Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Disa poezi nga Cajupi

    fabian
    fabian
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Virgo
    Numri i Postimeve : 104
    Mosha : 46
    Pikėt : 389
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 06/11/2009

    Disa poezi nga Cajupi Empty Disa poezi nga Cajupi

    Mesazh nga fabian Sat 14 Nov 2009, 11:22

    Varfėria dhe Liria



    Jam i varfėr, po i lirė,
    ndaj mė pėlqen varfėria;
    kush do tė rrojė mė mirė,
    s'urdhėron dot veten e tia.
    Mbreti, sikur tė mė thotė:
    "Hajde nė pallat me mua,
    tė gėzosh dhe ti nė botė,
    do t'i them: "Zot, nukė dua;
    pėr tė ngrėn' e pėr tė pirė
    nukė mund tė shes lirinė;
    i varfėri rron mė mirė
    s'ai qė do madhėrinė.
    S'mė duhet ergjėndi mua,
    dua lirinė dhe nderė,
    dua tė bėj si tė dua,
    jo si tė duan tė tjerė.
    Kush mund e bėn si do vetė,
    bėn si thotė Perėndia,
    nukė ka nė kėtė jetė
    gjė m'e vyer se liria





    Besa - Besė


    Gjithė vendetė gėzojnė,
    ti, Shqipėri, pse pushon?
    Gjithė njerėzit kėndojnė,
    ti, shqiptar, pse rėnkon?
    Gjithė duanė lirinė
    dhe pa tė njeriu s'rron;

    ti, shqipėtar, Shqipėrinė
    nė zgjedhė si e duron?

    Zgjohuni, o shqipėtarė,
    erdhi dita pėr liri!
    Zini luftė me barbarė,
    pėrpiqi pėr Shqipėri!

    Tė krishter' e myslimanė,
    tė tėrė njė sua kemi;
    gegė, toskė, dibranė,
    gjithė shqipėtarė jemi.

    Mblidhuni te bėjmė benė,
    tė gjithė dorė pėr dorė:
    Tė duamė mėmėdhenė,
    edhe malet me dėborė.

    Qė ditėn qė u shkeli
    robėria dhe gjer sot
    nukė bėn mė bar Dhėmbeli
    dhe Tomori qan me lot.

    Male me krye nė qieli,
    si duroni robėrinė?
    Ju qė shihni drit' e diell,
    pse s'ndrini dhe Shqipėrinė?

    Ku janė vaftet e parė,
    qė kini dhėnė yrnek?
    Ku jini, o shqipėtarė,
    pse s'dėgjohet njė dyfek?

    Apo humbi trimėria,
    apo s'doni mėmėdhenė?
    A u shua Shqipėria,
    qė ka pjellė Skėnderbenė?

    Pse rrini lidhur me lak?
    Pse s'shpėtoni vėnd' tuaj?
    apo s'u mbeti mė gjak,
    se e derdhtė pėr tė huaj?

    Mirri pushkėtė nė duar
    edhe bėni besa-besė:


    Shqipėria do shpėtuar,
    kokė turku tė mos mbesė!





    Dheu


    Dheu i gjat' e i gjerė,
    na jep buk' e na jep verė
    pėr tė ngrėn' e pėr tė pirė,
    kush di ta punojė mirė.

    Si njeri i shtrėnguar,
    dheu nukė fal gjė kurrė,
    pa munduar, pa punuar'
    S'na jep as misėr, as grurė.

    Do ta punojė njeriu
    dhe ta vadisė me djersė
    qė tė hajė buk' i ziu,
    nga uria tė mos vdesė!


    Punoni, more tė mjerė,
    se dhe gjėri nė na mbetė,
    pas neve vinė tė tjerė,
    nukė sosetė kjo jetė.





    Fshati im


    Maletė me gurė,
    fushat me bar shumė,
    aratė me grurė,
    mė tutje njė lumė.

    Fshati pėr karshi
    me kish' e me varre,
    rrotull ca shtėpi
    tė vogėla fare.

    Ujėtė tė ftohtė,
    era pun' e madhe,
    bilbili ia thotė,
    gratė si sorrkadhe.

    Burrat nėn hie,
    lozin, kuvendojnė,
    pika qė s'u bie,
    se nga gratė rrojnė!

    Gratė venė nd'arė,
    dhe nė vreshta gratė,
    gruaja korr barė,
    punon dit' e natė.

    Gratė nė tė shirė,
    nė tė vjela gratė,
    ikinė pa gdhirė,
    kthenenė me natė.

    Gruaja pėr burrė
    digjetė nė diell,
    punon e s'rri kurrė
    as ditėn e diel.

    0 moj shqipėtarkė,
    qė vet' e nget qetė,
    edhe drek' e darkė
    kthehesh e bėn vetė;


    Moj e mjera grua,
    ē'e do burrė zinė
    qė ftohet nė krua
    dhe ti mban shtėpinė!





    Korriku



    Na erdhi korriku prapė,
    me grurė tė ri, me vapė.
    Mirė q'erdhr, o korrik,
    gjithė bota tė ka mik,
    tė duanė varfėria,
    se s'vdes njeri nga uria.
    Korriku, si flak' e drizit,
    na ngroh palcėn e kurrizit.
    0 korrik, o faqezjarr,
    gjithė lule, gjithė bar,
    dhe me pemė barrė-barrė,
    s'dimė ē'tė hamė mė parė.
    Nė korrik piqen me radhė
    pjeshkė, mollė, thanė, dardhė;
    kur afrohet korriku,
    zė tė piqetė dhe fiku.
    Nga gjithė pemėt e tjera,
    fiku na mbiftė te dera,
    se gjersa ka shporta fiq,
    gjithė bota janė miq...
    Me shpresė tė kėtij muaj,
    punėtor, puno e vuaj,
    tė punojmė qė tė gjithė,
    tė mos mbetemi pa drithė,
    se nė kėtė muaj zoti
    na kėrren nga tėrė moti.
    Ata qė kanė punuar,
    nė korrik janė tė gėzuar,
    Se nė kėtė deli muaj
    nuk ka lėmė pa duaj.
    Vjen korriku, punėtorė,
    mirrni drapėrin nė dorė,
    tė korrij kush ka punuar,
    kush ka mbjell' e ka lėruar.
    Dilni, dilni nėpėr ara
    e shihni, ē'ka bėrė fara:
    shikoni njė koqe gruri,
    se sa koqe, grurė pruri.
    Shikoni kallinjt' e verdhė,
    nė korrik duhenė mbledhė.
    Shihni, shihni kur fryn era,
    kallinjtė, lozin si shqerra;
    me diell, kur fryn veriu,
    si floriri ndrit kalliu,
    fusha, ara, palė-palė,
    duken si deti me valė.
    Fush' e gjatė, fush' e gjerė,
    pse mė bėn tė qaj ngaherė?!
    Me djersėn e varfėrisė
    gjith' arat e Shqipėrisė
    vaditen, e gjė s'kėrrejnė,
    se tė huajt' i rrėmbejnė!
    Shqipėtari, dėm e kotė,
    punon gjithnjė pėr botė;
    arat qė mbjell, ngaherė
    vjen' e i korrin tė tjerė!
    0 korrik, o faqezjarr,
    je dukur dhe luftėtar:
    nė Francė, kush nuk e di,
    u ngre vėndi pėr liri;
    nė korik lufta u zu,
    u bė gjaku gjer nė gju...
    kryengritjet q'u bėnė,
    prej korriku janė zėnė;
    se zjarrė qė ndez korriku,
    nuk' e shuan dot armiku;
    se dielli ėshtė i ngrohtė,
    ndez gjakun nė gjithė botė.
    Gjaku i trimit vėrtetė
    pėr liri ndizetė vetė,
    gjaku yt, o shqipėtar,
    s'tė ndizet as nė behar!
    Tė ndeztė vap' e korrikut,
    t'i biesh nė kok' armikut!





    Ku Kemi Lerė


    Nė ē'vend kemi lerė?
    Ku na bėjnė nderė?
    --Nė Shqipėri.

    Po njeriu vetė,
    cilė do nė jetė?
    --Do vend' e tij.

    Ku i duket balta
    m'ė e ėmbėl se mjalta?
    --Nė vend tė tij.

    Ku munt tė gėzojė
    dhe me nder tė rrojė?
    --Nė Shqipėri.


    Pėrse tė punojė
    dhe tė lakėmojė?
    --Pėr vend' e tij.





    Mėmėdheu



    Mėmėdhe quhetė toka
    ku mė ka rėnurė koka,
    ku mė ka dashur mėm' e atė,
    ku mė njeh dhe gur' i thatė,
    ku kam pasurė shtėpinė,
    ku kam njohur perėndinė,
    stėrgjyshėt ku kanė qenė
    dhe varret qė kanė vėnė,
    ku jam rritur me thėrrime,
    ku kam folur gjuhėn time,
    ku kam fis e ku kam farė,
    ku kam qeshur ku kam qarė,
    ku rroj me gaz e me shpresė,
    ku kam dėshirė tė vdesė.





    Naim Frashėri


    Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
    moj e mjera Shqipėri!
    Mendjelarti, zemėrtrimi,
    vjershėtori si ai!

    Vdiq Naimi, po vajtoni
    shqipėtarka, shqipėtarė!
    Naimnė kur ta kujtoni,
    mos pushoni duke qarė!
    ..................................

    Vdiq Naimi, gjithė thonė,
    qani turq, qani kaurė!
    Bilbil' i gjuhėsė tonė
    s'do tė dėgjohet mė kurrė!

    Vdiq Naimi, qė kėndoi
    trimėrinė, Skėnderbenė,
    vdiq Naimi, qė lėvdoi
    dhe nderoi memėdhenė!

    Vdiq Naimi, po ē'tė gjeti,
    o moj Shqipėri e mjerė!
    Vdiq Naimi, po kush mbeti?
    Si Naimi s'ka tė tjerė.


    Vdiq Naimi! Vdekj' e shkretė,
    pse more tė tillė burrė?
    I ndritė shpirti pėr jetė,
    mos i vdektė nami kurrė!





    Shqipėtar


    Shqipėrin' e mori turku,
    i vu zjarr!

    Shqipėtar, mos rri, po duku,
    shqipėtar!

    Mjaft punove pėr tė tjerė,
    o fatkeq!
    Kujto vendin tek ke lerė
    dhe tek heq.

    Tė ka bėrė perėndia
    luftėtar,
    si s'tė lodhi robėria,
    shqipėtar!

    Erdhi dita tė ngresh kokė,
    tė kėrkosh
    lirinė, bashkė me shokė
    tė lėftosh!

    Mos bėni si keni bėrė
    gjer mė dje,
    por tė lėftoni tė tėrė
    pėr Atdhč.

    Pesėqind vjet kemi rruar
    me pahir,
    Lidhurė me kėmn' e duar
    me zinxhir!...

    Myslyman' e tė krishterė
    jemi keq!
    Tė ngrihemi qė tė tėrė,
    djem e pleq!

    Tė ngrihemi tė dėftojmė
    trimėri;
    ja tė vdesim ja tė rrojmė
    pėr liri!

    O moj Shqipėriz' e dashur,
    memėdhč,
    Tė shoh me buzė tė plasur,
    si mė sheh.

    U shkretove anembanė,
    Shqipėri,
    se shqiptarėt s'kanė
    dashuri.

    Gjithė djemtė qė ke qarė
    dhe mban zi,
    pėr Morenė janė vrarė,
    pėr Turqi!


    Zhvish rrobat e robėrisė,
    memėdhč,
    vish armėt e trimėrisė
    se ke ne!





    Sulltani



    Jam sulltan, mbret i vėrtetė,
    shok tė tjerė s'kam nė jetė;
    gjakėtor e zemėrderr,
    nga frika mė bėjnė nder!
    Dola nga fund' i Azisė
    si rrebesh' i perėndisė:
    Vrava, preva e shkretova,
    botėn me gjak e mbulova!')
    Kur zotova Anadollė,
    erdha mora dhe Stambollė,
    njerėzit i shkova nė thikė,
    dhe, kush mbeti, rron me frikė!...
    Jam i keq si egėrsirė,
    tė urtėt janė tė mirė,
    dua tė quhem i marrė,
    po puna tė vejė barė.
    Thera grekėr e bullgarė,
    thera ermenėt e mjerė,
    thera sa munda tė tjerė!
    Egėrsirė si ariu,
    me fytyrė si njeriu,
    me dėrgoi perėndia,
    qė tė vuaj' njerėzia!
    Evropa qė mė shikon,
    tė mė bėjė gjė s'guxon,
    se ka mejtime tė tjera...
    Prisha, vrava, preva, hera!
    Bėra.. po ē'nukė kam bėrė?
    Prisha botėnė tė tėrė!
    Mysliman' e tė krishterė
    Kam dėrguar n'atė jetė,
    me tepėr se ē'vdiqnė vetė!
    Jam i zoti, rroj me pallė,
    s'dua tė shoh njerėz tė gjallė!
    Nat' e ditė gjak kėrkoj,
    pa pirė gjak s'munt tė rroj!
    Dhe tani q'u bėshė plak,
    nukė munt tė fryhem gjak!
    Ata qė kam nėnė zgjedhė,
    tė mundijė tok t'i mbledhė,
    me dorė time t'i vrasė,
    tė pijė gjakn' e rajasė!
    Pse s'u bė nga perėndia
    me njė kokė njerėzia,
    qė ta presė menjėherė,
    tė mos mbeteshin tė tjerė!
    Tė mbetej dheu i shkretė,
    se doje tė rroje vete:
    me egėrsira tė rrojė,
    pa frikė tė mbretėroje,
    se mė duan e i dua,
    jemi njė gjak e njė sua!
    S'lash njeri pa tė keq!
    Gra e burra, djem e pleq,
    dridhenė kur mė kujtojnė:
    mėmatė mė mallėkojnė,
    mė mallėkojnė tė vetė
    edhe qajnė dit' e natė!
    Qajnė! Po kush nukė qa?
    Qajnė burra, qajnė gra,
    qajnė maletė pėr pyje,
    qajnė fushatė pėr lule!...
    Kudo shkela u tha bari,
    ē'la pushka e dogji zjarri!...
    Egėrsirė si ariu,
    hėngra dhe mish njeriu!
    Si kam dashur kam punuar,
    pse nukė jam i gėzuar?
    I lig jam, tė liga dua,
    nga kush mė vjen frikė mua?
    Nukė di se ē'kam i ziu,
    nga frika gjaku mė ngriu...
    Me punėra qė kam bėrė,
    mė duken armiq tė tėrė,
    mysliman' e tė krishterė;
    sa dhe trimat shqipėtarė
    zun' e mė punojnė varre!
    Humba Morėn' e Vllahinė,
    Bullgarinė me Serbinė.
    Bosnjenė me Mal' e Zi,
    Gjiritnė me Thesali.
    Keshė kombn' e Shqipėrisė,
    direk i gjithė Turqisė;
    pse s'mė priti sa tė vdesė
    pa tė mė dil i pabesė!
    Me Shqipėri tė lėftonem,
    kam frikė mos turpėronem;
    kam frikė nga Skėnderbeu
    mos dalė prapė nga dheu!...
    Se ē'mendoj, a ē'jam i marri!
    S'mė bėn dot gjė shqipėtari
    dhe sa tė jem vet' i gjallė,
    nga zgjedha s'ka pėr tė dalė.
    Pas meje nė kėtė jetė,
    guri mbi gurė mos mbetė!





    Trim i Shqipėrisė



    Kush ka qenė trim njė herė?
    Aleksandr' i Math i vjerė,
    Pirrua me shokė tė tjerė
    nė Shqipėri kanė lerė,
    Po nga tė gjithė m'i zoti, -
    Skėnderbeu Kastrioti.
    0 mbret i dashur, ku je?
    Ku je, more Skėnderbe?
    Si duron ti nėnė dhč?
    Nukė tė vjen keq pėr ne?
    Qė ditdnė, qė 'na le,
    vendi yn' u bė rajė')...
    Tė lutemi dit' e natė,
    n'atė jetė ku ke vatė,
    dėrgona shpresė e uratė
    tė mos rrojėmė si gratė...
    Tė ngrihemi tė lėftojmė,
    Turqit ti dėbojmė,
    Shqipėrinė ta shpėtojmė
    Dhe lir' e me nder tė rrojmė.





    Korbi dhe Dhelpra


    Tek njė lis sipėr nė majė
    korbi qėndroi tė hajė
    njė copė djathė qė mbante
    nė qeft. Kur nisi tė hante,
    shkon njė dhelper' e mallėkuar,
    se i ra erė djathė i vjeshtuar.
    Dėshiron ta haje vetė;
    "Mirėdita mik i vjetrė,
    bukurinė tėnde nuk e ka zog tjetrė
    me pendė tė bardhė; nė di tė kėndosh
    pėrmbi zogjtė e tjerė do tė mbretėrosh"
    Tė tregoje zėnė zoti korb gėrrhiti
    dhe lėshoi djathnė po dhelpra ja priti
    dhe korbit i tha:
    "Ndėgjo, budalla:
    ata qė lėvdojnė,
    me gjė tė botės duan tė rrojnė.
    Zot, kjo kėshillė qė tė rrėfeva,
    sot vlen mė tepėr
    se kjo copė e djathit qė tė rrėmbeva"
    Tha zonja dhelpėr
    dhe iku me bisht pėrpjetė.
    Korb' i shkretė,
    korb' i mjerė,
    u turpėrua
    dhe u betua
    tė mos gėnjenet dhe tjetėr herė.






    .

      Ora ėshtė Thu 28 Mar 2024, 19:48