Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Share

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:28

    4. PASHALLĖKU I SHKODRĖS NĖ VITET 1797-1812

    Pashallėku i Shkodrės nėn qeverisjen e Ibrahim pashė Bushatlliut (1797-1809)

    Ndėrsa po fuqizohej e zgjerohej Pashallėku i Janinės dhe po theksoheshin prirjet e sundimtarit tė tij pėr t’u shkėputur nga varėsia e Portės, Pashallėku i Shkodrės, hyri nė vitet e fundit tė shek. XVIII, kur qeverisej nga Ibrahim pashė Bushatlliu, nė rrugėn e bindjes ndaj Stambollit. Kėtė veprim e bėri me kusht qė interesat e shtresės sė tij dhe sidomos trashėgimia e pushtetit nga familja e tij tė mos cenoheshin. Si pėrfaqėsues i grupit mė tė fuqishėm feudal nė Shkodėr, ai u njoh prej sulltanit nė maj ose nė qershor 1797 si qeveritar i Pashallėkut tė Shkodrės me gradėn bejlerbej, kurse i nipi Mehmet Pasha u emėrua qeveritar i sanxhakut tė Elbasanit e, pak mė vonė, edhe i atij tė Ohrit. Por kjo njohje u arrit vetėm pasi ata pranuan shlyerjen e shumave tė detyrimeve tė prapambetura nga Kara Mahmudi, i cili i kishte pėrdorur ato pėr tė financuar kryengritjen. Porta e Lartė u besoi atyre pushtetin si pjesėtarė tė sė vetmes familje qė mund tė ngrinte shqiptarėt e Veriut pėr mbrojtjen e kufijve nė njė kohė kur armata franceze, e komanduar prej gjeneral Napoleon Bonapartit, po korrte fitore pas fitoresh, po i jepte fund Republikės sė Venedikut dhe po u afrohej kufijve veriperėndimorė tė Perandorisė Osmane.
    Pėr ta pėrdorur nė mbrojtjen e kufijve tė perandorisė dhe kundėr fuqizimit tė Pashallėkut tė Janinės, Porta e Lartė i dha Ibrahim Pashės gradėn e vezirit mė 1799, kur kėtė gradė ia dha edhe Ali pashė Tepelenės, qė kishte mbajtur qėndrim tė vendosur kundėr rrezikut francez.
    Ky rrezik, qė e detyroi sulltanin tė harronte tė kaluarėn e shtėpisė sė Bushtallinjve, e detyroi edhe Ibrahim Pashėn tė ndiqte njė politikė bindjeje ndaj Stambollit pėr tė gjetur pėrkrahjen qė i nevojitej. Veziri Bushatlli, ashtu si paraardhėsit e tij, nuk e ndėrpreu kursin e politikės sė brendshme tė ndjekur prej tyre dhe sidomos politikėn e tolerancės fetare ndaj tė krishterėve. Pėr rrjedhim, ai i ruajti marrėdhėniet e vjetra me Papatin, me oborrin e Spanjės dhe vazhdoi me Austrinė marrėdhėniet e mira ekonomike qė kishte pasur me Venedikun. Ish zėvendėskonsulli venedikas, tani austriak, Jak Mark Suma, vazhdoi funksionin qė kishte pasur deri nė traktatin e Kampo Formios. Po kėshtu u soll Ibrahim Pasha edhe me Republikėn e Raguzės.
    Nė sajė tė kėsaj politike tė brendshme e tė jashtme, Pashallėku i Shkodrės njohu pėr disa vjet njė periudhė relativisht tė qetė, qė i dha mundėsi zhvillimit ekonomik tė vendit dhe rritjes sė mėtejshme tė autoritetit tė Ibrahim Pashės nė Shqipėrinė Veriore. Ai u bė sundimtar i pavarur e zot absolut nė vendin e tij. Mė 1802 vdiq Mehmet Pasha dhe sanxhaku i Elbasanit kaloi nė duart e Ali Pashės sė Beratit. Megjithėse midis vezirit tė Shkodrės e atij tė Beratit filluan mosmarrėveshje pėr punė tė kėtij sanxhaku, sulltani duke parė te Bushatlliu njė nga funksionarėt e lartė mė tė bindur, nė tetor 1803 ia besoi atij postin e valiut tė Rumelisė, pasi ia hoqi atė Ali pashė Tepelenės. Detyrėn qė iu ngarkua nė vitin 1804, pėr tė shfarosur njė varg krerėsh separatistė nė Rumeli, Ibrahim Pasha e pėrmbushi me sukses.
    I kėnaqur prej valiut shkodran, sulltani jo vetėm ia konfirmoi ofiqet dhe sipėrmarrjet qė kishte pasur, por i dha atij edhe tė drejtėn tė emėronte nė sanxhakun e Elbasanit dhe tė Dukagjinit njerėzit qė dėshironte vetė. Bushatlliu emėroi nė Elbasan dhėndrin e vet Ahmet pashė Tiranėn, kurse nė Pejė ithtarin e vet Mustafa pashė Gjakovėn. Kėshtu Pashallėku i Shkodrės arriti pėrpjesėtimet tokėsore qė kishte pasur nė kulmin e sukseseve tė vezirėve Bushatllinj paraardhės.
    Mirėpo ky pėrforcim i pushtetit tė Ibrahim Pashės sė Shkodrės zgjoi shqetėsimin e Ali pashė Tepelenės, i cili u tremb se mos valiu shkodran do tė shtinte nė dorė edhe 14 kazatė qė ai kishte shkėputur nga sanxhaku i Manastirit, tė cilat i pėrkisnin Bushatlliut si vali. Kjo e shtyu Alinė tė pajtohej me vezirin e Beratit dhe tė pėrgatitej pėr luftė kundėr Bushatlliut. Ishte koha kur kishte shpėrthyer kryengritja serbe dhe malazezėt, tė nxitur dhe prej rusėve, filluan trazira nė kufi. Ibrahim pashė Bushatlliu ndėrmori njė ekspeditė kundėr Malit tė Zi, me anė tė sė cilės shkėputi prej tij krahinat e Kuēit, tė Piprit dhe tė Kelmendit, mirėpo nuk i eci puna mbarė ndaj dy vezirėve toskė qė korrėn fitore kundėr trupave tė tij nė Ohėr e nė Elbasan. Kjo grindje mund tė shndėrrohej nė njė luftė tė madhe po tė mos ndėrhynte Porta pėr fashitjen e saj.
    Nė dhjetor 1805 Selimi III e konfirmoi pėrsėri Bushtalliun nė postin e valiut tė Rumelisė edhe pėr vitin 1806. Njė nga detyrat mė me rėndėsi qė i ngarkoi Porta Bushatlliut ishte shtypja e kryengritjes serbe. Nė korrik 1806 bashkė me vezirėt e Bosnjės dhe tė Vidinit ai ndėrhyri me forcat e tij kundėr kryengritjes nė Serbi. Serbėt kėrkuan pezullimin e luftimeve. Porta e Lartė, qė nuk deshi tė hynte nė luftė me Rusinė ku e shtynte Franca, pranoi. Ibrahim Pasha, i cili prishi marrėdhėniet e veta me mirditasit duke vrarė prijėsin e tyre, u largua para kohe duke paraqitur pretekste tė ndryshme, si mungesė furnizimi etj. Kronika shkodrane thotė se “kthej pa fare dobijet nė Shkodėr”. Porta e Lartė e shkarkoi nga detyra e valiut tė Rumelisė, edhe nga ajo e kryekomandantit ushtarak tė ekspeditės kundėr Serbisė.
    Ndėrkohė francezėt kishin pushtuar Dalmacinė dhe kishin mbėrritur deri nė kufijtė e Pashallėkut tė Shkodrės. Qeveria franceze dėrgoi nė Shkodėr, ashtu siē kishte dėrguar nė Janinė, pėrfaqėsuesin e vet, konsullin Mark Bryer, me mision tė lidhte e tė forconte marrėdhėniet miqėsore. Bushatlliu u druhej fqinjėve tė rinj tė fuqishėm, prandaj mbajti ndaj tyre qėndrim tė rezervuar e korrekt dhe nuk pranoi tė merrte anėn e tyre as pėrpara dhe as gjatė luftės ruso-turke qė filloi nė mbarim tė vitit 1806. Jo vetėm nuk pranoi tė bashkėpunonte me gjeneralėt francezė kundėr Malit tė Zi, por as tė rekrutonte ushtarė me rrogė nė pashallėkun e tij. Ai shfaqi dėshirėn tė vendoste marrėdhėnie miqėsore nė interes tė tė dy palėve, gjė qė e miratoi edhe qeveria franceze. Mirėpo kėto marrėdhėnie hasėn nė pengesa tė shumta si nga korsarėt francezė qė kapnin anijet shkodrane, ashtu dhe nga aparati administrativ burokratik francez, drejtuesit e tė cilit kėrkonin tė nxirrnin pėrfitime pėr veten e tyre.
    Traktati i Tilsitit (mė 1807) i dha fund konfliktit franko-rus dhe ngjalli shpresa se paqja do tė krijonte kushte pėr zhvillimin mė tė mirė tė marrėdhėnieve tregtare me vendet e tjera. Ibrahim pashė Bushatlliu si ēifligar i madh, si pjesėmarrės nė veprimtarinė tregtare e lundrimore dhe si qeveritar i njė qyteti tė madh tregtar si Shkodra, shumica e banorėve tė sė cilės jetonin me tregti, i pėrmirėsoi marrėdhėniet me konsullin Bryer dhe lejoi disa favore nė dobi tė fqinjėve lidhur me furnizimin me ushqime e me lėndė druri. Por mosbesimi qė kishte ndaj francezėve mbeti. Duke pėrfituar nga pėrvoja e hidhur e miqėsisė sė Ali pashė Tepelenės me ta, ai filloi ta shihte miqėsinė me Perandorinė Franceze si rrezik tė afėrt pėr pushtimin e Shqipėrisė, aq mė shumė kur edhe Porta e Lartė deklaronte se nė Tilsit ishin marrė vendime sekrete kundėr Perandorisė Osmane dhe se ndėrmjetėsimi i Francės pėr rivendosjen e paqes me Rusinė ishte i rremė. Prandaj, edhe sipas udhėzimeve tė Stambollit, ai filloi pėrgatitjen pėr mbrojtje dhe, nė tė njėjtėn kohė, u afrua me vezirėt e Beratit dhe tė Janinės pėr lidhje ushtarake si e vetmja rrugė pėr mbrojtjen e pushtetit tė tyre dhe tė gjithė vendit. Ultimatumi qė guvernatori francez i Korfuzit i dėrgoi Ali pashė Tepelenės pėr t’i dorėzuar Butrintin se ndryshe do ta pushtonte me forcė, si dhe kėrkesa e autoriteteve ushtarake franceze pėr tė kaluar njė divizion ushtarėsh nėpėr tokėn shqiptare shkaktuan shqetėsime nė Shqipėri. Nė kėto rrethana edhe popullsia e Shqipėrisė Veriore, sikurse ajo e pjesėve tė tjera tė Shqipėrisė, bashkė me krerėt e saj, shfaqi zemėrim ndaj fqinjit tė huaj dhe u rreshtua rreth vezirit tė vet, e gatshme pėr tė mbrojtur vendin. Konsulli Bryer shkruante nė kėtė kohė se “kokat e njerėzve ishin nxehur mė shumė sesa kujtonte veziri i Shkodrės”. Bushatlliu, ndonėse nuk i reshti masat mbrojtėse dhe njoftoi edhe krerėt e malėsive tė ishin gati pėr luftė, nuk e ndėrpreu veprimtarinė e vet diplomatike pėr tė ruajtur marrėdhėniet paqėsore me Francėn. I ndėrgjegjshėm pėr pasojat shumė tė rėnda qė do tė sillte njė luftė me Francėn, ai i deklaroi konsullit Bryer se nė njė rast tė tillė, mė shumė se kushdo tjetėr ishte ai dhe vendi i tij qė do tė pėsonin po tė prisheshin marrėdhėniet paqėsore, por, nė qoftė se lufta do tė bėhej e pashmangshme, ai do tė kryente detyrėn e vet.
    Pėrpjekjet e Ibrahim Pashės pėr tė mos provokuar konfliktin e armatosur dhe pėr tė ruajtur gjendjen paqėsore dėshtuan. Vrasja e katėr ushtarakėve francezė nė Tivar mė 13 mars 1808, qė erdhi si pasojė e sjelljes sė tyre arrogante dhe e urrejtjes sė tivarasve ndaj tyre, solli rrjedhime tė rėnda nė marrėdhėniet fqinjėsore.
    Megjithėse hetimet nxorėn nė dritė fajėsinė e katėr oficerėve francezė dhe me gjithė kujdesin e veēantė tė vezirit tė Shkodrės e tė vartėsve tė tij, nė Tivar pėr tė mėnjanuar incidentin, kryekomandanti i ushtrisė sė Dalmacisė, gjenerali Marmon e akuzoi Ibrahim Pashėn te perandori Napoleon si shkaktar tė vrasjes sė katėr oficerėve dhe i kėrkoi dėnimin e komandantit tė Tivarit e tė personave tė tjerė pjesėmarrės nė kėtė vrasje. Nė tė njėjtėn kohė, gjenerali Marmon burgosi tė dėrguarin e vezirit tė Shkodrės, qė 11 ditė mė parė i kishte shpėnė dhurata nė shenjė miqėsie.
    Napoleon Bonaparti kėrkoi tė ndėshkoheshin shkaktarėt e vrasjes sė oficerėve francezė nė Tivar, urdhėroi qė tė kėrkohej sadisfaksioni i plotė, ndryshe konsulli Bryer do tė largohej nga Pashallėku i Shkodrės me gjithė shtetasit francezė qė gjendeshin aty. Edhe ky urdhėr kishte karakterin e njė ultimatumi. Por, ashtu siē dėshtoi ultimatumi pėr pushtimin me forcė tė Butrintit, dėshtoi edhe ky. Sa pėr sy e faqe Ibrahim Pasha, i pėrkrahur nga vezirėt e Beratit e tė Janinės, si dhe nga Porta e Lartė, e pushoi nga detyra komandantin e Tivarit dhe e goditi kėtė qytet. Kurse francezėt, qė nuk kishin interes t’i prishnin marrėdhėniet diplomatike me Portėn e Lartė dhe qė kishin nevojė pėr furnizime me ushqime, nuk e zgjatėn mė tej ēėshtjen e sadisfaksionit. Si pėrfundim, marrėdhėniet tregtare u normalizuan, por ngjarje tė rėndėsishme nė pashallėk e zhvendosėn vėmendjen e Ibrahim Pashės nga politika e jashtme nė atė tė brendshme.
    Ndėrsa filluan tė normalizoheshin marrėdhėniet fqinjėsore me francezėt dhe tė gjallėroheshin shkėmbimet tregtare, qė pėrbėnin njė nga preokupimet kryesore tė shkodranėve, nė Tiranė lindi njė konflikt i rėndėsishėm brenda pashallėkut qė solli rrjedhime serioze me karakter politik dhe ekonomik nė Shqipėrinė e Veriut dhe shėnoi fillimin e procesit tė shpėrbėrjes sė Pashallėkut tė Shkodrės.
    Vdekja e Ahmet pashė Tiranės qė ndodhi nė kėtė kohė, shtroi pėr Ibrahim pashė Bushatlliun dy ēėshtje me rėndėsi: sė pari, zėvendėsimin e tij me njė komandant besnik nė krahinėn e Tiranės, dhe sė dyti, sigurimin e administrimit tė pasurisė sė dhėndrit tė vdekur, e cila u pėrkiste vajzave tė mitura qė la pas. Pėr kėtė ai shkoi vetė nė Tiranė i shoqėruar nga njė forcė e rėndėsishme ushtarake. Pėr komandant vendosi Sulejman pashė Peqinin, megjithėse paria e Tiranės nuk e deshi, kurse pėr administrator caktoi tė bijėn, Humajun hanėmin, nėnėn e vajzave trashėgimtare.
    Pas largimit tė vezirit shkodran, paria e Tiranės ngriti krye mė 19 nėntor 1808. E lidhur me Kapllan pashė Toptanin, ajo dėboi me forcė Sulejman Pashėn, kurse Kapllan Pasha nisi pėr nė Shkodėr Humajun hanėmin dhe mori vetė nė dorė administrimin e pasurisė sė Ahmet Pashės sė vdekur, duke u bėrė kujdestari i vajzave tė tij. Kėshtu filloi armiqėsia e vjetėr e Bushatllinjve me Toptanėt, tė cilėt jo vetėm prenė rrugėn me Shkodrėn, por rrethuan edhe Durrėsin, tė cilit i mbetėn hapur vetėm rrugėt detare pėr tė komunikuar me Shkodrėn.
    Zgjidhja e kėtij konflikti shumė tė rėndėsishėm nuk mund tė arrihej veēse me forcėn e armėve. Nė muajin shkurt 1809, veziri Bushatlli dėrgoi kundėr Tiranės njė pjesė tė rėndėsishme tė ushtrisė, tė pėrbėrė kryesisht prej malėsorėsh, nėn drejtimin e komandantit tė gardės sė vet, Abdyl agė Dervishit. Por zgjidhja qė kėrkoi tė arrinte Ibrahim Pasha nuk u arrit, sepse pas njė sėmundjeje prej pesė ditėsh ai vdiq dhe ushtria u kthye nė Shkodėr pėr tė vendosur rendin. Kėshtu krahinat e Tiranės dhe tė Krujės mbetėn tė shkėputura nga Pashallėku i Shkodrės. Kjo shėnoi fillimin e procesit tė shthurjes sė kėtij pashallėku.
    Ibrahim Pasha la pas dy djem tė rritur, Tahir Pashėn dhe Dervish Beun. Porta e Lartė ia la pushtetin Tahir Pashės, por meqenėse ai ishte i mitur (nuk kishte mbushur as pesė vjeē) lindi grindja nė gjirin e oborrit tė Shkodrės pėr ēėshtjen e qeverisjes, qė hapi rrugė pėr njė thellim tė mėtejshėm tė procesit tė thėrmimit tė pashallėkut tė Shqipėrisė Veriore.
    Megjithėse gjatė viteve 1796-1809 vezir Ibrahim pashė Bushatlliu u tregua mė i bindur ndaj Portės sė Lartė sesa paraardhėsi i tij Kara Mahmudi, nė tė vėrtetė ishte po aq i pabindur sa edhe i vėllai. Parimi i pėrparėsisė sė interesave tė pashallėkut tė vet ndaj atyre tė perandorisė mbeti edhe pėr tė princip udhėheqės i marrėdhėnieve me pushtetin qendror. Ky qėndrim i dha atij mundėsinė qė jo vetėm tė mbetej nė radhėn e parė tė feudalėve tė krahinave, qė faktikisht ishin autonomė, por edhe tė shtrinte pushtetin e familjes sė vet nė kufijtė maksimalė qė kishte arritur Pashallėku i Shkodrės nė periudhėn mė tė lulėzuar tė tė atit dhe tė vėllait tė vet.
    Kur konflikti i madh evropian mbėrriti nė kufijtė veriperėndimorė tė Perandorisė Osmane dhe kur i gjithė vendi, e sidomos Shqipėria e Veriut u gjend nė vijėn e parė tė rrezikut tė pushtimit qė sillte me vete ky konflikt, Pashallėku i Shkodrės mundi t’i pėrballonte pa pasoja tė rėnda politike dhe ekonomike synimet grabitqare tė shteteve tė fuqishme ruse e franceze. Pėr rrjedhim, veprimtaria ekonomike e brendshme dhe e jashtme ndoqi njė ritėm thuajse normal. Ky ishte fryt i politikės sė aleancės ushtarake midis vezirėve e pashallarėve vendas, tė cilėt, pėrpara kėrcėnimit qė tė humbisnin gjithēka, u detyruan tė hiqnin dorė nga rivalitetet e tyre dhe ndihmuan njėri-tjetrin me mjete dhe ushtarė derisa u kapėrcye rreziku me tėrheqjen e fqinjėve agresorė francezė. Ky bashkėveprim, i mbėshtetur nė ndjenjat patriotike tė popullsisė shqiptare qė ata qeverisnin, e detyroi edhe Portėn e Lartė tė hiqte dorė nga premtimet qė u kishte dhėnė francezėve pėr tė shkelur dhe pėr tė pėrdorur trojet shqiptare nė dobi tė luftės sė tyre.
    Ibrahim Pasha, ashtu sikurse Ali pashė Tepelena, mbajti kundrejt rrezikut tė jashtėm njė qėndrim tė menēur e burrėror. Kurse nė ēėshtjen e bashkimit tė Shqipėrisė nėn njė pushtet tė vetėm e tė pėrqendruar politik dhe tė shkėputjes sė saj nga varėsia politike e Portės sė Lartė ose pėr t’u bėrė njė shtet autonom brenda suazės sė Perandorisė Osmane, ai u tregua konservator. Megjithatė, Ibrahim Pasha, nė kushtet e ndarjes sė Shqipėrisė nė vezirate dhe pashallėqe, arriti tė mbante tė bashkuar pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė sė Veriut dhe krijoi kėshtu kushtet pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Ky nivel ekonomik, shoqėror e kulturor, qė u sigurua nė Shqipėri, nxiste mė shumė prirjen drejt bashkimit politik tė vendit. Fillimi i procesit tė shthurjes sė Pashallėkut tė Shkodrės me shkėputjen e krahinave tė Tiranės dhe tė Krujės nga varėsia e vezirit tė Shkodrės dhe afrimi e lidhja e tyre me vezirin e Janinės, si dhe kalimi i Shqipėrisė sė Jugut nėn pushtetin e Ali pashė Tepelenės, qė eci me ritme tė shpejta, sidomos pas vdekjes sė Ibrahim pashė Bushatlliut, ishin shprehje tė qarta tė prirjes sė vendit drejt bashkimit politik


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:29

    Grindjet pėr pushtet nė Pashallėkun e Shkodrės

    Menjėherė mbas vdekjes sė Ibrahim Pashės, u formua regjenca nėn kryesinė e qehajait tė vezirit, Sali bej Koplikut, Sulejman Beut tė vogėl dhe tė Mehmet agė Tabakut, qė ishin tre nga bashkėpunėtorėt kryesorė tė vezirit tė vdekur. Regjenca mori pushtetin nė emėr tė Tahir Pashės pesėvjeēar dhe u mundua tė ruante rendin e qetėsinė. Kjo ishte njė masė e nevojshme veēanėrisht kur doli nė dritė rreziku i shpėrbėrjes sė pashallėkut, qė filloi me ngjarjet e Tiranės. Por, me kthimin e ushtrisė nga Tirana, doli si pretendent pėr tė marrė pushtetin Xheladin Beu, kushėri i vezirit, i pėrkrahur nga vėllezėrit Dervishaj, njėri komandant i gardės dhe tjetri hazinedar (pėrgjegjės i thesarit) i vezir Ibrahim Pashės. Kėta pretendonin se detyra e myteselimit tė Tahir Pashės i takonte Xheladin Beut, meqenėse ai ishte mė i moshuari nė farefisin e vezirit tė vdekur dhe se vetė Ibrahim Pasha atė e linte si mėkėmbės sa herė qė largohej nga Shkodra. Nė tė vėrtetė Dervishajt synonin ta drejtonin vetė pashallėkun, meqė Xheladin Beu ishte njeri i pazotė. Por synimet e tyre ndeshnin nė antipatinė e krerėve shkodranė dhe tė popullsisė sė qytetit tė Shkodrės ndaj Xheladin Beut. Krahas kėtij grupi doli njė tjetėr, i cili duke u mbėshtetur nė pjesėn mė tė madhe tė shkodranėve, kėrkonte t’i jepte pushtetin Mustafa Beut, djalit 13-14 vjeēar tė Mehmet pashė Bushatlliut, kujtimi i mirė i tė cilit si burrė i virtytshėm ruhej ende nė Shkodėr. Ky pinjoll Bushatlli pėrkrahej edhe nga veziri i Janinės, qė kishte fejuar mbesėn e vet me tė. Ali Pasha i njoftoi krerėt feudalė shkodranė se kishte ndėrhyrė nė favor tė tij pranė Portės sė Lartė. Ky interesim, qė nė dukje lidhej me krushqinė, nuk ishte i zhveshur nga interesa politike me bazė bashkimin politik, vullnetar e paqėsor tė Shqipėrisė.
    Mė 7 mars 1809 nė Shkodėr plasi njė zjarr i shkaktuar nga grindjet midis grupeve rivale. Ky zjarr u fashit pas djegies sė njė lagjeje tė qytetit, dhe pas marrėveshjes sė krerėve kryesorė pėr t’ia lėnė qeverisjen e pėrkohshme Xheladin Beut. Mirėpo, duke pasur frikė se mos humbiste pushtetin dhe meqė Koplikajt, sipas tij, ishin nxitės tė njė komploti qė synonte t’i jepte qeverisjen Mustafa Beut, Xheladin Beu vrau Sulejman Beun e vogėl. Atėherė, pėr t’i dalė pėrpara pėrēarjes sė mėtejshme dhe luftės civile, krerėt e shkarkuan Xheladin Beun nga funksioni qė i kishin besuar dhe ia kaluan atė Mustafa Beut, tė bindur se vetėm autoriteti i derės sė Bushatllinjve do tė shpėtonte pashallėkun dhe do tė mėnjanonte luftėn civile.
    Xheladin Beu megjithėse u ngrit me 300 pasuesit e tij kundėr myteselimit tė ri dhe luftoi i mbyllur nė sarajet e veta, u detyrua tė dorėzohej me kusht qė tė largohej nga qyteti pa iu prekur pasuria.
    Ky sukses si dhe nėnshtrimi i krahinės sė Vasejoviqit, qė nė atė kohė kaloi nė anėn e Malit tė Zi, e rriti autoritetin e Mustafa Beut dhe u duk sikur u vendos qetėsia. Mirėpo intrigat nė oborrin e Shkodrės nuk pushuan. Pas Xheladin Beut u revoltuan vėllezėrit Dervishaj. I kėshilluar edhe prej Ali pashė Tepelenės, Mustafa Beu i shkarkoi ata nga funksionet e larta qė mbanin. Ata kundėrshtuan dhe, mė 21 dhjetor 1809, filluan qėndresėn e armatosur nė sarajet e tyre ku kishin futur edhe artileri. Mė 18 dhjetor, edhe ata kapitulluan dhe u larguan nga Shkodra pasi siguruan paprekshmėrinė e pasurisė sė tyre.
    Fakti se Mustafa Beu ua detyronte pushtetin kėshilltarėve e favoritėve qė e pėrkrahnin, u dha mundėsi disave prej tyre tė fillonin tė pasuroheshin nė kurriz tė popullit duke kryer veprime arbitrare.
    Ky regjim arbitrar ndeshi nė kundėrshtimin e fortė tė qytetarėve. Pėrfaqėsuesit e esnafeve me ēaushbashin nė krye shkuan nė kėshtjellė dhe protestuan te Mustafa Beu, duke kėrkuar prej tij tė ndėshkonte veprimin arbitrar tė njė oficeri tė tij ndaj njė tregtari. Mustafa Beu, sipas kėshillave tė favoritėve tė tij, jo vetėm refuzoi ta ndėshkonte oficerin fajtor, por urdhėroi qė ēaushbashi tė dėbohej nga Shkodra. Pėrfaqėsia shkodrane kundėrshtoi dhe kėrkoi prej tij tė dėbonte kėshilltarėt e kėqinj. Shpėrtheu kėshtu konflikti midis qytetarėve dhe qeveritarit. Qytetarėt u bashkuan dhe bllokuan kėshtjellėn. Me lagjet e tjera tė Shkodrės u lidh edhe ajo e tabakėve qė njihej si pėrkrahėse besnike e Bushatllinjve. Shumica e qytetarėve, zejtarė e tregtarė, ngjeshėn armėt, ngritėn barrikada, siguruan mallrat mė tė vyera tė tregut nė vise ku nuk i kapte rrezja e qitjeve tė artilerisė dhe e forcuan bllokadėn e kėshtjellės. Nė kėto pėrgatitje nuk munguan tė merrnin pjesė edhe gra shkodrane tė armatosura.
    Java e parė e rebelimit tė popullit kundėr qeveritarit Bushatlli e sidomos kundėr favoritėve tė tij, shkoi pa u zbrazur armė nga tė dy palėt, sepse tė gjithė e dinin se Mustafa Beu ishte ende tepėr i ri pėr ta ngarkuar me pėrgjegjėsi tė plotė. Edhe pas njė muaji gjendja nuk ndryshoi. Kjo gjendje pritjeje filloi tė shkaktonte ērregullime nė qytet dhe tė rrėnonte shtresat e varfra qytetare pėr shkak tė pezullimit tė veprimtarisė sė tregut. Ndėrkohė, pėrfituan nga trazira dhe mbėrritėn nė Shkodėr Xheladin Beu dhe Dervishajt me qėllim qė tė merrnin pushtetin duke shfrytėzuar mosmarrėveshjen midis popullit dhe qeveritarit Bushatlli. Pėr t’ia arritur qėllimit tė tyre, ata pėrgatitėn njė komplot tė rrezikshėm. Ndėrsa u lidhėn me kapedanin e Mirditės, Preng Lleshin, dhe me komandantin e Lezhės, Sulejman Agėn, tė cilėt i bindėn tė ngrinin krye, nė Shkodėr bėnė pėr vete shumicėn e krerėve tė qytetit pėr ta rrėzuar Bushatlliun e ri nga pushteti i myteselimit. Mirėpo lagjja e tabakėve u shkėput nga lidhja qytetare, sepse krerėt e saj nuk donin tė vinte nė fuqi Xheladin Beu dhe as tė ndėrronte karakteri i lėvizjes qė ishte ndėshkimi e dėbimi i favoritėve tė myteselimit tė ri. Nga ana e tij, Mustafa Beu kėrkoi ndihmėn e malėsive tė Shkodrės. Mė 2 mars 1810 u ndez lufta civile midis pėrkrahėsve tė Xheladin Beut dhe atyre tė Mustafa Beut, kurse mė 3 mars Zadrima ra nė duart e mirditorėve dhe Sulejman Aga i Lezhės u bashkua me Xheladin Beun.
    I pėrkrahur nga banorėt e lagjes sė tabakėve dhe nga malėsitė, Mustafa Beu filloi mė 9 mars kundėrsulmin, duke pėrdorur tė gjitha forcat dhe armėt e veta, pa pėrjashtuar artilerinė. Dy ditė e dy net vazhduan luftimet dhe, megjithėse u vranė e u plagosėn 300 veta nga tė dyja palėt, fitorja nuk u buzėqeshi as rrethuesve e as tė rrethuarve.
    Pėr tė varrosur tė vrarėt dhe pėr tė filluar bisedimet pėr marrėveshje, Mustafa Beu dėrgoi pėrfaqėsuesin e vet nė qytet. Tė lodhur e tė dėshpėruar nga konflikti qė shkaktoi aq gjakderdhje e aq dėme materiale nė qytet, e sidomos nė treg dhe, meqė nuk prisnin asgjė tė mirė nga ardhja nė pushtet e Xheladin Beut, shkodranėt e thjeshtė e pritėn me dėshirė lajmin e dėrgatės sė Mustafa Beut.
    Bisedimet pėr marrėveshje filluan mė 11 mars, por nuk nxorėn nė dritė asnjė pėrfundim. Kjo gjendje i mėrziti shkodranėt, prandaj, ata mė nevojtarėt filluan nga punėt e veta. Shembullin e tyre e ndoqėn edhe tė tjerė, kėshtu lėvizja dalėngadalė u shua. Nė kėtė mėnyrė, heshtazi Shkodra nuk pranoi qė pushteti tė kalonte nė duart e Xheladin Beut, synimet e tė cilit dėshtuan. Ndėrkaq, nga Porta e Lartė mbėrriti fermani qė i dha gradėn e pashės me dy tuja Mustafa Beut dhe miratoi qeverisjen e sanxhakut tė Shkodrės nga ana e tij nė emėr tė Tahir Pashės, derisa ky tė arrinte moshėn madhore. Pashės sė ri i mbetej tė zgjidhte problemin e Zadrimės dhe tė Lezhės qė rrezikonin t’i dilnin pėrfundimisht nga duart.
    Meqenėse nuk ia arritėn qėllimit me forcat e tyre nė qytetin e Shkodrės, krerėt kundėrshtarė u lidhėn me forca tė jashtme sikurse ato tė Kapllan pashė Toptanit dhe Numan pashė Begollit. Preng Lleshi e Sulejman Aga i dhanė pengje Kapllan Pashės, kurse Numan Pashės i premtuan bashkimin e krahinave tė Lezhės, tė Zadrimės e tė Mirditės me sanxhakun e Dukagjinit. Kjo shkėputje qė ishte dėshirė e vjetėr e Begollajve, tė cilėt i kishin humbur ato krahina qysh mė 1769, i interesonte edhe Kapllan Pashės, sepse kėshtu ai nuk do t’i kishte mė nė kufi Bushatllinjtė dhe do tė siguronte sundimin e vet nė krahinat e Krujės, tė Tiranės, tė Durrėsit dhe tė Ishmit deri nė lumin Drin, qė ishin vėnė nga ajo kohė nė “vartėsi” tė vezirėve shkodranė.
    Fakti qė krerėt kundėrshtarė nuk pranuan njohjen zyrtare tė Mustafa Beut si myteselim e si pashė dhe veēanėrisht pėrhapja e lajmit pėr mundėsinė e shkėputjes sė tri krahinave nga sanxhaku i Shkodrės, i afroi shkodranėt dhe i lidhi me qeveritarin e tyre ligjor. Ky lajm i detyroi edhe pashallarėt kosovarė tė Prizrenit, tė Prishtinės, tė Shkupit dhe tė Tetovės tė afroheshin me Bushatlliun dhe t’i premtonin atij pėrkrahje ushtarake kundėr Numan Pashės sė Pejės me tė cilin ishin nė grindje. Shqetėsimi i tyre lidhej nė radhė tė parė me ndryshimet qė po ndodhnin nė Shqipėrinė Jugore nė dobi tė pushtetit tė Ali Pashės dhe me rrezikun e shtrirjes sė mėtejshme tė sundimit tė tij edhe nė Shqipėrinė Veriore, mbasi ndėrkohė administrimi i sanxhakėve tė Elbasanit dhe tė Ohrit kishin kaluar nė duart e tepelenasve.
    I ēliruar nga trazirat nė qytetin e Shkodrės dhe i pėrkrahur nga pashallarėt kosovarė, Bushatlliu e drejtoi ushtrinė e vet, tė pėrforcuar me malėsorė besnikė tė Mbishkodrės, nė Zadrimė e nė Lezhė. Preng Lleshi dhe Sulejman Aga, tė mbetur pa ndihmėn e forcave tė Numan Pashės, qė nuk guxoi tė ndėrhynte, sepse u gozhdua nga forcat e pashallarėve kosovarė, pėsuan disfatė. Kapidani i Mirditės, qė u plagos vetė dhe humbi tė vėllanė e njė numėr pasuesish, u tėrhoq nė krahinėn e vet, kurse komandanti i Lezhės u kap i gjallė.
    Kjo fitore e rėndėsishme i detyroi krerėt kundėrshtarė shkodranė, duke filluar nga mė tė moderuarit deri te Xheladin Beu e Dervishajt qė kishin qenė koka e komplotit, por qė u fshehėn prapa aleatėve tė tyre, tė kėrkonin pajtim me myteselimin zyrtar e fitimtar. Pėr t’u dhėnė fund grindjeve, Bushatlliu pranoi t’i falte dhe tė pajtohej me ta nė muajin gusht 1810. Por pajtimi nuk zgjati shumė. Xheladin Beu e Dervishajt, tė shqetėsuar se mund tė arrestoheshin, sikurse disa krerė pėrkrahės tė tyre, u rebeluan pėrsėri mė 27 mars 1811 dhe luftuan kundėr forcave tė Bushatlliut deri mė 2 shkurt 1811, derisa pozicionet e tyre u shkatėrruan nga artileria e tij. Pas kėsaj ata u larguan fshehurazi nga Shkodra.
    Ky sukses i ri si dhe njė fitore tjetėr mbi malazezėt, qė kishin sulmuar nė kufi, i dhanė fund pėrēarjes feudale nė Shkodėr dhe nė sanxhak. Kjo u shpreh nė bindjen e plotė tė komandantėve tė krahinave, tė cilėt njėri pas tjetrit iu nėnshtruan pashės Bushatlli. Kėshtu u rivendos autoriteti i shtėpisė sė Bushatllinjve dhe u rrit pėrqendrimi i pushtetit nė duart e saj. Por trazirat e deritanishme thuajse e kishin reduktuar Pashallėkun e Shkodrės nė kufijtė e sanxhakut tė Shkodrės.
    Nga Pashallėku i Shkodrės ishin shkėputur sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit, qė kishin kaluar nėn sundimin e vezirit tė Janinės, ndėrsa, nga ana tjetėr, kishte dalė nė shesh armiqėsia e Begollajve ndaj Bushatllinjve duke u asgjėsuar kėshtu edhe lidhja qė e bėnte sanxhakun e Dukagjinit tė konsiderohej si pjesė pėrbėrėse e atij pashallėku. Mė 1 gusht 1811, Ali pashė Tepelena pushtoi qytetin e Vlorės dhe bashkė me tė, pjesėn dėrrmuese tė sanxhakut tė Vlorės. Kjo gjendje i detyroi krerėt kryesorė tė sanxhakut tė Shkodrės si dhe ata tė sanxhakėve tė Kosovės tė shtrėngonin lidhjet e tyre rreth Mustafa Pashės, me qėllim qė tė krijohej njė ekuilibėr i ri forcash nė Shqipėri pėr tė penguar shtrirjen e mėtejshme tė sundimit tė vezirit tė Janinės drejt veriut. Ky afrim u bė sidomos kur Bushatlliu i ri filloi pėrgatitjet pėr martesėn e vet me mbesėn e Ali Pashės. Nėn ndikimin e tyre, Mustafa Pasha i drejtoi Portės sė Lartė njė kėrkesė, me anėn e sė cilės i lutej t’i besohej detyra e mytesarifit tė sanxhakut tė Shkodrės. Kėtė kėrkesė e motivoi me nevojėn pėr t’i bėrė ballė vezirit tė Janinės, i cili duke strehuar Xheladin Beun, si dhe bejlerėt e agallarėt e tjerė tė dėbuar nga Shkodra, kishte pėr qėllim tė shtinte nė dorė edhe sanxhakun e Shkodrės dhe pastaj tė shpallej sundimtar i pavarur. Nė fund tė lutjes ai shtonte se e konsideronte Ali Pashėn armik dhe, po ta lypte nevoja, ishte gati tė jepte jetėn e vet pėr sulltanin.
    Kjo kėrkesė u shoqėrua nga njė varg deklaratash tė kadilerėve tė krahinave tė sanxhakut tė Shkodrės, nė tė cilat thuhej se Mustafa Pasha ishte treguar i aftė tė vendoste rendin e qetėsinė dhe tė mbronte kufijtė, prandaj kėrkohej nga Porta e Lartė qė ai tė emėrohej mytesarif i sanxhakut tė Shkodrės.
    Nė tė vėrtetė, Mustafa Pasha dhe ata qė qėndronin pas tij kishin arsye t’i shihnin me dyshim synimet pushtuese tė vezirit tė Janinės, mbasi Numan Pasha i Pejės ishte njė nga tė pėrkrahurit e tij, kurse Kapllan Pasha i Krujės ishte vartės i drejtpėrdrejtė i tij, meqenėse krahinat ku qeveriste ai i pėrkisnin sanxhakut tė Ohrit. Xheladin Beu dhe Dervishajt jo vetėm ishin strehuar nė trojet ku sundonte Kapllan Pasha, por kishin marrė edhe drejtimin e krahinės sė Tiranės, kishin vrarė dy vėllezėr tė familjes sė Jellajve, qė nuk kishin dashur tė shkėputnin lidhjet e tyre me Bushatllinjtė, dhe kishin detyruar Ahmet agė Jellėn tė braktiste sipėrmarrjen e Durrėsit e tė arratisej. Nė kėto rrethana Mustafa Pasha filloi tė kundėrvepronte. Nga njėra anė, dėrgoi forcat ushtarake deri 10 km larg Pejės pėr tė nxitur e inkurajuar pejanėt tė ngriheshin kundėr Numan Pashės, pėr tė dėbuar e pėr tė vendosur nė vendin e tij Ethem Pashėn; nga ana tjetėr, filloi njė fushatė tė gjerė pėr pajtimin e gjaqeve dhe armiqėsive nė tė gjithė sanxhakun e Shkodrės. Fushata tė tilla bėheshin vetėm nė raste tė jashtėzakonshme, kur i duhej bėrė ballė ndonjė rreziku tė madh.
    Tė gjitha kėto ngjarje treguan ndarjen nė dy fronte armiqėsore tė pashallarėve shqiptarė, qė ishin njėri kundėr bashkimit tė vendit nėn njė pushtet tė vetėm, kurse tjetri pro kėtij bashkimi. Kjo pėrēarje u kristalizua pikėrisht kur mendohej se lidhja e krushqive midis dy familjeve mė tė fuqishme tė parisė shqiptare, mund tė shpinte nė marrėveshje midis tyre pėr t’u kryer kthesa e madhe politike e bashkimit tė klasės feudale shqiptare dhe e shtetit tė saj, pa tė cilėn nuk mund t’i jepej fund pushtimit shekullor osman. Mirėpo pėrēarja e krerėve shqiptarė ishte ende njė plagė e thellė, qė ushqehej nė radhė tė parė nga partikularizmi i theksuar i disa oxhaqeve kryesore feodale.
    Porta e Lartė nuk la pa e shfrytėzuar kėtė gjendje. Ajo jo vetėm pranoi ta emėronte Mustafa Pashėn mytesarif tė sanxhakut tė Shkodrės, por shqyrtoi edhe mundėsinė pėr ta ngritur atė nė shkallėn e vezirit dhe pėr t’i krijuar kushtin e domosdoshėm qė tė grumbullonte rreth vetes tė gjithė krerėt, kundėrshtarė tė vijės sė bashkimit tė klasės feudale shqiptare nėn njė udhėheqje tė vetme politike. Njė vendim tė tillė ajo e mori kur Mustafa Pasha dėrgoi 800 krushq tė vinin tė merrnin nusen e tij nė Janinė. Mė 25 maj 1812, kur krushqit shkodranė po ktheheshin nė Shkodėr bashkė me nusen, mbėrriti i dėrguari i Portės sė Lartė me fermanin nė fjalė. Nė atmosferėn e gėzimit tė dasmės, shpallja e fermanit qė e emėronte Mustafa Pashėn mytesarif tė sanxhakut tė Shkodrės e tė njėsive qė vareshin prej tij dhe qė e ngrinte atė nė shkallėn e vezirit, zhduku ato mundėsi tė pakta pėr afrimin e qeveritarėve tė Shqipėrisė Veriore e Verilindore me qeveritarin e Shqipėrisė sė Jugut, i hapi rrugėn jo vetėm shembjes sė afėrt tė dy pashallėqeve, por edhe asgjėsimit ekonomik e politik madje dhe fizik tė dy familjeve sunduese qė nuk arritėn tė merreshin vesh e tė bashkoheshin me njėra-tjetrėn.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:30

    5. SHEMBJA E PASHALLĖKUT TĖ SHQIPĖRISĖ JUGORE

    Konflikti i vezirit tė Janinės me Stambollin

    Qysh nė fund tė vitit 1787 Ali Pasha kishte synuar, sikurse thuhej, “tė shpallej njė Mahmud Pasha i dytė sapo turqit tė pėsonin disfatėn e parė”. Pėrforcimi i tij ekonomik, dobėsimi i vazhdueshėm i pushtetit qendror dhe rrethanat politike ndėrkombėtare ushqenin vazhdimisht shpresėn e njė pjese tė krerėve shqiptarė qė pėrfaqėsoheshin nga Ali Pasha, pėr tė mėnjanuar sa mė shumė vartėsinė nga Porta e Lartė, pėr tė mos e ndarė pushtetin dhe tė ardhurat e vendit me pushtetin qendror osman. Njė varg dėshmish tregojnė se Ali Pasha nuk hoqi dorė nga ideja e pavarėsisė. Kėtė ēėshtje e kanė vėnė nė dukje sidomos personalitetet diplomatike me tė cilat ai pati lidhje. Nėnadmirali rus Ushakov theksonte mė 1789 se Ali Pasha “pėrpiqet tė jetė sundimtar i pavarur, madje kėsaj mund t’ia arrijė sė shpejti”. Uilljam Hamiltoni, sekretar i ambasadės angleze nė Stamboll, qė vizitoi Janinėn mė 1803, i raportoi qeverisė angleze tė njėjtin mendim, madje ai vuri nė dukje se Ali Pasha “nė fakt ėshtė i pavarur nga qeveria turke”. Edhe personalitetet osmane kishin krijuar njė bindje tė tillė nga veprimtaria e Aliut. Kapedan Pasha shfaqi mė 1804 mendimin se “Ali Pasha kėrkon tė pushtojė gjithė Shqipėrinė dhe pastaj tė shpallet i pavarur”. Nė korrespondencėn qė i drejtohej sulltanit, thuhej se Ali Pasha “nuk ka lidhje me fenė islame dhe ka pėr ta tradhtuar shtetin osman me tė gjitha forcat e tij gjer nė shkallėn e fundit”. Por edhe sulltan Mahmudi II priste tė vinte koha e pėrshtatshme pėr tė larė llogaritė me mėkėmbėsin e tij tė fuqishėm e tė pabindur, edhe pse nė marrėdhėniet zyrtare me Portėn, ai ishte nga mė tė rregulltit nė shlyerjen e detyrimeve ushtarake e sidomos tė atyre financiare.
    Nė vitin 1812, kur lidhi paqen me Rusinė dhe kur Fuqitė e Mėdha evropiane gjendeshin nė pragun e fazės vendimtare tė luftės midis tyre, sulltan Mahmudi II e drejtoi vėmendjen nė problemet e brendshme tė perandorisė. Pushteti qendror duhej forcuar, duke kufizuar dhe mėnjanuar sundimtarėt e fuqishėm tė provincave. Vėmendja e tij u drejtua nė radhė tė parė mbi mė tė fuqishmin e mė tė rrezikshmin e tyre, Ali pashė Tepelenėn, i cili jo vetėm kishte qenė kundėr pėrfundimit tė paqes sė Bukureshtit tė muajit maj 1812, por kishte ndezur nė sanxhakun e Ohrit luftėn me Jusuf Beun e Dibrės, vartėsin e vet tė pabindur dhe ithtarin e vezirit tė Shkodrės. Mirėpo sulltani e njihte mirė fuqinė e kėtij dhe nuk guxoi tė merrte ndonjė vendim. I nxitur nga ambasadori frėng Andreosi, ai arriti tė merrte njė masė tė ndėrmjetme, me qėllim qė ta kufizonte pushtetin e vezirit tė Janinės. Prandaj urdhėroi qė Veli Pasha tė transferohej nė sanxhakun e Tėrhallės dhe funksionet qė mbante vetė Aliu e Myftar Pasha tė pezulloheshin deri nė njė urdhėr tjetėr. Ky qėndrim i sulltanit e shqetėsoi Ali Pashėn dhe e detyroi tė merrte masa mbrojtjeje e tė mbėshtetej kryesisht nė forcat e veta. Nga ana tjetėr, ai ruajti dhe i forcoi lidhjet me Anglinė, sė cilės ndihma e tij i shėrbente pėr dėbimin e francezėve nga ishujt jonianė si dhe pėr depėrtimin e mallrave angleze nė Evropė.
    Nė muajin prill 1813 u bė nė Janinė takimi i vezirit me gjeneralin anglez Ejre, tė cilit Ali Pasha i premtoi ndihmėn e vet kundėr francezėve pėr pushtimin e Korfuzit. Nė emėr tė qeverisė angleze gjenerali premtoi t’i dorėzonte qytetin e Pargės dhe sipas shėrbimeve qė do tė kryente, mund t’i dorėzohej edhe Lefkadha, Itaka dhe Meganisia. Ai i premtoi gjithashtu Aliut se, po tė lindte nevoja, Anglia do ta mbronte atė dhe familjen e tij nga zemėrimi i sulltanit duke e strehuar nė ishujt jonianė pas vendosjes sė protektoratit tė saj mbi to. Afrimi me Anglinė si dhe ndėrhyrja e vezirit tė madh, Hurshid Pashės, pranė sulltanit, pėr tė mos i acaruar mė marrėdhėniet me vezirin e fuqishėm tė Janinės nė njė kohė kur kryengritja serbe po zgjerohej, sollėn njė farė zbutjeje. Porta e Lartė nuk nguli kėmbė qė ai e Myftari tė merrnin pjesė nė shtypjen e kėsaj kryengritjeje. Nė muajin tetor 1813 detyra e derbend-pashės dhe ajo e qeverisjes sė sanxhakut tė Janinės iu konfirmuan pėrsėri Ali Pashės, kurse tė bijve e tė nipėrve iu shpėrndanė sanxhakėt e Shqipėrisė Jugore dhe grada pashallarėsh. Rrethanat politike ende nuk e lejonin sulltanin tė vazhdonte goditjet e papėrgatitura kundėr Ali Pashės, prandaj ky mundi tė ruante pozitat kryesore ushtarake e financiare. Por, duke parashikuar furtunėn e ardhshme, ai vazhdoi tė shtonte armatimet dhe tė pajisej dhe me 200 topa zjarrhedhės tė prodhimit tė fundit anglez.
    Nė mars tė vitit 1814, kur francezėt po largoheshin nga ishujt jonianė dhe forcat angleze nuk ia kishin mė nevojėn vezirit tė Janinės, Londra i shkeli premtimet, ndėr tė cilat edhe dorėzimin e qytetit tė Pargės, tė cilin e mori vetė nėn mbrojtje. Megjithėse Ali Pasha i kishte afruar shumė forcat e tij pranė kėtij qyteti dhe ishte munduar t’ua merrte atė francezėve, duke u premtuar se nuk do tė lejonte qė ata tė binin nė duart e anglezėve, nuk ia arriti qėllimit. Francezėt nuk i zunė besė Ali Pashės dhe parapėlqyen tė kapitullonin para anglezėve. Por Aliu nuk hoqi dorė dhe priti rastin e duhur pėr tė mos e lėnė edhe atė pjesė tė bregdetit shqiptar nė duart e tė huajve.
    Qėndrimi i ri i Anglisė ndaj Ali Pashės ishte lidhur me situatėn e re ndėrkombėtare qė u krijua nė Evropė pas vitit 1815. Me shembjen e Perandorisė Franceze dhe me stabilizimin e gjendjes ndėrkombėtare qė u shpreh nė formimin e “Lidhjes sė Shenjtė”, Fuqitė e Mėdha u drejtuan kundėr ēdo lėvizjeje qė rrezikonte fronet mbretėrore. Me fjalė tė tjera, Londra nuk mund tė pėrkrahte synimet e pavarėsisė sė mikut tė saj. Meqenėse pushtimi i Pargės solli me vete njė farė ftohjeje me Portėn e Lartė, anglezėt, qė deklaruan se pushtimi ishte i pėrkohshėm, e ndreqėn punėn kur pėrfunduan traktatin e Parisit. Ata pranuan me kėtė rast t’i kthenin Perandorisė Osmane Pargėn kundrejt njohjes sė protektoratit anglez mbi ishujt jonianė. Dorėzimi i Pargės u arrit vetėm mė 10 maj 1819 pasi Ali Pashai pagoi, siē rezulton nga regjistri i llogarive tė tij, 612 000 realė pėr tė shpėrblyer pasurinė e braktisur tė atyre parganjotėve qė u shpėrngulėn nė ishujt jonianė. Kėshtu, pas pėrpjekjesh shumėvjeēare, Ali Pasha i sheshoi kufijtė politikė qė e veēonin kėtė qytet nga bregdeti shqiptar dhe e bashkoi atė me mėmėdheun. Qė prej kėsaj kohe, i plotėsuar me banorė tė rinj, tė ardhur nga brendia e vendit, Parga, nga njė vatėr grindjesh e lufte, u shndėrrua nė njė qytet paqėsor dhe nė njė skelė tregtare tė rėndėsishme.
    Gjatė viteve 1815-1819, meqenėse kushtet ndėrkombėtare dhe ato tė brendshme nuk ndihmonin nė realizimin e procesit tė bashkimit tė trojeve shqiptare, Ali Pasha u detyrua t’i pėrmirėsonte marrėdhėniet e tij me Stambollin. Kėshtu, ai mundi tė ruante tė paprekur sundimin e familjes sė tij nė Thesali, nė Shqipėrinė Jugore, dhe nė sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit, ku u mundua tė pėrforconte autoritetin e vet duke tėrhequr nga ana e tij njė varg feudalėsh kryesorė, tė cilėve u la nė dorė postet drejtuese dhe sipėrmarrjet. Nė sanxhakun e Ohrit mbajti si myteselim Xheladin Beun, dajėn e Mustafa pashė Bushatlliut, nė Elbasan Abdulla pashė Taushanin, nė sipėrmarrjen e Durrėsit Alltunėt e Toptanėt, nė Dibėr bėri pėr vete ajanin e Dibrės, Abaz Beun dhe nė Mat bejlerėt kryesorė vendas, duke rekrutuar atje ushtarė me rrogė etj. Si rrjedhim, ai arriti tė kufizonte shtrirjen e ndikimit tė Mustafa pashė Bushatlliut nė Tiranė ku komandėn e vendit e mori Molla Beu. Pėrveē kėsaj, duke pėrkrahur qeveritarėt e Prizrenit dhe tė Shkupit, dy nga rivalėt kryesorė tė orvatjeve tė vezirit Bushatlli pėr tė vendosur pushtetin e tij tė drejtpėrdrejtė ose dhe tė tėrthortė nė sanxhakun e Dukagjinit, Ali Pasha bėri qė tė dėshtonin kėto orvatje nė kėtė sanxhak. Porta e Lartė vendosi kėtu si qeveritar njė njeriun e vet. Pra, mosmarrėveshjet ndėrmjet vezirėve tė Shkodrės e tė Janinės, qė filluan qysh nė mesin e vitit 1812, nuk u ndėrprenė. Tė dyja palėt u qėndruan besnike vijave tė tyre politike.
    Porta e Lartė, qė kishte ndjekur me kujdes tė veēantė veprimtarinė e dy vezirėve dhe sidomos atė tė vezirit tė Janinės, nuk priste veēse rastin tė ndėrhynte kundėr tij. Mė 1819 sulltani kishte arritur nė pėrfundimin se “Ali pashė Tepelena ... ka ndėrmend tė shtjerė nė dorė edhe Gegėrinė” dhe “po shkuan punėt kėshtu, nė Shqipėri ka pėr tė plasur kryengritja”. Mustafa pashė Bushatlliu, pushteti i tė cilit gjatė viteve 1812-1819 mbeti i lėkundshėm si brenda, ashtu dhe jashtė kufijve, doli kundėr synimeve tė Ali Pashės. Ky mbėshtetej atėherė te Porta e Lartė edhe te pashallarėt kosovarė. Nė kėto rrethana Mustafa Bushatlliu vazhdoi ta nxiste Portėn kundėr kėtij rivali tė fuqishėm. Bushatlliu shkruante se “qėllimi dhe ėndrra e Ali Pashės qėndronte nė pushtimin e Gegėrisė, ashtu siē ka pushtuar vendet e Toskėrisė”. Por sulltan Mahmudi II nuk i besonte as Mustafa Pashės, sepse edhe te ky, si te tė gjithė feudalėt e mėdhenj, shihte njė kundėrshtar tė reformave qė synonin fuqizimin e pushtetit qendror. Pėr sulltanin ishte e qartė se edhe pashai shkodran kishte “mendime rebelimi nė kokėn e tij”. Duke parė pozitėn e dobėt tė Portės nė Shqipėri, sulltani zbatoi politikėn e thyerjes sė feudalėve tė mėdhenj njėri pas tjetrit, me anė tė rivalėve tė tyre. Mahmudi II u pėrpoq tė pėrdorte Bushatlliun kundėr vezirit tė Janinės, sa pa u bėrė ndonjė marrėveshje midis tyre, dhe filloi tė merrte masa pėr tė pėrgatitur shembjen e Pashallėkut tė madh tė Janinės. Nė pėrputhje me kėtė vijė, qysh nė fillim tė vitit 1820, sulltani urdhėroi qė ndaj Mustafa pashė Bushatlliut tė mbahej njė qėndrim afrues, meqenėse, siē thuhej nė urdhėr, “mytesarifi i Shkodrės ėshtė penduar nga rruga qė ka ndjekur”. Mė pas ai vuri nė zbatim fazėn e parė tė planit tė vet, qė parashihte kufizimin e pushtetit tė Ali pashė Tepelenės.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:31

    Organizimi i brendshėm i pashallėkut

    Nė tė vėrtetė, pas njė vargu veprimesh kryesisht tė paligjshme, por tė mbuluara me vellon e akteve tė ligjshme, qė kinse bėheshin pėr forcimin e pushtetit osman, Ali Pasha kishte vėnė nėn sundimin e vet, nė fillim tė vitit 1819, njė territor mjaft tė madh tė banuar pjesėrisht nga shqiptarė dhe pjesėrisht nga popullsi greke, sllave, vllahe e hebraike, qė sė bashku arrinin nė rreth 1,5 milionė frymė. Kufijtė e kėtij territori fillonin nga lumenjtė Shkumbin e Vardar nė Veri dhe mbaronin nė gjirin e Korinthit nė Jug, pasi i vinin rrotull njė pjese tė deteve Adriatik e Jon nė Perėndim dhe njė pjese tė detit Egje nė Lindje. Pashallėku i Janinės pėrfshinte sanxhakėt e Tėrhallės, Lepantit, Janinės, Delvinės, Vlorės, Elbasanit dhe tė Ohrit, 14 kaza tė sanxhakut tė Manastirit dhe 3 kaza tė sanxhakut tė Selanikut.
    Pėr tė qeverisur kėtė territor tė madh, veziri i Janinės kishte bėrė pėrpjekje qė ushtrinė e tij tė viteve tė para tė sundimit ta zmadhonte, ta organizonte mė mirė dhe ta armatoste edhe me mjete mė tė reja tė kohės. Tashmė ai kishte ngritur dhe mbante nė kėmbė njė ushtri tė pėrhershme, repartet e sė cilės shėrbenin nė tė gjitha pjesėt e pashallėkut nėpėr grykat e urat e rrugėve, nėpėr kullat e fortifikimet e shumta tė kufijve dhe sidomos nėpėr kėshtjellat gjatė bregdetit dhe brenda vendit. Efektivi i kėsaj ushtrie nė vitin 1819 arrinte deri nė 15 000 veta. Nė kohė lufte Ali Pasha mund tė grumbullonte brenda dy-tri ditėve njė ushtri prej 50 000 vetash dhe brenda dy-tri javėsh kėtė forcė ushtarake mund ta dyfishonte dhe ta mbante nė kėmbė pėr njė kohė mjaft tė gjatė me mjetet e veta financiare, me armatime dhe me kuadro komanduese tė sprovuara. Duke ndjekur sistemin e rekrutimit vullnetar me pagesė, qė e bėnte me anėn e bylykbashėve, kapedanėve dhe tė bajraktarėve, dhe duke qenė se kėta ushtarė sidomos ata shqiptarė, ishin tė stėrvitur pėr punė armėsh qė nė vogėli, Ali Pasha nuk e kishte problem tė veēantė pėrgatitjen pėr luftė tė forcave qė i nevojiteshin. Pėrveē kėsaj, kėta ushtarė duke qenė qitės tė mirė, marshues tė shpejtė e tė qėndrueshėm dhe nė pėrgjithėsi trima, mbaheshin si ushtarėt mė tė mirė tė Perandorisė Osmane. Pėrveē armės sė kėmbėsorisė, nė ushtrinė e tij bėnin pjesė si reparte mė vete kaloria dhe artileria. Ali Pasha kishte edhe njė numėr mė tė madh anijesh luftarake. Pėr aftėsimin dhe pėrdorimin sa mė tė mirė tė armėve moderne, Aliu mori nė shėrbim instruktorė tė aftė evropianė dhe ngriti nė Bonila edhe njė fonderi pėr prodhim armėsh, sidomos topa e bombarda.
    Nė krye tė kėtyre forcave tė armatosura qėndronte Kėshilli i Lartė ushtarak. Komandant ushtarak ishte krijuesi dhe financuesi i tyre Ali Pasha. Anėtarė tė kėtij Kėshilli ishin mėkėmbėsit e tij nėpėr sanxhakė, si Myftar Pasha, Veli Pasha, Xheladin bej Ohri, Abdullah pashė Taushani etj., dhe nga bashkėluftėtarėt e vjetėr qė kishin mbetur, Meēo Bono, Ago Vasjari, Thanas Vaja, Mehmet agė Muhyrdari, Tahir Abazi etj. Nė tė bėnin pjesė edhe komandantė tė rinj, si Omer bej Vrioni, Iljaz bej Poda, Elmas e Selfo Bono etj., por fjalėn e fundit edhe nė kėtė forum e thoshte vetėm Aliu.
    Mėkėmbėsit e Ali Pashės kryenin nė sanxhakėt e pashallėkut, pėrveē funksioneve ushtarake, edhe funksione administrative; zėvendėsit e tyre nėpėr krahinat e sanxhakėve, myteselimėt, ushtronin pushtetin e tyre duke u mbėshtetur, sikurse edhe mė parė, te ajanėt e koxhabashėt.
    Pėrveē kėtij rrjeti administrativ qė kishte ngritur e qė pėrbėnte themelin e administratės sė tij, Ali Pasha kishte ruajtur e zgjeruar nė Janinė edhe aparatin qendror. Ai solli aty zyrtarė tė zgjuar e me pėrvojė, myslimanė e tė krishterė, qė i shėrbenin si kėshilltarė e sekretarė pėr ēėshtjet e brendshme, pėr lidhjet me Portėn dhe pėr marrėdhėniet me jashtė. Kėta zyrtarė ishin zgjedhur nga gjiri i parisė sė pashallėkut, sikurse Mehmet Efendiu, Said Ahmeti, Haxhi Shehriu, Hysen bej Konica, Sali Ēami etj. Kurse Kosta Gramatikoi, Spiro Kolovoi, Mantho Konomi, Lluka Vaja etj., ishin zgjedhur nga borgjezia e pasur e krishtere me kombėsi shqiptare, greke, vllahe etj. Pėr punė tė veēanta me karakter ekonomik, fetar e politik, Ali Pasha shfrytėzonte edhe arkondėt Stavro Capallano e Dhimitėr Dhroso, peshkopėt e Janinės e tė Artės, profesorin Athanas Psalidha etj. Ndėr kėshilltarėt mė tė afėrt, qė kryenin detyrėn e sekretarėve, tė cilėt mbrojtėn pėr njė kohė tė gjatė interesat e vezirit tė Janinės pranė Portės sė Lartė, ishte edhe Hysen bej Konica, njė i afėrt i tij nga e ėma.
    Duke pėrqendruar gjithnjė e mė shumė pushtetin nė duart e veta, Ali Pasha ushtroi mė me kujdes edhe tė drejtėn e gjyqit tė apelit, me tė cilin ai kontrollonte veprimtarinė e gjykatave dhe titullarėt e tyre, kadilerėt.
    Ndryshe nga qeveritarėt e tjerė tė perandorisė, Ali Pasha krijoi ndėrkohė njė armė tė re, atė tė policisė. Kjo i shėrbeu kryesisht pėr ta informuar lidhur me veprimtarinė sekrete tė kundėrshtarėve tė tij brenda dhe jashtė pashallėkut, me planet e qeverisė qendrore nė Stamboll dhe me pikėpamjet e qeverive evropiane lidhur me politikėn ndėrkombėtare.
    Shpenzimet pėr ushtrinė dhe administratėn, pėr ngritjen, pajisjen dhe pėr mbajtjen e pallateve e tė vilave, si dhe rezervat e thesarit pėr ditėt e vėshtira, Ali Pasha e djemtė e tij i siguruan nė sajė tė dy burimeve kryesore tė ardhurash, prej pasurisė private tė tyre dhe prej monopoleve. Pasuria private e familjes sė Ali Pashės erdhi duke u rritur vazhdimisht nga konfiskimet e pronave tė familjeve kundėrshtare, nga “blerja” e tokave tė njė vargu fshatrash, nga tregtimi i prodhimeve bujqėsore e blegtorale brenda e jashtė vendit, nga veprimtaria bankare etj. Prodhimi e tregtimi i kripės, i ziftit etj., qė tradicionalisht kanė qenė monopole shtetėrore, i sillnin arkės sė Ali Pashės tė ardhura tė mėdha.
    Megjithėse shpenzimet ushtarake e administrative ishin mjaft tė mėdha nė krahasim me ato tė vezirėve tė tjerė, sepse Aliu pėrgatitej qė njė ditė tė mund tė shpallej sundimtar i pavarur ose autonom, ai mundi tė krijonte njė thesar tė konsiderueshėm, i cili nė vitet 1819 vlerėsohej nė 250 milionė piastra.
    Nė varėsi tė synimeve qė Ali Pasha kėrkonte tė arrinte me anė tė pushtetit tė vet tė fuqishėm e tė organizuar, ai zbatoi edhe njė politikė tė tolerancės fetare. Nuk ishte i rastit fakti qė njė pjesė e klerit, sidomos bektashinjtė, propagandonin se ai ishte njeri me fat tė madh, se ishte caktuar tė themelonte dinastinė e mbretėrisė shqiptare. Nuk ishte e rastit as edhe prirja e disa klerikėve pėr tė futur nė shėrbesat kishtare edhe gjuhėn shqipe. Mė sė fundi, nuk ishte e rastit as propaganda e njė vargu oborrtarėsh qė e krahasonin atė me Pirron e Epirit.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:32

    Shembja e Pashallėkut tė Janinės (1822) - 1.

    Sulltan Mahmudi II, e kuptoi rrezikun e madh qė i vinte Perandorisė Osmane nga ngritja dhe fuqizimi i pushtetit tė Ali Pashės dhe sidomos nga pėrpjekjet e tij pėr tė nėnshtruar gjithė Shqipėrinė e Veriut, prandaj kur pa qartė se veziri i Janinės nuk arriti tė bėjė pėr vete pashallarėt e kėsaj treve, mė 1819 vendosi tė vinte nė jetė planin e vet kundėr tij, tė ndėrprerė mė 1810. Atė e ndihmoi nė kėtė vepėr edhe qėndrimi i vezirit tė Shkodrės, i cili pranoi tė vihej nė shėrbim tė Portės sė Lartė pėr tė luftuar e shkatėrruar Ali Pashėn. Pėr rrjedhim, nė fillim tė vitit 1820 sulltani i dha goditjen e parė; e emėroi tė birin e Aliut, Veli pashė Tepelenėn qeveritar tė sanxhakut tė vogėl tė Lepantit, kurse sanxhakun e rėndėsishėm tė Tėrhallės ia dha njė besniku tė perandorisė, Sulejman Pashės.
    Pasi mėsoi se ky qėndrim ishte rrjedhim edhe i kėshillave tė favoritit tė sulltan Halit Efendiut, qė ishte nxitur nga intrigat e Pasho Beut, njė feudal janinjot i dėbuar prej tij, Ali Pasha vendosi qė kėtė ngatėrrestar ta zhdukte. Por atentati qė organizoi nė muajin mars kundėr tij nė Stamboll dėshtoi, ndėrsa njerėzit qė u kapėn treguan se ishin dėrguar nga Janina prej Ali Pashės.
    Sulltan Mahmudi II e quajti atentatin njė fyerje ndaj autoritetit tė vet. Duke marrė shkas nga ky veprim, i hoqi vezirit tė Janinės detyrėn e derbend-pashės dhe dėboi nga Stambolli Hysen bej Konicėn bashkė me vartėsit e tij si mbėshtetės tė atentatorėve. Po nė kėtė kohė iu dha urdhri valiut tė Rumelisė, Hysen Pashės, tė shpėrngulej nga Sofja, tė kalonte nė Manastir, ku tė vendoste pushtetin e vet dhe tė shkatėrronte ndikimin e Aliut nė kėtė zonė, duke i rimarrė 14 kazatė qė tepelenasi i qeveriste nė emėr tė tij. Edhe Veli Pashės, i akuzuar se ishte larguar nga Lepanti pa leje pėr tė takuar Aliun nė Prevezė, Porta e Lartė i hoqi gradėn e vezirit dhe komandėn e Lepantit, tė cilėn ia dha Pehlivan Ibrahim pashės. Ndėrkohė sulltani nuk mori parasysh protestėn e Ali Pashės lidhur me postin e derbend-pashės dhe nuk lejoi qė komisioni i tė krishterėve, i cili do t’i parashtronte lutjen pėr t’ia kthyer Aliut atė post, tė hynte nė Stamboll. Meqenėse veziri i Janinės nuk kishte larguar forcat e veta nga derbendet, por pėrkundrazi kishte filluar tė rekrutonte ushtarė, Porta e Lartė vendosi t’i hiqte sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit, tė cilat ia dha vezir Mustafa pashė Bushatlliut. Veziri i Madh i shkruante Aliut se sulltani e dėnoi pėr fajet e tij dhe, duke pasur mėshirė pėr tė e besim se do tė largonte forcat ushtarake nga sanxhakėt e kazatė qė tashmė u pėrkisnin vezirėve tė tjerė, po i linte atij sanxhakun e Janinės, Sali Pashės sanxhakun e Vlorės dhe Mehmet Pashės (nipit) sanxhakun e Delvinės.
    Ali Pasha, qė e kuptoi se masat e lartpėrmendura do tė pasoheshin nga tė tjera, kėrkoi nga Porta anulimin e tyre. Me kėtė rast ai e njoftoi Stambollin se pranonte mė mirė luftėn se sa tė hiqte dorė vullnetarisht nga pushteti, tė cilin Porta po ia merrte nga duart gradualisht me metoda tinėzare. Ai kishte kohė qė po pėrgatitej pėr njė luftė tė tillė dhe nuk i largoi forcat as nga derbendet, as nga sanxhakėt. Pėrkundrazi, Ali Pasha urdhėroi shpejtimin e ritmit tė rekrutimit ushtarak duke shpallur mobilizimin “njė burrė pėr shtėpi”, si dhe duke marrė masa tė tjera ushtarake. Nė mesin e muajit maj 1820 ai thirri Muhtar Pashėn e Veli Pashėn pėr tė biseduar e pėr tė vendosur. Tri ditė zgjatėn bisedimet e tyre nė ēifligun e Rapēishtės. Muhtar Pasha kėrkoi qė pajtimi me sulltanin tė arrihej me ēdo kusht. Por Aliu nuk ia pranoi njė qėndrim tė tillė kapitullues, duke menduar se po tė tėrhiqte forcat e tė ngushtohej nė tre sanxhakėt e Shqipėrisė Jugore, do tė bėhej e pamundur mbrojtja e vendit dhe e pushtetit. Ky ishte edhe qėllimi qė kėrkonte tė arrinte sulltani. Prandaj vendosi tė mos i lėshonte kėta sanxhakė e kaza pa luftė. Vetėm kjo rrugė do ta shpėtonte pushtetin e tij dhe vendin. Ai e lidhi kėshtu fatin e tij dhe tė familjes sė tij me fatin e vendit.
    Nė pėrputhje me kėtė vendim, Aliu mblodhi nė sarajet e veta, nė Janinė, krerėt e krahinave shqiptare e greke tė pashallėkut dhe u kėrkoi kėtyre, si pėrfaqėsues tė popullsisė myslimane e tė krishterė, qė ta pėrkrahnin nė luftėn kundėr sulltanit. Ai shpalli mė 23 maj 1820 se, nė rast fitoreje, do tė krijonte njė shtet monarkik konstitucional shqiptar, tė pėrbėrė nga zotėrimet shqiptare dhe nga Thesalia, nė krye tė tė cilit do tė vihej vetė. Greqia qendrore dhe Moreja mund tė formonin njė shtet grek autonom, i cili do tė vihej nėn protektoratin e tij. Grekėve, pėr t’i nxitur tė fillonin luftėn, u premtoi njė milion e gjysmė piastra. Njėkohėsisht Ali Pasha shpalli heqjen e disa taksave nė Pashallėkun e Janinės pėr tė bėrė pėr vete shtresat popullore dhe filloi propagandėn e luftės.
    Mirėpo programi i shpallur nga Ali Pasha nuk kėnaqte interesat e tė gjithė pjesėmarrėsve nė mbledhje. Duke ruajtur nė kufijtė e “shtetit konstitucional shqiptar” krahinėn e pasur tė Thesalisė dhe duke shpallur protektoratin e tij nė shtetin grek qė do tė krijohej, Ali Pasha nuk kėnaqte kėrkesat e borgjezisė greke, e cila, me luftėn nacionalēlirimtare qė po pėrgatitej tė shpėrthente, synonte tė vendoste pushtetin e vet tė paktėn mbi tė gjithė territorin nacional grek. Nė tė njėjtėn kohė, premtimi i Ali Pashės pėr njė “shtet konstitucional shqiptar”, ndonėse nuk cenonte pasuritė e feudalėve shqiptarė, cenonte nė njė farė mase monopolin e pushtetit tė tyre, prandaj nuk i nxiste as kėta tė hynin nė luftė kundėr Stambollit. Meqė masat e Portės sė Lartė synonin tė godisnin vetėm Ali Pashėn dhe nuk preknin privilegjet e feudalėve vendas dhe, meqė nuk ekzistonte rreziku i shembjes sė Perandorisė Osmane, tek e cila shihnin njė garanci mė tė sigurt pėr interesat e tyre se sa te “shteti konstitucional”, feudalėt shqiptarė u treguan pak tė interesuar pėr ta mbėshtetur Aliun nė kryengritjen e tij. Edhe shtresat popullore, mbi tė cilat rėndonte pesha e sistemit ēifligar dhe e regjimit fiskal tė vezirit tė Janinės, nuk arriti t’i frymėzonte premtimi i “shtetit konstitucional” pėr tė hyrė nė luftė, edhe pse nė programin e shpallur bėhej fjalė pėr heqjen e disa taksave. Kėshtu, mbėshtetja shoqėrore e Ali Pashės nė luftėn kundėr Stambollit ishte e kufizuar dhe pėrbėhej kryesisht nga fshatarėsia malore e lidhur me tė me anė tė sistemit tė rekrutimit me rrogė. Por edhe kjo mbėshtetje ishte e pasigurt, mbasi ajo varej nga qėndrimi i shtresės sė feudalėve bylykbashė, qė tashmė ishin bėrė edhe pronarė tokash e tufash blegtorale dhe me tė cilėt kjo fshatarėsi ishte lidhur drejtpėrdrejt. Meqė nuk u pėrgjigjej interesave tė shtresave tė ndryshme shoqėrore tė Pashallėkut tė Janinės, programi i 23 majit nuk luajti ndonjė rol me rėndėsi nė konfliktin e Janinės me Stambollin. Pa pasur tjetėr rrugėdalje dhe duke u mbėshtetur nė forcat ushtarake qė dispononte e qė ishin tė mjaftueshme pėr t’i bėrė ballė njė ekspedite tė Portės sė Lartė, Ali Pasha nuk bėri hapa prapa dhe deklaroi se ushtria e tij e fuqishme nuk do tė lejonte forcė tjetėr tė shkelte vendin. Por, tashmė, gjithēka varej nga qėndrimi qė do tė mbante kjo ushtri.
    Me besim se do t’i bėnte ballė rrethimit tė vezirėve kundėrshtarė, Ali Pasha filloi tė zbatonte menjėherė edhe planin luftarak qė vendosi nė Rapēishtė bashkė me dy djemtė e tij. Veli Pashėn e dėrgoi nė Prevezė, ku gjendej edhe flotilja prej 40 njėsish luftarake, pėr tė drejtuar qėndresėn nga jugu e deti. Muhtar Pashėn e nisi nė Berat, qė tė mbronte kufijtė verilindorė, kurse vetė qėndroi nė Janinė pėr tė drejtuar qėndresėn nė drejtimet juglindore duke pasur nėn komandė Omer bej Vrionin, tė cilin e dėrgoi nė Tėrhallė. Ai vuri gjithashtu nė lėvizje njerėzit e vet tė besuar nė Mal tė Zi, nė Serbi e sidomos nė Vllahi, pėr tė nxitur e acaruar lėvizjen ēlirimtare nė ato vende. Plani luftarak i vezirit tė Janinės i pėrshtatej gjendjes sė krijuar dhe mbėshtetej nė forcėn e konsiderueshme ushtarake tė pashallėkut. Por, edhe ky plan, nė vend qė tė vihej nė jetė me guxim, u minua nga vetė bijtė e Aliut, prandaj ishte i destinuar tė dėshtonte.
    Mė 2 qershor 1820, edhe pse i druhej sulmit tė malazezėve, Mustafa pashė Bushatlliu, i inkurajuar nga qėndrimi i favorshėm i Portės sė Lartė kundrejt tij, u nis me njė ushtri tė madhe prej Shkodre drejt jugut. Duke mos ndeshur nė ndonjė kundėrshtim serioz nga ana e forcave tė Muhtar Pashės, tė cilat morėn rrugėn pėr nė Berat, Bushatlliu shtiu nė dorė sanxhakėt e Elbasanit dhe tė Ohrit. Muhtar Pasha, duke synuar qė tė pajtohej me ēdo kusht me sulltanin, nuk ndėrmori ndonjė veprim pėr ta penguar ose ndaluar Bushatlliun.
    Nė fillim tė muajit qershor valiu i Rumelisė u nis nga Sofja pėr nė Manastir, ku mbėrriti mė 26 tė atij muaji, duke mbledhur rrugės njė forcė ushtarake mjaft tė madhe. As ai nuk e pati tė vėshtirė tė vinte nėn pushtetin e vet tė 14 kazatė e sanxhakut tė Manastirit qė Ali Pasha ia kishte shkėputur. Krerėt e kėtyre kazave, me pėrjashtim tė asaj tė Kosturit, shkuan nė Manastir dhe i kėrkuan falje. I udhėzuar nga Stambolli, ai i fali qė tė gjithė. Me krerėt qė kėrkuan falje prej tij u radhit nė fundin e muajit qershor edhe Iljaz bej Poda, kur valiu vajti nė Korēė. Kėshtu veproi edhe Pehlivan Ibrahim pasha, qė mori nė dorė, pa kundėrshtim serioz, qeverisjen e sanxhakut tė Lepantit, si edhe Siri Selim pasha i Selanikut, qė futi nėn pushtetin e vet tri kazatė e shkėputura nga sanxhaku i tij prej Ali Pashės.
    Ndėrkohė, meqenėse Sulejman Pasha i Tėrhallės nuk pranoi tė dėbonte forcat e Aliut nga Thesalia, dhe i dha mundėsi atij tė dėrgonte atje Omer bej Vrionin me 2 000 veta, sulltani e shkarkoi nga tė gjitha funksionet, duke e akuzuar pėr bashkėpunim me Ali Pashėn dhe e zėvendėsoi me armikun e betuar tė tepelenasit, Mahmud Pashėn e Dramės. Kėtė qeveritar tė ri e nisi menjėherė pėr nė Tėrhallė qė tė merrte pushtetin me ndihmėn e ushtrisė, tė cilėn do ta grumbullonte, nė rrugė e sipėr, me ndihmėn e vezirėve fqinjė.
    Realizimi i kėsaj faze tė sulmit tė sulltanit kundėr Ali Pashės, qė u arrit pa hasur kundėrshtim serioz nga forcat vartėse tė vezirit tė Janinės, i dha dorė Stambollit qė tė pėrcaktonte orientimet e veta ndaj feudalėve shqiptarė, duke shpallur me solemnitet se nuk do t’u prekte pasurinė dhe privilegjet e tyre. Kjo propagandė bėri efektin qė pritej dhe krijoi kushtet qė sulltan Mahmudi II tė urdhėronte zbatimin e fazės tjetėr tė planit tė vet, asgjėsimin e Pashallėkut tė Janinės
    Nė tė njėjtėn kohė sulltani nėnshkroi fermanin pėr likuidimin e Pashallėkut tė Janinės, tė cilin nuk e shpalli menjėherė. Me kėtė ferman iu dha Ismail Pasho beut qeverisja e sanxhakėve tė Janinės e tė Delvinės dhe grada e vezirit, si dhe kryekomanda e ekspeditės ushtarake tė drejtuar kundėr Ali Pashės, djemve dhe nipave tė tij, po qe se kėta nuk do t’i bindeshin urdhrit qė i shkarkonte nga tė gjitha funksionet e gradat zyrtare dhe nuk do tė pranonin tė shkonin nė Tepelenė ku duhej tė banonin kėtej e tutje. Mirėpo nga frika se mos Ali Pasha kalonte nė sulm pa u pėrgatitur ende ushtritė e Dramalliut dhe tė Ismail Pasho beut, sulltan Mahmudi II nuk e shpalli kėtė ferman, ndėrsa Ismail Pasho beun e nisi, bashkė me vjehrrin e tij, Mahmud Pashėn e Dramės, me detyrėn e hazinedarit.
    Nė mesin e korrikut 1820, kur u duk se erdhi koha e pėrshtatshme, sulltani shpalli papritur fermanin pėr likuidimin e Pashallėkut tė Janinės, i cili u lexua edhe nė Janinė. Ali Pasha nuk iu bind urdhrit dhe deklaroi se do tė mbrohej me luftė. Atėherė Porta e Lartė e shpalli “fermanlli”, jashtė ligjit, dhe Shejhylislami miratoi fetvanė e ndėshkimit tė tij me vdekje. Filluan njėkohėsisht veprimet luftarake tė ushtrive qeveritare nė tokė e nė det dhe u shpallėn premtimet e Stambollit, sipas tė cilave, me pėrjashtim tė Ali Pashės, tė gjithė tė afėrmit dhe pasuesit e tij do tė faleshin dhe nuk do t’u prekeshin privilegjet qė gėzonin po t’i nėnshtroheshin padishahut dhe tė braktisnin Aliun. Kaq prisnin pasuesit e Ali Pashės, tė cilėt, duke filluar nga djemtė e nipat e tij, nga motra dhe deri te bashkėpunėtorėt e tij mė tė vjetėr, vendosėn qė nė rastin mė tė parė ta braktisnin Aliun nė fatin e vet. Kėshtu shtresa feudale vendase, duke u dhėnė pėrparėsi interesave tė ēastit, mori njė rrugė qė nuk u pėrgjigjej as synimeve tė saj tė ardhshme, as atyre tė tė gjithė vendit. Kėtė veprim kaq tė gabuar ajo do ta kuptonte me vonesė dhe do tė pėrpiqej ta ndreqte pas vdekjes sė Ali Pashės, por hapi i hedhur i kushtoi shumė shtrenjtė.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:33

    Shembja e Pashallėkut tė Janinės (1822) - 2.

    Gjatė muajit gusht filloi sulmi i ushtrive tė vezirėve qė ishin ngarkuar me ripushtimin e Shqipėrisė Jugore dhe me asgjėsimin e Pashallėkut tė Janinės. Pas rėnies sė Tėrhallės nė duart e vezir Mahmud pashė Dramės dhe vezir Ismail Pashės, qė ndodhi pėr shkak se forcat e Aliut, tė nxitura nga krerėt e lėkundur, u tėrhoqėn, i erdhi radha Beratit. Muhtar Pasha e Salih Pasha iu dorėzuan vezirit Mustafa pashė Bushatlliut, kur ky rrethoi kėshtjellėn e Beratit. Nė pėrputhje me fermanin sulltanor, Bushatlliu i dėrgoi nė Tepelenė tė shoqėruar nga vėllai i Ismail pashė Plasės, i cili gjithashtu mori pjesė nė rrethimin e kėshtjellės sė Beratit nė krye tė njė force ushtarake tė nisur nga Korēa. Ata qenė dėrguar nga valiu i Rumelisė, i cili filloi veprimet luftarake pėr tė mbėrritur sa mė parė nė Janinė bashkė me vezirėt e tjerė.
    Pas rėnies sė Beratit, Mustafa Pasha u urdhėrua tė nėnshtronte gjithė sanxhakun e Vlorės dhe tė vendoste njė myteselim derisa tė mbėrrinte aty vezir Nurullah Pasha, qė ishte emėruar qeveritar. Nė shtator 1820, kur ky vezir mbėrriti nė Vlorė, motra e Ali Pashės, Shanishaja, me djemtė e saj, Izet Beun e Maliq Beun, si dhe komandanti i kėshtjellės sė Gjirokastrės, Ago Myhyrdari, kėrkuan falje. Porta e Lartė miratoi faljen pa prekur pasuritė e tyre. Kėshtu vepruan edhe Veli Pasha me djemtė e tij, Mehmet Pashėn e Selim Beun. Kėta iu dorėzuan kapedan Ali Beut, duke i lėshuar pa luftė qytetet e bregdetit nga Vlora nė Pargė. Mė 1 shtator kėta dorėzuan edhe Prevezėn, tė cilėn kapedani mundi ta merrte me shumė sakrifica pasi kaloi njė kohė e gjatė. Vetėm qyteti i Artės i rezistoi me luftė pėr 25 ditė forcave tė vezirit tė Lepantit.
    Nė muajin gusht gjithēka qė pėrbėnte Pashallėkun e Janinės, me pėrjashtim tė kryeqytetit tė tij, kishte rėnė nė duart e ushtrive tė sulltanit. Veziri plak, megjithėse humbi pjesėn kryesore tė ushtrisė, tė bashkėluftėtarėve mė tė ngushtė dhe thuajse tė tė gjithė territorit qė sundonte, nuk e humbi shpresėn pėr njė pėrmbysje tė kėsaj gjendjeje tepėr tė dėshpėruar. Kėtė shpresė ai e mbėshteti nė njė varg faktorėsh qė ishin nė dobi tė tij: kishte dy kėshtjella tė fuqishme me 250 gryka zjarri, me njė garnizon ushtarak tė fortė dhe me rezerva tė shumta ushqimore e municione; ushtria osmane nuk u grumbullua me kohė dhe nuk ishte nė gjendje tė organizonte ndonjė sulm tė pėrgjithshėm para se tė vinte dimri; banorėt e larguar nga qyteti i Janinės nuk do t’i shėrbenin Turqisė, kurse shkatėrrimi i pjesės mė tė madhe tė ndėrtesave tė vendit e linte ushtrinė osmane pa strehė; ajo do ta kishte tė vėshtirė tė siguronte edhe furnizimet e domosdoshme, pėr shkak tė luftės sė organizuar tė ēetave shqiptaro-greke.
    Frytet, qė Ali Pasha parashikonte tė korrte, nuk vonuan. Mosmarrėveshjet nė shtabin drejtues tė forcave osmane morėn hov aq sa i paralizuan veprimet e rėndėsishme ushtarake. Pehlivan Ibrahim pasha njė mėngjes tė muajit tetor 1820 u gjend i vdekur nė ēadrėn e tij, i helmuar si tradhtar, me urdhrin e kryekomandantit dhe me pėlqimin e Portės sė Lartė, pėr shkak se kishte hyrė nė lidhje me Ali Pashėn dhe kėrkonte tė merrte kryekomandėn.
    Sulmi i parė i pėrgjithshėm, qė mezi u organizua pas njė kohe mjaft tė gjatė grindjesh, u zmbraps me trimėri nga tė rrethuarit dhe u shoqėrua me njė kundėrsulm qė e kryesoi vetė Ali Pasha. Ky sukses luftarak, dhuna e ushtarėve armiq e grabitjet e tyre nė popull, mungesa e furnizimeve, mospagimi i rrogave dhe tė ftohtėt e dimrit shkaktuan dezertime tė forta nė radhėt e trupave perandorake. Nė tė njėjtėn kohė komanda osmane kishte filluar tė trajtonte keq krerėt shqiptarė, si Tahir Abazin, Iljaz Podėn, Ago Vasjarin, Dervish Hasanin, Aleks Nuēe Marinogllun etj., tė cilėt e kishin braktisur Aliun dhe ishin bashkuar me osmanėt. Nė kėto rrethana ata, tė pakėnaqur nga komanda osmane e veprimet e saj, vendosėn tė ktheheshin tek Aliu.
    Pėr tė shfrytėzuar pakėnaqėsinė e popullit qė sa vinte e rritej, Ali Pasha i dėrgoi kėta krerė tė penduar nėpėr krahinat shqiptare qė tė grumbullonin ushtri dhe tė sulmonin osmanėt. Edhe suliotėt, tė cilėt ishin bashkuar me ushtritė e Portės pėr t’u hakmarrė ndaj Ali Pashės dhe pėr tė ēliruar vendlindjen, tė dėshpėruar nga vezir Ismail Pashoja, i cili jo vetėm nuk e mbajti fjalėn pėr t’i kthyer nė malėsinė e tyre, por mendonte t’i shfaroste krejt, u morėn vesh me Ali Pashėn. Pasi u premtoi suliotėve t’i linte tė lirė nė malėsinė e tyre dhe pasi u dha njė shumė tė hollash, Aliu ra nė marrėveshje me ta pėr tė sulmuar forcat armike, duke shkėmbyer mė 12 dhjetor pengjet e rastit sikurse ishte zakoni. Nė kėtė mėnyrė Ali Pasha filloi tė shpresonte se lufta e tij kundėr Stambollit jo vetėm nuk do tė mbetej pa mbėshtetje, por edhe mund tė sillte fitoren.
    Ndėrkaq, Ismail Pashoja dhe shtabi i tij, tė nxitur edhe nga njė i dėrguar i Portės sė Lartė, u pėrgatitėn tė sulmonin e tė pushtonin kėshtjellėn e vogėl tė Litharicės. Nė murin e saj ishte hapur njė ēarje e rėndėsishme ku mund tė hynin 30 veta njėherėsh. Ali Pasha, qė mėsoi synimin e shtabit armik, nuk i la kohė atij ta vinte nė jetė planin e vet. Nė njė natė me stuhi tė 14 dhjetorit, Aliu doli me forcat e tij dhe sulmoi nė befasi rrethuesit qė u zmbrapsėm me humbje tė mėdha dhe qė braktisėn jo vetėm pozicionet e pėrparuara, por edhe bateritė e topave qė ishin mė pranė kėshtjellės sė Litharicės.
    Pas 12 dhjetorit 1820, bashkė me Ali Pashėn, edhe suliotėt filluan luftėn e ēetave nė rrugėn Artė-Janinė kundėr karvaneve qė furnizonin ushtrinė osmane. Ali Pasha qysh mė parė kishte vėnė nė krye tė tyre kapedan Odhise Andrucon, duke e nxjerrė atė dhe trimat e tij jashtė nga kėshtjella. Kjo luftė u zgjerua nga fillimi i vitit 1821, kur me Aliun u bashkuan repartet e reja qė krerėt shqiptarė i kishin mobilizuar e pėrqendruar nė krahina tė ndryshme. Labėria, Myzeqeja dhe Ēamėria, si edhe krahinat e Zagorit dhe Agrafės, u vunė nė pėrkrahje tė luftės sė Ali Pashės. Kjo kthesė me rėndėsi u konkretizua me pėrfundimin e njė besėlidhjeje tė krerėve dhe kapedanėve shqiptarė, si Iljaz Poda, Ago Vasjari, Tahir Abazi, Aleks Nuēo, Marko Boēari, Noti Boēari, Kiēo Xhavella etj. Kėta udhėheqės tė kryengritjes popullore u zotuan “se do tė jenė vėllezėr me trup e me shpirt dhe sė bashku do tė derdhin gjakun pėr tė shpėtuar Ali Pashėn”. Frytet e kėsaj besėlidhjeje forcat osmane i ndien thellė jo vetėm me shkatėrrimin e disa karvanėve, por edhe me rritjen e qėndresės popullore, qė tashmė po organizohej e po drejtohej nga njerėzit e vezirit tė Janinės.
    Porta e Lartė u detyrua tė dėrgonte nė krye tė ushtrisė sė saj nė Janinė ish-Vezirin e Madh, Hurshid Pashėn, tė cilin e hoqi nga Moreja bashkė me trupat qė komandonte. Ky veprim u dha mundėsi udhėheqėsve tė lėvizjes nacionalēlirimtare greke tė fillonin kryengritjen. Ndėrsa nė muajin mars 1821, Hurshid Pasha pėrpiqej tė vinte rregull nė ushtrinė qė rrethonte Janinėn dhe kėrkoi pėrforcime tė reja, Aleksandėr Ipsilanti shpalosi nė Moldavi flamurin e kryengritjes. Edhe nė More shpėrtheu kryengritja, e cila me tė shpejtė, nėn drejtimin e “Shoqėrisė sė Miqve” (“Filiqi Eteria”)?, shėnoi fillimin e luftės pėr ēlirimin kombėtar dhe formimin e shtetit grek.
    Nė kushtet e zgjerimit tė kėsaj lufte, Porta e Lartė mendoi tė merrej vesh me Ali Pashėn, por duke kėrkuar kapitullimin e tij, ndėrsa ai vuri si kusht kryesor largimin e forcave osmane nga Pashallėku i Janinės dhe shpalljen e tij si qeveritar i pėrjetshėm i kėtij pashallėku. Porta e Lartė nuk pranoi, prandaj lufta filloi pėrsėri. Aliu ndėrmori veprime luftarake me qėllim qė Hurshid Pasha tė mos organizonte njė sulm tė pėrgjithshėm kundėr tij dhe tė mos shkėpuste ndonjė pjesė tė forcave, qė dispononte pėr t’i dėrguar kundėr kryengritjes greke. Edhe para kėtyre ngjarjeve Ali pashė Tepelena u kishte lėnė dorė tė lirė eteristėve tė zhvillonin veprimtarinė e tyre propagandistike dhe organizative nė pashallėkun e vet. Me kėtė veprimtari Aliu ndihmoi grekėt dhe lėvizjen e tyre ēlirimtare. Ai hyri nė bisedime me kryengritėsit grekė duke shpresuar se ata mund tė bėheshin aleatė nė luftėn kundėr sulltanit dhe se me kėtė rrugė do tė siguronte ndihmėn e Rusisė. Ndonėse ishte nė dijeni tė letrės qė Aleksandėr Ipsilanti u kishte dėrguar krerėve tė kryengritjes, ku i porosiste ta shfrytėzonin Ali Pashėn duke i zhvatur tė holla e armatime dhe ta linin nė fatin e vet pėr tė rėnė mbi tė goditja e ushtrive osmane, ai i dha udhėzime Aleks Nuēos qė tė takohej me pėrfaqėsuesin e “Shoqėrisė sė Miqve”, H. Porevos, dhe tė fillonte bisedimet pėr marrėveshje. Kėto bisedime filluan nė qershor 1821 dhe iu kushtuan pėrgatitjes sė njė bashkėpunimi luftarak kundėr armikut tė pėrbashkėt. Vetė Ali Pasha, me qėndresėn e tij tė patundur dhe me prirjen pėr bashkėpunim, krijoi besim te njė pjesė e mirė e krerėve grekė, tė cilėt i njoftoi se kishte dėrguar njerėz tė nxitnin pėr kryengritje edhe popujt e tjerė ballkanikė.
    Nė vjeshtė tė vitit 1821 Ali Pasha dėrgoi nė Misolongji, qė ishte njėra nga qendrat kryesore tė luftės greke, dy nga bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė, Tahir Abazin e Aleks Nuēon pėr tė bashkėrenduar veprimet me kryengritėsit grekė. Por, megjithėse u arrit marrėveshja, kryetari i lėvizjes nė Greqinė Perėndimore, A. Mavrokordato, ndryshe nga njė varg krerėsh tė tjerė qė ishin pėr bashkėpunim, nuk e respektoi atė dhe, duke vepruar nė kundėrshtim me interesat e tė dy popujve fqinjė, bėri krime tė shėmtuara ndaj popullsisė myslimane shqiptare. Duke parė kėtė qėndrim, Tahir Abazi e krerėt e tjerė shqiptarė e hoqėn shpresėn pėr bashkėpunim me kryengritėsit grekė.
    Krerėt shqiptarė e vazhduan luftėn. Pasi ra kėshtjella e Tepelenės nė duart e kryengritėsve shqiptarė, Iljaz Poda, qė arriti tė grumbullonte rreth 6 000 veta myslimanė e tė krishterė nga krahinat e Myzeqesė, Tepelenės dhe Gjirokastrės, u nis nė drejtim tė Zagorit, ku nė bashkėpunim me kryengritėsit e rrethit tė Janinės synonte tė ēante rrethimin e Ali Pashės. Mė pas iu drejtuan rrethinave tė Artės, ku vepronte pjesa tjetėr e tė besėlidhurve. Nė kohėn kur Arta ishte e rrethuar nga larg prej suliotėve dhe forcave tė Tahir Abazit dhe Ago Vasjarit, njėsitė e Iljaz Podės u hodhėn drejt saj duke e ndarė ushtrinė nė reparte tė vogla, qė u shkrinė me ēetat suliote dhe ato tė kleftėve. Ēlirimi i Artės do ta bėnte mė tė lehtė sulmin pėr ēlirimin e Ali Pashės nga rrethimi. Ky, pasi kėshtjella e Litharicės pati rėnė mė 16 nėntor nė duart e Hurshid Pashės, ishte pėrqendruar i vetėm nė kėshtjellėn e Kastros. Por gjendja e garnizonit osman nė Artė ishte aq e vėshtirė, sa nuk mund tė qėndronte gjatė. Pėrveē mungesės sė ushqimeve ndikoi edhe qėndrimi i njėrit prej komandantėve shqiptarė tė ushtrisė osmane, Mehmet Beut, qė ishte lidhur me forcat shqiptare, tė cilat pas mbėrritjes sė Iljaz Podės, arritėn nė 10-12 000 veta. Gjendja e garnizonit osman u vėshtirėsua mė shumė, kur kjo forcė mjaft e madhe shqiptare iu afrua me luftė qytetit mė 25 nėntor dhe mė 28 nė mėngjes u gjend nė portat e tij.
    Ndėrsa pritej qė tė ēlirohej Arta me urdhėr tė Mavrokordatos, mbėrriti aty kapedan Makriu me 2 000 grekė, i ngarkuar qė tė mos lejonte qė qyteti tė binte nė duart e forcave shqiptare. Pikėrisht nė kėtė kohė suliotėt shkelėn zotimet e besėlidhjes, u bashkuan me lėvizjen greke dhe u vunė nėn komandėn e kapedan Makriut. Ndėrkaq, nė ndihmė tė garnizonit tė Artės mbėrritėn dy reparte tė fuqishme osmane, njėri nga tė cilėt u doli nga prapa forcave shqiptare. Suliotėt braktisėn pozitat e tyre nė Pesė Puset, ndėrsa forcat shqiptare, qė u rrezikuan tė mbeteshin tė gozhduara midis dy zjarresh, u detyruan tė hiqnin dorė nga rrethimi i Artės dhe tė kalonin nė pozitat qė kishin pasur para sulmit tė 25 nėntorit. Por luftimet u ndėrprenė nga tė dyja palėt, sepse komandantėt kryengritės shqiptarė, duke parė se po dėshtonin synimet e tyre dhe duke ndjerė rrezikun qė u kanosej trojeve shqiptare nga veprimet aneksuese greke, nuk ngurruan t’i dorėzoheshin Omer pashė Vrionit nė Pesė Puset, tė siguronin faljen nga Hurshid Pasha dhe tė viheshin pėrsėri nėn komandėn e tij.
    Kjo ngjarje shėnoi afrimin e fundit tė qėndresės sė Ali Pashės. Pas kėsaj, i ndodhur pėrballė forcave shqiptare tė Mustafa pashė Bushatlliut, qė dėrgoi nė Janinė njė fuqi prej 3 000 vetash, tė pashallarėve dhe krerėve tė tjerė shqiptarė, edhe garnizoni i Kastros nuk vonoi tė braktiste vezirin plak dhe tė hapte dyert e kėshtjellės. Kėshtu mė 23 janar 1822 trupat osmane e pushtuan kėshtjellėn me pėrjashtim tė njė pjese tė brendshme tė saj, ku mbeti i rrethuar Ali Pasha me rreth 50 veta besnikė dhe me gruan e tij, Vasiliqinė. Nė kėto kushte Ali Pasha nuk mundi tė qėndronte gjatė. I mashtruar edhe nga njerėzit e vet, qė ishin vėnė nė shėrbim tė Hurshid Pashės dhe qė i premtuan se do tė falej, Aliu ra nė kurthin e kryekomandantit osman. Ky e siguroi se sulltani kishte nxjerrė fermanin e faljes, i cili nuk mund tė zbatohej para se ai tė tėrhiqej nė ishullin e liqenit dhe tė dorėzonte fortesėn e fundit, ku po vazhdonte qėndresėn i vetmuar. Ali Pasha e priti me plumb tė ngarkuarin e Hurshid Pashės, i cili, nė vend tė fjalės sė premtuar, lexoi dėnimin me vdekje. Mė 5 shkurt 1822, Ali pashė Tepelena. u vra me armė nė dorė nė manastirin e Shėn Pandelemonit, nė ishullin e liqenit tė Janinės. Koka e tij u ekspozua mė pas nė oborrin e sulltanit.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:34

    Karakteri i Pashallėkut tė Janinės

    Me vrasjen e Ali Pashės mori fund konflikti ndėrmjet pushtetit qendror osman dhe sundimtarit tė fuqishėm shqiptar tė Pashallėkut tė Janinės, i cili kishte pėr qėllim tė arrinte shkėputjen e kėtij pashallėku nga varėsia e Stambollit dhe ta shndėrronte atė nė njė shtet shqiptar tė pavarur ose autonom.
    Edhe ky vezir shqiptar, si njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė shtresės sė pronarėve tė mėdhenj tė tokės dhe tė komandantėve tė reparteve ushtarake, qė shtinė nė duart e tyre pushtetin politik e ushtarak krahinor nė Shqipėrinė Jugore, nė sajė tė pushtetit ekonomik synonte tė siguronte vetėqeverisjen e vendit. Qysh nė vitet e para tė sundimit tė vet, Ali pashė Tepelena formoi bindjen se Perandoria Osmane po shkonte drejt greminės. Pėr rrjedhim, ai dhe shtresa e ēifligarėve qė pėrfaqėsonte, pėr tė shpėtuar pasuritė dhe pushtetin e vet, ndoqi rrugėn e shkėputjes sė pashallėkut. E gjithė veprimtaria e Ali Pashės, si nė politikėn e brendshme, ashtu edhe nė atė tė jashtme, tregoi se ai u pėrpoq “tė jetė sundimtar i pavarur”. Duke ngritur nė gjithė hapėsirėn nga Thesalia nė Shkumbin njė aparat administrativ e ushtarak tė posaēėm, qė vepronte brenda pashallėkut sipas vendimeve tė tij, duke lidhur marrėveshje politike, ushtarake e ekonomike me shtete tė huaja pa pėlqimin e dijeninė e Portės sė Lartė dhe duke shtrirė pushtetin e vet nė territore tė qeverisura nga funksionarė tė emėruar prej sulltanit, Ali Pasha qeverisi nė mėnyrė autonome. Prandaj Pashallėku i Janinės, ashtu si dhe ai i Shkodrės kishte nga pikėpamja organizative dhe nga pikėpamja e mėnyrės sė ushtrimit tė pushtetit tiparet e njė shteti nė fakt autonom.
    Megjithėkėtė, edhe nė Pashallėkun e Janinės, ashtu sikurse nė atė tė Shkodrės, pushteti ishte i deleguar nga sulltani sovran dhe ushtrohej nė emėr tė tij. Prandaj edhe Pashallėku i Janinės mbeti njė zotėrim autonom pa u kthyer ende nė njė shtet shqiptar.
    Deri mė 1812, edhe pse rreziku i copėtimit tė Perandorisė Osmane ishte nė rendin e ditės, Ali Pasha nuk u shpall dot sundimtar i pavarur, sepse mungonin pėr kėtė akt kushtet e brendshme. Ai nuk kishte mundur tė shtrinte e tė konsolidonte pushtetin e vet mbi sanxhakėt e tjerė tė Shqipėrisė Jugore, dhe nuk kishte mundur t’i jepte fund anarkisė feudale. Ndėrsa pas vitit 1812, kur u pa qartė se rreziku i jashtėm po mėnjanohej, Aliu nuk e hodhi hapin vendimtar, sepse gjendja e pėrgjithshme politike ndėrkombėtare nuk e favorizonte. Nė kėto kushte, as feudalėt shqiptarė, mbi tė cilėt mbėshtetej Aliu, nuk u treguan tė gatshėm si mė parė pėr t’u shkėputur nga Stambolli dhe parapėlqyen tė ruanin gjendjen ekzistuese tė pashallėkut. Ja pėrse deri nė muajin prill tė vitit 1820 Ali Pasha nuk guxoi tė hidhej nė kryengritje pėr t’u shpallur sundimtar i pavarur ose edhe vasal i sulltanit. Por kur sulltan Mahmudi II filloi zbatimin e reformave centraliste, me qėllim qė tė pėrqendronte pushtetin nė duart e veta dhe ta ushtronte atė me funksionarė turq, Ali Pasha pa qartė se shtresa feudale shqiptare do tė humbiste privilegjet politike dhe ekonomike qė kishte mundur tė fitonte, kurse vendi do tė ndiente nė kurrizin e tij gjithė peshėn e pushtimit tė ri osman. Prandaj, edhe pse tė bijtė dhe bashkėluftėtarėt mė besnikė e kėshilluan tė pajtohej me Stambollin, ai nuk pranoi tė nėnshtrohej, por u ngrit mbi interesat e veta dhe luftoi deri nė fund pėr njė ēėshtje mė tė madhe: pėr shkėputjen e vendit me luftė nga sunduesit shekullorė osmanė.
    Me qartėsinė e njė politikani tė shquar tė kohės, Ali Pasha u pėrpoq ta bashkėrendiste kryengritjen kundėr Stambollit me lėvizjen ēlirimtare tė popujve ballkanikė duke e parė kėtė si tė vetmen rrugė drejt fitores. Ai u pėrpoq qė tė nxiste luftėn e popujve nė Mal tė Zi, nė Serbi e nė Vllahi, ndihmoi drejtpėrsėdrejti kryengritjen e popullit grek (1821) dhe kėrkoi bashkėpunimin luftarak me udhėheqėsit e saj, duke u mbėshtetur kryesisht tek ajo pjesė e krerėve grekė qė e vlerėsonin drejt faktorin shqiptar nė luftėn kundėr Perandorisė Osmane.
    Veprimtaria e Ali Pashės pėr formimin e Pashallėkut tė Janinės dhe lufta e tij pėr mbrojtjen dhe pėr shndėrrimin e kėtij pashallėku nė njė shtet tė pavarur ose me statusin e vasalitetit, ishte njė hap i madh pėrpara drejt bashkimit ekonomik e politik tė vendit, ishte njė kthesė me rėndėsi nė historinė e Shqipėrisė.
    “Pushtimi i dytė i Shqipėrisė”, qė erdhi si pasojė e shembjes sė Pashallėkut tė Janinės, me pasojat e tij tė rėnda materiale e shpirtėrore, vėrtetoi se sa e drejtė kishte qenė pėrpjekja e Ali Pashės pėr njė kryengritje tė tė gjitha forcave shoqėrore tė vendit. Ky pushtim, qė nuk u mėnjanua as nga lėvizja feudale e viteve 20 tė shek. XIX, tregoi qartė se nė Shqipėri ende nuk ishin pjekur kushtet ekonomike, shoqėrore e politike pėr tė hedhur poshtė robėrinė shekullore osmane.
    Shembja e Pashallėkut tė Janinės i hapi rrugėn zbatimit tė reformave centraliste nė Shqipėri, por dhe njė periudhė tė re qėndrese ndaj sunduesit osman.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:36

    6. LĖVIZJA NĖ SHQIPĖRINĖ JUGORE PĖR VETĖQEVERISJEN E VENDIT.

    Shqiptarėt dhe kryengritja ēlirimtare greke - 1.

    Me shembjen e Pashallėkut tė Janinės u duk sikur politika e reformave centralizuese u kufizua me asgjėsimin e shtėpisė sė fuqishme feudale tė tepelenasve. Duke i dhėnė Omer pashė Vrionit gradėn e vezirit dhe qeverisjen e sanxhakėve tė Janinės, tė Delvinės dhe tė Vlorės, Porta e Lartė synonte tė provonte se po e vinte pėrsėri qeverisjen e Shqipėrisė Jugore nė duart e feudalėve vendas. Por kjo qe njė dukuri e pėrkohshme, sepse sulltani pasi ia arriti qėllimit tė tij tė parė me asgjėsimin e pushtetit krahinor tė Ali Pashės, nuk hoqi dorė nga synimi i tij kryesor pėr tė rrėnjosur, jo vetėm nė Shqipėrinė Jugore, por nė tė gjithė Shqipėrinė, sundimin e vet tė tėrėfuqishėm. Pėr kėtė dėshmoi edhe fakti qė nga fundi i vitit 1822 sulltani i hoqi Mustafa pashė Bushatlliut sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit.
    Nevoja pėr tė pėrdorur tė gjithė potencialin ushtarak tė Shqipėrisė Jugore pėr tė shtypur kryengritjen greke ishte shkaku qė detyroi Mahmudin II tė sillte nė pushtet Omer pashė Vrionin dhe tė mbante pėrkohėsisht premtimet pėr tė mos cenuar privilegjet e feudalėve toskė. Porta e Lartė kėrkonte tė grumbullonte rreth 40 000 ushtarė shqiptarė, kryesisht nga Shqipėria Jugore, qė do tė viheshin nėn komandėn e pėrgjithshme tė Hurshid Pashės kundėr kryengritjes nacionalēlirimtare greke. Pėr kėtė, qysh nė muajin mars 1822, u shpall nė tė gjithė Shqipėrinė fermani pėr mobilizimin e njė burri pėr shtėpi.
    Mirėpo ky mobilizim ndeshi nė dy pengesa tė mėdha: sė pari, popullsia e sanxhakėve tė Shqipėrisė Jugore ishte dėmtuar rėndė nga fatkeqėsitė qė i kishin rėnė mbi shpatulla gjatė pushtimit osman. Si rrjedhim, e mėrzitur nga lufta popullsia nuk donte tė jepte ushtarė. Pėrveē kėsaj, pa i vėnė rėndėsi tė posaēme fesė, shqiptarėt toskė, shumica e tė cilėve ishin myslimanė, dėshironin tė mbanin marrėdhėnie miqėsore me grekėt, me vllahėt etj., me tė cilėt i afronte bashkėjetesa paqėsore shumėshekullore, njohja e ndėrsjelltė dhe bashkėpunimi si fqinjė, si dhe mjaft zakone qė i kishin tė ngjashme e tė pėrbashkėta, si popuj fqinjė e si ballkanas. Sė dyti, bejlerėt shqiptarė, tė dėshpėruar nga humbja e pushtetit pas vrasjes sė Ali Pashės (tė cilin e varrosėn me nderime tė mėdha), nuk ia vunė veshin thirrjes pėr mobilizim, megjithėse Hurshid Pasha nuk ngurroi tė ofronte paga tė larta pėr ēdo ushtar.
    Ky qėndrim bėri qė planet luftarake tė Hurshid Pashės pėr tė shtypur kryengritjen greke ende tė dobėt, tė dėshtonin njėri pas tjetrit; edhe ata ushtarė shqiptarė, qė detyroheshin tė shkonin pėr tė shėrbyer, shpesh herė hynin nė grindje me ushtarėt e komandantėt osmanė, duke hapur atė plagė tė madhe qė karakterizoi ushtritė osmane gjatė viteve tė kryengritjes greke, dezertimin nė masė. Si rrjedhim i qėndrimit tė ftohtė e mospėrfillės qė shqiptarėt shfaqėn qysh nė vitin 1822, Stambollit iu deshėn tė paktėn 6 muaj qė tė grumbullonte njė ushtri pėr fushatėn ndėshkimore kundėr kryengritjes greke. Por edhe kjo ushtri ishte shumė mė e vogėl nga sa pritej. Kjo vonesė nė mobilizimin e ushtrisė ishte njė ndihmė pėr kryengritjen greke, sepse u dha mundėsi e kohė krerėve tė saj tė grumbullonin forca tė mjaftueshme, madje tė arrinin edhe epėrsi numerike ndaj ushtrive osmane. Por kjo epėrsi nuk solli rezultatet qė priteshin, sepse midis udhėheqėsve grekė filloi grindja, ndėrsa synimet shoviniste tė krerėve fanariotė ndaj Shqipėrisė Jugore e paralizuan ndihmėn e atyre forcave shqiptare, tė cilat u bashkuan atėherė me suliotėt dhe bėnė qė tė dėshtonte plani i nėnshtrimit tė malėsisė sė Sulit nga divizioni osman, i komanduar nga Mehmet Reshit Pasha.
    Kėto ngjarje i dhanė dorė Hurshid Pashės qė tė vinte theksin te rreziku grek pėr Shqipėrinė, tė shpallte faljen e dezertorėve dhe tė grumbullonte forca tė mjaftueshme pėr tė ndėrmarrė ekspeditėn ndėshkimore tė vitit 1822. Nė muajin shtator, ushtria e komanduar prej tij mundi tė depėrtonte nė More ku ishte vatra e kryengritjes greke, kurse ai vetė me njė ushtri tjetėr, arriti suksesin e parė kundėr mbrojtėsve tė Termopileve. Kjo i dha shpresė se do tė mund tė nėnshtronte Morenė, ku gjendej e robėruar edhe familja e tij. Ky rrezik i detyroi krerėt grekė tė hidhnin prapa krahėve grindjen dhe t’u kushtoheshin luftimeve. Ata korrėn suksese, sidomos duke bllokuar ushtritė osmane nė More. Por njė rol tė dorės sė parė luajtėn edhe shqiptarėt. Njė pjesė e tyre, u morėn vesh me kapedanėt grekė pėr t’u hapur rrugėn dhe dezertuan, ndėrsa pjesa tjetėr, qė kishte mbetur nė garnizonet e kėshtjellave tė Moresė si dhe nė ushtrinė e komanduar nga vetė Hurshid Pasha, u rebelua pėr shkak tė pagave tė prapambetura dhe paralizoi gjithēka. Kėshtu kryengritėsit grekė mundėn tė ndėrprisnin lidhjet midis kryekomandantit nė Larisa dhe Omer pashė Vrionit e Mehmet Reshid pashės nė Prevezė e nė Artė, dhe e bėnė tė pamundur hyrjen e tyre nė Akarnani. Mirėpo ky sukses nuk dha fryt, sepse kapedan Varuskioti tradhtoi e kaloi nė anėn e dy pashallarėve. Tradhtia e tij bėri tė mundur sulmin e forcave tė Omer Pashės e tė Mehmet Reshid pashės drejt Akarnanisė e sidomos drejt qytetit tė Misolongjit.
    Mė 3 nėntor 1822 artileria osmane filloi tė godiste forcat greke tė mbyllura nė Misolongji. Por osmanėt nuk ndėrmorėn atėherė sulmin e pėrgjithshėm, i cili filloi vetėm mė 6 janar 1823. Ndėrkaq tė rrethuarve u erdhėn ndihma nga deti, me tė cilat u pėrgatitėn pėr tė pėrballuar sulmin e 6 janarit. Sulmi i pėrgjithshėm dėshtoi dhe pas njė jave, mė 12 janar filloi tėrheqja. Gjatė largimit Mehmet Reshid pasha ndėrmori njė fushatė terrori duke grabitur fshatrat pėrgjatė rrugės. Por edhe grekėt masakruan gjithė myslimanėt qė u ranė nė dorė. Shqiptarėt, tė mėrzitur nga kėto veprime, dezertuan nė masė dhe u morėn vesh me kapedanėt grekė qė u hapėn rrugėt. Kėshtu nga 12 000 ushtarė qė u nisėn nga Preveza, mbetėn nė ushtri vetėm 1 500.
    Pėrgjegjėsia e dėshtimit tė ekspeditės iu ngarkua Hurshid Pashės, i cili u dėnua me vdekje me helmim. Sulltani e ruajti Omer pashė Vrionin me shpresė se ai do tė mund tė grumbullonte forca tė reja. Kėto ngjarje treguan se pėrkrahja e kryengritjes greke nga shqiptarėt qe njė faktor i rėndėsishėm nė dėshtimin e ekspeditės sė vitit 1822 kundėr kryengritjes greke, qė nė atė kohė ishte ende e dobėt.
    Pa pėrfunduar mirė ekspeditėn e parė, Porta vendosi tė organizonte njė tė dytė, por kėtė herė duke shpresuar nė mobilizimin nė masė tė shqiptarėve me ndihmėn e krerėve tė tyre feudalė. Kjo detyrė iu ngarkua sė pari Omer pashė Vrionit.
    Ky vezir u bėri thirrje shqiptarėve qė nė “emėr tė fesė dhe tė sulltanit” tė hynin me forcat e tyre nė radhėt e ushtrisė osmane pėr tė nėnshtruar Akarnaninė. Mirėpo krerėt shqiptarė tė mbledhur nė kuvend vendosėn tė mos dėrgonin forcat e tyre jashtė sanxhakėve shqiptarė dhe tė rrėmbenin armėt vetėm po qe se trojet e tyre do tė sulmoheshin prej grekėve. Nė fakt synime tė tilla shoviniste ndaj trojeve shqiptare u shfaqėn atėherė nė udhėheqjen greke, tė kryesuar nga princi Dh. Ipsilanti. Pėrveē kėsaj nė sanxhakun e Vlorės ziente lufta pėr pushtet midis shtėpisė sė madhe feudale tė Vlorajve, tė kryesuar nga Ismail Beu, qė kėrkonte marrjen e pushtetit nga Sulejman Pasha, tė birit tė vezir Ibrahim Pashės, dhe shtėpisė sė Vrionasve, partizanėt e sė cilės pretendonin qė pushteti i sanxhakut tė vihej nė duart e Hasan Beut, vėllait tė vezirit tė tre sanxhakėve. Nė janar 1823, para se tė mbėrrinte nė Berat thirrja e Omer Pashės, Hasan Beun e dėbuan nga qyteti. Kjo tregoi se bejlerėt shqiptarė nuk e pėrfillėn autoritetin e vezirit dhe se mobilizimi nuk do tė kishte sukses.
    Meqenėse thirrja e Omer Pashės nuk dha rezultatet e pritura, sulltan Mahmudi II kėrkoi nga krerėt shqiptarė tė paraqiteshin me forcat e tyre nė Larisė, ku do tė grumbullohej ushtria perandorake. Fermani iu drejtua Iljaz Podės, Ismail bej Vlorės, Shahin bej Delvinės, Haxhi Ismail Pronjės, Tahir e Mehmet Ēaparit dhe Abdyl bej Kokės. Nė mars tė vitit 1823 sulltani, pasi ia kishte kthyer pėrsėri sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit vezir Mustafa pashė Bushatlliut, e urdhėroi edhe kėtė tė nisej me forcat e Gegėrisė pėr tė nėnshtruar Akarnaninė. Me pėrjashtim tė Iljaz Podės, qė kishte dalė fitimtar nė grindjen me Taho Podėn, ungjin e vet, dhe qė druhej nga ndėshkimi i Omer Pashės, deri nė muajin maj asnjė feudal toskė, lab apo ēam, nuk shkoi nė Larisė. Disa prej tyre, duke pėrfituar nga fakti se Portės sė Lartė i mungonin tė hollat, vunė si kusht pėr pjesėmarrjen nė ushtri akordimin e njė paradhėnieje pėr disa muaj dhe tė njė page mujore prej 100 piastrash pėr ēdo ushtar. Sidoqoftė pas Iljaz Podės u paraqitėn nė Larisė disa bejlerė tė tjerė toskė e gegė, por edhe pas kėsaj nė radhėt e reparteve tė ushtrisė qė u grumbulluan nė Larisė ndodhi diēka e paparė. Ushtarėt, meqė nuk u paguan rrogat, ngritėn krye, rrahėn komandantėt e tyre, kurse kryekomandanti Ahmet Pasha mezi shpėtoi kokėn duke dalė nga dritarja prapa shtėpisė.
    Pas pėrfundimit tė paqes me Persinė, Porta e Lartė nė mesin e vitit 1823 arriti tė gjente fonde dhe tė dėrgonte edhe ushtarė turq. Kėshtu ajo formoi ushtrinė e vet nė Larisė, qė do tė hynte nė veprim menjėherė pas Bajramit. Por edhe nė gjirin e saj, pėrveē mungesės sė disiplinės, u shtua edhe urrejtja e ndėrsjelltė midis shqiptarėve dhe turqve qė shiheshin si tė huaj e armiq.
    Kur ushtria osmane e grumbulluar nė Larisė, por pėrgatitej tė fillonte veprimet luftarake, u nis nga Shkodra pėr nė Akarnani edhe ushtria e vezirit tė Shkodrės. Ndėrkohė, nė Prevezė u formua prej Jusuf Pashės sė Patrasit edhe njė ushtri tjetėr mercenare prej 6 000 vetash, e cila pasi tė bashkohej me atė tė Mustafa pashė Bushatlliut, do tė sulmonte Akarnaninė. Hyrjen e kėtyre dy ushtrive nė Akarnani ishin ngarkuar ta ndalnin kapedanėt kryengritės grekė, qė ishin caktuar tė mbronin krahinėn. Nė tė vėrtetė, atė e ndalėn shqiptarėt e rekrutuar nėn komandėn e Jusuf Pashės. Pasi u morėn vesh me kapedanėt grekė, ata dezertuan nė masė dhe u ndanė nė dy pjesė nga 3 000 veta secila. Kėshtu kjo ushtri u shkri dhe komandanti i saj, i mbetur vetėm, u detyrua tė hipte nė njė barkė e tė strehohej nė njė anije tė flotės osmane qė tė shpėtonte kokėn dhe tė mos binte nė duart e grekėve. Ky dezertim, i paparė ndonjėherė, siē shkruante konsulli francez nė Korfuz, dė Shantal, vėrtetoi plotėsisht “se shqiptarėt myslimanė nuk deshėn tė luftonin kundėr grekėve”. Kėshtu, shqiptarėt ndihmuan edhe njė herė kryengritjen greke.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:37

    Shqiptarėt dhe kryengritja ēlirimtare greke - 2.

    Pas kėsaj ngjarjeje tė jashtėzakonshme, forcat e kapedanėve grekė shkuan nga Akarnania nė rrethin e Agrafės qė tė pengonin marshimin e forcave tė vezirit tė Shkodrės pėr nė Akarnani. Por kėto orvatje tė kapedanėve grekė dėshtuan. Ushtria e vezirit shkodran, e cila me qėllim tė paramenduar nuk u nxitua tė arrinte nė Akarnani dhe nuk pėrdori dhunėn gjatė rrugės sė vet derisa u sulmua nė Karpenisi, mbėrriti pėrpara Misolongjit pa ndonjė pengesė tjetėr. Me kėtė ushtri u bashkua edhe njė forcė prej 3-4 mijė vetash qė solli aty Omer pashė Vrioni. Por, kėto reparte shqiptare tė prirura pėr tė mos luftuar kundėr kryengritėsve grekė, vazhduan tė mbanin qėndrim pasiv, ashtu si edhe ushtria shkodrane dhe, pasi u plotėsua afati gjashtėmujor i pajtimit tė ushtarėve me pagė, filluan tė tėrhiqeshin dhe tė ktheheshin nė vendlindje. “Heqja e rrethimit tė Misolongjit, - shkruante konsulli dė Shantal - nga pashai i Shkodrės sė Shqipėrisė, nuk ėshtė aspak rezultat i ndonjė luftimi ushtarak tė grekėve. Kjo ngjarje ėshtė vetėm fryt i tėrheqjes sė trupave tė pashait nė fjalė, tė cilat ... vendosėn tė kthehen secila nė shtėpi tė vet”.
    Qėndrimi i forcave shqiptare qė u endėn rrugėve ose qė nuk ndėrmorėn thuajse asnjė veprim serioz luftarak si gjatė marshimit, ashtu dhe gjatė “rrethimit” tė Misolongjit, minoi ekspeditėn e vitit 1823.
    Me dėshtim tė plotė pėrfundoi edhe ekspedita e vitit 1824 kundėr kryengritjes greke qė iu ngarkua Dervish pashė Pejės, i cili sulmoi nga ana e Larisės, dhe Omer pashė Vrionit qė u hodh nė anėn e Akarnanisė. Ajo dėshtoi nė radhė tė parė, ngaqė Mustafa pashė Bushatlliu dhe krerėt kryesorė tė Shqipėrisė Jugore kundėrshtuan tė merrnin pjesė nė tė. Pėrveē kėsaj, masakrimi i 300 shqiptarėve nga komanda osmane nė Eube (Negropont), shkaktoi dezertimin e mė shumė se 300 luftėtarėve shqiptarė tė grumbulluar nga veziri Vrionas. Pas kėsaj hemorragjie, ky vezir nuk paraqiste mė ndonjė rrezik pėr forcat greke. Duke u pėrqendruar kundėr Dervish Pashės, ato e thyen edhe atė. Kėshtu, pėr shkak tė qėndrimit dashamirės tė shqiptarėve ndaj kryengritjes greke, pėrfundoi me dėshtim edhe kjo fushatė ndėshkimore osmane.
    Qėndrimi i shqiptarėve, qė me tė drejtė u konsiderua si shkaku kryesor, i cili bėri qė “ushtritė e Rumelisė nuk kryen asnjė shėrbim tė frytshėm”, u kthye nė njė “problem shqiptar”, tė cilin Porta e Lartė e shtroi pėr zgjidhje. Stambolli vendosi atėherė qė Omer pashė Vrioni tė hiqej si i paaftė nga posti qė mbante nė Shqipėrinė Jugore dhe tė transferohej nė sanxhakun e Selanikut; qeverisja e sanxhakut tė Vlorės ku kishte ndikim mė tė fortė shtėpia e vjetėr e Vlorajve, t’i jepej Sulejman pashė Vlorės, kurse derbendėt t’i jepeshin Iljaz bej Pashės. Sanxhakėt e Janinės dhe tė Delvinės si dhe posti i valiut tė Rumelisė e kryekomanda e ekspeditave kundėr Greqisė, t’i jepeshin Mehmet Reshid pashės.
    Me kėto masa, qė pėrbėnin hapin e parė drejt rivendosjes sė funksionarėve osmanė nė Shqipėrinė Jugore, u pajtuan shumica e krerėve tė Shqipėrisė. Kėshtu, Mehmed Reshid pasha, ngriti njė ushtri prej 15 000 vetash, shumica e tė cilėve ishin shqiptarė. Por, kur kjo ushtri hyri nė Akarnani dhe rrethoi Misolongjin, shqiptarėt u trajtuan keq prej kryekomandantit osman. Nė kėto rrethana ata filluan pėrsėri tė dezertonin dhe kundėrshtuan tė merrnin pjesė nė sulmin e pėrgjithshėm qė u ndėrmor nė shtator 1824. Atėherė Mehmet Reshid pasha, tė cilit sulltani i kishte kėrkuar ose Misolongjin ose kokėn, dėrgoi Haxhi bej Gegėn, Veli bej Jaēen dhe Banush aga Sevranin tė merreshin vesh me kapedanėt suliotė pėr t’i bindur qė tė dorėzonin qytetin me tė mirė, sa pa ardhur i biri i Mehmet Ali Pashės sė Egjiptit, i cili kishte zbarkuar nė More. Mirėpo, nė vend qė t’u mbushnin mendjen mbrojtėsve tė Misolongjit pėr tė dorėzuar qytetin, anėtarėt e delegacionit u thanė kapedanėve suliotė tė vazhdonin tė qėndronin, pasi ashtu si Mehmet Reshid pasha, do tė dėshtonte edhe Ibrahim pasha i Egjiptit. Atėherė kryekomandanti osman urdhėroi arrestimin e Haxhi bej Gegės. Me kėtė masė e acaroi gjendjen dhe shpejtoi dezertimin. Ushtarėt gegė u rebeluan, nxorėn nga burgu komandantin e tyre dhe u larguan. Kėshtu bėnė edhe tė tjerėt e sidomos Sulejman pashė Vlora, i cili mėsoi se ndėrkohė ishte shkarkuar nga qeverisja e sanxhakut, i cili i ishte dhėnė Ismail pashė Plasės.
    I mbetur me njė ushtri tė pakėt nė numėr, Mehmet Reshid pasha e hoqi rrethimin e Misolongjit, u tėrhoq nė pozita tė tjera dhe e njoftoi Mahmudin II pėr disfatėn e ekspeditės, dhe se kishte vendosur tė dimėronte aty dhe do tė priste pėrforcime nga qendra.
    Masat qė u morėn pėr likuidimin e “ēėshtjes shqiptare” nuk dhanė rezultat. Feudalėt shqiptarė, siē kishte thėnė Sulejman pashė Vlora nė komisionin qė shqyrtoi kėtė ēėshtje vitin e kaluar, kėrkonin ta qeverisnin vetė vendin e tyre si nė kohėn e Ali pashė Tepelenės. Veprimet e Stambollit u treguan atyre se sjellja nė fuqi e Mehmet Reshid pashės nė sanxhakėt e Janinės dhe tė Delvinės ishte njė hap i madh kundėr vetėqeverisjes sė vendit nga shqiptarėt. Por kjo u duk mė qartė kur nė qershor tė vitit 1826 filloi reforma ushtarake, me asgjėsimin e korpusit tė jeniēerėve.
    Porta e Lartė mbajti njė qėndrim tė veēantė ndaj shqiptarėve, tė cilėt treguan se ishin kundėr sistemit tė ri ushtarak tė quajtur nizami xhedid (nizam-i cedid). Ajo e ndaloi Mehmet Reshid pashėn tė pėrdorte dhunėn pėr tė zbatuar reformėn ushtarake nė Shqipėri dhe urdhėroi ta shtynte atė pėr mė vonė. Sulltani theksonte atėherė se “mė parė duhej zgjidhur problemi grek, prandaj detyra kryesore ishte tė nxirreshin sa mė shumė trupa shqiptare pėr t’i hedhur nė Greqi”. Pas pushtimit e shkatėrrimit nė prill 1826 tė qytetit tė Misolongjit nga trupat egjiptiane-osmane, Stambolli shtroi si synim tė nėnshtronte pjesėn tjetėr tė Greqisė e nė radhė tė parė kėshtjellėn e Akropolit tė Athinės, pėr tė hapur rrugėn drejt Moresė. Nė kėto rrethana Mehmet Reshit pasha e ndryshoi qėndrimin ndaj feudalėve shqiptarė e sidomos ndaj Iljaz Podės, komandantit tė derbendėve, tė cilit filloi t’i paguante rregullisht rrogat e ushtarėve. Pėrveē kėsaj, Porta e Lartė emėroi si myteselim tė sanxhakut tė Janinės Ismail bej Tepelenėn, nipin e Ali Pashės. Qėllimi ishte qė t’u krijohej pėrshtypje shqiptarėve se synimet e tyre pėr vetėqeverisjen e Shqipėrisė Jugore po realizoheshin. Kėtė bindje pati formuar edhe Iljaz Poda, i cili e festoi me gėzim tė madh lajmin e emėrimit tė Ismail bej Tepelenės nė Janinė.
    Luftimet pėr pushtimin e kėshtjellės sė Akropolit, qė filluan nė muajin gusht 1826, pėrfunduan nė qershorin e vitit 1827. Nėn komandėn e gjeneralit anglez Kurē, mbrojtėsit e jashtėm tė kėshtjellės luftuan pa zell, bėnė gabime tė rėnda dhe humbėn betejėn e 6 majit me dėme tė shumta. Ndėrkaq edhe ushtria e Mehmet Reshid pashės nga 18 000 ushtarė qė kishte nė fillim, tani ishte katandisur me 8 000 veta, pėr shkak tė dezertimeve tė shqiptarėve. Nė pamundėsi tė vazhdonte mbrojtjen, garnizoni grek i kėshtjellės kapitulloi dhe ia dorėzoi atė Mehmet Reshid pashės.
    Pas kėsaj fitoreje ky ngriti zėrin kundėr silahdar Iljaz Podės, tė cilin e akuzoi se nuk kishte zbrazur asnjė pushkė kundėr kryengritėsve grekė, madje, i kishte ndihmuar ata fshehurazi. Ai nuk i kishte shkuar nė ndihmė as Ismail bej Tepelenės kur ky ishte rrethuar nė Salona, dhe as Musa bej Qafėzezit nė Rahovė tė Livadhisė ku edhe u vra. Iljaz Poda kishte liruar pengjet e zonave tė Agrafės e tė Patėrxhikut.
    Krerėt shqiptarė iu vunė punės pėr tė diskredituar e hequr Mehmet Reshid pashėn nga pushteti i Shqipėrisė Jugore dhe pėr ta detyruar sulltanin qė t’u linte atyre vetėqeverisjen e vendit. Kėto veprime lehtėsuan kryengritėsit grekė. Qėndrimi i krerėve shqiptarė dhe dezertimet e ushtarėve e penguan kryekomandantin anadollak tė vazhdonte marshimin pėr nė More. Meqė i mbetėn pak forca, ai ra moralisht deri nė atė shkallė sa kėrkoi dorėheqjen nga postet e tij.
    Pėr tė kapėrcyer kėtė gjendje tė vėshtirė qė u krijua nė Shqipėrinė e Jugut, Porta e Lartė i propozoi sulltanit, qė Iljaz Poda tė gradohej pashė dhe t’i jepej qeverisja e sanxhakut tė Tėrhallės, ndėrsa Omer pashė Vrionit t’i jepej qeverisja e tre sanxhakėve tė Shqipėrisė Jugore, por me kusht qė tė dy tė siguronin bashkimin e feudalėve tė tre sanxhakėve shqiptarė rreth tyre pėr tė sulmuar Greqinė dhe tė zbatonin reformėn ushtarake. Silahdar Iljaz Poda, si ēdo feudal tjetėr shqiptar, autoriteti i tė cilit mbėshtetej nė radhė tė parė nė forcat ushtarake me rrogė, nuk e pranoi detyrėn e re. Ai propozoi qė sanxhaku i Tėrhallės t’i jepej Omer pashė Vrionit, kurse ai vetė do tė shėrbente nėn urdhrat e tij. Nga ana tjetėr, ai e njoftoi Portėn e Lartė, me anė tė pėrfaqėsuesit tė vet qė dėrgoi nė Stamboll, se feudalėt shqiptarė nuk mund tė bashkoheshin pėr tė shkuar kundėr grekėve. Kėtė nuk mund ta bėnin jo vetėm pse ishin kundėr zbatimit tė reformės ushtarake, por edhe sepse ky bashkim konsiderohej thuajse i pamundur nė kohėn kur Fuqitė e Mėdha, me protokollin e 4 prillit 1827, kishin vendosur tė pėrkrahnin ēėshtjen greke. Ai i bėri tė qartė Portės sė Lartė se nė kėto kushte nuk duhej tė shpresonte nė pjesėmarrjen e shqiptarėve nė luftėn kundėr Greqisė.
    Ndėrkaq, Fuqitė e Mėdha evropiane qė kishin kėrkuar pezullimin e veprimeve luftarake tė Ibrahim Pashės sė Egjiptit kundėr Moresė dhe Hidrės, mė 19 tetor 1827 shkatėrruan flotėn osmane nė gjirin e Navarinit.
    Porta e Lartė refuzoi kushtet e Fuqive tė Mėdha pėr tė njohur pavarėsinė e popullit grek, dhe, duke shpresuar se do tė gjente pėrkrahje nga shtetasit e vet myslimanė, nga kleri dhe feudalėt, filloi pėrgatitjet pėr tė kundėrvepruar. Pėr tė tėrhequr feudalėt shqiptarė, sulltani emėroi Omer pashė Vrionin nė krye tė sanxhakut tė Tėrhallės, mirėpo qeverisjen e Shqipėrisė Jugore, duke pėrfshirė edhe sanxhakun e Vlorės, ia la pėrsėri Mehmet Reshid pashės. Ky vazhdoi tė ngulte kėmbė qė Shqipėria Jugore tė mos binte nė duart e feudalėve vendas. Pas kėsaj, shumica e krerėve shqiptarė nuk u bashkua me Portėn. Pakėnaqėsinė e tyre ata e shfaqėn hapur, veēanėrisht gjatė luftės ruso-turke qė u shpall mė 14 mars 1828.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:38

    Kuvendi i Beratit (nėntor 1828)

    Gjatė pėrgatitjeve qė Porta e Lartė po bėnte pėr tė pėrballuar presionin e Fuqive tė Mėdha nė favor tė ēėshtjes greke, sulltani, ashtu si gjithė myslimanėve tė perandorisė, edhe myslimanėve shqiptarė u bėri thirrje tė rrėmbenin armėt pėr tė mbrojtur “fenė e shtetin”.
    Mehmet Reshid pasha urdhėroi krerėt feudalė tė Shqipėrisė Jugore tė paraqiteshin nė Janinė bashkė me luftėtarėt e tyre. Kėtij urdhri nuk iu bind sė pari Iljaz Poda, megjithėse veziri anadollak i kishte dėrguar njoftime se e kishte falur pėr qėndrimet e kaluara. Pėr ta bindur Iljaz Podėn, ndėrhyri edhe Porta e Lartė, e cila, nė tė njėjtėn kohė, e kėrcėnoi se do ta ndėshkonte po tė mos bindej. Iljazi nuk iu bind as Portės dhe, bashkė me krerėt e tjerė qė ndoqėn shembullin e tij, filloi punėn pėr t’i dėbuar Mehmet Reshid pashėn dhe funksionarėt e tjerė nga Shqipėria Jugore.
    Ndėrkohė kryengritja greke, qė ishte ēoroditur nga goditjet e forta tė ushtrive osmane-egjiptiane, me pėrkrahjen e Fuqive tė Mėdha filloi tė ringjallej. Meqė nė kėtė kohė dhe ushtritė e Portės ishin larguar nga Moreja, ndėrsa forcat e tjera osmane duke pėrfshirė edhe ato tė Omer pashė Vrionit e tė Ismail pashė Plasės ishin pėrqendruar nė luftėn me rusėt, Stambolli urdhėroi Valiun e Rumelisė tė organizonte njė ekspeditė tė re kundėr grekėve. Por edhe kjo ekspeditė mund tė ndėrmerrej vetėm me ndihmėn e feudalėve shqiptarė.
    Feudalėt shqiptarė, jo vetėm pse ushqenin simpati pėr ēėshtjen greke, por edhe sepse ishin tė bindur se ajo do tė triumfonte, dhe pse e quanin me rrezik pėr interesat e tyre dhe pėr vendin, pjesėmarrjen nė ekspeditė, nuk pranuan tė angazhohen nė luftėn kundėr Greqisė. Ata e shihnin kėtė veprim si njė nga rrugėt pėr tė dėbuar Mehmet Pashėn dhe funksionarėt e tjerė osmanė nga Shqipėria Jugore. Iljaz Poda, Ismail bej Vlora dhe Shahin bej Delvina, vendosėn qė pėr kėtė ēėshtje tė thirrej njė kuvend i gjerė i pėrfaqėsuesve tė krerėve shqiptarė. Ndėrkaq, para se tė mblidhej kuvendi, ata hynė nė bisedime me qeverinė greke pėr tė pėrcaktuar qėndrimin qė do tė mbanin tė dyja palėt nė konfliktin qė kishte shpėrthyer. Gjatė bisedimeve tė dyja palėt u zotuan tė mos sulmonin trojet e njėri-tjetrit.
    Pas kėsaj marrėveshjeje, nė javėn e parė tė muajit nėntor 1828, u mblodh nė Berat kuvendi i krerėve shqiptarė. Kuvendi i zhvilloi punimet e veta nė mbledhje tė fshehta, qė zgjatėn nga 6 deri mė 8 tė atij muaji dhe u mbajtėn nėn kryesinė e Ismail bej Vlorės, Iljaz Podės dhe Shahin bej Delvinės. Nė kuvend u diskutua kryesisht pėr ēėshtjen e qeverisjes dhe u theksua se funksionarėt osmanė kishin pėrqendruar nė duart e tyre tė gjitha privilegjet, duke dėbuar vendasit. Prandaj u vendos qė tė thyhej autoriteti i vezirit nga Kytahijaja e Anadollit, ta largonin atė nga qeverisja e Shqipėrisė dhe nėse ai do tė zėvendėsohej me tė tjerė, edhe kėta tė dėboheshin duke u krijuar pengesa, derisa pushteti i vendit tė pėrqendrohej nė dorėn e shqiptarėve. Mendohej qė ky synim tė arrihej para se Stambolli tė zgjidhte mosmarrėveshjet e veta me Fuqitė e Mėdha, sepse kur Mehmet Reshid pashės t’i liroheshin duart, u tha nė kuvend, ai do tė hakmerrej ashpėrsisht ndaj tyre dhe do ta nėnshtronte vendin duke pėrdorur shqiptarėt kundėr shqiptarėve.
    Mė 9 nėntor, tė dėrguar nga Mehmet Reshid pasha, mbėrritėn nė Berat, Sulejman bej Konica dhe Tahir aga Abazi, qė kėrkuan pėrgjigjen e shqiptarėve ndaj thirrjes sė vezirit. Krerėt e kuvendit i kthyen prapa duke u kumtuar se pėrgjigjen do t’ia jepnin vezirit me gojė nė Zicė, ku do tė paraqiteshin me forcat e tyre. Ata mendonin t’i njoftonin Mehmet Reshid pashės se pranonin tė merrnin pėrsipėr mbrojtjen e kufijve tė Shqipėrisė Jugore me forcat e tyre, por me kusht qė, pėrveē sigurimit tė ushqimit dhe municioneve, t’i jepej sanxhaku i Vlorės pėr qeverisje Ismail bej Vlorės, sanxhaku i Delvinės Shahin bej Delvinės dhe derbendėt e sanxhaku i Tėrhallės, Iljaz bej Podės. Ndėrsa pėr trupat qė do tė nevojiteshin pėr t’u pėrdorur jashtė kufijve tė Shqipėrisė Jugore, kundėr trupave franceze ose greke, kėrkonin sigurimin e pagave tė ushtarėve. Kėrkesat e krerėve tė kuvendit synonin nė tė vėrtetė dėbimin e Mehmet Reshid pashės dhe tė funksionarėve osmanė nga Shqipėria Jugore.
    Mehmet Reshid pasha, qė u informua mbi vendimet e kuvendit nga njė agjent i tij i fshehur nė radhėt e pjesėmarrėsve tė kuvendit, nuk u paraqit nė Zicė, por dėrgoi tre pėrfaqėsues tė tij. Krerėt e kuvendit tė Beratit e kuptuan kėtė shmangie tė vezirit, ndaj u larguan dhe nuk morėn pjesė nė ekspeditė, qė nuk u arrit tė ndėrmerrej. Sipas shembullit tė tyre edhe feudalėt ēamė, qė kishin pranuar nė njė farė mėnyre tė shkonin nėn urdhrat e Mehmet Reshid pashės, jo vetėm hoqėn dorė, por dėbuan forcat dhe pėrfaqėsuesit e tij nga Paramithia. Ky veprim shėnoi fillimin e lėvizjes feudale shqiptare pėr vetėqeverisjen e vendit si nė kohėn e Ali pashė Tepelenės.
    I demoralizuar nga dėshtimi qė pėsoi dhe i shqetėsuar se mos dėbohej me forcė, Mehmet Reshid pasha edhe kėtė herė kėrkoi tė hiqej nga postet qė mbante. Mirėpo Porta e Lartė nuk e pranoi kėtė kėrkesė dhe, meqenėse feudalėt shqiptarė u mjaftuan vetėm me kėto akte dhe nuk ndėrmorėn veprime pėr tė pastruar sanxhakun e tyre nga funksionarėt osmanė, Stambolli hartoi njė plan tjetėr, pėr tė vrarė krerėt kryesorė shqiptarė - Ismail bej Vlorėn dhe Iljaz Podėn, dhe tė shpėrndante kėshtu besėlidhjen e Beratit, ta shtypte atė ose ta detyronte t’u bindej urdhrave tė pushtetit qendror. Pėr t’ia arritur kėtij qėllimi, u pėrhap fjala se Mehmet Reshid pasha do tė hiqej nga detyra e vet pėr shkak se u tregua i pazoti pėr ta bėrė Besėlidhjen Shqiptare njė mbėshtetje tė perandorisė nė periudhėn e krizės sė asaj kohe. Njėkohėsisht iu dėrguan Ismail bej Vlorės fermani i emėrimit tė tij si qeveritar i sanxhakut tė Vlorės me gradėn pashė me dy tuja dhe Iljaz bej Podės, fermani i emėrimit tė tij si komandant i pėrkohshėm i Janinės derisa tė mbėrrinte aty Ismail bej Tepelena.
    Ismail bej Vlora ra nė kurthin e kurdisur dhe shkoi nė Janinė, ku mė 5 janar 1829, kur po ngjiste shkallėt e sarajit, u vra nga njerėzit e Mehmet Reshid pashės. Ndėrsa Iljaz Poda shpėtoi, sepse nuk shkoi nė Janinė. Por vrasja e Ismail bej Vlorės nuk i vėrtetoi shpresat e Portės sė Lartė pėr tė nėnshtruar shqiptarėt. Pėrkundrazi, lėvizja mori karakterin e njė revolte tė vėrtetė, qė u shoqėrua me dėbimin e funksionarėve osmanė dhe me vendosjen e pushtetit tė parisė shqiptare nė krahinat pėrreth Janinės, nė Zagori, Konicė, Mecovė. Qėllimi ishte qė Mehmet Reshid pasha tė largohej. Ky i fundit, pasi i kumtoi Portės se pėr tė nėnshtruar shqiptarėt duheshin pėrdorur forca tė mėdha ushtarake, u pėrgatit tė largohej nga Shqipėria. Ndėrkohė, sulltani e ngarkoi me detyrėn e Vezirit tė Madh dhe tė kryekomandantit tė ushtrisė nė luftėn kundėr Rusisė. Ky vendim u shpall nė Janinė mė 6 shkurt 1829.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:39

    Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

    Me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat ushtarėve, njė varg komandantėsh tė tjerė shqiptarė u larguan nga shėrbimi zyrtar. Ndėrkohė, Besėlidhja e Beratit kishte mundur tė tėrhiqte nė anėn e vet edhe disa kapedanė grekė qė qėndronin nė krahinat e tyre pėr t’i mbrojtur nga dhuna osmane. Por radhėt e saj u shtuan edhe me krerė tė tjerė shqiptarė tė pakėnaqur nga Porta e Lartė. Nė kėto rrethana u krijua nė sanxhakun e Janinės njė gjendje e turbullt.
    Megjithėse sulltani nuk ia hoqi menjėherė Mehmet Reshid pashės detyrat e valiut tė Rumelisė dhe tė vezirit tė tre sanxhakėve tė Shqipėrisė Jugore, pėr tė mos ia ulur autoritetin nė sytė e shqiptarėve, pas largimit tė tij pėr nė front, e ngarkoi me detyrėn e valiut tė Rumelisė dhe tė qeveritarit tė sanxhakut tė Tėrhallės e tė nazėrit (mbikėqyrės, ministėr - shėn. i aut.), tė derbendėve ish-Vezirin e Madh, Mehmet Selim pashėn. Ndėrsa nė postin e qeveritarit tė tė tre sanxhakėve shqiptarė u emėrua, me gradėn e vezirit Mahmud Hamdi pasha, njė nga vartėsit e Mehmet Reshid pashės. Edhe pas dėrgimit tė tij nė front, Mahmudi II ia besoi pushtetin nė Shqipėri njė funksionari osman. Kjo tregonte edhe njė herė se ai nuk donte tė kėnaqte kėrkesėn e krerėve feudalė shqiptarė pėr vetėqeverisje, sepse, siē shprehej ai, “shqiptarėt do tė vazhdonin turbullirat e nuk do tė shėrbenin si duhej, dhe se kėtė do ta bėnin kur mbi ta tė ushtrohej njė dhunė e fortė nga ana e shtetit”. Megjithatė, pėr tė ulur hovin e lėvizjes nė Shqipėrinė Jugore dhe sidomos, pėr tė nxitur mė tej rivalitetin dhe armiqėsitė midis krerėve kryesorė tė kėsaj lėvizjeje, sulltani kėrkoi nga Mehmet Selim pasha qė tė thėrriste Iljaz Podėn nė detyrėn e myteselimit tė sanxhakut tė Tėrhallės dhe tė agait tė derbendėve.
    Pas kėtyre emėrimeve, nė vargun e feudalėve tė rebeluar u pėrfshi edhe Asllan bej Puēeja, ish-myteselim i sanxhakut tė Tėrhallės, njė nga krerėt mė nė zė tė Shqipėrisė Jugore, qė mbeti pa ndonjė post zyrtar. I pakėnaqur ishte edhe Ismail bej Qafėzezi i Kolonjės, tė cilit Mehmet Reshid pasha i kishte premtuar myteselimllėkun e Tėrhallės. Po ashtu, nė kėtė grup u radhit edhe Myslim Beu, vėllai i Veli bej Jaēes, komandant i Prevezės e i Artės, i cili ishte njė tjetėr feudal shqiptar po aq i fuqishėm sa Iljaz Poda ose Asllan Beu. Mehmet Reshid pasha i kishte premtuar Myslim Beut agallėkun e derbendėve, qė nuk iu dha. Nė kėto kushte gjendja e turbullt u thellua nė Shqipėrinė Jugore dhe nė tė njėjtėn kohė u shtuan armiqėsitė dhe rivaliteti midis krerėve kryesorė.
    I braktisur nga njė pjesė e mirė e komandantėve shqiptarė, veziri Mahmud Hamdi pasha u detyrua tė thėrriste nė Janinė Veli bej Jaēen. Me kėtė veprim Veli bej Jaēja, qė konsiderohej ndėr feudalėt e fuqishėm shqiptarė, pėrveē Prevezės dhe Artės, vuri nėn komandėn e vet edhe kėshtjellėn e Janinės, ndėrsa veziri osmanlli u gjend nė mėshirėn e tij. Nė kėtė kohė edhe Vlora e rrethi i saj kishin rėnė nė duart e Beqir bej Vlorės, vėllait tė Ismail Beut, ish-kryetarit tė Besėlidhjes sė Beratit, ndėrsa qyteti i Beratit kishte rėnė nė duart e Tafil Buzit. E njėjta gjendje ishte krijuar edhe nė sanxhakun e Delvinės, ku Shahin bej Delvina, bejlerėt e Gjirokastrės dhe ata tė Ēamėrisė, vepronin me kokė tė vet, pa pyetur pėr autoritetin e Mahmut Hamdi pashės.
    Meqenėse ky vezir nuk solli ndonjė shėrbim, Porta e Lartė e hoqi dhe e dėrgoi nė frontin rus, ku Mehmet Reshid pasha po pėsonte disfata mbas disfatash. Detyrėn e qeverisjes sė Shqipėrisė Jugore Porta ia ngarkoi valiut tė Rumelisė. Ky, me qėllim qė tė shtinte nė dorė komandėn e kėshtjellės sė Janinės, kėrkoi ndihmėn e njėrit prej feudalėve shqiptarė, Latif Efendiut. Ndėrkaq, i premtoi komandantit tė saj, Veli bej Jaēes, se do t’i paguante rrogat e ushtarėve nėse ky i largonte trupat e tij nga Janina. Por kėto orvatje nuk patėn sukses. E gjithė Shqipėria Jugore si dhe Tėrhalla e derbendėt, ranė nė fakt nė duart e feudalėve shqiptarė.
    Pasi njohu pavarėsinė e Greqisė (1830), Porta e Lartė u mor tėrėsisht me nėnshtrimin e Shqipėrisė, e cila pėr shkak tė popullsisė sė saj, qė nė shumicė ishte myslimane, bashkė me Bosnjėn, konsideroheshin si dy mbėshtetjet e pushtetit osman nė Rumeli. Detyrėn e nėnshtrimit tė Shqipėrisė sė Jugut sulltani ia ngarkoi Vezirit tė Madh, Mehmet Reshid pashės. Pas kėsaj do tė fillonte nėnshtrimi i Shqipėrisė Veriore dhe do tė zbatoheshin nė vend reformat centralizuese, sidomos ajo ushtarake.
    Pa u larguar akoma nga Edreneja, Veziri i Madh emėroi tė birin, Emin Pashėn, si qeveritar tė Janinės, Mahmud Hamdi pashėn si qeveritar tė Tėrhallės dhe si komandant tė derbendėve, Iljaz Podėn. Sipas mendimit tė sulltanit, ai duhet ta emėronte kėtė tė fundit myteselim tė sanxhakut tė Vlorės me titullin “Kapėxhėbash (kryeportier - shėn. i aut.) i Oborrit”, por kjo nuk pati efekt, sepse Iljaz Poda ishte kundėrshtari kryesor i qeverisjes sė Shqipėrisė Jugore nga osmanėt.
    Nga Edreneja Mehmed Reshid pasha mbėrriti nė Manastir, ku ftoi krerėt shqiptarė e sidomos Iljaz Podėn, Asllan bej Puēen dhe Veli bej Jaēen etj., tė paraqiteshin nė selinė e tij pėr tė biseduar pėr ēėshtje tė organizimit tė ushtrisė dhe tė pagesave tė prapambetura.
    Asllan bej Puēja, qė kishte qenė nė luftė me forcat e Vezirit tė Madh nė Alasonjė, i ndėrpreu luftimet dhe, pasi u takua me Veli bej Jaēen nė Mecovė, vendosėn tė shkonin bashkėrisht nė Manastir tė shoqėruar me kontingjente tė forta ushtarėsh, pėr tė parandaluar ndonjė pabesi dhe pėr t’i shkėputur vezirit tė drejtat qė pretendonin.
    Ndėrsa Asllan Beu e Veli Beu shkuan nė Manastir, Iljaz Poda, qė nuk i zuri besė Vezirit tė Madh, u tėrhoq nė zonėn e Dangėllisė dhe filloi pėrgatitjet pėr t’u mbrojtur nė malin e Melesinit nė rast se sulmohej nga forcat qeveritare, qė mund tė vinin kundėr tij nga Korēa ose Janina.
    Mehmed Reshid pasha nuk kishte aspak ndėrmend tė bisedonte me krerėt shqiptarė qė erdhėn nė Manastir, pėrkundrazi, ai kishte marrė masat pėr t’i likuiduar ata me pabesi. Pikėrisht nė kėtė kohė ai i preu kokėn nė Berat Hasan bej Vrionit dhe vari nė Manastir Shaban Gegėn, qė kishte zėnė rob nė Janinė. Ndėrsa ndaj bejlerėve qė mbėrritėn nė Manastir, Mehmet Reshit pasha, pasi u bėri njė pritje madhėshtore, organizoi mė 9 gusht njė masakėr tė paparė. Nė kėtė ditė ai i ftoi ata tė merrnin pjesė nė njė stėrvitje tė reparteve tė rregullta ushtarake qė u bė jashtė qytetit. Kėtu ata do tė hanin edhe drekėn nė njė kopsht tė hapur. Mirėpo sapo mbėrritėn nė vendin e ceremonisė, dy tė ftuarit e parė, Veli Jaēe beu dhe Asllan Puēe beu, ushtarėt qė stėrviteshin i kthyen pushkėt kundėr tyre dhe hapėn zjarr mbi ta. Kėshtu tė qėlluar nė befasi, dy bejlerėt shqiptarė dhe shoqėruesit e tyre nuk mundėn tė bėnin veēse njė qėndresė tė vogėl. Veli Beu u vra nė vend, kurse Asllan Beu, tė cilit iu plagos kali, u godit dhe iu pre koka. Pas tyre, po atė ditė tė 9 gushtit u vranė tė masakruar po nė vendin e ceremonisė edhe 800-1 000 shqiptarė kurse 400-500 tė tjerė u zunė robėr.
    Njė veprim i ngjashėm dhe i pabesė u krye edhe nga i biri i Vezirit tė Madh, Emin Pasha, ndaj Myslim Beut e Kapllan Beut, i pari vėlla i Veli Beut, ndėrsa i dyti i Asllan Beut. Kapllan Beu mundi tė shpėtonte por, para se tė largohej nga Janina, bėri njė akt tė pakuptimtė e barbar, dogji thuajse gjysmėn e qytetit.
    Me masakrėn e Manastirit dhe tė Janinės Mehmet Reshid pasha synonte t’u jepte njė mėsim krerėve tė tjerė shqiptarė dhe t’i bėnte qė tė nėnshtroheshin.
    Kjo masakėr, qė zhduku krerėt mė tė rėndėsishėm tė lėvizjes shqiptare tė Jugut, arrestimi i familjeve tė luftėtarėve tė garnizoneve tė qyteteve tė Shqipėrisė Jugore, konfiskimi i pasurive tė tyre si dhe presioni i vazhdueshėm i forcave qeveritare mbi popullsinė, bėnė qė feudalėt shqiptarė tė hiqnin dorė nga lėvizja. Megjithėse njė pjesė e tyre u hodh nė male pėr njė farė kohe, lėvizja u topit, pėr t’u gjallėruar mė pas, nė mesin e muajit prill 1831, kur feudalėt e jugut mbėshtetėn luftėn e Mustafa pashė Bushatlliut kundėr reformave centraliste nė Shqipėrinė Veriore.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:40

    7. LĖVIZJA PĖR VETĖQEVERISJE NĖ SHQIPĖRINĖ VERIORE.
    SHEMBJA E PASHALLĖKUT TĖ SHKODRĖS

    Mustafa pashė Bushatlliu nė luftėn ruso-osmane tė viteve 1828-1829

    Porta e Lartė, qė kėrkonte me ēdo kusht tė shuante kryengritjen greke, nė pranverėn e vitit 1824 e urdhėroi vezirin Bushatlli, pa mbėrritur mirė nė Shkodėr nga Akarnania, tė nisej pėrsėri kundėr lėvizjes greke. Por ky nuk pranoi jo vetėm pse kėrkonte tė ruante forcat e veta pėr t’u bėrė ballė turbullirave brenda pashallėkut dhe pėr t’u mbrojtur nga rivali i tij, Dervish pashė Peja, qė ishte emėruar vali i Rumelisė, por edhe sepse ushtarakėt shkodranė e malėsorėt nuk dėshironin tė ktheheshin nė Greqi ku, krahas tė tjerave, kishin shpėrthyer edhe epidemitė.
    Megjithatė, mė 1825, si Bushatlliu, ashtu dhe pashallarėt kosovarė u detyruan tė dėrgonin nėn komandėn e valiut tė Rumelisė, Mehmet Reshid pashės, kontingjentet e tyre ushtarake, por kur panė trajtimin e keq tė shqiptarėve nga kryekomandanti osman, qė po i pėrdorte ata si mish pėr top, i tėrhoqėn forcat e tyre. Kjo shkaktoi zemėrimin e valiut, qė ra sidomos mbi Mustafa Pashėn e Shkodrės.
    Veziri Bushatlli, pushteti i tė cilit ende nuk ishte konsoliduar si duhej, u mundua t’u shmangej sa mė shumė detyrimeve ndaj pushtetit qendror. Kėshtu veproi atėherė edhe shumica e pashallarėve kosovarė. Mirėpo Mehmet Reshid pasha pėrsėri shkaktoi ngatėrresa midis tyre. Me kryengritjen qė nxiti nė marsin e vitit 1826 nė Prishtinė kundėr Jashar Pashės, kunatit tė Tahir pashė Bushatlliut, dhe me njė komplot qė organizoi nė muajin maj tė tė njėjtit vit nė Shkodėr pėr tė vrarė Mustafa Pashėn e pėr tė sjellė nė fuqi Tahir Pashėn, ai arriti tė pėrēante pashallarėt gegė. Pėrēarja u thellua mė shumė me shpalljen e reformės ushtarake, pasojat e rėnda tė sė cilės pėr pushtetin e tij, veziri shkodran, edhe pse me vonesė, i kuptoi dhe e kundėrshtoi sė bashku me krerėt feudalė boshnjakė, tė cilėt u shpallėn gjithashtu haptazi kundėr saj. Mirėpo, edhe pse sistemi i ri ushtarak binte ndesh gjithashtu me interesat e pashallarėve kosovarė, kėta jo vetėm nuk ndoqėn veprimin e Bushatlliut, por iu kundėrvunė atij duke ndihmuar pėrfaqėsuesin e Portės sė Lartė nė Bosnjė, vezir Abdurrahman Pashėn. Ky mundi ta paralizonte pėr njė kohė lėvizjen boshnjake dhe pas kėsaj filloi tė vepronte kundėr Mustafa Pashės duke bėrė presion nė kufijtė e pashallėkut tė tij me anėn e forcave tė pashallarėve tė Shkupit e tė Prizrenit. Por edhe kėto veprime u ndalėn, pasi Bushatlliu dėrgoi kundėr kėtyre dy pashallarėve shqiptarė njė ushtri prej 14 000 vetash. Pas kėsaj Porta e Lartė, u detyrua tė ndėrhynte pėr ndėrprerjen e konfliktit.
    Nė vitin 1826 veziri Bushatlli kundėrshtoi tė dėrgonte forca ushtarake nė Greqi. Mirėpo Porta e Lartė, qė po shkonte drejt njė konflikti tė madh me Fuqitė e Mėdha evropiane, tė cilat filluan tė ndėrhynin hapur nė favor tė njohjes sė Greqisė si shtet mė vete, nuk hoqi dorė nga pėrpjekjet pėr ta tėrhequr atė dhe pėr tė pėrdorur me ndihmėn e tij potencialin ushtarak tė Gegėrisė. Porta kėrkoi prej Mustafa Pashės tė ngrinte njė ushtri prej rreth 40 000 vetash tė pėrbėrė prej ushtarėsh shqiptarė gegė, duke i dėrguar edhe listėn e pashallarėve, tė bejlerėve dhe tė kapedanėve qė do tė hynin nėn komandėn e tij. Ai u porosit me kėtė rast, qė t’i trajtonte si kryengritės tė gjithė ata krerė qė nuk do t’i bindeshin.
    Ky urdhėr e joshi Bushatlliun, sepse do t’i shėrbente para sė gjithash, forcimit tė autoritetit tė tij nė Gegėri. Por kėtij urdhri kundėrshtuan t’i bindeshin Abaz Pasha i Dibrės dhe Mehmet Pasha i Matit. Kapedani i Mirditės, qė u ngarkua pėr t’i bindur kėta tė bashkėpunonin, tėrhoqi pas Bushatlliut feudalin e Matit, kurse atė tė Dibrės nuk arriti ta bindte. Nė kėto rrethana, nė nėntor tė vitit 1827, Mustafa Pasha nisi kundėr tij 18 000 ushtarė. Ndėrkaq edhe feudalėt dibranė u pėrēanė. Kundėr Abaz Pashės u ngritėn malėsorėt dibranė. I shqetėsuar se mund tė vritej nga njerėzit e vet, Abaz Pasha u arratis. Kėshtu Mustafa Pasha mundi tė konsolidonte pozitėn e vet edhe nė kėto treva. Ndėrkohė Porta e Lartė gradoi si mirmiran djalin e tij tė madh, Mahmud Beun, dhe vazhdoi ta joshte kėtė kundėrshtar tė reformave pėr aq kohė sa pati nevojė pėr mbrojtjen e kufijve tokėsorė e detarė tė perandorisė. Kėto ishin rrethanat nė tė cilat u gjend Pashallėku i Shkodrės dhe pėrgjithėsisht Shqipėria e Veriut dhe ajo e Verilindjes nė prag tė fillimit tė luftės ruso-turke tė vitit 1828-1829.
    Fillimi i kėsaj lufte solli pushtimin nga ushtria ruse tė Vllahisė dhe tė Moldavisė. Ushtria osmane nė kushtet kur nuk i erdhi nė ndihmė as kontingjenti i fortė ushtarak boshnjak qė ishte paraparė tė dėrgonte veziri i Bosnjės, nuk e ndali dot vrullin e rusėve. Ndėrkaq, mė 8 qershor 1828 shpėrtheu kryengritja e krerėve boshnjakė kundėrshtarė tė reformave. Kjo bėri qė edhe kontingjenti ushtarak i Bosnjės qė ishte nė rrugė drejt frontit rus, tė mos arrinte atje dhe tė shkrihej krejtėsisht.
    Nė kėtė gjendje tė vėshtirė Porta i drejtoi sytė nė Shqipėri. Duke pasur si synim qė forcat e Shqipėrisė Veriore t’i pėrgatiste pėr frontin e Danubit, Porta dėrgoi nė Shkodėr njė funksionar tė Lartė, i cili u ngarkua tė formonte njė ushtri tė fortė dhe sipas sistemit tė ri ushtarak. Por urdhri u anulua, kur Mustafa Pasha i deklaroi sulltanit se shqiptarėt gegė e urrenin atė sistem, dhe pėr rrjedhojė ishte rrezik qė tė hidheshin nė kryengritje sikurse ndodhi nė Bosnjė. Atėherė Porta pranoi qė pėrgatitja e ushtrisė tė bėhej sipas sistemit tė vjetėr, por me kusht qė pashai shkodran tė nisej drejt Danubit pėr tė zhbllokuar nė radhė tė parė Vidinin, qė rrezikohej tė rrethohej prej rusėve e tė binte nė duart e tyre.
    Pėr tė mėnjanuar humbjet e mėdha qė do tė pėsonin forcat e tij ushtarake nė njė luftė fundi i sė cilės po dukej qartė, Mustafa Pasha bėri tė gjitha pėrpjekjet pėr tė vonuar nisjen e tyre nė frontin e Danubit. Pėr kėtė i dhanė dorė disa ngjarje jo tė parėndėsishme. E tillė ishte kėrkesa qė Mali i Zi i bėri carit rus pėr tė dėrguar kuadro e tė holla pėr tė gozhduar nė vend pashallarėt e zonave kufitare shqiptare dhe pėr t’i penguar tė niseshin pėr nė front. Njė ngjarje tjetėr e tillė ishte kryengritja e zonės sė Peshterit, ku Bushatlliu dėrgoi njė forcė prej 4 000 vetash. Mė nė fund, ai pėrfitoi edhe nga fakti qė as pajisjet dimėrore dhe as fondet e tė hollave e pėr pasojė, as forcat e vartėsve tė tij, nuk i mbėrritėn me kohė. Nė kėto rrethana, Bushatlliu kėrkoi shtyrjen e kohės sė nisjes sė tij pėr nė pranverėn e vitit 1829, tė cilėn Porta u detyrua ta pranonte.
    Sapo mori vesh se Mehmed Reshid pasha u emėrua Vezir i Madh dhe kryekomandant, Mustafa Pasha me qėllim qė tė mos vihej nėn vartėsinė e tij tė drejtpėrdrejtė, kėrkoi nga Porta e Lartė ta lejonte qė me forcat e veta, me ato tė pashallarėve kosovarė dhe me 20 000 ushtarė boshnjakė, tė formonte njė ushtri tė madhe prej 60 000 vetash, qė do tė vepronte nė sektorin e Vidinit. Sulltani e pranoi kėtė propozim duke menduar se kjo, edhe pse mund tė mos i sillte dobi ushtarake, do t’i sillte pėrfitime me karakter politik, do t’i duhej pėr bisedimet pėr paqe qė kishte ndėrmend t’i fillonte sė shpejti.
    Nė literaturėn e huaj e sidomos nė atė franceze ėshtė pohuar se fermani i sulltanit pėr tė caktuar Bushatlliun si komandant tė pavarur nė sektorin e Vidinit, u nxor falė ndėrmjetėsisė qė princi Milosh i Serbisė bėri pranė Portės. Ky pohim nuk qėndron, sepse nė dokumentacionin osman nuk bėhet fjalė fare pėr njė ndėrmjetėsim tė tillė pėr kėtė emėrim. Edhe vonesa e nisjes sė Bushatlliut pėr nė front, nė kėtė literaturė lidhet me princ Miloshin, i cili e paska siguruar atė se rusėt do ta ndihmonin tė bėhej sundimtar i pavarur po qe se nuk do tė merrte pjesė nė luftėn kundėr tyre. Por, siē treguan ngjarjet e mėvonshme, edhe ky pohim ėshtė po aq i pabazuar sa edhe i pari.
    Bushatlliu duhej tė ishte nisur mė 15 maj, por doli nga Shkodra vetėm mė 6 qershor. Kjo ndodhi pėr shkak se nė atė kohė banorėt e Ljeshko Poljes, tė Kuēit dhe tė Piprit, jo vetėm nuk pranuan tė dėrgonin ushtarėt, pėr tė cilėt kishin marrė edhe paradhėniet, por sulmuan kėshtjellėn e Shpuzės dhe tė Zhabjakut. Mustafa Pashės, para sė gjithash, iu desh tė sqaronte, se mos kėto sulme i kishte organizuar Vladika dhe tė dėrgonte kundėr tri krahinave rebele njė forcė prej 5 000 vetash.
    Mė 6 qershor, pasi la si zėvendės djalin e vet, Mahmud Pashėn, dhe kėshilltar tė tij Xheladin Beun e Ohrit dhe, pasi mbylli nė pallat kushėrinjtė rivalė, Tahir Pashėn e Dervish Beun, Bushatlliu u nis pėr nė frontin e Danubit. Duke menduar se ndėrkaq do tė sheshoheshin mosmarrėveshjet ruso-turke, pėr tė cilat kishin filluar bisedimet pėr paqe, ai i imponoi ushtrisė sė tij prej 20-25 000 vetash (me tė nuk u bashkuan as boshnjakėt e as forcat e disa pashallarėve shqiptarė), njė marshim tė ngadalshėm dhe vetėm mė 6 korrik mbėrriti gjysmė ore afėr Vidinit, ku vendosi kampin e vet.
    Ndėrsa ndėrmjetėsit e tė dy perandorive ndėrluftuese kishin filluar bisedimet pėr paqe, ushtritė osmane pėsuan disfata tė rėnda. Pasi dogjėn flotėn osmane nė Detin e Zi, pasi pushtuan kėshtjellėn e Silistrės dhe e detyruan Mehmet Reshid pashėn tė futej nė kėshtjellėn e Shumlės, rusėt kėrkuan si kusht pėr pėrfundimin e paqes dorėzimin e njė numri fortesash, ndėr tė cilat edhe atė tė Shumlės. Nė rast tė kundėrt, e kėrcėnuan ata Portėn, paqja do tė nėnshkruhej nė Stamboll. Kėto fitore u dhanė mundėsi rusėve tė drejtoheshin nė Edrene dhe prej aty drejt Stambollit, prandaj i ndėrprenė bisedimet.
    Shthurja nė ushtri dhe paniku qė u pėrhap nė perandori, e detyruan Portėn e Lartė tė shpejtonte pėrfundimin e paqes dhe tė dėrgonte tė plotfuqishmit e saj nė Radost, ku gjendej Shtabi i Pėrgjithshėm i ushtrisė ruse. Por, meqenėse Mustafa Pasha arriti tė detyronte ushtrinė ruse, qė ndodhej 18 orė larg Vidinit, nė qytetin Orahovė, ta braktiste kėtė qytet tė pushtuar qysh nė maj, sulltani vendosi ta pėrdorte kėtė fitore si mbėshtetje pėr dėrgatėn e tij diplomatike. Mustafa Pashėn e emėroi kryekomandant tė korparmatės sė Rumelisė Qendrore, duke e urdhėruar qė tė vendosej midis Edrenesė e Stambollit pėr tė mbrojtur kryeqytetin. Por, ndėrsa Bushatlliu filloi marshimin nga Vidini pėr tė zbatuar urdhrin e sulltanit, Edreneja ra mė 22 gusht 1829 nė duart e rusėve, tė komanduar nga gjenerali Dibiē. Kjo ngjarje u dha rusėve mundėsinė qė tė kėrkonin zhvillimin e bisedimeve pėr paqe nė kėtė qytet.
    Diplomatėt osmanė, qė ishin vėnė nė dijeni pėr lėvizjen e forcave tė Mustafa Pashės, kėrkuan prej tij t’i afrohej Edrenesė deri nė vendin Haskėj, me qėllim qė ta bėnin mė tė efektshėm vringėllimėn e armėve. Por gjenerali Dibiē protestoi, duke deklaruar se afrimi i tij do tė sillte ndėrprerjen e bisedimeve.
    Rusėt ishin tė shqetėsuar, sepse, pėrveē 40 000 ushtarėve qė solli me vete nga Vidini, Mustafa Pasha e shtoi potencialin ushtarak edhe me repartet e vezirėve tė ndryshėm qė u vunė nėn komandėn e tij.
    I bindur se as ushtria vullnetare, qė u ngrit pėr mbrojtjen e Stambollit dhe as ajo e Mustafa Pashės nuk ishin nė gjendje t’u bėnin ballė forcave ruse, sulltan Mahmudi II nxori vendimin e divanit pėr tė nėnshkruar paqen me ēdo kusht. Sulltani, edhe pse Mustafa Pasha mund t’ua merrte pėrsėri Edrenenė rusėve, nuk pranoi zgjatjen e luftimeve pėr tė mos pėsuar ndonjė humbje mė tė rėndė dhe urdhėroi nėnshkrimin e Traktatit tė Paqes.
    Megjithėse e ndiente veten tė fyer pėr shkak se pėrfundimin e traktatit tė paqes dhe kushtet e tij i mėsoi nga gazetat dhe jo nga kanalet zyrtare, Mustafa Pasha nuk diskutoi mė tej dhe me tė marrė pėlqimin e qeverisė, u kthye nė vendlindje. Sulltani jo vetėm i dėrgoi rrogat e prapambetura tė ushtarėve, por i dha atij si dhuratė njė shpatė tė stolisur me xhevahire. Dhurata tė ngjashme ai u dėrgoi edhe pashallarėve kosovarė.
    Gjatė luftės sė Turqisė me Rusinė, tė viteve 1828-1829, Bushatlliu, duke shfrytėzuar gjendjen e vėshtirė tė perandorisė, forcoi pozitėn e vet nė sy tė shqiptarėve e krerėve tė tyre, e shtriu pushtetin edhe nė sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit, dhe, duke mbetur kundėrshtar i reformave centralizuese, u afrua me krerėt boshnjakė dhe ata tė Rumelisė, u bė njė qeveritar krahinor i rrezikshėm pėr Portėn e Lartė, njė pengesė qė ajo vendosi ta zhdukte sa mė parė.
    Krahas fuqizimit tė pushtetit tė Bushatllinjve nė Pashallėkun e Shkodrės, nė fundin e shek. XVIII e sidomos gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek. XIX, u forcuan edhe mjaft familje feudale nė Shqipėrinė Verilindore (Kosovė) dhe nė atė Lindore (trevat shqiptare nė Maqedoninė e sotme). Disa prej kėtyre familjeve tė fuqishme ishin me origjinė tė hershme feudale, ndėrsa tė tjerat u shfaqėn rishtas si rezultat i fitores nė rivalitetet e ashpra me familje tė tjera kundėrshtare. Kėshtu nė Prizren u ngrit familja e Rrotullajve, tė cilėt, tė paktėn qė nga viti 1794, kur mundėn tė mposhtin e tė dėbojnė kundėrshtarėt e vet, Sali Pashitėt, sunduan si tė plotfuqishėm nė kėto anė, duke i dhėnė sanxhakut tė Prizrenit karakterin e njė pashallėku tė vogėl. Mė tė njohurit e kėsaj familjeje nė dekadat e para tė shek. XIX u bėnė Rustem Pasha dhe Mahmud pashė Rrotulla, tė cilėt qeverisėn kėtė sanxhak pėrkatėsisht gjatė viteve 1801-1806 dhe 1809-1836. Gjurmė tė thella la nė historinė e viseve veriore tė Shqipėrisė sidomos veprimtaria politike e familjes sė fuqishme tė Begollajve tė Pejės. Pinjollė tė shquar tė saj qė nga shek. XVII patėn qeverisur nė mėnyrė periodike, jo vetėm rajonin e Pejės, por edhe sanxhakun e Shkodrės.
    Ndikim tė veēantė nė zhvillimet politike tė Kosovės gjatė kėsaj kohe kishte edhe familja e Gjinollėve e vendosur nė Prishtinė. Nga kjo familje u shquan sidomos Maliq Pasha dhe i nipi Jashar Pasha, tė cilėt gjatė kėtyre viteve sunduan me dorė tė hekurt nė qytetin e Prishtinės dhe rrethinėn e tij.
    U dalluan gjithashtu pėr nga fuqia e tyre politike dhe ekonomike familje tė tjera nė qytete tė ndryshme shqiptare, si nė Vuēiternė, Tetovė etj. Megjithatė, fuqizimi i familjeve shqiptare nė viset verilindore dhe lindore nuk arriti atė shkallė ndikimi dhe atė pushtet qė patėn fituar Bushatllinjtė nė Shqipėrinė Veriore dhe Ali pashė Tepelena nė atė Jugore.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:42

    Shembja e Pashallėkut tė Shkodrės (1831) - 1.

    Vendosja e Mehmet Reshid pashės nė Manastir dhe sidomos masakrimi i njėkohshėm nė kėtė qytet dhe nė Janinė i krerėve kryesorė tė Shqipėrisė sė Jugut, si dhe futja e saj nė binarėt e sistemit tė reformave centralizuese, u treguan krerėve tė Shqipėrisė sė Veriut se, me vezirin Bushatlli nė krye, pushteti politik dhe ekonomik i tyre si dhe vetė jeta e tyre ishin vėnė nė rrezik. Tashmė, nuk kishte dobi qėndrimi i lėkundur qė kishin mbajtur deri atėherė. Duhej zgjedhur njė nga dy rrugėt: ose tė pranonin zbatimin e reformave me gjithė pasojat e tyre, ose tė ngrinin krye me armė nė dorė kundėr reformave pėr tė mbrojtur sistemin vetėqeverisės, pushtetin e tyre krahinor.
    Pa kaluar mė shumė se njė vit, mė 4 janar 1831, mbėrriti nė Shkodėr fermani i sulltanit qė e kufizonte pushtetin e vezirit Bushatlli vetėm nė sanxhakun e Shkodrės. Qeverisja e sanxhakut tė Ohrit, tė Dukagjinit dhe tė Elbasanit iu dha Mehmet Reshid pashės, i cili e kishte kėrkuar si kusht pėr tė shtrirė reformat nė krahinat e Gegėrisė. Pėrveē kėsaj, ky ferman e detyronte Mustafa Pashėn tė pranonte nė sanxhakun e tij, vendosjen e garnizoneve ushtarake tė rregullta dhe ēarmatosjen e banorėve.
    Kėtij urdhri tė sulltanit nuk pranuan t’i bindeshin paria feudale, tregtarėt e pasur, krerėt e esnafeve, bajraktarėt e malėsive dhe klerikėt kryesorė myslimanė tė sanxhakut tė Shkodrės. Ata e shihnin atė si njė masė qė do tė ēonte nė zhdukjen e vetėqeverisjes krahinore, ose e asaj gjysmė lirie qė kishin fituar nė rrjedhėn e kohės, dhe, njėherazi nė njė nėnshtrim tė plotė ndaj sundimit osman. Nė tė vėrtetė urdhri i sulltanit i vitit 1831 ishte njė pushtim i ri i vendit, i cili ndonėse po realizohej pa luftė, do tė sillte mė pas konfliktin e armatosur, sepse populli nuk do tė pranonte as vendosjen nė vend tė garnizoneve osmane, e as tė ēarmatosej. Prandaj pėrfaqėsuesit e popullsisė sė Shkodrės, vendosėn qė, nė rast se do tė pėrdorej dhuna nga Porta e Lartė pėr zbatimin e reformave nė vendin e tyre, tė rrėmbenin armėt. Hapi i parė i kundėrshtimit ndaj vullnetit tė sulltanit u bė kur ata veshėn pėrsėri kostumet kombėtare dhe zhveshėn rrobat e hoqėn festet qė u ishin imponuar nga Stambolli para tre vjetėve. Nė tė njėjtėn kohė krerėt e sanxhakut tė Shkodrės i shprehėn vezirit Bushatlli mirėnjohjen dhe bindjen e tyre.
    Pasi siguroi mbėshtetjen e tyre dhe pasi bėri pėr vete pashallarėt kosovarė, qė nuk e miratuan fermanin e 4 janarit 1831, Bushatlliu hodhi njė hap tė dytė, urdhėroi zėvendėsit e vet nė tre sanxhakėt qė i hiqeshin, tė mos ua dorėzonin pushtetin pėrfaqėsuesve tė Vezirit tė Madh. Por Mehmet Reshid pasha, qė e kishte parashikuar njė qėndresė tė tillė, i doli pėrpara kėsaj dhe i dėrgoi zėvendėsit e vet para se Bushatlliu tė mund tė fillonte tė kundėrshtonte. Pėr rrjedhim, ata jo vetėm morėn nė duart e tyre pushtetin duke i dėbuar pėrfaqėsuesit e vezirit tė Shkodrės, por konfiskuan dhe pasuritė e kėtyre. Pėrveē kėsaj, nė Ohėr u bastis e u plaēkit saraji i Xheladin bej Ohrit dhe familja e tij u nxor jashtė. Kurse nė Dibėr tė njėjtin fat pėsoi motra e vezirit Bushatlli. Vetėm nė Pejė zėvendėsi i Vezirit tė Madh Abdurrezak Pasha, hasi nė kundėrshtimin e banorėve tė qytetit dhe e mori pushtetin me shumė vėshtirėsi, pasi i la Sefedin pashė Gjakovės qeverisjen e Gjakovės dhe Alltun-Ilisė.
    Mustafa Pashės, kundėr tė cilit u organizua edhe njė atentat pėr ta vrarė, i dolėn nga duart tre sanxhakėt dhe me kėtė akt pashallėku i Shqipėrisė Veriore pėsoi njė goditje tė rėndė. Nė kėto kushte Bushatlliu arriti nė pėrfundimin se rruga e vetme pėr rimėkėmbjen e pashallėkut, pėr mbrojtjen e pushtetit dhe tė vetes sė tij, ishte organizimi i kryengritjes sė armatosur kundėr pushtetit qendror, duke i dhėnė asaj karakterin e njė lėvizjeje tė gjerė kundėr reformave, e cila do t’i siguronte aleatė mė tė shumtė. Kėshtu do tė mund tė dėboheshin nga Shqipėria Mehmet Reshid pasha e njerėzit e tij dhe pushtuesit osmanė nė pėrgjithėsi. Ky ishte qėllimi i vėrtetė i kryengritjes. Ndonėse nė dukje kryengritja, pėr tė tėrhequr nė tė dhe nė ndihmė tė shqiptarėve edhe kombėsitė e tjera tė Rumelisė, paraqitej si antireformiste, nė tė vėrtetė kishte pėr qėllim mėnjanimin e pushtimit osman, pra kishte karakter ēlirimtar. Shqiptarėt nuk pranonin t’u nėnshtroheshin mė tej sundimtarėve osmanė, qė i mbanin tė robėruar prej disa shekujsh. Mustafa Pasha hyri nė rrugėn e kryengritjeve pasi nuk u mor parasysh ankesa qė i drejtoi sulltanit kundėr Mehmet Reshid pashės, tė cilin krahas tė tjerave e akuzoi edhe pėr atentat kundėr tij. Pas kėtyre orvatjeve Bushatlliu u hodh nė rrugėn e luftės. Porta e Lartė, duke kėmbėngulur nė zbatimin e reformave centralizuese, jo vetėm nuk e mori parasysh ankesėn e tij, por edhe pėrligji si tė drejtė e nė dobi tė pėrforcimit tė pushtetit qendror dhėnien e tre sanxhakėve Vezirit tė Madh. Bushatlliut i kėrkohej tė sakrifikonte pushtetin e vet nė vendin e vet, ndėrsa shqiptarėve tė pranonin pa kundėrshtim rivendosjen e sundimit tė ushtrisė dhe tė funksionarėve tė sulltanit osman.
    Nė muajin shkurt, Mustafa Pashės, nėpėrmjet qehajait Dervish bej Koplikut, i erdhi pėrgjigjja e feudalėve boshnjakė, kundėrshtarė tė reformave, qė i kumtuan se do tė bashkėpunonin me tė nė kryengritjen e armatosur dhe do t’i vinin nė ndihmė me ushtritė e tyre. Pėrgjigje me tė njėjtėn pėrmbajtje mori Mustafa Pasha edhe nga mjaft feudalė tė Rumelisė, ku ziente pakėnaqėsia ndaj reformave.
    Por, qė tė mund tė ngrinte nė kėmbė njė ushtri tė madhe, me tė cilėn do tė sulmonte forcat osmane tė Vezirit tė Madh nė Manastir apo nė Janinė, Mustafa Pasha kishte nevojė edhe pėr mjete financiare. Ai gjeti mbėshtetje te Mehmet Ali Pasha i Egjiptit, qė u tregua i gatshėm ta ndihmonte me mjete financiare dhe fshehurazi, edhe me ushtri. Por pashallarėt kosovarė refuzuan ndihmėn e pashait tė Egjiptit, jo vetėm pse repartet ushtarake egjiptiane ishin organizuar sipas modelit evropian, por edhe sepse e quanin tė rrezikshme praninė e njė ushtrie tė valiut tė Egjiptit nė Shqipėri, i cili po tė vinte kėmbė nė njė vend, vėshtirė se largohej me vullnetin e vet. Mehmet Ali Pasha i siguroi se merrte pėrsipėr shpenzimet e njė ushtrie prej 40 000 vetash. Ai ishte i interesuar pėr shpėrthimin e njė lėvizjeje tė gjerė nė Rumeli, sepse nė kėtė mėnyrė do tė fitonte mundėsinė tė forconte mė tej pushtetin e tij tė pavarur dhe tė sulmonte e tė pushtonte Sirinė.
    Edhe Milosh Obrenoviqi, princi i Serbisė, premtoi t’i jepte Bushatlliut 500 000 groshė duke shpresuar se, nė rast fitoreje, veziri shkodran do t’i kthente krahinat qė i ishin shkėputur Serbisė, tė cilat sulltani ia kishte premtuar, por nuk po ia dorėzonte. Mirėpo ky princ u tregua dhe i pabesė. Duke pasur si qėllim tė vetėm tė aneksonte treva tė Kosovės, ai synonte ta arrinte kėtė pavarėsisht se kush do ta fitonte luftėn, ndaj i ofroi edhe Portės sė Lartė ndihmėn e tij ushtarake kundėr shqiptarėve dhe boshnjakėve qė u bashkuan me ta.
    Ndėrkaq, Mustafa Pasha siguroi asnjanėsinė e Malit tė Zi nė kėtė konflikt me Stambollin. Kėshtu u krijuan kushtet qė Bushatlliu tė fillonte veprimet ushtarake tė kryengritjes. Por, derisa u plotėsuan kushtet pėr t’u hedhur nė sulm kundėr Vezirit tė Madh nė Manastir, Bushatlliu humbi njė kohė mjaft tė ēmuar.
    Mė 27 mars 1831, pasi la nė Shkodėr si zėvendės tė birin, dhe pasi dėrgoi nė kėshtjellėn e Lezhės municione pėr tė pėrballuar ndonjė zbarkim detar tė forcave qeveritare, Mahmud Pasha doli nga qyteti. Meqė mė 31 mars kishte parashikuar tė ndodhej nė Prizren, u dėrgoi fjalė boshnjakėve tė arrinin gjatė kėsaj kohe nė Prishtinė pėr t’u bashkuar me tė. Ata nuk e respektuan afatin, por kjo nuk e pengoi Bushatlliun ta ēonte pėrpara kryengritjen. Ēdo lėkundje a vonesė do tė sillte dėshtimin e kryengritjes.
    Po nė kėtė kohė Bushatlliu shpėrndau njė thirrje, nė tė cilėn grishte popullsinė pėr kryengritje. Thirrja u prit me miratim kudo. Pėr tė pasur pėrkrahjen e shtresave tė gjera popullore, nė thirrje, ndėr tė tjera, kėrkohej qė tė mos prekej rajaja, qė nevojat e ushtrisė tė plotėsoheshin duke blerė sendet e domosdoshme dhe jo duke vėnė dorė mbi pronat shtetėrore. Pėr tė mos shkaktuar zemėrimin e qeverive evropiane, ai deklaroi se edhe posta evropiane nuk do tė cenohej.
    Me Bushatlliun u bashkua popullsia e Nishit, ndėrsa ajo e Sofjes, Filipopolit e Pazarxhikut, sipas lajmeve qė vinin prej andej, priste mbėrritjen e vezirit pėr t’u bashkuar me tė.
    Nė Prizren u bashkuan me Mustafa Pashėn pashallarėt kosovarė, Mahmud pashė Prizreni, Jashar pashė Prishtina, Hysen pashė Vranja etj. Pashai shkodran shpalli se pagesat e rekrutimit tė ushtarėve do tė jepeshin sipas sistemit “burrė pėr shtėpi”. Pėr t’i pėrballuar ato kishte marrė premtimin e Mehmet Ali pashės sė Egjiptit pėr njė ndihmė financiare, ndėrsa princi Millosh Obrenoviqi do t’i jepte 250 000 groshė. Nė kėtė kohė edhe Kara Fejzi Ali beu, aleati i Bushatlliut, u gjend nė rrethin e Sofjes, me njė forcė tė rėndėsishme kryengritėse, me tė cilėn u bashkuan forcat e Bali Efendiut tė Pazarxhikut, qė e kishin braktisur atė. Nė rreshtat e forcave qeveritare nuk pranonte, atėherė, tė rekrutohej njeri.
    I shqetėsuar pėr shpėrthimin e kryengritjes shqiptare, Mehmet Reshid pasha u nis mė 4 prill me 5 batalione nga Janina pėr nė Manastir, ndėrsa 3 tė tjerė i la nė Janinė, nė Prevezė dhe nė Ohėr. Gjatė rrugės kėrkoi nga Porta e Lartė pėrforcime tė tjera nė ushtarė tė rregullt e nė armatime. Me tė mbėrritur nė Manastir kėrkoi nga sulltani shpalljen “fermanli” dhe dėnimin me vdekje tė Mustafa Pashės, por jo tė pasuesve tė tij. Kėtė e bėri me qėllim qė t’u lihej atyre shteg pėr tė kėrkuar falje e pėr ta braktisur vezirin e Shkodrės. Ai kėrkoi njėkohėsisht dėrgimin e 4 batalioneve nga Edreneja nė Sofje dhe tė njė pjese tė flotės ushtarake nė bregdetin shqiptar.
    Ndėrkaq, sipas kėrkesės sė Vezirit tė Madh, sulltani miratoi e shpalli fermanin, ku pėr Mustafa Pashėn thuhej se “ai kishte nė gjak tradhtinė, asnjėherė s’ka qenė besnik e i bindur me tė vėrtetė dhe tani e tregoi hapur natyrėn e fshehtė tė tij”. U arrestua edhe pėrfaqėsuesi i Mustafa Pashės nė Stamboll, Sulejman Beu. Ndėrkohė Shejhylislami, Abdyl Vehabi, nėnshkroi fetvanė, nė tė cilėn miratonte dėnimin me vdekje tė vezirit kryengritės shqiptar tė Shkodrės.
    Mė 10 prill 1831 forcat kryengritėse tė Gegėrisė mbėrritėn nė Shkup. Shtabi i vezirit pėrpiloi planin e veprimeve luftarake, pavarėsisht se boshnjakėt nuk e mbajtėn premtimin dhe nuk u paraqitėn. Prej andej Mustafa Pasha u dėrgoi letra mjaft feudalėve rumeliotė si dhe atyre tė Shqipėrisė Jugore ku kėrkonte tė bashkoheshin me tė. Pėrveē tė tjerėve, ai ftoi tė merrnin pjesė nė kryengritje edhe Tahir Abazin, Xhelil aga Picarin. Mjaft feudalė, si Emin agai i Qyprylisė, Jusuf agai i Pėrlepit, Ali agai i Matit dhe Iljaz Poda, pranuan tė merrnin pjesė nė kryengritje, kurse Tahir Abazi e Xhelil aga Picari, duke pritur zhvillimin e ngjarjeve, nuk dhanė ndonjė pėrgjigje.
    Sipas planit tė veprimeve luftarake, ushtria shqiptare prej rreth 16-18 mijė vetash duhej tė nisej mė 15 prill nga Shkupi e ndarė nė kėtė mėnyrė: 4 000 veta tė pararojės, nėn komandėn e Hasan Hotit do tė ēanin rrugėn drejt Qyprylisė e Pėrlepit, 7-8 000 veta, tė komanduar nga Sejfedin Pasha i Gjakovės do tė niseshin nė drejtim tė Sofjes pėr tė pushtuar atė qytet bashkė me forcat e Kara Fejzi Ali beut. Pas marrjes sė Sofjes do tė zihej derbendi Dudnicė-Samoko pėr tė vėnė nėn kontroll rrugėn e Manastirit. Luftėtarėt e tjerė, nėn komandėn e Hivzi Pashės sė Shkupit, Emin Pashės sė Prizrenit, Jashar Pashės sė Prishtinės dhe Hysen Pashės sė Vranjės, do tė ndiqnin pararojėn dhe do tė gjendeshin nė Pėrlep mė 20 prill. Pas tyre do tė mbėrrinte veziri, i shoqėruar prej Mahmud pashė Prizrenit, Asllan pashė Pejės, Abdurrahman pashė Tetovės dhe Ismail pashė Leskovcit.
    Beteja e parė me forcat osmane tė Mehmet Reshit pashės, u zhvillua mė 21 prill 1831. Ky, i informuar se gjysma e forcave shqiptare ishte drejtuar pėr nė Sofje, vendosi tė sulmonte nė befasi gjysmėn tjetėr me njė ushtri dy herė mė tė madhe.
    Sulmi filloi nė tė gdhirė tė 21 prillit, kur forca tė mėdha ushtarake osmane goditėn, gjysmė ore larg Pėrlepit, pararojėn e ushtrisė shqiptare, qė nuk i bėri dot ballė mėsymjes dhe u detyrua tė lėrė pajisjet nė duart e armikut dhe tė tėrhiqej tri-katėr orė mė tej, deri te hani i Babunės, ku gjendej pjesa kryesore e ushtrisė shqiptare si dhe shtabi i saj me Mustafa pashė Bushatlliun nė krye. Por ky sukses i Mehmet Reshid pashės, lajmi pėr tė cilin turqit e pėrhapėn me shpejtėsi nė pėrfaqėsitė diplomatike evropiane, nuk vazhdoi mė tej. Siē theksonte veziri bushatlli nė letrėn dėrguar princ Miloshit mė 24 prill, ushtria shqiptare prej 10 000 vetash e kundėrsulmoi ushtrinė osmane, e theu dhe e dėboi nga derbendi (gryka, vendkalimi - shėn. i aut.) i Pėrlepit. Ky kundėrsulm u ndėrmor nga kryengritėsit shqiptarė nė Pėrlep mė 21 prill. Kurse pjesa tjetėr e ushtrisė, qė ndodhej nė afėrsi tė Sofjes e pushtoi kėtė qytet mė 23 prill. Me urdhrin e posaēėm tė Mustafa Pashės qė mban datėn 30 prill 1831, u arrestuan dhe u dėrguan nė Nish krerėt kryesorė tė ushtrisė osmane tė Sofjes.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:43

    Shembja e Pashallėkut tė Shkodrės (1831) - 2.

    Por edhe fitoret e ushtrisė shqiptare nuk zgjatėn mė shumė se 14-15 ditė. Ndėrkohė, Mustafa Pasha, meqė Stambolli hodhi kundėr Sofjes sė pushtuar nga shqiptarėt forca tė shumta osmane, i dėrgoi Kara Fejziut qė komandonte ushtrinė e atjeshme, pjesėn mė tė madhe tė forcave qė dispononte dhe qėndroi nė Babunė vetėm me 3 000 veta. Ai mendoi gabimisht se Veziri i Madh nuk do tė guxonte ta sulmonte pėr shkak tė disfatės qė kishte pėsuar, tė dezertimeve tė shumta nė radhėt e ushtrisė dhe pasi kishte shpėrthyer, mė 18 prill, kryengritja nė Toskėri. Mirėpo Mehmet Reshid pasha, pasi mėsoi se Bushatlliu kishte rreth vetes njė forcė ushtarake tė vogėl, vendosi ta sulmonte nė vendqėndrimin e tij nė Babunė. Mė 3 apo 4 maj, u zhvillua midis Pėrlepit e Qyprylisė njė betejė e pėrgjakshme, e cila qe vendimtare pėr fatet e kryengritjes sė Gegėrisė. Pas 5 orė lufte, forcat e Bushatlliut, duke qenė tė pakta nė numėr pėsuan disfatė tė plotė. Vetė veziri shkodran, i shoqėruar nga 100 kalorės, u detyrua tė largohej nga fusha e betejės nė drejtim tė Shkupit.
    Megjithėse kjo disfatė e paparashikuar solli njė humbje tė pjesshme pėr ushtrinė shqiptare, shumica e sė cilės ndodhej nė Sofje, lajmi pėr tė u pėrhap si rrufe nė tė gjithė Rumelinė dhe demoralizoi pėrkrahėsit e kryengritjes dhe veēanėrisht forcat e armatosura shqiptare nė Sofje e nė Shqipėri. Duke synuar tė ruanin tė paktėn privilegjet qė kishin, pashallarėt shqiptarė ndoqėn shembullin e Hifzi Pashės sė Shkupit, hoqėn dorė nga vazhdimi i luftės dhe shpejtuan tė kėrkonin falje duke pėrfituar nga fermani i sulltanit, si edhe nga premtimet qė Mehmet Reshid pasha u kishte dėrguar fshehurazi. Veziri i Madh nuk ngurroi t’i falte menjėherė.
    I braktisur nga pashallarėt qė i kthyen forcat nėpėr krahinat e tyre, Kara Fejzi Ali beu u detyrua tė largohej nga Sofja dhe nė krye tė 2 000 luftėtarėve u drejtua pėr nė Nish. Por edhe aty morali i kryengritėsve kishte rėnė, sepse nė hyrje tė qytetit qenė vendosur forcat osmane tė pashės sė Vidinit. Prandaj ai mori rrugėn e maleve pėr tė dalė nė krahinat e Leskovcit. Nė Nish u kap edhe i besuari i Bushatlliut, Anton Jubani, me 250 000 groshė tė tjera qė i kishte dhėnė princi Milosh, pas fitoreve tė 21-23 prillit.
    Orvatjet qė Mustafa pashė Bushatlliu bėri nė Shkup dhe nė Prizren pėr tė ngritur njė ushtri tė re, nuk dhanė fryt. Nė kėto kushte ai u nis drejt Shkodrės, ku mbėrriti mė 17-18 maj 1831. Kėtu gjeti mbėshtetje te pėrkrahėsit e programit tė tij, ndaj filloi pėrgatitjen pėr t’i bėrė ballė sulmit tė ushtrive osmane qė mund tė vinte nga toka e deti, furnizoi me armatime e rezerva ushqimore kėshtjellat e Shkodrės dhe tė Lezhės dhe u kėrkoi edhe boshnjakėve tė bashkėpunonin me tė.
    Ndėrkaq ishin nisur nga Stambolli 5 anijet e para tė flotės luftarake osmane qė do tė bllokonin bregdetin shqiptar, kurse nga Sofja u hodhėn drejt Shkodrės rreth 30 000 ushtarė nėn komandėn e Izet Pashės.
    Pasi nisi kėto forca kundėr vezirit kryengritės tė Shkodrės, Porta e Lartė mė 23 maj u komunikoi pėrfaqėsuesve diplomatikė evropianė se kishte vendosur ndėshkimin e Bushatlliut dhe kėrkoi prej tyre qė tė mos e strehonin nė vendet e tyre nėse do tė orvatej tė arratisej. Pėrgatitjet e Mustafa Pashės pėr qėndresė pėrkuan me lėvizjen kryengritėse tė Iljaz Podės dhe me ndėrhyrjen e njė ushtrie boshnjake nė Kosovė, qė korri fitore mbi forcat e Haxhi Ahmet pashės nė afėrsi tė Prishtinės. Nė muajin korrik 1831 Prishtina ra nė duart e kapedan Hysen Gradashēeviēit. Tė gjitha kėto ngjallėn shpresa te shumica e shqiptarėve, qė ishin kundėr ripushtimit ushtarak tė vendit nga Veziri i Madh. Pėr kėtė dėshmoi edhe fakti se tė gjithė ushtarėt shqiptarė, qė ishin mobilizuar nė radhėt e forcave qeveritare tė Haxhi Ahmet pashės, kaluan nė anėn e forcave boshnjake, duke kontribuar nė fitoren e kėtyre tė fundit.
    Mirėpo, zhvillimi i mėtejshėm i ngjarjeve solli zhgėnjimin e forcave kryengritėse. Nėn trysninė e flotės luftarake osmane, qė kėrcėnoi me bombardim qytetet bregdetare dhe nėn presionin e artilerisė sė rėndė tė ushtrisė osmane qė mbėrriti pėrreth kėshtjellės sė Lezhės, garnizoni i kėtij qyteti u largua drejt Matit pa luftė. Pas kėsaj u dorėzuan edhe qytetet e Ulqinit dhe tė Tivarit. Ndėrkohė edhe komanda e ushtrisė boshnjake, qė e kishte njoftuar Mustafa Pashėn se do t’i vinte nė ndihmė pėr ta nxjerrė nga rrethimi me 25 000 kalorės, nuk e mbajti fjalėn.
    Sipas marrėveshjes qė ajo komandė kishte bėrė me Dervish bej Koplikun, ushtria boshnjake dhe forcat shqiptare tė vezirit tė Shkodrės do tė godisnin bashkėrisht forcat osmane. Por Mehmet Reshid pasha i doli pėrpara kėtij rreziku, duke i premtuar kapedan Hysen Gradashēeviēit postin e vezirit tė Bosnjės dhe pėrjashtimin e kėtij ejaleti nga sistemi i reformave centraliste. Nė kėto kushte feudalėt kryengritės boshnjakė hoqėn dorė nga ndihma qė do t’i jepnin aleatit tė tyre shqiptar dhe ranė nė kurthin e Vezirit tė Madh, i cili, pasi tė nėnshtronte lėvizjen kryengritėse nė Shqipėri, qė sipas vlerėsimit tė sulltanit pėrbėnte rrezikun kryesor, do tė hidhej me tė gjitha forcat kundėr kryengritėsve boshnjakė.
    Nė kėto rrethana Stambolli pėrqendroi rreth Shkodrės forca tė shumta. Ushtrisė sė Izet Pashės iu shtuan edhe ajo e Gjiritzade Mehmet pashės, si dhe ato tė Hysen pashė Ēermenit, qė u afruan nė Shkup nga Edreneja.
    E bindur se qėndresa e Bushatlliut do tė zgjaste, Porta e Lartė u orvat ta shuante sa mė parė kryengritjen, qė mund tė pėrhapej jo vetėm nė gjithė Shqipėrinė, por edhe nė Bosnjė e prej andej nė tėrė Rumelinė. Prandaj Stambolli, qysh nė muajin korrik, kur forcat osmane po ngushtonin gjithnjė e mė shumė rrethimin e Mustafa Pashės, bėri traktativa pėr marrėveshje me tė. Si fillim i tyre shėrbeu njė letėr e Hysen pashė Ēermenit, drejtuar Bushatlliut, nė tė cilėn kėrkonte tė dinte shkaqet dhe qėllimet e kryengritjes shqiptare. Mustafa Pasha, qė kishte filluar tė lėkundej, pėrfitoi nga rasti dhe duke mbuluar shkaqet e vėrteta tė kryengritjes, parashtroi si shkak qėndrimin armiqėsor tė Vezirit tė Madh ndaj popullit shqiptar dhe ndaj tij. Kjo, shkruante ai, i bėri shqiptarėt tė bashkoheshin dhe tė ngriheshin nė luftė pėr ta dėbuar atė me forcė. Edhe bashkėpunimi shqiptaro-boshnjak, theksonte Mustafa Pasha, nuk pėrfaqėsonte ndonjė komplot kundėr pushtetit, dhe se, krerėt shqiptarė dhe ata boshnjakė, tė pėrfshirė nė kėtė bashkėpunim, i uronin sulltanit gjithė tė mirat dhe shpresonin se ai nuk do tė lejonte shkatėrrimin e popujve shqiptarė e boshnjakė pėr interesat e njė njeriu, tė Vezirit tė Madh. Bushatlliu theksoi kėshtu se ishte pėr mbylljen e konfliktit nė mėnyrė paqėsore. Por nė tė njėjtėn kohė, tregoi se ishte ende i fortė dhe se kishte mbėshtetjen e pėrkrahėsve tė vet jashtė kėshtjellės.
    Natėn e 5 gushtit 1831, 2 000 malėsorė, duke bashkėpunuar me disa qindra qytetarė, mundėn tė hynin nė qytetin e Shkodrės. Ky veprim pėrbėnte mė tepėr njė orvatje pėr tė mbjellė farėn e dezertimit nė radhėt e ushtrisė osmane, sesa njė pėrpjekje pėr ēlirimin e tė rrethuarve.
    Pėrgjigjja qė veziri kryengritės i Shkodrės i dha Hysen pashė Ēermenit, lehtėsoi marrėveshjen e Stambollit me Mustafa Pashėn. Edhe ky, pasi ra rrufeja mė 25 gusht nė njė depo municionesh, e shihte marrėveshjen si tė vetmen rrugė shpėtimi. Drejt saj po i shtynin tė dyja palėt edhe Fuqitė e Mėdha qė i kėshilluan tė merreshin vesh. Sulltan Mahmudi II nuk ngurroi t’i kumtonte Bushatlliut, me anė tė Vezirit tė Madh, se po tė dorėzohej, tė hiqte dorė nga pushteti i tij nė Shqipėri dhe tė pranonte tė jetonte nė Stamboll, ai do ta falte dhe do ta mbante nė shėrbim me nderime nė pėrputhje me pozitėn e tij tė lartė. Megjithėse mund ta vazhdonte qėndresėn edhe pėr disa kohė dhe t’i shkėpuste kėshtu Portės faljen duke ruajtur qeverisjen e vendit, Mustafa Pasha pranoi tė kapitullonte, ashtu siē kishte bėrė edhe Iljaz Poda nė Jug pak kohė para tij. Mė 7 nėntor ai u dorėzua nė duart e kundėrshtarit tė tij tė vjetėr, Mehmet Reshid pashės. Sipas urdhrave tė sulltanit, ky e trajtoi me nderime dhe e pėrcolli pėr nė Stamboll bashkė me dy djemtė dhe me 10 shėrbėtorė, duke e vėnė nėn kujdesin e komandantit tė gardės perandorake, Ahmet Pashės, qė ishte dėrguar nė Shkodėr posaēėrisht pėr kėtė mision. Edhe nė Stamboll Mustafa Pasha u prit me nderime si njė personalitet me rėndėsi e jo si rebel dhe u strehua nė njė pallat tė pėrgatitur posaēėrisht pėr tė e familjarėt e tij. Vetė sulltani e priti disa herė nė audienca tė veēanta.
    Me kapitullimin e Mustafa pashė Bushatlliut, ashtu siē njoftuan edhe pėrfaqėsuesit e shteteve evropiane, mori fund “revolta e Shqipėrisė”, mori fund kryengritja e armatosur pėr vetėvendosje nė Shqipėri, kurse pas dorėheqjes sė tij nga pushteti krahinor i trashėguar, u shemb pėrfundimisht Pashallėku i Shkodrės si njė formacion shtetėror shqiptar, qė kishte hyrė nė rrugėn e shndėrrimit nė njė shtet shqiptar.
    Dėshtimi i lėvizjes pėr vetėqeverisjen tregoi se feudalėt shqiptarė, nė kushtet kur nė vend mungonin edhe premisat e nevojshme ekonomike, shoqėrore dhe politike pėr njė lėvizje tė pėrgjithshme ēlirimtare, nuk qenė nė gjendje tė pėrmbushnin detyrėn historike tė bashkimit politik tė popullsisė shqiptare dhe tė territoreve tė saj nė njė njėsi tė vetme shtetėrore dhe t’i shkėpusnin ato nga sundimi osman. Ata nuk arritėn as edhe tė marrin ato tė drejta vetėqeverisėse, tė cilat disa nga krahinat e Shqipėrisė i gėzonin prej kohėsh. Pasi shtypėn lėvizjen e feudalėve shqiptarė pėr vetėqeverisjen e vendit, osmanllinjtė vendosėn nė Shqipėri “njė pushtet tė dytė”, pasi ai i mėparshmi ishte tronditur nga lufta qė zgjati disa dhjetėra vjet.
    Nė mėnyrė tė veēantė, me dėshtimin e orvatjes qė Mustafa pashė Bushatlliu bėri nė vitet 30 pėr tė ngritur nė kryengritje popujt e shtypur tė Ballkanit (tė Rumelisė), qė vuanin ende nėn zgjedhėn osmane, jo vetėm shqiptarėt, por edhe kėta popuj tė Ballkanit humbėn njė nga mundėsitė qė u krijua pėr ēlirimin nga zgjedha osmane, pėr tė dėbuar nga Ballkani pushtuesin shekullor osman dhe pėr tė formuar shtetet e tyre tė pavarura kombėtare.
    Nė Shqipėri, ashtu si nė vendet e tjera tė Ballkanit, detyra e ēlirimit kombėtar tė popullit shqiptar i kaloi pėr zgjidhje epokės sė re historike qė ēeli shek. XIX, Rilindjes Kombėtare Shqiptare.


    ________________________________

    Admin
    Forumi Guri Bardhė
    Forumi Guri Bardhė

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Scorpio
    Numri i Postimeve: 5933
    Mosha: 30
    Vendlidja: Guri Bardhė
    Vendndodhja: Larg Vendlindjes...
    Profesioni: Emigrant...
    Pikėt: 12539
    Vlersuar: 169
    Data e Regjistrimit: 27/07/2007
    Hobi: Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor: Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Re: Historia e Shqipėrisė - SHQIPĖRIA NĖN SUNDIMIN OSMAN

    Mesazh nga Admin prej Wed 22 Aug 2007, 15:44

    KREU V

    KULTURA DHE ARSIMI NĖ SHEK. XVI-XVIII

    Koha e pėrhapjes sė fjalėve shqip, shqiptar dhe Shqipėri
    Pas shpėrnguljes sė arbėreshėve pėr nė Greqi dhe nė Itali (shek. XV), fjalėt e dikurshme Arbėn/Arbėr, (i) arbėnesh/arbėresh dhe arbėnisht/arbėrisht, nė vetė trojet shqiptare erdhėn e u zėvendėsuan dalėngadalė me fjalėt shqip, shqip-tar dhe Shqip-ėni/Shqip-ėri. Nga kėto mė herėt dokumentohet fjala e parme shqip, tė cilėn e ndeshim njė herė tė vetme qysh nė “Mesharin” e Gjon Buzukut (1555, faqe XXV): …qi vjen me thashunė shqip… Fjala shqip, me vlerė ndajfoljore, ndeshet pastaj katėr herė nė veprat e Budit (1618 dhe 1622), tek i cili, ashtu si te Buzuku, nuk ndeshet fare ndajfolja arbėnisht. Kurse Bardhi nė Fjalorin latinisht-shqip tė vitit 1635 pėrdor vetėm ndajfoljen arbėnisht. Ndajfoljen shqip e gjejmė tė pėrdorur (dy herė) edhe nė veprėn e Bogdanit tė vitit 1685. Por te Budi, Bardhi e Bogdani gjejmė tė pėrdorur rregullisht (dheu) i Arbėn-it dhe (gjuha) e arbėneshe.
    Fakti qė fjalėn e parme shqip Buzuku, Budi dhe tė tjerė pas tyre e kanė pėrdorur nė vend tė fjalės sė prejardhur arbėn-isht, dėshmon qė ndajfolja shqip ėshtė mė e hershme se shekulli i Buzukut (shek. XVI), por mbetet e paqartė pėrse ajo nuk ndeshet nė materialet e ruajtura nga arbėreshėt e Greqisė dhe tė Italisė. Gjithsesi, kuptimi i saj nistor duhet tė ketė qenė “qartė, hapur, troē” dhe vetėm mė pas ajo ka marrė kuptimin e ndajfoljes arbėn-isht/arbėr-isht, tė cilėn mė vonė edhe e ka zėvendėsuar dalėngadalė nė trojet e banuara nga vetė shqiptarėt. Me kalimin e kohės, mbi bazėn e kėsaj fjale me anė tė prapashtesės –tar ėshtė formuar fjala e prejardhur shqip-tar, qė dėshmohet sė pari te Kuvendi i Arbėnit i vitit 1703 (botimi i vitit 1706, faqe 76): “ … a dinė gjuhėn e shqipėtarėvet.” Edhe Johann Thunmann-i, nė vitin 1774, pohon: “Albanėt e quajnė veten skipatar (shqiptar – shėn. i aut.), por burimin e kėsaj fjale ata nuk e dinė.” Nga kėto dy dėshmi kuptohet se fjala e prejardhur shqiptar ėshtė shfaqur para shek. XVIII, gjithsesi pas shpėrnguljeve tė arbėreshėve pėr nė Greqi dhe nė Itali. Kurse fjala Shqip-ėni/Shqip-ėri ėshtė shfaqur jo mė herėt se fundi i shek. XVIII.
    Fjalėt e prejardhura shqip-tar dhe Shqip-ėni/Shqip-ėri janė krijuar pėr tė zėvendėsuar fjalėt e mėparshme (i) arbėnesh/arbėresh dhe dheu i Arbėnit/Arbėrit, qė kishin nisur tė dilnin jashtė pėrdorimit. Disa dijetarė shqiptarė kanė shprehur mendimin se fjala e prejardhur shqiptar ėshtė shfaqur nė periudhėn e pushtimit turk, pėr tė dalluar shqiptarėt myslimanė nga bashkėkombėsit e tyre tė krishterė. Por njė mendim i tillė nuk ėshtė i mbėshtetur, sepse kjo fjalė e prejardhur ndeshet sė pari pikėrisht nė njė burim tė krishterė, siē ishte Kuvendi i Arbėnit i fillimit tė shek. XVIII. Veē kėsaj, dihet se turqit i kanė quajtur shqiptarėt nė pėrgjithėsi me emrin arnaut, pėr tė cilin na dėshmon edhe Frang Bardhi nė Fjalorin e tij tė vitit 1635. Dhe mund tė pohohet se nė dokumentet turke nuk ėshtė bėrė ndonjė dallim i tillė nė emėrtimin e shqiptarėve myslimanė e tė krishterė, duke i quajtur tė parėt shqiptarė dhe tė dytėt arnautė, apo anasjelltas. Gjithashtu nuk ka asnjė tė dhėnė, qė tė vėrtetojė se ky dallim emėrtimi ėshtė bėrė nga vetė shqiptarėt.
    Nė tė vėrtetė, ēėshtja e zėvendėsimit tė etnonimit mė tė hershėm (i) arbėnesh/arbėresh me shqiptar ėshtė pasojė e pėrgjithėsimit tė ndajfoljes shqip nė vend tė ndajfoljes mė tė hershme arbėnisht/arbėrisht. E ky zėvendėsim ėshtė bėrė nė truallin shqiptar nga vetė shqiptarėt, pa dallim feje. Kėshtu, nuk duhet tė jetė rastėsi qė Buzuku nė tė vetmin rast qė i ėshtė dashur tė pėrdorė njė ndajfolje tė tillė, ka pėrdorur pikėrisht fjalėn shqip. E njėjta vėrejtje vlen edhe pėr Budin, qė pėrdor njė gjuhė shumė popullore dhe qė nė 1014 faqet e veprave tė tij ka pėrdorur katėr herė fjalėn shqip dhe asnjė herė fjalėn arbėnisht. Pra, nė njė fazė tė dhėnė tė evolucionit tė gjuhės shqipe ndajfolja shqip ėshtė bėrė mbizotėruese. E me pėrdorimin gjithnjė e mė tė dendur tė ndajfoljes shqip ndėr tė gjithė shqiptarėt, pa dallim krahine dhe feje, erdhi e u bė gjithnjė e mė e ndjeshme kundėrvėnia midis kėsaj fjale dhe etnonimit (i) arbėnesh/arbėresh, me tė cilin e quanin veten dikur ata qė flisnin shqip. Kjo kundėrvėnie binte ndesh me pėrdorimin e pėrgjithshėm tė emėrtimit tė popujve dhe tė gjuhėve a dialekteve pėrkatėse me fjalė tė sė njėjtės rrėnjė. P.sh. tė krahasohen grek ~ Greqi ~ greqi-sht, italian ~ Itali ~ itali-sht, turk ~ Turqi ~ turqi-sht, gjerman ~ Gjermani ~ gjermani-sht etj.; toskė ~ Toskėri/Toskėni ~ toskėrisht/toskėnisht, gegė ~ Gegė-ni/Gegė-ri ~ gegėni-sht/gegėri-sht, ēam ~ Ēamėri ~ ēamėri-sht etj. Prandaj, kundėrvėnia midis ndajfoljes shqip, nga njėra anė, dhe fjalėve arbėnisht/arbėrisht, (i) arbėnesh/arbėresh dhe Arbėn/Arbėr, nga ana tjetėr, nuk mund tė vazhdonte pėrgjithmonė. Ajo njė ditė do tė zgjidhej me mėnjanimin e pashmangshėm ose tė fjalės shqip, ose tė fjalėve qė kishin si bazė fjalėn Arbėn/Arbėr. Nė kėtė rast, fjala shqip u tregua mė e gjallė duke mėnjanuar nga pėrdorimi mė parė ndajfoljen mė pak tė pėrdorur arbėnisht/arbėrisht. Nė kėtė mėnyrė u hap rruga edhe pėr mėnjanimin e shkallėshkallshėm tė fjalėve tė tjera tė sė njėjtės rrėnjė Arbėn/Arbėr dhe (i) arbėnesh/arbėresh nėpėrmjet krijimit tė fjalėve tė prejardhura shqiptar dhe Shqipėni/Shqipėri. Gjithsesi, kjo dukuri kėrkon hulumtime tė mėtejshme.


    ________________________________

      Ora ėshtė Thu 23 Oct 2014, 03:58