Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Tregime nga Pėrparim Hysi

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime nga Pėrparim Hysi Empty Tregime nga Pėrparim Hysi

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 18:56

    Nė kėtė temė do keni mundėsinė tė lexoni disa
    tregime nga shkrimtari Pėrparim Hysi.

    Shpresoj tė j'u pėlqejnė dhe juve, ashtu sikurse
    mė kanė pėlqyer mua.

    Lexim tė kėndshėm.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime nga Pėrparim Hysi Empty Re: Tregime nga Pėrparim Hysi

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 18:57

    Mallkimi i nėnės
    (Tregim)

    "Mallkimi i nėnės, tė zė!"
    Populli

    Qė mallkimi i nėnės tė zė, unė jo vetėm qė jam i bindur, por kėtė gjė e kam bėrė si fakt tė kryer tek tė gjithė nxėnėsit qė u kam dhėnė mėsim. U binda, para sė gjithash, kur dajua i babait tim, i ndjeri Ismet Korita, sado i pashkollė, ishte si njė enciklopedi diturie nga pėrvoja e jetės. Ai pėr ēdo bisedė qė bėnte, nuk fliste nė tym. Po tak dhe tė jepte njė shėmbull, ku si nė pasqyrė shihje tė vėrtetėn. Kėshtu ndodhi dhe pėr kėtė mallkimin qė tė bėn nėna. Nė pėrgjithėsi, kur vjen puna pėr mallkimin, thonė se i nėnės nuk tė zė, se ajo, sado ta nėpėrkėmbėsh, prapė se prapė, nuk e lėshon zemrėn deri tek mallkimi. Pėrkundrazi, shumica janė me atė qė mallkimi i babai tė zė. Se ky, babai, ėshtė ca mė i ftohtė se sa nėna. Po pse do merrem me supozime?

    * * *

    Tek rrinim nė hije, njė mbasdite gushti, aty mbi xhade ku ullinjtė kanė hapur krahėt e tyre kilometrikė, dėgjojmė njė nėnė qė mallkoi tė birin:"Ah, mos tė zėntė darka! ".
    T'u bėftė nė grykė! -ia ktheu mallkimit tė asaj nėne, plaku Myrte Buzi. Xha Myrtoja ėshtė njė plak qė nga pamja mė ngjet me Selam Salarinė. Aq ngjet sa, kur e shoh, them qė, po tė xhiroje njė film pėr bėmat e heroit tė Salarisė, merr xha Myrten dhe ke Selamin dorė me njė. I shkurtėr po, qylafin e bardhė me "antenė" mbi kokė po, epo ēfarė tjetėr duhet pėr tė patur atė, tė ngjajshmin e Selam Salarisė? Se xha Myrtoja vėrtet qė ka lindur dhe ėshtė plakur nė Myzeqe, po prejardhjen e ka andej:nga fsharat e Tepelenės. Edhe llagapin e ka Buzi. Llagapi, - thotė xha Myrtoja, - ėshtė vula qė tė vihet nga je. Dhe ndaj dhe xha Myrtoja mban aso qylafi me"antenė" si nė Labėri. Thirrja e lashtė e gjakut, domosdo. Pra, sa dėgjoj mallkimin nga goja e asaj nėne, xha Myrtoja, ia ktheu me mallkim. Mallikimin mallkimi e shplan, - tha. Se s'ka mė keq se mallkimi i nėnės, - vazhdoi ai. Ashtu ėshtė, -ia prita unė, - ulur mes njė grumbulli njerėzish aty nė hije. Dhe, si pėr tė mbėshtetur atė qė tha xha Myrtoja, fillova tė tregoj kėtė gojdhėnė. Gojėdhėna ėshtė shumė e lashtė, por, siodoqoftė, vlera e saj ėshtė e pakompensueshme. Zura tė tregoja, po vura nė dukje se kėtė gojėdhėnė ma ka treguar dajua i babait, i ndjeri Ismet Korita. Kur po tregoja, sa zura nė gojė tė ndjerin, dajon e babait tim, tė moshuarėt luajtėn nga vėndi, si shėnjė nderimi pėr njė njeri tė mirė, qė kish kohė qė na kish lėnė. Mė tė rinjtė as qė dinin nga kėto gjėra, po , sidoqoftė, pritėn qė t'u tregoja se ēfarė mė kish thėnė i ndjeri mua?

    * * *

    Dėgjoni, - u thashė, - unė jam me xha Myrten. Mallkimi i nėnės tė zė. Dhe ja gojėdhėna:
    Shumė kohė pėrpara rronte njė nėnė me 4 ēupa. Ēupat ishin merimanga, mushka, gjinkalla dhe bleta. Njė ditė prej ditėsh, sėmuret e ėma e ēupave dhe i bėn zė merimangės:-Merimagė, moj bija ime! Nėna ėshtė sėmurė dhe po i dhėmb koka. Hajde tė mė bėsh derman. -Ou, moj mama, -ia pret merimanga. A nuk e sheh qė unė po end pėlhurė? Nėna qė nuk e priste kėtė pėrgjigje, e mallkoi:-Allah, moj bijė, endshė e endshė pėlhurė dhe era tė ta marrė! Dhe vėrtet qė "pėlhurėn" e merimangės e merr era. I thotė mushkės:-Mushkė, moj bijė, nėnės po i dhėmb koka. A nuk vjen t'ia mbash pak? -Mama, -ia ktheu mushka, -nuk e sheh qė unė jam me barrė? -Kurrė mos pjellēė, -mallkoi e ėma. Dhe as mė thoni , a pjellin mushkat? I thotė gjinkallės. Mama, -i thotė gjinkalla, - nuk e dėgjon qė jam duke kėnduar? -Kėndofsh e kėndofsh dhe plaē nė vėnd! -lėshoi mallkimin e ėma. Kur dėgjoi kėtė tė fundit, njė fėmijė, ma priti:-Profesor, sa po plasi njė gjinkallė tek ulliri. Njerėzit po gajaseshin se kurrė s'e kishin dėgjuar kėtė histori. Pritni, u thashė, se nuk kam mbaruar. I tha bletės:-Bletė, moj bija ime, mamasė po i dhėmb koka. Ajo:-Pėr kokėn tė bėn derman bleta ty. Dhe tak mori njė copė basme, e futi nė uthull dhe ia vuri mbi ballė. Ia mbajti njė copėherė mbi tė dhe, sa u tha, shkoi pėr sė dyti, deri sa ia largoi dhimbjen. Nėna, e shėruar tanimė, i thotė:-Moj bletė, moj punėtoreja e mirė e nėnes, ti qė mė shėrove mua, paēė bekimin tim:-Qė kėtej e tutje "mutin" tėnd ta hanė dhe njerėzit. Dhe a nuk e hamė tė tėrė"mutin" e bletės?
    Tė gjithė, gati, mė duartrokitėn pėr kėtė rrėfenjė time me shumė vlerė, sidomos, pėr tė rinjtė qė xhėku nuk i dėgjojnė nėnat e tyre, por xha Myrtoja, prapė ndėrhyri:
    -Papi qo qė tregove tija kushedi se sa sene para ka ndodhur se pėrrallė, or tunjatjeta, dhe pėrralla, qė thuaj ti, ėshtė si puna e atij lumit kur vjen, qė sjell dhe dushk e lėpushkė. Por dėgjoni, o ēuna, kėtė qė kam parė me sytė e mi. Se ka ndodhur nė kohėn e luftės. Tė asaj ēlirimtares, de. Tani, unė e humba rolin e ciceronit, dhe sy e vesh andej nga Xha Myrtja. Dhe filloi:-Kishim njė burrė nė fshat qė e quanin Rexhep. Do tė thoni, Rexhep kushi? Aha, llagapin nuk e jap, se nuk i pres veshin, se llagapi ėshtė vula, or ēuna. THuaj ti Myrtja! Po hane bir se sa Myrte ka, qoft dhe kėtu, nė Mbrostar. Po kur thuaj Myrte Buzi, epo jam unė me kėmbė e me duar, e me gjithė qylaf. Ndaj llagap nuk jap. E ē'ta njac? Pra qy, Rexhepi, rronte vetėm me tė ėmėn. Qo, e ėma, bobo se si ishte! Mos e kishe nė mėhall. Shihte dy pula bashkė, tak dhe do merrte gurin t'u binte. Sherrin e kish si nė majė tė hundės. Piperickė nga ato qarrėset, qė, po e hodhe nė frasulet, tė helmon. E kam njohur mirė si Rexhepin, po dhe atė noksanen. Mirė, or ēuna mirė, tė keqen xha Myrtja, po nėnėn nuk e zgjedh dot. E mirė, e keqe:e ke nėnė. Do s'do, duhet ta dėgjosh. Se tė ka bėrė kokėn. Se tė ndodhė si me atė historizėn qė tregoi Papi pak mė parėz. Eh, de , eh. Me tė ėmėn, Rexhepi, dhe njeri tjetėr:xhin xhan. E ėma si e ėma, ta bėnte borxh, or tunjatjeta. Dhe njė ditė prej ditėsh, e humbi ky Rexhep fukarai(se fukara nė pikė ishte) dhe, frrap, i jep njė fllackė surratit tė jėmės. E lehtė qe fllacka, si nxitimthi, por nėnės i erdhi e rėndė plumb. Ky, lumėmadhi, u tkurr si i penduar, po ku mbahej ajo? -Mė rrahe, -i tha, -Rexhep? Ai nuk foli. Qe penduar sa vet e dinte. Ajo prapėsi:-Mė rrahe, Rexhep? Dėgjo, - vazhdoi ajo, - po tė kem vdekur, do ngjallem luvgat, po nuk tė mori plumbi nė ballė! ! ! Rexhepi, i shkretė, doli nga terina. Se terinė kishin pėr strehė. Njė terinė mbuluar me kashtė dhe nė vėnd tė derės njė lesė qė e tėrhiqnin me njė zhukė nga brenda pėr ta mbyllur. Tregimi po bėhej interesant, se xha Myrtoja, jo vetėm tregonte shtruar dhe pa, u ngutur, por dukej po e pėrjetonte dhe njėherė atė ndodhi. Ndėrkaq, nxorri nga xhepi i palltos kutinė e duhanit, e drodhi me nge, dhe, si e ndezi, tymosi pėr shtatė qejfe, vazhdoi:

    * * *

    Turr-vurr, turr-vurr, kaluan dhe ca sene, e ėma e Rexhepit vdiq. Qy, qyqurani, mbeti vetėm. Atje tek terina qė mbyllej me lesė. Ndėrkaq erdhėn partizanėt. Epo erdhėn, mirėse erdhėn. Dhe zunė e i strehuan nėpėr ato shtėpitė qė kishin pėr tė ngrėnė. Mos dėgjoni Papin ju qė u thotė ēunave se partizanėt strehoehshin tek fukarenjtė. GJindja ia dha tė qeshurit. *
    Pse ēa do hanin partizanėt tek sėra ime apo tek ai, Rexhepi i terinės? E, pra, i strehuan tek zėngjinėt e fshatit. Kėta po i pritėn. Po deshnin mos i pritnin, se dihej avazi mandejza. I pritėn, i pritėn, po u mbushėn me palavi. Mender me morra. Po kėto"me morra" e thoshin ashtu nėnė gojė, se. . . , epo tė keqen Myrtja, goja tė bėn hatanė. Se mirė ata qė hoqėn nga ato "palavitė"epo hallall, kur thonė, po ēfarė do ti qė nuk ke kokrrėn e krypės, qė bėn berihaj. Vė tellallin kot mė sė koti. Se kėshtu, ju keqen xha Myrtja ju, na ngrihet dhe qy Rexhepi i terinės dhe mėhall pėr mėhall, po njė muhabet:-Qenė ata partizanėt nga una, po ē'e do, na mbushėn me morra. Qy llaf qe ca i rėndė mė atė kohė. Si tė thoshe nė atė kohė tė"merhumit"(nėnkutpo Enver Hoxhėn), qė partia na i mori tė tėra apo na la fukara. Llafi i rėndė, or tunjatjeta. THuaj kėtu e thuaj atje, dhe na shkon llafja tek shtabi. Po shtabi na paskėsh patur njė allēak si komisar qė paska urdhėruar:-Tė shkoni, ta gjeni dhe t'i jepni hakun atij, Rexhepit. Me hak, ju keqen, xha Myrtaja, po qe gjysmelekut. Pa mė tė erdhėn dy partizanė, ashtu perėnduar pa perėnduar dielli, dhe mė t'i thėresin me emėr. -O Rexhep dil pak se tė kemi njė llaf. Doli qyja nga terina kur mė t'ia mbajnė bamp me dy plumba"dum-dum"mu nė lulez tė ballit. Pra, shkurt muhabeti, e zuri mallkimi i sė jėmės. Ja, pėr kėtė trokė dheu. Tani sikur tė gjithė u bindėm dhe, siē e mendoj, zor se do kishte vlerė ndonjė leksion mė shumė se kjo qė tregoi xha Myrtoja, ai, pra, Myrto Buzi qė tani nuk rron mė. Vėrtet qė nuk rron, por tė gjithė ne qė e kemi njohur, e kujtojmė si njė plak tė urtė e tė mėnēėm nga i cili kishe seē mėsoje.


    *treguar pas 1990-tės.

    Pėrparim Hysi
    Shtator 1992 - shtator 2009


    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime nga Pėrparim Hysi Empty Re: Tregime nga Pėrparim Hysi

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 18:58

    Kur Zoti zbret e tė fletė nė veshė
    (Tregim i vėrtetė)

    "Po bėre tė mira, Zoti vjen e ta shpėrblen"
    (Popullore)

    Vet kam qenė ateist. Nuk besoja nė asnjė fe. Edhe tani qė po plakem- ndoshta kam ditėt e fundit- se, pothuajėse, po e sos ēahirin tim, prapė se prapė, nuk jam ithtar i asnjė feje. Sado qė nuk besoj nė asnjė fe, alien nuk jam. Nuk ėshtė se kam rėnė nga qielli dhe, kėsisoj, en bloc, fetė janė tė huaja pėr mua. Prindėrit i kam patur tė sektit bektashi dhe imegjyshe nga babai, qe dhe myhype. I bėnte tė gjitha ato"shartet" qė ia kėrkonte besimi. Babai dhe nėna, me qė ikėn nga Skrapari dhe u vendosėn nė Myzeqe, nuk kishin ku t'i praktikonin ato"sharte fetare" qė kėrkonte besimi i tyre dhe, kėshtu, qė unė u rrita jashtė ndikimit tė fesė. Por sado qė nuk besoj nė asnjė fe, kjo nuk do tė thotė qė tė jem kundra tė gjithė atyre qė besojnė. Pėrkundrazi:respektoj ēdo lloj besimi tė tė gjithė njerėzve. Nuk ndjej ndonjė zbraztėsi tė madhe nė formimin tim, qė nuk besoj nė ndonjė fe. Se tek shikoj, shumė nga klerikėt e tė gjithė feve, kanė ndikuar pėr keq me shėmbujt e tyre. Janė qindra (mos thėnė mal me dosje) qė akuzojnė klerikė qė kanė pėrdhosur tempujt e fesė. Parė me kėtė sy, as qė mė vjen keq qė nuk jam tunduar qoft dhe nga ndonjė fe e caktuar. Pėr shumė klerikė, tė tė gjithė feve, kam nderim dhe bie nė gjunjė. Bie nė gjunjė se ata kanė qenė modele tė vėrteta nga tė cilėt jo vetėm besimtarėt, por ēdo njeri ka se ē'mėson. Po t'u referohem klerikėve tė vėndit tim, sado qė jam prej prindėrish bektashi, repsektin e madh e kam pėr klerin katolik. Me punėn e tyre, me dijet dhe me patriotizmin apo Atdhedashurinė, ata, KLERIKĖT KATOLIKĖ, janė tė paarritshėm. Ky ėshtė njė pohim qė, siē mendoj, nuk duhet tė jetė vetėm imi. Pse kanė qenė tė tillė, ata u maskaruan dhe u martirizuan, en bloc, nga dikattura qė u pėrmbys. Ata, KLERIKĖT KATOLIKĖ, meritojnė njė bazoreliev tė madh, njė si ansambėl skulptural mu nė mes tė Shkodrės dhe jo vetėm atje. Po nuk do tė kish qenė keq, qė njė tjetėr tė ngrihej nė Lezhė, njė nė Mirditė, por dhe nė ndonjė qytet tjetėr tė Shqipėrisė. KLERIKĖT KATOLIKĖ kanė qenė Univeristetet lėvizės kudo ku ka shkelur kėmba e ēdo njėrit prej tyre. Para kėtyre Idhujtarėve tė mėdhenj e tė ditur, unė, i pafe, bie nė gjunjė duke ua puthur atė rubėn kishtare veē e veē pėr diturinė dhe punėn e madhe nė dobi tė kombit. Nuk them se klerikėt e feve tė tjera nė vėndin tim, kanė qenė pėr tė mos u respektuar. Jo. Edhe klerikė myslimanė, edhe katolikė, edhe bektashi apo tė ndonjė sekti tjetėr, kanė patur figura madhore dhe Atdhetare, por katolikėt, sikur kanė ngrėnnė pak bukė veē:se qė tė gjithė kanė qenė me shkollė tė lartė dhe shkolla-nuk thonė kot:tė bėn njeri!

    * * *

    E bėra kėtė digresion tė gjatė, vetėm e vetėm pėr t'i ardhur nė ndihmė, sado paksa, cilitdo prej atyre qė mund tė lexojnė kėtė tregim tė shkurtėr. Unė vėrtet qė nuk besoj nė asnjė fe, por nė Zot besoj. Mendoj se ka njė Zot dhe ky, Zoti, nuk ėshtė "pronė" e asnjė feje. Pėrkundrazi:Zoti pėr mua ėshtė lart dhe poshtė shikon. Sado qė ėshtė i padukshėm si ajėri, ai ėshtė po kaq i domsodoshėm:si ajėri. Dhe qė tė bindet, sado pak, kushdo qė kanė mendimin se nuk ka Zot, unė do t'u sjellė si dėshmi njė ngjarje. Njė ngjarje tė vėrtetė. Ata qė e kanė jetuar ngjarjen janė shumė dhe, pothuaj, sado shumė, rrojnė qė tė gjithė.

    * * *

    Nuk jam i autorizuar prej askujt prej tyre qė ta tregoj. Por aq u befasova, sa po i bie pėr ju, por pa emrat e atyre qė Zoti "zbriti" nga lart dhe u foli nė vesh.

    * * *

    Ēifti qė janė objekt i kėtij tregimi, ėshtė njė ēift, relativisht, i ri. U martuan dhe, meqė martesa u bė nė vitet e demokracisė, iu fut njė biznesi tė vogėl. Dhe biznesi sa vinte dhe u shkonte mbarė. Kurba e fitimeve-gjithmonė me djersė tė ballit dhe me ndershmėri, - sa vinte dhe ngrihej. Fitonin dhe zunė dhe po investonin. Nė biznes ėshtė si tė tė ecė. Mvaret shumė se ku ke investuar. Qėlluan, siē duket, nė shėnjė dhe nuk kishte se si vinte mė mbarė. U bėnė emrat mė tė lakuar dhe, nė biznesin qė ngritėn, punėsuan mjaft njerėz tė tjerė. Tė gjithė tė punėsuarėt qenė me shkollė tė lartė, se dhe biznesi i ēiftit qe nė atė sferė, ku duhej, patjetėr, shkolla e lartė. Ndėrsa biznesi u shkonte mbarė, ēifti, sado po kalonin vitet, nuk po bėhej me fėmijė. Njė shqetėsim qė, ndryshe nga biznesi qė shkonte mbarė, me tė vėrtetė zuri dhe po i stresonte. Mjetet finaciare pėr tė bėrė, edhe kurėn mė tė avancuar mjekėsore, o e kishin ata, o nuk i kishte tjetėr. Dhe, sado qė nuk lanė analizė e kurė pa bėrė, mjerisht nuk arritėn qė tė bėheshin me fėmijė. Sado qė ky, pėr ēiftin qe njė si "ngėrē", as qė kishte ndonjė"krisje" apo ftohje mes tyre, pėr tė akuzuar njėrin apo tjetrin si fajtor pa faj. Kishin po atė shkuarje, po atė mbarėsi nė biznes dhe, veē kėsaj, ata qenė nga bamirėsit nė zonė duke qenė donatorė me emėr.

    * * *

    Po afrohej festa e vitit tė ri. Thotė njėri prej tyre:-A e di seē do bėjmė?Do ngarkojmė makinėn plot me lodra dhe t'ua ēojmė si peshqesh, tek "Shtėpia e fėmijėve", se ata janė jetimė dhe tė harrojnė pėr njė ēast se janė pa prindėr. E thėnė, e bėrė:ngarkuan makinėn me lodra e veshje dhe frymėm e mbajtėn tek"Shtėpia e fėmijėve". Kjo shtėpi ėshtė nė njė rreth, komshi, me kėtė rrethin ku jetonte ēifti, por gjuha shkon atje ku dhėmb dhėmballa:nuk kishin fėmijė dhe menduan pėr fėmijtė.
    Ndaluan makinėn mu para "shtėpisė" dhe, me t'u marrė vesh, pse kishin ardhur, ua hapėn derėn dykanatėsh. Erdhi kolektivi punonjės, thirrėn gjithė fėmijtė dhe filloi, hapja e pakove. Ato pakot u lėshuan shesh dhe fėmijtė ngarendin tė gėzuar qė tė merrnin secili nga njė. Qe, me tė vėrtetė, njė mjedis festiv dhe i gėzueshėm, aq mė tepėr kur dihen vėshtirėsitė e shtetit pėr t'ua plotėsuar, si duhet, tė gjitha kėrkesat e fėmijėve jetimė. Ēifti dhe kolektivi ndiqnin si nė ekran tė njė filmi, gazmendin e kėtyre vocrrakėve nė kėtė det tė vėrtetė lodrash qė as e dinin se kush ua kish bėrė si dhuratė. Po, ndėrsa fėmijtė tė tėrė shkonin e zgjidhnin dhuratat, njė ēupė rreth tri vjeē ēapitej ngadalė dhe, ndėrsa pritej qė tė drejtohej drejt lodrave, ndryshe nga tė gjithė moshatarėt e saj, vjen me ēapa tė ngadalshme drejt ēftit tė panjohur dhe burrit i drejtohet me fjalėn"baba!!!". Baaaaaaaaaaaaba, ky zė ėngjėllor, patjetėr qė e befasoi ēfitin. Burri, sakaq, e pėrfshiu nė krah"ēupėn" e tij dhe, ndėrsa "mamaja" mėnd klithi. Qe njė gjarje sa tronditėse, aq befasuese. Ba-ba!Vallė, a nuk zbriti Zoti dhe ia tha kėto fjaė kaq tė shtrenjat asaj ēupe tė vogėl?Personeli, mėnd ngriu, kurse"babai" nuk e lėshonte thesarin e gjetur nga dora. Mamaja u ngjit atje pas trupit tė tė shoqit dhe, pothuaj, me gjithė"dhuratėn e madhe" tė ardhur nga Zoti, dukeshin sikur qenė bėrė njė trup. Zunė me radhė, si babai dhe mamaja qė ta puthnin ēupėn e vogėl. Dhe thonė qė nuk ka Zot!O Zot gjuajma me kokėrr rrufeje kėdo qė tė mohon!Ti je lart, o Zot, dhe i shikon tė tėra. Ēifti u pėrlot, por mė shumė u pėrlotėt personeli i "Shtėpisė sė Fėmijės".

    * * *

    Sa ēifti mori veten pas kėsaj melodrame tė madhe, drejtoresha, qė nuk i njihte dhuruesit, pyeti:-A kini fėmijė?
    -Po, - u pėrjgijgėn tė dy njėzėri. Ne kemi fėmijė. Ja, kėtė, kėtu.

    * * *

    Ēifti bėri dokumentet e birėsimit dhe, pasi u zbatuan tė gjitha proēedurat ligjore, e bėn tė tyren atė ēupė qė burrit i thirri:baba!Ashtu i thotė dhe sot, kur ēupa, sė cilės nė vesh i kishte folurZoti, ėshtė nė klasėn e parė. Ėshtė si njė trėndafil i vėrtetė, gazmore dhe rritet si nė gji tė Zotit, se dhe Zoti i dha bekimin.

    Pėrparim Hysi

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    tregime - Tregime nga Pėrparim Hysi Empty Re: Tregime nga Pėrparim Hysi

    Mesazh nga Administratori Thu 22 Oct 2015, 18:59

    Kur nga sherri, erdhi hairi!!!
    (Tregim)

    Ish komandantit, poetit Ibrahim Gani!

    E bleva pak belanė si me para, kur i thonė fjalės. Me qė isha 60 e ca km larg shtėpisė, pėr t'i shpėtuar, sadopak, kėtij transferimi tė qėllimshėm (punė biografie), mendova qė tė bėja njė "dredhi" tė vogėl: kėrkova qė tė vija ushtar. Tri vjet e kishin shtytur ushtrinė, jo se kisha ndėrhyrė unė (se kush ma vėrshėllente kėsaj ane?!), por qe si njė ligj i panėnėshkruar gjėkund: mėsuesėt i merrnin ushtarė me vonesė. Shkova e takova shefin e mobilizimit (njjihesha prej kohėsh me tė) dhe kur i thashė pėrse kisha ardhur, ai, sikur tė mė kish pritur nė krahė, mė tha: -Kur tė sosėsh nė shtėpi, atje do gjeshė dhe fltėthirrjen. Dhe vėrtet kėshtu ndodhi. Shefi i mobilizimit qe"burrė" qė e mbante fjalėn: me pak"nėn dorė" (kėtė e dinte i gjithė qyteti), ai tė rregullonte sa tė hapje e tė mbyllje sytė, sigurisht: nė njė repart tė "mirė". Por, tė rėnėt nga fiku, domethėnė ata qė e kishin pėsuar nga "bujaria" e kėtij ryshfetēiu profesionist, kishn dalė nė njė rezultane tė ēuditshme: sa mė shumė t'i jepje, aq mė keq tė degėdiste. Kush ankohej pėr kėtė"prerje nė besė", tak fillonte "alibia" e tij: - Po tė kisha ngrėnė, pse do tė degėdisja larg? Dhe kėshtu e grisi karrierėn deri sa doli nė pension. Topat e Allemanjės tė binin, s'e lėvizte njeri nga istikami.
    Pse po e lakoj atė? Se historia qė do tė tregojė, ėshtė e lidhur me atė. Ka qenė ai protagonisti i kėtij "sherri" qė jehonėn ia ndjeva, sė pari, mė 13 dhjetor 1964 dhe, sė dyti, nja 6 muaj mė vonė.

    * * *

    Fletėthirrja erdhi dhe mė thoshte se mė 21 dhjetor do mobilizohesha. Qeshė i martuar dhe kisha djalin 1 vjeē e gjysėm. Kėshtu qė pėr dy javė qė mė mbeteshin, sė bashku me gruan dhe djalin, nisėm qė unė tė pėrcillem me tė afėrmit, qė, ē'ėshtė e drejta, kishin nė shpėrndarje pak tė largėt. Por nė vėndet e largėta shkoja vetėm dhe mė datėn 13 dhjetor 1964 (kurrė nuk e harroj kėtė datė dhe ka qenė ditė e dielė), sė bashku me gruan e djalin kishim bujtur nė derėn e sime shoqe: tek vjerri. Vjerra vinte tutje-t'hu pėr tė kėnaqur dhėndėrin dhe e pashė mirė, qė, enkas, theri patėn vėnė"gjetkėz" (pėr t'u shėndoshur) qė, ndoshta, e kishte pėr vit tė ri. Po shkonte ora 12 e drekės dhe ndjej njė zė qė po mė kėrkonte. Dal. Shikoj njė civil me biēikletė qė mė zgjat njė fletėthirrje urgjente, me tė kuqe kjo fjala"urgjente" qė mė urdhėronte mua, rrekrutin, qė tė paraqitesha pranė Degės Ushtarake!!! Kjo thirrje qe si njė rrufe nė qiell tė kaltėr, se doja dhe 8 ditė pėr t'u paraqitur atje. Mė shkoi mėndja tek "ujku i vjetėr": shefi i mobilizimit! Ai e kish bėrė zullumin. Urdhėri qe i prerė dhe i hipa biēikletės sime (u them kėtyre nė shtėpi tė vjerrit: sa tė vete, sqarohem dhe erdha), dhe ndoqa korrierin e degės. Sa mbrrita atje, veshur si pėr dhėndėrr, tak dhe u rrėfye vet shefi i degės (jo ai i mobilizimit), mė tha: - Po tė prisnim. Je i"nevojshėm" nė njė repart tė"veēantė", pėr bicikletėn, do ta ēojmė ne nė shtėpi dhe makina po tė pret. Do presi nė xhade, sa tė lėsh kėto rroba dhe nisesh. "S e k r e t ?!!!)".

    * * *

    Makina ndaloi nė xhade (qė aty shtėpia ime nuk ėshtė larg as pesė minuta), zbrita me njė frymė, ngjita shkallėt e shtėpisė dhe gjeta vetėm time ėmė. Sa i thashė se pėr ku po shkoja, klithi sikur ndodhi ndonjė hata (po unė shkoja "sekret"!!!). Dėgjuan plakat e lagjes, kur mė panė qė qeshė veshur zhele-mel, kur thonė shkodranėt, dhe kur panė dhe timeėmė qė varej duke mė puthur me lot, atėherė dhe ato u lėshuan dhe mė puthėn njė nga njė dhe tė shkretat: kurrė nuk e harroj gjestin e tyre prej nėnash (kush e kush kruante xhepat pėr t'mė darovitur, mua ushtarin qė po nisesha" s e k r e t"). Sekret dhe urgjent. Me asnjė tė shtėpisė, veē nėnės, nuk u pėrcolla dot. Gruaja me gjithė tim bir mbetėn atje dhe nuk arrita qė t'i shihja mė. "S e k r e t" hesapi.
    Mbritėm nė tė errur nė Shėngjin dhe e pashė se ē'sekret qe! Nuk qe sekret, po rushfet! Rushfet i qelbur dhe i rėndė! Por vonė do t'i dilte tymi tė vėrtetės. Kot nuk thonė: e vėreteta zhytet, por nuk mbytet. Qė reparti qe"sekret" kėtė e mora vesh sa u futėm nė kapanon, kur mua, "sekretmadhit" mė caktuan postė tė parė, para se tė flinim. "Sekretet e tjera" vazhduan mė vonė. Reparti futur mes pylli, sa mezi dukej dhe ditėn, tė jepte pėrshtypjen se kushedi ē'fshihej nė atė repart? Nė tė vėrtetė: asgjė sekrete! Si tė gjithė repartet e tjerė. Po mua, ama, mė kishin"zgjedhur": si me porosi!

    * * *

    Ē'e zuri tė gjallin dhe nuk e hoqi. Fillova, pak a shumė, tė ambientohesha dhe, pėr tė thėnė tė drejtėn, edhe pėr t'u bishtnuar pak atyre "detyrave qė qenė aq sekrete". Sė pari, u miqėsova me oficerin. I bėja atij ditarin e stėrvitjes (atė"sekretin") se kot nuk qeshė me shkollė. Kish dhe tė tjerė me shkollė, po mua mė ra shorti. Pak nga pak, dhe u miqėsuam me oficerė dhe nėnoficerė. Se dhe kėta, nėnoficerėt, qenė hall mė vete.

    * * *

    Kishim dy muaj qė qemė mobilizuar dhe shorti, pėr fat tė mirė, mė ra qė tė shėrbeja nė baterinė pranė shtabit. Qe punė fati, krahasuar me atė baterinė mes pyllit, ishe si i pėrkėdhelur. Dhe kėtu u hapa si kungulli qė merr gardhin. jo vetėm komandantit po se po, por dhe atyre nė shtab. Kur dėgjoj, tek punoja pėr ta, de, se nė repart dot tė ardhka, sė afėrmi, njė komandant (ai i madhi fare), qė andej nga paskėsh shėrbyer, bėka kiametin. Nuk kursen mė tė ndėshkuar: me oficerė e me ushtarė. Ja, kėshtu thoshin. Por jo vetėm kaq, por shtonin: -Ka bėrė kiametin andej nga ka gjetur, por ta provoj me na? Kur them na, e kam fjalėn se kėta"na", na ishin nga ato anė qė tė merrnin gjak nė vetull, dhe nuk lejonin qė komandanti qė pritej tė vinte, t'i ndėshkonte: se qenė burra dhe nuk qenė pula. Njėri thoshte: -Pėr ideal (kuptohet tė partisė, de!), t'mė ofendoi mua, ia hedh trutė nė hava. Tjetri ca mė keq (repart "trimash", or tynjatjeta!!!) dhe unė"sekreti" plasa dhe njė ditė thashė: -Ore unė ushtar jam, por dhe unė ia hedh trutė nė hava! Zjarr pėr zjjarr! Ha-ha bėjnė kurshqit, ha-ha dhe nusja! Pėr t'u treguar i ndershėm: ia bėmė atij komandantit tė "tmerrshėm" kurrizin copė. Ta provonte njėherė? Apo nuk qemė en grup! Oficerė, po se po, por dhe unė"sekreti". Pse bukėn thatė e haja unė?

    * * *

    I "tmerrshmi" mbrriti. Qe si suferinė!Murrlan apo nuk di seē tė them. Ne si bateri nė stėrvitje rreshtore. Nė krye qe njė nga"na" me gradėn kapiten i parė, i "tmerrshmi" major. Major po qe mė i madhi ushtarak nė zonė dhe dėrgonte nė garnizon tė gjithė vartėsit e vetė(kėta "na", po pėr ushtarėt cilido nga eprorėt i dėnonte). Vjen ky majori nė fushėn e stėrvitjes dhe komandanti i paraqiti forcėn.
    Majori: -More abrash kėshtu e bėn stėrvitjen ti!!! (unė po kur t'i hidhet nė kokė ky se ėshtė nga ata"na", de). Hiē. As gėk as mėk. Mė tej majori e rriti tonin dhe nja dy oktavė, po "na" kishte vdekur. Suferina ua bėri "nave" tetė me dy. Lėvizte vėndi ku shkelte ai. Oficerėt (ata trimat, de) bėheshin miza kuajėsh. A kini parė qetė kur i ha zegali nė behar! Unė"sekreti" plasa nga e keqja.

    * * *

    "Suferina" mė kish parė qė sillesha rrotull shtabit dhe se paska pyetur pėr mua. Kur e shoh pėrballė, marr drejtqėndrim, sipas rregullores, por ai jo qė nuk ma vėrshėlleu, por mė tha: -Ore akademik, pse kėshtu nderohet? Do tė fus nė burg! Epo bela e madhe: unė me grurė, ai me gurė. Tė nesėrmen, prapė nė stėrvitje. "Suferina" mbrriti. A kini parė zhgabonjėn qė lėshohet pingulthi mbi prenė e vetė, dhe ky kėshtu u lėshua mbi atė"na" qė tė merrte gjak nė vetull.
    Trimit iu kėput koka. Sa iku"suferina", iu afrova kapitenit tė parė dhe i them: -Ore, por thyeja nė sy tė ushtarėve njėherė kur tė ofendon, se vij unė si dėshmitar!
    Ai"na": -Ia rregulloj nė organizatė tė partisė unė, atij "delenxhiu"! Epo u pa puna: mė sė fundi ky"na" dhe tė tjerė si ai do ta bėjnė fėrtele nė organizatė tė partisė dhe do t'i bjerė hunda pėrdhe. Tė shohim, mandej, do jetė suferinė mė? Kur pyes njė kapter baballėk, komunist ky, se si ai bėn atij, tė tmerrshmit nė organizatė, mė thotė: - I ka hangėr tė gjallė, or ti. Tė tanė si lepuj! E, pikė e zezė. I ziu"sekret" qė shpresonte.

    * * *

    12 shkurt 1964. Qe ditėlindja e minstrit tė mbrojtes, dhe kėtė ditė bėmė betimin. "Akademik!", - mė pėrkėdheli i "tmerrshmi", me shėrbim i pari se je me shkollė. 30-vjet kishte pa rėnė borė nė Shėngjin dhe darkėn kur mora unė shėrbimin (epo kot s'qeshė "sekret"), bora kish mbuluar dynjanė. Unė me pushkė nė krah vigjėloja nė errėsirė. Tė nesėrmen kur Shėngjini qe mbuluar si kurrė ndonjherė me njė gunė tė vėrtetė bore dhe ne po soditnim kėtė peizazh aq tė bukur, befas drejt repartit vjen njė "xhip" i zi ushtarak dhe, pa pritur dhe kujtuar, zbret njė gjeneral. Sa hedh sytė, e njoha: qe kushėri im qė ishte gjneral nė Minsitrinėe Mbrėndėshme. Kish qenė me shėrbim nė Lezhė dhe, nga qė me babanė tim kishin shkuarje, erdhi dhe mė takoi. Nė fakt, u gėzova. Por"suferina", sado qė e pa kush mė takoi, as qė deshi t'ia dinte. Gjenerali ndėnji njė copėherė me mua dhe iku. Tė gjithė kujtonin se tani e tutje, pėr mua do vini ditė tė mira;se unė "sekret", gjenerali, gjeneral dhe lum unė.

    * * *

    Mars. U zura me njė nga ata"na". Jo vetėm u zura, por isha gati ta haja me dhėmb. Ky vrap dhe mė raportoi tek "suferina". Sa po hyja nė kapanon, kur dėgjoj telefonistin qė kish marr urdhėr qė unė tė paraqitesha tek i madhi: "Suferina". Ai "na" priste atje. Trokita dhe, sa hyra, "suferina" shpėrheu: -More "akademik", ēfarė kujton ti se tė erdhi ai gjenerali X... dhe dashke mos zbatosh urdhėrin e oficerėve ti? Do tė fus nė burg si i padisiplinuar dhe, sa tė dalėsh nga dėnimi, drejt e nė punime operative!- e gjithė kjo ligjėratė me njė ton tė rėndė: prej suferine!
    Unė: - Sė pari, nuk jam akademik. Gjeneralin nuk ke punė ta zėsh nė gojė, se ai nuk hynė fare kėtu, dhe, sė treti, ky qė ankohet pėr mua, nuk ka fare tė drejtė.
    Dhe zura tė shpjegohesha. E pashė qė po"thyhej" dhe po hynte nė "lėkurėn" time. Raportuesi, kur e pa qė nuk po i merrte ujė mė lopata, para fakteve tė vėrteta, atėherė hodhi gurin e fundit:
    -Shoku Komandant, - foli, - ky, ushtar Hysi, ka thėnė pėr ty, qė po t'mė ofendoj komandanti, unė ia hedh trutė nė hava!!!!
    -Siiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii, - ulėriu "Suferina"? , pėr muaaaaaaaaaa!
    -Po. Po. Pėr ideal tė partisė!-u betua"na!!!"
    -Mė ke sharė apo jo? -pyeti si njė britmė lufte.
    -Tė kam sharė, - pohova unė, - por kjo ka ndodhur, kur ju nuk kishit ardhur, para dy muajėsh, dhe ky vjen dhe tė thotė sot.
    -Kur? Kur?
    -Para dy muajėsh
    -More qeroz i mutit (se qeroz qe me tė vėrtetė), pse sot u kujtove ti tė vish e tė mė thuash? Pėrjashta dhe mos tė shoh bojėn!-bėrtiti sa me zė qė kishte. Mua mė tha: -Bjemė dorėn se qenke trim!

    * * *

    Pas kėsaj pėrplasjeje tė fortė, me "suferinėn" u bėmė miq. Nuk zgjati shumė pas kėtij sherri dhe njė mbrėmje mė thirri: - Nga sot do filosh nė zyrėn sekrete. Pra, mė sė fundi, unė "sekreti" fillova nė zyrėn sekrete. Kur hyra atje, pashė dhe organikėn e ushtarėve nga Fieri. Qemė 14 fierakė. Emrat e tjerė kishin tė dhėna tė plota dhe nga biografitė dhe, nė fund, shėnuar me laps, unė"sekreti". Rysheftēiu pėr t'i bėrė nder ndokujt, prishi emrin e 14-tė dhe shėnoi timin me laps. Puna nuk e priste, pėr tė shkruar tė dhėnat. Nė biografi kish shkruar vetėm kaq. Ėshtė i nipi i gjeneral X... Nuk kish"pasaportė" mė tė fortė se kaq. Gjeneralin nuk e kisha xhaxha. Xhaxhanė ma kishin pushkatuar partia dhe unė kurrė nuk mund tė hyja nė "zyrėn sekrete" pa kėtė"pasaportė garancie" qoft dhe me laps, por dhe pa u zėnė me atė"na". Suferina qe trim dhe, sado qė shpėrthente si tufan, me zėmėr qe babaxhan dhe aq racional sa nuk ia gjeje shokun. Edhe sot"Suferinėn" e kam mik. Ai ėshtė autor i 10 librave me poezi dhe ka shkruar dhe njė libėr pėr"puēistin" Gjeneral Leitnat Hito Ēako!


    Pėrparim Hysi

    Sponsored content


    tregime - Tregime nga Pėrparim Hysi Empty Re: Tregime nga Pėrparim Hysi

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 17:25