Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Rėnia nė peshė...

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rėnia nė peshė... Empty Rėnia nė peshė...

    Mesazh nga Scarface Fri 07 Nov 2008, 03:50

    Rėnia nė peshė:


    A mund tė ulet pesha e tepėrt?


    Mjekimi mė i mirė i obezitetit, peshės sė tepėrt, ėshtė parandalimi i saj qė nė fėmijėri. Katėr vitet e para tė jetės janė vendimtare nė formimin e indit dhjamor e tė zakoneve tė ushqyerjes. Pėr fat tė keq, tamam nė kėtė moshė, prindėrit lakmojnė t’i kenė fėmijėt sa mė tė shėndoshė, sa mė "buēko". Pėr t’ia arritur kėsaj, ata pėrpiqen t’i ushqejnė sa mė mirė duke u dhėnė sa mė shumė sheqerna, ėmbėlsira, ēokollata, akullore, sheqerka, fruta etj. Ata nuk e dinė qė, padashur, u bėjnė fėmijėve kėshtu njė dėm pothuaj tė pandreqshėm e qė do t’u kushtojė shtrenjt gjatė jetės sė tyre, pasi tė jenė rritur, mė shpesh pas moshės 40 vjeē. Njė fėmijė i tillė nė tė shumtėn e rasteve bėhet obez, gjė qė mund tė shkaktojė shfaqjen e njė sėrė sėmundjesh, si diabetin, tensionin e lartė tė gjakut, yndyrnat e larta etj., tė cilat do t’i imponojnė fillimin e njė diete shumė tė varfėr pėr t’u ulur nė peshė. Mirėpo ky individ, i mėsuar tėrė jetėn me ushqime tė mira, ėmbėlsira, byreqe, fruta etj., i mėsuar me gjellėt mė tė shijshme, e ka shumė tė vėshtirė tani t’i harrojė ato. Pikėrisht kjo ėshtė arsyeja qė mjekimi i obezitetit, ulja nė peshė me anė tė dietės, dėshton nė njė numėr tė madh rastesh.
    Megjithatė, obeziteti nuk duhet quajtur kurrsesi si sėmundje e pashėrueshme. Shėrimi i tij ėshtė krejtėsisht i mundshėm dhe i sigurt. Ai arrihet jo me ilaēe apo kura speciale, por thjesht me vullnetin dhe bashkėpunimin e tė sėmurit nė mjekim.
    Vullneti dhe bashkėpunimi nė kėtė rast nuk janė njė fjalė goje. Ata janė ēelėsi i vetėm i suksesit. Ėshtė e vėrtetė qė nė shumė tė sėmurė ata mungojnė, por ėshtė po kaq e vėrtetė qė ata mund tė fitohen. Natyrisht, jo nė njė ditė. Ata nuk janė kokrra qė gėlltiten, nuk jepen me recetė, por arrihen me njė punė serioze tė pėrbashkėt tė mjekut dhe tė sėmurit, tė cilėt duhet tė punojnė pėr kėtė nė mirėkuptim me njėri-tjetrin.
    Me mirėkuptim kuptojmė qė as mjeku tė mos jetė nė pozitė thjesht predikuese e komanduese dhe as i sėmuri tė mos jetė "kokėfortė". Bashkėpunimi i tyre nė njė proces tė tillė siē ėshtė rėnia nė peshė duhet tė ketė pėr bazė sqarimin e sinqertė, ndėrgjegjėsimin e tė sėmurit dhe me pas pajisjen me njohuri tė tij.
    Njė i sėmurė qė nuk ėshtė i qartė dhe i bindur pėr domosdoshmėrinė e masave qė i propozohen, nuk ka si t’i zbatojė ato me vullnet e ndėrgjegje. Nė qoftė se nuk ėshtė i bindur pse duhet tė bjerė nė peshė, tė gjitha mbeten fjalė nė erė dhe mjekimi i obezitetit dėshton nė mėnyrė tė sigurt.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rėnia nė peshė... Empty Re: Rėnia nė peshė...

    Mesazh nga Scarface Fri 07 Nov 2008, 03:51


    Ē’farė duhet tė kenė tė qartė tė sėmurėt obezė qė duan tė dobėsohen?

    Tė sėmurėt, nė radhė tė parė, duhet tė sqarohen pėr disa koncepte tė gabuara qė shpesh ekzistojnė nė ta lidhur me shėndoshjen e tepėrt tė tyre, psh.:


    Si krijohet dhjami, a vjen shėndeti i tepėrt vetvetiu?

    - "Pėr sytė e ballit, doktor, unė dhe ujė po tė pi, dhjamė mė bėhet", ose: "Unė mėngjes nuk ha fare, nė darkė vetėm kos, bukė njė kafshatė dhe prapėseprapė shėndoshem". Njė tjetėr: "Jo, doktor, unė s’e kam nga e ngrėna, kur do shėndeti vjen! Unė ha mė pak nga ata tė shtėpisė" etj.


    A ėshtė e vėrtetė qė disa njerėz shėndoshen mė shpejt e mė kollaj sesa tė tjerėt?

    (Ja, mor doktor, isha nė kamp pushimi me njė shok tė fėmijėrisė. Sa vjeē jam unė ėshtė dhe ai, ē’bėra unė bėri dhe ai, ē’hėngra unė hėngri dhe ai. U peshuam kur ikėm, unė kisha shtuar 2 kilogramė, ai s’kishte lėvizur hiē. Si i thua kėsaj?).
    Po, kjo ėshtė e vėrtetė Sipas veēorive tė secilit organizėm, sipas metabolizmit tė tyre, ka njerėz qė shėndoshen mė shpejt dhe njerėz qė shėndoshen mė me vėshtirėsi. Ka njerėz qė pėr tė shtuar 1 kilogram nė peshė u duhet tė grumbullojnė rreth 9000 kalori tė tepėrta, por ka tė tjerė qė pėr tė shtuar kėtė kilogram u mjaftojnė vetėm 3000 kalori tė tepėrta. Sidoqoftė, njė gjė del e qartė, nė tė dy rastet shtesa e peshės ėshtė bėrė gjithmonė me kalori tė tepėrta. Pra edhe ata njerėz qė gjoja e kanė vėshtirė tė shėndoshen, po e kaluan masėn nė ushqim, domosdo do tė shtojnė nė peshė.
    Duhet thėnė qė ata njerėz qė e kanė shtimin e peshės mė tė kollajshėm, shpeshherė procesin pėr ta humbur kėtė peshė qė vunė e kanė pėrkundrazi mė tė vėshtirė. Kėshtu psh. nėse njė kile dhjamė e vunė me 3000 kalori tė tepėrta, pėr ta humbur kėtė kilogram ata duhet tė krijojnė njė defiēit prej 9000 kalorish. Psh. nėse ky individ ha ēdo ditė 500 kolori mė tepėr nga ē’ka nevojė, brenda 6 ditėsh ai do tė shtojė njė kilogram. Pėrkundrazi, pėr tė humbur kėtė kilogram, me njė dietė prej 500 kalori mė pak sesa nevoja ditore, atij do t’i duhen jo 6 por 10 ditė.
    ( "e keqja vjen me okė dhe ikėn me derhem").
    Po kėshtu ėshtė e vėrtetė qė njerėzit sa mė tė dhjamosur e me peshė tė tepėrt qė tė jenė, aq mė tė madh e kanė oreksin, pra aq mė tė vėshtirė e kanė tė durojnė "perizin", me ushqim tė pakėt. Dhjami bllokon veprimin e insulinės nė trup, prandaj pankreasit i duhet tė prodhojė sasira mė tė mėdha insuline.qe ta mposht kete rezistence Mirėpo insulina e tepėrt krijon njė ndjenjė urie tė parezistueshme. Pra do tė detyrohemi tė hamė diēka pa tjetėr dhe sa me tepėr qė tė hamė kuptohet qė aq mė shumė do tė na rritet oreksi. Shpėtimi nga ky "ēark" ėshtė vetėm dieta me sa mė pak kalori dhe sa mė pak sheqerna. Duket si ēudi, por ėshtė e vėrtetė qė pikorish atėherė kur filloni tė hani mė pak ushqim, pakėsohet dhe ndjenja e urisė, pra ulet oreksi. Kjo ėshtė pasojė e uljes sė sasisė sė insulinės nė gjak, pasojė e zbėrthimit tė dhjamit, i cili, duke u tretur, frenon oreksin.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rėnia nė peshė... Empty Re: Rėnia nė peshė...

    Mesazh nga Scarface Fri 07 Nov 2008, 03:51


    A ndikojnė barra dhe lindjet nė krijimin e dhjamit tė tepėrt?


    E vėrteta ėshtė qė disa gra shėndoshen sė tepėrmi gjatė barrės, e sidomos nė muajt e parė tė lindjes. Nė gratė e predispozuara pėr diabet, mundėsia e shėndoshjes pas lindjes ėshtė shumė mė e madhe. Jo rrallė nė kėtė periudhė ato shtojnė 10-12 kg. nė peshė apo edhe mė tepėr. Sidoqoftė, nė tė gjitha rastet pėrgjegjėsinė pėr shtimin nė peshė nuk e ka barra dhe as lindja, por teprimi nė ushqim. Pėr zhvillimin normal gjatė shtatzėnisė mjafton njė dietė prej 1800-2000 kalori. Por janė tė shumta gratė qė me mendimin se duhet tė hane sa pėr dy vetė, marrin njė kalorazh shumė tė madh duke ngrėnė sa mė tepėr ushqime. Po kėshtu, pas lindjes, tė shtyrė nga mendimi se ushqimi i shumtė jep qumėsht tė shumtė, pėrdorin shumė ushqime, sidomos lėngje, si lėngje frutash, bozė, qumėsht me sheqer etj. Ushqimi i tepėrt nuk shton qumėshtin, por pėrkundrazi shton dhjamin, peshėn.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rėnia nė peshė... Empty Re: Rėnia nė peshė...

    Mesazh nga Scarface Fri 07 Nov 2008, 03:52


    Si ta dimė, apo si ta kuptojmė qė ushqimi qė marrim ėshtė i tepėrt apo jo?


    Pėr kėtė ju keni njė tregues tė pagabueshėm. Ky tregues ėshtė peshimi i herėpashershėm. Nė qoftė se pesha juaj shkon duke u shtuar, kuptohet qė ushqimi qė pėrdorni ėshtė pėr ju i tepėrt dhe duhet kufizuar. Nėse pesha rri nė vend, pra nuk ndryshon, kjo tregon qė ju merrni njė ushqim tė barabartė me nevojat e organizmit tuaj.
    Se dyti, tė sėmurėt qė duan tė ulen nė peshė duhet tė jenė tė qartė qė kjo nuk arrihet nė qoftė se ata vetė nuk kanė marrė vendim tė prerė pėr t’u dobėsuar.
    I sėmuri duhet tė jetė i bindur dhe i vendosur pėr tė ndėrmarrė njė mjekim tė tillė. Mjekėt, natyrisht, e kanė pėr detyrė t’u rekomandojnė rėnien nė peshė si rrugė e vetme e mbrojtjes nga obeziteti dhe diabeti, qė janė dy vrasės nga mė tė rrezikshmit. Mirėpo, vendimi pėr tė luftuar kundėr tyre duhet tė merret nga ju vetė. Ato mposhten jo me ilaēe apo kokrra "magjike", por me njė dietė tė gjatė, tė cilėn do t’ju duhet ta mbani e respektoni vetė ju.
    Qė t’i hyjė seriozisht dietės pėr tė rėnė nė peshė i sėmuri duhet, sė pari, tė njohė rreziqet e obezitetit, por, mė tepėr, duhet t’i kuptojnė e t’i besojnė ato. Sė dyti, duhet qė ai tė arrijė tė bindet pėr mundėsinė e realizimit dhe tė suksesit tė njė diete tė tillė.
    Nė praktikė, shumica e njerėzve obezė shėndetin e tepėrt nuk e quajnė sėmundje, prandaj dhe nuk e kuptojnė pse dhe si mund tė mbahet njė dietė me ushqim kaq tė kufizuar.
    (Dhe kėshtu pa ngrėnė s’durohet, doktor. Jeton njeriu me kaq pak ushqim? Fundja ē’ėshtė pėr t’u bėrė le tė bėhet).
    Pėr fat tė keq kėta "trima" tė shkujdesur bėhen realistė vetėm nė sallat e reanimacionit, pasi kanė pėsuar infarkt tė miokardit, trombozė cerebrale etj. Pikėrisht aty shumė prej tyre vendosin tė ulin nė peshė, tė lėnė duhanin, tė mjekojnė seriozisht diabetin etj.
    Pak si vonė. Megjithatė mė mirė vonė se kurrė.
    Por po tė flasim hapur, gjėrat kėshtu janė. Tani e keni ju nė dorė tė zgjidhni dhe tė vendosni. Nėse ju thoni se dietėn pėr tė rėnė nė peshė nuk e mbani dot, por kėrkoni nga mjeku vetėm njė recete pėr ilaēet e diabetit, atėherė mėsojeni tė vėrtetėn. Ilaēe tė tilla ju i pini fare kot. Nė kėtė rast vetėm se gėnjeni veten, sepse pėrderisa s’ėshtė zhdukur nga trupi dhjami i tepėrt, ato s’kanė asnjė efekt. Nėse ju, pėrkundrazi, jeni tė vendosur tė bini nė peshė, por nuk dini se si realizohet kjo, atėherė mjeku mund t’ju ndihmojė duke ju dhėnė disa rekomandime e njohuni qė janė me tė vėrtetė tė domosdoshme. Ju do tė mėsoni sė bashku se si pėrpilohet dieta juaj dhe nga cilat gabime duhet tė ruheni pėr tė mos bėrė tė dėshtojnė pėrpjekjet qė dė tė bėni.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rėnia nė peshė... Empty Re: Rėnia nė peshė...

    Mesazh nga Scarface Fri 07 Nov 2008, 03:55


    Si realizohet rėnia graduale e peshės?


    Rėnia graduale e peshės realizohet nė kushte tė zakonshme, duke vazhduar punėn, me ndihmėn e kufizimit tė ushqimit, uljen e kalorazhit ditor. Nė fillim hiqen nga dieta ushqimet qė pėrmbajnė shumė kalori dhe qė si rregull janė tė ndaluara pėr diabetikėt, si ėmbėlsirat, pėrdorimi i sheqerit nė qumėsht, ēaj etj., hiqet pėrdorimi i alkoolit, qė dihet se ėshtė shumė i pasur me kalori, kufizohen frutat nė jo mė shumė se dy kokrra nė ditė, kufizohen brumėrat, yndyrnat qė, pėr ēdo gram tė tyre, pėrmbajnė nga 9 kalori. Me rėndėsi ėshtė qė tė kufizohet ose mė mirė tė pėrgjysmohet sasia e bukės tė pėrdorur deri tani.
    Me kėtė dietė i sėmuri duhet tė fillojė tė peshohet tė paktėn 1 herė nė javė, me tė njėjtėn peshore, tė njėjtėn orė tė ditės e me tė njėjtėn veshje. Peshėn duhet ta shėnojė nė njė fletore. Shėnimi i peshės ēdo jave nė fletore ėshtė i rėndėsishėm sepse mobilizon tė sėmurin tė ndjekė nga afėr rezultatet e dietės.
    Nė javėt e para pesha bie shpejt, 2-3 kg, por mė pas mund tė mbetet pa ndryshim. Nuk duhet tė dekurajoheni. Prisni disa ditė, nėse pesha nuk po bie, provoni tė shtoni veprimtarinė fizike, ecjen, fizkulturėn, ose tė kufizoni mė tej ushqimet, ose mė mirė tė dyja bashkė.
    Pėr tė arritur njė rėnie tė mirė nė peshė ushqimi duhet pakėsuar nėn nivelin e kalorazhit tuaj optimal, p.sh. nė njė dietė qė tė pėrmbajė 1000-1400 kalori. Nė parim dieta pėr tė rėnė nė peshė duhet tė pėrmbaje sa mė pak sheqerna, sa mė pak ynydrna e sa mė shumė proteina.


    Kėshilla qė duhen patur parasysh gjatė dietės pėr tė rėnė nė peshė:

    1.Mos lini asnjė vakt pa ngrėnė. Ėshtė gabim tė mos hani p.sh. mėngjes, sepse do tė detyroheni tė hani nė drekė me uri dhe do tė merrni shumė ushqim njėherėsh. Po kėshtu, nuk rekomandohet tė mos hani darkė.

    2. Gjatė ditės duhen ngrėnė sa mė shumė vakte por nga pak. Pra hani pak dhe shumė herė. P.sh. merrni mėngjesin, pastaj njė frut ose kafe me saharinė nė ora 10-11, drekėn, njė frut nė mbasdite, darkėn dhe njė frut ose filxhan kos para se tė flini.
    Duhet tė bėni kujdes qė pėrveē kėtyre vakteve nuk duhet tė "ēukisni" apo tė pėrtypni ushqime nė dukje tė parėndėsishme si bajame, arra, gėshtenja, ndonjė biskotė etj, sepse ato pėrmbajnė kalori dhe pengojnė rėnien e peshės.

    3. Nė rast se ndieni uri tė madhe mos hani bukė ose gjėra me sheqer por njė vezė tė zier ose njė filxhan kos, domate, kastraveca, tė cilat na presin oreksin dhe nuk pėrmbajnė shumė kalori.

    4. Ushqimet qė duhet tė pėrdorni mė shumė nė dietėn pėr tė rėnė nė peshė janė: zarzavatet jeshile (si tė freskėta ashtu dhe tė ngrira e tė konservuara), mishi pa dhjamė, peshku, gjiza, veza, qumėshti i skremuar dhe kosi. Mund tė pėrdorni dhe fruta por jo mė shumė se 2-3 kokrra nė ditė.

    5. Pėrdorni sa mė pak ushqime tė tilla si: gjalpi, vajra, margarina,djathrat, mishin me dhjamė, tė brendshmet e bagėtive, pijet alkoolike, si rakia, birra, lėngu i frutave etj. Kėto ushqime janė shumė tė pasura e me kalori dhe ju pengojnė pėr tė rėnė nė peshė.
    Shumė kalori pėrmbajnė edhe brumėrat: buka, orizi, makaronat, fasulet e thata, tė cilat duhen pėrdorur rrallė e nė sasi sa mė tė pakėt.
    Patatet pėrmbajnė 20% sheqerna, prandaj po tė konsumohen nė sasi tė madhe sjellin shumė kalori, veēanėrisht po tė jenė tė skuqura me vaj.

    6. Uthullėn mund ta pėrdorni pėr t’i dhėnė shije ushqimit, por jo si kurė pėr t’u dobėsuar. Njė gjė e tillė ėshtė pa kuptim dhe shumė e dėmshme. Uthulla mund tė "tresė" ushqimin nė stomak por kurrsesi nuk tret dot dhjamin qė keni nė trup. Pėrkundrazi, duke pirė uthull me shumicė jo vetėm merrni kalori, por dhe rrezikoni tė dėmtoni stomakun tuaj duke krijuar gastrite dhe terren pėr sėmundje ulēeroze.

    7. Tė gjitha erėrat dhe barishtet qė i shtojnė shijen ushqimit mund t’i pėrdorni lirisht nė gatim, po kėshtu mund tė pėrdorni limonin, piperin, hudhrat, qepėt etj.
    Pėrdorimi i kripės, po kėshtu, nuk ėshtė i ndaluar, me pėrjashtim tė rasteve tė kėshilluara nga mjeku nė tė sėmurėt qė vuajnė nga tensioni i lartė i gjakut, dobėsia e zemrės etj. Kripa vetė nuk tė shėndosh, megjithatė mirė ėshtė tė mos teprohet, sepse ajo rrit oreksin, gjė qė nuk ėshtė me leverdi nė rastin e dietės pėr tė rėnė nė peshė.

    8. Gjatė ngrėnies kėshillohet tė pini sa mė pak ujė, kėshtu mund tė ngadalėsoni thithjen e ushqimeve nga tubi tretės. Uji ėshtė mė mirė tė pihet njė orė pas ngrėnies. Gjatė dietės pėr tė rėnė nė peshė duhet tė pini sasi sa mė tė madhe uji dhe lėngjesh tė ndryshme pa sheqer. Ėshtė i gabuar mendimi qė shėndoshja vjen nga pirja e tepėrt e ujit.
    Pėrpiquni qė gjatė gatimit tė pėrdorni sa mė pak yndyrė qė tė jetė e mundur. Pėr kėtė kini parasysh:
    - Mishit para gatimit i hiqni me kujdes gjithė dhjamin e dukshėm. Mishit tė pjekur i hiqni lėngun qė ėshtė kryesisht me yndyrė tė kulluar prej tij.
    - Gjellėn me mish tė zier pėrgatiteni mė mirė njė natė mė parė dhe lėreni tė ftohet. Yndyra qė pėrmbahet nė lėng do tė ngrijė nė formė tė njė shtrese, e cila mund tė hiqet me lehtėsi. Pas kėsaj gjellėn e ngrohni pėr ta pėrdorur.
    -Kur ju duhet qė mishin ta skuqni, e lini nė vaj sa mė pak, sa tė ndryshojė pak ngjyrė dhe pastaj thelat i hiqni nga vaji e i fusni tė ziejnė nė tenxhere me lėngun e gjellės. Kėshtu mishi do tė marrė sa mė pak yndyrė.
    - Pulat ose shpendėt e tjerė para se t’i vini tė piqen ose tė ziejnė i ēponi nė disa vende me majėn e thikės ose gjilpėrės nė mėnyrė qė yndyra qė pėrmbajnė tė rrjedhė jashtė nė tenxhere apo tavė. Thelės qė do tė hani hiqjani lėkurėn dhe dhjamin, se pėrmbajnė shumė yndyrna.
    - Biftekun, bėrxollėn, shishqebapin i piqni pa u hedhun yndyrė, pra vetėm me dhjamin qė pėrmbahet nė to.
    - Peshqit mund tė gatuhen pa u hedhur yndyrė. P.sh., duke i pjekur nė furrė nė njė tavė, ku i vendosim mbi domate tė prera nė feta, ose tė lagur me 1/2 gote verė tė bardhė, ose duke i pjekur nė zgarė siē janė, apo tė ziera me supė.
    - Veza gjithashtu duhet tė pėrdoret pa e gatuar me yndyrė si p.sh. tė pihet e freskėt siē ėshtė, ose e rrahur pa sheqer, duke e trazuar me pak qumėsht, ose e zier, ose e pjekur mbi hekurin e sobės pa i hedhur yndyrė.
    - Zarzavatet mos i skuqni me vaj se kėshtu shtoni sasinė e kalorive tė marra. Nė vend tė kėsaj, pėr t’i ruajtur tė paprishura gjatė zierjes, i vini nė njė tenxhere nė tė cilėn ėshtė hedhur qepe e prerė feta-feta. U hidhni ujė dhe i lini nė zjarr jo tė fortė tė marrin valė. Me pas, i zieni me fare pak ujė, nė tenxhere me presion. Nė fund tė zierjes u hidhni fare pak vaj tė pėrzier me miell, qė bėhet si salcė e shijshme, qė pėrmban shumė pak yndyrė.
    10. Rėnia nė peshė nuk bėhet duke gėlltitur kokrra apo ilaēe.

    Nuk ka asnjė ilaē pėr t’u dobėsuar, asnjė ilaē qė tė jetė nė gjendje tė tresė dhjamin e trupit.

    Ilaēet si atromidi, miskleroni, lipavloni, lipostabili etj, mund tė ulin yndyrnat e gjakut, por jo peshėn dhe dhjamin nė trup. Ka disa ilaēe qė gjoja ndihmojnė rėnien nė peshė, duke prishur oreksin apo ilaēe hormonale si tiroidina qė shtojnė djegien e lėndėve nė organizėm. Tė gjitha kėto ilaēe nuk rekomandohen tė pėrdoren nga njerėzit qė duan tė bien nė peshė, sepse janė tė rrezikshme pėr organizmin. Ato shkaktojnė dėme dhe ndėrlikime. Ilaēi i vetėm e mė i mirė pėr uljen e peshės ėshtė vullneti dhe kėmbėngulja pėr tė ndjekur me rigorozitet dietėn e varfėr nė kalori.

    11. Pesha e tepėrt nuk ulet as duke pirė duhan. Pirja e duhanit nuk tė mbron nga dhjamosja. Ka shumė njerėz qė pretendojnė se po tė lėnė duhanin u shtohet oreksi dhe shėndoshen me shpejtėsi. Nė fakt, nė qoftė se ata nuk e teprojnė nė ushqim dhe nuk marrin kalorazh tė tepėrt, nuk kanė se si tė shėndoshen. Dhjami i tepėrt dhe duhani janė dy tė kėqija qė dėmtojnė arteriet e diabetikut. Ato duhen likuiduar tė dy me tė njėjtin vullnet dhe rreptėsi.

    12. Mėrzitja, emocionet, ndryshimet e ciklit menstrual, disa medikamente etj, mund tė bėhen shkak qė pėr disa ditė, pavarėsisht nga respektimi i dietės, pesha tė mos ulet. Mos u dekurajoni. Vazhdoni tė respektoni dietėn dhe do tė vėreni se pesha pas disa ditėsh do tė ulet me siguri.

    13. Gjatė kohės qė ndiqni dietėn me pak kalori mund tė ndodhė qė tė bėheni mė nervozė se zakonisht. A nuk i ndodh atyre qė lenė duhanin? Kjo ėshtė njė shfaqje e pėrkohshme, po ėshtė mirė qė kėtė ta dinė dhe njerėzit tuaj tė afėrt nė familje e nė punė. Nėse e ndieni tė nevojshme mund tė pėrdorni disa kohė qetėsues si valium, librium etj.

    14. Dieta e uljes nė peshė, duke qenė mė e varfėr nė kalori dhe me ushqim mė tė pakėt, do tė jetė me siguri e varfėr dhe nė vitamina. Prandaj gjatė kohės qė vazhdoni kėtė dietė duhet tė pini vitamina tė gatshme nė formė kokrrash, disa herė nė ditė.

    15. Gjatė dietės pėr tė rėnė nė peshė nuk ėshtė nevoja tė ndėrprisni punėn e tė rrini nė shtėpi. Puna duhet vazhduar si zakonisht, madje ėshtė mirė qė veprimtaria fizike tė shtohet nė mėnyrė qė tė digjni sa mė tepėr kalori e tė shpejtoni rėnien nė peshė. Rekomandohet tė shtoni sidomos ecjen e shėtitjet nė kėmbė, shėtitjet me biēikletė, vrapimet e lehta, lojra tė tilla si ping-pongu, volejbolli etj.

    16. Nė fillim tė dietės me pak kalori mund tė ndieni dobėsi e njė ndjenjė kėputjeje tė lehtė. Mos u shqetėsoni. Kur tė keni humbur dhjamin e tepėrt ju do ta ndieni veten mė tė fortė e shumė tė lehtė. Do ketė persona qė ju njohin, njerėz tė familjes dhe shokė qė duke ju parė mė tė dobėsuar do t’ju thonė tė shqetėsuar qė tė mos mbani dietė kaq tė fortė (Si mund tė pėrballosh gjithė kėtė punė qė bėn ti me kaq pak ushqim? Lėre ē’thonė doktorėt, ti je kėputur fare).
    - Mos i dėgjoni kėshilla tė tilla pa pėrgjegjėsi. Ju vetė duhet tė kini besim qė dhe me aq pak ushqim sa hani trupi mbahet pėr bukuri e mund tė pėrballojė si mė parė punėn dhe aktivitetin e pėrditshėm. Trupi i merr dhe i siguron tė gjitha kaloritė qė i duhen. Ato kalori qė i lė mangut pjata e ushqimit, trupi i tėrheq, i plotėson nga "pjata" e dhjamit tė barkut. Pra, kot qė ju qajnė hallin. Pėrderisa keni dhjamė tė depozituar trupi nuk mbetet asnjėherė pa ushqim. Mos harroni qė dieta pėr tė rėnė nė peshė ėshtė e gjatė e do durim. Njė ndjenjė e lehtė dobėsie, urije e shfaqur herė pas here, janė gjėra qė priten dhe ju duhet tė jeni tė pėrgatitur t’i kaloni me vullnet e besim.
    -Kėto kėshilla, natyrisht, janė tė vlefshme dhe pėr tė gjithė obezėt e tjerė me dhe pa diabet qė duan tė ndjekin dietėn pėr t’u ulur nė peshė.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rėnia nė peshė... Empty Re: Rėnia nė peshė...

    Mesazh nga Scarface Fri 07 Nov 2008, 03:56


    Disa paragjykime dhe mendime tė gabuara nė lidhje me ushqimet


    Paragjykimet dhe mendimet e gabuara qė qarkullojnė mes njerėzve nė lidhje me ushqimet janė tė shumta. Mė poshtė po japim disa nga ato:
    - Mishi i kuq ėshtė mė i ushqyeshėm se mishi i bardhė. Ai tė jep force.
    - Truri dhe mėlēia e viēit janė ushqimet mė tė mira pėr fėmijėt.
    - Peshku i detit ėshtė mė i dhjamosur se peshku i lumit.
    - Peshku nuk tė jep fuqi.
    - Vaji nuk ėshtė aq i yndyrshėm sa gjalpi.
    - Disa vajra nuk janė shumė tė yndyrshme si p.sh.vaji i lulediellit apo vaji i misrit.
    - Vaji i ullirit ėshtė me i yndyrshėm se tė tjeret se ėshtė mė i trashė.
    - Margarina pėrmban mė pak kalori se gjalpi.
    - Gatimi me gjalp ėshtė mė i mirė pėr shėndetin dhe i domosdoshėm pėr fėmijėt.
    - Zarzavatet jeshile nuk ta mbushin barkun.
    - Karrotat janė tė mira pėr sytė.
    - Spinaqi tė jep forcė sepse pėrmban hekur.
    - Konservat e zarzavateve nuk pėrmbajnė kalori.
    - Biskotat dhe orizi tė dobėsojnė.
    - Mjalti ka veti kuruese.
    - Mjalti ėshtė i pasur me vitamina.
    - Pijet e sheqerosura tė japin fuqi.
    - Birra ka veti t’i shtojė qumėshtin nėnave qė kanė fėmijė nė gji.
    - Vera tė forcon.
    - Vera dhe birra nuk janė pije alkoolike.
    - Rakia ėshtė e mirė pėr sėmundjet e zemrės.

    Marre nga: Mjekesia.net

    Sponsored content


    Rėnia nė peshė... Empty Re: Rėnia nė peshė...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Thu 02 May 2024, 08:28