Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Meshkujt kane frike nga ''Andrologu''...

    Share
    avatar
    Genta
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 96
    Mosha : 30
    Pikėt : 322
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 31/03/2009

    Meshkujt kane frike nga ''Andrologu''...

    Mesazh nga Genta prej Sat 12 Jun 2010, 22:10

    Meshkujt kane frike nga ''Andrologu''...

    Meshkujt e njohin mjekun androlog, vetėm kur kanė probleme me organet gjenitale. Numri i meshkujve qė kontrollojnė shėndetin e tyre seksual ėshtė nė rritje. Sėmundjet qė lindin nė organet gjenitale tė mashkullit i studion andrologjia.
    Jetojmė nė shekullin e 21-tė, por shumė njerėz ende nuk e kanė idenė se, ashtu siē ekziston mjeku gjinekologu pėr femrat, ekziston edhe njė mjek, qė quhet androlog, e qė shėrben pėr mjekimin e anomalive tė organeve gjenitale mashkullore. Edhe vetė gjinia mashkullore, e cila duhet ta njihte me siguri se ēfarė pėrfaqėson kjo fjalė, duket se nuk ka shumė njohuri pėr tė. Nga shumė meshkuj, ky profesion nuk njihet fare. ”Tė them tė drejtėn, sot ėshtė hera e parė qė po e dėgjoj,” thotė 26-vjeēari Ilir Doēi. Mjeku androlog Evi Dani pohon se ėshtė mėse e vėrtetė qė, pėr shumė meshkuj mjeku androlog ėshtė njė fjalė e padėgjuar. Madje, edhe kur disa prej meshkujve mėsojnė se ekziston njė mjek qė merret me problemet gjenitale tė tyre, e keqinterpretojnė kėtė profesion, duke e ngatėrruar me atė tė gjinekologut. ”Shumė meshkuj, madje edhe kur kanė njė nivel arsimor tė mirė, nuk e njohin kėtė specialitet. Kur disa prej tyre vijnė nė ambulancėn tonė, mė pyesin nėse jam unė gjinekologu i meshkujve,” thotė mjeku androlog Evi Dani. Duket se vetėm halli i ēon meshkujt nė derėn e mjekut androlog. Kultura e tė vizituarit, qoftė edhe pėr tė ditur se sa tė shėndetshėm janė organet gjenitale tė tyre, nuk ekziston. ”Pas njė infeksioni, i cili m’u shfaq njė vit mė parė, mė thanė se duhet tė takohesha me mjekun androlog. Pėrpara sėmundjes nuk e njihja ekzistencėn e kėtij mjeku,” thotė Petrit Lleshi, 45 vjeē. Ka edhe nga ata meshkuj qė, edhe pse kanė probleme shėndetėsore, nuk shkojnė pėr kėshillim te mjeku androlog. Kjo, sipas Evi Dnit, ndodh pasi nė momentin kur pacienti konstaton njė shqetėsim gjenital, ai pėrjeton ankth dhe frikėsohet. “Problemet e organeve seksuale te meshkujt, sigurisht qė janė tė veēanta; ato konsiderohen nga kushdo jetė private dhe sekrete. Ēdo pacient ka njė farė ngurrimi, pėr ta trajtuar problemin e tij te mjeku androlog,” sqaron mjeku androlog Dani. Kėshillimi te mjeku androlog, sipas specialistit Dani, ėshtė i domosdoshėm te tė gjithė meshkujt, sapo ata hynė nė moshėn e pubertetit. ”Dihet qė marrėdhėniet seksuale nė njė ēift janė njė pjesė e rėndėsishme e jetės. Tė gjithė meshkujt, qė kanė probleme tė caktuara, nuk duhet tė mbajnė siklet nė vetvete, pasi kjo gjė do tė sillte ndarjen nė ēift,” sqaron Evi Dani.
    Meshkujt frikėsohen nga problemet seksuale
    Sipas mjekut androlog, Evi Dani, numri i meshkujve qė vijnė pėr tė kontrolluar shėndetin e tyre seksual ndėr vite ėshtė rritur. Por sėrish ky numėr mbetet i vogėl, nė krahasim me atė pjesė meshkujsh qė nuk preferojnė tė flasin pėr problemet seksuale qė hasin. Njė ndėr arsyet kryesore tė hezitimit, sipas kėtij mjeku, ėshtė vėshtirėsia qė hasin kėta pacientė pėr tė treguar e shprehur hapur problemin seksual qė ata kanė. ”Mashkulli, pėrpara njė problemi seksual frikėsohet, trembet, ai ndjen ankth e pasiguri. Por unė i rekomandoj tė gjithė meshkujt qė ta kontrollojnė veten e tyre, pasi kėshtu ata do tė kenė njė jetė tė qetė e tė sigurt shėndetėsore,” sqaron andrologu Dani. Kėshillimi me andrologun, jo vetėm qė do tė eliminonte njė kancer tė mundshėm, qė ėshtė njė fenomen qė i prek tė gjithė meshkujt, por do tė ndihmonte edhe shumė ēifte qė hasin probleme nė krijimin e embrionit.
    Vladimir Luci, andrologu i parė shqiptar
    Andrologjia ėshtė shkenca qė studion dhe kuron sėmundjet qė lindin nė organet gjenitale tė mashkullit. Kjo shkencė nė vendin tonė e ka zanafillėn nė fund tė viteve shtatėdhjetė. I pari mjek qė ėshtė marrė me andrologjinė, nė bazė shkencore, ka qenė doktor Vladimir Lucci. ”Doktor Vladimir Lucci i ka trajtuar meshkujt shqiptarė me njė profesionalizėm tė spikatur, sidomos nė drejtim tė infertilitetit, qė do tė thotė pamundėsi pėr tė bėrė fėmijė dhe disfunksionit seksual, i cili njihet ndryshe me emrin impotencė seksuale,” tregon njė ndėr studentėt e doktor Luccit, doktor Evi Dani. Shumė meshkuj nuk e njohin kėtė specialitet, i cili ėshtė shumė i rėndėsishėm, pėr tė zgjidhur mjaft probleme tė jetės sė tyre seksuale. Por kėshillimi me mjekun androlog nuk duhet bėrė vetėm nė rastet kur shfaqet njė shqetėsim konkret; ai ėshtė i domosdoshėm pėr tė gjithė ata, qė kur hyjnė nė moshėn e pubertetit.

      Ora ėshtė Fri 19 Oct 2018, 06:01