Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Moisiu - Jezui - Muhammedi

    Share
    avatar
    behar kaceli
    Gurabardhs
    Gurabardhs

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 31
    Mosha : 36
    Vendndodhja : tirane
    Profesioni : teolog
    Pikėt : 280
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/02/2008
    Humor : po

    Moisiu - Jezui - Muhammedi

    Mesazh nga behar kaceli prej Sat 23 Feb 2008, 03:09

    Moisiu - Jezui - Muhammedi
    Alija Izetbejgoviē
    Kėtu dhe tani
    Islami ka dy histori: ajo para dhe ajo pas Muhammedit, a.s. Historia e Islamit pas Muhammedit (historia e Islamit nė kuptim tė ngushtė), s’mund tė kuptohet krejtėsisht pa parahistorinė e Islamit dhe veēanėrisht pa pjesėn e fundit tė saj qė pėrfshin periudhėn e judaizmit dhe tė krishterimit. Roli i kėtyre tri religjioneve tė shpallura ėshtė tejet i madh. Pėrmes tyre njeriu u bė pika qendrore e historisė dhe mėsoi ta vėshtrojė botėn, pėrkatėsisht njerėzimin, si tėrėsi. Pėrmes tyre ai njohu madhėshtinė e jetės sė jashtme e tė brendshme, tė progresit tė jashtėm e tė brendshėm, marrėdhėnien e tyre tė ndėrsjellė dhe kufijtė e tyre. Suksesi dhe mossuksesi historik i judaizmit e i krishterimit paraqet pėrvojėn vendimtare islamike tė njerėzimit. Moisiu, Jezui dhe Muhammedi personifikojnė tri aspiratat tė vetė fillimit prej tė cilave nė instancėn e fundit pėrmblidhet ēdo gjė njerėzore. Judaizmi nė mes tė religjioneve paraqet “tendencėn e majtė” tė kėsaj bote. Nga kjo tendencė rrjedhin pastaj tė gjitha teoritė e frymės judaike qė predikojnė perspektivėn e parajsės tokėsore. Libri i Jovit ėshtė ėndrra pėr drejtėsinė qė do tė duhej tė realizohej qė kėtu, nė tokė. Jo nė pėrjetėsi, por kėtu dhe tani.
    Hebrenjtė nuk e pranuan kurrė tėrėsisht idenė e pėrjetėsisė. Sadukeasit [1] e refuzonin edhe nė kohėn e Krishtit. Maimonidesi, mendimtari mė i shquar hebraik i Mesjetės, pohonte se pėrjetėsia ėshtė impersonale (qė ėshtė pak mė pak se mohimi i vetė idesė sė pėrjetėsisė).
    Hebreu tjetėr i madh, Benedikt Spinoza, vete mė tej dhe thotė se Dhjata e Vjetėr nuk thotė asgjė pėr pėrjetėsinė. Renani dhe pas tij edhe Berdjajevi, me tė drejtė konstatuan se hebrenjtė s’kanė mundur ta pranojnė idenė e pėrjetėsisė, meqė ishte inkompatibile sė brendshmi me imazhin e tyre tė botės, qė ėshtė gjithmonė imazh tokėsor. Hasdai Kreskasi mėson se materia ėshtė trupi i Zotit. “Populli hebraik s’e kish tė njohur idenė e lirisė indivudale dhe tė fajit individual” – shkruan Berdjajevi. Nė shembullin e Spinozės mund tė pėrcillet qartė lindja e filozofisė sė re materialiste nė kuadėr tė judaizmit ose nė burimet e traditės hebraike, tek esenca religjioze mbetet tejet e hollė dhe e cekėt nė raport me pėrmbajtjen nacionale, politike dhe botėrore – situate tėrėsisht e anasjelltė me krishterimin. Spinoza dėshmon domosdoshmėrinė e pacenueshme nė botė. Dhe nė shkrimet e tij teologjike mund tė zėvendėsohet gjithkund nocioni “Zot” me “Natyrė” dhe pėr kėtė vetė ai jep udhėzime. Duke flakur ēdo gjė personale, individuale, tė vullnetit, madje edhe tė vetėdijshme nga nocioni i Zotit, kėto dy nocione ai i ofron ndėrmjet tyre. Edhe pėrkundėr ekskomunikimit, Spinoza ėshtė hebre autentik.2
    Mbretėria hyjnore, qė hebrenjtė e paralajmėronin para shfaqjes sė Krishtit, pritej nė tokė, jo nė qiell si krishterėt. Nė literaturėn apokaliptike hebraike himnizohet Mesia - hakmarrėsi, ekzekutuesi i drejtėsisė. Hebrenjtė nga Mesia pritnin tė jetė, jo profet qė vuan dhe pėson, por hero kombėtar, mbret i tokės qė do tė vendosė pushtetin e popullit tė zgjedhur. Bota tek tė drejtit janė tė pafat - ėshtė e pakuptim. Ky ėshtė qėndrimi themelor i drejtėsisė hebraike dhe i ēdo drejtėsie “sociale”. Ideja e parajsės kėtu, nė tokė, nė esencė ėshtė mendim hebraik dhe ėshtė e kėtillė jo vetėm pėr nga natyra, por edhe pėr nga origjina.
    “Kallėpi ēifut pėr historinė, tė shkuarėn e tė ardhmen, pėrbėhet nga thirrja e fuqishme drejtuar robėrve dhe tė mjerėve tė tė gjitha kohėve. (Shėn Augustini kėtė kallėp ia pėrshtati krishterimit, Marksi socializmit)”. (B. Russel, Historia e filozofisė perėndimore). Tė gjitha revolucionet, utopitė, socializmat dhe idetė e tjera qė propagandojnė “parajsėn nė tokė” nė thelb janė biblike, ēifute.
    Ideja masone pėr rilindjen etike tė njerėzimit mbi baza shkencore ėshtė pozitiviste dhe - ēifute. Do tė ishte me interes tė hulumtohen lidhjet e brendshme dhe tė jashtme ndėrmjet pozitivizmit, masonerisė dhe judaizmit. Do tė gjendeshin jo vetėm lidhje e ndikime shpirtėrore, por edhe fare konkrete.
    Historia e judaizmit ėshtė historia e zhvillimit botėror ekonomik (tregtar). Sombarti shkroi njė vepėr tė rėndėsishme pėr kėtė.3 Nė fillet e saj shkencėn atomike e quanin “shkencė ēifute”. Me po aq tė drejtė do ta quanim me kėtė emėr ekonominė politike. Sido me qenė, fakti se emrat mė tė mėdhenj tė fizikės atomike, tė ekonomisė politike dhe tė ideve socialiste ishin pothuaj me listė hebrenj s’ėshtė fare I rastit. Hebrenjtė nuk marrin pjesė gjithnjė nė kulturė, por gjithnjė marrin pjesė nė civilizim. Shfaqja e tyre mund tė pėrcillet si shpėrngulje nga njė civilizim qė perėndon nė njė civilizim qė lind. Kjo pėrsėritet edhe nė historinė e Perėndimit. “Gjatė gjithė Mesjetės ēifutėt praktikisht nuk patėn kurrfarė ndikimi nė kulturėn e vendeve tė krishtera” - konstaton
    Russeli.[4] Nė momentin kur nė njė kulturė qyteti ngadhėnjen fshatin pėrfundimisht, shfaqen ēifutėt. Ata mund tė jetojnė dhe tė mendojnė vetėm nė konceptet e qytetit. Ēdo qytet mė i rėndėsishėm ka njohur kolonitė ēifute. Tiri, Sidoni, Antiokia, Jerusalemi, Aleksandria, Kartagjena dhe Roma nė epokėn e vjetėr; Kordova, Granada, Toledo dhe Sevilja nė Spanjėn muslimane; Amsterdami, Venediku dhe Marseji nė fillim tė kohės sė re, kurse sot tė gjitha qendrat e mėdha botėrore, veēan ato amerikane - kjo ėshtė historia e judaizmit. Ka diē nga simbolika kur pikėrisht hebrenjtė e financojnė projektin e Kolombit dhe madje marrin pjesė drejtpėrdrejt nė zbulimin e njė bote, qė fillon tė jetojė civilizimin qė nga fillimi i vet (ka njė tezė tė
    fortė se madje vetė Kolombi ishte ēifut), kurse gjiri i “kohės mė tė re atomike” ėshtė gjithashtu njė ēifut - Einsteini. Nė tė gjitha rastet ēifutėt ishin bartės tė progresit tė jashtėm, siē ishin tė krishterėt bartės tė progresit tė brendshėm.

    Religjioni i pastėr

    Materializmi (ose pozitivizmi) hebraik ia ktheu vetėdijen njeriut nė drejtim tė botės dhe pėrgjatė tėrė historisė e nxiti interesin e tij ndaj realitetit tė jashtėm. Krishterimi shpirtin njerėzor ia drejtoi vetvetes. Realizmi i theksuar i Dhjatės sė Vjetėr mund tė tejkalohej me njė idealizėm po aq tė theksuar tė Dhjatės sė Re. Bashkimin e kėtyre dy kėrkesave nė njė do ta bėjė Islami me Muhammedin. Por kjo do tė ngjajė diēka mė vonė.
    Sipas krishterimit, aspiratat njerėzore dhe energjia nuk duhet tė thehen nė dy drejtime tė kundėrta: kah qielli dhe kah toka. “Askush s’mund t’u shėrbejė dy padronėve: o do ta urrejė njėrin e ta dojė tjetrin, o do ta kėnaqė njėrin e mos ta pėrfillė tjetrin. S’mund t’i shėrbehet edhe Zotit edhe Mamonit” (Ungjilli sipas Mateut, VI, 24). Tolstoi vazhdon ta arsyetojė kėtė ide: “Nuk mund tė kujdesesh nė tė njėjtėn kohė edhe pėr shpirtin tėnd edhe pėr tė mirat e kėsaj bote. Po dėshirove tė mirat e kėsaj bote, hiq dorė, po deshe ta ruash shpirtin. Pėrndryshe do tė shqyhesh dhe do tė mbetėsh edhe pa njėrėn, edhe pa tjetrėn”. E mė tej: “Njerėzit dėshirojnė ta arrijnė lirinė duke siguruar vetveten dhe trupin e vet nga ēdo gjė qė pengon trupin dhe s’e lejon tė bėjė ē’t’i teket. Gjėrat me tė cilat njerėzit sigurojnė trupin e vet - kamja, pozita, nami - nuk japin lirinė e dėshiruar, pėrkundrazi, pengojnė dhe mė shumė. Pėr tė pushtuar lirinė mė tė madhe, njerėzit nga mėkatet e veta, pasionet dhe besėtytnitė ia ndėrtojnė vetes burgun dhe mbyllen nė tė...”
    Tė gjitha autoritetet e mėdha tė Kishės e kanė vėnė re dhe e kanė theksuar dallimin qenėsor ndėrmjet frymės sė Dhjatės sė Vjetėr e tė Re. Sipas disa autorėve, Ungjilli sipas Marcionit, qė i shėrbeu Markut si shembull, konsideronte se Jezui e hoqi ligjin e Moisiut dhe se ai Jehovait, Zotit tė drejtėsisė dhe shpėtimtarit tė botės sė dukshme, ia vuri pėrballė Zotin e dashurisė, qė krijoi botėn e padukshme. Sipas mendimit tė Couchoudit, ky ungjill edhe mė qartė nga tė tjerėt pėrmbante parimet e asketizmit, tė heqjes dorė nga dhuna e nga kundėrshtimi i ligėsisė.
    Religjioni, pra, qė mė parė refuzon tė rregullojė dhe tė pėrkryejė botėn e jashtme. Ēdo bindje njerėzore se me rregullimin e jashtėm dhe me ndryshimin e botės mund tė ndihmohet rrita e mirėsisė, natyrisht religjioni e trajton si vetėmashtrim. Sepse religjioni ėshtė pėrgjigje nė pyetjen jo si tė jetoj nė botė dhe para njerėzve, por si tė jetoj nė vete dhe para vetes. Ai ėshtė tempulli majė malit, streha kah duhet synuar, pėr tė lėnė pas vetes tėrė kotėsinė e njė bote tė papėrmirėsueshme tek sundon Luciferri. Ky ėshtė religjion i pastėr.
    “Mos merakoseni pėr trupin tuaj, ēfarė do hani, ēfarė do pini.”
    “Po tė mashtroi syri yt, shkule, po tė solli nė mėkat dora jote e djathtė,
    preje”... “Kush do ta fitojė jetėn, ta flakė”... “Edhe ju them: secili qė
    me pasion ia hudh shikimin gruas, bėn tradhti nė zemrėn e vet”
    Ungjilli). “Sepse ėshtė shkruar: do ta flak dijen e dijetarėve dhe mendjen e mendimtarėve do ta hudh. Ku ėshtė i stėrdijshmi? Ku ėshtė
    letrari? Ku ėshtė belaxhiu i kėtij shekulli ?” (Shėn Pali, I, Korint., I, 19).
    “Dhe shumė njerėz e pyetėn: ē’tė bėjmė? - Ai u tha: kush ka dy
    rroba, t’i jepė atij qė s’ka; dhe bukė kush ka, tė bėjė njėsoj” (Luka, 3: 10-11).
    Ngjashmėria me ndonjė parim socialist ėshtė mashtruese, sepse nuk ėshtė fjala pėr shoqėrinė dhe marrėdhėniet e saj, por pėr njeriun dhe shpirtin e tij. Religjioni apelon pėr tė dhėnė, ndėrkaq revolucioni pėr tė marrė. Rezultati i jashtėm nė ndonjė rast mund tė jetė i njėjtė, por ai i brenshmi ėshtė fare i ndryshėm.

    Mirėpo ajo udhė ėshtė tejet e rėndė dhe vetėm pėr tė shuguruarit. Kur Kur’ani tha: “Zoti s’e ngarkon asnjėrin me barrėn qė s’e ban dot” (2/286), pa dyshim ka aluduar nė krishterim. Prandaj tė gjitha religjionet e pastra kanė njohur dy rryma, dy programe. Budizmi ka “Mahajana” - “rrugėn e madhe” tė ashpėr e tė rėndė pėr elitėn, dhe “Hinajana” - “rrugėn e vogėl”, mė tė lehtė e mė pak tė ashpėr, pėr popull. Mirėpo kėto janė nocione tė rendit moral, jo tė rendit shoqėror, sepse nuk kemi tė bėjmė me privilegje, por me detyrime. Ndarja e ngjashme morale gjendet edhe te krishterimi: kleri, rendet. P.sh. celibati pėr klerin, kurse martesa pėr njerėzit e thjeshtė. Celibati ėshtė rruga e vėrtetė. Martesa ėshtė kompromis, sheshazi.
    Ky dinamizėm i fuqishėm, i brendshėm, pėrcjellė me vetėmohime tė papara, ėshtė tėrėsisht personal dhe gjithnjė i lidhur me injorimin e ēfarėdo aksioni shoqėror. Meqė a priori kundėrshtojnė pėrdorimin e forcės, krishterimi dhe religjioni nė pėrgjithėsi dėftohen tė pafuqishėm pėr tė bėrė ēfarėdo qoftė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė qė tė ndryshohet pozita shoqėrore e njerėzve. Ndryshimet shoqėrore nuk lėvizen me
    lutje e etikė, por me forcėn nė shėrbim tė ideve a tė interesit. Sė kėndejmi rrjedh akuza - objektivisht e arsyeshme, moralisht jo – se religjioni kontribuon konservimin e gjendjes ekzistuese shoqėrore - situatė qė, lėr mėnjanė tėrė “opozitėn psikologjike”, i shkon pėrshtati pushtetmbajtėsit.

    Krishterimi s’ėshtė praktikė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės dhe nga ai aspekt s’duhet tė vlerėsohet. Ai ėshtė “lajm” (Kur’ani e quan kėshtu, kurse Ungjilli - Lajm i dashur), lajm pėr tė vėrtetat mė tė thella tė jetės njerėzore. “Duaje tė afėrmin, si veten”, “Duaje armikun dhe ktheja me tė mirė atij qė tė urren”, “Mos e kundėrshto ligėsinė” – kėto deviza kundėrshtohen aq shumė me logjikėn praktike tė jetės njerėzore sa tė bėjnė tė kėrkosh domethėnie tjetėr tė tyre. Ato njėmend sjellin lajmin pėr njė botė tjetėr. (“Mbretėria ime s’ėshtė e kėsaj bote”- Jezui).
    Shpallja e qėndrimeve tejet tė qarta dhe radikale tė Ungjillit ishte ēast vendimtar i historisė. Me kėto njerėzimi pėr herė tė parė u bė plotėsisht i vetėdijshėm pėr vlerėn e njeriut dhe nė kėtė mėnyrė realizoi progres, jo kryesisht historik, por “cilėsor”. Shfaqja e Jezu Krishtit shėnon sinorin e historisė botėrore (“shenjė botėve” - Kur’ani,
    21/91), kurse vizionet dhe shpresat qė shpalli ai u pėrfshin nė tė gjitha pėrpjekjet njerėzore qė pasuan. Tėrė civilizimi perėndimor, pa marrė parasysh shmangiet, paragjykimet e dyshimet, ka vulėn e shkencės sė Krishtit. Nė pėrleshjen e pėrgjithshme dhe tė stėrlashtė: shoqėria a njeriu, buka a liria, civilizimi a kultura - Perėndimi, esencialisht i lidhur pėr traditėn e krishterė, mbajti anėn e tezės sė dytė.

      Ora ėshtė Sat 25 Nov 2017, 10:50