Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Naum Veqilharxhi (1859-1935)

    Studentja
    Studentja
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Capricorn
    Numri i Postimeve : 71
    Mosha : 34
    Vendndodhja : ...
    Profesioni : ...
    Pikėt : 208
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 08/01/2009
    Humor : ...

    Naum Veqilharxhi (1859-1935) Empty Naum Veqilharxhi (1859-1935)

    Mesazh nga Studentja Thu 26 Nov 2009, 02:06

    Naum Veqilharxhi (1859-1935)

    Naum Panajot Bredhi, i mbiquajtur Veqilharxhi, ėshtė pionieri i lėvizjes sonė kulturore patriotike tė shekullit XIX. Ai ėshtė ideologu i parė i Rilindjes nė Shqipėri, njė nga ata qė u hapėn udhėn ideve tė reja politike e kulturore kombėtare.
    N.Veqilharxhi lindi mė 1797 nė Vithkuq tė Korēės. Ai pati mėrguar nė Rumani. I ndikuar nga idetė e lėvizjes kombėtare tė popujve tė Ballkanit, mori pjesė nė revolucionin rumun tė vitit 1821 kundėr Turqisė, revolucion qė pati karakter jo vetėm ēlirimtar antiosman, por dhe antifeudal. Me formimin iluminist, Veqilharxhi e drejtoi vėmendjen tek atdheu i tij. Ai e kuptonte se gjendja e Shqipėrisė nė ato ēaste historike shtronte para popullit tė tij kėrkesa tė reja. Nė vitet `40 tė shekullit XIX lėvizjet ēlirimtare nė Shqipėri kishin marrė hov, por atyre u mungonte njė program kombėtar dhe njė platformė ideologjike e pėrpunuar. Veqilharxhi ka meritė se nė shkrimet e tij formuloi i pari kėrkesat themelore tė Rilindjes.
    Punėn e tij si atdhetar iluminist e nisi me krijimin e njė alfabeti origjinal tė gjuhės shqipe, tė pėrbėrė prej 33 shkronjash. Me kėtė alfabet hartoi dhe libra pėr mėsimin e shqipes. Tė parin libėr, qė ėshtė e para abetare pėr mėsimin e gjuhės shqipe, Veqilharxhi e botoi mė 1844 me titullin "Evėtar„. Njė vit mė vonė, mė 1845, e botoi tė pėrpunuar e tė zgjeruar, me titullin "Fare i ri evėtar shqip pėr djelm nismėtar„, tė shoqėruar me njė parathėnie pėr djemtė e rinj shqiptarė. Kėta libra tė Veqilharxhit u pritėn me entuziazėm nga patriotėt brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Shumė njerėz mėsuan tė shkruanin me alfabetin e tij. Kėrkesat e lėvizjes sonė kombėtare, Veqilharxhi i paraqiti nė tri shkrime tė tij: Nė parathėnien e botimit tė dytė tė Evėtarit, nė njė letėr dėrguar nipit tė tij dhe sidomos nė njė "Enqiklikė„(letėr qarkore).
    "Enqiklikėn„ ai ua drejtoi mė 1846 bashkadhetarėve tė tij. Ky dokument ėshtė konsideruar si manifesti i parė i lėvizjes sonė kombėtare, si njė program pune pėr tė. Ai flet me dhembje pėr gjendjen tepėr tė prapambetur tė popullit shqiptar. Kėtė e shpjegon me pushtimet e vazhdueshme tė tė huajve, me ndryshimet politike e fetare, sidomos me "lėnien pas dore tė lėvrimit tė gjuhės sonė kombėtare„. Ata shqiptarė qė shkolloheshin nėpėr vende dhe shkolla tė huaja, shpesh mėrgonin larg atdheut nė vend qė tė ishin "mirėbėrės„, etėr e mėsonjės tė atheut e tė kombit tonė.
    Por Veqilharxhi nuk e humbet shpresėn dhe u bėn thirrje bashkatdhetarėve tė mbushen me hov e guxim. Me njė stil tė shkathėt, tė figurshėm, e plot optimizėm ai shkruan: "Le tė hedhim farėn e mirė dhe me siguri vetė natyra e shenjtė e ngjarjeve do tė ndihmojnė pėr gjallėrimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemėt e bukura dhe shumė tė ėmbla tė sė cilės do t'i korrė padyshim brezi i ardhmė qė do tė bekojė ata bujq dhe ata mbjellės tė mirė„. Cila ėshtė kjo "farė e mirė dhe pemėt e ėmbla qė do tė japė ajo?„ Veqilharxhi mendon se, qė tė dalim nga gjendja e rėndė, duhet tė shkruajmė gjuhėn tonė e tė pėrhapim arsimin shqip, tė pėrhapim farėn e diturisė, e cila do tė sjellė gjithė tė mirat mė pas. Padituria ėshtė fatkeqėsi, mendon autori, njė e keqe e madhe, qė barazohet me skllavėrinė. "Ato kombe qė kanė mbetur nė padije, u shėmbėllejnė thjesht skllevėrve„. Njė komb mund tė dalė nga mjerimi dhe prapambetja, kur tė fillojė tė lėvrojė gjuhėn kombėtare. Gjuhėn tonė ne duhet ta shkruajmė me "shkronja tė veēanta kombėtare„, na mėson Veqilharxhi. Kėshtu, shpreson ai, edhe ne do tė vihemi nė rradhėn e kombeve tė qytetėruara.
    Nė kėtė mėnyrė e formulonte ai njėrėn prej kėrkesave tė mėdha tė lėvizjes sonė kombėtare, duke u nisur nga parimi i drejtė se njė popull mund tė kulturohet vetėm me anė tė gjuhės sė vet amtare. Vepra e Veqilharxhit luajti rol tė madh gjatė Rilindjes. Rilindėsit e njihnin si paraardhės dhe ushqenin pėr tė njė nderim tė madh. Me idetė e tij iluministe dhe me veprimtarinė e tij nė dobi tė kombit e tė gjuhės shqipe. Veqilharxhi fitoi dashurinė dhe respektin e bashkatdhetarėve patriotė, por edhe mėrinė e armiqve tė Shqipėrisė, veēanėrisht te grekomanėve. Mė 1846, ai u helmua nga agjentėt e Patriarkanės, duke qenė kėshtu jo vetėm i pari ideolog, por edhe i pari dėshmor i Rilindjes Kombėtare.

      Ora ėshtė Sat 20 Apr 2024, 02:25