Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė!

    Genta
    Genta
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 96
    Mosha : 32
    Pikėt : 322
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 31/03/2009

    Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė! Empty Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė!

    Mesazh nga Genta prej Sat 12 Jun 2010, 22:38

    Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė!

    Nuk ėshtė e lehtė qė njė dashuri nė largėsi tė jetojė pėr shumė kohė. Tė paktėn nuk ndodh gjithmonė kėshtu. Kur partneret janė larg njėri-tjetrit nuk mund tė bisedojnė lirshėm sepse ēdo mjet komunikimi do tė krijonte keqkuptime. Dhe ēdo kush do ta kishte tė vėshtirė tė sqaronte keqkuptimet me njeriun e zemrės pa e pasur pėrballė. Tė gjithė kėto keqkuptime, largėsia, pengesat e ndryshme do tė ndikonin negativisht nė ndjenjat e partnerėve duke shkaktuar ndarje. Prandaj e rėndėsishme ėshtė tė veprosh nė njė mėnyrė tė tillė qė tė shmangėsh keqkuptimet dhe pengesat duke bėrė qė njė marrėdhėnie t’i mbijetojė kohės dhe largėsisė.
    Keqkuptimet duhen sqaruar, prandaj mos shko nė shtrat pa sqaruar mė parė njė keqkuptim qė mund tė ketė lindur gjatė bisedės tė bėrė nė largėsi. Dhe duhet thėnė qė nė kushte tė tilla keqkuptimet janė tė pranishme mė tepėr se ē’duhet. Largėsia ėshtė e tmerrshme. Mund tė zihesh edhe pėr gjėra qė nė rrethana tė tjetra thjesht mund tė tė bėnin tė qeshje. Dhe pasojat e njė zėnke qė vjen nė kushtet e njė distance tė largėt janė vėrtet tė pakėndshme. Gjithmonė mundohuni qė mos e mbyllni komunikimin me tė duke pėrplasur telefonin me inat apo duke shkėputur lidhjen pėrmes internetit pa thėnė natėn e mirė. Mė mirė sqaroni gjithēka dhe fli pastaj e qetė pa inate dhe brerje ndėrgjegjeje. Tė nesėrmen do tė ishte shumė e vėshtirė pėr t’iu rikthyer tė njėjtės bisedė pėr tė bėrė sqarimin e lėnė pėrgjysmė.



    Largėsia shkak pėr xhelozi

    Duhet tė jeni gjithmonė tė qartė dhe tė hapur nė ato qė thoni dhe pėrpiquni qė tė mos lini asgjė tė paqartė apo ndonjė qoshe ku partneri tė ketė mundėsi tė hamendėsojė. Partnerėt qė mbajnė njė lidhje nė largėsi janė gjithmonė shumė tė ndjeshėm, madje edhe shumė xhelozė. Mė mirė zgjat kohėn duke treguar edhe detajet mė tė vogla, sesa tė lėsh boshllėqe qė lėnė vend pėr tė dyshuar apo pėr t’u keqkuptuar. Mos i lėr asnjė shteg qė tė “notojė” nėpėr mendimet e tij tė stėrholluara qė mund ta ēojnė nė keqkuptime. Tė flaksh nė distancė dhe tė tregosh diēka qoftė edhe shumė tė rėndomtė, nuk ėshtė e njėjta gjė si tė komunikosh ballė pėr ballė, kur ke mundėsi tė kontrollosh gjestet, veprimet dhe shprehjet e fytyrės. Tė kesh njė lidhje nė distancė nuk do tė thotė aspak qė ti duhet qė gjatė gjithė ditės tė rrish e ngjitur pas telefonit dhe tė presėsh me ankth telefonatėn e tij. Pėrpiquni tė jeni sa mė aktive duke mos lėnė pas dore as partnerin e as angazhimet dhe argėtimet tuaja. Fakti qė partneri juaj ėshtė larg nuk do tė thotė qė ju duhet mbylleni brenda dhe tė mos keni jetėn tuaj aktive. Duke pasur aktivitetin tuaj, ju do tė merreni gjithė kohės me diēka dhe do ta vuani edhe mė pak largėsinė. Kjo do ta bėjė disi mė tė lehtė situatėn qė po pėrjetoni, e cila nuk ėshtė aspak e kėndshme pėr dy njerėz qė duhen.



    Afėrsia virtual

    Sot mund tė pėrdoret teknologjia pėr t’u afruar me personin qė doni. Mund tė shfrytėzoni gjithēka, telefonin, internetin, e-mailin, chat-in etj. Kurrė mė shumė se sot teknologjia nuk ka qenė njė aleate e fuqishme pėr argumentin nė fjalė, pra pėr ata qė dashurojnė pėr sė largu. Dhe kėtu nuk e kemi fjalėn vetėm pėr e-mailin apo pėr njė program tė thjeshtė chat-i. Sot ofrohen programe komunikimi nė distancė qė tė lejojnė komunikim mė tė ngushtė sesa thjesht njė telefonatė apo mesazhė e e-maile. Bota e internetit instalon “webcam-era”, qė tė japin mundėsinė jo vetėm tė flasėsh dhe tė shkruash, por edhe tė shohėsh nė sy sikur ta kishe pranė.



    Efektet e marrėdhėnies

    Tė kryesh marrėdhėnie seksuale rregullisht tė ndihmon tė flesh mė mirė dhe tė ndihesh i plotėsuar me energji mėngjesin pasardhės. Natyrisht, njė pushim i mirė ėshtė hapi i parė pėr tė arritur kontrollin mė tė mirė tė stresit gjatė gjithė ditės. Nuk ėshtė shumė e nevojshme tė nėnvijėzojmė se gjatė aktivitetit seksual e gjatė njė eksitimi tė rastėsishėm gjaku pompohet shumė mė shpejt nėpėrmjet arterieve dhe venave. Kjo lejon njė oksigjenim shumė mė tė mirė tė lėkurės dhe organeve, e sigurisht edhe tė trurit. Nė kėtė mėnyrė, pėrmirėsohen edhe mė shumė performancat e trupit tonė nė ēdo nivel, si nė atė fizik, ashtu edhe nė atė intelektual. Nėse ke nevojė tė kthehesh nė formė tė shkėlqyer dhe tė bėsh njė pastrim, duhet tė provosh qė tė zėvendėsosh dietėn e pėrditshme dhe tė shtosh mė shumė seksin nė jetėn tėnde. Janė e provuar shkencėrisht efektet pozitive qė sjell aktiviteti i rregullt seksual.



    Shprehja e ndjenjave

    Gjithmonė ėshtė menduar se meshkujt dinė mė shumė pėr seksin, se janė ata qė e fillojnė atė, se janė ata qė kanė shtysa mė tė forta seksuale. Tė gjithė besojnė se gratė janė marrėse pasive ose studente tė vullnetshme. Mendohet se meshkujt duan seks, ndėrsa femrat duan dashuri. Njė klasifikim i tillė i ngurtė i njerėzve, sipas pėrkatėsisė gjinore ėshtė i gėnjeshtėrt dhe i dėmshėm. Ndoshta ēėshtja nuk ėshtė fare te shtysa seksuale e meshkujve, por te fakti qė meshkujt janė rritur me tė tjera mėnyra tė tė shprehurit tė ndjenjave tė tyre. Akti seksual ėshtė njė prej atyre pak mėnyrave tė lejueshme pėr njė burrė qė ai tė tregojė afri pėr dikė. Pėr shumė meshkuj, ky ėshtė i vetmi moment i pranueshėm nė tė cilėn ata mund tė shprehin ndjenjat e tyre tė butėsisė dhe tė dashurisė. Ndoshta ėshtė ky kufizim, dhe jo ndonjė shtysė e lindur seksuale qė nuk mund tė shtypet, qė i nxit meshkujt kaq shpesh tė ndėrmarrin nismėn pėr aktin seksual.



    Tradhtia nė ēift

    Duket se nė ēėshtjen e tradhtisė femrat dhe meshkujt janė tė ndarė nė dy kampe pa asnjė tė pėrbashkėt. Secili justifikon veprimin e vet dhe sheh me sy mjaft kritik atė tė tjetrit. Nėse do tė kishim parasysh disa nga motivet qė shtyjnė njė mashkull nė tradhti si p.sh. etja pėr eksperienca tė reja dhe pamundėsia pėr t’i bėrė ballė tundimit, nuk shihet ndonjė arsye se pėrse femrat duhet tė bėjnė pėrjashtim. Tė tilla arsye fare mirė mund t’i shtynin edhe ato tė bėnin tė njėjtėn gjė. Tė tradhtonin. Shumė tė rralla janė ato femra qė e pranojnė njė gjė tė tillė. Femra pėrdor tradhtinė e tij pėr tė qenė e justifikuar pėr njė veprim qė ndoshta nuk ka guxuar pėr arsye tė ndryshme ta bėnte mė parė? Tė tjerė mendojnė se njė femėr nuk ka nevojė fare pėr arsye. Ajo tradhton dhe kaq. Femrat nė karrierė kanė mė shumė mundėsi tė tradhtojnė. Kjo pėr arsyen se duke qenė se mund tė ndihen disi tė plotėsuara me veten, kėrkojnė fusha tė reja pėr tė eksperimentuar.


    dANJELA
    dANJELA
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 48
    Mosha : 32
    Pikėt : 150
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 12/03/2009

    Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė! Empty Re: Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė!

    Mesazh nga dANJELA prej Mon 14 Jun 2010, 05:42

    Shume e vertete, largesia e ben nje gje te tille ne nje lidhje dashurie.
    Klea@Love
    Klea@Love
    Mikeshe Forumi
    Mikeshe Forumi

    Gjinia : Female
    Numri i Postimeve : 258
    Vendndodhja : milano
    Profesioni : inxhenjere arkitekture ne ndertim
    Pikėt : 804
    Vlersuar : 17
    Data e Regjistrimit : 16/03/2010
    Humor : sa te doni

    Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė! Empty Re: Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė!

    Mesazh nga Klea@Love prej Wed 08 Sep 2010, 11:17

    Gjithmone ka qene keshtu qe largesia e pakeson dashurine edhe e largon nga ndjenjia sepse ne largesi mundet te shtohet mundet te largohet edhe per kete fillon xhelozia sepse eshte gje qe nuk mundesh te kontrollosh nga larg kjo gje vjen edhe nga mosbesimi i njeri tjetrit
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 36
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė! Empty Re: Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė!

    Mesazh nga Administratori prej Sun 13 Mar 2011, 11:46

    Largesia eshte ajo qe ngjall edhe ndjenjat e mosbesimit me apo padashje, keshtu qe te shtyjne qe te behesh edhe xheloz per pak e shume.


    ________________________________
    Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė! Pictur10
    iliriana
    iliriana
    Mikeshe Forumi
    Mikeshe Forumi

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Leo
    Numri i Postimeve : 154
    Mosha : 27
    Pikėt : 467
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 09/03/2011

    Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė! Empty Re: Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė!

    Mesazh nga iliriana prej Sun 13 Mar 2011, 15:24

    Ndodh edhe kjo largesia eshte nje faktor me mjaft ndikim por dihet tek dashuria e ndertuar mbi frymen e ndjenjave sinqerta besueshme dhe mirkuptuese nuk ndodhe por si dihet ka ka tym ka edhe Zjarr


    ________________________________
    Dy gjėra s'do na braktisnin kurrė: sytė e Zotit qė gjithnjė do tė na shikojnė, dhe zemra e Nėnės qė gjithmonė do na ndjekė..!
    tipi engjellor
    tipi engjellor
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Capricorn
    Numri i Postimeve : 42
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Kosove
    Pikėt : 128
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 07/07/2011

    Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė! Empty Re: Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė!

    Mesazh nga tipi engjellor prej Sun 10 Jul 2011, 19:56

    normale e quaj kete se largesia ehste probelme per lidhjet....gjithmone egziston ndjenja e pasigurise.....

    Sponsored content

    Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė! Empty Re: Partnerėt e njė lidhjeje nė largėsi shumė tė ndjeshėm dhe xhelozė!

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 10 Jul 2020, 18:51