Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Kėshilla pėr vajza gjatė ciklit menstrual

    Share

    Paula
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia: Female
    Shenja e Horoskopit: Aries
    Numri i Postimeve: 120
    Mosha: 37
    Vendndodhja: shkolle
    Profesioni: mesuese
    Pikėt: 186
    Vlersuar: 7
    Data e Regjistrimit: 09/01/2009
    Humor: jo dhe shume

    Kėshilla pėr vajza gjatė ciklit menstrual

    Mesazh nga Paula prej Fri 31 Jul 2009, 01:22

    Kėshilla pėr vajza gjatė ciklit menstrual

    Humbja e gjakut do te thote oksigjenim me te paket te qelizave te trupit, dmth lodhje me te madhe se zakonisht per te njejten pune. Patjeter ato dite duhet te hash me shume se zakonisht.

    Mire ėshtė tė:

    1. Marresh hekur nga farmacia.

    Ka edhe prodhime me hekur dhe acid folik bashke, qe jane akoma me te mira. Kujdes, hekurin mos e merr me stomak bosh, se do te te rendoje shume.

    2. Hash ushqime qe permbajne shume hekur,

    si p.sh. mish te kuq (vici me mire, sepse ka me shume hekur se qengji dhe derri). Kush thote se mishi eshte antihigjenik, ka problem ne mendje. Ne jemi krijuar prej mishit dhe asnje gje tjeter nuk mundet ta zevendesoje ate.
    Edhe vezet kane hekur, edhe groshet, edhe fasulet, por trupi nuk e thith hekurin e tyre aq lehte sa thith hekurin e mishit. Eshte gjetur se nga nje kokerr veze, e cila eshte e pasur me hekur, zorra jone arrin te thithe vetem 3% (!), ndersa nga nje thele mish 40%, sepse mishi ka hemosferine, ashtu sic ka edhe gjaku yne. Pra, mos bej prova me shendetin tend ato dite. Po nuk hengre mish, do kalosh ne anemi.

    3. Pish nje gote portokall te shtrydhur:

    Para se te marresh hekurin apo para se te hash nje ushqim qe permban shume hekur. Portokalli ka shume vitamine C, e cila eshte e domosdoshme per thithjen e hekurit nga trupi.

    4. Hash perime ngjyre jeshile,

    sepse permbajne acid folik, i cili gjithashtu ndihmon ne thithjen e hekurit nga trupi.

    5. Te mos hash ne te njejtin vakt nje ushqim te pasur me hekur

    (p.sh. mish) me nje ushqim te pasur me kalcium (p.sh. qumesht ose djathe). Eshte vertetuar se zorra mundet te thithe ose hekur, ose kalcium. Nqs i ka te dyja ne te njejten kohe, nuk thith asnjeren plotesisht, plus qe te fryhet barku dhe vonesohet shume tretja.

    6. Ha patjeter cokollate gjate menstruacioneve,

    sepse permban hekur dhe magnesium, ato gjera qe trupi i humbet me gjakun e ikur. Mjeket thone se cokollata pa qumesht (bitter) eshte shume me e ushqyeshme se ajo me qumesht. Sa me e erret te jete, aq me shume magnez permban.



    Paula
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia: Female
    Shenja e Horoskopit: Aries
    Numri i Postimeve: 120
    Mosha: 37
    Vendndodhja: shkolle
    Profesioni: mesuese
    Pikėt: 186
    Vlersuar: 7
    Data e Regjistrimit: 09/01/2009
    Humor: jo dhe shume

    Re: Kėshilla pėr vajza gjatė ciklit menstrual

    Mesazh nga Paula prej Fri 31 Jul 2009, 01:23

    Tani, ne lidhje me crregullimin e hormoneve, ky sjell si pasoje

    1.ashpersimin e muskujve
    2. nervozitetin.

    Keshtu p.sh. ke deshire te qash, te bertasesh apo edhe te godasesh ato dite. Kjo ndodh per shkak te progesteronit, nqs e mbaj mend. Kjo hormone eshte e domosdoshme qe te "irritoje" mitren (e cila eshte nje muskul i madh) qe te filloje tkurrjet. Mirepo e keqja eshte se irriton te gjithe sistemin nervor, per pasoje te gjithe muskujt e trupit si dhe anen emocionale.


    Per te qetesuar sistemin nervor dhe muskujt, te keshilloj te pish:
    1. Caj kamomili
    2. Crataegus (nuk e di si i thone ne shqip kesaj bime. eshte nje bime qe mjeket e keshillojne kryesisht per zemren, por eshte e shkelqyer per qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor).
    3. Rozmarine (rosemary ne anglisht).

    Te treja keto bime kane disa veti te perbashketa. E para, rregullojne sistemin e qarkullimit te gjakut. Per pasoje, bejne te ndiejme me pak lodhjen dhe ndalojne dhimbjen e kokes. E dyta, qetesojne nervat kur ndjehemi te merzitur. E treta, qetesojne muskujt dhe mitren.

    Paula
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia: Female
    Shenja e Horoskopit: Aries
    Numri i Postimeve: 120
    Mosha: 37
    Vendndodhja: shkolle
    Profesioni: mesuese
    Pikėt: 186
    Vlersuar: 7
    Data e Regjistrimit: 09/01/2009
    Humor: jo dhe shume

    Re: Kėshilla pėr vajza gjatė ciklit menstrual

    Mesazh nga Paula prej Fri 31 Jul 2009, 01:24

    Ushtrimet fizike lehtėsojnė dhimbjet menstruale.

    Tendosjet nė pjesėn e poshtme tė barkut, dhimbjet nė shpinė dhe spazmat- janė shqetėsime tė cilat e mundojnė ēdo tė dytėn femėr gjatė secilit cikėl menstrual.

    Nė rastet akute ndihmojnė disa nga preparatet kundėr dhimbjes tė cilat i lehtėsojnė spazmat, mirėpo tė njėjtin efekt mund ta kenė edhe ushtrimet. Ato rregullojnė qarkullimin e gjakut dhe relaksojnė muskujt.

    Gjatė kėtyre ushtrimeve ėshtė me rėndėsi tė mbahet ritmi i frymėmarrjes, ndėrsa mė shumė duhet t’i kushtohet rėndėsi ushtrimeve me kėmbė nė pozitė tė shtrirė nė shpinė.

    Paula
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia: Female
    Shenja e Horoskopit: Aries
    Numri i Postimeve: 120
    Mosha: 37
    Vendndodhja: shkolle
    Profesioni: mesuese
    Pikėt: 186
    Vlersuar: 7
    Data e Regjistrimit: 09/01/2009
    Humor: jo dhe shume

    Re: Kėshilla pėr vajza gjatė ciklit menstrual

    Mesazh nga Paula prej Fri 31 Jul 2009, 01:26

    Dismenonet:

    Dhimbjet apo shqetėsimet qė shfaqen pėrgjat rrėzėve tė kofshėve dhe nė pjesėn e fundit tė barkut gjatė apo pak para menstruacioneve quhen dismenore. Mund tė jetė primare ose sekondare. Primare ėshtė kur shfaqet 1-2 vjet pas mensturacionit tė parė dhe qė pas moshės 25 vjeēare ose pasi lind fėmijėn e parė pakėsohet dhe qė nuk ėshtė e lidhur me ndonjė patologji ose sėmundje. Ndėrsa tek sekondaria bėhet fjalė pėr njė sėmundje e cila shfaq dhimbje tė herė pas hershme.



    Shkaqet:

    Gjatė menstruacioneve mitra kontraktohet pėr tė nxjerr jashtė gjakun e grumbulluar nė tė. Gjatė kėsaj kohe ēlirohen disa lėndė pėrgjegjėse pėr kėtė process tė quajtura prostoglandina. Nė dismenoren primare mendohet pėr njė mbiprodhim tė prostoglandinės ose pėr njė pėrgjigje tė tepruar tė mitrės ndaj saj. Kurse tek dismenoreja sekondare disa nga shkqet janė:


    Endrometrozis

    -Sėmundja inflamatuare e pelvisit

    -Ngushtimet tek qafa e mitrės

    -Tumoret e mitrės (mioma)

    -Anomalitė pozicionale tė mitrės

    -Ndonjėherė edhe spiralet e vendosura pėr kontracepsion mund tė shkaktojnė dismenore.


    Shenjat:

    -Therrje tė pjesės sė poshtme tė barkut.

    -Dhimbje shpine, koke

    -Nauze

    Mund tė ndodh sindromi i shqetėsimit para menstruacioneve (PMS )por nuk ėshtė kusht. PMS shihet zakonisht disa ditė para menstruacioneve. Tek 10-15%e femrave shqetėsimet e dismenores janė aq shqetėsuese sa qė pengojnė aktivitetin normal ditor. Kontrollohuni patjetėr tek mjeku nėse:

    -Dhimbjen nuk e shoqėron njė menstuacion i zakontė nė kohė.

    -Nėse ėshtė dhimbja shumė mė e fortė se zakonisht.

    -Nėse zgjat mė shumė se 2-3 ditė.

    -Nėse vini re ndonjė ndryshim nga herėt e tjera.



    Diagnoza

    -Nė diagnostikim biseda dhe historia e pacientit ėshtė i rėndėsishėm. Duhen gjetur pėrgjigjet e disa pyetjeve:

    Kur shfaqen dhimbjet?

    -Ēfarė behet pėr ta mposhtur dhimbjen?

    -A ka ndonjė shenjė tjetėr bashkė me dhimbjen?

    -A e pakėson dhimbjen pėrdorimi i kontraceptivave oral?

    -A vjen dhimbja duke u rritur gjatė ditėve?

    -A ndikon dhimbja nė aktivitetin ditor?

    Duhet bėrė njė vizitė e plotė gjinekologjike pėr tė hedhur poshtė ekzistencėn e ndonjė sėmundjeje. Duhet bėrė njė analiz urine dhe gjaku bashkė me nje eko pėr tė hedhur poshtė ekzistencėn e njė infeksioni apo kisti.


    Kurimi

    Dismenoreja e lehtė dhe mesatare nė shumicėn e rasteve permirėsohet me analgjezikė (qetėsues) tė lehtė. Nėse e kanė kohėn e menstuacioneve fikse atėherė le ta marrin analgjezikun njė ditė para menstuacione dhe kjo do ti lehtėsojė shume. Mirė ėshtė tė merret pa ngrėnė me qėllim shmangien e efekteve anėsore tė stomakut. Nė momentet mė tė dhimbshme le tė shtrihet dhe tė vendosi diēka tė ngrohtė mbi bark p.sh njė shishe me ujė tė ngrohtė ose jastėk me korrent. Njė tjetėr kurė ėshtė pėrdorimi i kontaceptivave oral. Kėto lėndė pengojnė prodhimin e prostoglandinave shkaktare tė dhimbjes. Mund tė perdoren deri sa tė dėshirohet shtatėzania nėse sjellin dobi. Nėse dhimbjet janė shumė tė forta mund tė pėrdoren anlgjezikėt intravenoz (nga damari). Nėse megjithė kurėn e pėrdorur dhimbjet nuk kalojnė atėherė mund tė ketė nevojė pėr njė laparoskopi pėr ndonjė endometriozis. Dismenoreja primare shfaqen shpesh rreth moshės 20 vjeēare apo nė adoleshencė. Rreth 25 vjeē pakėsohet dhe zakonisht pas lindjes humbet. Ėshtė tipike fillimi pak para menstuacioneve dhe pėr 1-3 ditė humbet. Kurse ajo sekondare fillon disa ditė para menstuacioneve dhe mund tė zgjasi edhe gjatė tėrė periudhės sė menstruacioneve.


    Parandalimi

    Dismenoreja me disa kėshilla mund tė parandalohet deri diku. P.sh para menstruacioneve dhe gjatė tyre tė qėndrohet larg nga kafeja, ēaji, ēokollata, pra lėndėt qė pėrmbajnė kafeinė. Ti bėhet masazh zonės sė barkut dhe tė mos qėndrohet gjatė nė kėmbė apo tė mos lėvizet gjatė. Tek individėt qė janė nervoz apo tė lodhur dhimbjet shtohen. Kėshtu qė gjatė dhimbjeve ėshtė mire tė shplodhet. Po ashtu edhe konstipacioni (kapsllėku) rrit dhimbjet. Duhet pirė shumė ujė dhe duhet qėndruar larg duhanit apo alkolit.

    Dr.Nurian Ohri

    Paula
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia: Female
    Shenja e Horoskopit: Aries
    Numri i Postimeve: 120
    Mosha: 37
    Vendndodhja: shkolle
    Profesioni: mesuese
    Pikėt: 186
    Vlersuar: 7
    Data e Regjistrimit: 09/01/2009
    Humor: jo dhe shume

    Re: Kėshilla pėr vajza gjatė ciklit menstrual

    Mesazh nga Paula prej Fri 31 Jul 2009, 01:31

    Gjera qe duhet ti dini rreth Menstrucioneve (Ciklit Menstrual):

    -me nje qese(apo shishe) me uje te ngrohte mund te lehtesosh dhimbjet e barkut?

    -nga fillimet e viteve 900,ne vendet me te zhvilluara,mosha mesatare e ciklit te pare eshte ulur?

    -gjate ciklit eshte sjellje shume e zakonte te duash ushqime te embla?

    -gjate ciklit eshte e keshilluar te perdoresh veshje te rehatshme?

    -gjate ciklit eshte e preferuar te mos ekzagjerohet me konsumimin e ushqimeve me permbajtje qumeshti?

    -gjate ciklit mund te lahesh ne det pa problem?

    -eshte zakon i mire qe gjate ciklit te intensifikoni praktikat normale igjenike?(te laheni me shpesh me pak fjale )

    -eshte e mundur te limitohet ajo ndjesia e fryerjes ne ditet qe paraprijne ciklin?

    -ekzistojne bime me efekt pozitiv mbi shqetesimet e ciklit?

    -deri ne dy vjet nga menstruacionet e para eshte normale qe cikli te vonohet ose te kaloje nje muaj?

    -cikli hormonal eshte i rregulluar dhe nga gjendra tiroide dhe hipotalamusi?

    -60% e grave vuajne nga sindromi paramenstrual?

    -ēokollata stimulon prodhimin e serotonines,hormoni gezimit,qe eshte i ulet gjate ciklit?

    -dhimbja e gjoksit ne fazen paramenstruale eshte per shkak te hormonit prolaktina?

    -frutat e thata mund te dhurojne nje efekt qetesues natyral?

    -pozicioni yoga me i mire per te lehtesuar dhimbjet menstruale eshte pozicioni i flutures?

    -sindromi paramenstrual mund te jete e influencuar edhe nga stresi?

    -te ngrenit fruta dhe ushqime integrale te ndihmon te luftosh problemet me daljen ne banjo,qe kap shume gra gjate ciklit?

    -per te luftuar sindromen paramenstruale eshte mire te limitohet konsumimi i disa pijeve qe permbajne kofeine?

    -per nje grua mbi 20 vjece shqetesimet paramenstruale jane kaq shume intense sa te nderhyjne ne aktivitetet e tyre te perditshme?

    -statistikisht sindromi paramenstruale godet ne menyre te veēante grate qe punojne jashte shtepise?

    -nje pjate pilaf ndihmon te perballosh lodhjen tipike te sindromit paramenstruale?

    -nje fluks i paket mund te jete shkak i mungeses se hekurit,si rrjedhoje e nje ushqyerje te varfer me mish dhe perime?

    -te vendosesh diēka te ftohte tek syte, lehteson dhimbjen e kokes e ardhur nga menstruacionet?

    ardhmerija e bukur
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e

    Gjinia: Female
    Shenja e Horoskopit: Cancer
    Numri i Postimeve: 99
    Mosha: 24
    Profesioni: studente
    Pikėt: 297
    Vlersuar: 0
    Data e Regjistrimit: 14/10/2009

    Re: Kėshilla pėr vajza gjatė ciklit menstrual

    Mesazh nga ardhmerija e bukur prej Fri 05 Feb 2010, 21:47

    Paula shkruajti:Ushtrimet fizike lehtėsojnė dhimbjet menstruale.

    Tendosjet nė pjesėn e poshtme tė barkut, dhimbjet nė shpinė dhe spazmat- janė shqetėsime tė cilat e mundojnė ēdo tė dytėn femėr gjatė secilit cikėl menstrual.

    Nė rastet akute ndihmojnė disa nga preparatet kundėr dhimbjes tė cilat i lehtėsojnė spazmat, mirėpo tė njėjtin efekt mund ta kenė edhe ushtrimet. Ato rregullojnė qarkullimin e gjakut dhe relaksojnė muskujt.

    Gjatė kėtyre ushtrimeve ėshtė me rėndėsi tė mbahet ritmi i frymėmarrjes, ndėrsa mė shumė duhet t’i kushtohet rėndėsi ushtrimeve me kėmbė nė pozitė tė shtrirė nė shpinė.



    Paula,un bisedova me nje mikesh te vjeter dhe ajo me tha:'' nuk eshte e preferueshme te behen ushtrime gjate ciklit menstrual''(ne rastin tim,pasi shkoj rregullisht ne fitness)doja te di mos ka ndo nje efekt negativ te iki ne palester edhe pse do isha ne cikel.

      Ora ėshtė Fri 31 Oct 2014, 02:36