Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:33

    Shembja e Pashallėkut tė Janinės (1822) - 2.

    Gjatė muajit gusht filloi sulmi i ushtrive tė vezirėve qė ishin ngarkuar me ripushtimin e Shqipėrisė Jugore dhe me asgjėsimin e Pashallėkut tė Janinės. Pas rėnies sė Tėrhallės nė duart e vezir Mahmud pashė Dramės dhe vezir Ismail Pashės, qė ndodhi pėr shkak se forcat e Aliut, tė nxitura nga krerėt e lėkundur, u tėrhoqėn, i erdhi radha Beratit. Muhtar Pasha e Salih Pasha iu dorėzuan vezirit Mustafa pashė Bushatlliut, kur ky rrethoi kėshtjellėn e Beratit. Nė pėrputhje me fermanin sulltanor, Bushatlliu i dėrgoi nė Tepelenė tė shoqėruar nga vėllai i Ismail pashė Plasės, i cili gjithashtu mori pjesė nė rrethimin e kėshtjellės sė Beratit nė krye tė njė force ushtarake tė nisur nga Korēa. Ata qenė dėrguar nga valiu i Rumelisė, i cili filloi veprimet luftarake pėr tė mbėrritur sa mė parė nė Janinė bashkė me vezirėt e tjerė.
    Pas rėnies sė Beratit, Mustafa Pasha u urdhėrua tė nėnshtronte gjithė sanxhakun e Vlorės dhe tė vendoste njė myteselim derisa tė mbėrrinte aty vezir Nurullah Pasha, qė ishte emėruar qeveritar. Nė shtator 1820, kur ky vezir mbėrriti nė Vlorė, motra e Ali Pashės, Shanishaja, me djemtė e saj, Izet Beun e Maliq Beun, si dhe komandanti i kėshtjellės sė Gjirokastrės, Ago Myhyrdari, kėrkuan falje. Porta e Lartė miratoi faljen pa prekur pasuritė e tyre. Kėshtu vepruan edhe Veli Pasha me djemtė e tij, Mehmet Pashėn e Selim Beun. Kėta iu dorėzuan kapedan Ali Beut, duke i lėshuar pa luftė qytetet e bregdetit nga Vlora nė Pargė. Mė 1 shtator kėta dorėzuan edhe Prevezėn, tė cilėn kapedani mundi ta merrte me shumė sakrifica pasi kaloi njė kohė e gjatė. Vetėm qyteti i Artės i rezistoi me luftė pėr 25 ditė forcave tė vezirit tė Lepantit.
    Nė muajin gusht gjithēka qė pėrbėnte Pashallėkun e Janinės, me pėrjashtim tė kryeqytetit tė tij, kishte rėnė nė duart e ushtrive tė sulltanit. Veziri plak, megjithėse humbi pjesėn kryesore tė ushtrisė, tė bashkėluftėtarėve mė tė ngushtė dhe thuajse tė tė gjithė territorit qė sundonte, nuk e humbi shpresėn pėr njė pėrmbysje tė kėsaj gjendjeje tepėr tė dėshpėruar. Kėtė shpresė ai e mbėshteti nė njė varg faktorėsh qė ishin nė dobi tė tij: kishte dy kėshtjella tė fuqishme me 250 gryka zjarri, me njė garnizon ushtarak tė fortė dhe me rezerva tė shumta ushqimore e municione; ushtria osmane nuk u grumbullua me kohė dhe nuk ishte nė gjendje tė organizonte ndonjė sulm tė pėrgjithshėm para se tė vinte dimri; banorėt e larguar nga qyteti i Janinės nuk do t’i shėrbenin Turqisė, kurse shkatėrrimi i pjesės mė tė madhe tė ndėrtesave tė vendit e linte ushtrinė osmane pa strehė; ajo do ta kishte tė vėshtirė tė siguronte edhe furnizimet e domosdoshme, pėr shkak tė luftės sė organizuar tė ēetave shqiptaro-greke.
    Frytet, qė Ali Pasha parashikonte tė korrte, nuk vonuan. Mosmarrėveshjet nė shtabin drejtues tė forcave osmane morėn hov aq sa i paralizuan veprimet e rėndėsishme ushtarake. Pehlivan Ibrahim pasha njė mėngjes tė muajit tetor 1820 u gjend i vdekur nė ēadrėn e tij, i helmuar si tradhtar, me urdhrin e kryekomandantit dhe me pėlqimin e Portės sė Lartė, pėr shkak se kishte hyrė nė lidhje me Ali Pashėn dhe kėrkonte tė merrte kryekomandėn.
    Sulmi i parė i pėrgjithshėm, qė mezi u organizua pas njė kohe mjaft tė gjatė grindjesh, u zmbraps me trimėri nga tė rrethuarit dhe u shoqėrua me njė kundėrsulm qė e kryesoi vetė Ali Pasha. Ky sukses luftarak, dhuna e ushtarėve armiq e grabitjet e tyre nė popull, mungesa e furnizimeve, mospagimi i rrogave dhe tė ftohtėt e dimrit shkaktuan dezertime tė forta nė radhėt e trupave perandorake. Nė tė njėjtėn kohė komanda osmane kishte filluar tė trajtonte keq krerėt shqiptarė, si Tahir Abazin, Iljaz Podėn, Ago Vasjarin, Dervish Hasanin, Aleks Nuēe Marinogllun etj., tė cilėt e kishin braktisur Aliun dhe ishin bashkuar me osmanėt. Nė kėto rrethana ata, tė pakėnaqur nga komanda osmane e veprimet e saj, vendosėn tė ktheheshin tek Aliu.
    Pėr tė shfrytėzuar pakėnaqėsinė e popullit qė sa vinte e rritej, Ali Pasha i dėrgoi kėta krerė tė penduar nėpėr krahinat shqiptare qė tė grumbullonin ushtri dhe tė sulmonin osmanėt. Edhe suliotėt, tė cilėt ishin bashkuar me ushtritė e Portės pėr t’u hakmarrė ndaj Ali Pashės dhe pėr tė ēliruar vendlindjen, tė dėshpėruar nga vezir Ismail Pashoja, i cili jo vetėm nuk e mbajti fjalėn pėr t’i kthyer nė malėsinė e tyre, por mendonte t’i shfaroste krejt, u morėn vesh me Ali Pashėn. Pasi u premtoi suliotėve t’i linte tė lirė nė malėsinė e tyre dhe pasi u dha njė shumė tė hollash, Aliu ra nė marrėveshje me ta pėr tė sulmuar forcat armike, duke shkėmbyer mė 12 dhjetor pengjet e rastit sikurse ishte zakoni. Nė kėtė mėnyrė Ali Pasha filloi tė shpresonte se lufta e tij kundėr Stambollit jo vetėm nuk do tė mbetej pa mbėshtetje, por edhe mund tė sillte fitoren.
    Ndėrkaq, Ismail Pashoja dhe shtabi i tij, tė nxitur edhe nga njė i dėrguar i Portės sė Lartė, u pėrgatitėn tė sulmonin e tė pushtonin kėshtjellėn e vogėl tė Litharicės. Nė murin e saj ishte hapur njė ēarje e rėndėsishme ku mund tė hynin 30 veta njėherėsh. Ali Pasha, qė mėsoi synimin e shtabit armik, nuk i la kohė atij ta vinte nė jetė planin e vet. Nė njė natė me stuhi tė 14 dhjetorit, Aliu doli me forcat e tij dhe sulmoi nė befasi rrethuesit qė u zmbrapsėm me humbje tė mėdha dhe qė braktisėn jo vetėm pozicionet e pėrparuara, por edhe bateritė e topave qė ishin mė pranė kėshtjellės sė Litharicės.
    Pas 12 dhjetorit 1820, bashkė me Ali Pashėn, edhe suliotėt filluan luftėn e ēetave nė rrugėn Artė-Janinė kundėr karvaneve qė furnizonin ushtrinė osmane. Ali Pasha qysh mė parė kishte vėnė nė krye tė tyre kapedan Odhise Andrucon, duke e nxjerrė atė dhe trimat e tij jashtė nga kėshtjella. Kjo luftė u zgjerua nga fillimi i vitit 1821, kur me Aliun u bashkuan repartet e reja qė krerėt shqiptarė i kishin mobilizuar e pėrqendruar nė krahina tė ndryshme. Labėria, Myzeqeja dhe Ēamėria, si edhe krahinat e Zagorit dhe Agrafės, u vunė nė pėrkrahje tė luftės sė Ali Pashės. Kjo kthesė me rėndėsi u konkretizua me pėrfundimin e njė besėlidhjeje tė krerėve dhe kapedanėve shqiptarė, si Iljaz Poda, Ago Vasjari, Tahir Abazi, Aleks Nuēo, Marko Boēari, Noti Boēari, Kiēo Xhavella etj. Kėta udhėheqės tė kryengritjes popullore u zotuan “se do tė jenė vėllezėr me trup e me shpirt dhe sė bashku do tė derdhin gjakun pėr tė shpėtuar Ali Pashėn”. Frytet e kėsaj besėlidhjeje forcat osmane i ndien thellė jo vetėm me shkatėrrimin e disa karvanėve, por edhe me rritjen e qėndresės popullore, qė tashmė po organizohej e po drejtohej nga njerėzit e vezirit tė Janinės.
    Porta e Lartė u detyrua tė dėrgonte nė krye tė ushtrisė sė saj nė Janinė ish-Vezirin e Madh, Hurshid Pashėn, tė cilin e hoqi nga Moreja bashkė me trupat qė komandonte. Ky veprim u dha mundėsi udhėheqėsve tė lėvizjes nacionalēlirimtare greke tė fillonin kryengritjen. Ndėrsa nė muajin mars 1821, Hurshid Pasha pėrpiqej tė vinte rregull nė ushtrinė qė rrethonte Janinėn dhe kėrkoi pėrforcime tė reja, Aleksandėr Ipsilanti shpalosi nė Moldavi flamurin e kryengritjes. Edhe nė More shpėrtheu kryengritja, e cila me tė shpejtė, nėn drejtimin e “Shoqėrisė sė Miqve” (“Filiqi Eteria”)?, shėnoi fillimin e luftės pėr ēlirimin kombėtar dhe formimin e shtetit grek.
    Nė kushtet e zgjerimit tė kėsaj lufte, Porta e Lartė mendoi tė merrej vesh me Ali Pashėn, por duke kėrkuar kapitullimin e tij, ndėrsa ai vuri si kusht kryesor largimin e forcave osmane nga Pashallėku i Janinės dhe shpalljen e tij si qeveritar i pėrjetshėm i kėtij pashallėku. Porta e Lartė nuk pranoi, prandaj lufta filloi pėrsėri. Aliu ndėrmori veprime luftarake me qėllim qė Hurshid Pasha tė mos organizonte njė sulm tė pėrgjithshėm kundėr tij dhe tė mos shkėpuste ndonjė pjesė tė forcave, qė dispononte pėr t’i dėrguar kundėr kryengritjes greke. Edhe para kėtyre ngjarjeve Ali pashė Tepelena u kishte lėnė dorė tė lirė eteristėve tė zhvillonin veprimtarinė e tyre propagandistike dhe organizative nė pashallėkun e vet. Me kėtė veprimtari Aliu ndihmoi grekėt dhe lėvizjen e tyre ēlirimtare. Ai hyri nė bisedime me kryengritėsit grekė duke shpresuar se ata mund tė bėheshin aleatė nė luftėn kundėr sulltanit dhe se me kėtė rrugė do tė siguronte ndihmėn e Rusisė. Ndonėse ishte nė dijeni tė letrės qė Aleksandėr Ipsilanti u kishte dėrguar krerėve tė kryengritjes, ku i porosiste ta shfrytėzonin Ali Pashėn duke i zhvatur tė holla e armatime dhe ta linin nė fatin e vet pėr tė rėnė mbi tė goditja e ushtrive osmane, ai i dha udhėzime Aleks Nuēos qė tė takohej me pėrfaqėsuesin e “Shoqėrisė sė Miqve”, H. Porevos, dhe tė fillonte bisedimet pėr marrėveshje. Kėto bisedime filluan nė qershor 1821 dhe iu kushtuan pėrgatitjes sė njė bashkėpunimi luftarak kundėr armikut tė pėrbashkėt. Vetė Ali Pasha, me qėndresėn e tij tė patundur dhe me prirjen pėr bashkėpunim, krijoi besim te njė pjesė e mirė e krerėve grekė, tė cilėt i njoftoi se kishte dėrguar njerėz tė nxitnin pėr kryengritje edhe popujt e tjerė ballkanikė.
    Nė vjeshtė tė vitit 1821 Ali Pasha dėrgoi nė Misolongji, qė ishte njėra nga qendrat kryesore tė luftės greke, dy nga bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė, Tahir Abazin e Aleks Nuēon pėr tė bashkėrenduar veprimet me kryengritėsit grekė. Por, megjithėse u arrit marrėveshja, kryetari i lėvizjes nė Greqinė Perėndimore, A. Mavrokordato, ndryshe nga njė varg krerėsh tė tjerė qė ishin pėr bashkėpunim, nuk e respektoi atė dhe, duke vepruar nė kundėrshtim me interesat e tė dy popujve fqinjė, bėri krime tė shėmtuara ndaj popullsisė myslimane shqiptare. Duke parė kėtė qėndrim, Tahir Abazi e krerėt e tjerė shqiptarė e hoqėn shpresėn pėr bashkėpunim me kryengritėsit grekė.
    Krerėt shqiptarė e vazhduan luftėn. Pasi ra kėshtjella e Tepelenės nė duart e kryengritėsve shqiptarė, Iljaz Poda, qė arriti tė grumbullonte rreth 6 000 veta myslimanė e tė krishterė nga krahinat e Myzeqesė, Tepelenės dhe Gjirokastrės, u nis nė drejtim tė Zagorit, ku nė bashkėpunim me kryengritėsit e rrethit tė Janinės synonte tė ēante rrethimin e Ali Pashės. Mė pas iu drejtuan rrethinave tė Artės, ku vepronte pjesa tjetėr e tė besėlidhurve. Nė kohėn kur Arta ishte e rrethuar nga larg prej suliotėve dhe forcave tė Tahir Abazit dhe Ago Vasjarit, njėsitė e Iljaz Podės u hodhėn drejt saj duke e ndarė ushtrinė nė reparte tė vogla, qė u shkrinė me ēetat suliote dhe ato tė kleftėve. Ēlirimi i Artės do ta bėnte mė tė lehtė sulmin pėr ēlirimin e Ali Pashės nga rrethimi. Ky, pasi kėshtjella e Litharicės pati rėnė mė 16 nėntor nė duart e Hurshid Pashės, ishte pėrqendruar i vetėm nė kėshtjellėn e Kastros. Por gjendja e garnizonit osman nė Artė ishte aq e vėshtirė, sa nuk mund tė qėndronte gjatė. Pėrveē mungesės sė ushqimeve ndikoi edhe qėndrimi i njėrit prej komandantėve shqiptarė tė ushtrisė osmane, Mehmet Beut, qė ishte lidhur me forcat shqiptare, tė cilat pas mbėrritjes sė Iljaz Podės, arritėn nė 10-12 000 veta. Gjendja e garnizonit osman u vėshtirėsua mė shumė, kur kjo forcė mjaft e madhe shqiptare iu afrua me luftė qytetit mė 25 nėntor dhe mė 28 nė mėngjes u gjend nė portat e tij.
    Ndėrsa pritej qė tė ēlirohej Arta me urdhėr tė Mavrokordatos, mbėrriti aty kapedan Makriu me 2 000 grekė, i ngarkuar qė tė mos lejonte qė qyteti tė binte nė duart e forcave shqiptare. Pikėrisht nė kėtė kohė suliotėt shkelėn zotimet e besėlidhjes, u bashkuan me lėvizjen greke dhe u vunė nėn komandėn e kapedan Makriut. Ndėrkaq, nė ndihmė tė garnizonit tė Artės mbėrritėn dy reparte tė fuqishme osmane, njėri nga tė cilėt u doli nga prapa forcave shqiptare. Suliotėt braktisėn pozitat e tyre nė Pesė Puset, ndėrsa forcat shqiptare, qė u rrezikuan tė mbeteshin tė gozhduara midis dy zjarresh, u detyruan tė hiqnin dorė nga rrethimi i Artės dhe tė kalonin nė pozitat qė kishin pasur para sulmit tė 25 nėntorit. Por luftimet u ndėrprenė nga tė dyja palėt, sepse komandantėt kryengritės shqiptarė, duke parė se po dėshtonin synimet e tyre dhe duke ndjerė rrezikun qė u kanosej trojeve shqiptare nga veprimet aneksuese greke, nuk ngurruan t’i dorėzoheshin Omer pashė Vrionit nė Pesė Puset, tė siguronin faljen nga Hurshid Pasha dhe tė viheshin pėrsėri nėn komandėn e tij.
    Kjo ngjarje shėnoi afrimin e fundit tė qėndresės sė Ali Pashės. Pas kėsaj, i ndodhur pėrballė forcave shqiptare tė Mustafa pashė Bushatlliut, qė dėrgoi nė Janinė njė fuqi prej 3 000 vetash, tė pashallarėve dhe krerėve tė tjerė shqiptarė, edhe garnizoni i Kastros nuk vonoi tė braktiste vezirin plak dhe tė hapte dyert e kėshtjellės. Kėshtu mė 23 janar 1822 trupat osmane e pushtuan kėshtjellėn me pėrjashtim tė njė pjese tė brendshme tė saj, ku mbeti i rrethuar Ali Pasha me rreth 50 veta besnikė dhe me gruan e tij, Vasiliqinė. Nė kėto kushte Ali Pasha nuk mundi tė qėndronte gjatė. I mashtruar edhe nga njerėzit e vet, qė ishin vėnė nė shėrbim tė Hurshid Pashės dhe qė i premtuan se do tė falej, Aliu ra nė kurthin e kryekomandantit osman. Ky e siguroi se sulltani kishte nxjerrė fermanin e faljes, i cili nuk mund tė zbatohej para se ai tė tėrhiqej nė ishullin e liqenit dhe tė dorėzonte fortesėn e fundit, ku po vazhdonte qėndresėn i vetmuar. Ali Pasha e priti me plumb tė ngarkuarin e Hurshid Pashės, i cili, nė vend tė fjalės sė premtuar, lexoi dėnimin me vdekje. Mė 5 shkurt 1822, Ali pashė Tepelena. u vra me armė nė dorė nė manastirin e Shėn Pandelemonit, nė ishullin e liqenit tė Janinės. Koka e tij u ekspozua mė pas nė oborrin e sulltanit.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:34

    Karakteri i Pashallėkut tė Janinės

    Me vrasjen e Ali Pashės mori fund konflikti ndėrmjet pushtetit qendror osman dhe sundimtarit tė fuqishėm shqiptar tė Pashallėkut tė Janinės, i cili kishte pėr qėllim tė arrinte shkėputjen e kėtij pashallėku nga varėsia e Stambollit dhe ta shndėrronte atė nė njė shtet shqiptar tė pavarur ose autonom.
    Edhe ky vezir shqiptar, si njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė shtresės sė pronarėve tė mėdhenj tė tokės dhe tė komandantėve tė reparteve ushtarake, qė shtinė nė duart e tyre pushtetin politik e ushtarak krahinor nė Shqipėrinė Jugore, nė sajė tė pushtetit ekonomik synonte tė siguronte vetėqeverisjen e vendit. Qysh nė vitet e para tė sundimit tė vet, Ali pashė Tepelena formoi bindjen se Perandoria Osmane po shkonte drejt greminės. Pėr rrjedhim, ai dhe shtresa e ēifligarėve qė pėrfaqėsonte, pėr tė shpėtuar pasuritė dhe pushtetin e vet, ndoqi rrugėn e shkėputjes sė pashallėkut. E gjithė veprimtaria e Ali Pashės, si nė politikėn e brendshme, ashtu edhe nė atė tė jashtme, tregoi se ai u pėrpoq “tė jetė sundimtar i pavarur”. Duke ngritur nė gjithė hapėsirėn nga Thesalia nė Shkumbin njė aparat administrativ e ushtarak tė posaēėm, qė vepronte brenda pashallėkut sipas vendimeve tė tij, duke lidhur marrėveshje politike, ushtarake e ekonomike me shtete tė huaja pa pėlqimin e dijeninė e Portės sė Lartė dhe duke shtrirė pushtetin e vet nė territore tė qeverisura nga funksionarė tė emėruar prej sulltanit, Ali Pasha qeverisi nė mėnyrė autonome. Prandaj Pashallėku i Janinės, ashtu si dhe ai i Shkodrės kishte nga pikėpamja organizative dhe nga pikėpamja e mėnyrės sė ushtrimit tė pushtetit tiparet e njė shteti nė fakt autonom.
    Megjithėkėtė, edhe nė Pashallėkun e Janinės, ashtu sikurse nė atė tė Shkodrės, pushteti ishte i deleguar nga sulltani sovran dhe ushtrohej nė emėr tė tij. Prandaj edhe Pashallėku i Janinės mbeti njė zotėrim autonom pa u kthyer ende nė njė shtet shqiptar.
    Deri mė 1812, edhe pse rreziku i copėtimit tė Perandorisė Osmane ishte nė rendin e ditės, Ali Pasha nuk u shpall dot sundimtar i pavarur, sepse mungonin pėr kėtė akt kushtet e brendshme. Ai nuk kishte mundur tė shtrinte e tė konsolidonte pushtetin e vet mbi sanxhakėt e tjerė tė Shqipėrisė Jugore, dhe nuk kishte mundur t’i jepte fund anarkisė feudale. Ndėrsa pas vitit 1812, kur u pa qartė se rreziku i jashtėm po mėnjanohej, Aliu nuk e hodhi hapin vendimtar, sepse gjendja e pėrgjithshme politike ndėrkombėtare nuk e favorizonte. Nė kėto kushte, as feudalėt shqiptarė, mbi tė cilėt mbėshtetej Aliu, nuk u treguan tė gatshėm si mė parė pėr t’u shkėputur nga Stambolli dhe parapėlqyen tė ruanin gjendjen ekzistuese tė pashallėkut. Ja pėrse deri nė muajin prill tė vitit 1820 Ali Pasha nuk guxoi tė hidhej nė kryengritje pėr t’u shpallur sundimtar i pavarur ose edhe vasal i sulltanit. Por kur sulltan Mahmudi II filloi zbatimin e reformave centraliste, me qėllim qė tė pėrqendronte pushtetin nė duart e veta dhe ta ushtronte atė me funksionarė turq, Ali Pasha pa qartė se shtresa feudale shqiptare do tė humbiste privilegjet politike dhe ekonomike qė kishte mundur tė fitonte, kurse vendi do tė ndiente nė kurrizin e tij gjithė peshėn e pushtimit tė ri osman. Prandaj, edhe pse tė bijtė dhe bashkėluftėtarėt mė besnikė e kėshilluan tė pajtohej me Stambollin, ai nuk pranoi tė nėnshtrohej, por u ngrit mbi interesat e veta dhe luftoi deri nė fund pėr njė ēėshtje mė tė madhe: pėr shkėputjen e vendit me luftė nga sunduesit shekullorė osmanė.
    Me qartėsinė e njė politikani tė shquar tė kohės, Ali Pasha u pėrpoq ta bashkėrendiste kryengritjen kundėr Stambollit me lėvizjen ēlirimtare tė popujve ballkanikė duke e parė kėtė si tė vetmen rrugė drejt fitores. Ai u pėrpoq qė tė nxiste luftėn e popujve nė Mal tė Zi, nė Serbi e nė Vllahi, ndihmoi drejtpėrsėdrejti kryengritjen e popullit grek (1821) dhe kėrkoi bashkėpunimin luftarak me udhėheqėsit e saj, duke u mbėshtetur kryesisht tek ajo pjesė e krerėve grekė qė e vlerėsonin drejt faktorin shqiptar nė luftėn kundėr Perandorisė Osmane.
    Veprimtaria e Ali Pashės pėr formimin e Pashallėkut tė Janinės dhe lufta e tij pėr mbrojtjen dhe pėr shndėrrimin e kėtij pashallėku nė njė shtet tė pavarur ose me statusin e vasalitetit, ishte njė hap i madh pėrpara drejt bashkimit ekonomik e politik tė vendit, ishte njė kthesė me rėndėsi nė historinė e Shqipėrisė.
    “Pushtimi i dytė i Shqipėrisė”, qė erdhi si pasojė e shembjes sė Pashallėkut tė Janinės, me pasojat e tij tė rėnda materiale e shpirtėrore, vėrtetoi se sa e drejtė kishte qenė pėrpjekja e Ali Pashės pėr njė kryengritje tė tė gjitha forcave shoqėrore tė vendit. Ky pushtim, qė nuk u mėnjanua as nga lėvizja feudale e viteve 20 tė shek. XIX, tregoi qartė se nė Shqipėri ende nuk ishin pjekur kushtet ekonomike, shoqėrore e politike pėr tė hedhur poshtė robėrinė shekullore osmane.
    Shembja e Pashallėkut tė Janinės i hapi rrugėn zbatimit tė reformave centraliste nė Shqipėri, por dhe njė periudhė tė re qėndrese ndaj sunduesit osman.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:36

    6. LĖVIZJA NĖ SHQIPĖRINĖ JUGORE PĖR VETĖQEVERISJEN E VENDIT.

    Shqiptarėt dhe kryengritja ēlirimtare greke - 1.

    Me shembjen e Pashallėkut tė Janinės u duk sikur politika e reformave centralizuese u kufizua me asgjėsimin e shtėpisė sė fuqishme feudale tė tepelenasve. Duke i dhėnė Omer pashė Vrionit gradėn e vezirit dhe qeverisjen e sanxhakėve tė Janinės, tė Delvinės dhe tė Vlorės, Porta e Lartė synonte tė provonte se po e vinte pėrsėri qeverisjen e Shqipėrisė Jugore nė duart e feudalėve vendas. Por kjo qe njė dukuri e pėrkohshme, sepse sulltani pasi ia arriti qėllimit tė tij tė parė me asgjėsimin e pushtetit krahinor tė Ali Pashės, nuk hoqi dorė nga synimi i tij kryesor pėr tė rrėnjosur, jo vetėm nė Shqipėrinė Jugore, por nė tė gjithė Shqipėrinė, sundimin e vet tė tėrėfuqishėm. Pėr kėtė dėshmoi edhe fakti qė nga fundi i vitit 1822 sulltani i hoqi Mustafa pashė Bushatlliut sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit.
    Nevoja pėr tė pėrdorur tė gjithė potencialin ushtarak tė Shqipėrisė Jugore pėr tė shtypur kryengritjen greke ishte shkaku qė detyroi Mahmudin II tė sillte nė pushtet Omer pashė Vrionin dhe tė mbante pėrkohėsisht premtimet pėr tė mos cenuar privilegjet e feudalėve toskė. Porta e Lartė kėrkonte tė grumbullonte rreth 40 000 ushtarė shqiptarė, kryesisht nga Shqipėria Jugore, qė do tė viheshin nėn komandėn e pėrgjithshme tė Hurshid Pashės kundėr kryengritjes nacionalēlirimtare greke. Pėr kėtė, qysh nė muajin mars 1822, u shpall nė tė gjithė Shqipėrinė fermani pėr mobilizimin e njė burri pėr shtėpi.
    Mirėpo ky mobilizim ndeshi nė dy pengesa tė mėdha: sė pari, popullsia e sanxhakėve tė Shqipėrisė Jugore ishte dėmtuar rėndė nga fatkeqėsitė qė i kishin rėnė mbi shpatulla gjatė pushtimit osman. Si rrjedhim, e mėrzitur nga lufta popullsia nuk donte tė jepte ushtarė. Pėrveē kėsaj, pa i vėnė rėndėsi tė posaēme fesė, shqiptarėt toskė, shumica e tė cilėve ishin myslimanė, dėshironin tė mbanin marrėdhėnie miqėsore me grekėt, me vllahėt etj., me tė cilėt i afronte bashkėjetesa paqėsore shumėshekullore, njohja e ndėrsjelltė dhe bashkėpunimi si fqinjė, si dhe mjaft zakone qė i kishin tė ngjashme e tė pėrbashkėta, si popuj fqinjė e si ballkanas. Sė dyti, bejlerėt shqiptarė, tė dėshpėruar nga humbja e pushtetit pas vrasjes sė Ali Pashės (tė cilin e varrosėn me nderime tė mėdha), nuk ia vunė veshin thirrjes pėr mobilizim, megjithėse Hurshid Pasha nuk ngurroi tė ofronte paga tė larta pėr ēdo ushtar.
    Ky qėndrim bėri qė planet luftarake tė Hurshid Pashės pėr tė shtypur kryengritjen greke ende tė dobėt, tė dėshtonin njėri pas tjetrit; edhe ata ushtarė shqiptarė, qė detyroheshin tė shkonin pėr tė shėrbyer, shpesh herė hynin nė grindje me ushtarėt e komandantėt osmanė, duke hapur atė plagė tė madhe qė karakterizoi ushtritė osmane gjatė viteve tė kryengritjes greke, dezertimin nė masė. Si rrjedhim i qėndrimit tė ftohtė e mospėrfillės qė shqiptarėt shfaqėn qysh nė vitin 1822, Stambollit iu deshėn tė paktėn 6 muaj qė tė grumbullonte njė ushtri pėr fushatėn ndėshkimore kundėr kryengritjes greke. Por edhe kjo ushtri ishte shumė mė e vogėl nga sa pritej. Kjo vonesė nė mobilizimin e ushtrisė ishte njė ndihmė pėr kryengritjen greke, sepse u dha mundėsi e kohė krerėve tė saj tė grumbullonin forca tė mjaftueshme, madje tė arrinin edhe epėrsi numerike ndaj ushtrive osmane. Por kjo epėrsi nuk solli rezultatet qė priteshin, sepse midis udhėheqėsve grekė filloi grindja, ndėrsa synimet shoviniste tė krerėve fanariotė ndaj Shqipėrisė Jugore e paralizuan ndihmėn e atyre forcave shqiptare, tė cilat u bashkuan atėherė me suliotėt dhe bėnė qė tė dėshtonte plani i nėnshtrimit tė malėsisė sė Sulit nga divizioni osman, i komanduar nga Mehmet Reshit Pasha.
    Kėto ngjarje i dhanė dorė Hurshid Pashės qė tė vinte theksin te rreziku grek pėr Shqipėrinė, tė shpallte faljen e dezertorėve dhe tė grumbullonte forca tė mjaftueshme pėr tė ndėrmarrė ekspeditėn ndėshkimore tė vitit 1822. Nė muajin shtator, ushtria e komanduar prej tij mundi tė depėrtonte nė More ku ishte vatra e kryengritjes greke, kurse ai vetė me njė ushtri tjetėr, arriti suksesin e parė kundėr mbrojtėsve tė Termopileve. Kjo i dha shpresė se do tė mund tė nėnshtronte Morenė, ku gjendej e robėruar edhe familja e tij. Ky rrezik i detyroi krerėt grekė tė hidhnin prapa krahėve grindjen dhe t’u kushtoheshin luftimeve. Ata korrėn suksese, sidomos duke bllokuar ushtritė osmane nė More. Por njė rol tė dorės sė parė luajtėn edhe shqiptarėt. Njė pjesė e tyre, u morėn vesh me kapedanėt grekė pėr t’u hapur rrugėn dhe dezertuan, ndėrsa pjesa tjetėr, qė kishte mbetur nė garnizonet e kėshtjellave tė Moresė si dhe nė ushtrinė e komanduar nga vetė Hurshid Pasha, u rebelua pėr shkak tė pagave tė prapambetura dhe paralizoi gjithēka. Kėshtu kryengritėsit grekė mundėn tė ndėrprisnin lidhjet midis kryekomandantit nė Larisa dhe Omer pashė Vrionit e Mehmet Reshid pashės nė Prevezė e nė Artė, dhe e bėnė tė pamundur hyrjen e tyre nė Akarnani. Mirėpo ky sukses nuk dha fryt, sepse kapedan Varuskioti tradhtoi e kaloi nė anėn e dy pashallarėve. Tradhtia e tij bėri tė mundur sulmin e forcave tė Omer Pashės e tė Mehmet Reshid pashės drejt Akarnanisė e sidomos drejt qytetit tė Misolongjit.
    Mė 3 nėntor 1822 artileria osmane filloi tė godiste forcat greke tė mbyllura nė Misolongji. Por osmanėt nuk ndėrmorėn atėherė sulmin e pėrgjithshėm, i cili filloi vetėm mė 6 janar 1823. Ndėrkaq tė rrethuarve u erdhėn ndihma nga deti, me tė cilat u pėrgatitėn pėr tė pėrballuar sulmin e 6 janarit. Sulmi i pėrgjithshėm dėshtoi dhe pas njė jave, mė 12 janar filloi tėrheqja. Gjatė largimit Mehmet Reshid pasha ndėrmori njė fushatė terrori duke grabitur fshatrat pėrgjatė rrugės. Por edhe grekėt masakruan gjithė myslimanėt qė u ranė nė dorė. Shqiptarėt, tė mėrzitur nga kėto veprime, dezertuan nė masė dhe u morėn vesh me kapedanėt grekė qė u hapėn rrugėt. Kėshtu nga 12 000 ushtarė qė u nisėn nga Preveza, mbetėn nė ushtri vetėm 1 500.
    Pėrgjegjėsia e dėshtimit tė ekspeditės iu ngarkua Hurshid Pashės, i cili u dėnua me vdekje me helmim. Sulltani e ruajti Omer pashė Vrionin me shpresė se ai do tė mund tė grumbullonte forca tė reja. Kėto ngjarje treguan se pėrkrahja e kryengritjes greke nga shqiptarėt qe njė faktor i rėndėsishėm nė dėshtimin e ekspeditės sė vitit 1822 kundėr kryengritjes greke, qė nė atė kohė ishte ende e dobėt.
    Pa pėrfunduar mirė ekspeditėn e parė, Porta vendosi tė organizonte njė tė dytė, por kėtė herė duke shpresuar nė mobilizimin nė masė tė shqiptarėve me ndihmėn e krerėve tė tyre feudalė. Kjo detyrė iu ngarkua sė pari Omer pashė Vrionit.
    Ky vezir u bėri thirrje shqiptarėve qė nė “emėr tė fesė dhe tė sulltanit” tė hynin me forcat e tyre nė radhėt e ushtrisė osmane pėr tė nėnshtruar Akarnaninė. Mirėpo krerėt shqiptarė tė mbledhur nė kuvend vendosėn tė mos dėrgonin forcat e tyre jashtė sanxhakėve shqiptarė dhe tė rrėmbenin armėt vetėm po qe se trojet e tyre do tė sulmoheshin prej grekėve. Nė fakt synime tė tilla shoviniste ndaj trojeve shqiptare u shfaqėn atėherė nė udhėheqjen greke, tė kryesuar nga princi Dh. Ipsilanti. Pėrveē kėsaj nė sanxhakun e Vlorės ziente lufta pėr pushtet midis shtėpisė sė madhe feudale tė Vlorajve, tė kryesuar nga Ismail Beu, qė kėrkonte marrjen e pushtetit nga Sulejman Pasha, tė birit tė vezir Ibrahim Pashės, dhe shtėpisė sė Vrionasve, partizanėt e sė cilės pretendonin qė pushteti i sanxhakut tė vihej nė duart e Hasan Beut, vėllait tė vezirit tė tre sanxhakėve. Nė janar 1823, para se tė mbėrrinte nė Berat thirrja e Omer Pashės, Hasan Beun e dėbuan nga qyteti. Kjo tregoi se bejlerėt shqiptarė nuk e pėrfillėn autoritetin e vezirit dhe se mobilizimi nuk do tė kishte sukses.
    Meqenėse thirrja e Omer Pashės nuk dha rezultatet e pritura, sulltan Mahmudi II kėrkoi nga krerėt shqiptarė tė paraqiteshin me forcat e tyre nė Larisė, ku do tė grumbullohej ushtria perandorake. Fermani iu drejtua Iljaz Podės, Ismail bej Vlorės, Shahin bej Delvinės, Haxhi Ismail Pronjės, Tahir e Mehmet Ēaparit dhe Abdyl bej Kokės. Nė mars tė vitit 1823 sulltani, pasi ia kishte kthyer pėrsėri sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit vezir Mustafa pashė Bushatlliut, e urdhėroi edhe kėtė tė nisej me forcat e Gegėrisė pėr tė nėnshtruar Akarnaninė. Me pėrjashtim tė Iljaz Podės, qė kishte dalė fitimtar nė grindjen me Taho Podėn, ungjin e vet, dhe qė druhej nga ndėshkimi i Omer Pashės, deri nė muajin maj asnjė feudal toskė, lab apo ēam, nuk shkoi nė Larisė. Disa prej tyre, duke pėrfituar nga fakti se Portės sė Lartė i mungonin tė hollat, vunė si kusht pėr pjesėmarrjen nė ushtri akordimin e njė paradhėnieje pėr disa muaj dhe tė njė page mujore prej 100 piastrash pėr ēdo ushtar. Sidoqoftė pas Iljaz Podės u paraqitėn nė Larisė disa bejlerė tė tjerė toskė e gegė, por edhe pas kėsaj nė radhėt e reparteve tė ushtrisė qė u grumbulluan nė Larisė ndodhi diēka e paparė. Ushtarėt, meqė nuk u paguan rrogat, ngritėn krye, rrahėn komandantėt e tyre, kurse kryekomandanti Ahmet Pasha mezi shpėtoi kokėn duke dalė nga dritarja prapa shtėpisė.
    Pas pėrfundimit tė paqes me Persinė, Porta e Lartė nė mesin e vitit 1823 arriti tė gjente fonde dhe tė dėrgonte edhe ushtarė turq. Kėshtu ajo formoi ushtrinė e vet nė Larisė, qė do tė hynte nė veprim menjėherė pas Bajramit. Por edhe nė gjirin e saj, pėrveē mungesės sė disiplinės, u shtua edhe urrejtja e ndėrsjelltė midis shqiptarėve dhe turqve qė shiheshin si tė huaj e armiq.
    Kur ushtria osmane e grumbulluar nė Larisė, por pėrgatitej tė fillonte veprimet luftarake, u nis nga Shkodra pėr nė Akarnani edhe ushtria e vezirit tė Shkodrės. Ndėrkohė, nė Prevezė u formua prej Jusuf Pashės sė Patrasit edhe njė ushtri tjetėr mercenare prej 6 000 vetash, e cila pasi tė bashkohej me atė tė Mustafa pashė Bushatlliut, do tė sulmonte Akarnaninė. Hyrjen e kėtyre dy ushtrive nė Akarnani ishin ngarkuar ta ndalnin kapedanėt kryengritės grekė, qė ishin caktuar tė mbronin krahinėn. Nė tė vėrtetė, atė e ndalėn shqiptarėt e rekrutuar nėn komandėn e Jusuf Pashės. Pasi u morėn vesh me kapedanėt grekė, ata dezertuan nė masė dhe u ndanė nė dy pjesė nga 3 000 veta secila. Kėshtu kjo ushtri u shkri dhe komandanti i saj, i mbetur vetėm, u detyrua tė hipte nė njė barkė e tė strehohej nė njė anije tė flotės osmane qė tė shpėtonte kokėn dhe tė mos binte nė duart e grekėve. Ky dezertim, i paparė ndonjėherė, siē shkruante konsulli francez nė Korfuz, dė Shantal, vėrtetoi plotėsisht “se shqiptarėt myslimanė nuk deshėn tė luftonin kundėr grekėve”. Kėshtu, shqiptarėt ndihmuan edhe njė herė kryengritjen greke.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:37

    Shqiptarėt dhe kryengritja ēlirimtare greke - 2.

    Pas kėsaj ngjarjeje tė jashtėzakonshme, forcat e kapedanėve grekė shkuan nga Akarnania nė rrethin e Agrafės qė tė pengonin marshimin e forcave tė vezirit tė Shkodrės pėr nė Akarnani. Por kėto orvatje tė kapedanėve grekė dėshtuan. Ushtria e vezirit shkodran, e cila me qėllim tė paramenduar nuk u nxitua tė arrinte nė Akarnani dhe nuk pėrdori dhunėn gjatė rrugės sė vet derisa u sulmua nė Karpenisi, mbėrriti pėrpara Misolongjit pa ndonjė pengesė tjetėr. Me kėtė ushtri u bashkua edhe njė forcė prej 3-4 mijė vetash qė solli aty Omer pashė Vrioni. Por, kėto reparte shqiptare tė prirura pėr tė mos luftuar kundėr kryengritėsve grekė, vazhduan tė mbanin qėndrim pasiv, ashtu si edhe ushtria shkodrane dhe, pasi u plotėsua afati gjashtėmujor i pajtimit tė ushtarėve me pagė, filluan tė tėrhiqeshin dhe tė ktheheshin nė vendlindje. “Heqja e rrethimit tė Misolongjit, - shkruante konsulli dė Shantal - nga pashai i Shkodrės sė Shqipėrisė, nuk ėshtė aspak rezultat i ndonjė luftimi ushtarak tė grekėve. Kjo ngjarje ėshtė vetėm fryt i tėrheqjes sė trupave tė pashait nė fjalė, tė cilat ... vendosėn tė kthehen secila nė shtėpi tė vet”.
    Qėndrimi i forcave shqiptare qė u endėn rrugėve ose qė nuk ndėrmorėn thuajse asnjė veprim serioz luftarak si gjatė marshimit, ashtu dhe gjatė “rrethimit” tė Misolongjit, minoi ekspeditėn e vitit 1823.
    Me dėshtim tė plotė pėrfundoi edhe ekspedita e vitit 1824 kundėr kryengritjes greke qė iu ngarkua Dervish pashė Pejės, i cili sulmoi nga ana e Larisės, dhe Omer pashė Vrionit qė u hodh nė anėn e Akarnanisė. Ajo dėshtoi nė radhė tė parė, ngaqė Mustafa pashė Bushatlliu dhe krerėt kryesorė tė Shqipėrisė Jugore kundėrshtuan tė merrnin pjesė nė tė. Pėrveē kėsaj, masakrimi i 300 shqiptarėve nga komanda osmane nė Eube (Negropont), shkaktoi dezertimin e mė shumė se 300 luftėtarėve shqiptarė tė grumbulluar nga veziri Vrionas. Pas kėsaj hemorragjie, ky vezir nuk paraqiste mė ndonjė rrezik pėr forcat greke. Duke u pėrqendruar kundėr Dervish Pashės, ato e thyen edhe atė. Kėshtu, pėr shkak tė qėndrimit dashamirės tė shqiptarėve ndaj kryengritjes greke, pėrfundoi me dėshtim edhe kjo fushatė ndėshkimore osmane.
    Qėndrimi i shqiptarėve, qė me tė drejtė u konsiderua si shkaku kryesor, i cili bėri qė “ushtritė e Rumelisė nuk kryen asnjė shėrbim tė frytshėm”, u kthye nė njė “problem shqiptar”, tė cilin Porta e Lartė e shtroi pėr zgjidhje. Stambolli vendosi atėherė qė Omer pashė Vrioni tė hiqej si i paaftė nga posti qė mbante nė Shqipėrinė Jugore dhe tė transferohej nė sanxhakun e Selanikut; qeverisja e sanxhakut tė Vlorės ku kishte ndikim mė tė fortė shtėpia e vjetėr e Vlorajve, t’i jepej Sulejman pashė Vlorės, kurse derbendėt t’i jepeshin Iljaz bej Pashės. Sanxhakėt e Janinės dhe tė Delvinės si dhe posti i valiut tė Rumelisė e kryekomanda e ekspeditave kundėr Greqisė, t’i jepeshin Mehmet Reshid pashės.
    Me kėto masa, qė pėrbėnin hapin e parė drejt rivendosjes sė funksionarėve osmanė nė Shqipėrinė Jugore, u pajtuan shumica e krerėve tė Shqipėrisė. Kėshtu, Mehmed Reshid pasha, ngriti njė ushtri prej 15 000 vetash, shumica e tė cilėve ishin shqiptarė. Por, kur kjo ushtri hyri nė Akarnani dhe rrethoi Misolongjin, shqiptarėt u trajtuan keq prej kryekomandantit osman. Nė kėto rrethana ata filluan pėrsėri tė dezertonin dhe kundėrshtuan tė merrnin pjesė nė sulmin e pėrgjithshėm qė u ndėrmor nė shtator 1824. Atėherė Mehmet Reshid pasha, tė cilit sulltani i kishte kėrkuar ose Misolongjin ose kokėn, dėrgoi Haxhi bej Gegėn, Veli bej Jaēen dhe Banush aga Sevranin tė merreshin vesh me kapedanėt suliotė pėr t’i bindur qė tė dorėzonin qytetin me tė mirė, sa pa ardhur i biri i Mehmet Ali Pashės sė Egjiptit, i cili kishte zbarkuar nė More. Mirėpo, nė vend qė t’u mbushnin mendjen mbrojtėsve tė Misolongjit pėr tė dorėzuar qytetin, anėtarėt e delegacionit u thanė kapedanėve suliotė tė vazhdonin tė qėndronin, pasi ashtu si Mehmet Reshid pasha, do tė dėshtonte edhe Ibrahim pasha i Egjiptit. Atėherė kryekomandanti osman urdhėroi arrestimin e Haxhi bej Gegės. Me kėtė masė e acaroi gjendjen dhe shpejtoi dezertimin. Ushtarėt gegė u rebeluan, nxorėn nga burgu komandantin e tyre dhe u larguan. Kėshtu bėnė edhe tė tjerėt e sidomos Sulejman pashė Vlora, i cili mėsoi se ndėrkohė ishte shkarkuar nga qeverisja e sanxhakut, i cili i ishte dhėnė Ismail pashė Plasės.
    I mbetur me njė ushtri tė pakėt nė numėr, Mehmet Reshid pasha e hoqi rrethimin e Misolongjit, u tėrhoq nė pozita tė tjera dhe e njoftoi Mahmudin II pėr disfatėn e ekspeditės, dhe se kishte vendosur tė dimėronte aty dhe do tė priste pėrforcime nga qendra.
    Masat qė u morėn pėr likuidimin e “ēėshtjes shqiptare” nuk dhanė rezultat. Feudalėt shqiptarė, siē kishte thėnė Sulejman pashė Vlora nė komisionin qė shqyrtoi kėtė ēėshtje vitin e kaluar, kėrkonin ta qeverisnin vetė vendin e tyre si nė kohėn e Ali pashė Tepelenės. Veprimet e Stambollit u treguan atyre se sjellja nė fuqi e Mehmet Reshid pashės nė sanxhakėt e Janinės dhe tė Delvinės ishte njė hap i madh kundėr vetėqeverisjes sė vendit nga shqiptarėt. Por kjo u duk mė qartė kur nė qershor tė vitit 1826 filloi reforma ushtarake, me asgjėsimin e korpusit tė jeniēerėve.
    Porta e Lartė mbajti njė qėndrim tė veēantė ndaj shqiptarėve, tė cilėt treguan se ishin kundėr sistemit tė ri ushtarak tė quajtur nizami xhedid (nizam-i cedid). Ajo e ndaloi Mehmet Reshid pashėn tė pėrdorte dhunėn pėr tė zbatuar reformėn ushtarake nė Shqipėri dhe urdhėroi ta shtynte atė pėr mė vonė. Sulltani theksonte atėherė se “mė parė duhej zgjidhur problemi grek, prandaj detyra kryesore ishte tė nxirreshin sa mė shumė trupa shqiptare pėr t’i hedhur nė Greqi”. Pas pushtimit e shkatėrrimit nė prill 1826 tė qytetit tė Misolongjit nga trupat egjiptiane-osmane, Stambolli shtroi si synim tė nėnshtronte pjesėn tjetėr tė Greqisė e nė radhė tė parė kėshtjellėn e Akropolit tė Athinės, pėr tė hapur rrugėn drejt Moresė. Nė kėto rrethana Mehmet Reshit pasha e ndryshoi qėndrimin ndaj feudalėve shqiptarė e sidomos ndaj Iljaz Podės, komandantit tė derbendėve, tė cilit filloi t’i paguante rregullisht rrogat e ushtarėve. Pėrveē kėsaj, Porta e Lartė emėroi si myteselim tė sanxhakut tė Janinės Ismail bej Tepelenėn, nipin e Ali Pashės. Qėllimi ishte qė t’u krijohej pėrshtypje shqiptarėve se synimet e tyre pėr vetėqeverisjen e Shqipėrisė Jugore po realizoheshin. Kėtė bindje pati formuar edhe Iljaz Poda, i cili e festoi me gėzim tė madh lajmin e emėrimit tė Ismail bej Tepelenės nė Janinė.
    Luftimet pėr pushtimin e kėshtjellės sė Akropolit, qė filluan nė muajin gusht 1826, pėrfunduan nė qershorin e vitit 1827. Nėn komandėn e gjeneralit anglez Kurē, mbrojtėsit e jashtėm tė kėshtjellės luftuan pa zell, bėnė gabime tė rėnda dhe humbėn betejėn e 6 majit me dėme tė shumta. Ndėrkaq edhe ushtria e Mehmet Reshid pashės nga 18 000 ushtarė qė kishte nė fillim, tani ishte katandisur me 8 000 veta, pėr shkak tė dezertimeve tė shqiptarėve. Nė pamundėsi tė vazhdonte mbrojtjen, garnizoni grek i kėshtjellės kapitulloi dhe ia dorėzoi atė Mehmet Reshid pashės.
    Pas kėsaj fitoreje ky ngriti zėrin kundėr silahdar Iljaz Podės, tė cilin e akuzoi se nuk kishte zbrazur asnjė pushkė kundėr kryengritėsve grekė, madje, i kishte ndihmuar ata fshehurazi. Ai nuk i kishte shkuar nė ndihmė as Ismail bej Tepelenės kur ky ishte rrethuar nė Salona, dhe as Musa bej Qafėzezit nė Rahovė tė Livadhisė ku edhe u vra. Iljaz Poda kishte liruar pengjet e zonave tė Agrafės e tė Patėrxhikut.
    Krerėt shqiptarė iu vunė punės pėr tė diskredituar e hequr Mehmet Reshid pashėn nga pushteti i Shqipėrisė Jugore dhe pėr ta detyruar sulltanin qė t’u linte atyre vetėqeverisjen e vendit. Kėto veprime lehtėsuan kryengritėsit grekė. Qėndrimi i krerėve shqiptarė dhe dezertimet e ushtarėve e penguan kryekomandantin anadollak tė vazhdonte marshimin pėr nė More. Meqė i mbetėn pak forca, ai ra moralisht deri nė atė shkallė sa kėrkoi dorėheqjen nga postet e tij.
    Pėr tė kapėrcyer kėtė gjendje tė vėshtirė qė u krijua nė Shqipėrinė e Jugut, Porta e Lartė i propozoi sulltanit, qė Iljaz Poda tė gradohej pashė dhe t’i jepej qeverisja e sanxhakut tė Tėrhallės, ndėrsa Omer pashė Vrionit t’i jepej qeverisja e tre sanxhakėve tė Shqipėrisė Jugore, por me kusht qė tė dy tė siguronin bashkimin e feudalėve tė tre sanxhakėve shqiptarė rreth tyre pėr tė sulmuar Greqinė dhe tė zbatonin reformėn ushtarake. Silahdar Iljaz Poda, si ēdo feudal tjetėr shqiptar, autoriteti i tė cilit mbėshtetej nė radhė tė parė nė forcat ushtarake me rrogė, nuk e pranoi detyrėn e re. Ai propozoi qė sanxhaku i Tėrhallės t’i jepej Omer pashė Vrionit, kurse ai vetė do tė shėrbente nėn urdhrat e tij. Nga ana tjetėr, ai e njoftoi Portėn e Lartė, me anė tė pėrfaqėsuesit tė vet qė dėrgoi nė Stamboll, se feudalėt shqiptarė nuk mund tė bashkoheshin pėr tė shkuar kundėr grekėve. Kėtė nuk mund ta bėnin jo vetėm pse ishin kundėr zbatimit tė reformės ushtarake, por edhe sepse ky bashkim konsiderohej thuajse i pamundur nė kohėn kur Fuqitė e Mėdha, me protokollin e 4 prillit 1827, kishin vendosur tė pėrkrahnin ēėshtjen greke. Ai i bėri tė qartė Portės sė Lartė se nė kėto kushte nuk duhej tė shpresonte nė pjesėmarrjen e shqiptarėve nė luftėn kundėr Greqisė.
    Ndėrkaq, Fuqitė e Mėdha evropiane qė kishin kėrkuar pezullimin e veprimeve luftarake tė Ibrahim Pashės sė Egjiptit kundėr Moresė dhe Hidrės, mė 19 tetor 1827 shkatėrruan flotėn osmane nė gjirin e Navarinit.
    Porta e Lartė refuzoi kushtet e Fuqive tė Mėdha pėr tė njohur pavarėsinė e popullit grek, dhe, duke shpresuar se do tė gjente pėrkrahje nga shtetasit e vet myslimanė, nga kleri dhe feudalėt, filloi pėrgatitjet pėr tė kundėrvepruar. Pėr tė tėrhequr feudalėt shqiptarė, sulltani emėroi Omer pashė Vrionin nė krye tė sanxhakut tė Tėrhallės, mirėpo qeverisjen e Shqipėrisė Jugore, duke pėrfshirė edhe sanxhakun e Vlorės, ia la pėrsėri Mehmet Reshid pashės. Ky vazhdoi tė ngulte kėmbė qė Shqipėria Jugore tė mos binte nė duart e feudalėve vendas. Pas kėsaj, shumica e krerėve shqiptarė nuk u bashkua me Portėn. Pakėnaqėsinė e tyre ata e shfaqėn hapur, veēanėrisht gjatė luftės ruso-turke qė u shpall mė 14 mars 1828.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:38

    Kuvendi i Beratit (nėntor 1828)

    Gjatė pėrgatitjeve qė Porta e Lartė po bėnte pėr tė pėrballuar presionin e Fuqive tė Mėdha nė favor tė ēėshtjes greke, sulltani, ashtu si gjithė myslimanėve tė perandorisė, edhe myslimanėve shqiptarė u bėri thirrje tė rrėmbenin armėt pėr tė mbrojtur “fenė e shtetin”.
    Mehmet Reshid pasha urdhėroi krerėt feudalė tė Shqipėrisė Jugore tė paraqiteshin nė Janinė bashkė me luftėtarėt e tyre. Kėtij urdhri nuk iu bind sė pari Iljaz Poda, megjithėse veziri anadollak i kishte dėrguar njoftime se e kishte falur pėr qėndrimet e kaluara. Pėr ta bindur Iljaz Podėn, ndėrhyri edhe Porta e Lartė, e cila, nė tė njėjtėn kohė, e kėrcėnoi se do ta ndėshkonte po tė mos bindej. Iljazi nuk iu bind as Portės dhe, bashkė me krerėt e tjerė qė ndoqėn shembullin e tij, filloi punėn pėr t’i dėbuar Mehmet Reshid pashėn dhe funksionarėt e tjerė nga Shqipėria Jugore.
    Ndėrkohė kryengritja greke, qė ishte ēoroditur nga goditjet e forta tė ushtrive osmane-egjiptiane, me pėrkrahjen e Fuqive tė Mėdha filloi tė ringjallej. Meqė nė kėtė kohė dhe ushtritė e Portės ishin larguar nga Moreja, ndėrsa forcat e tjera osmane duke pėrfshirė edhe ato tė Omer pashė Vrionit e tė Ismail pashė Plasės ishin pėrqendruar nė luftėn me rusėt, Stambolli urdhėroi Valiun e Rumelisė tė organizonte njė ekspeditė tė re kundėr grekėve. Por edhe kjo ekspeditė mund tė ndėrmerrej vetėm me ndihmėn e feudalėve shqiptarė.
    Feudalėt shqiptarė, jo vetėm pse ushqenin simpati pėr ēėshtjen greke, por edhe sepse ishin tė bindur se ajo do tė triumfonte, dhe pse e quanin me rrezik pėr interesat e tyre dhe pėr vendin, pjesėmarrjen nė ekspeditė, nuk pranuan tė angazhohen nė luftėn kundėr Greqisė. Ata e shihnin kėtė veprim si njė nga rrugėt pėr tė dėbuar Mehmet Pashėn dhe funksionarėt e tjerė osmanė nga Shqipėria Jugore. Iljaz Poda, Ismail bej Vlora dhe Shahin bej Delvina, vendosėn qė pėr kėtė ēėshtje tė thirrej njė kuvend i gjerė i pėrfaqėsuesve tė krerėve shqiptarė. Ndėrkaq, para se tė mblidhej kuvendi, ata hynė nė bisedime me qeverinė greke pėr tė pėrcaktuar qėndrimin qė do tė mbanin tė dyja palėt nė konfliktin qė kishte shpėrthyer. Gjatė bisedimeve tė dyja palėt u zotuan tė mos sulmonin trojet e njėri-tjetrit.
    Pas kėsaj marrėveshjeje, nė javėn e parė tė muajit nėntor 1828, u mblodh nė Berat kuvendi i krerėve shqiptarė. Kuvendi i zhvilloi punimet e veta nė mbledhje tė fshehta, qė zgjatėn nga 6 deri mė 8 tė atij muaji dhe u mbajtėn nėn kryesinė e Ismail bej Vlorės, Iljaz Podės dhe Shahin bej Delvinės. Nė kuvend u diskutua kryesisht pėr ēėshtjen e qeverisjes dhe u theksua se funksionarėt osmanė kishin pėrqendruar nė duart e tyre tė gjitha privilegjet, duke dėbuar vendasit. Prandaj u vendos qė tė thyhej autoriteti i vezirit nga Kytahijaja e Anadollit, ta largonin atė nga qeverisja e Shqipėrisė dhe nėse ai do tė zėvendėsohej me tė tjerė, edhe kėta tė dėboheshin duke u krijuar pengesa, derisa pushteti i vendit tė pėrqendrohej nė dorėn e shqiptarėve. Mendohej qė ky synim tė arrihej para se Stambolli tė zgjidhte mosmarrėveshjet e veta me Fuqitė e Mėdha, sepse kur Mehmet Reshid pashės t’i liroheshin duart, u tha nė kuvend, ai do tė hakmerrej ashpėrsisht ndaj tyre dhe do ta nėnshtronte vendin duke pėrdorur shqiptarėt kundėr shqiptarėve.
    Mė 9 nėntor, tė dėrguar nga Mehmet Reshid pasha, mbėrritėn nė Berat, Sulejman bej Konica dhe Tahir aga Abazi, qė kėrkuan pėrgjigjen e shqiptarėve ndaj thirrjes sė vezirit. Krerėt e kuvendit i kthyen prapa duke u kumtuar se pėrgjigjen do t’ia jepnin vezirit me gojė nė Zicė, ku do tė paraqiteshin me forcat e tyre. Ata mendonin t’i njoftonin Mehmet Reshid pashės se pranonin tė merrnin pėrsipėr mbrojtjen e kufijve tė Shqipėrisė Jugore me forcat e tyre, por me kusht qė, pėrveē sigurimit tė ushqimit dhe municioneve, t’i jepej sanxhaku i Vlorės pėr qeverisje Ismail bej Vlorės, sanxhaku i Delvinės Shahin bej Delvinės dhe derbendėt e sanxhaku i Tėrhallės, Iljaz bej Podės. Ndėrsa pėr trupat qė do tė nevojiteshin pėr t’u pėrdorur jashtė kufijve tė Shqipėrisė Jugore, kundėr trupave franceze ose greke, kėrkonin sigurimin e pagave tė ushtarėve. Kėrkesat e krerėve tė kuvendit synonin nė tė vėrtetė dėbimin e Mehmet Reshid pashės dhe tė funksionarėve osmanė nga Shqipėria Jugore.
    Mehmet Reshid pasha, qė u informua mbi vendimet e kuvendit nga njė agjent i tij i fshehur nė radhėt e pjesėmarrėsve tė kuvendit, nuk u paraqit nė Zicė, por dėrgoi tre pėrfaqėsues tė tij. Krerėt e kuvendit tė Beratit e kuptuan kėtė shmangie tė vezirit, ndaj u larguan dhe nuk morėn pjesė nė ekspeditė, qė nuk u arrit tė ndėrmerrej. Sipas shembullit tė tyre edhe feudalėt ēamė, qė kishin pranuar nė njė farė mėnyre tė shkonin nėn urdhrat e Mehmet Reshid pashės, jo vetėm hoqėn dorė, por dėbuan forcat dhe pėrfaqėsuesit e tij nga Paramithia. Ky veprim shėnoi fillimin e lėvizjes feudale shqiptare pėr vetėqeverisjen e vendit si nė kohėn e Ali pashė Tepelenės.
    I demoralizuar nga dėshtimi qė pėsoi dhe i shqetėsuar se mos dėbohej me forcė, Mehmet Reshid pasha edhe kėtė herė kėrkoi tė hiqej nga postet qė mbante. Mirėpo Porta e Lartė nuk e pranoi kėtė kėrkesė dhe, meqenėse feudalėt shqiptarė u mjaftuan vetėm me kėto akte dhe nuk ndėrmorėn veprime pėr tė pastruar sanxhakun e tyre nga funksionarėt osmanė, Stambolli hartoi njė plan tjetėr, pėr tė vrarė krerėt kryesorė shqiptarė - Ismail bej Vlorėn dhe Iljaz Podėn, dhe tė shpėrndante kėshtu besėlidhjen e Beratit, ta shtypte atė ose ta detyronte t’u bindej urdhrave tė pushtetit qendror. Pėr t’ia arritur kėtij qėllimi, u pėrhap fjala se Mehmet Reshid pasha do tė hiqej nga detyra e vet pėr shkak se u tregua i pazoti pėr ta bėrė Besėlidhjen Shqiptare njė mbėshtetje tė perandorisė nė periudhėn e krizės sė asaj kohe. Njėkohėsisht iu dėrguan Ismail bej Vlorės fermani i emėrimit tė tij si qeveritar i sanxhakut tė Vlorės me gradėn pashė me dy tuja dhe Iljaz bej Podės, fermani i emėrimit tė tij si komandant i pėrkohshėm i Janinės derisa tė mbėrrinte aty Ismail bej Tepelena.
    Ismail bej Vlora ra nė kurthin e kurdisur dhe shkoi nė Janinė, ku mė 5 janar 1829, kur po ngjiste shkallėt e sarajit, u vra nga njerėzit e Mehmet Reshid pashės. Ndėrsa Iljaz Poda shpėtoi, sepse nuk shkoi nė Janinė. Por vrasja e Ismail bej Vlorės nuk i vėrtetoi shpresat e Portės sė Lartė pėr tė nėnshtruar shqiptarėt. Pėrkundrazi, lėvizja mori karakterin e njė revolte tė vėrtetė, qė u shoqėrua me dėbimin e funksionarėve osmanė dhe me vendosjen e pushtetit tė parisė shqiptare nė krahinat pėrreth Janinės, nė Zagori, Konicė, Mecovė. Qėllimi ishte qė Mehmet Reshid pasha tė largohej. Ky i fundit, pasi i kumtoi Portės se pėr tė nėnshtruar shqiptarėt duheshin pėrdorur forca tė mėdha ushtarake, u pėrgatit tė largohej nga Shqipėria. Ndėrkohė, sulltani e ngarkoi me detyrėn e Vezirit tė Madh dhe tė kryekomandantit tė ushtrisė nė luftėn kundėr Rusisė. Ky vendim u shpall nė Janinė mė 6 shkurt 1829.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:39

    Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

    Me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat ushtarėve, njė varg komandantėsh tė tjerė shqiptarė u larguan nga shėrbimi zyrtar. Ndėrkohė, Besėlidhja e Beratit kishte mundur tė tėrhiqte nė anėn e vet edhe disa kapedanė grekė qė qėndronin nė krahinat e tyre pėr t’i mbrojtur nga dhuna osmane. Por radhėt e saj u shtuan edhe me krerė tė tjerė shqiptarė tė pakėnaqur nga Porta e Lartė. Nė kėto rrethana u krijua nė sanxhakun e Janinės njė gjendje e turbullt.
    Megjithėse sulltani nuk ia hoqi menjėherė Mehmet Reshid pashės detyrat e valiut tė Rumelisė dhe tė vezirit tė tre sanxhakėve tė Shqipėrisė Jugore, pėr tė mos ia ulur autoritetin nė sytė e shqiptarėve, pas largimit tė tij pėr nė front, e ngarkoi me detyrėn e valiut tė Rumelisė dhe tė qeveritarit tė sanxhakut tė Tėrhallės e tė nazėrit (mbikėqyrės, ministėr - shėn. i aut.), tė derbendėve ish-Vezirin e Madh, Mehmet Selim pashėn. Ndėrsa nė postin e qeveritarit tė tė tre sanxhakėve shqiptarė u emėrua, me gradėn e vezirit Mahmud Hamdi pasha, njė nga vartėsit e Mehmet Reshid pashės. Edhe pas dėrgimit tė tij nė front, Mahmudi II ia besoi pushtetin nė Shqipėri njė funksionari osman. Kjo tregonte edhe njė herė se ai nuk donte tė kėnaqte kėrkesėn e krerėve feudalė shqiptarė pėr vetėqeverisje, sepse, siē shprehej ai, “shqiptarėt do tė vazhdonin turbullirat e nuk do tė shėrbenin si duhej, dhe se kėtė do ta bėnin kur mbi ta tė ushtrohej njė dhunė e fortė nga ana e shtetit”. Megjithatė, pėr tė ulur hovin e lėvizjes nė Shqipėrinė Jugore dhe sidomos, pėr tė nxitur mė tej rivalitetin dhe armiqėsitė midis krerėve kryesorė tė kėsaj lėvizjeje, sulltani kėrkoi nga Mehmet Selim pasha qė tė thėrriste Iljaz Podėn nė detyrėn e myteselimit tė sanxhakut tė Tėrhallės dhe tė agait tė derbendėve.
    Pas kėtyre emėrimeve, nė vargun e feudalėve tė rebeluar u pėrfshi edhe Asllan bej Puēeja, ish-myteselim i sanxhakut tė Tėrhallės, njė nga krerėt mė nė zė tė Shqipėrisė Jugore, qė mbeti pa ndonjė post zyrtar. I pakėnaqur ishte edhe Ismail bej Qafėzezi i Kolonjės, tė cilit Mehmet Reshid pasha i kishte premtuar myteselimllėkun e Tėrhallės. Po ashtu, nė kėtė grup u radhit edhe Myslim Beu, vėllai i Veli bej Jaēes, komandant i Prevezės e i Artės, i cili ishte njė tjetėr feudal shqiptar po aq i fuqishėm sa Iljaz Poda ose Asllan Beu. Mehmet Reshid pasha i kishte premtuar Myslim Beut agallėkun e derbendėve, qė nuk iu dha. Nė kėto kushte gjendja e turbullt u thellua nė Shqipėrinė Jugore dhe nė tė njėjtėn kohė u shtuan armiqėsitė dhe rivaliteti midis krerėve kryesorė.
    I braktisur nga njė pjesė e mirė e komandantėve shqiptarė, veziri Mahmud Hamdi pasha u detyrua tė thėrriste nė Janinė Veli bej Jaēen. Me kėtė veprim Veli bej Jaēja, qė konsiderohej ndėr feudalėt e fuqishėm shqiptarė, pėrveē Prevezės dhe Artės, vuri nėn komandėn e vet edhe kėshtjellėn e Janinės, ndėrsa veziri osmanlli u gjend nė mėshirėn e tij. Nė kėtė kohė edhe Vlora e rrethi i saj kishin rėnė nė duart e Beqir bej Vlorės, vėllait tė Ismail Beut, ish-kryetarit tė Besėlidhjes sė Beratit, ndėrsa qyteti i Beratit kishte rėnė nė duart e Tafil Buzit. E njėjta gjendje ishte krijuar edhe nė sanxhakun e Delvinės, ku Shahin bej Delvina, bejlerėt e Gjirokastrės dhe ata tė Ēamėrisė, vepronin me kokė tė vet, pa pyetur pėr autoritetin e Mahmut Hamdi pashės.
    Meqenėse ky vezir nuk solli ndonjė shėrbim, Porta e Lartė e hoqi dhe e dėrgoi nė frontin rus, ku Mehmet Reshid pasha po pėsonte disfata mbas disfatash. Detyrėn e qeverisjes sė Shqipėrisė Jugore Porta ia ngarkoi valiut tė Rumelisė. Ky, me qėllim qė tė shtinte nė dorė komandėn e kėshtjellės sė Janinės, kėrkoi ndihmėn e njėrit prej feudalėve shqiptarė, Latif Efendiut. Ndėrkaq, i premtoi komandantit tė saj, Veli bej Jaēes, se do t’i paguante rrogat e ushtarėve nėse ky i largonte trupat e tij nga Janina. Por kėto orvatje nuk patėn sukses. E gjithė Shqipėria Jugore si dhe Tėrhalla e derbendėt, ranė nė fakt nė duart e feudalėve shqiptarė.
    Pasi njohu pavarėsinė e Greqisė (1830), Porta e Lartė u mor tėrėsisht me nėnshtrimin e Shqipėrisė, e cila pėr shkak tė popullsisė sė saj, qė nė shumicė ishte myslimane, bashkė me Bosnjėn, konsideroheshin si dy mbėshtetjet e pushtetit osman nė Rumeli. Detyrėn e nėnshtrimit tė Shqipėrisė sė Jugut sulltani ia ngarkoi Vezirit tė Madh, Mehmet Reshid pashės. Pas kėsaj do tė fillonte nėnshtrimi i Shqipėrisė Veriore dhe do tė zbatoheshin nė vend reformat centralizuese, sidomos ajo ushtarake.
    Pa u larguar akoma nga Edreneja, Veziri i Madh emėroi tė birin, Emin Pashėn, si qeveritar tė Janinės, Mahmud Hamdi pashėn si qeveritar tė Tėrhallės dhe si komandant tė derbendėve, Iljaz Podėn. Sipas mendimit tė sulltanit, ai duhet ta emėronte kėtė tė fundit myteselim tė sanxhakut tė Vlorės me titullin “Kapėxhėbash (kryeportier - shėn. i aut.) i Oborrit”, por kjo nuk pati efekt, sepse Iljaz Poda ishte kundėrshtari kryesor i qeverisjes sė Shqipėrisė Jugore nga osmanėt.
    Nga Edreneja Mehmed Reshid pasha mbėrriti nė Manastir, ku ftoi krerėt shqiptarė e sidomos Iljaz Podėn, Asllan bej Puēen dhe Veli bej Jaēen etj., tė paraqiteshin nė selinė e tij pėr tė biseduar pėr ēėshtje tė organizimit tė ushtrisė dhe tė pagesave tė prapambetura.
    Asllan bej Puēja, qė kishte qenė nė luftė me forcat e Vezirit tė Madh nė Alasonjė, i ndėrpreu luftimet dhe, pasi u takua me Veli bej Jaēen nė Mecovė, vendosėn tė shkonin bashkėrisht nė Manastir tė shoqėruar me kontingjente tė forta ushtarėsh, pėr tė parandaluar ndonjė pabesi dhe pėr t’i shkėputur vezirit tė drejtat qė pretendonin.
    Ndėrsa Asllan Beu e Veli Beu shkuan nė Manastir, Iljaz Poda, qė nuk i zuri besė Vezirit tė Madh, u tėrhoq nė zonėn e Dangėllisė dhe filloi pėrgatitjet pėr t’u mbrojtur nė malin e Melesinit nė rast se sulmohej nga forcat qeveritare, qė mund tė vinin kundėr tij nga Korēa ose Janina.
    Mehmed Reshid pasha nuk kishte aspak ndėrmend tė bisedonte me krerėt shqiptarė qė erdhėn nė Manastir, pėrkundrazi, ai kishte marrė masat pėr t’i likuiduar ata me pabesi. Pikėrisht nė kėtė kohė ai i preu kokėn nė Berat Hasan bej Vrionit dhe vari nė Manastir Shaban Gegėn, qė kishte zėnė rob nė Janinė. Ndėrsa ndaj bejlerėve qė mbėrritėn nė Manastir, Mehmet Reshit pasha, pasi u bėri njė pritje madhėshtore, organizoi mė 9 gusht njė masakėr tė paparė. Nė kėtė ditė ai i ftoi ata tė merrnin pjesė nė njė stėrvitje tė reparteve tė rregullta ushtarake qė u bė jashtė qytetit. Kėtu ata do tė hanin edhe drekėn nė njė kopsht tė hapur. Mirėpo sapo mbėrritėn nė vendin e ceremonisė, dy tė ftuarit e parė, Veli Jaēe beu dhe Asllan Puēe beu, ushtarėt qė stėrviteshin i kthyen pushkėt kundėr tyre dhe hapėn zjarr mbi ta. Kėshtu tė qėlluar nė befasi, dy bejlerėt shqiptarė dhe shoqėruesit e tyre nuk mundėn tė bėnin veēse njė qėndresė tė vogėl. Veli Beu u vra nė vend, kurse Asllan Beu, tė cilit iu plagos kali, u godit dhe iu pre koka. Pas tyre, po atė ditė tė 9 gushtit u vranė tė masakruar po nė vendin e ceremonisė edhe 800-1 000 shqiptarė kurse 400-500 tė tjerė u zunė robėr.
    Njė veprim i ngjashėm dhe i pabesė u krye edhe nga i biri i Vezirit tė Madh, Emin Pasha, ndaj Myslim Beut e Kapllan Beut, i pari vėlla i Veli Beut, ndėrsa i dyti i Asllan Beut. Kapllan Beu mundi tė shpėtonte por, para se tė largohej nga Janina, bėri njė akt tė pakuptimtė e barbar, dogji thuajse gjysmėn e qytetit.
    Me masakrėn e Manastirit dhe tė Janinės Mehmet Reshid pasha synonte t’u jepte njė mėsim krerėve tė tjerė shqiptarė dhe t’i bėnte qė tė nėnshtroheshin.
    Kjo masakėr, qė zhduku krerėt mė tė rėndėsishėm tė lėvizjes shqiptare tė Jugut, arrestimi i familjeve tė luftėtarėve tė garnizoneve tė qyteteve tė Shqipėrisė Jugore, konfiskimi i pasurive tė tyre si dhe presioni i vazhdueshėm i forcave qeveritare mbi popullsinė, bėnė qė feudalėt shqiptarė tė hiqnin dorė nga lėvizja. Megjithėse njė pjesė e tyre u hodh nė male pėr njė farė kohe, lėvizja u topit, pėr t’u gjallėruar mė pas, nė mesin e muajit prill 1831, kur feudalėt e jugut mbėshtetėn luftėn e Mustafa pashė Bushatlliut kundėr reformave centraliste nė Shqipėrinė Veriore.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:40

    7. LĖVIZJA PĖR VETĖQEVERISJE NĖ SHQIPĖRINĖ VERIORE.
    SHEMBJA E PASHALLĖKUT TĖ SHKODRĖS

    Mustafa pashė Bushatlliu nė luftėn ruso-osmane tė viteve 1828-1829

    Porta e Lartė, qė kėrkonte me ēdo kusht tė shuante kryengritjen greke, nė pranverėn e vitit 1824 e urdhėroi vezirin Bushatlli, pa mbėrritur mirė nė Shkodėr nga Akarnania, tė nisej pėrsėri kundėr lėvizjes greke. Por ky nuk pranoi jo vetėm pse kėrkonte tė ruante forcat e veta pėr t’u bėrė ballė turbullirave brenda pashallėkut dhe pėr t’u mbrojtur nga rivali i tij, Dervish pashė Peja, qė ishte emėruar vali i Rumelisė, por edhe sepse ushtarakėt shkodranė e malėsorėt nuk dėshironin tė ktheheshin nė Greqi ku, krahas tė tjerave, kishin shpėrthyer edhe epidemitė.
    Megjithatė, mė 1825, si Bushatlliu, ashtu dhe pashallarėt kosovarė u detyruan tė dėrgonin nėn komandėn e valiut tė Rumelisė, Mehmet Reshid pashės, kontingjentet e tyre ushtarake, por kur panė trajtimin e keq tė shqiptarėve nga kryekomandanti osman, qė po i pėrdorte ata si mish pėr top, i tėrhoqėn forcat e tyre. Kjo shkaktoi zemėrimin e valiut, qė ra sidomos mbi Mustafa Pashėn e Shkodrės.
    Veziri Bushatlli, pushteti i tė cilit ende nuk ishte konsoliduar si duhej, u mundua t’u shmangej sa mė shumė detyrimeve ndaj pushtetit qendror. Kėshtu veproi atėherė edhe shumica e pashallarėve kosovarė. Mirėpo Mehmet Reshid pasha pėrsėri shkaktoi ngatėrresa midis tyre. Me kryengritjen qė nxiti nė marsin e vitit 1826 nė Prishtinė kundėr Jashar Pashės, kunatit tė Tahir pashė Bushatlliut, dhe me njė komplot qė organizoi nė muajin maj tė tė njėjtit vit nė Shkodėr pėr tė vrarė Mustafa Pashėn e pėr tė sjellė nė fuqi Tahir Pashėn, ai arriti tė pėrēante pashallarėt gegė. Pėrēarja u thellua mė shumė me shpalljen e reformės ushtarake, pasojat e rėnda tė sė cilės pėr pushtetin e tij, veziri shkodran, edhe pse me vonesė, i kuptoi dhe e kundėrshtoi sė bashku me krerėt feudalė boshnjakė, tė cilėt u shpallėn gjithashtu haptazi kundėr saj. Mirėpo, edhe pse sistemi i ri ushtarak binte ndesh gjithashtu me interesat e pashallarėve kosovarė, kėta jo vetėm nuk ndoqėn veprimin e Bushatlliut, por iu kundėrvunė atij duke ndihmuar pėrfaqėsuesin e Portės sė Lartė nė Bosnjė, vezir Abdurrahman Pashėn. Ky mundi ta paralizonte pėr njė kohė lėvizjen boshnjake dhe pas kėsaj filloi tė vepronte kundėr Mustafa Pashės duke bėrė presion nė kufijtė e pashallėkut tė tij me anėn e forcave tė pashallarėve tė Shkupit e tė Prizrenit. Por edhe kėto veprime u ndalėn, pasi Bushatlliu dėrgoi kundėr kėtyre dy pashallarėve shqiptarė njė ushtri prej 14 000 vetash. Pas kėsaj Porta e Lartė, u detyrua tė ndėrhynte pėr ndėrprerjen e konfliktit.
    Nė vitin 1826 veziri Bushatlli kundėrshtoi tė dėrgonte forca ushtarake nė Greqi. Mirėpo Porta e Lartė, qė po shkonte drejt njė konflikti tė madh me Fuqitė e Mėdha evropiane, tė cilat filluan tė ndėrhynin hapur nė favor tė njohjes sė Greqisė si shtet mė vete, nuk hoqi dorė nga pėrpjekjet pėr ta tėrhequr atė dhe pėr tė pėrdorur me ndihmėn e tij potencialin ushtarak tė Gegėrisė. Porta kėrkoi prej Mustafa Pashės tė ngrinte njė ushtri prej rreth 40 000 vetash tė pėrbėrė prej ushtarėsh shqiptarė gegė, duke i dėrguar edhe listėn e pashallarėve, tė bejlerėve dhe tė kapedanėve qė do tė hynin nėn komandėn e tij. Ai u porosit me kėtė rast, qė t’i trajtonte si kryengritės tė gjithė ata krerė qė nuk do t’i bindeshin.
    Ky urdhėr e joshi Bushatlliun, sepse do t’i shėrbente para sė gjithash, forcimit tė autoritetit tė tij nė Gegėri. Por kėtij urdhri kundėrshtuan t’i bindeshin Abaz Pasha i Dibrės dhe Mehmet Pasha i Matit. Kapedani i Mirditės, qė u ngarkua pėr t’i bindur kėta tė bashkėpunonin, tėrhoqi pas Bushatlliut feudalin e Matit, kurse atė tė Dibrės nuk arriti ta bindte. Nė kėto rrethana, nė nėntor tė vitit 1827, Mustafa Pasha nisi kundėr tij 18 000 ushtarė. Ndėrkaq edhe feudalėt dibranė u pėrēanė. Kundėr Abaz Pashės u ngritėn malėsorėt dibranė. I shqetėsuar se mund tė vritej nga njerėzit e vet, Abaz Pasha u arratis. Kėshtu Mustafa Pasha mundi tė konsolidonte pozitėn e vet edhe nė kėto treva. Ndėrkohė Porta e Lartė gradoi si mirmiran djalin e tij tė madh, Mahmud Beun, dhe vazhdoi ta joshte kėtė kundėrshtar tė reformave pėr aq kohė sa pati nevojė pėr mbrojtjen e kufijve tokėsorė e detarė tė perandorisė. Kėto ishin rrethanat nė tė cilat u gjend Pashallėku i Shkodrės dhe pėrgjithėsisht Shqipėria e Veriut dhe ajo e Verilindjes nė prag tė fillimit tė luftės ruso-turke tė vitit 1828-1829.
    Fillimi i kėsaj lufte solli pushtimin nga ushtria ruse tė Vllahisė dhe tė Moldavisė. Ushtria osmane nė kushtet kur nuk i erdhi nė ndihmė as kontingjenti i fortė ushtarak boshnjak qė ishte paraparė tė dėrgonte veziri i Bosnjės, nuk e ndali dot vrullin e rusėve. Ndėrkaq, mė 8 qershor 1828 shpėrtheu kryengritja e krerėve boshnjakė kundėrshtarė tė reformave. Kjo bėri qė edhe kontingjenti ushtarak i Bosnjės qė ishte nė rrugė drejt frontit rus, tė mos arrinte atje dhe tė shkrihej krejtėsisht.
    Nė kėtė gjendje tė vėshtirė Porta i drejtoi sytė nė Shqipėri. Duke pasur si synim qė forcat e Shqipėrisė Veriore t’i pėrgatiste pėr frontin e Danubit, Porta dėrgoi nė Shkodėr njė funksionar tė Lartė, i cili u ngarkua tė formonte njė ushtri tė fortė dhe sipas sistemit tė ri ushtarak. Por urdhri u anulua, kur Mustafa Pasha i deklaroi sulltanit se shqiptarėt gegė e urrenin atė sistem, dhe pėr rrjedhojė ishte rrezik qė tė hidheshin nė kryengritje sikurse ndodhi nė Bosnjė. Atėherė Porta pranoi qė pėrgatitja e ushtrisė tė bėhej sipas sistemit tė vjetėr, por me kusht qė pashai shkodran tė nisej drejt Danubit pėr tė zhbllokuar nė radhė tė parė Vidinin, qė rrezikohej tė rrethohej prej rusėve e tė binte nė duart e tyre.
    Pėr tė mėnjanuar humbjet e mėdha qė do tė pėsonin forcat e tij ushtarake nė njė luftė fundi i sė cilės po dukej qartė, Mustafa Pasha bėri tė gjitha pėrpjekjet pėr tė vonuar nisjen e tyre nė frontin e Danubit. Pėr kėtė i dhanė dorė disa ngjarje jo tė parėndėsishme. E tillė ishte kėrkesa qė Mali i Zi i bėri carit rus pėr tė dėrguar kuadro e tė holla pėr tė gozhduar nė vend pashallarėt e zonave kufitare shqiptare dhe pėr t’i penguar tė niseshin pėr nė front. Njė ngjarje tjetėr e tillė ishte kryengritja e zonės sė Peshterit, ku Bushatlliu dėrgoi njė forcė prej 4 000 vetash. Mė nė fund, ai pėrfitoi edhe nga fakti qė as pajisjet dimėrore dhe as fondet e tė hollave e pėr pasojė, as forcat e vartėsve tė tij, nuk i mbėrritėn me kohė. Nė kėto rrethana, Bushatlliu kėrkoi shtyrjen e kohės sė nisjes sė tij pėr nė pranverėn e vitit 1829, tė cilėn Porta u detyrua ta pranonte.
    Sapo mori vesh se Mehmed Reshid pasha u emėrua Vezir i Madh dhe kryekomandant, Mustafa Pasha me qėllim qė tė mos vihej nėn vartėsinė e tij tė drejtpėrdrejtė, kėrkoi nga Porta e Lartė ta lejonte qė me forcat e veta, me ato tė pashallarėve kosovarė dhe me 20 000 ushtarė boshnjakė, tė formonte njė ushtri tė madhe prej 60 000 vetash, qė do tė vepronte nė sektorin e Vidinit. Sulltani e pranoi kėtė propozim duke menduar se kjo, edhe pse mund tė mos i sillte dobi ushtarake, do t’i sillte pėrfitime me karakter politik, do t’i duhej pėr bisedimet pėr paqe qė kishte ndėrmend t’i fillonte sė shpejti.
    Nė literaturėn e huaj e sidomos nė atė franceze ėshtė pohuar se fermani i sulltanit pėr tė caktuar Bushatlliun si komandant tė pavarur nė sektorin e Vidinit, u nxor falė ndėrmjetėsisė qė princi Milosh i Serbisė bėri pranė Portės. Ky pohim nuk qėndron, sepse nė dokumentacionin osman nuk bėhet fjalė fare pėr njė ndėrmjetėsim tė tillė pėr kėtė emėrim. Edhe vonesa e nisjes sė Bushatlliut pėr nė front, nė kėtė literaturė lidhet me princ Miloshin, i cili e paska siguruar atė se rusėt do ta ndihmonin tė bėhej sundimtar i pavarur po qe se nuk do tė merrte pjesė nė luftėn kundėr tyre. Por, siē treguan ngjarjet e mėvonshme, edhe ky pohim ėshtė po aq i pabazuar sa edhe i pari.
    Bushatlliu duhej tė ishte nisur mė 15 maj, por doli nga Shkodra vetėm mė 6 qershor. Kjo ndodhi pėr shkak se nė atė kohė banorėt e Ljeshko Poljes, tė Kuēit dhe tė Piprit, jo vetėm nuk pranuan tė dėrgonin ushtarėt, pėr tė cilėt kishin marrė edhe paradhėniet, por sulmuan kėshtjellėn e Shpuzės dhe tė Zhabjakut. Mustafa Pashės, para sė gjithash, iu desh tė sqaronte, se mos kėto sulme i kishte organizuar Vladika dhe tė dėrgonte kundėr tri krahinave rebele njė forcė prej 5 000 vetash.
    Mė 6 qershor, pasi la si zėvendės djalin e vet, Mahmud Pashėn, dhe kėshilltar tė tij Xheladin Beun e Ohrit dhe, pasi mbylli nė pallat kushėrinjtė rivalė, Tahir Pashėn e Dervish Beun, Bushatlliu u nis pėr nė frontin e Danubit. Duke menduar se ndėrkaq do tė sheshoheshin mosmarrėveshjet ruso-turke, pėr tė cilat kishin filluar bisedimet pėr paqe, ai i imponoi ushtrisė sė tij prej 20-25 000 vetash (me tė nuk u bashkuan as boshnjakėt e as forcat e disa pashallarėve shqiptarė), njė marshim tė ngadalshėm dhe vetėm mė 6 korrik mbėrriti gjysmė ore afėr Vidinit, ku vendosi kampin e vet.
    Ndėrsa ndėrmjetėsit e tė dy perandorive ndėrluftuese kishin filluar bisedimet pėr paqe, ushtritė osmane pėsuan disfata tė rėnda. Pasi dogjėn flotėn osmane nė Detin e Zi, pasi pushtuan kėshtjellėn e Silistrės dhe e detyruan Mehmet Reshid pashėn tė futej nė kėshtjellėn e Shumlės, rusėt kėrkuan si kusht pėr pėrfundimin e paqes dorėzimin e njė numri fortesash, ndėr tė cilat edhe atė tė Shumlės. Nė rast tė kundėrt, e kėrcėnuan ata Portėn, paqja do tė nėnshkruhej nė Stamboll. Kėto fitore u dhanė mundėsi rusėve tė drejtoheshin nė Edrene dhe prej aty drejt Stambollit, prandaj i ndėrprenė bisedimet.
    Shthurja nė ushtri dhe paniku qė u pėrhap nė perandori, e detyruan Portėn e Lartė tė shpejtonte pėrfundimin e paqes dhe tė dėrgonte tė plotfuqishmit e saj nė Radost, ku gjendej Shtabi i Pėrgjithshėm i ushtrisė ruse. Por, meqenėse Mustafa Pasha arriti tė detyronte ushtrinė ruse, qė ndodhej 18 orė larg Vidinit, nė qytetin Orahovė, ta braktiste kėtė qytet tė pushtuar qysh nė maj, sulltani vendosi ta pėrdorte kėtė fitore si mbėshtetje pėr dėrgatėn e tij diplomatike. Mustafa Pashėn e emėroi kryekomandant tė korparmatės sė Rumelisė Qendrore, duke e urdhėruar qė tė vendosej midis Edrenesė e Stambollit pėr tė mbrojtur kryeqytetin. Por, ndėrsa Bushatlliu filloi marshimin nga Vidini pėr tė zbatuar urdhrin e sulltanit, Edreneja ra mė 22 gusht 1829 nė duart e rusėve, tė komanduar nga gjenerali Dibiē. Kjo ngjarje u dha rusėve mundėsinė qė tė kėrkonin zhvillimin e bisedimeve pėr paqe nė kėtė qytet.
    Diplomatėt osmanė, qė ishin vėnė nė dijeni pėr lėvizjen e forcave tė Mustafa Pashės, kėrkuan prej tij t’i afrohej Edrenesė deri nė vendin Haskėj, me qėllim qė ta bėnin mė tė efektshėm vringėllimėn e armėve. Por gjenerali Dibiē protestoi, duke deklaruar se afrimi i tij do tė sillte ndėrprerjen e bisedimeve.
    Rusėt ishin tė shqetėsuar, sepse, pėrveē 40 000 ushtarėve qė solli me vete nga Vidini, Mustafa Pasha e shtoi potencialin ushtarak edhe me repartet e vezirėve tė ndryshėm qė u vunė nėn komandėn e tij.
    I bindur se as ushtria vullnetare, qė u ngrit pėr mbrojtjen e Stambollit dhe as ajo e Mustafa Pashės nuk ishin nė gjendje t’u bėnin ballė forcave ruse, sulltan Mahmudi II nxori vendimin e divanit pėr tė nėnshkruar paqen me ēdo kusht. Sulltani, edhe pse Mustafa Pasha mund t’ua merrte pėrsėri Edrenenė rusėve, nuk pranoi zgjatjen e luftimeve pėr tė mos pėsuar ndonjė humbje mė tė rėndė dhe urdhėroi nėnshkrimin e Traktatit tė Paqes.
    Megjithėse e ndiente veten tė fyer pėr shkak se pėrfundimin e traktatit tė paqes dhe kushtet e tij i mėsoi nga gazetat dhe jo nga kanalet zyrtare, Mustafa Pasha nuk diskutoi mė tej dhe me tė marrė pėlqimin e qeverisė, u kthye nė vendlindje. Sulltani jo vetėm i dėrgoi rrogat e prapambetura tė ushtarėve, por i dha atij si dhuratė njė shpatė tė stolisur me xhevahire. Dhurata tė ngjashme ai u dėrgoi edhe pashallarėve kosovarė.
    Gjatė luftės sė Turqisė me Rusinė, tė viteve 1828-1829, Bushatlliu, duke shfrytėzuar gjendjen e vėshtirė tė perandorisė, forcoi pozitėn e vet nė sy tė shqiptarėve e krerėve tė tyre, e shtriu pushtetin edhe nė sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit, dhe, duke mbetur kundėrshtar i reformave centralizuese, u afrua me krerėt boshnjakė dhe ata tė Rumelisė, u bė njė qeveritar krahinor i rrezikshėm pėr Portėn e Lartė, njė pengesė qė ajo vendosi ta zhdukte sa mė parė.
    Krahas fuqizimit tė pushtetit tė Bushatllinjve nė Pashallėkun e Shkodrės, nė fundin e shek. XVIII e sidomos gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek. XIX, u forcuan edhe mjaft familje feudale nė Shqipėrinė Verilindore (Kosovė) dhe nė atė Lindore (trevat shqiptare nė Maqedoninė e sotme). Disa prej kėtyre familjeve tė fuqishme ishin me origjinė tė hershme feudale, ndėrsa tė tjerat u shfaqėn rishtas si rezultat i fitores nė rivalitetet e ashpra me familje tė tjera kundėrshtare. Kėshtu nė Prizren u ngrit familja e Rrotullajve, tė cilėt, tė paktėn qė nga viti 1794, kur mundėn tė mposhtin e tė dėbojnė kundėrshtarėt e vet, Sali Pashitėt, sunduan si tė plotfuqishėm nė kėto anė, duke i dhėnė sanxhakut tė Prizrenit karakterin e njė pashallėku tė vogėl. Mė tė njohurit e kėsaj familjeje nė dekadat e para tė shek. XIX u bėnė Rustem Pasha dhe Mahmud pashė Rrotulla, tė cilėt qeverisėn kėtė sanxhak pėrkatėsisht gjatė viteve 1801-1806 dhe 1809-1836. Gjurmė tė thella la nė historinė e viseve veriore tė Shqipėrisė sidomos veprimtaria politike e familjes sė fuqishme tė Begollajve tė Pejės. Pinjollė tė shquar tė saj qė nga shek. XVII patėn qeverisur nė mėnyrė periodike, jo vetėm rajonin e Pejės, por edhe sanxhakun e Shkodrės.
    Ndikim tė veēantė nė zhvillimet politike tė Kosovės gjatė kėsaj kohe kishte edhe familja e Gjinollėve e vendosur nė Prishtinė. Nga kjo familje u shquan sidomos Maliq Pasha dhe i nipi Jashar Pasha, tė cilėt gjatė kėtyre viteve sunduan me dorė tė hekurt nė qytetin e Prishtinės dhe rrethinėn e tij.
    U dalluan gjithashtu pėr nga fuqia e tyre politike dhe ekonomike familje tė tjera nė qytete tė ndryshme shqiptare, si nė Vuēiternė, Tetovė etj. Megjithatė, fuqizimi i familjeve shqiptare nė viset verilindore dhe lindore nuk arriti atė shkallė ndikimi dhe atė pushtet qė patėn fituar Bushatllinjtė nė Shqipėrinė Veriore dhe Ali pashė Tepelena nė atė Jugore.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:42

    Shembja e Pashallėkut tė Shkodrės (1831) - 1.

    Vendosja e Mehmet Reshid pashės nė Manastir dhe sidomos masakrimi i njėkohshėm nė kėtė qytet dhe nė Janinė i krerėve kryesorė tė Shqipėrisė sė Jugut, si dhe futja e saj nė binarėt e sistemit tė reformave centralizuese, u treguan krerėve tė Shqipėrisė sė Veriut se, me vezirin Bushatlli nė krye, pushteti politik dhe ekonomik i tyre si dhe vetė jeta e tyre ishin vėnė nė rrezik. Tashmė, nuk kishte dobi qėndrimi i lėkundur qė kishin mbajtur deri atėherė. Duhej zgjedhur njė nga dy rrugėt: ose tė pranonin zbatimin e reformave me gjithė pasojat e tyre, ose tė ngrinin krye me armė nė dorė kundėr reformave pėr tė mbrojtur sistemin vetėqeverisės, pushtetin e tyre krahinor.
    Pa kaluar mė shumė se njė vit, mė 4 janar 1831, mbėrriti nė Shkodėr fermani i sulltanit qė e kufizonte pushtetin e vezirit Bushatlli vetėm nė sanxhakun e Shkodrės. Qeverisja e sanxhakut tė Ohrit, tė Dukagjinit dhe tė Elbasanit iu dha Mehmet Reshid pashės, i cili e kishte kėrkuar si kusht pėr tė shtrirė reformat nė krahinat e Gegėrisė. Pėrveē kėsaj, ky ferman e detyronte Mustafa Pashėn tė pranonte nė sanxhakun e tij, vendosjen e garnizoneve ushtarake tė rregullta dhe ēarmatosjen e banorėve.
    Kėtij urdhri tė sulltanit nuk pranuan t’i bindeshin paria feudale, tregtarėt e pasur, krerėt e esnafeve, bajraktarėt e malėsive dhe klerikėt kryesorė myslimanė tė sanxhakut tė Shkodrės. Ata e shihnin atė si njė masė qė do tė ēonte nė zhdukjen e vetėqeverisjes krahinore, ose e asaj gjysmė lirie qė kishin fituar nė rrjedhėn e kohės, dhe, njėherazi nė njė nėnshtrim tė plotė ndaj sundimit osman. Nė tė vėrtetė urdhri i sulltanit i vitit 1831 ishte njė pushtim i ri i vendit, i cili ndonėse po realizohej pa luftė, do tė sillte mė pas konfliktin e armatosur, sepse populli nuk do tė pranonte as vendosjen nė vend tė garnizoneve osmane, e as tė ēarmatosej. Prandaj pėrfaqėsuesit e popullsisė sė Shkodrės, vendosėn qė, nė rast se do tė pėrdorej dhuna nga Porta e Lartė pėr zbatimin e reformave nė vendin e tyre, tė rrėmbenin armėt. Hapi i parė i kundėrshtimit ndaj vullnetit tė sulltanit u bė kur ata veshėn pėrsėri kostumet kombėtare dhe zhveshėn rrobat e hoqėn festet qė u ishin imponuar nga Stambolli para tre vjetėve. Nė tė njėjtėn kohė krerėt e sanxhakut tė Shkodrės i shprehėn vezirit Bushatlli mirėnjohjen dhe bindjen e tyre.
    Pasi siguroi mbėshtetjen e tyre dhe pasi bėri pėr vete pashallarėt kosovarė, qė nuk e miratuan fermanin e 4 janarit 1831, Bushatlliu hodhi njė hap tė dytė, urdhėroi zėvendėsit e vet nė tre sanxhakėt qė i hiqeshin, tė mos ua dorėzonin pushtetin pėrfaqėsuesve tė Vezirit tė Madh. Por Mehmet Reshid pasha, qė e kishte parashikuar njė qėndresė tė tillė, i doli pėrpara kėsaj dhe i dėrgoi zėvendėsit e vet para se Bushatlliu tė mund tė fillonte tė kundėrshtonte. Pėr rrjedhim, ata jo vetėm morėn nė duart e tyre pushtetin duke i dėbuar pėrfaqėsuesit e vezirit tė Shkodrės, por konfiskuan dhe pasuritė e kėtyre. Pėrveē kėsaj, nė Ohėr u bastis e u plaēkit saraji i Xheladin bej Ohrit dhe familja e tij u nxor jashtė. Kurse nė Dibėr tė njėjtin fat pėsoi motra e vezirit Bushatlli. Vetėm nė Pejė zėvendėsi i Vezirit tė Madh Abdurrezak Pasha, hasi nė kundėrshtimin e banorėve tė qytetit dhe e mori pushtetin me shumė vėshtirėsi, pasi i la Sefedin pashė Gjakovės qeverisjen e Gjakovės dhe Alltun-Ilisė.
    Mustafa Pashės, kundėr tė cilit u organizua edhe njė atentat pėr ta vrarė, i dolėn nga duart tre sanxhakėt dhe me kėtė akt pashallėku i Shqipėrisė Veriore pėsoi njė goditje tė rėndė. Nė kėto kushte Bushatlliu arriti nė pėrfundimin se rruga e vetme pėr rimėkėmbjen e pashallėkut, pėr mbrojtjen e pushtetit dhe tė vetes sė tij, ishte organizimi i kryengritjes sė armatosur kundėr pushtetit qendror, duke i dhėnė asaj karakterin e njė lėvizjeje tė gjerė kundėr reformave, e cila do t’i siguronte aleatė mė tė shumtė. Kėshtu do tė mund tė dėboheshin nga Shqipėria Mehmet Reshid pasha e njerėzit e tij dhe pushtuesit osmanė nė pėrgjithėsi. Ky ishte qėllimi i vėrtetė i kryengritjes. Ndonėse nė dukje kryengritja, pėr tė tėrhequr nė tė dhe nė ndihmė tė shqiptarėve edhe kombėsitė e tjera tė Rumelisė, paraqitej si antireformiste, nė tė vėrtetė kishte pėr qėllim mėnjanimin e pushtimit osman, pra kishte karakter ēlirimtar. Shqiptarėt nuk pranonin t’u nėnshtroheshin mė tej sundimtarėve osmanė, qė i mbanin tė robėruar prej disa shekujsh. Mustafa Pasha hyri nė rrugėn e kryengritjeve pasi nuk u mor parasysh ankesa qė i drejtoi sulltanit kundėr Mehmet Reshid pashės, tė cilin krahas tė tjerave e akuzoi edhe pėr atentat kundėr tij. Pas kėtyre orvatjeve Bushatlliu u hodh nė rrugėn e luftės. Porta e Lartė, duke kėmbėngulur nė zbatimin e reformave centralizuese, jo vetėm nuk e mori parasysh ankesėn e tij, por edhe pėrligji si tė drejtė e nė dobi tė pėrforcimit tė pushtetit qendror dhėnien e tre sanxhakėve Vezirit tė Madh. Bushatlliut i kėrkohej tė sakrifikonte pushtetin e vet nė vendin e vet, ndėrsa shqiptarėve tė pranonin pa kundėrshtim rivendosjen e sundimit tė ushtrisė dhe tė funksionarėve tė sulltanit osman.
    Nė muajin shkurt, Mustafa Pashės, nėpėrmjet qehajait Dervish bej Koplikut, i erdhi pėrgjigjja e feudalėve boshnjakė, kundėrshtarė tė reformave, qė i kumtuan se do tė bashkėpunonin me tė nė kryengritjen e armatosur dhe do t’i vinin nė ndihmė me ushtritė e tyre. Pėrgjigje me tė njėjtėn pėrmbajtje mori Mustafa Pasha edhe nga mjaft feudalė tė Rumelisė, ku ziente pakėnaqėsia ndaj reformave.
    Por, qė tė mund tė ngrinte nė kėmbė njė ushtri tė madhe, me tė cilėn do tė sulmonte forcat osmane tė Vezirit tė Madh nė Manastir apo nė Janinė, Mustafa Pasha kishte nevojė edhe pėr mjete financiare. Ai gjeti mbėshtetje te Mehmet Ali Pasha i Egjiptit, qė u tregua i gatshėm ta ndihmonte me mjete financiare dhe fshehurazi, edhe me ushtri. Por pashallarėt kosovarė refuzuan ndihmėn e pashait tė Egjiptit, jo vetėm pse repartet ushtarake egjiptiane ishin organizuar sipas modelit evropian, por edhe sepse e quanin tė rrezikshme praninė e njė ushtrie tė valiut tė Egjiptit nė Shqipėri, i cili po tė vinte kėmbė nė njė vend, vėshtirė se largohej me vullnetin e vet. Mehmet Ali Pasha i siguroi se merrte pėrsipėr shpenzimet e njė ushtrie prej 40 000 vetash. Ai ishte i interesuar pėr shpėrthimin e njė lėvizjeje tė gjerė nė Rumeli, sepse nė kėtė mėnyrė do tė fitonte mundėsinė tė forconte mė tej pushtetin e tij tė pavarur dhe tė sulmonte e tė pushtonte Sirinė.
    Edhe Milosh Obrenoviqi, princi i Serbisė, premtoi t’i jepte Bushatlliut 500 000 groshė duke shpresuar se, nė rast fitoreje, veziri shkodran do t’i kthente krahinat qė i ishin shkėputur Serbisė, tė cilat sulltani ia kishte premtuar, por nuk po ia dorėzonte. Mirėpo ky princ u tregua dhe i pabesė. Duke pasur si qėllim tė vetėm tė aneksonte treva tė Kosovės, ai synonte ta arrinte kėtė pavarėsisht se kush do ta fitonte luftėn, ndaj i ofroi edhe Portės sė Lartė ndihmėn e tij ushtarake kundėr shqiptarėve dhe boshnjakėve qė u bashkuan me ta.
    Ndėrkaq, Mustafa Pasha siguroi asnjanėsinė e Malit tė Zi nė kėtė konflikt me Stambollin. Kėshtu u krijuan kushtet qė Bushatlliu tė fillonte veprimet ushtarake tė kryengritjes. Por, derisa u plotėsuan kushtet pėr t’u hedhur nė sulm kundėr Vezirit tė Madh nė Manastir, Bushatlliu humbi njė kohė mjaft tė ēmuar.
    Mė 27 mars 1831, pasi la nė Shkodėr si zėvendės tė birin, dhe pasi dėrgoi nė kėshtjellėn e Lezhės municione pėr tė pėrballuar ndonjė zbarkim detar tė forcave qeveritare, Mahmud Pasha doli nga qyteti. Meqė mė 31 mars kishte parashikuar tė ndodhej nė Prizren, u dėrgoi fjalė boshnjakėve tė arrinin gjatė kėsaj kohe nė Prishtinė pėr t’u bashkuar me tė. Ata nuk e respektuan afatin, por kjo nuk e pengoi Bushatlliun ta ēonte pėrpara kryengritjen. Ēdo lėkundje a vonesė do tė sillte dėshtimin e kryengritjes.
    Po nė kėtė kohė Bushatlliu shpėrndau njė thirrje, nė tė cilėn grishte popullsinė pėr kryengritje. Thirrja u prit me miratim kudo. Pėr tė pasur pėrkrahjen e shtresave tė gjera popullore, nė thirrje, ndėr tė tjera, kėrkohej qė tė mos prekej rajaja, qė nevojat e ushtrisė tė plotėsoheshin duke blerė sendet e domosdoshme dhe jo duke vėnė dorė mbi pronat shtetėrore. Pėr tė mos shkaktuar zemėrimin e qeverive evropiane, ai deklaroi se edhe posta evropiane nuk do tė cenohej.
    Me Bushatlliun u bashkua popullsia e Nishit, ndėrsa ajo e Sofjes, Filipopolit e Pazarxhikut, sipas lajmeve qė vinin prej andej, priste mbėrritjen e vezirit pėr t’u bashkuar me tė.
    Nė Prizren u bashkuan me Mustafa Pashėn pashallarėt kosovarė, Mahmud pashė Prizreni, Jashar pashė Prishtina, Hysen pashė Vranja etj. Pashai shkodran shpalli se pagesat e rekrutimit tė ushtarėve do tė jepeshin sipas sistemit “burrė pėr shtėpi”. Pėr t’i pėrballuar ato kishte marrė premtimin e Mehmet Ali pashės sė Egjiptit pėr njė ndihmė financiare, ndėrsa princi Millosh Obrenoviqi do t’i jepte 250 000 groshė. Nė kėtė kohė edhe Kara Fejzi Ali beu, aleati i Bushatlliut, u gjend nė rrethin e Sofjes, me njė forcė tė rėndėsishme kryengritėse, me tė cilėn u bashkuan forcat e Bali Efendiut tė Pazarxhikut, qė e kishin braktisur atė. Nė rreshtat e forcave qeveritare nuk pranonte, atėherė, tė rekrutohej njeri.
    I shqetėsuar pėr shpėrthimin e kryengritjes shqiptare, Mehmet Reshid pasha u nis mė 4 prill me 5 batalione nga Janina pėr nė Manastir, ndėrsa 3 tė tjerė i la nė Janinė, nė Prevezė dhe nė Ohėr. Gjatė rrugės kėrkoi nga Porta e Lartė pėrforcime tė tjera nė ushtarė tė rregullt e nė armatime. Me tė mbėrritur nė Manastir kėrkoi nga sulltani shpalljen “fermanli” dhe dėnimin me vdekje tė Mustafa Pashės, por jo tė pasuesve tė tij. Kėtė e bėri me qėllim qė t’u lihej atyre shteg pėr tė kėrkuar falje e pėr ta braktisur vezirin e Shkodrės. Ai kėrkoi njėkohėsisht dėrgimin e 4 batalioneve nga Edreneja nė Sofje dhe tė njė pjese tė flotės ushtarake nė bregdetin shqiptar.
    Ndėrkaq, sipas kėrkesės sė Vezirit tė Madh, sulltani miratoi e shpalli fermanin, ku pėr Mustafa Pashėn thuhej se “ai kishte nė gjak tradhtinė, asnjėherė s’ka qenė besnik e i bindur me tė vėrtetė dhe tani e tregoi hapur natyrėn e fshehtė tė tij”. U arrestua edhe pėrfaqėsuesi i Mustafa Pashės nė Stamboll, Sulejman Beu. Ndėrkohė Shejhylislami, Abdyl Vehabi, nėnshkroi fetvanė, nė tė cilėn miratonte dėnimin me vdekje tė vezirit kryengritės shqiptar tė Shkodrės.
    Mė 10 prill 1831 forcat kryengritėse tė Gegėrisė mbėrritėn nė Shkup. Shtabi i vezirit pėrpiloi planin e veprimeve luftarake, pavarėsisht se boshnjakėt nuk e mbajtėn premtimin dhe nuk u paraqitėn. Prej andej Mustafa Pasha u dėrgoi letra mjaft feudalėve rumeliotė si dhe atyre tė Shqipėrisė Jugore ku kėrkonte tė bashkoheshin me tė. Pėrveē tė tjerėve, ai ftoi tė merrnin pjesė nė kryengritje edhe Tahir Abazin, Xhelil aga Picarin. Mjaft feudalė, si Emin agai i Qyprylisė, Jusuf agai i Pėrlepit, Ali agai i Matit dhe Iljaz Poda, pranuan tė merrnin pjesė nė kryengritje, kurse Tahir Abazi e Xhelil aga Picari, duke pritur zhvillimin e ngjarjeve, nuk dhanė ndonjė pėrgjigje.
    Sipas planit tė veprimeve luftarake, ushtria shqiptare prej rreth 16-18 mijė vetash duhej tė nisej mė 15 prill nga Shkupi e ndarė nė kėtė mėnyrė: 4 000 veta tė pararojės, nėn komandėn e Hasan Hotit do tė ēanin rrugėn drejt Qyprylisė e Pėrlepit, 7-8 000 veta, tė komanduar nga Sejfedin Pasha i Gjakovės do tė niseshin nė drejtim tė Sofjes pėr tė pushtuar atė qytet bashkė me forcat e Kara Fejzi Ali beut. Pas marrjes sė Sofjes do tė zihej derbendi Dudnicė-Samoko pėr tė vėnė nėn kontroll rrugėn e Manastirit. Luftėtarėt e tjerė, nėn komandėn e Hivzi Pashės sė Shkupit, Emin Pashės sė Prizrenit, Jashar Pashės sė Prishtinės dhe Hysen Pashės sė Vranjės, do tė ndiqnin pararojėn dhe do tė gjendeshin nė Pėrlep mė 20 prill. Pas tyre do tė mbėrrinte veziri, i shoqėruar prej Mahmud pashė Prizrenit, Asllan pashė Pejės, Abdurrahman pashė Tetovės dhe Ismail pashė Leskovcit.
    Beteja e parė me forcat osmane tė Mehmet Reshit pashės, u zhvillua mė 21 prill 1831. Ky, i informuar se gjysma e forcave shqiptare ishte drejtuar pėr nė Sofje, vendosi tė sulmonte nė befasi gjysmėn tjetėr me njė ushtri dy herė mė tė madhe.
    Sulmi filloi nė tė gdhirė tė 21 prillit, kur forca tė mėdha ushtarake osmane goditėn, gjysmė ore larg Pėrlepit, pararojėn e ushtrisė shqiptare, qė nuk i bėri dot ballė mėsymjes dhe u detyrua tė lėrė pajisjet nė duart e armikut dhe tė tėrhiqej tri-katėr orė mė tej, deri te hani i Babunės, ku gjendej pjesa kryesore e ushtrisė shqiptare si dhe shtabi i saj me Mustafa pashė Bushatlliun nė krye. Por ky sukses i Mehmet Reshid pashės, lajmi pėr tė cilin turqit e pėrhapėn me shpejtėsi nė pėrfaqėsitė diplomatike evropiane, nuk vazhdoi mė tej. Siē theksonte veziri bushatlli nė letrėn dėrguar princ Miloshit mė 24 prill, ushtria shqiptare prej 10 000 vetash e kundėrsulmoi ushtrinė osmane, e theu dhe e dėboi nga derbendi (gryka, vendkalimi - shėn. i aut.) i Pėrlepit. Ky kundėrsulm u ndėrmor nga kryengritėsit shqiptarė nė Pėrlep mė 21 prill. Kurse pjesa tjetėr e ushtrisė, qė ndodhej nė afėrsi tė Sofjes e pushtoi kėtė qytet mė 23 prill. Me urdhrin e posaēėm tė Mustafa Pashės qė mban datėn 30 prill 1831, u arrestuan dhe u dėrguan nė Nish krerėt kryesorė tė ushtrisė osmane tė Sofjes.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:43

    Shembja e Pashallėkut tė Shkodrės (1831) - 2.

    Por edhe fitoret e ushtrisė shqiptare nuk zgjatėn mė shumė se 14-15 ditė. Ndėrkohė, Mustafa Pasha, meqė Stambolli hodhi kundėr Sofjes sė pushtuar nga shqiptarėt forca tė shumta osmane, i dėrgoi Kara Fejziut qė komandonte ushtrinė e atjeshme, pjesėn mė tė madhe tė forcave qė dispononte dhe qėndroi nė Babunė vetėm me 3 000 veta. Ai mendoi gabimisht se Veziri i Madh nuk do tė guxonte ta sulmonte pėr shkak tė disfatės qė kishte pėsuar, tė dezertimeve tė shumta nė radhėt e ushtrisė dhe pasi kishte shpėrthyer, mė 18 prill, kryengritja nė Toskėri. Mirėpo Mehmet Reshid pasha, pasi mėsoi se Bushatlliu kishte rreth vetes njė forcė ushtarake tė vogėl, vendosi ta sulmonte nė vendqėndrimin e tij nė Babunė. Mė 3 apo 4 maj, u zhvillua midis Pėrlepit e Qyprylisė njė betejė e pėrgjakshme, e cila qe vendimtare pėr fatet e kryengritjes sė Gegėrisė. Pas 5 orė lufte, forcat e Bushatlliut, duke qenė tė pakta nė numėr pėsuan disfatė tė plotė. Vetė veziri shkodran, i shoqėruar nga 100 kalorės, u detyrua tė largohej nga fusha e betejės nė drejtim tė Shkupit.
    Megjithėse kjo disfatė e paparashikuar solli njė humbje tė pjesshme pėr ushtrinė shqiptare, shumica e sė cilės ndodhej nė Sofje, lajmi pėr tė u pėrhap si rrufe nė tė gjithė Rumelinė dhe demoralizoi pėrkrahėsit e kryengritjes dhe veēanėrisht forcat e armatosura shqiptare nė Sofje e nė Shqipėri. Duke synuar tė ruanin tė paktėn privilegjet qė kishin, pashallarėt shqiptarė ndoqėn shembullin e Hifzi Pashės sė Shkupit, hoqėn dorė nga vazhdimi i luftės dhe shpejtuan tė kėrkonin falje duke pėrfituar nga fermani i sulltanit, si edhe nga premtimet qė Mehmet Reshid pasha u kishte dėrguar fshehurazi. Veziri i Madh nuk ngurroi t’i falte menjėherė.
    I braktisur nga pashallarėt qė i kthyen forcat nėpėr krahinat e tyre, Kara Fejzi Ali beu u detyrua tė largohej nga Sofja dhe nė krye tė 2 000 luftėtarėve u drejtua pėr nė Nish. Por edhe aty morali i kryengritėsve kishte rėnė, sepse nė hyrje tė qytetit qenė vendosur forcat osmane tė pashės sė Vidinit. Prandaj ai mori rrugėn e maleve pėr tė dalė nė krahinat e Leskovcit. Nė Nish u kap edhe i besuari i Bushatlliut, Anton Jubani, me 250 000 groshė tė tjera qė i kishte dhėnė princi Milosh, pas fitoreve tė 21-23 prillit.
    Orvatjet qė Mustafa pashė Bushatlliu bėri nė Shkup dhe nė Prizren pėr tė ngritur njė ushtri tė re, nuk dhanė fryt. Nė kėto kushte ai u nis drejt Shkodrės, ku mbėrriti mė 17-18 maj 1831. Kėtu gjeti mbėshtetje te pėrkrahėsit e programit tė tij, ndaj filloi pėrgatitjen pėr t’i bėrė ballė sulmit tė ushtrive osmane qė mund tė vinte nga toka e deti, furnizoi me armatime e rezerva ushqimore kėshtjellat e Shkodrės dhe tė Lezhės dhe u kėrkoi edhe boshnjakėve tė bashkėpunonin me tė.
    Ndėrkaq ishin nisur nga Stambolli 5 anijet e para tė flotės luftarake osmane qė do tė bllokonin bregdetin shqiptar, kurse nga Sofja u hodhėn drejt Shkodrės rreth 30 000 ushtarė nėn komandėn e Izet Pashės.
    Pasi nisi kėto forca kundėr vezirit kryengritės tė Shkodrės, Porta e Lartė mė 23 maj u komunikoi pėrfaqėsuesve diplomatikė evropianė se kishte vendosur ndėshkimin e Bushatlliut dhe kėrkoi prej tyre qė tė mos e strehonin nė vendet e tyre nėse do tė orvatej tė arratisej. Pėrgatitjet e Mustafa Pashės pėr qėndresė pėrkuan me lėvizjen kryengritėse tė Iljaz Podės dhe me ndėrhyrjen e njė ushtrie boshnjake nė Kosovė, qė korri fitore mbi forcat e Haxhi Ahmet pashės nė afėrsi tė Prishtinės. Nė muajin korrik 1831 Prishtina ra nė duart e kapedan Hysen Gradashēeviēit. Tė gjitha kėto ngjallėn shpresa te shumica e shqiptarėve, qė ishin kundėr ripushtimit ushtarak tė vendit nga Veziri i Madh. Pėr kėtė dėshmoi edhe fakti se tė gjithė ushtarėt shqiptarė, qė ishin mobilizuar nė radhėt e forcave qeveritare tė Haxhi Ahmet pashės, kaluan nė anėn e forcave boshnjake, duke kontribuar nė fitoren e kėtyre tė fundit.
    Mirėpo, zhvillimi i mėtejshėm i ngjarjeve solli zhgėnjimin e forcave kryengritėse. Nėn trysninė e flotės luftarake osmane, qė kėrcėnoi me bombardim qytetet bregdetare dhe nėn presionin e artilerisė sė rėndė tė ushtrisė osmane qė mbėrriti pėrreth kėshtjellės sė Lezhės, garnizoni i kėtij qyteti u largua drejt Matit pa luftė. Pas kėsaj u dorėzuan edhe qytetet e Ulqinit dhe tė Tivarit. Ndėrkohė edhe komanda e ushtrisė boshnjake, qė e kishte njoftuar Mustafa Pashėn se do t’i vinte nė ndihmė pėr ta nxjerrė nga rrethimi me 25 000 kalorės, nuk e mbajti fjalėn.
    Sipas marrėveshjes qė ajo komandė kishte bėrė me Dervish bej Koplikun, ushtria boshnjake dhe forcat shqiptare tė vezirit tė Shkodrės do tė godisnin bashkėrisht forcat osmane. Por Mehmet Reshid pasha i doli pėrpara kėtij rreziku, duke i premtuar kapedan Hysen Gradashēeviēit postin e vezirit tė Bosnjės dhe pėrjashtimin e kėtij ejaleti nga sistemi i reformave centraliste. Nė kėto kushte feudalėt kryengritės boshnjakė hoqėn dorė nga ndihma qė do t’i jepnin aleatit tė tyre shqiptar dhe ranė nė kurthin e Vezirit tė Madh, i cili, pasi tė nėnshtronte lėvizjen kryengritėse nė Shqipėri, qė sipas vlerėsimit tė sulltanit pėrbėnte rrezikun kryesor, do tė hidhej me tė gjitha forcat kundėr kryengritėsve boshnjakė.
    Nė kėto rrethana Stambolli pėrqendroi rreth Shkodrės forca tė shumta. Ushtrisė sė Izet Pashės iu shtuan edhe ajo e Gjiritzade Mehmet pashės, si dhe ato tė Hysen pashė Ēermenit, qė u afruan nė Shkup nga Edreneja.
    E bindur se qėndresa e Bushatlliut do tė zgjaste, Porta e Lartė u orvat ta shuante sa mė parė kryengritjen, qė mund tė pėrhapej jo vetėm nė gjithė Shqipėrinė, por edhe nė Bosnjė e prej andej nė tėrė Rumelinė. Prandaj Stambolli, qysh nė muajin korrik, kur forcat osmane po ngushtonin gjithnjė e mė shumė rrethimin e Mustafa Pashės, bėri traktativa pėr marrėveshje me tė. Si fillim i tyre shėrbeu njė letėr e Hysen pashė Ēermenit, drejtuar Bushatlliut, nė tė cilėn kėrkonte tė dinte shkaqet dhe qėllimet e kryengritjes shqiptare. Mustafa Pasha, qė kishte filluar tė lėkundej, pėrfitoi nga rasti dhe duke mbuluar shkaqet e vėrteta tė kryengritjes, parashtroi si shkak qėndrimin armiqėsor tė Vezirit tė Madh ndaj popullit shqiptar dhe ndaj tij. Kjo, shkruante ai, i bėri shqiptarėt tė bashkoheshin dhe tė ngriheshin nė luftė pėr ta dėbuar atė me forcė. Edhe bashkėpunimi shqiptaro-boshnjak, theksonte Mustafa Pasha, nuk pėrfaqėsonte ndonjė komplot kundėr pushtetit, dhe se, krerėt shqiptarė dhe ata boshnjakė, tė pėrfshirė nė kėtė bashkėpunim, i uronin sulltanit gjithė tė mirat dhe shpresonin se ai nuk do tė lejonte shkatėrrimin e popujve shqiptarė e boshnjakė pėr interesat e njė njeriu, tė Vezirit tė Madh. Bushatlliu theksoi kėshtu se ishte pėr mbylljen e konfliktit nė mėnyrė paqėsore. Por nė tė njėjtėn kohė, tregoi se ishte ende i fortė dhe se kishte mbėshtetjen e pėrkrahėsve tė vet jashtė kėshtjellės.
    Natėn e 5 gushtit 1831, 2 000 malėsorė, duke bashkėpunuar me disa qindra qytetarė, mundėn tė hynin nė qytetin e Shkodrės. Ky veprim pėrbėnte mė tepėr njė orvatje pėr tė mbjellė farėn e dezertimit nė radhėt e ushtrisė osmane, sesa njė pėrpjekje pėr ēlirimin e tė rrethuarve.
    Pėrgjigjja qė veziri kryengritės i Shkodrės i dha Hysen pashė Ēermenit, lehtėsoi marrėveshjen e Stambollit me Mustafa Pashėn. Edhe ky, pasi ra rrufeja mė 25 gusht nė njė depo municionesh, e shihte marrėveshjen si tė vetmen rrugė shpėtimi. Drejt saj po i shtynin tė dyja palėt edhe Fuqitė e Mėdha qė i kėshilluan tė merreshin vesh. Sulltan Mahmudi II nuk ngurroi t’i kumtonte Bushatlliut, me anė tė Vezirit tė Madh, se po tė dorėzohej, tė hiqte dorė nga pushteti i tij nė Shqipėri dhe tė pranonte tė jetonte nė Stamboll, ai do ta falte dhe do ta mbante nė shėrbim me nderime nė pėrputhje me pozitėn e tij tė lartė. Megjithėse mund ta vazhdonte qėndresėn edhe pėr disa kohė dhe t’i shkėpuste kėshtu Portės faljen duke ruajtur qeverisjen e vendit, Mustafa Pasha pranoi tė kapitullonte, ashtu siē kishte bėrė edhe Iljaz Poda nė Jug pak kohė para tij. Mė 7 nėntor ai u dorėzua nė duart e kundėrshtarit tė tij tė vjetėr, Mehmet Reshid pashės. Sipas urdhrave tė sulltanit, ky e trajtoi me nderime dhe e pėrcolli pėr nė Stamboll bashkė me dy djemtė dhe me 10 shėrbėtorė, duke e vėnė nėn kujdesin e komandantit tė gardės perandorake, Ahmet Pashės, qė ishte dėrguar nė Shkodėr posaēėrisht pėr kėtė mision. Edhe nė Stamboll Mustafa Pasha u prit me nderime si njė personalitet me rėndėsi e jo si rebel dhe u strehua nė njė pallat tė pėrgatitur posaēėrisht pėr tė e familjarėt e tij. Vetė sulltani e priti disa herė nė audienca tė veēanta.
    Me kapitullimin e Mustafa pashė Bushatlliut, ashtu siē njoftuan edhe pėrfaqėsuesit e shteteve evropiane, mori fund “revolta e Shqipėrisė”, mori fund kryengritja e armatosur pėr vetėvendosje nė Shqipėri, kurse pas dorėheqjes sė tij nga pushteti krahinor i trashėguar, u shemb pėrfundimisht Pashallėku i Shkodrės si njė formacion shtetėror shqiptar, qė kishte hyrė nė rrugėn e shndėrrimit nė njė shtet shqiptar.
    Dėshtimi i lėvizjes pėr vetėqeverisjen tregoi se feudalėt shqiptarė, nė kushtet kur nė vend mungonin edhe premisat e nevojshme ekonomike, shoqėrore dhe politike pėr njė lėvizje tė pėrgjithshme ēlirimtare, nuk qenė nė gjendje tė pėrmbushnin detyrėn historike tė bashkimit politik tė popullsisė shqiptare dhe tė territoreve tė saj nė njė njėsi tė vetme shtetėrore dhe t’i shkėpusnin ato nga sundimi osman. Ata nuk arritėn as edhe tė marrin ato tė drejta vetėqeverisėse, tė cilat disa nga krahinat e Shqipėrisė i gėzonin prej kohėsh. Pasi shtypėn lėvizjen e feudalėve shqiptarė pėr vetėqeverisjen e vendit, osmanllinjtė vendosėn nė Shqipėri “njė pushtet tė dytė”, pasi ai i mėparshmi ishte tronditur nga lufta qė zgjati disa dhjetėra vjet.
    Nė mėnyrė tė veēantė, me dėshtimin e orvatjes qė Mustafa pashė Bushatlliu bėri nė vitet 30 pėr tė ngritur nė kryengritje popujt e shtypur tė Ballkanit (tė Rumelisė), qė vuanin ende nėn zgjedhėn osmane, jo vetėm shqiptarėt, por edhe kėta popuj tė Ballkanit humbėn njė nga mundėsitė qė u krijua pėr ēlirimin nga zgjedha osmane, pėr tė dėbuar nga Ballkani pushtuesin shekullor osman dhe pėr tė formuar shtetet e tyre tė pavarura kombėtare.
    Nė Shqipėri, ashtu si nė vendet e tjera tė Ballkanit, detyra e ēlirimit kombėtar tė popullit shqiptar i kaloi pėr zgjidhje epokės sė re historike qė ēeli shek. XIX, Rilindjes Kombėtare Shqiptare.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:44

    KREU V

    KULTURA DHE ARSIMI NĖ SHEK. XVI-XVIII

    Koha e pėrhapjes sė fjalėve shqip, shqiptar dhe Shqipėri
    Pas shpėrnguljes sė arbėreshėve pėr nė Greqi dhe nė Itali (shek. XV), fjalėt e dikurshme Arbėn/Arbėr, (i) arbėnesh/arbėresh dhe arbėnisht/arbėrisht, nė vetė trojet shqiptare erdhėn e u zėvendėsuan dalėngadalė me fjalėt shqip, shqip-tar dhe Shqip-ėni/Shqip-ėri. Nga kėto mė herėt dokumentohet fjala e parme shqip, tė cilėn e ndeshim njė herė tė vetme qysh nė “Mesharin” e Gjon Buzukut (1555, faqe XXV): …qi vjen me thashunė shqip… Fjala shqip, me vlerė ndajfoljore, ndeshet pastaj katėr herė nė veprat e Budit (1618 dhe 1622), tek i cili, ashtu si te Buzuku, nuk ndeshet fare ndajfolja arbėnisht. Kurse Bardhi nė Fjalorin latinisht-shqip tė vitit 1635 pėrdor vetėm ndajfoljen arbėnisht. Ndajfoljen shqip e gjejmė tė pėrdorur (dy herė) edhe nė veprėn e Bogdanit tė vitit 1685. Por te Budi, Bardhi e Bogdani gjejmė tė pėrdorur rregullisht (dheu) i Arbėn-it dhe (gjuha) e arbėneshe.
    Fakti qė fjalėn e parme shqip Buzuku, Budi dhe tė tjerė pas tyre e kanė pėrdorur nė vend tė fjalės sė prejardhur arbėn-isht, dėshmon qė ndajfolja shqip ėshtė mė e hershme se shekulli i Buzukut (shek. XVI), por mbetet e paqartė pėrse ajo nuk ndeshet nė materialet e ruajtura nga arbėreshėt e Greqisė dhe tė Italisė. Gjithsesi, kuptimi i saj nistor duhet tė ketė qenė “qartė, hapur, troē” dhe vetėm mė pas ajo ka marrė kuptimin e ndajfoljes arbėn-isht/arbėr-isht, tė cilėn mė vonė edhe e ka zėvendėsuar dalėngadalė nė trojet e banuara nga vetė shqiptarėt. Me kalimin e kohės, mbi bazėn e kėsaj fjale me anė tė prapashtesės –tar ėshtė formuar fjala e prejardhur shqip-tar, qė dėshmohet sė pari te Kuvendi i Arbėnit i vitit 1703 (botimi i vitit 1706, faqe 76): “ … a dinė gjuhėn e shqipėtarėvet.” Edhe Johann Thunmann-i, nė vitin 1774, pohon: “Albanėt e quajnė veten skipatar (shqiptar – shėn. i aut.), por burimin e kėsaj fjale ata nuk e dinė.” Nga kėto dy dėshmi kuptohet se fjala e prejardhur shqiptar ėshtė shfaqur para shek. XVIII, gjithsesi pas shpėrnguljeve tė arbėreshėve pėr nė Greqi dhe nė Itali. Kurse fjala Shqip-ėni/Shqip-ėri ėshtė shfaqur jo mė herėt se fundi i shek. XVIII.
    Fjalėt e prejardhura shqip-tar dhe Shqip-ėni/Shqip-ėri janė krijuar pėr tė zėvendėsuar fjalėt e mėparshme (i) arbėnesh/arbėresh dhe dheu i Arbėnit/Arbėrit, qė kishin nisur tė dilnin jashtė pėrdorimit. Disa dijetarė shqiptarė kanė shprehur mendimin se fjala e prejardhur shqiptar ėshtė shfaqur nė periudhėn e pushtimit turk, pėr tė dalluar shqiptarėt myslimanė nga bashkėkombėsit e tyre tė krishterė. Por njė mendim i tillė nuk ėshtė i mbėshtetur, sepse kjo fjalė e prejardhur ndeshet sė pari pikėrisht nė njė burim tė krishterė, siē ishte Kuvendi i Arbėnit i fillimit tė shek. XVIII. Veē kėsaj, dihet se turqit i kanė quajtur shqiptarėt nė pėrgjithėsi me emrin arnaut, pėr tė cilin na dėshmon edhe Frang Bardhi nė Fjalorin e tij tė vitit 1635. Dhe mund tė pohohet se nė dokumentet turke nuk ėshtė bėrė ndonjė dallim i tillė nė emėrtimin e shqiptarėve myslimanė e tė krishterė, duke i quajtur tė parėt shqiptarė dhe tė dytėt arnautė, apo anasjelltas. Gjithashtu nuk ka asnjė tė dhėnė, qė tė vėrtetojė se ky dallim emėrtimi ėshtė bėrė nga vetė shqiptarėt.
    Nė tė vėrtetė, ēėshtja e zėvendėsimit tė etnonimit mė tė hershėm (i) arbėnesh/arbėresh me shqiptar ėshtė pasojė e pėrgjithėsimit tė ndajfoljes shqip nė vend tė ndajfoljes mė tė hershme arbėnisht/arbėrisht. E ky zėvendėsim ėshtė bėrė nė truallin shqiptar nga vetė shqiptarėt, pa dallim feje. Kėshtu, nuk duhet tė jetė rastėsi qė Buzuku nė tė vetmin rast qė i ėshtė dashur tė pėrdorė njė ndajfolje tė tillė, ka pėrdorur pikėrisht fjalėn shqip. E njėjta vėrejtje vlen edhe pėr Budin, qė pėrdor njė gjuhė shumė popullore dhe qė nė 1014 faqet e veprave tė tij ka pėrdorur katėr herė fjalėn shqip dhe asnjė herė fjalėn arbėnisht. Pra, nė njė fazė tė dhėnė tė evolucionit tė gjuhės shqipe ndajfolja shqip ėshtė bėrė mbizotėruese. E me pėrdorimin gjithnjė e mė tė dendur tė ndajfoljes shqip ndėr tė gjithė shqiptarėt, pa dallim krahine dhe feje, erdhi e u bė gjithnjė e mė e ndjeshme kundėrvėnia midis kėsaj fjale dhe etnonimit (i) arbėnesh/arbėresh, me tė cilin e quanin veten dikur ata qė flisnin shqip. Kjo kundėrvėnie binte ndesh me pėrdorimin e pėrgjithshėm tė emėrtimit tė popujve dhe tė gjuhėve a dialekteve pėrkatėse me fjalė tė sė njėjtės rrėnjė. P.sh. tė krahasohen grek ~ Greqi ~ greqi-sht, italian ~ Itali ~ itali-sht, turk ~ Turqi ~ turqi-sht, gjerman ~ Gjermani ~ gjermani-sht etj.; toskė ~ Toskėri/Toskėni ~ toskėrisht/toskėnisht, gegė ~ Gegė-ni/Gegė-ri ~ gegėni-sht/gegėri-sht, ēam ~ Ēamėri ~ ēamėri-sht etj. Prandaj, kundėrvėnia midis ndajfoljes shqip, nga njėra anė, dhe fjalėve arbėnisht/arbėrisht, (i) arbėnesh/arbėresh dhe Arbėn/Arbėr, nga ana tjetėr, nuk mund tė vazhdonte pėrgjithmonė. Ajo njė ditė do tė zgjidhej me mėnjanimin e pashmangshėm ose tė fjalės shqip, ose tė fjalėve qė kishin si bazė fjalėn Arbėn/Arbėr. Nė kėtė rast, fjala shqip u tregua mė e gjallė duke mėnjanuar nga pėrdorimi mė parė ndajfoljen mė pak tė pėrdorur arbėnisht/arbėrisht. Nė kėtė mėnyrė u hap rruga edhe pėr mėnjanimin e shkallėshkallshėm tė fjalėve tė tjera tė sė njėjtės rrėnjė Arbėn/Arbėr dhe (i) arbėnesh/arbėresh nėpėrmjet krijimit tė fjalėve tė prejardhura shqiptar dhe Shqipėni/Shqipėri. Gjithsesi, kjo dukuri kėrkon hulumtime tė mėtejshme.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:45

    Letėrsia shqiptare nė shek. XVI-XVII - 1.

    Pas vdekjes sė Skėnderbeut (1468) dhe rėnies sė kėshtjellave tė fundit tė qėndresės shqiptare (1468-1479), pėr popullin shqiptar nisi njė periudhė e gjatė pushtimi gati pesėshekullore, pasojat e tė cilit u ndien nė gjithė jetėn e vendit. Invazioni osman dhe luftėrat shkretuese qė turqit i imponuan popullit shqiptar, krahas tė tjerave i sollėn dėme tė mėdha edhe kulturės shqiptare. U ndėrprenė proceset e natyrshme tė zhvillimit ekonomiko-shoqėror e kulturor dhe vendi hyri nė njė sistem marrėdhėniesh tė prapambetura, nė njė fazė historikisht tė kapėrcyer prej tij. Humbja e forcave tė gjalla njerėzore, eksodi biblik i dhjetėra mijėra banorėve tė tokave shqiptare qė morėn arratinė pėr t`i shpėtuar zgjedhės osmane, shkatėrrimi i vendit, rrėnimi i shumė qyteteve, vatra tė rėndėsishme tė kulturės, qė groposėn nėn gėrmadhat e tyre vlera tė mėdha kulturore (monumente tė arkitekturės e vepra tė artit, dokumente tė shkruara e arkiva tė tėra etj.), tė krijuara nga shqiptarėt gjatė shekujve, u duk se sollėn njė shkreti nė jetėn e vendit. Shqiptarėt kishin hyrė nė njė robėri tė rėndė qė, bashkė me zhdukjen e vlerave shpirtėrore, rrezikonte tė sillte humbjen e identitetit dhe zhdukjen e tyre si popull. Pėrveē kėsaj, kultura shqiptare u vu nėn trysninė e asaj turko-arabe. Sundimtarėt osmanė, bashkė me islamizimin nė masė tė popullsisė shqiptare, nėpėrmjet njė diskriminimi tė gjithanshėm kombėtar dhe politik tė shqiptarėve synonin t’i shkombėtarizonin, t’i asimilonin dhe t’i turqizonin ata.
    Procesi i zhvillimit kulturor tė shqiptarėve pėsoi njė thyerje, por nuk u ndėrpre krejtėsisht. Nga njė anė, tradita e njė qytetėrimi dhe e njė kulture tė hershme dhe ekzistenca e shqipes, njė nga gjuhėt mė tė lashta tė kontinentit qė i dallonte shqiptarėt prej popujve tė tjerė pėrreth e, nga ana tjetėr, ekzistenca e njė qėndrese kundėr pushtuesit, qė shfaqej me shpėrthimin e kryengritjeve tė herėpashershme antiosmane, ishin faktorėt qė mundėsuan mbijetesėn e njė kulture tradicionale, materiale e shpirtėrore, gojore dhe tė kultivuar, si dhe zhvillimin e njė letėrsie tė shkruar nė gjuhėn shqipe, sidomos nga shek. XVI e kėtej.
    Nė prag tė pushtimit osman populli shqiptar kishte arritur tė dilte si njė etni dhe kombėsi e dalluar, me kulturėn e tij tė veēantė, tė shprehur nė mėnyrėn e jetesės, nė arkitekturė dhe nė veprat e artit, nė ruajtjen e gjuhės dhe nė krijimtarinė popullore. Me zhvillimet ekonomiko-shoqėrore dhe kulturore shqiptarėt nuk mbetėn pas popujve fqinjė tė pellgut tė Adriatikut e tė Gadishullit Ballkanik. Nė kulturėn dhe nė mendimin shqiptar kishin nisur tė hynin idetė e Rilindjes evropiane, nė to u ndie ndikimi i lėvizjes sė madhe tė Humanizmit.
    Kur pushtimi osman e bėri tė pamundur lulėzimin e kulturės humaniste nė vend, ajo pjesė e inteligjencies shqiptare qė ishte formuar nėn ndikimin e kėsaj lėvizjeje, emigroi jashtė vendit dhe e zhvilloi veprimtarinė e saj nė viset e huaja ku u vendos, kryesisht pėrtej Adriatikut. Prej saj u shquan figura qė bėnė emėr nė botėn humaniste, si historianėt Marin Barleci (1458-1512) dhe Marin Beēikemi (1468-1526), ndėrsa Gjon Gazulli (1400-1465), Leonik Tomeu (1456-1531), Mikel Maruli (shek. XV), Maksim Artioti (1480-1556) u dalluan nė fusha tė ndryshme tė shkencės, tė artit e tė filozofisė.
    Por vendin e parė midis tyre e zė Marin Barleci, historiani i parė i madh shqiptar, autori i veprės sė njohur “Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis” (Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut, princit tė epirotėve), botuar nė Romė midis viteve 1508-1510. Kjo vepėr u pėrkthye nė shumė gjuhė tė botės dhe u bė burim i njė literature tė gjerė pėr Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun. Vepra ėshtė shkruar nė frymėn e humanizmit, me njė stil tė ngritur e emocional pėrmes tė cilit himnizohet Skėnderbeu si luftėtar i lirisė, si mbrojtės i krishterimit dhe si njeri. Me gjithė teprimet, duke qenė bashkėkohės i ngjarjeve, Barleci ka sjellė nė veprėn e tij frymėn e kohės dhe tė dhėna historike qė i qėndrojnė kritikės. E shkruar nė latinisht, e cila ishte nė atė kohė gjuha universale e kulturės, vepra e Barlecit ka nė qendėr botėn shqiptare dhe i pėrket kulturės e letėrsisė sė popullit, qė shkroi me luftėn e tij njė nga faqet mė tė ndritura tė historisė sė tij, duke u bėrė gardhi i pathyeshėm qė pengoi vėrshimin e osmanėve pėrtej brigjeve tė Adriatikut.
    Edhe pėrpjekjet qė njė pjesė e klerit bėri, pėr nevojat e jetės shpirtėrore e konfesionale nė vend, pėr tė shpėtuar besimin e krishterė nga vėrshimi i islamit, patėn jo vetėm njė kuptim fetar, por dhe atdhetar. Duke mbrojtur fenė e krishterė, nė kushtet kur gati dy tė tretat e popullatės nė fund tė shek. XVII ishin konvertuar nė fenė islame, klerikė, si Gjon Buzuku, Pjetėr Budi, Frang Bardhi e Pjetėr Bogdani, me veprimtarinė e tyre kishtare e letrare-kulturore synonin tė mėnjanonin rrezikun e asimilimit tė shqiptarėve nga pushtuesi i ri. Ndryshimi drastik i strukturės fetare dhe masat e pushtuesit pėr nėnshtrimin e popullatės vendase dhe rrafshimin e veēorive tė saj etnike, nxitėn qėndresėn e shqiptarėve edhe nė fushėn e kulturės. Kultura shqiptare pati njė zhvillim tė vetin, tė brendshėm, sado tė penguar, edhe nė kushtet e pushtimit disashekullor osman, nėn trysninė e botės kulturore tė orientit, qė ushtroi njė ndikim tė thellė e tė gjithanshėm nė tė, por pa arritur tė shtypė natyrėn shqiptare tė kulturės vendase.
    Qėndresa nė fushėn e kulturės u shpreh nė radhė tė parė pėrmes lėvrimit tė shqipes nė lėmė tė botimeve tė teksteve kishtare, kryesisht tė qarkut konfesional katolik, nė veri, por dhe ortodoks, nė jug.
    Reforma Protestante nė Evropė kishte gjallėruar shpresat e zhvillimit tė gjuhės e tė traditės letrare vendase dhe nė kėtė klimė prifti katolik Dom Gjon Buzuku botoi mė 1555 njė “Meshar” shqip me pjesė tė pėrkthyera nga ungjilli, rituali dhe liturgjia. Vepra duhet tė jetė vėnė nė listėn e librave tė ndaluar (index) nga Kundėrreforma, e cila me vendimet e koncilit tė Trentit mė 1562 lejonte tė ktheheshin nė gjuhėt e folura tė vendit vetėm katekizma (libra mėsimi fetar), por jo libra liturgjie, siē ishte “Meshari”. Me kėtė vepėr Buzuku hidhte njė hap tė madh historik, duke dashur tė ngrejė shqipen nė rangun e njė gjuhe liturgjie. “Meshari” i Gjon Buzukut ka rėndėsinė e tė parit monument si libėr tė dokumentuar tė shqipes sė shkruar nė shek. XVI, si dhe rėndėsinė e njė nisme qė hapte udhėn e lėvrimit tė mėtejshėm tė gjuhės shqipe pėrmes pėrkthimit tė teksteve kishtare, ēka do t`i ndihmonte njė procesi sado tė ngadalshėm, por me pasoja tė mėdha, pėrdorimit tė shqipes nė shėrbesat fetare dhe kombėtarizimit tė kishės nė Shqipėri.
    Nga libri i Buzukut njihet vetėm njė kopje e cunguar qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Veprės i mungojnė fletėt e para, ndėr to dhe fleta e parė me titullin dhe vendin e botimit. Pėr kėtė tė fundit, Eqrem Ēabej, qė botoi mė 1968 tekstin e plotė tė njohur tė veprės, me kritere tė rrepta tekstologjike shkencore, i pėrmbahet mendimit tė albanologut francez Mario Rok, se shtypshkronja ku u shtyp libri, duhet tė ketė qenė venedikase ose e burimit venedikas e se ka shumė gjasa qė libri tė jetė shtypur nė Venedik.
    Gjuha e veprės sė Buzukut ėshtė gegėrishtja e shek. XVI, por me njė pėrpjekje tė vetėdijshme tė autorit pėr ta ngritur nė njė shkallė mbidialektore. Pėrkthimi nuk ėshtė mbėshtetur mbi njė tekst tė vetėm origjinal, por mbi tri modele tė ndryshme: latinisht, italisht e serbokroatisht dhe kjo i ka dhėnė Buzukut liri mė tė madhe. Pėr tė pėrballuar lėndėn qė pėrktheu ai ėshtė nisur nga shqipja popullore, duke vėnė nė pėrdorim gurra tė gjalla tė gjuhės amtare. Kjo e bėn gjuhėn e tekstit tė rrjedhshme, vise-vise me njė bukuri stilistike gjuhėsore tė rrallė; dallohen sidomos psalmet qė mbeten shprehja e njė shqipeje klasike. “Kemi tė bėjmė pikėsėpari, pohon Ēabej, me njė gjuhė letrare, prodhim dhe i njė zhvillimi tė mėparmė tė shkrimit dhe tė pėrpunimit nga ana e kėtij shkrimtari, i pėrpjekjes individuale pėr tė ngritur tė folėt popullor nė njė shkallė mė tė lartė tė pėrdorimit”.
    Libri i Buzukut ėshtė shkruar me alfabetin latin tė tipit gjysmė gotik. Pėr pesė tinguj tė shqipes qė nuk i ka latinishtja autori pėrdor shkronja tė pėrngjashme me ato tė alfabetit cirilik.
    Vepra u shkrua pėr t`u ardhur nė ndihmė klerikėve vendės dhe pėr ta pajisur kishėn katolike shqiptare me njė libėr qė tė pėrmbushte nevojat e pėrditshme tė shėrbimeve fetare. Por ajo u shkrua dhe “nsė dashunit sė botės sanė”, siē shkruan autori nė pasthėnien e veprės, pra dhe nga dashuria pėr polemin e vet. Sidoqoftė botimi i librit, siē ka vėnė nė dukje prof. Eqrem Ēabej, i kalon caqet e literaturės dhe merr vlerėn e njė dokumenti historik, jo vetėm pėr gjendjen e shqipes nė shek. XVI, por dhe si “dėshmi letrare e lėvizjes fetare katolike tė shek. XVI nė vendin tonė”.
    I sė njėjtės kohė ėshtė njė dorėshkrim shqip toskėrisht, i quajtur Ungjilli i Pashkėve, i cili dėshmon pėrpjekjet pėr pėrdorimin e shqipes edhe nė shėrbesat kishtare tė ritit ortodoks.
    Nė kohėn kur nė Shqipėri nisėn tė vinin edhe misionarė katolikė, sidomos nxėnės tė kolegjit tė Loretos, pėr organizimin e shkollave fillore pranė kuvendeve dhe famullive tė tyre, pėr nevojat e kėtyre shkollave, njė prift tjetėr katolik Pjetėr Budi (1566-1622) botoi njėra pas tjetrės “Dottrina Cristiana”, 1618 (Doktrina e Krėshtenė), “Rituale Romanum” 1621 (Rituali Roman) dhe “Specchio di Confessione” 1621 (Pasqyra e t’rrėfyemit). Sikurse shkruante ai, qėllimi i botimit tė kėtyre veprave ishte “t`u vijė ndihmė kėtyre popujve dhe vetė priftėrinjve me shembėlla tė pėrshpirtshme, duke shkruar vazhdimisht libra nė gjuhėn e tyre”. Tė tria veprat janė nė pjesėn mė tė madhe pėrkthime tė lira katekizmash, komente sakramentesh tė rrėfimit dhe ligjėrata qė i pėrkasin po atij, si dhe poezi fetare. Autori herė pas here fut nė mes tė kėsaj lėnde fetare edhe pjesė qė flasin pėr realitetin shqiptar, duke shprehur dhe ndjenjat e tij atdhetare.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:46

    Letėrsia Shqiptare nė shek. XVI - XVII - 2.

    Budi me veprėn e tij shėnon njė hap pėrpara nė letėrsinė shqipe, sepse me tė kemi shkrimtarin e parė tė prozės origjinale dhe vjershėtorin e parė tė letėrsisė shqipe me njė prodhim me afėr 3 300 vargje, tė gjitha pėrshtatje nga latinishtja e italishtja, po shumė herė njė pėrshtatje e lirė me vlera stili.
    Pjetėr Budi pati disa pėrgjegjėsi tė larta nė hierarkinė kishtare, deri nė atė tė Peshkopit tė Sapės dhe tė Sardės (krahina qė i pėrgjigjen Zadrimės sė sotme) dhe tė Zėvendėsit tė Pėrgjithshėm tė Serbisė, ku u emėrua nga sinodi kishtar, mė 1599, detyrė qė e mbajti pėr 17 vjet. Por krahas veprimtarisė kishtare ai u angazhua dhe nė disa projekte tė guximshme pėr organizimin e njė lėvizjeje ēlirimtare antiosmane. Letra qė ai i dėrgon mė 1621, kur ėshtė Peshkop i Sapės dhe i Sardės, Kardinal Gocadinit ėshtė njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare tė shek. XVII, dėshmi e aspiratave pėr liri tė shqiptarėve dhe e vetėdijes sė tyre pėr tė luftuar tė bashkuar, pa dallime fetare e krahinore kundėr zgjedhės osmane. Letra paraqet njė projekt tė gjerė pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Pėrmes saj kuptohet se Budi pati marrė pėrsipėr rolin e promotorit tė bashkimit kombėtar dhe tė organizatorit e tė veprimtarit tė shquar tė lėvizjes ēlirimtare.
    Gjatė veprimtarisė sė tij kishtare e atdhetare Budi ra nė konflikt edhe me disa klerikė tė huaj, sidomos pas vendimit qė mori mbledhja e klerit shqiptar tė peshkopatės sė Shkodrės, Zadrimės e Lezhės, e organizuar prej tij mė 1622, pėr tė mos pranuar asnjė peshkop me kombėsi tė huaj. Nuk shkoi shumė kohė dhe ai u mbyt, si u tha, aksidentalisht nė lumin Drin. Vdekja e tij nė kėto kushte lė shteg pėr tė dyshuar se nuk ka qenė aksidentale.
    Autor i tretė i rėndėsishėm i letėrsisė shqiptare tė shek. XVI-XVII tė zhvilluar nė Veri, ėshtė Frang Bardhi (1606-1643). Ai zė njė vend tė veēantė nė lėvizjen kulturore e letrare tė kohės, sepse veprat e tij lidhen mė shumė me traditėn e humanizmit. Lindi nė Kallmet tė Zadrimės, studimet teologjike i kreu nė kolegjin e Loretos e tė Propaganda Fides nė Itali dhe punoi si klerik. Si dhe Budi, ai hyri nė konflikt me klerikėt e huaj dhe mendoi e punoi pėr t`u ardhur nė ndihmė vendit tė vet e popullit tė vet dhe klerit vendės. Nė njė relacion qė i dėrgon Papės mė 1641, Bardhi shpreh shqetėsimin e njė atdhetari qė e vuan robėrinė e pushtuesit osman, i mbushur me urrejtje ndaj mizorive tė tij dhe me shpresa pėr ndihmė nga Vatikani. Relacioni ka edhe vlerėn e njė dokumenti historik me tė dhėna pėr jetėn e banorėve tė krahinave, ku ai ushtroi detyrėn e klerikut, pėr gjendjen e tyre ekonomike dhe shpirtėrore nėn zgjedhėn e huaj dhe pėr zakonet e popullit.
    Por veprat mė tė rėndėsishme tė Frang Bardhit janė “Dictionarium latino-epiroticum” (Fjalor latinisht-shqip), botuar mė 1635 dhe njė vepėr pėr Skėnderbenė e shkruar nė latinisht dhe e botuar nė Venedik mė 1636 me titull “Georgius Castriotus Epirensia, vulgo Scanderbeg...” (Gjergj Kastrioti, Epiroti, i quajtur pėrgjithėsisht Skanderbeg, princi shumė trim e i pathyeshėm i Epirotėve qė u kthehet bashkatdhetarėve e atdheut tė vet, nga Frano Bardhi).
    Fjalori u hartua pėr t`u ardhur nė ndihmė klerikėve shqiptarė qė nuk e dinin latinishten, por nuk mungoi nė kėtė punė dhe frymėzimi nga ndjenja e dashurisė pėr shqipen. Nė parathėnien e veprės ai shėnon se me tė donte tė ndihmonte gjuhėn tonė “qė po bdaretė e po bastardhonetė sa mė parė tė ve” (qė po humbet e po prishet me tė kaluar tė kohės). Vepra e Bardhit hapi udhėn nė historinė e fjalorėve tė shqipes, duke qenė i pari i kėtij lloji. Ai pėrmban rreth 2 500 fjalė tė zgjedhura nga fondi kryesor i gjuhės. Kjo vepėr i hapi udhėn edhe njė dege tjetėr tė dijes shqiptare, folkloristikės, sepse nė tė janė pėrfshirė mbi 100 proverba, shumica origjinale dhe vetėm pak tė pėrkthyera.
    Vepra tjetėr ėshtė njė apologji, njė mbrojtje qė i bėn Bardhi shqiptarėsisė sė Skėnderbeut. Kjo vepėr ėshtė shkruar prej autorit nė valėn e zemėrimit, brenda dy javėve, si pėrgjigje dhėnė peshkopit tė Bosnjės, Tomko Marnaviē, i cili nė njė libėr latinisht botuar mė 1631, e nxirrte Skėnderbeun me origjinė boshnjake.
    Kjo e bėn librin e Bardhit njė vepėr historike dhe polemike. Bardhi zotėron shumė mirė lėndėn historike dhe e njeh mirė dokumentacionin pėrkatės; ai, siē shkruan Mario Roku, di tė bėjė kritikėn e dokumenteve, di tė argumentojė tezat e veta, me njė stil energjik, tė shkathėt e herė-herė emfatik pėr shkak tė vetė argumentit qė trajton.
    Njeri me kulturė tė gjerė dhe me mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke vazhduar traditėn e Barlecit nė fushė tė historiografisė skėnderbejane dhe duke hapur udhė tė re nė fushė tė leksikografisė e tė gjurmimeve etnologjike, u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shek. XVII.
    Pėrfaqėsuesi i fundit dhe mė i shquari i letėrsisė shqiptare tė shek. XVI-XVII ėshtė Pjetėr Bogdani (1625-1689). Ishte nga Guri i Hasit, katund nė afėrsi tė Prizrenit. Pas studimeve tė mesme nė kolegjin ilirik tė Loretos, kreu studimet e larta nė kolegjin e Propaganda Fides, po nė Itali, ku mori dhe titullin e doktorit nė filozofi e teologji. Pati detyra tė ndryshme kishtare: nė krye meshtar nė famullinė katolike tė Prizrenit, pastaj peshkop i Shkodrės, i ngarkuar njėkohėsisht dhe me administrimin e kryepeshkopatės sė Tivarit dhe nė fund kryepeshkop i kishės katolike shqiptare tė Shkupit. Jetoi vazhdimisht i pėrndjekur nga pushtuesit pėr shkak tė veprimtarisė sė tij aktive kishtare e atdhetare. Pėr t`u shpėtuar kėtyre ndjekjeve pėr njė kohė iu desh tė merrte malet e tė jetonte i fshehur. Por kjo e ndihmoi tė njihte nga afėr gjendjen e popullit tė vet nėn zgjedhėn osmane, tė vendoste lidhje me malėsorėt e krerėt e tyre pėr veprime tė pėrbashkėta kundėr sunduesve osmanė, si dhe tė mblidhte tė dhėna pėr vendet ku kalonte, tė njihte doket dhe traditat e popullit, gojėdhėnat, folklorin dhe gjuhėn popullore. Mė 1685 u kthye pėrfundimisht nė Kosovė dhe u vu nė krye tė lėvizjes ēlirimtare antiosmane qė shpėrtheu atje mė 1689, vit nė tė cilin edhe vdiq nė Prishtinė i prekur nga epidemia e kolerės.
    Veprimtaria politike, kishtare e letrare e Bogdanit u zhvillua nė tri fronte: pėr mbrojtjen e kombėsisė sė tij nga asimilimi osman, nga asimilimi serb dhe nga asimilimi grek. Relacionet e shumta qė i ka dėrguar Bogdani Vatikanit dėshmojnė pėr aspektet e kėsaj lufte tė pandėrprerė prej tij dhe pėrbėjnė njė korpus me rėndėsi dokumentesh pėr historinė dhe gjeografinė historike tė Shqipėrisė sė kohės dhe tė disa krahinave tė tjera kufitare.
    Vepra kryesore e tij ėshtė libri nė dy vėllime “Cuneus Prophetarum” (“Ēeta e profetėve”), botuar nė Padovė mė 1685. Teksti ėshtė dhėnė nė dy shtylla pėr ēdo faqe, shqip e italisht.
    “Ēeta e profetėve” ėshtė njė traktat teologjik-filozofik qė trajton, duke shkrirė tė dhėna nga burime tė ndryshme, ēėshtje kryesore tė teologjisė dhe njė histori biblike tė plotė, si dhe probleme tė ndėrlikuara tė skolastikės, tė kozmogonisė, tė astronomisė, tė pedagogjisė etj. Me kėtė vepėr Bogdani solli nė kulturėn shqiptare frymėn humaniste dhe vlerėsoi rolin e dijes e tė kulturės nė jetėn e njeriut.
    Nga ana tjetėr, me veprėn e Bogdanit letėrsia dhe gjuha letrare shqipe hodhėn njė hap tė madh pėrpara, sepse ajo ėshtė e para vepėr origjinale e prozės shqipe dhe jo njė pėrkthim a pėrshtatje, si veprat para saj. Kjo vepėr mund tė quhet laboratori mė i madh i pėrpunimit tė vetėdijshėm e mjeshtėror tė shqipes mesjetare. Pėr ta bėrė shqipen tė aftė tė shprehte koncepte tė vėshtira teologjike e filozofike, Bogdanit iu desh punė e madhe pėr tė njohur e shfrytėzuar mjetet e lashta tė gjuhės shqipe, arsenalin e saj bashkėkohor, visarin e pasur leksikor dhe mundėsitė e vlerat potenciale qė ruante gjuha popullore. Si rezultat i kėsaj pėrpjekjeje krijuese, nė penėn e Bogdanit shqipja ka fituar vlera tė reja stili. Kjo e bėn veprėn e Bogdanit tė jetė pėrpjekja e parė dhe e mirėfilltė pėr diferencimin e stileve funksionale nė shqipen letrare.
    Me idetė e saj iluministe, me frymėn humaniste dhe me gjuhėn e saj tė pastėr e tė pėrpunuar, ajo qėndron mė afėr Rilindjes dhe njerėzve tė saj, tė cilėt e ēmuan dhe u mbėshtetėn nė shembullin dhe nė traditėn qė ajo krijoi.
    Nė ngulimet e arbėreshėve tė Italisė tradita e shkrimit shqip nis me katekizmėn e priftit Lekė Matrėnga (1569-1619) “E mbsuame e krėshterė” (1592). Ky libėr, i dyti monument i shqipes sė shkruar, pas “Mesharit” tė Gj. Buzukut, ėshtė pėrkthim i njė katekizme, i shkruar me alfabetin latin, me rėndėsi edhe pėr tė ndjekur zhvillimin historik tė tė folmeve arbėreshe nė Kalabri.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:47

    Letėrsia shqiptare gjatė shek. XVIII

    Gjatė shek. XVIII nė zhvillimin e kulturės dhe tė letėrsisė shqiptare u shfaqėn dukuri tė reja. Kėto dukuri u pėrcaktuan nga njė varg faktorėsh tė jetės ekonomike, politike e kulturore tė vendit. Nė radhė tė parė zhvillimi i forcave tė brendshme prodhuese, i ekonomisė monetare, solli me vete lindjen e shtresave tė reja tregtare-zejtare, tė cilat ishin tė interesuara pėr njė zhvillim tė pavarur ekonomik e kulturor. Me kėtė lidhet forcimi i prirjes pėr pėrdorimin e shqipes sė shkruar jo vetėm nė sferėn kishtare, por dhe nė veprimtarinė e pėrditshme ekonomike. Kjo kėrkonte pa dyshim pėrdorimin e alfabeteve tė veēanta pėr shqipen, qė e dallonin atė nga gjuhėt e tjera, por objektivisht edhe pėr ta shkėputur mė sė fundi lėvizjen kulturore nė Shqipėri nga zhvillimi i varur prej kulturave tė huaja, sidomos osmane e greke. Me forcimin e kėsaj prirjeje shpjegohen nismat e njė anonimi nga Elbasani, tė Kostė Beratit, tė Grigor Voskopojarit, mitropolit i Durrėsit nga viti 1769 dhe tė Theodor Haxhifilipit (rreth vitit 1730-1805) nga Elbasani, i njohur me emrin Dhaskal Todri, qė krijuan alfabete tė posaēme tė shqipes. Ky i fundit nismėn e tij e pagoi me jetėn e tij duke mbetur i vrarė, pa arritur tė ngrinte njė shtypshkronjė nė Elbasan qė do tė botonte vepra shqip.
    Gjatė kėtij shekulli njohu njė gjallėrim mė tė madh literatura e qarkut kulturor konfesional ortodoks e mysliman. Anonimi i Elbasanit solli nė shqip copa tė ungjillit, si dhe Grigor Voskopojari, kurse Dhaskal Todri solli nė shqip “Dhiatėn e vjetėr dhe tė re”, ndonėse nuk arriti ta botonte. Kėto pėrpjekje u shumuan nė shekullin pasues me botimin mė 1827 tė tekstit tė plotė tė “Dhiatės sė re” tė pėrkthyer nga Vangjel Meksi dhe tė redaktuara nga Grigor Gjirokastriti, si dhe me korpusin e madh tė pėrkthimeve fetare tė Konstandin Kristoforidhit (1827-1895) nė dy dialektet e shqipes.
    Qyteti i Voskopojės nė kėtė shekull u bė njė qendėr e rėndėsishme kulturore, me njė lėvizje tė gjerė arsimore e me institucione pėrkatėse.
    Edhe pse letėrsia qė u zhvillua nė Voskopojė ishte kryesisht nė gjuhėn greke, nevoja pėr t`i vėnė gardh rrezikut tė asimilimit, bėri tė pashmangshme edhe pėrdorimin e gjuhės amtare, duke inkurajuar objektivisht zhvillimin e kulturave kombėtare. Nė shkollat e Voskopojės u pėrdorėn edhe shqipja e arumanishtja pėr mėsimin e greqishtes.
    Dukuria mė e rėndėsishme e zhvillimit letrar nė Shqipėri gjatė shek.XVIII ėshtė poezia shqipe me alfabet arab, qė u quajt poezia e bejtexhinjve. Kjo ishte njė dukuri kontradiktore, sepse nė tė poetėt bejtexhi shprehėn nga njė anė, prirjen pėr ta dalluar veten nga kombėsitė e tjera pėrmes shkrimit tė shqipes, si gjuhė e poezisė sė tyre, nga ana tjetėr, ata ishin nėn ndikimin e fortė tė kulturės orientale dhe tė moralit islam.
    Pas pėrhapjes sė gjerė tė islamizmit, nė Shqipėri nė shek. XVIII u ngrit njė rrjet i gjerė institucionesh arsimore e kulturore islame, mejtepet e medresetė ku jepej feja islame, letėrsitė orientale nė gjuhėt osmane e arabe. Numri i njerėzve tė shkolluar nė kėto institucione u rrit, duke formuar kėshtu njė shtresė intelektualėsh tė brumosur me kulturėn dhe ideologjinė e pushtuesit. Prej kėsaj shtrese dolėn poetėt bejtexhinj, qė sollėn nė krijimtarinė e tyre idetė e fesė e tė moralit islam, tė shprehura me njė gjuhė tė mbytur nga orientalizmat. Ata e shkruan shqipen me alfabet arab, ndoqėn modelet e poezisė orientale dhe rimorėn kryesisht motivet e atyre letėrsive.
    Megjithatė krijimtaria e bejtexhinjve pati rėndėsi pėr zhvillimin e letėrsisė shqipe nga disa anė. Nė radhė tė parė, sepse pėrmes saj shqipja bėri jetėn e vet tė shkruar, edhe pse me alfabet arab, nė njė kohė kur tradita e letėrsisė fetare-katolike tė shek. XVI-XVII ishte fashitur dhe tradita e letėrsisė kishtare ortodokse nė jug ishte fare e kufizuar, edhe kur shqipja u shkrua me alfabetin grek ose me alfabete tė krijuara enkas. Duke shkruar nė gjuhėn shqipe poetėt bejtexhinj dėshmonin vetėdijen e kombėsisė sė tyre; ata e dallonin veten nga popujt e tjerė tė perandorisė, si kombėsi me gjuhėn e vet tė veēantė.
    Nga ana tjetėr, edhe pse e mbėshtetur nė motivet dhe modelet e poezisė orientale, ajo nuk mund tė ishte e shkėputur nga trualli ku lindi, nga bota e njeriut shqiptar. Pėr pasojė ajo u tregua e ndjeshme edhe ndaj pėrjetimeve tė individit dhe ndaj konflikteve tė tij morale me institucionet e kohės. Nė kėtė vėshtrim krijimtaria e bejtexhinjve shėnon njė hap pėrpara nė zhvillimin e brendshėm tė poezisė shqipe. Duke mbetur jo vetėm nė kufijtė kronologjikė tė letėrsisė sė vjetėr, por edhe brenda caqeve tė pėrmbajtjes sė saj, ajo pėrsėri e kapėrceu atė nė disa drejtime. Me tė nisi trajtimi nė rrafsh tė gjerė i temės laike dhe pasqyrimi i disa elementeve tė jetės shqiptare tė kohės.
    Me rėndėsi tė veēantė ėshtė shkėputja e saj nga letėrsia e vjetėr, si akt krijimi. Poezia e bejtexhinjve nuk plotėson funksione didaktike, utilitare, ajo ėshtė produkt i pėrjetimeve subjektive dhe i frymėzimit krijues, sepse solli nė traditėn poetike shqipe botėn subjektive tė individit, edhe kur zhytet nė mjegullėn e misticizmit ose shkėputet prej saj, edhe kur ngrihet nė spekulacione metafizike ose zbret nė tokė, duke trajtuar disa anė tė jetės dhe tė realitetit tė kohės.
    Krijimtaria e bejtexhinjve u shfaq si njė rrymė e gjerė poetike qė u shtri nė tė gjitha trevat shqiptare. Ajo ishte rezultat i zhvillimit tė jetės intelektuale nė disa qytete e qendra tė mėdha shqiptare, si Berati, Elbasani, Prishtina, Shkodra, Prizreni, Tetova, Gjakova, Gjirokastra, Kolonja, Frashėri, Konispoli etj.
    Njė nga mė tė shquarit pėrfaqėsues tė saj ėshtė Nezim Frakulla (vdekur mė 1760) nga Berati. Ai ėshtė autor i shumė poezive turqisht, arabisht e persisht, por vepra e tij kryesore ėshtė “Divani” shqip qė thyen skemėn tradicionale tė divaneve orientale, sepse, krahas motiveve tė njohura nė to, poeti solli disa aspekte tė jetės sė kohės nė Shqipėri. Njė pjesė e mirė e vjershave tė tij janė gazelet, ku i kėndohet bukurisė e dashurisė, por nuk mungojnė dhe vjersha me nota kritike pėr disa vese morale e dukuri negative tė kohės.
    Bashkėkohės me tė ėshtė dhe Sulejman Naibi (vdekur mė 1772) po nga Berati. Edhe ky shkroi njė “Divan”. Vjershat e pakta qė njohim prej tij janė tė frymėzuara e me vlera artistike. Ndryshe nga poetė tė tjerė myslimanė, ai shkruan me njė shqipe mė tė pastėr e mė tė lakuar.
    Tahir Efendi Gjakova (fundi i shek. XVIII-shek. XIX) hartoi njė vepėr shqip, nė vargje dhe nė prozė, me titullin “Emni Vehbije” qė pėrmban porosi e kėshilla nė frymėn e moralit islam. Vepra u botua mė 1835 nė Stamboll, kuptohet me alfabetin arab. Ajo paraqet interes si dokument gjuhėsor i tė folmes sė Gjakovės.
    Muhamet Kyēyku (1784-1844) nga Konispoli ėshtė autor i dy poemave me subjekt me motive biblike e kuranike “Erveheja” dhe “Jusufi e Zelihaja”, tė pėrshkuara nga fryma e moralit islam. Poeti qė me krijimtarinė e tij qėndron mė afėr jetės sė kohės ėshtė Hasan Zyko Kamberi (shek. XVIII-XIX) nga Starja e Kolonjės. Ėshtė autor i njė “Mevludi” dhe i shumė poezive lirike, me temė shoqėrore e erotike. I lidhur me jetėn e fshatit dhe jo me jetėn orientale tė qyteteve e mjediseve feudale, ai pasqyroi nė poezinė e tij halle dhe dilema tė njeriut tė varfėr, zakone e probleme shoqėrore tė kohės. Vjersha mė e fuqishme e tij ėshtė “Paraja”, njė satirė e fortė ndaj realitetit tė korruptuar dhe ndaj rolit shkatėrrues tė parasė. Vjershat e Hasan Zyko Kamberit kanė gjurmėt e ndikimit tė traditės poetike popullore dhe janė shkruar me njė gjuhė mė tė pastėr, afėr sė folmes popullore.
    Poezia e bejtexhinjve mbeti brenda disa mjediseve tė mbyllura dhe shterroi gradualisht pėrpara zhvillimit tė njė letėrsie tė re tė shekullit qė erdhi, tė frymėzuar nga idetė e Rilindjes. Ajo mbijetoi pėrtej shekullit tė saj pėr arsye historike tė njohura vetėm nė disa qendra kulturore e fetare tė Kosovės.
    *
    * *
    Gjatė shek. XVIII pati njė gjallėrim tė lėvizjes letrare e kulturore edhe te arbėreshėt e Italisė. Autori mė i shquar i letėrsisė arbėreshe tė kėtij shekulli ėshtė Jul Variboba (1724-1788), i cili botoi mė 1762 veprėn “Gjella e Shėn Mėrisė virgjėr” nje poemth qė shtjellon jetėn e Marisė dhe tė Krishtit, e pėrshkuar nga njė notė humanizmi tokėsor e lirizmi tė vetvetishėm, e shkruar nė frymėn e poezisė popullore, me njė ngjyresė lokale. Vepra ka rėndėsi si njė krijim artistik i frymėzuar qė shėnoi kėrcėnimin nga kuadri i ngushtė didaktik-utilitar, drejt njė letėrsie me vlera tė dukshme artistike.
    Midis autorėve arbėreshė tė kėtij shekulli duhen pėrmendur edhe poetėt Nikollė Brankati (1675-1741), Nikollė Filja (1691-1769) dhe Nikollė Keta (1742-1803). Ky i fundit ėshtė edhe autor i njė vepre historiko-etnografike me titull “Thesar njoftimesh pėr maqedonasit”, qė u botua pjesėrisht te revista “La Sicilia” (Palermo, 1867).
    Letėrsia e shek. XVI-XVIII ka rėndėsi jo vetėm si etapa e parė e zhvillimit tė letėrsisė shqiptare, por edhe sepse ajo vuri bazat e shkrimit shqip.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:47

    Shkolla dhe arsimi nė tokat shqiptare (shek. XVI-XVII)

    Perandoria Osmane nuk njihte nė zotėrimet e veta kombėsi, por vetėm komunitete fetare - myslimanėt, rumėt (ortodoksėt) dhe latinėt (katolikėt). Rrjedhimisht edhe shqiptarėt ishin grupuar nė kėto tri komunitete fetare dhe nuk njiheshin si njė njėsi kombėtare mė vete. Atyre u lejohej ushtrimi i funksioneve arsimore-kulturore vetėm nė gjuhėt turko-osmane, greke dhe latine-italiane. Ndėrsa te popujt fqinjė ortodoksė sllavė u ruajt, kundėr vullnetit tė Patrikanės greke, tradita e pėrdorimit tė gjuhės popullore nė kishė e nė arsim, shqiptarėt ishin privuar nga pėrdorimi i gjuhės amtare shqipe nė kisha e nė arsim. Pėrveē kėsaj, komunitetet e tyre fetare ishin tė varura nga tri qendra tė ndryshme tė huaja kishtare e kulturore.
    Institucionet kryesore arsimore qė u ngritėn nė periudhėn e sundimit osman nė Shqipėri, ishin shkollat e komuniteteve myslimane, me mėsim nė gjuhėt turko-osmane dhe arabe. Nė fillim tė shek. XVI, me tė ardhurat qė vinin nga pasuritė e vakėfuara tė feudalėve dhe besimtarėve tė tjerė tė pasur myslimanė, u hapėn nė disa qendra tė Shqipėrisė, kryesisht pranė xhamive, shkolla fillore ose mektepe. Kėtu mėsuesit-hoxhallarė u mėsonin nxėnėsve leximin e librit tė shenjtė, tė kuranit, dhe pak shkrim me shkronja arabe. Nė shek. XVII, kur ndodhi islamizimi masiv i shqiptarėve, filloi tė shtohej numri i mektepeve qė hasen tani edhe nė disa fshatra. Pranė mektepeve nė qytetet kryesore tė vendit u ēelėn edhe shkolla tė njė shkalle mė tė lartė, medresetė, ku nxėnėsit mėsonin gramatikėn dhe leksikun e arabishtes, tė persishtes dhe tė osmanishtes, retorikėn e letėrsisė orientale dhe doktrinėn islame. Numri i nxėnėsve tė tyre ishte i kufizuar. Nė kėto medrese pėrgatiteshin klerikėt qė shėrbenin nė institucionet e kultit islamik dhe nė aparatin shtetėror. Nė tokat shqiptare u krijua kėshtu njė shtresė intelektualėsh tė pajisur me kulturė islame, disa prej tė cilėve kishin studiuar edhe nė medresetė e Stambollit, tė Aleksandrisė ose tė Bagdatit.
    Mė e vėshtirė ishte gjendja e arsimit tė popullsisė sė krishterė, e cila nuk gėzonte mbėshtetjen e shtetit dhe i nėnshtrohej diskriminimit. Ortodoksėt dhe katolikėt kishin pak shkolla fillore (fetare) qė ishin ngritur zakonisht pranė ndonjė manastiri ose kishe dhe nė raste tė veēanta pranė ndonjė fshati. Edhe ata pak nxėnės qė i frekuentonin ato ishin tė paracaktuar, kryesisht, pėr t’u bėrė klerikė. Mėsuesit ishin gjithashtu klerikė, ndėrsa programi i tyre pėrbėhej nga lėndė krejtėsisht fetare.
    Shkollat e komunitetit ortodoks, qė funksiononin nė Shqipėri qysh nga shek. XVI-XVII, ishin nėn mbrojtjen e Patrikanės sė Stambollit, ndaj patėn njė jetė mė tė qėndrueshme. Mėsimi nė kėto shkolla jepej greqisht, nė gjuhėn e kishės. Fondet pėr mbajtjen e tyre formoheshin nga dhuratat e besimtarėve pėr kishėn dhe qysh nga gjysma e dytė e shek. XVII edhe nga kontributi financiar qė jepnin esnafet ortodokse tė qyteteve pėr kėtė qėllim. Pėr pėrgatitjen e mėsuesve patrikana kishte organizuar shkolla nė Malin Atos dhe nė Stamboll.
    Shkollat katolike ishin nėn drejtimin e kishės sė Romės dhe kishin si detyrė tė pėrgatisnin mėsues-klerikė. Si mėsues shėrbenin klerikė shqiptarė e tė huaj, tė pėrgatitur nė kolegje tė veēanta, siē ishte p.sh. Kolegji Ilirik nė Loreto. Kur misionarėt e Romės vunė re se veprimtaria e tyre nė Shqipėri nuk po jepte rezultatet qė priteshin, pėr shkak se zhvillohej latinisht ose italisht dhe jo nė gjuhėn e popullit, Roma filloi tė pėrdorte edhe gjuhėn shqipe nė shkollat fetare katolike. Nė kėto rrethana u hapėn disa shkolla tė tilla, ku mėsohej edhe gjuha shqipe dhe ku shėrbenin si tekste mėsimore katekizmat e hartuar nga shkrimtarė klerikė si Pjetėr Budi. Kėto ishin ngritur kryesisht pranė famullive dhe manastireve. Njė shkollė e tillė funksiononte nė vitet 1628-1675 nė Pedhanė dhe po nė atė kohė edhe nė Blinisht (tė dyja nė rrethin e Lezhės), si dhe nė Kurbin (rrethi i Krujės). Nė 1669-1670 funksiononte njė shkollė katolike nė gjuhėn shqipe edhe nė Himarė. Nė Pedhanė e nė Blinisht u krijuan mė vonė edhe shkolla mė tė larta, gjimnaze, ku pėrdorej gjithashtu gjuha shqipe. Kėto shkolla u ngritėn nga murgj franēeskanė. Shkolla tė mesme shqipe katolike u hapėn edhe nė Janievė tė Kosovės (1671), nė Velje tė Mirditės (1699), nė qytetin e Shkodrės (1699). Nė kėto shkolla tė mesme nxėnėsit, qė ishin destinuar pėr t’u bėrė klerikė, studionin teologjinė, gjuhėt latine e italiane dhe disa prej tyre dėrgoheshin pėr studime mė tė larta nė Itali.
    Mėsimi i gjuhės shqipe nė kėto shkolla, edhe pse tepėr i kufizuar, ishte nė interes tė popullsisė vendase, qė i pėrkrahte ato. Kėshtu gjimnazi i Blinishtit u ngrit me kėrkesėn e krerėve tė vendit dhe kur nė vitin 1648 shkolla e Pedhanės u rrafshua nga njė ekspeditė ndėshkimore osmane, banorėt e fshatit e rindėrtuan atė pėrsėri.
    Zhvillimi i arsimit nė gjuhėn shqipe nė shek. XVII u pengua pėr shkak tė ndjekjeve tė qeveritarėve osmanė. Megjithatė, nė shek. XVII, nė shtresat e larta tė shoqėrisė shqiptare ishte zgjeruar rrethi i njerėzve tė mėsuar. Por edhe kėta, tė pėrgatitur nė institucione fetare nė gjuhėt e mėdha tė kulturės, nė latinisht, greqisht ose nė arabisht, parapėlqenin tė pėrdornin kėto gjuhė. Nė ēerekun e parė tė shek. XVII Pjetėr Budi shprehej shumė ashpėr pėr njė pjesė tė madhe tė klerit tė lartė katolik shqiptar, qė tregohej indiferent dhe mospėrfillės ndaj lėvrimit tė gjuhės shqipe, si dhe ndaj gjendjes sė mjerueshme kulturore tė popullit shqiptar.
    Nė vitin 1622 kisha katolike krijoi institucionin me emrin “De Propaganda Fide” me qendėr nė Romė. Ky ngriti disa shkolla pėr pėrgatitjen e klerikėve shqiptarė, si Kolegji ilirik i Fermos (1633), qė drejtohej nga misionarėt jezuitė, shkolla e Montorinos nė Romė, nėn drejtimin e misionarėve franēeskanė dhe dy shkolla pėr nxėnėsit nėn drejtimin e bazilianėve, njėra nė Grota Ferra afėr Romės dhe tjetra nė njė koloni arbėreshe tė Sicilisė. Rrethana mė tė favorshme pėr arsimin shqip u krijuan, kur nė fronin e papės hipi Klementi XI, me origjinė shqiptare. Me nismėn e tij u mblodh mė 1703 Koncili i peshkopėve tė Shqipėrisė, qė njihet me emrin “Koncili i Arbėrit”, i cili vendosi tė pėrhapte letėrsinė fetare nė gjuhėn shqipe. Tetė vjet mė vonė, mė 1711, nė shkollėn e Montorinos nė Romė u hap katedra e gjuhės shqipe.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:48

    Arsimi dhe kultura nė qytetin e Voskopojės

    Nė shek. XVIII, njė sėrė qytetesh shqiptare, si Shkodra, Prizreni, Prishtina, Elbasani, Berati njohėn njė zhvillim kulturor tė dukshėm pėr kohėn e pushtimit osman, u pajisėn me shkolla dhe me vepra tė arkitekturės artistike. Ky zhvillim qe mė i theksuar nė qytetin malor tė Voskopojės, njė nga mė tė rėndėsishmit e vendit nė atė kohė.
    Voskopoja, sot fshat nė jugperėndim tė Korēės, nė saje tė zejtarisė dhe tė tregtisė, qė nga fundi i shek. XVII kishte marrė trajtėn e njė qyteti qė po ecte shpejt pėrpara. Nė fillimin e shek. XVIII ka pasur rreth 25 000-30 000 banorė. Si qendėr e njė krahine etnikisht shqiptare, Voskopoja banohej nė shumicė nga shqiptarėt, por kishte edhe popullsi vllahe (arumune).
    Kulmin e lulėzimit ky qytet e arriti nė vitet 1720-1769. Ndryshe nga qytetet e tjera qė administroheshin e shfrytėzoheshin nga ajanėt feudalė, Voskopoja gėzonte njė farė autonomie: ajo administrohej nga koxhobashėt e vet, tė cilėt vareshin nga organet e pushtetit qendror osman. Njė rrethanė e tillė lejoi qė tė ardhurat e realizuara tė shkonin, nė pjesėn mė tė madhe, nė dobi tė zhvillimit zejtar e tregtar tė qytetit. Nga ana tjetėr, duke reshperuar dendur me vendet e Ballkanit e tė Evropės Perėndimore dhe Qendrore, voskopojarėt patėn krijuar atje agjenci tė tyre, mė pas edhe disa koloni, si nė Vjenė e Budapest, nė Mishkolc etj., tė Perandorisė Austro-Hungareze. Prej kėtyre kolonive, qė mbanin lidhje tė vijueshme me vendlindjen, Voskopojėn, po dhe me qendra tė tjera nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut, depėrtuan ndikime tė ndryshme kulturore-mendore tė Evropės sė pėrparuar.
    Voskopoja u bė njė nga qendrat kulturore mė tė pėrparuara tė Shqipėrisė dhe tė Ballkanit nė tėrėsi nė shek. XVIII. Por, sulmet e pėrsėritura grabitqare tė feudalėve pėrreth, nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII, nė kohėn e anarkisė feudale, shkaktuan rrėnimin katastrofal tė qytetit aq tė zhvilluar, duke e kthyer atė nė gjendjen e njė fshati me 1 000 banorė. Sulmi mė i rėndė ka qenė ai i vitit 1769. Shumica dėrrmuese e voskopojarėve morėn atėherė arratinė, u pėrndanė dhe u vendosėn nė qytetet e tjera tė Shqipėrisė, nė vendet e Ballkanit, nė Greqi dhe nė Maqedoni po sidomos nė viset danubiane, ato austro-hungareze dhe rumune.
    Nė fillim tė shek. XVIII, nė qendrat e Shqipėrisė Jugore, pėr shkak se osmanėt ndalonin mėsimin e shqipes, nisi tė pėrhapet mė shumė se nė tė kaluarėn arsimi nė gjuhėn greke. Nė Voskopojė shkolla greqisht u ēel mė 1710. Kėtu mėsonin jo vetėm fėmijėt e qytetit, por edhe nga krahinat pėrreth, disa edhe nga viset mė tė largėta. Shkollėn e drejtonte kleri dhe mbahej me mjetet financiare tė esnafeve dhe tė tregtarėve tė qytetit. Pėr t`iu pėrgjigjur nevojave nė rritje tė zhvillimit ekonomik tė banorėve, shkolla fillore e Voskopojės u ngrit mė 1740 nė shkallėn e njė gjimnazi dhe u quajt Akademia e Re, duke marrė tiparet e njė shkolle laike.
    Mė 1720, qyteti ishte pajisur edhe me njė shtypshkronjė, ku u shtypėn libra fetare-kishtare dhe ndonjė libėr mėsimi.
    Zhvillimi i arsimit dhe i kulturės nė Voskopojė ndodhi nėn ndikimin e lėvizjes iluministe tė Evropės Perėndimore, ku prinin mendimtarė si Volteri, Rusoi, Didroi etj. Megjithatė, nė rrethanat e sundimit tė feudalizmit, kjo lėvizje e pėrparuar nuk gjeti kushte tė favorshme zhvillimi nė Shqipėri.
    Lėvizja mendore nė Voskopojė shėnoi njė hap me rėndėsi nė krahasim me misticizmin si dhe me skolastikėn aristoteliane mesjetare, qė deri atėherė kishte zotėruar nė Kishėn e Lindjes. Ndėr pėrhapėsit e ideve tė reja nė Ballkan ishin mendimtarėt e kohės, si grekėt Metod Antrakiti, Evgjen Bullgari e tė tjerė, qė u luftuan nga Patriarkana greke e Fanarit. Rektori i parė i Akademisė sė Re nė Voskopojė ishte Sevast Leontiadhi, kosturiot. Pasues tė tyre kanė qenė vendėsit, voskopojarėt Theodhor Kavaljoti, qė drejtoi Akademinė pas Leontiadhit, Grigor Voskopojari, qė ishte zėvendėsrektor, si dhe autor e redaktor i librave qė botonte shtypshkronja e qytetit, dijetari Mihal Gorari e tė tjerė.
    Bartėsit e ideve iluministe tė Akademisė sė Re tė Voskopojės ranė ndesh me Patriarkanėn e Stambollit dhe me Malin e Shenjtė, qė ngulmonin nė paprekshmėrinė e traditave dogmatike tė kishės nė fushėn e arsimit e tė kulturės. Por idetė e reja pėrparimtare depėrtonin megjithatė nė shkollat qė u shtuan ndėr tė krishterėt e Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Jugut, edhe pse kėto qenė nėn drejtimin e klerit. Ato ide i bėri tė veta edhe njė pjesė e avancuar e klerit, qė luftoi dhe u rrezikua pėr to nga kisha. Megjithėse si gjuhė mėsimi ishte greqishtja nė shkollat e Voskopojės mėsohej edhe gjuha shqipe e pas saj vllahishtja.
    Zhvillimi i kulturės nė Voskopojė shėnoi njė hap me rėndėsi nė pėrparimin e pėrgjithshėm kulturor tė vendit. Duke futur shkencėn pozitive nė programet mėsimore, dijetarėt voskopojarė i dhanė njė goditje konservatorizmit tė kulturės feudale dhe kontribuan nė lindjen e iluminizmit shqiptar. Voskopoja u bė njė qendėr ndikuese edhe pėr viset pėrqark, por edhe mė larg, nė Greqi e Maqedoni. Nė Voskopojė vinin tė mėsonin djem nga Vithkuqi, Berati, Elbasani dhe qendra tė tjera tė Shqipėrisė, shumica e tė cilėve bėheshin mėsues nė vendlindjet e tyre. Tė tillė kanė qenė Theodhor Haxhifilipi ose Dhaskal Todri i Elbasanit, Kostė Ikonomi i Beratit, Evstrat Vithkuqari me shokė, qė vepruan nė shek. XVIII-XIX.
    Disa prej tyre qenė ndėr veprimtarėt dhe personalitetet mė tė njohur nė atė qytet dhe nė mbarė vendin. Njė ndėr ta ishte edhe Theodhor Kavaljoti, filozof qė jetoi nė vitet 1728-1789. Shkroi traktate si “Logjika” (1749), “Frika” (1752) dhe “Metafizika”. Siē tregon emri i tij, por edhe shqipja me tė cilėn ai shkroi (me elementė tė dialektit verior), i pėrkiste njė familjeje me origjinė nga Shqipėria e Mesme, nga Kavaja. Nė veprėn e tij “Protopiria” (Libėr fillestar mėsimi, Venedik 1770), Kavaljoti botoi edhe njė fjalor tri gjuhėsh, me mbi njė mijė fjalė greqishte, shqipe dhe vllahishte tė krahasuara. Edhe voskopojari Dhanil Adam Haxhi (rreth 1754-1825), nė “Isagogjinė” e tij (“Mėsime fillestare”, Venedik 1802), rreshton bisedime tė krahasuara nė po ato tri gjuhė.
    Nė vitin 1762, Grigor Voskopojari (fundi i shek. XVII-1772), tė cilin e hasim nė fillim tė shek. XVIII nė Berat, ku me sa duket kishte origjinėn e tij, kishte pėrfunduar shqipėrimin e tė dyja Dhiatave (tė sė Vjetrės e tė sė Resė). Ishte ky njė aksion shumė i madh, qė kishte tė bėnte me pėrkthimin nė gjuhėn e vendit tė librave bazė tė kishės. Liturgjia nė kisha pjesėrisht thuhej me kohė edhe nė shqip. Kjo vazhdoi edhe nė shek. XVIII, edhe mė pas. Nė procesin mėsimor tė shkollės sė drejtuar nga kleri hynte dhe shqipja, sė pari pėrmes teksteve fetare, qė zinin vendin mė tė madh nė programet, por edhe pėrmes lėndėve tė tjera. Nė tekstin e Theodhor Bogomilit (njohur mė shumė si Anonimi i Elbasanit), i shek. XVII, pėrfshihet edhe njė predikim i lirė fetar. Dhaskal Todri na ka lėnė edhe njė fabul tė shqipėruar tė Ezopit. Edhe Kostė Ikonomi hartoi tekste tri gjuhėsh (nė greqishte tė vjetėr, nė atė tė re dhe nė shqip). Kėto tekste i ka pėrdorur edhe mėsuesi vithkuqar Kostė Cepi (shek. XVIII-XIX), prej tė cilit i njohim tė kopjuara. Ai ka dhėnė mėsim jo vetėm nė vendlindje, por edhe nė Elbasan e gjetiu.
    Grigor Voskopojari shkruante me njė alfabet origjinal, si edhe Bogomili, qė e kishte shpikur vetė pėr shqipen qė shkroi. Tė njėjtėn gjė bėri edhe Dhaskal Todri, ndofta nėn ndikimin e Bogomilit, por edhe tė Grigorit, tė cilin e pati mėsues nė Voskopojė. Edhe ky pėrdori njė alfabet origjinal, qė e shpiku vetė e qė u pėrhap edhe nė njerėz tė tjerė nė Elbasan. Njihen edhe tė tjera alfabete origjinale tė shqipes nė Shqipėrinė e Jugut, si nė Gjirokastėr, Janinė etj. Kėto pėrbėjnė fakte me rėndėsi pėr lėvrimin e shqipes si gjuhė mė vete, qė kėrkonte edhe njė alfabet mė vete. Grigori u bė kryepeshkop i Durrėsit dhe u njoh edhe si Grigori i Durrėsit, por ai ka jetuar edhe nė Elbasan.
    Kėshtu, Voskopoja ishte edhe qendėr e lėvrimit tė shqipes. Kėtė gjuhė nuk e shkruanin vetėm Kavaljoti, Adam Haxhiu dhe Grigori, por edhe tė tjerė, duke arritur tė shqipėroheshin Dhiatat nė atė qytet, tė pėrdorej jo vetėm alfabeti grek, por edhe njė alfabet i krijuar posaēėrisht pėr shqipen.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:50

    Arkitektura nė shek. XV-XVIII - 1.

    Nė shek. XV-XVIII, nė territorin e Shqipėrisė u zhvilluan gjini tė ndryshme tė arkitekturės, duke filluar qė nga ndėrtimet me karakter mbrojtės, ndėrtimet shoqėrore dhe ato tė kultit islam, arkitektura kishtare postbizantine dhe sė fundi banesat popullore.
    Nė shek. XVI kishte pėrfunduar ndėrtimi i sistemit tė fortifikimit nga ana e turqve dhe ishin ngritur njė sėrė qendrash tė reja administrative. Ndėrtimi i fortesave vazhdoi nė ato zona ku kishte trazira, kryesisht nė afėrsi tė bregdetit. Nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XVI u ndėrtua njė sisem fortifikimi pranė detit Jon, ndėrsa nė vitin 1574 kėshtjella e Ishmit nė veri tė Durrėsit. Kėshtjellat osmane tė kėsaj periudhe nė pėrgjithėsi nuk u pėrgjigjeshin kėrkesave tė kohės; nė kushtet e pėrdorimit nė stil tė gjerė tė armės sė artilerisė, ato ishin ndėrtuar pėr tė pėrmbushur detyra lokale pėrballė njė armiku tė paarmatosur. Nė kėtė kuptim ato qėndronin larg fortesave pėr artileri tė mesit tė shek. XV.
    Por njė pėrjashtim bėn kėshtjella e Vlorės e ndėrtuar nga sulltan Sulejmani nė vitin 1531, pėr ta pasur atė si bazė ushtarake dhe kantier ndėrtimi anijesh pėr zbarkimin e tyre nė Pulje tė Italisė. Kėshtjella ndodhej pranė skelės sė sotme tė qytetit, rreth 150 m larg bregut tė detit. Ajo ka pasur formėn e njė tetėkėndėshi tė rregullt me gjatėsi brinjėsh 90 m dhe njė sipėrfaqe prej 3,5 ha. Muret rrethoheshin nga njė hendek i mbushur me ujė qė kishte njė gjerėsi prej 30-40 m. Ky hendek qė rrethonte kėshtjellėn nga ana e tokės, lidhej me detin nėpėrmjet dy mėngėve.
    Muret tė punuara me gurė tė latuar kishin njė gjerėsi prej 5,60 m dhe lartėsi rreth 15 m. Kėshtjella ishte e pajisur me kulla poligonale e drejtkėndėshe, me ura tė lėvizshme para hyrjeve dhe me njė kryekullė pranė murit qė shihte nga deti. Kjo e fundit ishte njė kullė cilindrike, masive qė mbizotėronte mbi gjithė ndėrtimet e tjera me lartėsinė e saj tė madhe. Kulla ishte 7-katėshe dhe mbulohej me njė kupolė tė veshur me plumb mbi njė tambur tė ulėt poligonal. Brenda kullės gjendeshin magazina dhe banesa e komandantit tė kėshtjellės. Ajo ishte e ngjashme me kullėn e bardhė tė Selanikut, Kullėn e Rumeli-Hisarit dhe kullėn qendrore nė Kastel de Mare nė Modon. Kėshtjella e Vlorės ishte pa dyshim njė nga ndėrtimet ushtarake mė tė arritura tė Perandorisė Osmane. Udhėtari osman i shek. XVII Evlia Ēelebiu shkruan se “ata qė s’kanė parė fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlorės nuk kanė dijeni mbi mjeshtėrinė e osmanėve”. Ēelebiu thotė gjithashtu se arkitekt i kėshtjellės sė Vlorės ishte Sinani, autori i kullės sė bardhė tė Selanikut.
    Ngaqė vėmendja ishte pėrqendruar mė tepėr nė ndėrtimet mbrojtėse, qė pushtuesit i ngrinin pėr nevojat e tyre ushtarake, ndėrtimet e tjera tė njė farė rėndėsie arkitektonike, qoftė dhe ato tė kultit mysliman fillojnė tė duken vetėm nga fundi i shek. XV.
    Faltoret e para tė kultit islam ishin nė stil tė importuar, por shumė shpejt filloi tė ndihet nė to ndikimi i arkitekturės vendase. Duke ruajtur tė njėjtėn ide arkitekturore (planimetrike e vėllimore), qė lidhej me destinacionin e kėtyre ndėrtimeve, hetohen dhe veēanti qė vėrehen shpeshherė nė trajtimin dekorativ tė fasadave, nė futjen me vėshtirėsi tė disa elementėve ndėrtimorė e zbukurues si harku, nė formė lundre etj. Me kalimin e kohės kėto dallime thellohen duke u shtrirė deri diku edhe nė formulimin e shtrirjes planimetrike. Ato harmonizohen gjithnjė e mė tepėr me arkitekturėn popullore dhe ansamblet e qyteteve tona mesjetare. Elementė tė arkitekturės popullore fillojnė tė futen nė objektet e kultit edhe nė gdhendjen e elementėve prej druri tė interierėve etj.
    Xhamitė e para shėrbenin pėr garnizonet ushtarake dhe ndėrtoheshin mbi portat e kėshtjellave, siē qenė ato nė kėshtjellėn e Elbasanit, Tepelenės, Bashtovės etj., qė ishin tė thjeshta si ndėrtesa dhe mbuloheshin me ēati druri.
    Por duke filluar qė nga vitet e fundit tė shek. XV kristalizohet njė arkitekturė e mirėfilltė nė ndėrtimin e xhamive. Nga ana tipologjike ato mund tė ndahen nė dy grupe tė mėdha. Ato tė tipit me ēati druri (Berat, Elbasan, Gjirokastėr) dhe tė tipit sallė me kupolė, shembulli i parė i tė cilave ėshtė xhamia e Mirahorit nė Korēė e ndėrtuar nė vitin 1494. Pothuajse tė gjitha xhamitė kanė qenė pajisur me portikė. Fillimisht portikėt ndėrtoheshin me mure guri tė mbuluara me qemere e kupola, si nė xhaminė e Mirahorit (Korēė), sipas modeleve tė xhamive tė Stambollit. Por gjatė shek. XVII e sidomos nė shek. XVIII-XIX pėrdoren gjithnjė e mė shumė hajatet me strukturė druri qė zinin sipėrfaqe tė mėdha (Kavajė, Berat, Tiranė). Hapėsira e brendshme e xhamive ishte me shumė dritė, muret dhe kupolat ishin shpesh tė mbuluara me piktura murale.
    Pėr vlerat e tyre arkitektonike dhe dekorative dallohen xhamia e Mirahorit 1496 (Korēė), Xhamia e Plumbit 1553-1554 (Berat), xhamia e Muradijes, shek. XVI (Vlorė), xhamia e Ethem Beut 1794 (Tiranė), Xhamia e Plumbit 1773-1774 (Shkodėr), xhamia e Daut Pashės 1605 (Prizren), Xhamia Mbret fundi i shek XV (Elbasan), xhamia e Nazireshtės 1600 (Elbasan), xhamia e Gjin Aleksit shek. XV (Delvinė), xhamia e Allajbegisė shek. XVI (Peshkopi), Xhamia e Beqarėve shek. XVIII (Berat), kompleksi i Xhamisė dhe i Sahatit nė Peqin 1820 etj.
    Njė gjini tjetėr ndėrtimesh kulti qė u pėrhap nė kėtė periudhė ishin teqetė. Prej tyre vlen tė pėrmendet teqeja e Xhelvetive nė qytetin e Beratit, pjesė e njė kompleksi tė pėrbėrė nga Xhamia Mbret, konakėt e banimit dhe vetė teqeja e Sheh Qerimit, e ndėrtuar nė fund tė shek. XVIII. Ajo shquhet pėr trajtimin me hijeshi tė fasadave me njė teknikė ndėrtimi tė pėrsosur me gurė tė skuadruar, pėr vellimet e barazpeshuara dhe pėr vlerat e larta artistike tė tavanit tė gdhendur nė dru e tė pikturuar.
    Nga tyrbet qė ndėrtoheshin si mauzole pėr persona tė shquar tė fesė bektashiane, pranė teqeve apo tė veēuara vlen tė pėrmendim tyrben e Tasllojės nė Krujė, e cila shquhet kryesisht pėr pikturėn murale.
    Njė gjini e veēantė ndėrtimore ishin hanet, tė cilat shėrbenin pėr buajtje tė tregtarėve qė vinin nga zonat fshatare apo edhe nga qytete tė tjera. Pėr t’u pėrmendur ėshtė Hani i Elbasanit nė pazarin e vjetėr tė qytetit tė Korēės, ku qėndronin kryesisht tregtarė nga Elbasani.
    Pranė pazareve, por edhe nė brendėsi tė lagjeve tė qyteteve, u ndėrtuan njė sėrė hamamesh (banjė turke), tė cilat u shėrbenin si tregtarėve qė vinin me mallrat e tyre nė ditėt e pazarit, ashtu edhe banorėve tė qytetit. Tė tilla janė hamamet nė Elbasan, Krujė, Shkodėr, Durrės etj.
    Pushtimi osman shėnoi mbylljen e njė periudhe tė gjatė arkitektonike me tiparet e veta specifike nė gjininė e ndėrtimeve tė kultit tė krishterė. Kjo traditė e lashtė nė arkitekturėn e ndėrtimeve tė kultit tė krishterė rishfaqet nė momentin e volitshėm. Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XVI deri nė fillim tė shek. XIX ndėrtohet njė numėr i madh kishash nė territorin e Shqipėrisė.
    Nė kėtė periudhė trashėgohen mjaft parime figurative dhe konstruktive tė ndėrtimeve bizantine, por me njė interpretim mė tė lirė tė tipave dhe formave, nė pėrputhje me rrethanat e reja ekonomiko-shoqėrore, duke ndjekur njė rrugė tė vetėn tė zhvillimit dhe duke arritur shpeshherė nė konceptime arkitektonike tė veēanta. Ishte kjo njė periudhė e veēantė arkitektonike, e njohur si arkitektura pasbizantine, e cila ka fillimet e veta, arritjet mė tė shquara dhe rėnien e saj.
    Nė bazė tė formulimit planimetrik dhe kompozimit vėllimor, ndėrtimet pasbizantine mund tė ndahen nė tri grupe tė mėdha: 1- Kisha njė nefėshe, 2 - Kisha me strukturė nė formė kryqi me kupolė dhe, 3 - Bazilika. Kėta tipa nuk pėrputhen gjithnjė me shtresėzimin kohor dhe ndarjen krahinore, por ata pėrcaktohen mė tepėr nga kushtet tė caktuara nė krahina dhe vende tė veēanta.
    Tipi i parė i kishave tė mbuluara me ēati druri me tjegulla apo me rrasa janė tė thjeshta nė ndėrtim dhe mė pak tė kushtueshme. Kėto kisha u ndėrtuan qė nė periudhėn e parė tė pushtimit osman dhe duke qenė pak tė kushtueshme, i gjejmė kudo dhe nė ēdo kohė. Megjithėse ato nuk dallohen pėr vlerat arkitektonike, shumė prej tyre ruajnė piktura tė njė niveli tė lartė artistik. Tė tilla janė: kisha e Shėn Kollit nė Shelcan (gjysma e parė e shek. XVI), Shėn e Premtja (1554) dhe Shėn Kolli (1604) nė rrethin e Elbasanit, Shėn Thanasi nė Pecė (1525), Shėn Gjergji nė Leshnicė tė Sipėrme (1525) nė rrethin e Sarandės, Shėn Mitri (1607) dhe Shėn Konstandini dhe Elena (1644) nė kėshtjellėn e Beratit etj. Kėtij tipi i pėrkasin dhe disa kisha tė shek. XVI-XVII nė rrethin e Gjirokastrės dhe tė Sarandės, tė cilat mbulohen me qemere cilindrike dhe nga ana konstruktive ruajnė nė disa raste lidhjet me tipat e vjetėr bizantinė.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:50

    Arkitektura nė she. XV - XVIII - 2.

    Nė kėtė grup bėjnė pjesė dhe kishat e tipit sallė me kupolė, disa prej tė cilave me pamjen e jashtme shfaqen me njė tambur tė lartė, si Shėn Kolli nė Dhivėr dhe Shėn Gjergji nė Demė tė Sarandės.
    Kishat me strukturė nė formė kryqi me kupolė janė mė tė zhvilluarat si nga pikėpamja strukturore, ashtu edhe arkitektonike. Ato janė tė ngjashme pėrsa u pėrket strukturave dhe kompozimit planimetrik me kishat bizantine tė ndėrtuara para pushtimit osman.
    Shembujt mė karakteristikė janė: kisha e Shėn Mėrisė nė Zervat (1569), kisha e manastirit tė Shėn Qiriakut dhe Julisė nė Dhuvjan (1588) nė rrethin e Gjirokastrės, kisha e manastirit tė Shėn Mėrisė nė Kameno (1580), kisha e manastirit tė Shėn Mėrisė nė Krorėz (1672) nė rrethin e Sarandės, kisha e manastirit tė Shėn Triadhės nė fshatin Pepel tė Gjirokastrės (1750), kisha e Manastirit tė Ungjillėzimit nė Vanishtė (1582) etj.
    Kishat e tipit bazilikal lindėn si nevojė e pėrfshirjes sė njė numri sa mė tė madh besimtarėsh nė shėrbesat fetare. Ato karakterizohen nga zgjatja e boshtit gjatėsor, nga lidhja hapėsinore e ambienteve nė brendėsi, si dhe nga trajtimi i pamjes sė jashtme. Ndėrtimet bazilikale hasen nė variante tė ndryshme nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XVII, gjatė gjithė shek. XVIII deri nė fillim tė shek. XIX. Njė numėr i madh i kėtyre kishave shquhen pėr pėrmasat e mėdha dhe pėr kriteret e tyre arkitektonike. Ato shėrbenin si katedrale qytetesh, qendra peshkopatash, si kisha nė qendra banimi relativisht tė mėdha dhe disa herė edhe si kisha manastiresh.
    Pėr vlerat e tyre arkitekturore dallohen bazilikat e mėdha tė Voskopojės, si Shėn Mėria (1712), Shėn Kollli (1721), Shėn Mėhilli (1722), katedralja e Shėn Mėrisė nė kėshtjellėn e Beratit (1797), Shėn Mėria e Sopikut nė Gjirokastėr, kisha e manastirit tė Ardenicės (1730), Shėn Gjergji nė Libofshė (1776).
    Pushtimi osman pati si pasojė rrėnimin ekonomik tė njė sėrė qytetesh, si Shkodra, Lezha, Kruja, Durrėsi, Vlora, ndėrsa disa qytete tė tjera, si Drishti, Deja, Shurdhahu (Sarda) u shkatėrruan krejtėsisht. Gjatė shek. XV deri nė fillim tė shek. XVI qytetet shqiptare ishin reduktuar nė qendra tė vogla, qė kryenin dhe funksionin e tregjeve lokale. Shek. XVI shėnoi njė rritje tė pėrgjithshme tė qendrave qytetare, tė cilat zgjerohen nga banorė tė rinj tė ardhur nga fshati.
    Ndėrsa nė shek. XVII filloi njė etapė me rėndėsi nė zhvillimin e qytetit shqiptar, i cili hyn nė rrugėn e rritjes dhe tė forcimit ekonomik.
    Gjatė kėtij shekulli pazaret shndėrrohen nė qendra tė mirėfillta jo vetėm shkėmbimi, por edhe prodhimi, ato rriten duke u pasuruar dhe me ndėrtimin e dyqaneve-punishte dhe pėr shitje, qė formojnė ansamble tė mėdha mbi bazėn e mjeshtėrive.
    Nė shek. XVIII rritja e rolit ekonomik tė qyteteve solli krijimin e tregjeve tė mėdha me karakter ndėrkrahinor. Krahas qendrave qė pėrbėheshin nga pazaret, ndėrtimet e kultit dhe ndėrtimet shoqėrore, shtresat e pasura ndėrtojnė banesa tė mėdha, duke arritur nė variantet mė tė zhvilluara tė tipologjisė sė banesės qytetare tė kohės, ndėrkohė qė shumė banesa ruanin vulėn e prejardhjes sė tyre nga fshati. Ky zhvillim pati si pasojė pėrmirėsimin e infrastrukturės rrugore si dhe ndėrtimin e njė numri tė madh urash guri. Tė tilla janė: Ura e Mesit (Shkodėr), Ura mbi Osum nė Berat, Ura e Urakės (Librazhd), Ura e Kollorcės (Gjirokastėr).
    Arkitektura e banesės popullore dallohet pėr njė vazhdimėsi tė qartė formash dhe zgjidhjesh nė rrugėn e saj tė zhvillimit, duke ndjekur e pasqyruar ecurinė e kushteve dhe tė mėnyrės sė jetesės.
    Banesa qytetare e shek. XVI-XIX zhvillohet nė katėr tipa kryesorė:
    1 - Banesa me shtėpi zjarri, karakteristike pėr qytetin e Tiranės dhe fshatrat pėrreth, pėrfaqėson njė nga tipat mė tė lashtė dhe mė karakteristikė pėr arkitekturėn e banesės shqiptare. Qendra e kompozimit tė kėsaj banese ėshtė shtėpia e zjarrit, qė ngrihej nė lartėsinė e tė dy kateve, rreth sė cilės ndėrtoheshin shkallė-shkallė mjediset e tjera qė kryesisht shėrbenin si dhoma pėr ēiftet.
    2 - Banesa me hajat ėshtė njė tip tjetėr banese qė zhvillohet nė disa variante. Banesa e hapur me hajat ėshtė tipi sundues nė qytetet e Shqipėrisė sė Mesme. Karakteristikė kryesore e kėtij tipi ėshtė lidhja e tij me oborrin dhe natyrėn. Duke pėrfituar nga trualli i sheshtė kjo banesė tregon gjithashtu pėr lidhjet me ekonominė bujqėsore, prej tė cilės nuk ishin shkėputur qytetet shqiptare.
    3 - Banesa me ēardak ndeshet shpesh nė Berat, mė rrallė nė Lezhė, Krujė etj., dhe mbizotėron nė Shkodėr. Tė tilla janė ndėrtesa e Muzeut Etnografik nė Krujė, e Luigj Gurakuqit nė Shkodėr, banesat e Toptanasve nė Tiranė etj. Nė kėto banesa ēardaku luan njė rol tė dorės sė parė nė kompozimin e banesės. Ashtu si dhe tipat e parė, banesa ėshtė konceptuar tė qėndrojė brenda mureve rrethuese, kopshteve tė gjera dhe vetėm rrallė del nė rrugė nė njėrėn apo tė dy faqet.
    4 - Banesa gjirokastrite, e emėrtuar kulla qytetare, pėr shkak tė tipareve tė saj mbrojtėse. Nė variante mė pak tė zhvilluara atė e ndeshim dhe nė qytete tė tjera si Berati, Kruja dhe Shkodra si dhe nė fshatra tė Shqipėrisė Veriore, e sidomos nė Jug. Kjo banesė qytetare arriti kulmin e zhvillimit tė saj nė shek. XVIII. Njė shembull tipik pėr kėtė lloj banese ėshtė ajo e Zekatėve nė Gjirokastėr.
    Gjatė shek. XVIII, si pasojė e dobėsimit tė pushtetit qendror osman dhe e krijimit tė pashallėqeve shqiptare, qė ishin nė luftė midis tyre pėr zgjerimin e territoreve tė veta, vihet re njė rritje e ndėrtimeve me karakter mbrojtės. Kėshtjellat e vjetra u rifortifikuan, ndėrkohė qė u ndėrtuan fortesa tė reja. U dallua pėr ngritje fortifikimesh Ali pashė Tepelena.
    Nė kufijtė shtetėrorė tė Shqipėrisė ndodhet vetėm njė pjesė e kėshtjellave tė ndėrtuara prej tij, si nė Tepelenė, Gjirokastėr, Shėn Triadhė, Porto-Palermo, Butrint etj. Ai ndėrtoi gjithashtu fortifikime nė Janinė, Artė, Prevezė dhe nė Sul. Nė ndėrtimet e tij ushtarake Aliu pėrdori njė numėr tė madh arkitektėsh dhe inxhinierėsh ushtarakė tė huaj, por nė krye tė punimeve qė nga viti 1800 deri rreth vitit 1822 qėndronte Petro Korēari, njė mjeshtėr shqiptar, tė cilin konsulli i pėrgjithshėm i Francės nė Shqipėri Fransua Pukėvili e quan “Voban” tė tij (Sebastien Vauban - inxhinier ushtarak i shquar dhe mareshal i Francės).
    Ndėrtimet ushtarake tė Ali Pashės dallohen nga teknika e ndėrtimit me gurė tė skuadruar me kujdes, nga format e rregullta gjeometrike kur e lejonte terreni, kullat dhe muret e ulėta me faqe tė pjerrėta nė anėn e jashtme, frėngjitė e mėdha pėr toja si dhe nga kornizat dekorative prej guri qė konturojnė zakonisht pjesėn e sipėrme tė mureve dhe kullave. Nė shumicėn e rasteve nė ndėrtimin e kėshtjellave Ali Pasha u kushtonte vėmendje jo vetėm qėllimeve utilitare dhe qėndrueshmėrisė, por edhe pėrsosurisė estetike me tė cilėn synonte tė shprehte ndjenjėn e madhėshtisė e tė pushtetit.
    Nė vitin 1819 Aliu ndėrtoi kėshtjellėn e Tepelenės, punimet e brendshme tė sė cilės mbetėn tė papėrfunduara pėr shkak tė konfliktit me Portėn e Lartė. Brenda kėshtjellės ai ndėrtoi njė saraj madhėshtor me synimin qė vendlindja e tij tė bėhej njė rezidencė e dytė pas Janinės, qė tė mos binte poshtė saj nga shkėlqimi dhe madhėshtia. Kėshtjella e Porto-Palermos (1804) ėshtė model i njė fortese garnizoni, kompakte, e pajisur mirė dhe me mure tė fuqishme.
    Ndryshe na paraqitet kėshtjella e Libohovės, qė shėrbente si rezidencė e motrės sė tij Shanishasė; drejtkėndėshe nė plan ajo mbrohet nga 3 kulla poligonale nė tri nga kėndet dhe nga njė bastion nė formė tė ērregullt gjeometrike nė kėndin tjetėr. Format e mprehta dhe kėrcėnuese tė bastionit nė pjesėn mė tė dukshme tė kėshtjellės, punimi i pėrsosur me gurė tė latuar, kornizat dhe format trungkonike tė theksuara tė kullave, fshehin nė tė vėrtetė dobėsinė e mureve tė holla tė saj. Ideja e madhėshtisė dhe e pushtetit kanė mbizotėruar nė ndėrtimin e kėsaj kėshtjelle.
    Kėshtjella e Gjirokastrės (1812-1813) ėshtė njė nga ndėrtimet mė tė rėndėsishme e mė tė arritura tė Ali pashė Tepelenės. Pėrshtatja me terrenin shkėmbor tė kodrės, konstruksionet e guximshme, kullat e larta 30 m, sistemi i galerive i mbuluar me harqe e qemere, kazematet e shumta dhe ujėsjellėsi 7 km i gjatė i ngritur mbi njė sistem kanalesh dhe urash madhėshtore, e bėjnė tė admirueshme kėtė vepėr gjigante tė arkitekturės ushtarake, e cila edhe pėr aq sa ruhet nė ditėt tona, mbetet tėrheqėse pėr vizitorin.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 01:51

    Artet figurative nė shek. XVI-XVIII.
    Piktura

    Nė shek. XVI nė fushėn e arteve figurative vazhdoi tė zotėronte nė Shqipėri ikonografia, qė shėnoi atėherė kulmin e saj. Nė kėtė periudhė u realizuan mjaft vepra pikture tė kishave dhe ikona, tė cilat sot janė nga kryeveprat e kėsaj fushe.
    Shek. XVI ėshtė nė artet figurative shekulli i Onufrit (Onufėr Neokastritit), mjeshtrit mė tė madh tė ikonografisė shqiptare, i cili krijoi stilin e tij dhe ishte i pari qė bėri kthesėn nė pikturėn postbizantine nė Shqipėri. Historianėt i atribuojnė vitin 1500 si vit tė lindjes dhe atė tė vdekjes vitin 1578.
    Onufri ka ushtruar veprimtarinė e tij kryesisht nė kėshtjellėn e Beratit, ku ka bėrė afresket e kishės sė Shėn Todrit, gjithsej 13 afreske. Sipas mbishkrimit tė datės 23 korrik 1547 realizoi 31 afreske nė kishėn e Apostujve nė Kostur (sot Greqi). Mė 1554 bėri afresket nė kishėn e Shėn Marisė, nė zonėn e Shpatit (Elbasan), tė Shėn e Premtes nė Valsh (Elbasan), nė kishėn e Shėn Kollit nė Shelcan, si dhe nė kishėn e shpėrfytyrimit nė Zėrzė tė Pėrlepit (sot Maqedoni) mė 1535. Nė Berat realizoi ikonat e famshme tė ikonostasit tė kishės sė Evangjelizmos (nė Kala), tė cilat janė kryeveprat e kėtij mjeshtri. Kėto vepra janė tė pėrkryera nga mjeshtėria e lartė nė realizimin e figurave, nga pasuria e ngjyrave, pikturimi i veshjeve dhe i ndėrtesave me shumė nuanca ngjyrash dhe portrete psikologjike. Figurat e tij shquhen pėr origjinalitetin e tyre.
    Ikonografia e Onufrit paraqitet harmonike pėrsa u pėrket ngjyrave, shquhet nga njė formė e pėrkryer e realizimit tė imazhit. Ai krijon njė raport koloristik nė ikona me mbizotėrim tė ngjyrės sė kuqe, qė e pėrdor nė njė mėnyrė mjaft mjeshtėrore dhe tėrheqėse, duke e organizuar atė nė praninė e jeshiles nė smerald, drejt njė uniteti tekniko-artistik tė paarritshėm nga ikonografėt e tjerė.
    Ikonografia e realizuar nga Onufri mbetet njė nga veprat mė tė arrira tė pikturės ikonografike bizantine tė realizuar nė territorin shqiptar. Nė kėto ikona vėrehet mbėshtetja nė traditėn e vjetėr bizantine, por edhe ndikimi i artit tė Venedikut, si edhe tradita e pasur e piktorėve vendės tė shek. XIII-XIV. Rol tė veēantė nė formimin e Onufrit luajti qyteti i Beratit me kulturėn shekullore, me qendrat e njohura tė antikitetit pranė Apolonisė dhe Ballshit, si dhe me artin e pikturės murale tė shek. XIII-XIV
    Shek. XVI i takon edhe artisti tjetėr ikonograf Nikolla (i biri i Onufrit). Ai vazhdoi nė krijimtarinė e tij ikonografinė e Onufrit, duke lėnė mjaft afreske dhe ikona qė dėshmojnė pėr njė cilėsi tė lartė profesionale. Ka pikturuar nė kishėn e Vllahernės nė kėshtjellėn e Beratit, nė Kurjan tė Fierit e nė Dhėrmi. Vepra tė Nikollės ndodhen dhe nė Arbanas tė Bullgarisė. Nė krijimtarinė ikonografike tė Nikollės ndihet mjaft vazhdimėsia tipologjike e ikonografisė sė Onufrit. Afresket e kishės sė Shėn Mėrisė Vllaherne nė Berat, tė realizuara nė vitin 1578, dhe nė kishėn e Shėn Kollit nė Kurjan tė Fierit, sė bashku me piktor Joanin si dhe ikonat qė trashėgohen prej tij, pėrfaqėsojnė vlera tė shquara artistike nė pasurinė tonė ikonografike kombėtare.
    Onufri, sė bashku me nxėnėsit e tij, Nikolla (i biri) dhe Onufėr Qiprioti, pėrbėnin elitėn e artistėve mė tė shquar tė ikonografėve tė asaj kohe. Sė bashku konverguan nė njė hapėsirė tė pėrbashkėt artistike. Themeluan njė traditė tė qartė pėr pasardhėsit e tyre. Krahas tipareve qė ēuan mė tej dhe pasuruan ornamentikėn, krijuan njėkohėsisht variante dhe subjekte tė reja, zgjedhje kompozicionale tė traditės bizantine, duke i dhėnė ikonografisė vendase njė tipar tė ri e mbi tė gjitha themeluan shkollėn e Beratit (tė pikturės) ose e Onufrit, e cila u reflektua nė ikonografinė artistike tė ikonografėve deri nė shek. XIX.
    Njė tjetėr piktor ikonograf, i cili punoi pranė ateliesė sė Onufrit tė madh, ėshtė dhe Onufėr Qiprioti. Mė 1571, kur Qipro pushtohet nga turqit, shumė piktorė ikonografė u larguan nga vendi i tyre duke emigruar nė disa vende tė Ballkanit si dhe nė Venedik. Njė ndėr ta ėshtė dhe Joani i Qipros ose Onufėr Qiprioti i cili mė 1591 realizoi afresket nė kishėn e Shėn Kollit nė kalanė e Beratit. Viti 1591 ėshtė viti ku ne marrim sinjalet e para tė ushtrimit tė veprimtarisė artistike tė kėtij autori. Duke iu referuar vitit 1571, vitit tė pushtimit tė Qipros, mendojmė se Onufėr Qiprioti mundet tė ketė emigruar nė Shqipėri nė moshėn 20 vjeēare duke sjellė me vete influencat e shkollės sė Venedikut, Qipros dhe tė Kretės.
    Qėndrimi i tij nė Berat pranė Onufrit tė madh, bėri qė ai tė konsolidohej plotėsisht si ikonograf. I vendosur mė vonė nė rrethinat e Gjirokastrės realizon afresket e kishės sė Vrahogoranxisė nė Gjirokastėr mė 1622. Nga datimet del se ky ikonograf ushtroi krijimtarinė e tij nė njė shtrirje kohore 31-vjeēare. Qiprioti mori shumė nga Onufri. Miniaturėn e pėrfituar prej tij ai e pasuroi mė shumė. Elementi qė huazoi mė tepėr prej tij ėshtė kaligrafia e shkrimit, e cila nuk dallohet nga Onufri. Ai mbetet piktori i parė deri nė shek. XVI qė shkruan emrin nė ikona. Dha ndihmesė tė madhe nė formimin e shkollės sė Beratit si dhe nė pėrhapjen e kėsaj shkolle nė jug tė Shqipėrisė. Shumė vepra qė mbajnė firmėn e tij radhiten nė krijimet mė tė mira tė ikonografėve shqiptarė dhe formuan njė traditė me vlerė, mbi tė cilėn u mbėshtetėn piktorėt e tjerė tė shek. XVIII, si Konstandin Shpataraku, Konstandin dhe Athanas Zografi, Ēetirėt, Joan Athanasi dhe Konstandin Jeremonaku. Portretet e realizuara prej Qipriotit nė afreske dhe nė ikona, ndryshe nga tė tjerėt, janė tė pikturuara me ngjyra tė ngrohta me dritė dhe transparencė. Kurse me plastikėn e tyre krijoi tipat individualė.
    Nė mesin e shek. XVII, duke filluar nga viti 1643 ushtroi krijimtarinė ikonografi Konstandin Jeremonaku, i cili shfaqet me njė miniaturė e stil tė veēantė, nė paraqitjen e figurave. Veprat e tij janė ndikuar nga shkolla e Onufrit. Ai e ka ushtruar veprimtarinė nė zonėn e Korēės. Pėr kėtė dėshmojnė ikonat e gjetura nė kisha, siē janė ato tė kishės sė Shėn Gjon Vladimirit-Elbasan. Rreth kėtyre viteve mendohet tė ketė bėrė dhe disa ikona tė cilat datojnė nė vitin 1711 nė kishėn e manastirit tė Shėn Naumit (Ohėr).
    Nė shek. XVIII vihet re njė gjallėrim nė jetėn ekonomike e kulturore tė Shqipėrisė, qė u shoqėrua me formimin e njė shtrese tė pasur shoqėrore, e cila ēoi pėrpara krijimtarinė artistike. Kjo ngritje ekonomike i dha dorė zhvillimit tė kulturės e arsimit dhe depėrtimit tė ideve iluministe tė botės perėndimore tė asaj kohe. Filluan tė ngriheshin njė numėr i konsiderueshėm bazilikash tė mėdha nė Voskopojė, Korēė, Fier, Gjirokastėr. Ngritja e nivelit tė zhvillimit kulturor nė Korēė, qė lidhej edhe me traditat e vjetra, krijoi premisa pėr lindjen e shkollės sė Korēės nga artistė vendas. Themelues i kėsaj shkolle konsiderohet David Selenica, i cili pasohet nga Konstandin e Athanas Zografi dhe tė gjithė piktorėt e mėvonshėm qė dolėn nga kjo zonė. Davidi njihet si artist i madh nė artin kishtar lindor nė pėrgjithėsi gjatė shek. XVIII. Kur arti kishtar nė Ballkan ishte gati nė rėnie tė plotė Voskopoja e Vithkuqi patėn njė zhvillim ekonomik e kulturor. Ai shkėputet nga krijimtaria e piktorėve tė kėsaj periudhe duke rizgjuar artin e periudhės mė tė shkėlqyer tė mbretėrimit tė paleologėve. Po nė kohėn e Davidit filloi veprimtarinė si piktor Konstandin Shpataraku.
    David Selenica e ka realizuar ikonografinė e tij nė kishėn e Shėn Kollit nė Voskopojė. Mendohet se ai ėshtė formuar si ikonograf nė Malin Athos, dhe ka pikturuar narteksin e Kapelės sė Virgjėreshės nė manastirin Laura e Madhe, si dhe afresket e kishės sė Shėn Prodhonit nė Kostur (1727) dhe ato nė kishėn e Shėn Mėrisė sė Madhe nė Selanik. Vetėm nė kishėn e Shėn Kollit numėrohen rreth dy mijė figura tė pikturuara prej tij.
    Mė 1722-1726 David Selenica punoi afresket e kishės sė Shėn Kollit nė Voskopojė me ndihmėn e Konstandinit. Skenat e realizuara nė muret e Shėn Kollit kanė njė lirshmėri tė figurave. Tek ai gjejmė tema tė apokalipsit nga historia dhe jeta e shenjtorėve. David Selenica shkėputet shumė nga krijimtaria e piktorėve tė kėsaj periudhe. Qe i pari qė guxoi tė cenonte traditėn qindravjeēare qė ishte nė fuqi deri nė atė kohė dhe nuk ngurroi aspak tė fuste elemente tė reja qė ishin nė kundėrshtim me kėtė traditė shekullore e tė ngurtė, e cila e kishte bėrė, tanimė, punėn e saj. Duke ruajtur zgjidhjen monumentale ashtu si dhe nė ikonografinė e Qipriotit dhe tė Jeremonakut, Davidi kėrkon nė artin e tij ta pėrjashtojė kufirin e dukshėm qė hasim nė ikonografinė e mėparshme midis personazheve hyjnore dhe atyre tokėsore. Tipologjia kristiane e imazhit bizantin shfaqet nėpėrmjet ikonografisė sė Davidit mė e kapshme dhe mė e kuptueshme nė sajė tė njė realizmi, i cili nuk vihej re mė parė nė ikonografinė pasbizantine nė Shqipėri. Skenat e pikturuara prej tij fitojnė njė sens laik, nė ribashkimin dhe nė njėjtėsimin e njeriut dhe tė shenjtit tė paraqitur. Pavarėsisht se temat ruajnė versionin liturgjik kristian, kjo nuk e ka penguar David Selenicėn, qė me mjeshtėrinė profesionale tė fusė natyrshėm detaje nga jeta reale, duke hedhur fillimet e humanizmit tė artit ikonografik bizantin nė vendin tonė. Duke u larguar nga rregullat e artit bizantin, por jo nga elementet mė tė qenėsishme qė pėrbėjnė temat liturgjike, themelon njė krijimtari ikonografike qė sa vjen e ēlirohet nga dogma, duke sjellė njė Rilindje tė dukshme nė ikonografinė shqiptare. Me sa duket, lidhjet e Voskopojės (nė kishat e sė cilės David Selenica pikturoi), me qendra tė mėdha mjaft tė zhvilluara dhe iluministe, si Vjena, Budapesti, Lajpcigu, Venediku, zgjeruan mė shumė mundėsitė qė arti ikonografik tė ndryshonte edhe nėn ndikimin e rinovimit tė madh qė po kalonte arti evropian.
    Nė kohėn e Davidit fillon veprimtarinė Konstandin Shpataraku me origjinė nga Shpati i Elbasanit, vendlindja e Onufrit, i cili realizon mė 1744 ikonat e ikonostasit tė kishės sė manastirit tė Ardenicės. Nė ikonat e tij ka elementė tė rinj artistikė dhe tė frymėzuar nga realiteti i kėsaj epoke. Njėra prej veprave tė tij, ėshtė ajo e Shėn Gjon Vladimirit nė ikonostasin e kishės sė manastirit tė Ardenicės, ku ka pikturuar princin shqiptar Karl Topia (1359-1388). Krijimet e tij konsiderohen si vazhduese tė shkollės sė Onufrit sidomos nė realizimin e miniaturės dhe tė tipave tė portreteve, pa pėrjashtuar dhe ndikimet e shkollės sė Malit Athos.
    Shek. XVIII pėrfaqėson periudhėn kur bėhen mjaft afreske dhe ikona. Nė Vithkuq pikturohen muret e kishės sė Shėn Pjetrit, tė kishės sė Shėn Kollit dhe tė Shėn Mėrisė, ku skenat marrin njė hapėsirė mė tė gjerė nė zgjedhjet kompozicionale dhe nė lirshmėrinė e pikturimit. Kjo ndihmohet edhe nga hapėsirat e mėdha tė krijuara nga ndėrtimi i bazilikave. Piktorėt e kėtij shekulli ndjekin traditėn e shkollės sė Korēės e pikėrisht atė tė David Selenicės. Krijimtaria e vėllezėrve Konstandin e Athanas Zografi zhvillohet nė mesin e shek. XVIII (1720-1764), kur ata realizuan ikonat dhe afresket e tyre. Krijimtaria e tyre si dhe e nipėrve Terpo dhe Eftimiu shtrihet nė zonėn e rrethit tė Korēės e deri nė kishat e Myzeqesė. Ajo mbėshtetet mbi traditėn e shkollės sė Malit Athos, ku ata studiuan dhe punuan, si dhe nėn ndikimin e pikturės sė Davidit. Mė 1720 realizuan afresket e kishės sė Metropolisė sė Korēės, mė 1745 ato tė manastirit tė Ardenicės, hajatin e kishės sė Shėn Kollit ku pikturoi edhe David Selenica mė 1750, si dhe mjaft afreske nė Hungari e nė Malin Athos. Krijimtaria e tyre ėshtė e pasur edhe nė ikona. Karakteristikė e kėtyre ikonografėve ėshtė prirja pėr t`i veshur shenjtorėt me rroba kombėtare. Krijuan skena tė rralla, nga tematika e tyre, nė lidhje me Apokalipsin, ku janė paraqitur kafshė alegorike dhe njė numėr i madh figurash. Nė afresket e manastirit tė Ardenicės ata pasqyruan edhe kompozitorin e njohur tė botės sė Bizantit tė shek. XII me origjinė nga Durrėsi, Joan Kukuzeli.
    Nė fillimin e shek. XIX vazhdoi krijimtarinė i biri i Konstandinit, i cili punoi nė kishėn e Vodicės afėr Beratit (mė 1805), nė kishėn e Shėn Premtes nė Pėrmet (mė 1808), nė kishėn e Shėn Konstandinit nė Drenovė afėr Korēės, mė 1810. Kurse djali i Athanasit (Zografit), nė kėtė periudhė ka realizuar vetėm ikona, tė cilat dėshmojnė pėr njė rėnie tė kėtij arti kishtar nė kėtė periudhė.
    Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII dhe gjatė gjysmės sė parė tė shek. XIX zhvilluan veprimtarinė e tyre piktorėt e familjes Ēetiri nga Grabova. Krijimtaria e tyre shtrihet kryesisht nė krahinėn e Myzeqesė, nė Vlorė, Berat, Fier e nė Lushnjė ku shumė afreske dhe ikona mbajnė firmėn e tyre, si nė kishėn e Shėn Vlashit (Vlorė) mė 1792, tė Shėn Kollit (Vanaj – Myzeqe) mė 1795, nė kishėn e Shėn Thanasit nė Karavasta (mė 1797) etj. Lanė njė krijimtari mjaft tė pasur dhe kanė realizuar qindra skena nė mure e nė ikona. Tematika dhe stili i kėtyre ikonografėve janė tė njėjtė me ato tė vėllezėrve korēarė Konstandin dhe Athanas Zografi, si edhe tė Konstandin Shpatarakut
    Nė shek. XIX, kur arti ikonografik ishte nė rėnie, shquhen veprat e piktorit Mihal Anagnosti. Veprat e tij konsiderohen si shfaqje tė fundit tė kėtij arti ikonografik nė Shqipėri. Ndryshe nga veprat e paraardhėsve, krijimet e tij shquhen pėr njė stil qė dallohej nga ai i traditės sė Bizantit, duke u afruar mė tepėr me ato tė Rilindjes italiane. Megjithatė portretet e tij ngjasojnė mė tepėr me portrete orientale. Veprat e tij (ikonat), i bėri kryesisht pėr ikonostasin e kishės sė Katedrales nė Elbasan. Ai realizoi gjithashtu afresket dhe ikonat e ikonostasit tė kishės sė manastirit tė Bigorskit (sot Maqedoni). Ky ikonograf shfrytėzoi dhe mori nga piktura paraardhėse shumė elemente artistike. Nė veprėn e tij rrezatojnė Onufri, Qipiroti, Nikolla, Shpataraku, Zografėt etj.
    Arti ikonografik pėrbėn njė pasuri tė madhe nė kulturėn shqiptare. Nė veprat e tij pasqyrohet shpirti krijues i piktorėve dhe shfaqen, njėherazi, shpirti dhe realiteti i popullit shqiptar.

    Sponsored content


    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN - Faqe 3 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 19 Apr 2024, 20:00