Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:00

    daljen e poezive tė mia nė njė vėllim si ky,nuk e ka ushqyer ndonjė moderacion – mode i caktuar.Ndoshta pak mė shumė se njė njeri i zakonshėm,mua mė kanė shqetėsuar dhimbjet njerėzore,tė

    shėndrruara nė poezi,tė “kondenzuara” nė vlugje tė nxehta … Kam pasur dhe kam besim nė popullin tim,sepse edhe i dėbuar,i sunduar nuk diti dhe nuk din tė urrej.
    Pikėsynim i tij ėshtė lufta,gjatė kėsaj pėrpjekje e mban shpresa,punon,lufton dhe shpreson.
    Poezia pėr mendimin tim,duhet tė pėrcjell porosinė e mirėkuptimit dhe shpresės tek tė gjithė brezat,tek tė gjitha moshat.
    Tė jetosh ėshtė luftė-tė ketė luftė don tė thotė shpresė…”
    Autori

    Vehbi Klaiqi

    LOTI IM

    Botues
    Klubi letrar Nositi-Dardanė

    Redaktor
    Sinan Sadiku

    Recenzentė
    Nexhat Buzuku
    Ganimet Klaiqi

    Lektor:
    Prof.Sinan Dėrmaku

    Ballina
    Piktura e Ahmet Ibrahimit

    AUTOPORTRET FAMILJAR

    Diku rrėzė Pusta Rekės
    Lėshonte shtat fshati malor
    “Karafilja shqiptare”
    Lėshoi kushtrimin .
    Fisit iu shtua edhe njė burrė
    Njė pushkė mė shumė
    Dhe njė rend nė mulli

    Rritet shtati i Klaiqit
    Edhe shtohet shpresa e fisit

    Nga Karpatet fryjnė stuhitė
    Prej torturės dhe gazepit
    Na u dėbua krejt mileti

    Fiken zjarret
    Shuhen shpresat
    Karvanet t’lodhura
    Shpėtim kėrkojnė

    Si ēdo herė nė ēaste tė vėshtira
    Nėna mendon pėr ditė tė mira
    Kryeplaku mblodhi nahinė
    Muhagjerėve t’ua bėjnė shtėpinė

    Nė luftė me turq
    E n’luftė me shkja
    Nė Llovqen trimat kanė ra
    Na premtuan bashkėjetesė
    Po a i zihet qenit besė?

    Tivari e Vardari
    Lahen me gjak t’parit
    Bjeshkėt dėshmojnė pėr tirani
    Varre t’humbura
    Pa lavdi.

    Shėnim:”karajfilja shqiptare”,pushkė qė e prodhuan armėtarėt shqiptarė e sistemit “Martin-Henri”me kalibėr 11.43 mm qė shkurtė i thonin “martina”dhe mė vonė e pagėzuan “Huta e Popullit”.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:00

    PIKĖ UJI

    Qė na ndanė
    A bashkon

    Pikė uji
    E madhe sa oqeani
    E domosdoshme
    Si spango gėrshete
    E largėt sa venera
    E afėrt sa marsi

    Nė njė pikė
    Sa lot
    Aq gėzime

    Vetėm njė pikė
    Si tė notosh

    Nėse lėkundemi shumė
    Zhbėhen kontinentet
    Zhdukem plotėsisht
    Dhe po tė vazhdoi kaosi
    Do tė fundosemi

    Do tė notojmė
    Me velon e caktuar
    Nė drejtim tė caktuar
    Dhe era do t’na shpie
    Dė drejtim tė shpėrtimit

    Njė pikė
    Dhe aq tė lagur

    Nganjėherė tė spėrkatur
    Tė larė mė shpesh
    Asnjėherė tė terur

    Nė njė pikė-dy pole
    Plus dhe minus
    Mashkullore dhe femėrore
    Veriore dhe jugore

    Valė,shkėmbinj
    Akullnaja
    Dhe shira monsunik

    S’na duhet ajri
    E as toka
    As zjarri
    Vetėm njė pikė ujė dhe dashuria

    Si organizėm dyqelizor
    Nė solucionin dashuri
    Njė pikė
    Si hapėsirė pėr osmozė
    Domosdoshmėri pėr simbiozė

    Njė pikė ujė
    Mjafton pėr jetė
    Dhe ē’ėshtė pėr kozmosin njė pikė ujė
    Ē’mė duhet ai pa tė.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:01

    BASHKĖSHORTES

    Tė falem nderit
    Qė nė mesin e shumė zogjėve
    Mė njohe
    Gjersa
    Mblidhja krėnde
    Pėr
    Ta bėrė
    Folenė.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:02

    ENDE TĖ DUA

    Sodis qiellin
    Pėrplot yje
    Mendimet e mia kėtė natė
    Udhėtojnė kah ti
    Tė kėrkojnė
    Nė tė gjitha ėndrrat e mia
    Ti je njė dhe e vetmja
    Por ti kėtė nuk e di
    Nuk e di se njė lule
    Pėr ty po vyshket
    Njė palė sy tė vetmuar
    Po zhyten nė vorbullėn e lotėve
    Mė shikon me sy tė zjarrtė
    Dhe lėndon shpirtin tim
    Vėrtetė asgjė s’po ndien?
    Ishe dhe mbete
    Ylli i vetėm inatės sime
    E vetmja shpresė nė jetė
    Nė tė cilėn
    Unė jam
    Vetėm kalimtar rasti!
    Nuk kėrkoj asgjė prej teje
    Vetėm dua tė tregoj
    Se tė dua
    Nėse tani i lexon kėta rreshta
    Tė dalė nga thellėsi e shpirtit
    Tė shkruar
    Pėr
    Ty
    Lėsho vetėm njė lot
    Mbase edhe tė rremė
    Tė bie nė shuplakėn time
    Tė shtrirė
    Sepse
    Ai
    Do tė jetė i vetmi
    Prej teje
    Lėsho njė lot
    Dhe
    Pastaj
    Shko kah je nisur
    Kush e di
    Ndoshta rrugėt e jetės
    Diku do t’na bashkojnė…
    …Mbase nė amshim
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:02

    BASHKUDHĖTIMI

    Bashkudhėtuan:

    Fisi, e
    Plisi
    Hėna, e
    Dielli-
    Yjet, e
    Qielli-
    Shqipja, e
    Flamuri-
    Toka, e
    Guri.

    Bashkudhėtuan:

    Besa, e
    Qėndresa-
    Lufta, e
    Paqa
    Errėsira, e
    Drita-
    Robėria, e
    Liria!

    Mbijetuan:

    E,bashkudhėtojnė
    Nė pafundėsi-
    Besa e Plisi
    Dielli e Qielli
    Flamuri e Guri
    Paqa,Drita
    Liria …!
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:03

    DHE PASTAJ

    (I.K,nga Drenasi,i cili ra nė altarin e lirisė mė ’99)

    Njė trim
    Njė shikim
    Njė buzėqeshje
    Njė betim

    Dhe pastaj …

    Njė fjalė
    Njė zjarr
    Njė lot
    Njė ndarje
    Njė kėngė …

    Dhe pastaj …

    Njė kujtim.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:03

    ZGJIMI

    Zgjohu
    Eja nė vete
    Harroji
    Tė gjitha fjalėt
    Qė i ke thėnė
    Kujtim tė mbetėn
    Mėkatet tua
    Hesht
    Dil nga lėvozhga
    E guacės
    Dhe bėhu
    Jo e djeshmja
    Jo se jo
    Zgjidh lindjen
    Rilindjen
    Zgjimin
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:03

    ZGJIDH RRUGĖN

    Nė rrugėn pėr lart
    Rregullat janė tė qarta
    Me bėrryla duhet ta depėrtosh turmėn
    Me thonj tė mbahesh duke kėrcitur dhėmbėt
    Duhet t’i pėrijsh therrat
    Tė vraposh as qerreve
    Dhe t’i rrėosh urat mbrapa
    Tė kesh kjdes ēka flet
    Kokėn ta mbajsh lart
    Dhe t’ju ruhesh goitjeve nė ballė
    Tė kesh sy nė shpinė
    Dhe vesh qė gjitēka dėgjojnė
    Duhet tė kesh shtatė jetė
    Dhe suksesin tė vetmin qėllim.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:04

    KAM PASUR

    Kam pasur
    Kam pasur baba
    Nėnėn ende e kam
    Nganjėherė kam pasur mjaft para
    Pėr ta blerė mėngjezin
    Dhe tė ha para atyre
    Qė tė uritur mė shikonin

    Kam pasur kėpucėt mė tė mira nė qytet
    Atė verė
    Ēdo herė kam pasur sy ėndrrimtar
    Vashėzat binin nė ta
    Mua asgjė s,mė kushtonte
    Dhe kam doktoruar nė rėnje
    Dhe ikje nga pėrgjigjet
    Kam pasur edhe vajzė
    Ka qenė kjo kaherė
    Tani kam mjaft kohė pėr ta humbur

    Kam pasur ditėlindje
    Biletė autobusi
    Dhe
    Detyra t’shtėpis
    Cigare tė huaja dhe shpoti tė mira

    Kam pasur ēastet e mia tė ndritshme
    Dhe ēastet totalisht tė errėta
    Botėn e kisha nė shuplakė
    Por mik tė vėrtetė
    Asnjėherė s’kam pasur
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:04

    VJESHTA

    Prap erdhi
    Qetė perms gishtėrinjve
    Hyri nė shpirtin tim,vargjet e mia
    E mbėshtjellur me mjegull
    Vjeshta
    Lojė ngjyrash
    Gjethet tė skuqura nė brezin malor
    Pika shiu nė fytyrėn time
    Aromat qė nė ty mė pėrngjajnė
    Hapat tonė shushuritje gjethesh
    Duart tua tė nxehta,buzėt
    Desha tė ēirrem
    Qė tė mė dėgjosh,dhe tė kthehesh…
    Vjeshtė ėshtė
    Kohė mallėngjimi
    Kujtimet qė nė mua rrojnė
    Klithjet e mia qė s’dėgjohen mė
    Sepse nuk ka kohė harrese
    E cila mund tė mė marrė
    Dhe nga ti tė mė ndajė.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:05

    DETEKTIVI

    Unė jam detektiv i dyfishtė
    Fluturave iu zbuloj sekretin tėnd
    Ty tė flas gjithėēka
    Pėr shtegtimet e tyre.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:05

    VJEDHĖSIT E KOHĖS

    Urrej ēdo gjė
    Qė ma vodhi
    Kohėn time
    Akrrepat
    Nė orėn e jetės
    Qė nxitojnė nė pakthim

    Tinėzisht
    Mi vodhėn
    Ninullat
    Cicrrimat e zogjve
    Dhe
    Lehjet e qenėve

    Netėve pa gjumė.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:05

    LOTI IM

    Tė dua i thash detit
    Shterroj
    Tė dua i thash diellit
    S’agoi
    Tė dua i thashė vjollcės
    Era e rrėzoi
    Tė dua i thash zogut
    Lart fluturoi
    Tė dua i thashė vajzės
    Iku nga ėndrra ime
    Dhe
    Nga gjumi mė zgjoi
    Thashė me vete “ē’zhgėnjim”
    Mbeta veē me lotin tim.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:06

    JU FALEM

    Ndoshta do tė duhej faleminderuar
    Ata qė mė ndihmuan
    T’i kaloj
    Tė gjitha
    Qė duhej kjaluar
    Nė jetė

    (Ata nė uri
    Qė mė ushqyen
    Dhe e tjen ma shuan
    Tė pastrehė mė strehuan)

    Ata ndoshta nuk e dinė
    Por
    Pa ndihmėn e tyre
    Me siguri sot nuk do t’isha
    Dhe nuk do ta kėndoja
    Kėngėn pėr ta.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:06

    RINJOHJA

    (Nė shenjė respekti dhe malli tė pashuar Fitnete Klaiqit-Tiēos,aktore nė Teatrin Kombėtar nė Tiranė)
    Atje pas shtatė brigjesh
    Fle e qetė Kosova
    Tė cilėn kurr se kam parė
    Edhe pse nė damar mė rrjedh gjaku i saj.

    Ksovė,ėndrra ime e ndrydhur
    Shpresa ime e venitur
    Mos m’dalt shpirti
    Pa shijuar ngrohtėsinė e buzėve tua
    Dhe pėrqafimin atėror.

    Malet e larta
    Kurorė rreth qafe
    Gjoksin ta stolisin
    Bashkėt e reve
    Shtėllungat nė ty
    I shprishin
    Dhe nėpėr cikole
    Lėnuren e krihen
    Ju bjeshkė krenare
    Mburojė qėndroni pėrherė
    Kur kabareja nė fyell
    Ua gudulis shpirtin
    Mustakėt i dredhni n’erė
    Blerimi ua stolis gushėn
    Fushat nė gjelbrimin tend
    E ngjyejnė brushėn

    Pejsazhi yt-bukuri epike
    Rrojtja nė ty-poemė idilike
    Ku dashuria rritet
    E ngrohtėsi dielli deri nė pėrjetėsi
    Arat bukanike
    Pjellin gjallėrim
    Me begati shumė
    Pemėt kanė pėr rimė
    Dielli ua ngroh faqet
    Hėna i vė nė gjumė
    Lagjet pėr lakmi
    Gjymtyrė dinamike
    Nė besnikėri rriten
    Damarėt e tu
    Kroje tė ftohta
    E shpėrbėjnė zhuritjen
    Era qetė i miklon
    Puhia ua ndjell gjumin
    S’kanė gur kufiri
    Sinor kanė lumin

    Nxito pra o rreze,e ngrohe atė vend
    Silli paqėn e lirinė
    Epju shpresė ėndrrave,e gėzo vegjėlinė.

    Pas 62 vitesh pritje e ankthi
    Te karburanti 1 nė Tiranė
    Rinjoha-netin,aktoren e vogėl por zemėrmadhe.

    Shpesh nodhin befasira e tė papritura
    Ndjenjadhėmbje e malli tė pėrshkojnė
    AromėDHEU tė ruajtur me fanatizėm
    Nė shrvetėn e bardhė tė nxirė prej vitesh
    Mbi hartėn e Robėruar tė Kosovės-
    Tė gudulisė hudėt dhe tė zė frymėn

    Fillon shpjegimii historiesė sė dhembshme
    Tė kombit dhe fsit tim!…

    Nė vitin e largėt tė 28-ė
    Me njė shervete DHE ėn sqetull

    Nisi rrugėtimin e shptimit
    Ibrahim Kosova
    Nisi se s’kish k tė rrinte
    Vrau nė pikė t ditės oficerė armiku
    Dhe u nis pėr t’u mos kthyer mė
    Horizonteve ė pafund tė kėrkoi shpėtim.

    Dhe vazhdoi marshuta
    Pesėmbėdhjetė ditė nėpėr acar
    Drejt “kepit tė shpresės sė mirė”,
    -Gjeti nė Elbasan,
    Nė prehėrin e nėnės,
    Ku urrejtja dhe pezmi hakmarrės
    S’arriti dot.
    Me mallin e vendlindjes
    E jetoj jetėn
    Me aromėn gudulisėse tė dheut
    Tė ruajtur nė shervetėn e bardhė.

    Sot,Neti rrėfen me ėndje
    Ato ēaste dhembje e pritje
    Malli e shprese.

    Kur gjiroja nė Pogradec
    Zgjatnja kokėn
    N’kėrkim t’pejzazhit hyjnor tė Kosovės
    E shoqet mė tallnin:
    “Neti,koncentrohu nė rol
    S’duket Kosova nga kėtu”!

    Pėr kujtim tė trungut tė ndarė
    Nga babai
    Ruaj njė grusht DHE malli
    Dhe vendlindje
    Dhe njė pasaportė nė gjuhė tė huaj.

    Kundėrmon aromė shprese dheu i vendlindjes
    Dhe shpirtin ma kėputė
    Ofshama e babait tė ndjerė:
    -Ah,Kosovė
    Malli im i pashuar”!.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:07

    LARGIMI

    Nisu nėpėr kohė
    Dhe kėrko gjurmėt e mia kėmbėzbathur
    Tragje
    Me kėmbėzbathur
    Do gjesh
    Ato janė gjurmėt e largimit
    Vizato
    Hartėn e atyre largimeve
    Me bashkimin e kuotave
    Do tė gjesh
    Burimin tim
    Vatrėn stėrgjyshore
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:07

    NGANJĖHERĖ

    Ėshtė marrėzi fatale tė shkruash vargje tė zbrazta
    Sepse edhe ato tė rėndėsishmet asgjė nuk thonė
    Ėshtė budallallėk tė mendosh se mund ta ndryshosh jetėn
    Shumė para teje janė pėrpjekur por mė kot
    Pikėlluese ėshtė ta fillosh ditėn me buzėqeshje
    Dhe aq mė tepėr kur dikush mund ta rrėmbejė atė
    Poashtu trishtim ėshtė tė kalosh pranė dashurisė
    Sepse ajo s’ekziston ėshtė vetėm vegulli nė ajėr
    Nganjėherė ėshtė gėnjeshtėr tė jesh i drejtė dhe ta thuash atė
    Sepse tė thyejnė kur iu bie ndėr mend…
    Kur iu bie ndėr mend.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:07

    KUR

    Kur mali fle
    E s’ka stuhi
    Poeti
    Shkruan
    Poezi

    Kur errėsohet
    E
    Hėna bėn roje
    Ėndrrat zgjohen
    Dhe
    Magjepsen
    Me vallet e yjeve

    Kur poeti shqetėsohet
    Yjet s’dijnė tė vallėzojnė
    Ėndrrat zbehen
    E hėna s’ndriqon

    Mos trazoni
    Zemrėn e poetit
    Se harlisen stuhitė
    Hėna lodhet
    E s’na bėn dritė
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:07

    RRETHI MBYLLET

    Njihemi gjatė
    Me sy tė njejtė shikojmė
    Ndajmė tė mirėn e tė keqen
    Por tash pėr ēdo gjė ėshtė vonė

    Sepse
    Ti mė tradhtove
    Fjalėn tėnde e shkele
    Dashurinė tonė e hudhe
    Ėndrrat e mia i ndeze
    Pėr kėtė
    Sonte mbyllet rrethi
    Tė pėrqafoj pėr herė tė fundit
    Dhe tė gjitha t’i fali
    Vetėm shko e mos u kthe mė.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:08

    LUFTA

    Ulur jam
    Dėgjoj vetėm lotėt
    Tė cilėt pika-pika
    Rrjedhin nė faqet e mia
    Pėrnjėherė,pa ndonjė shkak
    Jam thyer
    Ėshtė thyer qėndrimi im i fortė pėr jetėn
    Fjalia e cila tingėllon:
    Jeta ėshtė luftė,pranoje!
    Mė duket se
    E kam humbur atė luftė
    Jetėn e cila nė tė vėrtetė ėshtė luftė
    Por jeta prap ėshtė aty
    Domethėnė,nuk jam nė dhe
    Diēka mė mbanė,por nuk di ēka …
    Dhe lotėt ende rrjedhin
    Sytė qajnė pėr mua
    Dhe ajo luftė tė cilėn do tė duhej fituar
    Mė tėrheq kah fundi
    Sepse nuk jam edhe aq i fortė
    Dhe nganjėherė pyes pse lufta vazhdon
    Pse jeta ėshtė e tillė ēfarė ėshtė
    Dhe e tillė ėshtė pėrshkak teje.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:10

    Vehbi Klaiqi

    LOTI IM

    NXITIM

    Urrej shiun pranveror
    Nxiton faqeve dhe mė shqetėson
    Urrej pėrroin kur fryhet
    Baltėn,llucėn qė zhysin
    Pas cdo hapi tim
    Mbetėn gjurmėt e kėpucėve
    Por nė sekondė zhduken
    Secila pikė si mendim
    Pėr fjalėn dhe veprėn e mirė
    Ēdo gjurmė nė baltė
    Pėr tė keqen qė ekziston
    Dhe mė duket
    Nė atė shumėsi pikash
    Se tė shoh
    Por kjo ėshtė vetėm dritėmashtrim
    Fizikė e pastėr
    Dhe unė humb arsyen.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:11

    NJERI I PA FAT

    Unė nuk jam unė
    Jam vetėm pjesė e hijes sime …
    Nuk di kah t’ja mbaj
    Askush s’mė kujton …

    Dikur isha i lumtur
    Doja diellin,hėnėn dhe shiun
    Sot jam njeri i pa rendėsishėm
    Qė qetė-qetė frymon …

    Askund fund nuk ka pėr mua
    Tė mė ndihmoj sadopak
    Se askujt s,i ha palla
    Dhe nuk …

    Do humbas nė heshtje
    Dhe pas meje asgjė s’do mbetet
    Sikur tė mos kisha qenė nė jetė
    Se isha njeri i pa fat.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:11

    UNĖ DUA

    unė dua
    dritė
    diell
    dua unė
    s kėrkoj
    lėmoshė
    dhe as
    shpėtim
    dua
    rimat
    nė pėrqafim
    dua
    tė jem i ri
    i dashuruar
    unė
    dhe vargjet e gjata
    tė rrjedhin
    si lum
    para dyerve tė jetės
    jam
    njė lypsar
    dhe nga ajo
    s kėrkoj mė shumė
    vetėm pak
    dritė
    dhe vargjet
    si lum
    kthema
    kohėn
    time tė moēme
    miku
    im i panjohur
    krenarinė
    dhe yjet
    qė s shkėlqejnė dot
    hapi
    derėn horizontit
    qė edhe vargjet e mija
    tė kalitura nė zjarr
    tė marrin udhė tė mbarė
    kthema kohėn
    qė pamėshirshėm mi vodhi
    tė gjitha
    ėndrrat
    shpresat
    pak dritė miku im
    ėndrrat e kohės sė shkuar
    ti kem nė pėrqafim.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:11

    PORTI I ĖNRRAVE TĖ THYERA

    Nga porti shkojnė
    Nė port vijnė
    Me ėndrra rinore
    Pėr jetė pėrrallore
    Ikin
    Tė pastra si biluri
    Kthehen zemėrthyera por si guri
    Ikin princesha
    Kthehen murgesha
    Shkojnė pėr para
    Kthehen me marre

    Rrugėve tė botės
    “Mish pėr top”
    Jeta e jonė gjithmonė me lot.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 58
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 01 Mar 2010, 22:12

    APOKALIPSA

    Dhe gjithēka qė ishte dje …
    Dhe gjithēka qė ėshtė sot …
    Dhe gjithēka qė do tė jetė nesėr …
    - Nuk do tė jetė mė !

    Sponsored content

    Re: "LOTI IM"VEHBI KLAIQI

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 21 Jul 2017, 07:31