Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

2 posters

    Bageti e Bujqesi (Analize Vepres)

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Bageti e Bujqesi (Analize Vepres) Empty Bageti e Bujqesi (Analize Vepres)

    Mesazh nga Administratori Sun 15 Jun 2014, 03:35

    Analize e vepres poetike te Naim Frasherit, "Bagėti e Bujqėsi".

    Poema "Bagėtia e bujqėsia" u botua mė 1886. Ėshtė njė nga veprat mė tė
    bukura e mė tė frymėzuara jo vetėm tė Naimit, por edhe tė krejt letėrsisė
    sė Rilindjes. Askush para Naimit nuk i kishte kėnduar dashurisė e mallit pėr
    atdhe, krenarisė kombėtare dhe bukurisė sė natyrės shqiptare me njė patos
    aq tė zjarrtė e me njė gjuhė poetike aq tė ėmbėl e tė bukur.
    Me kėtė poemė Naimi krijoi poezinė e madhe tė Atdheut e tė natyrės shqiptare.
    Kjo vepėr jo vetėm u bė e dashur pėr bashkatdhetarėt, por krijoi njė traditė
    tė pasur edhe pėr poetėt qė erdhėn mė pas.
    Siē e tregon edhe titulli, poema pėrbėhet nga dy pjesė. Nė pjesėn e parė flitet
    pėr punėt e blegtorisė, pėr jetėn dhe punėn e bariut, kurse nė pjesėn e dytė
    pėr punėt e bujkut. Megjithatė, kjo s'ėshtė aspak njė vepėr pėr kėto fusha tė
    jetės.
    Prej tyre poeti vetėm sa merr pikėnisje pėr tė shprehur ndjenjat e flakta
    patriotike. Nė tė vėrtetė, vepra ėshtė njė himn poetik i frymėzuar, kushtuar
    Atdheut, natyrės dhe njerėzve tė tij.
    Poema hapet me njė apostrofė madhėshtore, e cila me njė qartėsi tė
    habitshme na sjell para syve bukuritė e natyrės shqiptare, larminė dhe
    ngjyrat e saj, njė peizazh tė pafund plot dritė e gjallėri.

    O malet e Shqipėrisė e ju, o lisat e gjatė,
    fushat e gjera me lule q'u kam ndėr mend dit `natė,
    ju, bregore bukuroshe, e ju, lumenjt' e kulluar,
    ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pyje tė gjelbėruar,
    do tė kėndoj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni
    o vendėthit e bekuar ju mendjen ma dėfreni.

    Motivi i mallit pėr atdhe zė fill qė nė kėto vargje dhe e pėrshkron gjithė poemėn.
    Larg vendlindjes, larg maleve dhe fushave, larg netėve tė magjishme dhe
    mėngjeseve plot zhurma jetėsore, poeti ndien njė mall zhuritės pėr ēdo gjė
    shqiptare. Nė atdhe gjithēka ėshtė e bukur, ndaj dhe dėshira pėr t'u kthyer
    ėshtė e papėrmbajtur.
    Kjo dėshirė pėr tė fluturuar drejt Shqipėrisė ėshtė shprehur me mjete poetike
    nga mė tė ndjerat. Poeti dėshiron tė ketė "vrapin e veriut… krahė pėllumbi…,
    nxitimin e lumit me valė". Me apostrofa plot drithėrim ai i drejtohet
    "fluturės krahėshkruar" ose "dallėndyshes bukuroshe" qė t'ia marrin zemrėn e
    pėrmalluar e t'ia shpien nė Shqipėri. Veēanėrisht e goditur ėshtė similituda, e
    ndėrtuar mbi bazėn e pėrfytyrimeve popullore tė marra nga jeta e bariut dhe e
    bujkut shqiptar:

    Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e lė qingji kopenė
    blegėrinė dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
    edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
    e ta trembin ai s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė.
    Ashtu dhe zemra ime, mė lė kėtu, tek jam, mua,
    vjen me vrap e me dėshirė aty, nė viset e tua.

    Njė tjetėr motiv i fuqishėm, qė e bėn poemėn tė dashur e frymėzuese edhe pėr
    ne sot, ėshtė krenaria pėr Shqipėrinė, krenaria pėr emrin shqiptar. Me dashurinė
    dhe krenarinė e flaktė atdhetare, Naimi shprehu njė nga idetė mė tė rėndėsishme
    tė lėvizjes kombėtare. Ai synonte tė ngjallte tek bashkatdhetarėt ndėrgjegjjen
    kombėtare, t'i bėnte tė vetėdijshėm se ishin bij tė njė vendi me vlera tė gjithanshme,
    tė njė atdheu qė priste shumė prej tyre. Zėri i poetit buēet:

    Ti Shqipėri, mė ep nder, mė ep emrin shqipėtar,
    zemrėn ti ma gatove plot me dėshirė e me zjarr.

    Ishte e para herė nė letėrsinė tonė qė njė gjė e tillė shprehej kaq bukur, me kaq
    zjarr e pėrkushtim. Nė kėto dy vargje Naimi mishėron njė ide tė madhe e tė
    pėrjetshme: nderin, dinjitetin njeriut ia jep Atdheu, balta e vendlindjes, e gatuar
    me gjak e djersė, me historinė e me traditat, me fisnikėrinė, bujarinė e gjithė vlerat
    e tjera morale; lumturinė, gėzimin dhe kuptimin e jetės njeriu mund ta gjejė nė atdhč,
    nė vatrėn e vet, mes njerėzve tė vet.
    Kėto vargje tė pavdekshme patėn njė ndikim tė jashtzakonshėm tek bashkatdhetarėt,
    aq mė tepėr qė shumė shqiptarė, tė mėsuar nėpėr shkolla tė huaja e tė verbuar nga
    propogandat antishqiptare, e kishin pėr turp tė pohonin kombėsinė e tyre tė vėrtetė.
    Vargjet e Naimit i prekėn nė zemėr, ua drejtuan sytė dhe shpirtin nga Atdheu, u kujtuan
    detyrėn si bij tė tij.
    Poema e Naimit ėshtė njė vepėr tipike romantike. Bota e pasur e ndjenjave, dėshira
    pėr t'u arratisur "nga brengat, nga thashethemet", nga rrėmuja e qytetit anadollak,
    krijon njė gjendje emocionale tė veēantė. Por romantizmi i Naimit ėshtė aktiv. Poeti
    nuk tėrhiqet nė gjirin e natyrės pėr tė lėnguar nė vetmi e pikėllim. Pėrkundėrazi duke
    u mrekulluar nga natyra e bukur shqiptare, nga jeta e thjeshtė dhe e ndershme nė
    vendin e tij, nga fisnikėria e njerėzve tė punės, ai ka dashur t'i nxisė shqiptarėt ta
    duan Atdheun, tė kthehen nė vatrėn e tyre dhe lumturinė ta gjejnė nė punė .
    Motivi i punės mund tė themi se shtrihet nė gjithė poemėn, e cila ėshtė kėshtu njė
    himn pėr punėn dhe pėr njerėzit e punės, pėr bujqit dhe barinjtė. Poeti tregon nė
    skena tė bukura e plot lėvizje veprimtarinė e pėrditshme tė bariut, tė stopanit qė
    bėn bulmet, tė bujkut qė vė qetė pėrpara menatė; madje, edhe shpendėt, kafshėt
    dhe kandrat janė nė punė e nė lėvizje tė pėrhershme. Nė kėtė himnizim tė njerėzve
    tė thjeshtė e jo tė pėrfaqėsuesėve tė klasave tė larta parazitare, gjejmė edhe
    njėherė ndjenjat demokratike tė Naimit.
    Jetėn nė atdhe Naimi e ka idealizuar, duke e paraqitur me ngjyrat mė tė bukura e me
    tone idilike. Ai nuk ka dashur t'i paraqesė plagėt dhe kundėrshtitė e mėdha tė jetės
    nė fshatin shqiptar tė asaj kohe dhe kjo bėhet me qėllim, qė t'ua bėjė sa mė tė dashur
    vendlindjen shqiptarėve. Megjithatė, aty-kėtu depėrton edhe ndonjė hollėsi qė tėrthorazi
    flet pėr ato plagė: varri i njė udhėtari tė vdekur larg shtėpisė, njė plakė e drobitur,
    njė lypės. Mbi tė gjitha plaga e madhe e robėrisė, padituria, pėrēarjet, nuk i shpėtojnė
    nga sytė. Ai i prek tėrthorazi nė vargjet qė mbyllin poemėn, kur shpreh dėshirėn qė
    Shqipėria tė hyjė nė rrugėn e mbarėsisė.

    Tregomu dhe shqiptarėt udhėn e punės sė mbarė,
    bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqiptarė.
    Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e bardhė tė lirisė,
    udhėn e vėllazėrisė, vahn e gjithė mirėsisė.
    Nxirr tė vėrtetėn nė shesh, paskėtaj tė mbretėrojė,
    errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtra tė pushojė.

    Vlerat artistike tė poemės janė tė gjithanshme, ndaj dhe idetė e saj janė aq tė
    prekshme. Figuracioni ėshtė aq i pasur, i larmishėm e i vetvetishėm sa tė krijon
    njė ngazėllim tė papėrmbajtur. Apostrofat drejtuar natyrės shqiptare, enumeracionet
    e shumta qė japin larminė e saj dhe tė punėve, krahasimet dhe semilitudat e goditura,
    epitetet e thjeshta dhe metaforat e bėjnė atė njė nga veprat mė tė frymėzuara tė
    letėrsisė sonė. Duke u nisur nga jeta baritore, nga loja e qengjave rreth mėmave tė
    tyre, Naimi krijon dhe simbole shprehėse: fjala "mėmė" pėrsėritet aq shpesh, sa bėhet
    simbol, qė pėrgjihtėson pėrkushtimin e poetit ndaj tokės mėmė, Shqipėrisė.
    Nė kėtė vepėr Naimi pėrdor njė shqipe tė kulluar dhe, mbi tė gjitha, arrit tė zbulojė
    me forcėn e talentit poetik vlerat dhe mundėsitė e mėdha shprehėse tė gjuhės sonė.
    Ai e ngriti atė nė rrafshin e gjuhės sė poezisė sė vėrtetė, qė mund tė shprehte ndjenja
    nga mė tė hollat. Nė poemė gjejmė njė leksik shumė tė pasur baritor e fshatarak,
    thirrorė e pasthirrma plot efekt, gjejmė prapashtesat pėrkėdhelėse zvogluese: -zė,
    -thė, -osh (e), qė sjellin aq ngrohtėsi:

    Vashė bukuroshe e bariut, qė vjen me llėrė pėrveshur,
    me zemėr tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur…
    nė sythit tėnd shoh gazė…,

    Pėr t'u dhėnė jetė ideve e ndjenjave tė zjarrta, Naimi krijoi njė varg tė ri nė poezinė
    shqiptare, vargun 16-rrokėsh.
    Vetėm ky varg i gjerė dhe i qetė mund tė jepte atė tabllo madhėshtore tė natyrės
    shqiptare dhe ndjenjat e pėrflakura tė poetit, ndaj dhe mban emrin e tij, vargu naimjan.
    "Bagėti e bujqėsia" ėshtė poemė liriko-epike, boshtin e sė cilės e formon lirizmi,
    shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave qė i vlojnėnė shpirt poetit. Bota romantike
    e Naimit pėrmblidhet nė ekzaltimin nga bukuritė e natyrės shqiptaree tė jetės baritore
    e fshatarake, nė dashurinė dhe krenarinė pėr kombin, nė optimizmin dhe ngazėllimin
    pėr ditėn e bardhė tė lirisė. Poema mbetet njė nga faqet mė tė bukura tė poezisė sė
    Rilindjes, me ndikim tė fuqishėm edhe nė ditėt tona.
    avatar
    akrepi
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 8
    Mosha : 51
    Vendndodhja : Shqiperi
    Profesioni : Agjent sigurimesh
    Pikėt : 24
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/01/2015
    Hobi : Udhetimet

    Bageti e Bujqesi (Analize Vepres) Empty Re: Bageti e Bujqesi (Analize Vepres)

    Mesazh nga akrepi Wed 14 Jan 2015, 04:07

    Vargjet e Naimit kane vlere per cdo kohe. Shqiptaret duhet te rikrijojne nje koncept te ri per ndjenjen kobetare dhe atdhedashurine.

      Ora ėshtė Sat 27 Apr 2024, 01:30