Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:25

    Poema Shqiptari vdes duke kėnduar ėshtė botuar nė numrat e 15.3.1999 dhe 31.3.1999 tė gazetės sė pėrditshme “Bota Sot”.Mė vonė janė bėrė disa plotėsime dhe ėshtė pėrfunduar.

    Nga Skender Buēpapaj

    POEMĖ NĖ GUR

    Nuk ėshtė e rastit qė njė letėrsi tėq ketė njė roman nė gur(kujtoni “Kronikė nė gur) dhe njė poemė nė gur,kėtė qė i kushtohet Adem Jasharit,legjendes moderne tė trimėrisė shqiptare.

    Nė kuadrin e lirive poetike, dihet, ka poetė qė kanė parapėlqyer dhe ka plot tė tillė qė edhe mė tej parapėlqejnė tė mos pėrdorin fare shenja pikėsimi.Kėshtu ata mėtojnė qė vetė lexuesi tė gėzojė po ato liri tė cilat vetes ia ka dhėnė poeti.Pra, tė jetė ai qė vendos sesi ta lexojė krijimin poetic,duke vėnė aty qoftė pėrvojėn e tij si lexues, qoftė ndjenjat apo fantazinė, ashtu duke plotėsuar, sekush pėr vete, atė qė poeti e ka hedhur nė letėr. Autori i poemės nė gur “Shqiptari vdes duke kėnduar” ėshtė rigoroz nė pikėsim dhe shkrim. Ėshtė rigoroz dhe madje nė pėrjashtimin e shenjave tė tilla si pikėpyetja apo pikėēuditėsja (pikėthirrėsja-siē cilėsohet nė disa gjuhė).Ėshtė pra njė liri poetike, e cila, nė dukje tė parė, ngjan se e kufizon lexuesin, nė vend qė t’i krijojė edhe atij, bashkudhėtarit tė poezisė privilegjet e lirisė sė lėximit tė poezisė.

    Ky kufizim, megjithatė, bėhet nė emėr tė lexuesit si njė gjest i mirėfilltė njerėzor. Poeti nuk do qė dhimbja, tė cilėn e transmeton nė ēdo ind tėb saj, tė jetė ēmobilizuese, pėrkundrazi, ajo tė jetė e tillė qė dhimbjen ta transmetojė me atė gradualitet qė t’i shėrbejė kujtesės kombėtare, pra tė jetė po ajo dhimbje pėr t’u ndjerė sesa dhimbje pėr tė mos u harruar.

    Kėshtu, pra, dhimbja merr formėn e statujės, tė statujės qė sa herė poema lexohet, ajo del nga shkėmbi prej nga ėshtė marrė dhe sa herė poema kthehet nė rrafshin e librave, ajo pėrsėri kthehet nė shkėmbin prej nga ka dalė. Nė kėtė rrafsh zbulohen marrėdhėniet e magjishme qė poeti ka vendosur me bashkėkrijuesin e tij, pra me lexuesin, marrėdhėnie tė krijuara nė heshtje, nė mirėkuptim, si dhe tė gurit me gurin, tė cilat sė bashku krijojnė edhe kėshtjellėn, edhe bjeshkėn, madje edhe Bjeshkėt e Nemuna, ku i vendos njė pjesė tė ngjarjeve krijimtaria e librit tė ri tė Naim Kelmendit. Ato krijojnė edhe kullėn legjendare tė Jasharajve tė Drenicės, ku u pėrsėrit nga Adem Jashari, epopeja e Oso Kukės, por edhe Kosharen po aq legjendare, ku ngriti epopenė moderne Agim Ramadani, i cili ishte po aq sa luftėtar edhe poet, poet i ngjyrave dhe i fjalės.

    Naim Kelmendi ka pėrjashtuar nga pikėsimi i poemės shenjat emocionale, duke vėnė frymėzimin brenda piketave tė tre- katėr shenjave racionale, tė cilat pėrmbyllin leximin vetėm nė arsyetimin, vetėm nė tė arsyetuarit, duke e lėnė pėr nė fund a duke abstrahuar krejtėsisht dhimbjen si kulm tėb ndjenjės dhe ndiesisė.

    Dhe pra ai kėtė e bėn nė njė poemė ku dhimbja pulson nė ēdo strukturė tė brendshme sa pak ta gėrvishtėsh secilėn prej tyre.

    Duke lėnė jashtė shenjat emocionale, pra, poeti e udhėheq leximin drejt thelbit racional, ndėrsa dhimbjen e vė nė shtratin e poemės, e cila, do ta shoqėrojė lexuesin nga fillimi nė fund, po gjithsesi, pa u pėrfshirė nė asnjėrėn nga shtresat kuptimore tė poezisė. E them kėtė, sepse nė poemė nuk mungojnė as mjetet emocionale tė poezisė. Autori shtron pyetje pa fund por qė nuk ua do pėrgjigjen jashtė tekstit tė poezisė, prandaj nuk i kufizon ato me pikėpyetje. Autori pėrdor pasthirrma, pėrdor strukturėn thirrėse, tė cilat shndėrrohen mes tyre shpesh nga vargu nė varg, por lejon qė grafikisht ato tė shfaqin theksin e tyre emocional, sepse, thashė, aty i intereson theksi racional.

    Ne shqiptarėt e kemi shprehjen “Fol gur”. Kėtė ne e pėrdorim nė raste kur dikush ka plot pėr tė thėnė por qė i mban pėr vete. Poeti, nė rastin tonė, tė folurit e kufizon mes vetes dhe lexuesit. Prandaj struktura e poemės ėshtė nė natyrėn e njė shprehjeje tė ngurosur metaforike, ku pozicioni i ēdo fjale, i ēdo shenje, ėshtė paracaktuar. Nė gramatikė kjo kuptohet edhe si trajtė e ngurosur e kuptimit, pra e strukturės sė leximit. Poema ka strukturėn e njė proverbi, tė njė proverbi mė fabulė, pra ėshtė njė krijim ku poeti ka vetėm rolin e firmės, ndėrsa autorėsia i pėrket pėrvojės njerėzore tė pėrfituar nė trojet liridashėse tė Kosovės mijėra e mijėra vjet nga tė gjithė bardėt, nga tė gjithė mendimtarėt, nga tė gjithė pleqnarėt e Kosovės, prandaj ajo ka vėrtet strukturėn e poemės nė gur.

    Naim Kelmendi ėshtė reporter i Luftės sė Kosovės. Nga vija e parė e frontit, nė epopenė e madhėrishme tė Koshares, ai ishte krah pėr krah me luftėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės deri nė ditėn e shumėpritur tė lirisė. Edhe reportazhet e para nga Kosova e lirė i pėrkasin penės sė tij. Prandaj frymėzimet e tij pėr heroikėn moderne shqiptare janė nga mė autentiket.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:26

    NAIM KELMENDI





    SHQIPTARI VDES

    DUKE KĖNDUAR

    (Poemė kushtuar Adem Jasharit,

    legjendės sė trimėrisė shqiptare)
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:27

    1.

    Gjaku ėshtė e vetmja metaforė e kuqe

    vdekjes i jep kuptim pėrjetėsisė rrėnjė

    mbi imazhin e sakatosur tė Dhe Atdheut

    po kėnga nė momentet e vdekjes hijezezė

    a s’ėshtė idealizėm shqiptar i shpirtdhembjes

    sė madhe shqiptare vurratave tė historisė

    aty ku dhemb Kosova a nuk derdhet gjaku

    aty ku vritet Kosova a s’ėshtė gjasė e vjetėr

    vetėvdekja, dėnimi me vdekje pėr veten

    pėr hir tė dritares nė ardhmėri bardhėsish

    po vdekja shqiptarēe aty ku vdesin burrat

    a s’ėshtė e vetmja fije e hollė qė s’kėputet

    kur e kafshojmė dhembjen e dashurinė

    me Kosovė tė pėrcėlluar n’melodi vajtimi

    dhe s’vajtojmė kur marrim vendim mbi veten

    tė biem flijim pėrmbi kthetrat e natės lubi
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:27

    2.

    Kur na e futėn ujin pėrfundi e mishin e dhisė

    nė mes gjakut nuk flihet mė nė atė shtrat

    pėrfundi na ruan njė gjarpėr qė na kafshon

    kur tė dojė natėn nė mesnatė, ditėn nė mesditė

    ta lėmė tokėn nuk bėn se ėshtė mėkat

    ta lėmė kokėn ėshtė jetė e pėrtejme pa fund

    s’ka mbetur kohė pėr rruaza nė pe,por koha

    ėshtė kohė pėr luftė, kohė pėr kryqėzatė, kohė

    pėr tė marrė frym shqip dega e gjethit n’maje

    kohė pėr Lulėkuqe Llapi e Drenicės etjes nė zgjim

    kohė pėr t’i rėnė bririt nė tė katėr anėt e dheut

    kohė pėr tė filluar kohėn e lidhur n’zingjir si qen

    mor, kohė ėshtė pėr kohėn qė di tė lind nga hiri

    do ta ndjek pėr zotin nė gur e nė galinė

    ka pėr t’u ēuditur alemi e polemic kur i dal n’pritė

    e prite i them tash kėtė plumb shqiptari nė ballė

    qė tė merr nė kokė e nuk i shkon krisma huq

    robi e ka balsam vdekjen sesa jetėn pa ajėr t’lirė

    prej se mbitė ju ushtri djajsh kėtė gjuhė flas me ju

    dembabaden pėrmes tytės i kemi ndarė me ju pleqėritė

    me ty vetėm pushka vetėm plumbi sa t’ia kėpus kohės

    njė hallkė nga jeta e robit e sat a lėvizė nga vendi

    kohėn zero e sa ta pėrkufizoj pėrgjithmonė kėtė fund
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:28

    3.

    Njė hije mė del e mė flet pėrmallshėm

    krejt e papėrkufizuar nė ėshtė ėngjėll, nė ėshtė

    shfaqje e djallit s’e di por i flas, i rrėfehem, ajo

    mė pyet ndoshta nga shqetėsimi i vet, pėrvuajtur

    unė pranoj t’i pėrgjigjem pa dorėza, pa tė keq

    atdheu s’ėshtė leckė qė vihet nė bisht tė sorrės

    ėshtė pėr jetė qė nuk hahet, nuk pihet, ka shije

    tė pashpjegueshme, aromė tė pasosur, pėrkufizim

    tė qartė nė fjalėt e djegura, pėr ēdo sakrificė rruge

    ashpėrsi krizash e akullnajė kur e ke larg e djeg

    nė eshtra, djeg nė vargje pėrcėllon nė kėngė

    kur e ke pranė fle nė tė si nė gjirin e nėnės

    ia thith gjinjtė e s’ia shterr qumėshtin e bardhė

    tė rrit mė ėndrra tė pėrkund nėpėr ninulla

    tė jep peshėn e gurit ngjyrėn e fjalės dhe emrin

    me mbiemėr dhe ta mban besėn kur i flet nė besė

    e tam ban fjalėn kur burrash i lidhesh pėr fjalė

    edhe kur i vjen deri nė fyt era e plehut ėshtė durimtar

    nuk nxiton tė anatemojė emra tė pėrdhosė mbiemra, t’jep rast

    tė pėrmirėsosh veten njėherė pėrveē kur mė e rėnda

    nėse e tradhton mallkimit tė tij as nė varr s’i shpėton
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:28

    4.

    Pėrse je ulur mbi atė gur i vetėm i menduar

    nė sy tė vezullojnė pika lotėsh e nuk ke zė

    a s’ėshtė mė mirė tė bėsh diēka konkrete

    mundimi yt i brendshėm trishton nė rrėnjė

    po ēka po kapėrthuresh nė atė kėngė, e ēka

    ėshtė ai vaj i burrit qė nxjerr kėnga flakė

    e mbush trimėri odėn e burrave e ēan fushėn

    si tė ishte fundosur anija nė det, si tė ikte

    jeta e djegur nėpėr gjurmė tė humbura nė humnerė

    piskamash nė orbitė tė errėt e thirravajesh

    nė trajta tė paajėr e zbrazėtive pa emėr

    ecejakeve pa njė thirrje qė vezullon rrugėt

    pėrmbi pamjet e vdekura e tė burgosura keq

    tė rrahura tėrė natėn kokės qė nuk bindet

    tė jetė kokė e dėgjueshme nėn udhra asisoj

    tė djajve me ide nėshtruese e nėnēmuse

    duke u munduar tė t’japin mėsim e doktrinė

    e shkencė tė rreme mbi mitin e gėnjeshtrės

    dėshpėrimin duke dashur tė ta bėjnė mėsim

    e ti s’pranon as tė parėn herė as tė dytėn

    as tė tretėn as kurr jehėrė nėnshtrimin

    edhe nėse tė vrasin s’pranon tė tė thyejnė

    nė ideal tė shenjtė as ta thyesh rrugėn e nisur
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:28

    5.

    Nuk e di se kujt i bėjnė pėrshtypje

    kėta lot zemre kėto dhembje tė tmerrshem

    qė s’i duron as zoti e s’mund t’i drynoj

    por ja po e qaj kėtė pamje tė ftigshme

    qė na rrethon me armiq tė rrezikshėm,

    botėn na e kanė bėrė si njė top leckash

    qė kah ta vėrtitesh e shikon si ndizet

    i del flaka etje, shuhet, digjet tjetėrkund

    pėrrmbyllet njėra krizė hapen varret

    bėhet varr pas varri deri nė ēmenduri

    u humbin edhe emrat pa i ditur ku i kanė

    as eshtrat as letėrnjoftimet as pa ditur

    pėrse kanė lindur aq tė pafat pse vdesin

    pa asnjė mbrojtje nė duar gjakpirėsish

    ndėrsa atje nė kancelaritė hijerėnda

    mbahet prapė mbledhje dhe shkojnė

    e flasin tė mėdhenjtė pėshtyma u thahet

    fjalėt bėjnė spektakėl fjalėt keq tradhėtojnė

    tė vėrtetėn e shenjtė fjalėt bėhen kafshė

    tė egra dehjes me shampanjė me shikime

    tė dhelpėrta me orekse tė egra ujqėrie

    6.

    Po unė ē’tė bėj tjetėr, kėrkoj veten time

    terėsive tė humbura tė masakruara i gjej

    veē gjurmėt e gjakut pėr liri pėrgjėruar

    kėtu viti, kėtu datė vdekja, kėtu epoka

    e shiut epoka e thatėsirave e thirrjeve

    pėr shpėtim nė emėr tė zotit nė emėr

    tė sė drejtės nė jetė njeriu pa vrasje

    pa shėmti tė verbėr e tė prishur nervash

    e tė dalė arsyes sė gjėrave nė vetvete

    prandaj kėtu i gjej tė gjitha me emėr

    e mbiemėr me datėlindje e fundshekull

    duke kafshuar e keqja afėr e duke hyrė

    sikur shushunja nė mes tė ajrit tė pastėrt

    pa vetėdijshėm kemi kopjuar diēka

    pahetueshėm a s’po e sheh gjakun tim

    tė shprishur gjeografisė popullore copat

    e ndara nė duar tė ndyra nė gojė myku

    pėrgjaket njėri cep shpopullohet tjetri

    masakrojnė tė parin e copėzojnė tė dytin

    andej ua vrasin zogjve kėngėn e parė

    ajrin e lirė ua verbojnė gjith kėndej

    dikund tjetėr s’i lėnė as t’shohin ėndėrr

    fatin e tyre nė udhė drejt diellit, heej

    nxinin turr e turr barbarėt, spijujtė, agjentėt

    ēatalloheshin fytyrave mesjetave tė zeza

    e zinin viktimėn e lidhnin me litar nė fyt

    e venin nė kryqin e tyre dhe e kryqonin

    antinjerėzisht pse thoshin se jeta jonė

    sillet pėrgjithmonė rreth boshtit tė lirisė
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:29

    7.

    Shqiptaria pi qumėsht me etje nė rrėnjė Ilirie

    nė sofėr shtrohet buka e kripa e zemra pėrplot

    besė ora e saktė nė dashuri brezash pa rrena

    fjala e pathyer nė emėr tė Atit e tė Birit

    e nė emėr tė shpirtit vetėvdekja e trimit

    nė shtat e shtatėqind vafshin se Unė njėherė

    kam vendosur ta bėj timen pėr dhe Kosove

    ah kėtij dheu i pėlciti mjaft zemra, iu bėnė dėng

    nervat e tij, duke ia zėnė diellin mbi kokė kėrkushi

    me fatin e zi duke luajtur me gjakun e tij me lotin

    me ofshama nėnash me tragjedi nusesh e krushqish

    nėpėr ėndrra t’pėrflakshme pėrplot zbrazėsirė

    mot e pėrmot veē shkrumbi dhe fajtoret e mortit

    vit e pėr vit burgjet prit e pėrrcjell shqiptarė

    nėnat, motrat e shtėpitė pėlcitur i ka trishtimi

    para tytash, para fytyrsh gjelatėsh, para thikash

    mė prit tash kalorėsi i gjakut, ēast i bukur

    pėr t’ia shkrepur shqip nga damarėt e plasur
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:29

    8.

    Po unė kush jam Unė qė rri nė kėtė lėngatė tė zezė

    durimi a s’ėshtė i sėmurė e kush i beson brengės tij

    ai tjetri t’i bėn tė nėntėdhjetenėntat e s’pendohet

    ne ia pimė mėkatet me katran kėtij Ballkani plak

    po Unė mos qofsha bre burra nė m’u rrudhtė syri

    nga vdekja qė s’do ta lė pa e pėrshtyrė nė sy bote

    atij askushi pezmin e mbledhur do ia derdh

    nė fytyrėn e pistė le ta shėnjtėrojė pėsimi, dhe

    le tė ikė prej kah kla ardhur me tėrė atė Mesjetė

    ose nė mos ikt kam pėr ta varė si qenin e jo

    me njė vjershė porn ė Fushbetėjė do piqemi

    do i masim pėllėmbėt e shikimit e hapat e pezmit

    dhe krismės shqipėtare do ia nxjerr me zė tymin

    prej shkrumbit tė durimit prej helmit dhe gjakut

    le tė burojnė kuq tėra tė djegura vrragėve tė fatit

    mjaft ka zėnė myk ndėr ne ndeshtrasha dhe mjaft

    e kanė ngrėnė shpirtin tonė tradhtitė e askushėve

    vend mė s’u ka mbetur fjalėve veē pushka e ka fjalėn

    a ta lėviz pak gurin njėqindvjetėsh Evropa sa t’shohė

    se gjarpėrinjtė do tė dalin, sa kokat me helm, sa tmerri

    ka pėr ta shėmtuar njeriun pranė tij, se ne prapė jemi

    asht i vjetėr para kanibalėve me thika nė duar, gjėmės

    me xhelatė tė tėrbuar e skenare krajlash pėr tė na zhbėrė
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:30

    9.

    Ejani t’ia kėpusim dėnimin, mjerimin

    Sizifit me atė gur mbi shpinė keq e kan dėnuar

    perėnditė e pezmit qė dinė aq egėr tė dėnojnė

    i pafund mundimi i pėrjetshėm se tmerr i madh

    tė mos na qesin kodra pas bregut magjistarėt

    gėnjeshtrat e kripura nė filozofi mjerimi

    kanė ditur tė lėshojnė rrėnjė nė shpirt psikė

    tė vetėburgosur tė vetėvrarė tė vetevdekur

    nga frika e mosvdekjes dhe bėhen torturė

    e fjalėve tė pathėna nė pushin e vetvetės

    pa mos ia thėnė popullit tė drejtėn si qiriri

    tė vėrtetėn qė digjej si pisha nėpėr gropina shpirti

    mor ejani t’ia kėpusim prangat robėrisė e shekullit

    qė ka ditur tė na ndajė nė Berlin e nė Londėr

    t’ia themi me krismė gjaku se shqiptari nuk vdes

    ashtu si ia gatuajnė zhdukjen kokat e barbarisė

    mor ne s’jemi katandisur tė gjithė bre, jemi kėtu

    qėkur nxeu ky diell, qėkur dimė pėr Shkup e pėr Shkodėr

    e patėm nga Molla e Kuqe gjer nė Artė pamjen njė me

    Ilirinė

    e ku keni parė ju ore armiqtė t’i trembni me britma

    e gogolė
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:30

    10.

    Dhe i them Hamzėz t’ia dridhė pak telin

    mė pyet se cilėn kėkgė e dua cilėn histori

    po kėndoj tė gjitha bre burrė tė tėrat me radhė

    krejt qka janė shqiptare dikah u del tymi

    se ia kam dhėnė besėn vetes me njė betim

    betim tė shėnjtė tek ngjyra e flamirit tek fara

    e fisit tek rrėnja e lashtėsisė tek buka e vatrės

    se kush ia ka lakmi ecjes sė ngadaltė tė breshkės

    s’e arrinė kurrė lirinė dhe s’del tej robėrisė

    breshkat dhe minjtė s’ia dalin kurrėn e kurrės

    tė krijojnė mendėsinė e qėllimit tė tyre final

    pėr tė arritur pėrgjithmonė lirinė e qenies

    ngase janė minjtė pa zemėr e breshka pa mend

    lėvizjes i duhet ngjyra e gjelbėrt ecjes mė alegro

    ja si i kanė bėrė vend njeriut tėnd nė humbella botės

    herė nė atė skaj herė nė kėtė skaj si vezėt e qyqes

    thirr andej e kėndej thirr njėqind vjet nė tė shurrshėr

    kalė i Skėndėrbeut a s’e ndanė nė dysh hapėsirėn e erdhi

    Gjergj e na mblodhi tok dhe tė doli zot zogu i shqipes
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:30

    11.

    Nė oda burrash ėshtė pjekur burrėria ėshtė djegur

    teli i lahutės janė pėrrcėlluar kėngėt nė trimėri

    trimėri pas trimėrie betejė pas beteje i kemi vrarė

    i kemi ndjekur me turp i kemi mundur, pyetni vitet

    epokat e shkruara me gjakun tim pse i hesht det-o

    pse m’i mban kaq gjatė pezmet e derdhura nė valė

    qė tė vrasin qė tė mbysin me lemerinė e misterit tėnd

    ku je tash vuajtje e pėrvuajtur po zi na i ke rėnė

    e zi na i ke shkruar kėto stinė e vite, po zi tė ėshtė

    derdhur pėrmbi kohė e kokė e trup trishtimi

    i marrė ishte zjarri i tij dhe ngulfatja jote

    dhe hovi yt i zi, revan pa kokė e pa sy

    po a zhdoket njė popull bre ē’tė drejtė

    i dhatė mendimit sadist e shpirtit tė zi ēetnik

    urrejtje tė zbrazni mbi mua sa uji i detit

    s’kanė gjethe drunjtė sa paskėsh urrejtje nė ju

    sėmundja anemike nė shije bishe e nerv patologjik

    u ku bėrė hije brezave deri nė ēmenduri totale

    detyrė nacionale pėr ta zhdukur njė popull etnik

    nga kjo ēmenduri zoti u steb, bota bėri u dridh

    panė e ēka s’panė kohėt n’kafshėrim tė njė race

    por ne prapė vumė ca gurė fjale atje nė Kaēanik
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:31

    12.

    Fjalės do t’i japim ujė Rugove e ajėr Llapi

    nė poret e dheut qė ėshtė i yni, i lashtė

    sa vet rruzimi sa vet drita e diellit

    sa vet Drenica me pėrrballje me xhelatė

    njėherė do ta mėsojmė kohėn t’kohojė shqip

    prej Ēamėrie me Lidhje e Besė nga Prizreni

    e s’do t’u falet asgjė as kokat e tyre prej kuēedre

    kur s’ka dritė kur tė vritet e drejta e saj ne jemi

    kthetrat e shqiponjės ku thėrrmohet epshi i territ

    kur s’ka liri thashė, nė shtėpinė tėnde hyn

    e del i mpirė ndjenjash e fjalėsh dhe i tėpėrt

    tė duket vetvetja ngase s’di ku ia kanė lidhur nyjėn

    cilės plagė i dhemb mė shumė etja pėr dritėn

    terrinės njėqindvetshe duhet ndezur fitilaqen

    ta shohim njėri-tjetrin ku ramė e ku shkelėm

    nė magji tė zeza e nė puse me ujė qė s’ec e s’pihet

    dritės nė memorie t’ia nxjerrim pėr diell qėllimin

    pa e pyetur kurrė veten a ėshtė herėt a vonė

    vonė ėshtė sa t’duash, herėt ėshtė mjaft pėr tu nisur

    rrugėt nė njė pikė e nė njė drejtim e nė njė ditė

    dhe do ta marrim ja hurin ja tirqit ja orėt e liga

    do tė na e shtydhin lėngun e kujtesės me tė zitė e ullirit
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:31

    13.

    Nesėr keni pėr t’ia parė majen lisit e kokėn e tij

    si i pretė rrufetė e mnerta me urrejtje tė serrta bishe

    ata qė ishin dje nuk janė sot jemi ne kėtu mbi dhe

    pėrsėri Ata qė duhet tė vdesin nė vetėmbrojtje

    njėrin sy e mbajnė harur pėr Veri, tjetrin pėr Jug

    ujkonjat na ndėrsehen sėrish nė kėtė fundshekull

    me pabesi si gjithė jetėn tė pangopur nė toka shqipesh

    dheut tė Kosovės i mbjellem te plisi i bardhė

    kėtė radhė po ia shkruajmė kėtė histori tė ashpėr

    gjurmėn e vjetėr me dy kobure tė Isė Boletinit

    do t’jemi ēdokund aromė toke nė vesėn e mėngjesit

    nesėr, pra, nė prehjen e barit, nė paqe, nė liri tonėn

    le tė blerohen stinėt dhe njė libėr le tė lexojnė

    pėr luftėn e fundit, krimet e tyre makabėr animalėsh

    me gjak shqipesh po bukur ia ngjyrosėm tė ardhmen

    po bukur i dolėm pėrballė ia gjetėm lulen e ballit

    andaj s’duam lot duam histori Kosove e kėngė ilirishte

    ekzodet kurrė mė tė mos ekzodojnė nga dheu ē’ėshtė yni

    jo ikjen po ardhjes t’ia mėsoni kohėn shqip tek burimi
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:32

    14.

    Nė tokėn arbėrore Gjaku i arbrit shihet vadave

    luleve e pranverave nė secilėn stinė cicėrrimash

    atyre qė e tradhtojnė vetėm anatemėn e pėrjetshme

    tė vdesėsh kur duhet tė vdesėsh nuk ėshtė vdekje

    pėrjetėsisė i duhen emra, ideale, zėra, etje, atdhetarė

    e atdhetarizmės kėnga nė gojė mu aty para vdekjes

    njė zė kushtrim pėr t’i zgjuar edhe tė vdekurit nė varre

    e dredhim nga njė duhan kaēkakėsh me babėn Shaban

    derisa rreh dora, rrah gjoksi, pėlcet pezmi nėpėr damarė

    ėshtė ora jonė e shenjtė, idealja, jetėn ia lėmė peng

    tėra tė ardhmeve se u duhej lavdia kėngėve tona

    librave tė historisė, vargjeve, ugareve tė pėrjetėsisė

    u duhej njė udhė tjetėr njė shteg nė ajrin pa dhunė

    pėrsė ne jemi pėrse ėshtė e jona pėrse ėshtė gjaku ynė

    gjakimit tij pėrgjėrimi pėr jetėn e lirė tė bimėve tona

    nė Golgotė kryqėzimit na kanė helmuar dritėshikimin

    kanė pirė gjakun tonė e kanė derdhur si ujė burimi

    e tash kush ia rrah mė mirė telin se lufta qė erdhi

    plumb pėr plumb e ballė pėr ballė e zjarr pėr zjarr

    p one nga luftėtarėt ende i kemi tė pėrcėlluar sytė

    me luftėn lozim si me macė se fat tjetėr nuk kemi
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:32

    15.

    Pushkėn top, babė, syri s’na lėviz as kėmba

    sa tė kemi luftė me bisha tė gjallė jo se jo

    tė vdekur s’na falin tė bėjnė copė tė shqyejnė

    deri nė frymėn e fundit pingul jemi para egėrsisė

    tė nesėrmet s’vdesin kurrė, babė, vijnė mė mijėra

    marrin bekim nė kėtė gjurmė nė kėto plagė gjaku

    e shkrimi ku janė drynuar egėr vitet e burgosura

    sot s’ėshtė luftė ėshtė dasmė e madhe e kremtė

    e shpirtit tė shtypur qė pėlcet pėrtej stuhive

    le ta dėgjojė Evropa pėlcimėn e t’i mėrrolet

    ndopak vetullat mbi syrin e dhisė e nė shikim

    tė akullt e t’i ndizte pak bishti, pak hija e turbullt

    e pak hidhėrimi i saj kur ai masakrojnė paqen

    kur i pėrgjaken popujt kur s’ka vend pėr robėr

    e tė ikur, kur s’ka kah ua mbyll derėn urive

    pėr drejtėsi njerėzorė pėr liri kombėtare

    mor, ejani se na ranė e t’ia shkrepim shqip

    njė jetė qė e kemi rritur e pjekur pėr kėtė ditė
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:32

    16.

    Ore, ata vrasin magjet e miellit e brumin e bukės

    njerėzoren me shpirtra mizore ia vrasin zogjtė

    ditės me diell degės nė pemė tė bleruar

    ia pėrgjakin tėra dritaret e kthyera kah e diela

    e paqtė nė pushim hyjnor me urdhėr tė zotit

    mor, cili guxon tė na prek nė kėtė tokė hyjnore

    e tė mos ua lėmė kokėn si qenve nė tyta armėsh

    bandės sė tėbuar turr pas gjakut tė shqiptarit

    ishin ēdoherė janė e do t’jenė armiq tė kohės

    nė verė nė pranverė nė vjeshtė e nė dimėr

    nė krejt ēka shihet e fluturon qiellit tė vet paqėsor

    e shohin egėr paqen plot llahtar kohėn plot kaos

    ecjen e zezė nga secila gjeneratė deri nė pikėn zero

    lumturohen nė pikėn zero shkallė nė minus nė zemra

    qė ndjejnė zi ngjyrimit me tė zezėn e tjetrit si pėrherė

    s’ua gjen pėr be tė bardhėn nė asnjė shtegdalje

    ėshtė dritė e tyre nata qė i ka zbukuruar me shėmtim
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:33

    17.

    Trishtimi i tepėrt pėr tė vjellur nga pamja

    e tyre nga mendja e sėmurė me paranojė shpirti

    ka pėr tė ckurruar gjak ora e shėmtuar viti 1998

    viti 1999, e kanė pėr tė vdekur e kanė pėr tė ndodhur

    vdekje pėrplot lavdi e kanė pėr ta ngrėnė tradhėtitė

    vetė njeriun e turpit qė do t’ia ha si kob jetėn e tij

    do t’ia vulosė fundin e tmerrshėm, humbjen e madhe

    pėr tė mos u ngritur kurrė mė pėrmbi lirinė njerėzore

    mbi lirinė e bimėvė mbi lirinė e fjalėve mbi tė menduar

    ka pėr tė dalur guximi nga nėntoka nga epika

    arbėrore, kanė pėr tė shprepur orėt me trimėri burrash

    trimėri trimash e trimėri shqiptare qė pėlcet si kripa

    shenjėn (UĒK) do ta kenė nė uniforma e nė djepa

    nė LAVDI kombėtare nė male nė shtigje nė thepa

    aty ku bien zogjtė e shqipes pėrjetėsive tė shenjta

    18.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:34

    Pamjes do t’i kėrleshen leshrat e kokės e trupit

    ata qė s’i kanė ditur gjėrat kanė pėr t’i mėsuar

    ata qė s’i kanė njohur kanė pėr t’i parė me sy

    e pėr tė mos besuar se paskėsh kaq mizorė

    e mizori tė egra prehistorike e paranjerėzore

    ata qė s’kanė besuar do ta shohin tė vetetėn

    pėrplot sy tė nxjerrur, koka tė prera, njerėz tė vrarė

    nėna tė therrura me shtatėzėni e pleq e plaka

    bėrė pėr shėmtim tė zotit nga duart e krimit

    pastaj vijnė nga perėndimi vijnė nga Evropa

    plot epsh mėmėdhetar ngritet flamuri i Arbrit

    betohen njė nga njė para tij para atdheut

    lidhen besė pėr besė pėr Vdekje o Liri, dhe

    ua shohim syrin nė shėnjestėr, gishtin nė kėmbėz

    madhėshtinė shqipėtare nė urtinė e hershme tė Gjergjit

    kushtrimit i del fjala e nga jehona e saj nxihen malet

    toka ua ka tė madhėrishme pamjet, koha tė pėrflakur

    ua nxjerr shikimin e pangopur mbi kokat barbarėsh
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:34

    19.

    Hyjnė e dalin e hyjnė tepėr mjerueshėm

    me syte e kaosit nė tė gjitha rrugėt e pėrtėritjes

    lakmi e zezė i ndez i verbon keq i vampiros

    pranverat nė sytė e tyre s’janė pėr tė qenė stinė

    me kaltėrim e me lule e me dashuri njeriu

    pėr atė qiell tė kaltėrt mbi kokė e mbi tokė

    pėr pak diell mbi qiell pėr pak shtrojė pa gėrmadhė

    askund s’ua gjen shembullin pėr mendėsi lubie

    pėr rast tė veēantė me sėmundje tė pashėruar nė farė

    tė egėr nė shpirt tė egėr nė gjakra vrerė e helmėt

    urive tė tyre s’u del as planeti s’ngopen me shqiptarė

    i duan tri pjesė tė botės detet pėr mish popujsh

    burra armiku mbetet armik i pėrjetshėm brezave

    asnjėrit s’i zihet besė pėr ne janė ata qė ishin, ata

    qė janė histori mizore, urrejtje e ēmenduri mbi etni
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:34

    20.

    Kosovės mos m’i dėrgo mė letra nga mėrgimi

    nga tė katėr anėt e globit anėve tė errta tė zbrazėtisė

    kjo tokė ju do brenda balsam i tėra plagėve tė saj

    kur t’i gjendemi pranė kur t’ju ka gjelbėrim dhembja

    pėr t’ dalė zot nė orė tė liga tek ia vrasin zigjtė

    tek ia bėjnė gėrmadhė pamjet e rrugėt e njė qėllimi

    tek i mbushen fushvdekjet me kufoma e fushbetejat

    t’i jemi pranė dhimbjeve tė lindjes nė ara nė male

    e mos t’i thuhet pėr tė flakės sė shpirtit tė mos digjet

    dhimbjeve tė harbuara kur ia pėrgjakin epikėn, kėngėt

    kasapėt e pėrkryer pėr t’i prerė dhe pipat e fundit

    e pėr ta zhbėrė nėse munden me pemė e frymorė

    me teshė e koteshė duke e ndjekur me tmerr deri nė themel

    veē gurėve tė themelit qė s’i lėkund kurrė as ia merr

    nga rrėnjėt e trrollit etnik e nėpėr farė e fortė epike
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:35

    21.

    Ah, shqiptarė plisbardhė e mi zemėrdjegurit

    tė tmerrshėm, ah, mbi supe vitet e robėrisė

    kudo gjurmė dhėmbėsh fashistė tė njė bishe karpatesh

    qė s’e di kurrė ku ėshtė kufiri i mizorive tė ēmendura

    ngjarje tragjike e kanė kripur kohėn mizore e shpirtgur

    anė e kėnd globit tė shpėrndarė tragjikisht pikė e pesė

    brenda e jashtė tė ndarė nė mes veti nėpėr rrathė ferri

    ah tmerri im pėrplasja ime e tmerrshme nė ty

    nė therrtore therren nė fyt arsyet e pastra e kombėtarėt

    i lėnė kokat pėr dhe tė atdheut e flamur shqipeje

    pse jo unė ka ēdo tė drejtė ta lė kokėn pėr tokėn

    pėr zotynė kjo racė ėshtė patalogjikisht e pashėruar

    t’u biam, ta ndjekim deri te njė farė tė djallit

    e mallkim u paēin tė ardhmet e tyre deri nė njė

    u shofshin brezat e tyre barbarė e ēdi gjė qe e kanė

    mėsuar antinjerėzisht zoti ua mbuloftė me shėmtim

    edhe nė fund tė globit po tė jetė mbirė far shkjau

    mos u mashtrone bre se nuk ka kund shkja tė mirė

    ka vetėm shkije vampirė kudo racė e fėlliqur, mjerim

    ka toka kah e shkelin, mjerim kanė pamjet kah i djegin
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:35

    22.

    Pa u ndarė mirė dita e nata krimbohen tė papritura

    nga vrimat do tė dalin veē krimba me krimbėrinė e vet

    na vėrshojnė tė etur pėr pushtet e jo pėr shtet, medet

    po verbim u ka mania pėr sundim farė e pakuptim

    tragjedinė s’e shohin e kanė mėsim tė huaj lakminė

    e prishur pėr kurtha pas shpine pėr hile e shėrbime

    kobėzeza nė emėr tė djallit kur hapet kutia e Pandorės

    janė zaptues tė egėr fronesh tė pista e grabitės

    me koka pėrbindėshe pa e parė pėrbindėshin tjetėr

    pėrbindshėm tė sulur mbi shqiptarė-heeej burra more

    po e lėshuam njė kėmbė dhe` Kosove kėtė plagė tė madhe

    mė mirė t’i biem not detit e tė dalė ku tė dalė

    por jo pa u zhdukur nė njeri tė fundit e nė shqiptar

    tė fundit pa mbetur shqiptaria pa gjak pa farė

    s’e lėmė Kosovėn nė gojėt mesjetare nė ujqėri karpatesh

    ėshtė shenjti me ne ėshtė NJERIU qė vjen andej

    atlantikut i dėrguari i zotit nė mrojtje tė drejtash

    ėshtė miku ynė mė i miri nė ditėt e vėshtira

    dhe s’kemi pėr t’i mbetur borxh pėr miqėsi tė shtrenjta

    dhe s’kemi pėr t’ia harruar kurrė dorėn e zgjatur

    nė kėto orė tė liga pėrfytjes me vampirė e shtriga
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:36

    23.

    Erdhėn t’i fryejnė prapė tė zezės mbi mua

    vetevrasje tė bukur u kishte rruga e ardhjes

    me mite nė maje shtize me lutje pėr krime

    me bekim tek historitė e tyre primitive

    tek rrenat qė e kanė shkencė nacionale

    dikush mė ta prit t’i shohim deri ku e kanė

    unė i thashė le t’i shohė zoti le t’i gjykojė e drejta

    le t’i shohė njerėzimi se si turren radhė me radhė

    me kokė gongone plot shėmtim pėr t’u trishtuar kuptimi

    se si pėrkryhen urrejtjve pas tokave tė huaja si yshten

    tek Molla e Kuqe ishte kufiri yne deri tek Arta nė Jug

    por kėtė herė tė ka mashtruar keq mėkata e gjakut helm

    tė ka verbuar sysh historia e krimit tash nė Kosovė

    fundi yt do tė jetė turp fund i pėrjetshėm

    para shek XXI s’u desht shpjegim t’i jipja njerėzimit

    qė s’iu ngopėn kokat me tragjeditė tona me tokat

    qė s’janė tuajat kėtė radhė do t’ia korrni tė kotat

    mendimit mizor me barbari mesjetash tek fara katile
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Tue 30 Mar 2010, 00:36

    24.

    Nėna, motra, fėmijė me fėmijėrė tė kėputur

    trishtuar ju ka kaosi, traumat e rėnda tė kėtij fundi

    me lotėt tuaj do bėheshin riga shiu pėr njė shekull

    uh, po ē’tmerre keni parė po ē’dhembje keni ndjerė

    para syve tė ju pushkatohen mė tė dashurit, tė zėnit

    rob nė duart e kanibalėve sadistė e antinjerėz

    ata s’kanė gjak njeriu, janė krijesa shpirt djalli

    vijnė nga terri monstruoz i historisė makabre

    tė mėsuar brez pas brezi tė pinė gjak shqiptari

    ju qė vdiqėt padashje nė illim e nė mess ė jetės sė ėmbėl

    me sy tė nxjerrur me koka tė prera me gjymtyrė copa

    ē’faj i patėt kohės e zotit qė lindėt shqiptarė e pse

    jetuat shqiptarēe pse vdiqėt me pasthirrma shqipe nė gojė

    ē’faj i patėm lindjes duke ia bartur jetės qefinin

    shtigjeve kah kemi stisur ndjekjeve gjysmė tė vdekur

    Sponsored content

    Re: "SHQIPTARI VDES DUKE KĖNDUAR"-NAIM KELMENDI

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Mon 25 Sep 2017, 19:10