Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Poezi te Jacques Prevert.

    Share
    avatar
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 31
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Poezi te Jacques Prevert.

    Mesazh nga Denisa prej Sun 17 May 2009, 23:25

    Jacques Prevert -Profesori, Nxenesi Hamlet!

    Nxenesi Hamlet
    (duke kercyer prej vendit)
    He... Cfare... Me falni... Cfare po ndodh... Cfare ka... C'eshte?...

    Profesori
    (i pakenaqur)
    Nuk mund te pergjigjeni <> si gjithe te tjeret?
    E pamundur,ju jeni akoma neper re.

    Nxenesi Hamlet
    Te jesh apo te mos jesh neper re!

    Profesori
    Mjafton.Jo shume naze.Dhe me zgjedhoni foljen jam,si gjithe te tjeret,kjo eshte e gjitha qe ju kerkoj

    Nxenesi Hamlet
    To be...

    Profesori
    Ne shqip,ju lutem,si gjithe te tjeret.

    Nxenesi Hamlet
    Mire,zoteri.(Ai zgjedhon)
    Une jam apo nuk jam
    Ti je apo nuk je
    Ai eshte apo nuk eshte
    Ne jemi apo nuk jemi...

    Profesori
    (teper i pakenaqur)
    Po jeni ju qe nuk jeni,miku im i shkrete!

    Nxenesi Hamlet
    Eshte e sakte,zoti profesor
    Une jam <> nuk jam
    dhe,thelle thelle,he,po ta mendosh,
    Te jesh <> mos te jesh
    Kjo eshte mbase gjithashtu ēeshtja.
    avatar
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 31
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Re: Poezi te Jacques Prevert.

    Mesazh nga Denisa prej Sun 17 May 2009, 23:26

    Jacques Prevert - Fjalimi mbi paqen

    Nga fundi i nje diskutimi shume te rendesishem
    burri i madh i Shtetit duke u penguar
    mbi nje fraze te bukur boshe
    bie brenda
    dhe i hutuar me gojen e madhe te hapur
    duke ju marre fryma
    tregon dhembet
    dhe karia e dhembeve te arsyetimeve te tij paqesore
    e acaron kaq nervin e luftes
    ēeshtja delikate e parase.
    avatar
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 31
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Re: Poezi te Jacques Prevert.

    Mesazh nga Denisa prej Sun 17 May 2009, 23:27

    Jacques Prevert - Mengjesi

    Ai e hodhi kafen
    Ne filxhan
    Ai hodhi qumeshtin
    Ne filxhanin e kafes
    Ai hodhi sheqerin
    Ne kafen me qumesht
    Me lugen e vogel
    E perziu
    E piu kafen me qumesht
    Dhe e la filxhanin
    Pa me folur
    Ai e ndezi
    Nje cigare
    Beri rrathe
    Me tymin
    Hodhi hirin
    Ne tavell
    Pa me folur
    Pa me shikuar
    U ngrit
    Ai vuri
    Pallton e tij te shiut
    Sepse binte shi
    Dhe u nis
    Nen shi
    Pa nje fjale
    Pa me shikuar
    Dhe une mora
    Koken time ne dore
    Dhe qava
    avatar
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 31
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Re: Poezi te Jacques Prevert.

    Mesazh nga Denisa prej Sun 17 May 2009, 23:28

    Jacques Prevert - Gaforrja

    Ai thote jo me koke
    por ai thote po me zemer
    ai thote po atyre qe do
    ai i thote jo profesorit
    ai eshte ne kembe
    e pyesin
    dhe te gjitha problemet i jane drejtuar
    papritmas e qeshura e marre e ze
    dhe ai i fshin te gjitha
    shifrat dhe fjalet
    datat dhe emrat
    frazat dhe kurthet
    dhe me gjithe kercenimet e mesuesit
    nen uuute e femijeve shembullore
    me shkumesa te te gjitha ngjyrave
    mbi derrasen e zeze te fatkeqsise
    ai vizaton fytyren e lumturise.
    avatar
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 31
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Re: Poezi te Jacques Prevert.

    Mesazh nga Denisa prej Sun 17 May 2009, 23:29

    Jacques Prevert - Familjare

    Mamaja ben triko
    Biri ben lufte
    Ajo e merr kete krejt natyrale mamaja
    Po babai ēfare ben babai?
    Ai ben biznes
    Gruaja e tij ben triko
    Biri i tij luften
    Vete biznes
    Ai e merr kete krejt natyrale babai
    dhe biri dhe biri
    Cfare gjen biri?
    Ai nuk gjen absolutisht asgje biri
    Biri mamaja e tij ben triko babai i tij biznes ai luften
    Kur te kete mbaruar luften
    Ai do te beje biznes me babain e tij
    Lufta vazhdon mamaja vazhdon ajo thur triko
    Babai vazhdon ai ben biznes
    Biri eshte vrare ai nuk vazhdon me
    Babai dhe mamaja shkojne ne varreze
    Ata e marrin kete krejt natyrale babai dhe mamaja
    Jeta vazhdon jeta me trikon luften biznesin
    Biznesi lufta trikoja lufta
    Biznes biznes biznes
    Jete dhe varreze
    avatar
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 31
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Re: Poezi te Jacques Prevert.

    Mesazh nga Denisa prej Sun 17 May 2009, 23:29

    Jacques Prevert - Kenge ne gjak

    Ka njolla te medha gjaku ne bote
    ku shkon gjith ky gjak i perhapur?
    a eshte toka qe e pi dhe dehet
    dehje e ēuditshme atehere
    kaq e matur... kaq monotone...
    Jo toka nuk dehet
    Toka nuk rrotullohet gabim
    ajo shtyn rregullisht veturen e saj te vogel kater stinet e saj
    shiun... boren...
    bresherin... kohen e bukur...
    ajo nuk eshte asnjehere e dehur
    mezi i lejon vetes here pas here
    nje vullkan te vogel fatkeq.
    Ajo rrotullohet toka
    rrotullohet me pemet e saj... me kopshtet e saj... shtepite e saj...
    ajo rrotullohet me njollat e medha te gjakut
    dhe te gjitha gjallesat rrotullohen me te dhe gjakosen...
    Ajo ajo s'do t'ia dije
    toka
    Ajo rrotullohet dhe te gjitha gjallesat fillojne te ulerijne
    ajo s'do t'ia dije
    ajo rrotullohet
    nuk ndalon se rrotulluari
    dhe gjaku nuk ndalon se rrjedhuri...
    Ku shkon gjithe ky gjak i shperndare
    gjaku i vrasjeve... gjaku i luftrave...
    gjaku i mjerimit...
    dhe gjaku i njerezve te torturuar ne burgje...
    gjaku i femijeve te torturuar qetesisht prej babait dhe mamase se tyre...
    Dhe gjaku i njerezve qe gjakosen nga koka neper biruca...
    dhe gjaku i puntorit
    kur puntori rreshket dhe bie nga ēatia
    Dhe gjaku qe vjen e qe vershon me vale te medha
    me te porsalindurin... me femine tjeter...
    E ema qe bertet... femija qan...
    gjaku rrjedh... toka rrotullohet
    toka nuk ndalon rrotullimin
    gjaku nuk ndalon rrjedhjen
    Ku shkon gjithe ky gjak i shperndare
    gjaku i te rrahurve... i te poshteruarve...
    i te vetvrareve... i te pushkatuarve... i te denuarve...
    dhe gjaku i atyre qe vdesin keshtu... aksidentalisht
    Ne rruge kalon nje i gjalle
    me gjithe gjakun e vet brenda
    papritur ja tek eshte i vdekur
    dhe gjithe gjaku i tij eshte jashte
    dhe te gjallet e tjere bejne te zhduket gjaku
    ata e marrin trupin
    por eshte ngulmues gjaku
    dhe atje ku ishte i vdekuri
    shume me vone krejt i zi
    pak gjak qendron akoma
    gjak i mpiksur
    ndryshk i jetes ndryshk i trupave
    gjak i mpiksur si qumeshti
    si qumeshti kur rrotullohet
    kur rrotullohet si toka
    si toka qe rrotullohet
    me qumeshtin e saj... me lopet e saj...
    me te gjallet e saj... me te vdekurit e saj...
    toka qe rrotullohet me pemet e saj... te gjallet e saj... shtepite e saj...
    Toka qe rrotullohet me martesat...
    varrimet...
    guackat...
    regjimentet...
    toka qe rrotullohet e rrotullohet
    me perrenjte e saj te medhenj prej gjaku.
    avatar
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 31
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Re: Poezi te Jacques Prevert.

    Mesazh nga Denisa prej Sun 17 May 2009, 23:30

    Jacques Prevert - Deshperimi eshte ulur mbi nje stol

    Ne nje park mbi nje stol
    Eshte nje burre qe therret kur kalojme
    Ai ka syze nje kostum te vjeter gri
    Ai pi nje cigare te vogel ai eshte i ulur
    Dhe therret kur kalojme
    Ose thjesht ju ben nje shenje
    Nuk duhet ta shikojme
    Nuk duhet ta degjojme
    Duhet te kalojme
    Te bejme sikur nuk e shohim
    Sikur te mos e degjonim
    Duhet te kalojme te shpejtojme hapin
    Nese e shikoni
    Nese e degjoni
    Ai ju ben shenje dhe asgje asnjeri
    Nuk mund t'ju pengoje te shkoni te uleni prane tij
    Atehere ai ju shikon dhe qesh
    Dhe ju vuani tmerresisht
    Dhe burri vazhdon te qeshe
    Dhe ju qeshni me te njejten qeshje
    Egzaktesisht
    Me shume qeshni me shume vuani
    Tmerresisht
    Me shume vuani me shume qeshni
    Pandreqshmerisht
    Dhe ju rrini atje
    I ulur i ngrire
    Duke qeshur mbi stol
    Femijet luajne fare prane jush
    Kalimtare kalojne
    Qetesisht
    Zogj fluturojne
    Duke lene nje peme
    Per nje tjeter
    Dhe ju rrini atje
    Mbi stol
    Dhe ju e dini e dini
    Qe kurre me nuk do te luani
    Si keta femije
    Ju e dini qe kurre me nuk do te kaloni
    Qetesisht
    Si keta kalimtare
    Qe kurre me nuk do te fluturoni
    Duke lene nje peme per nje tjeter
    Si keta zogj
    avatar
    Denisa
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 60
    Mosha : 31
    Vendlidja : Tiranė
    Vendndodhja : Diku rreth e rrotull
    Profesioni : mmmm
    Pikėt : 41
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/09/2008
    Hobi : Muzika
    Humor : Me shumicė

    Re: Poezi te Jacques Prevert.

    Mesazh nga Denisa prej Sun 17 May 2009, 23:31

    Jacques Prevert - Tek luleshitesja

    Nje burre hyn tek nje luleshitese
    dhe zgjedh lule
    luleshitesja mbeshtjell lulet
    burri ve doren ne xhep
    per te kerkuar parane
    parane per te paguar lulet
    por ai ve ne te njejten kohe
    menjehere
    doren mbi zemren e tij
    dhe bie

    Ne te njejten kohe qe ai bie
    paraja rrokulliset ne toke
    dhe po ashtu lulet bien
    ne te njejten kohe me burrin
    ne te njejten kohe me parane
    dhe luleshitesja mbetet
    me parane qe rrokulliset
    me lulet qe demtohen
    me burrin qe vdes
    sigurisht e gjithe kjo eshte shume e trishtueshme
    dhe duhet qe ajo te beje diēka
    luleshitesja
    por ajo nuk di si t'ja beje
    ajo nuk di
    nga cila ane t'ja filloje
    Ka kaq shume gjera per te bere
    me kete burre qe vdes
    keto lule qe demtohen
    dhe kjo para
    kjo para qe rrokulliset
    qe nuk ndalon se rrokullisuri.
    avatar
    Studentja
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e

    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Capricorn
    Numri i Postimeve : 71
    Mosha : 27
    Vendndodhja : ...
    Profesioni : ...
    Pikėt : 208
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 08/01/2009
    Humor : ...

    Re: Poezi te Jacques Prevert.

    Mesazh nga Studentja prej Thu 26 Nov 2009, 01:40

    Jacques Prevert - Adrien


    Adrien mos mbaj inat !
    Kthehu !
    Topin e borės
    qė ma ke hedhur
    nė Chamonix
    dimrin e kaluar
    e kam ruajtur
    Eshtė mbi oxhak
    pranė kurorės sė nuses
    e gjora nėna ime jetėshkurtėr
    qė vdiq e vrarė
    nga i ndjeri im atė
    qė vdiq nė gijotinė
    njė mėngjes tė trishtė dimri
    apo pranvere…
    Adrien mos mbaj inat !
    Kthehu !
    e kam pasur gabim e pranoj
    kam ndenjur vite tė tėra
    pa hyrė
    nė shtėpi
    Por ta kam fshehur gjithmonė
    qė isha nė burg !
    Kam pasur gabime e pranoj
    shpesh rrihja qenin
    por tė doja shumė !…
    Adrien mos mbaj inat !
    Kthehu !
    Edhe fije kashte
    qenushin tėnd tė vogėl
    qė ka ngordhur
    javėn e kaluar
    e kam ruajtur !
    Eshtė nė frigorifer
    dhe kur e hap nganjėherė
    pėr tė marrė njė birrė
    e shoh kafshėn e gjorė tė pajetė
    dhe kjo mė dėshpėron !
    E pra jam unė qė e kam bėrė
    njė mbrėmje pėr tė kaluar kohėn
    duke tė pritur ty…
    Adrien mos mbaj inat !
    kthehu !
    Nga kulla Saint-Jacques
    jam hedhur poshtė
    pardje
    dhe kam vdekur
    pėr ty
    Dje mė kanė varrosur
    nė njė varrezė shumė tė bukur
    dhe mendoja pėr ty
    Dhe sonte jam rikthyer
    nė apartamentin
    ku ti shėtisje lakuriq
    nė kohėn qė isha e gjallė
    dhe po tė pres…
    Adrien mos mbaj inat !
    Kthehu !
    Kam pasur gabime e pranoj
    kam ndenjur vite tė tėra
    pa hyrė nė shtėpi
    Por gjithmonė ta kam fshehur
    qė isha nė burg !
    Kam pasur gabime, e pranoj
    shpesh rrihja qenin
    por tė doja shumė !…
    Adrien mos mbaj inat !
    Kthehu !

    (perkthyer nga: U.Nerguti)

    Sponsored content

    Re: Poezi te Jacques Prevert.

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Mon 25 Sep 2017, 19:10