Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    STUDIME GJUHESORE

    Share
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 05:57

    MBI DISA PIKĖPAMJE PĖR SHQIPEN E SHKRUAR

    Mungon deri sot njė histori e gjuhės sė shkruar shqipe qė nga fillimet, ēka e vėshtirėson nxjerrjen e pėrfundimeve tė sigurta pėr lėvrimin e shqipes sė shkruar nė shekuj. Po kjo sigurisht nuk do tė thotė aspak qė nuk ka studime. Pėrkundrazi janė tė shumtė studiuesit shqiptarė, po edhe tė huaj, qė i janė ofruar kėsaj problematike, si edhe studimet e artikujt e botuar prej tyre pėr kėto probleme. Po gjithsesi kėndi i vėshtrimit vetėm pjesėrisht ka qenė nė funksion tė ndėrtimit tė njė historie tė shqipes sė shkruar . Mendoj se ende nuk kemi arritur tė pėrvijojmė njė linjė tė qartė studimesh me njė metodė tė pėrcaktuar mirė pėr historinė e shqipes sė shkruar. Megjithatė kjo nuk i ka penguar studiuesit tė japin mendimet e tyre pėr lėvrimin e shqipes sė shkruar nė pėrgjithėsi dhe asaj tė letėrsisė artistike nė veēanti nė periudhėn ndėrmjet shekujve XVI – XX.
    Do tė veēoja kontributin Sh. Demirajt. Ai ka sjellė tė dhėna me vlerė pėr historia e lėvrimit tė shqipes nė shekujt XVI-XVIII dhe XIX-XX si edhe pėr kontributin e autorėve kryesor tė shekujve XIX – XX pėr pėrmirėsimin dhe unifikimin e alfabetit, pėr pėrmirėsimin dhe unifikimin e normave drejtshkrimore e gramatikore, pėr pastrimin dhe pasurimin e fjalorit tė gjuhės shqipe dhe pėr zhvillimin e shqipes si njė gjuhe kulture .
    Synimi ynė nė kėtė ligjėratė nuk ėshtė sigurisht tė rrokim tėrėsinė e problemeve qė dalin nė kėtė fushė, po tė evidentojmė disa pikėpamje qė kanė tėrhequr vėmendjen tonė dhe tė japim gjykimin tonė pėr to.


    Rreth tė ashtuquajturit « bipolarizim » i forcave kombėtare nė demokratike dhe antidemokratike

    Pėrfaqėsuesit e gjuhėsisė zyrtare tė pasluftės, lidhur me lėvrimin e shqipes sė shkruar, kanė mbrojtur pikėpamjen se forcat kombėtare pas vitit 1912 ishin ndarė nė demokratike dhe antidemokratike. Pra, sipas tyre, nė njėrėn anė, u radhitėn forcat demokratike, fryt i pėrpjekjeve tė tė cilėve ishte lėvrimi i gjuhės shqipe me synime konvergjente. Kundėr tyre, nxorėn krye disa pikėpamje divergjente, lokaliste e partikulariste, antikombėtare e antidemokratike e njėkohėsisht edhe antihistorike. Flamurin e kėtyre forcave reaksionare e morėn sidomos krerėt e urdhrave katolike .
    Dhe ne shtrojmė pyetjen: A ėshtė e vėrtetė qė nė lėvrimin e shqipes pas vitit 1912 kemi dy drejtime tė kundėrta, njė konvergjent nga tė ashtuquajturat forca demokratike dhe njė tjetėr divergjent nga tė ashtuquajturat forca reaksionare tė kryesuara nga krerėt e urdhrave katolike.
    Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje e kanė dhėnė prej kohėsh E. Ēabej dhe Namik Resuli.
    E. Ēabej nė asnjė rast dhe pėr asnjė periudhė nuk bėn aluzion pėr kundėrvėnie, po pėr prirje konvergjente nė njėsinė nacionale. Kjo ėshtė, sipas tij, prirja e pėrgjithshme qė ka karakterizuar gjuhėn dhe letėrsinė shqipe nė periudhėn kombėtare dhe nė mėnyrė tė veēantė nė gjysmėn e parė tė shekullit XX. E. Ēabej, duke dashur tė bėjė periodizimin e letėrsisė shqiptare, shkruante se
    « Brenda literaturės shqipe unė shoh tė jenė formuar katėr qarqe kulturore e letrare: Qarku katolik i Shqipėrisė Veriore, Qarku italo shqiptar, Qarku ortodoks i Shqipėrisė Jugore, dhe sė fundi Literatura kombėtare e shekullit XIX.
    Tė tri tė parat janė qarqe tė veēuara kombėtare, pasqyra letrare, ku ne shohim fuqitė dalluese tė historisė shqiptare. Kėto qarqe veprojnė krejt pavarėsisht njeri nga tjetri, dhe sado pothuaj tė njė kohe, veprojnė ēuditėrisht pa njohur fare shoqi-shoqin. Kėto janė dhe qarqe parakombėtare» . Nė shekullin XIX, vazhdon Ēabej, tre qarqet letrare parakombėtare, Qarku katolik i Shqipėrisė veriore, Qarku italo-shqiptar dhe Qarku ortodoks i Shqipėrisė Jugore « mė nė fund u derdhen tė gjitha nė lumin e literaturės nacionale tė shekullit XIX » .
    Pra, E. Ēabej dallonte brenda literaturės shqiptare dy periudha kryesore, periudhėn parakombėtare (qė nga fillimet deri nė shekullin XIX) dhe periudhėn kombėtare qė fillon nė shekullin XIX me Rilindjen tonė kombėtare . Pėr E. Ēabejn « Mė sė pari na dalin nė dukje trajtat e ndryshme, pastaj kėto konvergojnė nė njėsinė letrare ». Komponentja fisnore - regjionale dhe komponentja fetare me gjithė jetėn kulturore e sociale pėrkatėse na « japin sė fundi rezultanten nacionale » .
    Edhe N. Resuli, duke dashur tė karakterizojė prodhimin letrar tė periudhės para Lidhjes sė Prizrenit, shkruante se ėshtė sporadik e krejt krahinor, lindur e zhdukur nė qendra katolike, ortodokse e myslimane tė Shqipėrisė pa njėsi, pa qėllime tė caktuara e sidomos pa « pasoja ». Sipas tij, me Shoqėrinė e Stambollit nis literatura jonė e vėrtetė, literatura e pėrbashkėt. Prej asaj kohe katolikė, ortodoksė, myslimanė nuk shkruan mė vetėm pėr bashkėfshatarėt e tyre, por pėr mbarė Shqipėrinė, pėr mbarė shqiptarėt ». Megjithatė pranon se edhe gjatė kėsaj periudhe u pėrvijuan dy rryma tė cilat i pėrfytyron si dy ingranazhe sahati tė cilat edhe pse lėviznin secili pėr hesap tė vet, kishin njė qėllim tė vetėm shėnimin e orėve.
    Qarku ku lėviz ingranazhi i parė, sipas tij, pėrfshinė krahinat « mė tė largėta tė jugės gjer pėrtej Fushės sė Krujės ». Ajo pėrfaqėsoi nė fillim kombin shqiptar pa dallim fisi a feje, d.m.th. gjithė toskėt e gegėt qė gjendeshin brenda qarkut..., myslimanė e tė krishterė. Ėshtė pra lėvizja e parė e leteratyrės sonė e nisur dhe e pėrfaqėsuar vetėm prej toskėsh... Edhe dialekti qė zotėron, i pakontestuar nė tėrė fushėn kulturore ėshtė toskėrishtja. E ai besonte se po tė mos kishin qenė priftėrinjtė e fretėrit katolikė, po tė mos kish nisur tė lėvizte edhe ingranazhi i dytė...toskėrishtja me njėsimin e Shqipėrisė, me zgjerimin e komunikimit, me hapjen e shkollave do tė kishte arritur gjer nė bjeshkėt e malėsisė duke u zgjidhur kėshtu edhe problemi i gjuhės sė pėrbashkėt »
    Qarku i lėvizjes sė ingranazhit tė dytė nuk del pėrtej kufijve tė Shkodrės. Po, pohon ai, edhe ky ingranazh frymėzohej nga tė njėjtat ndjenja, parime e qėllime . Kjo provohet edhe nga ata qė ka shkruar Engjėll Radoja, njėri nga autorėt fetar shkodranė i pėrfolur se shkruante nė dialektin shkodran pa u kujdesur as pėr mėnjanimin e turqizmave: « jam mundue me shkrue, tuj ēalltis, nderi (deri) kū kam mujtė, m’u shporrė fjalve tė gjuhėve tė huajve, e tuj bā gajret edhé, ***** fjalėt ***** kėndohen kėtu, tė jenė marrun vesht prej Shqyptarit tė soēėm » . Pra, nuk ėshtė e vėrtetė se u bė bipolarizimi i forcave, nė njėrėn anė, u radhitėn forcat demokratike, fryt i pėrpjekjeve tė tė cilave ishte lėvrimi i gjuhės shqipe me synime konvergjente dhe nė anėn tjetėr forcat reaksionare me pikėpamje divergjente, lokaliste e partikulariste, antikombėtare e antidemokratike dhe antihistorike, flamurin e tė cilave e mbanin krerėt e urdhrave katolike .


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 05:58


    Rreth aspektit sasior tė problemit

    Pėrfaqėsuesit e gjuhėsisė zyrtare shqiptare tė pasluftės, kanė insistuar qė nga Rilindja e gjer mė 1944, dialekti mė i shkruar e mi pėrhapur me shkrim nė vendin tonė ka qenė gjatė gjithė kohės dialekti i jugut.
    Sipas tyre koineja letrare jugore, jo vetėm gjatė Rilindjes, por edhe nė dhjetėvjetorėt e mėpastajmė, ka pasur njė pėrhapje mė tė gjerė nė shkrim se sa dy bashkėvariantet veriore .
    Po kėrkimet mė tė reja nė fushėn e gjeografisė dhe sociologjisė sė letėrsisė shqiptare ēfarė tė dhėnash statistikore ofrojnė lidhur me pėrdorimin e toskėrishtes letrare dhe tė gegėrishtes letrare nė letėrsinė artistike?
    Pėr kėtė po i referohemi studimit « Prijės pėr gjeografinė dhe sociologjinė e letėrsisė shqiptare » tė botuar mė 1997 nga S. Ēapaliku.
    S. Ēapaliku, duke bėrė vlerėsimin e pėrgjithshėm tė tė dhėnave statistikore tė publikuara nga pėrfaqėsuesit e gjuhėsisė zyrtare tė pasluftės lidhur me rolin e dialekteve nė gjuhėn e shkruar shqipe, ka shkruar se opinioni shqiptar i pesėdhjetė viteve tė fundit ka qenė tejet i dezinformuar nė lidhje me raportet e vėrteta nė mes dy dialekteve bazė tė shqipes... . Kėshtu, qė nė vitin 1952, janė bėrė pėrpjekje pėr t'i mbushte mendjen lexuesit shqiptar se dialekti jugor ishte dialekti m'i shkruar shqip, duke sjellė shifra tė falsifikuara. Kjo frymė ka zgjatur deri nė ditėt tona nė Shqipėri, ose duke besuar apriori tė dhėnat e pavėrteta, ose duke pasur dėshirė pėr t'i deklaruar si tė vėrteta.
    Nisur qė prej librit tė parė tė gjuhės shqipe "Mesharit" tė Buzukut, kryedialektet e shqipes, shkruan Ēapaliku, rezultojnė tė dallueshme. Shkrimi shqip fillon me gegėrishten dhe pak dekada mė vonė, me Matrėngėn nė Itali, nis edhe shkrimi nė toskėrisht. Shkrimin nė toskėrisht, sa i takon numrit tė veprave, e ndihmon kontributi letrar i bashkėsisė arbėreshe tė Italisė. Pėrndryshe, raportet nė mes dy dialekteve tė shqipes, nxjerrė prej librash tė botuara e tė shkruara brenda Shqipėrisė, rezultojnė nė favor tė gegėrishtes letrare .
    Duke bėrė vlerėsimin statistikor tė prodhimit letrar shqiptar ai ka shėnuar se « shekulli XVII ėshtė shekulli i gegėrishtes (6 vepra nė gegėrisht dhe 1 vepėr nė toskėrisht). Pėr shekullin XVIII ka shkruar se rritet ndjeshėm numri i veprave nė toskėrisht (15 vepra nė toskėrisht dhe 8 vepra nė gegėrisht). Pėr shekullin XIX ka shkruar se i pėrket toskėrishtes (131 vepra toskėrisht dhe 43 gegėrisht), kurse pėr shekullin XX jep shifrat 412 vepra gegėrisht dhe 318 toskėrisht, ēka flet pėr superioritet tė gegėrishtes nė kėtė shekull nė raport me toskėrishten .
    Pra, mund tė thuhet, pa frikė se gabojmė, se tė dhėnat statistikore tė sjella pėr tė vėrtetuar mbizotėrimin e njėrit dialekt mbi tjetrin janė tė diskutueshme, pėr tė mos thėnė tė manipuluara nga pozita krahinore e politike tė caktuara. Gjithsesi nė pėrcaktimin e tė dhėnave statistikore janė pėrdorur metoda krejt tė pasigurta qė as pėr sė largu nuk mund tė vlerėsohen si objektive. E dyta insistimi nė tė dhėnat statistikore dhe vėnia e kėtyre tė dhėnave pastaj nė bazė tė argumentimit tė procesit tė formimit tė shqipes letrare, flet pėr mungesė argumentimesh tė tjera, ēka i vė krejtėsisht nė dyshim edhe pėrfundimet e arritura. Sė treti, bėrja objekt analizash statistikore herė e letėrsisė publicistike herė e librit etj. ėshtė subjektive dhe nuk krijon mundėsi pėr njohjen e tėrėsisė sė problemeve qė dalin nė kėtė drejtim. Nuk bėhet asnjė dallim ndėrmjet publicistikės dhe letėrsisė artistike pėr sa i pėrket rolit qė kanė luajtur nė kristalizimin e shqipes letrare. I jepet njė rol ekskluziv mbizotėrimit tė publicistikės sė shkruar nė toskėrishten letrare sikur ajo tė pėrbėnte ēelėsin e art tė zgjidhjes sė problemit. Gjithēka, pra, niset e pėrcaktohet nga parapėlqimet subjektive tė studiuesit. E vėrteta ėshtė se gegėrishtja letrare dhe toskėrishtja letrare deri mė 1944 janė zhvilluar paralelisht me dallime sigurisht edhe sasiore, po kėto kurrsesi nuk kanė luajtur rol pėrcaktues pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė problemit.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:00

    Mbi tė ashtuquajturėn koine letrare gjithėjugore

    Sipas pėrfaqėsuesve tė gjuhėsisė zyrtare tė pasluftės, toskėrishtja deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX u zhvillua si njė gjuhė letrare e vetme pėr tė gjithė toskėt. Ndėrkohė nuk u shkrua njė gegėrishte, po u shkruan dy: ajo e Shkodrės e ajo e Elbasanit. .
    Pra, insistohet se deri mė 1912 “u krijuan dy variante letrare : a) njė koine letrare gjithėjugore me njė bazė tė gjerė e prandaj edhe tė hapur pėr tė thithur elemente nga dialekti tjetėr; kjo koine mbizotėroi jo vetėm nga pėrhapja, por sidomos nga niveli mjaft i lartė i njėsimit; b) varianti letrar verior, i shprehur nė dy bashkėvariante nė bashkėvariantin e mesėm e nė atė veriperėndimorin...
    Si duhet vlerėsuar pikėpamja se nė periudhėn deri mė 1912 ishte krijuar njė koine letrare gjithėjugore qė prej kohėsh i kishte pacaktuar trajtat e saj dhe kishte pėrforcuar, plotėsuar e zgjeruar mė tej tiparet e njėsimit .
    I parė nė vetvete ky pohim duket i drejtė. Ėshtė fjala pėr evolucion tė njė dialekti tė shqipes qė zhvillohet nė kohė e qė normalisht shkon drejt unifikimit e normalizimit. Mirėpo, nė tė njėjtėn kohė, pėr gegėrishten ata pohonin tė kundėrtėn, thoshin shprehimisht se nuk u krijua dot njė gegėrishte e vetme e shkruar . Bėhet aluzion i hapėt sikur nė Shqipėri funksiononin dy politika e praktika gjuhėsore tė kundėrta, njė nė jug me prirje tė forta njėsimi dhe njė nė veri me prirje jo unifikuese. Nė tė vėrtetė, nė Shqipėri ka pasur njė politikė dhe praktikė tė vetme gjuhėsore, pra tė gjitha forcat kombėtare, qofshin kėto jugore ose veriore, katolike myslimane ose ortodokse frymėzoheshin nga tė njėjtat ndjenja, parime e qėllime, kishin, pra, njė qėllim tė vetėm.
    Ėshtė tjetėr gjė se si paraqiteshin objektivisht dy dialektet e shqipes dhe problemet qė duheshin pėrballuar nga pėrfaqėsuesit e njėrit ose tjetrit variant tė gjuhės sė shkruar. Ne kemi bindjen se nė periudhėn kombėtare patriotėt shqiptarė i kanė parė problemet e zhvillimit gjuhėsor si tė tilla, pra jashtė interesave tė ngushta krahinore.
    E parė me kėtė sy, pikėpamja qė e dallon toskėrishten letrare nga gegėrishtja letrare nga pikėpamja e prirjeve tė tyre drejtė njėsimit, duhet tė merret me shumė rezervė . Pa dashur tė hyjmė nė hollėsirat e kėtij diskutimi mendojmė se analizat qė ka bėrė N. Resuli pėr veēoritė e gjuhės sė shkruar tė autorėve me origjinė jugore hedhin dritė tė mjaftueshme mbi kėtė problem.
    N. Resuli theksonte se :”Rregulla qė ka dominuar nė shekuj ndėrmjet toskėve ka qenė, secili tė shkruajė nė tė folmen e tij...”. Kėshtu Perikopea e Ungjillit ėshtė shkruar nė toskėrishte jugore, Kavalioti dhe Danieli kanė shkruar nė tė folmen e Voskopojės (zona e Korēės), Muhamet Ēami nė tė folmen e Ēamėrisė, vėllezėrit Frashėri, Samiu dhe Naimi dhe nipi tyre Mithati kanė shkruar nė tė folmen e zonės Frashėr - Korēė, Ēajupi nė atė tė Zagorisė .
    Po tė dhėnat nga gjuha e letėrsisė artistike e gjysmės sė parė tė shekullit XX a e mbėshtesin pikėpamjen mbi praninė nė letėrsinė shqipe tė shkruar tė « njė koineje letrare gjithėjugore me njė bazė tė gjerė » dhe me « njė nivel tė lartė tė njėsimit » ?
    Pėr kėtė do t’i drejtohemi tė dhėnave tė sjella nga N. Resuli pėr gjuhėn e Frashėrllinjve dhe tė Konicės.
    « Pavarėsisht se edhe Konica ishte shprehur nė favor tė njė gjuhe tė pėrbashkėt shqipe, qė duhej tė formohej nėpėrmjet shkrirjes sė dialekteve kryesore, ashtu siē kishin menduar letrarė tė tjerė tė Rilindjes, shkruan Resuli, megjithatė nė praktikė, ai mendoi qė t’i afronte atij qė shkruante, sė pari njė toskėrishte tė pėrbashkėt nė vend tė njė shqipeje tė pėrbashkėt. Pėr tė arritur kėtė ai i ktheu krahėt nėndialektit toskė juglindor tė Frashėrillinjve dhe zgjodhi dialektin veriperėndimor, e mė saktėsisht tė folurėn qė dėgjohet nė Berat e nė rrethinat e tij ».
    Qe njė zgjedhje e drejtė, vazhdon Resuli, me tė cilėn Konica tregoi njė intuitė tė rrallė filologjike, sepse kjo e folme edhe nė se fonetikisht ėshtė larg gegėrishtes, nė disa pika themelore i afrohet shumė sė parės .
    N. Resuli jep tetė tipare gjuhėsore tė sė folmes sė Dangėllisė qė karakterizojnė toskėrishten e shkruar tė Frashėrllinjve dhe qė e dallojnė nga dialekti veriperėndimor, ose mė saktėsisht nga e folura qė dėgjohet nė Berat e nė rrethinat e tij.:
    1. -l + nė > lė: sindėkur ēel trėndafilė ( = trėndafilnė) (Bag. 278), u sulė ( = u sulnė) (Shqip. 99), u ngjallė (u ngjallnė) (Bag. 75)
    -n + nė > - nė: jaseminė (jaseminin) kur e pashė (Bag. 312); Si Siman- Pasha qė ka marrė Jemenė (= Jemenin) (Shqip.)
    -r + nė > rė ose rrė: Bir'e vetėm e mer nė gji ( = Birnė) (Bag. 54); rrahėn tė hedhin murrė (=murnė), tė han bimėn e barrė (=barnė) (Bag. 187);
    -r + ni > rri: i mirri ( = i mirni)
    -s + nė > -zė: nė sythit t'ėnt e shoh gazė ( = gasnė) (Bag: 36);
    -t + mė > -mė: neve pas pse mbemė ( = mbetmė) (Lulet).
    -t + nė > -nė: u hodhė pėrtej den'Adriatik ( = detnė), dhe e gjenė mė Perėndinė (gjetnė)
    -t + tė > -tė: pėr lotė (= lottė)
    2) Formimi i kallėzores sė shquar njėjės tė emrave qė mbarojnė me bashkėtingėllore duke i shtuar temės drejtpėrsėdrejti mbaresėn -nė: manė (= manin)
    3) Pėrdorimi i rasės gjinore, dhanore dhe rrjedhore shumės pa elementin -v- kur emri nė shumės nuk merr mbaresat. -a, -e, -ė.
    4) Ruajtja e -ė- nė mbaresėn e shumėsit tė sė kryerės sė thjeshtė: Turqit gjetnė nė Shqiptarėt njė shok tė luftėsė (Shqip. 27); lithnė fjalė e kuvėnt (Shqip. 101).
    5) Dalja e vetės sė parė dhe tė tretė shumės e sė tashmes sė dėftores shumės me mbaresėn ėmė, ėnė e jo –im, in si nė Berat: puthėmė e joputhim, puthėnė e joputhin
    6) E pakryera e lidhores nė -nj- dhe jo nė -j -: E tė vinja nė gjit t'uaj nj'ujė tė ftohtė tė pinja (dhe jo tė vija, tė pija)
    7) Forma e vetės sė dytė shumės e urdhėrores pėsore me reduktimin ose asimilimin e pjesėzės -u- e cila vjen pas temės: mos dehi, mos zėmėrohi / mos u zini, mos u shani, mos lėvdohi, mos qertohi ( mos u dehni, mos u zėmeroni... mos u lėvdoni, mos u qertoni).
    Cool Pėrdorimi i - ė - fundore edhe kur fjala ėshtė ose bėhet proparaoksitone.

    Resuli jep gjashtė tipare themelore tė sė folmes sė Beratit tė dėshmuara nė veprėn e Konicės:
    1) Kallėzorja e emrave tė gjinisė mashkullore njėjės me mbaresat -in, -un dhe jo me -nė, pra: manin, fikun dhe jo manė, fiknė etj.
    2) Gjinorja, dhanorja dhe rrjedhorja shumės me mbaresėn -ve: tė turqve dhe jo tė turqet ose tė turqvet.
    3) Pėrdorimi i formave tė lidhores: tė mė rrėfėsh, kur tė vish, tė shkojė, tė mė rrėfejė.
    4) Pėrdorimi i formave me mbaresėn -im, -in dhe jo -ėmė, -ėnė pėr vetėn e parė dhe tė tretė shumės tė foljeve nė kohėn e tashme tė mėnyrės dėftore: dalim, dalin dhe jo dalėmė, dalėnė.
    5) Rėnia e ė-sė fundore nė fjalėt proparoksitone.
    6) Pėrdorimi i j-sė dhe jo i nj-sė nė tė pakryerėn e foljeve: rroja mirė dhe jo rronja mirė.
    Nė kėto rrethana ėshtė e vėshtirė tė pėrligjet pretendimi i pėrfaqėsueseve tė gjuhėsisė zyrtare shqiptare tė pasluftės mbi praninė e « njė koineje letrare gjithė jugore me njė bazė tė gjerė » dhe me « njė nivel tė lartė tė njėsimit » . Pėrkundrazi tė dhėnat nga gjuha e veprave tė letėrsisė artistike provojnė se nė periudhėn deri nė vitin 1944, nė sistemin e toskėrishtes letrare ishin pėrvijuar dy variante themthemelore tė toskėrishtes letrare, ai i Frashėrllinjve dhe ai i Konicės.
    Edhe K. Cipo ka pranuar se « Naimi shkroi nė dialekt tė kulluar dhe bėri mirė, se dialekti ėshtė gurra e gjallė e popullit, se aty janė fshehur thesaret e gjuhės » . « Proza e Naimit bashkė me atė tė Vretos, tė Mitkos e tė tjerėve shkrimtarė toskė tė Rilindjes, shkruante A. Xhuvani, formon toskėrishten e vjetėr, kurse ajo e mbas kėsaj periudhe formon toskėrishten e re » .
    Edhe pohimet pėr « njė nivel tė lartė tė njėsimit » tė toskėrishtes letrare janė tė diskutueshme. Pėr veprėn e Naimit kjo mund tė quhet e provuar. Kėshtu pėr shembull studiuesit e Naimit nė veprėn e tij kanė vėrejtur shumė lėkundje lėkundje nė gjuhėn e Naimit. Kėshtu p. sh. nė formimin e trajtės sė shquar tė emrave tė njerėzve qė mbarojnė me -o: Katlloja, Petroja, Pavlloja, Ferdinandoja, por Lodovikua, Llodhovikua, Agamnenua, Kolombua etj.; nė formimin e gjindores e dhanores sė shumėsit tė emrave: pun’ e tė vegjlet, u thosh barinjet, epuni tė varfėret , gjuhėrat e tė huajet, por fėlliqjet e ligėsivet, tė mjerėvet, udhėtarėvet, bijt’ e Pellasgėvet; nė formimin e kallėzores: gjaknė, trupnė, por shpirtin, Ahmetin, atėnė e atin, kalėnė, kalnė, kalė dhe kalin; nė trajtat foljore: mblerojnė e zbukurojnė, por edhe gjelbėronjėnė, lulėzonjėnė, nxjerėmė, dhe nxjerimė, tė rrosh dhe tė rronē,mbeē e mbeta .Tė tjerė kanė vėrejtur nė veprėn e Naimit praninė e dukurive tė tilla dialektore si shurdhimi i bashkėtingėlloreve tė zėshme nė fund tė fjalės: m’i math, vėnt, u tremp etj.; formimi i vetės sė parė tė kohės sė tashme tė foljeve me temė nė zanore me anė tė mbaresės -nj: lėshonj, mejtonj, kėthenj, kujtonj etj.; tė ashtuquajturėn rasė dhanore: nė faltoret, nė Iljadhėt, nė memėdhet; formimin e kallėzores sė shquar njėjės tė emrave tė gjinisė mashkullore me mbaresėn -n(ė): Ibrahimnė, trimnė, veshnė, Skėnderbenė etj.; pėrdorimin paralel tė mbaresave -im, -ni, -in dhe -ėm, -nė, -ėn pėr formimin e vetės sė parė shumės tė kohės sė tashme tė foljeve: shohim, njohim, marrim nxjerrim, por humbasėm, shohėnė, marrėnė, vdesėnė etj.; pėrdorimin nė veten e tretė njėjės tė sė pakryerės paralelisht tė formave foljore ai dil, zij, pij, doj, rrij, lij, kėndoj, haj, po edhe ai pinte, tepronte, ikėnte, mbaronte etj.; po kėshtu pėrdorimin paralel nė trajtat e pėsores tė formave: bėhet, kthehet, mundohenė dhe ndritonet, bėnem, tė bėnet, mbaronen, trashėgonen etj.; pėrdorimin e aoristit sigmatik: s’undodhēė, kur arēė, mbeēė, vajēė etj. . Tė gjitha kėto nuk flasin pėr « njė nivel tė lartė njėsimi » tė toskėrishtes letrare. Edhe tė tjerė kanė pranuar se nė bazė tė gjuhės sė Naimit ėshtė nėndialekti i Dangėllisė. Mbeten pėr t’u parė me kėtė sy veprat e tė gjithė autorėve jugorė. Ne, pa dashur tė hymė nė detajet e kėsaj problematike e cila do tė kėrkonte shumė vend, do tė lejohemi tė sjellim vetėm dy fragmente tė shkurta nga dy autorė toskė tė sė njėjtės kohė afėrsisht :


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:01

    Mithat Frashėri (Lumo Skendo) (1880-1949)


    Tė mukėtit

    Brėnda nė t'errėt shikoj nga finestra perėndimnė. Drita humbet, ca nga ca t'errėtit shtohetė, botėn e mbulon njė mjegull e zezė: n'atė kohė qė tfaqetė nga perėndimi njė flak' e hollė majė malevet, pandeh njeriu se drita, dita po vdesėn pėr gjithėnjė.T'errėtit si tym i zi mė hyn' nė shpirt dhe nė zėmrė.
    Mejtohem; pse lint dielli ēdo mėngjes dhe pse shuhetė ēdo natė! Them: pse pas dritėsė na vjen kjo cip' e zezė!
    Ca nga ca pushimi bėhetė m'i thellė, ēdo gjė bje mė njė qetim. Ahere syt'e yjvet ēelen dhe shikojnė dhen'e nxirė, tė pikėlluarė.
    Them: pse shikojnė kėshtś kėtį yj? a po duanė tė hedhinė pak' gaz mi dhet tė nxirė, mi njerėzit. Kėta sy ngjajnė mė syt' e tu, o njeri. Po tė tutė qeshin, qajnė, gėzohen, helmohen, ēkėlqejnė, dhe shuhenė. Ata sipėr atje nė qiell, ata janė gjithėnjė tė ēkėlqyerė.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:01

    Faik Konica (1875 -1942)


    Letėrsia e shekullit njėzet (Fragment)

    Nė shekullin njėzet, kemi disa vepra tė dalluara qė mund tė cilėsohen si letėrsi e vėrtetė, nėse me letėrsi kuptojmė njė zgjedhje artistike tė fjalėve pėr tė shprehur mendime dhe ndjenja. Para sė gjithėve do tė pėrmendja Gjergj Fishtėn, njė frat franēeskan i lindur nė Zadrimė, i cili ėshtė shumė mė shumė se poet: pėr njė ēerek shekulli ai ka qenė njė prijetar impresiv intelektual. Atė Fishta ka provuar tė gjitha degėt e letėrsisė dhe gjithnjė me sukses poezinė, dramėn, komedinė. Por, jashtė Shqipėrisė, ai ėshtė i njohur vetėm si autor i Lahutės sė Malcisė, njė epi pastoral dhe heroik, pėr tė cilin pėrkthimi gjerman i botuar nė Laipcig, para disa vjetėsh, jep njė mbresė tė kufizuar, meqė muzika e ritmit tė Fishtės dhe ngjyra e tij e fjalėve, nuk mund tė pėrkthehen.
    Nė Jug, Anton Zako, nė njė libėr tė quajtur « Baba Tomorri » (Tomorri ėshtė mali mė i lartė nė Shqipėri), ka pėrmbledhur njė varg tė vjershave tė tij lirike. Sikur kur shkruan pėr bariun, duke i rėnė fyellit pas stuhisė, sikur kur kredhet nė mendime mbi kalueshmėrinė e jetės dhe afrimin e vdekjes, vargu i tij ka gjithmonė njė ritėm tė butė magji pushtuese. Zako, qė ishte njeri i kamur, kaloi njėzet vjetėt e fundit tė jetės sė vet nė Heliopolis, Egjipt, nė vetminė e njė vile, pa asnjė mik tjetėr pos njė dashnoreje dhe librave tė tij.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:03


    Rreth tė ashtuquajturave "bashkėvariante letrare veriore"


    Sipas pėrfaqėsuesve tė gjuhėsisė zyrtare tė pasluftės qė « nga Rilindja e kėndej nuk u krijua dot njė gegėrishte e vetme e shkruar, po dy: ajo e Shkodrės e ajo e Elbasanit » ose qė varianti letrar verior ishte i pėrbėrė nga dy bashkėvariante, bashkėvarianti letrar verior i mesėm, qė ishte bashkėvarianti mbizotėrues, dhe bashkėvarianti skajor (veriperėndimor) ose, siē ėshtė quajtur nganjėherė, « shkodranishtja » letrare me njė pėrhapje mjaft tė ngushtė Pėr tė provuar kėtė pikėpamje ėshtė sjellė si argument qė gjatė viteve 1878 1910 janė botuar 234 libra, nga tė cilat 60,60% nė toskėrisht (pa arbėrishten) e 33,75% shkodranisht (pa tė folmet e ndryshme gege, tė cilat pėrfaqėsohen me l%) » . Vėshtroni me kujdes kėtė shifėr (1%). A nuk vėrteton ajo se nga Rilindja e kėtej nuk funksiononin dy gegėrishte, ajo e Shkodrės dhe ajo e Elbasanit. Po kėshtu pėr periudhėn 1800-1910 jepet shifra prej 4.33% pėr shkallėn e pėrdorimit tė tė folmeve tė tjera tė gegėrishtes, pėrjashtuar shkodranishten (rreth 33%) . Po kjo shifėr ēfarė tregon? Ėshtė e qartė, pra, se statistikat e sjella nga vetė pėrfaqėsuesit e gjuhėsisė zyrtare tė pasluftės provojnė se nė Shqipėri deri nė vitin 1910 funksiononte vetėm njė gegėrishte ajo veriore a veriperėndimore.
    Kėtu ėshtė me interes tė shėnohet gjithashtu qė E. Ēabej, kur shėnon qė letėrsia jonė kombėtare vjen si rrjedhojė e derdhjes nė lumin e letėrsisė kombėtare tė shekullit XIX e tri qarqeve parakombėtare siē janė Qarku katolik i Shqipėrisė Veriore, Qarku italo-shqiptar dhe Qarku ortodoks i Shqipėrisė Jugore, nuk lė kurrfarė dyshimi pėr mundėsinė e pranisė sė njė qarku tė Shqipėrisė sė Mesme apo tė Elbasanit. Kjo besoj se ėshtė me rėndėsi pėr tė vėrtetuar qė nė Shqipėri, pėrveē letėrsisė sė Qarkut katolik tė Shqipėrisė veriore tė shkruar mbi bazėn e gegėrishtes veriore a mė mirė veriperėndimore nuk ka pasur letėrsi tė njė qarku tjetėr tė shkruar nė elbasanishte.
    Janė sinjifikative lidhur me kėtė problem diskutimet e bėra nė mbledhjet e Komisisė Letrare Shqipe nė Shkodėr mė 21 nėntor 1916, pra tre muaj pas fillimit tė aktivitetit tė KLSH.
    Sipas Sotir Pecit, sot pėr sot tė shkruem janė vetėm dialekti i Shkodrės edhe i Toskėnis". Pėr Fishten mungonte njė letėrsie nė dialektin e Elbasanit, kurse pėr Gurakuqin letėrsia e shkruar nė dialektin e Elbasanit pėrfaqėsohej nga shkrimet e Kristoforidhit. Kurse Gjergj Pekmezi e Sotir Peci mendonin se shkrimet e Kristoforidhit ishin ndė nji gjuhė gegnishte tė pėrzime etj
    Po mė mirė le t’i drejtohemi edhe njė herė statistikave. Numri i shkrimtarėve me origjinė nga Shqipėria veriore nė raport me ata me origjinė nga Elbasani ėshtė pėr shekujt XVI-XIX, 24/2. Po tė fusim nė njė grup me shkrimtarėt me origjinė nga Elbasani edhe ato me origjinė nga Tirana dhe Durrėsi raporti do tė ishte 22/4. Nė shekullin XIX qendrat e tjera gege, pėrveē Shkodrės, ishin shuar. Pra, duhet pranuar qė nė Shqipėri nė periudhė 1860-1912, po edhe mė vonė funksiononin dy variante tė shqipes sė shkruar toskėrishtja nė jug dhe gegėrishtja veriore a veriperėndimore nė veri. Sigurisht qė brenda tyre, pra tė gegėrishtes dhe toskėrishtes letrare vihen re dallime. Ne deri tani kemi arritur tė veēojmė brenda toskėrishtes letrare dy variante themelore atė tė Naimit dhe atė tė Konicės, po edhe kėto pohime kėrkojnė vėshtrime tė tjera mė tė pėrafėrta. Prania e dy bashkėvarianteve veriore nuk del e vėrtetuar. Kėshtu qė duhen tė dhėna tė tjera pėr tė vėrtetuar tezėn e pranisė sė dy bashkėvarianteve veriore. Pra, tė dhėnat e letėrsisė artistike tė gjysmės sė parė tė shekullit XX nuk i konfirmojnė pohimet e pėrfaqėsueseve tė gjuhėsisė zyrtare tė pasluftės qė « nuk u shkrua njė gegėrishte, po... dy: ajo e Shkodrės e ajo e Elbasanit... » ose se varianti letrar verior ishte i shprehur « nė dy bashkėvariante - nė bashkėvariantin e mesėm e nė atė veriperėndimorin » .


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:04

    Rreth tė ashtuquajturave « tipare veriore » nė strukturėn e koinesė letrare jugore


    Sipas pėrfaqėsuesve tė gjuhėsisė zyrtare tė pasluftės nė pragun e ēlirimit koineja letrare jugore kishte thithur e bluar nė strukturėn e saj njė varg elementesh tė bashkėvarianteve letrare veriore dhe qė kjo ishte bėrė njė dukuri e vetėdijshme .
    Ėshtė e vėrtetė qė nė veprėn e Naimit, pėr shembull, janė vėnė re disa elemente nga dialekti i veriut ose edhe ndonjė shkodranizėm, po kjo nuk mund tė interpretohet kurrsesi si « thithje » e aq mė pak « bluarje » nė strukturėn e toskėrishtes letrare « tė njė vargu elementesh tė bashkėvarianteve letrare veriore » pėr njė arsye fare tė thjeshtė qė ato edhe nė rastin mė tė mirė nuk janė bėrė pronė e toskėrishtes letrare. Kėshtu pėr shembull janė me interes shfaqjet e paskajores gege tė tipit me+pjesore nė veprėn e Naimit nė funksione tė pjesėve tė nėnrenditura shkakore, qėllimor etj. , po ato nuk janė bėrė pronė e toskėrishtes letrare nė pėrgjithėsi, pra nuk e gjejmė nė mėnyrė sistematike tek asnjė autor me origjinė jugore para dhe pas Rilindjes. Kur flasim pėr elemente tė bashkėvarianteve letrare veriore, kemi parasysh ata elemente qė vlerėsohen nga studiuesit si tipare dalluese tė dy dialekteve tė shqipes dhe jo fjalė a forma me shtrirje tė kufizuar dialektore qė nuk mund tė vlerėsohen si raste tė bashkėveprimit tė dy dialekteve tė shqipes. Pra, ėshtė pėr t’u marrė me rezervė ose mė mirė nuk qėndron pretendimi i pėrfaqėsueseve tė gjuhėsisė zyrtare tė pasluftės se « Nė pragun e ēlirimit koineja letrare jugore kishte thithur e bluar nė strukturėn e saj edhe njė varg elementesh tė bashkėvarianteve letrare veriore » ose se « Thithja e kėtyre elementeve, qė filloi tė dukej pak a shumė qartė sidomos aty nga mesi i viteve 30 tė shekullit tonė si njė dukuri e vetėdijshme nė hallka tė veēanta tė gjuhės sė shkrimit, nė vitet 40 u zgjerua mė shumė .


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:05

    Variantet letrare tė shqipes sė gjysmės sė parė tė shekullit XX drejt afrimit dhe modernizimit tė tyre
    Tė dhėnat e letėrsisė sė gjysmės sė parė tė shekullit XX provojnė se nė Shqipėri funksiononin gegėrishtja letrare dhe toskėrishtja letrare. Nė themel tė gegėrishtes letrare ishte gegėrishtja veriperėndimore me shfaqjet e veta specifike nga njeri autor tek tjetri. Pra nė bazė tė gjuhės sė shkruar tė Fishtės, tė Koliqit, tė Migjenit, tė Mekulit po edhe tė tė tjerėve mė tė hershėm si D. Nd. Nikajt, Nd. Mjedės, Prenushit ishte gegėrishtja veriperėndimore e cila pas vendimeve historike tė Komisisė letrare tė Shkodrės synonte gjithnjė e mė shumė drejt formave mė tė pėrgjithshme, po gjithmonė brenda makrosistemit dialektor tė gegėrishtes.
    Edhe pėr toskėrishten letrare mund tė thuhet pa frikė se gabojmė e njėjta gjė. Pra, edhe toskėrishtja e Konicės, e M. Frashėrit, e Nolit, e A. Asllanit, e Poradecit, e Kutelit, e Spasses etj. po shkonte drejt formave gjithnjė e mė tė pėrgjithshme po gjithmonė brenda makrosistemit dialektor tė toskėrishtes pa thithur e bluar siē pretendojnė pėrfaqėsuesit e gjuhėsisė zyrtare tė pasluftės nė strukturėn e saj elemente tė bashkėvarianteve letrare veriore . Pra, nė gjysmėn e parė tė shekullit XX deri nė prag tė Luftės « nė Shqipėri funksiononin dy variante letrare themelore, gegėrishtja letrare me bazė tė folmet veriperėndimore tė shqipes dhe toskėrishtja letrare me bazė toskėrishten veriore tė cilat shkonin paralelisht drejt formave mė tė pėrgjithshme po gjithnjė secila brenda kuadrit tė makrosistemit tė vet dialektor. Duke qenė se baza dialektore e gegėrishtes sė shkruar ishte mė e pėrthyer dhe me mė shumė inovacione, sidomos fonetike, tė zhvilluara nė periudhėn pas shek. XV, autorėve veriorė iu desh tė bėnin dhe bėnė njė punė tė veēantė tė vetėdijshme pėr mėnjanimin nga gegėrishtja letrare e shkruar tė formave nėndialektore nė tė mirė tė formave mė tė pėrgjithshme e mė tė vjetra, po gjithnjė nė kuadrin e makrosistemit tė gegėrishtes, tė cilat praktikisht ishin ose tė njėjta ose tė afėrta me toskėrishten letrare tė shkruar. Vendimet e Komisisė Letrare tė Shkodrės mė 1916-1917 kanė qenė vendimtare nė kėtė proces. Ata, edhe pse pranuan si parim themelor qė "orthografia e gjuhės tė jetė, pėr sa tė mundet fonetike" dhe qė si bazė pėr tė tė merrej "dialekti i Elbasanit me disa pėrmirėsime", me vendimet qė morėn u larguan mjaft prej kėtij parimi . Pas kėtyre vendimeve qė u morėn nė sajė tė largpamėsisė, tė kompetencės dhe tė tolerancės sė personaliteteve tė tilla tė shquara, do tė theksoj, shumica dėrrmuese e tė cilėve ishte nga Shqipėria e Veriut, si Gj. Pekmezi, A.Xhuvani, L. Gurakuqi, Gj. Fishta, N. Mjeda, H. Mosi etj. u mėnjanuan pothuajse pėrfundimisht variantet nėndialektore sidomos nė sistemin fonetik tė gegėrishtes sė shkruar. Pas kėtyre vendimeve dallimet nė sistemin fonetik po edhe morfologjik tė dy varianteve tė shkruara tė gjuhės letrare paraqiteshin minimale dhe nuk krijonin asnjė vėshtirėsi pėr komunikim. Kjo ishte vetėm njėra anė e problemit. Ana tjetėr, ndoshta edhe mė e rėndėsishmja ishte se tė dy variantet, duke u ushqyer secili nga gurra e vet popullore kishin pėrpunuar e po pėrpunonin gjithnjė e mė shumė mjete tė posaēme shprehėse pėrmes zhvillimit sidomos tė letėrsisė artistike. Pra, nė mėnyrė krejt tė natyrshme tė dy variantet e gjuhės letrare tė shkruar po shkonin drejt niveleve tė reja, pra po modernizoheshin. Njė letėrsi moderne, siē po emėrtohet me tė drejtė letėrsia shqipe e gjysmės sė parė tė shekullit XX, nuk mund tė konceptohet pa njė gjuhė moderne. Pra, paralelisht me modernizimin e letėrsisė shqiptare po modernizohej edhe gjuha shqipe e shkruar nė dy variantet e saj themelore . Pėr tė ilustruar pėr shembull evolucionin e gegėrishtes sė shkruar po sjellim njė fragment nga vepra Shkodra e rrethueme (1913) e Ndoc Nikajt (1862-1951) dhe njė fragment nga tregimi i mirėnjohur i Millosh Gjergj Nikollės, Migjenit (1911-1938) Legjenda e misrit(1936) :


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:06

    Ndoc Nikajt
    KNDOISIT


    Pershkimet e ktyne diftimeve ***** po ēfaqim janė teper t'shpeita e nen kuitim t'gjith atyne ***** kan per t'i kndue n'mnyrė ***** se i cilli mundet me dhanė gjikimin e vet per mīi dreitii t' tyne .
    Mźrret vesht prejė vedit se źmnat e gjindve t' permendun janė t' ndryshuem aq saa mos me zblue ēiltas raasa t'nollme n'gjytet ku se i cilli kishte me mūitė me daa me gisht atź e ktź t'permźndun, pse ndoshta s'kishte me i pasė ānde m'u diit saa do ***** nderim e jo poshtnim kishin me pasė prejė komtarve per shkase t'komsiis t'diftueme nder kohė t' vshtira aq saa me bāa flii vehten e dashtniin e zmrave veta per komsii e lirii Shqyptare.
    N' kioftė se ndonji randsii munden me pasė kta diftime faqe t'komtarve t' o¬nė, nji t'vetme kan e kio āsht ndoshta e vetme ***** nźn tingllim t'topave, nźn vishkullim t'gjyleve ***** kaluene mīi krye e nźn ushtimė t' pushkve ***** krisne per rreth saa Shkodra met n'rrethim t'gjitha u shkruene.
    Nji t'falun komtarve


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:07

    Migjeni

    LEGJENDA E MISRIT
    Misėr! Misėr!
    Nė shekullin e njėzet s'ka apoteoza perėndish, por ka apoteoza misri. Bjeshkėt tona, qė dikur qenė lterėt e apoteozave perėndish, sod janė lterėt e apoteozės sė misrit.
    Njė kokėrr misri asht kokėrrz dhimbje kur ka shumė u e aspak misėr.
    Fjala misėr pėrmban nė vete legjenda tė linduna nga dėshira pėr jetė. Dėshira pėr jetė asht e madhe dhe e mahnitėshme sa edhe malet tona qė hapin gjitė pėr me varrosė njerzit e unshėm. E nė lartėsinė e malevet vigane, legjendė asht dhe lindja, legjendė asht dhe jeta, legjendė asht dhe vdekja. Dhe kjo legjendė i idhtė dhe plot vuejtje historike nė shekullin e njėzet asht e thekshme, zemėrbrese dhe tė ban tė qajsh.
    Misėr! Misėr!
    Thirrja pėr shpėtimin e jetės. Apoteozė e shekullit tė njėzetė! Emėn perėndish sot nuk zejnė me gojė fėmitė qė posa kanė fillue tė belbėzojnė por misėr! misėr! asht fjala e ditės, asht sinonim i jetės pėr banorėt legjendarė tė kėtyre malevet tė egra.
    Ushtojnė luginat e malevet nga fjalėt e malsorėvet t'unshėm, qė varg, njeni tjetrit, ecin tė ngarkuem me ka njė gjysėm thesi misėr. Vargu i tyne asht i gjatė, pa fund, si asht e gjatė e pa fund vuejtja e tyne. Mbi kurriz tė vet barin ka njė gjysmė thesi misėr, barin jetėn e vet, barin perėndin'. Perėndi i vėrtetė misėr i dėshiruem!

    Pikėrisht zhvillimi e pėrpunimi i tyre i mėtejshėm duhej tė ishte dhe duhej tė bėhej edhe pas luftės problem themelor i njė politike gjuhėsore qė pretendonte se ishte shkencore e kombėtare. Po tė vazhdohej nė kėtė rrugė vetvetiu, nė mėnyrė tė natyrshme e nė kohėn e duhur do tė shtrohej e zgjidhej edhe problemi i mėnjanimit pėrfundimtar tė atyre pak dallimeve qė kishin mbetur nė sistemin fonetik e morfologjik tė tyre. Po ēfarė ndodhi? Nė tė vėrtetė me rrugė administrative ju pre rruga zhvillimit tė natyrshėm variantit verior ose gegėrishtes letrare tė shkruar. Si pasojė e kėsaj strategjie, si edhe e gjenocidit qė u vendos ndaj njė pjese tė mirė tė trashėgimisė letrare e gjuhėsore tė shkruar nga autorė veriorė, gradualisht u shkėputėn pothuajse plotėsisht lidhjet me pasurinė gjuhėsore e kulturore tė shkruar nė gegėrishten letrare ēka nuk mund tė ishte pa pasoja nė zhvillimin e pėrparimin e shqipes letrare.




    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:08


    SHQIPJA STANDARDE DHE PROBLEME RRETH SAJ

    I. Gjuha shqipe dhe ēėshtja e standardizimit
    Gjuha letrare a standarde
    Popuj tė ndryshėm, nė njė shkallė tė caktuar tė zhvillimit tė tyre historik, nė kohėn e ndėrtimit tė marrėdhėnieve ekonomike e shoqėrore, qė karakterizojnė njė shkallė tė lartė tė organizimit politik e kulturor, kanė ndier nevojėn pėr tė krijuar njė formė tė veēantė tė gjuhės kombėtare, e cila tė pėrdorej nė shumė sfera tė jetės si mjeti mė i pėrhapur i komunikimit, dhe kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė komunikim ēfarėdo, po pėr njė komunikim, do tė thoshim tė kulturuar – nė fushėn e letėrsisė, tė dijes pėrgjithėsisht e nė jetėn politiko-shoqėrore. Pikėrisht kjo formė e gjuhės, e krijuar nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme e mbi forma tė tjera tė gjuhės, tė cilat gėzonin ndonjė respekt e epėrsi tė veēantė ndaj tė tjerave forma, - ndėr popuj tė qytetėruar ėshtė emėrtuar gjuhė letrare, po e njohur edhe me tė tjera emėrtime – gjuhė e kulturės, gjuhė e pėrgjithshme, gjuhė kombėtare etj. Kjo, sidomos nga gjysma e dytė e shekullit qė shkoi, ka zėnė tė emėrtohet gjuhė standarde.
    Fillimisht do tė jetė quajtur gjuhė letrare (dhe kėshtu vazhdon tė quhet ende nė ditėt tona nė shumė mjedise nė kulturėn tonė), pra fillimisht do tė jetė quajtur kėshtu, sepse ajo lidhej ose pandehej tė kishte njė lidhje shumė tė ngushtė me letėrsinė … Le ta themi se nocioni letėrsi mė pėrpara pėrdorej pėr tė shėnuar gjithė krijimtarinė dhe jo vetėm atė letrare. Po emėrtimi i kėsaj forme tė gjuhės del tė duket edhe mė shumė i lidhur me letėrsinė sidomos nė disa gjuhė evroperėndimore e sllave (krahaso: gjerm. – Literatursprache, rus. – Literaturnij jazek e tė tjera), sa kohė qė as nė shqipen nocioni literaturė nuk ėshtė i panjohur…
    Ndoshta duhet tė theksojmė se Fjalori i shqipes sė sotme (Tiranė 1984, f. 391) jep kėtė pėrkufizim pėr gjuhėn letrare: (Gjuha letrare ėshtė) “forma mė e pėrpunuar e gjuhės sė njė populli, e cila ka norma tė caktuara, tė ngulitura nė tė shkruar e nė tė folur dhe arrin njėsimin mė tė lartė nė kohėn e krijimit tė kombeve e tė shteteve kombėtare”.
    Nuk ka asnjė dyshim se gjuha letrare fushėn mė tė pėrshtatshme dhe mundėsitė mė tė mėdha tė pasurimit i gjen pikėrisht nė krijimtarinė letrare, dhe kjo pėr dy arsye qė janė pėrgjithėsisht tė njohura: E para, shkrimtarėt janė njohėsit mė tė mirė tė thesarit gjuhėsor dhe pėrdoruesit mjeshtėrorė tė kėtij thesari, madje duke mbajtur parasysh gjithė pėrdorimet, qoftė nė krijimtarinė popullore dhe qoftė nė krijimtarinė e shkrimtarėve paraardhės; E dyta, sepse pikėrisht nė letėrsinė gjuha gjen realizimin e tė gjitha potencialeve e tė zhdėrvjelltėsisė deri nė shkallėn e pėrdorimit figurativ e tė pėrmbysur tė elementeve tė veēanta gjuhėsore e tė lidhjeve nga mė tė pasurat tė mundshme nė njėsi tė ndryshme gjuhėsore, sidomos nė fushėn e fjalėformimit dhe tė ndėrtimit tė marrėdhėnieve sintaksore …
    Megjithėkėtė, nė letėrsi, pra nė njė vepėr letrare, krahas elementeve tė standardizuara, autori mund tė pėrdorė, dhe zakonisht pėrdor, edhe fjalė e njėsi frazeologjike tė marra nga dialekte tė ndryshme tė gjuhės, ndonjėherė edhe fjalė e shprehje arkaike a tė njė periudhe tė shkuar tė historisė, tė cilat kanė kaluar nė klasėn e barbarizmave, e tė tjera, qė shkrimtari do t’i pėrdorė pėr tė karakterizuar personazhe tė njė konteksti tė caktuar historik, politik e kulturor, ose edhe pėr tė shėnuar luftėn dhe dallimet midis brezave a klasave shoqėrore nė njė tė kaluar tė afėrt a tė largėt. Ndoshta edhe ky do tė jetė njė nga shkaqet pse nė vend tė emėrtimit gjuhė letrare, ka zėnė tė pėrdoret, sidomos nė kulturėn evroperėndimore, nocioni gjuhė standarde ose standard gjuhėsor.
    Nuk dua tė zgjerohem mė shumė lidhur me nocionin gjuhė standarde, sepse, sikur ėshtė e ditur, nė tė gjitha fushat e jetės moderne, ngado tė sillesh, do tė ndeshesh me standarde e me norma tė ndryshme qė duhen respektuar, shkelja e mosrespektimi i tė cilave shkakton gjithmonė kokėēarje … Thėnė shumė shkurt, ėshtė quajtur kjo - gjuhė standarde, sepse nė tė mund tė pėrdoren dhe/ose lejohen tė pėrdoren dhe/ose vlerėsohen tė drejta pėr t’u pėrdorur vetėm elemente gjuhėsore tė standardizuara, duke nisur qė nga shqiptimi i fonemave e morfemave, pėrmes pėrdorimit tė formave gramatikore e deri tek drejtshkrimi e pėrdorimi i njėsive sintaksore nė frymėn e standardit gjuhėsor tė caktuar.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:10

    Disa nga tiparet e gjuhės standarde
    Gjuha standarde, le ta quajmė edhe letrare (ne nuk do t'i dallojmė, megjithėqė ato edhe mund tė dalloheshin pėr disa funksione ose edhe pėr ndonjė tipar tė parėndėsishėm), gjuha standarde pra, krahas shumė tipareve, sidomos gjuhėsore, tė pėrbashkėta me format e tjera tė gjuhės, karakterizohet nga disa tipare, tė cilat e bėjnė tė funksionojė si njė sistem mė vete dhe si njė formė e veēantė e gjuhės. (Do tė theksoja kėtu nė parantezė arsyen pse e kam dalluar me shkronja tė zeza shprehjen "karkaterizohet nga disa tipare" dhe pse po e vė nė dukje edhe njė herė: Kėtė po e bėj, sepse nė shqipen {ta quaj kushtimisht} standarde qė pėrdoret kėtu ndėr ne - nė Kosovė, pothuaj nga tė gjithė, pėrdoret gabimisht - dhe nga ndikime tė gjuhėve tė tjera {mbase edhe nga sllavishtja!} shprehja "karakterizohet me disa tipare"!)
    Tipari i parė i gjuhės standarde ėshtė se ajo formohet nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme, qė tė shėrbejė pėr komunikimin nė rrafshin kombėtar ose nė njė rrafsh tjetėr ēfarėdo, tė njė komuniteti, nė tė cilin nuk mund t'i pėrmbushte kėrkesat asnjė nga format e tjera (dialekti, e folmja, ndonjė trajtė mė e hershme e shkruar, e dėshmuar historikisht) e tė tjera. Natyrisht, pėr nga ky tipar, gjuha standarde pjesėrisht pėrputhet me variantet standarde eventuale qė mund tė ketė pasur njė gjuhė, dhe kjo sepse edhe variantet krijohen nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme dhe po ashtu kryejnė funksione marrėdhėniesh tė kulturuara, do tė thoshim, pėr njė bashkėsi mė tė madhe sesa dialektet e tė tjerat forma organike tė gjuhės. Do tė mjaftohem tė theksoj se variantet e njė gjuhe letrare janė shfaqje tipike nė rastet kur dy e mė shumė bashkėsi etnike (popuj), edhe shtete, kanė njė gjuhė tė pėrbashkėt standarde, sepse, pėr tė dėshmuar njė identitet tjetėr - tė vetin, tė veēantė (historik, kombėtar, etnik …) nga njė tjetėr komunitet, ato krijojnė variante, dhe kjo bėhet nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme e me synime tė pėrcaktuara shumė qartė…
    Sa kohė qė standardi formohet nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme, menjėherė mund tė bėnim fjalė pėr tiparin e dytė, qė ėshtė ky: standardi ėshtė gjithnjė rezultat, pėrfundim i marrėveshjeve, i bashkimit tė pikėpamjeve dhe i vendimeve qė merren pėr elemente leksikore e fjalėformuese, pėr dukuri fonetike e morfologjike, pėr dukuri sintaksore e tė tjera dhe pėr drejtshkrimin e drejtshqiptimin… Mbi kėto pikėpamje e marrėveshje hartohen parimet themelore, tė cilat mė pastaj do tė ndiqen nė tė gjitha nėnsistemet e gjuhės, pėr se do tė shkruhen rregulla tė veēanta, tė cilat do tė bėhen tė detyrueshme pėr tė gjithė, sidomos nė ligjėrime tė veēanta dhe nė institucione tė rėndėsishme arsimore, kulturore, shkencore, nė administratė dhe nė krijimtarinė letrare e nė medie tė ndryshme.
    Tipari i tretė ėshtė njė shkallė shumė e lartė e pėrpunimit nė tė gjitha nėnsistemet, qė kėtė formė tė gjuhės e bėn shumė mė tė zhdėrvjellėt dhe mė tė hapur pėr njė pasurim tė vazhdueshėm tė saj, qoftė me fjalė e me njėsi tė tjera gjuhėsore - marrė nga ish-variantet eventuale, nga dialektet a tė folmet e gjuhės, ose edhe nga gjuha e shkrimtarėve a autorėve tė tjerė tė pėrparshėm (tė vjetėr), dhe qoftė me fjalė tė huaja e me ndėrtime sintaksore ose edhe tė fjalėve tė reja, duke ndjekur modele tė gjuhėve tė huaja, veēse kurdoherė duke mbajtur parasysh dy parime qė nuk bėn tė shkelen asnjėherė: fjala e huaj ose ndėrtimi i ri sintaksor - tė mos kenė pėrgjegjėset e tyre nė gjuhėn (ta themi shqipe, sepse flasim pėr shqipen), ose tė japin ngjyrime ēfarėdo qė ato tė shqipes nuk i pėrmbushin; dhe, e dyta, fjala e huaj t'u shtrohet rregullave (jo gjithmonė) edhe tė shqiptimit, po sidomos patjetėr rregullave gramatikore tė gjuhės marrėse, do tė thotė tė shqipes.
    Vėshtruar nė kėtė kėnd, nuk do tė thoshim qė tė gjitha fjalėt dhe ndėrtimet gjuhėsore tė huaja a nga ndikime tė gjuhėve tė huaja, qė pėrdoren sot nė gjuhėn shqipe - pėrmbushin kėto dy kritere.
    Tipari i katėrt i gjuhės standarde ėshtė njė shkallė e lartė e njėsisė nė tė gjitha nėnsistemet, dhe kjo vlen sidomos pėr drejtshkrimin dhe pėr rregulla tė veēanta gramatikore. Kėto gjėra edhe pėrcaktohen nė njė mėnyrė shumė tė qartė nė botime tė veēanta, siē janė fjalorė (drejtshkrimorė e normativė tė gjuhės ose dygjuhėsh), libra drejtshkrimi, gramatika tė ndryshme normative, tekste shkollore e shkencore, revista me destinime tė veēanta e tė tjera botime, ku bėhet fjalė ose ku zbatohet nė njė shkallė tė lartė standardi. (Nė disa shtete, veprojnė edhe ligje tė veēanta, tė cilat mbrojnė standardin dhe gjuhėn kombėtare pėrgjithėsisht, sidomos nga fjalė e ndikime tė huaja.)
    Tipari i pestė ėshtė pasuria e saj (e gjuhės standarde) dhe pasurimi i vazhdueshėm, sidomos pėr funksione tė veēanta nė jetėn publicistike, letrare e shkencore. Kėtu njė segment tė veēantė e shumė tė rėndėsishėm pėrbėn terminologjia e shumėllojshme dhe shumė e pasur qė pėrdoret nė tė gjitha fushat e dijes. Pasurimi i standardit nė kėtė sferė ėshtė sidomos i nevojshėm pėr gjuhė standarde tė ndodhura nė njė situatė kulturore dhe politike, siē ėshtė shqipja, qoftė pėr faktin se nė procesin e ndėrtimit tė marrėdhėnieve demokratike nė tė gjitha fushat e jetės, kanė dalė kėrkesa pėr tė tjera nocione, qoftė pėr shkak se nė Kosovė ėshtė nė ndėrtim e sipėr sistemi i ri i administratės, i politikės dhe i ekonomisė sė njė vendi tė pavarur, dhe qoftė pėr shkak se shqipja nė Kosovė ndodhet ballė pėr ballė me gjuhė e me kultura tė mėdha, nė radhė tė parė me anglishten.
    Ka edhe tė tjera tipare pėr tė cilat mund tė bėnim fjalė, po duket qė edhe kėto sa u thanė, japin njė pasqyrė mjaft tė qartė pėr tiparet e kėsaj forme tė rėndėsishme tė gjuhės nė rrafshin kombėtar.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:10


    Fare shkurt - si u krijua standardi i shqipes


    Nuk do tė thosha asgjė tė re, po tė konstatoja se shqipja bėn pjesė nė grupin e gjuhėve qė kanė marrė njė zhvillim tė hovshėm nė fushė tė shkrimit shumė vonė, prandaj edhe veprimtaria pėr themelimin ose standardizimin e shqipes ka nisur mjaft vonė. Arsyet dihen pothuaj nga tė gjithė dhe janė pasojė e drejtpėrdrejtė e pushtimit pėr njė kohė tė gjatė tė viseve shqiptare nga tė huajt, tė cilėt ndalonin gjithsesi pėrparimin kulturor tė shqiptarėve, qė do tė thotė patjetėr edhe zhvillimin e shkollės nė gjuhėn shqipe dhe shkrimin e saj.
    Nuk do tė pėrmend kėtu pėrpjekjet e autorėve tė vjetėr tė mesjetės sė vonė, sepse zhvillimi i shkrimit shqip prej tyre, pati njė ndėrprerje pėr njė periudhė tė gjatė, pastaj as shkrimet me alfabetin arab dhe as shkrimet nė arbėrishten (nga shkrimtarė arbėreshė), tė cilat nuk kishte si tė luanin ndonjė rol tė drejtpėrdrejtė pėr shqipen, pavarėsisht nga rėndėsia e tyre, dhe as shkrimet e mėvonshme deri tek Kristoforidhi e shkrimtarėt e gjysmės sė dytė tė shekullit XIX. Kjo sepse qenė kėta tė fundit qė, me shkrimet e tyre, me shkallėn e njohjes dhe tė pasurimit tė shqipes, si dhe me pėrpunimin e saj, - do tė krijonin parakushtet pėr themelimin e shqipes letrare. Nė kėtė rrugė, nuk ka asnjė dyshim qė, sidomos veprimtaria e shoqatave e klubeve shqiptare nė atė periudhė (Shoqėria e tė Shtypurit Shkronja Shqip e Stambollit, shoqėritė "Agimi" e "Bashkimi" tė Shkodrės, klubi i Manastirit e ndonjė tjetėr), nė pėrpjekjet pėr themelimin e alfabetit tė shqipes, do tė shtronin edhe probleme tė veēanta tė shqipes letrare. Kėto mė pastaj do tė vazhdonin me shkrimet pėr gjuhėn shqipe nga intelektualė si Ndre Mjedja, Faik Konica, Aleksandėr Xhuvani e tė tjerė.
    Megjithėkėtė, prova e parė pėr tė standardizuar nė njėfarė shkalle gjuhėn shqipe, do tė bėhej nė vitet 1916/17 nga Komisija Letrare Shqipe e Shkodrės, e cila, afro dhjetė vjet pas themelimit tė alfabetit tė shqipes nė Manastir, do tė arrinte tė hartonte Ortografinė e parė tė shqipes. Ajo komisi shtronte pėr tė parėn herė ēėshtjen e zgjedhjes sė dialektit qė do tė shėrbente si bazė, mbi tė cilėn do tė krijohej shqipja standarde, e cila asokohe shkruhej nė dy a tri variante: toskėrishtja letrare, gegėrishtja e ashtuquajtur e mesme letrare (me fare pak shkrime) dhe shkodranishtja letrare. Siē ėshtė e ditur, Ortografia e Komisisė Letrare tė Shkodrės ishte ngritur mbi bazė tė gegėrishtes sė mesme dhe, sado qė kjo formė letrare nuk do tė bėhej e vetmja, sepse do tė vazhdonte pėrdorimi dhe lėvrimi i mėtejshėm i toskėrishtes letrare, sidomos nė fushė tė letėrsisė, dhe i shkodranishtes letrare (nga disa autorė), - do tė vazhdonte tė zhvillohej e tė zbatohej nė administratė, nė tekste shkollore dhe nga disa shkrimtarė. Pas daljes nga Lufta e Dytė Botėrore…, gjuha shqipe u ndodh nė njė situatė tė re, shumė mė tė favorshme, qoftė falė zgjerimit tė sistemit tė arsimit dhe njė hovi tė ri qė merrte letėrsia dhe kultura pėrgjithėsisht nė Shqipėri, dhe qoftė falė njėfarė lirie pėr shkollėn, arsimin e librin shqip nė Kosovė e nė viset e tjera shqiptare, qė asokohe ndodheshin nė ish-Jugosllavinė. Nė Veri tė Shqipėrisė dhe nė Kosovė e nė viset e tjera jashtė Shqipėrisė, vazhdoi tė pėrdorej varianti i gegėrishtes sė mesme letrare, kurse nė Jugun e Shqipėrisė dhe nė institucionet qendrore politike, ushtarake, ekonomike, arsimore e tė tjera - pėrdorej kryesisht toskėrishtja letrare. Nė kėtė fazė tė zhvillimit tė kulturės kombėtare, tė arsimit e tė letėrsisė, u shtrua kėrkesa pėr themelimin e njė forme tė vetme, qė do tė thotė e krijimit tė shqipes , qė nė diskutimet asokohe quhej gjuhė, herė e unjisuar, herė e unifikuar dhe mė vonė e njėsuar letrare. Pėr kėtė qėllim qenė organizuar dy sesione shkencore (1952 e 1953 nė Tiranė) me rezultatin Ortografia e gjuhės shqipe e vitit 1956 dhe njėsoj qe vepruar edhe nė Prishtinė mė 1957 e 1963, kur qenė hartuar edhe ortografi tė gjuhės shqipe. Pėr shkallėn e mbėshtetjes teorike e praktike tė kodifikimit, dhe mė pastaj tė zbatimit pėr njė periudhė, shquhej sidomosOrtografia e gjuhės shqipe (Prishtinė 1964). Kjo ishte gjendja e pėrdorimit tė variantit tė gegėrishtes letrare, kurse nė Shqipėri pėrdorej kryesisht varianti i toskėrishtes letrare, krahas gegėrishtes -kryesisht nė letėrsi nga autorė tė Veriut.
    Nė vitin 1967 Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė i Tiranės, nė pėrpjekjet pėr njėsimin e shqipes letrare, botoi njė projekt tė Rregullave tė Drejtshkrimit tė Shqipes, ku pėr herė tė parė nuk kishte forma tė veēanta pėr toskėrishten dhe tė veēanta pėr gegėrishten letrare (sikur veprohej mė pėrpara) dhe ato rregulla u hodhėn nė diskutime tė gjera publike - nė institucione shkencore, arsimore e nė qarqe letrare e tė tjera, ku t'u bėheshin vėrejtje ose tė miratoheshin ashtu si ishin. Edhe nė Prishtinė, nė njė mbledhje tė gjerė shkencore, e cila njihet si Konferenca Gjuhėsore e Prishtinės (1968) objekt diskutimi u bėnė ato rregulla me temėn qendrore: tė njėsohej shqipja apo tė vazhdonte pėrdorimi i variantit tė gegėrishtes letrare. Pas shumė diskutimesh tė mbėshtetura, konferenca dilte me konkluzat se "populli shqiptar ėshtė njė, dhe gjuha letrare shqipe duhej tė ishte njė, e pėrbashkėt".
    Pasojė e gjithė kėtyre veprimeve kulturore qe organizimi i Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, qė u mbajt nė Tiranė nė nėntor 1972, ku merrnin pjesė njė numėr i madh delegatėsh - studiues, shkrimtarė, punonjės kulture e profesorė (gjithsej 87 - 11 prej tė cilėve nga viset shqiptare nė ish-Jugosllavinė dhe dy-tre arbėreshė e tė huaj). Pas njė diskutimi tė gjerė e tė gjithanshėm tė tė gjitha ēėshtjeve lidhur me shqipen letrare dhe sidomos me drejtshkrimin, aty nxirreshin konkluzat, mbi tė cilat do tė hartoheshin mė vonė tė gjitha botimet gjuhėsore normative (fjalorė, gramatika e libra shkollorė) dhe kėshtu, do tė thoshim, merrte fund procesi i themelimit ose, mė drejt, i njėsimit tė shqipes standarde.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:11

    Cili variant pėrdorej asokohe nė Kosovė dhe a mund tė pėrdorej ndonjė tjetėr variant letrar?

    Sikur u theksua edhe mė pėrpara, nė Kosovė pas Luftės sė Dytė Botėrore qe pėrdorur varianti i gegėrishtes letrare tė mesme dhe jo varianti i shkodranishtes letrare, i cili nė disa elemente ishte mė i afėrt me kosovarishten (apo dibrano-kosovarishten, sikur e quanin nė disa qarqe politike menjėherė pas luftės), nėse mund ta quajmė kėshtu shqipen dialektore tė viseve shqiptare nė ish-Jugosllavinė. Zbatimi i variantit letrar qė pėrmendėm, qe lehtėsuar mjaft nga fakti se njė numėr i madh i mėsuesve e profesorėve tė ardhur nga Shqipėria pas luftės (disa kishin ardhur edhe gjatė luftės), e kishin bėrė shkollėn me atė gjuhė dhe e zotėronin shumė mirė. Disa nga intelektualėt e ardhur nga Shqipėria punonin edhe nė shtėpi botuese tė librit e nė gazetėn e vetme ("Rilindja"), po edhe nė ndonjė revistė ose nė organe drejtuese tė arsimit. Kjo pėrbėnte njė bazė tė mirė pėr zotėrimin e kėtij varianti letrar, ndonėse, sidomos nė gramatikė, nė krahasim me shqipen e kėtushme dialektore, kishte mjaft dallime. Dallime kishte edhe nė shqiptim, sidomos pėr shkak tė zanoreve hundore karakteristike pėr kėto tė folme.
    Kjo situatė do tė ndryshonte e do tė rėndohej shumė nga fundi i vitit 1948, kur shumė nga mėsuesit dhe intelektualėt e tjerė (pėr shkak tė mosmarrėveshjeve politike Shqipėri-Jugosllavi e atėhershme) qenė detyruar tė ktheheshin nė Shqipėri.
    Nė kėtė gjendje, gjithė veprimtarinė arsimore, kulturore e botuese do ta merrnin forca intelektuale tė kėtyre viseve, tė shkolluara fare pak nė Shqipėri e mė shumė nė shkolla nė gjuhėn serbe; ata, ndonėse do tė bėnin pėrpjekje pėr tė kryer si duhej, shumė nga detyrat qė shtroheshin para tyre nė fushė tė kulturės, nuk mund tė bėnin shumė nė kultivimin e shqipes. Natyrisht, edhe njė numėr i madh i mėsuesve e mėsimdhėnėsve tė tjerė asokohe ishin pa kualifikime tė mjaftueshme.
    Do ta pėrfundoj kėtė pjesė duke theksuar njė fakt qė duhet tė mbahet gjithmonė parasysh: Nė vitet '50 e '60 tė shekullit tė kaluar, nė Kosovė do tė ishin intelektualėt gjysmė tė arsimuar (gazetarė, pėrkthyes dhe ndonjė shkrimtar), qė, krahas njėfarė kontributi pėr mėsimin e shqipes, do t'i bėnin njė shėrbim shumė tė keq gjuhės shqipe: Ata do tė fillonin tė pėrdornin, sidomos nė shkrim, njė shqipe kryesisht tė pėrkthyer nga serbishtja, me fjalėt shqipe po me mėnyrėn e tė menduarit dhe me krijime njėsish sintaksore tepėr shpesh nė frymėn e serbishtes (gjuhė e pushtetit dhe e prestigjit asokohe)! Pasojat e gjithė kėsaj do tė jenė shumė tė mėdha. Disa sosh i zėnė frymėn shqipes standarde tė pėrdorur nė Kosovė edhe nė kohėn tonė, ndonėse brezat e rinj as qė e dinė serbishten!


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:11

    A duhej standardizuar shqipja patjetėr dhe, nėse duhej, cila ishte arsyeja?

    Lidhur me kėtė ēėshtje, e quaj tė arsyeshme tė vė nė dukje dy gjėra qė ndikuan me forcė nė pėrshpejtimin e procesit tė standardizimit e tė njėsimit tė shqipes. E para, variantet e shqipes standarde nė vitet gjashtėdhjetė tė shekullit tė kaluar kishin arritur njė shkallė tė lartė tė pėrpunimit, po edhe tė njėsimit nė shumė segmente, sidomos nė morfologji, nė leksik e nė fjalėformim. Kishin mbetur pėr t'u pėrballuar vetėm disa dallime nė fushė tė fonetikės dhe ndonjė dallim nė fushė tė sintaksės, shumė mė pak nė fushė tė leksikut. Fjalėn e kam pėr pėrdorimin e gjerė tė formės sė pashtjelluar tė paskajores sė tipit me ba, me ardhė, nė variantin e gegėrishtes letrare, natyrisht krahas trajtave tė lidhores, tipike pėr toskėrishten, po nė shumė pėrdorime edhe pėr gegėrishten e mesme letrare. E dyta, shqiptarėt nė Kosovė, nė saje tė disa ndryshimeve, pėr atė kohė pozitive politike, dhe tė njė hovi tė ri qė kishin marrė sidomos nė disa sfera tė jetės - patjetėr nė arsimin, nė kulturėn dhe nė administratėn shtetėrore, - mund tė bėheshin njė faktor me ndikim nė ēėshtje tė gjuhės, dhe kjo edhe pėr faktin se ndodheshim nė prag tė formimit tė universitetit, krahas institucioneve tė arsimit tė lartė, si fakultetet e ndryshme, shkollat e larta pedagogjike, Instituti Albanologjik e tė tjera, kėshtu qė bashkimi kombėtar nė rrafshin kulturor ishte bėrė ēėshtje muajsh a vitesh dhe njė nga synimet e mėdha nė rrafshin kombėtar…
    Pėr sa i pėrket domosdoshmėrisė sė standardizimit tė shqipes, duhen mbajtur parasysh dy momente shumė tė rėndėsishme: E para, popujt e qytetėruar, sidomos tė Evropės, qė tė gjithė kanė krijuar gjuhėt e tyre standarde tė njėsuara dhe, e dyta, shqiptarėt si njė popull me njė gjuhė, me njė histori, me njė kulturė, me aspirata tė pėrbashkėta pėr shumė dhjetēvjetēsha dhe me synimin pėr tė ruajtur kėto njėsi, - gjithsesi duhej tė njėsonin edhe gjuhėn e vet, e cila tė shėrbente si mjeti i vetėm i komunikimit nė shkallė kombėtare pėr tė gjithė, pavarėsisht nga ndarjet, le tė kenė qenė politike apo dhe dialektore.
    Pėr tė pėrmbyllur kėtė ēėshtje, do tė thosha se kėrkesa pėr themelimin e njė gjuhe tė pėrbashkėt, ose, mė drejt, kėrkesa pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe (sikur thuhej asokohe), ishte njė veprim i drejtė e i dobishėm kulturor e politik i kohės nė shkallė kombėtare, dhe kjo as qė mund tė vihej nė dyshim. Megjithėkėtė, mėnyra, rruga qė do tė ndiqej nė procesin e kėtij njėsimi, pėrbėn njė ēėshtje tjetėr, e cila mund tė shtrohet e tė diskutohet edhe nė kohėn tonė. Veēse kjo nuk do tė thotė tė pėrmbyset ajo qė ėshtė arritur, po, eventualisht, tė studiohet mbėshtetėsia gjuhėsore, kulturore dhe politike e njėsimit tė shqipes dhe tė rishikohen mundėsitė pėr hapjen e standardit pėr tė thithur pasurinė e tėrė shqipes, - njė kėrkesė kjo edhe nė Konkluzat e Kongresit tė Drejtshkrimit.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:12

    Kongresi i Drejtshkrimit mė 1972 - Si u shtrua dhe si u bė njėsimi i shqipes?

    Tashmė dihet nga tė gjithė ata qė do tė kenė lexuar qoftė edhe fare pak shkrime qė kanė tė bėjnė me rrugėn qė ka ndjekur shqipja pėr standardizimin e saj, se, krahas Kongresit tė Manastirit mė 1908, kur u themelua alfabeti i shqipes, ngjarja tjetėr, mbase mė e madhja kulturore shqiptare, ka qenė Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, mbajtur nė nėntor 1972 nė Tiranė.
    Po tė donim tė jepnim njė pasqyrė tė shkurtėr tė veprimtarive kulturore qė i paraprinė mbajtjes sė kėtij kongresi, kujtoj se do tė mjaftoheshim tė pėrmendeshin kėto:
    E para, krahas kėrkesės pėr njėsimin e shqipes, qė po shtrohej gjithnjė e mė zėshėm nė qarqe kulturore, shkencore, politike e letrare, ėshtė njė fakt i pamohueshėm se tė ashtuquajturat variante letrare tė shqipes standarde qė pėrdoreshin, pothuaj barabarėsisht nė letėrsi, po me njė epėrsi tė theksuar tė toskėrishtes letrare nė fusha tė tjera tė jetės kulturore - arsimore, shkencore e publicistike - nė Shqipėri, dhe me njė pėrdorim tė pėrgjithėsuar tė variantit letrar tė gegėrishtes nė Kosovė e nė vise tė tjera shqiptare nė ish-Jugosllavinė, - sidomos nė vitet gjashtėdhjetė tė shekullit tė kaluar kishin arritur njė shkallė mjaft tė lartė afrimi, madje edhe njėsimi tė plotė nė shumė nėnsisteme, dhe kjo sidomos nė gramatikė (veēanėrisht nė morfologji), nė leksik e nė fjalėformim. Nė kėto kushte, shtrohej nevoja tė kapėrceheshin disa dallime nė sferėn e fonetikės, ndonjė ēėshtje morfologjike qė lidhej me dallime fonetike, dhe pėrdorimi i formės sė pashtjelluar tė paskajores me ardhė, me ba nė gegėrishten letrare, sa kohė qė ajo nuk pėrdorej nė asnjė mėnyrė nė toskėrishten letrare;
    E dyta, nė Kosovė dhe nė tė tjera vise shqiptare kėtej kufirit shtetėror Shqipėri-ish-Jugosllavi, ishin krijuar kushte tė volitshme dhe sikur mbretėronte ideja se kishte ardhur koha pėr tė realizuar njė nga aspiratat qė pėr njė kohė tė gjatė kishte qenė nga synimet e figurave mė tė ndritura kombėtare - pėr tė pėrfunduar procesin e gjatė tė njėsimit tė shqipes letrare. Kjo gjendje do tė pėrbėnte njė nga shtysat shumė tė fuqishme pėr tė marrė disa nga veprimet e domosdoshme nė kėtė drejtim, do tė thotė pėr tė vepruar drejt njėsimit tė shqipes;
    E treta, u nxorėn pėr diskutime tė gjithanshme nė qarqe shkencore, letrare e kulturore "Rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe" (Projekt), hartuar nga njė grup studiuesish tė njohur tė kohės, nė Shqipėri nė vitin 1967;
    E katėrta, forcat drejtuese shkencore e kulturore (po edhe politike pse jo) tė Kosovės, disa muaj pas botimit tė kėsaj vepre, nė prill 1968, do tė organizonin njė diskutim tė gjerė nė njė veprimtari shkencore, qė u bė e njohur nė historikun e kulturės shqiptare si Konferenca Gjuhėsore e Prishtinės. Nė atė konferencė, organizuar nga Katedra e Gjuhės Shqipe e Fakultetit (atėherė Filozofik) tė Prishtinės, dhe Instituti Albanologjik i Prishtinės, nė tė cilėn merrnin pjesė studiues tė shqipes, redaktorė botimesh, mėsues tė gjuhės e tė letėrsisė, gazetarė, punonjės kulture e tė tjerė intelektualė shqiptarė tė kohės (nga tė gjitha qendrat kulturore, arsimore e shkencore shqiptare kėndej kufirit / si thuhej atėherė). Aty, pas njė diskutimi tė gjithanshėm, u mor njė nga vendimet me rėndėsi tė madhe nė rrafshin e njėsisė kulturore kombėtare - se gjuha letrare shqipe duhej njėsuar dhe se edhe nė kėto vise do tė pėrdorej si variant letrar nė veprimtarinė arsimore, kulturore, shkencore, nė gazetari e tė tjera - forma qė ishte bėrė publike pėrmes "Rregullave tė drejtshkrimit tė gjuhės shqipe" (Projekt), sigurisht nė mėnyrė qė, pasi tė merreshin vendimet pėrfundimtare pėr standardizimin e shqipes, - ato tė bėheshin tė detyrueshme edhe pėr intelektualėt e pėr punonjėsit e kulturės ndėr kėto vise.
    E pesta, si nė Shqipėri, si nė Kosovė, pėr afro pesė vjet, u organizuan shumė simpoziume, konferenca, debate shkencore, tryeza diskutimi e veprimtari tė tjera, dhe gjithandej nė revista e gazeta u botuan shumė artikuj shkencorė e praktikė pėr probleme tė veēanta teorike e praktike tė shqipes, tė cilat synonin tė sqaronin e tė mbėshtetnin ose tė shfaqnin tė tjera qėndrime lidhur me ēėshtje tė veēanta, nga ato qė parashikonte projekti qė u pėrmend.
    Kėto qenė mbase parakushtet themelore qė bėnin tė mundshme tė organizohej Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe mė 1972.
    Si u shtrua ēėshtja e gjuhės shqipe nė kėtė kongres dhe cilat qenė disa nga pėrfundimet e tij?
    Vėshtruar qoftė edhe nga ana e jashtme, po sidomos vėshtruar mbi bazė tė emrave tė shkencėtarėve e studiuesve tė shqipes qė vinin nga tė gjitha viset e qendrat mė tė mėdha tė studimeve albanologjike jo vetėm nė Shqipėri e nė Kosovė, po edhe ndėr arbėreshėt e Italisė e nga qendra Jashtė, Kongresi i Drejtshkrimit krijonte pėrshtypjen e njė ngjarjeje shumė tė madhe shkencore e kulturore nė shkallė kombėtare pėr shqiptarėt dhe pėr gjuhėn shqipe.
    Ndonėse kongresi kishte epitetin "i drejtshkrimit tė gjuhės shqipe", po tė mbahen parasysh temat dhe problemet qė u shtruan, u rrahėn e u diskutuan aty, - ai nė tė vėrtetė ishte njė simpozium, njė kongres i madh (mbase mė i madhi gjatė historisė kulturore kombėtare) i gjuhės shqipe, sepse aty, krahas ēėshtjeve tė veēanta tė drejtshkrimit, u diskutuan me njė mbėshtetėsi shkencore e mbi bazė tė studimeve e gjurmimeve pėr njė kohė tė gjatė, - probleme tė gjuhės shqipe gjithandej nė dialektet e tė folmet e shqipes, tek autorėt e vjetėr tė shkrimit shqip, nė fushė tė letėrsisė nė periudha tė ndryshme (dhe sidomos qė nga Rilindja e kėndej), nė publicistikė e nė tė tjera sfera tė pėrdorimit tė shqipes sė shkruar. Gjithė kjo me synimin e vetėm qė, vendimet qė do tė merreshin, tė dilnin sa mė tė mbėshtetura shkencėrisht e mė praktike, dhe tė ngritura mbi traditėn e shkrimit tė shqipes e mbi prirjet qė kishte shfaqur shqipja pėr zhvillimin e saj nė tė ardhmen.
    Ndėr tė tjera, aty u diskutuan tema qė kishin tė bėnin me rrugėn qė kishte ndjekur shqipja e shkruar nė zhvillimin e saj (si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė); tema qė merreshin me studime tė rregullave tė veēanta morfologjike (shumėsi i emrit, trajtat e foljeve, klasifikimi i tyre, mbiemrat e shqipes, pėremrat pronorė e tė tjerė); tema nė fushė tė terminologjisė nė tė gjitha dijet, qė kishin marrė hov zhvillimi atė kohė; tema pėr leksikun e pėr fjalėformimin nė gjuhėn shqipe; probleme tė pėrdorimit tė fjalėve me burim tė huaj nė gjuhėn shqipe dhe tė shkrimit tė tyre; pėrdorimi i parafjalėve tė ndryshme nė shqipen e shumė tė tjera ēėshtje, qė kapėrcenin fushėn e drejtshkrimit tė shqipes.
    Pėrfundimet qė merreshin nė kongres, u shtruan nė njė dokument qė u quajt Rezoluta e Kongresit, nė tė cilėn vihej nė dukje se, "mbi bazė tė tė gjitha diskutimeve lidhur me shqipen letrare, qoftė para mbajtjes sė kongresit dhe qoftė nė mbėshtetje tė diskutimeve e qėndrimeve mbizotėruese nė punimet e kongresit, gjuha letrare shqipe po dilte e njėsuar, dhe pėr mė tutje zbatimi i saj merrte trajtėn e detyrimit nė jetėn arsimore, kulturore e shkencore ndėr tė gjithė shqiptarėt". Gjithashtu, nė saje tė diskutimeve pėr probleme tė veēanta, kjo rezolutė pėrmbante parimet themelore qė duheshin ndjekur kur tė botoheshin nė formė libri rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe.
    Rezoluta pėrmbante edhe disa qėndrime tė tjera qė kishin dalė nga punimet e kongresit, tė ndryshme nga ato qė ishin parashikuar nė Projektin qė ishte objekt diskutimi. Kėto mund tė hetohen lehtė, po tė krahasohet ai projekt i drejtshkrimit me drejtshkrimin e gjuhės shqipe qė dilte nga kongresi.
    Krahas kėtyre veprimeve, duhet theksuar se aty merreshin edhe vendime pėr botimin e librave normativė e tė literaturės tjetėr, qė do tė ndihmonin pėrhapjen dhe nxėnien nė njė shkallė sa mė tė lartė tė shqipes sė njėsuar, nė mėnyrė qė zbatimi i saj tė bėhej me njė korrektėsi sa mė tė madhe.
    Kėto do tė ishin disa nga pėrfundimet kryesore tė Kongresit tė Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:13

    Si u pritėn vendimet e kongresit?

    Si nė Shqipėri, si nė Kosovė, ndoshta edhe nė mbarė Botėn Shqiptare, nėse mund ta quaj kėshtu, sigurisht me pėrjashtim tė individėve e ndonjė qendre kulturore, kryesisht nė Botėn e Jashtme, vendimet e kongresit u pritėn si njė arritje e madhe jo vetėm nė fushė tė kulturės kombėtare.
    Publiku nė Kosovė, mund tė thuhet lirisht se kjo vlente jo vetėm pėr intelektualėt e punonjėsit qė lidheshin drejtpėrdrejt me pėrdorimin, me nxėnien ose me zbatimin e shqipes sė standardizuar, po edhe pėr punonjės e njerėz tė tjerė qė kishin nė zemrėn e tyre pėrparimin kulturor tė shqiptarėve, - vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit, tė cilat parakuptonin njėsimin e gjuhės standarde, i priti me njė entuziazėm tė jashtėzakonshėm. Kjo konsiderohej me tė drejtė jo vetėm si realizimi i njė prej aspiratave tė disa brezave tė figurave mė tė ndritura kombėtare, disa prej tė cilave ishin pėrndjekur e persekutuar pikėrisht pėr shqipen letrare e pėr shkollėn kombėtare, po edhe si njė parakusht pėr bashkimin kulturor e shpirtėror tė tė gjithė shqiptarėve. Kjo mbase edhe mund tė duket e tepėrt pėr botėkuptimin e sotėm dhe pėr kohėn qė jetojmė, po nė kushtet kur midis Shqipėrisė e Kosovės kishte njė kufi shumė vėshtirė tė kalueshėm, dhe nė tė dy vendet kishte sisteme tė qeverisjes qė dallonin - njėsimi nė gjuhėn pėrbėnte njė arritje tepėr, tepėr tė madhe. Kėsodore i hapej rruga njėsisė sė letėrsisė, njėsisė sė shkencės shqiptare dhe njėsisė kulturore tė tė gjithė shqiptarėve. Kjo arritje duhej tė sillte edhe njė dobi tjetėr, e cila nuk ėshtė theksuar sa duhet nga askush: E kam fjalėn pėr faktin se me njėsimin e shqipes letrare, duhej tė ndėrpritej statusi i pabarabartė i shqipes standarde nė Kosovė pėrballė serbishtes, qė ishte gjuhė zyrtare e njė bashkėsie shumė tė madhe dhe gėzonte prestigj ndaj shqipes. Gjithė kjo duhej pritur tė ndikonte nė zhvillimin e mėpastajmė tė shqipes vetėm nė njė hulli, tė njė shqipeje me tė vėrtetė tė njėsuar nė tė gjitha nėnsistemet e saj …Veēse, pėr fat tė keq, duhet tė themi menjėherė se njėsimi i shqipes letrare nuk arriti dot tė kėpuste lidhjet e ndikimet e serbishtes (sidomos nė fushė tė sintaksės) mbi shqipen standarde tė pėrdorur nė Kosovė …
    Pavarėsisht nga kjo, pėrfundimet qė nxori Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, dhe vendimet qė u bėnė tė njohura me botimin e Rezolutės nė pėrfundimin e punimeve tė kongresit, ashtu sikur nė tė gjitha viset e tjera shqiptare, edhe nė Kosovė u pritėn me interesim tė madh dhe me njė entuziazėm, sidomos nė qarqe tė caktuara kulturore, letrare e shkencore. Pėr disa muaj pas kongresit, ndėr diskutimet intelektuale tė kohės, vendimet e tij zinin njė pjesė shumė tė madhe. Po kjo ndodhi edhe nė gazetėn e vetme tė asaj kohe (bėhet fjalė pėr gazetėn "Rilindja"), po edhe nė disa revista, siē ishin "Zėri i rinisė" "Bota e re" (gazetė e studentėve tė Universitetit tė Prishtinės), "Jeta e re", "Pėrparimi" e ndonjė tjetėr.
    Gjithashtu duhet theksuar se redaksitė e botimeve gjithfarėshe, dhe sidomos ato tė botimit tė teksteve shkollore e tė letėrsisė, iu vunė punės pėr tė botuar ose ribotuar libra e tekste, qė do tė jepnin njė kontribut jo tė vogėl pėr pėrhapjen e shqipes sė normėzuar nė atė kongres.
    Nė Universitet, dhe kjo vlen sidomos pėr degėt e studimeve albanologjike dhe nė shkollat e larta pedagogjike, zhvilloheshin debate e diskutime dhe ishte e qartė pėrpjekja pėr ta zotėruar sa mė mirė drejtshkrimin qė qe miratuar nė kongres. Dua tė theksoj qė asokohe u krijua njė bindje, do tė thosha e gabuar, sidomos ndėr tė rinj, po edhe tek disa studiues, tė cilėt sikur zotėrimin e drejtshkrimit e barazonin me zotėrimin e shqipes standarde, do tė thotė konsiderohej sikur kush e di drejtshkrimin, ai ishte njohės i mirė i shqipes!


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:14

    II. Disa probleme aktuale tė shqipes standarde sot

    1. Shqipja standarde ka po ato probleme qė kanė edhe gjuhė tė tjera standarde, qofshin tė kenė traditė tė gjatė ose njė jetė mė tė shkurtėr si gjuhė kulture tė njė komuniteti ēfarėdo. Tė tilla janė po e zėmė:
    Qėndrimi ndaj fjalėve tė huaja, veēanėrisht termave tekniko-shkencorė e tė tjerė, masa e tė cilave ėshtė shumė e madhe dhe trysnia shumė e fortė;
    Nevoja pėr njė zgjerim tė vazhdueshėm tė fjalėsit dhe pėr pasurimin e gjithanshėm tė gjuhės jo vetėm me elemente gjuhėsore, po edhe me zgjerimin e tė ashtuquajturave ēerdhe fjalėsh dhe me dallimin e qartė tė regjistrave tė fjalėve;
    Njė kėrkesė e vazhdueshme pėr tė zgjeruar potencialin nė fushė tė fjalėformimit, po edhe nė fushė tė krijimit tė modeleve tė togfjalėshave e tė ndėrtimit tė marrėdhėnieve sintaksore pėr tė shprehur njė botė gjithnjė mė tė pasur e mė tė ndėrlikuar, nė stile tė ndryshme;
    Trysnia e vazhdueshme nga gjuhė tė mėdha, jo vetėm sepse ndikimi i tyre zgjerohet si rrathėt e krijuar nga njė gur i hedhur nė ujė, po edhe sepse ato gjuhė (dhe sidomos anglishtja) sikur po bėhen gjuhė tė dyta (nė mos tė para), pėr shkak tė njėfarė "utilitarizmi" nė fushė tė informacioneve e tė tjera, duke prekur deri edhe traditėn e shkrimit e tė shqiptimit tė fjalėve tė huaja, tė cilat mund tė kenė hyrė nė gjuhėt pėrkatėse nga frėngjishtja ose italishtja, po e zėmė, dhe tė cilat, megjithėse me bazėn tek latinishtja, tashti pėrmes anglishtes, vijnė e "ēoroditen", sidomos nė shkrim po edhe nė shqiptim;
    Si tė fundit nė kėtė grup problemesh, duhet pėrmendur njėfarė si nostalgjie, po edhe nevoja pse jo, sidomos nė kultura me traditė tė gjatė, pėr t'iu kthyer "burimit", idiomave organike /tė folmeve e dialekteve qė janė tipike pėr krahina tė veēanta ose edhe pėr periudha mė tė hershme tė shkrimit tė njė gjuhe, e tė tjera. Kjo e fundit, sigurisht si njė pėrpjekje pėr t'iu kthyer "origjinares", burimores, sė natyrshmes, njėsoj sikur ėshtė ikja nga viset urbane nė mjedise tė natyrės sė virgjėr ....
    2.Shumė nga kėto qė pėrmenda kėtu, mund tė jenė probleme me tė cilat ballafaqohet edhe shqipja standarde, pėr pėrballimin e tė cilave ka qėndrime tė ndryshme.
    Shqipja standarde, si pak gjuhė tė tjera, pėr disa dhjetėvjetėsha ėshtė pėrdorur dhe vazhdon tė pėrdoret si gjuhė zyrtare (me statuse tė ndryshme) nė disa njėsi shtetėrore, po me synimin qė tė bėhet i vetmi mjet komunikimi nė rrafshin gjithėshqiptar. Nuk janė shqiptarėt i vetmi popull me njė gjendje tė kėtillė as politike dhe as gjuhėsore (kulturore), po, megjithatė, ata tė tjerėt - nuk janė shqiptarė! Pėr mungesė tradite (po edhe disipline pse jo), nė kushtet kur shqipja ishte (a ėshtė) njė gjuhė zyrtare e dytė, dhe kur si burime informacionesh nga mė tė ndryshmet (politike, ekonomike, kulturore e tė tjera) - shėrbente njė gjuhė tjetėr (kryesisht njė nga sllavishtet), ndodhi njė dukuri shumė e dėmshme pėr shqipen: shqipja standarde, sidomos nė fushė tė sintaksės, erdhi e u shfytyrua shumė, pėr tė pėrfunduar nė shumė elemente, si njė gjuhė e pėrkthyer.
    Shtoji kėsaj edhe njėfarė qėndrimi (qė ndoshta nga larg mund tė ēojė tek njėfarė "marrizmi" i llojit tė veēantė), sikur shqipja "qenkėsh standardizuar" nė kushtet e "sistemit mė tė egėr" komunist, qė do tė thotė me dhunė, prandaj, si e tillė, ajo u dashka t'i shtrohet sėrish procesit tė standardizimit, tashti nė erėn e "demokratizimit" tė shoqėrisė shqiptare, - dhe pasoja do tė jetė patjetėr kjo qė ėshtė: ka filluar njėfarė "rebelimi" ndaj standardit, sikur ai tė ishte njė gjuhė e huaj pėr 'pjesėn mė tė madhe tė popullit shqiptar"! Arsyeja kryesore, pėr mendimin tim, ėshtė e paqenė: shqipja standarde, me bazėn tek toskėrishtja, na qenka e huaj pėr Gegėrinė dhe pėr gegėt, prandaj gegėt nuk mundkan ta zotėrojnė nė asnjė mėnyrė! Bile, ka edhe ndonjė qėndrim tė shprehur publikisht, shumė absurd: "Gjuha ėshtė e mirė dhe ajo s'ka faj (pse nuk e zotėrojnė si duhet gegėt), prandaj, o burra, ta ndėrrojmė popullin?!". Nuk dua ta zbėrthej mė shumė kėtė ēėshtje, sepse kėtė e kam shtjelluar nė shumė artikuj botuar gjithandej, veēse, nė frymėn e qėndrimit tė fundit, do tė bėja njė thirrje tė ngjashme: "Matematikėn nuk e zotėrojmė kurrsesi sa duhet, prandaj, o burra, tė ndėrrojmė ose matematikėn ose njerėzimin"! Dua ta mbyll me njė thėnie tė njė filozofi: "Pėr ato qė nuk i njohim, nuk janė fajtore gjėrat, po pamundėsia jonė dhe kufizimi ynė pėr t'i njohur"!
    3. Nė pėrpjekjet pėr "krijimin" e standardeve tė reja tė gjuhės shqipe (madje edhe tė gjuhėve tė veēanta, si gegėrishtja, sepse si e tillė konsiderohet nga disa "studiues", - ose ndonjė standard tjetėr, i cili mund tė quhej, pse jo: dibranishtja, kosovarishtja, labėrishtjaetj.), - autorėt e kėtyre pėrpjekjeve shkojnė e gjurmojnė "teorira" nga mė tė ēuditshmet qė kanė zbuluar studiues tė shkencave antropologjike, paēka se ato, eventualisht, mund tė vlenin pėr gjuhė tė ndaluara pėr shkaqe tė ndryshme (gjuhė tė fiseve indiane tė Amerikės; gjuhė tė popujve a tė fiseve afrikane, nė robėri pėr njė kohė tė gjatė; ndonjė gjuhė si norvegjishtja nė ballafaqim me danishten si gjuhė zyrtare; gjuhė tė ndryshme "tė mbuluara" nga ndikime e trysni tė mėdha tė rusishtes e tė tjera). Dhe tė gjitha ato mėsime, duan t'i zbatojnė tashti tek ndonjė "rrugė e re" qė do tė duhej ndjekur pėr ta ndryshuar shqipen standarde, ose pėr t'i krijuar asaj njė standard tė ri si rival. Po nė kėtė mes ka edhe ndonjė pikėpamje prej tė ēmendurish: tė formohet njė "kosovarishte standarde", si njė element, mendja e tyre, pėr krijimin e njė identiteti tė ri edhe gjuhėsor, nė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar shtetėsinė e Kosovės!
    4. A duhet tė ketė varietete, ose mė mirė, a lejohen varietetet nė gjuhėn standarde, pra edhe nė shqipen standarde? Gjendja ideale, kėtė e di gjithkush, do tė ishte tė mos kishte varietete nė njė standard, po gjendja reale ėshtė njė pasqyrė tjetėr: tė gjitha standardet zbatohen me varietete, veēse edhe kėtu ka kufizime, sepse shumė prej tyre nuk janė tė lejueshme, dhe kjo sidomos nė qoftė se ato janė pasojė e mosnjohjes sė standardit dhe jo vetėm tė pasurim pėr gjuhėn). Kėtu bėhet fjalė pėr shfytyrime tė gjuhės, pėr zhveshjen e saj nga natyra tipike pėr tė. Kjo pėrbėn shkelje tė pafalshme dhe kėtė tė drejtė nuk e gėzon askush, cilido qoftė, sepse gjuha standarde nuk ėshtė pronė private e askujt, ajo pėrbėn njė pasuri tė pėrbashkėt, krijuar nga shumė breza dhe jo vetėmtij, e pėrdorimit tė modeleve tė njė gjuhe tjetėr (me kusht qė tė mos pėrbėjnė asnjė nga brezi ynė, kjo do tė thotė jo as nga brezi "i regjimit mė tė egėr komunist" - nė kohėn kur qe standardizuar, ose, mė drejt, kur qe njėsuar shqipja - nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, nė vitin 1972 nė Tiranė.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:15



    III. Diskutime mbi shqipen standarde kohėt e fundit

    Me kėto qė do tė them kėtu, nuk pretendoj tė shtjellohen nė mėnyrė shteruese tė gjitha diskutimet qė janė zhvilluar kohėt e fundit (dhe vazhdojnė tė zhvillohen edhe sot) nė rrafshe tė ndryshme lidhur me shqipen standarde, por mė shumė synohet tė vihen nė dukje disa nga pikėpamjet qė janė shfaqur pėr aspekte tė ndryshme tė standardit (as kėto jo tė gjitha), dhe kjo tė pėrbėnte dhe si njė provokim mbase, pėr institucione dhe letėrsinė tonė shkencore e pedagogjike, - qė standardi tė vėshtrohet brenda njė konteksti kulturor tė mirėfilltė, dhe jo kjo ēėshtje kaq e ndjeshme (nuk bėhet fjalė mė pėr aspektin kombėtar tė ēėshtjes dhe as pėr njėfarė si kėrkese rreth parullės "Ta shpėtojmė shqipen standarde"!) - pra dhe jo kjo ēėshtje tė zbresė nė nivelin e njė si komunikimi "shkencor" - brenda faqeve tė internetit, po sidomos jo brenda faqeve tė njėfarė reviste a gazete "Java", ku deri edhe studiues ēfarėdo, a njė Zot e di se cilėt janė ata (bėhet fjalė edhe pėr tė huaj), tė na mbajnė "ders" se si duhet zgjidhur problemi i shqipes standarde …
    Nuk do tė them asgjė tė re nė qoftė se pohoj qė kanė kaluar kohėt kur, madje edhe nė kėtė fushė tė gjuhėsisė, qė megjithatė duhet tė jetė njė brengė e shqetėsim pėr studiuesit dhe pėr shkencėn shqiptare, tė ushtronin veprime ndikuese studiues tė huaj, tė cilėt kėto gjėra mund t'i shtronin dhe, eventualisht, mund t'i shtrojnė vetėm nė rrafshin teorik tė ēėshtjes, po nuk e gėzojnė tė drejtėn (as morale) pėr tė diskutuar ēėshtjen e bazės dialektore tė shqipes standarde…
    Meqenėse tema ėshtė shumė e gjerė, do tė bėj pėrpjekje tė pėrmbledh disa nga ēėshtjet brendapėrbrenda disa pyetjeve e dilemave qė janė shtruar e vazhdojnė tė shtrohen lidhur me probleme tė shqipes standarde.
    E para: A u duhet shqiptarėve (po edhe kulturės shqiptare pėrgjithėsisht) njė standard gjuhėsor?
    * Besoj, nuk mund tė jepte askush njė pėrgjigje tjetėr, pėrpos - PO!
    E dyta: Ēfarė duhet tė jetė ky standard?
    * Kėtu thyhen heshtat, si thuhet, po megjithatė shumica absolute pajtohen qė ky duhet tė jetė njė standard qė t'i pėrmbushte kriteret themelore qė shtrohen para njė forme tė tillė tė gjuhės: tė jetė i normėzuar nė njė shkallė tė lartė; nė tė gjitha nėnsistemet i pėrpunuar dhe me mundėsitė pėr pasurimin duke thithur materiale nga shqipja e shkruar mė pėrpara, nga tė folme tė ndryshme tė shqipes dhe nga gjuhė tė huaja, mundėsisht me mekanizma pėr t'i shtruar tė gjitha ato brenda sistemin fonologjik e gramatikor tė standardit; tė ketė rregulla shumė tė sakta (ose sa mė tė sakta e me mė pak pėrjashtime) nė tė gjitha nėnsistemet, - dhe njėkohėsisht ato tė mos jenė kaq tė ngurta e tė mbyllura ndaj mundėsisė pėr tė depėrtuar materiale nga tė tjera idioma…; tė ketė njė drejtshkrim tė mbėshtetur mbi kritere morfologjike ose fonologjike tė qėndrueshme, me kėrkesėn qė tė ketė sa mė pak pėrdorime tė njėkohshme tė fjalėve dytrajtėshe, po edhe sa mė pak pėrjashtime nga rregullat e pėrcaktuara; tė ruajė frymėn e shqipes dhe tė marrė modele nga gjuhė tė tjera vetėm me kusht qė ato tė pėrbėjnė ndonjė pasurim ēfarėdo pėr shqipen, le tė jetė edhe nė fushė tė nocioneve tek shkenca filozofiko-sociologjike ose nė kompjuteristikė e tė tjera.
    E treta: Si duhej bėrė (ose edhe: Si duhet bėrė) standardizimi, e kush duhej ta bėnte (a duhet ta bėjė) atė?
    * Po tė bėhej njė pėrpjekje pėr tė pėrmbledhur qėndrimet e shumė prej diskutuesve, tė cilėt vazhdojnė ta vėshtrojnė kėtė ēėshtje me njė sy kritik, brenda njė fraze, ajo mbase mund tė ishte pėrafėrsisht disi sikur "Standardizimi do tė duhej bėrė me inkuadrimin e njė numri mė tė madh tiparesh tė gegėrishtes" (bėhet fjalė pėr gegėrishten letrare, besoj unė) dhe me kufizimin e ndonjė tipari tė toskėrishtes letrare. Kėtu nė radhė tė parė mund tė pėrmendeshin:
    - shtrirja e ndėrtimeve me paskajoren e tipit me ardhė (me ardhun, me ardhur?!);
    - ruajtja e trajtave tė parotacizuara tė fjalėve tė tipit: fėmijėni, dukuni, hapėsinor (veēse
    nuk dihet nėse kėto do tė jenė trajta paralele me standardin, apo trajta dysore "rivale"!);
    - shtrirja e prapashtesės -J tė shumėsit tek emrat e tipit lumej, shkėmbij;
    - kufizimi i pėrdorimit tė Ė-sė sė patheksuar nė shkrim (njė ēėshtje kjo tepėr e ngatėrruar
    dhe qė mė shumė mund ta ndėrlikonte sesa ta thjeshtėsonte, sikur mendojnė disa, -
    shkrimin e shqipes!), e ndonjė tjetėr.
    Nuk do tė zgjerohesha mė tepėr lidhur me kėto ēėshtje, veēse dua tė theksoj se inkuadrimi i paskajores gege, krahas disa vėshtirėsive morfologjike qė do tė nxirrte (duhet me shkue, me shkuem, me shkuar apo? etj.), nuk e di a do tė ishte i nevojshėm sa kohė qė shqipja ka kaq shumė mundėsi pėr ndėrtimet me foljet modale dhe foljet aspektore (t'i quaj kėshtu). Kjo do tė thotė qė krahas ndėrtimeve: duhet tė punoj : duhet tė punohet : duhet punuar - tė shtoheshin edhe dy tė tjera: duhet me punue : duhet me u punue …dhe mė tutje: mund tė shkoj, mundem me shkue; mund tė shkohet, mundet me u shkue, dhe mė tutje: vzhdoj tė shkruaj : ka vazhduar tė shkruhet; vazhdoj me shkrue : ka vazhdue me u shkrue (apo… shkruar!) e tė tjera...

    *Lidhur me ēėshtjen se kush duhej ta bėnte standardizimin, krahas njė kėrkese qė me kėtė punė duhej tė merreshin jo vetėm gjuhėtarė e shkrimtarė, po edhe tė tjerė, ose kryesisht tė tjerė intelektualė - studiues tė shkencave shoqėrore, ekonomike, publicistė, gazetarė e tė tjerė, shumė shpesh vihet nė dukje edhe fakti qė disa nga studiuesit e shkrimtarėt e merituar, qoftė me kufizime pėr botimet e tyre ose me ndalime tė tjera - si veprimtarė disidentė qė konsideroheshin, - ishin penguar tė jepnin kontributin e tyre pėr standardizimin (nė vitet kur diskutohej kjo ēėshtje), - nuk dua dhe nuk mund tė mohoj nė asnjė mėnyrė ndonjė ndihmesė tė tyre eventuale, e cila tė ndriēonte e tė shtjellonte probleme tė veēanta tė shqipes e tė shkrimit shqip, po, pėr sa i pėrket ndonjė veprimi me ndikim vendimtar lidhur me ndryshimin e rrjedhės sė procesit e tė mėnyrės sė standardizimit, sidomos pas qėndrimeve tė Konsultės Gjuhėsore tė Prishtinės (1968), besoj nuk mund tė bėhej fjalė.
    E katėrta: A mund tė krijohet standardi gjuhėsor "nė mėnyrė demokratike"?

    * Njė vėrejtje, serioze pėr mendimin e diskutuesve tė shumtė, qė mund t'i bėhej standardizimit tė shqipes, ėshtė se ai "qenka krijuar nė kushtet e njė trysnie politike tė njė sistemi totalitar, pa liri veprimi". Kjo do tė thotė qė duheshin pritur tė tjera rrethana politike dhe kulturore, me njė fjalė demokratizimi i shoqėrisė shqiptare, nė mėnyrė qė tė zgjidhej ēėshtja e shqipes standarde "nė mėnyrė demokratike"(!). Veēse shtrohet pyetja: Si do tė bėhej standardizimi nė kushte tė tilla: me vota tė fshehta a publikisht; tė merrnin pjesė vetėm intelektualėt e lartė apo edhe tė tjerė; tė merrnin pjesė nė "votime" vetėm studiues e krijues - gjuhėtarė, kritikė letrarė, publicistė, shkrimtarė... apo dhe tė tjerė; me koncensus partish, rrethesh, institucionesh a shtėpish tė botimit?! E tė tjera, e tė tjera...
    Kėtu sikur harrohet njė krahasim me rrugėn dhe kushtet nė tė cilat janė standardizuar gjuhėt e tjera. Sipas kėsaj logjike, do tė duheshin ristandardizuar shumė nga gjuhėt e kulturave tė mėdha botėrore - anglishtja, gjermanishtja, arabishtja - sepse rruga e formimit tė tyre nuk paskėsh qenė "demokratike"(?!), sepse, fundi i fundit, ato do tė jenė standardizuar pėr elita ēfarėdo e nė kushte tė paimagjinueshme "demokratike" dhe jo pėr gjithė njė hapėsirė, qoftė edhe gjuhėsore, e tė tjera...
    E pesta: A duhen krijuar standarde tė tjera paralele?
    * E para ēėshtje qė shtrohet kėtu, kujtoj, duhet tė jetė kjo: Cili ėshtė qėllimi i krijimit tė ndonjė standardi paralel? - Do tė jetė ai konkurrent i standardit ekzistues, apo do tė shėrbejė pėr shkrimin e njė varianti tjetėr nė krijimtarinė letrare a nė rrethe e lokalitete tė caktuara, qė i takojnė pėr nga dialekti atij standardi tjetėr?

    Dhe kjo mund tė shtrohej edhe ndryshe: A mund tė kėrkojmė qė nė shkollė, krahas standardit (tė cilin tė paktėn askush nuk e ka mohuar botėrisht se ekziston dhe qė ai duhet tė pėrmbyset e tė tjera…), tė mėsohen edhe standarde tė tjera (po e zėmė i gegėrishtes sė pėrdorur nė vitet gjashtėdhjetė nė Kosovė; ose njė standard i arbėrishtes nė Itali), sa kohė qė nxėnėsit vijnė me njė formė tė lindur ose tė mėsuar e "tė pėrpunuar" nė mjedisin ku jetojnė … A nuk do tė thotė kjo qė sikur kėrkohet nga nxėnėsi - tė zotėrojė sė paku tri, nė mos katėr sisteme e kode pėrnjėherė (tė gjuhės shqipe), tė cilat, sigurisht, duhet t'i pėrdorė nė nivele tė ndryshme - njė ose dy nė shkollė, njė ose dy nė mjedisin ku jeton…?!
    Njė si nėnpyetje nė kuadėr tė kėsaj: A mund tė bėhet fjalė pėr krijimin e njė standardi tjetėr (bėhet fjalė pėr Kosovėn), i cili tė ishte shumė mė afėr me tė folmen e Kosovės (ndoshta, mendja e atyre qė kanė pjellė kėtė ide, mund tė lidhet edhe me nevojėn pėr tė krijuar njė identitet tjetėr gjuhėsor - kosovar, nė pėrpjekjet pėr "konvertime" identitetesh pėr shkak tė rrethanave politike dhe tė kontekstit historik?!). Dhe, mė tutje, cili do tė ishte standardi pėr hapėsirat e tjera shqiptare - nė Maqedoni, nė Luginėn e Preshevės, nė Malin e Zi e tė tjera? Kjo ėshtė kaq e ēuditshme (befasuese - do tė thoshin autorėt e kėsaj ideje!), sa kohė qė njė standard, i cili, gjithnjė fjala e tyre, sikur qenkėsh krijuar nėn trysninė e politikės e tė diktaturės sė egėr, pra - thėnė ndryshe, nė kushte "tė veēanta historiko-politike", - u dashka flakur, dhe tashti - po pėr kėso arsyesh e motivesh, - pra tė politikave tė tjera, tė lirisė sė shprehjes, tė kthimit "tek e vjetra", tė "koncensusit", tė sė drejtės mė tė madhe "tė folėsve shumicė" ... - u dashka ngritur njė standard tė ri, veēse i cili tashti, "meqenėse u bėka nė erėn e demokracisė" - do t'u bėka shumė mė demokratik e do t'u marrka me vendimin - jo tė gjuhėtarėve, po tė intelektualėve tė tjerė - filozofė, sociologė, gazetarė, themelues shkollash private e gazetash private, nismėtarė lėvizjesh tė reja nė fushė tė kulturės, njerėz qė mė mirė zotėrojnė njė gjuhė tė huaj sesa shqipen, studiues e mėsues tė huaj tė shqipes qė veprojnė Jashtė … e kush jo?!
    Natyrisht, po tė vėshtrosh shumicėn e shkrimeve nė internet dhe disa nga shkrimet e autorėve nė gazetėn "Java", varianti a standardi qė pėrdorin ata (kjo do tė thotė qė ata pikėrisht ashtu do ta standardizonin shqipen!) dhe sidomos, fjala e botuesit tė "Javės", meqenėse ata nuk janė "gjuhėtarė pleq e komunistė" a tė tjerė(!) , - pra standardi i tyre do tė ishte jo mė pak se njė amalgamė e shqipes dialektore tė bastarduar dhe njė standard i shqipes - po ashtu i bastarduar, nga ndikime tė gjuhės sė rrugės, tė njė mėnyre tė foluri nė pėrpjekjen e adoleshentėve (edhe intelektualisht) pėr tė pėrdorur njė tjetėr kod, shpesh me shkurtime e me njė shqiptim tė ndikueshėm nga anglishtja e tė tjera gjuhė, - gjithnjė pa u mbėshtetur nė kurrfarė rregullash gramatikore, do tė thotė njė gjuhė shqipe pa gramatikė! Tė pėrmend kėtu disa nga "xhevahiret gjuhėsore" tė pėrdorura prej autorėsh tė kėtij soji: "p'ej qasaj; ka mund me ardh…; du me nigu qato ***** ka me jep ni provim …" e tė tjera.
    Gjithė kjo pėr shkakun se nuk duan dhe nuk mund ta zotėrojnė shqipen standarde, kaq e largėt nga e folmja e tyre dhe "njė gjuhė e sistemit totalitar"!
    Zėra tė tilla propozojnė tė kthehemi tek pėrdorimi i shqipes nė viset shqiptare nė ish-Jugosllavinė, standardi i gegėrishtes letrare, sipas Ortografisė sė gjuhės shqipe tė Prishtinės (1964). Harrojnė ata (ose, edhe mė keq, nuk e dinė) qė shqipja e pėrdorur sipas atij standardi, vuante tė gjitha mundimet, veēse nė njė masė shumė mė tė madhe, qė vuajnė sot intelektualėt e Kosovės lidhur me pėrdorimin e shqipes standarde!... Le tė shohin botime tė asaj periudhe dhe, sidomos, le tė shohin shqipen e pėrdorur nė dokumentacionin shkollor, nė administratė, nė recensione e nė shkrime tė tjera kritike, nė gazeta e nė revista ...., - gjithandej, tė shumtėn do tė gjejnė njė shqipe si tė pėrkthyer nga sllavishtja! Dhe pikėrishtkėtė shqipe dashkan ta ringrenė - si njė standard(!)...
    ** Njė ligj pėr gjuhėn ose jo?
    Kohėt e fundit shtrohen gjithnjė e mė zėshėm kėrkesa pėr nxjerrjen e njė ligji pėr tė mbrojtur gjuhėn; kjo vlen edhe pėr Shqipėrinė, edhe pėr Kosovėn.
    Ligji edhe mund tė nxirrej, po kaq shumė probleme do tė shkaktonte zbatimi i tij, saqė, para se tė miratohej, duheshin diskutuar nė mėnyrė tė shterueshme shumė probleme qė do tė duheshin kapėrcyer.
    Do tė pėrmend shkurt vetėm disa:
    -Kush do ta hartonte kėtė ligj dhe ē'do tė ngėrthente ky, standardin nė tėrėsi, edhe pėrdorimet e figurshme, edhe trajtat dysore, edhe elemente gjuhėsore tė traditės, edhe ....., apo ....(!)
    -Kush do t'i formonte komisionet e ndjekjes dhe si do tė ndiqeshin shpėrdoruesit e gjuhės?
    -Do tė ishin nė shkallė vendi, komune a inistitucioni ato komisione profesionistėsh?
    -Cilėt do procese tė tilla?
    -A do tė ndėshkohej e para ministria qė do ta propozonte ligjin (po e zėmė: e Arsimit…, e Kulturės…, e Punėve Publike…) apo edhe Parlamenti qė do ta miratonte atė (sa kohė qė ato bėjnė shumė gabime gjuhėsore), dhe mė pastaj - institucionet e larta arsimore e shkencore.., botuesit e tė tjera e tė tjera - qė tė gjithė shpėrdorues tė shqipes nė shkallė tė ndryshme…tė ishin anėtarėt dhe a do tė ketė tė tillė pėr njė punė kaq tė vėllimshme?
    -Cilat do tė ishin shkeljet e ndėshkueshme lidhur me gjuhėn?
    -Si do tė bėheshin dėnimet - me tė holla, me largim nga detyra, me …
    -Sa gjyqe do tė duheshin ngritur pėr

    A kėrkohen veprime tė veēanta pėr ta zotėruar standardin intelektualėt e Kosovės
    Pėr mendimin tim, pėr ta zotėruar (dhe zbatuar, pse jo) intelektualėt e Kosovės standardin, nuk kėrkohen veprime tė veēanta. Tė veēanta janė vetėm kushtet e edukimit nė sistemin e arsimit dhe mungesa e traditės pėr tė zotėruar ēfarėdo standardi. (Dua tė theksoj nė parantezė se edhe standardin para viti '72, ka qenė fare i vogėl numri i intelektualėve kosovarė - mėsues, aktorė, folės nė radio ..., qė kishin arritur ta zotėronin nė njė shkallė tė mirė. Madje as nė formėn e shkruar ... Kėtė e di fare mirė, sepse njė kohė kam punuar dhe vetė si korrektor dhe "lektor" librash. Eh, sikur tė kishte mundėsi t'i shihnin ato tekste dhe gazeta - nė "fazėn e pėrpunimit" autorėt qė e kėrkojnė sot atė standard! Do tė zhgėnjeheshin fort, tepėr fort!). Arsyeja e kėsaj gjendjeje, kjo duhet thėnė shkoqur dhe me gojėn plot - nuk ėshtė Standardi '72, ēėshtja ėshtė shumė mė e ndėrlikuar... Megjithėkėtė, pėr mendimin tim, krahas masave qė duhen marrė pėr tė shtruar ndryshe mėsimin e gjuhės, - mund tė ndihmonin edhe kėto veprime:
    -Njė qėndrim tjetėr ndaj shqipes standarde, qėndrimi si ndaj njė tė mire kombėtare, tė pėrbashkėt, ndaj sė cilės kushdo mban pėrgjegjėsinė nė njė shkallė tė caktuar ;
    -Njė luftė kėmbėngulėse, e ngritur nė shkallė institucionale, pėr tė zotėruar frymėn, natyrėn e shqipes, dhe kjo, nė radhė tė parė, duke bėrė deserbizimin e shqipes standarde, sepse shqipja standarde, pa asnjė dyshim, nė Kosovė mė sė shumi lėngon nga modele njėsish sintaksore si ndikime nga serbishtja nė kohėn kur ajo ishte gjuhė zyrtare dhe gjuhė prestigji nė jetėn shkencore, arsimore dhe kulturore nė pėrgjithėsi, nė Kosovė. Kjo luftė bėhet mė e vėshtirė pėr faktin se kemi tė bėjmė me pėrdorimin e njė standardi "tė serbizuar" edhe nga brezi i tė rinjve dhe i fėmijėve qė nuk e dinė fare serbishten, prandaj modele tė tilla i kanė nxėnė sikur tė ishin tipike pėr standardin. Kjo edhe pėr shkak se ato nuk i njeh shqipja dialektore, prandaj konsiderohen si "pasuri" e shqipes!....
    -Shkolla, ligjėrimi publik, televizioni, shtypi e forma e institucione tė tjera tė kulturės me ndikim shumė tė madh pėr formimin gjuhėsor tė brezave tė rinj, duhet tė ngrihen detyrimisht nė nivelin qė kėrkon koha e sotme .
    Po problemet konkrete, tė qena e tė paqena...?
    Pėr gjendjen e shqipes, pėr shkallėn e pamjaftueshme tė njohjes e tė zbatimit tė shqipes standarde (bėhet fjalė pėr gjithė hapėsirėn shqiptare nė ish-Jugosllavinė, pra edhe pėr Kosovėn), mund tė vihen nė dukje disa faktorė, tė qenė e tė paqenė, ndėr tė cilėt do tė pėrmendja kėta:
    -mungesa e traditės nė kėtė fushė tė kulturės, edhe mungesa e kulturės sė leximit;
    -shkalla e ulėt e pėrgatitjes, sidomos nė fushė tė kulturės sė gjuhės, e -mėsuesve tė shkollave, dhe kjo vlen edhe pėr mėsuesit e shqipes;
    -pėrdorimi i njė shqipeje standarde (nėse mund tė quhej kėshtu) pėr njė kohė tė gjatė nėn hijen e serbishtes, e mbytur nga ndikime sidomos nė fushė tė krijimit tė fjalėve tė reja e tė pėrdorimit tė fjalėve me burim tė huaj (mbi trajtat nė serbishten, deri edhe fjalė tė tipit "biro" e "bife", "pire" - pure, "apartman" etj...) dhe nė fushė ndėrtimit tė njėsive sintaksore (togfjalėsha emėrorė e foljorė: "tatimi nė pronė", "reagimi nė shkrimin me titull..."; "zhgėnjimi me vendimin e ministrisė"; "njoftohem me", "lajmėrohem nė", "disponoj me", "mahnitem me", "tė falėnderohem nė pritjen" etj.), deri edhe pėrdorimi i shprehjeve tė veēanta ("vjen nė shprehje"; "ėshtė nė pyetje"; "nuk vjen nė konsiderim", "vjen deri te aksidenti" e tė tjera e tė tjera....) - tė cilat, qė tė gjitha, madje tashti tė shtuara edhe nga interferenca me anglishten, sigurisht tek shqippėrdoruesit e pashkathėt e qė nuk e kanė zotėruar sa duhet frymėn e shqipes, - i gjejmė gjithandej...;
    -shkalla e zbatimit tė shqipes nė libra shkollorė, sidomos nė libra tė shkencave tė natyrės, tė ekonomisė, tė sė drejtės, tė filozofisė e tė tjera...;
    -njėfarė shkujdesjeje tej mase, sidomos e tė rinjve, ndaj disiplinės gjuhėsore, shpesh tė yshtur edhe nga "studiues" tė vetėquajtur, tė cilėt pėrpiqen me mish e me shpirt pėr mohimin e vlerave tė shqipes standarde dhe pėr nevojėn e hapjes sė diskutimeve pėr tė ngritur njė standard tjetėr tė shqipes, i cili tė ishte "mė i pėrshtatshėm e mė i lehtė" pėr folėsit e gegėrishtes, e cila, sipas disa prej tė cilėve, pėrbėka njė gjuhė tjetėr dhe jo njė dialekt ose njė ish-variant letrar tė shqipes ...
    Po tė vėshtrojmė pėrdorimin publik tė shqipes, qoftė nė medie tė shkruara dhe qoftė nė ligjėrimin e folur, hiq disa probleme qė kanė tė bėjnė me tipare tė veēanta fonetike (mungesa e qiellzoreve Q,Gj; varietete tė shqiptimit tė Ė-sė sė theksuar; elemente tė hundorėsisė tek E-ja e theksuar dhe e lėvizjeve tek shqiptimi i zanores A e ndonjė tjetėr), po jo edhe tek pėrdorimi i grupit tė zanoreve UA, i fjalėve me rotacizėm, i pėrdorimit tė Ė-sė sė theksuar nė kushte tė caktuara, - tipare kėto tė shqipes standarde, bazuar tek toskėrishtja, nė fushat e tjera - si nė morfologji e nė fjalėformim dhe nė ēėshtje kryesore tė ndėrtimit tė fjalisė, - standardi i shqipes kryesisht ėshtė zotėruar nė njė shkallė tė mirė nga intelektualėt nė Kosovė. Pėr mendimin tim, kėto janė disa nga argumentet qė dėshmojnė se nuk mund tė fajėsohet baza dialektore e standardit pėr shkallėn e njohjes sė pamjaftueshme nė fusha tė tjera tė tij, dhe kjo sidomos lidhur me pėrdorimin e ndėrtimeve me njė folje modale ose tė aspektit, tė ndėrtimeve parafjalore tė tipit "pėrkundėr kėsaj e asaj, u zotuan qė..."; "pranė kėtyre pengesave, kanė lindur edhe..." e tė tjera, - qė, si modele tė huaja qė kanė hyrė nė shqipen - pa asnjė nevojė, janė mėsuar pothuaj nga tė gjithė ... dhe ato pėr pėrdoruesit e tyre, sikur janė "brenda normės"!
    Pra, jo standardi, po zotėrimi pikė pėr pikė i shmangieve tė tilla ose mungesa e ndonjė fjale a trajte nė shqipen dialektore, ėshtė njė burim i paqenė pėr shmangie tė veēanta, tė cilat kanė arritur shkallėn e neverisė, si:
    - pėrdorimi i disa foljeve (shpie, bie, ngre - ngrihem);
    - togfjalėsha foljorė parafjalorė (njoftohem me dikė a diēka);
    -valenca e foljeve tė veēanta - (i) pengoj (dikujt);
    - togfjalėsha parafjalorė emėrorė (me kuptim "lejor") - sikur gjithēka ndodh, kryhet, arrihet -pėrkundėr dikujt a diēkaje;
    -shprehje tė veēanta foljore- (ėshtė nė pyetje, vjen nė shprehje; vjen nė konsiderim);
    - folje tė veēanta - (preferoj, paramendoj, thirrem nė ligjin e..., pranoj - pagėn, portieripranon tre gola...;
    - pėrdorimi i grupit foljor duhet + pjesore (Kudo duhet thėnė tė vėrtetėn; Kudo duhet thėnė tė vėrtetat! Njeriu duhet thėnė tė vėrtetėn!);
    -bashkėpėrputhja e trajtave foljore me folje modale dhe aspektore (duhet, mund, filloj, nis, vazhdoj.... ), mbaroj, pushoj ;
    -pėrdorimi i pėremrave lidhorė (Fjala qė u prekėm prej saj, erdhi nga drejtuesi i mbledhjes; Librin qė e bleva nė njė dyqan, kishte disa dėmtime teknike.....).
    Lista e shmangieve, nga tė cilat "astenjana" (tė pėrdor njė shprehje tipike pėr Kosovėn) nuk del tė ketė ndonjė lidhje shkak-pasojė me standardin, - ėshtė vėrtet shumė, shumė e gjatė ...
    Mund tė shtrohej pyetja: Do ta ndihmonte vallė, luftėn kundėr kėtyre "dukurive tipike", njė standard i ri, njė "standard gegnisht"?
    Cila shqipe tė mėsohet Jashtė?
    Pėr mendimin tim, pėr shkak se fėmijėt dhe tė tjerėt qė duan tė marrin mėsime pėr shqipen, vijnė nga anė tė ndryshme (krahina tė Shqipėrisė e tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare), me njė shqipe variantesh tė ndryshme dialektore, - synim pėr brezat e rinj Jashtė - duhet tė jetė zotėrimi i shqipes standarde, njė punė kjo qė, s'do mend, kėrkon pėrpjekje tė mėdha edhe tė mėsuesve, edhe tė prindėrve, edhe tė fėmijėve, veēse, po tė shihet perspektiva e inkuadrimit tė tyre nė Botėn Shqiptare, vetėm gjuha standarde mund tė jetė mjeti i lidhjes sė tyre tė fuqishme rreth njė identiteti kombėtar, qė synon secili shtet dhe secili komb nė botėn moderne. Kjo edhe pėr njė arsye tjetėr, qė ėshtė: tė rinjtė janė nė kontakt tė pėrditshėm dhe i mėsojnė me zell gjuhėt e shteteve ku jetojnė, gjuhėt qė shquhen pėr njė shkallė tė lartė tė standardizimit e tė saktėsisė sė pėrdorimit e tė tjera ... dhe shqipja pėr ta duhet tė jetė po si ato... E dyta, vetėm aftėsimi i tyre pėr tė hyrė nė bashkėmarrėdhėnie tė kulturuara me bashkėkombėsit, mund tė sigurojė njė shkallė tė ruajtjes sė identitetit tė tyre kombėtar e kulturor, - kėtė nuk mund ta ushtrojė asnjė dialekt i shqipes nė botėn e sotme ... kjo vlen edhe pėr ardhės tė rinj nė shtete tė zhvilluara, tė rinj qė nuk e kanė pėrfunduar formimin e tyre kulturor nė shkallė tė duhur, prandaj nė forma tė ndryshme duhet ta vazhdojnė - aty ku e kanė kėputur, qoftė edhe nė forma edukimi jashtė sistemit formal.
    Megjithėkėtė, kjo ėshtė njė ēėshtje shumė e ndėrlikuar dhe, kujtoj, duhet tė bėhet objekt i njė diskutimi mbi baza shkencore e mbi metoda e teori moderne, organizuar nga institucione shtetėrore e shkencore nė Shqipėri dhe nė Kosovė, sepse, mė nė fund, po kėshtu veprojnė edhe shtete tė tjera pėr tė ruajtur substancėn kombėtare e kulturore nė njė shkallė tė dėshirueshme nė shtetet gjithandej, nga mund tė jenė vendosur (ndonjėherė edhe katandisur) pjesė tė popujve tė tyre - pėr arsye nga mė tė ndryshmet, qoftė edhe tė jenė ato shkaqe, rezultat i inkuadrimit tė dijes kombėtare nė sisteme ndėrkombėtare...


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:16

    RĖNDĖSIA E LETĖRSISĖ ARBĖRESHE PĖR RUAJTJEN DHE PASURIMIN E BOTĖS DHE E SHPIRTIT ARBĖRESH

    Nė vend tė hyrjes
    Gjuha arbėreshe dhe tė folurit arbėrisht ka qenė dhe mbetet pėrbėrėsi mė qenėsor i gjallimit dhe i ruajtjes sė botės dhe shpirtit arbėresh nėpėr kohė. Mirėpo, letėrsia arbėreshe, gojore dhe e shkruar, po ashtu pati njė rėndėsi tė madhe dhe luajti njė rol tė shumėfishtė pėr ruajtjen dhe pasurimin e kėsaj bote. Themi kėshtu duke pasur parasysh faktin se letėrsia arbėreshe ėshtė shprehje e botės, e mendėsisė dhe e fatit tė arbėreshėve; nė tė gjetėn jehonė, po njėherit edhe pėrjetėsim artistik nė njė nivel tė lartė, dukuri tė shumta, qė i pėrcollėn ata nė rrjedhė tė gjallimit pėr pesė shekuj, ē'prej kohės kur u shpėrngulėn nga atdheu dhe u vendosėn nė Itali.
    Rėndėsia dhe roli i jashtėzakonshėm i letėrsisė arbėreshe u shprehėn nė forma e nė rrafshe tė ndryshme dhe nė mėnyrė tė pandėrprerė. Kjo lidhet sė pari me vetė gjuhėn, nėpėrmjet sė cilės u krijua kjo letėrsi, komunikoi dhe bėri ndikim tė shumėfishtė. Nė qenėsinė e tyre, veprat letrare arbėreshe, siē ndodh edhe me artin e fjalės nė pėrgjithėsi, janė struktura gjuhėsore, mesazhe qė shprehen nėpėrmjet njė tė foluri tė veēantė brenda gjuhės pėrkatėse. Pra, gjuha e veprave letrare, gojore ose tė shkruara, ėshtė gjuhė poetike, tė themi mė qartė, tė folur i zgjedhur qė mundėson dhe shkakton njė shqiptim mė tė ndėrliqshėm tė botės e tė dukurive tė saj dhe kushtėzon njė komunikim tė ngritur e mė kompleks nga tė folurit e zakonshėm dhe si i tillė ėshtė nė gjendje tė bėjė njė ndikim mė tė madh estetik nė marrėsin, receptuesin. Teksti poetik si qėllim kryesor ka informacionin poetik, kumtin poetik. Ai ndryshon nga ēdo tekst tjetėr pikėrisht pėr shumėsinė dhe pėr pakufijshmėrinė kuptimore qė ka ose qė mund tė ketė. Kėtė gjė nuk e kushtėzojnė vetėm gjuha e zgjedhur, leksiku i pasur, leksemat me nuanca e ngarkesa kuptimore tė shumėnduarshme, ngjyrime emocionale e tingėlluese (muzikore), por para sė gjithash marrėdhėnia e ndėrsjellė e fjalėve dhe e kuptimeve tė tyre tė ndėrlidhura e tė varura mes veti si dhe me njėsitė e tjera mė tė mėdha ose mė tė vogla tė tekstit, qė brenda sistemit pėrkatės bėjnė tė veēantėn po njėherit dhe tėrėsinė unike shprehėse poetike. Pra, siē do tė thoshte Lotmani,"Teksti artistik, pėr ēka edhe kemi mundur tė bindemi, mund tė trajtohet si mekanizėm qė ėshtė i ndėrtuar nė mėnyrė tė veēantė dhe ėshtė nė gjendje tė pėrmbajė nė vete informatė jashtėzakonisht tė lartė tė koncentruar."
    Duke e parė nė kėtė rrjedhė ēėshtjen themi se letėrsia arbėreshe luajti njė rol tė dyfishtė: me njė anė mundėsoi mbijetimin e gjuhės arbėreshe si element qenėsor dhe, mė anė tjetėr, krijoi dhe pasuroi artistikisht botėn dhe shpirtin arbėresh dhe kushtėzoi mbijetimin e tyre nėpėr rrjedhė tė shekujve. Kėshtu, ndodhi ajo qė Karl Gustav Jung-u e theksonte me tė drejtė:"...arti pėrfaqėson njė proces vetėrregullimi shpirtėror nė jetėn e kombeve dhe tė epokave tė ndryshme."
    Edhe njohėsi mė i zakonshėm i letėrsisė gojore dhe i letėrsisė sė shkruar arbėreshe do tė theksojė se kėto dy shtresa tė atit tė fjalės u cytėn dhe u frymėzuan nga bota arbėreshe, dhe nė formėn e artit tė fjalės, tė mesazhit poetik, iu kthyen po asaj bote, po atyre njerėzve, duke mundėsuar njė pėrafrim dhe njė njohje mė tė gjithanshme tė saj. Nė kėtė mėnyrė, realiteti arbėresh, qoftė ai i kaluar, historik, ose ai i pėrditshėm, u shqiptua nėpėrmjet strukturės gjuhėsore tė veēantė, nėpėrmjet mesazhit poetik dhe si i tillė, si realitet i ri, qė ekziston e funksionon nėpėrmjet shenjave, pėrkatėsisht fjalėve - tekstit, u bė pėrsėri pjesė e arbėreshėve. Sė kėndejmi, shndėrrimi i jetės nė tekst, siē do tė thoshte Lotmani, nuk ėshtė shpjegim, por inkuadrim i ndodhive nė kujtesėn kolektive. Ky realitet i ri, i krijuar nė veprat letrare, ėshtė njė realitet tjetėr, i veēantė dhe mė i pasur. Ai nuk ėshtė imitim i thjeshtė dhe i drejtpėrdrejtė i jetės dhe i botės arbėreshe, po njė shqiptim i ndėrliqshėm i dukurive tė saj, njė realitet artistik i pėrftuar dhe i pėrshkuar nga uni e nga ndjenjėsimi individual-subjektiv i krijuesve.
    Kėtė realitet shkrimtarėt arbėreshė nuk e krijuan vetėm pėr kėnaqėsi vetjake, por para sė gjithash pėr tė tjerėt, pėr njerėzit e tyre, tė cilėt duke kėnduar, recituar ose lexuar veprat letrare, e njohėn mė mirė pikėrisht vetveten, tė kaluarėn e tyre dhe realitetin e pėrditshėm. Fakti se kjo njohje arrihet nėpėrmjet artit tė fjalės, nėnkupton njohje mė tė thellė dhe shumėfish mė tė rėndėsishme. Pėr kėtė arsye krijuesit arbėreshė, qoftė ata tė letėrsisė gojore, qoftė ata tė letėrsisė sė shkruar, trajtuan ēėshtje thelbėsore, qė lidheshin me gjallimin shpirtėror dhe me ruajtjen e etnitetit e tė mendėsisė arbėreshe, tė gjuhės e tė gjithė asaj qė ishte qenėsore dhe qė ata e kishin trashėguar nga paraardhėsit dhe shprehte botėn e tyre.
    Brenda artit letrar arbėresh letėrsia gojore, me llojet e saj tė ndryshme, pati njė rėndėsi parėsore. Nėpėrmjet komunikimit gojor, pra nėpėrmjet veprave tė"shkruara nė mendje", ajo bėri tė mundur qė tė ruhej pasuria e madhe shpirtėrore e trashėguar, pėrkatėsisht e marrė me vete nga atdheu, Shqipėria, nėpėrmjet sė cilės (pasurisė shpirtėrore) ata ia dolėn t'i bėjnė ballė ndikimit dhe asimilimit italian dhe shuarjes si etnitet. Qėndresa shekullore qė bėnė arbėreshėt pėrballė kėtij asimilimi nuk ishte pasojė e vendeve tė izoluara e tė braktisura, ku ata u vendosėn, po shprehje dhe fryt pikėrisht i pasurisė sė tyre shpirtėrore e kulturore qė kishin, qė ruanin dhe qė krijonin.
    Pėr arbėreshėt rol tė veēantė luajti sidomos poezia gojore, e cila me format e shumta tė shtjellimit dhe me sinkretizmin e saj (tekstin, kėndimin, vallėzimin) jo vetėm transponoi e shprehu disa nga tiparet dhe cilėsitė kryesore tė botės e tė gjallimit arbėresh: nderin e krenarinė, trimėrinė e flijimin, fatkeqėsinė e pėsimin, pastaj ngjarje e dukuri tė lashta, qė nė vetėdijen e tyre kishin marrė pėrmasa gojėdhėnore e mitike, siē ndodhi me Motin e Madh e me kryetrimin, Gjergjin e Kastriotėve, Skanderbeun, por me gjerėsinė e komunikimit dhe tė ndikimit u bė pjesė e pandashme e gjallimit nėpėr kohė. Nė kėtė poezi bota arbėreshe u shpreh nėpėrmjet njė strukture gjuhėsore poetike tė ngritur dhe kuptimisht tė pasur dhe pikėrisht si e tillė bėri ndikim tė ndjeshėm estetik dhe kushtėzoi pasurimin e vijueshėm shpirtėror arbėresh. Pra, poezia gojore pati pėr botėn arbėreshe njė rėndėsi tė shumėfishtė dhe tė pėrhershme pėr arsye se, siē vente nė dukje me plot tė drejtė De Dada, "kultivimi i sė bukurės ėshtė kėrkesa mė e lartė e ēdo vepre arti...Edukimi i shpirtit me tė bukurėn ėshtė njė punė e lodhshme dhe e gjatė sa edhe vetė jeta" dhe se poezia, pra kėnga, "zbulon dhe paraqet me qartėsinė mė tė madhe dhe nė mėnyrė mė tė gjithanshme kuptimin dhe rendin e sendeve, ajo qėndron mbi artet e tjera reprezentative"1.
    Me botėn tematike, me mėnyrėn e shtjellimit gjuhėsor-shprehės "si model i madh stili tė thjeshtė, tė kulluar, tė fuqishėm", me shumėsinė kuptimore qė del nga struktura e tekstit dhe e nėntekstit poetik, me funksionnimin sinkretik poezia gojore arbėreshe ishte dhe ėshtė jo vetėm dėshmi e trashėgimisė sė pasur shpirtėrore, por dhe e dashurisė ndaj njerėzve qė e bėnin kėtė botė dhe ndaj atdheut, nga ishin shpėrngulur tė Parėt e tyre.
    Pėr tė dėshmuar rrafshin e lartė shtjellues dhe shprehės poetik tė poezisė gojore tė arbėreshėve tė Italisė, pėr tė cilėn do tė flitet nė punimin pėrkatės kushtuar asaj, po sjell vetėm dy pjesė nga kėngėt "Ligjėrojnė di kunata" dhe "Mbeta mot mot mė rrogė", ku ėshtė pėrdorur njė sistem i ngritur dhe i pasur i tė shprehurit poetik, janė gėrshetuar krahasime dhe metafora, tė cilat, tė njėsuara e tė ndėrlidhura mes veti, funksionalizohen mjeshtėrisht nė tekstin dhe nė tėrėsinė kuptimore dhe shprehėse artistike tė krijimeve pėrkatėse.
    Thoj e para, Dhriza e Bardh:
    - Jam e mir mė" u se ti.
    Kįm anaka t'arėtaz,
    kural' e margharitare
    vėlus e mundashėra
    ndėr sėnduqe, e kamarvet
    kam kriate ēė mė gjegjėnjin,
    gjith ēė m' i dha zot' im,
    zoti jim e zonja mėm.
    - Mė" e lum jam u se ti
    (thonej jetėra kunat,
    bardha bil je Misistratit).
    Kam prė sqep qiellin me ilėz,
    keza ime dielli,
    kam pėr coh detin,
    imi thron ė" jeta e gjér,
    tek rri zgjuat e, si dua, fjė"2.
    ose
    Mbeta mot mot mė rrogė
    prė njė qenjezė" tė leshmė"ndafshtė.
    Porsa bėra mot e monė,
    u i lipa qengjezėnė,
    mua qenjenė s'm' e dhanė,
    po mė" dhanė zgledhėsinė,
    zgledhėsinė nė trķ-vo vasha:
    njėzė" e bardhė e njėze e kuqe
    njėzė" e zeshkė e hjeshė"me.
    Jes t' e marr, jes tė mos marr,
    jes t' e marr tė bardhėzė"nė,
    ishtė zborė e mua mė ftohė"n;
    jes t' e marr tė kuqezėnė,
    isht zjarr e mua mė djeg;
    jes t' e marr tė zeshkė"zė"nė,
    mua mė nxin zė"mė"rėnė.
    Ndon mė ngrohėn, ndon mė ftohn,
    u tė bardhė"zė"nė m' e dua,
    se m' e gėzon zė"mė"rėnė3!
    Pra, krijesa tekstore tė tilla, qė ishin trashėguar ose krijoheshin, tė njė rrafshi tė lartė shprehės artistik, pėrcilleshin duke u kėnduar prej njė subjekti te tjetri, prej njė brezi nė tjetrin ose vallėzoheshin me raste tė ndryshme dhe nė kėtė mėnyrė bėheshin pjesė e pandashme e gjallimit tė pėrditshėm dhe e pasurimit tė vijueshėm shpirtėror.
    Edhe veprat e letėrsisė sė shkruar arbėreshe patėn njė rėndėsi dhe njė rol tė madh nė ruajtjen dhe pasurimin e botės arbėreshe. Nė rrafshin tematik dhe motivor, nė disa elemente tė qenėsishme, veprat letrare tė shkruara u ndėrlidhėn me veprat e letėrsisė gojore, sidomos me poezinė, gjė qė ndodhi edhe nė rrafshin e shtjellimit tė strukturės tekstore e tė sistemit shprehės si dhe tė komunikimit e tė ndikimit nė marrėsin. Mirėpo, shkrimtarėt arbėreshė me veprat e shkruara e ngritėn dhe e pasuruan traditėn letrare paraprake nė shumė aspekte e pėrbėrės, qoftė si mėnyrė perceptimi e shqiptimi, qoftė si strukturė gjuhėsore shprehėse poetike.
    Ndėrlidhja e fortė e shkrimtarėve arbėreshė me botėn qė i pėrkitnin dhe me traditėn letrare gojore, ndodhi pėr dy arsye. E para: ata e njihnin mirėfilli kėtė botė dhe veprat e tyre i shkruanin para sė gjithash pėr arbėreshėt si receptuesit kryesorė tė krijesave tė tyre letrare dhe e dyta: tradita letrare gojore arbėreshe ishte e pasur si art i fjalės, si sistem shprehės artistik. Pėr kėtė arsye, poetėt arbėreshė i krijonin shpesh veprat e tyre tė shkruara mbi bazėn e poezisė gojore, nė mėnyrė qė ato tė gjenin njė pranim, njė receptim sa mė tė gjithanshėm e mė vijimor dhe tė bėnin ndikim sa mė tė madh nė marrėsin. Kėshtu, disa prej tyre, si E. Bazile, Z. Skiro, G. Dara (i Riu) veprat e veta tė shkruara i shpallėn tė traditės gojore, pra tė burimit gojor.
    Ndėrlidhjet dhe pėrkimet nė disa pikė e rrafshe tė veprave tė letėrsisė sė shkruar dhe tė letėrsisė gojore arbėreshe dėshmohen edhe nga njė dukuri tjetėr e rėndėsishme: pjesė tė veprave tė shkruara tė poetėve arbėreshė si tė De Radės, Zef Serembes, Franēesk Santorit, Zef Skiroit, Jul Varibobės etj. u mėsuan pėrmendėsh nga arbėreshė dhe vazhduan tė gjallojnė e tė komunikojnė edhe nėpėrmjet procesit tė gojshmėrisė, cilėsi tipike e veprave letrare gojore. Nė kėtė mėnyrė veprat letrare tė shkruara, me anėn e artit tė tyre tė madh, pėrmes mėnyrės sė komunikimit tė dyfishtė, tė shkruar e gojor, bėnė ndikim tė madh nė ruajtjen dhe pasurimin e botės dhe tė shpirtit arbėresh4.
    Qėllimi i shkrimtarėve arbėreshė ishte qė pėrmes veprave tė tyre tė shkruara, me njė anė tė ndikonin nė zhvillimin e shijes pėr artin, pėr tė bukurėn, pra qė ato tė bėnin njė ndikim sa mė tė ndjeshėm estetik dhe tė kushtėzonin e tė ndihmonin nė kėtė mėnyrė pasurimin shpirtėror dhe, nė anėn tjetėr, nėpėrmjet trajtimit poetik tė dukurive tė ndryshme tė nxitnin e tė forconin vetėdijen pėr pėrkatėsinė e tyre etnike, dashurinė ndaj trashėgimisė shpirtėrore, ndaj botės sė tyre e ndaj atdheut tė tė Parėve, qė tek arbėreshet mori njė pėrmasė mitike.
    Njė pėrcaktim i tillė shprehet qė nė veprėn e Lekė Matrangės, Dottrina Christiana - E mbsuame e krėshterė, botuar mė 1592 nė Romė, qė ėshtė njė pėrkthim i veprės sė jezuitit spanjol Ledesma. Me kėtė katekizėm Matranga dėshironte t'u vinte nė ndihmė arbėreshėve tė Pianės, po dhe tė Siēilisė, tė Kalabrisė e tė ngulimeve tė tjera arbėreshe tė Italisė, qė tė mėsonin besimin e fesė nė gjuhėn e tyre.
    Kjo pėrpjekje pėr ruajtjen e botės arbėreshe mori njė pėrmasė mė tė ndjeshme nė shekullin XVIII- tė me veprimtarinė e priftėrinjve arbėreshė tė ritit bizantin: Nikollė Brankatit, Nikollė Filjes e Nikollė Ketės, tė cilėt bėnė pėrkthime tė tjera nė arbėrisht tė literaturės liturgjike, po dhe vetė shkruan poezi me pėrmbajtje fetare dhe, duke i kopjuar, si dorėshkrime, i shpėrndanin nėpėr qendra tė ndryshme arbėreshe, sidomos nė kishat arbėreshe, ku ato bėheshin tė njohura dhe komunikonin me njė rreth mė tė gjerė lexuesish ose dėgjuesish.
    Rėndėsia e letėrsisė sė shkruar arbėreshe u bė mė e gjithanshme nė shekullin nėntėmbėdhjetė me veprat e Jeronim De Radės, Franēesk Anton Santorit, Gavril Darės sė Ri, Zef Serembes, Zef Skiroit e tė tjerėve. Ajo mbėrriti njė rrafsh tė lartė poetik dhe, para sė gjithash, si art luajti njė rol tė shumėfishtė nė ruajtjen e botės dhe nė formimin e shpirtit arbėresh. Kėta krijues, por edhe pasardhėsit e tyre, pra poetė bashkėkohorė, vijuan tė pėrftojnė vepra vlerash tė rėndėsishme, duke trajtuar ēėshtje nga mė tė ndryshmet, qė lidheshin, qoftė me tė kaluarėn e largėt e tė afėrt arbėreshe, qoftė me kohėn kur ata jetonin dhe krijonin. Shkrimtarėt arbėreshė iu kthyen tė kaluarės pėr arsye se, siē thuhet me tė drejtė, ajo ėshtė pjesė e pandashme e jetės sė pėrditshme; nė secilėn kohė e vend njeriu ngacmohet dhe ėshtė nėn ndikimin e vijueshėm tė sė kaluarės, pėrkatėsisht tė vetėdijes historike tė popullit e tė kulturės qė i pėrket. Sė kėndejmi, Thomas Elioti me tė drejtė thoshte se e kaluara e pėrcakton nė mėnyrė tė ndjeshme tė tashmen, ndėrsa Gadamer-i vinte nė dukje se "Tradita nuk ėshtė vetėm njė pėrmbledhje mendimesh e gjykimesh tė njėpasnjėshme, po njė e treta organike e potenciale, qė aktualizohen e riaktualizohen nė mėnyrė tė domosdoshme nė ēdo gjykim tė ri."
    Duke trajtuar periudhat mė qenėsore tė sė kaluarės, nė tė vėrtetė poetėt arbėreshė synonin zgjimin e ndėrgjegjes sė njerėzve tė tyre pėr tė pėrditshmen, pėr ēastin e gjallimit konkret, po edhe pėr tė ardhmen. Kjo gjė pėrmbushej nė mėnyrė tė veēantė duke trajtuar e pėrjetėsuar artistikisht sidomos Motin e Madh dhe Skanderbeun, qė shenjėzonin kohėn e "asaj lumturie". Veprohej nė kėtė mėnyrė nga fakti se duke shqiptuar tė kaluarėn, ngjarjet, personat, luftėrat dhe flijimet qė bėnė shqiptarėt pėr ruajtjen e lirisė e tė pavarėsisė, po dhe legjenda e mite, qė i pėrkitnin botės etnike, shkrimtarėt arbėreshė zėrit tė kohės sė tyre nė tė cilėn jetonin, ua shtonin shumėsinė e zėrave e tė pėrvojave tė kohėve paraprake tė botės e tė paraardhėsve tė tyre, tė ngjarjeve e tė ndodhive nė tė kaluarėn, qė e kishin cilėsuar botėn gjithėshqiptare. Kjo shprehet nė mėnyra tė ndryshme nė veprat e De Radės, Skiroit, por edhe tė poetėve bashkėkohorė si Vorea Ujko, Lluka Perrone, Zef Del Gaudio-s e tė ndonjė tjetri. Pra, pikėrisht nėpėrmjet poezisė - kėngės ata shprehen qėndresėn e njerėzve tė tyre nė kushte tė vėshtira, duke krijuar kėshtu realitetin pėrkatės shpirtėror, si formė e qenėsishme e qėndresės dhe e mbijetimit:Shekujt kanė kaluar / nėn qiej tė flakėt / kanė kaluar shekuj / nėn akullin e voresė /e ti i barabartė /si njė tokė qė pret. /Ke gjetur kėngėt /pėrtej jetės sė ditėve /ke gjetur malet /ku shkėlqei lumėrua /ke gjetur vallet /ku ndrit trimėria /dhe vazhdon /tue mbyllur nė sy /ėndrra tė mėdha (Kėngė arbėreshe VIII)5.
    Nėpėrmjet trajtimit tė atdheut tė tė Parėve, tė trimėrisė, tė nderit, tė besės, pastaj tė personaliteteve tė rėndėsishme nga e kaluara, poetėt gjakonin qė t'i vetėdijėsonin arbėreshėt pėr tė ruajtur edhe mė tej gjuhėn, doket e zakonet e trashėguara nga tė Parėt, mendėsinė, kulturėn dhe artin e tyre. Kėshtu kujtimi i atdheut bėhet nėpėrmjet formave tė ndryshme, edhe nėpėrmjet valleve e kėngėve, si del nė kėtė pjesė tė poezisė "Vallet kėndojnė Arbrinė" tė Lluka Perrones:Sėmenatė shkepti dielli /e gjėrat duken mė t'shkėlqyera./Vallet me t'bukura kopile /dualltin e kėndojnė Arbrinė./Dhe mua hidhėrimi /sot s'mė tėrbon6...
    Mirėpo, nėpėrmjet veprave tė tyre, krijuesit edhe i kritikonin njerėzit e tyre pėr pakujdesin qė tregonin ndaj botės arbėreshe, pėr pasyēeltėsinė e pėr zotimin e tyre jo tė duhur pėr ta ruajtur atė botė; theksonin "vetėdijen e fjetur", ose siē thoshte Dhimitėr Kamarda, "tė pafatėn gjindje arbėreshe", tė keqen si dhe tragjikėn qė arbėrorėt dhe arbėreshėt ia sollėn vetit jo njė herė dhe jo vetėm nė njė kohė.
    Kėshtu, Zef Skiroi, duke trajtuar tė tashmen dhe tė kaluarėn arbėreshe e shqiptare, u drejtohej dhe i kritikonte arbėreshėt e kohės sė tij pėr mosveprim e pėr vetėdije tė ulėt etnike, duke u treguar rrezikun qė u kanosej. Pėr kėtė arsye rrėfimi poetik bėhet herė-herė i drejtpėrdrejtė dhe merr ngjyrim tė kėshillės e tė porosisė, siē ngjet nė kėngėn e fundit Agullķmi tė veprės sė tij Te dheu i huaj, ku poeti kėrkon qė prindėrit arbėreshė t'i edukojnė e t'i vetėdijesojnė fėmijėt pėr botėn e tyre, duke ua pėrcjellė, nė formė amaneti, domosdonė e ruajtjes sė asaj bote; tė njėjtėn gjė duhet tė bėnin edhe fėmijėt e tyre dhe fėmijėt e fėmijėve tė tyre.
    Po tė mbahij Arbėreshė
    e te ruani gluhėn tėnė
    me kujdes e me tė dashur,
    si njė gjė tė shźjtėruame,
    si mė t'mirėn ngį tė dhźnat
    e t'yn' Zoti;e ashtu edhe veset
    ēė na lanė ata tė parėt7.
    Kjo kėrkesė mbėshtetet nė faktin se shumė katunde arbėreshe ishin asimiluar e shuar dhe s'kishte mbetur asnjė gjurmė e tyre. Ngulimeve tė tjera u kanosej i njėjti rrezik. Kjo del sheshazi nė poezinė e Vorea Ujkos Unė kam shkuar, ku autori jep tablo tė pazakonshme tė katundit tė mbetur thuaja pa njerėz, me shtėpitė pa emėr e me rrugė tė heshtura. Poeti shkon nė katund se tė ngarkoja trishtimin, nė njė gjendje kur koha (meqė katundi ngjan nė diēka tė vdekur) ka mbetur pa tė nesėrmen, gjė qė shenjėzon se katundi ka mbetur pa njerėz, pa tė rinj8.
    Duke qenė tė vetėdijshėm pėr kėtė gjendje, intelektualėt arbėreshė, pra dhe shkrimtarėt, nėpėrmjet veprave tė tyre, gjakuan, si pėrmendem edhe mė parė, vetėdijėsimin e arbėreshėve pėr ruajtjen e botės e tė shpirtit tė tyre etnik, tė gjuhės e tė trashėgimisė sė tyre, si thuhet poetikisht, pėr ruajtjen e rrėnjėve. Kėshtu, nė njė poezi tė poetit Zef Skiro Di Maxho-s, Laerti i pėrcjell tė birit, Odiseut, qenėsoren e gjallimit e tė veprimit, siē vepruan e duhet tė veprojnė pėrherė edhe arbėreshėt.
    Kėrko t'i vizatosh tėt bir
    profilin e tokės sate
    qė ta mbajė ngulur nė kujtesė
    e ta dashurojė. Bėj qė tė kuptojė
    se u pėrket shpirtrave fisnikė
    ruajtja e rrėnjėve tė veta9.
    Nevoja e ruajtjes sė botės arbėreshe shprehet dhe nė poezitė e pėrshpirtshme, ku poetėt kėrkojnė ndihmė prej Hyjit. Kjo ndonjėherė del fare konkrete, siē ndodh kur poeti, Zef Skiroi, i drejtohet Shėn Mėrisė Virgjėr, qė e emėrton Mburojė e Shqipėrisė - t'i ruajė ata, t'ua ruajė fenė dhe botėn e tyre, pastaj gjuhėn arbėreshe, me tė cilėn ata do t'i luten Zotit, ashtu si bėnė tė Parėt e tyre dhe kryetrimi Skanderbeg.
    ti, ēė ruajte gjyshrat tanė
    tė mos zbirjėn shźjten besė,
    te ku ndodhen edhe janė,
    Arbėreshvet kķj kujdes.
    Sot edhe, si kurdoherė,
    njė dėshķr ka zėmbra e jonė;
    Arbėreshė e tė Krėshterė,
    tė qėndrojėm pėr gjithmonė;
    Sa t'i falemi t'in' Zoti
    po me gluhėn ēė na dha;
    po si falej Kastrioti
    e gjėrķa ngį zbresjėm na10.
    Kjo mėnyrė e shqiptimit letrar artistik pati njė rėndėsi tė madhe e luajti njė rol tė pazakontė pėr botėn arbėreshe dhe pėr mbijetimin e saj.
    Natyrisht punėn qė bėri dhe rolin qė luajti arti letrar arbėresh e ndihmuan dhe e plotėsuan edhe format dhe veprimet e tjera tė shumta qė arbėreshėt bėnė gjatė gjallimit nėpėr kohė, sidomos doke e zakone tė ndryshme tė traditės, riti fetar bizantin11, pastaj shoqatat, revistat, publikimet, po edhe format e tilla siē ishin kongreset e gjuhės arbėreshe tė organizuar nga De Rada nė bashkėpunim me arbėreshė tė tjerė.


    ________________________________________
    1 Jeronim De Rada, Parime tė estetikės. Nė Jeronim De Rada, Vepra letrare 3. "Naim Fra-shėri", Tiranė 1987, f. 276.
    2 Anton Nikė Berisha, Antologji e poezisė gojore arbėreshe. Antologia della poesia orale arbėreshe. Transkriptimin e teksteve Franēesko Altimari, Pėrktheu dhe rishikoi pėrkthimet Vinēenco Belmonte. Rubbettino, Soveria Mannelli, Catanzaro, 1998, f. 226.
    3 Anton Nikė Berisha, Antologji e poezisė gojore arbėreshe, vep. e cit. f. 80. Shih mė gje-rėsisht pėr kėtė nė punimin Mbi poezinė gojore tė arbėreshėve tė Italisė.
    4 Shih pėr kėtė dukuri mė gjerėsisht nė punimin pėr veprėn e J. Varibobės Gjella e Shėn Mėrķs Virgjėr.
    5 Vorea Ujko, Gėrmime nė dhimbje. Zgjodhi, shtjelloi dhe shkroi parathėnien Anton Nikė Be-risha. Editrice "il Coscile", Kozencė 1998, f. 129.
    6 Lluka Perrone, Ujėvarė lotngrirė. Zgjodhi, shtjelloi dhe shkroi parathėnien Anton Nikė Be-risha. Radhonjtė: Shkrimtarė arbėreshė 1, Kozencė 1999, f. 35.
    7 Giuseppe Schirņ, Opere IV. Te dheu i huaj (ed. del 1940). A cura di Matteo Mandalą. Rubbettino. Soveria Mannelli, (Catanzaro, Italia) 1997, Kėnga IX, v. 180 - 185, f. 358.
    8 Shih punimin Mbi disa qenėsi tė poezisė sė Vorea Ujkos.
    9 Giuseppe Schirņ Di Maggio, Dove antico dollore. Dhembje e ngrirė. Scelta, note e intro-duzione di Anton Nikė Berisha. Quaderni di Biblos, Palermo 1998, f. 19.
    10 Giuseppe Schirņ, Canti Sacri delle colonie albanesi di Sicilia, Napoli 1907, f. 74 - 75.
    11 Duke folur pėr rėndėsinė qė pati riti greko-bizantin pėr arbėreshėt, Franēesko Altimari thekson ndėr tė tjera: "Ėshtė e njohur qė nė tė kaluarėn, duke filluar nga koha e vendosjeve tė para nė Itali (shek. XV - XVI), gjuha arbėreshe dhe riti fetar greko - bizantin paraqitnin dy instrumente themelore tė vetidentifikimit dhe tiparet e veēanta tė identitetit vetjak etnik pėr tė gjitha komunitetet arbėreshe." Shih, Francesco Altimari,Studi sulla letteratura albanese della "Rilindja". Quaderni di Zjarri, n. 11, Grottaferrata 1984, f. 84.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:17

    MĖSIMI I SHQIPES NĖ RRETHANAT E REJA

    Dhjetė vjetėt e fundit nė Shqipėri kanė ndodhur shumė ndryshime tė thella politike, ekonomike e shoqėrore. Nė rrethanat e reja tė krijuara si pasojė e tyre, ka ndryshuar edhe problematika e gjuhės shqipe. Dėshiroj tė trajtoj disa nga zhvillimet e fundit, qė kanė rrjedhime tė drejtpėrdrejta pėr mėsimin e shqipes nė shkollė, madje ndėrthuren edhe me fushat e tjera tė historisė, tė kulturės, tė letėrsisė e deri te identiteti kombėtar shqiptar nė mijėvjeēarin e ri.
    Siē dihet, me Kongresin e Drejtshkrimit mė 1972 u vendos qė shqipja do tė ketė njė normė drejtshkrimore tė vetme dhe kėshtu u pėrcaktua qė do tė kemi njė gjuhė standarde, ose tė quajtur ndryshe, gjuhėn letrare kombėtare apo edhe gjuhėn letrare tė njėsuar. Norma u bė e detyrueshme nė tė gjitha fushat e jetės publike dhe u pranua nga shqiptarėt nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Malin e Zi dhe te arbėreshėt.
    Mirėpo me shembjen e regjimit njėpartiak u shfaq njė rrymė, e cila e ka quajtur gjuhėn standarde si njė zgjidhje tė dhunshme, qė prandaj duhet flakur tej. Njė rrymė tjetėr ka kėrkuar qė tė kemi dy gjuhė standard: njėrėn mbi bazėn e gegėrishtes dhe tjetrėn mbi bazėn e toskėrishtes, ndėrkaq kjo gjendje tė mbetet pėrgjithmonė pėr shqiptarėt me dy gjuhė standarde. Njė rrymė e tretė mėton se shqipja e Kongresit tė Drejtshkrimit ka dėshtuar, prandaj do tė presim tė shohim se ēfarė do tė bėhet dhe puna do tė gjejė zgjidhje nė tė ardhmen.
    Cila ėshtė gjendja reale, pavarėsisht nga parapėlqimet e rrymave ose tė individėve tė veēantė?
    Shqipja standarde vijon tė kryejė rolin e saj pėr jetėn politike, ekonomike, shoqėrore e kulturore dhe ėshtė varianti i vetėm qė mėsohet nė shkollė. Nga ana tjetėr, askush nuk pengohet tė shkruajė e tė botojė nė variantin e gegėrishtes qė pėlqen. Po ashtu, nė shkollė jepet mėsim lėnda e letėrsisė, e cila pėrfshin edhe tekste tė shkruara nė variantet e gegėrishtes.
    Pėrfundimisht, gjendja nuk ėshtė aq e thjeshtė dhe jemi pėrballė njė problemi, pėr tė cilin mund tė diskutohet gjatė, edhe pse tashmė ėshtė trajtuar mjaft shpesh gjatė kėtyre dhjetė vjetėve tė fundit. Tė mė lejohet tė tregoj se ēfarė po ndodh dhe cili ėshtė mendimi im kundrejt dukurive tė sotme. Kėshtu do tė kishim njė truall pėr tė bėrė pyetje mė konkrete dhe njė diskutim mė tė rregullt.
    Nė jetėn e pėrditshme njerėzit pėrdorin njė trajtė ligjėrimi, qė pėrcaktohet nga shumė rrethana tė familjes e tė formimit tė tyre. Pėr kėtė arsye fėmijėt qė pastaj bėhen nxėnės mėkohen me gjuhėn e nėnės, e cila nuk ėshtė gjithnjė sipas standardit. Prandaj nevojitet lėnda e gjuhės nė shkollė. Trajta standarde e gjuhės mėsohet nė shkollė. Kjo ėshtė e vėrtetė pėr cilėndo gjuhė tė vendeve tė tjera rreth nesh. Me gjuhėn standarde zhvillohen tė gjitha veprimtaritė shtetėrore e publike.
    Gjuha standarde jepet mėsim nė shkollė, domethėnė norma e saj drejtshkrimore, e mbėshtetur me gramatikėn dhe fjalorin. Mendoj se kjo duhet tė vijojė tė jetė rruga e shkollės shqipe edhe nė tė ardhmen. Shqipja letrare qė kemi shėrben sot si shenja kryesore e identitetit kombėtar dhe me tė do tė pėrfaqėsohemi si zė me peshė nė familjen europiane, qė do tė jetė e pėrbashkėt edhe pėr ne. Pėrndryshe do tė ndodhemi pėrballė ndėrlikimeve tė mėdha. Nė vend tė teorizimeve, po shtroj fare thjesht kėtė pyetje: nėse nuk i pėrmbahemi kėsaj zgjidhjeje, si do t'u pėrgjigjemi autoriteteve arsimore suedeze, qė na ndihmojnė pėr tė bėrė fjalorėt dygjuhėsh? Do t'u themi se duhen bėrė disa fjalorė tė ndryshėm suedisht-shqip, sepse ne kemi disa gjuhė tė ndryshme shqipe? Pastaj do t'u kėrkojmė klasa tė ndryshme, me tekste tė ndryshme, me mėsues tė ndryshėm, duke i ndarė nxėnėsit nė grupe tė ndryshme, sepse nuk kemi gjuhė tė pėrbashkėt? Besoj se pėrgjigjja pėr kėto pyetje ėshtė e qartė.
    Ndėrkaq, ne nuk do t'i mbyllim sytė pėrpara faktit, qė jo vetėm nė jetėn e pėrditshme, por edhe nė botimet nxėnėsit tanė ndeshen me variante, tė cilat ndryshojnė nga norma. Pėrballė kėsaj gjendjeje, ka mėnyra tė ndryshme pėr ta ndihmuar nxėnėsin. Po pėrmend dy prej tyre.

    E para, gjatė punės me tekstet, tė cilat nuk janė plotėsisht sipas normės, t'u shpjegohet qysh nė fillim nxėnėsve, se aksh vjershė ose aksh copė nė prozė ndryshon nga norma, por ėshtė pėrsėri gjuha shqipe me disa veēori dalluese. Pėr shembull, fare thjesht mund t'u tregojmė, se sipas normės kemi fjalėn zėri, porse shqipe ėshtė edhe trajta zani. Kjo e fundit nuk ėshtė gabim, por bėn pjesė nė njė tė folme ose variant tė shkruar, qė ndeshet edhe nė tė folur, vetėm se nuk mundemi me shkrim tė pėrdorim shumė trajta pėr tė njėjtėn gjė dhe do t'u pėrmbahemi zgjidhjeve sipas njė sistemi.
    E dyta, nė klasat mė tė larta, u jepen nxėnėsve njohuri mė tė pėrgjithshme pėr gjuhėn shqipe, duke pėrmendur edhe dialektet e stilet. Natyrisht, kjo bėhet nė mėnyrėn e pėrshtatshme pėr nxėnėsit dhe praktikisht njohuri tė tilla janė pėrfshirė nė librin e klasės sė tetė. Ndėrsa mėsuesit tashmė i kanė pėrgatitur nxėnėsit qė ta ndiejnė veten tė familjarizuar me kėtė dukuri. Ėshtė e nevojshme qė fėmijėt tanė tė njohin diēka nga historia e gjuhės, nga ndarjet dialektore, duke i sistemuar hap pas hapi dallimet kryesore, jo vetėm pėr tė pėrvetėsuar mirė normat e gjuhės dhe pėrdorimin e saj nė mjediset e ndryshme tė komunikimit, por edhe si pjesė tė kulturės kombėtare, pėr t'u rrėnjosur idenė, se pavarėsisht nga disa dallime, ne i pėrkasim nė thelb tė njėjtit identitet kombėtar. Kurse kėto dallime janė pasuri e brendshme e kėtij identiteti, siē janė kostumet e krahinave tė ndryshme, kėngėt e vallet popullore sipas krahinave, e kėshtu mė tej.
    Qėllimi kryesor do tė jetė kurdoherė njė: t'i bėjmė tė vetėdijshėm nxėnėsit se ka njė normė standarde pėr nevojat publike, se pa zotėruar atė na mungon themeli e do tė kishim vėshtirėsi tė padobishme komunikimi ndėrmjet nesh. Por ta dinė se ka edhe variante, qė nuk pėrbėjnė as gabime, as gjynahe, pėrkundrazi, duke pasur njohuri pėr to, do tė na lehtėsohet komunikimi me tė gjithė bashkėkombasit kudo nė botė dhe do tė kemi njė ēelės pėr tė shfrytėzuar gjithēka ėshtė shkruar nė gjuhėn shqipe gjatė shekujve. Ne duam qė asnjė shqiptar tė mos thotė se nuk e lexon dot Fishtėn ose, anasjelltas, se i duket i pakuptueshėm Fan Noli.
    Njė problem, qė po diskutohet vitet e fundit, ėshtė vendi i gjuhės shqipe si lėndė mėsimore nė sistemin shkollor.
    Njė ēerek shekulli mė parė gjuha shqipe u hoq nga shkollat e mesme si lėndė mė vete. Ka vijuar vetėm nė shkollat pedagogjike, qė pėrgatisin mėsues. Heqja e lėndės u argumentua me forcimin e lėndės sė letėrsisė shqipe, duke e quajtur se aty ėshtė shqipja e gjallė, e zbatuar konkretisht, dhe nuk ka nevojė pėr teori gramatikore. Mirėpo praktika ka dėshmuar se pėrgatitja gjuhėsore e nxėnėsve qė pėrfundojnė shkollat e mesme ėshtė mjaft e dobėt dhe, si rrjedhim, ata qė pėrfundojnė universitetet, paraqiten shumė keq nė komunikimin publik dhe nė fushėn e punės sė tyre me shkrim e me gojė. Pėrvoja e disa shteteve europiane ėshtė krejt e kundėrt. Madje edhe nė konkurset pėr pranime nė degėt e shkencave natyrore e teknike u bėhet provim pėr gjuhėn amėtare. Pėrfytyroni sikur tė ishte e njėjta gjendje e pakėnaqshme pėr zotėrimin e anglishtes, ēfarė do tė bėhej atėherė me gjuhėn angleze nė internet dhe nė tė gjitha fushat e tjera nė botėn e sotme, ēfarė vėshtirėsish do tė pėrftoheshin e madje edhe ēfarė dėmesh tė mėdha ekonomike e financiare do tė shkaktoheshin.
    Nė kėto rrethana, prej kohėsh ėshtė ngritur zėri qė gjuha shqipe tė rikthehet si lėndė nė shkollėn e mesme. Pėrkrahėsit e tezės se mjafton tė forcohet mėsimdhėnia e letėrsisė nuk gjejnė mė mbėshtetje. Por ka njė kundėrshtim tė fortė lidhur me metodėn e mėsimit tė shqipes nė shkollėn e mesme. Shumica e quajnė krejt tė pafrytshme pėrsėritjen pedante tė rregullave tė morfologjisė e tė sintaksės. Kėshtu kanė nisur pėrpjekjet pėr njė konceptim tė ri tė shqipes nė shkollėn e mesme. Ėshtė e kuptueshme, qė do tė vijė dita pėr njė harmonizim tjetėr tė kėsaj lėnde si nė tetėvjeēare, edhe nė tė mesmen. Pėr ta dėshmuar kėtė, po tregoj njė rast. Nė tė vėrtetė, disa elementė nė tekstet qė pėrdoren sot pėr shkollėn tetėvjeēare e kanė ngarkuar shumė lėndėn pėr nxėnėsit. Ata janė marrė nga problematika, qė do tė ishte e pėrshtatshme vetėm pėr shkollėn e mesme. Konkretisht, libri i gjuhės pėr klasėn e pestė ka pėrmbajtjen e njė libri gjuhe pėr italishten nė shkollėn e mesme italiane. Prandaj ėshtė shumė i vėshtirė si pėr nxėnėsit, edhe pėr vetė mėsuesit qė punojnė me tė nė klasė. Kjo gjė duhet tė ndryshojė
    Janė duke u bėrė disa eksperimente me tekstet pėr shkollat pedagogjike dhe pėr shkollat e mesme tė gjuhėve tė huaja. Mė 1994 u botua teksti Njohuri nga teoria e letėrsisė dhe stilistika gjuhėsore. Pjesa pėr stilistikėn gjuhėsore ishte hartuar prej meje. Pesė vjet mė vonė stilistika gjuhėsore u shkėput mė vete dhe u botua e plotėsuar me titullin Gjuha dhe jeta pėr vitin e parė tė shkollės sė mesme tė pėrgjithshme tė profilizuar. Mė pas u ngrit njė grup i gjerė autorėsh dhe u hartua programi i gjuhės shqipe pėr shkollat e mesme pedagogjike dhe tė gjuhėve tė huaja, i mbėshtetur nė konceptime mė tė reja gjuhėsore e tė didaktikės pėr mėsimin e gjuhės, ku pėrparėsi merr aspekti komunikativ.
    Struktura e kėtij programi e orienton mėsuesin nė tre boshte kryesore:

    1. Shprehi komunikative, duke synuar tė folurit, leximin dhe shkrimin. Pėr
    shembull, nxėnėsit tė mėsojnė se si tė hartojnė njė recension, koment, referat,
    pėrshkrim, tregim, pėrmbledhje, apo si tė komunikojnė nė treg, nė hotel, nė
    aeroport, si tė flasin pėr njė film, tė bėjnė debat, tė flasin para kamerės, tė
    pėrgatisin llojet e ndryshme tė letrave e tė dokumenteve, tė shkruajnė fjalime,
    kumtesa, udhėzues pėr pėrdorim pajisjesh, biografi, tė mbajnė shėnime etj.
    2. Njohuri rreth gjuhės e dukurive tė saj, duke pėrfshirė: historinė e gjuhės,
    fonetikė, drejtshkrim, drejtshqiptim, leksikologji, stilistikė, sintaksė e morfologji.
    3. Shprehi informative, duke ndihmuar nxėnėsit si tė gjejnė e tė pėrvetėsojnė
    informacionet, madje edhe tė punojnė nė kompjuter, tė pėrdorin e-mailin dhe
    internetin, tė shfrytėzojnė fjalorėt, enciklopeditė, bibliotekėn.

    Nga mėsuesit kėrkohet qė tė mos kufizohen vetėm me tekstin, por edhe tė gjejnė vetė modelet mė tė mira tė shqipes sė shkruar e tė folur, sidomos tė ndjekin botimet e reja. Pjesa pėr stilistikėn gjuhėsore pėrsėri ėshtė pėrgatitur prej meje. Lėnda ėshtė dėrguar pėr shtyp dhe mė vjen keq qė ende nuk ka dalė libri, i cili do tė ishte i dobishėm edhe pėr mėsuesit e shkollės tetėvjeēare, pėr tė zgjeruar horizontin e tyre. Besoj se njė tekst i tillė u pėrgjigjet mė mirė edhe nevojave tė nxėnėsve shqiptarė kudo qė ndodhen nė vendet e tjera.

    Pas luftės nė Kosovė e nė Maqedoni ėshtė krijuar njė hapėsirė e re politike shqiptare. E gjithashtu kanė lindur ēėshtje tė reja pėr shqipen, pėr tė cilat nuk ėshtė fjala thjesht tė trajtohen nė nivelin e teorisė, por edhe tė ndiqen zbatime konkrete pėr tė sotmen e pėr tė ardhmen. Disa njerėz, e vėrteta ėshtė se pėrbėjnė njė grup tė vogėl, kanė shfaqur mendimin se me krijimin e shtetit tė pavarur nė Kosovė, bashkė me simbolet e veēanta mund tė vihet nė pėrdorim edhe njė gjuhė standarde e mėvetėsishme, e ndryshme nga gjuha standarde nė Shqipėri. Pėrsėri kemi tė bėjmė me njė problem tė ndėrlikuar, pėr tė cilin mund tė diskutojmė gjatė, por e quaj tė panevojshme tė zgjatem tashti pėr kėtė pikė, duke mbetur i hapur pėr tė gjitha llojet e pyetjeve.
    Lidhur me shkollėn na shfaqet atėherė kjo mėdyshje: a do tė jetė e ndryshme shkolla shqipe nė Shqipėri e nė Kosovė, Maqedoni e diasporė, apo do tė shkojmė drejt njėsimit? Pėr mendimin tim, zgjidhja mė e pranueshme do tė ishte tė shkojmė drejt njėsimit, por duke zbatuar konceptet bashkėkohore pėr mėsimin. Sipas kėtyre koncepteve, kemi kurdoherė njė program mėsimor; nė bazė tė tij ndėrtohen disa tekste, prej tė cilėve njėri quhet i pėrbashkėt, duke synuar plotėsimin e programit, qė pėrbėn themelin e pėrbashkėt tė njohurive. Por kjo nuk pėrjashton qė mėsuesit tė kenė mundėsinė tė zgjedhin ndėrmjet teksteve alternative, ashtu siē mendojnė ata se mund tė arrihen mė mirė synimet didaktike. Shkurt, ky ėshtė njėsimi i shoqėruar me alternativa. Pėrpjekjet nė kėtė drejtim kanė nisur qė me librin fillestar e themelin e gjithēkaje, pra, me abetaren. Qėllimi pėrfundimtar mbetet qė nxėnėsit shqiptarė, pavarėsisht se ku ndodhen, ta pėrvetėsojnė mirė gjuhėn amėtare dhe thelbin e kulturės kombėtare shqiptare.
    Ndryshimet e kėtij dhjetėvjeēari kanė prekur thellė jo vetėm jetėn e brendshme nė hapėsirėn politike shqiptare, por edhe marrėdhėniet me botėn. Nga ky kėndvėshtrim, dy ngjarjet mė tė mėdha janė hapja e Shqipėrisė ndaj botės dhe largimi i pushtuesve serbė nga Kosova. Pasojat gjuhėsore prej kėtej janė shumė tė gjera e tė ndėrlikuara. Mjafton tė pėrmend se lufta e zhvilluar nė Maqedoni pėr tė drejtat e shqiptarėve u pėrqendrua kryesisht nė problemin gjuhėsor dhe marrėveshjet e Ohrit. me ndėrhyrjen e Shteteve tė Bashkuara e tė Bashkimit Europian pjesėn mė tė gjerė e kanė pėr gjuhėn. Pėr mė tepėr, siē e dini, edhe sot vėshtirėsitė pėr zbatimin e marrėveshjeve tė Ohrit janė tė mėdha pikėrisht nė zbatimin e pėrdorimit tė shqipes. Po shtoj vetėm kaq, se nė janar tė kėtij viti kryesuesja e Parlamentit Europian, Doris Pack, gjatė dy ditėve nė Maqedoni u ka sugjeruar politikanėve dhe autoriteteve shtetėrore maqedonase tė ndjekin modelin belg, sipas tė cilit nė institucione pėrdoren gjuhėt pa kufizim. Besoj se ėshtė vėrtet fakt historik, qė kryesuesja e Parlamentit Europian interesohet pėr gjuhėn shqipe!
    Pasojat gjuhėsore qė pėrmenda prej hapjes sė Shqipėrisė dhe tė ndryshimeve tė statusit tė shqiptarėve nė Ballkan lidhen edhe me faktorė tė tjerė, qė ndėrthuren nė kėto procese. Popullsia e Shqipėrisė gjatė dhjetė vjetėve tė fundit jo vetėm nuk ka shkuar duke u shtuar, por madje edhe ėshtė pakėsuar. Edhe nga viset e tjera shqiptare tė Ballkanit ėshtė larguar njė numėr i madh banorėsh, qė janė vendosur kryesisht nė Europė e nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Numri i shqiptarėve jashtė Shqipėrisė, me sa duket, do tė jetė mė i madh sesa brenda vendit. Problemi i ri qė shtrohet me mprehtėsi ėshtė dygjuhėsia pėr shqiptarėt.
    Njė e pesta e shqiptarėve tė Shqipėrisė tashmė si emigrantė jetojnė rregullisht me njė gjuhė tjetėr tė dytė. Njė pjesė tjetėr dalin jashtė vendit dhe kthehen pėrsėri nė atdhe nė mėnyrė tė pėrsėritur. Brenda vendit jo vetėm nėpėrmjet arsimit tė rregullt, por edhe me shumė rrugė tė tjera mjaft njerėz kanė pėrvetėsuar mirė njė gjuhė tjetėr tė dytė. Konstatimi i pėrgjithshėm ėshtė se tashmė 30 pėr qind e shqiptarėve tė Shqipėrisė ėshtė dygjuhėshe. Duke u shtuar trysnia e globalizimit dhe prirja pėr integrimin nė Europė, na del se tashmė gjysma e shqiptarėve janė dygjuhėsh.
    Nė Kosovė ka pushuar dygjuhėsia e imponuar me serbishten nga sundimi i gjatė, por tashmė anglishtja ėshtė zyrtarisht gjuha e dytė nė Kosovė. Nė Maqedoni, siē e pėrmenda, po luftohet qė tė arrihet nė praktikė statusi zyrtar i shqipes, deri edhe te kėrkesa qė nė pasaportė tė jenė tė dyja gjuhėt.
    Ēfarė do tė bėhet me shqiptarėt, qė jetojnė larg trojeve tė tyre dhe e kanė tė domosdoshme tė njohin njė gjuhė tė huaj si gjuhė kryesore pėr tė jetuar e punuar? Sociolinguistika madje na mėson se nė kėto raste gjuha e vendit tė huaj bėhet gjuha me prestigj, mjeti i komunikimit publik i domosdoshėm pėr tė jetuar, pėr tė punuar dhe pėr tė marrė pjesė nė shoqėrinė e nė kulturėn pėrkatėse. Teorikisht kėto gjėra studiohen nga shkenca, por neve na intereson sidomos fati i fėmijėve shqiptarė, qė rriten sot nė kushtet e dygjuhėsisė, duke u shndėrruar gjuha shqipe nė mjetin e pėrdorur vetėm pėr jetėn familjare. Ne nuk kemi arritur tė krijojmė bashkėsitė me tė gjithė elementėt e kulturės e tė mjedisit komunikativ, siē ndodh, pėr shembull, me bashkėsitė e mėdha tė popujve tė tjerė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė ato raste ka njė mjedis tė plotė, ku gjuha amėtare nuk rrėgjohet vetėm nė vatrėn e familjes, si njė vlerė e dorės sė dytė. Pėr fėmijėt tanė ka njė rrezik tė vėrtetė, qė ta humbasin gjuhėn amėtare. Nuk e vlen tė citoj kėtu fakte e shifra konkrete, qė tashmė i kemi pėr kėtė gjendje.
    Kėrkesa jonė duhet tė jetė dhe tė gjitha pėrpjekjet tona duhet tė bėhen qė tė mos ndodhė kėshtu. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr nacionalizėm ose pėr romantizėm, tė cilat edhe pse kritikohen nga disa, nuk flaken dot pa pasoja madje deri nė psikologjinė e individit, nė problematikėn e identifikimit vetjak dhe tė rrėnjėve tė tij. Jo rastėsisht Europa e Bashkuar e ka pranuar shumėsinė e gjuhėve si pasuri tė kulturės europiane. Dhe prandaj, duke punuar nė kėtė drejtim, ne nuk jemi nė kundėrshtim me prirjet e kohės sė sotme. Por njėkohėsisht nuk duhet tė mos e shohim tė vėrtetėn drejt nė sy. Jo tė gjitha shtetet i pėrmbahen kėtij orientimi europian.
    Nė Turqi ka njė numėr tė madh shqiptarėsh, ndoshta mė shumė se njė milion, duke nėnkuptuar njerėzit qė e kanė kėtė vetėdije dhe jo thjesht nga prejardhja. Shteti turk nuk e ka shtruar pėr diskutim fatin e kulturės sė tyre gjuhėsore dhe vetė ata nuk kanė ndėrmarrė ndonjė nismė tė organizuar me peshė. Nė kėto rrethana as nuk flitet pėr shkolla shqipe, pėr gazeta e pėr programe televizive e kėshtu mė tej.
    Shteti grek nuk e ka nėnshkruar Kartėn Europiane pėr mbrojtjen e gjuhėve rajonale dhe tė pakicave, tė pėrgatitur mė 1992 e tė miratuar pėrfundimisht mė 1998. U nėnshkrua njė marrėveshje mė 1998, sipas sė cilės kundrejt shkollave nė Shqipėri tė hapeshin edhe shkolla shqipe nė Greqi, por zbatimi i saj ėshtė penguar me gjithfarė mėnyrash.
    Natyrisht, nuk ėshtė kudo kėshtu. Ka vende europiane, qė po krijojnė rrethana tė pėrshtatshme pėr kulturėn nė gjuhėn shqipe. Nė Zvicėr, pėr shembull, ka njė Lidhje tė arsimtarėve Shqiptarė dhe punon njė Universitet Shqiptar. Nė Itali nė nėntor 1999 Senati italian miratoi ligjin "Pėr pakicat gjuhėsore", i cili u jep mundėsi komunave me njė tė tretėn e votave tė kėshilltarėve ose me 15 pėr qind tė qytetarėve ta fusin nė pėrdorim shqipen nga kopshtet e deri nė shkollėn e mesme, madje gjuha e pakicės mund tė pėrdoret edhe nė gjyqe.
    Megjithatė niveli mė i pėrparuar ėshtė arritur nė Suedi, ku qeveria financon arsimin e pakicave dhe hartimin e fjalorėve dygjuhėsh, plotėson shkollat me mėsues tė shqipes, pasuron bibliotekat me libra shqip, shoqatat dhe shtypi shqip nuk ndeshin asnjė pengesė. Ju kėto gjėra i jetoni praktikisht dhe i dini mė mirė se unė. Mua mė lejoni, nė emėr tė kulturės shqiptare, tė falėnderoj me gjithė zemėr shtetin suedez, i cili me kėtė mėnyrė tregon respektin mė tė thellė pėr popullin tonė, pėr historinė e tij, pėr vlerat e tij europiane.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Administratori prej Tue 03 Feb 2015, 06:17

    Ēfarė po bėhet nė kėtė drejtim?

    Nga njėra anė, kemi pėrpjekjet e vetė bashkėsive shqiptare nė shumė vende tė botės. Shumė familje shqiptare janė tė shqetėsuara pėr fėmijėt e tyre, qė po e braktisin shqipen. Nė gazetėn "Shekulli" nė Tiranė janė botuar mjaft letra tė lexuesve nga vende tė ndryshme pėr kėtė shqetėsim. Duke i njohur mundėsitė reale, arsyeja e kėsaj gjendjeje ėshtė se nuk mund tė gjendet njė zgjidhje pėr kėtė problem vetėm me shkolla private, as dhe me shoqata e me nisma vetjake dashamirėse. Ėshtė e domosdoshme mbėshtetja e shtetit tė vendit pėrkatės. Shqipėrisė i bie detyra tė luftojė nė nivelin e Bashkimit Europian pėr ta pėrmirėsuar mėsimin e shqipes nė vendet pėrkatėse. Ministri i jashtėm, Ilir Meta, ka premtuar kėtė vit se do tė kėrkohen marrėveshje me Italinė e Greqinė pėr krijimin e shkollave plotėsuese, ku tė mėsohet shqipja, dhe pėr hartimin e teksteve, si dhe do tė ngrihen dy qendra kulturore: nė Athinė e nė Romė. Nga ana tjetėr, ėshtė detyrė e tė gjitha institucioneve kombėtare shqiptare, qė tė interesohen pėr veprimtaritė mbėshtetėse tė identitetit kombėtar pėr shqiptarėt kudo nė botė. Puna e parė ėshtė pėrgatitja e teksteve dhe e materialeve tė tjera shkollore nė sasi tė mjaftueshme, si dhe dėrgimi i tyre nė qendrat e ndryshme, duke u interesuar deri nė fund qė tė bien nė duart e fėmijėve shqiptarė.
    Pėrveē kėsaj ane tė bazės materiale, kėtu ka edhe ēėshtje pedagogjike tė posaēme. Krahas botimeve mėsimore qė pėrdoren pėr shkollat e Shqipėrisė, del e nevojshme tė hartohen edhe materiale, nė tė cilat tė mbahet para sysh gjendja reale e fėmijėve nė mjedisin e huaj dhe dygjuhėsh. Ėshtė botuar njė libėr me titullin Gjuha shqipe pėr tė huajt dhe shqiptarėt jashtė atdheut, por me gjithė kėtė titull, autorėt nuk kanė njohuritė e nevojshme, dhe as pėrvojėn e mėsimit tė shqipes nė kėto kushte. Teorikisht problemi shtrohet kėshtu: njė fėmijė ėshtė shqiptar dhe duhet tė mėsojė njė gjuhė tė huaj, domethėnė nuk mund ta mėsojė shqipen sipas njė metode pėr tė huajt; ėshtė e kundėrta. Mund tė duket e papritur, por na del se pėrvetėsimi i shqipes nė kohėn tonė ėshtė i lidhur drejtpėrdrejt me mėsimin e gjuhėve tė huaja.
    Njėra nga metodat mė tė njohura pėr tė pėrvetėsuar njė gjuhė tė huaj ėshtė ajo qė quhet metoda e drejtpėrdrejtė. Krijohet sa mė shumė mjedisi, qė fėmija tė gjendet nė situatėn e gjuhės sė huaj dhe mendohet se kjo jep sukses mė tė shpejtė e mė tė sigurtė. Nuk do ta mohojmė se metoda e drejtpėrdrejtė ka pėrparėsitė e veta, por ajo e pėrjashton ballafaqimin me shqipen dhe vendosjen e lidhjeve tė qėndrueshme midis tė dyja gjuhėve, prandaj ajo del nė dobi tė gjuhės sė huaj dhe kundėr interesave tė kulturės kombėtare.
    Mbrojtja dhe pėrpunimi i shqipes pėrgjithėsisht sot varen nga zotėrimi sa mė i mirė i gjuhėve tė huaja. Rrjedhimet praktike prej kėndej janė disa. Sė pari, vetė prindėt duhet ta dinė gjuhėn e huaj sa mė mirė, ta njohin me gramatikė e tė punojnė pėr ta zotėruar edhe nė nivelin kulturor, jo vetėm pėr nė punė e pėr nė pazar. Duke e ditur vetė mirė, do tė jenė nė gjendje tė ndihmojnė edhe fėmijėt, madje anasjelltas, tė pėrfitojnė nga mėsimet e fėmijėve nė shkollėn e gjuhės sė vendit. Nė kėtė mėnyrė do tė kenė mundėsinė qė t'u shpjegojnė fėmijėve ose tė bashkėbisedojnė me ta sesi dukuritė e ndryshme tė gjuhės sė huaj kanė mundėsi tė gjejnė barasvlerėset e shqipes. Fare shkurt do tė theksoja, se na nevojitet pėr ēdo rast kjo fjali: suedisht thuhet kėshtu, kurse shqip e themi kėshtu, dhe po ashtu anasjelltas: shqip thuhet kėshtu, kurse suedisht e shprehin kėshtu. Ju siguroj se kjo fjali jo vetėm do tė ndihmonte fėmijėt e prindėrit bashkarisht, por edhe do tė krijonte njė marrėdhėnie mė tė ngrohtė nė familje, do ta ndihmonte familjen tė ecte pėrpara nė integrimin brenda shoqėrisė sė huaj, pa lejuar qė tė krijohet shkėputje gjuhėsore ndėrmjet prindėrve dhe fėmijėve, madje duke mundėsuar daljen nga izolimi kulturor tė familjes nė mjedisin e huaj, i cili mbetet sidomos i huaj, kur nuk thith pak nga pak kulturėn e tij pėrmes gjuhės.
    Ndėrkaq, del e domosdoshme tė pėrpunohen materiale tė mirėfillta gjuhėsore pėr ballafaqimin ndėrmjet dy gjuhėve. Duke i pasur kėto materiale, mėsuesit e shqipes nė mjedisin dygjuhėsh do ta kenė shumė mė tė lehtė tė japin mėsimin e lėndės sė shqipes. Nė fakultetet tona pedagogėt e gjuhėve tė huaja prej vitesh punojnė nė kėtė fushė tė studimit tė ballafaquar midis shqipes dhe njė gjuhe tė huaj. Ėshtė koha qė kjo punė tė shkojė mė tej dhe sidomos tė marrė trajtėn e librave pėr pėrdorim tė pėrgjithshėm, veēanėrisht pėr ballafaqimin ndėrmjet shqipes dhe anglishtes, pasi kjo ėshtė gjuha e globalizimit dhe pėrbėn probleme tė mėdha tė ndikimeve tė huaja pėr shqipen. Shqetėsimin pėr kėtė tip ndikimi e kanė edhe kulturat e gjuhėve tė tjera tė Europės sė sotme. Duke qenė se nuk e njoh suedishten si gjuhė, nuk jamė nė gjendje t'ju parashtroj asgjė konkrete. Por e shoh tė dobishme t'ju propozoj kėshtu njė fushė pune pėr ju, qė jetoni nė Suedi e qė keni nė duar edhe gramatikat e fjalorėt e suedishtes. Merruni me studimin ballafaques tė shqipes me suedishten, gjeni rregullat e kalimit tė njė dukurie nga njėra gjuhė nė tjetrėn dhe pastaj nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrpunohen mėnyrat pedagogjike pėr tė punuar nė klasė me nxėnėsit shqiptarė.
    Sė fundi, do tė pėrmend edhe njė rrethanė tjetėr, qė e ndihmon nga jashtė shkollimin shqip. Ėshtė e nevojshnme tė ketė sa mė shumė materiale shqip nė shtėpitė e shqiptarėve jashtė vendit tė tyre. Natyrisht, gjėja e parė janė librat. Ēfarėdo libri shqip nė shtėpi ėshtė njė dritėz e shqipes. Le tė jetė edhe fjalorė dygjuhėsh e tė gjuhės shqipe, po edhe libra tė shumėllojshėm e sidomos me ilustrime. Po kėtu pėrfshihen gazetat e revistat shqip. Nė kohėn tonė rėndėsi gjithnjė e mė tė madhe po marrin mjetet elektronike. Janė tepėr tė dobishme videokasetat me filma, shfaqje e deri te skenat familjare, tė marra pėr kėnaqėsi e pėr kujtime nga jeta nė atdhe apo me fėmijėt, duke folur shqip. Me ndikim tė madh janė kėngėt shqipe e deri thjesht kėmbimi i letrave shqip. Gjuha shqipe jeton e gjallė nė mjedisin e vėrtetė shqiptar. I shėrbejnė gjuhės shqipe takimet nė qendrat e shqiptarėve, puna nė shoqatat e deri tubimet pėr festa ose dhe pėr veprimtari politike. Sot bota ėshtė bėrė e ndėrlikuar, por edhe ka krijuar mundėsi pėr tė cilat as mund tė mendohej pak vjet mė parė. Udhėtimet bėhen brenda pak orėsh nga pikat mė tė largėta, nuk ėshtė mė e vėshtirė tė vish nė Shqipėri a nė Kosovė e Maqedoni, tė kalosh disa ditė pushimesh ose tė jetosh disa ditė tė tjera me miqtė.
    Nė botėn e sotme globale ka vėrtet rreziqe tė reja, por ka edhe mė tepėr mundėsi ta ruash identitetin tėnd kombėtar, pavarėsisht nga largėsitė. Pėr kėtė duhet dėshirė, duhet vullnet, por duhen edhe njerėz, tė cilėt tė punojnė me program tė qartė e tė pėrkushtuar. Prandaj mė lejoni ta mbyll, duke pėrshėndetur pėrzemėrsisht tė gjithė mėsuesit e shqipes jashtė vendit dhe tė gjithė dashamirėsit e tjerė, qė shtypin libra e gazeta shqipe, qė bėjnė emisione nė radio e nė televizion, qė punojnė nė shoqata e qė mbajnė klube shqiptarėsh, qė ftojnė grupe artistike nga atdheu, qė ndihmojnė pėr ekspozita, pėr festat kombėtare e pėr veprimtari tė tjera, qė reklamojnė mallra tė prodhuara nga shqiptarėt. Edhe pa qenė tė vetėdijshėm me fjalė tė mėdha, tė gjithė janė veprimtarėt e kulturės shqiptare dhe frymėzues tė shpirtit kombėtar.


    ________________________________

    Sponsored content

    Re: STUDIME GJUHESORE

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Thu 24 Aug 2017, 08:14