Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    NGA TRADITA JONĖ

    Share
    avatar
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 59
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    NGA TRADITA JONĖ

    Mesazh nga shaban cakolli prej Sun 02 Aug 2009, 06:31

    Ju
    lutemi, qė tė mos na sillni dhurata dhe tė
    mos dėrgoni “urime e pėrshėndetje” pėrmes ansamblit muzikor
    gjatė dasmės “!


    Kjo
    “vėrejtje” nga ana e Zotit tė dasmės, sikur ua lehtėsoi frymėmarrjen
    dhe pjesėmarrjen tė gjithė atyre dasmorėve dhe dashamirėve tė
    cilėt kishin marrė rrugė pėr nė dasmėn e tij nė Kėrēovė .
    Por, njėkohėsisht kjo “vėrejtje” u mirėprit nga tė gjithė
    dasmorėt , nga se blerja e dhuratave tė shtrenjta pėr t’i dėrguar
    nėpėr dasma dhe porosia e kėngėve nė formė tė “urimeve dhe
    pėrshėndetjeve” pėrmes mikrofonit dhe kėngėtarėve tė dasmės,
    shumė kėnd e vė para aktit tė kryer , nga se shumica prej tyre nuk
    posedojnė kushte tė mira materiale pėr tė blerė dhurata luksoze
    dhe pėr tė porositur nga disa herė kėngė nė formė tė “urimeve
    dhe pėrshėndetjeve tė veēanta”, andaj edhe bien nė pozita tė
    pa lakmueshme para dasmorėve tė tjerė , nga tė cilėt me siguri
    se do tė ndaheshin tė turpėruar dhe kokulur !


    Lidhur
    me eliminimin e kėtyre dy dukurive tė praktikuara kohė
    tė gjatė nėpėr dasmat dhe ahengjet tona popullore , Zoti
    i dasmės Vahid Nasufi, para dasmorėve tė vet e tha publikisht:


    “Unė,
    ju kam ftuar nė dasmėn e martesės sė djalit tim – Arlindit, pėr
    ta ndarė sė bashku gėzimin tim jetėsor familjar! Nuk ju kam ftuar
    pėr tė iu gjobitur me tė holla e dhurata tė ndryshme
    , nga se gjatė tėrė jetės sime kam punua pėr t’ ia siguruar jetėn,
    kushtet dhe ekzistencėn djalit tim. Kam punuar pėr t’ ia siguruar
    dasmėn, shpenzimet e ahengut dhe tė gjitha gjėrat e nevojshme, pa
    e ngushtuar askėnd tjetėr!


    Kam
    punua pėr t’ ia siguruar edhe grupin e kėngėtarėve dhe orkestrinėn
    pėr argėtimin sa mė tė mirė tė mysafirėve tonė dasmorė, andaj
    nuk e shoh tė arsyeshme qė ta bllokojmė muzikėn me tė ashtuquajturat
    “urime e pėrshėndetje tė dasmorėve tanė”, nga se jemi tė vetėdijshėm
    se secili prej jush , jeni nisur nga shtėpitė e juaja, me dėshirat
    dhe urimet mė tė pėrzemėrta pėr tė na e uruar dasmėn dhe martesėn
    e djalit tonė! Prandaj, nuk ka nevojė qė pėrmes mikrofonave tė
    bėhen “urime”, duke shpenzuar para mė kot dhe duke i vu nė pozita
    tė pa lakmueshme dasmorėt tė cilėt nuk e kanė xhepin aq tė rėndė,
    sa tė shpenzojnė edhe pėr kėso lloj urimesh”!


    Zoti
    i dasmės, Vahid Nasufi , kėsaj radhe i theu edhe dy shabllone tjera
    tė praktikuara nė traditat e dasmave tona popullore . Ai , nuk i lejoi
    mysafirėt dasmorė qė t’ i dhurojnė para nuses gjatė ceremonisė
    sė vallėzimit pėr krah bashkėshortit tė saj ! Po ashtu gjatė
    ahengut tė kėsaj dasme , nuk u lejua absolutisht as pėrdorimi dhe
    konsumimi i pijeve alkoolike !


    Kėto
    dy “ndalesa” konsiderojmė se janė shumė tė mirėseardhura dhe
    shumė tė dobishme pėr tė gjithė dasmorėt dhe organizatorėt e
    dasmave dhe ahengjeve tė ndryshme popullore .


    Ndalesa
    e parė, qė kishte tė bėjė me mosdhėnien e dhuratave me para, nuses
    gjatė vallėzimit tė saj, ndikon shumė pozitivisht ndaj tė gjithė
    mysafirėve tė pranishėm dasmorė, nga se nė aktet e kėsaj ceremonie
    , shumė shpesh ka ndodhur qė dikush nga dasmorėt e pranishėm, tė
    prirė nga mendja e madhe, ua kanė dhuruar nuseve nga njė shumė tė
    madhe parash, tė cilat ia varnin nėpėr duar e shami, pėr t’u reklamuar
    para dasmorėve tjerė, se gjoja, ata janė njerėz shumė tė pasur
    dhe shumė tė dashur tė familjes sė dasmorit ! Nė rastet e kėtilla,
    dhurata nė para, tė cilat ia dhuronin nuseve njerėzit me xhep mė
    tė hollė, ngeleshin nėn hijen e atyre “mė tė pasurve”! Nė
    anėn tjetėr, njerėzit e shtresave tė varfra , dilnin nga sallat
    e dasmave, tė skuqur, tė turpėruar dhe kokulur para tė gjithė tė
    tjerėve !


    Ndalesa
    e dytė , qė kishte tė bėnte me mos-shėrbimin dhe
    mos-konsumimin e pijeve alkoolike, gjithashtu ėshtė shumė
    e mirėseardhur dhe shumė e dobishme , nga se nė njė
    ambient tė tillė ahengu familjarė, nė mesin e tė
    cilit gjenden vajza, gra, nuse, plaka, pleq, fėmijė, burra, beqarė...tė
    lloj-lloj mentaliteti, shpesh herė mund tė ndodhė qė dikush prej
    tyre ta humb kontrollin e mirėsjelljes dhe tė bėjė ndonjė sjellje,
    apo ekses tė pahijshėm , nga i cili do tė ketė pasoja tė pa parashikueshme
    dhe mund tė vije deri tek prishja e dasmės !


    Nga
    konsumimi i pa kontrolluar i pijeve alkoolike nėpėr dasmat dhe ahengjet
    e ndryshme popullore, jo rrallė herė, ka ndodhur qė tė
    vijnė deri tek rrahjet, kacafytjet dhe pėrleshjet ndėr mė
    tė ndryshme nė mes tė dasmorėve prezent . Po ashtu, nga pėrdorimi
    i tepruar i pijeve alkoolike nėpėr dasmat e ndryshme popullore, nė
    disa raste ka ardhur edhe deri tek sulmet e ndryshme nė zemėr tė
    ndonjė dasmori, i cili nuk ka ditur tė ndalet duke vallėzuar gjatė
    tėrė natės, madje nėn vapa tė mėdha vere, derisa tė tillėt kanė
    pėrfunduar jetėn tragjikisht nga sulmet nė zemėr, me ē’ rast
    edhe ua kanė prishur dasmat organizatorėve tė tyre !



      Stop
      muzikės dhe kėndimit “Tallava” !
      Stop “urimeve dhe pėrshėndetjeve” nė
      dasmat dhe ahengjet familjare !



    Zoti
    i dasmės, Vahid Nasufi, krahas angazhimeve dhe shpenzimeve tjera rreth
    pėrgatitjes dhe organizimit sa mė tė mirė tė
    dasmės sė tij, rėndėsi tė posaēme i kishte kushtuar
    sigurimit dhe angazhimit me kohė tė kėngėtarėve dhe grupit
    muzikor , tė cilėt do tė pėrkujdeseshin pėr argėtimin dhe disponimin
    sa mė tė mirė tė mysafirėve tė tij dasmorė !


    Pėr
    kėtė qėllim, ai kishte angazhuar yjet e dėshmuara tė
    kėngės tradicionale popullore shqiptare, motrat: Sahide , Safete dhe
    Luljeta Mustafa, kėngėtare kėto qė janė tė njohura nė mbarė
    nėn-qiellin shqiptar me posedim tė njė tradite dhe kulture
    universale tė artit tė mirėfilltė tradicional shqiptar .


    Kėto
    motra artiste tė mirėnjohura pėr kultivimin besnik dhe ruajtjen
    e vlerave tė kėngės popullore shqiptare , nė koordinim
    me anėtarėt e orkestrinės sė tyre, me pėlqimin dhe pėrkrahjen
    e pa rezervė tė bashkėshortėve tė tyre , kishin marrė njė vendim
    tė formės sė prerė: qė njėherė e pėrgjithmonė t’iu thonė
    “STOP” fenomenit tė ashtuquajtur “Urimet dhe pėrshėndetjet
    e dasmorėve tanė”, si dhe njėherė e pėrgjithmonė t’i
    thonė “STOP” stilit tė muzikės dhe kėndimit me prejardhje rome,
    tė quajtur “TALLAVA”, stil ky, qė viteve tė fundit i ka ngulfatur
    kėngėt dhe vlerat e mirėfillta tė traditės muzikore shqiptare!


    Motrat
    MUSTAFA dhe anėtarėt e grupit tė tyre muzikor, qė me kohė
    e kishin bėrė traditė, qė gjatė negociatave me ofertuesit
    e tyre lidhur me marrėveshjen pėr muzikim nė dasmat dhe ahengjet
    e ndryshme popullore, kushti i parė i tyre ishte qė dasmorėt
    tė mos iu kėrkojnė kėngė dhe muzikė tė stilit “TALLAVA” dhe
    qė dasmorėt tė mos i bezdisin ato me kėrkesa tė “urimeve dhe
    pėrshėndetjeve”!


    Kėto
    kushte dhe kėrkesa tė motrave MUSTAFA, me kėnaqėsinė
    mė tė madhe i kishte mirėpritur dhe pėrqafuar edhe Zoti
    i dasmės, Vahid Nasufi nga Kėrēova .



    nė hapje tė programit muzikor tė dasmės, motrat Mustafa
    , po sa ia uruan pėrzemėrsisht dasmėn Zotit tė shtėpisė
    dhe iu uruan mirėseardhje tė gjithė mysafirėve dasmorė,
    menjėherė iu drejtuan mysafirėve publikisht se ato nė asnjė
    mėnyrė nuk do tė pranojnė kėrkesa pėr kėngėt “Tallava” e
    as “urime e pėrshėndetje tė dasmorėve tanė”!


    Dasmorėt
    e pranishėm pak si me habi, i mirėpritėn kėto kėrkesa tė
    kėtyre kėngėtareve tė spikatura, duke shprehur nė veti
    habinė se gjoja , kėto MOTRA, nuk po i duakanė paratė dhe “bakshishet”?!


    Motrat
    MUSTAFA, ia morėn kėngės duke shkėlqyer si yje tė vėrteta
    nė skenė, para dasmorėve. Ato gjatė tėrė mbrėmjes
    sa zgjati ahengu i kėsaj dasme, asnjėherė nuk dolėn nga binaret
    e kėngės dhe muzikės sė mirėfilltė tradicionale shqiptare .


    Bukurinė
    dhe shijen e vėrtetė tė kėngės, edhe mė tepėr
    ia shtonin qėndrimet e tyre modeste, buzėqeshjet dhe disponimi kulmor
    para dasmorėve tė pranishėm, tė cilėt ēdo kėngė
    tė tyre e mirėpriste me duartrokitje frenetike dhe me shoqėrim
    vallėzues .


    Kėndimit
    tė mrekullueshėm origjinal dhe artistik tė Motrave MUSTAFA,
    iu jepte ngjyrė, shije dhe ėmbėlsirė orkestrina e mrekullueshme
    profesionale nė pėrbėrje tė kėtyre instrumentistėve:
    Enver Ibrahimi- klaviatura sintetike , Sefė Kryeziu – saksofonist
    dhe surlė , Sadat Elashani – kitarist dhe tonist dhe Fadil Stublla
    – bateri .



    mrekullueshėm ishin edhe z. Fadil Mareci – bashkėshorti i Sahides
    dhe Bujar Hoti – bashkėshorti i Safetes, tė cilėt pėrkujdeseshin
    nė vazhdimėsi pėr teknikėn e zėrimit dhe atmosferėn sa mė tė
    mirė tė ahengut nė favor tė disponimit tė dasmorėve dhe familjarėve
    tė dasmorit .


    Vlen
    pėr t’u theksuar se Motrat MUSTAFA, vijnė prej njė ēerdheje tė
    bilbilave tė kėngės shqiptare dhe djepi i trimave legjendar shqiptar,
    pra nga Mushtishti legjendar . Ato vijnė nga njė familje pėrparimtare,
    arsimdashėse, artdashėse dhe atdhetare, tė cilėn e pėrbėjnė 8
    motra dhe 2 vėllezėr . Pra, gjithsejtė janė 10 fėmijė tė njė
    babe dhe tė njė nėne.


    Bashkėshorti
    i Sahides, zotėriu Fadil Mareci , i cili ka diplomuar kriminalistikėn,
    lidhur me eliminimin e “Urimeve dhe pėrshėndetjeve” nė dasmat
    dhe ahengjet familjare, ai thotė:


    “Urimet
    dhe pėrshėndetjet e dasmorėve”, nuk e rrisin ahengun dhe nuk e
    shtojnė atmosferėn dasmore! Pėrkundrazi, ato e prishin atmosferėn,
    krijojnė nervozė nė mesin e shumė dasmorėve dhe mund tė sjellin
    edhe konflikte tė ndryshme nė mes tė dasmorėve, apo edhe nė raportet
    dasmorė- kėngėtarė! “Urimet dhe pėrshėndetjet e dasmorėve”
    i obligojnė kėngėtarėt qė tė shmangen nga kėngėt e mirėfillta
    tradicionale dhe t’ i fusin nė pėrdorim kėngėt me vlera tė dyshimta,
    madje edhe aso tė stilit “Tallava”!


    Unė,
    mendoj se aplikimi i formės sė “Urimeve dhe pėrshėndetjeve”
    nė dasmat dhe ahengjet popullore, nuk i kontribuon askujt, e aq mė
    tepėr dasmorėve, apo pronarėve tė dasmave, nga se forma e “urimeve”
    tė tilla i takon njė shtrese tė primitivizmit dhe tė stilit tė
    kafeneve klasike ! Unė, apeloj tek tė gjithė shqiptarėt kudo qė
    jetojnė dhe organizojnė dasma e ahengje tė ndryshme familjare, qė
    njėherė e pėrgjithmonė t’ i flakin nga pėrdorimi “urimet dhe
    pėrshėndetjet e dasmorėve” dhe pėrdorimin e kėngėve tė stilit
    “Tallava”, nga se ato nuk i pėrkasin kulturės dhe traditės muzikore
    shqiptare !”



    fund tė kėsaj dasme, tė gjithė mysafirėt e pranishėm
    dhe familjarėt e kėsaj dasme tė madhe, u ndanė me pėrqafime tė
    ngrohta vėllazėrore, duke bėrė fotografi e xhirime tė ndryshme
    me kėngėtaret dhe anėtarėt e kėtij grupi tė mrekullueshėm muzikor,
    nė mėnyrė qė t’ i ruajnė nė gji me xhelozi, kujtimet dhe pėrjetimet
    mė tė mira dhe tė paharrueshme nga kjo mbrėmje plot kėngė, vallėzim,
    aheng e gėzim!


    Le
    tė shpresojmė se shembulli i dasmorit Vahid Nasufi nga Kėrēova
    dhe shembulli i Grupit muzikor tė Motrave MUSTAFA, do tė
    iu shėrbejė edhe shumė e shumė dasmave e ahengjeve tjera
    familjare nė mbarė trojet etnike shqiptare !



    Kėrēovė
    – Gjilan, mė 29 Korrik 2009. Demir KRASNIQI

      Ora ėshtė Mon 24 Jul 2017, 13:44