Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Stresi...

    Share
    avatar
    Gurabardhesi
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Numri i Postimeve : 250
    Vendndodhja : Diku ne toke
    Profesioni : Qefli femrash
    Pikėt : 623
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 29/07/2007
    Humor : Qesh sa te mundesh...

    Stresi...

    Mesazh nga Gurabardhesi prej Sat 23 Feb 2008, 22:53

    Si mund ta luftojmė stresin?!


    Stresi pėrkufizohet si njė shpėrndarje mendore ose emocionale, brengė ose hidhėrim, pasojė e njė shtypjeje apo lodhjeje mendore.

    Kjo lodhje mendore vjen si pasojė e njė ngjarjeje jashtė pėrvojave tė pėrditshme, qė pėrjeton njeriu. Stresi mund tė veprojė mbi cilindo dhe tė pėrjetohet me frikė, tmerr dhe humbje tė shpresave. Shkaku mė i rėndomtė qė shpie nė njė pasojė tė tillė ėshtė njė kėrcenim serioz pėr jetėn, pėr humbjen e fėmijės apo tė bashkėshortit, apo dhe pėr shkatėrrimin e njė marrėdhėnieje tė tė rėndėsishme. Trauma mund tė pėrjetohet pas njė aksidenti nė grupe njerėzish, pas luftėrash a fatkeqėsish natyrore etj. Edhe ngjarje tė pėrditshme mund tė bėhen burim stresi, si pėr shembull njė zėnkė, nė rrugė, shkollė apo familje.
    Nė gjendjen fizike tė njė njeriu tė stresuar shfaqen simptomat e dhimbjes sė kokės, ndryshimit tė oreksit, e luhatjes sė tensionit, tė lodhjes sė shpejtė, tė pagjumėsisė, tė rėnies nė peshė etj. Ndėrsa nė gjendjen emocionale tė tė stresuarit vihen re rritja e ankthit, irritimi, dėshpėrimi, ėndrrat e kėqija, tė folurit duke bėrtitur, depresioni etj. Nga stresi shkaktohen zbrazėti, ndaj dhe i stresuari kėrkon njė zgjidhje, humbje tė kuptimit magjik pėr tė dalė nga situata, dyshimi, vetėmartirizimi, gjendja e mosfaljes, humbja e drejtimit, humbja e shpresės. Problemet mendore qė shkaktohen nga stresi janė harresa, marramendja, shikimi i turbullt, pėrqendrimi i pakėt, mėrzitje, qėndrime negative, habitje, mjegullim, turbullim, tė folurit keq pėr veten, topitja, plogėshtia. Marrėdhėniet e tė stresuarit me tė tjerėt shkaktojnė tek i pari vetizolim, rėnie tė dėshirės pėr seks, vetmi, humbje tė besimit te tė tjerėt e tė tjera.



    Graviteti i stresit dhe, rrjedhimisht shkalla e veprimit tė tij mbi organizmin, varet nga rėndėsia, zgjatja, shpeshtėsia, shumėllojshmėria, shkalla e ndėrlikimit tė kėrkesave qė i parashtrohen njeriut. Sa mė i zgjatur nė kohė tė jetė stresi, aq mė i rėndė ka tė ngjarė tė bėhet. Kjo nuk do tė thotė qė stresori fuqizohet, po aftėsia jonė pėrballuese ulėt, rraskapitet. Veprimi i stresorėve bėhet mė i rėndė kur kėta veprojnė nė tė njėjtėn kohė dhe kur janė radhitur e ngjeshur njėri pas tjetrit. Stresorėt e shumtė ose tė fuqishėm ēojnė nė ezaurim tė organizmit, duke krijuar njė situatė qė redukton nė mėnyrė dramatike aftėsinė e organizmit pėr t'iu pėrshtatur kėrkesave tė mjedisit ku jeton.

    Aftėsia intelektuale bie, pragu ndaj ngacmuesve rritet dhe reagimi bėhet i papėrshtatshėm. Kėshtu, stresi lind njė stres tė ri. Situata tė tilla prodhojnė ose shpėrthejnė sėmundje tė ndryshme, disa edhe tė rėnda. Jo tė gjithė njerėzit reagojnė nė tė njėjtėn masė ndaj stresit. Nė mėnyrė tė veēantė tipi A i personalitetit ėshtė mė i priruri pėr tė reaguar me stres tė fuqishėm ndaj ngacmuesve tė mjedisit. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur kėta tipa tė pėrkufizohen si agresivė, ambiciozė, konkurrues, tė orientuar nga puna, kronikisht tė padurueshėm dhe gjithmonė tė preokupuar pėr realizimin e qėllimeve brenda afateve. Tipi A ėshtė gjithmonė vigjilent dhe nė gjendje alarmi. Pikėrisht kėta pėrbėjnė grupimin psikologjik mė tė prirur pėr stres tė fuqishėm dhe pėr t'u sėmurur nga stresi.


    Nė gjykimin thjesht biologjik, lidhja ndėrmjet situatės sė stresit dhe sėmundjeve nuk ėshtė e vėshtirė pėr t'u vendosur. Me ndryshimet biokimike qė lindin nė gjak, si dhe me ndryshimet e tjera nė gjendrat endokrinė dhe dėmtimin e mbrojtjes imunitare, faktorėt stresorė mund tė shkaktojnė njė numėr tė madh sėmundjesh nė organizėm. Lidhja ndėrmjet stresit dhe sėmundjeve tė zemrės e hipertensionit arterial ėshtė e mirėnjohur. Shumė herė tė sėmurėt me infarkt tė miokardit tregojnė se sėmundja ndodhi pas njė zėnke nė pune, pas njė vdekjeje apo halli familiar, pas njė debati tė sforcuar apo njė humbjeje financiare.

    Nė qoftė se arteriet e zemrės janė paraprakisht tė ngushtuara nga arterioskleroza, gjatė stresit mbyllja mund tė jetė e plotė dhe mund tė lindė dhe infarkti. Ndikimi i stresit ėshtė studiuar nė popullata masive gjatė luftėrave. Nuk janė tė rralla vdekjet e papritura gjatė emocioneve tė forta. Anasjelltas rritja e presionit arterial e shkaktuar prej tyre mund tė ēojė nė goditje tė trurit. Stresi i zgjatur ēon edhe nė uljen e forcave imunitare. Kėshtu, janė tė njohura dėmtimet e mukozės sė gojės ose infeksionet e tjera nė studentėt gjatė periudhės sė provimeve. Thinja e flokėve ėshtė gjithashtu njė e dhėnė anekdotale, por qė tregon ndikimin e fuqishėm, gati tė pabesueshėm, tė stresit nė organizėm. Rubrikat e sėmundjeve tė shkaktuara nga stresi nuk mbyllen mė kaq. Ulēerat e stomakut, sėmundjet nervore dhe deri te kanceret kanė nė historinė e tyre veprimin e faktorėve stresorė.


    Kur marrim njė lajm tė keq ose kur papritur njė ngjarje na gėzon shumė, kur nė rrugė duhet tė shmangim me shpejtėsi pėrplasjen me njė makinė, ose kur nė njė mbledhje pas njė kritike tė pamerituar, reagojmė tė nxehur, skuqemi ose zbehemi, djersitemi ose na thahet goja, shtrėngojmė grushtat ose kėrcasim dhėmbėt, ngrihemi nga vendi e flasim nė kėmbė, ndiejmė zemrėn tė rrahė, kokėn tė pulsojė ose veshėt tė buēasin. Ndonjėherė edhe sytė nuk na shohin mirė dhe nė gjoks mund tė kemi ndjenja si kalimi i korrentit. Nė kėto situata njė i moshuar mund tė ndiejė njė shtrėngim nė gjoks dhe jo rrallė e shohim tė vendosė trinitrinėn. Pas kalimit tė kėtij faktori stresor, krahas tė ndjerit fitimtar ose tė humbur, tė rrezikuar ose tė lindur pėr sė dyti, ne ndihemi tė lodhur, duam tė ulemi ose tė vendosim duart nė mes. Fati, shkalla e ulėt e agresivitetit tė stresorit ose pėrvoja na ndihmuan tė mbijetojmė nė stres. Stresori vepron mbi shqisat tona dhe prodhon nė to sinjale, tė cilat shkojnė nė trupin tonė dhe aty vetėtimthi nxitet njė pjesė e sistemit tonė nervor e quajtur sistem simpatik.

    Rezultati i kėsaj nxitjeje ėshtė ēlirimi nė gjak i 2 lėndėve kimike tė quajtura adrenalinė dhe noradrenalinė. Magjia e dikurshme emocionale ėshtė e thjeshtė pėr fiziologėt dhe psikologėt e sotėm. Adrenalina dhe noradrenalina prodhojnė shumicėn e efekteve trupore gjatė emocioneve dhe stresorėve qė veprojnė pėr njė kohė tė shkurtėr. Nė kėto raste truri dhe muskuli duan energji pėr tė pėrballuar punė nėn tension. Prandaj furnizimi me gjak dhe lėndė energjike ėshtė shtuar. Pėr kėtė zemra duhet tė rrahė mė shpejt dhe enėt e gjakut duhen tkurrur. Tė gjitha kėto pėrgatitje bėn organizmi pėr tė pėrballuar stresorin nėpėrmjet adrenalinės dhe noradrenalinės. Ato pėrgatisin organizmin pėr rezistencė ndaj stresit ose pėr t'iu larguar atij.



    Kur njė stimul shkakton stres, njeriu pėrpiqet tė eliminojė ose stimulin ose gjendjen e shkatuar prej tij. Ndonėse mund tė mėnjanojmė njė pjesė tė stimujve stresorė, largimi i plotė i tyre ėshtė i pamundur. E ndėrsa mėnjanimi i stimujve stresorė ėshtė i pamundur, modulimi i pėrgjigjes sė tyre duket se mbetet fusha kryesore e pėrpjekjeve pėr tė eliminuar stresin. Pėrvoja dhe shprehitė janė njė mekanizėm qė na ndihmojnė pėr t'u orientuar nė situatat e reja dike paksuar stresin.

    Futja nė veprim e mekanizmave mbrojtės, siē janė sublimimi, racionalizimi, intelektualizimi etj., ndihmon pėr tė reduktuar pėrmasat e stresit. Meqenėse stresi shpesh lind si rrjedhojė e tė menduarit iracional dhe alogjik, riorganizimi i percepsioneve dhe i tė tė menduarit mund tė ndihmojė nė pėrballlimin e stresit. Konsultimi me psikologėt ose mjekėt, pėrdorimi i mundshėm i barnave ankthheqės mund tė jenė njė mėnyrė e pėrkohshme pėr tė pėrballuar stresorėt dhe efektet e tyre mbi organizmin.


    ________________________________
    Gjak Shqiptari, Sy Shqiponje, Zemer Luani...
    avatar
    Gurabardhesi
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Numri i Postimeve : 250
    Vendndodhja : Diku ne toke
    Profesioni : Qefli femrash
    Pikėt : 623
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 29/07/2007
    Humor : Qesh sa te mundesh...

    Re: Stresi...

    Mesazh nga Gurabardhesi prej Sat 23 Feb 2008, 22:53

    Si te shmangim stresin?!


    Aktiviteti i rregullt fizik ėshtė njė nga teknikat mė efektive tė menaxhimt tė stresit:
    Shkruaj: Diēka qė tė bėn tė rrėfesh tė fshehtat e tua. Mbajtja e njė ditari nuk ėshtė vetėm praktikė e adoleshentėve.
    Shpreh ndjenjat: Bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janė normale pėr tė qenė pastaj i qetė.
    Bėj diēka qė tė kėnaq : Njė hob ose aktivitet qė mbush kohėn e lirė mund t'ju ndihmojė tė relaksoheni. Punėt vullnetare nė shėrbim tė tė tjerėve ju ndihmojnė tė dobėsoni stresin.
    Qendra relaksimi: Kėtu pėrfshihen, ushtrime pėr frymėmarrjen, ushtrime pėr qetėsimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze.
    Aktivitete qė njihen pak : Tė mėsosh si tė qetėsosh trupin tėnd pėrmes vetėhipnotizimit, tė meditosh, praktiko ushtrime imagjinare , dėgjo muzikė qetėsuese dhe rri me njerėz qė dinė tė bėjnė humor.
    E rėndėsishme ėshtė tė reduktoni sasinė e stresit nė jetėn tuaj. Ja disa teknika pėr tė shmangur stresin e panevojshėm: Manaxho kohėn: Programimi dhe organizimi i kohės suaj mund t'ju bėjė mė shumė produktivė.
    Strategjitė pėr tė pėrballuar: Pėrpiqu tė dallosh mėnyrat e sjelljes ndikuar nga stresi dhe gjej mėnyrat pėr t'i reduktuar.
    Krijo njė stil jete: Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohėn e mjaftueshme pėr t'u qetėsuar. Ushqehu mirė, mos pi duhan, dhe limito sa tė mundesh konsumin e alkolit.
    Mbaj afėr miq tė mirė: Njrėzit qė kanė njė rrjet tė fortė shoqėror qė I mbėshtet janė shumė tė aftė tė pėrballojnė ndryshimet e jetės.
    Ndrysho mėnyrėn e tė menduarit: Thuaju “stop” mendimeve qė tė shkaktojnė stres. Zgjidhi problemet duke punuar, dhe krijo intimitet me orenditė e zyrės apo shtėpisė, qė tė jenė sa mė tė kėndshme pėr syrin .
    Por stresi mund tė jetė i pakalueshėm. Ndėrkohė qė mund t'ju vijė nė ndihmė njė mik ose familjar ju mund tė kėrkoni kėshillėn ė e njė
    profesionisti.


    ________________________________
    Gjak Shqiptari, Sy Shqiponje, Zemer Luani...
    avatar
    Gurabardhesi
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Numri i Postimeve : 250
    Vendndodhja : Diku ne toke
    Profesioni : Qefli femrash
    Pikėt : 623
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 29/07/2007
    Humor : Qesh sa te mundesh...

    Re: Stresi...

    Mesazh nga Gurabardhesi prej Sat 23 Feb 2008, 22:57

    Si mund ta pėrcaktoj shkallėn e stresit tim?

    Shkalla e stresit tuaj mund tė jetė dhe njė tipar gjenetik i trashėguar., sa tė mbėshtetur ndiheni nga familja dhe miqtė, eksperiencat e mėparshme, pėrballja me streset, dhe aftėsia juaj pėr ta pėrballuar apo pėr t'u kthyer mbrapa. Ēfarė ėshtė shumė stresuese pėr njė person ndoshta nuk mund tė jetė pėr njė tjetėr. Shkalla e stresit tuaj nė ndonjė situatė varet se sa ju e nuhasni atė dhe sa zgjat mė vonė.

    Shumė njerėz kanė mėsuar se si tė silllen me stresin e tyre mė mirė se tė tjerėt. Nėse keni dyshim pėr daljen nga gjendja e stresit, ju duhet tė mėsoni mėnyra mė tė mira pėr t'u shėruar.
    Ndryshimet qė mund tė ndodhin nė jetė, si humbja e njė njeriu tė dashur, martesa, ndryshimi i vendit tė punės janė disa shkaqe pėr t'u ndier tė stresuar por pėrgjithėsisht kohėzgjatja varet nga vetė ju.

    Stresi mund tė ketė njė ndikim serioz nė shėndetin tuaj, sidomos nėse ai bėhet kronik. Ai godet zemrėn dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atė imunitar.Dhe dhimbje gjymtyrėsh, ankth e vėshtirėsi nė tė kuptuar. Tė gjithė kėto shkaktojnė probleme tė dobėsimit tė arterieve tė gjakut, diabetit, astmės, probleme nė marrėdhėnie me njerėzit dhe sjellje e vakėt nė shkollė apo punė. Kur ju jeni tė stresuar, trupi juaj ēliron hormone qė shpeshtojnė frymėmarrjen dhe rrahjet e zemrės, dhe japin njė vėrshim energjish.
    I gjithė trupi pėrgatitet tė pėrballet me rrezikun.


    Kjo njihet si “lufta pėr luftė”, reagimi nė gjendje stresi.

    Ky reagim nė fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet nė gjendjen normale. Por pak stres ėshtė normal, madje i nevojshėm pėr tė patur njė jetė tė ndryshueshme dhe interesante. Pėrgjigjja ndaj stresit mund tė jetė i dobishėm kur reaksioni i shpejtė ndaj tij bėhet i dobishėm. Prapseprapė , mund tė vėshtirėsojė aftėsinė tuaj pėr t'i dalė ballė detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerėzit qė ju rrethojnė. Nė qoftė se ju ndiheni tė shtypur nga njė gjendje mbistresante pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe ju mund tė filloni tė ndiheni tė dobėt dhe tė shfaqni probleme shėndetėsore.
    Lajmi i mirė ėshtė se mund tė gjeni rrugė, qė ju shpien drejt indiferencės dhe shpenzimin e kohės me tė tjera plane qė nuk ju lėnė tė mendoni rreth stresit.


    ________________________________
    Gjak Shqiptari, Sy Shqiponje, Zemer Luani...
    avatar
    Gurabardhesi
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Numri i Postimeve : 250
    Vendndodhja : Diku ne toke
    Profesioni : Qefli femrash
    Pikėt : 623
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 29/07/2007
    Humor : Qesh sa te mundesh...

    Re: Stresi...

    Mesazh nga Gurabardhesi prej Sat 23 Feb 2008, 22:57

    Harmonia e trurit, trupit dhe joga...



    Nėse keni njė humor tė mirė qė ju shoqėron gjatė gjithė ditės, nėse rritet aftėsia juaj pėr tė reaguar, nėse gjendja juaj fizike dhe psikologjike ėshtė e mirė, nėse vėshtirėsitė e pėrqendrimit janė mė tė vogla, nėse harmonia bėhet pjesė e jetės suaj sė pėrditshme, atėherė pa dyshim qė po praktikoni joga.

    Trupi juaj do tė jetė mė elastik dhe ju personalisht jeni mė tė ndėrgjegjshėm dhe mė tė kujdesshėm pėr tė zhvilluar aftėsitė lėvizėse tė trupit tuaj. Ėshtė normale qė rritet ēdo ditė numri i tė pasionuarve pas kėsaj disipline orientale. "Nė shkollat tona mėsohen shumė lloje disiplinash, tė cilat janė lėvizje fizike qė e stėrvitin njeriun pėr njė shėndet sa mė tė mirė, pėr shembull krija joga, e cila ėshtė e pėrqendruar nė dinamikėn e frymėmarrjes dhe tė tingujve mendorė, drejtojnė qetėsinė dhe pikėrisht kontrollin emocional", tregon presidenti i Federatės sė Krija Jogas. Bėhet fjalė pėr njė disiplinė, e cila pėrdoret edhe nė pėrgatitjen e atletikės.

    Praktika konsiston nė mėsimin e pozicioneve korrekte, ritmin e frymėmarrjes, qė nė krija tė ēon nė meditim. Nė tė gjitha rastet arrihet njė mirėqenie si pėr skeletin ashtu edhe pėr gjendjen psiko-mentale. "Praktikimi i jogės rrit densitetin kockor me 30%", shpjegon presidenti. Pėrveē faktit qė ajo ėshtė e rėndėsishme nė parandalimin e osteoporozės, d.m.th. mbikėqyr rritjen e masės muskulore, qė ėshtė edhe mė e ndjeshme nė uljen e shėndoshjes. Por nuk duhet tė rrėmbeheni nga persona tė cilėt pasi kanė kaluar 15 ditė nė Indi mendojnė se janė mjeshtėr tė jogės. Ushtrimet e jogės duhen bėrė me njė specialist tė licencuar e me eksperiencė nė kėtė fushė. Joga ėshtė shumė e kėshillueshme 2-3 herė nė javė, njė orė pėr seancė.

    Terapia nė tri seanca me kinesiologji

    Njė terapi e shkurtėr, me fillimet e saj nė Amerikė, vepron mbi lėkurė pėr tė liruar pacientin nga tė kėqijat e krijuara prej stresit.

    Kinesiologjia biosistematike ėshtė njė disiplinė, e cila ka filluar tė praktikohet nė vitet ‘60 nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr t‘u ēliruar nga problemet fizike dhe emocionale. Kinesiologu ėshtė njė ekspert qė tė rikthen ekuilibrin fizik dhe energjik me metoda natyrale.

    "Seanca e kinesiologjisė lidhet me sistemin e trupit e tė mendjes dhe ul shqetėsimin pėrmes stimulimit nė zonat ku reagon akupuntura dhe sistemi i lėvizjes pėr artikulimin e sipėrfaqeve qė duhen korrigjuar", shpjegon drejtori didaktik i "Criks", Qendrės sė Kėrkimeve tė Integruara pėr Kinesiologjinė Eksperimentale. Testi i precizonit muskulor mat gjendjen e formės dhe ekuilibrit energjetik tė njė individi nėpėrmjet vlerėsimit tė fuqisė sė njė muskuli tė vetėm.

    Nė kėtė mėnyrė aplikohen teknikat, tė cilat kontrollojnė dhe korrigjojnė lėvizjen energjetike tė trupit. Kinesiologu pėrcakton potencialin energjetik tė personit dhe kapacitetin e tij tė rikuperimit. Edukon pacientin pėr formėn optimale nė stilin e jetės, nė qėndrimin dhe mbėshtetjen. Gjithēka kryhet nė tri seanca. Nėse nuk ka rezultat me kėto seanca, atėherė i drejtohen tė tjera rrugėve. Si zgjidhet kinesiologu? Do tė ishte mirė tė kėshilloheshit me tė zgjedhurit e "Cricks", tė cilėt vlerėsohen nga njė organizėm i kontrolluar.

    Me orto-bionomi trupi rigjen shėndetin

    Pėr tė shėruar zverkun dhe dhimbjen e shpinės ėshtė i nevojshėm pozicioni korrekt, sipas metodės sė doktor Pauls.
    Trupi ka njė kujtesė perfekte pėr tė qėndruar mirė dhe di si ta gjejė formėn, duke aplikuar korrigjimin e ligjeve natyrore. Ėshtė kjo filozofia e edukimit tė trupit, e shpikur nga osteopati kanadez Arthur Lincoln Pauls, qė aktualisht praktikohet nė tė gjithė botėn. "Orto-bionomi ėshtė zgjedhja korrekte e aplikimit tė ligjeve tė natyrės, qė reagon duke tėrhequr vėmendjen mbi njė problem, qė pėrgjithėsisht shtyhet, duke bindur trupin tonė pėr ta zgjidhur", shpjegon njė mėsues i orto-bionomisė, nga ku referohen edhe rreth 20 shkolla dhe 80 operatorė tė ndryshėm. Me pak fjalė punohet mbi reflekset e vetėrregullimit, duke vendosur personin nė pozicionin e antalgjik, nė mungesė tė dhimbjes, pėr tė mėsuar eliminimin e kontraktimeve dhe kthimit nė njė gjendje optimale. E rėndėsishme pėr tė kuptuar formėn mė tė mirė tė trupit, trajtimit me respekt dhe kuptim, ashtu siē deklaron edhe mėsuesi nėpėrmjet njė marrėdhėnieje tė mirė tė pjesės fizike, energjetike dhe emocionale. "Te ne vijnė persona me dhimbje tė tmerrshme trupi apo me probleme tė zverkut, dy nga dhimbjet mė tė pėrhapura nė jetėn e pėrditshme. Gjithashtu, ka edhe atletė tė cilėt praktikojnė sportin, siē ėshtė futbolli, basketbolli apo tenisi, qė bllokojnė artikulimin e muskujve", shton mė tej ai, duke iu referuar orto-bionomisė, njė disipline shumė tė pėrdorshme dhe kurative, e cila aplikohet nėpėrmjet njė trajtimi pėr njė orė. Objektivi ėshtė ēlirimi i pacientėve nga stresi dhe vendosjet e kėqija, duke i rikthyer trupit mirėqenien e mėparshme, reagimin nė harmoninė origjinale.

    Mėsohet tė rigjendet e mira, nėpėrmjet prekjeve me respekt dhe tė sakta nga duart e operatorėve nė orto-bionomi, profesionistė tė stėrvitur me njė praktikė tė paktėn pėr 3 vjet, qė shpesh i nėnshtrohen njė pėrgatitjeje fizioterapike.


    ________________________________
    Gjak Shqiptari, Sy Shqiponje, Zemer Luani...

    Sponsored content

    Re: Stresi...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 17 Aug 2018, 02:28