Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    shoqeria dhe edukata

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 60
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    shoqeria dhe edukata Empty shoqeria dhe edukata

    Mesazh nga shaban cakolli prej Sun 23 Aug 2009, 22:54

    12]Shoqėria dhe edukata:[/size]

      SI
      PO I EDUKOJMĖ FĖMIJĖT TANĖ?


      Lodrat
      – armė



    Se
    apetitet dhe ushqimet shpirtėrore tė prira nga mentalitetet
    e sėmura dhe motivet e ulėta edukative , nėpėr disa rrethe tė familjeve
    tona ende frymojnė, kultivohen dhe eksponohen publikisht , kėtė mė
    sė miri mund ta vėrejmė tek fėmijėt tanė kudo qė i takojmė ata:
    nė lojėra, oborre, rrugė, sheshe, ēerdhe, shkolla e kudo tjetėr
    .


    Dukuria
    mė e shėmtuar e edukimit tė njė mentaliteti tė
    sėmurė shoqėror, edukim ky qė i ka rrėnjėt shumė tė
    lashta e primitive dhe me pasoja tė pa parashikueshme pėr fėmijėt
    tanė , pa dyshim se janė lodrat – armė , tė cilat prindėrit ua
    blejnė fėmijėve tė tyre me njė mburrje dhe krenari tė pa parė,
    duke mos kursyer as paratė qė i shpenzojnė pėr kėtė qėllim .


    Familjarėt
    e njė mentaliteti tė kėtillė, nuk hezitojnė qė
    t’ iu blejnė lodra – armė fėmijėve tė tyre , qė nga marrja
    e hapave tė parė drejt jetės sė tyre ! Madje, tė tillėt krenohen
    me fėmijėt e tyre , kur i shohin duke lozur me “armė” nė duar:
    revole, pushkė, automatikė, boksa, thika, shpata... duke i ndjekur
    fėmijėt tjerė nėpėr oborre tė shtėpive, duke “luftuar” nė
    grupe me fėmijėt e lagjes, e mė vonė edhe me ata tė qytetit e tė
    shkollave?!


    Prindėrit
    tė cilėt i furnizojnė fėmijėt e tyre me kėso lloj lodrash
    , qė janė imitime tė armėve, do t’i kurajojnė dhe trimėrojnė
    ata edhe mė shumė pėrmes lloj-lloj epitetesh dhe kėngėsh tė ndryshme,
    si p.sh.”Tė ka baba , djalė zabit”!”Tė ka baba, djalė komandant!””Tė
    ka baba, kauboj !” “Tė ka baba, djalė Tarzan!” Tė ka baba,
    djalė Sherif!”...


    Prindėrit
    e njė mentaliteti tė kėtillė, nuk do tė pėrtojnė
    aspak qė t’ i dresojnė fėmijėt e tyre se si duhet tė mėsohen
    qė t’ i shajnė e ofendojnė tė tjerėt, se si duhet tė mėsohen
    qė t’ i sulmojnė tė tjerėt me boks, me thikė, apo edhe
    me revole e pushkė !


    Pėr
    qytetarin e urtė dhe tė ndershėm, janė momente tė
    dhembshme dhe tė tmerrshme rastet kur nė duart e fėmijėve
    sheh lodra tė kėtilla , nga se dihet mirėfilli se cila do tė
    jetė rruga e tė ardhmes sė atyre fėmijėve dhe ku do tė
    pėrfundojnė ata !


    Merrni
    me mend se sa e sa para harxhohen nga buxhetet familjare pėr blerjen
    e kėtyre llojeve tė lodrave , me tė cilat i ushqejnė
    dhe edukojnė fėmijėt e tyre qė tė bėhen delikuent,
    vrasės, hakmarrės dhe belaxhinj tė gatuar me kohė!


    Sa
    e sa para, shpenzojnė prindėrit vetėm pėr blerjen e mjeteve
    shpėrthyese piroteknike , sidomos pėr festėn e Vitit tė Ri
    dhe festat tjera?!


    Prindėrve
    tė njė mentaliteti tė tillė, asnjėherė nuk
    do t’ iu shkonte mendja se mė mirė do tė ishte qė nė vend tė
    lodrave – armė, pėr lojėrat dhe argėtimin e fėmijėve tė tyre,
    tė iu blihen lapsa, fletore, ngjyra, libra e gjėra tė tjera me tė
    cilat do tė edukoheshin me njė frymė tė shėndoshė tė njė civilizimi
    njerėzor !


    Frytet
    e njė edukate tė kėtillė familjare, sot po i shohim
    pėr ēdo ditė nėpėr shkollat tona, ku njė numėr i madh nxėnėsish
    nė vend tė ēantės me libra, lapsa e fletore, shkojnė nė shkollė
    tė armatosur me armė zjarri, thika, boksa dhe mjete tjera sulmuese,
    tė cilave ua bashkėngjisin edhe pakot e cigareve dhe shkrepėset .
    Nga nxėnėsit dhe tė rinjtė e edukuar nė kėtė frymė, jo rrallė
    ndodhė qė tė sulmohen arsimtarėt, nxėnėsit dhe kalimtarėt e rastit,
    e qė shumė herė pėrfundojnė edhe me fatalitete !


    Pėrshėndetjet nė
    rrugė dhe nderimi i tė
    vjetėrve




    kujtohet si sot, kur isha nxėnės i ciklit tė ulėt tė shkollės
    fillore nė fshatin e lindjes sime dhe mėsuesi qė na mėsonte e edukonte
    kishte dalė nė detyrė vetėm me disa kurse , e jo me fakultete sikur
    qė janė mėsuesit e sotshėm !


    Mėsuesi
    , pėrveē mėsimeve tė parapara me plan-programet shkollore,
    pėr ēdo orė na kėshillonte se si duhet t’i pėrshėndesim
    dhe nderojmė tė tjerėt nė rrugė, nė shkollė dhe nė familje!
    Kur duhet t’ i pėrshėndesim njerėzit me “Mirė mėngjesi”,
    kur duhet t’ i pėrshėndesim me “Mirė dita” dhe kur duhet t’
    i pėrshėndesim me “Mirė mbrėma”!


    Mėsuesi,
    vazhdimisht na mėsonte se si duhet tė ju drejtohemi njerėzve
    mė tė moshuar dhe as se si nuk duhet qė tė iu
    drejtohemi me pėremrin “Ti”, por “Ju”!


    Njerėzit
    qė janė mė tė moshuar se ne, as se si nuk duhet
    qė t’ i thėrrasim me emėr tė vėrtetė , por me nofkat tradicionale
    tė nderimit, si: “Bacė”, “Axhė”, “Mixhė”,”Dadė”,
    “Zotėri”...etj.


    Sot,
    pėr kėtė lloj edukate elementare ndaj fėmijėve tanė, shumė
    pak mėsues janė qė e ēajnė kokėn me kėto elemente
    edukative , pėr tė mos thėnė se nuk merren fare me kėtė problematikė
    shoqėrore !


    Njė
    numėr i madh i nxėnėsve tanė, mund ta kryejnė shkollėn e
    plotė fillore dhe tė mos e dinė kurrė se kur
    duhet tė pėrshėndetemi me “Mirė mėngjesi”, kur me “Mirė
    dita” dhe kur me “Mirė mbrėma!?!


    Viteve
    tė fundit, shumė herė mė ka rėnė rasti
    qė tė takohem nė rrugė me nxėnėsit e mi, nė
    kohėt e hershme tė mėngjesit dhe ata gjithmonė mė
    pėrshėndesin me “Mirė dita!” Mė ka rastisur qė nė orėt e
    vona tė mbrėmjes tė takohem me nxėnės nė qytet, tė cilėt unanimisht
    mė pėrshėndesin me “Mirė dita!”


    Kėto
    lloje tė pėrshėndetjeve , mė sė miri e argumentojnė
    faktin se fėmijėt dhe nxėnėsit tanė, sot nuk e dinė se kur
    ėshtė “Mirė mbrėma” dhe kur ėshtė “Mirė mėngjesi!”
    Ata e dinė vetėm njė pėrshėndetje dhe atė:”Mirė dita” nė
    ēdo kohė brenda 24 orėve tė ditės!


    Shumė
    rrallė ndodhė qė dikush nga fėmijėt, nxėnėsit
    dhe mė tė rinjtė, tė na drejtohen me vetėn
    “Ju”, por vazhdimisht do tė na drejtohen me vetėn “Ti”, pa
    u skuqur fare kur na drejtohen edhe me emėr !



    paktė janė ata fėmijė, nxėnės, apo tė rinj qė
    dinė se kujt duhet t’i drejtohen me “Bacė”,”Axhė”,
    “Mixhė”,”Dadė”, “Zotėri” etj. por qė tė gjithė pa
    u skuqur fare nga mosha, do tė drejtohen me emėr!



    mesin e atyre qė duan tė mos ju thėrrasin me emėr tė
    vėrtetė, qė numerikisht janė shumė tė paktė, ka edhe asi qė
    i pėrdorin nofkat e nderimit nė gjuhėt e huaja,
    si qė janė:”Agė”,”Aga”, “Abė”, Aba”, “Abuqe”,”Abeja”,“Teta”,
    “Mami” etj.


    Pirja e duhanit nė
    shtėpi, nė rrugė dhe nė
    shkollė
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 60
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    shoqeria dhe edukata Empty Re: shoqeria dhe edukata

    Mesazh nga shaban cakolli prej Sun 23 Aug 2009, 22:55

    Pirja e duhanit nė
    shtėpi, nė rrugė dhe nė
    shkollė


    Prindėrit
    tė cilėt e konsumojnė duhanin nė shtėpi para fėmijėve
    tė tyre , ata vetė do t’ ua mėsojnė pirjen e duhanit
    edhe fėmijėve tė tyre, nga se fėmijėt sa herė qė t’i shohin
    prindėrit e tyre duke thithur tymin e duhanit dhe duke u shoqėruar
    ditė e natė me ta, do tė jenė kureshtarė qė ta sprovojnė edhe
    ata shijen e duhanit, nga se ata nė asnjė mėnyrė nuk mund tė besojnė
    dhe tė binden se prindėrit do tė konsumojnė diēka tė dėmshme,
    diēka qė sjell rreziqe dhe diēka qė nuk ka shije !



    rrethanat e kėtilla, ēdo fėmijė do tė ėndėrronte se kur do tė
    rritet , tė bėhet burrė dhe do ta shijojė tymin e duhanit ashtu
    si prindėrit e tyre !


    Nga
    kjo kureshtje , fėmijėt do ta shfrytėzojnė mungesėn e prindėrit
    dhe rastin mė tė volitshėm pėr t’ ia marrė babait kutinė
    e duhanit dhe pėr ta sprovuar cigaren nė ndonjė vend tė fshehtė,
    ku nuk do tė shihej nga ana e prindėrve !



    anėn tjetėr, ka shumė prindėr duhan-pirės tė cilėt
    nga dembelia e tyre, i angazhojnė fėmijėt e tyre qė tė
    shkojnė nė shitore dhe t’ ua blejnė duhanin . Nė rastet
    e kėtilla, fėmijėt nga lakmia pėr ta shijuar atė qė e kanė tė
    ndaluar nga prindėrit, herė do kurė do ta sprovojnė qė ta thithin
    ndonjė cigare deri sa tė kthehen nga shitorja !


    Me
    nisma tė tilla, do tė formojnė edhe grupe me fėmijėt
    e lagjes , tė cilėt do tė gjejnė mėnyra tė ndryshme pėr ta siguruar
    duhanin ilegalisht dhe pėr ta pirė sė bashku me moshatarėt e tyre
    . Mu nga kėto veprime ilegale tė fėmijėve dhe pėrpjekjet pėr tė
    siguruar tė holla pėr blerjen e duhanit, jo vetėm qė do ta mėsojnė
    pirjen e duhanit, por ata do tė mėsohen edhe pėr tė vjedhur, nga
    se ndryshe nuk do tė mund tė sigurojnė para pėr blerjen e duhanit
    .



    vonė, fėmijėt do tė nisin rrugėn e shkollimit dhe kur nė
    shkollat e tyre i shohin mėsuesit dhe edukatorėt e tyre duke pirė
    duhan para tyre, ata e fitojnė bindjen se duhani qenka diēka i bukur,
    i mrekullueshėm dhe i shijshėm, por qė kėtė mrekulli nuk po mundkan
    ta shijojnė njerėzit e varfėr qė nuk kanė para !


    Shumė
    prej tyre, do tė fillojnė ta imagjinojnė veten se
    si do tė dukeshin me cigare nė gojė, ashtu sikur mėsuesit e tyre
    ?!


    Absurdi
    edhe mė i madh nė kėtė drejtim , bėhet atėherė
    kur shumė nga edukatorėt, mėsimdhėnėsit e fėmijėve iu japin
    para nxėnėsve tė tyre dhe i ēojnė nėpėr shitore
    pėr t’iu blerė cigare !


    Prindėrit
    dhe mėsuesit e tillė, qė i shfrytėzojnė fėmijėt dhe i urdhėrojnė
    qė tė shkojnė nė shitore pėr tė iu blerė duhan, nuk e kanė
    asnjė tė drejtė morale qė t’ i kėshillojnė ata, qė tė mos
    e pinė duhanit, nga se edhe nuk mund t’ i bindin se duhani ėshtė
    i dėmshėm pėr shėndetin e tyre !


    Konsumimi i pijeve alkoolike nė
    shoqėri me mėsimdhėnės



    Ngjashėm
    me konsumimin e duhanit, ėshtė edhe konsumimi i pijeve alkoolike i
    cili bėhet nė prezencėn e fėmijėve duke filluar nga ambientet familjare,
    nė shoqėri e deri nė shkollė .


    Kur
    prindi e ēon fėmijėn e vet nė shitore pėr t’ i blerė pije
    alkoolike , pastaj e konsumon atė nė prezencėn e anėtarėve tė
    familjes, nė prezencėn e mysafirėve, nuk ka se si tė mos ua shtojė
    kureshtjen dhe lakminė fėmijėve pėr t’i shijuar edhe ata pijet
    e ndryshme alkoolike! Pas kėtyre akteve , prindi i ka tė kota pėrpjekjet
    pėr ta bindur fėmijėn e vet se nuk bėnė qė tė pėrdoret alkooli
    dhe se ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin e njeriut! Nė rastet e kėtilla,
    ēdo fėmijė do tė shfrytėzonte mundėsinė e parė tė mundshme
    pėr ta sprovuar e shijuar pijen alkoolike !


    Aktet
    mė tė dhembshme tė shoqėrisė sonė, janė
    momentet kur nxėnėsit konsumojnė pije alkoolike nė
    shoqėri me mėsimdhėnėsit e tyre – edukatorė ! Nuk janė tė rralla
    rastet kur nėpėr shkollat e mesme, ndonjėri nga profesorėt e kushtėzon
    nxėnėsin e vet qė ta qerasi me ndonjė pije alkoolike, po qe se dėshiron
    ta pėrmirėsojė ndonjė notė tė dobėt, apo ta kalojė riprovimin
    e klasės !


    Edhe
    mė tė dhembshme janė rastet kur ndonjė klasė
    organizon ndonjė ndeje, aheng, ditėlindje, apo banket kolektiv dhe
    nė organizime marrin pjesė edhe mėsimdhėnėsit e tyre – pedagogė,
    edukatorė, ku do tė ngrehin dolli me pije alkoolike sė bashku me
    nxėnėsit e tyre !


    Kur
    konsumohet alkooli nė mėnyrė tė organizuar kolektive,
    atėherė automatikisht imponohet edhe pirja e duhanit nė mėnyrė
    kolektive dhe ndėrrimi i cigareve nė mes tė nxėnėsve dhe mėsimdhėnėsve
    tė tyre! Nė organizimet e kėtilla , ku konsumohet duhani dhe alkooli,
    krijohen kushte dhe atmosfera tė volitshme pėr ta futur nė pėrdorim
    edhe konsumimin e drogave tė ndryshme !


    Loja e ashtuquajtur
    “Dita dhe nata”




    njė shkollė tė mesme tė njė qyteti tonė
    , kishte qenė njė profesor i cili kishte qenė konsumues
    kronik i alkoolit dhe rrallė herė kishte shkuar nė
    orė tė mėsimit nė gjendje tė zhdehur ! Ai, madje e kishte pas praktikuar
    qė nė xhepin e tij, ta mbante rregullisht nga njė shishe tė vogėl
    rakie !


    Njė
    ditė, kur ishte duke shpjeguar njė njėsi mėsimore nė
    klasė para nxėnėsve tė tij, pėrnjėherė i kishte
    rėnė malli pėr ta ngrehė nga njė gojė raki, por qė nuk e
    kishte guximin qė ta pinte nė klasė para syve tė nxėnėsve! Mezi
    arriti qė ta pėrfundojė shpjegimin e njėsisė mėsimore dhe u ulė
    pranė katedrės sė tij, kinse pėr tė pushuar pakėz. Atėherė,
    iu tha nxėnėsve:


    “Nxėnės
    tė dashur! Temėn e mėsimit e shpjeguam, por deri tash unė jam lodhur
    duke shpjeguar , e ju jeni mėrzitur duke dėgjuar ! Tash, sa pėr tu
    relaksuar pakėz, propozoj qė ta luajmė njė lojė sė bashku !


    Loja
    quhet :”Dita dhe nata”! Unė do ta udhėheq lojėn, por ju duhet
    tė jeni shumė tė disiplinuar dhe t’i zbatoni rregullat e lojės!
    Kur unė tė jap komandėn:”Nata!”- Ju , do t’i ulni kokat mbi
    banka ! Kur unė tė jap komandėn :”Dita!”- Ju do t’i ngriheni
    kokat lartė! Pra, kėto janė rregullat e lojės, por ju keni kujdes
    e mos i ngatėrroni ditėn me natėn, nga se ai i cili do tė gabojė
    do tė dėnohet me notė tė dobėt !



      • A jemi gati tė
        fillojmė ? Nxėnėsit iu pėrgjigjen njėzėri: - Po, zotėri profesor
        !




    Profesori:
    - Po, ama kur tė them unė:”Nata!”, po gabon dikush e po e
    ngritė kokėn lartė , derisa tė jap komandėn :”Dita!”


    Ia
    filluan lojės dhe kur profesori komandonte :”Nata!”- nxėnėsit
    qėndronin me koka tė ulura mbi banka, kurse profesori e nxirrte shishen
    nga xhepi dhe e pinte njė gojė raki! Tani e fshihte shishen nėn tavolinė
    dhe bėrtiste:”Dita!” Nxėnėsit i ngrehnin kokat lartė! Profesori
    e reprizonte kėtė lojė disa herė radhazi , me motivacion se nxėnėsit
    nuk e kishin bėrė mirė lojėn, deri sa e zbrazi shishen e alkoolit
    dhe tani iu tha nxėnėsve :”Tash e keni bėrė mirė tė gjithė
    lojėn dhe mos e harroni, nga se mund ta luajmė edhe ndonjė ditė
    tjetėr!”


    Kėtė
    lojė, nxėnėsit e kishin hetuar dhe kuptuar shumė shpejt , por
    nga frika e ndėshkimit me nota tė dobėta, e kishin luajtur kėtė
    lojė deri nė pėrfundim tė vitit shkollor, por asnjėherė
    nuk e kishin harruar dhe mė vonė gjithmonė ia kishin pėrkujtuar
    profesorit, duke i thėnė:”Profesor! A po e luan ende atė lojėn:”Dita
    dhe nata” nėpėr klasė me nxėnės?!



    Gjilan, mė
    21 Gusht 2009. Demir KRASNIQI
    adela
    adela
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 21
    Mosha : 32
    Pikėt : 45
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 04/04/2009

    shoqeria dhe edukata Empty Re: shoqeria dhe edukata

    Mesazh nga adela prej Mon 24 Aug 2009, 03:27

    Shume shkrim interesant dhe edukative per prinderit.

    Sponsored content

    shoqeria dhe edukata Empty Re: shoqeria dhe edukata

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Tue 23 Apr 2019, 01:10