeti Demir Behluli, i cili jubileun e 40 vjetorit tim dhe veprimtarinė time e nderoi me njė pikturė- portert timin dhe njė fjalė rasti. Pas tij dolėn nė skenė edhe dy ish nxėnėset e mia:Motrat Kėqiku ( bijat e prof.Enver Kėqikut), tė cilat mi dhuruan dy buqeta me lule.

    Pastaj njė pas njė, gati tė gjithė mysafirėt pjesėmarrės u ngjitėn nė skenė pėr tė mė uruar dhe pėr t’ i fotografuar me mua pėr kujtim.
    rrėfen mė tej Demir Krasniqi
    Unė, pėr mysafirėt shpėrndava 100 ekzemplarė libra tė veprės “Diell lirie”, kurse organizatori pėr nderė tė mysafirėve, nė podrumin e Teatrit, shtroi njė koktej rasti.

    Nderim tė veēantė, me pjesėmarrjen e tij, mė bėri miku , gazetari dhe poeti Bilall Maliqi nga Presheva.

    Tė tillė ishin edhe poetėt :Nexhat Rexha e Sinan Sadiku nga Kamenica, si dhe rapsodėt:Selajdin Berisha, Hetem Matoshi, Heset Matoshi, Xhemajl Matoshi, Nevrije Demolli.... e sidomos Drejtori i Shkollės Fillore “Nuhi Berisha” nga Tugjeci – Mehmet Osmani me njė grup arsimtarėsh dhe bashkėfshatarėsh tė mi.

    Po ashtu, nderim tė veēantė me ardhjen e tyre mė bėnė kushėrinjtė: Prof. Dr. Fehmi Krasniqi, prof.Dr. Fejzullah Krasniqi, Sokol Krasniqi qė kishin ardhur nga Prishtina.

    Respekt , nderim dhe kontribut shumė tė madh mė bėri z. Ilir Ahmeti, producent i Produkcionit Filmik “Video Art” nga Gjilani, i cili nė mėnyrė vullnetare gratis, ma xhiroi tėrė kėtė mbrėmje me kamerė qė nga fillimi e deri nė pėrfundim.

    Edhe pėrkundėr tė gjitha kėtyre tradhtive, gėnjeshtrave dhe shantazhimeve, Manifestimi doli shumė i suksesshėm, pa asnjė ekses dhe publiku u nda shumė i kėnaqur me program.

    Nė fund, po ceku se moderatori i kėtij programi, Mr. Tahir Arifi, gjatė tėrė kohės sa e modreoi programin ishte shumė i suksesshėm, shumė natyral, shumė artistik dhe shumė profesional, me ēka bėri qė ky manifestim tė shkojė nė rrjedha normale artistike, pa asnjė tė metė!

    Gjilan, mė 27.11. 2008.
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    40 vjet kĖngė me Demir Krasniqin Empty Re: 40 vjet kĖngė me Demir Krasniqin

    Mesazh nga shaban cakolli Sun 30 Nov 2008, 00:36

    Fjalė pėrshėndetėse pėrfundimtare:

    F A L E N D E R I M

    Shumė tė nderuar dhe tė respektuar mysafirė pjesėmarrės tė pranishėm – zonja dhe zotėrinj !

    Nuk ėshtė aspak e lehtė tė flasėsh kur ndjehesh i privilegjuar dhe i respektuar!

    Mė lejoni tė ju falėnderoi nė mėnyrė tė veēantė, Juve publikė e mrekullueshme , qė mbajtėt gjallė kėngėn time pėr dyzet vjet dhe me kėtė edhe shpirtin tim, sepse pėr artistin – krijimi i tij ėshtė si pėr Anteun – toka .

    Gjithė jetėn time jam munduar qė artin e muzikės ta bėjė me pėrkushtim; nė frymėn e traditave mė tė mira tė popullit tonė!

    Ky vlerėsim qė mė ėshtė bėrė sonte , mė bind se ia kam dalė !

    Kur ne artistėt , bėjmė njė moshė si njerėz, sigurisht bėhemi mė tė ndjeshėm, mė tė prekshėm dhe mė delikat, sepse me nostalgji kujtojmė vitet e sukseseve. Prandaj, kemi nevojė pėr tė na qėndruar pranė, pėr tė na mbėshtetur... qė tė mos ndjehemi tė vetmuar, qė tė mos ndjehemi tė fyer e tė lėnė pas dore !

    Faleminderit qė ende na mbani gjallė! Faleminderit qė ende dikush jeton me mua si njeri dhe artist !

    Mė lejoni qė nė emrin Tuaj dhe nė emrin tim personal , tė iu shprehi mirėnjohje dhe falėnderime tė veēanta publike, atyre qė nė ēfarėdo mėnyre ndihmuan dhe kontribuan nė organizimin dhe mbajtjen e kėtij manifestimi jubilar:

    Falėnderoi sinqerisht Sektorin e Kulturės , pranė Drejtorisė pėr Kulturė ,Rini dhe Sport tė Kuvendit tė Komunės sė Gjilanit, qė nė kohė tė vėshtira tė degradimit tonė moral e shpirtėror , po i nderon njerėzit e vet, duke bėrė qė tė ndjehemi ende gjallė!

    Falėnderim pėr tė gjithė juve, qė sonte keni gjetur kohė pėr tė mė nderuar me praninė tuaj!

    Falėnderim i veēantė post mortum pėr Violinėn e parė nė kėto anė – Mėsuesin tim, tani tė ndjerė: Rexhep Bunjaku nga Poliēka , i cili mbolli nė mua bazat e para tė dashurisė pėr artin e muzikės!

    Falėnderim me konsideratė post mortum, pėr kompozitorin, etnografin dhe etnomuzikologun e parė kosovar: Lorenc Antonin, i cili mbėshteti fuqishėm talentin tim, duke mė pranuar si kėngėtarė tė rregullt tė Radio Prishtinės dhe i cili mi hapi tė gjitha dyert e sukseseve dhe afirmimit tim nė opinionin publik!

    Falėnderoi tė gjitha mediumet publike tė shkruara dhe elektronike, gjithandej trojeve etnike shqiptare , qė nė vazhdimėsi kontribuan nė prezantimin dhe afirmimin e aktiviteteve dhe krijimtarisė sime muzikore!

    Falėnderoi Kryetarin e Klubit tė Gazetarėve “Beqir Musliu” nga Gjilani, gazetarin gazetės sė pėrditshme “LAJM”, zotėriun: Musa Sabedini, i cili nė mėnyrė kronologjike ka prezantua krijimtarinė time muzikore dhe po ky Klub, para ca vitesh mė ka nderuar me titullin: “QYTETARI MĖ AKTIV I GJILANIT”!

    Falėnderoi gazetarin e sė pėrditshmes “BOTA SOT”- profesorin Tefik Selimi, i cili po ashtu nė mėnyrė kronologjike ka pėrcjellė dhe publikuar aktivitetet dhe krijimtarinė time muzikore!

    Nė mėnyrė tė veēantė, falėnderoi Radiotelevizionin publik tė Maqedonisė, pėrkatėsisht Kanalin e Dytė tė kėtij Televizioni, me nė krye regjisorin e mirėnjohur: Afet Miftari, i cili me rastin e 40 – vjetorit tė krijimtarisė sime muzikore, ka xhiruar dy emisione dokumentare me gjatėsi prej 120 minutash!

    Falėnderoi redaktorin e shumė veprave tė mia – profesorin e nderuar: Hysen Kėqiku, i cili nuk ka kursyer mundin, djersėn, as kohėn pėr redaktimin sa mė tė mirė tė veprave tė mia !

    Falėnderoi stafin e Radios “RINIA” nga Gjilani, me nė krye Drejtorin e kėtij mediumi, zotėriun:Faruk Limani, pėr pėrkrahjen maksimale dhe sponzorimin medial tė kėtij manifestimi!

    Falėnderoi Organizatorin e Festivalit “ZĖRI I ALFABETIT” nė Manastir, i cili mė nderoi si pjesėmarrės i vetėm nga Kosova, nė 100- vjetorin e Kongresit tė Alfabetit tė Manastirit!

    Falėnderoi Produkcionin mė tė mirė tė Kosovės “VIDEO ART” nga Gjilani, me nė krye zotėriun: Ilir Ahmeti, pėr kontributin e dhėnė nė xhirimin e kėtij Manifestimi!

    Falėnderoi pėrzgjedhėsin e muzikės pranė Teatrit Profesionist tė Gjilanit, zotėriun Florim Gagica, pėr kontributin e dhėnė nė zėrimin dhe mbarėvajtjen e kėtij programi!

    Falėnderoi mjeshtrin e fotografisė mė tė mirė nė Kosovė:”FOTO GAZI” nga Gjilani, i cili me fotografitė e tij mė ka prezantua anė e kėnd botės shqiptare!

    Falėnderoj tė gjithė kolegėt, kėngėtarėt, rapsodėt, instrumentistėt dhe artistėt , tė cilėt me prezencėn e tyre, ndihmuan dhe madhėruan kėtė mbrėmje tė pa harruar nė jetėn time!

    JU FALEMINDERIT TĖ GJITHĖVE – I JUAJI DEMIR KRASNIQI !

      Ora ėshtė Sat 27 Apr 2024, 10:53