Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

5 posters

    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... - Faqe 2 Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 16 Jun 2008, 07:56

    Valbona Bozgo - Pastruesja

    Megjithėse ora po i afrohej dhjetė tė paradites, Kristos nuk i kishte dalė ende gjumi, tek e kishte zėnė me rrobat e festės mbi kanapenė e gjerė, pėrballė sė cilės, zjarri i shuar nė oxhak, e ruante akoma ngrohtėsinė. Prej vitesh tė tėra e festonte me shoqėrinė “ditėn e emrit”, qė pėrkonte me festėn mė tė rėndwsishme vjetore, krishtlindjet. I ndodhur nė mes tė afėrmve dhe miqve, i pėshtjelluar nga urimet e shumta tė tyre, i dukej se edhe ai rilindėte paksa.
    Mbetjet e ushqimeve dhe pijeve tė bollshme, mbi tryezėn nė tė djathtė tė oxhakut tė sallonit tė madh, letrat e bixhozit dhe gurėt e rrėzuara tė shahut, si tė hedhura mbi sheshtina parmakėsh e banakėsh, llampushka formėndryshme qė qarkonin bredhin nė tjetrin cep tė hapėsirės, njė varg prej tė cilave ekzekutonte akoma sistemin rė-lė tė ndėrtimit tė saj, ishin shkaqet e dėfrimit dhe raskapitjes tė orėve tė gjata tė asaj nate.
    Kėtė vit festimi i krishtlindjeve kishte pasur njė shije tė vecantė. Prej muajsh ishte larguar nga qyteti i tij i Athinės pėr nė Selanik, tek kryente studimet e larta. Malli i madh qė shoqeron tė gjithė tė larguarit pėr herė tė parė nga shtėpia, e kishte bėrė mė tė ndjeshėm ndaj kėsaj nate.
    Dėgjoi zhurmėn e njė capitjeje tė lehtė e tė shkathėt. Nuk ishin tė sė ėmės; i njihte mirė ato.
    Tek ishte shtrirė pėr tė fjetur, i ruajtur nga ngrohtėsia e ambientit, i kishte mjaftuar mbulimi me njė batanije. Kureshtja nėn atė gjysmėzgjim, me kokėn e futur nėn tė, ia kishte ulur mbulesėn deri pranė fytyrės, me thekėt mbi sy, nga ku ai mund tė shihte pa frikėn e pikasjes, sipėrmes grilave, shkaktarin e capitjeve. Ishte njė grua e re e panjohur, qė pėrpiqej tė vinte rregull nė atė mish-mash tė jashtėzakonshėm rrėmuje. Kujdesi pėr tė mos zgjuar studentin nuk ishte edhe aq rezultativ, mes tringėllimave cingėritėse tė gotave tė kristalta, qė ajo mundohej t’i largonte nga tryeza e madhe pėr t’i cuar nė lavaman, duke ngritur dy a tri me secilėn dorė, buzėt e tė cilave cikeshin, ashtu sic kishin bėrė me dhjetėra herė gjatė natės sė shkuar.
    Nuk ishte Valentina, pastruesja e qeshur dhe hokatare, qė punonte prej vitesh nė shtėpinė e tyre. Po tė kishte qenė ajo do t’i thoshte pa tėkeq, t’a linte tė flinte edhe pakėz. E dinte qė ajo do t’i pėrgjigjej, gjithashtu pa tė keq: ”Gjumash! Tė tė lesh ty, nė mbrėmje zgjohesh. Nė moshen tėnde unė flija e shumta nė nėntė tė darkės dhe zgjohesha nė shtatė tė mėngjesit. U prishėn tė gjitha, koha, njerėzit, ditė-nata!”
    Oh, sa i flihej! Gruaja shkaktonte zhurma tė lehta. Megjithatė, ato nuk ishin acaruese. Kishin nje farė rezonance nė takimet me njėra-tjetrėn, si muzikė e lehtė. Ishte dhe e hijshme! I thoshte mendja se s’mund te ishte mė shumė se tridhjetė. Ku ishte Valentina? Mos ishte kthyer pėrgjithnjė nė vendin e saj? Zbuloi kokėn dhe pyeti gruan:
    Cila je ti?!
    E cuditur, ose nga befasia e shfaqjes sė tij, o nga pyetja e bėrė, me njė hutim jo shumė tė natyrshėm, u pėrgjigj si personazh pėrrallash:
    Jam pastruesja!
    Studentit tw ri iu bė sikur i tha “jam njeri”, pėrgjigje vajzash tw virtytshme, tė braktisura nė pyje a shkretėtira prej fatesh ogurzeza, e tė gjetura rastėsisht nga njerėz zemėrmirė, ne rastet mė tė mėdha, barinj. Pra, kjo ishte pastruesja-njeri, qė me atw pėrgjigje njėfjalėshe i lutej tė mos i bėnte keq, tė mos mbante mėri pėr zgjimin e padėshirueshėm.
    Ajo u pėrpoq t’i fashiste mė tėpėr zhurmat, megjithėse nga gjysmė-zgjimi i studentit duhej tė ishte mė e shpenguar. Kristos i bėri sėrish pėrshtypje hijeshia e tė ecurit, lėvizjeve dhe vėshtrimit tė saj. Sikur nuk ishte mendėrisht aty.
    Ē’pune ke kryer nė vendin tėnd? e pyeti sėrish.
    Megjithėse e pa nė sy, ai e kuptoi se nuk shikonte ato tė tiat. Pėrgjigjja e vonuar, ishte nga ato, qė nuk tė linte tė kureshtoje mė tej.
    Pastruese!
    E vetmja qė i riu nuk priste tė dėgjonte. I kishin thėnė se emigrantėt edhe gėnjenin pėr profesionin e tyre, duke ia rritur vlerat vetes. Gėnjeshtra nė tė kundėrtėn, i dukej e pabesueshme dhe jo logjike. Gjithsesi, pastruesja tė linte pėrshtypjen se vlente pėr mė tepėr.
    Nga kati i dytė qė lidhej me tė parin me shkallė spiraleje, dėgjoi hapa zbritėse. Kėto ishin tė sė ėmės. U mbulua sėish me kuvertė, duke u kthyer me fytyrė nga shpinėmbėshtetėsja e kanapesė. Donte tė kotej akoma. Nuk dėshironte qė e ėma ta pikaste zgjimin e tij e t’ia fillonte kuvendit. I zbriste ngadalė shkallėt. Besonte se ai flinte ende. Mirėmėngjesoi pastruesen dhe duke vėnė dorėn tek goja qė iu hap nga mosngopja me gjumė, i tha se pihej kafe. Pėrgatiti dy tė tilla dhe e ftoi tė renė tė uleshin nė pjesėn e boshatisur tė tryezės.
    Ke punė sot! konstatoi ajo gjendjen e rėndė ekologjike tė shtėpisė, duke u vetėdėnuar lehtė e me humor, si njė nga shkaktarėt kryesorė tė katastrofės.
    Tjetra buzėqeshi lehtė dhe pa miratim tė zellshėm, si pėr t’i kujtuar se pėr atė punė ndodhej aty. Pastruese ishte! Flisnin ulur, aq sa mund te dėgjonin njėra-tjetrėn. Intuita pėr sigurimin e komunikimit, i kapėrcente frekuencat e domosdoshme tė zėrit pėr tė kaluar nga njėri vesh nė tjetrin, kėshtu,qė tė bėhej mė se i dėgjueshėm, ato e forcuan aq, sa mund tė arrinte pa shumė vėshtirėsi ne te gjitha qoshet e sallonit. Pėr tė shmangur bllokimin e veshit mbėshtetės nė jastėk, Kristoja kishte vėnė krahun midis tij dhe tėmthit pėr tė lehtėsuar dėgjimin.
    Valentina mė tha se ke qenė mėsuese muzike, i tha zonja.
    Po! ia ktheu tjetra pas njė pauze tė lehtė.
    Si tė quajnė?
    Mirela!
    S’dihet si tė merr jeta, Mirela. Por puna nuk ėshtė turp e dashur, u mundua t’i jepte kurajo tjetra. Njė ditė mbase i kthehesh sėrish pianos.
    Pastruesja heshti, duke vėshtruar gishtat e mufatura nga ujrat dhe tė dėmtuara disi nga detergjentet kimikė.
    Zonja u ēua dhe i bėri shenjė t’a ndiqte. Hynė nė njė dhomė tė vogėl, tė mbushur me dhuratat e sjella pėr festėn e tė birit. I zgjati njė kuti me ėmbėlsira. Janė melomakarona. Mos i harro kur tė ikėsh.
    Mirela falenderoi.
    Kur i dhurova Valentinės njė kuti tė tillė, vitin e parė qė erdhi tek ne, dhe nė Greqi njėkohėsisht, i mori pė makarona tė lyera me mjaltė. Kur na e tha mė vonė ngatėrresėn, qeshėm tė tėrė. Ajo qeshi pėrsėri gazplotė, duke pėrjetuar skenėn e para disa viteve.
    Tjetra buzėqeshi, se qeshi ajo.
    N’a mungon kur largohet pėr pushime nė vendin e saj! keqardhi zonja. Zakonisht shkon verėrave. Ėshtė e para herė qė na “braktis” nė dimėr. E duam si njeriun tonė!
    Ėshtė vėrtetė shumė e mirė, miratoi vėmendshėm Mirela. Unė po shkoj tė vazhdoj punėn, u pėrpoq tė shkėputej andej.
    Mirė, tha tjetra. Ndėrkohė, unė po pėrpiqem tė rregulloi diēka nė dhomėn e gjumit.
    Mirela vuri re, se studenti e kishte kthyer fytyrėn e mbuluar me batanie, gjysmėn e sė cilės ia zinin thekėt, sėrish nga hapėsira e sallonit. Si nuk sikletoset, mendoi. Mbase e ka rizėnė gjumi dhe nuk i ndien.
    Iu bė sikur dėgjoi njė melodi tėpėr, tepėr tė ulėt. Besoi se ishte njė nga ekzekutimet e mendjes, qė me egoizėm, luante herė pas here pėr vetveten me poshtėshėnimin “te gjitha tė drejtat e rezervuara”.
    Por, jo. Tingujt u bėnė mė tė dėgjueshėm. Luante njė tamburo, violinė dhe njė violincel. Ishte “Bolero”! Muzika, po tė mos ishte ajo qetėsi, e prishur vetėm nga zhurmat e lehta qė shkaktonte ajo vetė, mbase nuk do dėgjohej. Tingujt ishin tepėr, tepėr delikatė, si tė mos donin tė zgjonin ndokėnd. Mendja iu bashkua pėr tė luajtur me to.
    Pas pak, njė flaut e fluturoi larg, shumė larg, ne rrugicėn ku ishte rritur, nė dhomėzėn nga ku shihej gjithnjė njė plep i madh.
    Klarineta fryu erėrat dhe plepi shkundi parashutat e topthave e topthave tė bardhė e tė pakapshėm si ėndėrr, si kėta tinguj tė pasigurtė pėr t’u forcuar.
    Pa magnetofonin, ku dritat e vogla ngjitnin e zbrisnin shkallėn e frekuencave tė notave. Kush e kishte vėnė cidinė tė luate? Studenti dukej se flinte.
    Njė harpė dhe njė fagotė e shkėputėn nga e parėndėsishmja e gjetjes sė enigmės dhe i folėn me zhurmat e qytetit tė lindjes, ndjellaėmbėl, mjegullues, ku pėr tė punėt fillonin herėt nė mėngjes e mbaronin vonė nė mbrėmje, pa trandje tė gjithėhershmė, fashitur nga tinguj muzikorė nė shkollė, shtėpi dhe rrugė.
    Pas njė kornoje franceze, paksa mė tė fortė, qė mbėshtetej diku nė sfond nga njė flautė, si borė e endur qiellit, dalloi saksofonin tenor. I ati po i fliste pėr njė nga sjelljet e qortueshme fėmijėrore. Zėri i tij i plotė e ruante edhe nė ēaste tė tilla tonin baballėk, por Mirelės i rėndonte nė shpirt ēdo fjalė e tij. Njė saksofon soprano e ekuilibroi disi gjendjen. E ėma i pėrsėriti qortimet e tė atit, veēse paraqiti rezultatet e tyre mjaft tė kėnaqshme, nė rast korrigjimi, nga ana e Mirelės, nė pėrpjekje pėr tė shpėtuar situatėn. Ajo kishte bėrė sic i kishin thėnė dhe tingujt e zellshėm tė njė pikoloje dhe njė kornoje franceze, i kujtuan koncertin qė kishte arritur tė jepte me orkestrėn e qytetit. Ia kishin gufuar zemrėn shoqėrimi i veglave tė tjera muzikore dhe duartrokitjet e spektatorėve.
    Nga magnetofoni tanimė u pėrhapėn notat e njė tjetėr kornoje, asaj angleze, tė shoqėruara nga dy klarineta.
    Njė pjatė i shpėtoi nga dora dhe pėr pak u thye. Traboni pasues ngriti zėrin zgjueshėm dhe Mirela u kujtua c’ishte. Njė pastruese! E prisnin njė mal me punė pėr tė kryer. Akoma nuk kishte mbaruar me enėt e kuzhinės. Lėre qė nga pastrimi i shtėpisė nuk kishte filluar ende.
    Tingujt e pėrbashkėt tė violinės, taboros dhe ksilofonit ia nxituan lėvizjet. Pllakat e dyshemesė ishin njollosur nga tė shkelurat e ushqimeve tė rėna, disa prej tė cilave, ajo e dinte qė nuk laheshin lehtė.
    Shkundi mbulesėn e tryezės. Flaku bishtat e cigareve qė kishin tejmbushur tavllat. Bobo... Disa pjata me ėmbėlsira ishin gjysmėfshehur nė njė nga raftet e pambyllura tė njė bufeje. I duhej tė ndante tė pacėnuarat nga tė filluarat. E kishte kokėn rrėmujė.
    Orkestra luante me tė gjitha veglat.
    Dreq pune qė kryente! E njėjta nė “punė”, e njėjta nė shtėpi. Ē’kishte qenė ky fat pėr tė, pėr tė gjithė si ajo?!
    Ksilofoni luante gjithnjė e mė fort. U shoqėrua menjėherė nga njė saksofon soprano, pėrsėri traboni dhe violonceli pikėllues.
    Iu kujtuan dy vitet e para tė punės, kur gjente rast tė shfaqte identitetin e saj. Pėrveē disa vėshtrimeve keqardhėse qė ia nxirnin mė nė pah ndryshimin e dikurshėm me atė ekzistues, nuk kishte nderė ndonjė ngushėllim mbajtėmendės. Vlerėsimin nga punėdhėnėset e kishte fituar me punė dhe korrektėsi, ndaj nuk e kishte shfaqur mė atė, ē’kishte qenė..!
    Trompetat oshėtinė mė fort akoma.lautat dhe saksofoni ia aktulizuan mė shumė gjendjen e tanishme, ndėrsa njė violinė e parė luante vetėm, sikur lutej t’a harronin. Sė fundi kėrcitėn fuqishėm pjatat metalike, si shuplaka tė befasishme, nga ato qė tė sillnin nė vete. Gongu goditi fuqishėm dhe orkestra miratoi nė kor fatet shpesh tė pashmangėshme qė tė sillte jeta.
    Ndjeu djersitje nė trup, paēka se temperatura e ambjentit megjithė lėvizjet e saj tė shpeshta, nuk e pėrligjnin atė. Cidia ishte nė tė mbaruar. Fill me atė mbarim, njė tringėllimė e zgjatur dhe e njėtrajtėshme zileje, u dėgjua pranė derės sė jashtme. E hapi dhe u ndesh me ēudine e fytyrės sė njė mesogruaje.
    Ku ėshtė Valentina, e pyeti ajo gati akuzueshėm.
    Nė Shqipėri, pėr krishtlindje.
    Ah, ia bėri e para duke e matur me sy lart e poshtė, a thua mundohej tė gjente diferencėn e gjatėsisė midis sė resė dhe Valentinės.
    Ku ėshtė Kristoja ynė? tha duke hyrė.
    Studenti ishte ngritur dhe e falenderoi tė porsaardhurėn pėr urimin, duke e vendosur pakon e dhuruar prej saj, ku mundi. Bisedoi mirėsjellshėm dhe pėrtueshėm, qė tjetra e mori si sjellje te zakonshme tė tė porsangriturve nga shtrati.
    Nuk pata mundėsi tė vija dot nė mbrėmje, pėllumbi im. Ti e di, pata edhe unė tė ftuar. A u ambjentove ndopak nė Selanik? Na mori malli tė tė shohim. Edhe Dhimitri im, vitin tjetėr mbaron tė mėsmen. Tė shohim se ku do t’i dale e drejta e studimit, nė qoftė se nuk fiton dot nė Athinė. U rritėt, fėmijėt e mi. Jeni pothaj tė ikur nga shtėpia. Edhe kur tė mbaroni, kushedi se ku do tė punoni. Pa s’do tė doni tė jetoni mė me ne! Do bashkėjetoni me vajzėn e pėlqyeshme dhe kur t’ju mbushet mendja, do tė martoheni.
    Kjo, cila ėshtė? vėshtroi nga Mirela.
    Pastruesja! u pėrgjigj ai.
    Edhe unė nė shtėpi e lashė timen duke pastruar. E kam tė besuar. I lė ēelsat e shtėpisė. Inxhniere ka qenė, mė ka thėnė. Por, kushedi tė vėrtetėn! Mua mė mjafton qė jam e kėnaqur. Si kalė punon. Kjo, ē’punė ka bėrė?
    Kristoja e dinte qė zėri i ulėt me tė cilėn ata bisedonin, arrinte tė dėgjohej nga gruaja e re, siē dėgjohej ajo e saja dhe e sė ėmės, tek kuvendonin ēaste mė parė.
    Pastruese! tha butė dhe druajtshėm.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... - Faqe 2 Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 16 Jun 2008, 07:58

    Dritan Zajmi - Lumi...


    Ishte prag pranvere. Kishte kohė qė toka seē ndjente disa turbullira nga brenda, pak shqetėsim. Dimri sapo kish kaluar dhe s’kishte qėnė shumė I vėshtirė. Megjithatė ai seē i kishte grumbulluar diēka nga brenda qė shtyhej e shtyhej pėr tė gjetur njė shteg pėr tė dalė. Toka e dinte mirė kėtė dhe po ndiente dhimbje gjithnjė e mė tė mėdha, gjersa njė ditė, nė tė aguar, nė rrėzė tė njė kodre u hap njė burim I ri. Uji I pastėr si kristal filloi tė dalė. Cikėrrima e tij filloi dėgjohej pėrreth. U verbua paksa nga drita e diellit pastaj u ambientua dhe filloi te shpėrndahej pėrqark. Era I pushpuriti fytyrėn dhe ai ende pa u mėsuar mirė filloi tė dridhej paksa. Tashmė po zvarritej pėrqark pa ndonjė qėllim tė caktuar. Aty, kėtu pengohej paksa nga ndonjė grumbull dheu dhe stepej pak. Fytyra e tij ishte aq e pastėr sa pemėt pėrreth tė cilat e vėshtronin nga sipėr si gjigante mund te shihnin nė tė edhe fytyrėn e tyre. Nganjėherė ndonjė gjethe magjepsej aq shumė sa zbriste nga dega dhe e puthte nė fytyrė.
    Uji qė sapo kish filluar tė rrjedhė s’e kuptonte mirė ē’po ndodhte, ē’ishin ata gjigante qė e vėshtronin, gjithėsesi ai mundohej tė pėrhapej, tė kalonte nga pak vėshtirėsite. Pemėt dhe gjithēka pėrreth tij herė e qeshnin e herė u vinte keq tek e shihnin tė pengohej mes gurėve apo tek zmbrapsej aty ku dilte, megjithatė ato e dinin qė fillimi gjithmonė ka qėnė I vėshtirė. Sasia e ujit qė dilte nga burimi sa vinte e shtohej dhe uji e ndjente veten gjithmonė e mė tė fuqishėm. Mėrmerima e tij po rritej. Kish filluar tė largohej nga burimi dhe aty afro dhjetė metra larg iu duk sikur e gjeti rrugėn dhe vazhdoi nė atė drejtim. Pemėt gėzoheshin tek dėgjonin gurgullimėn e tij. Uji vazhdonte tė zbriste tatpjetė vrullshėm, herė pėrplasej pas ndonjė shkėmbi e herė stepej pak para ndonjė grumbulli tė madh dheu.
    Burimi nxirrte gjithnjė e mė shume ujė, sasia e tij shtohej dhe rruga zgjerohej. Tashmė s’ishte thjesht ujė burimi por lumė I vėrtetė, ecte pėrpara duke zgjatur dhe zgjeruar shtratin e tij. Gurgullima e tij ishte bėrė mė e zhurmshme dhe dėgjohej jo vetėm nga pemėt por edhe nga kodrat pėrreth tė cilat ai kish filluar edhe ti gėrryente nga pak. Fytyra e tij kish ndryshuar , nuk ishte me krejt e pastėr, shpeshhere po turbullohej. Lumi ecte pėrpara por s’dinte se ku po shkonte. Dikur I kishin thėnė se njė ditė do tė takohej me njė oqean tė madh e aty merrte fund edhe rruga e tij, por ai s’e besonte, I dukej se rruga e tij do tė ishte e gjatė dhe se s’do tė mbaronte kurrė. E ai rendte pa e ditur ē’do ti ndodhte, pa e ditur fatin e sė nesėrmes.
    Kėshtu pa e kuptuar ai herė futej nė lugina tė thella ku thuajse I zihej fryma fare dhe vetja I dukej si njė rob I kodrave dhe I shkėmbinjevė tė thepisur e herė dilte nė fusha tė gjėra ku qetėsohej pak, merrte frymė thellė, i dukej se kishte gjetur rrugėn e vėrtetė, por prapė pėrplasej me shkėmbinj, tashmė s’dorėzohej mė. Hidhej prej tyre me njė kėrcim tė bukur, krijonte ujvara e katarakte magjepsėse, aty vritej paksa nga gjunjtė, por pėrsėri vazhdonte, pėrplasej me shpatet e maleve, I gėrryente dhe I ēante pėrpara duke e ndjerė veten mjaft tė fuqishėm. Sasia e ujit qė mbante nė kurriz ishte tepėr e madhe.
    . . . Kishin kaluar muaj prej ditės sė tij tė parė, kishte kaluar pranvera, vera kishte qėnė e thatė por lumi e kishte kaluar lehtė nė sajė te burimit qė e furnizonte pėrherė me ujė tė bollshėm. Ishte afruar vjeshta, shirat filluan dhe domosdo vėrshimi do tė ishte mė I madh. Pėrveē ujit qė dilte prej tokės mėmė, shirat filluan ta ndihmonin jashtėzakonisht, lumi filloi tė mblidhte ujė nga kodrat dhe nga malet. Vėrshimin e tij s’mund ta ndaltė asgjė. Shpeshherė ndeshej me pemė tė larta tė cilat I shkulte rrėmbyeshėm, nganjėherė edhe e teproi duke dalė jashtė rrugės sė tij e duke pėrmbytur edhe fusha te tėra. Fytyra e tij ishte krejt e turbullt.
    Kaloi vjeshta, kaloi dimri dhe aty nga fundi I tij njė gėzim I ri I erdhi lumit, gjate rrugės u shkėmbye me njė lumė paksa mė tė vogėl I futi krahun dhe e mori nė rrugėn e tij. Tani ecnin dy lumenjė nė njė shtrat, njė ēift I mrekullueshėm. Lumi zgjatej e zgjerohej duke u larguar gjithnjė e mė shumė nga burimi. Pėrsėri iu desh tė ndeshej me shkėmbinjė e shpate malesh nganjėhere edhe te kapėrcente humnera dhe ai gjithmone fitimtar I kalonte aq lehtė me njė hijeshi qė tė tėrhiqte.. Kjo ishte koha e lavdisė sė tij, gjatė gjithė kėsaj kohe ai kishte ardhur I bėshėm e I fuqishėm. Por pranvera e dytė po kalonte dhe vera dukej e nxehtė, e etur pėr tė pirė ujin e tij. Rrezet e diellit filluan ta pėrcėllonin, shirat kishin kohė qė kishin pushuar e tė gjitha kėto kishin ēuar nė dobėsimin e tij. Nxehtėsia po ia avullonte pak e nga pak fuqitė. Burimi po vinte duke u thare, s’mund ta furnizonte mė me ujė. Kur ndeshej me zallė e me rėrė ndalej e ngaqė s’kishte mė fuqi priste tė grumbullonte forca e ti kalonte.
    Vera po e digjte gjithnjė e mė shumė e lumi pothuaj ishte dobėsuar fare. Aq shumė ishte dobėsuar sa mund tė shikoje edhe gurėt e zallit nėn ujin e tij tė vakėt. Shtati po i vinte gjithnjė duke u tkurrur. Me dhimbje kujtonte lavdinė e dikurshme, atėherė kur ishte I fuqishėm e si atletė I vėrtetė kalonte mė delikates vėshtirėsitė, u pendua edhe pėr pemėt qė kishte gėrryer e shkulur, pėr fushat e tėra qė pati mbuluar me llumin e tij. Por tashmė ishte tepėr vone, s’dinte ē’tė bėnte mė, mallkoi tėrė urrejteje verėn e nxehtė qė ia shteroi fuqitė dhe priste me padurim vjeshtėn, por s’mund ta priste dot.
    Dhe veē atėherė vėshtroi drejt qiellit dhe iu kujtua fėmijeria, iu kujtua ē’I patėn thėnė pėr rrugėn e tij. Pėrsėri vėshtroi nė ēdo skaj tė qiellit por asnjė re, asnjė fije shprese. E mė nė fund I tmerruar pa drejt horizontit, atje ishte ai, oqeani I madh. Nė fillim pati frikė por kur mendoi se s’ishte as I pari dhe as I fundit, vendosi tė ecte I qetė me fyryrė tė rrudhosur. Mė nė fund kėmbėt iu lagėn nga shkuma e oqeanit, lumi shtrihej sa gjerė e gjatė nė shtratin tė tij. Rruga ishte mbyllur. Lumi lėngonte, gurėt nėn trupin e tij mbuloheshin nga njė cipė uji.. Burimi shteri, lumi vazhdonte tė gurgullonte por fundi qė nisur, po vinte drejt tij. Boshatisej dhe po I merrej fryma nga avulli. Jo vetėm kėmbėt por edhe gjunjtė, I gjithė trupi po zhytej nė oqean deri sa edhe pikat e fundit dolėn prej shtratit dhe u bashkuan me oqeanin.
    * * * Shtrati qėndronte bosh. Aty, kėtu shiheshin pellgje me ujė si shenja tė egzistencės sė tij.
    Kėshtu pėrfundojnė tė gjithė lumenjtė, e nisin rrjedhėn e tyre nga njė burim dhe pėrfundojnė nė oqean, vetėm gjatėsia e tyre ndryshon, dikush mė I gjatė, dikush mė I shkurtėr.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... - Faqe 2 Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 16 Jun 2008, 08:04

    Faik Konica - Ai qė ėshtė gati tė vdesė pėr Shqipėrinė...


    Ndėr turinjtė mė tė dendur tė Shqipėrisė, duhet vėnė re ai qė ėshtė “gati tė vesė pėr kombin”.
    U kapa me fjalė njė ditė, me njė njeri kėsaj cipe, e ja shkurtimi i tė folurit tonė:
    Unė - Kur je gati pėr tė vdekur pėr atdhenė, ē’pret?
    Ai – S’erdhi koha.
    Unė - Mos prit luftėn e madhe. Qė tė nxehėsh zemrat, qė ta afrosh ditėn e mirė, qite pallėn, hidhu bėj njė trimėri tė shkėlqyer pėr atdhenė tė ēuditen bota e tė ēuditemi tė gjithė.
    Ai – S’erdhi koha.
    Unė - Sille, nė mos erdhi”
    Ai – Pa mė thua, pse s’vete tė vritesh mė parė ti qė qenke mė trim? A po s’erdhi as pėr ty koha?
    Unė - S’erdhi, e, pėr mua, s’do tė vijė kurrė. E sheh unė s’rrenj. S’jam trim unė. A shkrova, a thashė kurrė se do tė nisem pėr luftė? Jo! Se nuk ėshtė puna ime. S’jam njeri i luftės. Palla ime ėshtė penda, atė pallė tė dobėt kam, me atė pėrpiqem t’i shėrbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes. Ti qė leve trim, bėje fora njė herė jataganin pėr nder tė Shqipėrisė.
    Ai – S’erdhi koha. Sot pėr sot sado trimėrira tė bėhen do tė venė kot.
    Unė - Asgjė s’vete kot. Trimėria qė duket mė e panevojshme, po tė bėhet me mendje qė t’i shėrbejė atdheut, kot nuk vete. Ja njė punė e mirė: Nė do, ngjitu nė Tour Eiffel (Kullė e Parisit) e hidhu poshtė, tė thyhesh nė njė qind copė. Mė par, shkruaj kėtė biletė e vėre nė taskė: “Vras vetem pėr tė provuar se shqiptarit nuk i dhembet jeta. Pėr fare gjė e vrava veten. Le tė kuptojė tani Evropa, me anė tė gazetave, se ē’mund tė bėjė shqiptari. Kur tė jetė nevoja tė vritet, jo pėr fare gjė, po pėr Atdhenė.”
    Ai – Talle me mua.
    Unė - Nuk tallem me ty. Nė mos do tė vrash veten, megjithėse je gati pėr tė vdekur, ēap nė Shkodėr, nė Gjakovė, nė Berat a nė Gjirokastėr, e, nė mes tė pazarit, thirr si tellalli tė drejtat e Shqipėrisė. Ja njė punė e mirė. Ē’do t’tė bėjnė mė tė ligė se tė tė vrasin, punė pėrė tė cilėn ti thua se je gati.
    Ai – Fjalė, fjalė, s’erdhi koha, baba!
    Unė - Nė mos erdhi koha pėr tė vdekur, djalė, erdhi njė kohė tjetėr: erdhi koha tė ngrihesh e ta kapėrcesh me vrap pragun e derės sime, se mjaft mė ēave kokėn!
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... - Faqe 2 Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 16 Jun 2008, 08:06

    Selajdin Salihu - E verteta per Perandorin e vdekur...

    "Kėtu pushon Perandori X, qė i frikėsohej ēdo qenie njerėzore". Glauku
    lexoi mbishkrimin nė rrasėn e varrit dhe ofshau. Ai nuk e dinte se kush
    ishte ky Perandor, nė ē'kohė kishte jetuar, nė i kishte dashur gratė apo
    jo. Duhet tė ketė qenė njė idiot i zakonshėm, qė historianėt, kėta poetė
    pa imagjinatė, duke mos ditur tė bėnin art kishin shpikur kėtė gėnjeshtėr
    tė madhe qė t'i besonin pastaj edhe vet, tha vetmevete dhe vazhdoi rrugėn
    thuajse nuk i bėri aq shumė pėrshtypje mbishkrimi. Nė tė vėrtetė ai
    shtirej se s'i kishte bėrė pėrshtypje. Fjalia e mbishkrimit i qarkulloi
    disa herė nėpėr kokė. Ai nuk ndjehej i qetė as nė zyrėn e tij. Vera, njė
    nėpunėse qė punonte nė tė njėjtin vend pune e hetoi se Glauku bluante
    diēka nė kokė. Kur ajo ia shprehu kėtė, Glauku vetėm buzēqeshi pėr ta
    mashtruar atė se s'kishte ndodhur asgjė e veēantė. Pėr herė tė parė nė
    jetė i kėrkoi Verės cigare. Nė kohėn e drekės nuk zbriti nė menzė. Disa
    herė e pyeti Plutorin pėr jetėn e Perandorit X. Pėrgjigja ishte e njėjtė:
    "Perandor mė i tmerrshėm nė historinė njerėzore. Gjakatar. Vrasės.
    Pėrdhunues...". Ndonėse kishte ngulmonte tė dinte mė shumė pėr tė, nuk
    morri pėrgjigje mė tė plotė. Fjalėt "gjakatar", "vrasės", "pėrdhunues",
    nuk e ngopnin kėrshėrinė e tij. Si ėshtė e mundur qė jeta e njė njeriu tė
    cilit iu nėnshtrua ēdo qenie njerėzore tė pėrmblidhej vetėm me njė fjali
    tė vetme, i tha Verės sė habitur, pa mos i sqaruar pėr pėr cilin njeri e
    kishte fjalėn. Kur ajo ngulmoi tė dinte mė shumė pėr njeriun, "jeta e tė
    cilit ishte pėrmbledhur vetėm me njė fjali tė vetme", Glauku kishte vuri
    buzėn nė gaz dhe u largua, duke marrė misterin me vete.
    Glauku asnjėherė nuk kishte qenė aq shumė kureshtar. Si rėndom atij i
    bėnin pėrshtypje vetėm gratė e bukura. Mė parė se sa tė bisedonte pėr
    ngjarjet qė ndodhnin gjatė ditės, ai preferonte t'i vardisej Verės dhe tė
    kėrkonte nga ajo njė natė, e cila pėr tė ishte mė e vlefshme se sa njė
    jetė e tėrė e mbushur me biseda pėr gjėra tė rėndomta pėr tė cilat nuk ia
    vlente tė diskutohej fare.
    Vera, e cila ishte njė grua qė ia kishte ėnda t'i mundonte meshkujt, ia
    lejonte Glaukut t'ia prekte gjinjtė e fortė apo t'ia lėshonte dorėn mes
    kėmbėve, por kurrė nuk ia kishte falur as njė natė tė vetme. Vera qė dinte
    t'ia hudhte mjegullėn mbi kokė Glaukut edhe kėsaj rradhe kishte menduar tė
    sillej ashtu, mirėpo indiferenca e tij e kishte bėrė kurreshtare. Ajo e
    dinte se Glaukun e mundonte diēka, por buzėqeshja e tij nuk e jepte
    pėrgjigjen e plotė, nė kėmbim tė sė cilės Vera do t'ia falte njė natė aq
    shumė tė dėshiruar nga Glauku, i cili tashmė ishte nė njė botė krej
    tjetėr. Ishte nė kėrkim tė njė njeriu, jeta e tė cilit pėrmblidhej vetėm
    me njė fjali.
    Ē'ėshtė ky perandor i ēuditshėm qė i frikėsohen edhe historianėt, mendoi
    dhe shtriu shikimin lart nė tavan, ku iu duk se lexoi fjalėt e
    mbishkrimit. Ai nuk e dėgjoj as pėrshėndetjen e Verės, e cila tashmė bėhej
    gati pėr tė ikur pasi kishte pėrfunduar orari i punės. Glaukut nuk iu
    kujtua se pėrshėndetja e saj ishte ofertė pėr njė puthje. Vera hodhi
    mantelin nė krah dhe doli. Tek zbriste shkallėve iu kujtua se Glauku as e
    kishte pėrshėndetur. U kthye sėrish qė ta paralajmėronte se orari i punės
    kishte pėrfunduar dhe se ai tashmė duhej tė ikte. Kur ajo hyri nė zyrėn e
    tij ai vazhdonte tė rinte ulur nė kolltuk me shikim tė drejtuar kah
    tavani. U desht qė ta trazonte disa herė mendjen e tij tė mjegulluar qė ai
    tė kthehej nė kėtė botė. Arsyetimi i tij pėr ta refuzuar ofertėn e Verės
    pėr ta shoqėruar nuk ishte bindės. Pasi iku Vera me puthjen qė ia vodhi pa
    e diktuar fare, Glauku u ngrit nga kolltuku, veshi pallton dhe doli. Gjėja
    e parė qė i ra ndėr mend ishte ideja qė tė mos kalonte nga rruga qė
    shpiente srejt varrit tė Perandorit, por njė forcė e ēuditshme e
    padefinuar e tėrhiqte drejt asaj fjalie qė qarkullonte nė kokėn e tij,
    ngjashėm si njė refren kėnge qė pėrsėritet vazhdimisht kur gjilpėra e
    magnetofonit nuk mund tė kalojė nė vijėn tjetėr tė pllakės. Ishte hera e
    parė qė kishte kaluar nga ajo rrugė e cila e tėrhiqte me njė forcė tė
    ēuditshme.
    Sakaq iu kujtua Vera. Fytyra e saj e bukur. Trupi i saj i rregullt. Frika,
    si rrėshirė e ftohtė iu derdh nėpėr trup. Edhe ai ishte njė nga qeniet
    njerėzore qė ndjente frikė nga Perandori X. Iu duk se ky perandor i
    ēuditshėm do ta thirrte nė mbretėrinė e vet qė t'ia tregonte jetėn e tij,
    pa mos i dhėnė mundėsinė qė tė kthehej nė dimensionet e kėsaj bote t'ua
    tregonte tė vėrtetėn tė tjerėve.
    Ēdo vendim tjetėr pos atij qė tė kalonte nga varri i Perandorit, nė tė
    cilin kishte njė ndėrhyrje bėhej i pavlefshėm.
    Nga varri filloi tė dilte tym dhe tė formėsohej njė siluetė njeriu. Glauku
    kurrė nuk kishte besuar nė fantazma. Shekspirin, qė e lexonte me aq ėndje
    Vera, e pandehte si tė sėmurė mental qė kishte frikė nga fantazmat. Njeriu
    pėrfundon aventurėn e quajtur jetė ditėn kur ia ndezin qirinjtė, i thoshte
    Verės, pastaj fillon hiēi, asgjėja, harrimi. Jeta, i thoshte Glauku asaj,
    ėshtė njė ėndėrr e gjatė qė kurrė nuk arrijmė ta tregojmė sepse gjithnjė
    jemi pjesė e saj. Ajo mund tė tregohet vetėm nė tė qindtat e sekondės, aq
    sa zgjat mundėsia e njeriut pėr ta treguar jetėn e vet nė kufirin jetė -
    vdekje. Edhe sikur tė kishin kohė mė shumė ne s'do tė dėshironim ta
    tregonim, i thoshte asaj, sepse do tė na dukej punė e kotė.
    Nė raste tė tilla ēdo njeri do tė ikte me tė katra. Por nė qenien e
    Glaukut kėrshėria pėr tė ditur mė shumė rreth Perandorit ishte mė e madhe
    se frika.
    - Unė jam Perandori X. hija e tė cilit tmerroi ēdo qenie njerėzore. -
    Ishte njė zė kumbues.
    Ē'perandor idiot, mendoi, si gjithė perandorėt edhe ky ende nuk dėshiron
    tė hjekė dorė nga pushteti qė ndėrtohet duke i frikėsuar njerėzit. Tashmė
    kėtė pushtet dėshiron qė ta ndėrtojė pėrmes fantazmės sė vet, mendoi.
    Fytyra e Perandorit X. qė ishte formėsuar kishte ngjyrė tė kuqremtė.
    Glaukut iu duk shumė i zakonshėm. Kishtė ca sy tė vegjėl tė humbur nė
    zgavra. Hundė pak tė shtypur, sikur t'i mungonte ashti. Rreth syve kishte
    ca njolla tė zeza. Sipas tė gjitha gjasave, mendoi, ka pasur probleme me
    tensionin e gjakut dhe sakaq iu shfaq fytyra e Verės dhe njollat e zeza
    rreth syve qė shėnonin fillimin e ciklit menstrual.
    - Vėrtet nuk tė bėn pėrshtypje rishfaqja ime? - ishte njė pyetje qė mė
    tepėr Glaukut iu duk si njė thirrje pėr ta mėshiruar se sa njė pyetje
    perandori, pas sė cilės si rėndom nuk pritet pėrgjigjja, por heshtja e
    amshuar, harrimi, vdekja...
    - E ēuditshme! Si ka mundėsi qė me njė pamje kaq tė zakonshme tė tmerrosh
    njerėzit. - tha Glauku. Shikimi iu ngulit nė rrasėn e varrit ku lexoj
    vetėm "nuk sundojnė". Mjegulla e lėshuar sipėr varrit ia pamundėsoj ta
    lexonte fjalinė e plotė. Perandori e shikonte dhembshėm. Zėri i tij
    kumbonte.
    - Nė fakt unė nuk e sundoja botėn siē mė pandehnin njerėzit, por ishin
    njerėzit qė mė sundonin mua. Njerėzit kishin nevojė t'i pėrkuleshin
    dikujt. Unė isha i zgjedhuri i tyre. Idhulli. Unė isha vetėm njė aktor qė
    duhej tė sillesha egėr me ta. Sa mė tepėr qė bėhesha i mėshirshėm ata
    tmerroheshin e kjo do tė thoshte se e kuptonin qė unė aktroja, se nuk isha
    idhulli. Kjo bindje e tyre mund tė mposhtej vetėm pėrmes egėrsisė. Me mė
    shumė vrasje dhe gjak. Dhe veproja ngase kisha frikė nga vdekja. Pėrmes
    saj unė e ushqeja jetėn time qė e doja mė shumė se sa njė femėr qė nuk
    pata kohė ta dashuroja, sepse mė duheshte tė vrisja, tė vrisja... Gjithnjė
    besoja se ky ceremonial do tė ishte i pėrkohshėm. Se edhe unė do tė mund
    tė ēlirohesha nga sundimi i njerėzve, nga pushteti i tyre, nga roli qė mė
    kishin caktuar. Kjo ishte tepėr e vėshtirė. E pamundshme. Kishte vetėm njė
    zgjidhje: tė ndėrroja rolet. Ata tė bėheshin perandorė, kurse unė sunduesi
    i tyre. Por nė kėtė rast do tė duhej tė isha unė i vdekuri. E pėrse, pėrse
    tė vdisja kur kisha mundėsi tė jetoja duke u ushqyer me jetėrat e tyre. A
    nuk ėshtė jeta ime mė e vlefshme se sa jetėrat e shumė njerėzve tė tjerė?
    - Jo! - bėrtiti Glauku. - Jo. Jeta e shumicės ėshtė mė e vlefshme se sa
    jeta e njė njeriu sa do i pėrkryer tė jetė ai.
    - Edhe unė kėshtu kam menduar deri sa nuk u bėra perandor, mirėpo pastaj
    gjithēka ndryshoi. Nga lartėsia e fronit njerėzit tė duken tė vegjėl, tė
    parėndėsishėm, si tė tillė ata ngjajnė nė miza qė nuk tė dhimbsen kur i
    shkel. Pastaj ata vet e dėshironin njė gjė tė kėtillė. Po tė dėshironin
    diēka tjetėr ata do ta kishin, por ja ata dėshiruan njė perandor tė egėr
    qė do t'i vriste dhe po ai perandor vetėm egėrsi u fali.
    - Ti kishe mundėsi tė sundoje edhe pa mos vrarė!
    -Unė e fillova me gjak, me vrasje, andaj ashtu edhe do ta pėrfundoja rolin
    tim qė ma caktuan njerėzit. Ata vet mė zgjodhėn. Andaj vet e dėshironin
    gjakun dhe vdekjen e cila u shtri edhe mbi njerėz tė tjerė qė nuk e donin
    kėtė, por ēdo shmangie nga roli ishte fund i jetės sime...
    Glauku ishte shtangur. Sakaq i ishin kujtuar bisedat e nėpunėsve tė tjerė
    qė qeshnin me njerėzit qė vriteshin gjersa ata lartė, nė zyrat e tyre, ua
    futnin duart nėn kėmisha nėpunėseve dhe ua shtėrngonin gjinjtė. Sakaq iu
    kujtua Vera, fytyra e saj e bukur, gjinjtė e saj tė fortė. Iu kujtua edhe
    Plutori i cili nuk kishte dashur t'i fliste pėr jetėn e Perandorit X.
    Tymi kishte filluar tė ngjitej drejt qiellit. Gjithēka ishte pėrhumbur.
    Fantazma kishte zbritur nė varr apo ishte ngjitur nė qiell sė bashku me
    tymin. Kėto fjalė nuk ishin shėnuar nė asnjė libėr historie. Nė gurin e
    varrit tani kishte njė mbishkrim tjetėr: "Kėtu pushon X. qė e kishin
    sunduar njerėzit e kėsaj bote..."
    Vera kishte arritur. E shikonte e habitur Glaukun qė nuk u ishte
    pėrgjigjur thirrjeve tė shumta tė saj. Glauku e hetoi prezencėn e Verės qė
    qante. Ndjeu njė lehtėsim nėpėr trup. Kurrė mė nuk do tė kthehem nė zyrėn
    time, i tha Verės, tė cilės nuk harroi kėsaj rradhė t'ia kėrkonte natėn e
    cila shtrihej para tyre dhe i ftonte tė bėheshin pjesė e saj.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... - Faqe 2 Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 16 Jun 2008, 08:08

    Nonda Bulka - Fukaralleku....

    -Neno!...
    -Bir!
    -Dua buke!
    Mema hesht.
    -Neno!
    -Bir!
    -Ngriva!
    Mema psheretin.
    -Neno!
    -Bir!
    -Me dhemb koka!
    Mema s'pergjigjet.
    S'ka buke, s'ka zjarr, s'ka te holla per doktor. Dhe djali psheretin. Mema s'pergjigjet. Psheretin edhe ajo ngadale. Djali nuk i degjon psheretimat e memes. Mema degjon tiktaket e zemres se te birit. Nje grua plake e rreckosur, me fytyren rrudha-rrudha, rri mbi koken e nje djali dhe veshtron me sy te zgurdulluar. S'guxon te qaje; ka frike mos ta zgjoje djalin qe porsa filloi te fleje. Rri dhe e veshtron. Dy lot helmi shkasin prej syve te neveritur. Ngadale, pa zhurme, mbeshtet doren e vet mbi ballin e djalit dhe djali zgjohet perseri.
    -Neno!
    -Biri i nenos.
    -Dua buke!
    Nena hesht.
    -Neno!
    -Xhani i nenos!
    -Me ngrine kembet!
    Nena psheretin.
    Dhe djali fle perseri; dhe nena rri dhe e veshtron, dhe ngadale qan e psheretin. Ne heshtjen tragjike te nje nate dimri, ne oden pa drite luhet nje nga mijera tragjedite e jetes njerzore. Dhe cdo tragjedi eshte nje poeme e gjalle! Poema e shekullit njezet!
    Nje meme; prane saj nje dhoge, kora e Shen Merise. Mema e veshtron koren e shenjte, i afrohet, e puth dhe kthehet prane djalit. NJe shkendije shprese shkelqen ne syte e saj.
    Shen Maria hesht!
    Qe nga larg, zhurma e muzikes se radios tingellon ne veshet e memes. Dhe djali fle, pa buke, pa zjarr, pa drite.
    -Neno!
    -Bir!
    -S'jam mire!
    -T'u befte nena, fli!
    Dhe djali fle perseri. Dhe mema qendron si shtatore! Hedh syte tej e pertej, veshtron koren, veshtron djalin dhe psheretin thelle. Dhe djali fle! Mema i ve doren ne balle! Balli eshte i ftohte! Mema i trazon doren. Dora ka ngrire. Mema e puth ne buze. BUzet jane mbyllur perjete. Mema qan me ze, por djali nuk zgjohet. Dhe zerit te memes i pergjigjet heshtja e nates. Kora perkarshi veshtron dhe hesht. Nje trup i ngrire. Nje meme me sy pa lot. Nje nate dimri vdiq i biri i nje lypseje. S'u prish bota, as fukuaralleku s'mori fund.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... - Faqe 2 Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 16 Jun 2008, 08:10

    Valbona Bozgo - Studenti...

    Eduardi arriti tė shohė pėrtej gjetheve tė pjergullės, qė kishte zaptuar mė shumė se gjysmėn pamore tė dritares, duke larguar lehtė disa prej tyre, qė si duar tekanjoze ia kishin zėnė sytė. Nga shmangia e tyre pėrfituan sytė e njė gruaje rreth tė dyzetave, qė fillimisht ndoqėn lėvizjet e ngathėta tė kėrcellit lavjerrės, derisa u takuan me atė tė banorit tė ri.Vėshtrimit kureshtar dhe naiv tė studentit, qė si hedhjet e njė karkaleci nuk qėndronin gjatė diku, iu pėrgjegj ai i njė gruaje tė mirėambjentuar. Buzėqeshjes sė tij, qė nga kati i dytė i ndėrtesės sė bukur, iu prezantua njė shikim krenar e modest, qė ia veshin vetes njė pjesė e tė varfėrve, ku me nėnshtrimin e vetėdijshėm ndaj fatit, pikasje njė dozė tė heshtur heroizmi, qė pėrbėnte mbase njė nga kėnaqėsitė e pakta tė jetės sė tyre. Megjithė fizikun e lėnė pas dore, vetulla tė pahequra dhe njė e treta e flokėve tė thinjura, bishtin e gjatė tė tė cilave ajo e hidhte pas krahėve, si njė insekt ngjitės tė bezdisshėm, sa h!
    erė qė ky i afrohej gushės, tregonin pėr njė grua tė hijshme nė tė ritė e saj. U mėshoi rrobave nė legenin me ujė tė nxehtė e tė sapunisur, tė cilin e largonte herė me dhunė, si objekt tė padėshirueshėm mė dhe mė pas e afronte sėrish, duke i dhėnė mundėsinė e dobishmėrisė, si pėr t’i kumtuar tjetrit se rutina ishte tashmė mjeti mė i mirė i mosplagosjes.
    Studenti, qė rridhte nga njė familje e kamur dhe kishte zėnė me qira apartamentin nga dritarja e sė cilės sodiste, duke mos gjetur agjė interesante pėr t’u marrė hė pėr hė, nuk u largua. Nga shtėpia e gruas doli njė djalė dhjetėvjeēar me njė deng rrobash nė krah, qė ia hodhi tė ėmės pranė kėmbėve. U rikthye pėr tė mbledhur njė palė pantallona dhe dy kėmisha, qė i kishin shkarė gjatė rrugės. Teshat qė iu bashkuan rrobave tė palara, ishin prej cohe tė mirė dhe bėnin kontrast me pantallonat e djalit tė arnuara, jo tamam nė gjysmėfryrjen mbi gjunjė, si topa tė squllur nga pėrdorimi i gjatė, por pak mė nė anė, tregues i dashurisė qė kishte ai pėr rolin e portierit.
    E ėma diē i tha, duke i zgjatur njė palė pantallona nga grumbulli i teshave ende tė palara tė klietėve tė saj dhe djali u fut menjėherė nė shtėpi. Ndėrrimi qė u bėri pantallonave, duke i zgjatur sė ėmės tė tijat pėr t’i larė, e tregonin njė qesharak tė dhimbsur, tė futur nė atė thes tė stėrmadh, qė pėr tė mos i rėnė i kishte lidhur nė mes me njė lloj ushkuri. Fundin e tyre e kishte pėrthyer njė pėllėmbė, aq sa tė mos e preknin tokėn. Zuri vend mbi njė stol nė anė tė shtėpisė, duke soditur qiellin, shenjat atmosferike tė tė cilit do tė pėrcaktonin kohėzgjatjen e tharjes sė tyre, pėr tė shpėtuar nga ai ndalim i detyruar, qė kryhej pėr javė. Eduardi priti tė shohė shenjat e para tė padurimit e mė pas tė shpėrthimit tė djali nga mėrzitja, por edhe ky, si e ėma, i qėndroi besnik pritjes.
    Rutina t’a kalit apo t’a plas durimin?
    Studenti mendoi tė hidhte njė vėshtrim nė dritaren nė anėn tjetėr tė apartamentit, derisa t’i thaheshin pantallonat tė voglit dhe gruaja tė mbaronte larjen e teshave. Njė det i qetė mbi tė cilin qėndronin tri zogj me krahė hapur e tė tendosura, aq sa mund tė dyshoje nė gjalljen e tyre, pamje,e cila do tė pėrcaktohej si mė e vlefshme pėr t’u soditur nga njeriu mė i rėndomtė, nuk e entuziazmoi edhe aq. Nė bregdet pa tė shėtisnin dy plaka qė mbanin njėra-tjetrėn prej krahu, duke i vlerėsuar hapat e shoqja-shoqes tė hedhura me aq mundim, si njė sakrificė jo tė vogėl, qė pas kėsaj u takonte njė shlodhje e meritueshme. Ecja pothuaj drejtėvizore e tyre u shmang nga njė tog guralecash, me tė cilat luante njė fėmijė i vogėl, i cili dihaste me kėnaqėsinė qė tė jep mundimi i kryer pėr plotėsimin e njė dėshire. Tė dy palėt duke pėrfituar nga mosha, tė parat nga persekutimi, qė e kanė rėndom tė moshuarit dhe i dyti nga llastimi, nuk hapėn rrugė. Fitoi mė i forti, duke i detyruarat tė vje!
    trat tė zgjatnin itinerarin e kthimit.
    Eduardi u mėrzit shpejt me kėtė pamje tė zakonshme, pa fabul, tė kundruar nė sa e sa sallone mbi pikturat qė fshihnin lakuriqėsiė e mureve. Kėrkoi tė risodiste pamjen e parė, si vazhdimin e njė libri interesant, tė ndėrprerė nga nevoja tė detyrueshme fiziologjike.
    Gruaja dhe i biri ishin futur nė shtėpi. Mbi telin e rrobave ishin tė pathara ende, vetėm njė palė pantallona burrash prej cohe tė mirė. Dielli atė ditė ishte tepėr i ngrohtė.
    Kėtė ritual studenti e kryente pothuaj ēdo tė dielė paradite,teksa ditėt e javės mbusheshin me studime dhe pėrkushtime shoqėrisė sė re. Tė dy palėt e kishin miratuar praninė e njėri-tjetrit qetėsisht, duke vazhduar natyrshėm jetėn e tyre, pa i zgjeruar dėmtueshėm kufijtė e njohjes.
    Njė tė diel nėntori, moti papritur u ftoh dhe Eduardi pa tė dilte avull nga duart e mufatura prej ujit tė nxehtė dhe me sapun tė gruas, teksa nderte rrobat nė telat e lidhura nė trungjet e dy pemėve .Dhjetėvjeēari qė priste tharjen e pantallonave u bė gati tė futej nė shtėpi pėr tė shmangur tė ftohtėt. Befas, nė atė ēast, qė edhe pėr vetė folėsin ishte e papritur, ndoshta nga thyerja e zakonit qė i vogli po i bėnte sė dielės, Eduardi pyeti:
    Ke ftohtė?
    Nėnė e bir ngritėn kokat tė ēuditur, qė nga ajo qenie e kamur dhe e palėvizshme qė prej disa javėsh, doli ai zė i shqetėsuar. Vėshtrimi i tyre, gati i njė triumfuesi, qė nuk u ngasėn tė flisnin para kundėrshtarit, lėkundej midis mospėrgjigjes, pra, mosdėgjimit, qė ata e konsideronin si sjellje kalorsiake, duke ia kthyer armėn dyluftuesit paqėsor dhe njė pėrgjigjeje tė thatė e derėmbyllėse.
    Studenti u hodh nė njė tjetėr fushė komunikimi, ku refuzimi tė mos klasifikohej nė fitues dhe humbės.
    Kam nevojė pėr larjen e teshave. Mund t’jua besoj juve?
    Gruas i pėlqeu qė tjetri iu drejtua si klient. I biri priti me lėvizjet e njė portieri dhe buzėqeshje tė vetėpėrmbajtur qesen rrumbullake me teshat, qė studenti ia hodhi nga dritarja.
    Kaloi tė sodiste nė anėn tjetėr tė apartamentit, duke e gjykuar disi fyese kundrimin e gruas tek lante ndėrresat e tij. Det i kaltėr me dallgė tė forta qė masturbonin bregut dhe riktheheshin pas si kodoshė tė papėrgjegjshėm. Edhe kjo pamje ishte e stėrparė.
    Nė mbrėmje djali i solli teshat e thara. Tek pagohej pa shkarazi nga qoshja e dhomės tjetėr me derė tė hapur.
    Do tė rrish? e pyeti Eduardi.
    Jo! Atje, zgjati gishtin nė qoshe, ka qenė njė zog i bukur brenda njė kafazi.
    Ē’u bė?
    Iku bashkė me qiraxhinjtė.
    Njiheshit me ta?
    Pak. Ata vėshtronin gjithnjė nga deti. Juve nuk j’u pėlqen?
    Pak! Po ty?
    Deri para tri vjetėsh, shumė. Tashmė,nuk e di!
    Studenti priti qartėsimin.
    Atje, gishti i tė voglit u ngrit mbi lartėsinė ku mund tė kishte qenė dikur kafazi me zogun, m’u mbyt babai. E zuri furtuna nė det. Kishte barkė tė vogėl, akuzoi ai varfėrinė.
    Tjetri nuk i dha bakshish, qė pas dėgjimit tė kėsaj historie do tė ishte mė stimuluese pėr t’u dhėnė. E frenonte ajo krenaria kėmbėngulėse, qė dukej se e kishte shoqėruar gjithė jetėn kėtė familje. Sytė i shkuan tek anėt e xhepave paksa tė njoma tė pantallonave tė djalit. Nuk kishte pasur diell atė ditė dhe era kishte qenė e lagėsht.
    Faleminderit, i tha. Si tė quajnė, para se tjetri tė mbyllte derėn.
    Anton!
    Faleminderit, Anton!
    J’u lutem...
    Eduard!
    J’u lutem zoti Eduard, zuri vendin i vogli.
    Tė dielat pasuese u shtuan jo mė shumė se me mirėmėngjesimin e tė dy palėve. Pėrshėndetja ndarėse nuk kishte hyrė ende nė pėrdorim, o pėr hershmėrinė e saj, o pėr mos ndodhjen e tė dyve ne vendet e njohura. Moti u ftoh dhe Antoni e vononte sjelljen e rrobave njė ose dy ditė, sipas tekave tė atmosferės. Rrinte pak nė kėmbė dhe kėnaqej me atė pak bisedė qė shkėmbente me studentin shpirtmirė.
    Dy javė para Krishtlindjeve, ndėrsa kryenin kuvendin e radhės, dhjetėvjeēari ia nguli me endje sytė, njė anijeje tė madhe e tė bukur prej druri, bordi i sė cilės ishte nbushur me kutizėza kubikėshe, zbukuruar me fjongo, imitim dhuratėzash, pikėrisht nė vendin ku qiraxhinjtė e dikurshėm kishin patur kafazin me zogun.
    I duket mė pak romantike dhe njerėzore, mendoi Eduardi. Fakti qė ka zėnė vendin e njė kujtimi tė bukur, e shton kėtė.
    Pas ikjes pikėllim-pėrmbajtėse tė tė voglit, studenin filluan ta torturonin hamendjet. Mos i ishte dukur sfiduese stolisja e anijes me dhuratat, kur ai s’ka veē njė palė pantallona nė konsumim e sipėr dhe njė palė kėpucė qė fusin ujė nė majat e tyre?
    Ndjenja pėrpėlitėse qė shoqėron idealėt mėshirues tė shtresės sė pasur, ndaj vuajtjeve tė shtresės antipode, me brejtjen e pėrhershme tė njė vetėfajėsie, qoftė kjo, edhe thjesht nga vėzhgimi i tyre, nuk e lėshoi edhe nė ditėt e pasme.
    Njė tė dielė para Krishtėlindjeve vendosi t’ia dėrgonte teshat gruas nga dera. Donte t’i lutej t’a lejonte atė, studentin, pėr t’i dhuruar njė palė rroba tė birit, nė prag tė festės sė madhe. Pėr tė shmangur refuzimin fyes tė saj, do t’i shprehte natyrshėm traditėn e familjes sė tij, pėr tė gėzuar me njė dhuratė personin qė ai do tė dėshironte. E ndjente mohimin e saj tek do tė hapte kanalin ekonomik midis kėmbėve tė tė dyve. Njė tjetėr arsyetim i pėrdorshėm, mund tė ishte thjesht simpatia qė ushtronte ndaj djalit. Dhe po qe se ia blente teshat me kokė tė vet, me siguri qė e ėma do t’ia linte nė dorė. Asnjė variant nuk i’u duk bindės. Vendosi tė zbatonte tė dytin, duke i mėshuar anės emocionale tė shprehjes sė tij.
    Gruaja u ēudit, por s’foli, kur e pa nė derė. Imazhi i tij pėr tė ngjasonte me njė fotografi pasaporte, teksa pozonte gjithherė nga dritarja pjesėn ballore tė fytyrės me njė pjesė tė kraharorit dhe shpatullave. Iu duk mė i shkurtėr nga ē’mund t’a mendonte. Kjo e bėnte pakėz mė tė afėrt. Ia mori teshat dhe priti tė dėgjonte me kureshtjen e njerėzve, tė sigurtė qė pas dėgjimit, u kėrkohet tė japin njė pėrgjigje tė menduar.
    Mos mė paragjykoni ju lutem, filloi tė flasė studenti, ndėrsa fjalėt pasuese, mė shumė se kėrkesė-falėse, ishin thirrje pėr ndihmė, refuzimi i sė cilės mund t’i sillte atė gjėmėn tė riut, qė me siguri fshihej nė atė fjalė tė pakuptueshme “paragjykim”. Ata, nėnė e bir, e donin studentin, prandaj, pa mundimin mė tė vogėl, teksa besonte se nderi ishte i dyanshėm, pa borxhe pėr tė dy palėt, pranoi.
    Nė mbrėmjen e pas dy ditėve tė tharje-rrobave, doli bashkė me vogėlushin pėr tė blerė teshat. Eduardi ndjente kėnaqėsinė qė tė jepte fitorja e lehtė e zgjidhjes sė njė situate, pas mbivlerėsimit tė saj dhe Antoni me ndjenjėn e pėrmbushjes sė njė detyrimi, qė pas vdekjes sė tė atit ishte shtrirė drejtėvizorisht nė kohė. U gėzua pėrmbajtshėm, teksa veshte kėpucėt, pantallonat dhe kėmishėm, duke i paguar me njė falenderim tė ngrohtė,si njė ditė e butė me diell tė veshur.
    Eduardi kishte pritur mė shumė entuziazėm nga i vogli. Vėrtetė qė ai nuk i pėrkiste atij grupi filantropėsh tė pasurish, qė kryenin bamirėsi vetėm pėr t’u pėrdėllyer nga stėrfalenderimet zalisėse tė fukarenjve, por edhe kjo vetėpėrmbajtje e gjithhershme dhe gjithkundshme...! T’a marrė djalli...!
    Faleminderit, Eduard, e shtuan paksa dozėn e kėnaqėsisė nėnė e bir, ndėrsa gruaja e hetonte, nėse kishte mbetur ndonjė gjurmė nga djalli i fshehur qė kishte trazuar mė parė studentin. Fytyra e tij ishte e qetė. Suksesi u sigurua edhe nga falenderimi qė ai kreu. Tė dy palėt dukeshin se ishin barabar.
    Tė dielėn e ardhshme, teksa tri ditė i ndanin nga festimi i Krishtlindjeve, pamjen ”pasaportė” tė Eduardit nė dritare, gruaja e mirėmėngjesoi mjaft ngrohtė. Midis shumė teshave tė ndera nė tel, dalloi rrobat qė i kishte blerė Antonit. I veshur me tė vjetrat, mbi njė legen tė vjetėr e tek-tuk tė ēarė, tė “salduar” me tul buke, pa njė nga kėpucėt e vjetra tė djalit, tek lundronte mbi njė dėrrasė, zbukuruar nga tė tėra anėt me vela e penjė.
    Faleminderit, Eduard! brriti gėzueshėm Antoni, teksa hareja ia kishte zmadhuar tiparet, si dielli i orės dymbėdhjetė!
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... - Faqe 2 Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 01 Sep 2008, 22:46

    Arben Orhani - Nė kopshtin zoologjik...



    Duke shijuar i qetė kafen nė njė bar pranė qendrės sė qytetit, dikush mė mbuloi sytė me duar qė mbara krahėve dhe, duke kapur hundėn e vet me ndonjė dorė tė tretė pėr tė ndryshuar zėrin, mė kėrkoi t’i gjeja emrin. U tremba pak sepse isha zhytur nė mendime pėr shkak tė njė qeni rrugaē, i cili shtrėngonte fort mes dhėmbėve dy testikuj tė mėdhenj. Instiktivisht, shtrėngova tė mitė, si pėr t’i mbrojur. Me siguri kėrkonte ndonjė gropė pėr t’i fshehur, kėshtu kam dėgjuar se bėjnė qentė me ushqimin e tepėrt. Ngaqė nuk e kisha gėlltitur plotėsisht gllėnjkėn e kafes, u mbyta dhe fillova ta nxirrja nga hundėt, por symbyllėsi nuk mė lėshoi, duke kėmbėngulur tė dėgjonte emrin e vet nga goja ime. Iu pėrgjigja nervoz se nuk mė shkonte fare mendja kush mund tė ishte, madje e kėrcėnova se do ta godisja nė testikuj nėqoftėse nuk i jepte fund. M’u duk sikur u mendua pakėz, pastaj kėrceu hopthi para meje dhe buzėqeshi si fėmijė. Mezi m’u kthye vėshtrimi pėr shkak tė shtrėngimit tė fortė. Shquajta turbull njė tė njohurin tim tė vjetėr, me tė cilin nuk kisha marrėdhėnie tė tilla, sa tė sillej nė atė mėnyrė. Megjithatė, buzėqesha dhe e ftova tė ulej. Ai u kėnaq dhe hapi duart tė mė hidhej nė qafė, por derdhi zhurmshėm kafen time tė mbetur dhe gotėn e ujit, gjė qė u pasua nga dhjetėrat e shikimeve tė klientėve tė tjerė ulur nė bar. Pasi kthyen kokat pėrsėri me pėrtesė dhe vazhduan bisedat e tyre, unė zgurdullova sytė drejt kamarierit si pėr t’i kėrkuar falje pa fjalė. I njohuri im nuk e prishi fare terezinė, por hapi nja tre – katėr biseda njėherėsh, pa pritur ndonjė miratim prej meje, madje pas pak nuk po mė shikonte fare, sepse i nguli sytė shalėve tė gjata tė njė femre seksi ulur pėrballė. Sapo u bėra gati tė ikja, madje duke i futur njė tė sharė, por qė ndėrrova mendje me shpresėn se nuk do tė mė vinte re, mė propozoi pa pikė turpi tė vizitonim kopshtin e ri zoologjik tė qytetit. Fiksoi me sy buzėt e mia, tė cilat lėvizėn pa dėshirėn mė tė vogėl dhe shqiptuan njė Po! tė fortė. Kapulita sytė dhe dola nė rrugė tė nisesha drejt shtėpisė, por i njohuri mė futi krahun nga e djathta, duke mė tėrhequr andej nga duhej tė ishte rruga pėr nė kopshtin zoogjik, nė anėn tjetėr tė qytetit. U ndjeva i paralizuar pėrpara entuziazmit tė tjetrit. Ecėm rreth gjysmė ore, unė duke dėgjuar, ndėrsa ai fliste pa pushim, derisa i’u afruam portės sė kopshtit zoologjik. Atje gėlonte njė turmė e zhurmshme njerėzish tė paduruar, qė zgjatnin biletat drejt rojes, i cili mezi po mbante nė kokė njė kapele uniforme tė vjetėr, shekullore do tė thosha. U dhashė kėmbėve andej nga erdhėm, i bindur se shoqėruesi do tė ishte i njė mendjeje me mua, por ai rezistoi, duke m’i ngulur thembrat nė vend. Buzėqeshi dhe mė tha se rojen e kishte mik tė vjetėr dhe qė do ta rregullonte tė hynim jashtė radhe. I urova vetes qė roja tė ishte i tėrbuar nga kacafytja me njerėzit dhe tė na pėrzinte me ulėrima, por i mallkova tė gjithė kur na e bėri me sy duke drejtuar kokėn nga njė derė e vogėl hekuri, e cila dukej e mbyllur mirė, megjithėse u hap sapo e prekėm me dorė. Hymė brenda, duke u bashkuar me turmėn e njerėzve, tė cilėt nuk vunė re asgjė. Kopshti zoologjik ishte shumė i vogėl pėr tė qenė njė i tillė. Dukej si amfiteatėr i vjetėr, skena e tė cilit ngrihej mbi njė pirg dheu, ndėrsa kafazėt mbushur plot me kafshė e pėrqarkonin si gjysmėrrathė njėri pas tjetrit. Sapo u afrova u sulmova nga kutėrbimi i bajgave tė hienave, tė cilat po mbllaēitnin ca zorrė me ngjyra tė ndezura. Hapa gojėn t’i tregoja me gisht shoqėruesit tim njė ēift majmunėsh qė po ēiftoheshin si tė tėrbuar, por ai mė humbi nga sytė. Hetova nėpėr turmėn e njerėzve, e cila kundronte e heshtur vėmendshėm ndėrzimin e dy breshkave nė majė tė piedestalit tė njė kolone antike. Krruajta kokėn duke u rrotulluar, derisa shtanga prej vėshtrimit tė njė luani. Iu avita ngadalė kafazit tė hekurt pa ia shqitur sytė, aq sa i ndjeva erėn e keqe tė gojės zaparitėse. U ēudita kur vura re se nuk po mė vėshtronte mua, por mbrapa krahėve tė mi, madje m’u duk paksa i frikėsuar, megjithėse unė nuk merrja vesh nga luanėt. Thashė me vete se do tė grindesha me shoqėruesin tim, nėqoftėse ishte mbrapa krahėve pėr tė mė kurdisur ndonjė rreng. Pėr ta trembur unė i pari, mendova tė brofja vendit dhe tė rrotullohesha nė ajėr kėmbė e duar hapur dhe ashtu bėra. Nė ēastin qė ndala kėrcimin nė anėn tjetėr, shtanga si i paralizuar. Turma e njerėzve po afrohej ngadalė drejt meje, me vėshtrimin ngultas e duke u zhveshur. Mes tyre vura re fytyrėn e tė njohurit tim, tė cilėn ai e ēori me thonj dhe e flaku tutje si maskė. Tė gjithė, lakuriq tashmė, shkulėn maskat qė mbanin dhe ēorrėn lėkurėt e trupit. Brenda pak ēastesh u gjenda gojėhapur nga habia pėrpara disa prej bishave mė tė egra e grabitqare tė planetit: tigra, pantera, luanė, hiena, qen tė egėr, madje edhe disa krokodilė tė stėrmėdhenj. M’u ndal fryma nga gjithė ata ēataj qė mė afroheshin hungėritshėm. U tremba edhe mė shumė akoma, kur luani brenda kafazit, fryma e tė cilit mė rrihte shpatullat, mė foli. Zėri i tij m’u drejtua vajtueshėm, si pėr tė mė ngushėlluar. Sapo bėra tė kthehesha drejt tij, kafshėt m’u sulėn egėrsisht, duke mė mbėrthyer pas hekurave tė kafazit. Filluan tė mė shqyenin mishin, tė gjitha njėherėsh, me dhėmbė e thonj. Ndjeva brinjėt tė mė shkuleshin dhunshėm nga trupi dhe zorrėt qė filloi t’i shthurte prej barkut njė hienė, e cila ia mbathi me to mes dhėmbėve. Dihatjet erėkeqe, hungėrimat tmerruese dhe dhimbja nuk mė ndalėn tė ktheja kokėn drejt luanit tė kafazit, duke zgjatur drejt tij dorėn qė mė kishte mbetur. Ai kapi krifėn me putėr dhe hoqi zorshėm atė qė dukej se ishte vetėm njė maskė, pas sė cilės u shfaq koka e tė njohurit tim. Mė vėshtroi ngjethshėm me lot nė sy dhe duke iu dridhur pakėz mjekra mė tha:
    - Eh! Sa herė tė kam thėnė qė kafshėt flasin gjuhėt e lashta?! Dhe qė njerėzve nuk u duhet besuar kurrė!
    Ndėrkohė, njė turi i gjatė me ēataj tė tmerrshėm m’u fut qė poshtė kraharorit tė shqyer dhe mė shkuli zemrėn. U pėrpoqa tė mbaja sa mė gjatė brenda mushkėrive tė copėtuara frymėn e fundit, por nuk munda tė shihja gjė tjetėr, sepse sytė m’i mbuloi gjaku im, qė rrodhi nga goja e njė hiene tjeter, mbushur me rropullitė e mia te mbetura, e cila, pasi i pėrpiu me njė frymė si tė ishin makarona, filloi tė mė kėrrmiste fytyrėn me hungėrima kėnaqėsie.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... - Faqe 2 Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 08 Dec 2008, 01:34

    Nonda Bulka - Lypėsi...

    Mė ndjek nga dita sa herė vete nė shtėpi:
    - Nėm njė lek, zotni!
    Ėshtė njė djalė i vogėl, shtatėvjeēar, i zi pisė nga fytyra, i thatė, i shkurtėr, pa rroba, pa kėpucė; si rron, as unė nuk e di. Sytė e tij janė pasqyrė e egėr, e gjallė dhe e tmerrshme e fukarallėkut. Vuan nga uria, vuan nga tė ftohtėt, vuan nga ēdo gjė. Por i ka mbetur aq fuqi, sa tė thotė: - Nėm pak bukė!
    Tė mendohesh thellė, mė e mira qė mund t'i bėsh, ėshtė ta helmosh. Se helmi ėshtė ilaēi i fukarallėkut.
    E di qė feja dhe ligji mė helmojnė mua, po tė bėj njė vepėr tė tillė. Se njeriu s'ka tė drejtė t'ia marrė jetėn njeriut. Po a ka vallė njeriu tė drejtė t'ia shtojė vuajtjet tjetrit? Se lypėsi me lekun tim s'bėn tjetėr veēse shton ymrin, domethėnė jetėn, domethėnė fukarallėkun. Mėshira private nuk e zgjidh kurrė problemin shoqėror.
    Po le tė kthehemi te historia e lypėsit. Ditė pėr ditė mė kėrkonte diēka... Se ditė pėr ditė kishte nevojė barku i tij. Herė i jepja, herė jo.
    Njė ditė nuk e pashė tė mė dalė rrugės! Dy ditė, tri, katėr. Thashė me vete: - Ē'u bė vallė? Dhe shkoi njė muaj, shkuan dy, po lypėsin s'e pashė mė!
    Mė erdhi keq, doja tė dija ē'u bė; se fytyra e tij ishte simpatike, me gjithė shėmtimin tmerrues, ku pasqyrohej uria dhe vdekja e ngadaltė. Jo, s'e pashė mė! dhe m'u bė si ide fikse! - doja tė dija ē'u bė.
    Dhe u enda andej-kėtej. Nė ēdo cep takoja nga njė lypės tė vogėl, si ai (tė gjithė lypėsit ngjasin, se ngjyra e urisė nuk ndryshon), por s'ishte ai.
    Shkuan qysh atėherė katėr muaj.
    Fillova ta harroja lypėsin tim.
    Sonte befas m'u kujtua. E ku ta dish! Ndoshta ka vdekur...
    Gazeta s'mund ta pėrmendė emrin e tij. Vdiq ndoshta... ndoshta rron i sėmurė. Nuk e di. E ku ta marrėsh vesh sa korr pėrditė drapri hyjnor!...

    Shkurt 1936
    shpirti_omel
    shpirti_omel
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 220
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne planetin Toke
    Profesioni : Student akoma
    Pikėt : 343
    Vlersuar : 8
    Data e Regjistrimit : 14/11/2008
    Humor : Me pelqen

    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... - Faqe 2 Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga shpirti_omel Mon 05 Jan 2009, 14:16

    ISMAIL KADARE - PER TE HARRUAR NJĖ GRUA
    Po tani ē’tė bėj, thashė me vete, duke vėshtruar me radhė flegrat e lagura, tė mbufatura nga shiu. Pastaj qilimin, derėn, prej nga pak kohė mė parė ajo kishte dalė, hirnoren e cigareve, me fjalėt "Hotel Turizmi" anash. Njė copė herė u vėrtita nėpėr dhomė, gjersa kėmbėt mė ēuan pranė derės. Qėndrova pikėrisht te vendi ku ajo mė kishte pėrqafuar ndėrsa dilte, me njė pėrqafim qė s’ishte as ndarje dhe as premtim pėr diēka mė tė mirė. Njė pėrqafim i tillė te dera, pas njė pasditeje tė stuhishme, pėrfytyrohej, zakonisht, nė sfond tė dėnesės, tė pendimit pėr fjalėt e ashpra dhe me buzė qė synojnė drejt njėra-tjetrės pėr tė falur gjithēka. Por asgjė e tillė s’kishte ndodhur. Unė i kisha mbajtur duart nė xhepa, madje i kisha rrasur mė thellė dhe, i ngrirė si dru, ndjeva buzėt e saj te qafa dhe pastaj te cepi i gojės dhe prekjen e furishme tė flokėve. Mundimshėm ndjeva nevojėn ta pėrqafoja, sipas ritualit mijėvjeēar tė mbarimit tė grindjeve, por njė gips mortor, i ikur nga kushedi ē’shtatore, s’mė la tė lėvizja. S’isha penduar pėr asgjė. Isha vetėm i lodhur. Nė hirnore, dhjetėra bishtat e cigareve, tė rėnė njėri mbi tjetrin, si nė njė masakėr (tė sajtė si tė vrarėt e njėrės palė, asaj pale qė pėr t’u njohur mbante njė rrip tė kuq, dalloheshin vėrtet nga shenja e tė kuqit tė buzėve), jepnin mė mirė se ēdo gjė atė qė kishte ndodhur: furinė, shpjegimin e vėshtirė, fajėsimet e ndėrsjella qė i kishim bėrė njėri-tjetrit, lotėt e pafund tė saj. Sikur tė kishte gjėkund njė muze tė hidhėrimit, do ta kisha ēuar atė hirnore. Isha i lodhur. Gojėn e kisha tė hidhur. Doja tė pushoja me ēdo kusht. Me mosbesim vėshtrova shtratin, velenxėn sipėr tij dhe nėnkresėn. Vėrtet shpresoja se mund tė flija? Mė erdhi tė qeshja, kaq e pamundur m’u duk kjo. Shushurima e shiut vinte qė jashtė zbutėse. Duhej ta harroja me ēdo kusht, ta nxirrja nga vetja ime atė grua. Por, sė pari, duhej tė nxirrja atė mbrėmje. Ishte gjėja mė e ngutshme. Duhej ta nxirrja atė grua, sepse gėzimet qė mė jepte ishin pėrherė mė tė pakta se mėrzia. E gjeta veten duke lėvizur nėpėr ato pjesė tė dhomės ku kishim lėvizur dhe ishim zhvendosur tė dy gjatė atyre orėve tė ēmendura. Dhe pėrsėri hirnorja me bishtat e cigareve mė mbajti nė vend. E mora, e ktheva nė pėllėmbė tė dorės atė grusht bishtash, si tė kisha pėrpara syve njė gjė tė pabesueshme. Tė ftohura, tė shkrumbuara vende-vende, ishin tani ato qė pak mė parė kishin qenė mė afėr se ēdo gjė tjetėr pranė fjalėve tona, frymėmarrjes sė furishme, pendimit, dėnesės. Iu afrova dritares, shtyva flegrėn dhe i flaka pėrjashta, nė terr. Kėshtu hidhet hiri i tė vdekurve, kur e lėnė me testament, mendova. Duhej ta harroja patjetėr atė grua. Tė pėrdorja gjithė mekanizmin e trurit tim pėr ta zhvlerėsuar. Ta godisja nga pika tė ndryshme, nė mėnyrė qė, kur tė vinte ora e harrimit, ta kisha tė lehtė rrėnimin e saj. Kisha ende njė keqardhje tė fundit pėr kėtė, por isha i bindur se s’kishte rrugė tjetėr. Do tė shtrihesha pas pak horizontalisht (e kisha vėnė re se nė atė qėndrim mendoja gjėrat mė shkatėrruese) dhe do tė filloja... Do t’i ndiente vallė buldozerėt qė larg, nė shtratin ku, ashtu si unė, me siguri, nuk flinte? Dhe, papritur, mė shkrepi nė kokė njė mendim: e sikur ta shkruaja gjithė kėtė? E shkruar, ndoshta kjo mbrėmje mund tė nxirrej mė lehtė nga vetja. Ta trupėzoja pėr ta vrarė mė lehtėsisht. Ashtu do tė bėja. Pėr ēudi, siē mė ndodhte pėrherė nė kėsi rastesh, mendimi i tė shkruarit mė dha qetėsi. Si avioni qė e nxjerr trupin e vet nga zona e stuhisė, ajo ide, mė shpejt se ē’e mendoja, mė nxori nga gjendja delirante nė njė shtresė mė tė qetė, sipėr furtunės. Dhe mė parė se ē’e prisja, fjeta. E njoha Polin e Jugut qė larg (dallohej shtypja, ashtu siē e kisha mėsuar nė gjeografinė e tetėvjeēares). Dėgjohej njė goditje e mbytur veglash. Kur iu afrova edhe mė, pashė se atė zhurmė e shkaktonin tre njerėz me shtat tė shkurtėr. Diēka po bėnin me boshtin e tokės. Nuk u bezdisėn aspak nga prania ime dhe vazhduan punėn e tyre. Dukej si njė riparim. Nuk e di nėse i pyeta ē’bėnin ashtu apo vetvetiu m’u bė e qartė: po bėnin njė ndreqje nė bosht. Njė ndryshim, me sa dukej, nė shpejtėsinė e rrotullimit. Prej kėsaj do tė sajoheshin ditė tė ndryshme, jo njėzetekatėrorėshe, si mė parė, por tridhjetetetorėshe. Kurse netėt do tė ishin njėzetedyorėshe. Sipas studimeve dhe pyetėsorėve tė ndryshėm, paskėsh qenė mė mirė kėshtu. Kisha pėrshtypjen se diku kisha lexuar nė shtyp pėr kėtė gjė. Desha t’i pyes: e kur do tė fillonte ky kalendar i ri, por, s’di se pse, i pyeta pėr tjetėr gjė: meqenėse merreshin me gjėra tė tilla, me siguri, mund tė zbėrthenin nga bota copa tė kohės. Posi, u pėrgjigjėn ata. Pra, e bėnin edhe kėtė dhe ndihej qė s’e kishin tė vėshtirė. O Zot, sa e thjeshtė paskėsh qenė ajo qė dukej e pamundur: tė shkulja nga vetja gjithė atė hidhėrim. U mundova t’ua shpjegoja, doja tė hiqja nga vetja ime njė ditė ose, mė saktė, njė mbrėmje tė hidhur. Ata qeshėn. Njė mbrėmje? Po ne punojmė me copa tė mėdha. Gjysma shekujsh, dekada, shumė-shumė, me vite. Kurse ditėt janė vocėrrima. Megjithatė (vėshtruan veglat e tyre), ndoshta me ato mė tė imėtat mund tė kapim edhe ditėt. - Ku ėshtė ajo ditė? - pyeti njėri prej tyre. - Si? - ia bėra unė. - Dita qė doni tė shkėputni, nė ju kuptova drejt. Ju doni ta hiqni atė dhe tė lidhni prapė fijet, apo jo? - Pikėrisht. - Atėherė, ku ėshtė ajo? O Perėndi, s’mė kujtohej asgjė. U mbyta nė djersė, por koka sa vinte mė bėhej mė e turbullt. - Nė mos viti, sė paku, koha, - tha ai. Por mua s’mė kujtohej asgjė. Dija vetėm qė ishte e hidhur, tepėr e hidhur. - Po ēka ndodhi atė ditė? Ndoshta, kjo ju kujtohet, - tha ai. - Ē’perandori ėshtė pėrmbysur, ē’tėrmet ka rėnė? Vėshtruan njėri-tjetrin, kur e panė qė s’pėrgjigjesha. Pastaj sytė e tyre tė lodhur u kthyen diku anash, atje ku nė njė shtjellė tė largėt vėrtiteshin, me sa dukej, ngadalshėm perandoritė e rrėzuara, themelitė e tėrmeteve dhe skelete shekujsh. Vėrtiteshin zymtas, tė pėrshkuar nga vetėtima tė ftohta. Asgjė s’mė kujtohej. Vetėm shija e hidhėrimit, e pazbutshme, e patretshme. Pastaj m’u duk se pashė diēka, njė si trajtė fustani qė e merrte era nė njė luhatje mortore. - Njė grua, - thashė. - Ishte aty, nė atė ditė, njė grua... Ata qeshėn, por ftohtė. Pastaj vėshtruan prapė veglat e tyre. - Po tė jetė ashtu, ėshtė e pamundur. Kėto vegla s’ bėjnė pėr atė gjė. - Ma hiqni atė mbrėmje me atė grua, - ulėrita. U zgjova. Zhurmėrimi i shiut mė kujtoi mė parė se ēdo gjė tjetėr se ku ndodhesha. Hotel. Dhe jashtė gjethnaja e rėnė dhe kufomat e cigareve tė masakruara, ku njėra palė mund tė dallohej prej tjetrės nga rripi i kuq... Ajo ishte aty pranė, disa hapa larg dhe, me siguri, ishte e paqetė dhe kishte makth, ngaqė, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, duhej tė ndiente qė unė pėrpiqesha ta varrosja.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... - Faqe 2 Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Tue 06 Jan 2009, 00:17

    Dritero Agolli - Pesha e Turpit...

    1.
    Hajrije Ēeremi, me shami tė zezė deri mbi vetulla dhe me cigare tė trashė nė dorė, rrinte pranė zjarrit e mėrzitur. Dy cepat e shamisė sė zezė i binin mbi supet e mėdha, si majat e krahėve tė njė zogu mbi njė shkėmb tė murrmė. Ajo kishte shtatė ditė qė nuk fliste me njeri, veēse rrinte pranė oxhakut me cigare nė mes dy gishtėrinjve tė zverdhur nga nikotina dhe me filxhanin e kafes nė vatėr. Nuk i besohej qė djali mė i dashur i saj, Sheme Ēeremi, tė kishte bėrė njė turp kaq tė madh, turp qė do tė rėndonte tėrė jetėn mbi trarėt e kėsaj shtėpie. Ngaqė nuk i besohej, kishte dėrguar njerėz nė shtėpinė ku kishte ndenjur ēastet e fundit kapedan Tahsin Haxhihajdari, qė tė merrnin vesh njė pėr njė se ē’kishte ndodhur. Kėta njerėz ende nuk po ktheheshin dhe ajo priste pa lėvizur nga oxhaku me njė si lėmsh tė mbledhur nė gjoks.
    Kapedan Tahsin Haxhihajdari kishte qenė mik i ngushtė me burrin e saj tė vrarė nga serbėt mbi Dragobi. Shumė herė ajo e kishte pritur dhe pėrcjellė, ia kishte tharė rrobat dhe ia kishte qepur kėmishėn si vėllait tė saj. Dhe kur njė dimėr u plagos me njė plumb nė gjoks, e mbajti gjashtė muaj nė shtėpi, pa marrė vesh njeri. Atė dimėr kapedan Tahsin Haxhihajdari kishte luftuar nė Dragobi vetėm pėr vetėm me njė serb. Serbit, tek luftonte, i kishin mbaruar fishekėt dhe e kishte hedhur pushkėn.
    - Tani mė vrave, kapedan Tahsin Haxhihajdari! - kishte thirrur ai nė mes dėborės pas njė pishe tė vjetėr.
    - Nuk vras njė njeri qė i kanė mbaruar fishekėt, - i ishte pėrgjigjur kapedan Tahsin Haxhihajdari nga ana tjetėr dhe i kishte hedhur mbi dėborė dy krehėr me fishekė.
    Serbi e kishte marrė pushkėn e hedhur dhe dyluftimi kishte vazhduar pėrsėri. Nė tė shtėnėn e pestė tė dy kishin rėnė pėrnjėherėsh mbi dėborė: serbi i vrarė, kapedan Tahsin Haxhihajdari i plagosur rėndė. Atėherė e kishte marrė Hajrije Ēeremi me tre djemtė e saj dhe ia kishte shėruar plagėt nė shtėpi.
    Dhe tani Hajrije Ēeremi kishte dėgjuar gjėmėn mė tė madhe. I biri i saj, Shemja, i futur nga hasmėt, i kishte zėnė pritė dhe e kishte vrarė kapedan Tahsinin tek zbriste pėr nė Valbonė. Kjo ishte njė vrasje e blerė, siē thonė, prapa shkėmbenjve.
    - Janė fjalė! S’ėshtė e vėrtetė! - fliste me vete Hajrije Ēeremi pranė zjarrit me kėrcunj tė trashė, duke pirė e vetmuar kafen e shtatė.
    Dy njerėzit qė kishte dėrguar, erdhėn kokulur dhe ajo e kuptoi se fjala e hapur ishte e vėrtetė.
    - E vėrtetė? - pyeti ajo.
    Tė dy tė dėrguarit tundėn kokat nė heshtje. Atėherė Hajrije Ēeremi thirri njėrin nga djemtė e saj, Selimin e gjatė si bredh, me qeleshe tė bardhė si gjysmė molle tė papjekur.
    - Tė shkosh e tė gjesh Shemen. T’i thuash qė jam sėmurė. Tė vini tė dy… – urdhėroi ajo.

    2.
    Pas tri ditėve, Selimi e solli Shemen nė shtėpi. Mjekra e parruar e tregonte tė zbehtė dhe tė dobėt. Madje Hajrijes iu duk sikur i biri kishte filluar tė kėrrusej dhe tė plakej para kohe.
    - Qėnke mirė! - tha ai, ndėrsa e ėma i hodhi njė vėshtrim tė gjatė, tė egėr dhe tė zymtė.
    - Selim! - i tha djalit tjetėr. - Shko e thirr Elezin!
    Mbetėn tė dy vetėm pėr vetėm. Hajrije Ēeremi ulur me cigare nė mes dy gishtėrinjve, Shemja mė kėmbė, i parruar, i zbehtė dhe i lodhur. Pėr njė ēast asnjeri nuk fliste. Dėgjoheshin vetėm frymėmarrjet dhe kėrcitjet e zjarrit nė oxhak.
    - Jam mirė, the? - e prishi heshtjen e ėma.
    - Selimi tha se ishe sėmurė! - foli me vėshtirėsi Shemja.
    E ėma psherėtiu.
    - Tė hapėsh dy varre dhe tė jesh mirė? - tha ajo.
    Shemja u ul nė gjunjė sikur tė donte tė dėgjonte mė shkoqur fjalėt e s’ėmės.
    - Dy varre? - tha ai.
    - Njė pėr kapedan Tahsin Haxhihajdarin, mikun e kėsaj shtėpie dhe njė pėr Sheme Ēeremin, djalin e kėtij oxhaku… - tha Hajrije Ēeremi.
    Nė fytyrėn e tė birit u duk njė buzėqeshje e shtrembėr. Donte tė pyeste se ē’kuptim kishin fjalėt e s’ėmės, por ndėrkohė erdhėn dy vėllezėrit, Selimi dhe Elezi.
    - Ngreu! - urdhėroi Hajrije Ēeremi Shemen tė ulur nė gjunjė.
    Tė tre vėllezėrit nė kėmbė, vėshtruan njėri-tjetrin. Selimi me Elezin mezi i hidhnin sytė nė fytyrėn e zbehtė tė Shemes, nė fytyrėn si prej tė sėmuri.
    - Pushkėn, Elez! - urdhėroi Hajrija.
    Prapė nėnė e bir mbetėn vetėm. Nė ballin e Shemes filluan tė dilnin bulėza djerse. E ėma kėtė edhe pa e parė, e ndiente. Shemja do tė djersijė, mendonte ajo. Qė i vogėl djersinte shumė.
    - Eh, dy varre! Pa pritur e kujtuar, dy varre! - psherėtiu ajo.
    - Ē’thua?-– psherėtiu ai dhe u ul pėrsėri nė gjunjė.
    - Ngreu! - urdhėroi e ėma.
    Erdhėn tė dy djemtė me pushkė. Hajrije Ēeremi ende rrinte pas oxhakut dhe pinte kafen e njėmbėdhjetė.
    - Selim, dhe ti Elez i vogėl!.. - foli ajo dhe pėr njė ēast heshti.
    Gjithė dhoma dukej sikur ishte pa frymė. Tė tre djemtė druheshin tė mbushnin kraharorėt, si tė kishin frikė se mos mbarohej ajri.
    - Selim, dhe ti Elez i vogėl! E dini se vėllai juaj, Shemja, ka vrarė kapedan Tahsin Haxhihajdarin, mikun e shtėpisė dhe tė babait tuaj.
    Tė dy vetėm sa tundėn kokat nė heshtje.
    - Ne do ta vrasim Shemen!.. - tha ajo.
    Shemja u kėput dhe ra nė prehėrin e s’ėmės. Qeleshja i shkau nga koka dhe flokėt e tij prekėn mjekrėn e nėnės. Ajo ndjeu erėn e tyre, erėn mė tė mirė dhe u gėlltit, se njė lėng i nxehtė iu ngjit gjer nė gojė. Por nuk lėvizi nga vendi. Rrinte drejt me vėshtrim nga muri i bardhė me kokėn e tė birit nė prehėr.
    - Selim, merre kėtė! - i tha djalit tjetėr dhe ai e ngriti tė vėllanė.
    Hajrije Ēeremi vuri duart nė gjunjė dhe u ngrit me zor. Shtati i saj i lartė e mbushi odėn. Dy cepat e shamisė dukeshin si dy krahėt e njė zogu tė zi tė madh gati pėr fluturim. Shkoi dhe ia hodhi krahun e trashė Elezit, qė ishte zbehur dhe qė dridhej i tėri.
    - Je burrė, Elez! Burri nuk rritet lehtė! – tha ajo dhe u bėri me kokė tė tre djemve tė dilnin pėrjashta.

    3.
    Buzė pėrroit, nja dyqind metra larg shtėpisė, Hajrije Ēeremi u bėri shenjė djemve tė qėndronin. Pastaj i tha Shemes tė shkonte pranė lisit me gungė, qė nxinte mbi dėborėn e porsarėnė. Dy djemtė e tjerė, Selimi dhe Elezi i vogėl, qėndronin pranė saj me pushkė nė dorė.
    - Pėr gjakun e kapedan Tahsin Haxhihajdarit! – tha ajo dhe ngriti dorėn drejt Shemes.
    Selimi me Elezin vėshtruan njėri-tjetrin me grykat e pushkėve tė ulura mbi dėborė. E ėma pėrsėriti:
    - Pėr gjakun e kapedan Tahsin Haxhihajdarit!..
    Ndėrkohė i biri i saj, Elezi i vogėl, papritur e hodhi pushkėn dhe ajo u fundos nė dėborė. Mbeti vetėm njė gjurmė e gjatė pushke. Pastaj mbuloi me tė dy duart fytyrėn dhe ia dha vrapit drejt shtėpisė, duke lėshuar ulėrima pa kuptim. Hajrije Ēeremi, pėr ēudi, nuk ktheu kokėn nga Elezi i vogėl. Dukej sikur nuk kishte ndodhur asgjė, sikur tė mos ishte fare njė Elez. Ajo as djalit tjetėr, Selimit, nuk ia hodhi vėshtrimin. Vetėm thirri me dorė e sy nga Shemja:
    - Pėr gjakun e…
    Atėherė Selimi ngriti pushkėn. Mori shenjė mbi tė vėllanė, Shemen. Pastaj e uli dhe ktheu kokėn nga e ėma pa asnjė fjalė. E ėma nuk lėvizi nga vendi. Tė tre qėndronin nė heshtje: nėna, Selimi, Shemja. Nga larg vinin ulėrimat e Elezit tė vogėl. Sakaq, Hajrije Ēeremi hodhi njė hap tė gjatė mbi dėborė drejt Selimit. Pastaj shtriu dorėn nga ai, duke i kėrkuar pushkėn. Selimi u drodh i tėri. Nofulla e tij e poshtme u shtrembėrua dhe thirri:
    - Joooo!
    Kjo ishte njė "jo" shpelle, nga ato qė tremben lakuriqtė e natės, kur oshtijnė nė faqet e guvės. Dhe pas "jo"-sė plot llahtarė, Selimi i mori tė gjitha vetė pėrsipėr. Nuk donte t’ia linte barrėn e rėndė nėnės. E ngriti pushkėn. Shėnoi dhe u drodh kur i vėllai ra me kurriz mbi dėborė. Nga dora e madhe i shpėtoi pushka dhe i ra mbi dėborė, edhe ajo e vrarė. "U vra" – tha ai me vete. Dhe as vetė nuk e kuptoi se kush u vra, i vėllai apo pushka. Mandej ktheu krahėt dhe iku duke u lėkundur mbi kėmbėt e gjata.
    Hajrije Ēeremi vazhdonte tė qėndronte me vėshtrim nga Shemja i shtrirė nė mes tė dėborės. Pastaj ajo u ul mbi dėborėn e butė fillikate. Zuri tė dy faqet me duar dhe e pėrhumbur i hodhi sytė nga i biri i shtrirė. Era fėrshėllente dhe ia ngrinte dy cepat e shamisė sė zezė. Mbi fytyrėn e verdhė tė tė birit pėrhapej hiri i dėborės.

    (1984)
    Zog i Shqipes
    Zog i Shqipes
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 39
    Pikėt : 186
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 25/03/2010

    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... - Faqe 2 Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Zog i Shqipes Sun 09 May 2010, 22:12

    Migjeni - Puthja e Cubit...

    -tregim-


    Edhe njė prandverė ka ardhė. Prandvera e 17-tė pėr Dilen, e cila, e shtrime nė bar, ndjeu se ka taman, as mė pak as mė tepėr se 17 vjet.
    - Nano! Savjet kam? - pyeti nanėn nė shtėpi.
    - Tashti i mbushė 17, bijo! - I tha nana me njė dorė n'ijė e me tjetrėn mbi sy, pėr m'u mprojtė nga rrezet e diellit.
    Edhe Dila, e shtrime nė bar, ndjeu se ka taman 17 vjet. Ashtu e shtrime, shikon qiellėn e kaltėrt dhe ndigjon cingaret, njė tė dashit tė grigjės ma e hollė, dhe tjetra e lopės me za ma tė trashė. Ēohet herė herė e shikon bagtinė dhe prap shtrijet, me njė dėshirė tė vokėt nė gji. Sa fort Dila qė i ndjen tė 17 vjetat nė vete! Kur nė tė kapėrthyemit e dėshirės, ven shplakėt nė krye dhe ma fort shtrihet, ndjen si nder veshė dhe nder tamtha i rreh gjaku rrjedhje tė forta dhe e ban me ndie edhe me dishrue ma tepėr. Atėherė Dila mbyllė sytė. Ashtu me sy mbyllė pret diēka. Buzėt e saj tė lagta e tė ēeluna pėr gjysė i terte flladi i lehtė.

    Para ksaj prandvere bani njė dimėn acar. Bora qė tashti shifet si kunorė vetėm nder bjeshkėt e nalta, nė dimėn kish mbulue mbarė tokėn. E stuhia e tmerrshme s'kish lanė pa futė borėn deri ndėr shpella mali dhe zgavrriqe drunjsh. Nė kėt acarim dimri dhe bishėt e malit zbriten nėpėr katunde te njerėzit. Por kta nuk i priten mirė. Bashkė me bishėt e malit zbriti edhe Cubi, i cili ishte tmera pėr ata qė kishin ndigjue pėr tė e qė nuk e njifshin. Nė besė, nė buk'e krypė, i ati i Diles e mbajti cubin si mik. Dhe gjatė njė mueji sa ndenji Cubi nė shtėpi te saj, Diles iu ba se ky Cub nuk asht ai Cub pėr tė cilinflisnin se vret, grabit, pėrdhunon. me tė vėrtet po at emen kishte; por jo nuk ishte ai. Cubit mik njezetekatėrvjeēar i buzqeshej nana, i buzqeshej Prenda, e shoqja e re e vllaut, baba i fliste me za tė butė e vllau kėndonte me te. Cubi-mik ishte i mirė dhe tė gjithė e nderojshin, Dila kanjėherė me dashje dhe pa dashje e shikonte nė sy dhe kuqej, kanjėherė me dashje e pa dashje, tue bamė punė nėpėr shtėpi, nė tė kaluem e prekte me krah dhe nga kjo prekje iu rritshin gjitė.

    As nga armėt e tija, rrypat me fishekė, pushka dhe revolja nga tė gjitha kėto Dila s'kish frigė. Njė ndjesi e fshehtė rritej nė zemrėn e Dilės dhe sa ma shum ditė kalojshin aq ma e madhe bahej. Dhe ndiesia u ba dėshirė, dėshirė qė tė len pa gjumė.
    Por njė ditė, kur dielli sa njė pare e madhe sermi u ēfaq nė qiell, Cubi shkoi. E dila mbet vetėm me dashurinė pėr Cubin.

    Asht e flakėt dėshira e Dilės nė njė ditė tė shkėlqyeshme prandvere kur, e shtrime nė bar, ndjen se si i rreh gjaku ndėr dej. Asht edhe ma e flakėt dėshira e Dilės kur i ka syt'e mbyllun e me andrim vezullues don me krijue ate qė s'ka. S'ka... Nuk u pa ma Cubi. E 17 prandvera tė saja janė 17 thirrje tė nxehta tė heshtura drejtue Cubit.
    Ashtu e shtrime dhe n'andrim Dila nuk desht t'i ēeli syt' edhe se ndjeu mbi trupin e vet njė peshė dhe prishi dihatunin e nji mashkulli e mbi buzėt e veta tė pėrvlueme njė njomsi. S'i ēeli syt'. Ndoshta kish frigė tė mos prishi ekstazėn nė tė cilėn kishte ramė... E kur ndjeu lehtėsimin e trupit i ēeli syt. Por aty s'pa kend. U hodh nga ana e majt. Dila u drodh. "Ai asht! tha - Cubi!" dhe u vue nė ndjekje tė gjurmės majtas. Sie dehun, gjithnjė n'ekstazė. La grigjen, as qė i binte ndėr mend, pse kėrkonte Cubin. Doli nė rranxė tė malit shkambuer. E thirri me emėn, por bashkė me kėmbėt e saja qė pėrplaseshin prej shkambit nė shkamb, q'ashtu dhe thirrjet e saja u pėrplaseshin - kot.

    ***
    Njė parandjenjė i thoshte se ai ėshtė afėr , shumė afėr dhe sikur e ledhatonte me atė shiqimin thumbues, u ndal dhe hodhi njė vėshtrim si tė ishte vėzhguese profesionale, e krehi me shiqim tėr bjeshkėn e lartė qė sikur bashkohej me qiellin. Mbledhi forcė shtrėngoj duar dhe filloi tė thėrrs:
    o Cubiiii
    jehona e thirrjes si oshtimė vullkani, pėrplasej nga shpati nė shpat duke krijuar jė eho tė pafund dhe pėrseritej; o Cubiiii, o Cubiiii, o Cubiiii, .... Dilo u step Ju duk e quditshme, se si pėrseritej thirrja e saj.
    sikur e harroi Cubin u thellua nė mendime dhe mendja i vajti ke gigja nė bregun e shqipes. Hudhi bistekėt anash, u kėrrus ti shtrėngon tė mbathurat, dhe u kthye nga kishte ardhur, bri pėrroit qė kishte njė gurgullimė uji me karakteristikė tė vėqantė. Papritmas dėgjoi njė thirrje tė fuqishme: Dilooooo, iloooooo, loooooo,
    Ėshtė Cubi, tha.
    Shiqoi rreth e rrotull por nuk vėrejti askund Cubin, o zot ē'ndodh me mua, ėshtė ky njė ankth ėndrreje apo ē'ėshtė duke ndodhur, nuk kuptonte mė asgjė. Nuk vonoi shumė dhe Dilo shpejtoi hapat rrėzė proit qė thente monotonin qė ia brente shpirtin Dilos, kaloi edhe gurin e Plakės dhe pėr njė ēast filloi ti rrahėn zemra furishėm, drejtoi shiqimin dhe me gjymės zėri tha Cubi, Dilo... Nga ky moment ajo nuk shiqonte nga e bartnin kėmbėt, pėr njė ēast u gjend nė pėrqafimin e Cubit me trup vigani, puthjet e njėpasnjėshme, qetsuen dy zemra qė vlonin nga dashuria.
    Cubi ishte kurreshtar dhe e ngacmon Dilon.
    O Dilo, ke humbur gigjen apo si erdhe kėtej ke guri i Plakės?
    E ajo shkurt.
    Mė mungoje ti, e ndjeva se je afėr andaj tė kėrkoja matanė, ke shkėmbi i trimave dhe ja tė gjeta, desha tė tė tregoj se jam rritur, edhe unė mund ta mbaj pushkėn krah pėr krah me ty.
    Apo tė dukem ende e re?
    Cubi e dėgjoi me vėmendje dhe mburrej me Dilen sa e vendosur qė ishte.
    Hė ē'thua fol pyste Dilo?
    Cubi u kėrrus lėshoi pushkėn rrėzė njė Bredhi t'badhė, ia vėri njėren dorė mbi krahun e Dilos, u bashkuan shiqimet, sytė e Dilos shkėlqenin, fytyra saj ishte kapluar nga njė zjarr i paparė mė herėt.
    Dilo je e vetėdijshme se jeta nė male nuk ėshtė e lehtė?! pastaj....
    Por Dilo kthej shpinėn dhe nuk dėshronte spjegime, ajo dinte se ēdonte, kishte vendosur.
    Njė lot i rrėshqiti nga faqja si zjarr, pastaj tjetri. Cubit i erdhi keq pėr Dilon, ai nuk e kishte tė kjartė a janė lot dashurije apo lot vėndosmėrie pėr Liri.
    Dilo ti po deshe mund tė vishė, por je ende e re andaj prit edhe njė vit e tė hedhėsh shtat dhe njė ēik.
    JO Cubi, unė nuk pres dot mė, mjaft kam pritur, unė dua tė jem me ty. Prap njė vrushkull lotėsh vėrshuan faqet e Dilos!
    Cubi ia vėri duart nė bel me dorėn e majtė ia fshiu lotėt e vakėt dhe i tha unė nuk tė them po pa e marrė pelqimin e prindėrve tė tu, kjo ėshtė luftė Dilo. Ajo e gėzuar shumė iu hodh nė pėrqafim Cubit duke e puthur si e qmendur, ngase e dinte qė prindėrit nuk do e pengonin kurr Dilon tė jet perkrah Cubit trim.

    Me ardhjen e Pranverės lindi edhe njė dashuri e re, edhe njė pushkė pėr Liri.

    Sponsored content


    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... - Faqe 2 Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Sat 27 Apr 2024, 05:19