Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    40 HADITHE KUDSIJ 2

    Share
    avatar
    behar kaceli
    Gurabardhs
    Gurabardhs

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 31
    Mosha : 36
    Vendndodhja : tirane
    Profesioni : teolog
    Pikėt : 280
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/02/2008
    Humor : po

    40 HADITHE KUDSIJ 2

    Mesazh nga behar kaceli prej Sat 16 Feb 2008, 23:05

    HADITHI 21.
    “Do tė jem armik ndaj tri lloje njerėzish nė Ditėn e Ringjalljes:
    Ndaj njeriut qė e ka dhėnė fjalėn duke u betuar nė Mua, dhe e ka thyer atė;
    Ndaj njeriut qė e ka shitur njeriun e lirė dhe fitimin e ka shpenzuar (dmth e ka robėruar njeriun e lirė), dhe
    Ndaj njeriut qė ka marrė punėtor dhe ia ka caktuar rrogėn, ndėrsa pas kryerjes sė punės nuk ia ka paguar punėtorit atė qė e ka merituar.”

    HADITHI 22.
    Asnjėri prej jush le tė mos e nėnēmojė veten!
    (Shokėt) i thanė:
    O i dėrguar i All-llahut, si mundet ndonjėri prej nesh ta nėnēmojė veten?
    Ai ėshtė pėrgjigjur:
    Kur njė njeri sheh ndonjė ēėshtje, e cila ka tė bėjė me fenė e All-llahut, e ai nuk flet, atėherė All-llahu nė Ditėn e Ringjalljes i thotė:
    Ē’tė pengoi ta thuash tė vėrtetėn rreth asaj ēėshtjeje?
    Njeriu do tė thotė:
    Frika prej njerėzve.
    All-llahu do t’i thotė:
    Mė mirė do tė ishte nėse mė frikoheshe Mua!
    HADITHI 23.
    Vėrtet All-llahu do tė thotė nė Ditėn e Ringjalljes:
    “Ku janė ata qė e donin njėri - tjetrin pėr hir tė Madhėrisė sime? Sot Unė do t’i strehoj ata nėn hijen Time, se kjo ėshtė dita nė tė cilėn nuk ka hije pėrveē hijes Time!”
    HADITHI 24.
    Kur All-llahu e do ndonjė nga robėrit e Tij e thėrret Xhibrilin u dhe i thotė:
    Unė e dua kėtė njeri, pra duaje edhe ti!
    Atėherė edhe Xhibrili e do atė njeri. Pastaj Xhibrili thėrret nė hapėsirėn qiellore duke thėnė:
    All-llahu e do kėtė njeri, pra duajeni edhe ju! Atėherė edhe banorėt e qiellit e duan ate. Pastaj (ky njeri) pranohet edhe nė tokė.
    Nėse All-llahu nuk e do ndonjė nga robėrit e Tij e thėrret Xhibrilin dhe i thotė:
    Unė nuk e dua kėtė njeri, pra mos e duaj as ti!
    Atėherė edhe Xhibrili nuk e do atė njeri. Pastaj Xhibrili thėrret nė hapėsirėn qiellore duke thėnė:
    All-llahu nuk e do kėtė njeri, pra as ju mos e doni! Atėherė as ata nuk e duan atė, pastaj ky njeri urrehet edhe nė tokė.
    HADITHI 25.
    Do t’i shpall luftė atij qė tregon armiqėsi ndaj robit Tim!
    Robi Im nuk mė afrohet nė mėnyrė tjetėr, pėrveē duke i kryer fardet (obligimet e domosdoshme). Ai vazhdon tė mė afrohet edhe mė tepėr me anė tė veprave vullnetare, qė e shton edhe mė tepėr dashurinė Time ndaj tij, e kėshtu Unė filloj ta dua ate, e kur e dua, atėherė bėhem veshi me tė cilin dėgjon, syri me tė cilin sheh, dora me tė cilėn bie, dhe kėmba e tij me tė cilėn ecė. Nėse ky rob kėrkon diēka prej meje, Unė me siguri do t’ia jap, nėse kėrkon strehimin Tim, vėrtet Unė do ta strehoj atė. Unė nuk nguroj pėr asgjė mė tepėr se nė marrjen e shpirtit tė robit Tim fisnik: ai e urren vdekjen, e Unė e urrej lėndimin e tij.
    HADITHI 26.
    Vėrtet prej tė gjithė tė devotshmėve mė sė tepėrmi e pėlqej besimtarin e varfėr, i cili ėshtė nė skamje, e megjithatė tregon njė vėmendje tė posaēme gjat namazit, si dhe bindje tė plotė gjat adhurimit tė Zotit tė tij duke e respektuar atė nė vetmi; nuk gjendet nė sy tė keq tek njerėzit, nuk tregohet me gisht drejt tij, dhe mundėsia e jetesės sė tij arrin vetėm kushtet elementare, e ai pėrsėri duron.
    Pastaj i Dėrguari i All-llahut u tha:
    Vdekja do tė kishte ardhur mė herėt tek ai, por ngushėlluesit e tij do tė ishin pak (nė numėr) dhe i vogėl do tė ishte trashėgimi i tij.
    HADITHI 27.
    E pyetėm Abdull-llah ibn Mesudin t pėr ajetin:
    “Dhe assesi mos mendoni se janė tė vdekur ata qė u vranė nė Rrugėn e All-llahut! Pėrkundrazi, ata janė tė gjallė duke u furnizuar te Zoti i tyre”
    (Ali Imran; 169)
    Dhe ai tha:
    Edhe ne kemi pyetur (tė Dėrguarin e All-llahut u) dhe na ka thėnė:
    Shpirtrat e tyre janė nė brendėsi tė zogjve tė gjelbėr, duke pasur kandila tė varur pėr Arsh dhe (kėto njerėz) shetisin nė Xhennet nga tė duan, pastaj pushojnė dhe qetėsohen nė ato kandila. Atėherė Zoti ua hedh njė shikim dhe u thotė:
    “A dėshironi diēka tjetėr?” ata thonė:
    “Ēka mundemi tė dėshirojmė, kur po shetisim lirisht dhe kah tė duam nė Xhennet?” All-llahu ua drejton tri herė kėtė pyetje, e ata, kur e shohin se do tė pyeten pėrsėri, pėrgjigjen:
    “O Zot, dėshirojmė qė tė na i vendosėsh edhe njė herė shpirtrat nė trupat tonė (dmth nė dunja) dhe tė luftojmė derisa tė vdesim edhe njė herė nė rrugėn tėnde.” Kur Ai sheh se ata nuk kanė nevojė pėr asgjė tjetėr, i le tė qetė.
    HADITHI 28.
    Nė mesin e paraardhėsve tė juaj ishte njė njeri, i cili kishte njė plagė, dhe prej dhimbjeve tė tmerrshme, tė cilat mė nuk mund t’i duronte, mori thikėn dhe preu dorėn, prej sė cilės rrodhi gjak derisa vdiq.
    All-llahu U tha:
    “Robi Im mė tejkaloi nė vehten e tij (dmth shkeli ligjin Tim), pra Unė ia kam ndaluar atij hyrjen nė Xhennet.”
    HADITHI 29.
    Kur unė ia marr robit besimtar shokun nga banorėt e dunjasė, e pastaj ai duron, ēfarė shpėrblimi i takon atij pėrveē Xhennetit?
    HADITHI 30.
    “Nėse robi Im dėshiron tė takohet me Mua, edhe Unė dėshiroj tė takohem me tė, e nėse ai nuk dėshiron tė takohet me Mua, as Unė nuk dėshiroj tė takohem me tė.”
    Njė hadith i ngjashėm nė njė transmetim mė tė gjėrėsishėm thotė:
    Nga Ajsha t pėrcillet se i Dėrguari i All-llahut u ka thėnė:
    Atė qė dėshiron tė takohet me All-llahun, edhe All-llahu dėshiron ta takojė, e atė qė nuk dėshiron takim me All-llahun, as All-llahu nuk dėshiron ta takojė.
    Unė (thotė Ajsha t) thash: O i dėrguar i All-llahut, a ėshtė kjo nga urrejtja e vdekjes, sepse ne tė gjithė e urrejmė vdekjen?
    Ai (i Dėrguari i All-llahut u) tha:
    Nuk ėshtė ashtu, por kur besimtarit i jepet lajmi pėr mėshirėn dhe kėnaqėsinė e Zotit, si dhe pranimi i tij nė Xhennet, ai dėshiron ta takojė All-llahun, e edhe All-llahu dėshiron ta takojė atė, ndėrsa kur mosbesimtarit i jepet lajmi i dėnimit nga All-llahu dhe hidhėrimit tė Tij, ai vėrtet nuk dėshiron ta takojė All-llahun, e as All-llahu nuk dėshiron ta takojė atė.
    HADITHI 31.
    Njė njeri tha: Pasha All-llahun, All-llahu nuk do ta falė filanin!
    Nė kėtė All-llahu i Lartėsuar tha:
    “Kush ėshtė ai, qė betohet se Unė nuk do ta fal filanin? Me tė vėrtetė Unė e fala atė, ndėrsa i asgjėsova veprat e tua!”
    HADITHI 32.
    Njė njeri, i cili ia kishte ngarkuar vehtes disa mėkate tė mėdha, kur ra nė shtratin e vdekjes u tha djemve tė vet:
    “Kur tė vdes mė digjni, e pastaj mė shtypni dhe ma hidhni hirin nė det, se pasha All-llahun, nėse Ai mė merr nė dorė, do tė mė dėnojė ashtu si askė mė parė!” Dhe djemtė e bėnė atė qė u tha i ati. Pastaj All-llahu i tha tokės:
    “Nxirre atė qė ke marrė!” dhe njeriu u duk aty (para All-llahut). All-llahu tha:
    “Ē’tė shtyu ta bėsh atė gjė?” njeriu tha:
    “Frika prej teje, o Zoti Im!”
    Pėr kėtė shkak All-llahu e fali atė.
    HADITHI 33.
    Njė rob (i All-llahut) bėri njė mėkat dhe tha:
    “O Zoti im, ma fal mėkatin!” I Lartmadhėruari tha:
    “Robi Im ka bėrė njė mėkat duke e ditur se Zoti i tij i fal mėkatet, por edhe dėnon pėr ta.”
    Robi pėrsėri ka bėrė njė mėkat dhe ka thėnė:
    “O Zot, ma fal mėkatin!” I Lartmadhėruari tha:
    “Robi Im ka bėrė njė mėkat dhe ka ditur se Zoti i tij fal dhe dėnon.”
    Robi bėri edhe njė mėkat dhe pėrsėri tha:
    “O Zot, ma fal mėkatin!”
    Dhe i Lartmadhėruari tha:
    “Robi Im e ka bėrė mėkatin duke e ditur se Zoti i tij fal dhe dėnon pėr mėkatet. Bė ē’tė duash, Unė tė kam falė!”
    HADITHI 34.
    ”O biri i Ademit, derisa tė mė lutesh Mua dhe tė kėrkosh nga Unė (falje), Unė do tė fal!
    O biri i Ademit, qofshin mėkatet e tua deri nė qiell, nėse kėrkon falje nga Unė, Unė do tė fal!
    O biri i Ademit, nėse vjen te Unė me mėkate tė mėdha sa toka, pastaj mė drejtohesh duke mos mė bėrė shok (nė adhurim) Unė do tė dhuroj falje po aq tė madhe!”
    HADITHI 35.
    All-llahu i Lartmadhėruar zbret ēdo natė nė qiellin e tokės tė tretėn e fundit tė natės dhe thotė:
    “Kush ėshtė duke m’u lutur qė t’ia pranoj lutjen?; Kush ėshtė duke mė kėrkuar, qė t’i jap atė qė kėrkon? Kush ėshtė duke mė kėrkuar falje, qė t’ia fal (mėkatet)?”
    nė transmetimin e Muslimit hadithi pėrfundon:
    “Dhe kėshtu vazhdon deri nė agim”
    HADITHI 36.
    Besimtarėt do tė tubohen nė Ditėn e Ringjalljes dhe do tė thonė:
    “T’i themi dikujt tė ndėrmjetėsojė pėr ne tek All-llahu!” dhe do tė shkojnė te Ademi dhe do t’i thonė:
    “Ti je babai i njerėzimit, All-llahu tė krijoi me dorėn e tij dhe u urdhėroi melekėve qė tė tė pėrulen, dhe Ai t’i mėsoi ty emrat e ēdo gjėje, pra ndėrmjetėso pėr ne te All-llahu qė tė na lirojė prej kėtij vendi, nė tė cilin gjendemi!” ai do tė thotė:
    “Unė nuk jam nė gjendje pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.” dhe do t’ua pėrmendė gabimin e tij (nė Xhennet), do tė ndihet i turpėruar dhe do t’u thotė:
    “Shkoni te Nuhu, se ai ėshtė i dėrguari i parė banorėve tė tokės!” dhe kur do tė shkojnė te ai, do t’u thotė:
    “Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė.” Dhe do ta pėrmendė kėrkesėn qė ia bėri All-llahut pėr njė gjė, rreth sė cilės nuk kishte njohuri. Nuhu do tė ndihet i turpėruar dhe do t’u thotė:
    “Shkoni te miku i Mėshiruesit, (Ibrahimi u)!” ndėrsa ai do t’u thotė:
    “Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė, shkoni te Musai, robi dhe Fjala e All-llahut, tė cilit ia ka dhėnė Tewratin.” Por kur do tė shkojnė te ai, do t’u thotė:
    “Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė.” Dhe do t’ua pėrmendė rastin kur e ka vrarė njė person nė vend tė njė tjetri. Kėshtu ai do tė ndihet i turpėruar nga Zoti i tij dhe do t’u thotė:
    “Shkoni te Isai, rob i All-llahut dhe Lajmėtar, fjala e All-llahut dhe shpirti!” atėherė do tė shkojnė te ai, dhe ai do t’u thotė:
    “Unė nuk jam nė gjendje ta bėj njė gjė tė tillė, por shkoni te Muhammedi r (qoftė bekimi dhe paqja e All-llahut mbi tė) tė cilit rob All-llahu ia ka falė tė gjitha mėkatet, tė kaluarat dhe tė ardhshmet!”
    Atėherė (thotė i Dėrguari i All-llahut u) do tė vijnė tek unė e unė do tė kėrkoj leje qė tė shkoj te Zoti Im. Leja do tė mė jepet, dhe unė do tė shkoj te All-llahu dhe do t’i bėj sexhde (do tė pėrulem). All-llahu do tė mė lė ashtu njė kohė, aq sa do tė dėshirojė dhe do tė mė thotė:
    “Ēoje kokėn. Kėrko dhe do tė jepet, flit dhe do tė dėgjohesh, ndėrmjetėso dhe do tė pranohet!”
    Pastaj unė do ta ēoj kokėn dhe do ta falėnderoj nė njė mėnyrė nderuese qė do tė ma mėsojė Ai, dhe do tė ndėrmjetėsoj, e Ai do tė mė japė (njė numėr tė caktuar njerėzish), e unė do t’i pranoj ata nė Xhennet. Pastaj do tė shkoj pėrsėri te Ai, dhe kur do ta shoh do tė pėrulem ahtu siē u pėrula herėn e parė. Pastaj do tė ndėrmjetėsoj dhe Ai do tė mi caktojė (disa njerėz), e unė do t’i pranoj ata nė Xhennet. Atėherė do tė lutem edhe pėr tė tretėn herė, e edhe pėr tė katėrtėn dhe do tė them: nė zjarr mbesin vetėm ata, qė i ka pėrshkruar Kur’ani. Nuk ka dyshim se kėto njerėz do tė jetojnė aty pėrgjithmonė.
    nė transmetimin e Buhariut shtohet:
    I Dėrguari i All-llahut u tha:
    Do tė dalė prej Xhehennemit ai qė ka thėnė:
    “Nuk ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut”, dhe i cili ka nė zemrėn e tij mirėsi, qoftė edhe sa njė kokėrr gruri: pastaj do tė dalė prej Xhehennemit ai qė ka thėnė:
    “Nuk ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut” dhe i cili ka nė zemrėn e tij mirėsi sa njė thėrmi mielli; dhe do tė dalė prej Xhehennemit ai qė ka thėnė:
    “Nuk ka hyjni tjetėr perveē All-llahut” dhe qė nė zemrėn e tij ka pasur mirėsi nė madhėsinė e thėrmisė sė atomit.
    HADITHI 37.
    ”Kam pėrgaditur pėr robėrit e drejtė atė qė syri nuk ka parė, veshi nuk ka dėgjuar dhe as qė ka paramenduar zemra e njeriut.”
    ebu Hurejre t thotė: Pėr kėtė ēėshtje mundeni tė lexoni edhe nė Kur’an:
    “Askush nuk e di se ē’kėnaqėsi u ėshtė pregaditur pėr atė qė kanė punuar!”
    (Sexhde-17)
    HADITHI 38.
    Kur All-llahu krijoi Xhennetin dhe Zjarrin (Xhehennemin), e dėrgoi Xhibrilin te Xhenneti duke i thėnė:
    “Shko dhe shih se ē’kam pregaditur pėr banorėt e tij”. Atėherė Xhibrili shkoi nė Xhennet dhe pa ēfarė kishte pėrgaditur All-llahu pėr banorėt e Xhennetit. Kur engjėlli u kthye te All-llahu tha:
    “Pasha Madhėrinė tėnde, askush nuk di pėr tė pa hyrė brenda!”
    Atėhėrė All-llahu urdhėroi qė Xhenneti tė rrethohet me vėshtirėsi, dhe i tha Xhibrilit:
    “Kthehu dhe shikoje pėrsėri!” meleku shkoi pėrsėri nė Xhennet dhe e pa se qe i rrethuar me vėshtirėsi, dhe kur u kthye te All-llahu tha:
    “Pasha Madhėrinė tėnde, frikėsohem se askush nuk do tė hyjė nė tė!”
    Atėherė All-llahu iu drejtua pėrsėri Xhibrilit dhe i tha:
    “Shko te zjarri dhe shih se ē’kam pėrgaditur pėr banorėt e tij!” Kur e pa Xhibrili zjarrin, pa se qe i ndėrtuar nė shtresa - njė mbi njė. U kthye te All-llahu dhe tha:
    “Pasha Madhėrinė tėnde, ai qė do tė dinte pėr te, nuk do tė dėshironte tė hyjė nė tė!”
    Atėherė All-llahu urdhėroi qė tė rrethohet me kėnaqėsi, dhe i tha Xhibrilit:
    “Kėthehu nė tė!” ai u kthye dhe tha:
    “Pasha Madhėrinė tėnde, frikėsohem se askush nuk do t’i shpėtojė hyrjes nė tė”
    HADITHI 39.
    U zurėn Xhenneti dhe Xhehennemi ndėrmjet vehte dhe Xhehennemi tha:
    “Te unė gjendet i fuqishmi dhe kryelarti”, ndėrsa Xhenneti tha:
    “Te unė gjendet i dobėti dhe i vobekti” pastaj gjykoi All-llahu ndėrmjet tyre:
    “Ti je Xhenneti, mėshira Ime, nėpėrmjet teje Unė i tregoj mėshirė atij qė dėshiroj, ndėrsa ti je zjarri, ndėshkimi Im, nėpėrmjet teje dėnoj atė qė dėshiroj, dhe ėshtė caktimi Im qė secili prej jush ta ketė hisen e vet!”
    HADITHI 40.
    All-llahu do t’u thotė banorėve tė Xhennetit:
    “Banorė tė Xhennetit!” ata do tė thonė:
    “Zoti ynė, po tė pėrgjigjemi, jemi nėn dėshirėn e kėrkesės Tėnde dhe mirėsia gjendet nė duart tua” atėherė All-llahu do tė thotė:
    “A jeni tė kėnaqur plotėsisht?” ata do tė pėrgjigjen:
    “O Zot, si tė mos jemi tė kėnaqur, kur Ti na ke dhėnė atė qė nuk ia ke dhėnė asnjėrės prej krijesave tua?” All-llahu do tė thotė:
    “A nuk dėshironi qė t’u jap diēka tjetėr, mė tė mirė se kjo?” ata do tė pėrgjigjen:
    “O Zot, ēka mund tė jetė mė e mirė se kjo qė na e ke dhėnė?” Ai do tė thotė:
    “Unė do ta bėj qė mirėsia Ime tė zbresė mbi ju, dhe pas kėsaj mė nuk do tė jem i pakėnaqur me ju!”

      Ora ėshtė Tue 25 Jul 2017, 23:50