Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

5 posters

    Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Administratori Wed 12 Dec 2007, 01:16

    Pėrshėndetje tė gjithėve:

    Tema nė tė cilėn ndodheni aktualishtė, ėshtė njė
    temė e pėrkushtuar pėr Tregime dhe Ese tė shkurtra
    nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė (tė vjetėr e tė rinjė).

    Shpresoj qė tė argėtoheni sadopak gjatė leximit
    tė Tregimeve dhe Eseve qė do tė vijojnė mė poshtė.

    Lexim tė kėndshėm.


    Sinqerishtė pėr ju:
    Saimiri...
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Administratori Wed 12 Dec 2007, 01:18

    DUKE U PĖRPĖLITUR NĖN GĖRMADHA


    Ai ishte pėrbindėsh. Po, pėrbindėsh. Ishte… Nuk ėshtė.
    O Zot ! Mė nė fund e lirė. Liria ime, i pėrshkon muret e kėtij autobuzi mbushur me fjalamė tė pandreqshėm qė komunikojnė mė klithma e tė qeshura histerike. Liria ime… E burgsour brenda mureve te edukatės strikte. E ndrydhur nga normat morale. E shtypur nga skizofrenia e kohės. Po kėta njerėz, tė cilėt mė shikojnė sikur tė isha njė qenie e rrallė, a janė tė lire, apo kanė edhe ata muret e tyre ? Ndoshta…!
    Unė jam e lirė formalisht. Shkoj ku tė dua, blej ē’tė dua, fle ku tė dua. Kam dhe njė llogari bankare …
    Por, tė gjitha kėto s’vlejnė, pėrderisa ndihem e burgosur brenda mureve tė trupit tim, si njė qenie e vogėl qė do tė dalė nga guaska por s’mundet. E vogla sfilitet pėr tė shkatėrruar kapilarėt, organet, nervat, tendinat, brinjėt. Por ėshtė fare e vogėl. Kjo “e vogėl” jam unė, brenda “unit” tim “tė madh”.
    “Uni” im “i madh”. Ē ’ironi …!
    Unė i provova tė gjitha, tė gjitha ato qė pėr shumicėn janė tabu. Dhe arrita kėtu: “Ē’kuptim ka jeta?”
    “Isha vajza e pėrkėdhelur e njė familjeje tė madhe, me emėr. Pėr tim atė(piktor) dhe time ėmė ( drejtoreshė), unė isha gjeniu i familjes, krenaria e fisit. Aq sa e njihni ju kėtu, nė province Tiranėn, po aq e njihja dhe unė qė jetoja nė zemėr tė saj.
    Muret e dhomės sime moderne, muret e studios fantastike tė babait, ishin bota ime. S’kisha shoqe. Ishin “tė rrezikshme” pėr zonjushėn e pėrkėdhelur e naive. Ishin ordinerė gjithashtu edhe mėsuesit, fqinjėt e sidomos djemtė. U rrita me libra…
    Mėngjesin e haja nė Manastirin e Parmės, drekėn nė Kullėn e Eifel, darkėn nė pallatin e mbretit Timur. Ēdo gjė qė do te hynte nė trupin tim e sidomos nė trurin tim, kontrollohej, duke filluar qė nga ushqimet e deri tek literatura. Isha e egėr. Shoqėria e djemve mė acaronte. Pėrfytyroja mbretėr, kalorės, zotėrinj tė kollarisur qė silleshin me delikatesė dhe kupohet se sa tė rėndomtė mė dukeshin njerėzit qė mė rrethonin.
    Pikturat, perfekte nga teknika, vuanin pėr dicka tė vogėl, tė vogėl fare. Megjithė elozhet dhe vlerėsimet, unė s’isha aspak e kėnaqur. Nė pikturat e mia mungonte diēka e qenėsishme. Ajo “diēka” qė mund tė quhet
    “ gjithshka”. Mungoja unė…!
    Duhej tė ulesha me kėmbė nė tokė. Ndoshta ishte mosha, ndoshta shkėputja nga adoleshenca, nevoja pėr vetvendosje e personalitet, apo tė gjitha sė bashku qė mė shkėputėn nga ėndrrat.
    Nisi, ditėn, kur refuzova tė konkuroj pėr pikturė. Realitetin fillova ta perceptoj ndryshe. Ngjyrat, natyra, njerėzit, morėn nuancat e tyre tokėsore. Mė dukeshin tė bukura edhe ato qė ishin “ tė shėmtuara”. Edhe ēunat, sigurisht, ishin tėrheqės. “Bota ime”, me “botėn e tyre” takoheshin vetėm nė njė pikė : “ Dėshirė e dyanshme bashkėpunimi” dhe nuk puqeshin nė mijėra pikat e tjera: “ Pamundėsi totale per t’u pėrshtatur”. Termat, ndoshta do ju duken tė fryra, por jo, s’janė tė tilla. Isha njė nga studentet mė tė mira tė arkitekturės. Nė vitin e dytė, u shfaq njė dashuri. S’ishte i bukur por nė shikimin e tij ngulmues, zbulova njė botė tė thellė dhe nė komunikimin me tė, pikasa njė zgjuarsi natyrale dhe kulturė perfekte. Fillova ta dashuroja…
    Por, qė nga ai cast, bota i humbi pėrsėri ngjyrat. Ishte vetėm ai nė univers. Prindėrit e mi e donin.
    “Bėre edhe ti njė gjė tė menēur.”- mė thanė. ( Ata se kishin harruar divorcin tim me pikturėn).
    Jetė e lumtur…
    Punė e shkėlqyer…
    Burrė me reputacion…
    Ē’doja mė tepėr nga jeta?
    Me kalimin e kohės, kisha ndjesinė, sikur njė bishė e tėrbuar hante e babėzitur brenda meje. Ēdo ditė pėrsėriste tė shkuarėn. Laja dhėmbėt, shkoja nė punė, drekoja, dilja shėtitje, bėja seks, flija. Dhe prapė jeta pėrsėriste veten ēdo ditė. Mė dukej vetja, sikur e kapur pas njė fije kashte, doja tė kaloja lumin e rrėmbyeshėm e tė tėrbuar nga furtunat e jetės. Im shoq, si gjithmonė, mė mbulonte me dashuri e pėrkujdesje. Ēdo sekondė tė lire, e kalonte me mua.
    Si gjithmonė, pėrsėri, unė mbeta vetėm. E vetmja lidhje pėr mua, ishte familja. Dikur - prindėrit, tani – burri. Ndihesha si njė kozmonaute nė hapėsirėn pa forcė rėndese.
    Fillova tė shoqėrohesha me kolegėt. Im shoq u shpėrfytyrua. U ftoh. Pas disa paralajmėrimeve tė heshtura, njė ditė deklaroi: “Nuk duhet tė shoqėrohesh me askėnd. A nuk tė mjaftoj unė ?” I thashė se isha qenie shoqėrore. Qeshi. “Kur u bėre e tillė? Ti s’ke pasur kurrė shokė e shoqe.”
    O zot! Nga njė tutelė, nė tjetrėn. Unė, duhej tė udhėhiqesha nė jetė nga liderė psikopatė!!! Unė s’isha pronė e askujt dhe me vetėdije, i thashė “po” dėshirės pėr njė lidhje tė re. Dhe i pari qė guxoi e mė kėrkoi tė darkonim bashkė u bė i dashuri im. Fillova tė marrosesha pas tij. Le ta quajmė X. Ishte pak mė i ri se unė, i qeshur, plot jetė, pasion e energji.
    Mė falte shumė prej vetes. Nuk mė pėrkėdhelte. Kisha nevojė pėr tė, aq sa pėr ajrin. Motelet, ishin pėr ne shtėpi e dytė. Prindėrit mė kėrcėnuan, mė kėshilluan, por ata, tashmė nuk ekzistonin, ashtu siē nuk ekzistonte edhe burri im. Natyra kish ngjyra, nuk vija mė syza. Dielli mė pėlqente. Shtėpia mė dukej varr. Burri – varrmihės. X-i ishte jeta ime, e vetmja urė qė mė lidhte me ekzistencėn. Kuptohet, im shoq, e mėsoi kėtė shumė shpejt. U ndamė. Shtėpia ime u bė edhe shtėpia e X-it. Jetonim si nė filma: Shumė argėtime, dashuri. Derisa, njė ditė, kur u ktheva para kohe nga shėrbimi, nė shtratin tim, gjeta vajzėn e ministrit tė dikasterit ku X-i punonte. O perėndi! Ē’faj kam bėrė qė mė ndėshkon? Prindėrit s’mė flasin. X-i s’mė do. Shoqe s’kam. Motėr jo. Pse kėshtu kjo jeta ime? Vallė prej ē’materiali jam ndėrtuar unė? Pse nuk ingranohem dot nė jetė? Pse nuk harroj? Pse nuk fal?
    Kalova dy muaj nė spital pas njė depresioni tė rėndė. Kur dola, mėsova se prindėrit, pasi mėsuan pėr sėmundjen time, u nisėn me njė avion i cili mbeti bashkė me 100 pasagjerė, nė malet e Zvicrės. Trashėgova njė llogari tė majme bankare, njė fabrikė tė vogėl dhe dy shtėpi. Ju do tė pyesni :
    “Ē’ndodhi me X-in ?” Pasi dola nga spitali dhe mbarova formalitetet e pasurisė, fillova ta kėrkoja por ai shmangej. Brenda meje, dashuria, ishte transformuar. S’di se ē’ndieja. Kraharori mė vlonte, koka sa s’mė ēahej nga dhimbja, bota pėrsėri pa ngjyra. Ekzistonte vetėm ai. Por… ai s’mė donte…! Pas njė takimi tė shkurtėr nė kinema dhe pas deklaratave: “Ti s’je askushi pėr mua”, e gjithė urrjetja qe kisha mbledhur brenda vetes, e shpėrndrė nė miliona thėrrmija nėpėr botė , u mblodh brenda njė ēasti tė vetėm dhe shpėrtheu.
    … Njė natė, pasi u nda nga mikesha e re nė katin e parė tė pallatit, nė errėsirėn e plotė tė Janarit, njė thikėz simpatike shpoi zemrėn e tij. Nuk e vrava unė! Jo! E vrau dhimbja ime, e vrau ai “uni i vogėl” qė pėrpiqet tė dalė nga mbeturinat e “ unit tė madh” qė shkallmon brinjėt, qė kėput tendinat, qė gric fytyrėn e shkul flokėt. Ai nuk e meritonte tė jetonte. Shkova nė shtėpi dhe dogja pikturėn kushtuar natės sė parė tė dashurisė. Doni tė dini si ishte?
    …Njė femėr ( unė),qielli i pėrflakur, fytyra e tij e zbehtė nė kupė tė qiellit duke u thėrrmuar. Unė, ( nė pikturė) me njė thikėz nė dorė, po therja shpresėn pėr tė jetuar, ( kuptohet, qė nė pikturė unė qėlloja ajrin se shresa ishte e padukshme). Bile mė kujtohet poezia qe shkroi njė poete pasi e pa:
    I tera lotėt,
    Si kreh mė
    flokėt,
    Pa ty,
    bota,
    duket e mjerė…
    Pėr tė tė parė
    edhe njė herė,
    Zogun e fundit
    tė shpresės,
    E ther…!
    Sikur ta dinte se, unė, bashkė me shpresėn, do tė therja…
    O zot! Nuk isha unė, ishte “uni” im i cmendur…!
    E dėshpėruar,rend cdo ditė ne linja tė ndryshme, jo me makinėn time por me autobuz sepse dua tė shoh njerėz qė qeshin, vuajnė, jetojnė…
    Fle nė qytete tė ndryshme,ose mė saktė pėrpiqem tė fle sepse nuk kam as gjumė, as ėndėrra, as fantazma makbethiane.Rend nė hotele tė ndryshėm, me meshkuj tė ndryshėm, por, as kėshtu nuk gjej qetėsi. Nuk gjej as arsye apo shkak pėr tė jetuar. Ju do tė thoni:”Ti je e lirė”. Merreni lirinė time, ajo nuk vlen. Ajo ėshtė liri me kusht. Sepse unė jam dy. Luftoj, pėrplasem, thėrrmohem, nuk di se kujt i pėrkas, “unit tė madh” apo “unit tė vogėl” qė pėrpėlitet nėn gėrmadha e s’di ē’kėrkon…!


    Suzana Zisi


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Fri 28 Dec 2007, 23:49, edituar 2 herė gjithsej
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Administratori Thu 13 Dec 2007, 02:46

    BRAKTISJA...

    Shtrirė nė shtrat dhembjeje ngjante si Gjergj Elez Ali qė priste kumtin e
    ardhur nga tė tjerė rradhė pėr tu ēliruar nga kjo botė e cila i kishte
    falur vetėm lule qė kishin aromė dhembjeje dhe vetmie. Me vite tė tėra
    kishte folur vetėm me gjuhėn e heshtur e cila nuk deshifrohej nga ata qė
    nuk kishin kaluar nėpėr tunelin e gjatė tė sakrificave ku kishte shkelur
    kėmba e tij. Pėr vite tė tėra, i ngujuar brenda guacės sė vetmisė, kishte
    ndjerė mungesėn e njė vaji fėmijėror; mungesėn e njerėzve qė bėhen tė
    bezdisshėm me bisedat e gjata pėr gjėra tė rėndomta. Ai gjithmonė kishte
    qenė i braktisur dhe asnjėherė nuk kishte kėrkuar nga tė tjerėt t'ia
    shkarkonin kėtė barrė nga supet e tij edhe pse kaherė kishte pritur qė ta
    vizitonim, ne qė e kishim harruar.
    Dhoma, brenda sė cilės ai kishte kaluar vite tė tėra, ishte e errėt. Nė
    njė raft ishte njė fletore e vjetėr dhe njė laps i shkurtė i gdhendur keq,
    me tė cilin tevona ai shkruante fragmente tė shkėputura nga jeta e tij.
    Dora e tij e ngathtė, mu si ndonjė korier, ēonte kumtet e ardhura nga
    zonat e thella tė trurit tė tij nė fushėn e bardhė. Shumica e fletave tė
    fletores ishin tė grisura. Do tė ketė pasur nė netėt e gjata ēaste
    dėshprimi, tė cilat do t'i kenė grisur ato kumte.
    Ai dėshironte tė thoshte diēka, por asnjėri nga ne, qė nė ēastet e fundit
    i qėndronin pranė shtratit nuk e kuptonim se ē'dėshironte tė thoshte. Sytė
    e tij ishin tė ngujuar nė drejtim tė raftit ku ishte fletorja gjysmė e
    grisur. Muskujt e gojės, qė tani nuk i nėnshtroheshin vullnetit tė tij,
    mezi shqiptonin tingullin "f". Shkronjat tjera ishin aq shumė tė largėta
    sa ai nuk mund t'i mblidhte dhe t'i rendiste rend. Ata tani kishin dalė
    nga kontrolli i pushtetit tė tij ndaj fjalėve.
    - Fletoren? - e pyeti njėri.
    Ai nuk insistoi mė tė mblidhte shkronjat tjera qė duhej ta ndėrtonin
    fjalėn qė dėshironte ta thoshte.
    Sytė tanė u drejtuan nga fletorja. Sytė e tij, ku tashmė me siguri kishin
    filluar tė mjegulloheshin pamjet, u drejtuan kah koftori. Dėshira e tij
    tani ishte bėrė aq e qartė sa secili nga ne e kishin lexuar. Asnjėri nga
    ne s'do tė miratonte atė dėshirė edhe sikur ta dinim se do tė na ishte
    mirėnjohės dhe do tė na falte pse e kishim braktisur. Secili nga ne (kėtė
    ia thamė njėri - tjetrit mė vonė) dėshironte qė fletoren, gjysmė tė
    grisur, ta kishte pronė.
    Nė mbrėmje acari qė bėnte jashtė, kishte hyrė padiktueshėm nė dhomė dhe
    ishte derdhur nė trupin e tij. Ai, qė disa herė e kishte mposhtur vdekjen
    gjatė jetės, ishte nisur drejt njė atdheu tė ri, pėr t'u ēlodhur nė njė
    ishull tė vetsmisė dhe heshtjes, ku ēastet nuk shkaktojnė dhembje tė
    akullta...
    Ne kemi vetėm fletoren qė e ka shkruar vetmia e plagosur nga dhembjet qė
    kullojnė edhe nė shpirtrat tanė,
    ne qė i duam njerėzit atėherė kur na braktisin pėrgjithmonė...
    2. "...Janė tre gjėra nė jetė qė shkaktojnė dhembje: pleqėria, sėmundja
    dhe vetmia. Mbi tė gjitha vetmia. Vetėm nė vetminė e plotė njeriu e njeh
    thellėsinė e jetės. Kjo ėshtė e dhembshme, tmerrėsisht e dhembshme,
    fatalisht e dhembshme. Dhembjet e vetmisė janė shumė mė tė tmerrshme nga
    ata qė mund t'i shkaktojė njė sėmundje, sa do e rėndė tė jetė... Nė
    pleqėrinė e thellė njeriu i ngjan njė fėmije qė ka nevojė pėr njerėzit e
    dashur qė tė mund t'u rrėfehet, ose tė kėrkojė nga ata mėshirė. Ėshtė si
    njė fėmijė qė ėndėrron tė braktis shtėpinė vetėm qė t'i provojė prindėrit
    se sa e duan... Atėherė, mė shumė se kurrė, i duhet prezenca e njerėzve,
    zhurrma e tyre, bisedat qė shpesh mund tė na duken tė parėndėsishme...
    ...Ju qė tani ndjeni neveri pėr njerėzit dhe qė dėshironi sė paku njė ēast
    vetmitar ku do t'i ktheheshit tėrėsisht vetvetes, nė fakt ju kėrkoni t'i
    ktheheni jetės. Gjithė ato ēaste, ato gjėra tė padeshifruara, dėshironi
    t'i riktheni dhe t'i jetoni sėrish d.t.th. dėshironi t'i ktheni ato pamje
    tė mjegulluara, ngjashėm si fytyrėn e njė tė dashure qė nuk qartėsohet nė
    kujtesėn tuaj, nė atė mbretėri tė thellė tė errėsirės qė fshehet matanė
    syve tuaj, siē nuk ndodh rasti me fytyrat e tė tjerėve qė nuk ju bėjnė
    pėrshtypje. Kjo nuk ndodh me ta sepse nuk u keni kushtuar kujdesin tuaj,
    prandaj edhe fytyra e tyre ėshtė e qartė, thuajse reale. Mund t'ua dalloni
    ēdo imtėsirė. Ndėrkaq me njerėzit e dashur ndodh e kundėrta. Shfaqet pamja
    ireale, sepse atė e keni kėrkuar te ato gjatė tėrė jetės. Mu ashtu
    rishfaqen edhe imazhet qė pėrmbajnė nė vete fatkeqėsi tė shumta dhe nuk tė
    lėnė tė qetė. Asnjė ēast. Andaj kėrkon qė sė paku pėr disa orė tė kesh
    dikend pranė dhe t'i rrėfehesh. T'ia shqiptosh klithjet. Tė ēlirohesh nga
    ato. Sė paku tė krijosh idenė se duke folur pėr fatkeqėsitė i flak nga
    qenia, siē e flakim njė copė tė hidhur pėshtyme. Dhe, mbase, atėherė
    ndjehesh i lehtėsuar...
    ...Shumė njerėz kanė provuar, me vetdėshirė, tė mbyllen nė kullėn e vetmisė
    ku i janė kthyer tėrėsisht vetvetes, por, qoftė vetėm pėr njė ēast, siē
    ndodh me mua, nė kėtė natė tė vonė ku nė qelq pėrplasen krokama, kanė
    dėgjuar kumtin: Jashta kėsaj bote ka krijesa tė ngjashme si ti. Provo qė
    tu rrėfehesh. Vdekjen ta kesh mė tė lehtė. Ti ke nevojė pėr kėto krijesa.
    Sa do qė tė jenė tė mjera, janė pjesė e jetės sate. Dhe pas kėtij kumti, i
    cili ka ardhur nga zonat e errėta tė universit tė qenies, kanė zbritur nga
    majat e vetmisė dhe janė bėrė pjesė e asaj bote tokėsore, sė paku pėr njė
    kohė...
    ...Si njė njeri i barasvlerėsuar me njė qenie mitike, isha i papranueshėm
    nga njerėzit e tjerė, qė ushqejnė jetėn me gjėra tė zakonshme; qė nuk i
    janė kthyer asnjėherė vetvetes. Ata nuk dinin ta ēmonin dashurinė time.
    Unė u falja dashuri, ndėrsa ata pėrbuzje... Ata asgjė nuk kanė ndryshuar,
    as sot e kėsaj dite, por unė e ndjej mungesėn e tyre. E atyre qė mė kanė
    braktisur. Mė kanė flakur nga kujtesa... Unė jetoj diku nė hiē. Jashta
    koordinatave qė i njohin dhe i ngulfasin njerėzit tjerė, tė kėnaqurit, tė
    gėzuarit, qė ēdo natė dėgjojnė gumėzhimėn e fėmijėve tė tyre, qortimet e
    gruas qė mendon se e ka humbur edhe atė pushtet tė paktė. Kjo ėshtė shumė
    e natyrshme... Unė gjatė gjithė jetės kam dėgjuar zėrin e gjėsendeve qė mė
    rrethojnė. Si njerėzit mė tallnin me palėvizshmėrinė, me ngrirjen, me
    vdekėrimin e tyre. Disa herė i kam lėvizur qė tė mos ndjehesha i braktisur
    dhe i ngrirė si ato; vetėm tė krijoja idenė se jetoj mes qenieve tė gjalla
    qė vetėm pėr nga forma dallojnė nga njerėzit...Me atė kukullėn skaj dhomės
    kam biseduar me vite tė tėra. Vetėm ajo, qė duket e pashpirtė, mbase e ka
    ndjerė pikėllimin tim. Vetėm ajo i ruan ato fjalė nė vetvete, por asgjė
    nuk mund tė tregojė sepse i kam folur me gjuhėn e heshtur. Me gjuhėn e
    vetmisė... Fjalėt qė thuhen nė heshtje nuk shqiptohen kurrė, nuk
    interpretohen, sepse nuk pėrcillen pėrmes veshit nė mendje, por
    drejpėrdrejtė, pa ndihmėn e asnjė organi. Pyeteni kukullėn dhe pėrgjigjet
    do t'i zbuloni diku nė qenien tuaj. Pas shumė vitesh vetmie qė dhemb
    pamėshirshėm...Dhembjet e shkaktuara nga vetmia janė shumė mė tė tmerrshme
    se sa dhembjet qė mund t'i shkaktojė njė sėmundje apo ngathtėsia e
    pleqėrisė..."
    I lexova kėto rrėfime shpejt e shpejt. Ishte natė e errėt. Dhembja mė
    ishte mbledhur nė gjoks si njė topth qė pret tė shpėrthejė, si njė bing
    -bang pėr tė krijuar mė pas planete tė tėrė dhembjeje nė qenien time.
    Kalova shumė faqe. Doja tė arrija sa mė shpejt nė faqen e fundit ku mes
    tjerash shkruante: "Kjo fletore duhet tė vijė me mua edhe nė anėn tjetėr".
    Ishte njė testament i cili i jepej mė shumė vetvetes dhe i cili nuk u
    plotėsua kurrė.
    Si asnjėherė nė jetė nuk jam ndjerė mė i braktisur...

    Selajdin Salihu
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Administratori Fri 18 Jan 2008, 03:03

    DHIMBJE DHE KĖNAQĖSI...


    Me sytё e lodhur nga pagjumёsia shihte gotёn me aperitiv Negroni.
    Gota ishte thuajse bosh dhe ai porositi nje tjetёr aperitiv i cili ose
    do t’ja freskonte me tepёr kujtimin e largёt qe i kishte pushtuar mendjen,
    ose do ta bёnte tё harronte gjithēka, ndofta pёrgjithmonё!
    Skena nuk ndryshonte shumё nga kujtimi i tij i largёt.
    Ndryshonin vetem forma e gotave, ngjyrat dhe shija e pijeve.
    Dikur gota ishte me madheshtore me birrč bavareze ndersa kёsaj here
    gota qe mё e vogёl me aperitivin Negroni, ngjyra e tё cilit i shkonte shumё
    pёr shtat asaj nate tё shtune.
    Nuk iu duk aspak se ndryshimi qёndronte tek njerёzit. Nё fund tё fundit
    ata ishin tё pandryshueshёm ne veset e tyre, pavarёsisht nga origjina,
    pamja e jashtme apo nga epoka qё jetonin.
    “ Ndodh kёshtu prej mijёra vitesh e s’ka pёr tё ndryshuar kurrё asgjё”
    tha me vete ai kёtё shprehje shumё tё pёrdorur prej tij, por duke qenё
    se asgjё s’kishte ndryshuar e s’do tё ndryshonte kurrё ndonjeherё, atёherё
    pёr ēfarё arsyeje Atiji i nevojitej tё ndryshonte shprehjen e preferuar!?

    E dashura e tij po bёnte pak a shumё atё qё ai dёshironte tё mos
    pёrsёritej, por pёr dreq skena po pёrsčritej nё lokalin e natёs.
    “ tё paktёn tё mos shkoj tek salla e bilardos, sepse do te ishte nje film
    qč unё e di pёrmendsh ” mendoi ai kur pa se ajo fliste pa ndrojtje disa
    metra larg tij nje djalё tjetёr. Tingujt e muzikёs vёshtirёsonin dialogun
    dhe njerёzit afronin gojёn tek veshi i tjetrit pёr tu kuptuar.
    Pa atё tjetrin qё seē po bёnte nё celular e mё pas e kuptoj qё ajo po i
    jepte numrin e telefonit.

    Aperitivi i kthjelloj kujtimin e largёt kur ai me nje grup shokёsh kishin
    shkuar pёr qejf nё nje Disko-Pub.
    E dashura e tij e asokohe qe fyer nga sjellja e tij nё pistёn e vallёzimit
    dhe papandehur pati pёrgatitur hakmarrjen e saj.
    “Nuk duhet tё vallёzoje nё ate mёnyrё pranё asaj tjetrёs duke qenё i
    shoqeruar me femrёn tёnde ” i kishte thёnё shoku i tij i ngushtё.
    “po ajo s’donte tё kёrcente?” qe shfajёsuar ai.
    “S’ka rёndёsi, ti s’duhet tё bёje ashtu, dukej sikur doje t’i haje gjoksin
    dhe kur u pёrkule pak me ato pёrdredhjet e tua unё mendova se do t’i
    puthje ose barkun e zbuluar, ose kofshёt qё minifundi i saj nxirrte nё pah.”
    Arsyetimi i shokut dukej llogjik deri diku.
    “ Unё isha gati pёr ta rrahur atё lepurushin, por atё qё bёre ti s’mund tё
    besoj. Si mund t’i thuash dashnores tёnde: Unё uroj qё ti tё argetohesh e
    dashur! E kupton qё mё ēmende fare?”
    “unё dal nga shtёpia pёr qejf dhe jo pёr tё rrahur njerёz. E ēfarё do tč fitoja?
    Do pёrfundoja nё burg dhe ajo do shkonte te argёtohej me atё
    “lepurushin” siē e quajte ti. S’ke ē’bёn. Do tё thuash ti qё me atё tipin nuk
    ёshtё e thёne qё ajo tё argetohet, mundet edhe tё vuaj, por ka ca kohё
    qё nё trurin tim ka lindur ideja se kur njerёzit arrijnё shumё kёnaqёsi me
    nje partner, ateherё bёn vaki tё shkojnё me njё tjetёr pёr tё vuajtur ose
    pёrjetuar dhimbje. Ndёrsa kur vuajne me partnerin atёherё kanё edhe me
    tepёr arsye pёr tё kёrkuar kёnaqёsinё tjetёrkund.
    Thjesht njerёzit s’kёnaqen kurrё me atё qё kanё”
    “Mjaft, me kёto pčrralla, ti je i dehur ose po tallesh me mua!”
    “Unё e pranoj qё mund tё jem i dehur, por njekohёsisht e di se gabova me
    sjelljen time gjatё vallёzimit, por jo kur ajo mё kёrkoj leje pёr tё ikur me
    atё tjetrin. Ajo kёrkoi leje dhe unё ja dhashё. I ēudita tё gjithё dhe akoma
    mё tepёr vetveten. Unё s’bёra gjё tjetёr veē se pagova gabimin tim” Kёtu
    kishte pёrfunduar biseda midis dy shokёve.

    Ai vёshtroi me bisht tё syrit vajzёn pranё atij tjetrit dhe vendosi te
    sqarohej me kundёrshtarin, ngaqё s’kishte ndёrmend t’i thoshte vajzёs
    “unё uroj qё ti tё argetohesh me kёtё mikun”.
    S’do t’i pelqente te rishikonte te njejten skene si dikur kur ish e dashura
    pati shqyer syte nga habia. Qe fare e lehte te parashikohej ngjarja, habia,
    ankthi dhe sherri i pashmangshem. Vetem se ai kesaj here nuk ndihej fajtor
    si dikur kur e teproi me ate tjetren. Kesaj here ai qe me ndergjegje te qete
    dhe me nje dhurate te vogel ne makine qe do t’ja jepte ne fund te mbremjes.

    Nxorri nga kuleta te holllat dhe pagoi pijet e tij dhe te vajzes.
    Eci drejt atyre te dyve me vendosmёri e befas djali tjetёr iku me ngut.
    I trembur se do hante ndonje grusht turinjve.
    - Dёgjo e dashur. A e pe si iku ai miku yt dhe unё s’kisha ndermendje tё
    bёja sherr. Sonte ti je me mua dhe do qёndrosh me mua deri ne fund.
    Nesёr bёj ēfarё tё duash dhe mos harro qё unё kam njё epёrsi nё kёtё rast.
    Pasi unё s’kam dёshire tё tё mbush mendjen ty se ēfarё ёshtё mё e mira pёr ty.
    Ti bёj pёrzgjedhjen tёnde pa frikё. Vetёm ti e di nёse tё pёlqen dhimbja
    apo kёnaqёsia, por kam pёrshtypjen se tё pёlqejnё tё dyja bashkё, tё pandara.
    - Ai ngriti zerin me shprese qё ajo do tё dёgjonte ēdo fjalё.

    Vajza degjonte pa folur me sy qё shprehnin habi e moskuptim.
    - E mos me thuaj qё jam i dehur apo xheloz i semure, pёr tё gjetur njё justifikim!

    - Ai e mbёrtheu nga dora dhe e tёrhoqi jashtё lokalit. Hipёn nё veturёn e
    djalit dhe rrugёn deri poshte banesёs sё saj e bёnё nё heshtje.
    - Kam nje peshqesh pёr ty, ndofta do tё jetё edhe i fundit. – tha ai duke i
    dhёnё njё pako tё vogёl.
    Ajo hapi kutinё me duart e saj tё shkathёta. Ai kishte vёnё re se duart e
    vajzave bёheshin mё tё shkathёta kur hapnin pakot e dhuratave.
    -Wow! O Zot! Ēfarё njeriu je? Foli goca mё nё fund e ēuditur nga dhurata.
    Bёhej fjale pёr njё vibrator pёr kёnaqesira femёrore.
    - Unё doja qё ti tё kёnaqeshe dhe …….. ,- tha ai.

    - Je shumё i ēuditshёm! Mё fal pёr atё qё bёra i dashur.-

    - Unё nuk e di nёse ti e meriton faljen time dhe do tё doja tё mendohesha pak.
    Flasim nesёr se tani dua te fle gjumё. Ajo ngeli e ngrirё dhe ai e kujtoj se
    duhej tё zbriste nga makina.



    Nuk di si tё sillesh me njerёzit, mendoi ai pёrgjumshёm nё shtratin e tij.
    Ashtu si nёpёr ёndrra iu duk sikur dёgjoi zhurrmёn e vibratorit tё vajzёs e
    cila po luante.
    “ tё paktёn tё mos bёrtasi kur te vij nё qejf, se do mё prishi gjumin.
    Eh ē’kusur ja kam unё?” Foli pёrēart ai.


    Erion Selmani.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Administratori Fri 18 Jan 2008, 03:14




    VENDLINDJA...



    Ndėrsa nata rrėzohet dhe Qielli fillon dhe Shpirtit i afrohet, ndėr ėndrat e
    mia tė arratisura vjen Berati...
    Qyteti im i kapur prej dore me zhgjėndrėn (si tė vinte prej Kashtės sė
    Kumtrit, prej njė tjetėr bote) zbret tatpjetė rrugės sė Kalasė.
    I dėgjoj shpesh hapat e tij si pentagramė sonata-sh tė pashkruara mbi
    gjoksin tim tė shndėruar nė kalldrėm... Kalldrėmi mesjetar i Antipatreas me
    trokitjet e kuajve tė Muzakajve dhe Vrionasve, rrend rrugicave tė
    Mangalemit, Kalasė, Goricės dhe Urės mesjetare qė pėrbėjnė arkitekturėn
    post -shpirtėrore tė shpirtit tė qytetarit tė ikur pėrtej murreve dhe
    kodrave me ullinj tė qytetit tė vet.
    Ose mė saktė, jo. Nuk janė hapat e tij. Ai gjithmonė aty ka qėnė i
    palėviz'shėm pėr mė tepėr se 2400-vjetė. Janė hapat e mia vocėrrake
    teksa me dy feta bukė tė lyera me margarinė, pantallonat e shkurtra me
    dy gjunj tė gėrvishtur si kutė'e'cingla, me koriēka tė mpiksura gjaku nga
    ndjekja e topit tė futbollit nė lagjen "22 Tetori" (ēfarė feste ka qėnė kjo ?!),
    shkoja pėr nė kopėshtin "Konstandin Leka". Aty buzė rrugės pėr Kala, teksa
    fillonte zanafillėn e vet e pėrpjeta. Nė krahė tė majtė, ndėrsa ngjitesha, si
    nė portat e njė fillim-kufiri-jetėsor metaforik, gojėmadhe dhe e madhėrishme
    qėndronte Porta e Pashait. Pashait asnjėherė dhe askush nuk ja ka njohur
    emrin. Por Porta me konturet mesjetare e ngritur nga energji skllevėrish
    ėshtė aty edhe sotė.
    Pas tre dekadash mė vjen ndėr mendje ai moment fėmijėrie, ndėrsa
    regjizorja e njohur e filmave pėr fėmijė zj.Xhanfize Keko trokiti nė portat e
    kopėshtit "Kostandin Leka" nė kėrkim tė personazhit tė fundit qė do e
    plotėsonte ansamblin e aktorėve-fėmij pėr filmin "Tomka dhe shokėt e tij" i
    xhiruar plotėsisht nė Berat, prodhim i "Kinostudios Shqipėria e Re".
    Ishte viti 1976. Fėmijė 5-vjeēar fillova tė trashėgojė jetėn nėpėrmjet syve
    tė kinemasė. Trashgimi tė cilėn ndėr vite e humba. Por qė nuk kam humbur
    akoma zėrat dhe thirrjet e asaj kohe qė pastėrtish ende i dėgjoj :
    - Hej Guri do vish tė bėjmė kala me baltė ?! - dėgjohet njė zė fėmije pėrtej
    sekuencave tė filmit. Dhe personazhi i Gurit (unė dora'vet byth'ēveshur)
    ashtu si me tė vėrtetė vocėrrakėt kridheshin nė ujrat e lumit Osum pėrgjigjet :
    - Ehu, unė do lahem ! ...
    Dhe qė prej njė ledhi tė atyshėm : Bėlldummmm... Drejt e nė rrjedhėn e
    ujrave tė Osumit. I kredhur nė pėshtjellim ujrash tė kthiellta. Shpesh herė
    tė turbullta e plot baltė (gjanicė). Tė rrjedhshme e tė rrezikshme ndėrsa
    shpesh kanė gėlltitur jetė fėmijėsh. Tė helmuara mė vonė nga pesticidet e
    uzinės sė baterive nė Poliēan. Nė disa vende lumi ishte i shtruara e i
    hapura nėpėr zallishte. Dhe shpesh i vrullshėm pas shkėmbinjve tė pllakave
    pėrfund zarizanit. Osumit i takonte kryqi i hedhur nė ēdo 6 janarė (dita kur
    jam i pagėzuar) nė ditėn e Ujit tė Bekuar, ndėrsa ēunat e Beratit duke u
    dridhur prej tė ftohtit sė bashku me kryqin shpresonin nė njė tė ardhme mė
    tė mirė. Plot hije dhe elegancė pėrposht rrapeve dhe parmakėve i
    gjunjėzuar midis kėmbėve tė Urės sė Goricės teksa pėr kushedi se sa e sa
    jetė Osumi vazhdonė peligrinazhin e tij. Tė gjitha kėto metrazhe tė njė filmi
    bardh e zi prodhim tashmė i "Kinostudios Shqipėria e Vjetėr". Filėm tė cilin
    aq fortė do t'dėshiroja ta shihja edhe njė herė nė sallėn e kinemasė sė
    qytetit tim prej ku fantazia edukohej dhe merrte krahė nėn fluturime
    ėndrash dhe realitetesh fėminore. Por nuk ėshtė e thėnė. As e shkruar nė
    rrotėn e fateve. Nė vitin e mbrapshtė 1997 kinemanė e qytetit tim e
    pushkatuan nėn breshėri tė ēmendur kallashnikovėsh skizofrenik.
    Murret e saj, gėrmadha tė turpshme me xhama tė thyera ende nė kėtė
    gjendje janė edhe sotė. Mjafton tė shohėsh fotografinė e gazetės
    Lajmėtari i Beratit nr.116 datė 21.11.2005. qė tė kuptoshė se si arti
    shqiptar frymon nėn dihatje azmatike. Mjafton ky fakt qė tė besoj se
    Berati ka nevoj mė tepėr pėr qytetarė se sa pėr emra heronjsh donkishotesk.
    Por edhe plumbat e kallashnikovėve mbaruan njė ditė. Dhe ajo ēka ngeli
    ishte (ėshtė) pėrsėri imazhi i Beratit. Nė lindje pėrherė mali i Tomorit.
    Nė perėndim pėrherė mali i Shpiragut. Midis tė dyve Kalaja. Nga ballkoni i
    ish shtėpisė time nė qendėr tė qytetit prej katit tė pestė pėrherė ky imazh
    mė ka pas shoqeruar nėn historinė e legjendės e cila thotė :

    Na ishte njėherė njė djalė i fortė e shtat'lartė qė quhej Tomor.
    Nė dashuri ra me vajzėn mė lozanjare tė quajtur Kala. Me atė i dashuruar
    ishte edhe njė tjetėr djalė i bukur shtat'shtruar i quajtur Shpirag.
    Tė dy pėr njė dashuri tė vetme e tė pėrjetshme rranė nė dyluftim.
    Tomori e nxori shpatėn dhe trupin i preu Shpiragut qė edhe sotė po ta
    sodisėsh i ndarė nė vija-vija ėshtė. Tjetri topuzin shtriu tej nėpėr erė dhe
    trupin e Tomorit gropa-gropa e bėri. Edhe sotė i tillė ka mbetur.
    Kalaja ( Ah lozanjarja ! E bukura !) duke i parė djemtė nė dyluftim filloj e
    tė qajė pėr plagėt e tyre dhe lotėt e saj formuan lumin Osum !

    E kam si tashti mu pėrpara syve nė imazh tė pashlyeshėm krejt qytetin
    prej sė larti. Jo nga poshtė. Por pikėrisht prej sė larti. Mbi kodrėn nė zemėr
    tė qytetit. Tė veshur me pisha. Dhe mbuluar me shkėmbinj ku kryeneēėsisht
    i kacavjerrur midis qiellit dhe tokės, jetės dhe vdekjes, pėr tė parėn herė
    mėsova se ē'shije kanė buzėt e vajzave tė ndrojtura tė qytetit tim ?!
    Se ē'shije kanė vargjet e para kur ende nuk di se si duhet t'i shkruash
    ato ?! Atje nė majė. Nė rrethina tė mureve tė kėshtjellės.
    Shumė afėr dhe pothuajse jashtė saj...
    ... Jashtė saj. Nė rrjedhėn e lėvizshme tė rrugėve nė South Boston ndėrsa
    nė orėt e para tė mėngjesit autobusin e linjės pres. Bėn ftohtė.
    Njė i ftohtė qenėsor me kafshime gradėsh nėn zero. Dhe mundohem tė
    mblidhem fortė pas palltos time. Dhe nuk gjej tė ngrohtė.
    - Nė ēfarė orė duhet tė kalojė autobusi i ardhėshėm i linjės ? - pyes njė vajzė pėrbri.
    - Unė nuk di - pėrgjigjet ajo me njė anglishte tė kafshuar.
    - Ti je e huaj kėtu ? - e pyes.
    - Po jam Gjermane nga Berlini - mė thotė - Ti di se ku ėshtė Berlini ?
    - Natyrisht - i pėrgjigjem - Unė jam nga Berati. Nuk besoj se e ke dėgjuar
    ndonjėherė. Qytet shumė mė i vjetėr se Berlini. Qytet shumė mė pak i
    njohur se Berlini...
    Berlin - Berat - Boston ngjasojnė dhe aspak nuk ngjajnė me njėri tjetrin.
    E pėrbashkėt ėshtė veē shkronja e parė. Por ajo qė vjen mė pas rrefuzon
    ta mbyllė vetveten tek B-ja. Dhe nuk e di pėr dreq se ēfarė lidhje kanė tė
    gjitha kėto. Veēse ajo ēka ndėr mėndje mė rrihte dhe ē'vishte pėrgjatė
    krejt udhėtimit tim tė mėtejshėm, i maste dhe kontrollonte impulset e
    zemrės time, mė ekspozonte krejt lakuriq (si atėherė fėmij byth'ēveshur i
    pavetė'dijshėm drejt e nė rrjedhė tė lumit tė qytetit tim) ishin vargjet e
    poetit Beqė Cufaj prej Gjermanie qė e trėmbi tė ftohtin e kėtij mėngjesi
    nėn rrjedhėn pėrgjatė venave tė vėrtetėsisė poetike :

    Atdheu

    (Dialog i imagjinuar i cili do tė filllonte aty edhe ku mbaron)

    Pėr ty Atdhe shumė njerėz thonė se tė kanė
    At e Dhé. Pėr ty shumė tė dijshėm
    e padijshėm lot derdhin. Ti e ke fuqinė
    tė gjitha t“i kesh. Trolli yt ėshtė i lashtė, qielli
    i pambėrrishėm, njerėzit pos Zotit e teje askujt
    s“i takojnė. Edhe zogjtė, lumenjtė, fushat, gurėt, detėrat,
    dhembjet, fėmijėt, ėndrrat... Pushtuesit, poetėt,
    tė dashuruarit, tė tradhtuarit, trutharėt!... Tė gjitha
    tuat janė... Edhe jeta edhe vdekja. Vetėm diē s“kam tė qartė
    Atdhe,
    I kujt je Ti?


    Atdhe i kujt je Ti ? Atdhe i kujt je Ti ? Atdhe i kujt je Ti ? Atdhe i kujt je Ti ? Atdhe i kujt je Ti ?

    Flurans Ilia.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Administratori Sat 09 Feb 2008, 23:46

    ĖNDĖRR AMERIKANE APO DJALL?..

    Njė mjergull e dendur ia kishte behtur papritur duke ia turrullosur me shume ate koken e vogel tullaqe ku ca cime te holla flokesh kishin mbire ne menyre te ērregullt si vete jeta e ērregut e Syri Matrizit.As vete nuk e dinte se si ishin rrokullisur aq shpejt ne dyshezen e mergimit ato kater vjet plot me halle dhe strese.Rreshqiste me padurim me ate fordin e lodhur rruges qe te dergonte tek banka.Ishte lebetitur fare duhet te pagonte plot dy mije dollare qe te nxirrte te ashtequajtur gruan e tij Sandra Smith nga burgu.-Djalli e marrte-bebezoi si neper dhembe duke hedhur nje veshtrim ashtu koturu perjashte xhamit te makines.Nė tė dale te Mandarinit dalloi nje vene gri me nje flamur te madh shqiptar dhe pa e kuptuar as vete sesi iu rrokullisen ndienjat larg shume larg ne Shqiperi...Era e ngrohte e Adriatikut se si ti fryente mushkerinjte.Pranvera ashtu pa ndroje kishte trokitur ne lulet e pemeve por as vete Syri nuk po e kuptonte dot kete pranvere.Diēka si turullime ia kishte kapluar mendimet.-Oh zot-psheretiu si me vete duke tehequr vemendjen e Pjeter Currit shokut te tij te ngushte .Pjetri e shikoi drejt e ne sy disi i habitur dhe pa humbur kohe iu drejtua.
    -Ēfare kemi Syri?
    -Hiē-ia ktheu gjoja si i qete.
    -Ahaahhaaa- qeshi si nėper dhembe Pjetri-me duket se pas pranveres vjen vjeshta pra..
    -Ēfare vjeshte -e nderpreu ne mes ai duke e ngritur zerin me vale si nje radio e lodhur
    -Vjeshta pra -ia kthei serishmi i qete Pjetri -te korrurat
    AAAA!-bebezoi si nėper dhembe Syri
    -Tė dashuruarit e pranveres e korrin dashurine ne vjeshte me martese-nuk iu durua me Pjetrit dhe kelthiti me te madhe troē.
    Syri qeshi si me ironi.- kush djallin me paske pare mua me Luljeten-i foli pakez vetes-a thua di ēdo gje ai?Si u kthjellua disi i hodhi nje veshtrim si enigmatik atij e kapi per krahu dhe u nisen drejt kafes.
    -Pėr ku?-s'iu durua atij-dhe iu drejtua gjoja si i habitur
    -Per kafe,birra -ia ktheu i qete Syri-te korrurat duan urime
    -Aahaaa!-qeshi si neper dhembe Pjetri
    Piiiiiiiiip!Piiiiiiiiiiiiiip!.Buria e makines prapa ti se si ia treti ato kujtime te largeta te perzier me pak pluhur harresa nga tere ato vite qe kishin kaluar me rrapullime.I hodhi nje veshtrim makines pas ,i ngriti doren duke i kekuar falje ngaqe ishte harruar ne kujtime dhe nuk e kishte pare qe ishte ndezur semafori i jeshilte.E shkeli pedalen e gazit me force tėre nerva dhe e ndali vrapin pėrpara bankes.Si mori parate ngaqe avokati nuk donte chek por vetem kesh u kthye nė
    Sauthsajte.Trokiti si me rrembim nė deren e apartamentit ku banonin qe prej tre vjetesh me Luljeten dhe dy femijet Donaldin dhe Danielen.Si me nje kercitje te vajtueshme ajo hapi deren dhe disi e merzitur iu leshua ne krah te Syrit si dikur nė breg te Adriatikut.Pa e kuptuar e puthi.Ai e veshtroi njė copez here dhe gadi sa siu rrokullisen lote nėper faqe.Tė lutem te me falesh-iu duk se si i folen syte e ti.Njė heshtje varri kishte rėnduar dhe ēuditerisht asnjeri nuk po guxonte qe ta vriste kete heshtje.Vetem zhurma e kondishes dhe zeri i televizorit sikur ishin pronaret e vertete te kesaj heshtje te gjate.-Babi!- u degjua nga dhome tjeter zeri i Donaldit-i cili erdhi me vrap dhe iu ledhua nė krah te Syrit.
    -Babi -kelthiti ai me nje shikim embelsues femijeror-a do tė me blesh kaseten me skupindu-se mami me tha se nuk kemi leke,he babi fol.Ajo tha se do te pagojme shume leke per te nxierre teta Sandren nga burgu!..
    -Po-psheretiu e qete ai dhe beri sikur s'ia vuri veshin fjaleve te fundit.
    -I love you!-babi-unė te dua shume ty por edhe mamin e dua edhe motren-dhe nisi ti perqafonte te dy njeheresh.Nga jashte nje ere e lehte lozte me perden e dritare se hapur.Heshtja kishte kohe qe kishte vdekur.Luljeta e veshtroi drejt e ne sy dhe s'iu durua dot me dhe iu drejtua disi nervoze dhe si me ironi sikur nuk dinte gje.
    -Ē'kemi ndonje te re?
    -Hiē-ia priti ftohte ai
    -Si e kam gruan e burrit tim?-e thumboi ajo si pa dashje
    -Shko e shihe-ia ktheu qete ai-ne burg nė qytet e ke?
    -Ne qoftese te kam merzitu po shkoj te jetoj me te ne burg-ia priti serisht Syri dhe u shtri rate ne divan duke i hedhur nje veshtrim te shpejte kujtimeve te kaluare plot idhnim ne Amerike...Duke pire ngadale nje kafe expres vetem nje ne kafe te vogel ne nje cep te San jose bulevard dėgjoi ca hapa qe i ndaluan pas shpine.Ktheu koken dhe nje cast i hodhi nje veshtrim mosperfilles Gezim Cukut.Ia beri me shenje qe te ulet dhe i porositi nje birre ngaqe ai kishte zet nga kafet.
    -He Syri -ia priti ai tere humor duke gerthitur-qesh se shpejt po te bej edhe ty me letra me te..
    -Si!-e nderpreu ne mes ai dhe syte i moren nje shkelqim tjeter.Oh zot -i foli vetes-me duket se shpetova.
    -Po,po -s'iu durua Gezimit-te kame gjetur nje amerikane qe te martohesh nja tre-kater vjet sa te besh letrat.Ėshtė pak e moshuar por shume e mbajtur si tridhjete e pese vjeqe duket.
    Ai u step.I hodhi nje veshtrim mosperfilles atij dhe qeshi si me ironi
    -Hahaha!-levizi lehte filxhanin e kafes dhe iu drejtua serish-do te me besh me dy gra ?
    -Nė Amerike je beqar -ia priti i qeteGezimi-dhe ke nevoje si ēdo mashkull pėr nje grua qe..
    -Po-e nderpreu ne mes-por vetem per Luljeten gruan time dhe femijet e mi.Sakaq buleza loti i rreshqiten nėper faqe.
    Kishte nje vit qe s'i kishte pare ato fytyra te pa zevendesueshe per te dhe lotet serishmi i rridhnin ēurk.
    -Mbaje vetem bre -nuk iu durua me gjate Gezimit dhe bertiti me te madhe duke terhequr vemendjen e te tjereve qe pinin nė kafe-a je burre a femi,ty te erdhi shanci ne dere;dhe si per ēudi ia befti ne prag te deres Sandra Smith
    bashkshortja e re qe do tia ndryshonte tere rrjedhen e jetes ne Amerike.
    -Hi-pershendeti ftohte dhe porositi nje birre.Syri e veshtroi si me habi dhe qeshi me vete si me ze.
    -Haahaa!-grueja ime pika birre,oj oj paska edhe malboro ne gjep,pa ma flliqka shtepine -fliste si me vete ngaqe nuk pinte duhan i kishte zet ato qe e pinin..............Ejjjjjjjjjj-bertiti me te madhe Luljeta duke iu shkundur kujtimet e mykura-ēfarė po kujton ngrihi te flesh ne krevar se u be shume vone dhe neser ke shume punė.U ngrit si dikur ne rini kur mezi priste qe ta takonte,ta mirrte nė krah dhe ta puthte mu ne buze te Adriatikut ato buze hollake por teper perveluse.
    Ashtu si duke u rrokullisur u leshuan ne krevat.Pėr nje ēast qendruan nė heshtje dhe papritma ai ia dha nje te qeshure me te madhe duke i dhene nje te puthur te forte ne faqe.
    -Ore-iu drejtua Luljeta -perse qesh ?Gruaje jote legale Sandra Smith ndodhet nė burg se e kane kapur me droge dhe ti harrove fare.
    -Ne djall te veje grueja e letrave Amerikane!-dhe iu leshua me tere egesine mashkullore sikur ta kishte per here te pare-une ja ku e kam dashurine time paēka qe eshte ilegale ne Amerike por ne i kemi dy deshmitaret tone kryesor te legaizimit tone Donaldin dhe Danielen.Ne djall te veje endrra dhe jeta Amerikane.................
    Kishte kaluar mesi i nates.Zhurmat e makineve godisnin pa pushim kete nate te lodhur plot me halle dhe ilegalitet!....


    Lek Gjoka.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Administratori Thu 14 Feb 2008, 00:00


    PĖR ASKUND...

    -Po tani? -e pyet ai kapedan Janin. -Ku do tė shkojmė?
    Kapedani ndalon, u bie me duar veshėve se i bėjnė shumė zhurmė, hap sytė se i lėvizin lentet dhe poshtė, ndėn kėmbėn e majtė, i shket qeska e verdhė e shurrės.
    -Nuk e di, -thotė, -po ti e di?
    Petrua kapet bosh, mendon njė ēast, thotė diēka nėpėr dhėmbė, qė kapedani nuk ka si e dėgjon, se veshėt i bėjnė zhurmė, megjithėse i qėllon fort me tė dyja duart, prandaj ėshtė i detyruar tė bėrtasė:
    -Shkojmė nė Askund?
    -Mirė, -thotė Kapedan Jani, qė duket se kėsaj radhe diēka ka dėgjuar, -nė Askund jemi mė tė qetė.
    Ai e di mirė ē'ėshtė Askundi, se e ka parė nga larg shumė herė, megjithėse nuk mund tė flasė pėr peisazhet e tij, pasi ato mungojnė. Nuk ka as male e as pyje, fusha e lumenj jo se jo, mungojnė ngjyrat dhe pėr qiell as qė bėhet fjalė. Megjithatė Askundi pėr djall e tėrheq shumė, prandaj e detyron Petron ēdo ditė tė udhėtojnė pėr atje, nė atė vendin e largėt e tė paemėr.
    Bėjnė si bėjnė e nisen. Dora e Kapedan Janit mbėshtetur nė njė shkop, dora e Petros nėn sqetullėn e Kapedanit. Sė pari kalojnė Gjibraltarin, qė ėshtė ngushtica midis kolltukut tė madh dhe tavolinės sė rėndė prej mermeri tė zi, dalin nė Atlantik, ku domosdo , si gjithnė edhe sot do tė fryjė erė e fortė nėntėballėshe, qė vjen nga dera pak e hapur e verandės, nisen drejt Karaibeve, ku u dalin para disa njerėz tė zinj e muskulozė, qė janė ca kukulla sa njė bojė njeriu, qė zonja Sivri i ka prurė nga udhėtimi i fundit nė Egjipt.
    Aty Petrua kėrkon pak pushim, se i ka lodhur udha e gjatė. Kolombi i shkretė mezi e bėri pėr disa muaj, pasi humbi njė tog nga ato anijet e tij me vela e pasi iu shkretua gjysma e detarėve. Kurse ata, duke patur nė timon kapedan Janin, ia dolėn nė krye fėt e fėt, pa asnjė humbje tė dukshme, bile duke mos pėsuar as gėrvishtjen mė tė vogėl. Stuhia qe e tmerrshme, balenat dhe peshkaqenėt nuk u ndanė gjatė gjithė pluskimit, duke kėrcėnuar me dhėmbėt e tmerrshėm, kurse sirenat nuk u dukėn gjėkund. Ēudi me sirenat! Tė paktėn tė kishin nxjerrė pak gjokset e fortė dhe flokėt e gjatė, pa le tė mos kėndonin.
    Zėnė njė hotel luksoz, qė patjetėr ėshtė divani me susta tė buta e mbulesė prej lėkure, qė i ngjan leopardit, ku Kapedani shtrihet e mbyll sytė e lodhur, pasi i ka goditur pėrsėri veshėt, kurse Petrua ia ngrė kėmbėt dhe ia mbledh fort rreth kofshės qeskėn e verdhė tė shurrės, se i ka shkarė dhe e pengon. Era e Atlantikut bėhet mė e fortė, ngaqė dera e verandės ėshtė hapur mė tepėr, siē duket jashtė ka filluar stuhia, vetėtimat bėjnė kėrdinė, po ata tani kanė arritur nė Karaibe, mu nė zemėr tė Haitit dhe bėjnė kokrrėn e qejfit nė hotelin me pesė yje "Mirazh", qė arkitekti ėshtė kujdesur shumė, t'i ngjajė njė divani me susta tė buta, veshur me lėkurė leopardi.
    "Kushedi sa anije mbyten sonte" -thotė Petrua dhe pėr ēudi tė tij, kapedan Jani ka dėgjuar.
    "Nisemi" - thotė ai. -Tė shpėtojmė ē'tė mundemi!"
    Ē'trim i madh ky kapedani! Ē'zemėr tė florinjtė qė ka! Petrua e ndjen veten fatlum, qė merr pjesė nė aventura kaq tė rrezikshme, qė nxjerr nga deti aq e kaq fėmijė, gra e burra, i fshin e i vė tė ngrohen, qė patjetėr janė patatet dhe qepėt, tashmė tė shpėrndara mes ujit tė shiut, pasi nga pėrplasja e derės sė verandės me karriken prej hekuri, u pėrmbys koshi plastik i zarzavateve. Po nuk janė vetėm kėto. Petrua me Kapedan Janin japin alarmin nė njėqind shtete, tė vogla a tė mėdha, pėr ta s'ka dhe aq rėndėsi, qė ta mbledhin mirė mendjen e mos t'i rrezikojnė kot njerėzit nė stuhira tė tilla. Tėrheqin disa varka, qė kanė brenda ca lule tė ēuditshme, pėr t'ua ēuar atyre qė martohen nė vende ku tani ėshtė dimėr dhe s’ka lule. Petrua e di mirė, se ato janė vazot qė kanė mbushur ballkonin e gjerė dhe bimėt rrezikohen tė thyhen nga uragani i saposhpėrthyer. Kapedan Jani mėrmėrit "do veni te nuset me domosdo, prandaj mos e ēani shumė kokėn ju detarė tė gjorė!" dhe i pėrkėdhel varkat me dorėn qė i dridhet, domethėnė vazot, qė Petrua tashmė i ka vendosur pranė kaloriferit.
    Pasi pushojnė pėrsėri, nisen drejt Jugut, megjithėse cikloni vazhdon tė bėjė kėrdinė. Nuk pyet anija e Kapedan Janit. Ka parė edhe mė keq se kaq.
    E lėnė pas kanalin e Panamasė, atje duhet tė kalojnė vetėm kruazierat turistike, kurse njė ujk i vjetėr deti, i regjur dhe i stėregjur nė tė gjitha ujėrat e botės, e ka nderin t'i bjerė rreth e rreth ngushticės sė Magelanit, qė nė kėtė rast janė dy dyert e banjave, ku gjithnjė tė pengojnė vendvendosja e telefonit, rafti i vogėl i adresave, varėsja me katėr kėmbė e rrobave dhe frigoriferi dy metra i lartė, qė zonja Sivri sapo e ka blerė dhe ende nuk i ka gjetur vendin e pėrshtatshėm. Anija pėrplaset nėpėr shkėmbinj tė rrezikshėm, domethėnė Kapedani me Petron disa herė gati nuk rrėzohen, pasi pėrplasen nėpėr dyert e banjave. Mė nė fund shohin akujt e trashė, era fryn therrėse, siē duket edhe veranda e dytė, qė ėshtė shumė herė mė e gjerė se e para, qėnka hapur nga era.
    "Lavdi Perėndisė, nuk pėsuam gjė as kėsaj radhe nga zoti Magelan!", thotė me njė krenari tė pafshehur Kapedan Jani.
    "Me ty nė timon, nuk do tė pėsojmė gjė as nga babai i Magelanit!", thotė me solemnitet Petrua dhe e shtrėngon i mallėngjyer nė krahė.
    Kalojnė indiferentė ishullin e parėndėsishėm tė Pashkėve, u bien pėrqark arqipelagėve tė panumėrt, s'ua hedhin fare sytė Galapagove, me ato breshkat qė ngjajnė si kuaj, as kangurėve tė Australisė. Diēka nuk ecėn, ndaj Kapedan Jani ndjehet tepėr i shqetėsuar, domosdo edhe Petrua.
    "Kam harruar rrugėn pėr Askund".
    "Do ta gjejmė", thotė me vendosmėri Petrua.
    "Kėsaj radhe shtegu qenka fshehur mirė", shfrehet me inat Kapedani, pasi kėput njė tė sharė aq tė rėndė, sa qė kushdo e kupton menjėherė, qė vetėm detarėt e regjur mund tė shajnė ashtu dhe mė tė regjur se Kapedan Jani nuk ka.
    -Bėjmė njė pushim tė vogėl kėtu nė Papuase? - propozon Petrua.
    Tjetri pranon, sepse tashmė ėshtė shtrirė nė shtratin e vet tek, qė patjetėr ndodhet nė koliben e njė papuasi me flokė tė gjata e truplakuriq, qė ende nuk ka hequr dorė nga zakoni pėr tė shijuar mish njeriu, sidomos kur ėshtė plot muskuj. Mirėpo para Kapedanit ai rri si pulė e lagur, i shėrben gjunjazi, bile me njė shėnjė tė cepit tė syrit mbledh njė duzinė me gra tė hijshme pėr t'i shėrbyer. Kuptohet, tepėron ndonjera edhe pėr Petron, qė qesh i lumtur si budalla, kur ato e gudulijnė duke i larė trupin e zhveshur lakuriq.
    Kapedani thėrret tė madhin e papuasėve dhe i bėrtet, sa ai tmerrohet. I kėrkon llogari, pėrse e kanė fshehur kalimin pėr nė Askund, ta zbulojnė menjėherė, se ai dhe miku i tij s'kanė kohė tė presin, ndryshe... Kėtu kapedani ngec, nuk di tė kėrcėnojė, se nuk u ka bėrė kurrė keq, as peshkaqenėve, qė i quajnė tė egėr. Njė herė ai ka rrėfyer vetė, se ia shpėtoi jetėn njerit, qė ishte tigėr i vėrtetė deti, nuk e la tė vdiste, por e tėrhoqi deri nė afėrsi tė bregut, e zgjidhi nga rrjetat ku kishte rėnė dhe e la tė lirė. Kuptohet se egėrsira e detit, i erdhi pastaj rrotull, jo pėr ta falėnderuar, po pėr t'i rrėmbyer njė copė nga kėmba. Megjithatė, kapedani nuk u zemėrua me tė vėrtetė, se po tė ishte zemėruar me tė vėrtetė, do ta kishte bėrė copa egėrsirėn vetėm me njė tė rėnė tė thikės.
    Mirėpo i madhi papuasėve trembet, kėshillohet, flet me njė gjuhė qė Kapedan Jani e kupton dhe fytyra i ndrit. E gjeti shtegun. Tani Askundi ėshtė i tij.
    Petrua e lė tjetrin me papuaset e bukura qė e kanė rrethuar, qė s'janė tjetėr, veēse hijet e fikusėve tė mėdhenj qė vijnė nga veranda e madhe dhe pėrplasen e bien mbi shtratin tek tė Kapedanit. Merr receptorin e telefonit, bėrtet qė ta dėgjojnė "kėtu ėshtė, prit njė minutė" dhe i afrohet zotit Jani t'i thotė se njė grua e kėrkon.
    "Sofia? Sofia e bukur?"
    "Po, Sofia e bukur!"
    Ai merr bastunin, Petrua i vė dorėn nėn sqetull, kalojnė pėrsėri arqipelagėt e panumėrt, Galapagosin, Ishullin e Pashkėve, diēka pėrplasen nėpėr Magelan dhe sė fundi arrijnė atje, ku e pret Sofia e bukur.
    "Thesari im", thotė Kapedani. "E mbajte fjalėn, mė more edhe sot. Mė fal qė jam i lodhur, por sapo po kthehem nga udhėtimi im i gjatė. Tė kam mbledhur dhurata tė bukura. Pėr ty ia vlejnė tė gjitha, e vogla ime. Po, po, nuk do vdes dhe, nė shkofsha pėr Askund, se tani e di shtegun, do tė ta tregoj tė mė vish edhe ti. Nuk tė dėgjoj, mjalti im, thuaja Petros, mikut tim, se veshėt mė bėjnė zhurmė"
    Petrua merr receptorin dhe nuk i shpėton pa vėnė re njė si margaritar nė cep tė syrit tė Kapedanit dhe mendon se ai gur i ēmuar mund tė jetė dhurata mė me vlerė pėr Sofinė e bukur. Flet minuta tė tėra nė receptor dhe mė pas i tregon Kapedanit se sa shumė e do Sofia e bukur. Ajo i lutet tė mos vdesė, deri sa tė takohen pėrsėri, si para shtatėdhjetė e pesė vjetėve, kur ai bleu tėrė biletat e njė vagoni treni, vuri nėpėr dritare njėzet e tetė kapele e njėzetetetė bastunė, udhėtuan shtatė ditė e shtatė net vetėm fare, duke bėrė dashuri, duke ngrėnė e duke e pirė. Asnjė nuk e bėn dot kėtė, vetėm Jani im, ka thėnė Sofia e bukur, sikur e gjitha kjo tė ketė ndodhur dje e jo para shtatėdhjetė e pesė vjetėve.
    Petrua rrėfen e rrėfen ē'i tha ajo nė telefon dhe nuk ka dėgjuar se ėshtė hapur dera e jashtme. Zonja Sivri ka hyrė e lagur nga stuhia dhe e nevrikosur nga qė ėshtė bėrė qull. Zonja ka shumė kohė qė ka hyrė, po Petrua nuk e ndjen dhe vazhdon tė thotė se nesėr Sofia e bukur do tė marrė prap nė telefon, ai mbase i rregullon diēka aparatet nė vesh e ta dėgjojė vetė drejtpėrdrejt, tė mos i bėjnė aq zhurmė, se e puth dhe nuk do njeri mė tepėr nė botė, se trimin e saj, Kapedan Janin.
    Zonja Sivri i bėn me shenjė e inatosur Petros, i cili afrohet dhe dėgjon ligjėratėn tepėr tė hidhur tė saj, se gjoja Sofia e bukur ka dy vjet qė ėshtė mbuluar me dhé. Ajo thotė gjithashtu se nuk duhet ta gėnjejmė tė gjorin edhe pėr shumė kohė, po ta bėjmė ta harrojė pak nga pak.
    Kapedani nuk dėgjon ē'thuhet, i flet me gėzim tė papėrmbajtur zonjės Sivri pėr udhėtimin e tyre tė egėr, pėr gjithė ata qė shpėtuan e tani janė jashtė rrezikut, se si mė nė fund e gjeti shtegun pėr Askund. Nuk harron t'i tregojė edhe pėr Sofinė e bukur, qė do ta marrė si gjithnjė edhe nesėr nė telefon dhe kushedi, nė dashtė Zoti, ndonjė ditė do tė takohen pėrsėri.
    Zonja Sivri shikon nga Petrua nė mėnyrė jo miqėsore, aq sa ai ndjen keqardhje, jo vetėm pėr ato pak euro tė qelbura qė merr duke e shoqėruar Kapedan Janin nėpėr gjithė ato rreziqe tė panumėrta, por edhe pse do aq shumė tė jetė pranė mikut tė tij, kur ai ta gjejė shtegun e tė niset pėr Askund.


    Hiqmet Mecaj.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Administratori Thu 14 Feb 2008, 00:02


    KATAKLIZMOJA...

    Donte edhe katėr ditė qė njerėzit tė rronin nė shekullin tjetėr, viti dymijė mė nė fund po trokiste, pritja kishte qėnė kaq e gjatė dhe ai nė mėngjes, duke e pėrcjellė deri tek dera e jashtme, pasi kishte ndezur dritėn e shkallėve dhe pasi i kishte dhėnė puthjen e pėrditshme, pothuaj duke psherėtirė, do t’i flakte pas shpine njė “shungullonte toka mbrėmė... diēka shungullonte nėn tokė”. Ajo, nga nxitimi, s’do tė kishte kohė mė shumė se sa pėr tė ngritur supet nė shenjė hutimi, ndėrsa ai do ta kalonte ditėn duke lexuar e duke ndjerė akoma shungullimat e natės, kėrcitjen e derės sė harruar hapur dhe brufullimėn e tendės nga era, qė kishte fryrė me kėmbėngulje tė ēuditshme gjatė gjithė natės.
    Tėrė paraditen s’pati ndonjė telefonatė nga njerėz tė tjerė tė pėrshtatshėm, pėr t’u thėnė atė, qė toka kishte rėnkuar e shungulluar gjithė natėn e natės, se po vinte viti dymijė e ai ndiente njė frikė tė brendshme, gati gjer nė ankth. E shoqja do tė vonohej nė punė, pritja do tė ishte e lodhshme e, kur ajo do tė mbėrrinte mė nė fund, ai do t’i thoshte qė diēka ndodhte mbrėmė nėn tokė, diēka si rėnkim e kuje. Ajo s’do t’ia vinte veshin shumė, e mėrzitur nga telefonatat e ēuditshme tė Sonjės, shitėses sė pijeve, apo nga mėsimet e anglishtes qė armenia, Lida, i jepte sė bijės, zakonisht kur ai ishte vetėm nė shtėpi. Do tė vinte edhe Pandeliu e do t’i thoshte pėr tė njėmijtėn herė ndoshta, se nė pranverė duhet tė venin nė fshat tė pastronin pusin e vjetėr, tė mbushur me gurė e shkurre, ku edhe gjarpėrinjtė mund tė mos mungonin e, kur tė merrte nė telefon Pirrua, pas orės dhjetė, ai s’do t’i thoshte se kishte kaluar njė natė tė ēuditshme e tė frikshme e dera trokėllinte mistershėm, tenda brufullonte nga era e toka diku thellė uturonte, diēka madhore sikur kishte filluar tė rridhte nėn tė, viti dymijė po afronte e ai nuk mund tė mos ndihej si ndonjė zog i squllur nga e gjithė kjo.Pastaj vajti nė kafenio, ngaqė ndjeu ēuditėrisht nevojė tė fliste me tė gjithė, t’u thoshte pėr atė frikėn qė e kishte zėnė, Kosta do t’i ngrinte nervat kur do t’i stėrpėrsėriste pėr hotelin e bukur qė kishte nė Salaminė e, nėse ai do mund tė siguronte dy shqiptare tė lezetshme, mund tė kalonin mrekulli ndonja njė javė, Manoli do t’i sillte verėn e zakonshme pa meze, ai do t’i thoshte sė fundi Kostės se Zoti pothuaj e kishte paralajmėruar pėr katastrofėn e dymisė, qė Kosta do ta priste me njė “si ėshtė e mundur” disi ironike, pas sė cilės ai do fillonte tė fliste pėr drithėrimat e tokės gjatė natės, pėr ato uturima pafundėsisht tė largėta, sikur atje, nė thellėsi, vėrshonin masa tė lemerishme uji.
    Nata e datės njėzet e nėntė do tė kalonte e qetė, ai do ta bėnte gjysmėgjumin e tij, edhe toka do tė flinte e qetė, veēse era do tė frynte si e marrė, njėlloj si natėn e shkuar, dera qė kishte dorezėn e prishur do tė pėrplasej gjatė gjithė natės duke u hapur e mbyllur, nė tė gdhirė do tė bėnin dashuri, njė dashuri tė qetė e tė zgjatur, pas sė cilės, nė gjysmėerrėsirė, ai do tė vishte tė mbathurat sėprapthi, gjė pėr tė cilėn e shoqja nė mėngjes do t’i thoshte se ishte mbarėsi.
    Nė mėngjes, duke ēuar vajzėn nė shkollė, do tė takohej me Anėn, pėr tė cilėn thoshin se ishte porni me liēensė, do tė pinin kafe te Manoli, ku ajo do t’i ankohej pėr Marigulėn, tė ėmėn qė gjatė natės sė njė dite mė parė s’kishte pushuar sė ankuari pėr dritaren e harruar hapur, gjė tė cilėn, megjithėse e fandaksur si ishte, s’e kishte bėrė ndonjėherė, pėrveēse netve pas tėrmetit tė madh para tre muajve, kur nga frika tė gjithė nxorėn krevate portativė jashtė dhe flinin ndanė udhės, ngjitur me kafenenė e Marigula s’kish pushuar sė ankuari pėr dritaren e derėn e harruar hapur.
    Ai menjėherė do fillonte t’i tregonte Anės pėr zhurmat e njė nate mė parė, do t’ia thoshte pikė pėr pikė si ia kishte thėnė sė shoqes sapo ishte kthyer nga puna, si ia kishte thėnė Kostės nė kafenio, mbasi kishte kthyer me fund njė gjysmė litri verė, domethėnė qė diku nė thellėsi toka kishte uturirė e se ai, nė gjendje gjysmėgjumi e kishte ndier deri nė mėngjes, ishte njė uturimė mjaft, mjaft larg, qė vetėm ai e dėgjonte, njė uturimė si kor tė vdekurish.
    Nė drekė do t’i fliste Marigulės, pėr tė cilėn Kosta thoshte se do t’i ketė shpėrndarė pa frikė treqind a mė shumė fėmijė nėpėr botė, do t’i fliste edhe asaj pėr natėn e mėparshme, ajo do ta vėshtronte me sytė, ku e bardha dukej si qurre e ku s’kishte mbetur asgjė tė dėshmonte pėr bukurinė e dikurshme, do t’i thoshte njė “i dėgjova edhe vetė, po s’ishin uturima, ishin mijėra zagarė qė lehnin”, do t’i kėrkonte njė cigare e do tė largohej nėpėr korridorin e errėt si fantazmė. Ai, duke ngjitur shkallėt, do tė mendonte vetėm njė ēast tė vetėm se bota ishte shndėrruar e tėra nė njė Marigulė dhe jo pa krrupė do tė sillte nė mendje mėnyrėn me tė cilėn i bėnte ajo burrat tė zvarriteshin pas saj, duke u hedhur gjak periodash nė kafe, si thoshte Kosta.
    “I shikon kėta zotėrinj nė kafene, - i kishte thėnė Kosta gjysmė i dehur, - janė tė gjithė afendikonj e zotėrinj tė nderuar. Veēse tė gjithė janė ushqyer me vezė tė prishura nga mitra e Marigulės”.
    Nė shtėpi stolitė e vitit e tė shekullit tė ri do t’i dukeshin se kishin njė bukuri tė kobshme dhe, kur do tė shihte vajzėn, qė luante me arushin e saj, sytė do t’i mbusheshin me lot, ngaqė e pėrfytyroi nė ēastin e llahtarshėm, nė atė ēast, ku secili do tė lemerisej pėr fatin e vet, pa pyetur nėna pėr fėmijėn.
    Do tė ishte pra mbrėmjen e datės tridhjetė dhjetor tė vitit njėmijė e nėntėqind e nėntėdhjetė e nėntė, mbas orės dymbėdhjetė, ai do tė puthte vajzėn i mallėngjyer para se ta vinte nė shtrat e, kur tė futej edhe vet nė shtratin e ngrohur nga trupi i sė shoqes, do tė thoshte njė “ē’faj kanė engjėjt e vegjėl” dhe pastaj, ngadalė, pa vendosmėri, do ta zhvishte krejt lakuriq, gjė tė cilėn kishte mbi dhjetė vjet pa e bėrė, do tė dėgjonte atė “ē’bėn kėshtu ky”, qė do t’i dukej e largėt si uturimat e parmbrėmshme, do ta puthte gati dhjetė minuta me pėrgjėrim nėpėr gjithė trupin, epshi do ta rrėmbente si ato masa tė lemerishme uji dhe nuk do t’i duheshin as njėzet sekonda pėr t’u derdhur me njė furi djaloshare brenda saj, do tė dėgjonte rėnkimin e saj “ē’na bėre kėshtu”, do tė ndiente edhe duart e buta qė e mbanin brenda vetes dhe lėvizjet e lehta tė seksit femėror.
    “Ē’kuptim ka, - do tė thoshte ai, - pėrsėri dėgjohen ato uturima nėn tokė. Mba vesh mirė, se do t’i dėgjosh edhe ti. Janė tė largėta e tė mbytura, veēse ndihen si afrohen me tėrsėllimė”.
    Ajo s’do ta lėshonte pėr njė kohė tė gjatė dhe ashtu do t’i zinte gjumi, njė gjumė i trazuar, ku dėgjonin ndonjėherė bėrbėlimat e njėri-tjetrit nėpėr ėndrra, nata do tė ishte e gjatė, e lodhshme dhe, kur tė vinte mėngjesi, ai pėrsėri do t’i kishte dėgjuar buēimat e nėndheshme, vazhdimisht afroheshin, ndonėse ngadalė e do t’i kalonte pa ua vėnė veshin qortimeve tė sė shoqes pėr atė qė kishte bėrė mbrėmė, mbasi s’ishin tė pėrgatitur akoma pėr fėmijė tjetėr.
    Dhe do tė vinte dita e fundit e shekullit, jo e ftohtė, si i takonte tė ishte, me njė qiell puērranjos, nga ku pas pak sikur do tė shpėrthente qelb, me njė atmosferė festive e tė lehtė si gjithmonė para fatkeqėsive tė mėdha, me ballkonet e mėdha stolisur me pemė tė vitit tė ri e llambushkat me ngjyra tė ndryshme, qė shuheshin e ndizeshin ditė e natė, me pemėt anės rrugėve e nėpėr platira tė stolisura ēmendurisht. Edhe Marigula nė ballkon do t’i dukej si njė zgėrbonjė peme, ku Ana do t’i varte nėpėr flokė, si ca kukulla ogurzeza, gjithė ata zotėrinj tė nderuar, qė qenkėshin ushqyer me vezė nga mitra e saj, si i kishte thėnė Kosta. Atij i ishte mbushur shpirti me dhembshuri pėr tė gjithė qė ishin kaq tė shurdhėr e s’dėgjonin atė gurgullimė tė largėt e tė stėrmadhe nėn vete, edhe pėr Pandeliun, qė e kishte quajtur tė marrė nė mes tė kafenesė e qė duhej tė ishte kontigjent i Marigulės, edhe pėr Manolin, qė e kishte paralajmėruar tė mos fliste pėr gjepura tė tilla nė atė kafene luksoze zotėrinjsh, qė e njihnin botėn mė mirė, edhe pėr gjithė ata zotėrinj tė kamur, pavarėsisht nga ato qė kishte thėnė Kosta, edhe pėr vetė Kostėn, qė vazhdonte t’i cingėriste nervat kur thoshte se, po tė gjente dy tetėmbėdhjetė vjeēare nga Shqipėria, do tė kalonte mrekullisht ndonjė javė nė hotelin e tij nė Salaminė. Do t’i therte nė shpirt pėr tė gjithė, qė kaq pafajėsisht pinin kafe e luanin letra nėpėr tavolina, veēse kur shihte tė bijėn vetėm tetė vjeēare, qė luante mes arushkave, sytė i mbusheshin me lot, kur mendonte se ishte mesditė e orėt kalonin rrėmbyeshėm.
    Rreth orės nėntė do tė shtronin darkėn, tavolina do tė llamburinte nga qirinjtė, pemėt e vitit tė ri nėpėr dhoma do tė feksnin magjishėm, dritat do tė ishin fikur e ashtu, mes njė bukurie tė frikshme, do tė prisnin mesnatėn, do tė bėnin ndėrkohė fotografi nė pozicione tė ndryshme tė shtėpisė, gruaja e fėmija do tė ishin plotėsisht tė lumtur, ndėrsa ai s’donte ta prishte gėzimin e tyre, megjithatė nuk mund tė mos mdihej i pikėlluar e i trishtuar e sidomos i mallėngjyer deri nė njėfarė lumturie tė pakuptimtė. Hanin ėmbėlsira dhe pinin shampanjė duke u endur nėpėr sallonin e madh, i cili nė gjysmėerrėsirė flakėronte nga llambushkat qė ndizeshin e shuheshin si nė njė shpellė smeraldesh, kalonin pastaj nė dhomėn e vajzės, ku nė katėr qoshet kishin vendosur pemėza, tė ndriēuara me llambushka tė kaltra e tė kuqe e arinjtė e shumtė tė shpėrndarė nėpėr dysheme e krevat, apo tė varur nėpėr mure, tė kujtonin fėmijėrinė, pėrrallat e fėmijėrisė me shtėpira arinjsh e ujqish e sė fundi, kur dilnin nė ballkon nėpėrmjet dhomės sė gjumit, qyteti flakėrinte si njė meshė gjigande, ai nuk mund tė mos mėrmėrinte atė “ē’faj kanė engjėjt e vegjėl” e t’i kujtohej papritur Pandeliu e pusi i tij, qė duhej pastruar nė pranverė.
    Akrepi i orės sė varur nė sallon po rendte drejt dymbėdhjetės, rendte si mėz i harbuar mbi njė fushė qiellore tė shkretė, ai mend ia pėlciste tė qarit e megjithatė, dhjetė minuta pėrpara dymbėdhjetės, me njė ton ceremonial e burrėror, tha: “Po dal qė tė bėj kėmbė”. Hapi derėn dhe, kur zbriti nė rrugė, fytyra i kishte marrė njė pamje hyjnore. Pas disa ēastesh shpėrthyen fishekzjarret, vaporėt poshtė nė liman takuan tė gjithėpėrnjėherėsh sirenat dhe ishte vėrtetė njė festė madhėshtore, ai ndihej i lehtėsuar qė parandjenjat e tij kishin qėnė aq tė kota, po ngjitej ngadalė nėpėr rrugicėn e ngushtė, kur befas u dėgjua njė rropamė buēitėse, e shoqėruar nga ulėrima tė lemerishme, diēka iu duk se thėrrmohej poshtė nė thellėsi e nga sipėr, me sy tė ēakėrritur nga tmerri e lemeria, dalloi masa tė pafundme uji. Tė parat ishin tė ulėta si lumenj, kurse tė tjerat, qė ishin mė tej, dukeshin si male tė shkumbėzuar. Nė valėn e parė u mbėrthye gjithė dėshpėrim pas shegės qė ishte nė tė majtė tė rrugės, ajo s’e mbuloi tė tėrin dhe ai pa si fluturonin nėpėr tė gra e fėmijė, burra e pleq e mundi tė dallonte midis tyre edhe Manolin, qė i kaloi vetėtimthi, edhe Marigulėn, qė u derdh poshtė si kėrcu i zi, pa si i kaluan fare pranė, si dy pilivesa tė dėshpėruara gruaja me fėmijėn, zgjati pak kėmbėt dhe sa i preku pak gishtėrinjtė e vajzės, i shpėtuan duart e u derdh edhe vetė drejt tyre, iu duk se dalloi diku mė tė djathtė Kostėn, dėgjoi rrapėllimat e pallateve qė thėrrmoheshin e befas humbi nė njė vorbull tė shkretėtirtė.
    Tė nesėrmen nuk do tė merrte vesh, ishte nė parajsė apo ferr, mbasi njė kafenio, pa as mė tė voglin ndryshim nga ajo e Manolit, ku Manoli ēakėrriste sytė miopė, duke ndjekur njė ndeshje futbolli, Kosta hante pjatėn e dytė tė paēesė, fliste pėr vezėt e Marigulės, Pandeliu s’do tė harronte ta kujtonte pėr pusin, qė duhej pastruar nga gurėt e gjarpėrinjtė nė pranverė, s’duhej tė kishte kurrfarė lidhje me ferr a parajsė, veēse toka pėrsėri uturonte, njė uturimė edhe mė tė llahtarshme, pothuaj nė sipėrfaqe, atij i theri barku.

    Astrit Hajdini.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Administratori Thu 14 Feb 2008, 00:04

    ALPINISTI...

    Ėshtė njė maje qė tė fton si njė vashė pėr tė tė falur trupin e saj tė
    brishtė. Ti nisesh drejt saj. Qė nė ēastin kur fillon tė ngjitesh te
    secila krijesė njerėzore sheh nga njė armik tė pėrbetuar qė synon ta vrasė
    idealin tėnd tė ngjitjes lart. Armik ke edhe krijesat tjera, ku mund tė
    fshehet intriga njerėzore. Armik ke diellin qė t'i nxin pamjet dhe ta humb
    orientimin. Armik ke akullin nėn kėmbėt tua qė ecin nė njė drejtim. Ti ke
    vetėm armiq. Edhe gjymtyrėt, qė mund tė mos i nėnshtrohen vullnetit tėnd
    gjersa ngjitesh drejt majės ku valon vetėm flamuri i atij qė ėshtė ngjitur
    i fundit - flamuri i fituesit. Ėshtė pak e rėndėsishme kush ėshtė ngjitur
    i pari. E rėndėsishme ėshtė se kujt i valon flamuri...
    ...Dhe kur arrin nė atė maje, nėse arrin ndonjėherė, ti se ndjen, por ato
    qė kanė mbetur poshtė, pra njerėzit e vegjėl dhe tė pavlefshėm (se kėshtu
    duken ata nga lart), pėshpėrisin se ke ndryshuar shumė. Po kėto pohime
    vdesin thellė nė qeniet e tyre. I vret hija jote e madhe qė shtrihet kudo
    nė qeniet e tyre.
    Ata thonė, vetmevete: -Kėshtu ndodh me secilin qė ngjitet nė majėn mė tė
    lartė qė quhet FRON.
    Maje e cila tė fton si njė vashė e brishtė tė ta fal humbjen, tė cilėn e
    ti e ruan si trofe dhe e shkėmben vetėm me jetėn tėnde.

    Selajdin Salhu.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Administratori Thu 14 Feb 2008, 00:06


    PAS CLIRIMIT TE VENDIT...

    Nė Tiranė, ditė pas dite, gjendja dalėngadalė po qetėsohej. Tė gjithė filluam tė dalim nga pak derisa mė datėn 28 Nėntor 1944, nė Tiranė hyri Qeveria Provizore e udhėhequr nga Enver Hoxha. U gėzuam tė gjithė, kur pas njė dite, u mėsua ēlirimi i gjithė Shqipėrisė dhe filluam tė bėjmė vizita tek miqtė dhe tė afėrmit tanė nė Tiranė. Kostaqi ishte i gėzuar, se kishte takuar shumė nga ish nxėnėsit e shkollės Teknike tė Fullcit. Ai po mendonte qė tė qėndronim pėrfundimisht nė Tiranė dhe pėr kėtė bleu njė tokė nė rrugėn “Hil Mosi”, ku dhe filloi ndėrtimi i shtėpisė sonė.
    Ndėr kohė u bė fejesa e Kitos, nė vitin e ri 1945 me Aristidh Lekėn, njė nga tregtarėt e mėdhenj tė Durrėsit. Ishim tė gjithė shumė tė gėzuar. Shpresonim, se ēdo gjė do tė shkonte pėr mbarė, se mė nė fund edhe plagėt e luftės do fillonin tė shėroheshin, por qė nė dhjetor tė vitit 1944 u fol pėr “gjyqin special”. U arrestuan shumė njerėz, qė i njihnim mirė dhe qė “krimi” i tyre ishte vetėm se ata me idetė dhe punėn e tyre kėrkonin t’i shėrbenin Shqipėrisė.
    Nė mars tė vitit 1945, kur u dhanė dėnimet pėr ta, ne ishim ende nė Tiranė dhe mbetėm pothuaj pa mend. Andrea, qė ishte avokat na bėnte komentet. Ai erdhi atė ditė i mėrzitur nė shtėpi dhe na tha emrat e “tė dėnuarve me vdekje”. Ata ishin: Kostandin Kotja, Kol Tromara, Tahsim Bishqemi, Beqir Valteri dhe ajo qė na tronditi mė shumė mes tyre ishte dhe emri i Bahri Omarit.
    Kostaqi, i tha Andreas:” Beqir Valterin e fali Zogu, me gjithėse i bėri dhe antetat, kurse kėta po e vrasin!” “Po Bahri, thashė unė, qė ishte i internuar nė Itali?! E shkreta Fahrije, tė tė vrasė vėllai burrin!”
    Nuk arrinim tė kuptonim se ē’po ndodhte. Nė zgjedhjet e 2 dhjetorit propaganda komuniste ishte shumė e fortė, qė kėshtu votat t’iu jepeshin vetėm komunistėve, por ne tė gjithė ishim me ata qė ēliruan Shqipėrinė dhe nuk e mėrrnim dot me mend, se ēfarė drejtimi do tė merrnin ngjarjet. Nga muaji maj i vitit 1945 prindėrit e Kostaqit, filluan tė shpreheshin haptas , sidomos kur Kostaqi tregonte pėr shtėpinė e re qė po hidhte shtat nė rrugėn “Hil Mosi”, se donin tė ktheheshin nė Berat, se atje ndjeheshin mė mirė. Atėhere u vendos qė tė ktheheshim nė Berat, nė shtėpinė tonė tė vjetėr. U kthyem atje pa Aldon, italianin, i cili qėndroi tek shtėpia e Niqit derisa aty nga vitit 1946 u riatdhesua nė Itali.
    Nė Berat, Kostaqi filloi punė menjėherė si inspektor nė seksionin e arsimit dhe njėkohėsisht si nėndrejtor i Kryqit tė Kuq, ku zhvilloi njė punė tė jashtėzakonshme nė ndihmė tė popullsisė ēame, e cila ishte dėbuar nga trojet e veta. Unė fillova punėn si mėsuese nė shkollėn e Mangalemit, qė mė vonė u quajt shkolla “7 Nėntori”, pėr nder tė Revolucionit tė Tetorit.
    Ishte njė kėnaqėsi e veēantė tė gjeja vehten nė mes tė nxėnėsve , tė cilėt unė i kam dashur gjithmonė aq shumė! Pashė tė mė rriten ditė pas dite, aty nė sytė e mi sa e sa breza pėr plot tridhjetė e pesė vjet!
    Kitua, ime kunatė, u martua dhe shkoi nė Durrės. Nuk bėmė dasėm, sepse nuk ishin kushtet pas luftės. Nė fillim e ndjemė shumė mungesėn e saj, sepse ajo ishte dhe njė ndihmė e madhe pėr shtėpinė.
    Nga Vlora na erdhi lajmi i hidhur, se Kristofor Gjyli, bashkėshorti i Erifilit (motrės sė Kostaqit), sė bashku me vėllain tjetėr Kristaq Gjylin, njė tregtar i nderuar vlonjat, ishin vrarė nė kampin e pėrqėndrimit nazist nė Mathauzen. Prindėrit e Kostaqit dhe tė gjithė ne u dėshpėruam shumė. Kostaqi mori leje dhe shkoi nė Vlorė pėr tė ngushėlluar motrėn e tij fatkeqe dhe njerėzit e burrit tė saj. Edhe mua nuk mė nxinte vendi kur mendoja Eirfilin e shkretė, tė mbetur tė ve nė moshėn tridhjetėvjeēare!
    Nė gusht tė vitit 1945, pas disa muajsh siē ishim kthyer nė Berat u sėmur nėna e Kostaqit, Parashqevia, e cila ndėrroi jetė mė 15 shtator 1945. U dėshpėruam pa masė pėr humbjen e saj. Me gjithė vėshtirėsitė e automjeteve erdhėn tė gjithė: Maria, Andrea, Kito, Aristidhi, Erifili, Kozmai, (i cili pasi ishte kthyer nga Jugosllavia ishte nė korpusin e Gjirokastrės si doktor veteriner me gradėn toger) si dhe plot miq e dashamirės.
    Nėnė Parashqevinė unė e kisha pasur si nėnėn time dhe ajo ishte njė grua e rrallė dhe e zgjuar nga natyra. Mė vinte shumė keq pėr baba Vangjelin, i cili nuk gjente ngushėllim. Ata ishin njė ēift i shkėlqyer, qė e donin dhe e respektonin shumė njeri tjetrin. Ishin njė shembull i shkėlqyer pėr tetė fėmijėt e tyre. Muajt qė rrodhėn mė vonė ishin tė vėshtira, si pėr mua dhe pėr Kostaqin. Ne kishim shumė punė, megjithatė fėmijėt rrinin mirė me Babanė dhe Hariklinė, vajzėn qė kujdesej pėr ta, e cila erdhi pėrsėri tek ne, sapo u kthyem nga Tirana.
    Ndihej shumė mungesa e nėnė Parashqevisė, nė veēanti atė mungesė e ndjente baba Vangjeli, i cili sa vinte dhe rėndohej ēdo ditė duke qėndruar mė shumė i heshtur derisa aty nga fundi i janarit 1946 filloi tė qėndrojė mė shumė nė dyshek, se ngritur. Mundoheshim t’i rrinim sa me pranė, derisa nė pasditen e 21 shkurtit 1946 e pashė qė nuk po ngrihej nga shtrati dhe m’u dėgjua sikur po rėnkonte. Nė shtėpi kisha vetėm Eldėn me Vangjushin, atėhere i thashė sime bije tė shkonte me vrap tek shtėpitė e Pashait (shtėpia e Vrionasve) pėr tė thirrur Kostaqin, qė ishte nė njė mbledhje tė kėshillit popullor tė lagjes sonė. Ndėrkohė po mundohesha t’i flisja baba Vangjelit, por atij i ishte trashur gjuha. Kostaqi erdhi me vrap dhe prapa tij Elda . Sapo e ngriti nė krahėt e tij, baba Vangjeli dha shpirt. Kostaqi e mbėshteti mbi krahėt e tij dhe filloi tė qante si fėmi. U mundova tė qėndroj e fortė dhe nxorra Eldėn pėrjashtė, sepse po rrinte me sy tė zgurdulluar pėrpara asaj skene. U dėshpėrova dhe unė pa masė. Mė dukej sikur diēka nuk po shkonte si duhej ato kohė. Kur njeriu humbet pėr njė kohė tė shkurtė, pėr gjashtė muaj dy njerėz aq tė dashur dhe sė bashku me vdekje e bashkėshortit tė Erfilit, bėheshin tre, fillon dhe bėhet supersticioz. Baba Vangjeli u varros edhe ai me tė njėjtat nderime dhe me po atė pjesmarrje njerėzish. Shtėpia u mbush plot me miqtė tanė, nė veēanti erdhėn gjithė mangalemasit, tė cilėt ai i donte dhe i respektonte dhe ata treguan po atė dashuri dhe respekt pėr tė.
    Nė korrrik tė vitit 1946, Kitos iu lind vajzė dhe Kostaqi shkoi pėr urim nė Durrės. Kur u kthye, sa e pashė kuptova, qė mbante njė brengė, sepse m’u duk shumė i mėrzitur. Ai mė tregoi, se Kitua ishte dėshpėruar, sepse ēdo ditė pėrballej me sigurimsat, tė cilėt nuk kishin tė ngopur mė konfiksimin e pasurisė sė Aristidhit. Kostaqi e donte shumė tė motrėn e tij tė vogėl. Ajo ishte shumė e re (26 vjeē) pėr tė pėrballuar ato qė po i ndodhnin ēdo ditė. Me gjithatė, kėtė periudhė tė vėshtirė tė jetės sė tij, Kostaqi u mundua ta kalonte me punėn, ku ishte i palodhur dhe me kujdesin dhe dashurinė, qė ai kishte pėr ne tė gjithė, pėr familjen e tij.

    Kėshtu kaloi edhe viti 1946 dhe ne ishim nė pritje tė fėmijės sonė tė pestė, qė ishte vajzė dhe u lind mė 3 mars 1947. Kostaqi u gėzua shumė dhe i vuri emrin e nėnės sė tij, Parashqevi. Ne vinim tė gjithė rrotull saj. Alfredi, qė kishte hedhur shtat, (kishte mbushur trembėdhjetė vjeē), e merrte bebin nė krahė dhe duke parė atė po ashtu dėshėronin tė bėnin , edhe femijte e tjere . Ne vėrtet lodheshim shumė tani edhe mė tepėr qė kishim dhe halle ekonomike, por pėr mua dhe nė veēanti pėr Kostaqin, kėto ishin nė plan tė dytė. Ai mė thoshte gjithmonė: “Leni, mos u mėrzit! Ne jemi mė tė pasurit nė botė! Kemi pesė fėmijė tė mrekullueshėm!”
    E kujt i shkonte nė mende atėhere, se kėsaj familje aq tė bukur, ku mbretėronte dashuria dhe harmonia familjare, kosa e kuqe, e cila kishte filluar tė zhdukte trurin e kombit dhe qė do tė vendoste diktaturėn mė tė egėr, tė ngritur mbi kufoma njerėzish tė pafajshėm, do t’i priste kokėn, duke zhdukur nė mėnyrė barbare kryetarin e kėsaj familje, atin e pesė fėmijėve, bashkėshortin tim tė dashur dhe shėmbullor, nė kohėn mė tė bukur, nė atė tė pjekurisė burrėrore, nė moshėn dyzetedyvjeēare?!

    Vitore Leka.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Administratori Thu 14 Feb 2008, 00:10


    HIJA E ZEZE...


    Pasi mbaroi pjatėn e parė, ndjeu njė si hapėsirė nė bark, kraharor, fundbark. Kur mbaroi tė dytėn, ajo u zgjerua. Trupi iu fry nga boshllėku. Pasi mbaroi tė tretėn, e kuptoi se ushqimet ishin pa peshė.
    ....Iu kujtua fėmijėria. Babai i punonte nė minierė. Edhe nėna. Duart e tyre tė zeza i dilnin shpesh nė ėndėrr. Duart e tyre tė zeza gatuanin, atje, ato pak pare sa pėr tė jetuar. Duart e zeza tė nėnės nuk i zbardhi as mielli, kur mbrunte bukėn, as sapuni Lux qė i fali njė mikeshe…!
    Mendimet e tij tė zeza... Si mund tė ishin ndryshe? Si mund tė ishin ndryshe, pėrderisa edhe duart e tij po nxiheshin? Shihte me zili nė televizorin e fqinjit, duart e bardha tė kryeqytetasve dhe njė urrejtje e pafund e pushtonte. Urrente duarbardhėt e Tiranės dhe duarzinjtė e qytezės.
    Dashuria e parė... Ishte e bardhė, vajza e drejtorit tė gjimnazit. E hijshme, me duar tė pambukta. Vec sytė i kishte tė zinj. Martesa, me vajzėn “e bardhė” nė qytezėn “e zezė”, nuk ndryshoi asgjė. Megjithėse mbante doreza kur punonte, duart i kishte tė zeza. Dhe jo vetėm duart. Qymyri depėrtonte kudo, pėrshkonte ēdo rregull, ligj e pakt.
    Qymyri tė nxinte edhe jetėn! Ē’ngjyrė kishte gjaku i tyre vallė? Po gjaku i saj?
    Filloi tė shkonte me femrat e minierės. “Kėto duarzezat janė tė mira nė seks” mendonte. Tashmė, kur goca tre vjeēe dhe bebja nė barkun e duarbardhės i kishin hedhur prangat, atij i lindi dėshira e zjarrtė dhe dashuria e tij e fundit. Tė ishte i lirė.
    Vitet e universitetit kaluan shpejt. Studionte deri vonė. Duhej tė qėndronte mbi gjithēka. Duhej tė injoronte duarbardhėt dhe duarbardhat. Ai i urrente ata dhe hakmerrej duke i poshtėruar me mospėrfillje. Ishte simpatik dhe tėrhiqte vėmendjen e femrave, por, i vendosur, nuk u dorėzohej pasioneve tė momentit. Sa herė shkonte nė qytezė, pranė familjes, shfrynte dufin nė gjinjtė e duarzezave. Ēlironte streset e krijuara nga trillet e pėrfytyruara nė vetminė e dhomės sė konviktit. Kjo qytezė, ishte kufiri midis asaj qė urrente dhe donte. Po ē’donte vallė? Lėkura filloi t’i nxihej (nga natyra ishte pak ezmer). Diellin e urrente. Kėmishat edhe nė piskun e vapės i mbante me mėngė tė gjata. Ditėn qė i vdiq babai qau shumė. Por, brenda qenies sė tij tragjike, njė dozė gėzimi gėlonte: “Iku njė duarzi”.Ndėrsa vazhdonte tė lexonte e tė kulturohej, i lindi edhe njė djalė. Tre fėmijė. O Zot! Tre qenie qė do i ndiqte nga pas hija e zezė e gjyshėrve...!
    U emėrua nė kryeqytet. Njė shtėpi komode, njė punė e mirė, larg qytezės. Megjithatė, sa herė qė duarbardha shtronte tryezėn, duhma e qymyrit ishte mė e fortė se erėrat e gjellėve. Punonte shumė. Megjithatė gjithēka i koklavitej e ngatėrrohej. Pėr tė argumentuar diēka, i binte rreth e qark, pastaj dilte nė njė rrugė pa krye duke e humbur fillin e mendimit. Belbėzonte pa kuptim dhe e ndiente shpėrqėndrimin deri nė palcė. Vetvetiu u largua nga shokėt, miqtė. Tashmė, larg qytezės, filloi ta mbushte boshllėkun duke gjuajtur bjondet, lėkurėbardhat, sybardhat. Njė sybardhė, pakėz mė e madhe se vajza e tij, e bėri tė harrojė hijen e zezė, por jo ambicien pėr t’iu kundėrvėnė duarbardhėve. Por, njė ditė, duke ngrėnė feta sallami tė zier nė shtėpinė e sybardhės, diēka i ngeci nė fyt. Pėr pak u nda nga jeta. E shpėtuan grushtat e vegjėl tė saj qė e godisnin pa pushim nė shpinė. Pas njė stėrmundimi tė gjatė, arriti tė nxirrte nga fyti njė kokėrr piperi tė zi. O perėndi! Hija e zezė! – thirri dhe humbi ndjenjat. Tė nesėrmen, u largua prej sybardhės, duke urryer diellin, ngjyrat, dhe gjithė ē’ishin tė bardha...

    ...Tashmė, nė njė shtet tė fuqishėm tė Europės, nė njė restorant luksoz, ndihej i pafuqishėm. Hante pambarim dhe hapėsira nuk i mbushej. Ajo zmadhohej e zmadhohej duke i kapėrcyer tė tėra pėrmasat e imagjinueshme. Universi brenda barkut tė tij ishte sa njė kokėrr piperi tė zi. Iu prenė forcat. Piruni i ra nga dora. Pėrmasat e hapėsirės po zmadhoheshin. Ndėrsa ndiente dobėsimin e shqisave, njė drithmė kėnaqėsie e pėrshkoi. Po vdiste. Po shpėtonte nga hija e zezė. Iu duk sikur nga larg, nga Shqipėria, i vinin zėra e pėshpėrima tė frikshme. Nuk donte t’i kuptonte. Por, ata flisnin gjuhėn e tij. Zėrat kėlthisnin se fajin nuk e kishin duart e zeza tė nėnės, tė fqinjėve. E zeza, ishte nė mendjen e tij. O Zot! – klithi. Po e marr me vete edhe nė varr. Mbėshteti kokėn mbi tavolinėn e restorantit luksoz, duke perceptuar shpėrbėrjen e ngjyrave, zbardhjen…! Tė zezėn, nuk e pėrceptoi dot, sepse...vdiq

    Suzana Zisi
    Gurabardhesi
    Gurabardhesi
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Numri i Postimeve : 250
    Vendndodhja : Diku ne toke
    Profesioni : Qefli femrash
    Pikėt : 623
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 29/07/2007
    Humor : Qesh sa te mundesh...

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Gurabardhesi Tue 04 Mar 2008, 01:15

    NĖNA...

    Nėna sit mendime mbi magjen e vjetėr. E vėshtroj dhe ndjej dhembje. Asgjė
    nuk i fala nė jetė. S'pata kohė ta merrja vetėm njė ditė nė shetitje. Sa
    keq. Gjithmonė i harrojmė njerėzit qė na duan dhe gjithmonė na falin
    kujdesin e tyre pa kėrkuar asgjė si kundėrvlerė. Kjo ėshtė nėna mė e
    dashur se gjithė nėnat tjera nė botė. Kur marr udhė nė njė lot tė saj
    dendėsohet gjithė dhembja e kėsaj bote. Pėr tė gjithmonė jam fėmijė. Aq i
    pazoti jam sa ajo ende nuk ka besim nė mua? Jo. S'e besoj. Ajo vetėm ndjen
    se ka ende shumė gjėra pėr tė mė falur, prandaj, si ēdo nėnė, s'mund tė
    rrijė e qetė, po nuk mė fali gjitha gjėrat, gjithė mirėsinė, kujdesin e
    vet amnor, edhe atėherė kur ne fėmijėt e nėnave mendojmė se nuk kemi fare
    nevojė pėr atė kujdes.
    Nėna sit mendime mbi magjen e vjetėr. Ajo botė e mirėsive, qė te ēdo
    fėmijė i lėnduar sheh fytyrat tona...

    Selajdin Salihu.
    Gurabardhesi
    Gurabardhesi
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Numri i Postimeve : 250
    Vendndodhja : Diku ne toke
    Profesioni : Qefli femrash
    Pikėt : 623
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 29/07/2007
    Humor : Qesh sa te mundesh...

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Gurabardhesi Tue 04 Mar 2008, 01:19


    Ē’TA DUA NJĖ SHTĖPI NĖ PRANVERĖ?!...


    Ishim fqinj, rrinim afėr njėri-tjetrit, madje aq ngushtas jetonim saqė nė hapėsirėn tonė nuk hynte askush tjetėr. Me kalimin e kohės u bėmė miq, e mandej ishim tė domosdoshėm pėr njėri-tjetrin, por nuk jetonim bashkė.
    Nuk na pengonte asgjė, hapėsira qė na rrethonte ishte e gjitha e jona, mund ta shfrytėzonim atė pėr ta pushtuar vetėm ne tė dy, po kėshtu ishte edhe qetėsia, nė njė pafundėsi tė tillė dėgjohej vetėm dihatja jonė, hapat, dhe lėvizjet nėpėr strehė. Ashtu e kishim vendosur me veten, megjithėse e donim njėri-tjetrin, pritnim qė tjetri t’i nėnshtrohej mė nė fund dėshirės dhe tė hidhte hapin e fundit. Prandaj edhe pėrditshmėria jonė kalonte vetėm duke u pėrgjuar, duke mbėshtetur kokėn nė mur, strehė apo dritare dhe mbanim frymėn pėr tė dėgjuar se ē’bėnte matanė tjetri. Numėronim hapat, duke qenė tė vėmendshėm nė mėnyrėn e lėvizjes sė tyre, kur ajo ndryshonte kujtonim se tjetri e mori vendimin dhe pritej vetėm trokitja nė derė. Ai vinte ngadalė, hapin e kishte tė rėndė, dilja tek porta e pėrshėndesja dhe asgjė mė shumė. Ai buzėqeshte. Tė njėjtėn gjė bėja dhe unė. Kujdesesha qė tė ecja me tė njėjtin ritėm, e dija qė ai numėronte hapat e tij, prandaj nuk e lija tė shpresonte se hapat e mi po ndryshonin drejtimin e zakonshėm. E pėrshėndesja lehtė dhe hyja nė strehė duke mos qenė e lodhur nga e gjithė kjo. Pjesa tjetėr e jetės ishte numėrim hapash, lėvizje duarsh, kollitje, rrahje zemre, kėrcitje dhėmbėsh, e shumė gjėra si kėto. Kaluan vite.
    Por njėherė ai nuk erdhi nė kohė si herė tė tjera. Koha kapi kohėn tjetėr dhe mungesa u zgjat. Mė dukej se unė ashtu kisha qenė gjithė kohės, e vetme dhe ai s’ishte asgjė tjetėr vetėm njė krijesė e mendjes. Por nga mungesa e gjatė edhe ajo krijesė nė mendje u shpėrbė dhe kujtoja se unė kisha qenė gjithnjė e vetme dhe dashurinė pėr tė vetėm e kisha krijuar nga marrėzia prej vetmisė. Duke u sjellė nėpėr kujtime thoja me vete se kishte pasur disa momente qė nuk mund t’i kisha kaluar kurrėsesi vetėm. Asgjė. Heshtje. Qetėsi. Shpresa sillej rrotull, por nuk vinte tek unė. Mendoja, aq sa mundesha, se vetėm tė vinte dhe gjithēka kishte pėr tė qenė ndryshe. Gjithēka. Edhe unė vetė. E nė kėtė moment, kur lėkundesha mes shpresės dhe marrėzisė, pasi nganjėherė mė kalonte nėpėr kokė njė imazh i krijuar dhe asgjė mė tepėr, ai erdhi. Hapat iu dėgjuan nga larg. U afrua. Ishte i gėzuar, kishte njė shprehje tjetėr fytyre. Ishte triumfues, krenar, nė diēka kishte ngadhėnjyer dhe unė prisja atė. Nė dorė mbante diēka tė fshehur, por jo vetėm nė dorė edhe nė mendje, se ē’lėvizte nė ata sy nuk e kuptoja. M’i tregoi ato qė kishte nė dorė. Dhuratė. E ē’ishte njė dhuratė. Pse nuk po mė pyeste se nėse isha mėrzitur gjatė mungesės, por mbante sytė tek dhurata. Pa e pyetur pse kishte vonuar, mė erdhi nė mendje se nuk e kisha kėtė tė drejtė, as nuk ma kishte dhėnė kush, ai u pėrgjigj vetė. “Isha larg, shumė larg dhe atje u dhashė formė kėtyre dhuratave. Pėr ty. Ja kėta kėtu janė qiej, kjo tjetra tokė, shihe natėn dhe ditėn. Tė gjitha janė pėr ty”. Nuk kuptova asgjė nga ato qė tha. Ku do t’i ēoja kėto dhurata, pse kishte shkuar aq larg, kush ia kėrkoi t’u jepte formė, e nė fund tė fundit ēfarė do tė mė duheshin ato dhurata. Nuk thashė asgjė. Mbylla derėn pas vetes dhe u struka nė strehėzėn time, sė cilės kishte kohė qė i mungonte diēka. Ndoshta rinia ime. Isha plakė. Nė kohėn e pritjes isha plakė dhe ai nuk e kishte vėnė re. U shtriva tė fle me mendimin se kjo ishte thjesht njė ėndėrr e keqe, e shumė shpejt do tė fillojė gjithēka nga e para. Po asgjė nuk filloi nga e para. Ai ndryshonte ēdoherė, e unė vazhdoja tė plakesha. Erdhi. “Tė kam sjellė qiell vetėm pėr ty, do tė tė bėjė freski dhe ngjallė bukuri, por do tė jetė edhe i tmerrshėm, mjaft qė ti tė urdhėrosh”. As kėtė herė nuk ua hodha sytė dhuratave, por pashė sytė e tij, vezullonin, drita shumėngjyrėshe ngjyrosnin sytė e tij. Po sikur ato ngjyra dhe drita e syve tė tij tė shuheshin a do e fitoja vallė? Qesha me vete dhe u ktheva nė krahun tjetėr. Gjithė kohės e kaloja shtrirė sa nė njė krah nė tjetrin. Pritja tė vinte diēka e papėrcaktueshme, ndoshta koha ime, tani ishte e atij. Ndoshta. Natėn e dėgjoja tek shfryente me veten duke tronditur gjithēka rreth e qark, ndėrsa unė strukesha ndėr vete pėr tė mos ia zėnė kujt vendin, megjithėse vazhdonim tė ishim vetėm ne tė dy. E nė kohėn tonė, tash, mė mungonte fryma dhe hapat e tij tė ngadaltė, pėrshėndetja e zakonshme dhe vazhdimi i tė njėtit rit herėn e ardhshme.
    “Sot ėshtė dita e tretė, tė kam sjellė lule, lule pra, janė ato qė dalin prej dielli, lagen prej shiu dhe i mbin toka, janė lule ashtu si dhe ti”. Unė nuk isha asgjė e jo mė lule, njė fjalė e pakuptimtė, mund tė jetė edhe diēka e bukur, por tani qė po plakesha fjalėn lule e lidhja me rrudhat e mia poshtė syve, pranė hundės, pėr tė mos folur nė qafė. Nuk fola. E lashė tė ikte pa pėrgjigje. Kur ai vinte nuk kishte zhurmė hapash po njė zhurmė tė madhe qė vinte valė valė gjer tek veshėt e mi. “Doli dielli, hėna, erdhi edhe pranvera, do tė vijė vera, vjeshta e dimri. Tė gjitha erdhėn kėtu pėr ty se ashtu unė desha. Po ngre shtėpi pėr ty e pėr mua”. Nuk e dėgjova mirė se ēfarė tha, kapja fjalė tė shkėputura nga njėra-tjetra, e ēdo na duhej shtėpia si pranvera kur dielli dhe hėna rrinė nė vjeshtė, mendova me vete. “Nuk mundem tė dal, vazhdoj tė jem e lodhur, gjumi mė zė shpesh dhe nuk e di nėse do jetė dielli, pranvera a gjethet ilaē pėr lodhjen”,- i thashė qė nga shtrati.
    Mė vonė mė tha se kishte krijuar shpendė qė fluturonin dhe lėshonin britma tė ēuditshme. Zhurma e fluturimit tė tyre mbyste zhurmėn e hapave tė tij dhe ai nuk mė dėgjonte nėse isha ende aty pėr tė. Dy herė tė tjera trokiti nė derė. Nuk e kishte bėrė asnjėherė. Dėgjova qė thoshte “pesė”, “gjashtė”, por nuk e kuptova se ē’lidhje kishin ato me shqetėsimin qė po sillte ai. Numėronte diēka. Dikė tjetėr pėrgjonte. Jo mua, por dikush tjetėr ishte mė e afėrt pėr tė, qoftė edhe kėto fluturuesė qė qėndrojnė gjitha natėn nė dritaren e strehės sime. Nė njė zgjim timin kuptova se isha nė krahėt e tij, kokėn e kisha vėnė nė shpatull. S’kishim qėndruar asnjėherė ashtu. Dikur e dėshiroja, por tani qė kishte ndodhur nuk ndieja asgjė as pėr krahėt, as pėr shpatullėn as pėr atė vetė. Mezi qėndroja tek ai prej plakjes. E kuptoja qė fliste, por se ēfarė thoshte nuk e merrja vesh. “Kam kohė qė nuk e dėgjoj tek tė bien mbulesat nga trupi yt, kjo mė ka munguar, ashtu si dhe fryma jote pas derės kur mė pėrgjoje. Asnjė nga dhuratat nuk m’i sollėn kėto. Ku ishe? U lodha”, i thashė, “tani dua vetėm gjumė nė vetmi”.
    Por ai vazhdonte, kishte njė hall si dukej, se fliste shpejt dhe fryma e tij mė pėrplasej pėr fytyrė, e ndjeja se diku kishte ngecur. Kishte ndėr mend tė sillte pranė nesh tė ngjashmit tonė, tė sillte kėtu njerėz qė do tė vuanin pėr njėri-tjetrin, apo mė mirė njė tė ngjashmen timen qė do tė vuante ashtu siē vuajta unė. “Ai vazhdon tė sillet rrotull atje nė kopėsht. Si t’ia bėj?”,- mė tha ai. “Merr njė fluturues e bėja shok, merr njė yjėsi e bėja shok, merr njė ulėritės e bėja shok, merr njė lulėzim e bėja shok, merr njė qiell e bėja shok, merr njė brinjė e bėja shoqe, por veē mė lėr tė qetė se mė duhet tė udhėtoj gjatė kėtė herė, vetėm pa ty”,- i thashė. “E unė ē’tė bėj me ta kėtu i vetėm?”. “Gjykoji deri nė amėshim”.

    Gilmana Bushati.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Administratori Sun 18 May 2008, 00:16

    PORTI I LOTĖVE...

    Edhe ata qė nuk qanin, kapėrdinin lotėt. Atyre qė ulėrinin, nuk i dėgjohej mė zėri. As dallgėt e detit nuk dėgjoheshin. Dhe motori i anijes sė fundit nuk u dėgjua. Dhimbja kishte shurdhuar ēdo gjė. Sikur njeriu tė mos kishte sy! Sa mirė do tė qe! Asnjė nė atė qytet tė lashtė, as tė vdekurt brez pas brezi, s’kishin parė njė ngarkesė tė tillė njerėzore. Dhe direku i anijes ishte mbushur me njerėz! Anija dikej sikur po mbytej. Emri i saj “Jeronim De Rada” i shkruar me shkronja tė bardha, ishte zhutyr nėn ujė. Sigurisht, ata qė kishin hipur nuk e kishin menduar mbytjen.
    Anija dhogė e zezė arkivoli, kurse deti i gjerė e i pafund, varr i madh. Asgjė nuk dėgjohej. Dhembja e madhe kishte shurdhuar gjithēka. Po barba Koēua, kapiteni i anijes, pse nuk i ra sirenės si ēdo mėngjes kur nisej pėr peshkim? Pse pra nuk i ra sirenės sot? Nuk e shikonte ai se shkronjat e bardha po mbyteshin? Njė krismė pushke ēau ajrin. Njė breshėri automatiku elektrizoi zemrat. Sheshi i molit u patsrua me luftė. Dhe njerėzit u ndanė pėrgjysmė: ca nė det me “De Radėn” e ca nė tokė, te kulla e Mujo Ulqinakut. E nuk u besonin syve derisa anija u tret. U tret apo u fik? Shpėtoi apo u mbyt?
    Deti s’ėshtė si varreza ku mbahet njė minutė zi. Nė tė sundon heshtja e gjatė. Hesht me orė tė tėra fare i qetė, i zbrazėt, i braktisur. Bosh, fare bosh. Po pulėbardhat ē’u bėnė? Apo u trembėn nga vėshtrimet e syve bosh tė njerėzve kėtej gardhit? Njė krismė ēau ajrin. Nuk ishte krismė pushke, ishte njė piskamė e gėzuar nėne, e cila shikoi e para atje tej, nė kufi tė qiellit e tė detit njė njollė tė zezė.
    - Atje, atje! Unė e pashė. Ma panė sytė. Sytė e panė! – filloi tė thėrriste ajo. Mijėra e mijėra sy mbėrthyen detin. Zbrazėtira iku nga sytė e tyre. Nė det lėkundej lehtė njė dhogė e zezė. Sesi lėkundėj! Dhoga u bė djep. Dhe djepit iu bė njė direk. Djepi zmadhohej si nė pėrrallėn e detit. U bė i madh sa njė qivur, pastaj sa njė magje e madhe. Pastaj… u bė anije.
    - De Rada, po vjen De Rada e barba Koēos!
    Anija po vinte pėrballė e pas pak filloi tė dukej gjithēka. Dhe shkronjat e bardha nisėn tė duken. Buzėt e njerėzve lėviznin si buzėt e fėmijėve tė ēerdheve qė sapo kani nisiur tė mėsojnė shkronjat e para tė ndara nė rrokje. Je-ro-nim-De-Ra-da! Anija se si hyri nė mol. Dėgjohej vetėm zhurma e motorit. Goditjet nuk ishin ritmike. Dhe tymi se si ishte, se si dilte, sikjur po jepte shpirt. Mos vallė anija nuk kishte mė fuqi btė bėnte dhe ato njėzet a tridhjetė metrat e fundit? Mos vallė Jeronim De Rada plak erdhi deri aty vetėm i shtyrė nga forca e mallit pėr brengėn e tij? Motori bėri dhe dy-tre rrahjet tė ērregullta, si njė zemėr e plakur, e sėmurė. Shtėllunga e fundit e tymit doli e bardhė, si re, si frymė shpirti. Dallgėza e fundit e ujit, e shtyrė nga anija, sa puqi tokėn u shua. O Zot! Nė qoftė se ka Zot! Gardhi u shthur se edhe ushtarėt e policat bij nėnash janė. tė gjithė u sulėn, sepse secilit i kishte ikur gjysma e vetes detit, pėrtej ėndrrės, brenda dhimbjes. Tė gjithė u futėn nė det si tė ishte dita e Shėn Mėrisė sė Gushtit, ndonėse ishte mars, pėrsendia e luiftės. Dhe tė gjithė shtangėn sa mbėrritėn nė anije. O Zot! Nė qoftė se ka Zot! Ē’tė shohin? Asnjė frymė njeriu. Asgjė e gjallė. Kuverta heshtte si tė ishte njė copė shkretėtirė. Timoni ishte i lidhur for me litarin nė kursin e portit tė lashtė tė Durrėsit. Dhe sasia e karburantit ishte llogaritur qė anija bosh tė jepte shpirt aty buzė bregut, pranė vargjeve:
    Arbėria qė prapa detit na kujton,
    se ne tė huaj jemi nė kėtė dhé.
    O, sa vjet kaluan e zemra s’e harron,
    se pėr turkun (e pėr disa) mbetėm pa mėmėdhe.

    Dhimitėr Xhuvani...
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 16 Jun 2008, 07:54

    Selajdin Salihu - Krevati

    Ai u drejtua kah pasqyra. Pa njė qime tė bardhė nė kokė. Paska filluar
    plakja tė mė mbėshtjell kokėn, mendoi. Bėri ta shkulte, por sakaq ju
    kujtua se ata shtoheshin mė shumė. Nuk kishte mė shumė se 30 vjet. Ndjehej
    tepėr i lodhur. Kishte muaj tė tėrė qė nuk mund tė lexonte asnjė libėr.
    Kishte provuar tė shkruante disa herė, por mu atėherė fillonte dhe humbej
    nė honin ėndrrave tė bardha. Dėgjonte ca zėra tė largėt qė vinin nga njė
    tjetėr kohė.
    Tė vetmet gjėra tė shkruara qė mendonte se nuk duhej djegur ishin ca fleta
    ku rikujtonte ēaste tė kėndshme nga jeta fėmijėrore.
    Kishte njė kohė tė gjatė qė parapėlqente tė udhėtonte. Ngjante si njė
    Ahasfer qė nuk e zinte vendi. Ishte ky njė dėnim qė mė tepėr se sa nga
    Zoti i vinte nga mendimet e tij, tė cilat i shtegtonin anekėnd absurdeve
    tė kėsaj jete. Hodhi pallton dhe bėri tė dilte. Iu kujtua se s' ishte
    pėrshėndetur me gjyshin e shtrirė nė krevatin e drunjtė, i cili merrte
    frymė thellė dhe ndiqte me vėmendje gjitha lėvizjet e tij. Ndjeu dhimbje
    pėr gjyshin, i cili tani ngjante si njė fėmijė qė pret secili ta
    mėshirojė. Jeta ėshtė njė udhėtim drejt fėmijėrisė, mendoi dhe doli nga
    dhoma.
    E dinte se do tė shkonte kohė e gjatė derisa tė kthehej sėrish.
    Qė nga ai ēast kaloi shumė kohė. Kishte bėrė shumė udhėtime. Shumė herė
    kishte harruar gjithēka nga e kaluara e vet. Pėrditshmėria e zhurrmshme ia
    vriste tė kaluarėn nė tė cilėn Ai mendonte se ėshtė i kryqėzuar ēdo njeri
    dhe i gozhduar me kujtimet e bukura apo tė hidhura. Vetėm nė disa ēaste
    ndjente se duhej tė kthehej, por gjithnjė kishte edhe diēka pėr tė bėrė.
    Kish mjaftuar njė ēast, njė ėndėrr e trishtė dhe ai kishte vendosur sėrish
    tė kthehej nė shtėpinė e vjetėr, sa t'i pushonte pak eshtrat qė i
    kėrcisnin nga lodhja. Arty e priste gjyshi i shtrirė nė krevatin e
    drunjtė, ...
    ...Dhe ktheu.
    Gjėja e parė qė iu kujtua ishte gjyshi. U drejtua drejt dhomės ku rrinte
    ai. Ishte njė dhomė e vogėl, me ca dritare ku mezi depėrtonte drita. Para
    se tė pėrshėndetej u drejtua kah pasqyra. Pa vetėm njė qime tė zezė nė
    kokė. Kėsaj here e shkuli. Pastaj u drejtua nga krevati, por aty nė vend
    tė gjyshit rrinte shtrirė babai.
    - Bėre mirė qė erdhe - tha babai, qė e kishte pritur njė kohė tė gjatė
    shtrirė nė krevatin e drunjtė, i cili merrte frymė thellė dhe ashtu gati i
    pėrgjumur ndiqte lėvizjet e djalit tė tij, i cili sillej nėpėr dhomė si nė
    njė mjegullirė tė madhe kujtimesh, duke kėrkuar diēka qė ende nuk ishte
    formėsuar nė trurin e tij.
    Lėvizjet e babait nė krevat ishin tė ngathta. Ai dukej tepėr fėmijėror.
    Kėrkoi njė gotė ujė. Mė shumė se sa tė shuante etjen, babai, dėshironte tė
    bindtte veten se Ai ishte nė dhomė dhe e gjithė kjo pamje nuk ishte njė
    imazh i rrejshėm.
    Ai kishte vendosur tė rrinte mė gjatė. Kjo ishte edhe dėshirė e vet babait
    tė tij me tė cilin e lidhnin shumė kujtime, por ca punė qė e prisnin me
    ngut e detyronin qė tė largohej. Ai shpresonte se do tė kthente shumė
    shpejt, posa t'i kryente disa punė tė mbetura pėrgjysmė...
    ...Dhe iku...
    ...Qė atėherė kaloi shumė kohė dhe ai sėrish pas njė ēasti tė tmerrshėm kur
    e gjithė e kaluara ju rikthye nė kujtesė pėr njė tė qindtėn e sekondės
    vendosi tė kthehej.Dhe sėrish u kthye...
    ...Gjėja e parė qė iu kujtua ishte babai. U drejtua nga dhoma e tij. Para se
    tė pėrshėndetej u drejtua kah pasqyra. Pa ca rrudha nė fytyrė. Sytė qė i
    kishin humbur nė zgavra zhyteshin thellė nė pasqyrė. Pastaj ktheu kokėn
    kah krevati i drunjtė. Ai ishte i zbrazur. Indiferent morri njė gotė dhe e
    mbushi me verė qė e kishte sjellur nga larg. Nė pikėn ku priten tre
    boshtet e mureve pa njė insekt nė rrjetėn e njė marimange. Eh, kjo
    marimangė, tha dhe mezi po qėndronte nė kėmbė. Ndjehej tmerrėsisht i
    lodhur, i kėputur. Do tė bėj njė sy gjumė, mendoi, dhe do tė dal sėrish.
    Kishte lėnė shumė takime, shumė punė pėrgjysmė. Hodhi sytė nga fletoret ku
    kishte shkruar ca fragmente nga jeta. Do tė duhet t'i sistemoj tė gjitha,
    ose fundja do tė duhet t'i djeg, tha vetmevete. Ato ishin tė shumta. Do
    t'i duheshin mė sė paku muaj tė tėrė pėr t'i shfletuar. Lodhja ia
    shtrėngonte trupin. Kapakėt e syve i rėndonin. Iu kujtua se dikur kėtu
    flente gjyshi, kurse mė pas babai i tij. Dhe vetėm kaq. Ndjeu se si hapej
    dera. Ishte njė njeri i ngjashėm me tė. I biri i tij ishte kthyer pas njė
    udhėtimi tė largėt. Ai ndiqte me shikim gjersa i biri po kridhej para
    pasqyrės. Ishte tepėr i ngazėllyer. Qė tė bindej se e gjithė kjo pamje nuk
    ishte prodhuar nga ngazėllimi, e thirri tė birin me emėr. Ia kėrkoi edhe
    njė gotė me ujė. Njė lėmsh i madh i ishte mbledhur nė gjoks. E dinte se ai
    do tė ikte sė shpejti. Piu ujin. Nata e zezė sterrė e mbuloi botėn. Nė atė
    errėsirė tė dendur pa fytyrėn e gjyshit dhe babait. Ata ishin tė
    buzėqeshur. Tani do tė ishin bashkė. Babai dhe gjyshi si nė kor i thanė se
    prej tani do tė ēlirohej nga lodhja dhe do tė pushonte gjatė. Pastaj,
    ndoshta nė njė tė qindtėn e sekondės, u zbardh gjithēka. Ai pa ca silueta
    se si pėrbiroheshin nėpėr plasaritjet e derės. Ai ishte vet siluetė qė
    ndjente dhembje pėr tė birin qė ndjehej i lodhur...
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 16 Jun 2008, 07:56

    Valbona Bozgo - Pastruesja

    Megjithėse ora po i afrohej dhjetė tė paradites, Kristos nuk i kishte dalė ende gjumi, tek e kishte zėnė me rrobat e festės mbi kanapenė e gjerė, pėrballė sė cilės, zjarri i shuar nė oxhak, e ruante akoma ngrohtėsinė. Prej vitesh tė tėra e festonte me shoqėrinė “ditėn e emrit”, qė pėrkonte me festėn mė tė rėndwsishme vjetore, krishtlindjet. I ndodhur nė mes tė afėrmve dhe miqve, i pėshtjelluar nga urimet e shumta tė tyre, i dukej se edhe ai rilindėte paksa.
    Mbetjet e ushqimeve dhe pijeve tė bollshme, mbi tryezėn nė tė djathtė tė oxhakut tė sallonit tė madh, letrat e bixhozit dhe gurėt e rrėzuara tė shahut, si tė hedhura mbi sheshtina parmakėsh e banakėsh, llampushka formėndryshme qė qarkonin bredhin nė tjetrin cep tė hapėsirės, njė varg prej tė cilave ekzekutonte akoma sistemin rė-lė tė ndėrtimit tė saj, ishin shkaqet e dėfrimit dhe raskapitjes tė orėve tė gjata tė asaj nate.
    Kėtė vit festimi i krishtlindjeve kishte pasur njė shije tė vecantė. Prej muajsh ishte larguar nga qyteti i tij i Athinės pėr nė Selanik, tek kryente studimet e larta. Malli i madh qė shoqeron tė gjithė tė larguarit pėr herė tė parė nga shtėpia, e kishte bėrė mė tė ndjeshėm ndaj kėsaj nate.
    Dėgjoi zhurmėn e njė capitjeje tė lehtė e tė shkathėt. Nuk ishin tė sė ėmės; i njihte mirė ato.
    Tek ishte shtrirė pėr tė fjetur, i ruajtur nga ngrohtėsia e ambientit, i kishte mjaftuar mbulimi me njė batanije. Kureshtja nėn atė gjysmėzgjim, me kokėn e futur nėn tė, ia kishte ulur mbulesėn deri pranė fytyrės, me thekėt mbi sy, nga ku ai mund tė shihte pa frikėn e pikasjes, sipėrmes grilave, shkaktarin e capitjeve. Ishte njė grua e re e panjohur, qė pėrpiqej tė vinte rregull nė atė mish-mash tė jashtėzakonshėm rrėmuje. Kujdesi pėr tė mos zgjuar studentin nuk ishte edhe aq rezultativ, mes tringėllimave cingėritėse tė gotave tė kristalta, qė ajo mundohej t’i largonte nga tryeza e madhe pėr t’i cuar nė lavaman, duke ngritur dy a tri me secilėn dorė, buzėt e tė cilave cikeshin, ashtu sic kishin bėrė me dhjetėra herė gjatė natės sė shkuar.
    Nuk ishte Valentina, pastruesja e qeshur dhe hokatare, qė punonte prej vitesh nė shtėpinė e tyre. Po tė kishte qenė ajo do t’i thoshte pa tėkeq, t’a linte tė flinte edhe pakėz. E dinte qė ajo do t’i pėrgjigjej, gjithashtu pa tė keq: ”Gjumash! Tė tė lesh ty, nė mbrėmje zgjohesh. Nė moshen tėnde unė flija e shumta nė nėntė tė darkės dhe zgjohesha nė shtatė tė mėngjesit. U prishėn tė gjitha, koha, njerėzit, ditė-nata!”
    Oh, sa i flihej! Gruaja shkaktonte zhurma tė lehta. Megjithatė, ato nuk ishin acaruese. Kishin nje farė rezonance nė takimet me njėra-tjetrėn, si muzikė e lehtė. Ishte dhe e hijshme! I thoshte mendja se s’mund te ishte mė shumė se tridhjetė. Ku ishte Valentina? Mos ishte kthyer pėrgjithnjė nė vendin e saj? Zbuloi kokėn dhe pyeti gruan:
    Cila je ti?!
    E cuditur, ose nga befasia e shfaqjes sė tij, o nga pyetja e bėrė, me njė hutim jo shumė tė natyrshėm, u pėrgjigj si personazh pėrrallash:
    Jam pastruesja!
    Studentit tw ri iu bė sikur i tha “jam njeri”, pėrgjigje vajzash tw virtytshme, tė braktisura nė pyje a shkretėtira prej fatesh ogurzeza, e tė gjetura rastėsisht nga njerėz zemėrmirė, ne rastet mė tė mėdha, barinj. Pra, kjo ishte pastruesja-njeri, qė me atw pėrgjigje njėfjalėshe i lutej tė mos i bėnte keq, tė mos mbante mėri pėr zgjimin e padėshirueshėm.
    Ajo u pėrpoq t’i fashiste mė tėpėr zhurmat, megjithėse nga gjysmė-zgjimi i studentit duhej tė ishte mė e shpenguar. Kristos i bėri sėrish pėrshtypje hijeshia e tė ecurit, lėvizjeve dhe vėshtrimit tė saj. Sikur nuk ishte mendėrisht aty.
    Ē’pune ke kryer nė vendin tėnd? e pyeti sėrish.
    Megjithėse e pa nė sy, ai e kuptoi se nuk shikonte ato tė tiat. Pėrgjigjja e vonuar, ishte nga ato, qė nuk tė linte tė kureshtoje mė tej.
    Pastruese!
    E vetmja qė i riu nuk priste tė dėgjonte. I kishin thėnė se emigrantėt edhe gėnjenin pėr profesionin e tyre, duke ia rritur vlerat vetes. Gėnjeshtra nė tė kundėrtėn, i dukej e pabesueshme dhe jo logjike. Gjithsesi, pastruesja tė linte pėrshtypjen se vlente pėr mė tepėr.
    Nga kati i dytė qė lidhej me tė parin me shkallė spiraleje, dėgjoi hapa zbritėse. Kėto ishin tė sė ėmės. U mbulua sėish me kuvertė, duke u kthyer me fytyrė nga shpinėmbėshtetėsja e kanapesė. Donte tė kotej akoma. Nuk dėshironte qė e ėma ta pikaste zgjimin e tij e t’ia fillonte kuvendit. I zbriste ngadalė shkallėt. Besonte se ai flinte ende. Mirėmėngjesoi pastruesen dhe duke vėnė dorėn tek goja qė iu hap nga mosngopja me gjumė, i tha se pihej kafe. Pėrgatiti dy tė tilla dhe e ftoi tė renė tė uleshin nė pjesėn e boshatisur tė tryezės.
    Ke punė sot! konstatoi ajo gjendjen e rėndė ekologjike tė shtėpisė, duke u vetėdėnuar lehtė e me humor, si njė nga shkaktarėt kryesorė tė katastrofės.
    Tjetra buzėqeshi lehtė dhe pa miratim tė zellshėm, si pėr t’i kujtuar se pėr atė punė ndodhej aty. Pastruese ishte! Flisnin ulur, aq sa mund te dėgjonin njėra-tjetrėn. Intuita pėr sigurimin e komunikimit, i kapėrcente frekuencat e domosdoshme tė zėrit pėr tė kaluar nga njėri vesh nė tjetrin, kėshtu,qė tė bėhej mė se i dėgjueshėm, ato e forcuan aq, sa mund tė arrinte pa shumė vėshtirėsi ne te gjitha qoshet e sallonit. Pėr tė shmangur bllokimin e veshit mbėshtetės nė jastėk, Kristoja kishte vėnė krahun midis tij dhe tėmthit pėr tė lehtėsuar dėgjimin.
    Valentina mė tha se ke qenė mėsuese muzike, i tha zonja.
    Po! ia ktheu tjetra pas njė pauze tė lehtė.
    Si tė quajnė?
    Mirela!
    S’dihet si tė merr jeta, Mirela. Por puna nuk ėshtė turp e dashur, u mundua t’i jepte kurajo tjetra. Njė ditė mbase i kthehesh sėrish pianos.
    Pastruesja heshti, duke vėshtruar gishtat e mufatura nga ujrat dhe tė dėmtuara disi nga detergjentet kimikė.
    Zonja u ēua dhe i bėri shenjė t’a ndiqte. Hynė nė njė dhomė tė vogėl, tė mbushur me dhuratat e sjella pėr festėn e tė birit. I zgjati njė kuti me ėmbėlsira. Janė melomakarona. Mos i harro kur tė ikėsh.
    Mirela falenderoi.
    Kur i dhurova Valentinės njė kuti tė tillė, vitin e parė qė erdhi tek ne, dhe nė Greqi njėkohėsisht, i mori pė makarona tė lyera me mjaltė. Kur na e tha mė vonė ngatėrresėn, qeshėm tė tėrė. Ajo qeshi pėrsėri gazplotė, duke pėrjetuar skenėn e para disa viteve.
    Tjetra buzėqeshi, se qeshi ajo.
    N’a mungon kur largohet pėr pushime nė vendin e saj! keqardhi zonja. Zakonisht shkon verėrave. Ėshtė e para herė qė na “braktis” nė dimėr. E duam si njeriun tonė!
    Ėshtė vėrtetė shumė e mirė, miratoi vėmendshėm Mirela. Unė po shkoj tė vazhdoj punėn, u pėrpoq tė shkėputej andej.
    Mirė, tha tjetra. Ndėrkohė, unė po pėrpiqem tė rregulloi diēka nė dhomėn e gjumit.
    Mirela vuri re, se studenti e kishte kthyer fytyrėn e mbuluar me batanie, gjysmėn e sė cilės ia zinin thekėt, sėrish nga hapėsira e sallonit. Si nuk sikletoset, mendoi. Mbase e ka rizėnė gjumi dhe nuk i ndien.
    Iu bė sikur dėgjoi njė melodi tėpėr, tepėr tė ulėt. Besoi se ishte njė nga ekzekutimet e mendjes, qė me egoizėm, luante herė pas here pėr vetveten me poshtėshėnimin “te gjitha tė drejtat e rezervuara”.
    Por, jo. Tingujt u bėnė mė tė dėgjueshėm. Luante njė tamburo, violinė dhe njė violincel. Ishte “Bolero”! Muzika, po tė mos ishte ajo qetėsi, e prishur vetėm nga zhurmat e lehta qė shkaktonte ajo vetė, mbase nuk do dėgjohej. Tingujt ishin tepėr, tepėr delikatė, si tė mos donin tė zgjonin ndokėnd. Mendja iu bashkua pėr tė luajtur me to.
    Pas pak, njė flaut e fluturoi larg, shumė larg, ne rrugicėn ku ishte rritur, nė dhomėzėn nga ku shihej gjithnjė njė plep i madh.
    Klarineta fryu erėrat dhe plepi shkundi parashutat e topthave e topthave tė bardhė e tė pakapshėm si ėndėrr, si kėta tinguj tė pasigurtė pėr t’u forcuar.
    Pa magnetofonin, ku dritat e vogla ngjitnin e zbrisnin shkallėn e frekuencave tė notave. Kush e kishte vėnė cidinė tė luate? Studenti dukej se flinte.
    Njė harpė dhe njė fagotė e shkėputėn nga e parėndėsishmja e gjetjes sė enigmės dhe i folėn me zhurmat e qytetit tė lindjes, ndjellaėmbėl, mjegullues, ku pėr tė punėt fillonin herėt nė mėngjes e mbaronin vonė nė mbrėmje, pa trandje tė gjithėhershmė, fashitur nga tinguj muzikorė nė shkollė, shtėpi dhe rrugė.
    Pas njė kornoje franceze, paksa mė tė fortė, qė mbėshtetej diku nė sfond nga njė flautė, si borė e endur qiellit, dalloi saksofonin tenor. I ati po i fliste pėr njė nga sjelljet e qortueshme fėmijėrore. Zėri i tij i plotė e ruante edhe nė ēaste tė tilla tonin baballėk, por Mirelės i rėndonte nė shpirt ēdo fjalė e tij. Njė saksofon soprano e ekuilibroi disi gjendjen. E ėma i pėrsėriti qortimet e tė atit, veēse paraqiti rezultatet e tyre mjaft tė kėnaqshme, nė rast korrigjimi, nga ana e Mirelės, nė pėrpjekje pėr tė shpėtuar situatėn. Ajo kishte bėrė sic i kishin thėnė dhe tingujt e zellshėm tė njė pikoloje dhe njė kornoje franceze, i kujtuan koncertin qė kishte arritur tė jepte me orkestrėn e qytetit. Ia kishin gufuar zemrėn shoqėrimi i veglave tė tjera muzikore dhe duartrokitjet e spektatorėve.
    Nga magnetofoni tanimė u pėrhapėn notat e njė tjetėr kornoje, asaj angleze, tė shoqėruara nga dy klarineta.
    Njė pjatė i shpėtoi nga dora dhe pėr pak u thye. Traboni pasues ngriti zėrin zgjueshėm dhe Mirela u kujtua c’ishte. Njė pastruese! E prisnin njė mal me punė pėr tė kryer. Akoma nuk kishte mbaruar me enėt e kuzhinės. Lėre qė nga pastrimi i shtėpisė nuk kishte filluar ende.
    Tingujt e pėrbashkėt tė violinės, taboros dhe ksilofonit ia nxituan lėvizjet. Pllakat e dyshemesė ishin njollosur nga tė shkelurat e ushqimeve tė rėna, disa prej tė cilave, ajo e dinte qė nuk laheshin lehtė.
    Shkundi mbulesėn e tryezės. Flaku bishtat e cigareve qė kishin tejmbushur tavllat. Bobo... Disa pjata me ėmbėlsira ishin gjysmėfshehur nė njė nga raftet e pambyllura tė njė bufeje. I duhej tė ndante tė pacėnuarat nga tė filluarat. E kishte kokėn rrėmujė.
    Orkestra luante me tė gjitha veglat.
    Dreq pune qė kryente! E njėjta nė “punė”, e njėjta nė shtėpi. Ē’kishte qenė ky fat pėr tė, pėr tė gjithė si ajo?!
    Ksilofoni luante gjithnjė e mė fort. U shoqėrua menjėherė nga njė saksofon soprano, pėrsėri traboni dhe violonceli pikėllues.
    Iu kujtuan dy vitet e para tė punės, kur gjente rast tė shfaqte identitetin e saj. Pėrveē disa vėshtrimeve keqardhėse qė ia nxirnin mė nė pah ndryshimin e dikurshėm me atė ekzistues, nuk kishte nderė ndonjė ngushėllim mbajtėmendės. Vlerėsimin nga punėdhėnėset e kishte fituar me punė dhe korrektėsi, ndaj nuk e kishte shfaqur mė atė, ē’kishte qenė..!
    Trompetat oshėtinė mė fort akoma.lautat dhe saksofoni ia aktulizuan mė shumė gjendjen e tanishme, ndėrsa njė violinė e parė luante vetėm, sikur lutej t’a harronin. Sė fundi kėrcitėn fuqishėm pjatat metalike, si shuplaka tė befasishme, nga ato qė tė sillnin nė vete. Gongu goditi fuqishėm dhe orkestra miratoi nė kor fatet shpesh tė pashmangėshme qė tė sillte jeta.
    Ndjeu djersitje nė trup, paēka se temperatura e ambjentit megjithė lėvizjet e saj tė shpeshta, nuk e pėrligjnin atė. Cidia ishte nė tė mbaruar. Fill me atė mbarim, njė tringėllimė e zgjatur dhe e njėtrajtėshme zileje, u dėgjua pranė derės sė jashtme. E hapi dhe u ndesh me ēudine e fytyrės sė njė mesogruaje.
    Ku ėshtė Valentina, e pyeti ajo gati akuzueshėm.
    Nė Shqipėri, pėr krishtlindje.
    Ah, ia bėri e para duke e matur me sy lart e poshtė, a thua mundohej tė gjente diferencėn e gjatėsisė midis sė resė dhe Valentinės.
    Ku ėshtė Kristoja ynė? tha duke hyrė.
    Studenti ishte ngritur dhe e falenderoi tė porsaardhurėn pėr urimin, duke e vendosur pakon e dhuruar prej saj, ku mundi. Bisedoi mirėsjellshėm dhe pėrtueshėm, qė tjetra e mori si sjellje te zakonshme tė tė porsangriturve nga shtrati.
    Nuk pata mundėsi tė vija dot nė mbrėmje, pėllumbi im. Ti e di, pata edhe unė tė ftuar. A u ambjentove ndopak nė Selanik? Na mori malli tė tė shohim. Edhe Dhimitri im, vitin tjetėr mbaron tė mėsmen. Tė shohim se ku do t’i dale e drejta e studimit, nė qoftė se nuk fiton dot nė Athinė. U rritėt, fėmijėt e mi. Jeni pothaj tė ikur nga shtėpia. Edhe kur tė mbaroni, kushedi se ku do tė punoni. Pa s’do tė doni tė jetoni mė me ne! Do bashkėjetoni me vajzėn e pėlqyeshme dhe kur t’ju mbushet mendja, do tė martoheni.
    Kjo, cila ėshtė? vėshtroi nga Mirela.
    Pastruesja! u pėrgjigj ai.
    Edhe unė nė shtėpi e lashė timen duke pastruar. E kam tė besuar. I lė ēelsat e shtėpisė. Inxhniere ka qenė, mė ka thėnė. Por, kushedi tė vėrtetėn! Mua mė mjafton qė jam e kėnaqur. Si kalė punon. Kjo, ē’punė ka bėrė?
    Kristoja e dinte qė zėri i ulėt me tė cilėn ata bisedonin, arrinte tė dėgjohej nga gruaja e re, siē dėgjohej ajo e saja dhe e sė ėmės, tek kuvendonin ēaste mė parė.
    Pastruese! tha butė dhe druajtshėm.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 16 Jun 2008, 07:58

    Dritan Zajmi - Lumi...


    Ishte prag pranvere. Kishte kohė qė toka seē ndjente disa turbullira nga brenda, pak shqetėsim. Dimri sapo kish kaluar dhe s’kishte qėnė shumė I vėshtirė. Megjithatė ai seē i kishte grumbulluar diēka nga brenda qė shtyhej e shtyhej pėr tė gjetur njė shteg pėr tė dalė. Toka e dinte mirė kėtė dhe po ndiente dhimbje gjithnjė e mė tė mėdha, gjersa njė ditė, nė tė aguar, nė rrėzė tė njė kodre u hap njė burim I ri. Uji I pastėr si kristal filloi tė dalė. Cikėrrima e tij filloi dėgjohej pėrreth. U verbua paksa nga drita e diellit pastaj u ambientua dhe filloi te shpėrndahej pėrqark. Era I pushpuriti fytyrėn dhe ai ende pa u mėsuar mirė filloi tė dridhej paksa. Tashmė po zvarritej pėrqark pa ndonjė qėllim tė caktuar. Aty, kėtu pengohej paksa nga ndonjė grumbull dheu dhe stepej pak. Fytyra e tij ishte aq e pastėr sa pemėt pėrreth tė cilat e vėshtronin nga sipėr si gjigante mund te shihnin nė tė edhe fytyrėn e tyre. Nganjėherė ndonjė gjethe magjepsej aq shumė sa zbriste nga dega dhe e puthte nė fytyrė.
    Uji qė sapo kish filluar tė rrjedhė s’e kuptonte mirė ē’po ndodhte, ē’ishin ata gjigante qė e vėshtronin, gjithėsesi ai mundohej tė pėrhapej, tė kalonte nga pak vėshtirėsite. Pemėt dhe gjithēka pėrreth tij herė e qeshnin e herė u vinte keq tek e shihnin tė pengohej mes gurėve apo tek zmbrapsej aty ku dilte, megjithatė ato e dinin qė fillimi gjithmonė ka qėnė I vėshtirė. Sasia e ujit qė dilte nga burimi sa vinte e shtohej dhe uji e ndjente veten gjithmonė e mė tė fuqishėm. Mėrmerima e tij po rritej. Kish filluar tė largohej nga burimi dhe aty afro dhjetė metra larg iu duk sikur e gjeti rrugėn dhe vazhdoi nė atė drejtim. Pemėt gėzoheshin tek dėgjonin gurgullimėn e tij. Uji vazhdonte tė zbriste tatpjetė vrullshėm, herė pėrplasej pas ndonjė shkėmbi e herė stepej pak para ndonjė grumbulli tė madh dheu.
    Burimi nxirrte gjithnjė e mė shume ujė, sasia e tij shtohej dhe rruga zgjerohej. Tashmė s’ishte thjesht ujė burimi por lumė I vėrtetė, ecte pėrpara duke zgjatur dhe zgjeruar shtratin e tij. Gurgullima e tij ishte bėrė mė e zhurmshme dhe dėgjohej jo vetėm nga pemėt por edhe nga kodrat pėrreth tė cilat ai kish filluar edhe ti gėrryente nga pak. Fytyra e tij kish ndryshuar , nuk ishte me krejt e pastėr, shpeshhere po turbullohej. Lumi ecte pėrpara por s’dinte se ku po shkonte. Dikur I kishin thėnė se njė ditė do tė takohej me njė oqean tė madh e aty merrte fund edhe rruga e tij, por ai s’e besonte, I dukej se rruga e tij do tė ishte e gjatė dhe se s’do tė mbaronte kurrė. E ai rendte pa e ditur ē’do ti ndodhte, pa e ditur fatin e sė nesėrmes.
    Kėshtu pa e kuptuar ai herė futej nė lugina tė thella ku thuajse I zihej fryma fare dhe vetja I dukej si njė rob I kodrave dhe I shkėmbinjevė tė thepisur e herė dilte nė fusha tė gjėra ku qetėsohej pak, merrte frymė thellė, i dukej se kishte gjetur rrugėn e vėrtetė, por prapė pėrplasej me shkėmbinj, tashmė s’dorėzohej mė. Hidhej prej tyre me njė kėrcim tė bukur, krijonte ujvara e katarakte magjepsėse, aty vritej paksa nga gjunjtė, por pėrsėri vazhdonte, pėrplasej me shpatet e maleve, I gėrryente dhe I ēante pėrpara duke e ndjerė veten mjaft tė fuqishėm. Sasia e ujit qė mbante nė kurriz ishte tepėr e madhe.
    . . . Kishin kaluar muaj prej ditės sė tij tė parė, kishte kaluar pranvera, vera kishte qėnė e thatė por lumi e kishte kaluar lehtė nė sajė te burimit qė e furnizonte pėrherė me ujė tė bollshėm. Ishte afruar vjeshta, shirat filluan dhe domosdo vėrshimi do tė ishte mė I madh. Pėrveē ujit qė dilte prej tokės mėmė, shirat filluan ta ndihmonin jashtėzakonisht, lumi filloi tė mblidhte ujė nga kodrat dhe nga malet. Vėrshimin e tij s’mund ta ndaltė asgjė. Shpeshherė ndeshej me pemė tė larta tė cilat I shkulte rrėmbyeshėm, nganjėherė edhe e teproi duke dalė jashtė rrugės sė tij e duke pėrmbytur edhe fusha te tėra. Fytyra e tij ishte krejt e turbullt.
    Kaloi vjeshta, kaloi dimri dhe aty nga fundi I tij njė gėzim I ri I erdhi lumit, gjate rrugės u shkėmbye me njė lumė paksa mė tė vogėl I futi krahun dhe e mori nė rrugėn e tij. Tani ecnin dy lumenjė nė njė shtrat, njė ēift I mrekullueshėm. Lumi zgjatej e zgjerohej duke u larguar gjithnjė e mė shumė nga burimi. Pėrsėri iu desh tė ndeshej me shkėmbinjė e shpate malesh nganjėhere edhe te kapėrcente humnera dhe ai gjithmone fitimtar I kalonte aq lehtė me njė hijeshi qė tė tėrhiqte.. Kjo ishte koha e lavdisė sė tij, gjatė gjithė kėsaj kohe ai kishte ardhur I bėshėm e I fuqishėm. Por pranvera e dytė po kalonte dhe vera dukej e nxehtė, e etur pėr tė pirė ujin e tij. Rrezet e diellit filluan ta pėrcėllonin, shirat kishin kohė qė kishin pushuar e tė gjitha kėto kishin ēuar nė dobėsimin e tij. Nxehtėsia po ia avullonte pak e nga pak fuqitė. Burimi po vinte duke u thare, s’mund ta furnizonte mė me ujė. Kur ndeshej me zallė e me rėrė ndalej e ngaqė s’kishte mė fuqi priste tė grumbullonte forca e ti kalonte.
    Vera po e digjte gjithnjė e mė shumė e lumi pothuaj ishte dobėsuar fare. Aq shumė ishte dobėsuar sa mund tė shikoje edhe gurėt e zallit nėn ujin e tij tė vakėt. Shtati po i vinte gjithnjė duke u tkurrur. Me dhimbje kujtonte lavdinė e dikurshme, atėherė kur ishte I fuqishėm e si atletė I vėrtetė kalonte mė delikates vėshtirėsitė, u pendua edhe pėr pemėt qė kishte gėrryer e shkulur, pėr fushat e tėra qė pati mbuluar me llumin e tij. Por tashmė ishte tepėr vone, s’dinte ē’tė bėnte mė, mallkoi tėrė urrejteje verėn e nxehtė qė ia shteroi fuqitė dhe priste me padurim vjeshtėn, por s’mund ta priste dot.
    Dhe veē atėherė vėshtroi drejt qiellit dhe iu kujtua fėmijeria, iu kujtua ē’I patėn thėnė pėr rrugėn e tij. Pėrsėri vėshtroi nė ēdo skaj tė qiellit por asnjė re, asnjė fije shprese. E mė nė fund I tmerruar pa drejt horizontit, atje ishte ai, oqeani I madh. Nė fillim pati frikė por kur mendoi se s’ishte as I pari dhe as I fundit, vendosi tė ecte I qetė me fyryrė tė rrudhosur. Mė nė fund kėmbėt iu lagėn nga shkuma e oqeanit, lumi shtrihej sa gjerė e gjatė nė shtratin tė tij. Rruga ishte mbyllur. Lumi lėngonte, gurėt nėn trupin e tij mbuloheshin nga njė cipė uji.. Burimi shteri, lumi vazhdonte tė gurgullonte por fundi qė nisur, po vinte drejt tij. Boshatisej dhe po I merrej fryma nga avulli. Jo vetėm kėmbėt por edhe gjunjtė, I gjithė trupi po zhytej nė oqean deri sa edhe pikat e fundit dolėn prej shtratit dhe u bashkuan me oqeanin.
    * * * Shtrati qėndronte bosh. Aty, kėtu shiheshin pellgje me ujė si shenja tė egzistencės sė tij.
    Kėshtu pėrfundojnė tė gjithė lumenjtė, e nisin rrjedhėn e tyre nga njė burim dhe pėrfundojnė nė oqean, vetėm gjatėsia e tyre ndryshon, dikush mė I gjatė, dikush mė I shkurtėr.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 16 Jun 2008, 08:04

    Faik Konica - Ai qė ėshtė gati tė vdesė pėr Shqipėrinė...


    Ndėr turinjtė mė tė dendur tė Shqipėrisė, duhet vėnė re ai qė ėshtė “gati tė vesė pėr kombin”.
    U kapa me fjalė njė ditė, me njė njeri kėsaj cipe, e ja shkurtimi i tė folurit tonė:
    Unė - Kur je gati pėr tė vdekur pėr atdhenė, ē’pret?
    Ai – S’erdhi koha.
    Unė - Mos prit luftėn e madhe. Qė tė nxehėsh zemrat, qė ta afrosh ditėn e mirė, qite pallėn, hidhu bėj njė trimėri tė shkėlqyer pėr atdhenė tė ēuditen bota e tė ēuditemi tė gjithė.
    Ai – S’erdhi koha.
    Unė - Sille, nė mos erdhi”
    Ai – Pa mė thua, pse s’vete tė vritesh mė parė ti qė qenke mė trim? A po s’erdhi as pėr ty koha?
    Unė - S’erdhi, e, pėr mua, s’do tė vijė kurrė. E sheh unė s’rrenj. S’jam trim unė. A shkrova, a thashė kurrė se do tė nisem pėr luftė? Jo! Se nuk ėshtė puna ime. S’jam njeri i luftės. Palla ime ėshtė penda, atė pallė tė dobėt kam, me atė pėrpiqem t’i shėrbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes. Ti qė leve trim, bėje fora njė herė jataganin pėr nder tė Shqipėrisė.
    Ai – S’erdhi koha. Sot pėr sot sado trimėrira tė bėhen do tė venė kot.
    Unė - Asgjė s’vete kot. Trimėria qė duket mė e panevojshme, po tė bėhet me mendje qė t’i shėrbejė atdheut, kot nuk vete. Ja njė punė e mirė: Nė do, ngjitu nė Tour Eiffel (Kullė e Parisit) e hidhu poshtė, tė thyhesh nė njė qind copė. Mė par, shkruaj kėtė biletė e vėre nė taskė: “Vras vetem pėr tė provuar se shqiptarit nuk i dhembet jeta. Pėr fare gjė e vrava veten. Le tė kuptojė tani Evropa, me anė tė gazetave, se ē’mund tė bėjė shqiptari. Kur tė jetė nevoja tė vritet, jo pėr fare gjė, po pėr Atdhenė.”
    Ai – Talle me mua.
    Unė - Nuk tallem me ty. Nė mos do tė vrash veten, megjithėse je gati pėr tė vdekur, ēap nė Shkodėr, nė Gjakovė, nė Berat a nė Gjirokastėr, e, nė mes tė pazarit, thirr si tellalli tė drejtat e Shqipėrisė. Ja njė punė e mirė. Ē’do t’tė bėjnė mė tė ligė se tė tė vrasin, punė pėrė tė cilėn ti thua se je gati.
    Ai – Fjalė, fjalė, s’erdhi koha, baba!
    Unė - Nė mos erdhi koha pėr tė vdekur, djalė, erdhi njė kohė tjetėr: erdhi koha tė ngrihesh e ta kapėrcesh me vrap pragun e derės sime, se mjaft mė ēave kokėn!
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 16 Jun 2008, 08:06

    Selajdin Salihu - E verteta per Perandorin e vdekur...

    "Kėtu pushon Perandori X, qė i frikėsohej ēdo qenie njerėzore". Glauku
    lexoi mbishkrimin nė rrasėn e varrit dhe ofshau. Ai nuk e dinte se kush
    ishte ky Perandor, nė ē'kohė kishte jetuar, nė i kishte dashur gratė apo
    jo. Duhet tė ketė qenė njė idiot i zakonshėm, qė historianėt, kėta poetė
    pa imagjinatė, duke mos ditur tė bėnin art kishin shpikur kėtė gėnjeshtėr
    tė madhe qė t'i besonin pastaj edhe vet, tha vetmevete dhe vazhdoi rrugėn
    thuajse nuk i bėri aq shumė pėrshtypje mbishkrimi. Nė tė vėrtetė ai
    shtirej se s'i kishte bėrė pėrshtypje. Fjalia e mbishkrimit i qarkulloi
    disa herė nėpėr kokė. Ai nuk ndjehej i qetė as nė zyrėn e tij. Vera, njė
    nėpunėse qė punonte nė tė njėjtin vend pune e hetoi se Glauku bluante
    diēka nė kokė. Kur ajo ia shprehu kėtė, Glauku vetėm buzēqeshi pėr ta
    mashtruar atė se s'kishte ndodhur asgjė e veēantė. Pėr herė tė parė nė
    jetė i kėrkoi Verės cigare. Nė kohėn e drekės nuk zbriti nė menzė. Disa
    herė e pyeti Plutorin pėr jetėn e Perandorit X. Pėrgjigja ishte e njėjtė:
    "Perandor mė i tmerrshėm nė historinė njerėzore. Gjakatar. Vrasės.
    Pėrdhunues...". Ndonėse kishte ngulmonte tė dinte mė shumė pėr tė, nuk
    morri pėrgjigje mė tė plotė. Fjalėt "gjakatar", "vrasės", "pėrdhunues",
    nuk e ngopnin kėrshėrinė e tij. Si ėshtė e mundur qė jeta e njė njeriu tė
    cilit iu nėnshtrua ēdo qenie njerėzore tė pėrmblidhej vetėm me njė fjali
    tė vetme, i tha Verės sė habitur, pa mos i sqaruar pėr pėr cilin njeri e
    kishte fjalėn. Kur ajo ngulmoi tė dinte mė shumė pėr njeriun, "jeta e tė
    cilit ishte pėrmbledhur vetėm me njė fjali tė vetme", Glauku kishte vuri
    buzėn nė gaz dhe u largua, duke marrė misterin me vete.
    Glauku asnjėherė nuk kishte qenė aq shumė kureshtar. Si rėndom atij i
    bėnin pėrshtypje vetėm gratė e bukura. Mė parė se sa tė bisedonte pėr
    ngjarjet qė ndodhnin gjatė ditės, ai preferonte t'i vardisej Verės dhe tė
    kėrkonte nga ajo njė natė, e cila pėr tė ishte mė e vlefshme se sa njė
    jetė e tėrė e mbushur me biseda pėr gjėra tė rėndomta pėr tė cilat nuk ia
    vlente tė diskutohej fare.
    Vera, e cila ishte njė grua qė ia kishte ėnda t'i mundonte meshkujt, ia
    lejonte Glaukut t'ia prekte gjinjtė e fortė apo t'ia lėshonte dorėn mes
    kėmbėve, por kurrė nuk ia kishte falur as njė natė tė vetme. Vera qė dinte
    t'ia hudhte mjegullėn mbi kokė Glaukut edhe kėsaj rradhe kishte menduar tė
    sillej ashtu, mirėpo indiferenca e tij e kishte bėrė kurreshtare. Ajo e
    dinte se Glaukun e mundonte diēka, por buzėqeshja e tij nuk e jepte
    pėrgjigjen e plotė, nė kėmbim tė sė cilės Vera do t'ia falte njė natė aq
    shumė tė dėshiruar nga Glauku, i cili tashmė ishte nė njė botė krej
    tjetėr. Ishte nė kėrkim tė njė njeriu, jeta e tė cilit pėrmblidhej vetėm
    me njė fjali.
    Ē'ėshtė ky perandor i ēuditshėm qė i frikėsohen edhe historianėt, mendoi
    dhe shtriu shikimin lart nė tavan, ku iu duk se lexoi fjalėt e
    mbishkrimit. Ai nuk e dėgjoj as pėrshėndetjen e Verės, e cila tashmė bėhej
    gati pėr tė ikur pasi kishte pėrfunduar orari i punės. Glaukut nuk iu
    kujtua se pėrshėndetja e saj ishte ofertė pėr njė puthje. Vera hodhi
    mantelin nė krah dhe doli. Tek zbriste shkallėve iu kujtua se Glauku as e
    kishte pėrshėndetur. U kthye sėrish qė ta paralajmėronte se orari i punės
    kishte pėrfunduar dhe se ai tashmė duhej tė ikte. Kur ajo hyri nė zyrėn e
    tij ai vazhdonte tė rinte ulur nė kolltuk me shikim tė drejtuar kah
    tavani. U desht qė ta trazonte disa herė mendjen e tij tė mjegulluar qė ai
    tė kthehej nė kėtė botė. Arsyetimi i tij pėr ta refuzuar ofertėn e Verės
    pėr ta shoqėruar nuk ishte bindės. Pasi iku Vera me puthjen qė ia vodhi pa
    e diktuar fare, Glauku u ngrit nga kolltuku, veshi pallton dhe doli. Gjėja
    e parė qė i ra ndėr mend ishte ideja qė tė mos kalonte nga rruga qė
    shpiente srejt varrit tė Perandorit, por njė forcė e ēuditshme e
    padefinuar e tėrhiqte drejt asaj fjalie qė qarkullonte nė kokėn e tij,
    ngjashėm si njė refren kėnge qė pėrsėritet vazhdimisht kur gjilpėra e
    magnetofonit nuk mund tė kalojė nė vijėn tjetėr tė pllakės. Ishte hera e
    parė qė kishte kaluar nga ajo rrugė e cila e tėrhiqte me njė forcė tė
    ēuditshme.
    Sakaq iu kujtua Vera. Fytyra e saj e bukur. Trupi i saj i rregullt. Frika,
    si rrėshirė e ftohtė iu derdh nėpėr trup. Edhe ai ishte njė nga qeniet
    njerėzore qė ndjente frikė nga Perandori X. Iu duk se ky perandor i
    ēuditshėm do ta thirrte nė mbretėrinė e vet qė t'ia tregonte jetėn e tij,
    pa mos i dhėnė mundėsinė qė tė kthehej nė dimensionet e kėsaj bote t'ua
    tregonte tė vėrtetėn tė tjerėve.
    Ēdo vendim tjetėr pos atij qė tė kalonte nga varri i Perandorit, nė tė
    cilin kishte njė ndėrhyrje bėhej i pavlefshėm.
    Nga varri filloi tė dilte tym dhe tė formėsohej njė siluetė njeriu. Glauku
    kurrė nuk kishte besuar nė fantazma. Shekspirin, qė e lexonte me aq ėndje
    Vera, e pandehte si tė sėmurė mental qė kishte frikė nga fantazmat. Njeriu
    pėrfundon aventurėn e quajtur jetė ditėn kur ia ndezin qirinjtė, i thoshte
    Verės, pastaj fillon hiēi, asgjėja, harrimi. Jeta, i thoshte Glauku asaj,
    ėshtė njė ėndėrr e gjatė qė kurrė nuk arrijmė ta tregojmė sepse gjithnjė
    jemi pjesė e saj. Ajo mund tė tregohet vetėm nė tė qindtat e sekondės, aq
    sa zgjat mundėsia e njeriut pėr ta treguar jetėn e vet nė kufirin jetė -
    vdekje. Edhe sikur tė kishin kohė mė shumė ne s'do tė dėshironim ta
    tregonim, i thoshte asaj, sepse do tė na dukej punė e kotė.
    Nė raste tė tilla ēdo njeri do tė ikte me tė katra. Por nė qenien e
    Glaukut kėrshėria pėr tė ditur mė shumė rreth Perandorit ishte mė e madhe
    se frika.
    - Unė jam Perandori X. hija e tė cilit tmerroi ēdo qenie njerėzore. -
    Ishte njė zė kumbues.
    Ē'perandor idiot, mendoi, si gjithė perandorėt edhe ky ende nuk dėshiron
    tė hjekė dorė nga pushteti qė ndėrtohet duke i frikėsuar njerėzit. Tashmė
    kėtė pushtet dėshiron qė ta ndėrtojė pėrmes fantazmės sė vet, mendoi.
    Fytyra e Perandorit X. qė ishte formėsuar kishte ngjyrė tė kuqremtė.
    Glaukut iu duk shumė i zakonshėm. Kishtė ca sy tė vegjėl tė humbur nė
    zgavra. Hundė pak tė shtypur, sikur t'i mungonte ashti. Rreth syve kishte
    ca njolla tė zeza. Sipas tė gjitha gjasave, mendoi, ka pasur probleme me
    tensionin e gjakut dhe sakaq iu shfaq fytyra e Verės dhe njollat e zeza
    rreth syve qė shėnonin fillimin e ciklit menstrual.
    - Vėrtet nuk tė bėn pėrshtypje rishfaqja ime? - ishte njė pyetje qė mė
    tepėr Glaukut iu duk si njė thirrje pėr ta mėshiruar se sa njė pyetje
    perandori, pas sė cilės si rėndom nuk pritet pėrgjigjja, por heshtja e
    amshuar, harrimi, vdekja...
    - E ēuditshme! Si ka mundėsi qė me njė pamje kaq tė zakonshme tė tmerrosh
    njerėzit. - tha Glauku. Shikimi iu ngulit nė rrasėn e varrit ku lexoj
    vetėm "nuk sundojnė". Mjegulla e lėshuar sipėr varrit ia pamundėsoj ta
    lexonte fjalinė e plotė. Perandori e shikonte dhembshėm. Zėri i tij
    kumbonte.
    - Nė fakt unė nuk e sundoja botėn siē mė pandehnin njerėzit, por ishin
    njerėzit qė mė sundonin mua. Njerėzit kishin nevojė t'i pėrkuleshin
    dikujt. Unė isha i zgjedhuri i tyre. Idhulli. Unė isha vetėm njė aktor qė
    duhej tė sillesha egėr me ta. Sa mė tepėr qė bėhesha i mėshirshėm ata
    tmerroheshin e kjo do tė thoshte se e kuptonin qė unė aktroja, se nuk isha
    idhulli. Kjo bindje e tyre mund tė mposhtej vetėm pėrmes egėrsisė. Me mė
    shumė vrasje dhe gjak. Dhe veproja ngase kisha frikė nga vdekja. Pėrmes
    saj unė e ushqeja jetėn time qė e doja mė shumė se sa njė femėr qė nuk
    pata kohė ta dashuroja, sepse mė duheshte tė vrisja, tė vrisja... Gjithnjė
    besoja se ky ceremonial do tė ishte i pėrkohshėm. Se edhe unė do tė mund
    tė ēlirohesha nga sundimi i njerėzve, nga pushteti i tyre, nga roli qė mė
    kishin caktuar. Kjo ishte tepėr e vėshtirė. E pamundshme. Kishte vetėm njė
    zgjidhje: tė ndėrroja rolet. Ata tė bėheshin perandorė, kurse unė sunduesi
    i tyre. Por nė kėtė rast do tė duhej tė isha unė i vdekuri. E pėrse, pėrse
    tė vdisja kur kisha mundėsi tė jetoja duke u ushqyer me jetėrat e tyre. A
    nuk ėshtė jeta ime mė e vlefshme se sa jetėrat e shumė njerėzve tė tjerė?
    - Jo! - bėrtiti Glauku. - Jo. Jeta e shumicės ėshtė mė e vlefshme se sa
    jeta e njė njeriu sa do i pėrkryer tė jetė ai.
    - Edhe unė kėshtu kam menduar deri sa nuk u bėra perandor, mirėpo pastaj
    gjithēka ndryshoi. Nga lartėsia e fronit njerėzit tė duken tė vegjėl, tė
    parėndėsishėm, si tė tillė ata ngjajnė nė miza qė nuk tė dhimbsen kur i
    shkel. Pastaj ata vet e dėshironin njė gjė tė kėtillė. Po tė dėshironin
    diēka tjetėr ata do ta kishin, por ja ata dėshiruan njė perandor tė egėr
    qė do t'i vriste dhe po ai perandor vetėm egėrsi u fali.
    - Ti kishe mundėsi tė sundoje edhe pa mos vrarė!
    -Unė e fillova me gjak, me vrasje, andaj ashtu edhe do ta pėrfundoja rolin
    tim qė ma caktuan njerėzit. Ata vet mė zgjodhėn. Andaj vet e dėshironin
    gjakun dhe vdekjen e cila u shtri edhe mbi njerėz tė tjerė qė nuk e donin
    kėtė, por ēdo shmangie nga roli ishte fund i jetės sime...
    Glauku ishte shtangur. Sakaq i ishin kujtuar bisedat e nėpunėsve tė tjerė
    qė qeshnin me njerėzit qė vriteshin gjersa ata lartė, nė zyrat e tyre, ua
    futnin duart nėn kėmisha nėpunėseve dhe ua shtėrngonin gjinjtė. Sakaq iu
    kujtua Vera, fytyra e saj e bukur, gjinjtė e saj tė fortė. Iu kujtua edhe
    Plutori i cili nuk kishte dashur t'i fliste pėr jetėn e Perandorit X.
    Tymi kishte filluar tė ngjitej drejt qiellit. Gjithēka ishte pėrhumbur.
    Fantazma kishte zbritur nė varr apo ishte ngjitur nė qiell sė bashku me
    tymin. Kėto fjalė nuk ishin shėnuar nė asnjė libėr historie. Nė gurin e
    varrit tani kishte njė mbishkrim tjetėr: "Kėtu pushon X. qė e kishin
    sunduar njerėzit e kėsaj bote..."
    Vera kishte arritur. E shikonte e habitur Glaukun qė nuk u ishte
    pėrgjigjur thirrjeve tė shumta tė saj. Glauku e hetoi prezencėn e Verės qė
    qante. Ndjeu njė lehtėsim nėpėr trup. Kurrė mė nuk do tė kthehem nė zyrėn
    time, i tha Verės, tė cilės nuk harroi kėsaj rradhė t'ia kėrkonte natėn e
    cila shtrihej para tyre dhe i ftonte tė bėheshin pjesė e saj.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 16 Jun 2008, 08:08

    Nonda Bulka - Fukaralleku....

    -Neno!...
    -Bir!
    -Dua buke!
    Mema hesht.
    -Neno!
    -Bir!
    -Ngriva!
    Mema psheretin.
    -Neno!
    -Bir!
    -Me dhemb koka!
    Mema s'pergjigjet.
    S'ka buke, s'ka zjarr, s'ka te holla per doktor. Dhe djali psheretin. Mema s'pergjigjet. Psheretin edhe ajo ngadale. Djali nuk i degjon psheretimat e memes. Mema degjon tiktaket e zemres se te birit. Nje grua plake e rreckosur, me fytyren rrudha-rrudha, rri mbi koken e nje djali dhe veshtron me sy te zgurdulluar. S'guxon te qaje; ka frike mos ta zgjoje djalin qe porsa filloi te fleje. Rri dhe e veshtron. Dy lot helmi shkasin prej syve te neveritur. Ngadale, pa zhurme, mbeshtet doren e vet mbi ballin e djalit dhe djali zgjohet perseri.
    -Neno!
    -Biri i nenos.
    -Dua buke!
    Nena hesht.
    -Neno!
    -Xhani i nenos!
    -Me ngrine kembet!
    Nena psheretin.
    Dhe djali fle perseri; dhe nena rri dhe e veshtron, dhe ngadale qan e psheretin. Ne heshtjen tragjike te nje nate dimri, ne oden pa drite luhet nje nga mijera tragjedite e jetes njerzore. Dhe cdo tragjedi eshte nje poeme e gjalle! Poema e shekullit njezet!
    Nje meme; prane saj nje dhoge, kora e Shen Merise. Mema e veshtron koren e shenjte, i afrohet, e puth dhe kthehet prane djalit. NJe shkendije shprese shkelqen ne syte e saj.
    Shen Maria hesht!
    Qe nga larg, zhurma e muzikes se radios tingellon ne veshet e memes. Dhe djali fle, pa buke, pa zjarr, pa drite.
    -Neno!
    -Bir!
    -S'jam mire!
    -T'u befte nena, fli!
    Dhe djali fle perseri. Dhe mema qendron si shtatore! Hedh syte tej e pertej, veshtron koren, veshtron djalin dhe psheretin thelle. Dhe djali fle! Mema i ve doren ne balle! Balli eshte i ftohte! Mema i trazon doren. Dora ka ngrire. Mema e puth ne buze. BUzet jane mbyllur perjete. Mema qan me ze, por djali nuk zgjohet. Dhe zerit te memes i pergjigjet heshtja e nates. Kora perkarshi veshtron dhe hesht. Nje trup i ngrire. Nje meme me sy pa lot. Nje nate dimri vdiq i biri i nje lypseje. S'u prish bota, as fukuaralleku s'mori fund.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 16 Jun 2008, 08:10

    Valbona Bozgo - Studenti...

    Eduardi arriti tė shohė pėrtej gjetheve tė pjergullės, qė kishte zaptuar mė shumė se gjysmėn pamore tė dritares, duke larguar lehtė disa prej tyre, qė si duar tekanjoze ia kishin zėnė sytė. Nga shmangia e tyre pėrfituan sytė e njė gruaje rreth tė dyzetave, qė fillimisht ndoqėn lėvizjet e ngathėta tė kėrcellit lavjerrės, derisa u takuan me atė tė banorit tė ri.Vėshtrimit kureshtar dhe naiv tė studentit, qė si hedhjet e njė karkaleci nuk qėndronin gjatė diku, iu pėrgjegj ai i njė gruaje tė mirėambjentuar. Buzėqeshjes sė tij, qė nga kati i dytė i ndėrtesės sė bukur, iu prezantua njė shikim krenar e modest, qė ia veshin vetes njė pjesė e tė varfėrve, ku me nėnshtrimin e vetėdijshėm ndaj fatit, pikasje njė dozė tė heshtur heroizmi, qė pėrbėnte mbase njė nga kėnaqėsitė e pakta tė jetės sė tyre. Megjithė fizikun e lėnė pas dore, vetulla tė pahequra dhe njė e treta e flokėve tė thinjura, bishtin e gjatė tė tė cilave ajo e hidhte pas krahėve, si njė insekt ngjitės tė bezdisshėm, sa h!
    erė qė ky i afrohej gushės, tregonin pėr njė grua tė hijshme nė tė ritė e saj. U mėshoi rrobave nė legenin me ujė tė nxehtė e tė sapunisur, tė cilin e largonte herė me dhunė, si objekt tė padėshirueshėm mė dhe mė pas e afronte sėrish, duke i dhėnė mundėsinė e dobishmėrisė, si pėr t’i kumtuar tjetrit se rutina ishte tashmė mjeti mė i mirė i mosplagosjes.
    Studenti, qė rridhte nga njė familje e kamur dhe kishte zėnė me qira apartamentin nga dritarja e sė cilės sodiste, duke mos gjetur agjė interesante pėr t’u marrė hė pėr hė, nuk u largua. Nga shtėpia e gruas doli njė djalė dhjetėvjeēar me njė deng rrobash nė krah, qė ia hodhi tė ėmės pranė kėmbėve. U rikthye pėr tė mbledhur njė palė pantallona dhe dy kėmisha, qė i kishin shkarė gjatė rrugės. Teshat qė iu bashkuan rrobave tė palara, ishin prej cohe tė mirė dhe bėnin kontrast me pantallonat e djalit tė arnuara, jo tamam nė gjysmėfryrjen mbi gjunjė, si topa tė squllur nga pėrdorimi i gjatė, por pak mė nė anė, tregues i dashurisė qė kishte ai pėr rolin e portierit.
    E ėma diē i tha, duke i zgjatur njė palė pantallona nga grumbulli i teshave ende tė palara tė klietėve tė saj dhe djali u fut menjėherė nė shtėpi. Ndėrrimi qė u bėri pantallonave, duke i zgjatur sė ėmės tė tijat pėr t’i larė, e tregonin njė qesharak tė dhimbsur, tė futur nė atė thes tė stėrmadh, qė pėr tė mos i rėnė i kishte lidhur nė mes me njė lloj ushkuri. Fundin e tyre e kishte pėrthyer njė pėllėmbė, aq sa tė mos e preknin tokėn. Zuri vend mbi njė stol nė anė tė shtėpisė, duke soditur qiellin, shenjat atmosferike tė tė cilit do tė pėrcaktonin kohėzgjatjen e tharjes sė tyre, pėr tė shpėtuar nga ai ndalim i detyruar, qė kryhej pėr javė. Eduardi priti tė shohė shenjat e para tė padurimit e mė pas tė shpėrthimit tė djali nga mėrzitja, por edhe ky, si e ėma, i qėndroi besnik pritjes.
    Rutina t’a kalit apo t’a plas durimin?
    Studenti mendoi tė hidhte njė vėshtrim nė dritaren nė anėn tjetėr tė apartamentit, derisa t’i thaheshin pantallonat tė voglit dhe gruaja tė mbaronte larjen e teshave. Njė det i qetė mbi tė cilin qėndronin tri zogj me krahė hapur e tė tendosura, aq sa mund tė dyshoje nė gjalljen e tyre, pamje,e cila do tė pėrcaktohej si mė e vlefshme pėr t’u soditur nga njeriu mė i rėndomtė, nuk e entuziazmoi edhe aq. Nė bregdet pa tė shėtisnin dy plaka qė mbanin njėra-tjetrėn prej krahu, duke i vlerėsuar hapat e shoqja-shoqes tė hedhura me aq mundim, si njė sakrificė jo tė vogėl, qė pas kėsaj u takonte njė shlodhje e meritueshme. Ecja pothuaj drejtėvizore e tyre u shmang nga njė tog guralecash, me tė cilat luante njė fėmijė i vogėl, i cili dihaste me kėnaqėsinė qė tė jep mundimi i kryer pėr plotėsimin e njė dėshire. Tė dy palėt duke pėrfituar nga mosha, tė parat nga persekutimi, qė e kanė rėndom tė moshuarit dhe i dyti nga llastimi, nuk hapėn rrugė. Fitoi mė i forti, duke i detyruarat tė vje!
    trat tė zgjatnin itinerarin e kthimit.
    Eduardi u mėrzit shpejt me kėtė pamje tė zakonshme, pa fabul, tė kundruar nė sa e sa sallone mbi pikturat qė fshihnin lakuriqėsiė e mureve. Kėrkoi tė risodiste pamjen e parė, si vazhdimin e njė libri interesant, tė ndėrprerė nga nevoja tė detyrueshme fiziologjike.
    Gruaja dhe i biri ishin futur nė shtėpi. Mbi telin e rrobave ishin tė pathara ende, vetėm njė palė pantallona burrash prej cohe tė mirė. Dielli atė ditė ishte tepėr i ngrohtė.
    Kėtė ritual studenti e kryente pothuaj ēdo tė dielė paradite,teksa ditėt e javės mbusheshin me studime dhe pėrkushtime shoqėrisė sė re. Tė dy palėt e kishin miratuar praninė e njėri-tjetrit qetėsisht, duke vazhduar natyrshėm jetėn e tyre, pa i zgjeruar dėmtueshėm kufijtė e njohjes.
    Njė tė diel nėntori, moti papritur u ftoh dhe Eduardi pa tė dilte avull nga duart e mufatura prej ujit tė nxehtė dhe me sapun tė gruas, teksa nderte rrobat nė telat e lidhura nė trungjet e dy pemėve .Dhjetėvjeēari qė priste tharjen e pantallonave u bė gati tė futej nė shtėpi pėr tė shmangur tė ftohtėt. Befas, nė atė ēast, qė edhe pėr vetė folėsin ishte e papritur, ndoshta nga thyerja e zakonit qė i vogli po i bėnte sė dielės, Eduardi pyeti:
    Ke ftohtė?
    Nėnė e bir ngritėn kokat tė ēuditur, qė nga ajo qenie e kamur dhe e palėvizshme qė prej disa javėsh, doli ai zė i shqetėsuar. Vėshtrimi i tyre, gati i njė triumfuesi, qė nuk u ngasėn tė flisnin para kundėrshtarit, lėkundej midis mospėrgjigjes, pra, mosdėgjimit, qė ata e konsideronin si sjellje kalorsiake, duke ia kthyer armėn dyluftuesit paqėsor dhe njė pėrgjigjeje tė thatė e derėmbyllėse.
    Studenti u hodh nė njė tjetėr fushė komunikimi, ku refuzimi tė mos klasifikohej nė fitues dhe humbės.
    Kam nevojė pėr larjen e teshave. Mund t’jua besoj juve?
    Gruas i pėlqeu qė tjetri iu drejtua si klient. I biri priti me lėvizjet e njė portieri dhe buzėqeshje tė vetėpėrmbajtur qesen rrumbullake me teshat, qė studenti ia hodhi nga dritarja.
    Kaloi tė sodiste nė anėn tjetėr tė apartamentit, duke e gjykuar disi fyese kundrimin e gruas tek lante ndėrresat e tij. Det i kaltėr me dallgė tė forta qė masturbonin bregut dhe riktheheshin pas si kodoshė tė papėrgjegjshėm. Edhe kjo pamje ishte e stėrparė.
    Nė mbrėmje djali i solli teshat e thara. Tek pagohej pa shkarazi nga qoshja e dhomės tjetėr me derė tė hapur.
    Do tė rrish? e pyeti Eduardi.
    Jo! Atje, zgjati gishtin nė qoshe, ka qenė njė zog i bukur brenda njė kafazi.
    Ē’u bė?
    Iku bashkė me qiraxhinjtė.
    Njiheshit me ta?
    Pak. Ata vėshtronin gjithnjė nga deti. Juve nuk j’u pėlqen?
    Pak! Po ty?
    Deri para tri vjetėsh, shumė. Tashmė,nuk e di!
    Studenti priti qartėsimin.
    Atje, gishti i tė voglit u ngrit mbi lartėsinė ku mund tė kishte qenė dikur kafazi me zogun, m’u mbyt babai. E zuri furtuna nė det. Kishte barkė tė vogėl, akuzoi ai varfėrinė.
    Tjetri nuk i dha bakshish, qė pas dėgjimit tė kėsaj historie do tė ishte mė stimuluese pėr t’u dhėnė. E frenonte ajo krenaria kėmbėngulėse, qė dukej se e kishte shoqėruar gjithė jetėn kėtė familje. Sytė i shkuan tek anėt e xhepave paksa tė njoma tė pantallonave tė djalit. Nuk kishte pasur diell atė ditė dhe era kishte qenė e lagėsht.
    Faleminderit, i tha. Si tė quajnė, para se tjetri tė mbyllte derėn.
    Anton!
    Faleminderit, Anton!
    J’u lutem...
    Eduard!
    J’u lutem zoti Eduard, zuri vendin i vogli.
    Tė dielat pasuese u shtuan jo mė shumė se me mirėmėngjesimin e tė dy palėve. Pėrshėndetja ndarėse nuk kishte hyrė ende nė pėrdorim, o pėr hershmėrinė e saj, o pėr mos ndodhjen e tė dyve ne vendet e njohura. Moti u ftoh dhe Antoni e vononte sjelljen e rrobave njė ose dy ditė, sipas tekave tė atmosferės. Rrinte pak nė kėmbė dhe kėnaqej me atė pak bisedė qė shkėmbente me studentin shpirtmirė.
    Dy javė para Krishtlindjeve, ndėrsa kryenin kuvendin e radhės, dhjetėvjeēari ia nguli me endje sytė, njė anijeje tė madhe e tė bukur prej druri, bordi i sė cilės ishte nbushur me kutizėza kubikėshe, zbukuruar me fjongo, imitim dhuratėzash, pikėrisht nė vendin ku qiraxhinjtė e dikurshėm kishin patur kafazin me zogun.
    I duket mė pak romantike dhe njerėzore, mendoi Eduardi. Fakti qė ka zėnė vendin e njė kujtimi tė bukur, e shton kėtė.
    Pas ikjes pikėllim-pėrmbajtėse tė tė voglit, studenin filluan ta torturonin hamendjet. Mos i ishte dukur sfiduese stolisja e anijes me dhuratat, kur ai s’ka veē njė palė pantallona nė konsumim e sipėr dhe njė palė kėpucė qė fusin ujė nė majat e tyre?
    Ndjenja pėrpėlitėse qė shoqėron idealėt mėshirues tė shtresės sė pasur, ndaj vuajtjeve tė shtresės antipode, me brejtjen e pėrhershme tė njė vetėfajėsie, qoftė kjo, edhe thjesht nga vėzhgimi i tyre, nuk e lėshoi edhe nė ditėt e pasme.
    Njė tė dielė para Krishtėlindjeve vendosi t’ia dėrgonte teshat gruas nga dera. Donte t’i lutej t’a lejonte atė, studentin, pėr t’i dhuruar njė palė rroba tė birit, nė prag tė festės sė madhe. Pėr tė shmangur refuzimin fyes tė saj, do t’i shprehte natyrshėm traditėn e familjes sė tij, pėr tė gėzuar me njė dhuratė personin qė ai do tė dėshironte. E ndjente mohimin e saj tek do tė hapte kanalin ekonomik midis kėmbėve tė tė dyve. Njė tjetėr arsyetim i pėrdorshėm, mund tė ishte thjesht simpatia qė ushtronte ndaj djalit. Dhe po qe se ia blente teshat me kokė tė vet, me siguri qė e ėma do t’ia linte nė dorė. Asnjė variant nuk i’u duk bindės. Vendosi tė zbatonte tė dytin, duke i mėshuar anės emocionale tė shprehjes sė tij.
    Gruaja u ēudit, por s’foli, kur e pa nė derė. Imazhi i tij pėr tė ngjasonte me njė fotografi pasaporte, teksa pozonte gjithherė nga dritarja pjesėn ballore tė fytyrės me njė pjesė tė kraharorit dhe shpatullave. Iu duk mė i shkurtėr nga ē’mund t’a mendonte. Kjo e bėnte pakėz mė tė afėrt. Ia mori teshat dhe priti tė dėgjonte me kureshtjen e njerėzve, tė sigurtė qė pas dėgjimit, u kėrkohet tė japin njė pėrgjigje tė menduar.
    Mos mė paragjykoni ju lutem, filloi tė flasė studenti, ndėrsa fjalėt pasuese, mė shumė se kėrkesė-falėse, ishin thirrje pėr ndihmė, refuzimi i sė cilės mund t’i sillte atė gjėmėn tė riut, qė me siguri fshihej nė atė fjalė tė pakuptueshme “paragjykim”. Ata, nėnė e bir, e donin studentin, prandaj, pa mundimin mė tė vogėl, teksa besonte se nderi ishte i dyanshėm, pa borxhe pėr tė dy palėt, pranoi.
    Nė mbrėmjen e pas dy ditėve tė tharje-rrobave, doli bashkė me vogėlushin pėr tė blerė teshat. Eduardi ndjente kėnaqėsinė qė tė jepte fitorja e lehtė e zgjidhjes sė njė situate, pas mbivlerėsimit tė saj dhe Antoni me ndjenjėn e pėrmbushjes sė njė detyrimi, qė pas vdekjes sė tė atit ishte shtrirė drejtėvizorisht nė kohė. U gėzua pėrmbajtshėm, teksa veshte kėpucėt, pantallonat dhe kėmishėm, duke i paguar me njė falenderim tė ngrohtė,si njė ditė e butė me diell tė veshur.
    Eduardi kishte pritur mė shumė entuziazėm nga i vogli. Vėrtetė qė ai nuk i pėrkiste atij grupi filantropėsh tė pasurish, qė kryenin bamirėsi vetėm pėr t’u pėrdėllyer nga stėrfalenderimet zalisėse tė fukarenjve, por edhe kjo vetėpėrmbajtje e gjithhershme dhe gjithkundshme...! T’a marrė djalli...!
    Faleminderit, Eduard, e shtuan paksa dozėn e kėnaqėsisė nėnė e bir, ndėrsa gruaja e hetonte, nėse kishte mbetur ndonjė gjurmė nga djalli i fshehur qė kishte trazuar mė parė studentin. Fytyra e tij ishte e qetė. Suksesi u sigurua edhe nga falenderimi qė ai kreu. Tė dy palėt dukeshin se ishin barabar.
    Tė dielėn e ardhshme, teksa tri ditė i ndanin nga festimi i Krishtlindjeve, pamjen ”pasaportė” tė Eduardit nė dritare, gruaja e mirėmėngjesoi mjaft ngrohtė. Midis shumė teshave tė ndera nė tel, dalloi rrobat qė i kishte blerė Antonit. I veshur me tė vjetrat, mbi njė legen tė vjetėr e tek-tuk tė ēarė, tė “salduar” me tul buke, pa njė nga kėpucėt e vjetra tė djalit, tek lundronte mbi njė dėrrasė, zbukuruar nga tė tėra anėt me vela e penjė.
    Faleminderit, Eduard! brriti gėzueshėm Antoni, teksa hareja ia kishte zmadhuar tiparet, si dielli i orės dymbėdhjetė!
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 01 Sep 2008, 22:46

    Arben Orhani - Nė kopshtin zoologjik...



    Duke shijuar i qetė kafen nė njė bar pranė qendrės sė qytetit, dikush mė mbuloi sytė me duar qė mbara krahėve dhe, duke kapur hundėn e vet me ndonjė dorė tė tretė pėr tė ndryshuar zėrin, mė kėrkoi t’i gjeja emrin. U tremba pak sepse isha zhytur nė mendime pėr shkak tė njė qeni rrugaē, i cili shtrėngonte fort mes dhėmbėve dy testikuj tė mėdhenj. Instiktivisht, shtrėngova tė mitė, si pėr t’i mbrojur. Me siguri kėrkonte ndonjė gropė pėr t’i fshehur, kėshtu kam dėgjuar se bėjnė qentė me ushqimin e tepėrt. Ngaqė nuk e kisha gėlltitur plotėsisht gllėnjkėn e kafes, u mbyta dhe fillova ta nxirrja nga hundėt, por symbyllėsi nuk mė lėshoi, duke kėmbėngulur tė dėgjonte emrin e vet nga goja ime. Iu pėrgjigja nervoz se nuk mė shkonte fare mendja kush mund tė ishte, madje e kėrcėnova se do ta godisja nė testikuj nėqoftėse nuk i jepte fund. M’u duk sikur u mendua pakėz, pastaj kėrceu hopthi para meje dhe buzėqeshi si fėmijė. Mezi m’u kthye vėshtrimi pėr shkak tė shtrėngimit tė fortė. Shquajta turbull njė tė njohurin tim tė vjetėr, me tė cilin nuk kisha marrėdhėnie tė tilla, sa tė sillej nė atė mėnyrė. Megjithatė, buzėqesha dhe e ftova tė ulej. Ai u kėnaq dhe hapi duart tė mė hidhej nė qafė, por derdhi zhurmshėm kafen time tė mbetur dhe gotėn e ujit, gjė qė u pasua nga dhjetėrat e shikimeve tė klientėve tė tjerė ulur nė bar. Pasi kthyen kokat pėrsėri me pėrtesė dhe vazhduan bisedat e tyre, unė zgurdullova sytė drejt kamarierit si pėr t’i kėrkuar falje pa fjalė. I njohuri im nuk e prishi fare terezinė, por hapi nja tre – katėr biseda njėherėsh, pa pritur ndonjė miratim prej meje, madje pas pak nuk po mė shikonte fare, sepse i nguli sytė shalėve tė gjata tė njė femre seksi ulur pėrballė. Sapo u bėra gati tė ikja, madje duke i futur njė tė sharė, por qė ndėrrova mendje me shpresėn se nuk do tė mė vinte re, mė propozoi pa pikė turpi tė vizitonim kopshtin e ri zoologjik tė qytetit. Fiksoi me sy buzėt e mia, tė cilat lėvizėn pa dėshirėn mė tė vogėl dhe shqiptuan njė Po! tė fortė. Kapulita sytė dhe dola nė rrugė tė nisesha drejt shtėpisė, por i njohuri mė futi krahun nga e djathta, duke mė tėrhequr andej nga duhej tė ishte rruga pėr nė kopshtin zoogjik, nė anėn tjetėr tė qytetit. U ndjeva i paralizuar pėrpara entuziazmit tė tjetrit. Ecėm rreth gjysmė ore, unė duke dėgjuar, ndėrsa ai fliste pa pushim, derisa i’u afruam portės sė kopshtit zoologjik. Atje gėlonte njė turmė e zhurmshme njerėzish tė paduruar, qė zgjatnin biletat drejt rojes, i cili mezi po mbante nė kokė njė kapele uniforme tė vjetėr, shekullore do tė thosha. U dhashė kėmbėve andej nga erdhėm, i bindur se shoqėruesi do tė ishte i njė mendjeje me mua, por ai rezistoi, duke m’i ngulur thembrat nė vend. Buzėqeshi dhe mė tha se rojen e kishte mik tė vjetėr dhe qė do ta rregullonte tė hynim jashtė radhe. I urova vetes qė roja tė ishte i tėrbuar nga kacafytja me njerėzit dhe tė na pėrzinte me ulėrima, por i mallkova tė gjithė kur na e bėri me sy duke drejtuar kokėn nga njė derė e vogėl hekuri, e cila dukej e mbyllur mirė, megjithėse u hap sapo e prekėm me dorė. Hymė brenda, duke u bashkuar me turmėn e njerėzve, tė cilėt nuk vunė re asgjė. Kopshti zoologjik ishte shumė i vogėl pėr tė qenė njė i tillė. Dukej si amfiteatėr i vjetėr, skena e tė cilit ngrihej mbi njė pirg dheu, ndėrsa kafazėt mbushur plot me kafshė e pėrqarkonin si gjysmėrrathė njėri pas tjetrit. Sapo u afrova u sulmova nga kutėrbimi i bajgave tė hienave, tė cilat po mbllaēitnin ca zorrė me ngjyra tė ndezura. Hapa gojėn t’i tregoja me gisht shoqėruesit tim njė ēift majmunėsh qė po ēiftoheshin si tė tėrbuar, por ai mė humbi nga sytė. Hetova nėpėr turmėn e njerėzve, e cila kundronte e heshtur vėmendshėm ndėrzimin e dy breshkave nė majė tė piedestalit tė njė kolone antike. Krruajta kokėn duke u rrotulluar, derisa shtanga prej vėshtrimit tė njė luani. Iu avita ngadalė kafazit tė hekurt pa ia shqitur sytė, aq sa i ndjeva erėn e keqe tė gojės zaparitėse. U ēudita kur vura re se nuk po mė vėshtronte mua, por mbrapa krahėve tė mi, madje m’u duk paksa i frikėsuar, megjithėse unė nuk merrja vesh nga luanėt. Thashė me vete se do tė grindesha me shoqėruesin tim, nėqoftėse ishte mbrapa krahėve pėr tė mė kurdisur ndonjė rreng. Pėr ta trembur unė i pari, mendova tė brofja vendit dhe tė rrotullohesha nė ajėr kėmbė e duar hapur dhe ashtu bėra. Nė ēastin qė ndala kėrcimin nė anėn tjetėr, shtanga si i paralizuar. Turma e njerėzve po afrohej ngadalė drejt meje, me vėshtrimin ngultas e duke u zhveshur. Mes tyre vura re fytyrėn e tė njohurit tim, tė cilėn ai e ēori me thonj dhe e flaku tutje si maskė. Tė gjithė, lakuriq tashmė, shkulėn maskat qė mbanin dhe ēorrėn lėkurėt e trupit. Brenda pak ēastesh u gjenda gojėhapur nga habia pėrpara disa prej bishave mė tė egra e grabitqare tė planetit: tigra, pantera, luanė, hiena, qen tė egėr, madje edhe disa krokodilė tė stėrmėdhenj. M’u ndal fryma nga gjithė ata ēataj qė mė afroheshin hungėritshėm. U tremba edhe mė shumė akoma, kur luani brenda kafazit, fryma e tė cilit mė rrihte shpatullat, mė foli. Zėri i tij m’u drejtua vajtueshėm, si pėr tė mė ngushėlluar. Sapo bėra tė kthehesha drejt tij, kafshėt m’u sulėn egėrsisht, duke mė mbėrthyer pas hekurave tė kafazit. Filluan tė mė shqyenin mishin, tė gjitha njėherėsh, me dhėmbė e thonj. Ndjeva brinjėt tė mė shkuleshin dhunshėm nga trupi dhe zorrėt qė filloi t’i shthurte prej barkut njė hienė, e cila ia mbathi me to mes dhėmbėve. Dihatjet erėkeqe, hungėrimat tmerruese dhe dhimbja nuk mė ndalėn tė ktheja kokėn drejt luanit tė kafazit, duke zgjatur drejt tij dorėn qė mė kishte mbetur. Ai kapi krifėn me putėr dhe hoqi zorshėm atė qė dukej se ishte vetėm njė maskė, pas sė cilės u shfaq koka e tė njohurit tim. Mė vėshtroi ngjethshėm me lot nė sy dhe duke iu dridhur pakėz mjekra mė tha:
    - Eh! Sa herė tė kam thėnė qė kafshėt flasin gjuhėt e lashta?! Dhe qė njerėzve nuk u duhet besuar kurrė!
    Ndėrkohė, njė turi i gjatė me ēataj tė tmerrshėm m’u fut qė poshtė kraharorit tė shqyer dhe mė shkuli zemrėn. U pėrpoqa tė mbaja sa mė gjatė brenda mushkėrive tė copėtuara frymėn e fundit, por nuk munda tė shihja gjė tjetėr, sepse sytė m’i mbuloi gjaku im, qė rrodhi nga goja e njė hiene tjeter, mbushur me rropullitė e mia te mbetura, e cila, pasi i pėrpiu me njė frymė si tė ishin makarona, filloi tė mė kėrrmiste fytyrėn me hungėrima kėnaqėsie.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Mon 08 Dec 2008, 01:34

    Nonda Bulka - Lypėsi...

    Mė ndjek nga dita sa herė vete nė shtėpi:
    - Nėm njė lek, zotni!
    Ėshtė njė djalė i vogėl, shtatėvjeēar, i zi pisė nga fytyra, i thatė, i shkurtėr, pa rroba, pa kėpucė; si rron, as unė nuk e di. Sytė e tij janė pasqyrė e egėr, e gjallė dhe e tmerrshme e fukarallėkut. Vuan nga uria, vuan nga tė ftohtėt, vuan nga ēdo gjė. Por i ka mbetur aq fuqi, sa tė thotė: - Nėm pak bukė!
    Tė mendohesh thellė, mė e mira qė mund t'i bėsh, ėshtė ta helmosh. Se helmi ėshtė ilaēi i fukarallėkut.
    E di qė feja dhe ligji mė helmojnė mua, po tė bėj njė vepėr tė tillė. Se njeriu s'ka tė drejtė t'ia marrė jetėn njeriut. Po a ka vallė njeriu tė drejtė t'ia shtojė vuajtjet tjetrit? Se lypėsi me lekun tim s'bėn tjetėr veēse shton ymrin, domethėnė jetėn, domethėnė fukarallėkun. Mėshira private nuk e zgjidh kurrė problemin shoqėror.
    Po le tė kthehemi te historia e lypėsit. Ditė pėr ditė mė kėrkonte diēka... Se ditė pėr ditė kishte nevojė barku i tij. Herė i jepja, herė jo.
    Njė ditė nuk e pashė tė mė dalė rrugės! Dy ditė, tri, katėr. Thashė me vete: - Ē'u bė vallė? Dhe shkoi njė muaj, shkuan dy, po lypėsin s'e pashė mė!
    Mė erdhi keq, doja tė dija ē'u bė; se fytyra e tij ishte simpatike, me gjithė shėmtimin tmerrues, ku pasqyrohej uria dhe vdekja e ngadaltė. Jo, s'e pashė mė! dhe m'u bė si ide fikse! - doja tė dija ē'u bė.
    Dhe u enda andej-kėtej. Nė ēdo cep takoja nga njė lypės tė vogėl, si ai (tė gjithė lypėsit ngjasin, se ngjyra e urisė nuk ndryshon), por s'ishte ai.
    Shkuan qysh atėherė katėr muaj.
    Fillova ta harroja lypėsin tim.
    Sonte befas m'u kujtua. E ku ta dish! Ndoshta ka vdekur...
    Gazeta s'mund ta pėrmendė emrin e tij. Vdiq ndoshta... ndoshta rron i sėmurė. Nuk e di. E ku ta marrėsh vesh sa korr pėrditė drapri hyjnor!...

    Shkurt 1936
    shpirti_omel
    shpirti_omel
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 220
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne planetin Toke
    Profesioni : Student akoma
    Pikėt : 343
    Vlersuar : 8
    Data e Regjistrimit : 14/11/2008
    Humor : Me pelqen

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga shpirti_omel Mon 05 Jan 2009, 14:16

    ISMAIL KADARE - PER TE HARRUAR NJĖ GRUA
    Po tani ē’tė bėj, thashė me vete, duke vėshtruar me radhė flegrat e lagura, tė mbufatura nga shiu. Pastaj qilimin, derėn, prej nga pak kohė mė parė ajo kishte dalė, hirnoren e cigareve, me fjalėt "Hotel Turizmi" anash. Njė copė herė u vėrtita nėpėr dhomė, gjersa kėmbėt mė ēuan pranė derės. Qėndrova pikėrisht te vendi ku ajo mė kishte pėrqafuar ndėrsa dilte, me njė pėrqafim qė s’ishte as ndarje dhe as premtim pėr diēka mė tė mirė. Njė pėrqafim i tillė te dera, pas njė pasditeje tė stuhishme, pėrfytyrohej, zakonisht, nė sfond tė dėnesės, tė pendimit pėr fjalėt e ashpra dhe me buzė qė synojnė drejt njėra-tjetrės pėr tė falur gjithēka. Por asgjė e tillė s’kishte ndodhur. Unė i kisha mbajtur duart nė xhepa, madje i kisha rrasur mė thellė dhe, i ngrirė si dru, ndjeva buzėt e saj te qafa dhe pastaj te cepi i gojės dhe prekjen e furishme tė flokėve. Mundimshėm ndjeva nevojėn ta pėrqafoja, sipas ritualit mijėvjeēar tė mbarimit tė grindjeve, por njė gips mortor, i ikur nga kushedi ē’shtatore, s’mė la tė lėvizja. S’isha penduar pėr asgjė. Isha vetėm i lodhur. Nė hirnore, dhjetėra bishtat e cigareve, tė rėnė njėri mbi tjetrin, si nė njė masakėr (tė sajtė si tė vrarėt e njėrės palė, asaj pale qė pėr t’u njohur mbante njė rrip tė kuq, dalloheshin vėrtet nga shenja e tė kuqit tė buzėve), jepnin mė mirė se ēdo gjė atė qė kishte ndodhur: furinė, shpjegimin e vėshtirė, fajėsimet e ndėrsjella qė i kishim bėrė njėri-tjetrit, lotėt e pafund tė saj. Sikur tė kishte gjėkund njė muze tė hidhėrimit, do ta kisha ēuar atė hirnore. Isha i lodhur. Gojėn e kisha tė hidhur. Doja tė pushoja me ēdo kusht. Me mosbesim vėshtrova shtratin, velenxėn sipėr tij dhe nėnkresėn. Vėrtet shpresoja se mund tė flija? Mė erdhi tė qeshja, kaq e pamundur m’u duk kjo. Shushurima e shiut vinte qė jashtė zbutėse. Duhej ta harroja me ēdo kusht, ta nxirrja nga vetja ime atė grua. Por, sė pari, duhej tė nxirrja atė mbrėmje. Ishte gjėja mė e ngutshme. Duhej ta nxirrja atė grua, sepse gėzimet qė mė jepte ishin pėrherė mė tė pakta se mėrzia. E gjeta veten duke lėvizur nėpėr ato pjesė tė dhomės ku kishim lėvizur dhe ishim zhvendosur tė dy gjatė atyre orėve tė ēmendura. Dhe pėrsėri hirnorja me bishtat e cigareve mė mbajti nė vend. E mora, e ktheva nė pėllėmbė tė dorės atė grusht bishtash, si tė kisha pėrpara syve njė gjė tė pabesueshme. Tė ftohura, tė shkrumbuara vende-vende, ishin tani ato qė pak mė parė kishin qenė mė afėr se ēdo gjė tjetėr pranė fjalėve tona, frymėmarrjes sė furishme, pendimit, dėnesės. Iu afrova dritares, shtyva flegrėn dhe i flaka pėrjashta, nė terr. Kėshtu hidhet hiri i tė vdekurve, kur e lėnė me testament, mendova. Duhej ta harroja patjetėr atė grua. Tė pėrdorja gjithė mekanizmin e trurit tim pėr ta zhvlerėsuar. Ta godisja nga pika tė ndryshme, nė mėnyrė qė, kur tė vinte ora e harrimit, ta kisha tė lehtė rrėnimin e saj. Kisha ende njė keqardhje tė fundit pėr kėtė, por isha i bindur se s’kishte rrugė tjetėr. Do tė shtrihesha pas pak horizontalisht (e kisha vėnė re se nė atė qėndrim mendoja gjėrat mė shkatėrruese) dhe do tė filloja... Do t’i ndiente vallė buldozerėt qė larg, nė shtratin ku, ashtu si unė, me siguri, nuk flinte? Dhe, papritur, mė shkrepi nė kokė njė mendim: e sikur ta shkruaja gjithė kėtė? E shkruar, ndoshta kjo mbrėmje mund tė nxirrej mė lehtė nga vetja. Ta trupėzoja pėr ta vrarė mė lehtėsisht. Ashtu do tė bėja. Pėr ēudi, siē mė ndodhte pėrherė nė kėsi rastesh, mendimi i tė shkruarit mė dha qetėsi. Si avioni qė e nxjerr trupin e vet nga zona e stuhisė, ajo ide, mė shpejt se ē’e mendoja, mė nxori nga gjendja delirante nė njė shtresė mė tė qetė, sipėr furtunės. Dhe mė parė se ē’e prisja, fjeta. E njoha Polin e Jugut qė larg (dallohej shtypja, ashtu siē e kisha mėsuar nė gjeografinė e tetėvjeēares). Dėgjohej njė goditje e mbytur veglash. Kur iu afrova edhe mė, pashė se atė zhurmė e shkaktonin tre njerėz me shtat tė shkurtėr. Diēka po bėnin me boshtin e tokės. Nuk u bezdisėn aspak nga prania ime dhe vazhduan punėn e tyre. Dukej si njė riparim. Nuk e di nėse i pyeta ē’bėnin ashtu apo vetvetiu m’u bė e qartė: po bėnin njė ndreqje nė bosht. Njė ndryshim, me sa dukej, nė shpejtėsinė e rrotullimit. Prej kėsaj do tė sajoheshin ditė tė ndryshme, jo njėzetekatėrorėshe, si mė parė, por tridhjetetetorėshe. Kurse netėt do tė ishin njėzetedyorėshe. Sipas studimeve dhe pyetėsorėve tė ndryshėm, paskėsh qenė mė mirė kėshtu. Kisha pėrshtypjen se diku kisha lexuar nė shtyp pėr kėtė gjė. Desha t’i pyes: e kur do tė fillonte ky kalendar i ri, por, s’di se pse, i pyeta pėr tjetėr gjė: meqenėse merreshin me gjėra tė tilla, me siguri, mund tė zbėrthenin nga bota copa tė kohės. Posi, u pėrgjigjėn ata. Pra, e bėnin edhe kėtė dhe ndihej qė s’e kishin tė vėshtirė. O Zot, sa e thjeshtė paskėsh qenė ajo qė dukej e pamundur: tė shkulja nga vetja gjithė atė hidhėrim. U mundova t’ua shpjegoja, doja tė hiqja nga vetja ime njė ditė ose, mė saktė, njė mbrėmje tė hidhur. Ata qeshėn. Njė mbrėmje? Po ne punojmė me copa tė mėdha. Gjysma shekujsh, dekada, shumė-shumė, me vite. Kurse ditėt janė vocėrrima. Megjithatė (vėshtruan veglat e tyre), ndoshta me ato mė tė imėtat mund tė kapim edhe ditėt. - Ku ėshtė ajo ditė? - pyeti njėri prej tyre. - Si? - ia bėra unė. - Dita qė doni tė shkėputni, nė ju kuptova drejt. Ju doni ta hiqni atė dhe tė lidhni prapė fijet, apo jo? - Pikėrisht. - Atėherė, ku ėshtė ajo? O Perėndi, s’mė kujtohej asgjė. U mbyta nė djersė, por koka sa vinte mė bėhej mė e turbullt. - Nė mos viti, sė paku, koha, - tha ai. Por mua s’mė kujtohej asgjė. Dija vetėm qė ishte e hidhur, tepėr e hidhur. - Po ēka ndodhi atė ditė? Ndoshta, kjo ju kujtohet, - tha ai. - Ē’perandori ėshtė pėrmbysur, ē’tėrmet ka rėnė? Vėshtruan njėri-tjetrin, kur e panė qė s’pėrgjigjesha. Pastaj sytė e tyre tė lodhur u kthyen diku anash, atje ku nė njė shtjellė tė largėt vėrtiteshin, me sa dukej, ngadalshėm perandoritė e rrėzuara, themelitė e tėrmeteve dhe skelete shekujsh. Vėrtiteshin zymtas, tė pėrshkuar nga vetėtima tė ftohta. Asgjė s’mė kujtohej. Vetėm shija e hidhėrimit, e pazbutshme, e patretshme. Pastaj m’u duk se pashė diēka, njė si trajtė fustani qė e merrte era nė njė luhatje mortore. - Njė grua, - thashė. - Ishte aty, nė atė ditė, njė grua... Ata qeshėn, por ftohtė. Pastaj vėshtruan prapė veglat e tyre. - Po tė jetė ashtu, ėshtė e pamundur. Kėto vegla s’ bėjnė pėr atė gjė. - Ma hiqni atė mbrėmje me atė grua, - ulėrita. U zgjova. Zhurmėrimi i shiut mė kujtoi mė parė se ēdo gjė tjetėr se ku ndodhesha. Hotel. Dhe jashtė gjethnaja e rėnė dhe kufomat e cigareve tė masakruara, ku njėra palė mund tė dallohej prej tjetrės nga rripi i kuq... Ajo ishte aty pranė, disa hapa larg dhe, me siguri, ishte e paqetė dhe kishte makth, ngaqė, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, duhej tė ndiente qė unė pėrpiqesha ta varrosja.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Scarface Tue 06 Jan 2009, 00:17

    Dritero Agolli - Pesha e Turpit...

    1.
    Hajrije Ēeremi, me shami tė zezė deri mbi vetulla dhe me cigare tė trashė nė dorė, rrinte pranė zjarrit e mėrzitur. Dy cepat e shamisė sė zezė i binin mbi supet e mėdha, si majat e krahėve tė njė zogu mbi njė shkėmb tė murrmė. Ajo kishte shtatė ditė qė nuk fliste me njeri, veēse rrinte pranė oxhakut me cigare nė mes dy gishtėrinjve tė zverdhur nga nikotina dhe me filxhanin e kafes nė vatėr. Nuk i besohej qė djali mė i dashur i saj, Sheme Ēeremi, tė kishte bėrė njė turp kaq tė madh, turp qė do tė rėndonte tėrė jetėn mbi trarėt e kėsaj shtėpie. Ngaqė nuk i besohej, kishte dėrguar njerėz nė shtėpinė ku kishte ndenjur ēastet e fundit kapedan Tahsin Haxhihajdari, qė tė merrnin vesh njė pėr njė se ē’kishte ndodhur. Kėta njerėz ende nuk po ktheheshin dhe ajo priste pa lėvizur nga oxhaku me njė si lėmsh tė mbledhur nė gjoks.
    Kapedan Tahsin Haxhihajdari kishte qenė mik i ngushtė me burrin e saj tė vrarė nga serbėt mbi Dragobi. Shumė herė ajo e kishte pritur dhe pėrcjellė, ia kishte tharė rrobat dhe ia kishte qepur kėmishėn si vėllait tė saj. Dhe kur njė dimėr u plagos me njė plumb nė gjoks, e mbajti gjashtė muaj nė shtėpi, pa marrė vesh njeri. Atė dimėr kapedan Tahsin Haxhihajdari kishte luftuar nė Dragobi vetėm pėr vetėm me njė serb. Serbit, tek luftonte, i kishin mbaruar fishekėt dhe e kishte hedhur pushkėn.
    - Tani mė vrave, kapedan Tahsin Haxhihajdari! - kishte thirrur ai nė mes dėborės pas njė pishe tė vjetėr.
    - Nuk vras njė njeri qė i kanė mbaruar fishekėt, - i ishte pėrgjigjur kapedan Tahsin Haxhihajdari nga ana tjetėr dhe i kishte hedhur mbi dėborė dy krehėr me fishekė.
    Serbi e kishte marrė pushkėn e hedhur dhe dyluftimi kishte vazhduar pėrsėri. Nė tė shtėnėn e pestė tė dy kishin rėnė pėrnjėherėsh mbi dėborė: serbi i vrarė, kapedan Tahsin Haxhihajdari i plagosur rėndė. Atėherė e kishte marrė Hajrije Ēeremi me tre djemtė e saj dhe ia kishte shėruar plagėt nė shtėpi.
    Dhe tani Hajrije Ēeremi kishte dėgjuar gjėmėn mė tė madhe. I biri i saj, Shemja, i futur nga hasmėt, i kishte zėnė pritė dhe e kishte vrarė kapedan Tahsinin tek zbriste pėr nė Valbonė. Kjo ishte njė vrasje e blerė, siē thonė, prapa shkėmbenjve.
    - Janė fjalė! S’ėshtė e vėrtetė! - fliste me vete Hajrije Ēeremi pranė zjarrit me kėrcunj tė trashė, duke pirė e vetmuar kafen e shtatė.
    Dy njerėzit qė kishte dėrguar, erdhėn kokulur dhe ajo e kuptoi se fjala e hapur ishte e vėrtetė.
    - E vėrtetė? - pyeti ajo.
    Tė dy tė dėrguarit tundėn kokat nė heshtje. Atėherė Hajrije Ēeremi thirri njėrin nga djemtė e saj, Selimin e gjatė si bredh, me qeleshe tė bardhė si gjysmė molle tė papjekur.
    - Tė shkosh e tė gjesh Shemen. T’i thuash qė jam sėmurė. Tė vini tė dy… – urdhėroi ajo.

    2.
    Pas tri ditėve, Selimi e solli Shemen nė shtėpi. Mjekra e parruar e tregonte tė zbehtė dhe tė dobėt. Madje Hajrijes iu duk sikur i biri kishte filluar tė kėrrusej dhe tė plakej para kohe.
    - Qėnke mirė! - tha ai, ndėrsa e ėma i hodhi njė vėshtrim tė gjatė, tė egėr dhe tė zymtė.
    - Selim! - i tha djalit tjetėr. - Shko e thirr Elezin!
    Mbetėn tė dy vetėm pėr vetėm. Hajrije Ēeremi ulur me cigare nė mes dy gishtėrinjve, Shemja mė kėmbė, i parruar, i zbehtė dhe i lodhur. Pėr njė ēast asnjeri nuk fliste. Dėgjoheshin vetėm frymėmarrjet dhe kėrcitjet e zjarrit nė oxhak.
    - Jam mirė, the? - e prishi heshtjen e ėma.
    - Selimi tha se ishe sėmurė! - foli me vėshtirėsi Shemja.
    E ėma psherėtiu.
    - Tė hapėsh dy varre dhe tė jesh mirė? - tha ajo.
    Shemja u ul nė gjunjė sikur tė donte tė dėgjonte mė shkoqur fjalėt e s’ėmės.
    - Dy varre? - tha ai.
    - Njė pėr kapedan Tahsin Haxhihajdarin, mikun e kėsaj shtėpie dhe njė pėr Sheme Ēeremin, djalin e kėtij oxhaku… - tha Hajrije Ēeremi.
    Nė fytyrėn e tė birit u duk njė buzėqeshje e shtrembėr. Donte tė pyeste se ē’kuptim kishin fjalėt e s’ėmės, por ndėrkohė erdhėn dy vėllezėrit, Selimi dhe Elezi.
    - Ngreu! - urdhėroi Hajrije Ēeremi Shemen tė ulur nė gjunjė.
    Tė tre vėllezėrit nė kėmbė, vėshtruan njėri-tjetrin. Selimi me Elezin mezi i hidhnin sytė nė fytyrėn e zbehtė tė Shemes, nė fytyrėn si prej tė sėmuri.
    - Pushkėn, Elez! - urdhėroi Hajrija.
    Prapė nėnė e bir mbetėn vetėm. Nė ballin e Shemes filluan tė dilnin bulėza djerse. E ėma kėtė edhe pa e parė, e ndiente. Shemja do tė djersijė, mendonte ajo. Qė i vogėl djersinte shumė.
    - Eh, dy varre! Pa pritur e kujtuar, dy varre! - psherėtiu ajo.
    - Ē’thua?-– psherėtiu ai dhe u ul pėrsėri nė gjunjė.
    - Ngreu! - urdhėroi e ėma.
    Erdhėn tė dy djemtė me pushkė. Hajrije Ēeremi ende rrinte pas oxhakut dhe pinte kafen e njėmbėdhjetė.
    - Selim, dhe ti Elez i vogėl!.. - foli ajo dhe pėr njė ēast heshti.
    Gjithė dhoma dukej sikur ishte pa frymė. Tė tre djemtė druheshin tė mbushnin kraharorėt, si tė kishin frikė se mos mbarohej ajri.
    - Selim, dhe ti Elez i vogėl! E dini se vėllai juaj, Shemja, ka vrarė kapedan Tahsin Haxhihajdarin, mikun e shtėpisė dhe tė babait tuaj.
    Tė dy vetėm sa tundėn kokat nė heshtje.
    - Ne do ta vrasim Shemen!.. - tha ajo.
    Shemja u kėput dhe ra nė prehėrin e s’ėmės. Qeleshja i shkau nga koka dhe flokėt e tij prekėn mjekrėn e nėnės. Ajo ndjeu erėn e tyre, erėn mė tė mirė dhe u gėlltit, se njė lėng i nxehtė iu ngjit gjer nė gojė. Por nuk lėvizi nga vendi. Rrinte drejt me vėshtrim nga muri i bardhė me kokėn e tė birit nė prehėr.
    - Selim, merre kėtė! - i tha djalit tjetėr dhe ai e ngriti tė vėllanė.
    Hajrije Ēeremi vuri duart nė gjunjė dhe u ngrit me zor. Shtati i saj i lartė e mbushi odėn. Dy cepat e shamisė dukeshin si dy krahėt e njė zogu tė zi tė madh gati pėr fluturim. Shkoi dhe ia hodhi krahun e trashė Elezit, qė ishte zbehur dhe qė dridhej i tėri.
    - Je burrė, Elez! Burri nuk rritet lehtė! – tha ajo dhe u bėri me kokė tė tre djemve tė dilnin pėrjashta.

    3.
    Buzė pėrroit, nja dyqind metra larg shtėpisė, Hajrije Ēeremi u bėri shenjė djemve tė qėndronin. Pastaj i tha Shemes tė shkonte pranė lisit me gungė, qė nxinte mbi dėborėn e porsarėnė. Dy djemtė e tjerė, Selimi dhe Elezi i vogėl, qėndronin pranė saj me pushkė nė dorė.
    - Pėr gjakun e kapedan Tahsin Haxhihajdarit! – tha ajo dhe ngriti dorėn drejt Shemes.
    Selimi me Elezin vėshtruan njėri-tjetrin me grykat e pushkėve tė ulura mbi dėborė. E ėma pėrsėriti:
    - Pėr gjakun e kapedan Tahsin Haxhihajdarit!..
    Ndėrkohė i biri i saj, Elezi i vogėl, papritur e hodhi pushkėn dhe ajo u fundos nė dėborė. Mbeti vetėm njė gjurmė e gjatė pushke. Pastaj mbuloi me tė dy duart fytyrėn dhe ia dha vrapit drejt shtėpisė, duke lėshuar ulėrima pa kuptim. Hajrije Ēeremi, pėr ēudi, nuk ktheu kokėn nga Elezi i vogėl. Dukej sikur nuk kishte ndodhur asgjė, sikur tė mos ishte fare njė Elez. Ajo as djalit tjetėr, Selimit, nuk ia hodhi vėshtrimin. Vetėm thirri me dorė e sy nga Shemja:
    - Pėr gjakun e…
    Atėherė Selimi ngriti pushkėn. Mori shenjė mbi tė vėllanė, Shemen. Pastaj e uli dhe ktheu kokėn nga e ėma pa asnjė fjalė. E ėma nuk lėvizi nga vendi. Tė tre qėndronin nė heshtje: nėna, Selimi, Shemja. Nga larg vinin ulėrimat e Elezit tė vogėl. Sakaq, Hajrije Ēeremi hodhi njė hap tė gjatė mbi dėborė drejt Selimit. Pastaj shtriu dorėn nga ai, duke i kėrkuar pushkėn. Selimi u drodh i tėri. Nofulla e tij e poshtme u shtrembėrua dhe thirri:
    - Joooo!
    Kjo ishte njė "jo" shpelle, nga ato qė tremben lakuriqtė e natės, kur oshtijnė nė faqet e guvės. Dhe pas "jo"-sė plot llahtarė, Selimi i mori tė gjitha vetė pėrsipėr. Nuk donte t’ia linte barrėn e rėndė nėnės. E ngriti pushkėn. Shėnoi dhe u drodh kur i vėllai ra me kurriz mbi dėborė. Nga dora e madhe i shpėtoi pushka dhe i ra mbi dėborė, edhe ajo e vrarė. "U vra" – tha ai me vete. Dhe as vetė nuk e kuptoi se kush u vra, i vėllai apo pushka. Mandej ktheu krahėt dhe iku duke u lėkundur mbi kėmbėt e gjata.
    Hajrije Ēeremi vazhdonte tė qėndronte me vėshtrim nga Shemja i shtrirė nė mes tė dėborės. Pastaj ajo u ul mbi dėborėn e butė fillikate. Zuri tė dy faqet me duar dhe e pėrhumbur i hodhi sytė nga i biri i shtrirė. Era fėrshėllente dhe ia ngrinte dy cepat e shamisė sė zezė. Mbi fytyrėn e verdhė tė tė birit pėrhapej hiri i dėborės.

    (1984)

    Sponsored content


    tregime - Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė... Empty Re: Tregime dhe Ese nga shkrimtarė tė ndryshėm Shqiptarė...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 08:09