nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:03
NE IDENTITET TE RI
Te kam tradhtuar jeta ime
une, objekti i vetem i yti
perse s'me shkele,
pse s'me braktise
perse s'me kape per fyti!!....
Por...
te kam dashur jeta ime
une, objekti yt i vetem
te dy u lidhem,
te dy u zgjidhem,
te dy se fundi mbetem.
Qejfpaprishur
si shaka publike,
nje-mije here
zilepsur e pergjuar,
me e pashmangshmja ishe
force e brishte
nga te gjithe sulmet
qe me kane sulmuar.
E pra ...
s'qeshe kala prej rere
shkemb qeshe si maje e Shkelzenit,
poho...
tu deshen vite te ndryshoje
menyren time
gjendjen e te qenit.
E te qenit gjume mengjesor
veshur gjithe arsye
kembe e koke,
e te qenit hipoteze e sigurt,
e te qenit bos me xhepat troke.
Shihme tani
kryet e kam ulur,
duke e bindur zemren fije - fije,
se bishti ne shale kur me sjell paqen
eshte nje xhest i vlefshem zgjuarsie.
Tash ne duar mbaj
ethe - etjen tende,
te brishte,
te tejzgjatur,
bere pe...
te kam pare prej saj te vesh cigaren,
te kam pare serish tek e le.
Korrigjove shijet edhe stilin
me prestigj lumenjsh po rrjedh ne mua,
gjysmes shpirtit me ke lene vajze
gjysmes tjeter
me ke bere grua...