Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    MĖ LINDI NĖNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    shqiptare - MĖ LINDI NĖNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI Empty MĖ LINDI NĖNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI

    Mesazh nga shaban cakolli Tue 15 Dec 2009, 04:09

    tag, 14. Dezember 2009




    MĖ LINDI NĖNA SHQIPTARE;MIRADIJE ZYMBERI




    shqiptare - MĖ LINDI NĖNA SHQIPTARE-MIRADIJE ZYMBERI -miradije+zymberi+e+re
    MĖ LINDI NĖNA SHQIPTARE;MIRADIJE ZYMBERI

    ME LINDI NENA SHQIPTARE

    Mė preu rrugėn njė djall,
    nuk munda tė shtegėtoj,
    Sot, nuk ndalem dot,
    jetės do t’i kėndoj!

    Isha gurrė, derdhesha lumė,
    shndėrrohesha nė ujėvarė,
    Sėrish jam rrugė pafund,
    hapin kush s’mundtet ta ndalė.

    E pamposhtur - plot fuqi,
    si mal i lart me shkėmbgur,
    Do tė bėhem pėrjetėsi,
    Si Shqiponjė nė Flamur.

    Mė lindi nėna Shqiptare,
    Mirėsinė ajo mė mėsoj,
    Tė ruaj nderin, tė jem krenare,
    ballėlartė tė qėndroj. miradije-zymberi.jpg

    E
    Lindur mė 31 tetor tė vitit 1965 nė Kapit tė Medvegjės,aty ku pushtuesi
    po mundohej tė shuaj gjuhė kulturė me anė tė dhunės sė hekurt,vėshtirė
    ishte tė shkolloheshin vashat shqiptare.P o prindėrit e Miradijes si
    atdhetarė qė ishin,si dashamirė tė arsimit u shpėrngulėn nė Fushė
    Kosovė ku Miradija kreu pesė vjet tė shkollės fillore,pastaj nė
    Prishtinė kreu shkollėn e mesme tė daktilografisė dhe vazhdoi
    studimet.Miradija filloj tė mirret me shkrime qysh si fėmijė nė bankat
    shkollore.Ajo shkruan poezi dhe publicistikė,shkrimet e saja i hasim nė
    shumė gazeta dhe revista si dhe nė faqet shqiptare nė net.

    Miradije
    Zymberi kishte disa pėrmbledhje poetike qė po i ruante me kujdesė pėr
    tė i hedhur nė dritėn e botimit,por nė kohėt e pa kohė iu
    konfiskuan.Ajo nuk u ndal pėr asnjė qast,ka filluar me tė madhe punėn e
    saj nė poezi dhe po hapėron tejet bukurnė fushėn e poezisė.Si shumė
    krijues tė tjerė edhe zonja Miradije vepron dhe krijon nė mėrgim.Ajo ka
    tema mjaft tė begatshme nga mėrgimi,pėr
    vendlindjen,mallin,atdheun,kombin,njerėzit e dashur tė
    vendlindjes,shkollėn….

    Ne po ju japim kėtu njė cikėl poetik nga znj.Miradije Zymberi.

    UNE TE DUA

    Pranvera - me blerim,
    lulet , lulezojne,
    nje shprese e nje premtim,
    ne qiell, fluturojne.

    Fjalet i bartė era,
    shkresat i djeg flaka,
    ditet - berė te zeza,
    netet shume te gjata.

    Ne fytyren shoh,
    buzeqeshjen magjike,
    ne syte e tu gezime,
    Gezuae pra mike!

    Vazhdo, pa vese,
    mė nuk tė trazoj,
    se ti je rrezeshprese,
    nuk dua te lendoj.

    Une te dua shume,
    dua te me besosh,
    me kėtė rrjedhe lumė
    gjithkah tė blerosh.

    Nganjehere

    Nganjehere -
    dua te kuptoj, at qe Ti do,
    tė permbush me nomėsi deshirėn tėnde!

    Nganjehere -
    me duket, fare s’te kuptoj,
    tė spikas domethenien e mendimit me frymėzim!

    Nganjehere -
    pyes cfare po ndodh ?
    tė hap shtigje per zgjidhje!

    Nganjehere -
    Me behet, se s’tė njof !
    Dhe meditoj nė vetmi, pa lidhje

    KOSOVĖ-DASHURIA

    Njė ditė tė takohemi
    ta plotėsojmė atė shpresė,
    aty do tė pėrbetohemi
    vepra kurrė mos vdese!

    Eshte qėllim dinjiteti
    mė shumė se pėrmallimi,
    kohė me thellėsi deti,
    si ndjenjat - pėrqafimi.

    Kjo deshirė do tė zgjasė
    le tė bėhet jeta ime,
    armiku le tė plasė
    ne krijojmė kuptime .

    Sa e fuqishme ndjesia
    nuk na mposht furtuna
    ėshtė Kosovė - dashuria
    qė s’e mposhti dhuna!

    LARGOHESH

    Me buzeqeshje, ashtu si kam miresinė
    t’u afrova te nis kuvendimin
    mė pelqeu pritja me thjeshtesine,
    e nisa perzemėrsisht rrėfimin!

    Pastaj, gjithmonė tė kisha pranė
    e ndjeva sa shume te dua,
    frynė stuhi sa herė me murlanė
    s’me largonin prej teja kurre mua!

    Nisie fillimi , tė mbarojė kurrė
    ta nderpres jo, s’ka kuptim,
    mė ndez diēka ne brendi si furrė
    se ēdo nate te kam nė ėndėrrim !

    Kjo ishte e tera, ja si ec jeta
    mendova endėrra u bė realitet,
    por doli nė shesh e vėrteta
    ndaj , zemra ime tė pret !

    NJE KOMB JEMI-NJE FLAMUR KEMI

    Shtat ‘i kuq i juaj i larė nė gjak
    janė bijtė qė ranė u ngritėn n’altar
    Marigona shqipes n’qėndismė i dha hak
    Kur valoj nė Vlorė - simbol Kombtar.

    Atje u mblodhen shqipet
    Tė shpallin Pavarėsinė,
    Ismail Qemali me trimat
    ringjallėn Shqipėrinė !

    Te bashkuar rreth Flamurit,
    Ma tė fortė se celiku,
    Jemi shkemb i Arberit,
    Nuk na then armiku.

    Trojet e ndara nė copa
    Do t’i bashkojme - tė bejmė fuqi,
    Tė bindet gjithė Evropa,
    Mos bėjė padrejtėsi !

    Jemi tė gjithė Shqiptarė,
    Flamur me shkabe nė mes
    Fusha e kuqe ėshtė gjaku
    i trimave qė kurrė s’vdes!

    Ende jam e gjalle

    Ja! Mė prek ne faqe,
    Unė ,ende jam e gjalle.
    Jam si manushaqe,
    dua, ere t’mė marre.

    Dua ! Po ēfare dua?
    As vete nuk di!
    Shpresa ime ndizet,
    tė ndriēojė n’lartesi.

    Jeta ime ngjallet
    fiton njė kuptim
    Jam shqipe qe s’mposhtem,
    fitoj ne dyluftim!

    TY

    Leter tė shkruaj,
    Tani shumė kujtoj,
    Nje fjale e jotja,
    Mė bėri tė mendoj.

    S’ kam nevojė tė mbytem,
    Mė krijoj Perėndia,
    Nė jetė nėse vyshkem,
    janė ndjenjat e mia.

    Por, fjalet e tua,
    Sa mė ngjallėn shpresė,
    Me vrragė kam luftuar
    shpresa mos tė vdese.

    Sa kohė jam menduar,
    I forte je! Ke zemer !
    Vargje tė kam shkruar
    Te mbesish me emėr

    Me fal zhgenjim

    Brigjeve te detit,
    M’shetisin mendimet,
    Seē’ m’u keput shpresa,
    Mbaruan dhe enderrimet.

    Kaltersine e qiellit,
    Erresira e perpiu,
    Lulja ne kopsht,
    u tha, e nuk biu.

    Si do t’me zbardh agimi,
    Drite me s’vjen pr mua,
    Ndalet dhe burimi,
    Larg te nje krua.

    Me pranveren me ike,
    Nuk e shof gjelberimin,
    S’me deshe as per mike,
    Me fale zhgenjimin.

      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 07:35