TE MENDUARIT GOMARISHT
Naishte seqna ishte
njehere ne Druvar
nje gomar
mizat i priste me bisht
dhe mendonte gomarisht.
Nuk jetohet
me barre ne shpine
do te iku
do ta le shtepine!
Iku gomareziu
e la shtallen
shkoi ne fund t“katundit
ia krisi pikes se gjumit.
Dhe,kur i doli gjumi
pa ujkun te lumi.
E ktheu koken anash
pak sa me pertese
ujku dhembemprehti
i thote"Miremengjez"
Deshi gomarziu
te beje nje taktike:
Me fal se po iki
prijesi ujqerise,
atje me pret zoteria
shume pune ka shtepia!
Te ikish nuk ia del
or gomar dembel
une dhe ti
duhet shtruar nje duel
me vjen keq gomar zoteria
por barkun tim,e ka marre uria.
Denesi gomari
e tha fjalen e fundit:
Ah,edhe njehere
sikur t“i kthehesha bujkut
dhe tś shpetoja
dhembeve te ujkut
barra do te me dukej
e lehte si vese
te gjitha punet do t“i beja
pa pertese.
Thone qe nga ajo dite
ai gomar
kurre me ngreri bar
as mizat nuk i priti me bisht
nuk mendoi me kurre gomarisht.!