Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

2 posters

    Vargje nga Ali Asllani

    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Vargje nga Ali Asllani Empty Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Tigri Thu 05 Feb 2009, 02:34

    Po ju sjell ketu disa nga vergjet ne poezi te poetit Ali Asllani.
    Do te kisha deshire qe nese keni ndonje poezi te ketij poeti ta sillnit ketu dhe te pasuroni me shume kete teme, kushtuar Ali Asllanit.

    Gjithe te mirat.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Tigri Thu 05 Feb 2009, 02:35

    Vetėm jeta s’mund te matet

    Dhe ajo qe m’u duk mua e perhershme shkoj e vate
    Vate jeta ime vate, me la vetėm njė kujtim
    S’di, i ziu, c’ėshtė kujtimi: Vetėm shkrep si vetetime
    e me ndrit e me tregon gjurmezat e zoteris’ sate

    Thone lindi me kemishe, pėr atė qe paske fate’
    meqė unė te dua ty, paskam lindur me kemishe
    s’di, i mjeri c’ėshtė kemisha, vetėm ish ashtu si ish
    midis mishit dhe kemishes futej dor’ e zoteris’ sate

    Thone paska paraise, gjith’ lulishte e pallate
    tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
    s’di, i ziu, c’ėshtė hyrija, por hyrirat me te mira
    s’mund te ken’, t’u befsha unė, atė zjarr te zemrės sate

    Paska vende gji-ergjend e pallate me shtatė kate
    ku ka defe, ku ka qefe, ku ka ēupa mė kaēupa
    s’di, dhe s’di, se c’ėshtė kaēupi, me pėlqen me tepėr kupa
    kur ma mbush e kur ma jep, ajo dorė pa mekate

    Dy te tretat e njė kohe, te njė shekulli qe vate
    vate jeta ime vate, me ‘te bashke van’ dhe fatet
    s’di, i ziu, se ku vane, vetėm jeta s’mund te matet
    veē me ditet qe kalova, ne prani te zoteris’ sate
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Tigri Thu 05 Feb 2009, 02:36

    Vlora, Vlora!

    Jam vlonjat e jam vlonjat,
    e kam shkabėn mėm' e atė,
    shkaba trime dykrenore
    fron' e saj e ka nė Vlorė!

    Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
    rroki armėt, bėja forra!

    Vlora trime shqipėtare
    si rob jetėn s'e do fare,
    a do mbetet Shqipėri,
    a do bėhet tym e hi!

    Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
    rroki armėt, bėja forra!

    Jam vlonjat e jam burrė,
    s'duron burri zgjedhė kurrė,
    jam vlonjat e si vlonjat
    di bėj luftė me tė shtat'!

    Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
    Bjeri, moj, t'u lumtė dora!

    Jam vlonjat dhe trim me besė,
    rreth flamurit di tė vdesė,
    a me hirėė a me pahirė
    doemos do rroj i lirė!

    Ē'do tė thotė patriot?

    Ē'do tė thotė patriot
    sot pėr sot nė Shqipėri?
    Njė tuf' ah e njė tuf lotė,
    njė njeri i pa njeri!

    Jo, jo! Burri i bėn ball'
    do buēit si val' mbi zall,

    Sa mė zi edhe mė zi
    sido qoftė pun' e tij,
    copė-cop' i bėnet buza
    po aspak s'i falet shpuza.

    Sikurse njė gur stėrrall,
    nė gji zjarrin e ka ngjall,
    qoft nė lum' e qoft' nė det
    zjarr' i tija nuk humbet!

    Njė vėshtrim i arratisur

    Njė vėshtrim i arratisur
    Nga qepallat e qendisur
    Ku ėshtė shpirti im skalisur,
    Nga dy syt' e zez te tu
    Vjen me thotė ashtu-kėshtu!

    Me thot' jo edhe me ndez
    Me thot' po edhe me vdes
    Nata zgjatet edhe zgjatet
    Ah kjo nat' me or' nuk matet!
    E un' mbetem duke lutur
    Lutem yjeve te keputur.

    Dhe un' lus e kerkoj ty,
    Atė vetull, atė sy!
    Se ne syrin tėnd te zi
    N'atė sy te zi, mazi
    Shenj' e buzes sime duket
    Si njė prush ne re kur muget!

    Mesazh nga Tigri Thu 05 Feb 2009, 02:37

    7 PRILL 1939

    Shtatė prill...
    Kopilove o kopil
    E u lute u kėpute
    Njėqind pash nė dhe u fute!

    Natyrisht njė tradhėtor
    Spor e fisit arbėror
    E pret hasmin me daulle
    Kur gjen ditėn ta bėn pulle!

    Na e gjeti dhe na ra
    Vret Shqiponjėn qė s'u vra
    Nuk u vra dhe nuk do vritet
    Posht perpjet me vrull vėrtitet!

    Ja dhe hymni qė na thurri
    Hymn'i zi i njė qivuri:
    "Eja, eja alala
    Tė na rrojė Duēeja
    Duēeja guguēeja
    Le tė rroj’ edhe flamuri
    Sa pėr sy e pėr bela!"

    I pabesi ta dij’, pra
    Ndėr kasolle me njė tra
    Qė nga Shkodra gjer nė Dropull
    Rron ai qė i thon’ popull!

    Ajo dor’ qė rreh dybekun
    Di ta mbush edhe dyfekun
    Nė se ditėn ēan ugar
    Edhe natėn thurr litar
    Thurr litar e kalit grushtin
    Dhe e var nga kėmbėt pushtin!

    KOKA BEN E KOKA VUAN,

    Njeher' varet trikollari, heren tjetėr kryq i thyer...
    Paska rar' hallva prej qielli e ja nis njė dallaver,
    Mbushen xhepat me flori
    E qinosen ujk e dele pėr te ber' njė stan tė ri!

    Shitet vendi pėr para, me para e pėr para
    Benet burri telendi, dy para njė maskara,
    Para hasmit lepe peqe
    Para zerit te atdheut hund e tyre shtatė sqepe!

    Duke blere e shitur ere, dikush benet milioner,
    Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
    Milioneri yn' i ri
    Para shokut te dikurshem vari buz' edhe turi!

    E perhera me dy faqe, qe te haj'e qe te bluaj,
    Ne njė kohe mbi dy frona, ne njė ēast mbi dy kuaj,
    Me dy faqe, me dy nofulla, ne njė xhep e dy flamure
    E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!

    Na te urt' e te mendafshte s'qeme te zot te benim ze
    Ku fillon me thash e theme hij' e vetes te perze;
    Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kėnga ndryshe
    E ē'kėrkon ne gji te gjembit te kendoj' njė dallandyshe?

    Mirpo vendi paskish zemėr, paskish sy e paskish vesh,
    Shikon lark e degjon thelle, di te vesh, edhe te zhvesh
    Tani eja e t'ja themi asaj kėngė qe ja thonė:
    Koka bėn e koka vuan, ē'ke moj zemėr qe renkon?!

    Mesazh nga Tigri Thu 05 Feb 2009, 02:38

    Deshperim dhe shprese

    Edhe sot e kėtė orė,
    edhe sot ajo stuhi,
    ajo flamė-madhe dorė
    do na bėjė tym e hi!

    Komb i varfėr, komb i gjorė
    si njė zok i pafole,
    njė pėllumb i bardhė borė,
    ngeli keq nė njė rrėke!

    Qė nga korēa gjer te Shkodra
    fat'i vendit errėsirė,
    nėpėr fusha, nėpėr kodra
    fryn e ēfryn njė errėsirė.

    Komb i varfėr, komb i mjerė,
    i pamėm'e pa atė,
    shpresa jotė kėtė herė
    si njė fletė nė deg'tė thatė.

    Komb i varfėr, kombi i mjerė,
    derėzi e punėzi,
    edhe sot si kurdoherė,
    njė njeri i panjeri!

    Jo, se, ja edhe hėna mbrėmė,
    dukej kredhur nė njė rrobė,
    edhe nxinte si njė mėmė
    qė ka mbetur qyqe korbė!

    Mirpo sonte bukuri,
    buzė e saja burim gazi,
    edhe nga gjiri i saj zbrazi
    vargje, vargje, drit flori!

    Nuk e di se gjysh e si,
    nuk e di se qysh nga se,
    po nashti njė shpresė e re,
    shtin e shkrep nė sytė e mi.

    Do na zhduket errėsira,
    do tė zhduket ajo dorė
    nesėr vjen me shumė tė mira
    shkaba jonė dykrenare.

    Nėn hijen e asaj
    pranvera asht pėrhera,
    qė nga fundi gjer nė maj
    rreth e rrotull ylyvera.

    An'embanė bukuri,
    komb i lirė, tokė e lir
    shqipėtar e Shqipėri
    sa tė lumtur, sa tė mirė!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Tigri Thu 05 Feb 2009, 02:39

    Hakėrrim

    Qė nga Korēa gjer te Shkodra mbretėron njė errėsirė,
    nėpėr fusha, nėpėr kodra, vėrshėllen njė egėrsirė!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ēas,
    Pėr ēakallin, nat’ e errėt, ėshtė ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrėmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    tė pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrėmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju pėrgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron pėr zotrinė tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ėsht’ kafshit pėr gojėn tuaj. Rroftė goja e ēakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka mė mirė, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrėmbeni, ėshtė koha e ēakenjvet;
    hani, pini e rrembeni, ėsht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

    Nėnshkrim i zotris suaj nėpėr banka vlen milion,
    ju shkėlqen nė kraharuar decorata "Grand Cordon"!
    Dhe kėrkoni me ballhapur (!) komb i varfėr t’ju thėrres’
    gjith me emrin tingėllonjės: Ekselenca e Shkelqes’
    dhe tė quheni pėrhera luftėtar’ e patriot’,
    nė ka zot dhe do duroj’, poshtėėė ky zot, ky palo zot!

    Grand Cordon i zotris’sate, qė nė gji tė kan’ vendosur,
    ėsht’ pėshtyma e gjakosur e atdheut tė vremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ėsht’ trikėmbshi qė pėrdita varet kombi nė litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diē, u bėre e pandeh,
    kundėr burrit tė vėrtetė zė e vjell e zė e leh!

    E na tunde, na lėkunde, nėpėr salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ tė heq pėr hunde.
    Rroftė miku yt i huaj, qė pėr dita los e qesh,
    tė gradoi katėr shkallė, pse i the dy fjal’ nė vesh!

    Koha dridhet e pėrdridhet, do vij’ dita qė do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e pėrdridhet, prej gradimit katėr shkallė
    nuk do mbetet gjė nė dorė veē se vul’ e zezė nė ballė!

    Mirpo ju qė s’keni patur as nevoj’ as gjė tė keqe,
    mė pėrpara nga tė gjithė, ju i thatė armikut: "Peqe!"
    Qė tė zinit njė kolltuk, aq u ulėt u pėrkulėt,
    sa nė pragun e armikut vajtėt si kopil u ngulėt!
    As ju hahet, as ju pihet, vetėm titilli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakė, ju me zemra aq tė nxira,
    ju dinakė, ju shushunja, ju gjahtar’ nė errėsira!
    Ē’na pa syri, ē’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni mė i ndyri!

    Dallavera nėpėr zyra, dallavera nė pazar,
    dallavera me tė huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetėm, vetėm dallavera, dhe nė dėm tė kėtij vėndi
    qė ju rriti, qė ju ngriti, qė ju ngopi, qė ju dėndi!

    Nėse kombi vete mbarė, nesėr ju veproni ndryshe,
    dylli bėnet si tė duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesėr silleni bujar,
    nėnė dorė e nėnė maska, shkoni jepni njė kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me tė tilla dallavera
    kukuvajka do pėrtypi zog e zoga si pėrhera…
    Ja, ja grushti do tė bjeri pėrmbi krye tė zuzarve,
    koha ėshtė e maskarenjve, po Atdheu i shqipėtarve!

    Edhe ju tė robėruar, rob nė dor’ tė metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni kėmbėn e armikut!
    Qė ta kesh armikun mik e pandehni mėnēuri,
    mjafton bėrja pasanik, pasanik dhe "bėj" i ri,
    dhe u bėtė pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat mė fisnikė, japin shpirtin nė tortura!

    Vėndi qėnka sofr’ e qorrit, vlen pėr goj’ e pėr lėfytė,
    bėni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytė…
    Dhe pėr njė kėrkoni pesė, po mė mir’ njėzet e pesė.
    Le tė rrojė batakēiu dhe i miri le tė vdesė!

    Po njė dit’ qė nis e vrėret do mbaroj’ me bubullimė,
    ky i sotmi zėr’ i errėt, benet vetėtimė
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kėsi lloj,
    nuk ju mbetet gjė nė dorė, vetėm njė kafshit’ pėr goj’!

    A e dini qė fitimi brėnda katėr vjet mizor’
    nuk ėsht’ yti, nuk ėsht’ imi, ėshtė i kombit arbror,
    ėsht’ i syrit nė lot mekuar, ėsht’ i vėndit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si tė doni… po e drejta dermon hekur!

    Do t'i shtrydh tė dy sytė

    Un' jam un', saksi e vjetėr!
    Lule gjirit qė stolisa shkoi stolisi njė gji tjetėr
    Un' e nisa e stolisa me ē'i jep e s'i jep sisa
    dhe me kėngė ylyveri buz' e gushė ja qėndisa

    Nėpėr vapėz i dhash' hijem nėpėr hije er' e shije
    i dhash' shije poezie, gjith' fuqit' e njė magjie
    gjith ato, qė fllad i ėmbėl nėpėr lule mbar e bije
    ar' e diellit me tallaze, ar' e hėnės fije-fije
    dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije...

    Po u bė ajo qė s'bėnej, si, pra, zemra do duroj',
    syri lotin ta qėndis, loti syrin ta harroj?
    Si, pra, zėmra do durojė un'saksia tash tė vuaj
    edhe kėngė e gjirit tim tė kėndoj' nė gji tė huaj?

    Un' e nisa i stolisa me ē'i jep e s'i jep sisa,
    dhe me kėngė ylyveri buz' e gushė ja qėndisa
    buz' e gushė ja qėndisa, e ormisa mu nė zėmėr
    plasi hėna ziliqare qė shikonte me sy vėngėr!

    Mė sė fundi i dhash' lotin, kryepajėn time pajė
    i dhash' lotėt qė pikonin ku i shkelte kėmbė e saj'
    i dhash' vjershėn time valė, dy herė valė tri her' zjarr
    qė buēet nė maj tė penės edhe bėnet kėng e marr'
    kėng' e marr' e mallit tim, qė tani e paskėtaj
    do t'i shtrydh tė dy sytė nėpėr gjurma tė asaj!

    Mesazh nga Tigri Thu 05 Feb 2009, 02:40

    Zonja Lu

    Njė ditė dola pėr shetitje,
    Afer udhes ne varreza
    Pashe njė zonjė me shumė habitje
    Veshur krejt me rrob' te bardhe
    Duke i bėrė veri njė varri,
    Qe ti besh veri njė varri
    Ėshtė pune e njė te marri.
    Iu afrova.. njė flori
    Mrekulli njė bukuri...
    Dore e saja vente vinte
    Ben veri e bėn veri!

    E un' tepėr i cuditur
    I them zonjes te me fale
    Dhe si gjysėm ngushellimi
    Peshperita dy- tre fjale
    Dhe iu luta te mė thoshte
    I kujt ėshtė ky varr i ri
    Varr i fresket e i njome
    E pėrse i bėn veri?
    Zonja kuqet e sterkuqet
    Ben te thotė e nuk me thotė
    Nuk me thotė asnjė pėrgjigje
    Lutja ime vajti kot.

    Rrobe e bardhe qe kish veshur
    Me tregoi se mbante zi
    Sado heshti buzė e kuqe
    Foli syri saj i zi!
    Lem te lutem.. dhe vazhdoi
    Pėrsėri e pėrsėri...
    Dore e saj s'kish te lodhur
    Ben veri e bėn veri...

    Nuk me ikej nga meraku
    Po kur shoh se aty afėr
    Po ma bėn me dorė njė grua
    Ajo ish njė plake e varfer
    E me thotė eja e di unė
    Tė rrefej se c'janė ata,
    Atė varr e atė grua
    Ne me jep disa para!

    Edhe unė more zoteri
    Me kėto parate e tua
    Shkoj e blej njė nuske nga prifti
    Tė me zgjatet jeta mua,
    Pse ne vendin ton' te dashur
    Me fuqirin e florinjve
    Edhe jeta blihet shitet
    Rrofte magji e prifterinjve!

    Tash ajo qe pyesni ju
    Ėshtė zonjė e njė poeti
    Edhe quhet zonja Lu.
    Varri ėshtė i te shoqit
    Ish poet i madh i vendit
    Qe peshohej kėngė e tija
    Me derheme te argjendit!
    Burre e grua mish e thua
    ēift i ėmbėl, ēift me shije
    ēift o ēift qe s'ka te dytė
    si dy kokerra qershije.

    Njė ditė burri u semur
    Dy plevite ne njė vend
    Njė semundje shumė e rėndė
    Zonja Lu u prish nga mend
    Dhe i thotė burrit te saj
    Nėse mbyllen sytė e tu
    Unė veten do ta vras
    Dhe bėj be qe atė ēast
    Me ke pranė e me ke pas
    Ti ma bėrė shtratin tim
    Kryefron te dashurisė
    Dhe unė varrin tėnd do ta bėj
    Shtratin tim te nuserise.

    Jo, te lutem-i thotė burri
    Shumė te lutem mos e bėj
    Mirė athere, unė do mbetem
    Gjithė jetėn njė e ve
    Jo, te lutem, Luja ime
    Mos e bėj dhe kėtė be
    Si pra unė te duroj
    Ne me zente kjo rrebe?
    Pra te paktėn do tė mbyllem
    Dhe do rreshkem disa vjet
    Jo, te lutem Luja ime,
    Ėshtė e shkurter jetė e shkrete.
    Vetėm prit e ki durim
    Sa te thahet varri im.

    Tash poeti ra e fjeti
    Ra e fjet' pėr mote jetė
    Gjeme e madhe qe e gjeti
    Zonja Lu thėrret bertet
    Me oi e me oi
    Pėr atė qe benej fli
    Njė minute e dy vili!
    Ē'me gjet mua,ēme gjet mua
    Ulurin e zeza grua
    U plagos, u shkaterrua
    U Plagos e u gjakos
    Me bicakun e fildishte
    Fije fije bėri floket
    Cope cope i bėri mishte.

    Pas dy ditėve vjen njė djalė
    Njė djalosh njė bukurosh
    E i thotė zonjes Lu
    Ti shėndoshė e unė shėndoshė
    Ti e unė njė ēift i ėmbėl
    Ēift i bukur,ēift me shije
    Ēift, o ēift qe s'ka te dytė
    Si dy kokerra qershije.

    Mirpo zonja ėshtė besnike
    Ka dhėnė fjalėn ka bėrė be
    Sa te thahet varri burrit
    Doemos do rrije e ve
    Meqė varri ėshtė ifresket
    Ėshtė i njome e ėshtė i ri
    Qe te thahet shpejt e shpejt
    Zonja Lu i bėn veri!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Tigri Thu 05 Feb 2009, 02:41

    ISMAIL QEMALI
    (Vjershė e pa botuar, shkruarė e kėnduar
    ditėn qė erdhi Ismail Qemali nė Vlorė i vdekur)
    Mbyllur det’ edhe stere
    Kush do pyes? ... edhe pėrse?
    E kush pyet pėr Shqipėrinė,
    Rreth me male njė shketinė
    E pa zė dhe e pa zotė
    Vetėm vlente pėr njė botė
    Qė tė bėnej ndonjė ditė,
    Njė thėrime njė kafshitė
    Pėr atė e pėr kėtė,
    Vleft’e saja hė pėr hė,
    Dele dajos........
    Kur nji ditė,
    Vjen e ēfaqet njė Profitė;
    Ish njI plak i bardhė borė,
    Nji bajrak me zok nė dorė;
    Ēan tokė e ēan detė
    Si i ēan rrufeja retė;
    Edhe zbriti mu atje
    Ku i than nga se pėr se
    Po atje nė atė vėndė,
    Dy tė prishurit na mėndė,
    Jo qė nuk i than "miserdhe"
    Po i than dhe "shko nga erdhe!"
    Plaku gjorė e plaku mjerė,
    Ku do vejė e ku do bjerė,
    Nėpėr erė e nėpėr shira
    Nėpėr gropa me shėllira?
    Iku ditė e iku natė
    I mungon dhe buk’ e thatė;
    Edhe buka i mungonte,
    Vėtan zźmra i valonte.
    Si ish baltė, kėmba kridhej,
    Si ish plakė, trupi dridhej,
    Andej ruhej nga armiku,
    Kėtej ruhej nga i ligu.
    Mirpo plaku bėri krahė;
    Kaloj male, kaloj brigje,
    Kaloj pellgje tė pa vahė,
    Kaloj pyje tė pa shtigje
    Syr’ i tija njė yll shihte
    Dita yllin po e fshihte.
    Plaku iku, iku, iku
    Pas ca dite njė mėngjes,
    Kur dėgjon njė zė kikiku,
    Njė qytet i gjithė u ndes.
    Ish njė vend, njė vend i lirė
    Qė nė gjuhėn mė tė mirė
    Qė nė gjuhėn e Asllanit,
    I thon vėndi i jataganit;
    I thon Vlon’ e i thon Vlorė
    Ku Shqiponja dy krenorė,
    Gjeti gjithė ata qė deshi,
    Djem baroti, djem arbreshi,
    Me besė burri armatosur,
    Trimėri qė s’ka tė sosur,
    E kush ishte ai plakė?
    E kush ishte ajo flakė?
    Si njė yll qė ėshtė kėputur
    Nė njė arqe brenda futur,
    Na harriti.... Kuje sotė
    Nuk na erdhi si e deshėm,
    Po nė dhe se fusėm dotė
    Pra nė zźmra do t’a ngjeshim.
    Dhe aty do rroj sa malet
    Shpirti tija nuk do falet
    Nuk do falet po si Dielli,
    Ku bashkohen det e qielli,
    Atje shuhet ashtu duhet,
    Qarko botės zė e muhet;
    Mirpo dielli dhe atėherė,
    Shkrep dhe shtie mbi tė tjerė;
    Dielli mbet gjithnjė Diell,
    Kurdoherė me kokė nė qiellė,
    Edhe Plaku kėtė ditė,
    Si njeri mbaroi jetė
    Mir po Plaku i vėrtetė
    Ish Profit dhe mbet Profit;
    Dhe qėndron ashtu si ishė;
    Do mbaj emrin si e kishė;
    Emr’i tija i vėrtetė;
    Esht Nėntor njėzet’ e tetė.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Tigri Thu 05 Feb 2009, 02:41

    Vajza shqiptare

    I
    Kush tė ka dėrguar, hėna apo djelli?
    Pa mė thuaj, tė lutem, sa pate ka qjelli?
    Nėpėr ato pate, madhėri e artė,
    Ka tė tilla shtate, si tė zotris’ sate?

    Nė je ndonjė ėngjėll, udhėn ke lajthitur,
    Apo sjell melhemin zemrės sė goditur?
    Nė je ndonjė valė, kush ėsht’ ai mall,
    Qė tė ndez e derdhe e utrin’ mbi zall?

    Nė je ndonjė ēupė, do tė mbaj mbi sup,
    Do tė ngjesh nė zemėr, do tė pi me kup’!
    Nė je ndonjė lule, e ku do keē mbirė,
    Si mundet e bėnet lulja kaq e mirė?

    Nė se je sorkadhe, lumthi kush ka ēapa,
    Lum ai q’i vete zotris’ sate prapa!
    Kush tė paska rritur, kush tė ka selitur?
    Trupi i yt i bukur si flori i situr!

    Nė je ndonjė xhinde, xhinde e arratisur,
    Cilin ke vithisur, kujt i je kolisur?
    Ku ėshtė ai pyll, ku ėshtė ai mur
    ku ti vete fute dhe qėllon me gur?

    II
    Kush tė ka dėrguar, Hėna apo Djelli?
    Pa mė thuaj, tė lutem, sa yje ka qjelli?
    Ka tė tilla pyje nėpėr ata yje?
    Ka tė tilla xhinde nėpėr ata pyje?

    Qofshi tė ėrgjėnda, ka tė tilla xhinde?
    Rrofsh e qofsh, sa malet, zotrote ku linde?
    Desha qė ta dija ku ėshtė ylli yt,
    Desha qė ta dija ku ėsht’ pylli yt!

    Nė je ndonjė dritėz, dritėz perėndie,
    Lum kush tė ka afėr, kurse nata bie;
    Nė je ndonjė hije, hije hyjėnore,
    Kthema zemrėn time, zemrėn qė ma more!

    Nė je ndonjė erė, njė veri nė ver’,
    Nga se po tė digjet trupi ylyver?
    Nė je ndonjė ėndėrr, shum’ tė lutem shum’,
    Nė tė dasht’ qejfi tė tė shoh nė gjum’!

    Nė je xhevahire, nga se ku je dukur?
    Nga se xhevahiri rri nė kuti futur?
    Nė je ndonjė flutur, kush tė ka qėndisur?
    Kush ėshtė ajo dorė, qė tė ka stolisur?

    Pa le ta dėgjojmė njė herė e dy herė,
    fol, moj dallėndyshe, qė kėndon mbi derė!
    Fol moj dallėndyshe, se sa mė vjen mirė,
    Mos je ndonjė vajzė nga njė vend i lirė?

    - Un’ jam njė arbreshe, rroj kėtu nė rrėza,
    Njė gjak e njė gjuhė kemi me thėllza;
    Pullumb e sorkadhe jemi farė e fis,
    Kemi dhe shqiponjėn gjyshen e shtėpisė!

    Ēdo tė mira kemi, djelli si ar
    Derdhet pėrmbi neve nga ēdo vėnd mė par’,
    Lul’ e vėndit tėnė katėr stinat ēel
    Edhe erė e bukur na deh e na vel!

    A e more vesh kush mė ka qėndisur?
    Ėshtė dritė e djellit qė mė ka stolisur,
    Ėshtė drtiė e djellit, ėshtė dritė e hėnės,
    Mė shum’ nga tė gjithė ėshtė sisė e nėnės!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Tigri Thu 05 Feb 2009, 02:42

    HANKO HALLA (Fragment)

    Nuse e kėsaj kohe tjetėr zanat s'paska
    A do marrė kalemin qe te beje laraska
    A do zere te shkruaj ose do degjoje
    Njė kuti te vogėl qe na flet me goje.
    Njė kuti te vogėl qe mos qoftė te jetė
    Ėshtė njė freng i marrė, cirret bertet!
    Me njė biz' ne dorė bėn sikur punon
    Kemben permbi kėmbė nusja e degjon
    Dhe ēudi moj motėr si e qysh duron!
    Duket nga njė herė zėri e lendon
    Frengu rri i qete ose do bertase
    Nusja e humbet dhe i vete pas
    Frengu e ngre zėrin edhe sekellin
    Nusja e le perin edhe vershellin
    Ai flet me vete flet e flet percart
    Nusja s'ėshtė ne vehte benet me e zjarte!

    Halla do njė nuse, nuse goja plot
    Si njė zall te bardhe si njė zall te fortė
    Me shami ne krye anė e mbane qendisur
    Dhe me floke te gjatė prapa arratisur
    Dhe me floke te gjata deri mu ne mes
    Mu si nate janari sa te thelle te zes
    Me shami te holle ballė e faqe hedhur
    sa t'i duket syri ne qepalla kredhur
    Me flori ne gushe hapur mu si prush
    Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.

    Rralle e tek tė duket, rrallė e tek tė flasė
    Njė thelleze e bukur mbyllur ne kafaz
    Mbyllur ne kafaz njė thelleze e bukur
    Mu ne mes te reve hena ne te dukur
    Mu ne mes te reve si hėnė e si yll
    Ose si njė xhinde fshehur ne njė pyll.
    halla do njė nuse si edhe i biri
    Rrenjet prej argjendi degat prej floriri
    Me te folur halla, nusja te hape sytė
    "Lepe" fjale e pare, "Peqe" fjale e dytė
    edhe asgjė tjetėr, vetėm lepe e peqe
    Pasi zemra halles qenka si njė qelqe
    Po u thye, vajti, e s'ka me ngjite, qepe
    Zogu i plagosur di te kap me sqepe!
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Desperado Mon 06 Apr 2009, 03:16

    Tigri shkruajti:Po ju sjell ketu disa nga vergjet ne poezi te poetit Ali Asllani.
    Do te kisha deshire qe nese keni ndonje poezi te ketij poeti ta sillnit ketu dhe te pasuroni me shume kete teme, kushtuar Ali Asllanit.

    Gjithe te mirat.

    Pershendetje Tigri dhe urime per temen.

    Duke qene se gjendem ne kete teme, do te kisha edhe une deshire qe te postoja disa nga poezite e ketij poeti, qe e kam adhuaruar gjithmone per vargjet qe ka shkruar...
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Desperado Mon 06 Apr 2009, 03:16

    Hakėrrim

    Qė nga Korēa gjer te Shkodra mbretėron njė errėsirė,
    nėpėr fusha, nėpėr kodra, vėrshėllen njė egėrsirė!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ēas,
    Pėr ēakallin, nat’ e errėt, ėshtė ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrėmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    tė pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrėmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju pėrgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron pėr zotrinė tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ėsht’ kafshit pėr gojėn tuaj. Rroftė goja e ēakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka mė mirė, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrėmbeni, ėshtė koha e ēakenjvet;
    hani, pini e rrembeni, ėsht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

    Nėnshkrim i zotris suaj nėpėr banka vlen milion,
    ju shkėlqen nė kraharuar decorata "Grand Cordon"!
    Dhe kėrkoni me ballhapur (!) komb i varfėr t’ju thėrres’
    gjith me emrin tingėllonjės: Ekselenca e Shkelqes’
    dhe tė quheni pėrhera luftėtar’ e patriot’,
    nė ka zot dhe do duroj’, poshtėėė ky zot, ky palo zot!

    Grand Cordon i zotris’sate, qė nė gji tė kan’ vendosur,
    ėsht’ pėshtyma e gjakosur e atdheut tė vremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ėsht’ trikėmbshi qė pėrdita varet kombi nė litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diē, u bėre e pandeh,
    kundėr burrit tė vėrtetė zė e vjell e zė e leh!

    E na tunde, na lėkunde, nėpėr salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ tė heq pėr hunde.
    Rroftė miku yt i huaj, qė pėr dita los e qesh,
    tė gradoi katėr shkallė, pse i the dy fjal’ nė vesh!

    Koha dridhet e pėrdridhet, do vij’ dita qė do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e pėrdridhet, prej gradimit katėr shkallė
    nuk do mbetet gjė nė dorė veē se vul’ e zezė nė ballė!

    Mirpo ju qė s’keni patur as nevoj’ as gjė tė keqe,
    mė pėrpara nga tė gjithė, ju i thatė armikut: "Peqe!"
    Qė tė zinit njė kolltuk, aq u ulėt u pėrkulėt,
    sa nė pragun e armikut vajtėt si kopil u ngulėt!
    As ju hahet, as ju pihet, vetėm titilli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakė, ju me zemra aq tė nxira,
    ju dinakė, ju shushunja, ju gjahtar’ nė errėsira!
    Ē’na pa syri, ē’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni mė i ndyri!

    Dallavera nėpėr zyra, dallavera nė pazar,
    dallavera me tė huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetėm, vetėm dallavera, dhe nė dėm tė kėtij vėndi
    qė ju rriti, qė ju ngriti, qė ju ngopi, qė ju dėndi!

    Nėse kombi vete mbarė, nesėr ju veproni ndryshe,
    dylli bėnet si tė duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesėr silleni bujar,
    nėnė dorė e nėnė maska, shkoni jepni njė kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me tė tilla dallavera
    kukuvajka do pėrtypi zog e zoga si pėrhera…
    Ja, ja grushti do tė bjeri pėrmbi krye tė zuzarve,
    koha ėshtė e maskarenjve, po Atdheu i shqipėtarve!

    Edhe ju tė robėruar, rob nė dor’ tė metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni kėmbėn e armikut!
    Qė ta kesh armikun mik e pandehni mėnēuri,
    mjafton bėrja pasanik, pasanik dhe "bėj" i ri,
    dhe u bėtė pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat mė fisnikė, japin shpirtin nė tortura!

    Vėndi qėnka sofr’ e qorrit, vlen pėr goj’ e pėr lėfytė,
    bėni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytė…
    Dhe pėr njė kėrkoni pesė, po mė mir’ njėzet e pesė.
    Le tė rrojė batakēiu dhe i miri le tė vdesė!

    Po njė dit’ qė nis e vrėret do mbaroj’ me bubullimė,
    ky i sotmi zėr’ i errėt, benet vetėtimė
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kėsi lloj,
    nuk ju mbetet gjė nė dorė, vetėm njė kafshit’ pėr goj’!

    A e dini qė fitimi brėnda katėr vjet mizor’
    nuk ėsht’ yti, nuk ėsht’ imi, ėshtė i kombit arbror,
    ėsht’ i syrit nė lot mekuar, ėsht’ i vėndit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si tė doni… po e drejta dermon hekur!
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Desperado Mon 06 Apr 2009, 03:17

    Vetėm jeta s’mund te matet

    Dhe ajo qe m’u duk mua e perhershme shkoj e vate
    Vate jeta ime vate, me la vetėm njė kujtim
    S’di, i ziu, c’ėshtė kujtimi: Vetėm shkrep si vetetime
    e me ndrit e me tregon gjurmezat e zoteris’ sate

    Thone lindi me kemishe, pėr atė qe paske fate’
    meqė unė te dua ty, paskam lindur me kemishe
    s’di, i mjeri c’ėshtė kemisha, vetėm ish ashtu si ish
    midis mishit dhe kemishes futej dor’ e zoteris’ sate

    Thone paska paraise, gjith’ lulishte e pallate
    tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
    s’di, i ziu, c’ėshtė hyrija, por hyrirat me te mira
    s’mund te ken’, t’u befsha unė, atė zjarr te zemrės sate

    Paska vende gji-ergjend e pallate me shtatė kate
    ku ka defe, ku ka qefe, ku ka ēupa mė kaēupa
    s’di, dhe s’di, se c’ėshtė kaēupi, me pėlqen me tepėr kupa
    kur ma mbush e kur ma jep, ajo dorė pa mekate

    Dy te tretat e njė kohe, te njė shekulli qe vate
    vate jeta ime vate, me ‘te bashke van’ dhe fatet
    s’di, i ziu, se ku vane, vetėm jeta s’mund te matet
    veē me ditet qe kalova, ne prani te zoteris’ sate

    Do t'i shtrydh tė dy sytė

    Un' jam un', saksi e vjetėr!
    Lule gjirit qė stolisa shkoi stolisi njė gji tjetėr
    Un' e nisa e stolisa me ē'i jep e s'i jep sisa
    dhe me kėngė ylyveri buz' e gushė ja qėndisa

    Nėpėr vapėz i dhash' hijem nėpėr hije er' e shije
    i dhash' shije poezie, gjith' fuqit' e njė magjie
    gjith ato, qė fllad i ėmbėl nėpėr lule mbar e bije
    ar' e diellit me tallaze, ar' e hėnės fije-fije
    dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije...

    Po u bė ajo qė s'bėnej, si, pra, zemra do duroj',
    syri lotin ta qėndis, loti syrin ta harroj?
    Si, pra, zėmra do durojė un'saksia tash tė vuaj
    edhe kėngė e gjirit tim tė kėndoj' nė gji tė huaj?

    Un' e nisa i stolisa me ē'i jep e s'i jep sisa,
    dhe me kėngė ylyveri buz' e gushė ja qėndisa
    buz' e gushė ja qėndisa, e ormisa mu nė zėmėr
    plasi hėna ziliqare qė shikonte me sy vėngėr!

    Mė sė fundi i dhash' lotin, kryepajėn time pajė
    i dhash' lotėt qė pikonin ku i shkelte kėmbė e saj'
    i dhash' vjershėn time valė, dy herė valė tri her' zjarr
    qė buēet nė maj tė penės edhe bėnet kėng e marr'
    kėng' e marr' e mallit tim, qė tani e paskėtaj
    do t'i shtrydh tė dy sytė nėpėr gjurma tė asaj!
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Desperado Mon 06 Apr 2009, 03:17

    Zonja Lu

    Njė ditė dola pėr shetitje,
    Afer udhes ne varreza
    Pashe njė zonjė me shumė habitje
    Veshur krejt me rrob' te bardhe
    Duke i bėrė veri njė varri,
    Qe ti besh veri njė varri
    Ėshtė pune e njė te marri.
    Iu afrova.. njė flori
    Mrekulli njė bukuri...
    Dore e saja vente vinte
    Ben veri e bėn veri!

    E un' tepėr i cuditur
    I them zonjes te me fale
    Dhe si gjysėm ngushellimi
    Peshperita dy- tre fjale
    Dhe iu luta te mė thoshte
    I kujt ėshtė ky varr i ri
    Varr i fresket e i njome
    E pėrse i bėn veri?
    Zonja kuqet e sterkuqet
    Ben te thotė e nuk me thotė
    Nuk me thotė asnjė pėrgjigje
    Lutja ime vajti kot.

    Rrobe e bardhe qe kish veshur
    Me tregoi se mbante zi
    Sado heshti buzė e kuqe
    Foli syri saj i zi!
    Lem te lutem.. dhe vazhdoi
    Pėrsėri e pėrsėri...
    Dore e saj s'kish te lodhur
    Ben veri e bėn veri...

    Nuk me ikej nga meraku
    Po kur shoh se aty afėr
    Po ma bėn me dorė njė grua
    Ajo ish njė plake e varfer
    E me thotė eja e di unė
    Tė rrefej se c'janė ata,
    Atė varr e atė grua
    Ne me jep disa para!

    Edhe unė more zoteri
    Me kėto parate e tua
    Shkoj e blej njė nuske nga prifti
    Tė me zgjatet jeta mua,
    Pse ne vendin ton' te dashur
    Me fuqirin e florinjve
    Edhe jeta blihet shitet
    Rrofte magji e prifterinjve!

    Tash ajo qe pyesni ju
    Ėshtė zonjė e njė poeti
    Edhe quhet zonja Lu.
    Varri ėshtė i te shoqit
    Ish poet i madh i vendit
    Qe peshohej kėngė e tija
    Me derheme te argjendit!
    Burre e grua mish e thua
    ēift i ėmbėl, ēift me shije
    ēift o ēift qe s'ka te dytė
    si dy kokerra qershije.

    Njė ditė burri u semur
    Dy plevite ne njė vend
    Njė semundje shumė e rėndė
    Zonja Lu u prish nga mend
    Dhe i thotė burrit te saj
    Nėse mbyllen sytė e tu
    Unė veten do ta vras
    Dhe bėj be qe atė ēast
    Me ke pranė e me ke pas
    Ti ma bėrė shtratin tim
    Kryefron te dashurisė
    Dhe unė varrin tėnd do ta bėj
    Shtratin tim te nuserise.

    Jo, te lutem-i thotė burri
    Shumė te lutem mos e bėj
    Mirė athere, unė do mbetem
    Gjithė jetėn njė e ve
    Jo, te lutem, Luja ime
    Mos e bėj dhe kėtė be
    Si pra unė te duroj
    Ne me zente kjo rrebe?
    Pra te paktėn do tė mbyllem
    Dhe do rreshkem disa vjet
    Jo, te lutem Luja ime,
    Ėshtė e shkurter jetė e shkrete.
    Vetėm prit e ki durim
    Sa te thahet varri im.

    Tash poeti ra e fjeti
    Ra e fjet' pėr mote jetė
    Gjeme e madhe qe e gjeti
    Zonja Lu thėrret bertet
    Me oi e me oi
    Pėr atė qe benej fli
    Njė minute e dy vili!
    Ē'me gjet mua,ēme gjet mua
    Ulurin e zeza grua
    U plagos, u shkaterrua
    U Plagos e u gjakos
    Me bicakun e fildishte
    Fije fije bėri floket
    Cope cope i bėri mishte.

    Pas dy ditėve vjen njė djalė
    Njė djalosh njė bukurosh
    E i thotė zonjes Lu
    Ti shėndoshė e unė shėndoshė
    Ti e unė njė ēift i ėmbėl
    Ēift i bukur,ēift me shije
    Ēift, o ēift qe s'ka te dytė
    Si dy kokerra qershije.

    Mirpo zonja ėshtė besnike
    Ka dhėnė fjalėn ka bėrė be
    Sa te thahet varri burrit
    Doemos do rrije e ve
    Meqė varri ėshtė ifresket
    Ėshtė i njome e ėshtė i ri
    Qe te thahet shpejt e shpejt
    Zonja Lu i bėn veri!
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Desperado Mon 06 Apr 2009, 03:18

    Vlora, Vlora!

    Jam vlonjat e jam vlonjat,
    e kam shkabėn mėm' e atė,
    shkaba trime dykrenore
    fron' e saj e ka nė Vlorė!

    Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
    rroki armėt, bėja forra!

    Vlora trime shqipėtare
    si rob jetėn s'e do fare,
    a do mbetet Shqipėri,
    a do bėhet tym e hi!

    Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
    rroki armėt, bėja forra!

    Jam vlonjat e jam burrė,
    s'duron burri zgjedhė kurrė,
    jam vlonjat e si vlonjat
    di bėj luftė me tė shtat'!

    Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
    Bjeri, moj, t'u lumtė dora!

    Jam vlonjat dhe trim me besė,
    rreth flamurit di tė vdesė,
    a me hirėė a me pahirė
    doemos do rroj i lirė!
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Desperado Mon 06 Apr 2009, 03:18

    Ē'do tė thotė patriot?

    Ē'do tė thotė patriot
    sot pėr sot nė Shqipėri?
    Njė tuf' ah e njė tuf lotė,
    njė njeri i pa njeri!

    Jo, jo! Burri i bėn ball'
    do buēit si val' mbi zall,

    Sa mė zi edhe mė zi
    sido qoftė pun' e tij,
    copė-cop' i bėnet buza
    po aspak s'i falet shpuza.

    Sikurse njė gur stėrrall,
    nė gji zjarrin e ka ngjall,
    qoft nė lum' e qoft' nė det
    zjarr' i tija nuk humbet!
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Desperado Mon 06 Apr 2009, 03:18

    Njė vėshtrim i arratisur

    Njė vėshtrim i arratisur
    Nga qepallat e qendisur
    Ku ėshtė shpirti im skalisur,
    Nga dy syt' e zez te tu
    Vjen me thotė ashtu-kėshtu!

    Me thot' jo edhe me ndez
    Me thot' po edhe me vdes
    Nata zgjatet edhe zgjatet
    Ah kjo nat' me or' nuk matet!
    E un' mbetem duke lutur
    Lutem yjeve te keputur.

    Dhe un' lus e kerkoj ty,
    Atė vetull, atė sy!
    Se ne syrin tėnd te zi
    N'atė sy te zi, mazi
    Shenj' e buzes sime duket
    Si njė prush ne re kur muget!
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Desperado Mon 06 Apr 2009, 03:19

    7 PRILL 1939

    Shtatė prill...
    Kopilove o kopil
    E u lute u kėpute
    Njėqind pash nė dhe u fute!

    Natyrisht njė tradhėtor
    Spor e fisit arbėror
    E pret hasmin me daulle
    Kur gjen ditėn ta bėn pulle!

    Na e gjeti dhe na ra
    Vret Shqiponjėn qė s'u vra
    Nuk u vra dhe nuk do vritet
    Posht perpjet me vrull vėrtitet!

    Ja dhe hymni qė na thurri
    Hymn'i zi i njė qivuri:
    "Eja, eja alala
    Tė na rrojė Duēeja
    Duēeja guguēeja
    Le tė rroj’ edhe flamuri
    Sa pėr sy e pėr bela!"

    I pabesi ta dij’, pra
    Ndėr kasolle me njė tra
    Qė nga Shkodra gjer nė Dropull
    Rron ai qė i thon’ popull!

    Ajo dor’ qė rreh dybekun
    Di ta mbush edhe dyfekun
    Nė se ditėn ēan ugar
    Edhe natėn thurr litar
    Thurr litar e kalit grushtin
    Dhe e var nga kėmbėt pushtin!
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Desperado Mon 06 Apr 2009, 03:19

    Dėshpėrim dhe shpresė

    Edhe sot e kėtė orė,
    edhe sot ajo stuhi,
    ajo flamė-madhe dorė
    do na bėjė tym e hi!
    Komb i varfėr, komb i gjorė
    si njė zok i pafole,
    njė pėllumb i bardhė borė,
    ngeli keq nė njė rrėke!
    Qė nga korēa gjer te Shkodra
    fat'i vendit errėsirė,
    nėpėr fusha, nėpėr kodra
    fryn e ēfryn njė errėsirė.
    Komb i varfėr, komb i mjerė,
    i pamėm'e pa atė,
    shpresa jotė kėtė herė
    si njė fletė nė deg'tė thatė.
    Komb i varfėr, kombi i mjerė,
    derėzi e punėzi,
    edhe sot si kurdoherė,
    njė njeri i panjeri!

    Jo, se, ja edhe hėna mbrėmė,
    dukej kredhur nė njė rrobė,
    edhe nxinte si njė mėmė
    qė ka mbetur qyqe korbė!
    Mirpo sonte bukuri,
    buzė e saja burim gazi,
    edhe nga gjiri i saj zbrazi
    vargje, vargje, drit flori!
    Nuk e di se gjysh e si,
    nuk e di se qysh nga se,
    po nashti njė shpresė e re,
    shtin e shkrep nė sytė e mi.
    Do na zhduket errėsira,
    do tė zhduket ajo dorė
    nesėr vjen me shumė tė mira
    shkaba jonė dykrenare.
    Nėn hijen e asaj
    pranvera asht pėrhera,
    qė nga fundi gjer nė maj
    rreth e rrotull ylyvera.
    An'embanė bukuri,
    komb i lirė, tokė e lir
    shqipėtar e Shqipėri
    sa tė lumtur, sa tė mirė!
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Desperado Mon 06 Apr 2009, 03:19

    KOKA BEN E KOKA VUAN,

    Njeher' varet trikollari, heren tjetėr kryq i thyer...
    Paska rar' hallva prej qielli e ja nis njė dallaver,
    Mbushen xhepat me flori
    E qinosen ujk e dele pėr te ber' njė stan tė ri!

    Shitet vendi pėr para, me para e pėr para
    Benet burri telendi, dy para njė maskara,
    Para hasmit lepe peqe
    Para zerit te atdheut hund e tyre shtatė sqepe!

    Duke blere e shitur ere, dikush benet milioner,
    Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
    Milioneri yn' i ri
    Para shokut te dikurshem vari buz' edhe turi!

    E perhera me dy faqe, qe te haj'e qe te bluaj,
    Ne njė kohe mbi dy frona, ne njė ēast mbi dy kuaj,
    Me dy faqe, me dy nofulla, ne njė xhep e dy flamure
    E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!

    Na te urt' e te mendafshte s'qeme te zot te benim ze
    Ku fillon me thash e theme hij' e vetes te perze;
    Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kėnga ndryshe
    E ē'kėrkon ne gji te gjembit te kendoj' njė dallandyshe?

    Mirpo vendi paskish zemėr, paskish sy e paskish vesh,
    Shikon lark e degjon thelle, di te vesh, edhe te zhvesh
    Tani eja e t'ja themi asaj kėngė qe ja thonė:
    Koka bėn e koka vuan, ē'ke moj zemėr qe renkon?!
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Desperado Mon 06 Apr 2009, 03:20

    ISMAIL QEMALI
    (Vjershė e pa botuar,
    shkruarė e kėnduar
    ditėn qė erdhi Ismail
    Qemali nė Vlorė i vdekur)
    Mbyllur det’ edhe stere
    Kush do pyes? ... edhe pėrse?
    E kush pyet pėr Shqipėrinė,
    Rreth me male njė shketinė
    E pa zė dhe e pa zotė
    Vetėm vlente pėr njė botė
    Qė tė bėnej ndonjė ditė,
    Njė thėrime njė kafshitė
    Pėr atė e pėr kėtė,
    Vleft’e saja hė pėr hė,
    Dele dajos........
    Kur nji ditė,
    Vjen e ēfaqet njė Profitė;
    Ish njI plak i bardhė borė,
    Nji bajrak me zok nė dorė;
    Ēan tokė e ēan detė
    Si i ēan rrufeja retė;
    Edhe zbriti mu atje
    Ku i than nga se pėr se
    Po atje nė atė vėndė,
    Dy tė prishurit na mėndė,
    Jo qė nuk i than "miserdhe"
    Po i than dhe "shko nga erdhe!"
    Plaku gjorė e plaku mjerė,
    Ku do vejė e ku do bjerė,
    Nėpėr erė e nėpėr shira
    Nėpėr gropa me shėllira?
    Iku ditė e iku natė
    I mungon dhe buk’ e thatė;
    Edhe buka i mungonte,
    Vėtan zźmra i valonte.
    Si ish baltė, kėmba kridhej,
    Si ish plakė, trupi dridhej,
    Andej ruhej nga armiku,
    Kėtej ruhej nga i ligu.
    Mirpo plaku bėri krahė;
    Kaloj male, kaloj brigje,
    Kaloj pellgje tė pa vahė,
    Kaloj pyje tė pa shtigje
    Syr’ i tija njė yll shihte
    Dita yllin po e fshihte.
    Plaku iku, iku, iku
    Pas ca dite njė mėngjes,
    Kur dėgjon njė zė kikiku,
    Njė qytet i gjithė u ndes.
    Ish njė vend, njė vend i lirė
    Qė nė gjuhėn mė tė mirė
    Qė nė gjuhėn e Asllanit,
    I thon vėndi i jataganit;
    I thon Vlon’ e i thon Vlorė
    Ku Shqiponja dy krenorė,
    Gjeti gjithė ata qė deshi,
    Djem baroti, djem arbreshi,
    Me besė burri armatosur,
    Trimėri qė s’ka tė sosur,
    E kush ishte ai plakė?
    E kush ishte ajo flakė?
    Si njė yll qė ėshtė kėputur
    Nė njė arqe brenda futur,
    Na harriti.... Kuje sotė
    Nuk na erdhi si e deshėm,
    Po nė dhe se fusėm dotė
    Pra nė zźmra do t’a ngjeshim.
    Dhe aty do rroj sa malet
    Shpirti tija nuk do falet
    Nuk do falet po si Dielli,
    Ku bashkohen det e qielli,
    Atje shuhet ashtu duhet,
    Qarko botės zė e muhet;
    Mirpo dielli dhe atėherė,
    Shkrep dhe shtie mbi tė tjerė;
    Dielli mbet gjithnjė Diell,
    Kurdoherė me kokė nė qiellė,
    Edhe Plaku kėtė ditė,
    Si njeri mbaroi jetė
    Mir po Plaku i vėrtetė
    Ish Profit dhe mbet Profit;
    Dhe qėndron ashtu si ishė;
    Do mbaj emrin si e kishė;
    Emr’i tija i vėrtetė;
    Esht Nėntor njėzet’ e tetė.

    Sponsored content

    Vargje nga Ali Asllani Empty Re: Vargje nga Ali Asllani

    Mesazh nga Sponsored content

      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 10:03