Shi, ti femije i vockel qe qan prej mijera vjetesh
per diten tende te pangushelluar.
Shfaqet dhe zhduket Itaka
nen pasione vetetimash.
Zot, jam tmerresisht i vonuar!
Tani duhej te isha diku pertej shiut.
Tek dritarja, femija lakuriq,
me veshtron me syte prej uji.
Perdite me duhet te nxitoj drejt dickaje qe nuk eshte,
por nuk jam nje Odise i shpikur.
Eh, Itaken time e kam shpikur vete,
se kam nevoje te domosdoshme per ishuj.
Me veshtron me sy prej uji,
te dritarja, femija lakuriq.
Bien Itakat e legjendave,
pas bregut madheshtor te vetmise.