Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Viktor Hygo (Poezi)

    Denisa
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 38
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Viktor Hygo (Poezi) Empty Viktor Hygo (Poezi)

    Mesazh nga Denisa Sun 17 May 2009, 23:15

    Victor Hygo - Melodi bretone

    Atdhe lamtumire!
    Vala shfryn si egersire.
    Atdhe lamtumire,
    Kaltersi!

    Lamtumire, kopsht, pjergull e shtepi,
    Lamtumire o lule te arta mbi avlli!

    Atdhe lamtumire!
    Pyll e livadh, qiell i dlire!
    Atdhe, lamtumire,
    Kaltersi!

    Atdhe lamtumire!
    Vala shfryn si egersire.
    Atdhe lamtumire,
    Kaltersi!

    Lamtumire e vluar ballefarfuri,
    Era eshte e forte, qielli eshte i zi.
    Atdhe lamtumire,
    O Lize, Mari, Elvire!
    Atdhe lamtumire,
    Kaltersi!

    Atdhe lamtumire!
    Vala shfryn si egersire,
    Atdhe, lamtumire,
    Kaltersi!

    Syri yne i mbushur ne lot e ne zi,
    Shkon nga vala me e zeze te shorti me i zi.

    Atdhe, lamtumire,
    Per ty them zemerngrire.
    Atdhe, lamtumire,
    Kaltersi!
    Denisa
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 38
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Viktor Hygo (Poezi) Empty Re: Viktor Hygo (Poezi)

    Mesazh nga Denisa Sun 17 May 2009, 23:15


    Victor Hygo - Gurra dhe oqeani




    Gurra qe lart nga shkembi qan
    E bie mbi det si pika loti.
    I pameshirshmi oqean
    I flet: "Moj qaramane, c'do ti?"

    Furtuna e tmerri une jam.
    Mbaroj atje ku fillon qielli.
    "O Pikel, e c'nevoje kam
    Per ty, une i Paani, i Thelli?"

    Perulesisht te njelmtit hon
    Ja kthen atehere gurra e delire:
    "Qe te te jap cfare te mungon, -
    Ca pika uje per te pire".
    Denisa
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 38
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Viktor Hygo (Poezi) Empty Re: Viktor Hygo (Poezi)

    Mesazh nga Denisa Sun 17 May 2009, 23:16


    Victor Hygo - Ne nje nga barrikadat...




    Ne nje nga barrikadat me gure te latuar,
    Ndyre me gjak te fajshem e lare me gjak te kulluar,
    Nje djale dymbedhjetevjecar u kap me burrat tok.
    "Po ti me keta je?" "Po, me keta jam shok."
    "Mire - tha oficeri - me plumb dhe ti e ke!
    Prit te te vije radha!" Rrufera djali sheh.
    Dhe poshte, rreze ledhit, te tere shoket i vrane.
    I thote oficerit: "Te vete ketu prane?
    Kete sahat sim' meje t'ja coj gjer ne konak?"
    "Do t'ja mbathesh?" "Do kthehem!" "Shiko se c'frikacak!
    Rrugaci! Ku banon?" "Aty te kroi ngjitur!
    Mor zoti kapiten, do vij, s'rroj i koritur"
    "Shko dreq!" Dhe cuni shkoi...Dredhi prej kalamani!
    Edhe ushtaret qeshnin e qeshte kapitani.
    Ndersa renkonin mbytur ata qe jepnin shpirt.
    Por gazi u pre: djaloshi erdhi me vrap, pa prite,
    E si u mbeshtet pas ledhit, krenar, si Viala'
    Me nje veshtrim perbuzes: "Ja tek me keni!" u tha.

    Vdekjes i erdhi turp dhe oficeri e fali.
    Denisa
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 38
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Viktor Hygo (Poezi) Empty Re: Viktor Hygo (Poezi)

    Mesazh nga Denisa Sun 17 May 2009, 23:16


    Victor Hygo - Ajo ish kembezbathur...



    Ajo ish kembezbathur, floket derdhur menjane,
    Mes luleve te varura po rrinte ne vetmi,
    Andej kur po kaloja mu duk se pashe nje zane,
    Edhe i thashe: "Me mua ne fusha do vish ti?"

    Ajo atehere me hodhi veshtrimin e fshehtesise
    Qe i mbetet bukurise, me drita dhe me hije.
    Edhe une i thashe: "Tani eshte muaji i dashurise,
    Me mua a do vish te veme ne korie?"

    Kembet ajo i fshiu buze lumit me blerime
    Dhe per te dyten here me pa vasha sydrite.
    Kjo shtojzovalle e bukur pastaj ra ne mendime,
    Thelle, ne pyll sa embel kendonin zogjte ate dite!

    Sa bukur perkedhelte bregun ujet e gjelber!
    Permes kallamishtes vasha atehere shpejt m'u qas,
    E bukur dhe e lumtur, e trembur dhe e eger,
    Ashtu flokeleshuar, fytyre e sy plot gaz...
    Denisa
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 38
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Viktor Hygo (Poezi) Empty Re: Viktor Hygo (Poezi)

    Mesazh nga Denisa Sun 17 May 2009, 23:17


    Victor Hygo - Dy vajzat e mia



    Ne vagullim te mbremjes qe bie dalengadale,
    Njera posi nje mjelme dhe tjetra si lumbardhe,
    Te bukura e gazmore te dyja, o mrekulli!
    Shikoni, motra e madhe dhe e vogla perbri
    Atje tek hyrja e kopshtit, sa bukur jane ulur!
    Karafilat e bardhe siper tyre perkulur,
    Ne nje saksi mermeri, ku flladi i lekund,
    Sodisin kete pamje qe s'eshte pare gjekund.
    E fergellojne ne hije, e diuken buze saksise,
    Si flutura ne ere, te ngrira prej mahnise.
    Denisa
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 38
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Viktor Hygo (Poezi) Empty Re: Viktor Hygo (Poezi)

    Mesazh nga Denisa Sun 17 May 2009, 23:19

    Viktor Hygo - Vajtimi per bijen

    Tani qe shkova nga Parisi i veshtire
    Mermer, tavane, truall, mjegull nuke shoh,
    Tani jam nene lisa, nene deg' i shtrire
    Dhe bukuri' e qiellit mendjen po ma ngroh

    Tani nga zia qe me cthurri si germadhe
    I zbeht' i gjalle dal,
    Me hyn ne zemer paqja e natyres madhe
    Dhe qetesi me fal

    Tani me valat det' i gjere me gostit,
    Me prek i qeti, madheshtori horizont;
    Tani te thellat te verteta po nxonit
    Dhe lulet e lendines syri m'i gezon

    Tani o Perendi, po gjenj fuqine sterre
    Te shoh me syt'e zes
    Te shkretin gur ne te cilin vajz' e mjere
    Fle gjumin pa mengjes

    Nga pamjet perendore mendja m'u ndricua,
    Nga fushat, pyjet, brigjet, lumi i kulluar,
    Shoh vogeline time dhe cudit' e tua,
    Mbleth mendjen, di qe je i madh i pambaruar.

    Ja ku te vinj, o Ate qe besonj, o Zot,
    Te sjell perunjesisht
    Zemren qe ma ke mbushur me lavdi, dhe sot
    Ma theve plotesisht.

    Ja ku te vinj, o Zot, dhe prokllamonj qe je
    I mir'i embel'i dhempshur, Perendi i Jetes,
    I vetem qe di se c'ben edhe perse.
    Njeriu eshte kallm i shembur i kenetes.

    Te thom varri, kur te vdekurit mbulon,
    Porten e qiellit hap,
    Qe jeta jone tatepjete kur mbaron
    Perpjete nis me vrap.

    Je i pasosur, absollut dhe i vertete,
    Ti vetem, At i larte, e pranonj mi gju;
    Pranonj qe esht' e mire, esht' e drejte
    Qe zemra m'u pergjak, se Zoti e deshi ashtu.

    Me s'kundershtonj per asnje gje qe po me ther,
    Se ashtu deshe Ti;
    Shpirti nga zi ne zi, edhe nga vrer ne vrer
    Shkon ne perjetesi

    S'po shohim kurr' asgje pervecse nga nje ane,
    Tjatrr'ane mbytet ne myster e ne furtune;
    Njeriu vuan nene zgjedh' e s'e di shkakne,
    Cdo gje i fluturon, asgje s'i hyn ne pune.

    O Zot, perhere na rrethon me shkretetine
    Me pranga dhe me fre;
    S'ke dashur kurre te na japesh sigurine
    Dhe gazin permbi dhe.

    Sa shohim nje te mire, fati na e tret,
    S'na dhe asgje ne jeten rrot' edhe rodhan
    Qe te qendronje dhe te thoni, mor aman:
    Kamnje shtepi, nje are dhe nje dashuri.

    Cdo gje e shohim per nje cast te kufizuar
    Dhe mplakemi pa shtek;
    keshtu na qenka, ashtu ka per te vazhduar.
    Pranonj edhe s'me prek.

    Kjo bot'o Zot, kjo harmoni e pandryshuar
    Perbehet me vajtime edhe me krentime;
    Berthama jemi ne tufan te pambaruar,
    Te miret hipin dhe te liqte zhyten ne mundime,

    E di, o Zot, ke pune shume dhe s'ke nge
    Per ne te behesh vrer;
    Per nenen vdekj'e foshnjes djek si nje rrufe,
    Po ty s'te ben qeder.

    E di qe pema bie kur i fryn nje ere,
    Zogut i bie penda, lulja shkunt aromen;
    Krijesa eshte rrot' e madhe si potere
    Dhe sillet rrotull duke shtypur udhes llomen.

    Se ditet e muajt, valat, syte qe vajtojne
    Kalojne pa pushim,
    Se bari do te mbije, foshnjat do te shkojne,
    E di, o Zoti im.

    Ne qiellin tent persiper reve te veshtira,
    Ne kaltersiren e patundur madheshtore
    Po mbrun e po gatit kush e di c'miresira
    Ku hyn si pjes'e duhur dhembja njerezore.

    Per planet e panumerta qe po permban
    Te duhet pa dyshim
    Te mbytesh bukurit' e dheut ne tufan,
    Ne zi dhe ne mjerim.

    Kanunet qe hartojne fatin njerezor
    Nuke tronditen, nuk zbuten asnje here,
    Se s'munt. o Zot, ta cthuresh rendin boteror
    I shtyre nga meshira per njerin' e mjere.

    O Zot i madh, te lutem hith nje sy mi mua,
    Sheroje shpirtin tim;
    I embel, i perunjur posi foshnj' e grua
    Te vinj me adhurim.

    Kujto, o Zot, qe kam punuar qe ne krye,
    Qe jam perpjekur, jam mejtuar, kam leftuar,
    Natyren kam shpjeguar plot me aresye,
    Cdo gje me kthjellesine tende e kam ndricuar.

    Detyren time e mbarova beserisht,
    Perballa zemerim,
    Pra nuke prisnja me te drejt' e natyrisht
    Nga Ti kete cperblim.

    Nuk e parashikonja kurre qe dhe Ti
    Me krahun tend te me goditje mun mi koke
    Dhe mua qe kam patur rralle prokopi
    Te ma varrosnje bijen kaqe shpejt ne toke.

    Me zemren te plagosur kaqe rend'u drodha
    Te nema me furi
    Si foshnje edhe kunder teje nofta hodha
    Nje gur ne det te zi.

    Kujto, o Zot, njeriu po dyshon kur vuan,
    Se syri qe po qan verbohet n'erresire,
    Se ne budrum ku eshte nuk cquan,
    S'te sheh e s'te perfill e s'te kerkon meshire.

    Njeriu, qe fundoset thelle ne gremine,
    Ne pis'e ne katran,
    Nuk esht'e mundur te gezonje qetesine
    Te yjve ne mejdan.

    Sot une, qe, si nene isha i dobesuar,
    Ne kembe te perunjem nen qiell te lire,
    Nga hidherimi' i eger ndjej qe jam ndricuar
    Duke shikuar gjithesine ca me mire

    O Zot, e di qe jam i cmendur pa kufi,
    Kur murmurit e shaj;
    Pra hesht, s'mallkonj e s'akuzonj, po nen liri
    Te cirrem e te qaj.

    Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
    Posa njerin' e bere per litar dhe hu;
    Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
    Dhe te pyes: Moj bije, a e di qe jam ketu?

    Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
    Posa njerin' e bere lerme dhe hu;
    Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
    Dhe te pyes: Moj bije, a e di se jam ketu?

    Me ler t'i unjem mbremane mbi varr t'i flas
    Kur bota rreth pushon,
    Se nofta engjelli ne qiell, kur te bertas,
    Cel syt' e me degjon.

    Ajme, per kohen e kaluar kam zili;
    Tani asgje ne bote ngushellim s'me sjell;
    Perhere ate cast me sy e shoh tani
    Kur hapi krahet edhe fluturoi ne qiell.

    Nuk e harronj gjer sa te vdes castin e zi;
    C'te qava, o cast, me kot!
    Bertita: O Zot, qeparthi e kisha dhe tani
    S'e kam! Dhe qaj me lot.

    Zot, mos u zemero, faqen ma dhe per hall,
    Syrin ma dhe per lot.
    Po force dhe takat s'mi dhe perball
    Zullumet bot e bot.

    Shiko, femijet po na duhen pa dyshim,
    o Zot, se fati na permbyti n'erresire,
    Na thuri me andrralla, helm e hidherim,
    Po nje mengjes na zbardh me hir edhe meshire.

    Nje foshnje lint, nje kok' e dashur dhe e shtrenjte,
    E vogel, gas perhap,
    E bukur sa beson qe dot' e saj e shenjte
    Porten e qiellit hap.

    E pashe lulen qe Imzot ne kopsht me mbolli,
    u rrit me hir, me embelsi dhe kthjellesi,
    E dashura nga nata ne mengjes na solli,
    Na driti si nje diell zemer dhe shtepi.

    Vazhdoi me vjete si i vetemi gezim
    Qe munda t'enderronj;
    Tani, o Zot i madh, kupto, se c'hidherim
    Po ndjej qe s'e shikonj.

    Sponsored content


    Viktor Hygo (Poezi) Empty Re: Viktor Hygo (Poezi)

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 19 Apr 2024, 18:53