nga Administratori Sun 31 Jul 2011, 00:08
Te debuemit
Temir u pafshim, Kosove! Ne mbetem pa atdhe!
Si era e madhe, si zogjte shtegetare,
endemi kaltersive,
mes ujnave te hueja pa shpi, pa shprese, pa cak.
(E, megjithate, na thone qe vemi nder shpijat tona).
Heu! Po atje s'na pret askush. Nuk kemi
as te gjalle, as te vdekun atje.
Temir u pafshim, Kosove! Ne mbetem pa atdhe.
Rrotullohen valet e detit. Pulebardhat e vonueme,
si andrra te hueja, zbresin mbi direke.
Hesht nata e Mesdheut.
O! Po ku do te sosemi ne te mjeret pa atdhe?
Qytetet turke ja ku po duken larg.
Askush s'na pret atje;
Askush s'na njeh atje;
Vec, nen nje gur te ftohte, Ali Pasha qe fle.
Dhe na kujton plaku qe s'jemi pa atdhe:
ne kemi qiellin tone,
dheun tone,
malet, kenget dhe te vdekurit tane.
Ani, se zemrat tona mbeten germadhe,
dhe mes germadhave vete e vjen pikellimi.
Nje dite do te jene tonat
kasollet, permendoret,
heronjt“qe anmiku na i ka rivra.
Ne na debuen nga vatrat tona, po nuk na i marrin dot
as kenget, as te nesermen,
as te vdekurit tane,
o Ali Pasha!