Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Ismail Qemali.

    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 37
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    ismail - Ismail Qemali. - Faqe 2 Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:10

    Nėpunės shteti nė perandorinė osmane

    Kapitullin e jetės si nėpunės i shtetit nė administratėn e Perandorisė Osmane, ai e filloi nė Stamboll, ku shumė shpejt u shqua si njė person i pajisur me kulturė tė gjerė, me njė erudicion tė thellė e konstruktiv. Thellimi i studimeve nė shkencat juridike dhe inteligjenca e tij, tė gjitha kėto i dhanė dorė, qė ai shumė shpejt tė hyjė nė administratėn osmane dhe tė kryejė funksione tė ndryshme tė rėndėsishme si guvernator, si sekretar i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, deri si kėshilltar shteti. Gjatė kėtyre viteve me veprimtari tė larmishme shtetėrore, ai njohu problemet e shumta, tė mprehta e tė vėshtira, qė kėrkonin zgjidhje ose qė kėrkonin tė paktėn tė mbahej qėndrim pėrballė shtetit dhe publikut.
    Kėto shqetėsime, formimi kulturor e ideor e shtynė atė tė mendojė se Perandoria Osmane duhej tė dilte nga gjendja e nderė nė tė cilėn qe zhytur. Pėr tė dalė nga kjo situatė, ai mendonte se e vetmja doktrinė qė do t’i jepte rrugė zgjidhje asaj, ishte zbatimi i doktrinės sė Mithat Pashės, e cila ishte mė pėrparimtaria pėr Turqinė nė atė kohė. Pėrmbajtja e kėsaj doktrine e ēoi Ismail Qemalin tė lidhej me Mithat Pashėn, qė ishte udhėheqėsi i lėvizjes liberale osmane. Nė mėnyrė tė veēantė, ai u pajtua me thelbin e ideve tė tij, tė cilėn e pėrbėnte bindja se Perandoria Osmane mund tė hynte nė rrugėn e pėrparimit dhe modernizimit me anėn e reformave dhe jo me anė tė revolucionit. Kėshtu ai mendonte se do tė likujdohej sistemi absolut i Sulltanit, i cili do tė zėvėndėsohej me njė regjim kushtetues pa eleminuar kurorėn mbretėrore, por duke i kufizuar pushtetin absolut sovranit. Ai u pajtua gjithashtu me parimin e decentralizimit tė pushtetit administrativ shtetėror nė favor tė borgjezisė dhe nė mėnyrė tė veēantė tė kombėsive tė shumta tė Perandorisė, tė cilat nė kėtė mėnyrė do tė fitonin tė drejtėn pėr njė vetqeverisje provinciale nė kuadrin e Perandorisė Osmane. Pra sikurse shihet Ismail Qemali synonte tė arrinte te vetqeverisja provinciale e kombėsive nėpėrmjet rregullimit rrėnjėsor tė Perandorisė dhe jo duke u interesuar vetėm pėr autonominė e njėrės apo tjetrės kombėsi, por pėr tė gjitha kombėsitė nė tė njėjtėn kohė, nėpėrmjet rregullimit radikal tė Perandorisė.
    Kėto ide Ismail Qemali jo vetėm i pėrvetėsoi, por u mundua t’i zbatonte gjatė karierės sė tij si funksionar i Perandorisė Osmane dhe disa prej tyre e shoqėruan dhe nė detyrėn e kryetarit tė shtetit tė parė kombėtar.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 37
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    ismail - Ismail Qemali. - Faqe 2 Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:10

    Pikpamjet liberale tė Ismail Qemalit

    Ismail Qemali u bė armik i absulutizmit sulltanor pikėrisht nga kėndi i kėtyre pikėpamjeve liberale. Kjo e shtyu atė qė tė marrė pjesė nė hartimin e kushtetutės sė vitit 1876, apo nė hartimin e disa memorandumeve dėrguar Portės sė Lartė ku kundėrshtohej politika absolute e Sulltanit dhe nxirrej nė shesh kalbėzimi i sistemit administrativ konservator. I gjithė ky aktivitet i dha dorė Ismail Qemalit tė kuptojė mjaft mirė mekanizmin e administratės shtetėrore. Aktiviteti qė zhvilloi nė Perandorinė Osmane si funksionar i saj, tregoi qartė se ai ishte njė iluminist e veprimtar reformator, pėrfaqėsues i interesave tė borgjezisė liberale tė tė gjitha kombėsive. Prestigji i madh qė gėzoi nė Turqi dhe nė rrethet e larta diplomatike, patriotike dhe intelektuale dhe tė Evropės, ndjenjat e tij liberale demokratike e pėrparimtare e bėnė atė njė figurė mjaft tė njohur dhe me autoritet, por dhe armik tė rrezikshėm e njė shėnjė goditje pėr autokracinė anakronike osmane me tė cilėn Ismail Qemali nuk pajtohej dot. Pėr dhjetra vjet deri nė fund tė shek. XIX Ismail Qemali u shqua si militant i lėvizjes demokratike liberale osmane nė kuadrin e sė cilės ai mendonte se do tė gjente zgjidhje dhe ēėshtja nacionale shqiptare. Por nė fillim tė shek. XX, kur lėvizja liberale osmane, hyri nė rrugėn e nacionalizmit turk, qė e ndėrlikoi zgjidhjen e ēėshtjeve nacionale nė perandori, atėhere Ismail Qemali pa hequr dorė nga pikėpamja e tij liberale e shkėputi lėvizjen nacionalēlirimtare shqiptare nga lėvizja liberale borgjeze osmane dhe e ktheu nė ēėshtje mė vete.
    Me njė pėrgatitje tė tillė politike dhe horizont kulturor, ai u ingranua shumė shpejt nė rradhėt e lėvizjes kombėtare shqiptare duke marrė pjesė aktivisht nė tė, ku u shqua si politikan, diplomat dhe statist i madh qė u mbrujt me traditat e kulturės mė pėrparimtare tė kohės e tė vėndit tė vet, qė asimiloi gjithēka tė mirė qė kishte lėvizja ēlirimtare shqiptare me armė e me penė dhe qė e ndoqi kėtė lėvizje deri nė kurrorėzimin fatlum. Kombi shqiptar me plot tė drejtė e konsideron atė si protagonistin kryesor tė Kuvendit tė Vlorės i cili shpalli mė 28 Nėntor 1912 pavarėsinė kombėtare. Pavarėsisht nga origjina pėr vetė formimin e tij shumėvjeēar, ai u brumos si burrė shteti demokrat duke u zgjedhur dhe kryetar i qeverisė sė parė shqiptare, duke u bėrė kėshtu udhėheqėsi kryesor i jetės politike tė vendit nė momente jashtėzakonisht tė ndėrlikuara dhe tė vėshtira qė kaloi Shqipėria e rilindur nė periudhėn kritike tė ndėrhyrjeve tė Fuqive tė Mėdha dhe tė monarkive fqinje, tė cilat u turrėn pėr ta asgjėsuar atė.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 37
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    ismail - Ismail Qemali. - Faqe 2 Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:10

    Bazat e para tė shtetit shqiptar

    Shpallja e pavarėsisė shėnoi fillimin e njė etape tė re historike qė shtronte detyra te reja dhe tė ndėrlikuara pėrpara popullit shqiptar dhe udhėheqėsve tė Lėvizjes Kombėtare, qė kishin marrė pėrsipėr barrėn e rėndė tė krijimit tė shtetit tė pavarur.
    Kryetarit dhe qeverisė i dolėn detyra tė mėdha pėr organizimin e shtetit dhe ngritjen e administratės shtetėrore, sigurimin e njohjes ndėrkombėtare tė Shqipėrisė dhe kufijve tė saj qė pėrfshinin trevat e banuara prej shqiptarėve.
    Qė nė dhjetor tė vitit 1912 u morrėn masat pėr hedhjen e bazave tė para tė organizimit tė shtetit dhe u miratuan aktet e para legjislative qė u pėrcaktuan nga vendimet e kuvendit kombėtar i cili pėrfshinte delegatė nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė dhe pėrfaqėsonte objektivisht vullnetin e gjithė kombit, duke u bėrė organi mė i lartė i shtetit shqiptar, mbrojtėsi dhe shprehėsi i sovranitetit shtetėror. Prandaj vendimet e tij kishin vlerėn e ligjeve kushtetuese qė sanksiononin vullnetin e popullit shqiptar pėr shkėputje nga Perandoria Osmane e pėr krijimin e njė shteti tė pavarur. Organ tjetėr qė zgjodhi kuvendi ishte dhe pleqėsia kompetencat e sė cilės nuk u pėrcaktuan shprehimisht nga kuvendi kombėtar, por ky pranoi pikėpamjen se pleqėsia nuk ishte njė parlament apo senat dhe se nuk kishte tė drejtė tė shkarkonte ministrat, por duhej konsideruar si njė organ kėshillimi dhe kontrolli ndaj qeverisė.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 37
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    ismail - Ismail Qemali. - Faqe 2 Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:11

    Njė mbret qė nuk sundon

    Kuvendi Kombėtar u kufizua me Shpalljen e Pavarėsisė dhe me zgjidhjen e qeverisė dhe tė pleqėsisė. Ai nuk mori nė shqyrtim ēėshtjen e formės sė qeverisjes sė shtetit shqiptar. Por dihet se shumica dėrmuese e aktivistėve tė rilindies duke pėrfshirė dhe pėrfaqėsuesit qė morėn pjesė nė kuvendin e Vlorės, mendonin se Shqipėria duhet tė lindte si njė shtet monarkik, sepse monarkinė ata e shikonin me tė drejtė ose pa tė drejtė ashtu, siē e kishin parė tė gjithė themeluesit e shteteve ballkanike madie dhe europiane, si konsolidim tė shtetit kombėtar.
    Nė fakt tė gjitha shtetet ballkanike ishin monarki. Por personalitetet politike tė kohės dalloheshin nga mėnyra se si e konceptonin monarkinė absolute apo parlamentare. Pikėrisht nė kėtė kuadėr Ismail Qemali na shfaqet ne, me pikėpamjet mė progresive, jo vetėm pėr Shqipėrinė por edhe pėr Ballkanin, pasi ai ishte pėr njė monarki konstitucionale ku sipas parimit, kur pushteti do tė qe nė duart e pėrfaqėsuesve tė popullit, mbreti do tė kishte funksionin e kryetarit tė shtetit i cili " do tė mbretėronte por nuk do tė sundonte".
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 37
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    ismail - Ismail Qemali. - Faqe 2 Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:11

    Pro ardhjes sė Princ Vidit

    Mendimi i tij u pėrkrah edhe nga pėrfaqėsues tė qeverisė dhe gjeti pėlqimin nė mbledhjen e qeverisė, ku u miratua programi i komisionit qė do tė parashtronte kėrkesat e shqiptarėve pėrpara Fuqive tė Mėdha, nė njė nga kėto kėrkesa pėrcaktohej dhe vendosja nė Shqipėri e njė monarkie kushtetuese me njė mbret nga vėndet europiane. Megjithė parashtrimin qė iu bė nga komisioni shqiptar Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr ajo nuk bėri donjė pėrcaktim zyrtar tė formės sė qeverisjes.
    Ajo vetėm pėrcaktoi se Shqipėria shpallej principatė sovrane, autonome e trashėguar me njė princ tė caktuar nga Fuqitė e Mėdha. Caktimin e njė mbreti europian Ismail Qemali dhe patriotėt e shihnin si personifikimin e njė zhvillimi tė shpejtė ekonomik e politik e shoqėror tė vendit. Prandaj Ismail Qemali nė cilėsinė e kryetarit nguli kėmbė pranė fuqive, qė tė shpejtohej caktimi i princit, i cili sipas tyre do tė siguronte stabilitetin e qeverisė kombėtare dhe do tė zhdukte tė gjitha vėshtirėsitė e brendshme duke siguruar njė zhvillim tė ri tė vendit. Kėto qenė arsyet qė Ismail Qemali dhe patriotė tė tjerė do tė vlerėsonin ardhien e princ Vidit nė Shqipėri si njė faktor pozitiv, qė do tė ndikonte nė realizimin e aspiratave kombėtare dhe do ta udhėhiqte vendin drejt bashkimit kombėtar. Por zhvillimi i ngjarjeve tregoi se nga princ Vidi nuk mund tė pritej qė ai tė vepronte pėr interesat e Shqipėrisė, kur kėto binin nė kundėrshtim me vullnetin e Fuqive tė Mėdha.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 37
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    ismail - Ismail Qemali. - Faqe 2 Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:12

    Administrata, gjykatat, xhandarmėria...

    Meqėnėse Konferenca e Ambasadorėve nuk bėri pėrcaktimin mbi formėn e shtetit, shteti i pavarur shqiptar u krijua si njė shtet me sistem parlamentar, rolin e tė cilit e plotėsonte Kuvendi Kombėtar i cili edhe pasi i dha fund punimeve tė tij, ruante prerogativat si organi mė i lartė i shtetit.
    Por nė kushtet ekzistuese Kuvendi Kombėtar nuk pati mundėsinė efektive tė mblidhej dhe nė tė vėrtetė qeveria e Ismail Qemalit nė bazė tė pushtetit qė i ishte deleguar nga kuvendi pėrqėndroi nė duart e saj tė gjithė pushtetin shtetėror, duke zhvilluar njė veprimtari administrative ashtu dhe legjislative. Pavarėsisht se kjo veprimtari ka qenė mė e kufizuar pėr shkak tė rrethanave tė luftės ballkanike, janė pikėrisht kėto rrethana tė jarzakonshme qė shpjegojnė pėrse Ismail Qemali nuk qe nė gjendie tė zbatonte plotėsisht parimet e veprimit konstitucional duke mos ja njohur pleqėsisė tė drejtėn e votės deliberative siē e kėrkon parimi konstitucional dhe duke ia kufizuar kėtė tė drejtė vetėm me votėn konsultative. Kėshtu Shqipėria qė nga fundi i vitit 1912 i kishte elementėt e njė organizimi shtetėror tė pavarur siē janė qenia e njė popullsie tė caktuar nė njė territor tė caktuar dhe e njė pushteti publik qė e drejton atė.
    Ismail Qemali pėr tė vėnė shtetin e ri shqiptar mbi baza tė organizuara sė bashku me qeverinė morėn masat pėr ngritjen e strukturave organizative si ngritjen e administratės shtetėrore, organizimin e gjykatave, xhandarmėrisė, policisė etj.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 37
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    ismail - Ismail Qemali. - Faqe 2 Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:12

    Shqipėria tė ndahet nė tre kantone

    Idetė pėr mėnyrėn e organizimit tė vendit ai i kishte shfaqur para shpalljes sė pavarėsisė. Nė atė kohė duke parashikuar vėshtirėsitė qė do tė ndesheshin nė organizimin e njė pushteti tė pėrqėndruar, ai kishte shprehur mendimin pėr ndarjen e Shqipėrisė nė kantone, simbas shėmbullit tė Zvicrės. Por nė kėtė ēėshtje ai shfaqi njė pikėpamje jo tė drejtė e cila rridhte nga fakti se ai duke jetuar pėr dhjetra vjet larg Shqipėrisė nuk e njihte mirė vendin dhe i dha rėndėsi tė madhe peshės qė ushtronin nė jetėn e brendshme tė popullit shqiptar dallimet e tij krahinore dhe fetare. Nė kėtė mes duket se ndikoi dhe ekzistenca e autonomive lokale tė disa krahinave qė kishin ekzistuar, dhe tė cilat Perandoria Osmane nuk kishte mundur t’i asgjėsonte.
    Kėto autonomi ai mendonte se mund tė shfrytėzoheshin nė tė mirė tė shtetit modern. Kėtė ide e ruajti dhe pas shpalljes sė pavarėsisė dhe u pėrpoq ta pasqyronte dhe nė hartimin e Kanunit tė Pėrtashėm tė administratės civile tė shtetit shqiptar. Sipas Ismail Qemalit Shqipėria do tė ndahej nė tre kantone me kryeqytete Shkodrėn, Durrėsin, Vlorėn, tė cilėt do tė kishin pėr qeveritarė respektivisht Preng Bibė Dodėn, Esat Pashė Toptanin e Ismail Qemalin. Idenė kantonale tė tij, ai e pėrforcoi sidomos nė fjalimin qė mbajti nė mitingun popullor tė Vlorės mė 21 tetor 1913 ku theksoi se ēdo krahinė(kanton) duhej tė qėverisej sipas veēorive tė saj. "Nga kjo- theksonte ai,- del qė labi do tė jetė lab, gega gegė dhe toska toskė dhe sejcili do tė punojė vetėm pėr Labėrinė pėr Gegėrinė dhe Toskėrinė, por tė gjithė me ideale shqiptare do tė punojnė si shqiptar dhe do tė vriten si shqiptarė pėr Shqipėrinė duke marrė fuqinė prej pėrparimit tė vendit tė vet".
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 37
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    ismail - Ismail Qemali. - Faqe 2 Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:12

    Jo ndarjes sė Shqipėrisė nė kantone

    Por veēoritė krahinore qė jepte Ismail Qemali nuk pėrbėnin arsye pėr ndarje nė kantone. Nė donjė vend perėndimor kishte njė farė autonomie administrative lokale, por kjo s’kishte tė bėnte me kantonet nė Zvicėr qė ishin ndarė sipas veēorive gjuhėsore, fetare, lokale. Dihet se Shqipėria nė kufijt e vitit 1913 nė shumicėn e saj dėrrmuese pėrbėhėj nga popullsi e thjeshtė shqiptare. Pra njė sistem i tillė i zbatuar nė njė shtet me pėrbėrje heterogjene kombėtare siē qe Zvicra nuk mund tė zbatohej nė njė shtet tė tillė me homogjenitet etnik siē ishte Shqipėria. Njė rrethanė e tillė nuk ka qenė e paditur pėr Ismail Qemalin. Propozimi i bėrė prej tij pėr ndarjen e Shqipėrisė nė kantone nė kėtė kohė nuk pėrputhej me detyrėn qė i dilte shtetit shqiptar pėr forcimin e administratės dhe centralizimit tė saj.
    Kjo nuk ishte rruga pėr ruajtjen e "unitetit" kombėtar tė Shqipėrisė dhe tė pavarėsisė sė tij. Siē tregoi koha qysh atėhere, pavarėsia e Shqipėrisė mund tė sigurohej vetėm nė luftė me separatizmin, qė kishin mbjellė klikat feudale tė pėrkrahura nga fuqitė dhe shtetet fqinje. Zhdukja e pushteteve separatiste dhe vendosja e njė drejtimi tė centralizuar qe e vetmja rrugė pėr pėrparimin ekonomik shoqėror e politik tė Shqipėrisė. Interesat kombėtare kėrkonin qė ajo tė mbetej njė dhe e pandarė dhe nga pikėpamja administrative. Ėshtė kjo arsyeja qė ideja e tij nuk u pranua nga shumė antarė tė qeverisė, midis tė cilėve edhe nga atdhetarė tė shquar, madje edhe nga bashkėpunėtorėt e tij tė afėrt si Luigj Gurakuqi, Petro Poga, Pandeli Cale etj. Ata kundėrshtuan ndarjen e vendit nė kantone duke e cilėsuar atė si njė "masė tė dėmshme pėr bashkimin e pėr rrojtjen e kombit tonė". Ata theksonin me tė drejtė se qė tė forcohej kombi duhej tė mos thellohej ndarja midis krahinave pėrkundrazi kėto duhej tė lidheshin ngushtė me njėra tjetrėn dhe tė administroheshin nga njė qendėr e vetme. Kritikat e bėra nė kėtė ēėshtje Ismail Qemali i mori parasysh dhe aq mė tepėr tregoi, se ai nuk ishte shumė i bindur nė epėrsinė e organizimit kantonal pėr kushtet e vendit. Si rrjedhim ideja e tij kantonale nuk u pėrfshi nė "Kanunin e Pėrtashėm" dhe nuk u pasqyrua nė ligjet qė qeveria e Vlorės filloi tė shpallte dhe tė zbatonte.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 37
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    ismail - Ismail Qemali. - Faqe 2 Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:13

    Kanuni i Pėrtashėm dhe ligjet e reja

    Pas diskutimesh tė shumta qė u bėnė pėr drejtimet qė do tė merrte organizimi i administratės rėndėsi tė veēantė pati shpallja nga ana e Qeverisė sė Pėrkohėshme nė nėntor tė 1913 –ės e "Kanunit tė Pėrtashėm", tė cilin e pėrmendėm mė lart, ligjit qė pėrcaktonte ndarjen e re administrative tė vendit. Kanuni do tė rregullonte me hollėsi ndarjen administrative dhe kompetencat e organeve lokale. Ky pėrcaktonte njė akt normativ tė mbėshtetur nė parimin e centralizimit administrativ tė vendit sipas modelit tė shteteve europiane. Nė themel tė tij u vu parimi i krijimit tė njė administrate qendrore. Sipas kanunit Shqipėria u nda nė prefektura qė pėrfaqėsonin njėsinė mė tė lartė lokale dhe kėto nga ana e tyre nė nėnprefektura dhe krahina. Nga normat qė pėrmbante kanuni dilte se nė Shqipėri pushteti do tė pėrqėndrohej nė duart e Qeverisė sė Vlorės.
    Ligjet qė nxorri qeveria pėr organizimin e hallkave tė administratės lokale pėrbėnin njė hap tė rėndėsishėm mbasi ato ndryshonin nga administrata perandorake turke, pėr faktin se i dhanė shtetit shqiptar nė njė farė shkalle fizionominė e njė shteti modern nga forma dhe nga pėrmbajtja me njė administratė tė pėrqėndruar pėrparimtare.Tė tilla ligje qė dallonin nga legjislacioni i mėparshėm qenė p.sh. pėrjashtimi i ndėrhyrjes sė organeve shtetėrore nė punėt e drejtėsisė, apo ndarja nė njė farė mase e institucioneve shtetėrore nga ato fetare. Gjithashtu nxorrėn akte tė reja si nė mėnyrėn e ndarjes sė trashėgimisė etj.
    Pavarėsisht se ligji mbi ndarjen administrative territoriale nuk u zbatua plotėsisht, se Qeveria e Vlorės qėndroi nė fuqi vetėm dy muaj pas miratimit tė tij, ai pėrbėnte njė pėrpjekje serioze pėr tė ngritur njė administratė lokale tė mbėshtetur nė kritere relativisht demokratike pėrderisa parashikohej funksionimi i organeve tė zgjedhura sado me kompetenca tė kufizuara. Kėsaj pėrpiekje tė kryetarit dhe qeverisė sė tij pėr t’i dhėnė vendit struktura tė pėrshtatshme dhe moderne u duhen shtuar dhe masat e tjera si caktimi i gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare, hapja e shkollave etj. Si pėrfundim mund tė themi se kontributi qė dha Ismail Qemali dhe qeveria nė miratimin e akteve tė rėndėsishme tė kanunit pėr organizimin e aparatit shtetėror qendror dhe organizimin e organeve tė administratės lokale ndihmuan nė plotėsimin e fizionomisė sė plotė tė shtetit shqiptar tė organizuar dhe tė pavaur si nė qendėr ashtu dhe nė bazė. Ai dhe qeveria e tij hodhėn baza tė reja tė administratės lokale nė vend.

    Sponsored content


    ismail - Ismail Qemali. - Faqe 2 Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Sun 04 Dec 2022, 05:31