Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    TĖ ZGJEDHURA

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 07 Dec 2009, 01:16

    RUDYORD KIPLING

    Ne mundsh

    Nė mundsh tė ruash arsyen,kur bota humbet fillin
    E fajin ty ta hedh-dhe vetes t'i besosh
    Sa herė tek ti dyshojnė e s'tė pėrfillin,
    Por dhe gjykimet drejt t'i gjykosh.
    Nė mundsh tė rrish nė pritje,nga pritja pa u lodhur,
    A kur t'urrejnė,urrejtje mos t'ushqesh,
    madje ndaj shpifjeve tė rrish pa folur,
    Me thejshtėsi me to pa rėnė ndesh...

    Nė mundsh tė mendosh,por jo si rob ėndėrrimesh
    Dhe t'i trajtosh njėlloj e pa dallim,
    ngadhnjim e shpartallim-burim mashtrimesh...
    Nė durofsh dot qė thėniet e tua tė drejta
    Nė kurthe pėr trutharėt,kopukėt t'i kthejnė.
    T'i shohėsh tė thyera gjėrat mė tė shtrenjta
    E prapė t'i ndėrtosh me vegla qė nuk vlejnė.

    Nė mundsh fitoret qė ke korrur t'i flijosh,
    Si nė kumar,nė njė tė vetme lojė.
    Tė rrezikosh,tė humbėsh e prapė t'ja fillosh
    dhe humbjen kurrė tė mos e zėsh nė gojė.
    Nė i detyrofsh dot muskul,nerva,puls e zemėr
    Tė tė shėrbejnė edhe kur gjithshka duket e kotė
    E tė qėndrosh edhe kur s'ke asgjė pėrveē vullnetit
    Qė veē njė fjalė-Qėndro-gjithnje tė thotė...

    Nė mundsh tė flasėsh me maskarenj,por nderin tėnd ta ruash,
    a t'ecėsh pėrkrah mbretit,pa krenari qė tė verbon...
    Nė se armiku apo miku s'tė bėjnė dot tė vuash
    dhe gjithkėnd e ēmon,veē sa meriton...
    Nė mundsh t'i mbushėsh ti minutat mė tė rėnda
    me vepra qė peshojnė-
    ...........................Dije dhe mos kij asnjė dyshim
    E jotja do jetė Bota me ēka brenda
    dhe NJERI do jesh,o biri im!
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 07 Dec 2009, 01:16

    Sergej Esenin


    LETER NENES

    Gjallė je, nėnoke? Edhe unė
    Gjallė jam. Shėndet mė paē, shėndet!
    Dritė e bėftė krejt kjo mbrėmje e lume
    Izbėn tėnde, qė me mall mė pret.

    Thonė se je ligur e je tretur
    Nga meraku im, po nuk ankon,
    Se, pėshtjellė me njė shall tė vjetėr,
    Fillikate rrugės shpesh kalon.

    Dhe kur mugėtirė e kaltėr bie,
    Njė vegim i zi tė kall ty frikė,
    sikur nė njė sherr diku nė pije,
    Vjen dikush e ma kėput me thikė.

    Kot, e dashur, vuan kaq, besomė,
    Brenga t’i fanit kėto ndėr sy.
    S’jam aq pijanec i lig sa ē’thonė,
    Si do vdes pa tė tė parė ty?

    Unė jam po foshnje, si njė herė,
    Dhe njė shpresė veē ushqej nė gji:
    T’iki nga ky tym e kjo poterė,
    Te shtėpiza jonė aty tė vij.

    Dhe do vij, kur kopshti ynė i bardhė
    Anekėnd tė vishet me blerim.
    Vetėm ti, si tetė vjet mė parė,
    Mos mė zgjo aq herėt nė agim.

    Mos e zgjo atė qė shkrumb iu bėnė
    Endėrrat e moshės plot hare.
    Mė ka vrarė jeta mjaft, o nėnė,
    Dua veē tė shlodhem e tė fle.

    As t’i lutem Zotit mos mė thuaj,
    Si dikur nė t’artėn mituri,
    Ti ke mbetur ngushėllim pėr mua,
    Dritė e parrėfyer, vetėm ti.

    Ndaj merak ti mos m’u bėj aq tepėr,
    Tek e liga mendjen mos e ēo,
    Dhe aq shpesh, me shallin tėnd tė vjetėr,
    Fillikate rrugėn mos kalo.
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 07 Dec 2009, 01:17

    Paul Eluard


    Ndoshta askush ne bote s'me njeh me mire se ti.

    Brenda syve te tu me ze gjumi
    se bashku me ty.
    Ata me dhane driten njerezore
    qe nata te dridhet nga smira.

    Brenda syve te tu udhetojme
    Ata i cliruan levizjet e rrugeve
    nga forca terheqese e tokes.

    Kush deshiron te gjeje ne syte e tu
    vetmine tone te pafund
    ate vetmia e mund.

    Ndoshta askush ne bote
    s'te njeh me mire se une....
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga shaban cakolli prej Mon 07 Dec 2009, 01:17

    Alfonsina Storni


    DY FJALE

    Kėtė natė nė vesh, mė the dy fjalė
    tė zakonshme. Dy fjalė tė lodhura
    nga e thėna. Fjalė
    qė nga tė vjetra janė tė reja.

    Dy fjalė kaq tė ėmbla, saqė hėna qė kalonte
    duke depėrtuar nėpėr degė
    u prangos nė gojėn time. Kaq tė ėmbla dy fjalėt
    saqė njė milingonė mė kalon nė qafė dhe nuk tentoj
    tė lėviz pėr ta hequr.

    Kaq tė ėmbla dy fjalėt
    saqė them padashur-Oh, sa e bukur,jeta!-
    Kaq tė ėmbla dhe kaq tė buta
    saqė vajra aromatik mbi trup mė derdhen.

    Kaq tė ėmbla dhe kaq tė bukura
    saqė nervozohen, gishtat e mi,
    lėvizin drejt qiellit duke imituar gėrshėrėt.
    Oh, gishtat e mi dėshirojnė
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga Administratori prej Sat 30 Jan 2010, 00:35

    CHARLES BAUDELAIRE
    Stolite

    E embla ime qe shtrire krejt nudo, ashtu sic m'a donte shpirti
    e ne trup s'kish lene gje tjeter vec stolitve te saj tingelluese
    e fort te cmuara qe i jepnin nje pamje e ajer teper triumfues,
    te tille si ai i sklleverve te Moreve ne ditet e tyre me te lumtura....

    E, kur keto stoli tunden e hidhen me nje zhurme tallese
    ne nje bote vezulluese plot drite metali e zafiresh,
    ndjej te hyj ne ekstaze e te humbas ne terrbim
    mes gjerash ku tingujt perzihen ne drite e harrim...

    E, ajo e shtire mbi divan, e dorezuar ne ledhka dashurie
    qeshte krejt e leshuar e hareshem nga lumturia,
    qeshte me dashurine time, te thelle e te embel si deti,
    qe ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembenj...

    Me syte e saj cpues te ngulur mbi mua si nje tiger i zbutur
    me pamje te perhumbur e enderrimtare merrte poza lozonjare
    e me hidhte hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
    e pamja e saj naive e sensuale shkriheshin plot nur e magji...

    E barku i saj e gjinjte si dy fryte te virgjer eremire
    dhe lleret dhe kembet dhe kofshet e baseni,
    te lemuar si fildish, te valezuar si qafe mjelme
    shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot drite

    Afroheshin e me perkedhelnin si Engjejt e se Keqes,
    per te me prishur qetesine e prehjen e shpirtit tim,
    per te me coroditur e rrezuar nga ai Shkemb Kristal
    ku isha ulur e prehesha i qete e vetmitar...


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga Administratori prej Sat 30 Jan 2010, 00:35

    ZBIGNJEV HERBERT

    Nena


    Ra ai prej gjunjeve te saj si lemsh peri.
    Ngutazi hodhi shtat dhe mori qorthi arratine.
    Ajo mbajti zanafillen e jetes, duke e sjellur qark gishtit,
    si nje myhyr te holle. Deshi ta mbroje.
    E ai u rrokullis prej rrepire dhe u kap per mal.
    Dhe vinte te ajo, firifiu, dhe heshtete.
    Tash kurre me s'ka per t'u kthyer ne fronin e embel t'atyre gjunjeve.
    Duart e zgjatura shndrijne ne terr si qyteti
    I lashte.
    fotografia
    me kete vogelush te palevizshem si shigjeta e Eleatit
    vogelushin ne barera te larta njelloj sikur une
    pervec dates se lindjes dhe linjave papilare
    u nis im ate ne vigjilje te luftes se dyte persiane
    gjykuar pas gjetheve dhe reve ka qene mbase gusht
    zogjte gjingallat kumbonin eremimin e begate te drithit
    rridhte lumi teposhte ai qe ne hartat romake quhet Gipanis
    gjeratorja dhe afersia e stuhise priren te fshihen te greket
    kolonite e tyre bregdetare nuk ishin fort larg
    buzagazi i vogelushit eshte i padhune i pangrysur nje grime
    ai njeh sall hijen e kapeles prej kashte hijen e pishave hijen e shpive
    e nese mugetiren - atehere mugetiren e mbremjes
    vogelushi im Isaaku im perkule qafezen
    gjithqysh sa hap e mshel syte - dhimba e mandej do te jesh
    gjithe cfare ta ka enda - linje dallendysheje fusharake
    me duhet te derdh gjakun tend vogelushi im
    qe te mbetesh i pamekate nen drite vetetime
    i shpetuar perjete si miza ne qelibar
    i bukur si fieri qe gjalloi ne qymyr


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga Administratori prej Sat 30 Jan 2010, 00:36

    EMILY DICKINSON

    Ambicja nuk mund ta gjeje ate


    Ambicja nuk mund ta gjeje ate
    Ndikimi nuk e din kete
    Sa shume nivele te askundesise
    Shtrihen ndermjet tyre tani.

    Dje, i padallueshem
    Sot Eminent
    Per brusin tone te perbashket, Pavdeksine!


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga Administratori prej Sat 30 Jan 2010, 00:37

    PAUL CELAN

    Ne syrin tend ka hyre


    Ne syrin tend ka hyre
    arratia qe u ep udhe pyjeve:
    duke u vllazeruar me cdocilin veshtrim tendin
    ai mbufat sythin,
    sythin e zi.
    Pergjate gjithe gjeresise se qiellit u shtri qepalla e kesaj pranvere.
    Pergjate gjithe gjatesise se qepalles tendoset qielli,
    dhe poshte, nen strehen e sythit
    pas plorit ecen i Paraameshueshmi,
    ecen Zoti.
    O, ndjeje si kercet tehu,
    si cijat duke u prere
    pas te gurezuarit, te qashtrit,
    te sterlashtit lot.

    * * *

    Numero bajmet
    Mblidhe gjithe vrerin e pagjumesise tende
    Dhe shpallme llogarine:

    Memzi hape syte ndaj te gdhire
    Ne oret kur askush nuk te sheh,
    Veshtrimin tend pata kerkuar
    Dhe mendimet e tua te fshehta te veses
    Ne shtembat e mia te vagullta
    Mblodha

    Aty ti perftove
    Emrin tend te vertete;
    Vetvetja jote u bere.
    Fjala ime rrahu me cekic
    Arkitraun e heshtjes tende
    Dhe tek ti flatroi;
    Duke dhene shpirt ne rruge, ty per supesh te perqafi,
    Dhe ju te vetem brodhet permes nates.

    Numeroji bajamet,
    Kthema hidhesiren.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga Administratori prej Sat 30 Jan 2010, 00:37

    HEINRICH HEINE

    Lundrim


    Tek direku qeshe me kembe
    Dhe vala valen sillte.
    - Lamtumire! hyjnori vend!
    Anija can ne ikje!

    Shtepizen pas e lame ne
    Dritare-ndezur-prush;
    Syshqyer mbeta per atje,
    Po s'pershendeti kush.

    Hiqmuni nga syte, ju lot,
    Qe une te mos shoh zi.
    Zemr' e lenduar, mbahu fort
    Ne dhembjen pa kufi.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga Administratori prej Sat 30 Jan 2010, 00:38

    SERGEJ ALEKSANDROVIQ JESENIN

    Sa e mire qe Tanjusha


    Sa e mire qe Tanjusha
    Me te bukur s'kish ne fshat
    Sarafani me tantella
    c'hijeshi i kish ne shtat
    Te perroi para gardhit
    Zbriti vajza plot hare
    Pertej mjegulles se bardhe
    Hena luante me re

    Doli djali, uli koken kacurrele para saj
    "Lamtumir" me nje tjeter
    I tha: Fatin do ta ndaj
    U zbeh vajza si qefini
    Porsi vesa, erdh' u gri
    Si neperke i'u nder gersheti
    Zemra iu helmua ne gji

    "Oh, po ndaj dhe une erdha
    Ftohtas iu pergjegj ajo
    "Te te them se do martohem
    Me nje tjeter qe me do"
    Ne mengjes gjemoi kisha
    cifti s'dihej cili qe

    Kurse tutje s'qanin gjelat
    Pragu i Tanjes qe ne vaj
    Nje sopate e zeze temblin
    Plage, i'a kish bere asaj
    Pika gjaku kish kurore
    Balli vajzes i pa fat
    Sa e mire qe Tanjusha
    Me te bukur s'kish ne fshat


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga Administratori prej Sat 30 Jan 2010, 00:40

    JACQUES BREL

    Ne se te duhen


    S'ke kuptuar gje...

    Ne se te duhen trena per t'ia mbathur botes
    E anije me vela qe udhetimesh te shpien larg
    Per te kerkuar diell qe t'a mbash ne sy
    E kenge qe ti lehte mund t'i kendosh
    atehere ...

    Ne se te duhet agimi per te besuar te nesermen
    Dhe te nesermen qe te mundesh te shpresosh
    Per te gjetur shpresen qe te kap per dore
    Per te gjetur doren qe ti ke braktisur
    Atehere ...

    Ne se do te degjosh rrefime e fjale te mocme pleqsh
    Per t'u ngushelluar per ato qe s'ke bere dot
    Ne se poezia per ty humbet vlere e behet loje
    E ne se jeta jote nuk eshte vec nje pleqeri
    Atehere ...

    Ne se do te duhet pak merzitje per t'u dukur i thelle
    A rremuje qytetesh per te harruar cdo zhgenjim
    E pastaj delikatese per t'a ndjere vehten te denje
    E pastaj zjarr e nevrik per t'u dukur i forte trim
    Atehere...

    Atehere ti s'ke kuptuar asgje ...


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga Administratori prej Sat 30 Jan 2010, 00:41

    ALFONS DE LAMARTINE

    Liqeni

    Keshtu, gjithmone shtytur, nder brigjet e mergimit,
    Ne naten e perjete, terhequr pa rikthim,
    S' do mundim, vec nje dite, ne oqean t' amshimit
    Te ndalim per pushim?

    Liqen! shtegetimin viti porsa e ka mbaruar,
    Prane valeve te shtrenjta q' ajo do kish pare,
    Veshtro! po vi e ulem n' at gurin, i vetmuar,
    Ku ulur e ke pare!

    Keshtu ti po gjemoje nen shkemb thelle shume
    Keshtu mbi anet cope thermuar te veshtrova
    Perplaste keshtu era tallazet shkumbe - shkumbe
    Mbi kembet q' adhurova

    Nje nate te kujtohet? Vozitnim ne te heshtur,
    Nder qieje dhe mbi dallge ndigjohej misterioze,
    Nje zhurme e nje lopate qe rrihte e parreshtur
    Mbi valet melodioze.

    Pa pritmas rane tinguj qe s'ishin ndjere ne bote,
    Dhe bregu i magjepsur i ktheu vale - vale,
    Dhe dallga vuri veshin, dhe zeri magjiplote
    Leshoi keto fjale.

    "O kohe! nderprite vrapin; ju ore te hareshme,
    Nderpritni vrrullin' e shpejte:
    Na leni te shijojme gezimet e rrufeshme
    Te dites me te shtrenjte!

    "Oh, sa te mjere ne bote luten te gjunjezuar,
    Kalo per to kalo;
    Dhe merr me ditet e tyre cdo brenge te helmuar;
    Te lumturit harro.

    "Me kot kerkoj akoma edhe nje cast gezimi,
    Koha shket revan;
    I them ahere mbremjes: Ngadale, por agimi
    Ja naten e shperndan.

    Shpejt te dashurojme! Ne oren kalimtare,
    Ne ngutje t' argetojme!
    Njeriu s'ka ku clodhet, dhe koha s'qendron fare;
    Rreshqet dhe ne kalojme!

    O kohe esht' e drejte qe oret e harese,
    Te dashurise qe derdhin lumej me lumturi,
    T' na shkasin neper duar po me - ate rrembese
    Si casti me i zi?

    Po si! s'do mundim valle te lejme vec nje gjurme?
    Po si! perjete kaluam! u humbem si moskurre?
    Kjo kohe qe na i fali, kjo kohe qe tret pa zhurme,
    S' do na i kthej me kurre?

    Perjetesi, o hic, e shkuar, te errta hone,
    cfar beni m' ato dite qe juve i gelltitni?
    Oh, folni: a do na i ktheni permallengjimet tona
    Qe juve i grabitni?

    Liqen! shkembij e shpella! o pyll i erresuar!
    Qe koha ju pertrine, ju ruan pa kursim,
    I ruani k'saj mbremje natyr' e mrekulluar,
    Te pakten nje kujtim!

    Kujtimi le te mbes ne prehje - e suferine,
    Liqen, te pamja yte e brigjeve ne gaz,
    Edhe ne t' errta pisha, nder shkrepe e ne rrepine
    Qe varen mbi tallaz!

    Te mbesi ne zefirin qe dridhet e kalon,
    Ne zhurmerin' e brigjeve nga brigjet perseritur;
    Ne henen ball' argjende, kudo qe te ndricon
    Me rreze hije ndritur!

    Dhe era q' oshetiu, kallamat qe renkuan,
    Dhe ajri yt i merme arome e parfumuar,
    Te gjithe sa - u nuhaten, u pan' e-u ndegjuan,
    Te thone kan' dashuruar!


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga Administratori prej Sat 30 Jan 2010, 00:42

    HERMANN HESSE

    Ne mjegull

    Sa cudi te endesh ne mjegull!
    cdo gur e kacube ne vetmi,
    Asnje dru s'i sheh druret e tjere,
    Vetem gjithkush rri.

    Plot miq bota ime pat qene
    Kur jeta kish drite ende;
    Tani qe kaq mjegull ka rene
    Asnjerin s'e shoh as me sheh.

    I mencur nuk eshte, pa fjale,
    Ai qe terrin s'kupton,
    Se si fshehtesisht ngadale
    Nga gjithcka e vecon.

    Sa cudi te endesh ne mjegull!
    Jeta behet vetmi.
    Asnjeri nuk njeh njerez te tjere,
    Vetem gjithkush rri.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga Administratori prej Sat 30 Jan 2010, 00:43

    PABLO NERUDA

    Ngadale vdes

    Dalngadale vdes ai qe behet skllav i zakonit,
    qe perserit te njejtat gjera cdo dite,
    qe nuk ndryshon rruge,
    qe nuk rrezikon,
    qe nuk ndryshon ngjyren e veshjeve,
    qe nuk i flet atij qe nuk e njeh.
    Dalngadale vdes ai qe nuk permbys tryezen,
    qe eshte i pakenaqur nga puna,
    qe nuk rrezikon sigurine nga pasiguria per te ndjekur nje enderr,
    qe nuk i lejon vetes asnjehere ne jete te thyeje rregullat e vendosura.
    Dalngadale vdes ai qe nuk udheton,
    qe nuk lexon,
    qe nuk degjon muzike,
    qe nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
    Dalngadale vdes ai qe shperfill krenarine e tij,
    qe nuk i le te tjeret ta ndihmojne,
    qe i kalon ditet duke u qare per fatin e tij te keq,
    qe ankohet per shiun qe nuk pushon.
    Dalngadale vdes ai qe i shmanget projektit para se te filloje,
    qe nuk pyet per gjerat qe nuk i di, dhe
    qe nuk pergjigjet per gjerat qe di.
    E shmangim vdekjen me doza te vogla,
    duke kujtuar gjithmone se te jesh gjalle
    kerkon nje perpjekje shume me te madhe
    se thjeshte fakti qe marrim fryme.
    Vetem durimi i paepur
    do te na beje te arrijme
    lumturine me te madhe.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga Administratori prej Sat 30 Jan 2010, 00:43

    SILKE BLUMBACH-LIRIA

    Shigjeta ne sterkala

    Shigjeta nga ekrani
    shpojne gjoksin. Shigjeta
    ne petkun e lumturise.

    Ne jetofsha ne breg te sterkalave,
    ku me thone "Ketu mungon vetem ti"
    palmat, bukuviljat dhe iriqet,
    ne jetofsha, ah, ne jetofsha atje -
    as delfinet as pulebardhat

    nuk do te me shpetonin
    nga shigjetat kudo ne rruge,
    qe ma shpojne gjoksin.


    ________________________________
    avatar
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6033
    Mosha : 33
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12863
    Vlersuar : 171
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga Administratori prej Sat 30 Jan 2010, 00:44

    OKTAVIO PAZ

    AGIM

    Duar te shpejta te ftohta
    i heqin nje e nga nje
    fashat e erresires
    Hap syte
    ende
    jam gjalle
    ne qender
    te nje plage akoma te fresket.


    ________________________________

    Sponsored content

    Re: TĖ ZGJEDHURA

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Wed 26 Jul 2017, 13:37