Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:03

    5. PRONA FEUDALE NĖ SHQIPĖRI GJATĖ SHEK. XI-XIV

    Prona feudale dhe evoluimi i saj nė Shqipėri (shek. XI-XIV)

    Shekulli X ofron dėshmitė e para historike pėr format fillestare tė pronės feudale nė Shqipėri. Ato kanė tė bėjnė kryesisht me pronat kishtare, dokumentacioni i tė cilave mundi tė ruhej mė mirė nėpėr arkivat e biblotekat e manastireve dhe institucioneve tė tjera kishtare. Konkretisht, pėr vitet 1018 e 1020 ruhen dy akte dhurimi tė perandorit bizantin Bazili II pėr disa nga peshkopatat shqiptare. Nė aktet (diplomat) nė fjalė bėhet fjalė pėr numra tė ndryshėm klerikėsh e parikėsh, qė pėrfaqėsojnė kategori tė ngjashme bujqish, tė cilėt bashkė me tokėn e tyre lidheshin pas peshkopatave nė fjalė me detyrimin qė t'u dorėzonin atyre tatime tė caktuara, tė cilat mė parė i dorėzoheshin shtetit bizantin. Kėshtu, kryepeshkopit tė Ohrit i akordoheshin 30 klerikė e po aq parikė, njėlloj sa edhe peshkopit tė Kosturit. Kurse peshkopi i Glavinicės do tė kishte nė viset nėn juridiksion tė tij, nė Mallakastėr e Kaninė, 40 klerikė e 40 parikė, po aq sa dhe peshkopi i Beratit. Peshkopė tė eparhive mė pak tė rėndėsishme, si tė Cernikut (Cėrrikut), e Dropullit (Adrianopolit) do tė kishin nga 15 pėr secilėn nga tė dy kategoritė, kurse ai i Himarės 12 pėr ēdo kategori. Nė aktet e Bazilit II pėrcaktohet se peshkopatave nė fjalė u jepej e drejta e nxjerrjes pėr vete (ekskusia) tė tė ardhurave qė mė parė i dorėzoheshin shtetit bizantin.
    Lidhja e njė numri tė caktuar fshatarėsh, bashkė me ngastrat e tyre, pas personave fetarė ose laikė me qėllim shlyrjen nė favor tė kėtyre tė fundit tė atyre detyrimeve, qė fshatarėt nė fjalė deri atėherė ia kishin dorėzuar shtetit, pėrbėn njė shenjė paralajmėruese pėr marrėdhėniet e reja qė po pėrvijoheshin nė fshatin shqiptar. Megjithatė, njė lidhje e tillė qe ende e brishtė, qoftė pėr faktin se numri i ekonomive fshatare qė i atashoheshin njė personi a njė institucioni fetar tė caktuar qe i ulėt, qoftė pėr faktin se pjesa e rentės qė kėta tė fundit merrnin nga kėto ekonomi fshatare qe ende e vogėl nė krahasim me sasinė e rentės qė shkonte nė favor tė shtetit. Nga ana tjetėr, ky sistem linte krejtėsisht nė duart e shtetit atributet e pushtetit gjyqėsor, duke i dhėnė atij njė pozitė mbisunduese si ndaj bujqve "tė dhuruar", ashtu dhe ndaj beneficiarit qė tash e tutje pėrfitonte njė pjesė tė rentės sė tyre.
    Gjithsesi, aktet e dhurimit tė perandorit bizantin Bazili II tė viteve 1018-1020 zbulojnė njė fazė embrionale tė sistemit tė pronies (pronoia), i cili nga shek. XI u bė forma tipike e pronės feudale nė Bizant. Institucioni i pronies pati njė pėrhapje tė gjerė edhe nė trevat shqiptare, aq sa fjala "pronie" u trashėgua nė fjalorin e shqipes, duke marrė nė dallim nga kuptimi qė kishte fillimisht, kuptimin e ēdo forme zotėrimi tė pakushtėzuar (pronė).
    Nė fakt, pronia ishte njė sasi e caktuar toke e pėrfaqėsuar nga njė numėr ekonomish fshatare, qė perandori bizantin me anė tė njė diplome tė posaēme (krysobull) ua shpėrndante personave laikė apo institucioneve fetare pėr t'i pasur nė zotėrim tė kushtėzuar.
    Pronia nuk ishte kurrsesi njė zotėrim me tė drejta tė plota. Duke marrė pronien, titullari i saj, proniari, fitonte tė drejtėn tė vilte nga ekonomitė fshatare, qė pėrbėnin pronien e tij, njė numėr tė caktuar detyrimesh qė deri atėherė shkonin nė dobi tė arkės perandorake. Nė kėmbim ai ishte i detyruar t'i pėrgjigjej thirrjes sė perandorit pėr shėrbim ushtarak, duke u paraqitur me njė numėr kalorėsish e kėmbėsorėsh tė armatosur me shpenzimet e veta. Kėshtu nė fund tė shek. XIV njė proniar nga familja Dukagjini i pėrgjigjej thirrjes sė kryezotit pėr luftė duke u paraqitur me 40 kalorės e 100 kėmbėsorė. Nė pikpamje juridike, pronia ishte, pra, e ngjashme me stratiotika ktemata, d.m.th. me ngastrat e ushtarėve-bujq tė periudhės paraardhėse. Si njėra dhe tjetra jepeshin pėr shfrytėzim me kusht dhe kushti kryesor ishte kryerja e shėrbimit ushtarak. Por nė pikėpamje shoqėrore ndryshimi mes njėrės dhe tjetrės qe i madh. Zotėruesit e ngastrave ushtarake i pėrkisnin klasės sė fshatarėsisė sė lirė, qė merreshin vetė me punimin dhe shfrytėzimin e tyre. Nė tė kundėrtėn, zotėruesit e pronies i pėrkisnin klasės sė pronarėve tė mėdhenj, qė pėrdornin punėn e tė tjerėve, tė bujqve parikė (paroikoi).
    Pronia lidhej ngushtė me personin tė cilit i jepej. Ajo nuk shitej, nuk ndahej, nuk dhurohej. Pas vdekjes sė titullarit, proniarit, ajo i kthehej pėrsėri pushtetit qendror dhe me njė krysobull tė re perandori ia kalonte atė njė proniari tė ri, qė sigurisht merrte pėrsipėr detyrimin ushtarak. Pronia mund tė trashėgohej nga i ati tek i biri nė rast se ky merrte pėrsipėr tė kryente detyrimet ushtarake si i ati. Por dhe nė kėtė rast nevojitej miratimi i pushtetit qendror, pėrkatėsisht i perandorit.
    Instituti i pronies e pėrshpejtoi edhe nė Shqipėri procesin e feudalizimit, sidomos nėpėrmjet krijimit tė njė shtrese tė re tė pasurish, tė fisnikėrisė ushtarake. Nė shek. XII vendi gėlonte nga fisnikė tė tillė qė mbanin tituj bizantinė, si sebastos, kaballarios etj. Pėr shumė nga kėta, pajisja me pronia e me tituj nga pushteti qendror bizantin shėnoi edhe fillimin e njė procesi integrimi nė shtetin dhe administratėn bizantine.
    Me kalimin e kohės pronia pėsoi ndryshime thelbėsore. Nė shek. XIII-XIV proniarėt fituan njė numėr tė madh privilegjesh e atributesh, duke e zhvendosur gjithnjė e mė shumė pushtetin qendror. Sasia e rentės qė shkonte nė dobi tė proniarit u rrit sė tepėrmi nė raport me atė qė i shkonte arkės qendrore. Proniarėt filluan tė merrnin pėr vete edhe taksėn e tokės, qė ishte atribut i pandashėm i pushteti qendror. Proniarėt ngritėn njė aparat tė tyrin administrativ, qė zėvendėsoi atė shtetėror, me nėpunės, roje, ushtarė, ndonjėherė edhe me gjykatės tė vetėt.
    Nė fakt, pas shek. XIII, ndodhte shpesh qė proniarėt tė pėrvetėsonin edhe tė drejtėn e gjykimit fillimisht pėr ēėshtjet e vogla, mė vonė edhe pėr krimet e rėnda, duke i hequr pushtetit qendror njė nga prerogativat kryesorė tė ushtrimit tė sovranitetit.
    Nė shek. XIV, pronia i ishte afruar sė tepėrmi statusit tė njė zotėrimi feudal tė pavaruar. Ajo tanimė mund tė trashėgohej, tė ndahej, madje dhe tė shitej. Gjithnjė e mė rrallė proniari pėrmbushte detyrimin kryesor ndaj shtetit, atė ushtarak, madje kjo shpjegon pėrse nė ndonjė rast del se zotėrues dhe administratorė tė proniave tė ishin edhe gra.
    Megjithatė, nė fund tė shek. XIV dhe gjatė gjithė shek. XV, nė pėrputhje me intensifikimin e veprimtarive ushtarake si pasojė e sulmeve tė turqve osmanė, vihet re njė rigjallėrim i institucionit tė tokave ushtarake (stratiotika ktemata), qoftė nė formėn e mirėfilltė feudale (pronia), por sidomos nė formėn e vjetėr tė parcelave tė vogla ushtarake tė periudhės sė perandorėve “maqedonė” (shek. IX-XI). Shumė nga shqiptarėt e emigruar nė Greqi, nė shek. XIV-XV, u vendosėn bashkė me familjet e tyre nė zotėrimet e feudalėve bizantinė, tė cilėt u dhanė atyre nė pėrdorim toka, vreshta e kullota kundrejt kryerjes sė shėrbimit ushtarak nė mbrojtje tė zotėrimeve nė fjalė. Burimet e kohės i quajnė ata rėndom stratiotė (ushtarė). Institucioni i pronies njohu njė pėrhapje tė madhe nė zonėn e Shkodrės, ku nė shek. XIV dėshmohet njė numėr i madh proniarėsh, tė cilėt me miratim tė Venedikut administronin fonde tė caktuara tokash nėn juridiksionin e Shkodrės kundrejt detyrimit pėr t'i shėrbyer me luftėtarė qeveritarit venecian tė atij qyteti. Nga ana tjetėr, nė zotėrimet e saj tė Peloponezit, tė Eubesė e tė Dalmacisė, Republika e Venedikut tėrhoqi masa tė tėra emigrantėsh shqiptarė, tė cilėve u premtonte ngastra toke, vreshta, kullota etj., kundrejt angazhimit tė tyre nė mbrojtje tė kėshtjellave e zotėrimeve veneciane nga sulmet e turqve osmanė. Pėr mė se njė shekull, kėta pronarė-luftėtarė shqiptarė (stratiotė), qenė shtylla kurrizore e ushtrive tė Venedikut sa nė zotėrimet e tij tė Shqipėrisė, ashtu dhe nė ato tė Greqisė e tė Dalmacisė. Reparte stratiotėsh shqiptarė u pėrdorėn nga Venediku edhe nė Itali, nė luftėrat me shtetet rivale tė tij. Fama e stratiotėve shqiptarė, si Mėrkur Bua, Manol Blesi etj., i kapėrceu edhe kufijtė e Italisė e u pėrhap nė Gjermani, Francė, Poloni, ku kėta stratiotė ofruan shėrbimet e tyre.
    Ndonėse pronia u bė dukuri mbizotėruese nė shek. XI-XIV, krahas saj vazhduan tė ekzistojnė forma tė tjera tė pronės. Kjo vlen nė radhė tė parė pėr bashtinėn apo pronėn mė tė drejta tė plota e tė pakushtėzuara, qė posedohej mbi bazėn e titujve tė pronės (titulus possessionis). Kishte bashtina qė i pėrkisnin pėrfaqėsuesve tė aristokracisė dhe qė si tė tilla kishin shtrirje tė madhe dhe punoheshin nga bujqit. Kėto njiheshin nė Bizant me emrin "paraspor". Por kishte edhe bashtina tė vogla, prona tė bujqve, qė punoheshin nga vetė pronari. Kategorisė sė bashtinės i pėrkisnin edhe pronat e qytetarėve tė Durrėsit, Shkodrės, Drishtit etj., nė rrethinat e qyteteve nė fjalė. Nė Durrės qytetarėt zotėronin nė pronė tė plotė edhe kullotat nė malin e afėrt tė Temalit. Ndarja, trashėgimia apo shitblerja e bashtinave ishte njė dukuri e zakonshme, qė ndeshet herėt nė Durrės, Dibėr, Devoll, Vageneti e gjetkė. Bashtina ishte e vetmja kategori e pronės qė paraqitej lirisht nė tregun e tokės. Shitblerja e saj pasqyrohej nė ndryshime tė shpejta e tė thella tė statusit shoqėror. Njė shitje e shpejtuar e tokės apo edhe njė pėrjashtim nga e drejta e trashėgimisė mund ta kthente sakaq njė pronar nė njė bujk tė varfėr (paroikos), siē ndodhi mė 1223 me Tanushin, birin e Gjinit, nga Dibra, i cili u detyrua tė punonte si bujk (poroikos) nė tokat e tė tjerėve, pasi e ėma dhe vėllezėrit nuk i dhanė pjesėn e tokės qė i pėrkiste si trashėgim nga i ati.
    Afrimi i statusit tė pronės sė kushtėzuar (pronies) me atė tė pronės sė pakushtėzuar (bashtinės) pas shek. XIII, i dha vrull tė papėrmbajtur procesit tė pėrqendrimit tė tokave nė pak duar, rrjedhimisht dhe rrėnimit tė pronarėve tė vegjėl. Ky proces u shoqėrua me rritjen e tė drejtave (imuniteteve) dhe tė atributeve sovrane tė pronarėve tė veēantė dhe me fuqizimin e pozitės sė tyre ekonomike, juridike e politike si ndaj masės sė fshatarėve tė vet, ashtu edhe ndaj pushtetit qendror. Kjo ėshtė koha kur mund tė flitet pėr marrėdhėnie feudale tė zhvilluara nė Shqipėri.
    Zotėrimi feudal nė Shqipėri, si kudo nė Bizant apo nė Perėndim, pėrbėhej nga dy pjesė kryesore: toka e fshatarėve-parikė e ndarė nė ngastra (stases) dhe toka e zotėrisė qė ishte nė zotėrim tė drejtpėrdrejtė tė tij. Toka e fshatarit pėrfaqėsohej nga shtėpia e tij (zjarri) me anekset dhe me arėn, vreshtin, kopshtin etj. Zotėrimi i fshatarit nuk ishte i pėrqendruar: ai ndahej nė shumė ngastra tė vogla, shpeshherė larg njėra-tjetrės. Pjesa tjetėr e fondit tė tokės nė njė zotėrim feudal ishte pronė e drejtpėrdrejtė e fisnikut dhe si e tillė administrohej prej tij (paraspori). Kjo pjesė e zotėrimit feudal (ekonomia demaniale) erdhi vazhdimisht duke u shtuar, paralelisht me fuqizimin e aristokracisė. Karakteristike ėshtė qė, nė njė fazė tė parė, ishin ngastrat e fshatarėve ato qė realizonin pjesėn kryesore tė prodhimit feudal. Por nė shek. XI pjesa e tokave nė administrim tė drejtpėrdrejtė tė fisnikut i kaloi tė parat si nga sasia, ashtu dhe nga prodhueshmėria. Shtrirja e madhe e tyre lejonte pėrdorimin e metodave e tė teknikave tė pėrparuara, siē qe qarkullimi bujqėsor 3-vjeēar, si dhe shfrytėzimin intensiv i tokave nėpėrmjet ujitjes, plehėrimit etj.
    Edhe mė i shpejtė ishte procesi i pėrqendrimit tė tokave nė duart e institucioneve fetare, manastireve e peshkopatave. Ndryshe nga ē'kishte ndodhur deri nė shek. XII, kur sipėrfaqet nė zotėrim tė tyre ishin rritur si rezultat i dhurimeve tė bėra nga ana e pushtetit qendror, tani, pas shek. XII, dhuruesit e mėdhenj tė manastireve e tė peshkopatave janė fisnikėt e mėdhenj apo tė vegjėl, pa pėrjashtuar dhe kategorinė e njerėzve tė thjeshtė tė fshatit e tė qytetit. Nė fillim tė shek. XIV manastiret e peshkopatat kishin arritur tė grumbullonin sasi tė pamasa fondesh tokėsore. Njė pjesė e konsiderueshme e viseve tė Kosovės ishin atė kohė pronė e manastireve tė mėdha, si ai i Hilandarit nė malin Athos, ai i Deēanit (nė rrethin e Pejės), i Vranjės (Shkodėr), i Kryeėngjėllit (Prizren), i Shėn Gjergjit (Shkup) etj. Vetėm manastiri i Deēanit zotėronte nė shek. XIV rreth 20 000 ha tokė, qė zinin njė zonė pak a shumė kompakte nė Rrafshin e Dukagjinit. Toka i dhurohej manastirit bashkė me bujqit, tė cilėt ēliroheshin nga detyrimet ndaj feudalit. Kėto i kalonin manastirit tėrėsisht, nė formėn e detyrimeve nė natyrė, nė tė holla e nė punė angari.
    As feudali, pronar i dikurshėm, as njerėzit e tij nuk mund tė shkelnin nė atė tokė e tė mblidhnin detyrimet. Nė aktdhurimin e dy fshatrave tė zonės sė Dibrės pėr manastirin e Hilandarit, mė 1426, Gjon Kastrioti deklaronte se fshatrat nė fjalė do tė ishin tė lirė nga ēdo lloj detyrimi qė i kishin dhėnė deri atėherė atij; kėto tė drejta ai ia kalonte tė plota manastirit.
    Tė ardhurat e manastireve ishin kryesisht nė produkte bujqėsore. Por njė pjesė, sigurisht mė e vogėl, vinin nga veprimtaria zejtare dhe nga aktivitete tė tjera. Kėshtu, manastiri i Prizrenit merrte falas nga zona e Pultit njė sasi fshikėzash mėndafshi, verė e kripė, kurse manastiri i Deēanit pėrpos kėtyre merrte edhe njė sasi hekuri (50 nade). Manastiri i Prizrenit merrte 1 mijė hyperperė nė vit nga doganat e Prizrenit. Tė ardhura tė mėdha manastiret nxirrnin nga panairet tė organizuara nė territorin e tyre. Shpeshherė nė panaire tė tilla, si psh. nė panairin e Shėn Gjergjit nė Shkup, ishte e ndaluar tė tregtoheshin produkte tė tjera, qė s'ishin tė manastirit nė fjalė.
    Njė burim i qėndrueshėm tė ardhurash pėr kishėn mbetej, nė fund, taksa pėr kishėn (kanonikon), e paguar nė natyrė e nė tė holla. Njė pjesė e mirė e saj merrte rrugėn pėr nė Romė e Konstandinopojė. Dorėzimi i detyrimeve (prebenda) ishte njė nga shkaqet e fėrkimeve qė lindnin herė pas here midis klerit vendas shqiptar, nga njėra anė, dhe Papatit tė Romės e Patriarkatit tė Konstandinopojės, nga ana tjetėr.
    Nė pėrpjekje pėr tė gjetur mjete financiare plotėsuese, veēanėrisht nė kohė luftėrash, pushteti qendror vendoste tatime tė jashtėzakonshme mbi popullsinė. Kėshtu, nė vitet e fundit tė shek. XII, perandori bizantin vendosi mbi popullsinė e provincave perėndimore tė perandorisė tė ashtuquajturin alamanikon (taksa gjermane), pėr tė pėrballuar nevojat e luftės me perandorin gjerman, Henrikun V tė Sicilisė. Nė shek. XV Venediku u impononte banorėve tė zotėrimeve tė tij nė Shqipėri mbledhjen e herpashershme tė detyrimeve tė jashtėzakonshme (recollecta), me tė cilat siguronte paqen me komandantėt osmanė tė krahinave fqinje.
    E gjithė piramida e shoqėrisė feudale mbėshtetej nė shfrytėzimin e punės sė bujqve (parikėve). Kategori tė tjera bujqish ishin edhe "tė huajt" e "tė lirėt" (ksenoi, eleutheroi). Kėta ishin tė privuar nga toka e nga ēdo lloj prone, pra tė parregjistruar nga fisku dhe vendoseshin nė feud nė cilėsinė e punėtorit me mėditje. Por me kohė edhe kėta pajiseshin me njė copė tokė pėr tė cilėn paguanin detyrimet pėrkatėse, duke u shkrirė, kėshtu, dhe ata nė masėn e parikėve.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:04

    Detyrimet feudale

    Sistemi i detyrimeve feudale qė rėndonin mbi fshatarin nuk ishte i njėjtė pėr tė gjitha viset shqiptare. Ai ndryshonte sipas konfiguracionit tė terrenit, por edhe sipas sferave politike nė tė cilat pėrfshihej kjo apo ajo zonė. Edhe raporti midis llojeve tė ndryshme tė rentės, nė natyrė, nė tė holla e nė angari, ndryshonte nga vendi nė vend e nga koha nė kohė. Fuqizimi i fisnikėve kundrejt pushtetit qendror bėri qė nga shek. XIII, pjesa e rentės nė angari e nė tė holla tė rritej nė krahasim me rentėn nė natyrė. Njėherėsh ndryshoi edhe raporti midis rentės qė shkonte nė favor tė shtetit dhe asaj nė dobi tė fisnikut, nė fitim tė kėtij tė fundit.
    Detyrimet pėr shtetin pėrfshinin detyrimin mbi tokėn (soku), qė nė trevėn e Shkodrės pėrbėhej nga pagimi i njė dukati dhe tė njė modi grurė (afėr 250 kg) nė vit nga ēdo ekonomi fshatare. Krahas sokut paguhej dhe taksa "pėr tym" (zjarr, shtėpi) e barabartė me njė dukat flori, e ashtuquajtura "e dhjeta e melit", taksa e obrokut, baras me 4 grosh argjendi nė vit, qė paguhej si kontribut pėr mbajtjen e ushtrisė dhe tė nėpunėsve qeveritarė gjatė qėndrimit nė njė vend tė caktuar etj. Njė vend tė rėndėsishėm zinte aerikoni, qė nė fillimet e tij kishte qenė thjesht njė gjobė e parashikuar pėr njė numėr shkeljesh e krimesh (vrasje, pėrdhunim, gjetje thesari). Me kalimin e kohės aerikoni u kthye nė njė detyrim tė pėrhershėm. Kontribute tė tjera tė bujkut pėr shtetin kishin tė bėnin me punė angari nė ndėrtime rrugėsh, urash, kėshtjellash (kastroktisia) apo nė transporte tė ndryshme, me taksa tė veēanta si e dhjeta e derrave, taksa e verės, e vajit etj.
    Nga ana e tij, fisniku merrte si rregull 1/10 e prodhimeve, por kjo nuk pėrjashtonte qė duke shfrytėzuar pushtetin, ai tė kėrkonte sasi mė tė madhe. Nė rastet kur pronari jepte me qira ngastra nga paraspori i tij pėr bujq nevojtarė, ai kėrkonte deri nė 1/4 e 1/2 e prodhimit. Pėr raste festash fshatarėt ofronin gjithashtu dhurata nė natyrė (kaniske), tė cilat ishin tė detyruara dhe aspak me dėshirė, siē e thotė emri i tyre. E madhe ishte gama e punėve angari qė bujqit kryenin gjatė vitit nė pronat e fisnikut: nga lėrimi i tokės, mbjelljet, korrjet, vjelje e vreshtave, e deri te transportimi i produkteve nėpėr depo, prerja e transporti i druve tė zjarrit, i kripės etj. Nė shek. XIV angaritė zinin njė peshė tė madhe tė detyrimit tė fshatarit. Nė disa zona tė Shqipėrisė ato zinin deri nė 2 ditė pune nė javė nė pronat e fisnikut apo nė shėrbime tė ndryshme.
    Nė shek. XII-XIV vertikalizimi feudal i shoqėrisė shqiptare u thellua edhe mė tepėr. Lidhjet e varėsisė ekonomike e juridike pėrfshinė sektorė gjithnjė e mė tė gjerė tė popullsisė fshatare. Burimet flasin pėr kthim nė pronė feudale jo vetėm tė zonave fushore, por dhe tė atyre kodrinore e madje malore. Nė pronėsi feudale po kalonin edhe bastionet e fundit tė pronės sė bashkėsisė, pyjet, kullotat, korijet, peshkoret etj. Ky proces feudalizimi mori vrull sidomos nė periudhėn e dobėsimit tė Perandorisė Bizantine, qė pėrkon me sundimin e dinastisė sė Perandorisė Paleologe (shek. XIII-XV). Atė kohė edhe prona e pėrkohshme dhe e kushtėzuar (pronia) pėrmbylli evolucionin e saj tė kthimit nė njė pronė tė vėrtetė feudale tė pėrhershme, tė trashėgueshme e tė pakushtėzuar. Shitblerja e lirė e tokave e favorizoi sė tepėrmi pėrqendrimin e tokės nė duar tė njė numri tė kufizuar pronarėsh.
    Por masėn dėrrmuese njerėzore, mbi tė cilėn ngrihej pushteti i fisnikut, e pėrbėnin pa dyshim bujqit, qė banonin dhe punonin nė zotėrimet e tij. Tashmė lidhjet feudale tė varėsisė po ktheheshin nė njė karakteristikė themelore tė marrėdhėnieve tė tyre me "tė fuqishmit". Burimet historike i pėrmendin shpesh herė bujqit me termat servi, villani apo paroikoi, qė dėftejnė bujkrobin e mirėfilltė. Tė njėjtat burime japin tė dhėna tė mjaftueshme, qė tregojnė se nė zona tė gjera tė Shqipėrisė popullsia e fshatit kishte rėnė realisht nė statusin e bujkrobėrisė. Njė udhėtar anonim tregon, nė vitin 1308, se fshatarėt nė krahinat kryesisht malore tė Kėlcyrės, Tomorricės, Stefaniakės, Kunavisė, Pultit e Dibrės, punonin tokat dhe vreshtat e fisnikėve tė veēantė, u dorėzonin atyre detyrime tė caktuara dhe kryenin shėrbime tė tjera shtėpiake pėr ta. Historiani bizantin Kantakuzeni, nga ana e tij, dėshmon se fuqia e krerėve tė kėtyre krahinave mbėshtetej sė tepėrmi nė bagėtitė e imta e tė trasha qė ata zotėronin nė kope tė panumėrta.
    Ky pėrqendrim i pasurisė nė pak duar, kishte pa dyshim anėn tjetėr tė shpronėsimit e tė varfėrimit tė masės sė bujqve.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:05

    6. QYTETET E SHQIPĖRISĖ

    Zhvillimi urbanistik dhe popullsia

    Qytetet qenė ato qė pėsuan mė shumė gjatė periudhės kalimtare tė kapėrcimit nga lashtėsia nė mesjetė. Si rezultat i shthurjes sė plotė tė sistemeve tė vjetra tė qeverisjes, tė ekonomisė, tė komunikimit qytetet shqiptare shėnuan njė dobėsim e tkurrje nė funksionet e tyre. Nga ana e tyre, sulmet “barbare” qė u pėrsėritėn rregullisht nė shek. V-VII, i dhanė dhe ato njė goditje tė pandreqshme pjesės mė tė madhe tė qyteteve tė Ilirikut Perėndimor. Nishi, Doklea, Skampa, Amantia, Onkezmi, Euroia nuk i mbijetuan dot kėsaj periudhe tė trazuar. Qytete tė tjera, si Apolonia, Butrinti, Adrianopoli, Bylisi (Glavinica) humbėn shkėlqimin e dikurshėm dhe mbijetuan vetėm si qendra tė thjeshta peshkopale e ushtarako-administrative. Nė fakt, edhe burimet e kohės i emėrtojnė pjesėn mė tė madhe tė qyteteve tė hershme, jo mė si qytete (polis), por si kėshtjella (kastellia, polismata), duke nėnvizuar me kėtė rėnien e funksionit ekonomik e shoqėror tė tyre. Shkodra, Lezha, Ulqini, Liknidi (Ohri) arritėn tė mbeten qendra tė banuara, ndonėse dhe ato u goditėn rėndė. Nė mjaft raste, qytetet e dikurshme u shpėrngulėn nė lartėsitė e afėrta, ku popullsia ndihej mė e sigurt brenda mureve tė rindėrtuara ose tė ndėrtuara rishtas. I tillė qe rasti i Krujės, i Kaninės, i Petrelės. Edhe nė Lezhė, qendra e gravitetit u zhvendos nga qyteti i poshtėm i zhvilluar rreth portit (Lissus), nė pikėn e afėrt mbizotėruese, ku ndodhej kėshtjella e vjetėr.
    Njė rast tė pėrveēėm pėrbėn qyteti i Durrėsit, i cili edhe nė shekujt e mesjetės sė hershme vazhdoi tė jetė “metropoli i Ilirikut” (Niqifor Brieni). Qyteti-port, pikėnisje e rrugės Egnatia, ishte nyja kryesore qė lidhte Perandorinė Bizantine me zotėrimet e saj nė Itali dhe, nė pėrgjithėsi, me Perėndimin. Nė shek. V perandor Anastasi I, me origjinė nga ky qytet, e qarkoi atė me mure solide qė u qėndruan tė gjitha kohėrave. Rėndėsi e veēantė iu kushtua fortifikimit tė Durrėsit nga krahu i veriut (Kepi i Pallės), ku njė istėm me gjerėsi 7 km e bashkonte qytetin me pjesėn tjetėr tė kontinentit. Nė kėtė krah, ku priteshin goditjet kryesore kundėr qytetit, gjendej e ashtuquajtuara “Porta e Kalorėsit”, e pėrmendur mė 1246 dhe qė e mori emrin nga statuja e bronztė e kalorėsit, e vendosur s’dihet kur mbi traun e portės. Po nė kėtė krah ngrihej njė kullė e fuqishme, e restauruar mė 1225 nga despoti Teodor Engjėlli i Artės. Rreth vitit 1280 anzhuinėt ndėrtuan nė mbrojtje tė portit njė kullė tė re nė krahun jugor, buzė detit, qė u lidh me kėshtjellėn bizantine me anė tė njė muri. Nė kėtė anė tė kėshtjellės ekzistonte qysh nė shek. XI njė lagje e banuar prej tregtarėsh nga Venediku dhe Amalfi. Nė pjesėn mė tė lartė tė qytetit ndodhej fortesa (castrum, praetorium), ku qėndronte garnizoni i qytetit.
    Nė shek. XIII edhe qendra tė tjera shqiptare, si Drishti, Deja, Shasi, Prizreni, Lezha, Kruja, Berati, Kanina etj., bėnė njė hap tė rėndėsishėm drejt kthimit tė tyre nga kėshtjella me fizionomi kryesisht ushtarake, nė qendra urbane tė zhvilluara. Nė pamundėsi pėr t’u zhvilluar brenda rrethit tė mureve tė trashėguara nga e kaluara, qytetet nė fjalė u shtrinė jashtė tyre. U formuan kėshtu lagjet e jashtme (proastion, suburbium), tė cilat shumė shpejt u kthyen nė qendra tė jetės ekonomike tė qytetit. Kėtu zhvilloheshin tregjet dhe ishin pėrqendruar dyqanet e punishtet. Nė mjaft raste, si p.sh. nė Berat, kėto lagje u rrethuan edhe ato me mure pėr t’u mbrojtur nė rast rreziku. Pėr tė siguruar furnizimin me ujė tė qytetit, pėrveē burimeve natyrore, shfrytėzoheshin ujėrat e mbledhura nė cisterna tė posaēme tė hapura nė vendin mė tė sigurt tė qytetit. Nė raste tė veēanta, si p.sh. gjatė rrethimit tė gjatė tė Beratit nga anzhuinėt, mė 1280-1281, shfrytėzohej edhe uji i lumit, me tė cilin kėshtjella lidhej me sisteme tė fshehta e tė mbrojtura vendkalimesh.
    Duke filluar nga shek. XIII, qendra tė reja, me drejtim kryesisht tregtar e doganor, lindėn nė grykėderdhjet e disa prej lumenjve kryesorė tė Shqipėrisė. Tė tilla qendra ishin: Shirgji (Bunė), Shufadaja (Mat), Bregu (Shkumbin), Pirgu (Seman), Spinarica (Vjosė) etj.
    Zakonisht qytetet kishin nėn jurisdiksionin e tyre edhe njė territor pak a shumė tė shtrirė, qė pėrfshinte fshatra, toka buke, vreshta, ullishte, pyje, kullota si dhe kripore apo peshkore. Kėshtu, mė 1274, nė juridiksionin e Vlorės ishin dy distrikte (arkondi) me njė numėr fshatrash (casalia). Nė vitin 1343 rreth 17 fshatra pėrreth Krujės, mes tė cilėve Zalli, Shėn Vlashi, Vilėza, Ēerkeza, Kallmeti, ishin pronė e banorėve tė qytetit dhe figuronin si pjesė e territorit tė tij. Situatė e ngjashme dėshmohet edhe nė Shkodėr e nė Durrės. Pėr shfrytėzimin e pronave e tė pasurive nė territoret pėrreth, banorėt e qyteteve punonin vetė ose pajtonin vendas me pagesė (villici, villani). Kufijtė e juridiksionit ishin tė pėrcaktuara historikisht dhe ēdo pėrpjekje pėr ndryshimin e tyre bėhej shkak pėr konflikte, shpeshherė edhe tė armatosura, me qytetin fqinjė. Probleme tė tilla juridiksioni pati qyteti i Ulqinit me atė tė Shasit (Suatium), Shkodra me Sardėn (Shurdhahun). Grindja pėr disa fshatra, qė dikur kishin qenė nėn juridiksionin e Drishtit, u bė shkak pėr marrėdhėnie tė acaruara midis tij e Shkodrės, qė mė 1399 degjeneruan nė njė pėrplasje tė armatosur.
    Nė gjysmėn e parė tė shek. XIV, popullsia e qyteteve u rrit mjaft. Durrėsi llogaritej tė kishte atėherė rreth 25 mijė banorė. Qyteti u bė njė qendėr qė thithte vazhdimisht banorė tė rinj nga zonat fshatare. Durrėsi dhe Shkodra nė shek. XIV njohėn njė dyndje tė madhe banorėsh tė rinj tė ardhur nga fshatrat pėrreth. Nė shek. XV, njė pjesė e mirė e popullsisė sė Pargės pėrbėhej nga tė ardhur prej fshatrave fqinje Aja e Rapėzi. Nė mjaft raste, autoritetet e mirėprisnin kėtė imigracion tė brendshėm. Pėrveēse sillnin gjak e fuqi tė reja, tė porsaardhurit paraqitnin edhe leverdi tė tjera; nė shumė raste, si nė Durrės, bujqit e vendosur nė qytet detyroheshin tė derdhnin njė shumė tė caktuar parash ose ta shlyenin kėtė shumė me punė angari nė tokat e komunės. Por krahas masave fshatare, popullsisė sė qyteteve i shtoheshin edhe fisnikė tė rrethinave qė pėr njė arsye apo tjetrėn vendosnin tė shpėrnguleshin pėrfundimisht ose ta kalonin aty njė pjesė tė mirė tė kohės pėr tė ndjekur interesat e tyre ekonomikė, ose pėr tė shijuar kėnaqėsitė qė jepte jeta qytetare (pro factis suis vel pro placere). Shumė prej tyre kishin prona, magazina dhe kishin blerė edhe shtėpi tė tyre nė qytet. Nė shek. XIV urbanizimi i zotėrve tė tokės u bė njė dukuri normale. Me kohė, kėta pėrfaqėsues tė aristokracisė sė tokės u integruan nė jetėn e qytetit, morėn nė dorė veprimtari tė ndryshme ekonomike, fituan statusin e “qytetarit” (civis) dhe shpeshherė u pėrfshinė nė organet drejtuese bashkiake.
    Nėse rryma e banorėve tė ardhur prej fshatit jepte ndihmesė nė rritjen e popullsisė sė qyteteve, faktorė tė tjerė shkaktonin bjerrjen e saj. Kėtu vijnė nė vėshtrim tė parė luftėrat dhe pasojat e tyre shkatėrrimtare. Rrethanat e shekujve tė parė tė mesjetės, kur mjaft qytete u rrėnuan pėr tė mos u rimėkėmbur mė, u pėrsėritėn herė pas here edhe nė mesjetėn e mesme dhe nė atė tė vonė, duke ēuar drejt rrėnimit dhe zhdukjes sė plotė qytete tė tėra. Kėshtu, nga sulmet e tartarėve, nė vitin 1242, e pėsoi keq qyteti i Shasit (Suatium), i cili paskėtaj mbulohet nga heshtja. Nė vitin 1356, si rrjedhim i sulmeve tė serbėve, qyteti i Drishtit dhe ai i Ballecit pėrshkruhen si “tėrėsisht tė rrėnuara” (totaliter dissipatum). Po atė vit njė ushtri serbe sulmoi Beratin, duke djegur e shkatėrruar me themel lagjet e jashtme tė qytetit. Duke filluar nga ēereku i fundit tė shek. XIV, shumė nga qytetet shqiptare u bėnė pre e inkursioneve osmane, me pasoja tė rėnda pėr to.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:07

    Pėrballė sulmeve tė ushtrive tė huaja, forcimi i sistemit tė mbrojtjes pėrbėnte njė shqetėsim kryesor tė autoriteteve dhe tė popullsisė sė qyteteve. Meremetimi i mureve dhe i kullave mbrojtėse pėrbėnte nė kėtė kuptim njė veprimtari tė rėndomtė. Ndėrkohė, nė momente tė jashtėzakonshme rreziku, siē qe ai qė u shfaq nga dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XIV me inkursionet osmane, u ndėrmorėn masa tė pashembullta mbrojtėse. Kėshtu, pėr tė penguar inkursionet osmane drejt Butrintit, pak kilometra nė veri tė tij, u ngrit njė mur, i quajturi Heksamil, sipas shembullit tė murit qė, po pėr tė njėjtėn qėllim, ishte ngritur nė istmin e Korintit. Pėr tė shmangur goditjet e ushtrive osmane nė vitet e para tė shek. XV, nė Durrės u konceptua njė projekt madhėshtor, qė parashikonte hapjen e njė kanali nė krahun lindor tė qytetit dhe kthimin e tij nė njė ishull. Rrallimi i popullsisė sė qyteteve pėr shkak tė luftėrave dhe epidemive tė ndryshme i detyronte autoritetet e ndonjė qyteti tė urdhėronin ripėrkufizimin e zonės urbane, duke ngritur mure tė reja rrethuese brenda perimetrit tė mureve tė dikurshme.
    Pėrpos luftėrave, dukuri tė tjera tė zakonshme pėr kohėn, si zia e bukės, epidemitė dhe fatkeqėsitė natyrore, ndikonin nė uljen e numrit tė banorėve tė qyteteve. Epidemitė, si ajo e murtajės, bėnin kėrdinė posaēėrisht nė qytete, ku kishte njė dendėsi tė madhe popullsie dhe kushte tė papėrshtatshme sanitare. Qyteti i Durrėsit pėrjetoi epidemi vdekjeprurėse mė 1362, 1401 e 1481. Murtaja e vitit 1481 goditi rėndė edhe Vlorėn, e cila, siē thonė burimet, u braktis krejtėsisht nga banorėt qė kėrkuan shpėtim nė fshatrat pėrreth. Murtaja e vitit 1348, e ashtuquajtura vdekja e zezė, qė u pėrhap nė tė gjithė Evropėn, shkaktoi viktima tė shumta edhe nė Shqipėri. Pėrveē murtajės, edhe epidemi tė tjera, si kolera e malarja, mbillnin vdekjen nė qytetet shqiptare.
    Pasoja tė rėnda pėr qytetin kishin fatkeqėsitė e ndyshme natyrore. Pėrmbytjet, zjarret dhe tėrmetet goditnin herė pas here, duke shkaktuar pasoja tė rėnda e duke ndryshuar deri edhe fizionominė e tyre. Tėrmeti i vitit 1269 e shkatėrroi thuajse krejtėsisht qytetin e Durrėsit dhe, me atė rast, njė pjesė e mirė e banorėve qė mbijetuan gjetėn strehė nė qytete fqinjė, si nė Berat, ose emigruan nė Itali. Njė tėrmet shkatėrrues goditi, mė 1356, edhe qytetin e Beratit, kurse mė 1452 ishin rrufetė ato qė dogjėn e shkretuan qytetin e Dejės.
    Pėr tė shmangur rrezikun e rėnies sė zjarreve e tė epidemive, autoritetet bashkiake nė qytete, si Durrėsi, Shkodra, Tivari etj., nxirrnin urdhėresa qė disiplinonin ndėrtimin e shtėpive, hedhjen e plehrave nė vende tė caktuara dhe derdhjen e ujėrave tė zeza nė kanale e gropa tė posaēme. Problemet e higjienės qytetare gjenin pasqyrim edhe nė Statutet e qyteteve, siē provojnė Statutet e qytetit tė Shkodrės. Megjithatė kushtet e jetesės, veēanėrisht nė lagjet popullore mbeteshin shumė tė rėnda dhe shtėpitė e ulta me dėrrasė e kashtė tė ngjitura njėra pas tjetrės, rrugėt e ngushta e tė errėta, qė ktheheshin nė depozita plehrash e ujėrash tė zeza, bėheshin vatra zjarri e epidemish vdekjeprurėse.
    Problemi i sigurisė ishte gjithashtu njė shqetėsim i vazhdueshėm dhe qė nuk lidhej vetėm me situatat e jashtėzakonshme tė konflikteve tė jashtme. Rastet e sulmeve dhe tė plaēkitjeve ndaj qytetarėve dhe pronės sė tyre ishin tė shpeshta, veēanėrisht nė orėt e vona. Statutet e Shkodrės i detyronin qytetarėt qė lėviznin natėn tė mbanin pishtarė tė ndezur, pėr t’u identifikuar nga rojet e qytetit. Nėse ndokush kapej duke lėvizur pa pishtar “pas rėnies sė kambanės sė tretė”, atij i viheshin nė ngarkim vjedhjet qė rastėsisht ndodhnin atė natė nė qytet.
    Edhe mė e rrezikshme ishte dalja jashtė qytetit. Punėtorėt e kriporeve tė Durrėsit shkonin nė punė tė armatosur me shkopinj, ēekiēė e shpata nga frika e plaēkitėsve (1436).
    Banorėt e qyteteve, qė kishin statusin e qytetarit (civis), ndaheshin nė fisnikė (nobiles) e popullorė (popolares). Fisnikėt pėrfshinin sipėrmarrėsit e mėdhenj, pronarėt e anijeve, tregtarėt, nėpunėsit e lartė komunalė, si dhe pronarėt e mėdhenj tė tokave qė jetonin nė qytet. Zakonisht shtėpitė e tyre ndodheshin nė pjesėn mė tė lartė e mė tė mbrojtur tė qytetit (castrum), qė izolohej nga pjesa tjetėr me mure dytėsore. Nė aktet mesjetare pėrfaqėsuesit e fisnikėrisė qytetare dallohen nga titulli “zot” (kyr, ser) qė shoqėron emrin e tyre. Nė shtresėn e popullorėve pėrfshiheshin zejtarėt e tregtarėt e zakonshėm, ēirakėt, kallfėt, marinarėt, punėtorėt e krahut nė pėrgjithėsi. Nė qytete kishte edhe njė masė tė madhe banorėsh, kryesisht tė ardhurit rishtas nga fshatrat, qė ende nuk e kishin fituar tė drejtėn e qytetarisė. Kėta ishin tė pėrjashtuar nga njė sėrė tė drejtash dhe nga pjesėmarrja nė jetėn politike e shoqėrore tė qytetit.
    Banorėt e qyteteve kishin njė sėrė detyrimesh ndaj kryezotit ose komunės. Si dėshmi tė njohjes sė sovranitetit mbi tokėn, ata u paguanin atyre njė shumė tė prerė pėr sokun e obrokun apo siē quhej ndryshe akrostiku. Detyrime tė tjera paguheshin pėr masat e peshat, pėr tregun, pėr therrjen e bagėtisė, pėr peshkimin, pėr mirėmbajtjen e mureve tė qytetit (maldenar). Nė raste tė veēanta, qytetarėt detyroheshin tė kryenin edhe shėrbim roje nė muret e qytetit ose tė merrnin pjesė nė punime mbrojtėse.
    Dallimet ekonomike dhe pakėnaqėsitė shoqėrore, marrėdhėniet shpeshherė problematike me rrethinėn bujqėsore dhe me aristokracinė e saj, ndėrhyrjet e ndikimet e huaja, ishin disa nga faktorėt qė ushqenin konfliktualitetin nė qytetet shqiptare nė mesjetė. Shprehja mė e lartė e tyre ishin revoltat popullore, si ato tė kapėrcimit tė shek. XIV-XV nė Shkodėr e nė Drisht, revolta qė bashkuan masa tė gjera tė qytetit e tė fshatit kundėr “kryezotit” tė huaj dhe fisnikėve vendas tė lidhur me tė. Por edhe kur shumė nga qytetet ranė nėn sundimin e fisnikėve vendas, nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV, konfliktet me ta nuk munguan. Me tė tilla u shoqėrua hyrja e Balshajve nė Shkodėr, nė Tivar apo nė Vlorė, sundimi i Topiajve nė Durrės apo i Dukagjinėve nė Lezhė. Konfliktet nė fjalė ishin shprehje e njė dukurie tė pėrgjithshme pėr Ballkanin e mbarė Evropėn feudale. Qytetet detyroheshin t’u paguanin kryezotėrve ose fisnikėve njė shumė tė caktuar (akrostik, census, dacium, tributum). Nė vitin 1363, Durrėsi u detyrua tė rrisė doganat e portit, pėr tė siguruar tributin pėr fisnikėt fqinjė. Komuna e Tivarit duhej t’i paguante Balshės 2 000 dukate nė vit.
    Pavarėsisht nga lidhjet e ngushta dhe nga fakti qė marrėdhėniet qytet-fshat rregulloheshin nga tradita, doket e deri te normat statutore, nuk mungojnė rastet e konflikteve tė ashpra deri tė pėrgjakshme mes banorėve tė qytetit dhe tė fshatit. Domethėnės pėr shkallėn e armiqėsisė qė ndizej herė pas here ėshtė rasti i vitit 1438, kur qytetarėt e egėrsuar tė Tivarit sulmuan njė fshat nė rrethin e Ulqinit, duke djegur shtėpi e duke vrarė e masakruar banorė.
    Krahas qytetarėve me tė drejta tė plota (cives), qė merrnin pjesė pa kufizim nė jetėn ekonomike, shoqėrore e politike tė qytetit, nė qytetet tona pėrmenden shpesh edhe banorėt me qėndrim e status tė pėrkohshėm (habitantes, morantes), tė cilėt jo rrallė herė ishin artizanė, tregtarė e sipėrmarrės tė huaj. Nė shek. XI nė Durrės dėshmohen dy koloni me qytetarė nga Venediku e nga Amalfi, qė kishin lagjet si dhe kishat e tyre, pėrkatėsisht kishėn e Shėn Andresė dhe kishėn e Shėn Mėrisė sė amalfitanėve. Venecianėt e Durrėsit, sipas kronistit italian Malaterra, ishin “nga familje fisnike” (de nobili genere). Ashtu si venecianėt nė Durrės, edhe raguzanėt kishin nė Shkodėr, nė Tivar e nė Vlorė kolonitė e tyre tregtare me lagje e kisha tė veēanta. Nė Durrės, nė vitin 1401, dėshmohen edhe disa banorė hebrenj, tė varfėr e tė paktė nė numėr. Ata merreshin kryesisht me tregtinė e vogėl, dhe, siē del, ishin tė detyruar tė paguanin njė taksė shtesė. Njė prani e vogėl hebrenjsh dėshmohet edhe nė Vlorė, nė fund tė shek. XIV.
    Tė huajt nuk kishin tė drejtė tė zgjidhnin e tė zgjidheshin nė organet bashkiake, porse gėzonin mbrojtje tė veēantė pėr jetėn e pasurinė e tyre. Venediku e Raguza kishin konsujt e tyre nė qytete, si Durrėsi, Vlora, Spinarica, qė mbronin interesat e qytetarėve tė tyre. Ndonėse midis masės sė qytetarėve dhe kėtyre banorėve tė huaj tė qytetit lindnin herė pas here keqkuptime, kėto nuk dėshmohet tė jenė shndėrruar ndonjėherė nė pogrome e raprezalje kundėr tyre. Marrėveshje tė rregullta dypalėshe garantonin jetėn e pasurinė e qytetarėve venecianė apo raguzanė nė Durrės ose nė Vlorė. Megjithatė, ndodhte qė nė kohėn e krizave politike midis qyteteve shqiptare dhe shteteve tė Venedikut, Raguzės, Napolit etj., tregtarėt e sipėrmarrėsit e ndryshėm me origjinė nga kėto shtete, tė bėheshin objekt i armiqėsisė dhe i sulmeve tė popullsisė vendase. Nė raste tė tilla, Republika e Venedikut ose ajo e Raguzės, kanė hyrė nė traktativa tė gjata me perandorin bizantin apo me princėrit e zotėrit shqiptarė, pėr tė siguruar dėmshpėrblime pėr qytetarėt e vet.
    Nė qytetet e zhvilluara tė bregdetit, veēanėrisht nė Durrės, kishte njė rreth tregtarėsh e sipėrmarrėsish vendas tė lidhur ngushtėsisht me interesa ekonomikė me Raguzėn e sidomos me Venedikun. Ata eksportonin dhe importonin prej andej mallra tė ndryshme dhe shpeshherė kishin aty magazina, dyqane, madje dhe shtėpi tė tyre. Sipas burimeve tė kohės, pėr shkak tė interesave ekonomikė, por edhe tė njė formimi kulturor kozmopolit, kjo kategori njerėzish nė marrėdhėniet e pėrditshme shpeshherė “hiqej sikur tė ishte me origjinė veneciane” (pro Venetis expediantur). Kjo shtresė kishte mbėshtetjen e Venedikut. Nė fakt, nė momentin e kalimit tė Durrėsit nė duart e Venedikut, mė 1392, u duk qartė roli vendimtar i kėtij krahu “filo-venecian”, ku bėnte pjesė edhe kryepeshkopi durrsak Dhimitėr Nesha, si dhe ndonjė feudal i fuqishėm i rrethinave.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:07

    Institucionet qeverisėse nė qytetet shqiptare

    Nė pikėpamje tė strukturės shoqėrore e tė organizimit politik, nė Shqipėrinė mesjetare ndesheshin dy lloje qytetesh: qytetet e llojit italo-dalmatin dhe ato tė tipit bizantin. Qė tė dyja kėto gėzonin njė traditė tė gjatė vetėqeverisėse, bartėse e sė cilės ishin fillimisht njė grup familjesh, qė shquheshin pėr pasuri, prona e pushtet. Tė tilla qenė nė Durrės gjatė shek. X-XIII familjet Krisili e Kabasilla (Kabashi), pinjollė tė tė cilave shfaqen herė pas here si “tė parė” tė vendit (proteuon) dhe si mbajtės titujsh e dinjitetesh tė larta bizantine, pėrfshirė ato tė arkondit e tė patricit. Fuqia ekonomike e kėtyre familjeve mbėshtetej nė ndėrtesat, dyqanet, depot e nė anijet qė ato zotėronin nė qytet, e sidomos nė sipėrfaqet e mėdha tė tokave qė kishin sa nė rrethet e Durrėsit, aq edhe nė Lezhė, Mat, Myzeqe e deri nė Dibrėn e nė Kolonjėn e largėt. Nė Vlorė e nė krahinėn e saj, prej shek. XI e deri vonė nė shek. XVII, familja Frėngu ėshtė vazhdimisht protagoniste nė qeverisjen dhe nė ngjarjet qė lidhen me atė zonė.
    Gjatė gjithė periudhės sė sundimit bizantin apo tė sundimeve tė tjera tė huaja, tė drejtat sovrane mbi qytetet i pėrkisnin kryezotit, qė sipas rastit mund tė ishte perandori bizantin, mbreti serb, mbreti i Napolit apo Republika e Venedikut. Kėta e ushtronin sovranitetin nėpėrmjet zyrtarėve tė caktuar enkas prej tyre dhe qė ishin njėherėsh komandantė tė ushtrisė dhe gjykatės. Nė vitin 1166 nė Krujė funksione tė tilla kryeshin nga njė prior, kurse nė Durrės nga njė proteuon (tė dyja fjalėt, njėra latine e tjetra bizantine, pėrkthehen “i pari”). Nė shek. XIII Ulqini dhe Tivari kishin nė krye njė kont. Nė periudhėn e fundit bizantine dhe gjatė sundimit serb tė Stefan Dushanit (1332-1355) mjaft qytete kishin nė krye sebastin ose qefalinė, qė u korrespondojnė ofiqeve napolitane e veneciane tė kontit e tė kapitenit (shek. XIII-XIV). Nė kohėn e sundimit tė despotėve serbė Llazareviēė (1421-1443), nė Drisht, nė Tivar e nė Novobėrdė kryezoti pėrfaqėsohej nga vojvoda. Funksioni i tij, kryekėput ushtarak, flet pėr njė kufizim tė tė drejtave tradicionale vetėqeverisėse tė kėtyre qyteteve.
    Me shembjen e Perandorisė Serbe tė Stefan Dushanit (1355), mjaft nga qytetet ranė nė dorė tė krerėve feudalė shqiptarė: Balsha (Shkodra, Drishti, Tivari, Vlora), Zaharia (Deja), Dukagjini (Lezha), Topia (Durrėsi, Kruja), Gropa (Ohri, Dibra), Muzaka (Berati, Kosturi), Zenebishi (Gjirokastra, Parga), Shpata (Arta) etj. Nė ndonjė qytet, si nė Drisht, nė Shas e diēka mė pėrpara nė Prizren, pushteti laik ushtrohej nė mėnyrė tė pazakontė nga peshkopi i qytetit. Shenja pėr njė pėrfshirje tė klerit nė qeverisjen e qytetit ekzistojnė edhe nė Tivar, ku mė 1372 pėrmendet “burgu i kryepeshkopit”.
    Venediku solli njė nomenklaturė tė re nė qeverisjen e qyteteve shqiptare pas vitit 1392, kur ai u bė zot i tyre. Nė Durrės u vu tė qeveriste bail-kapiteni, nė Shkodėr kont-kapiteni, kurse nė Tivar e nė Drisht qeveritari venecian quhej podesta. Nė Lezhė pushteti venecian pėrfaqėsohej nga kėshtjellari (castellanus) i qytetit.
    Gjithsesi, edhe nė kohėn e sundimeve tė huaja, posti i qeveritarit u besohej nė ndonjė rast edhe vendasve. Kėshtu, mė 1251 konti i Drishtit ishte njė fisnik vendas; po pėrfaqėsues i parisė lokale ishte mė 1266 edhe kapiteni i Durrėsit, Andre Vrana, qė ishte caktuar nė atė post nga kryezoti i radhės, mbreti Manfred Hohenshtaufen i Sicilisė.
    Pėrgjithėsisht, sundimtarėt e huaj pėrpiqeshin tė fitonin simpatitė e parisė dhe tė popullsisė sė qyteteve, duke u pėrpjekur tė harmonizonin interesat e veta me interesat dhe ndjeshmėritė e vendasve. Megjithatė, qė njė harmonizim i tillė ishte i pamundur, kėtė e tregojnė ankesat e vazhdueshme tė pėrfaqėsive qytetare ndaj shkeljeve dhe abuzimeve qė qeveritarėt e huaj bėnin gjatė ushtrimit tė mandatit tė tyre. Kėshtu, nė shek. XV, banorėt e Tivarit ishin aq shumė tė zemėruar nga pėrvetėsimet e paligjshme, nga detyrimet e angaritė arbitrare si dhe nė pėrgjithėsi nga sjelljet e vrazhda tė podestasė venecian Xhakomo Delfin, saqė e kishin bėrė zakon ta quanin atė me emrin “Neron”.
    Njė nga lėshimet themelore, qė kryezotėt e ndryshėm u detyruan t’u bėnin qyteteve shqiptare, ishte njohja deri nė njė farė shkalle e kuadrit juridik e institucional, qė pėrbėnte thelbin e autonomisė tradicionale tė tyre. Nė ēastin e vėnies nė zotėrim tė Durrėsit, pėrkatėsisht nė 1272 e 1392, Karli I Anzhu dhe Republika e Venedikut nxituan tė deklaronin qėllimin e tyre pėr tė respektuar pronat, privilegjet si dhe statutet e “doket e mira” (bonos usus) tė durrsakėve. Njė pjesė e tė ardhurave, qė merreshin nga doganat komunale (nė Shkodėr dogana e peshkut, nė Drisht ajo e mishit dhe e barit), edhe paskėtaj vazhduan tė shkonin nė dobi tė bashkisė. Mbi tė gjitha, u ruajtėn deri diku institucionet tradicionale vendase, qė vazhduan tė funksiononin krahas pushtetit tė kryezotit tė pėrfaqėsuar nga qeveritarėt e tij. Nė Durrės, Vlorė e gjetkė dėshmohet mbijetesa e bashkėsisė sė qytetarėve (universitas, communitas), qė ishte forma mė e gjerė e organizimit qytetar. Ishin pikėrisht banorėt e qytetit me status tė qytetarit, qė nė njė ditė tė caktuar tė vitit mblidheshin dhe zgjidhnin nėpunėsit komunalė. Nė Shkodėr mbledhja e qytetarėve bėhej ditėn e Shėn Markut, mė 25 prill. Atė ditė kambanat e Shėn Stefanit ftonin popullin tė grumbullohej nė sheshin para katedrales, ku nė praninė e peshkopit dhe tė parisė sė qytetit bėhej pėrzgjedhja e gjyqtarėve (tre), e kėshilltarėve (tetė) dhe e financierėve (dy) tė komunės. Mandati i tyre ishte pėr njė vit. Gjykatėsit, kėshilltarėt, financierėt bashkė me mė tė shquarit e qytetarėve (boni homines) ishin anėtarėt e njė asambleje mė tė ngushtė, Kėshillit komunal. Ky mblidhej nėn drejtimin e gjykatėsit tė parė, qė nė Durrės e nė Vlorė quhej me emrin bizantin prokathemen, dhe trajtonte ēėshtje qė kishin tė bėnin me besnikėrinė dhe me integritetin moral tė qytetarėve e tė nėpunėsve komunalė. Veē kėsaj, Kėshilli komunal kishte detyrė tė zgjidhte njė radhė tjetėr nėpunėsish, mes tė cilėve noterėt dhe sekretarėt e gjyqit (cancellarius). Noterėt nė mjaft raste parapėlqeheshin me kombėsi tė huaj, pėr tė shtuar shkallėn e besueshmėrisė sė tyre. Pėr kėtė qėllim, noterėt rekrutoheshin jo rrallė edhe nga radhėt e klerit. Nė Durrės dualizmi kulturor-fetar pasqyrohej edhe nė ekzistencėn paralele tė dy noteriateve: noterė qė i pėrpunonin aktet e tyre nė latinisht dhe ata qė i pėrpunonin nė greqishten bizantine.
    Nė Vlorė, si nėn sundimin bizantin e serb, ashtu edhe nė kohėn e sundimit tė Balshajve (1371-1418), ndėr postet mė tė rėndėsishme komunale ishte ai i admiralit, qė tradicionalisht mbulohej nga njė fisnik vendas. E njėjta gjė ndodhte nė Durrės me postin e protontinit. Si admirali, ashtu edhe protontini, ishin komandantė tė flotės sė qytetit.
    Caktimi i vulės sė qytetit, i njėsive tė matjes e tė peshave ishin disa nga prerogativat kryesore tė organeve bashkiake. Ato ishin tė patjetėrsueshme. Ēdo qytet kishte vulėn, masat e peshat e veta. Njė nėpunės i posaēėm ishte caktuar pėr tė verifikuar ēdo muaj saktėsinė e tyre. Nė Durrės masat dhe peshat e autorizuara mbanin vulėn e qytetit. Statutet e Shkodrės parashikonin dėnime tė rėnda pėr ata qė pėrdornin masa e pesha tė falsifikuara. Nė Durrės vula e qytetit vihej edhe mbi thasėt e kripės, prodhimi i sė cilės ishte monopol i bashkisė. Nė Shkodėr letrat qė mbanin vulėn e qytetit (charta sigillata) kishin vlerėn e dokumentit autentik, njėlloj si aktet noterike.
    Statutet ishin shprehja mė e lartė e organizimit komunal tė qyteteve shqiptare nė mesjetė. Ato pėrmblidhnin aktet normative qė rregullonin nė tėrėsinė e tyre organizimin e funksionimin e qytetit, si dhe marrėdhėniet midis qytetarėve, midis tyre dhe shtetit, midis vetė qytetit dhe ambientit rrethues. Nga tė dhėnat e deritanishme del se me statute ishin pajisur Durrėsi, Shkodra, Drishti, Tivari e Ulqini. Statutet e Durrėsit u nxorėn jashtė pėrdorimit dhe humbėn gjatė sundimit tė Topiajve nė qytet (1368-1392). Disa vite pas kalimit tė qytetit nėn sundimin e Venedikut, mė 1398, u gjetėn 35 kapituj tė kėtyre statuteve, qė ruheshin nė kuvendin franēeskan tė qytetit. Statutet e Drishtit, tė quajtura “Statutet dhe urdhėresat e kapitullit tė kishės katedrale tė Drishtit”, pasqyrojnė jetėn e njė qyteti qė identifikohej me fenė dhe ku kleri, posaēėrisht peshkopi i qytetit, kishin njė rol mbizotėrues. Ato qė ruhen tė plota janė pikėrisht “Statutet e Shkodrės”, njė kopje e tė cilave u zbulua sė fundi nė fondet e Muzeut Korrer nė Venedik. “Statutet e Shkodrės”, siē thuhet nė Kreun IV tė tyre, ruheshin nė dy kopje autentike, njėra nė dhomėn e thesarit dhe tjetra pranė gjykatės sė qytetit. Ato pėrbėhen nga 279 kapituj shkruar nė venecianishten e shek. XV. Edhe pse tė ngjashme me statutet e qyteteve italo-dalmatine, statutet e Shkodrės pėrmbajnė mjaft elementė origjinalė, qė i referohen ambientit specifik shqiptar. Mjafton tė pėrmenden nė kėtė suazė referencat ndaj institucionit tė “besės” dhe tė “hakmarrjes”, qė nuk gjenden nė statute tė tjera.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:08

    Tregtia dhe zejet

    Pėr shkak tė pozitės sė saj tė favorshme strategjike si urė midis Lindjes e Perėndimit, Shqipėria vazhdoi tė jetė nė mesjetė njė vend i pėrfshirė nė trajektoret kryesore tė lėvizjeve tregtare, posaēėrisht tė atyre me drejtim Perėndim-Lindje e anasjelltas. Njė numėr i madh rrugėsh zinin fill nga pikat bregdetare tė Tivarit, Ulqinit, Shirgjit, Meduės (Shėngjinit), Shufadasė, Durrėsit, Bregut, Pirgut, Spinaricės, Vlorės, Butrintit, Sajadhės, Pargės etj. dhe zgjateshin drejt brendėsisė, duke u ndalur nė qendrat e njohura tė Breskovės, Zveēanit, Nishit, Pejės, Prizrenit, Shkupit, Dibrės, Ohrit, Manastirit, Janinės, Kosturit, Selanikut e deri nė Konstandinopojė.
    Durrėsi dhe rruga e vjetėr Egnatia qenė dy nyje thelbėsore nė rrjetin ndėrkombėtar tė shkėmbimeve tregtare. Qė nė shek. XI dhe akoma mė shumė nė shekujt pasardhės, tregtarė venecianė sillnin nė Durrės produkte tė ndryshme, njė pjesė tė tė cilave e ēonin drejt Lindjes nėpėrmjet rrugės Egnatia. Veprimtari e ethshme zhvillohej edhe nė krahun e kundėrt, nga Konstandinopoja e Selaniku pėr nė Durrės, e prej kėndej, me anije, pėr nė Venedik. Bartės tė tregtisė nė njė itinerar tė tillė ishin shpeshherė edhe tregtarėt durrsakė, tė cilėt vazhdimisht pėrmenden me anijet e tyre nė Venedik. Rėndėsinė e tyre e evidenton qysh mė 1155 gjeografi arab Al Idrizi. Nė kėtė qark tregtar, midis Venedikut e Konstandinopojės, Shqipėria futej natyrshėm me eksportet dhe me importet e saj. Gruri, kripa, produktet e leshit, bulmetrat, vera, dylli, mėndafshi, lėkurėt, lėnda e drurit ishin zėrat kryesorė tė tregtisė e tė eksporteve shqiptare. Mes tyre, njė vend tė rėndėsishėm zinte edhe eksporti i bagėtisė sė gjallė. Njė objekt luksi veēanėrisht tė kėrkuar pėrfaqėsonin kuajt, posaēėrisht ata tė Kolonjės. Mė 1391, perandori Manueli II Paleologu i dhuroi ministrit tė tij, Georg Mazalon, “kalė arbėrie” (albanos hyppos), duke e quajtur atė “njė dhuratė tė shkėlqyer pėr njė burrė tė shkėlqyer”. Pėr tė shkuar nga prodhuesi te konsumatori produktet e ndryshme rėndoheshin me dogana e taksa tė ndryshme, qė shpeshherė bėheshin objekt kontestimi mes tregtarėve dhe autoriteteve. Dhėnia e privilegjeve doganore ishte kėrkesa kryesore qė Republika e Venedikut dhe ajo e Raguzės u kėrkonin autoriteteve nė Shqipėri. Tė tilla privilegje jepeshin me marrėveshje tė veēanta, siē ishte ajo e Dhimitrit tė Arbrit me Raguzėn (1208), ose ato tė qyteteve tė Durrėsit e Vlorės me qytetet italiane tė Adriatikut: Ankonėn, Riminin etj.
    Privilegjet tregtare, tė akorduara mė 1208 nga Princi Dhimitėr i Arbrit, zbulojnė qė nė kėtė kohė Republikėn tregtare tė Raguzės si njė partner tė rėndėsishėm pėr qytetet dhe sundimtarėt lokalė shqiptarė. Nė fakt, tregtarėt raguzanė u shquan pėr njė prani tė kudondodhur tė tyre nė trevat shqiptare, nė kėrkim tė produkteve jetike pėr qytetin-shtet tė Adriatikut, veēanėrisht tė grurit e tė kripės. Aktet raguzane tė shek. XIII-XV dėshmojnė qartė se Republika e Raguzės nė luftė tė pėrhershme me zotėrinjtė sllavė tė prapatokės dhe me Republikėn rivale tė Venedikut, e bazonte mbijetesėn e vet edhe tek importet qė vinin nga Shqipėria.
    Tregtarėt raguzanė importonin me shumicė lėndė druri nga limanet e vogla, qė duke filluar nga shek. XIII, lindėn nė grykėderdhjet e lumenjve kryesorė tė Shqipėrisė. Si pasojė e prerjeve masive tė porositura prej tyre, sipėrfaqe tė tėra pyjore qė mbulonin fushėn perėndimore, veēanėrisht nė derdhjet e Matit, Bunės e Drinit, erdhėn duke u zhdukur.
    Produkte tė tjera tė eksportit shqiptar drejt Raguzės ishin vera, dylli, mėndafshi, velanija, lėkurėt e deri armėt dhe plumbi e argjendi, qė mbėrrinin nga qytetet e Kosovės. Nga ana tjetėr, njė numėr produktesh tė zgjedhura vinin nė Shqipėri nga jashtė, kryesisht nga Venediku, Raguza e qytetet e tjera italiane. Tė tilla ishin cohėrat e shtrenjta, armė, stoli prej ari, xhama, enė e orendi shtėpie prej xhami e fajance etj. Vlora ishte bėrė nė shek. XIII-XIV njė qendėr pėr tregtinė e beharnave, qė mbėrrinin kėtu nga vendet e Lindjes dhe prej kėtej rishpėrndaheshin pėr nė Venedik e qendra tė tjera tė Italisė e tė Dalmacisė.
    Vėllimi i madh i shkėmbimeve tregtare diktoi qysh herėt praninė e pėrfaqėsuesve tė Venedikut ose tė Raguzės nė qytetet kryesore shqiptare, ku ata pėrfaqėsonin dhe mbronin interesat e shtetasve tė tyre. Njoftimi i parė mbi ekzistencėn e njė “konsulli” venecian nė Durrės i pėrket vitit 1249 (Nicolaus Mauro, consultor Venetorum in Durachio).
    Mė 1277 dėshmohet pėr herė tė parė prania e njė “konsulli” venecian edhe nė Spinaricė, gjė qė nė vetvete flet pėr lulėzimin e kėsaj qendre tė re tregtare nė bregdetin nė veri tė Vlorės. Spinarica ishte porti kryesor nga ku niseshin pėr nė Raguzė eksportet e grurit dhe, pėr tė mbėshtetur veprimtarinė e tregtarėve raguzanė, njė konsull i Raguzės u caktua tė vepronte nė kėtė qendėr tregtare (1301). Edhe nė Prizren Raguza kishte vendosur konsullin e saj, tė paktėn nga viti 1332. Konsuj tė Venedikut e tė Raguzės kishte edhe nė Shkodėr e nė Ulqin.
    Qytetet shqiptare u kthyen nė qendra tė zhvilluara tė prodhimit zejtar. Nė Durrės dhe, nė njė masė mė tė vogėl nė Vlorė, njė masė e madhe njerėzish e kishin lidhur jetėn me detin. Pėrveē pronarėve tė anijeve, tė kapitenėve (nauclerius) dhe tė detarėve tė thjeshtė, kishte edhe grupe tė tėra qė merreshin me peshkim e me nxjerrjen e kripės. Karpentierė e ndėrtues anijesh merreshin drejtpėrsėdrejti me prodhimin e barkave dhe tė anijeve. Nė fushėn e pėrpunimit tė drurit shquheshin edhe prodhuesit e vozave (botarii). Nė Durrės pėrmenden gjithashtu zanate tė tjera: lėkurėtarė, kėpucarė, bukėpjekės, kasapė (macellarius). Gurskalitėsit (petrarii) e kėpucarėt pėrmenden pak a shumė nė tė gjitha qytetet, ndėrkohė qė prodhimi i mėndafshit zinte mjaft forca pune nė Shkodėr, Prizren, Pult, Drisht, Vlorė e nė Berat.
    Nė Prizren, nė Durrės e nė Shkodėr punohej metali pėr prodhimin e armėve, tė veglave tė punės dhe tė orendive shtėpiake. Nė Ulqin e Shkodėr njiheshin prodhuesit e kambanave, nė Vlorė pėrmenden prodhuesit e shpatave (spadarius), kurse farkėtarėt (ferrarii) gjendeshin pak a shumė nė ēdo qytet tė Shqipėrisė. Shqiptarėt shquheshin nė mbathjen e kuajve, aq sa nė disa qytete italiane veēohej mėnyra shqiptare e mbathjes sė kuajve (ferrare al modo albanese). Qytete tė Kosovės, si Novobėrda, Zveēani, Janjeva, pėrveēse pėr nxjerrjen, dalloheshin edhe pėr punimin e mjaft xeherorėve, si arit, argjendit, plumbit. Prizreni gėzonte njė famė tė pakrahasueshme pėr aftėsitė e argjendarėve tė tij.
    Ndėr mjeshtėritė qė kėrkonin njė pėrgatitje tė veēantė ishin ato tė mjekut, piktorit e tė arkitektit. Mjeshtėr tė kėtyre zanateve i gjejmė tė ushtrojnė veprimtarinė e tyre edhe jashtė vendit, siē qe rasti i njė piktori nga Durrėsi qė mė 1388 punonte pėr llogari tė komunės sė Raguzės, ose rasti i arkitektit Andre Aleksi po nga Durrėsi, i cili midis viteve 1448-1477 ndėrtoi njė sėrė kishash e altaresh nė qytetet dalmatine tė Arbes, Traut e Splitit. Nė Berat kishte mjeshtėr tė shquar nė pikturė, nė punimin e arit e tė argjendit, nė gdhendjen e drurit. Porositės i veēantė i punėve tė tyre ishte kisha, pėr llogari tė sė cilės ata punuan miniaturat elegante tė kodikėve, afresket, ikonat, ikonostasėt, pajisjet e orenditė e ēmuara tė kultit, qė pjesėrisht ruhen deri sot. Porositės tė veprave me vlerė artistike ishin gjithashtu komunat qytetare si dhe pėrfaqėsues tė aristokracisė.
    Nė qytetet kryesore zejtarėt ishin tė organizuar nė korporata. Nė Prizren kėpucarėt kishin shoqatėn e tyre tė drejtuar nga kryemjeshtri (protomaistor). Nė Durrės njė kryekasap (protomacellarius) drejtonte shoqatėn e kasapėve tė qytetit. Shoqatė kishin nė Durrės edhe noterėt. Organizimet zejtare merrnin shpeshherė ngjyra fetare. Nė Shkodėr, Drisht, Ulqin e nė Tivar organizime tė tilla quheshin “shkollė” ose “vėllazėri” (scuola, frataglia). Ato mbanin emrin e njė shenjtori, patroni. Kėshtu, nė Shkodėr njihen “shkolla e Shėn Barbarės”, “shkolla e Shėn Mėrkurit” dhe “shkolla e Kryqit tė Shenjtė”. Nė Drisht tri shkollat mė me emėr (scuole maiores) ishin e Shėn Gjergjit, e Shėn Mėrisė dhe e Kryqit tė Shenjtė. Ndikimi i kishės nė kėto organizata zejtare shfaqet edhe nga emri me tė cilin thirrej mbledhja e anėtarėve tė tyre, kapitull (capitulus). Pėrveēse mbronin interesat e anėtarėve tė tyre, organizatat nė fjalė merreshin edhe me vepra bamirėsie, duke ofruar ndihmė pėr tė vobektėt e tė sėmurėt.
    Tregues i zhvillimit ekonomik dhe i rritjes sė vėllimit tė tregtisė nė qytetet e Shqipėrisė ėshtė edhe qarkullimi i madh i monedhave. Pėrdoreshin qė nga monedhat me vlerė tė veēantė prej ari, si ato tė Bizantit (hyperper, nomisma, emmanuelata), dukati i Venedikut e fiorini i Firences, deri te monedhat prej argjendi, bronzi e bakri, si groshi, denari, stamena etj. Rritja e autonomisė sė qyteteve dhe krijimi i principatave tė pavarura shqiptare nė shek. XIV-XV u pasqyrua edhe nė prerjen e monedhave vendase. Monedhėn e vet e kishin nė kėtė kohė Shkodra, Ulqini, Tivari, Drishti, Shasi (Souacia). Monedha e Shasit paraqet, nė njėrėn anė, kėshtjellėn e qytetit me shkrimin latinisht Civitas Souacia, kurse nė krahun tjetėr mban figurėn e padronit tė qytetit, Shėn Gjonit. Monedha tė tyre prenė edhe sundimtarė tė fuqishėm shqiptarė, si Gropajt e Ohrit e Balshajt e Shkodrės. Monedha e Gjergjit II Balsha ka nė njėrėn anė padronin e qytetit tė Shkodrės, Shėn Stefanin, kurse nė anėn tjetėr simbolin e Balshajve, ujkun, tė rrethuar nga emri nė latinisht i Gjergjit.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:10

    KREU III

    FUNDI I SUNDIMEVE TĖ HUAJA.

    FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV

    1. SHKĖPUTJA NGA BIZANTI DHE EKSPANSIONI SERB NĖ TREVAT SHQIPTARE

    Fundi i pranisė anzhuine dhe shtrirja e depėrtimit serb nė Shqipėri

    Me thyerjen pėrfundimtare tė ushtrive anzhuine nė Berat mė 1281, Perandoria Bizantine e rivendosi edhe njė herė autoritetin e vet nė Shqipėri, por kontrolli i saj kufizohej tani nė njė zonė mė tė ngushtė nė krahasim me fundin e shek. XII. Nė krahun verior bizantinėt morėn Durrėsin dhe Krujėn, por nuk arritėn tė shtriheshin mė tutje. Atė kohė mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin (1282-1321) kishte nisur njė mėsymje nė front tė gjerė nė gjithė vijėn Mat-Ohėr. Madje, mė 1296 ai mundi tė pushtonte pėrkohėsisht edhe Durrėsin, ndėrkohė qė nė krahun lindor ushtritė serbe nuk mundėn t'i afrohen Ohrit, tė mbrojtur nga fisniku shqiptar, Progon Skurra. Njė mbishkrim mbi murin e kishės sė Shėn Klementit nė Ohėr, rindėrtuar prej tij nė vitin 1295, kujton se Progoni mbante titullin e lartė bizantin tė heteriarkut tė madh dhe se gruaja e tij, Eudokia, ishte mbesė e perandorit Androniku II Paleolog.
    Gjithsesi paqja e arritur mė 1299 midis perandorit Androniku II tė Bizantit dhe mbretit serb Uroshi II ua njohu serbėve territoret e pushtuara nė veri tė Durrėsit e tė Ohrit. Megjithatė, ato vazhduan tė jenė njė zonė jo e qetė. Nga njėra anė, inkursionet serbe vazhduan edhe paskėtaj nė jug tė Matit, por, nga ana tjetėr, nė vitet e para tė shek. XIV vihet re njė riaktivizim i anzhuinėve tė Napolit nė Shqipėri. Vėrshimi i serbėve nė trevėn e Durrėsit dhe tė Arbrit tė hershėm prekte edhe interesat e anzhuinėve e tė Papatit, tė cilėt vazhdonin ta konsideronin veten si titullarė tė pushtetit laik e fetar nė ato treva. Rikthimi i anzhuinėve nė Shqipėri u mirėprit edhe nga vetė fisnikėria shqiptare, e cila shpresat e njė ndalimi tė mėsymjes serbe i varte tashmė te bashkėpunimi me botėn perėndimore katolike. Nė shtator 1304 bashkėsia qytetare e Durrėsit dhe krerėt shqiptarė nga familjet Matrėnga, Arianiti, Skurra, Blinishti, Zenebishi, Shpata etj., njohėn pėr kryezot princin Filip tė Tarentit, djalin e mbretit Karli II Anzhu. Nga ai ēast trashėgimtari i fronit tė Napolit mori dhe titujt zot i Mbretėrisė sė Arbrit dhe despot i Romanisė (Epirit). Nė pranverė tė vitit 1305 princi Filip i Tarentit zbarkoi me njė ushtri nė Durrės dhe me ndihmėn e vendasve e mori qytetin. Megjithatė, ofensiva e re anzhuine u shua shumė shpejt. Marrėdhėniet e princit tė Tarentit me fisnikėt shqiptarė u prishėn dhe po atė vit ky u kthye nė Itali me synim qė tė vinte pėrsėri nė pranverėn e ardhshme me njė ushtri mė tė madhe.
    Megjithatė, edhe paskėtaj anzhuinėt nuk mundėn ta shtrijnė kontrollin e tyre pėrtej Durrėsit. "Vasalėt" e tyre shqiptarė nuk mungonin tė ngrinin krye dhe tė kėputnin ēdo lidhje me kryezotin e pėrtejdetit, sa herė qė ky kėrkonte ta ndėrtonte njė pushtet real nė Durrės dhe nė "Mbretėrinė e Arbrit". Nė pamundėsi tė realizonin synimet e tyre nė Shqipėri, nė vitin 1311 anzhuinėt e Napolit menduan pėr njė ēast t'i ndėrronin zotėrimet e tyre me Sicilinė. Por titullari i kėsaj tė fundit, Frederiku i Aragonės, i informuar se anzhuinėt nuk zotėronin njė pushtet real nė Durrės dhe nė trevėn e Arbrit, nuk e pranoi ofertėn, megjithėse kėto territore, siē shprehej ai, "ishin shumė tė pasura dhe bujare" (que es molt noble e rich).
    Nė kėtė mėnyrė, nė Durrės dhe nė prapashpinėn e tij vazhdoi tė ruhej edhe paskėtaj njė sovranitet gjithnjė e mė formal i anzhuinėve. Pėr bashkėsinė qytetare tė Durrėsit dhe pėr fisnikėrinė feudale tė Arbrit, mbajtja e lidhjeve me anzhuinėt konsiderohej e dobishme, sidomos tani kur serbėt po mėsynin gjithnjė e mė fort drejt jugut. Midis anzhuinėve dhe serbėve vazhdonin tė ekzistonin marrėdhėnie aleance, qė kėta tė fundit hė pėr hė nuk donin t'i prishnin. Nė fakt marrėveshja e arritur mė 1308 kishte rikonfirmuar zonat e ndikimit anzhuin e serb nė Shqipėri edhe pėr vitet e ardhshme.
    Anzhuinėt dhe Papati filluan t'u pėrgjigjen realisht ftesave tė aristokracisė shqiptare pėr t'iu kundėrvėnė ofensivės serbe nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shek. XIV, kur plasėn hapur kundėrshtitė serbo-anzhuine mbi sundimin nė Shqipėri e nė Dalmaci dhe kur u fik ēdo shpresė e Romės lidhur me njė kthim tė mbretėrve serbė nė fenė katolike.
    Aty nga viti 1318 serbėt shpėrthyen njė ofensivė tė re nė Shqipėri, duke pushtuar Durrėsin dhe Arbrin bashkė me Krujėn. Atė kohė u krijua njė koalicion antiserb i fuqive katolike, tė bashkėrenduara nga papati, nė tė cilin kishin njė rol tė rėndėsishėm edhe shqiptarėt. Nė pranverėn e vitit 1319 njė numėr fisnikėsh shqiptarė nga dyert Blinishti, Jonima, Arianiti, Matrėnga, Muzaka etj., nėpėrmjet peshkopit tė Krujės, Andreas, i bėnin tė ditur papa Johanit XXII se ishin gati "tė ngrinin krye dhe tė hidhnin tej zgjedhėn e mbretit tė Rashės (Serbisė)". Ata premtonin gjithashtu tė braktisnin ritin ortodoks dhe tė pėrqafonin katolicizmin, duke u ndarė edhe kishtarisht nga pushtuesit serbė.
    Si rezultat i kėsaj qėndrese tė organizuar dhe tė bashkėrenduar me Papatin dhe me fuqi katolike tė Evropės, si Napoli, Hungaria, Kroacia etj., serbėt u bllokuan edhe pėr disa vjet pėrtej Durrėsit dhe krahinės sė tij, ku anzhuinėt vazhduan tė ushtronin njė sovranitet pėrherė e mė tė vakėt.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:10

    Shqipėria "bizantine" nė gjysmėn e parė tė shek. XIV. Shkėputja nga Bizanti

    Nėn presionin serb dhe pėrballė ujdisė sė krerėve shqiptarė me anzhuinėt e Napolit, qysh nė vitet e para tė shek. XIV Perandoria Bizantine u detyrua tė braktiste Durrėsin, Krujėn dhe territoret e tyre, duke mbajtur viset nė jug tė rrjedhės sė lumit Shkumbin. Pushteti bizantin u ruajt pak a shumė nė mėnyrė tė qėndrueshme nė trevėn qė pėrfshinte viset e Myzeqesė, Vlorės, Beratit, Tomorricės, Kėlcyrės, Skraparit, Ohrit, Korēės, Kolonjės e Kosturit. Viset poshtė Vlorės e rrjedhės sė Vjosės vazhduan, kur mė shumė e kur mė pak, tė bėjnė pjesė nė Despotatin e Artės (Epirit). Territoret e fituara rishtazi nė veri tė tij, Perandoria Bizantine i organizoi nė njė njėsi tė veēantė politiko-administrative, Despotatin e Beratit. Qyteti buzė Osumit, pėrveēse qendėr e rėndėsishme strategjike, fitoi tani njė profil tė plotė edhe pėrsa i pėrket zhvillimit ekonomik. Roli i tij u rrit sė tepėrmi pas shkėputjes tė rrugės sė vjetėr Egnatia nga sfera e sundimit bizantin. Berati u bė pika kulmore e arteries sė re qė lidhte pellgun e Ohrit me portin e Vlorės, e cila u bė porti kryesor bizantin nė Adriatik. Gjatė fundit tė shek. XIII dhe gjysmės sė parė tė shek. XIV, nė Vlorė shėnohet njė lėvizje e pazakonshme mallrash. Kanina vazhdonte tė luante edhe tani rolin e njė kėshtjelle nė mbrojtje tė Vlorės. Por Kanina ishte njėherėsh rezidenca e parapėlqyer pėr aristokracinė e krahinės si dhe qendėr peshkopale, sė cilės perandor Androniku II Paleologu i rikonfirmoi mė 1307 tė drejtat dhe privilegjet e vjetra.
    Pėrfaqėsues i drejtpėrdrejtė i pushtetit bizantin nė Despotatin e Beratit ishte qefaliu, qė ishte para sė gjithash njė funksionar ushtarak. Nė dokumentet e kohės ai cilėsohet si "qefaliu i Beratit", por edhe "qefaliu i Vlorės". Nė fakt, edhe rezidenca fikse e tij luhatej midis kėtyre dy qendrave, qė ishin mė tė rėndėsishmet e despotatit. Me qėllim qė qefaliu tė mbahej sa mė shumė nėn kontroll, pushteti qendror e vuri atė nėn vartėsinė e njė funksionari epror, i cili ushtronte pushtet tė pakufizuar nė despotat. Tė tillė "guvernatorė tė pėrgjithshėm" nė Despotatin e Beratit dėshmohen qė nga viti 1277. Ata zgjidheshin gjithmonė nga rrethi familjar i perandorit dhe mbanin tituj tė lartė, si megas dukas, despot, protovestiar. Nėse kėta zgjidheshin gjithmonė nga rrethi mė i afėrt familjar i perandorit, qefalitė ishin shpeshherė pėrfaqėsues tė aristokracisė lokale. Shqiptarė ishin, p.sh., qefaliu i parė i Beratit, me emrin Stano (1277), ose Gjon Pikerni (1314). Nivelet mė tė ulėta tė administratės dhe tė ushtrisė sė despotatit pėrfaqėsoheshin nė pjesėn dėrrmuese nga elementi vendas. Fisnikė nga familjet Matrėnga, Skurra, Muzaka, Ganxha, Frėngu etj. pėrmenden vazhdimisht nė jetėn politike tė Despotatit tė Beratit. Por tashmė shumė prej kėtyre po e shfrytėzonin postin dhe autoritetin pėr tė ndėrtuar pushtetin e tyre tė pavarur.
    Despotati i Beratit fitonte njė rol specifik nė kuadrin e Perandorisė Bizantine tė shek. XIII-XIV. Pėrveēse pėrfaqėsonte "portėn" e vetme bizantine drejt Perėndimit, ai formonte edhe barrierėn kryesore pėrballė ekspansionit tė Serbisė drejt jugut. Por, nga ana tjetėr, Despotati i Beratit ishte edhe pikėmbėshtetja nga ku Perandoria Bizantine ushtronte presion mbi Despotatin fqinjė tė Artės (Epirit). Ky vazhdonte tė ishte, qysh nga viti 1204, njė formacion i pavaruar. Despotėt e tij bizantino-italianė nga familjet Engjėlli e Orsini, gjatė gjithė viteve 1270-1330 u pėrpoqėn tė ruanin pushtetin e tyre kundrejt perandorėve tė Bizantit, tė cilėt kėmbėngulnin ta quanin Despotatin si "tokė tė tyre", ndėrsa despotėt e tij si "vasalė" tė perandorėve bizantinė. Pėr tė siguruar mbėshtetje ndaj presionit bizantin, despoti Niqifori I Engjėlli pranoi, mė 1294, tė bėhej vasal i anzhuinėve tė Napolit. Mė 1320, despoti tjetėr, Nikolla Orsini, kėrkoi t'i vinte tokat e tij nėn mbrojtjen e Venedikut, duke njohur kėtė pėr kryezot. Nga ana tjetėr, despotėt e dobėt tė Epirit nuk ishin nė gjendje tė mbyllnin ēdo portė dhe tė kėrkonin ballafaqim me Bizantin. Pothuaj tė gjithė ata, pas Mihalit II Engjėll (1230-1268), ishin martuar me princesha nga oborri bizantin.
    Sidoqoftė kjo lojė e despotėve tė Artės, pėr ta mbajtur mirė sa me anzhuinėt e Napolit, aq edhe me perandorėt e Bizantit, shpehherė rezultoi tė ishte e rrezikshme. Nė vitin 1303 e 1306 anzhuinėt u shfaqėn me ushtri nėn muret e Artės pėr tė kėrkuar pėrmbushjen e detyrimeve qė rridhnin nga vasaliteti i despotit Thoma (1296-1318). Po ashtu, nė vitin 1314 ushtria dhe flota e Despotatit tė Beratit, nėn komandėn e qefalisė Gjon Pikerni dhe protontinit tė Vlorės, Gjergj Ganxha, kryen njė inkursion mbi Artėn nga toka e nga deti. Disa vjet mė vonė, mė 1308, Janina bashkė me pjesėn mė tė madhe tė Vagenetisė (Ēamėrisė) iu aneksua Despotatit bizantin tė Beratit. Si qeveritar tė kėtij territori tė ri bizantin, perandori Androniku II Paleolog caktoi komandantin shqiptar, sebastin Skurra.
    Dhjetėvjeēarėt e fundit tė pranisė bizantine nė Shqipėri, pėrkatėsisht nė Shqipėrinė e Poshtme, karakterizohen nga dy dukuri qė e bėnin gjithnjė e mė formale lidhjen e saj me Bizantin. Nga njėra anė, ushtria dhe administrata bizantine mbusheshin gjithnjė e mė shumė me elementin vendas, kurse, nga ana tjetėr, po zgjerohej vazhdimisht numri i zonave autonome, ku pushtetin real e ushtronin krerėt dhe zotėrit e vendit. Njoftimet historike tė viteve 30 tė shek. XIV bėjnė tė ditur se atė kohė Perandoria Bizantine vazhdonte tė ruante kontrollin e saj kryesisht nėpėr qytetet dhe kėshtjellat e Despotatit tė Beratit. Rrethinat e tyre, sidomos zonat e brendshme dhe malore, qeveriseshin tashmė nga fisnikėt vendas. Me qėllim qė t'i mbante tė lidhur pas vetes krerėt shqiptarė, Perandoria Bizantine u detyrua ta njihte edhe me marrėveshje tė veēanta (synthekai) pushtetin e tyre, madje duke i shpėrblyer edhe me tituj tė lartė bizantinė. Atė kohė, Andrea I Muzaka, zoti i fuqishėm i viseve mes Ohrit, Kolonjės e Beratit, u shpėrblye me titullin e lartė bizantin tė "despotit", qė ishte i dyti nė hierarkinė e titujve bizantinė, pas atij tė perandorit. Tė tjerė fisnikė shqiptarė u nderuan me tė tjerė tituj tė lartė, si sebastokrator etj.
    Megjithatė tensioni midis pushtetit bizantin dhe aristokracisė vendase shqiptare doli nė pah gjatė luftėrave civile nė Bizant (1321-1328) dhe shpėrtheu hapur pas ardhjes nė fuqi tė perandor Andronikut III Paleolog (1328-1341). Midis viteve 1328-1333 Andronikut III iu desh tė drejtonte vetė disa fushata ushtarake pėr tė nėnshtruar shqiptarėt e Ohrit, Devollit, Kolonjės, Epirit e tė Thesalisė. Sipas fjalėve tė historianit bizantin Johan Kantakuzeni, pjesėmarrės dhe kryekomandant nė ato operacione, shqiptarėt jetonin nė autonomi dhe nuk e njihnin pushtetin e perandorit.
    Por kryengritjet shqiptare shpėrthenin nė vatra tė reja, sapo qė ushtritė bizantine arrinin tė shuanin tė mėparshmet. Aty nga mesi i viteve 30 ato mbėrritėn nė shkallėn mė tė lartė tė pjesėmarrjes dhe tė organizimit tė tyre. Atė kohė tė pakėnaqur nga politika e re centralizuese e kėtij perandori dhe tė vendosur tė shkėputeshin njėherė e mirė nga Bizanti, krerėt shqiptarė ngritėn nė kėmbė krahina tė tėra. Nė Vlorė, Berat, Kėlcyrė, Skrapar, Kolonjė e nė Ohėr, nė Epir dhe nė Thesali, kryengritėsit shqiptarė sulmuan qytetet dhe kėshtjellat bizantine dhe pjesėrisht i morėn ato.
    Kryengritja shqiptare e shtyu perandorin Androniku III Paleolog tė ndėrmerrte njė fushatė tė madhe ushtarake nė Shqipėri. I shoqėruar nga domestiku i madh, Johan Kantakuzeni, perandori bizantin hyri nė tokat e Despotatit tė Beratit nė pranverėn e vitit 1336. Ushtria bizantine, bėrthamėn e sė cilės e pėrbėnin repartet e zgjedhura me mercenarė osmanė, i shtypi me ashpėrsi flakėt e kryengritjes. Fshatra tė tėra u dogjėn, ndėrkohė qė popullsisė iu rrėmbyen pasuri tė paēmueshme nė tė holla, nė produkte e nė bagėti. Kantakuzeni flet pėr 300 mijė kokė qe, 5 mijė kuaj e 1 milion e 200 mijė krerė dhen tė rrėmbyera pronarėve shqiptarė. Shtypja e kryengritjes shkaktoi valėn e parė tė madhe tė eksodit shqiptar drejt jugut. Mjaft familje fisnike shqiptare u detyruan tė lėnė gjėnė dhe pronat e tyre dhe tė vendoseshin nė Peloponez. Tė tjera u pėrpoqėn tė gjejnė shpėtim nė Durrėsin anzhuin dhe tė marrin rrugėn e Italisė.
    Shtypja e dhunshme e kryengritjes nė Despotatin e Beratit pėrcaktoi rėnien e lėvizjes edhe nė trevat e tjera. Despina e Epirit, Ana, dhe bashkėsitė shqiptare tė Thesalisė pranuan mė nė fund tė njihnin pushtetin bizantin.
    Megjithatė, rivendosja e pushtetit bizantin nė trevat e Despotatit tė Beratit, tė Despotatit tė Epirit dhe tė Thesalisė nuk e pati jetėn e gjatė. Tensioni antibizantin nė kėto vise vazhdoi tė mbetej i gjallė, dhe me vdekjen e perandorit Androniku III (1341), kryengritjet morėn njė hov tė ri. Tashmė pasardhėsit e Andronikut III, tė angazhuar nė njė luftė tė re pėr fronin dhe tė ndodhur pėrballė njė ofensive tė re tė Serbisė drejt Jugut, nuk mund tė merreshin me kryengritjen shqiptare. Pėr rrjedhim, bizantinėt u detyruan tė lėnė nė duart e kryengritėsve shqiptarė edhe kėshtjellat e tyre tė fundit nė Shqipėri.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:11

    Shqipėria gjatė sundimit tė car Stefan Dushanit (1331-1355)

    Qėndresa e organizuar e fisnikėve shqiptarė, herė-herė e bashkėrenduar edhe me anzhuinėt e me fuqi tė tjera evropiane, kishte mundur t'i mbajė serbėt pėr mjaft kohė larg Durrėsit e Principatės sė Arbrit. Por pushtimi i kėtyre tė fundit si dhe i gjithė tokave shqiptare, njohu njė shkallėzim tė ri nė kohėn e sundimit tė mbretit serb, Stefan Dushanit (1331-1355). Qė nė verėn e vitit 1336, nė ujdi me perandorin bizantin Androniku III Paleolog, i cili nė atė kohė drejtonte ekspeditėn ndėshkimore nė Shqipėrinė e Poshtme, mbreti serb organizoi njė fushatė tė madhe, nė pėrfundim tė sė cilės pushtoi viset qendrore midis Matit e Shkumbinit.
    Pushtimi serb u bė shkas pėr riorganizimin e krerėve shqiptarė. Pėr t'i dhėnė mė tepėr gjerėsi qėndresės sė tyre, kėta iu drejtuan pėr aleancė mbretit Robert Anzhu tė Napolit, i cili ishte i interesuar sė tepėrmi pėr Durrėsin e prapatokėn e tij qė anzhuinėt vazhdonin t'i konsideronin feud tė tyre. Nė fakt, mbreti Robert dėrgoi qė atė vit nė Shqipėri njė ushtri tė vogėl nėn komandėn e djalit tė tij, Luigjit, e cila duhej tė bashkėpunonte me forcėn kryesore tė kryengritėsve shqiptarė. Nė muajin dhjetor midis Luigjit, qė pėrfaqėsonte mbretin Robert, dhe despotit Andre II Muzaka, pėrfaqėsuesit tė krerėve feudalė shqiptarė, u nėnshkruan nė Durrės paktet e aleancės qė hapeshin me premtimin anzhuin pėr t'u ofruar ndihmė ushtarake fisnikėve shqiptarė. Paktet nė fjalė numėronin edhe njė sėrė tė drejtash e privilegjesh, tė cilat anzhuinėt ia njihnin posaēėrisht despotit Andre Muzaka dhe familjes sė tij. Tė tilla tė drejta e privilegje kishin tė bėnin me pronat e pasuritė e tundshme e tė patundshme tė Muzakajve, me titujt, nderet e ofiqet, qė u ishin dhėnė atyre qė sė hershmi nga perandorėt e Bizantit e qė do t'u jepeshin nė tė ardhmen nga mbretėrit anzhuinė etj. Kundrejt kėtyre, despoti Andre Muzaka duhej tė konfirmonte bindjen dhe besnikėrinė e tij ndaj oborrit anzhuin e t'i garatonte ato duke dėrguar peng nė Napoli njėrin nga djemtė e tij.
    Njė traktat tė ngjashėm anzhuinėt e nėnshkruan dy vjet mė vonė, mė 1338, edhe me kontin Tanush Topia, tė cilit i konfirmuan zotėrimin e tokave midis Matit e Shkumbinit bashkė me dhėnien e njė shpėrblimi vjetor prej 1 000 grosh.
    Pėrmbajtja e pakteve nė fjalė, si dhe ecuria e deriatėhershme e marrėdhėnieve tė oborrit anzhuin me krerėt shqiptarė, tregojnė se pozita e tyre kundrejt njėri-tjetrit kishte ndryshuar nė favor tė tė dytėve. Anzhuinėt jo vetėm nuk ishin nė gjendje tė impononin me forcė sundimin dhe vullnetin e tyre, por nė tė kundėrtėn, ata pėrpiqeshin t'i joshnin me tituj e privilegje zotėrit e plotfuqishėm shqiptarė pėr tė ruajtur sovranitetin e tyre formal mbi Durrėsin e mbi prapatokėn e tij.
    Mobilizimi i ri i fisnikėve shqiptarė nuk mundi t'u bėnte ballė pėr njė kohė tė gjatė sulmeve tė pėrsėritura tė serbėve. Brenda vitit 1343 forcat eprore tė Dushanit kishin mundur tė shtronin territoret e Arbrit tė hershėm, me kryeqendėr Krujėn. Po atė vit qyteti i Beratit pėsoi sulmin e parė nga njė ushtri serbe qė vinte nga ana e Ohrit. Nė verėn e vitit 1346 ishte vetė Stefan Dushani, qė nė krye tė njė fushate tė madhe, pushtoi njėrėn pas tjetrės kėshtjellat e Kosturit, Beratit dhe tė Kaninės. Nė 2-3 vjetėt qė pasuan, Stefan Dushani, i cili qė prej vitit 1346 filloi tė quhej "perandor i Romanisė, i Sklavonisė dhe i Arbėrisė", aneksoi Epirin e Thesalinė, duke krijuar njė perandori tė re ballkanike, kufijtė e sė cilės fillonin nga Danubi e pėrfundonin nė gjirin e Korintit dhe nė detin Egje. Njė numėr popujsh tė huaj, shqiptarė, bullgarė, grekė, vllehė hynė nė pėrbėrje tė Perandorisė Serbe.
    Perandoria e Stefan Dushanit qe konkretizimi i ambicieve pushtuese tė klasės feudale serbe. Nė vendet e pushtuara feudalėt serbė u pajisėn me fonde tė mėdha tokėsore qė iu rrėmbyen popullsisė vendase. Burimet historike dėshmojnė masat veēanėrisht tė ashpra qė Stefan Dushani zbatoi nė dėm tė popullsisė shqiptare. "Arbrit janė tė shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe tepėr e rėndė e sunduesve tė urryer sllavė..... Klerikėt poshtėrohen e persekutohen, fisnikėt shpronėsohen e burgosen", shkruhet nė njė relacion tė vitit 1332 tė kryepeshkopit frėng tė Tivarit, Guljelmi i Adės.
    Pushtimi serb solli ndryshime tė mėdha pėrsa i pėrket pėrbėrjes sė elitės sunduese. Nė krahinat apo nė qytetet e pushtuara u vendos njė administratė serbe, nė krye tė sė cilės qenė njerėzit mė tė afėrt tė carit, tė cilėt mbanin sipas rastit titujt despot, cezar, qefali etj. Kėshtu, nė krye tė provincės sė Beratit u vu despoti Ivan Aseni, kunati i carit serb, nė Epir u zgjodh Simeon Uroshi, vėllai i tij, kurse nė Thesali Qezar Preljubi, i cili nė vitin 1355 u vra gjatė njė revolte tė shqiptarėve tė atyshėm.
    Pushtimi serb solli ndryshime tė reja nėpėrmjet intensifikimit tė shtypjes ekonomike e shoqėrore tė popullsisė shqiptare. Kodi i Stefan Dushanit, dokumenti kryesor qė sanksiononte marrėdhėniet ekonomike, politike e juridike tė shtetasve tė Perandorisė me pushtetin e carit e tė klasės sunduese serbe, pėrfshinte nė sistemin e marrėdhėnieve feudale edhe bashkėsitė e lira fshatare e blegtorale, duke i dhėnė ato si pronė feudale pėr manastiret e pėr feudalėt serbė. Njė masė e tillė godiste rėndė fshatarėsinė e lirė shqiptare, posaēėrisht atė tė zonave malore, qė kishte mundur t'i shpėtonte deri atėherė shfrytėzimit feudal e tė ruante njė farė autonomie politike ndaj pushtetit qendror. Kodi i Stefan Dushanit mbėshtetej nė institucionet juridike dhe dokesore serbe dhe si i tillė ai nė shumė aspekte binte ndesh me institucionet dhe traditėn e popujve tė tjerė qė u pėrfshinė nė suazėn e shtetit serb. Nė mjaft raste ai shpallte ndalimin e institucioneve tradicionale vendase, siē qe ai i mbledhjeve (kuvendeve) tė fshatit, ku vendosej e gjykohej pėr probleme tė ndryshme, qė tani kalonin nė kompetencė tė feudalėve tė veēantė e tė vetė carit serb.
    Pasoja sidomos negative pati pushtimi serb nė viset veriore shqiptare e veēanėrisht nė Kosovė, ku sundimi serb zgjati gati dy shekuj. Tė pasura me toka bujqėsore, me qendra tė zhvilluara minerare, zejtare e tregtare, kėto territore kishin qenė njė joshje e vazhdueshme pėr mbretėrit serbė. Duke filluar nga shek. XIII, mbretėrit serbė nga dinastia Nemanja punuan pėr ta zhvendosur epiqendrėn e shtetit tė tyre nga Rasha nė drejtim tė viseve tė pasura tė Kosovės e tė Gentės. Qytetet e kėtyre tė fundit, Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bėnė nė kohė tė ndryshme seli tė oborrit serb. Njė tjetėr qendėr e rėndėsishme e Kosovės, Peja, prej mesit tė shek. XIII u kthye nė qendėr tė kishės autoqefale serbe.
    Zhvendosja e qendrave tė gravitetit tė shtetit serb drejt jugut u shoqėrua me dukuri tė tjera tė natyrės shoqėrore e etnike, tė cilat qenė mė tė dukshme nė Kosovė. Njė pjesė e aristokracisė vendase u shpronėsua e u zėvendėsua nga aristokracia serbe e tokės, laike e sidomos fetare. Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovės dhe ndėrtohen shumė syresh, tė cilat u pajisėn me fonde tė mėdha tokėsore. Nė kohėn e sundimit tė Stefan Dushanit, aty nga gjysma e shek. XIV manastiret, tashmė tė serbizuara, tė Deēanit, Greēanicės, Banjskės, Kryeėngjėllit, manastiri i Hilandarit nė Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pejės, Prizrenit etj., zotėronin njė pjesė tė konsiderueshme tė fshatrave tė Kosovės e tė viseve tė tjera veriore shqiptare.
    Shtrirja e shtetit serb nė drejtim tė Kosovės u shoqėrua edhe me ardhjen kėtu tė kolonėve tė rinj nga territoret e Serbisė sė mirėfilltė (Rashės). Tė porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura (selishtė) ose u vendosėn nė pronat e pėrvetėsuara rishtazi nga feudalėt apo kishat e manastiret serbe.
    Krahas kolonizimit, mbretėrit serbė, e nė veēanti car Stefan Dushani, zbatuan njė politikė qė synonte asimilimin e popullsive shqiptare tė viseve tė pushtuara. Si mė tė efektshme nė kėtė drejtim u zgjodhėn represioni dhe persekutimet nė lėmin fetar. Kapituj tė tėrė tė kodit tė Stefan Dushanit dhe urdhėresa tė veēanta tė carit serb parashikonin masa tė rrepta, si sekuestrim tė pasurisė, damkosje, dėbim e deri dėnim me vdekje pėr tė krishterėt katolikė e ortodoksė, qė nuk pranonin tė konvertoheshin nė ortodoksinė serbe e nuk ripagėzoheshin duke marrė emra sllavė. Krahas dokumenteve arkivore dėshmitarė tė ndryshėm tė kohės, si udhėtari anonim i vitit 1308, kryepeshkopi frėng i Tivarit, Guljelm i Adės (1332), kardinali italian Guido da Padova (1350), e nėnvizojnė me theks tė veēantė kėtė aspekt tė politikės sė mbretėrve serbė ndaj popullsive tė pushtuara josllave, e cila ishte sanksionuar nė tė drejtėn mesjetare serbe, kodin e Stefan Dushanit (1349). Masa tė tilla goditnin nė radhė tė parė popullsitė shqiptare tė besimit katolik e tė atij ortodoks-bizantino tė viseve veriore e verilindore, ku presioni i shtetit serb ishte mė i fortė. Ato pėrcaktuan pėrhapjen e fenomenit tė sllavizimit fetar-onomastik nė shtresa tė caktuara tė popullsisė shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptarėve gjithsesi tė shumtė, qė mbanin emra, si Gjin, Dedė, Gjon, Progon, Llesh, gjenden nė kėto treva edhe shqiptarė tė tjerė, tė cilėsuar nga vetė dokumentacioni si tė tillė, qė mbanin emra sllavė ose qė i ishin pėrshtatur onomastikės sllave. Emra, si Pribisllav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliē, Kuqeviē, Flokovci, Gjinovci etj., dėshmojnė se nė kėtė kohė (gjysma e parė e shek. XIV) njė pjesė e popullsisė shqiptare tė trevave veriore, nėn presionin e dhunshėm tė pushtuesve serbė, gjendej nė njė fazė kalimtare tė njė asimilimi kulturor e fetar. Nė mjaft treva ky proces asimilimi u ndėrpre nė kushtet e reja qė u krijuan me shkatėrrimin e shtetit serb e mbėrritjen e turqve osmanė (gjysma e dytė e shek. XIV). Pikėrisht nė kėtė kohė vihet re aty njė kthim i popullsisė nė onomastikėn karakteristike shqiptare, krahas dukurisė sė re tė marrjes sė emrave osmanė. Megjithatė, nė njė pjesė tė territoreve nė fjalė, sidomos nė zona tė veēanta tė Gentės (Zetės), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe paskėtaj duke ēuar gradualisht nė asimilimin kulturor dhe etnik tė bashkėsive tė tjera shqiptare.
    Pushtimi serb i Stefan Dushanit, i ngarkuar me pasoja tė rėnda ekonomike, shoqėrore e etnike, ndeshi nė qėndresėn e ashpėr tė popullsisė shqiptare. Qė nė vitin e parė tė sundimit tė Stefan Dushanit, nė trevat veriperėndimore shpėrtheu njė kryengritje antiserbe, nė krye tė sė cilės u vu bujari Dhimitėr Suma (1332). Zgjerimi i saj e nxiti kryepeshkopin e Tivarit, Guljelmin e Adės, tė projektonte organizimin e njė kryqėzate tė Perėndimit kundėr serbėve, e cila do tė mbėshtetej nė kontributin vendimtar tė kryengritėsve shqiptarė tė zonave tė veriut. Nė letrėn qė i dėrgonte pėr kėtė qėllim dukės sė Burgonjės, Filipit VII Valua, prelati frėng pohonte se pėr organizimin e kėsaj kryqėzate antiserbe nuk mund tė gjendej vend mė i pėrshtatshėm sesa zonat kryengritėse nė fjalė, "... ku populli arbėr mund tė nxirrte nė luftė mė se 15 000 kalorės, burra tė shėndetshėm, trima e luftėtarė tė mirė, tė aftė pėr ēdo betejė".
    Qėndresa e shqiptarėve kundėr pushtimit serb nuk qe karakteristikė vetėm pėr viset e veriut, por pėr tė gjitha trevat shqiptare deri thellė nė Epir. Ajo doli akoma mė nė pah pas vdekjes sė carit serb, Stefan Dushanit (1355). Kryengritjet e zonės sė Beratit (1356) dhe tė Himarės (1358), e reduktuan pushtetin e despotit sllav Ivan Komnen Asenit vetėm nė qytetin e Vlorės e nė rrethinat e tij. Mė 1356 dėshtoi njė pėrpjekje pėr tė ripushtuar Beratin me ndihmėn e ushtrisė sė Simeon Uroshit, sundimtarit serb tė Epirit. Megjithatė, sipas njė shėnimi tė kohės nė njė nga kodikėt e Beratit, serbėt me atė rast u sollėn aq mizorisht “saqė edhe tė vdekurit i nxorėn nga varri”. Njė vit mė parė, mė 1355, shqiptarėt e Thesalisė ngritėn krye kundėr qeveritarit serb, Qezar Preljubit, dhe e vranė atė. Pak kohė pas ekspeditės sė tij kundėr Beratit, edhe Simeon Uroshi, vėllai i Dushanit, u detyrua nga shqiptarėt e Epirit t'i linte zotėrimet e veta. Nė kėtė mėnyrė qė nga Genta e Kosova deri poshtė nė Epir lindėn ose u ringjallėn formacione politike tė dyerve mė tė shquara shqiptare, Balshėt, Gropajt, Topiajt, Matrėngėt, Muzakėt, Zenebishėt, Bua-Shpatat etj.
    Zhvillimi i pavarur politik i trojeve shqiptare hynte tani nė njė fazė vendimtare, duke i orientuar ato gjithnjė e mė shumė drejt krijimit tė njė shteti tė pėrqendruar shqiptar.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:12

    2. FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV DHE NĖ FILLIM TĖ SHEK. XV

    Despotati shqiptar i Artės

    Aty nga fundi i shek. XIII nė Epir fillon tė shquhet familja fisnike Shpata. Nė vitin 1304 njė dokument anzhuin i rendit Shpatajt midis aristokratėve mė nė zė tė Shqipėrisė.
    Ashtu si dhe pėr shtėpitė e tjera fisnike shqiptare, edhe pėr Shpatajt procesi i fuqizimit dhe i emancipimit politik kishte ndjekur njė rrugė vazhdimisht nė ngjitje, derisa gjeti shprehjen mė tė plotė pas shembjes sė Perandorisė Serbe tė Stefan Dushanit (1355). Nė atė ēast Shpatajt e fisnikė tė tjerė shqiptarė e shtrinė sundimin e tyre politik nė krejt Epirin dhe, nė vitet qė pasuan, filluan tė zgjerohen nė krahinat fqinje jugore tė Akarnanisė e tė Etolisė. Qeveritari serb i Epirit, mbreti Simeon Uroshi, u detyrua tė largohej nė Thesali, ku zuri vendin e komandantit serb Qezar Preljubit, i vrarė gjatė njė pėrpjekjeje me shqiptarėt e atyshėm. Pėrfaqėsues tė tjerė tė aristokracisė dhe tė administratės sė vjetėr bizantino-serbe gjetėn strehim nė qytetin e Janinės.
    Shtrirja e pushtetit tė fisnikėve shqiptarė nė Epir ndeshi pengesė te pinjolli i fundit i dinastisė sė vjetėr sunduese tė Epirit, despoti Niqifori II Engjėlli. Nė verėn e vitit 1358 ky u doli pėrpara forcave shqiptare nė vendin e quajtur Akelou (Akarnani). Ushtria e tij, e pėrbėrė pjesėrisht prej mercenarėve osmanė, u asgjėsua nė betejėn e pėrgjakshme qė u zhvillua aty e ku vetė despoti bizantin humbi jetėn.
    Pas betejės sė Akelout krahinat jugore tė Epirit, tė Akarnanisė e tė Etolisė u pėrfshinė nė kuadrin e dy formacioneve shtetėrore shqiptare. I pari, me qendėr nė Artė, kishte nė krye fisnikun Pjetėr Losha, kurse i dyti, me qendėr nė Angjelokastėr (Akarnani), drejtohej nga despoti Gjin Bua Shpata. Pas vdekjes sė Pjetėr Loshės mė 1374, Despotati shqiptar i Artės dhe ai i Angjelokastrės u bashkuan nėn sundimin e despotit Gjin Bua Shpata. Zotėrimet e kėtij tė fundit pėrbėnin tani njė vazhdimėsi territoresh prej gjirit tė Korintit, nė jug, deri nė derdhjen e lumit Akeront (Glyki), nė veri, ku puqeshin me zotėrimet e Gjon Zenebishit. Megjithatė nė pjesėn lindore tė Epirit mbeti njė territor i ngushtė me qendėr Janinėn, i cili nuk u pėrfshi nė kufijtė e kėtyre dy formacioneve shqiptare fqinje. Kėtu pėrfaqėsuesit e fisnikėrisė e tė administratės sė vjetėr serbo-bizantine tė Epirit u pėrpoqėn tė organizojnė qėndresėn kundėr hegjemonisė sė krerėve shqiptarė. Tė mbėshtetur edhe nga qeveritari i deriparadokohshėm serb i Epirit, Simeon Uroshi, ata mundėn tė imponojnė si qeveritar tė Janinės despotin serb Thoma Preljuboviē. Si djalė i Qezar Preljubit, qeveritarit tė Thesalisė tė vrarė mė 1355 nga shqiptarėt, Thomai trashėgoi njė armiqėsi dhe urrejtje tė pashuar kundėr tyre.
    Despotati i Janinės ishte mbeturina e fundit e sundimit serb nė Epir. Qenia e tij pėrbėnte njė rrezik real pėr formacionet fqinje shqiptare tė Gjirokastrės e tė Artės, pasi Thoma Preljuboviēi vėshtronte t'i zgjeronte kufijtė e despotatit tė tij pikėrisht nė dėm tė zotėrimeve tė Shpatajve e tė Zenebishėve. Nga ana tjetėr, despoti serb nuk ngurroi tė thėrriste pėr ndihmė kundėr sundimtarėve shqiptarė reparte serbe, italiane e, ē'ishte mė keq, osmane, duke e kthyer Epirin nė njė fushė beteje ku mercenarėt e huaj mbillnin terror e shkatėrrime tė pafundme.
    Kėto arsye, si dhe arsye tė tjera tė natyrės ekonomike (Janina ishte njė qendėr mjaft e pasur ekonomike e tregtare), i futėn sundimtarėt shqiptarė tė Epirit nė njė konflikt tė gjatė tė armatosur me despotin e Janinės. Pėr tre vjet rresht (1370-1373) kėshtjella e Janinės iu nėnshtrua rrethimit e sulmeve tė njėpasnjėshme tė despotit tė Artės, Pjetėr Losha, e tė aleatėve tė tij, bashkėsive shqiptare tė mazarakėve e tė malakasėve qė banonin pėrreth Janinės. Megjithėse u detyrua tė kėrkonte paqe, Thoma Preljuboviēi nuk pushoi sė pėrndjekuri e sė tiranizuari popullsinė shqiptare tė Janinės e tė fshatrave pėrreth, nga e cila tėrhiqte robėr e pengje qė i mbyllte nė burgje tė posaēme. Pėr kėtė zell tė tij kundėr shqiptarėve, bashkėkohėsit i ngjitėn despotit serb nofkėn "shqiptarovrasės" (alvanitoktonos).
    Pas vdekjes sė Pjetėr Loshės, mė 1374, nė krye tė despotatit tė Artės u vu zoti i Angjelokastrės, Gjin Bua Shpata. Nė kohėn e sundimit tė tij, konflikti me despotin serb, Thoma Preljuboviēin, u ashpėrsua edhe mė. Qė nė vitin 1375 Gjin Bua Shpata u shfaq me ushtrinė e tij nėn muret e Janinės. Qyteti mundi tė qėndrojė edhe kėsaj radhe falė mureve tė tij tė papushtueshme. Gjithsesi, i interesuar pėr pushimin e armiqėsive, Thomai i ofroi Shpatės dorėn e sė motrės, Helenės.
    Por martesa nuk e fashiti konfliktin midis Gjin Bua Shpatės dhe Thomait. Pėr mė tepėr, nė vitet qė vijuan Janina u bė pre e sulmeve tė bashkėsisė shqiptare tė malakasėve. Nėn komandėn e Gjin Fratit kėta e sulmuan kėshtjellėn mė sė pari nė vitin 1377, por pa mundur ta merrnin atė. Dy vjet mė vonė, mė 1379 malakasėt arritėn tė zinin ishullin nė liqen si dhe kullėn e brendshme tė kėshtjellės sė Janinės. Kėsaj radhe nė anė tė tyre qėndronin edhe pjesėtarė tė parisė vendase, pėrfshi mitropolitin Mateo, pėrkrahės i Gjin Bua Shpatės. Por edhe kėsaj radhe shqiptarėt dėshtuan nė qėllimin e tyre. Mungesa e mjeteve tė mjaftueshme ua bėri atyre tė pamundur qė tė shpėrthenin muret e kėshtjellės, qoftė nga toka e qoftė nga liqeni. Mitropoliti Mateo u detyrua tė linte Janinėn bashkė me tė tjerė dhe tė strehohej te Gjin Bua Shpata.
    Krahas despotit serb tė Janinės, formacioni i Shpatajve tė Artės u fut nė kėtė kohė nė njė konflikt tė ashpėr me anzhuinėt e Napolit, tė cilėt qysh prej njė shekulli vazhdonin tė ngulnin kėmbė nė pretendimet e tyre mbi bregdetin epirot. Ky konflikt u shpreh mė sė pari nė pėrleshjet e armatosura me forcat e kontit Leonard Toko, qė sundonte mbi ishujt e Qefalonisė e Leukadės si vasal i mbretėreshės Xhovana tė Napolit. Dokumentet e kohės informojnė se qysh nė vitin 1360 "konti i Qefalonisė bėnte luftė tė madhe me Despotatin e arbėrve". Nė vitet qė pasuan ndeshja me anzhuinėt u ndez edhe mė keq. Nė vitin 1378 mbretėresha e Napolit organizoi njė fushatė tė madhe pėr asgjėsimin e Despotatit shqiptar tė Artės. Bėrthama e ushtrisė sė grumbulluar prej saj pėrbėhej nga Urdhri i Joanitėve tė Rodit, njė formacion i famshėm pėr bėmat e tij luftarake, qė ishte futur nė shėrbim tė anzhuinėve tė Napolit.
    Ekspedita anzhuine filloi me marrjen e Naupaktit (Lepantos), kėshtjella mė jugore e Shpatajve, e vendosur mbi bregun verior tė gjirit tė Korintit. Prej kėndej ajo pėrparoi drejt veriut e brenda pak kohe qendra e Despotatit shqiptar, Arta, u ndodh nėn rrethimin e ushtrisė napolitane. Gjatė betejės vendimtare qė u zhvillua nėn muret e Artės, despoti Gjin Bua Shpata korri njė fitore tė madhe. Vetė kryekomandanti i ekspeditės anzhuine, Mjeshtri i Madh Huan Fernandez Heredia i Urdhrit tė Joanitėve, u zu rob prej shqiptarėve.
    Nė pranverė tė po atij viti, Gjin Bua Shpata fitimtar mbi anzhuinėt, rifilloi sulmet sistematike mbi Janinėn. Thoma Preljuboviēi kėsaj radhe gjeti njė aleat tė fuqishėm kundėr shqiptarėve te turqit osmanė, tė cilėt kishin filluar tė vendoseshin nė Thesalinė fqinje. Disa herė brenda viteve 1380-1384 reparte osmane, tė thirrura nga Thomai, kryen inkursione shkatėrruese nė zotėrimet e Gjin Bua Shpatės e nė ato tė Gjon Zenebishit, duke lehtėsuar presionin e tyre mbi Janinėn. Me ndihmėn e osmanėve, despoti Thoma pushtoi pėrkohėsisht njė numėr fshatrash rreth Janinės si dhe kėshtjellėn e Paramithisė (Shėn Donatit). Gjithsesi, tirani i Janinės ra pre e njė komploti dhe, i urryer nga tė gjithė, vdiq nė dhjetor 1384. Nė vend tė tij paria e Janinės e mbreti serb i Thesalisė, Joazaf, thirri e vuri italianin Izau Buondelmonte Aēajuolin, kunat i kontit Leonard Toko tė Qefalonisė. Ky gėzonte njėherėsh mbėshtetjen e perandorit tė Bizantit, tė Venedikut, Firences dhe tė Mbretėrisė sė Napolit. Marrėdhėniet e shqiptarėve me Despotatin e Janinės mbetėn tė tendosura edhe nė kohėn e sundimit tė Izaut, ndonėse aty nga viti 1394, ky mori pėr grua tė bijėn e Gjin Shpatės, Irenėn, i nxitur edhe nga arkondėt e qytetit. Inkursionet e reparteve osmane, tė thirrura nga despoti i ri i Janinės, vazhduan edhe paskėtaj, madje pėr tė siguruar mbėshtetjen mė tė madhe tė sulltanit osman, despoti Izau u shpall vasal i tij (1387). Ndėrkohė mbi Despotatin shqiptar tė Artės qenė intensifikuar edhe sulmet e kontit tė Qefalonisė Karl Tokos, nip i Izaut.
    Nė rrethana tė tilla tė vėshtira, mė 29 tetor tė vitit 1399 vdiq despoti Gjin Bua Shpata "burrė i fuqishėm, i admirueshėm e lavdi e Arbėrisė”, siē e quan atė njė kronikė e kohės. Me emrin e tij ėshtė e lidhur periudha mė e lulėzuar e historisė sė Despotatit shqiptar tė Artės. Zotėrimet e Shpatajve u ndanė midis tė afėrme tė tij, qė shpeshherė ishin nė armiqėsi e mėri me njėri-tjetrin. Njė mėri e tillė ekzistonte dhe midis Muriq Shpatės dhe Sguro Bua Shpatės, qė qeveriste zotėrimet jugore tė Shpatajve. Si vėlla i Gjinit, kėtij i takonte tė ishte trashėgimtar i ligjshėm i fronit. Por Muriqi, i ri dhe ambicioz, mundi ta mėnjanojė kushėririn e tij plak dhe tė marrė nė dorė drejtimin e principatės.
    Me ardhjen nė pushtet vėmendja e Shpatės sė ri u zhvendos nga Lindja, ku despotėt e Janinės dhe osmanėt e Thesalisė kishin qenė kujdesi kryesor i paraardhėsit tė tij tė madh. Me komandantėt osmanė tė Thesalisė Muriqi nuk e pati tė vėshtirė tė gjente njė modus vivendi, sidomos pas katastrofės qė sulltan Bajaziti pėsoi nga mongolėt e Timurlengut nė betejėn e Ankarasė (1402). U shtensionuan edhe marrėdhėniet me despotin Ezau tė Janinės, qė ishte njerk i Muriqit dhe qė pėr mė tepėr kėrkoi dorėn e vajzės sė Muriqit pėr djalin e tij tė lindur nga martesa me shqiptaren Evdoqia Balsha, vajzė e Gjergjit I Balsha.
    Nė kėtė mėnyrė vėmendja e Muriq Shpatės u pėrqendrua nga rreziku qė i vinte zotėrimeve tė tij nga konti i Qefalonisė Karl Tokoja. Pėr sa kohė nė krye tė principatės kishte qenė Gjin Bua Shpata, Tokoja kishte dalė gjithnjė i mundur nga ballafaqimi me shqiptarėt. Kėta, madje, ishin nė gjendje tė organizonin me anije sulme mbi ishujt e tij tė Qefalonisė dhe Leukadės, gjė qė e kishte shtyrė kontin tė kėrkonte ndihmėn e Napolit e tė Venedikut.
    Por nė vitet e para tė sundimit tė Muriq Shpatės, raporti i forcave paraqitej i ndryshuar nė favor tė Tokos. Grindjet dhe pakėnaqėsitė ndaj sundimtarit tė ri tė Artės shtynė mjaft feudalė shqiptarė dhe krerė bashkėsish nga Parga, Paramithia, Margėlliēi e Janina (pėrfshirė bashkėsitė e mėdha tė mazrekėve e malakasėve) tė dorėzoheshin pėrpara dhuratave dhe premtimeve qė u drejtoi atyre me bollėk konti Karl Toko. Nė kėtė mėnyrė, me njė ushtri, lulen e sė cilės e pėrbėnin luftėtarėt shqiptarė, ku shquheshin vėllezėrit Muriq e Dhimo Bua, si dhe me ndihmėn e njė flote tė ofruar nga mbreti i Napolit, Karl Tokoja, filloi t'i rrėmbejė Muriq Shpatės njėrin zotėrim pas tjetrit. Si pasardhės i kontėve nga familja Orsini tė Qefalonisė, ai pretendonte tė bėhej, ashtu siē qenė bėrė ata njė shekull mė parė, despot i krejt Epirit.
    Nė kėtė mėnyrė, me luftė dhe mė shumė me dredhi, Karl Tokoja u rrėmbeu Shpatajve njė sėrė kėshtjellash, fillimisht nė jug tė gjirit tė Artės, si Katohinė, Varnakun, Kandilen, Anatolikon e Dragomestin (1401-1404). Prej kėndej ai filloi sulmet dhe plaēkitjet nė territorin e Angjelokastrės e tė Artės. Shumė shpejt Muriq Shpata u detyrua tė lėshojė kėshtjellat e Riniasės e Ajtoit, qė siguronin mbrojtjen e Artės. Gjatė njė beteje me forcat e Tokos, u plagos rėndė e mė tej vdiq edhe vėllai i legjendarit Gjin Bua Shpata, Sguroj, i cili tė paktėn nė ēastet e fundit gjeti ngushėllim kur pa se Muriq Shpata me forcat e tij po vraponte t'i vinte nė ndihmė.
    I biri i Sguros, Pal Shpata, nė pamundėsi t'i ruante zotėrimet qė i la i ati nė jug tė gjirit tė Artės, nxitoi t'ia ofrojė ato Venedikut. Mė 1402 ai i propozoi kėtij lėshimin e kėshtjellės sė rėndėsishme bregdetare tė Lepantos si dhe vetė kryeqendrėn e vet, Angjelokastrėn. Ndėrsa mori nė dorėzim tė parėn (1407), kundrejt njė shpėrblimi, Republika e Venedikut u mor vesh me Karl Tokon qė e dyta, Angjelokastra, t'i kalonte kėtij tė fundit (1408). Nė kėtė mėnyrė Shpatajt humbėn pėrfundimisht zotėrimet nė jug tė gjirit tė Artės, nė Etoli e nė Akarnani.
    Nė kushtet e dobėsimit e tė pėrēarjes sė krerėve shqiptarė, konti Karl Toko nuk e pati tė vėshtirė tė zinte vendin e despotit Ezau tė Janinės, kur ky i fundit vdiq (1411). Krahas elementėve tė parisė sė qytetit, ku u shqua greku Simon Stratigopulos dhe dhėndri i tij, serbi Stefan Vojsllavi, dorėzimin e Janinės nė duar tė Karl Tokos e pėrkrahėn edhe mjaft krerė e bashkėsi shqiptare, brenda e jashtė qytetit, tė cilėt ai i kishte joshur me dhurata e premtime. Tashmė i pafuqishėm ndaj ngjitjes sė rivalit tė tij, Muriq Shpata nuk qe nė gjendje tė shfrytėzonte momentin e favorshėm pas thyerjes sė ushtrive tė Tokos nga Gjon Zenebishi nė betejėn e Kranesė, afėr Mesopotamit (1411). Mė 1415 ai vdiq, duke ia lėnė barrėn e drejtimit, tė asaj qė kishte mbetur nga Principata e dikurshme e Gjin Bua Shpatės, vėllait tė tij, Jakupit, qė kishte kaluar nė fenė islame.
    Jakupi tregoi qė nė fillim njė dinamizėm e trimėri qė s'e kishin karakterizuar vėllanė e tij. Me tė u bashkuan mjaft edhe nga krerėt apo bashkėsitė shqiptare qė ishin hedhur nė anėn e Karl Tokos, siē qe, p.sh., prijėsi i shquar Muriq Bua.
    Nė pamundėsi pėr ta thyer sundimtarin e ri shqiptar nė fushė tė hapur, Karl Tokoja i pėrgatiti atij njė pritė nė kėshtjellėn e Vombljanės, afėr Artės. I ftuar nga kėshtjellari i saj, njeri i Karl Tokos, gjoja pėr ta marrė nė dorėzim kėshtjellėn, Jakup Shpata u sulmua tradhtisht nga forcat e Tokos ndėrsa u qe afruar me trupat e tij mureve tė saj. Jakupi vdiq me shpatė nė dorė mes luftėtarėve tė tij. Me vrasjen e tij u shėnua dhe fati i Artės dhe i gjithė zotėrimit tė Shpatajve. Mė 4 tetor 1416 Karl Tokoja hyri nė Artė. Pinjollėt e fundit tė Shpatajve ose pranuan tė hyjnė nė shėrbim tė Karl Tokos, ose emigruan drejt Moresė dhe ishujve tė Jonit.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:14

    Principata e Zenebishėve

    Emri i Zenebishėve, si njė ndėr familjet fisnike mė tė shquara tė Shqipėrisė sė Poshtme, pėrmendet krahas dyerve mė nė zė shqiptare nė njė dokument tė vitit 1304. Shkėlqimin mė tė madh kjo familje e arriti pas gjysmės sė dytė tė shek. XIV, kur nė krye tė saj ishte sebastrokratori Gjon Zenebishi (?-1418). Kryeqendra e kėtij tė fundit ishte kėshtjella e Gjirokastrės, e cila pėrmendet pėr herė tė parė pikėrisht nė kėtė kohė si rezidencė e Zenebishėve. Nė vitet 70 tė shek. XIV zotėrimi i Zenebishėve pėrfshinte, veē Gjirokastrės dhe rrethet e saj, luginėn e Drinos, Delvinėn dhe njė pjesė tė mirė tė zonės sė pasur tė Vagenetisė (Ēamėrinė e Sipėrme), deri nė derdhjen e poshtme tė lumit Gliki, ku zotėrimet e Gjon Zenebishit kufizoheshin me ato tė vjehrrit dhe aleatit tė tij, Gjin Bua Shpatės sė Artės. Sė bashku me kėtė tė fundit, Gjon Zenebishi ndėrmori inkursione tė vazhdueshme kundėr kėshtjellės sė Janinės, ku sundonte despoti serb Thoma Preljuboviēi, armik i betuar i shqiptarėve, i cili, siē ėshtė theksuar tashmė, i thirri pėr herė tė parė osmanėt nė kėto anė mė 1380 kundėr shqiptarėve. I mbėshtetur dhe nga njė pjesė e parisė serbo-bizantine tė Janinės, Thomai mundi ta ruante sundimin brenda mureve tė Janinės, deri nė vrasjen e pėrgjakshme tė tij, nė vitin 1386.
    Despoti i ri i Janinės, italiani Ezau Buondelmonti Aēajuoli (1386-1411), i cili mori pushtetin nė Janinė si pėrfaqėsues i interesave tė huaja nė atė qytet e nė krejt Epirin, ndoqi qė nė fillim njė politikė agresive ndaj sundimtarėve shqiptarė tė kėsaj treve, veēanėrisht ndaj Gjon Zenebishit. Me ndihmėn e reparteve osmane ai i mori kėtij tė fundit portet dhe tregjet e rėndėsishme tė Sajadhės e Kastrovilės, buzė detit Jon (Ēamėri e sotme). Por nė pranverėn e vitit 1399, ushtria e Zenebishit u shkaktoi forcave tė despotit Ezau njė disfatė fatale gjatė njė beteje nė Dhivėr (Mesopotam), ku vetė despoti i Janinės u zu rob nga sundimtari shqiptar, qė sakaq e mbylli nė burgun e kėshtjellės sė tij tė Gjirokastrės. Tė gjithė aleatėt e Ezaut, nga komuna e Firences, qė e kishte qytetar tė vetin, Mbretėria e Napolit, Republika e Venedikut e deri te komandanti osman i Thesalisė, ndėrhynė te Gjoni pėr lirimin e tij. Tė njėjtėn gjė i kėrkoi Zenebishi edhe aleati e vjehrri i tij, Gjin Bua Shpata i Artės. Ezau u lėshua kundrejt njė shpėrblimi tė majmė prej 10 mijė copė florinjsh. Gjithsesi, ai pushoi sė qeni njė shqetėsim pėr zotėrimet e Zenebishit, i cili shtiu pėrsėri nė dorė limanet dhe tregjet bregdetare nga Sajadha e Kastrovila e deri nė Pargė. Porse mbajtja e kėtyre vendeve bėri tė pashmangshėm njė konflikt tė ri me Republikėn e Venedikut. Pėrleshjet e para tė Gjon Zenebishit me Venedikun ishin regjistruar qė nė vitin 1386, kur ky i fundit, pasi shtiu nė dorė ishullin e Korfuzit, i rrėmbeu Zenebishit edhe disa nga qendrat kryesore ushtarake e ekonomike tė bregdetit, si Butrintin, Ksamilin dhe Sajadhėn. Kjo e fundit u rimor prej Gjonit aty nga viti 1400. Pėr Sajadhėn, veēanėrisht pėr kriporet me famė tė atij vendi, tė cilat konkurronin rėndė kriporet veneciane tė Korfuzit, u luftua me kėmbėngulje si nga Venediku, ashtu edhe nga Zenebishi. Nė njė letėr, qė i ēonte pėr kėtė ēėshtje Senatit tė Venedikut nė qershor 1401, Gjon Zenebishi bėnte tė qartė se "paqja e tij me Republikėn do tė sigurohej vetėm kur Venediku tė hiqte dorė nga pėrpjekjet pėr tė shtėnė nė dorė kullėn dhe kriporet e Sajadhės, qė ai i kishte trashėguar nga tė parėt dhe qė ishin buka e tij".
    Megjithatė, rrethanat e krijuara nė vitet e para tė shek. XV e detyruan Gjon Zenebishin tė hiqte dorė si nga Sajadha, ashtu dhe nga Kastrovila e Parga dhe tė kėrkonte rregullimin e marrėdhėnieve me Republikėn e fuqishme tė Venedikut.
    Vdekja e despotit Ezau, mė 1411, nxori pėrsėri nė plan tė parė problemin e pushtetit nė Janinė. E veja e Ezaut, Evdokia Balsha, vajzė e tė famshmit Gjergjit I Balsha, iu kundėrvu pėrpjekjeve tė njė pjese tė parisė sė qytetit, qė donte t'ia dorėzonte qytetin nipit tė despotit Ezau, kontit tė Qefalonisė, Karl Toko. E mbėshtetur kryesisht nga shtresat e ulta dhe tė mesme tė qytetit, "despina e Arbėrisė" hyri nė traktaktiva me Gjon Zenebishin, gjė qė vuri nė lėvizje pėrkrahėsit e Karl Tokos. Pas njė komploti tė organizuar prej tyre, despina Evdokia u detyrua tė braktiste qytetin dhe tė strehohej pėrkohėsisht te Gjon Zenebishi nė Gjirokastėr.
    Ambiciet e despotit tė ri tė Janinės, Karl Tokos, qė synonte tė vinte nėn sundimin e tij tė gjitha territoret e Despotatit tė dikurshėm tė Epirit, e ēuan atė drejt njė ndeshjeje tė pashmangshme me zotin e fuqishėm tė Gjirokastrės. Nė verėn e vitit 1411 Gjon Zenebishi i zuri rrugėn nė Kranesė (Mesopotam) ushtrisė sė Karl Tokos, qė kishte depėrtuar nė thellėsi tė zotėrimeve tė tij dhe synonte tė kapte Gjirokastrėn. Nė betejėn e ashpėr tė zhvilluar nė atė vend, forcat e Zenebishit arritėn njė fitore tė bujshme duke e asgjėsuar krejtėsisht ushtrinė e Tokos. Paskėtaj, ky u pėrpoq t'i bėnte ballė sundimtarit shqiptar duke u mbėshtetur kryekėput tek aleanca qė lidhi me osmanėt dhe qė u vulos edhe me martesėn e vajzės sė tij me Musa Beun, pretendentin e fronit.
    Presioni osman, i cili ishte veēanėrisht i fortė nė zotėrimet e Zenebishėve dhe tė Shpatajve tė Epirit, e shtyu Gjonin tė kėrkonte aleancėn e Republikės sė Venedikut. Nė korrik tė vitit 1414 ai i kėrkoi kėsaj tė fundit t'i vinte nė dispozicion 30 balestrierė, me tė cilėt tė mund tė mbronte kėshjellat e tij dhe njėherėsh tė ndalte vėrshimin e osmanėve nė brigjet e Jonit. Nė tė njėjtėn kohė, sundimtari shqiptar kėrkonte nga Venediku qė tė lejohej tė blinte disa prona nė Korfuz, ku tė mund tė strehohej nė rast se do tė detyrohej tė largohej nga vendi i tij.
    Nė fakt, deri nė atė kohė, nė Korfuz ishin vendosur mjaft familje shqiptare tė ikura nga zotėrimet e Zenebishit pėr shkak tė kushteve tė rėnda tė krijuara nga inkursionet e osmanėve. Nė verėn e vitit 1418 njė ushtri osmane prej 30 000 vetash, e thirrur nga Karl Tokoja, hyri nė zotėrimet e Zenebishit. Pasi pushtoi mjaft vise e kėshtjella, Hamza Beu, dhėndėr i Tokos, rrethoi Gjirokastrėn. Sundimtari plak i Gjirokastrės mundi t'i bėnte ballė kėtij sulmi tė parė mbi kryeqendrėn e tij, por, kur osmanėt ndėrmorėn nė vjeshtėn e parė tė atij viti, njė fushatė tė re akoma mė tė fuqishme, ai nuk jetonte mė dhe djemtė e tij ua lėshuan atė osmanėve dhe u strehuan nė Korfuz. Nga Korfuzi trashėgimtarėt e sebastokratorit tė shquar, Gjon, tė mbėshtetur edhe nga Venediku, Papati dhe Mbretėria e Napolit, nuk i reshtėn pėrpjekjet pėr tė ēliruar zotėrimet atėrore, duke organizuar e duke u vėnė nė krye tė kryengritjeve tė fuqishme antiosmane.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:15

    Principata e Topiajve

    Nė kapėrcim tė shek. XIII-XIV, roli i familjes sė shquar fisnike tė Skurrajve nė trevėn e Arbrit u kishte kaluar fisnikėve tė familjes Topia. Emri i kėsaj familjeje nuk pėrmendet para shek. XIII.
    Nė vitet 70 tė shek. XIII bėhet fjalė pėr njė pinjoll tė saj, pėrfaqėsues i aristokracisė ushtarake me titullin miles. Nė atė kohė Topiajt ditėn t'i bėnin vend vetes, duke u shkėputur nga Bizanti e duke vendosur lidhje tė ngushta me anzhuinėt e Napolit si dhe me Papatin e Romės. Kėtij tė fundit Topiajt i premtuan kalimin e tyre nga riti ortodoks nė atė katolik. Pėr rrjedhojė, kisha e Romės u njohu Topiajve si zotėrim tė familjes tokat midis rrjedhės sė Matit dhe asaj tė Shkumbinit, tė cilat pėrputheshin pak a shumė me shtrirjen e Principatės sė dikurshme tė Arbrit. Tė drejtat e Topiajve mbi kėto vise u konfirmuan mė 1338 edhe nga anzhuinėt e Napolit, tė cilėt e konsideronin veten kryezot tė Durrėsit e tė Arbrit si dhe Topiajt vasalė tė tyre. Topiajt ishin shpallur vasalė tė mbretit tė Napolit, Karli I Anzhu, qė nė vitin 1272. Megjithatė varėsia e tyre nga oborri i Napolit mbeti thjesht formale. Si mbreti Karli I, ashtu dhe pasardhėsit e tij, Karli II e Roberti I Anzhu, ankoheshin vazhdimisht nė aktet e tyre pėr "mosbindjen" madje edhe pėr "rebelimet" e vazhdueshme tė Topiajve dhe tė krerėve tė tjerė shqiptarė kundėr pushtetit sovran tė tyre. Megjithatė, tė ndėrgjegjshėm se s'do tė mund ta ruanin autoritetin e tyre mbi Durrėsin dhe Arbrin, anzhuinėt kėmbėngulnin t'i mbanin afėr Topiajt, qoftė duke u falur herė pas here "fajet", qoftė duke u dhėnė edhe provizione (para) tė mėdha vjetore, siē vepruan mė 1338 me kontin Tanush Topia. I vėllai i kėtij tė fundit, Domeniku, ishte klerik i lartė dhe nė vitin 1336 mbreti Robert Anzhu e kishte tėrhequr nė oborrin e Napolit si kapelan e kėshilltar tė tij.
    Marrėdhėniet e Topiajve me anzhuinėt e Napolit pėsuan njė ngrirje tė fortė nė kohėn e sundimit tė Andreas, djalit tė Tanushit. Ndonėse qe martuar me njė vajzė jashtė martese tė mbretit Robert, Andre Topia tregohej fare i pabindur ndaj tij, aq sa anzhuini vuri njerėz dhe e vrau.
    Zotėrimi i Topiajve arriti fuqinė dhe shkallėn mė tė lartė tė organizimit nė kohėn e princit Karl Topia, djali i madh i Andreas, qė erdhi nė fuqi nė vitin 1359. Brenda viteve 50 tė shek. XIV ai arriti tė konsolidonte nė luftė me rivalėt e shumtė pushtetin e vet nė trevėn e Arbrit. Ashtu si paraardhėsit e vet, Karli shfrytėzoi mjeshtėrisht pėr kėtė qėllim lidhjet e hershme tė familjes sė tij me anzhuinėt e Napolit. Ai nuk ngurronte tė vinte nė dukje "lidhjet e gjakut" qė kishte me kėta tė fundit nga e ėma. Nė kėtė kuptim ai i shtoi stemės familjare tė Topiajve, qė paraqiste njė luan, edhe simbolin e anzhuinėve, zambakun.
    Pavarėsisht se u mėshonte lidhjeve tė veēanta tė Topiajve me kryezotėrit e Napolit, Karli kishte vendosur t'u shkėpuste kėtyre qytetin e Durrėsit. Mė 1362 forcat e tij sulmuan Durrėsin nga toka dhe nga deti. Ndonėse nuk u mor dot, qyteti u detyrua t'i paguajė Topisė njė tribur vjetor, i cili nxirrej nga rritja e taksave mbi tregtarėt e huaj qė vizitonin Durrėsin.
    Sulmi i Karl Topisė mbi Durrėsin ngjalli shqetėsim sa nė bashkėsinė e kėtij qyteti, qė i trembej pushtetit feudal, aq dhe te mbretėresha Xhovana e Napolit, dhe te Republika e Venedikut. Kjo e fundit nuk mund tė pajtohej me faktin qė princi shqiptar zotėronte tashmė njė flotė ushtarake, tė ankoruar nė Kepin e Rodonit nė veri dhe nė Kepin e Melit (caput Meliarum) nė jug tė Durrėsit, me tė cilėn ai mund tė kontrollonte ose tė dėmtonte trafikun e anijeve veneciane nėpėr Adriatik. Ndaj nė maj tė vitit 1364 Senati i Venedikut e urdhėronte kapitenin e flotės sė Adriatikut qė tė pengonte ēdo aksion tė flotės sė Karl Topisė dhe, nė rastin ekstrem, t'i kapte anijet shqiptare dhe t'i digjte ato, si dhe tė shkatėrronte bazėn e tyre nė Kepin e Melit. Tė gjitha kėto duhet tė bėheshin nė mėnyrė tė fshehtė pa rėnė nė sy tė princit shqiptar, me tė cilin gjithsesi Republika ishte e interesuar tė mbante marrėdhėnie tė mira. Nė fakt Topia pati rastin tė tregonte se nuk ishte njė sundimtar i zakonshėm, kur po atė vit theu tė fuqishmin Gjergj Balsha. Ndaj, me qėllim qė tė ndikonte sa mė shumė mbi princin shqiptar, nė prill tė vitit 1366 Senati i Venedikut e shpalli Karl Topinė qytetar tė Venedikut. Megjithatė kjo nuk e ndali kėtė tė fundit tė forcojė flotėn e tij dhe tė intensifikojė sulmet mbi Durrėsin. Mė nė fund, nė muajt e parė tė vitit 1368, qyteti ra nė duart e Topisė. Nga ai ēast sundimtari shqiptar i shtoi titullit tė tij si "princ i Arbrit" edhe titullin tjetėr tė "zotit tė Durrėsit".
    Nė jug Principata e Topiajve u bė fqinje me atė tė Muzakėve, tė cilėt, aty nga viti 1370, aneksuan zotėrimin e sebastokratorit Vlash Matrėnga, qė shtrihej midis derdhjes sė Shkumbinit dhe Semanit. Gjithsesi aleanca e Muzakajve me Balshajt e veriut e keqėsoi gjendjen e principatės sė Karl Topisė, duke shtrėnguar darėn rreth saj. Ishte keqėsuar ndėrkohė edhe pozita ndėrkombėtare e saj. Sovranėt e Napolit nuk ia falėn "vasalit" Karl Topia marrjen e Durrėsit mė 1368. Plot moskuptime e pėrplasje paraqiteshin edhe marrėdhėniet me Venedikun, pavarėsisht qė Republika e detrave e kishte shpallur Karl Topinė qytetar tė saj. Marrėdhėniet ishin ftohur dukshėm edhe me Papatin e posaēėrisht me papėn Gregori XI, i cili nuk i falte princit shqiptar prirjet "heretike" duke e akuzuar atė pėr patarin (ithtar i lėvizjes antipapale patarine). Edhe miqėsia me Raguzėn dhe me Hungarinė nuk i sillte ndonjė avantazh tė madh Karl Topisė nė planin politik. Raguza ishte nė fakt njė fuqi tregtare, por ajo s'kishte ndonjė peshė nė ngjarjet politike e ushtarake. Pėrsa i pėrket afrimit me Mbretėrinė Hungareze, nė sfond tė saj qėndronte thjesht armiqėsia e kėsaj tė fundit me Venedikun, pra kishte karakter koniunktural pa ndonjė ndikim nė planin praktik.
    Nė kushte tė tilla, kur dhe marrėdhėniet me bashkėsinė qytetare tė Durrėsit qenė acaruar, Karl Topia e humbi qytetin, i cili kaloi pėrsėri pėr pak kohė nėn sovranitetin e anzhuinėve tė Napolit. Madje kėta tė fundit nė fillim tė vitit 1372 vendosėn tė organizonin njė fushatė tė madhe pėr tė shtrirė pushtimet tej Durrėsit dhe pėr tė rikrijuar "Mbretėrinė e Arbrit" tė kohės sė Karlit I Anzhu. Nė planet e organizatorėve ishte edhe zėnia rob e Karl Topisė dhe e Gjergj Balshės, pėr tė cilėt premtohej njė ēmin prej 1 000 dukatė ari. Por fushata qė iu besua Gjergjit tė Navarės dhe qė mori edhe bekimin e papės Gregori XI nuk arriti tė realizohej. Karl Topia mbeti zot i plotfuqishėm i "gjithė vendit tė Arbrit". Madje, ai mundi t'u marrė Muzakėve edhe zotėrimet e dikurshme tė Vlash Matrėngės, midis derdhjeve tė lumenjve Shkumbin e Seman. Tashmė principata e Karl Topisė kapte gjithė hapėsirėn midis Drinit e Semanit. Vetė Durrėsi, ndonėse formalisht mbeti nė zotėrimin e anzhuinėve tė Napolit, nė tė vėrtetė e ndiente gjithnjė e mė shumė pushtetin e princit shqiptar. Me sa duket ky i fundit, i ndėrgjegjshėm pėr interesat e shumtė qė ndėrthureshin nė Durrės, kishte vendosur ta merrte qytetin nė mėnyrė "tė ligjshme", duke shmangur pėrdorimin e armėve. Nė fakt aty nga viti 1383 ai e bleu atė nga anzhuinėt kundrejt njė shume tė madhe tė hollash.
    Sundimi i Karl Topisė mbi qytetin e dėshiruar buzė Adriatikut nuk zgjati shumė. Marrja e qytetit prej tij ndodhi nė njė kohė kur ishte rindezur konflikti i hershėm me Balshajt, ndėrkohė zotėr edhe tė Vlorės.
    Me njė sulm tė befasishėm nė vitin 1384 Balsha II e pushtoi Durrėsin. Tashmė nė aktet zyrtare ai filloi t'i atribuojė vetes titullin "dukė i Durrėsit". Por nuk e gėzoi gjatė. Mė 18 shtator 1385 forcat osmane tė Hajredin Pashės shpartalluan nė Savėr tė Myzeqesė ushtrinė e Balshės II dhe tė aleatėve tė tij. Karl Topia hyri pėrsėri nė Durrės, por tashmė edhe ai, si mjaft sundimtarė tė tjerė shqiptarė, u detyrua t'i nėnshtrohej hegjemonisė sė osmanėve. Nė pėrpjekje pėr t'i shpėtuar kėsaj tė fundit, Topia u kthye nga Venediku. Midis viteve 1386-1387 ai bėri disa pėrēapje pranė Republikės, duke i ofruar kėsaj vendosjen e njė lloj protektorati mbi zotėrimet e tij. Duke iu shmangur njė angazhimi tė drejtpėrdrejtė nė njė zonė qė tashmė ishte nė vėmendjen e osmanėve, Venediku u mjaftua t'i premtonte Karl Topisė ndihma modeste ushtarake, sigurisht kundrejt privilegjeve tregtare. I ndodhur nėn trysninė e vazhdueshme tė osmanėve, Karl Topia tentoi nė maj tė 1387 njė ujdi tė fundit me Republikėn. Propozimi i tij i ri kishte tė bėnte me shitjen e Durrėsit, me largimin e vetė Karlit dhe vendosjen e tij nė ndonjėrėn nga kolonitė veneciane nė Kretė ose nė Eube.
    Por edhe kėsaj radhe nuk u pėrfundua gjė, qoftė pėr shkak tė hezitimeve tė Venedikut, qė tashmė ishte i bindur se marrja e Durrėsit do tė thoshte luftė me osmanėt, qoftė edhe se, shumė shpejt pas paraqitjes sė kėtij propozimi tė ri, princi Karl Topia ndėrroi jetė.
    Trashėgimtari i dobėt i Karl Topisė, Gjergji, mundi tė ushtrojė pushtetin e tij nė Durrės e nė rrethinat e tij. Kruja dhe krahina pėrreth saj i kaluan motrės sė tij, Helenės, qė ishte martuar me fisnikun venecian Mark Barbadigun. Konti Niketa Topia, njė kushėri i Gjergjit, sundonte ultėsirėn nė jug tė Durrėsit. Feudalė tė tjerė, qė s'i pėrkisnin familjes fisnike Topia, sundonin tashmė tė pavarur nė viset e Tiranės, nė luginėn e Shkumbinit e gjetkė. Marrėdhėniet e tyre me Gjergj Topinė ishin shpeshherė armiqėsore. Nė kėtė mėnyrė juridiksioni i trashėgimtarit tė Karl Topisė kufizohej nė qytetin e Durrėsit dhe nė rrethinat e afėrta tė tij. Nė fakt, edhe nė burimet e kohės Gjergji cilėsohet thjesht "zot i Durrėsit", ndryshe nga paraardhėsi i tij i madh, princi Karl Topia, qė quhej "zot i gjithė vendit tė Arbrit".
    Ardhja nė pushtet e Gjergj Topisė pėrkoi me intensifikimin e sulmeve osmane nė viset bregdetare dhe, pėr rrjedhojė, edhe me politikėn e re tė Venedikut, pėr tė shtėnė nė dorė qytetet bregdetare shqiptare. Herė me premtime dhe herė me presione Venediku arriti tė bindte Gjergjin qė fillimisht t'i lėshonte kullėn e poshtme tė qytetit, atė qė ruante pjesėn e portit.
    Mė tej, Venediku arriti tė fuste nė kontroll gjithė qytetin, duke shfrytėzuar vėshtirėsitė e zotit tė Durrėsit, si dhe lidhjet e veta me njė sėrė fisnikėsh shqiptarė nga familjet Muzaka, Skurra, Nesha e vetė Topia, tė cilėve u shpėrndante provizione vjetore. Me marrėveshjen e nėnshkruar me Venedikun nė gusht tė vitit 1392, Gjergj Topia pranonte qė, pas vdekjes sė tij, i gjithė qyteti tė kalonte edhe de jure nėn sundimin e Venedikut. Njė kalim i tillė i pushtetit nė Durrės ndodhi vetėm ndonjė muaj mė vonė, kur sundimtari shqiptar vdiq.
    Vitet qė pasuan shėnuan zhdukjen nga skena edhe tė Topiajve tė fundit. Nė vitin 1403 konti Niketė Topia mori kėshtjellėn e Krujės nga duart e kushėrirės sė tij, Helenės. Nė kėtė mėnyrė Niketa bashkoi nėn sundimin e tij territoret pjellore rreth e rrotull Durrėsit prej tė cilave nxirrte fitime tė mėdha. Venediku ia njohu zotėrimet sundimtarit shqiptar, aq mė tepėr qė ato formonin njė perde midis Durrėsit dhe posteve tė pėrparuara osmane nė Maqedoni. Nga ana tjetėr, nga zotėrimet e Niketės mbėrrinin nė Durrės produktet bujqėsore e blegtorale tė domosdoshme pėr mbijetesėn e qytetit. Megjithatė zotėrimi i tė fundit tė Topiajve nuk pati jetė tė gjatė.
    Mė 1412 kontit Niketa iu desh ta paguajė me njė disfatė tė bujshme dhe me burgimin e tij rivalitetin me Teodor Muzakėn e Beratit pėr zotėrimin e fushave rreth Shkumbinit. Falė ndėrhyrjes sė Republikės sė Raguzės, Niketa u lirua nga burgu i Muzakės. Por paskėtaj ai duhej tė matej me sulmet e osmanėve, qė pikėrisht nė atė kohė njohėn njė intensifikim tė ri. Me vdekjen e Niketės, osmanėt pushtuan kryeqendrėn e vjetėr tė Arbrit dhe tė Topiajve, Krujėn. Nė fillim tė vitit 1415 qyteti kishte njė komandant turk, Ballaban Beun, i cili quhej “subash i Krujės dhe i Arbrit”.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:16

    Principata e Muzakajve

    Historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, pėrmend e para emrin e njė fisniku nga familja Muzaka, i cili rreth vitit 1090 ishte ndėr komandantėt mė tė besuar tė perandor Aleksi I Komneni. Origjina e familjes ishte nga zona e Oparit, ku Muzakajt kishin zotėrimet fillestare tė tyre me fshatrat Voskop, Lavdar, Xerje, Bec, Mazrek, Marjan, Dushan, Zerec etj. Kronisti Gjon Muzaka (1510) kujton se varret e tė parėve tė familjes ndodheshin pranė kishės sė Shėn Triadhės nė Lavdar tė Oparit. Autoriteti dhe roli politik i Muzakajve dėshmohet qartė qė nė shek. XIII.
    Gjatė luftėrave me anzhuinėt e Napolit (1273-1281), i pari i derės sė Muzakajve, Gjoni I Muzaka, u shqua si njė ndėr krerėt kryesorė tė qėndresės. I zėnė rob gjatė njė beteje, nė tetor tė vitit 1279, Gjoni u burgos nė kėshtjellėn e Brindizit bashkė me tre bashkėpunėtorėt e tij, Dhimitėr Zogun dhe Kasnec e Guljelm Blenishtin. Por, nėn presionin e krerėve shqiptarė, mbreti Karli I Anzhu u detyrua ta lironte atė vitin tjetėr, kundrejt premtimit se "nuk do tė fliste e nuk do tė vepronte mė kundėr tij".
    Nė fund tė shek. XIII, duke pėrfituar nga marrėdhėniet e tyre me pushtetin qendror bizantin, Muzakajt mundėn tė siguronin prona tė shumta nė krahinat fqinje tė Tomoricės, Skraparit, Kėlcyrės e Beratit nė perėndim dhe nė ultėsirėn e Korēės nė lindje. Atė kohė Muzakajt afrohen me anzhuinėt, qė vazhdonin tė mbanin Durrėsin, dhe nėpėrmjet tyre me Papatin, i cili ishte vėnė nė krye tė koalicionit tė fuqive evropiane e ballkanike kundėr mbretėrisė serbe. Nė vitin 1319 papa Johanit XXII i njoftuan gatishmėrinė e tyre pėr t'iu bashkuar frontit antiserb shumė fisnikė shqiptarė, mes tė cilėve edhe tre vėllezėrit Muzakaj, zotėr nė Kėlcyrė. Qėndresa e organizuar nga bujarėt Muzaka kundėr ekspansionit tė serbėve nė trevat shqiptare, ende nėn sundimin bizantin, u vlerėsua edhe nga perandorėt e Bizantit, tė cilėt i shpėrblyen ata me pronia tė reja e me tituj fisnikėrie. Dikur para vitit 1335, i pari i Muzakajve, Andrea II, mori titullin e lartė despot, i cili vinte i dyti, pas atij tė perandorit, nė shkallėn e hierarkisė bizantine. Ndėrkohė, pinjollė tė Muzakajve vazhduan tė qėndronin nė poste tė rėndėsishme nė Konstandinopojė, si epistrati Muzaka nė vitet 1320.
    Krijuesi i njė principate tė vėrtetė tė kėsaj familjeje ishte pikėrisht despot Andrea II Muzaka (1335-1372). Nėn drejtimin e tij, Muzakajt u vunė nė krye tė lėvizjeve antibizantine tė viteve 1335-1341, qė pėrfshiu trevat shqiptare jugore. Me atė rast, despot Muzaka lidhi edhe njė aleancė me anzhuinėt e Napolit. Nė paktet e nėnshkruara nė Durrės mė 30 dhjetor 1336 me Luigj Anzhunė, nip i mbretit Robert, Andrea II Muzaka njohu pėr kryezot mbretin e Napolit, i cili nga ana e tij i konfirmoi fisnikut shqiptar pronat, titujt e gradat e dhuruara nga perandorėt e Bizantit. Si peng tė besnikėrisė ndaj sovranit anzhuin, Andrea II Muzaka duhej tė linte nė Durrės, pranė pėrfaqėsuesit tė mbretit tė Napolit, njėrin prej djemve tė tij.
    Shtypja e kryengritjeve antibizantine tė jugut mė 1336 u shoqėrua me shpronėsimin dhe me dėbimin e mjaft fisnikėve tė familjes Muzakaj, tė cilėt u strehuan nė Greqi, posaēėrisht nė Peloponez. Edhe nė kohėn e pushtimit serb tė Stefan Dushanit (1345-1355) Muzakajt ishin frymėzuesit e qėndresės dhe ishin vazhdimisht nė luftė me qeveritarin sllav tė zonės sė Beratit e tė Vlorės, despotin Ivan Komnen Asenin. Aty nga viti 1350 Andrea II Muzaka mori Beratin, duke e detyruar qeveritarin e Stefan Dushanit ta zhvendoste selinė e vet nė Kaninė. Pushteti i Muzakajve u shtri ndėrkohė nė Myzeqe, qė e mori kėtė emėr pikėrisht prej tyre (Muzakia=vendi i Muzakajve). Ndikimi i Muzakėve u bė i ndjeshėm edhe nė qytetin e Durrėsit, ku despot Andrea zotėronte pasuri tė patundshme dhe ku marrėveshja e vitit 1336 me anzhuinėt e lejonte tė qėndronte dhe tė lėvizte lirisht nė atė qytet.
    Pas vdekjes sė car Dushanit dhe shthurjes sė Perandorisė Serbe, despot Andrea II Muzaka i zgjeroi mė tej kufijtė e zotėrimeve tė tij nė drejtim tė zonės sė Korēės e Devollit, duke dėbuar prej andej sundimtarėt serbė tė vendosur rishtazi. Nga fundi i viteve 60 ai aneksoi zotėrimet e zotit tė Karavastasė, sebastokratorit Vlash Matrėnga, pushtoi kėshtjellėn e rėndėsishme tė Bregut, doli mbi Shkumbin e mori tokat e Gosės e tė Garunjės, duke u ballafaquar drejtpėrsėdrejti me princin e fuqishėm tė Arbrit, Karl Topinė. Po nė atė kohė Andrea II Muzaka mori Vlorėn e Kaninėn nga duart e sebastit Aleksandėr, qė sundonte aty pas vdekjes sė despotit Ivan Komnen.
    Megjithatė, despot Muzaka shumė shpejt ia kaloi nė formė paje kėto dy qytete vėllait tė vogėl tė Balshajve, Balshės II, pas martesės sė kėtij me vajzėn e tij, Komitėn. Siē duket, nė bazė tė aleancės midis kėtyre dy familjeve fisnike shqiptare qėndronte rivaliteti i tyre i pėrbashkėt me Topiajt e veēanėrisht me sundimtarin serb Vukashin, atė kohė zot i Kosovės e i gjithė Maqedonisė Perėndimore, deri nė Kostur. Pikėrisht me ndihmėn e Balshajve, despot Andrea II Muzaka theu mė 1370 pranė Kosturit ushtrinė e krajl Vukashinit. Kjo fitore u pėrshėndet edhe nga perandori i Bizantit, Johani V Paleologu, i cili me kėtė rast i konfirmoi Andrea II Muzakės titullin e despotit, duke i dhuruar fronin bashkė me shenjėn pėrkatėse dalluese, shqiponjėn me dy krerė e me yll nė mes. Kjo zėvendėsoi emblemėn e hershme tė Muzakajve, e cila paraqiste njė burim qė shpėrthente nga toka duke u ndarė mė dysh.
    Bashkė me konfirmimin e titullit despot, perandor Johani V Paleologu i kaloi Andrea II Muzakės edhe tė drejtat mbi Kosturin.
    Ndonjė vit mė vonė, me ndihmėn e Balshajve e tė bujarėve tė tjerė shqiptarė, despot Andrea i rrėmbeu Mark Krajleviēit, tė birit tė Vukashinit, qytetin e Kosturit. Nė kėtė mėnyrė, nė fund tė jetės sė tij, despoti plak, Andrea II Muzaka, kishte pėrfshirė nė principatėn e tij Myzeqenė, Beratin, Tomoricėn, Skraparin, Kėlcyrėn, Pėrmetin, Oparin, Devollin, Kolonjėn e Kosturin. Megjithatė, nė krahun perėndimor tė zotėrimeve tė Muzakajve, ndihej fort hegjemonia e Balshėve tė fuqishėm, tė cilėt nga Vlora e Kanina ushtronin ndikim tė madh nė zonat pėrreth, deri nė Berat, siē e dėshmon edhe mbishkrimi i tė ashtuquajturit "Epitaf i Glavinicės" i vitit 1372. Aty nga viti 1374, Muzakajt ishin detyruar tė tėrhiqeshin edhe nga tokat qė kishin zėnė para pak vjetėsh pėrtej Shkumbinit, si dhe nga kėshtjella e nga tregu i Bregut, nė derdhje tė Shkumbinit. Kėto vende i kaluan rivalit tė tyre, princit Karl Topia.
    Vdekja e despot Andrea II Muzakės menjėherė pas marrjes sė Kosturit (ai u varros nė kishėn e Shėn Ndoit nė Durrės) ndikoi gjithashtu nė dobėsimin e zotėrimit tė Muzakajve. Ky u nda midis tre bijve tė tij: Gjonit, Teodorit e Stojės. I pari trashėgoi zotėrimet stėrgjyshore tė familjes, i dyti Beratin e zonėn e Myzeqesė, kurse i treti viset nga Devolli nė Kostur. Shumė shpejt, nė vitin 1375, Stojė Muzakės iu desh tė pėrballonte njė sulm tė Mark Krajleviēit, i cili me njė ushtri mercenare osmane u pėrpoq pa sukses tė rimerrte Kosturin. Deri nė pushtimin pėrfundimtar nga osmanėt, mė 1385, qyteti mbeti nė duar tė Muzakajve, siē e vėrteton edhe njė mbishkrim ktitorial nė kishėn e Shėn Thanasit, tė ngritur mė 1382 nga vėllezėrit Stojė e Teodor Muzaka. Stoja vdiq nė vitin 1384, kurse vėllai i dytė, Teodori, mbeti i vrarė nė betejėn e Fushė-Dardanisė, mė 1389, ku kishte shkuar me forca tė shumta bashkė me fisnikė tė tjerė shqiptarė. Vėllai i madh Gjini, pasi kishte kaluar mjaft vjet nė burgun e Kaninės, ku e kishte mbyllur i kunati, Balsha II, vdiq edhe ai para vitit 1390 nė njė ēast rrėmuje e shthurrjeje tė principatės. Osmanėt tashmė shfaqeshin rregullisht nė zotėrimet e tyre dhe nė zonėn e Korēės ata ishin bėrė zotėr realė tė vendit. Zotėrimet e Muzakajve u rrudhėn kryesisht nė viset malore. Mjaft pinjollė tė tyre, si djali i madh i Gjinit, Andrea, ishin vendosur nė Durrės ku ishin vėnė nė shėrbim tė Venedikut.
    Periudha e shkurtėr e rimėkėmbjes sė zotėrimit tė Muzakajve pas disfatės sė osmanėve nė betejėn e Ankarasė (1402) lidhet me emrin e Teodorit III Muzaka, djalit tė Andresė. Ky pėr disa vjet arriti ta shtrijė pėrsėri zotėrimin e Muzakajve nė fushėn e Myzeqesė, duke ringjallur pėr kėtė konfliktin e vjetėr me Topiajt, posaēėrisht me kontin Niketė Topia, i cili gjatė njė pėrpjekjeje mė 1412 ra rob i Muzakės.
    Me rifillimin e sulmeve osmane zotėrimi i Muzakajve u prek rėndė. Mė 1417, njėherėsh me Vlorėn, ra edhe Berati. Teodor Muzaka u kthye nga ajo kohė nė vasal tė sulltanit dhe pasardhėsit e tij me pėrkrahjen e osmanėve apo tė Venedikut, mbajtėn njė minimum tė principatės sė dikurshme derisa pas rėnies sė Shkodrės, mė 1478, i fundi i Muzakajve tė krishterė, Gjon Muzaka, autori i njohur i Gjenealogjisė sė shtėpisė Muzaka (1510), e la vendin dhe u vendos nė Mbretėrinė e Napolit.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:18

    Shteti i Arianitėve

    Arianitėt ishin njė familje e vjetėr fisnike. Zotėrimet e tyre shtriheshin pėrgjatė luginės sė Shkumbinit e Rrugės Mbretėrore (Egnatia) dhe nė lindje arrinin sė paku deri nė afėrsi tė Manastirit.
    Nė burimet historike emri i familjes fisnike tė Arianitėve haset pėr herė tė parė nė shek. XI nė veprėn e Gjergj Kedrenit Pėrmbledhje Historish. Ai tregon se nė fillim tė shek. XI (1001-1018) perandori i Bizantit emėroi patricin David Arianitin si strateg tė Selanikut dhe, mė pas, si strateg tė Shkupit. Ai luftoi kundėr bullgarėve nė Strumicė e nė Shkup. Edhe djali i tij, Konstandini, pėrmendet nė vitet 1049-1050 si ushtarak nė shėrbim tė Perandorisė Bizantine. Nė njė marrėveshje qė Karli I Anzhu lidhi me disa fisnikė shqiptarė, nė fund tė shek. XIII (1274), pėrmendet ndėr kėta edhe sebast Aleks Arianiti. Emri i Arianitėve do tė vazhdonte tė ishte i pranishėm edhe mė shumė nėpėr dokumente tė shek. XIV. Nė dy dokumente tė vitit 1304 tė princit tė Tarentit, Filipit, dhe tė mbretit tė Sicilisė, Karlit II, ndėr emrat e disa familjeve fisnike shqiptare, qė u njiheshin privilegjet e mėparshme, ėshtė shėnuar edhe emri i Arianitėve. Nė njė letėr tė vitit 1319, qė papa Johani XXII ua drejtoi disa fisnikėve shqiptarė, ėshtė shėnuar emri i protolegatorit Guljelm Arianiti. Nė Epitafin e Glavinicės, tė qėndisur nė vitin 1373, gjendet edhe emri i qėndistarit Gjergj Arianiti.
    Pėr kėto figura me mbiemrin Arianiti nuk mund tė krijohet njė lidhje e sigurt dhe tė pohohet se domosdo ata i pėrkisnin tė njėjtit trung familjar. Sidoqoftė, nėpėrmjet tyre del qartė sė Arianitėt ishin njė familje fisnike e vjetėr e Shqipėrisė Qendrore, nga mė tė njohurat dhe me ndikim tė veēantė nė jetėn politike tė vendit. Rol pozitiv nė kėtė drejtim kishte zotėrimi e kontrolli prej Arianitėve i segmenteve tė rėndėsishme tė Rrugės Mbretėrore (Egnatia) nėpėr tė cilėn lėviznin karvane tė shumta pėr tregtimin e drithit, tė kripės e tė mallrave tė tjera. Pėr zotėrimin e kėsaj rruge tregtare shumė tė rėndėsishme, Arianitėt duhet tė kenė bashkėpunuar me Pavėl Kurtikun, zotėrimet e tė cilit gjendeshin nė krahinat pėrgjatė rrjedhjes sė mesme tė lumit Shkumbin, si dhe me Andre Gropėn, sundimtarin e qytetit tė Ohrit. Pozicioni mbizotėrues i kėshtjellės sė Ohrit, mbi tėrė rajonin e njė liqeni shumė tė pasur me peshk tė cilėsisė sė lartė, kishte bėrė qė zotėrimi i tij tė ishte nė qendėr tė aksioneve politike e ushtarake tė zotėrve tė rajoneve pranė tij.
    Veprimtaria politike e Arianitėve do tė pasqyrohet mė mirė nė dokumentet e shek. XV, kur ata, prej pushtimeve osmane, humbėn rajonet e pasura lindore dhe filluan tė ndiqnin njė politikė mė aktive, sidomos qysh nga vitet 30 e mė pas, kur Gjergj Arianiti korri njė varg fitoresh kundėr ushtrive osmane.
    Krahas mbiemrit Arianiti kjo familje fisnike pėrmendet nė burimet historike edhe me emra tė tjerė familjarė, si Komneni, Golemi, Topia, Shpata e Ēermenika, si dhe me disa tituj fisnikėrie. Titujt ishin tė trashėguar dhe dėshmonin pėr lidhjet krushqore qė kishin krijuar Arianitėt me familjet e tjera fisnike, duke pėrfshirė edhe atė perandorake tė Bizantit, siē e tregon mbiemri Komneni. Si familje sundimtare Arianitėt kishin edhe simbolet e veta. Shqiponja dykrenare ishte nė stemėn e tyre. Nė njė dokument tė kohės tregohet se Gjergj Arianiti kishte porositur nė Raguzė qė tė thurej flamuri i tij.
    Pema gjenealogjike e Arianitėve nuk mund tė ndėrtohet saktėsisht, qė nga periudhat mė tė hershme, kur ata pėrmenden pėr herė tė parė. Sipas autorėve tė vjetėr shqiptarė, Marin Barlecit e Gjon Muzakės, i ati i Gjergj Arianitit ka qenė Komnen Arianiti. Ky qe martuar me vajzėn e Nikollė Sakatit, qė kishte edhe mbiemrin Zaharia, zot i qytetit port tė Buduas. Komnen Arianiti pati tre djem (Gjergjin, Muzakėn dhe Vladanin), si dhe njė vajzė qė u martua me Pal Dukagjinin.
    Muzakė Arianiti kishte vetėm njė djalė, Moisiun, bashkėluftėtarin e njohur tė Skėnderbeut, qė njihet kryesisht me mbiemrin Golemi (Moisi Golemi). Ky u martua me Zafinė Muzakėn, ish-gruan e Muzakė Topisė, i cili u rimartua me tė motrėn e Skėnderbeut, Mamicėn.
    Vėllai i vogėl i Gjergj Arianitit, Vladani, u martua me vajzėn e Gjon Kastriotit, Angjelinėn, shumė kohė pėrpara se Skėnderbeu tė dilte nė krye tė luftės antiosmane tė shqiptarėve. Djali i tyre Muzaka (i cilėsuar si Muzaka i Angjelinės, pėr t`u dalluar nga i ungji) do tė ishte pjesėmarrės nė Kuvendin e Lezhės tė vitit 1444.
    Veprimtaria politike dhe ushtarake e djalit tė madh tė Komnen Arianitit, Gjergjit, i dha familjes fisnike shqiptare tė Arianitėve emėr e peshė tė veēantė nė jetėn politike tė Shqipėrisė.
    Gjergj Arianiti u martua me Marie Muzakėn, me tė cilėn pati tetė vajza. Vdekja e saj bėri qė, mė pas, Gjergji tė martohej me italianen Despina (ose Petrina) Frankone, vajzė e guvernatorit tė qytetit Leēe tė Mbretėrisė sė Napolit. Me tė Gjergj Arianiti pati tre djem (Thomanė, Kostandinin dhe Arianitin) dhe njė vajzė.
    Zotėrimet e Arianitėve, ashtu si dhe ato tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė, gjatė periudhave tė ndryshme kanė njohur zgjerime e ngushtime. Pavarėsisht nga kėto, duke zotėruar segmente tė rėndėsishme tė Rrugės Mbretėrore (Egnatia) dhe tė degėzimeve tė ndryshme tė saj, Arianitėt kanė gėzuar njė pozitė tė veēantė nė jetėn ekonomike e politike tė Shqipėrisė dhe nė marrėdhėniet e lidhjet qė mund tė krijoheshin midis rajoneve tė ndryshme tė vendit dhe forcave politike tė tyre. Dėshmi e kėsaj janė edhe lidhjet e shumta martesore tė Arianitėve me zotėrit e tjerė tė viseve shqiptare, qė ishin kufitare me ato tė Arianitėve, si Muzakajt e Kastriotėt, apo edhe mė tė largėta si Dukagjinėt e deri me despotin serb, Stefan Brankoviēin, kur ky, pas pushtimit tė Despotatit tė Rashės prej osmanėve, u vendos nė vitin 1459 nė Krujė, ku qėndroi pėr disa vjet pranė Skėnderbeut dhe u martua me njė vajzė tė Gjergj Arianitit.
    Pėr rėndėsinė politike dhe ekonomike tė shtetit tė Gjergj Arianitit dėshmon mė sė miri martesa e dytė e tij me vajzėn e guvernatorit tė qytetit tė Leēes nė Italinė e Jugut, qė ishte porti mė jugor i krahinės sė Puljes dhe, nė rrugė detare, mė i afėrti me bregdetin shqiptar. Interesat ekonomikė nė Shqipėri e kanė shtyrė guvernatorin e Leēes tė martonte vajzėn larg vendit tė tij e pėrtej detit Adriatik, sė pari nė Korfuz, dhe, pasi mbeti e ve, me Gjergj Arianitin nė Shqipėri, qė ka qenė eksportuese e rėndėsishme drithėrash. Shtrirja lindore e shtetit tė Gjergj Arianitit ka qenė e thellė. Ajo i ka pėrfshirė, ose sė paku ka qenė kufitare me fushat e Manastirit e tė Follorinės, qė ishin rajone tė prodhimit tė bollshėm tė drithėrave, ku ēmimi i shitjes sė tij ka qenė mė i ulėti se nė rajonet e tjera tė prodhimit tė tij nė Shqipėri dhe shumė mė i ulėt se ēmimi i shitjes nė Itali. Gjithashtu nėn zotėrimin e Arianitėve ka qenė, nė mos tėrėsisht, pjesėrisht, rajoni i liqenit tė Ohrit, prej tė cilit siguroheshin tė ardhura shumė tė mėdha nga peshkimi dhe nga eksportimi i gjerė i peshkut tė thatė tė cilėsisė sė lartė, artikull ushqimor ky qė ishte shumė i parapėlqyer nga banorėt e rajoneve tė tjera.
    Nėn zotėrimin e Arianitėve mund tė kenė qenė pėr njė kohė edhe qytetet e Manastirit e tė Follorinės, para se tė binin nėn pushtimin osman. Nė kėtė rajon Arianitėt kanė zotėruar kėshtjellėn e Sopotnicės (Sfetigradi), qė osmanėt e ripagėzuan me emrin Demir Hisar, kėshtjellė nė njė pozicion kyē, nga mund tė kontrolloheshin disa rrugė tregtare shumė tė rėndėsishme. Si kufij natyrorė jugorė tė shtetit tė Gjergj Arianitit kanė qenė lumi Devoll dhe zotėrimet e Muzakajve, kurse nė veri shteti i Kastriotėve. Nė perėndim Arianitėt kanė pasur dalje tė gjerė nė detin Adriatik nė jug tė Durrėsit dhe nė rajonin e Myzeqesė. Gjergj Arianiti kėrkonte tė kishte nėn zotėrimin e tij edhe Vlorėn e Kaninėn bashkė me rrethinat e tyre, qė formonin rajonin bregdetar shqiptar, i cili, nė rrugė detare, ishte mė afėr bregdetit italian. Kėto synime tė Gjergj Arianitit kanė zėnė vend nė aktet zyrtare tė marrėdhėnieve tė tij me Mbretėrinė e Napolit. Gjurmė tė tyre mbetėn edhe pas vdekjes sė Gjergjit. Njė djalė dhe njė nip i tij ushtruan detyrėn e funksionarėve tė lartė osmanė nė rajonin e Vlorės. Nė njė dokument tė fundit tė shek. XV, ky rajon ėshtė shėnuar si pjesė e “Arbėrisė sė Arianitit”, emėrtim i pėrdorur krahas “Arbėrisė sė Skėnderbeut”.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:18

    Balshajt dhe pėrpjekjet pėr njė shtet tė bashkuar shqiptar

    Ndėr principatat e pavarura shqiptare, qė lulėzuan pas mesit tė shek. XIV, mė e rėndėsishmja ishte ajo e familjes Balsha me origjinė nga qyteza e Balėz, nė afėrsi tė qytetit tė Shkodrės. Gjatė pushtimit serb tė atyre anėve, emri i kėsaj familjeje mbetet nė errėsirė. Megjithatė ka arsye tė mendohet se Balshajt qenė njė ndėr dyert e shumta fisnike shqiptare, tė shpronėsuara dhe tė keqtrajtuara tė kėsaj treve, pėr tė cilat flet mė 1331 kryepeshkopi i Tivarit, Guljelmi i Adės. Gjithsesi, pas mesit tė shek. XIV, tre vėllezėrit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunė kėtė familje nė ballė tė politikės dhe tė proceseve shtetformuese shqiptare, duke shfrytėzuar edhe momentin e pėrshtatshėm qė pasoi vdekjen e car Stefan Dushanit. Me shthurjen e Perandorisė sė tij, vėllezėrit Balshaj iu vunė punės pėr ta kthyer Gentėn (Zetėn), ashtu si Dioklenė e dikurshme, nė njė shtet tė pavarur nga mbretėria serbe. Pėr kėtė qėllim, ata prenė ēdo lidhje me oborrin e carit tė ri serb, Stefan Uroshit, i cili i konsideronte Balshajt “rebelė” dhe i trajtonte si kundėrshtarė tė papajtueshėm tė tij. Kundėr sundimtarėve shqiptarė tė Gentės, ai u pėrpoq tė nxiste sundimtarėt sllavė si dhe Republikėn e Venedikut, e cila i druhej fuqizimit tė Balshajve dhe sidomos kthimit tė principatės sė tyre nė njė principatė detare. Me zotėrimin e Ulqinit, tė Tivarit e tė vetė Shkodrės dhe tė skelės sė Shirgjit, si dhe me shtėnien nė dorė pėrfundimisht tė Buduės mė 1367, Balshajt ishin nė gjendje tė kontrollonin lėvizjet tregtare nėpėr Adriatik. Nė duart e tyre ndodheshin rrugėt tregtare qė zgjateshin prej bregdetit drejt viseve tė brendshme. Mė e rėndėsishmja prej tyre ishte rruga qė fillonte nė pikėn doganore tė Dejės, ku bashkoheshin rrugėt qė vinin nga portet e Shėngjinit, tė Ulqinit e tė Tivarit, dhe vazhdonte nėpėr luginėn e Drinit pėr tė arritur nė Rrafshin e Dukagjinit, nga ku degėzohej nė qendėrbanimet kryesore tė Kosovės. Gjithė pushtetin e Balshajve nė kėto treva nxitoi ta shfrytėzonte nė tė mirė tė tregtisė sė vet Republika e Raguzės, e cila mė 1361 u dha tre vėllezėrve sundimtarė qytetarinė raguzane. Tė njėjtin hap e kreu njė vit mė vonė edhe Republika e Venedikut, e cila Strazimirin, Gjergjin I dhe Balshėn II i pranoi si qytetarė tė vet. Megjithatė, Republika e Shėn Markut vazhdoi tė ndiqte me mosbesim fuqizimin e zotėrve shqiptarė tė Gentės dhe u mundua tė krijonte, fshehurazi, njė grupim kundėrshtar tė Balshajve, me krerėt shqiptarė nga familjet Gjurashi (Cėrnojeviēi), Dukagjini, Zaharia, Dushmani, Shestani, tė cilėt Balshajt i kishin privuar nga pushteti dhe nga privilegjet e dikurshme. Gjithashtu, Venediku nxiti dhe mbėshteti kundėr tyre sundimtarėt sllavė, si Stefan Uroshin e Vojsav Vojnovin, qė kishin arsye tė shqetėsoheshin nga fuqizimi dhe shtrirja e zotėrimit tė princėrve shqiptarė.
    Pėrpjekjet pėr t’i shtrirė kufijtė e principatės drejt jugut, i ēuan Balshajt drejt pėrplasjes me fisnikė tė tjerė shqiptarė, Dukagjinėt, Zahariajt e sidomos Topiajt, zotėr tė Arbrit dhe, qysh nga viti 1364, zotėr edhe tė Durrėsit. Pėrplasja nė mes dy principatave mė tė fuqishme shqiptare u bė e pashmangshme pėr sa kohė qė edhe vetė Topiajt luftonin pėr tė vėnė nėn kontroll qendrat, qė tradicionalisht bėnin pjesė nė sistemin administrativo-ushtarak tė Durrėsit, nė radhė tė parė Lezhėn. Nė njė betejė tė zhvilluar aty nga muaji shtator i vitit 1364 Balshajt u thyen nga zotėrit e Durrėsit dhe vetė Gjergji I Balsha u zu rob. Me ndėrhyrjen e Republikės sė Raguzės, mike e dy shtėpive fisnike shqiptare, Gjergj Balsha u la i lirė dhe armiqėsisė iu dha fund me martesėn e Karl Topisė me Katerinėn, motrėn e Balshajve.
    Njė qėndresė tė fortė ndeshėn edhe pėrpjekjet e Balshajve pėr t’u zgjeruar nė veri tė grykės sė Kotorrit, dhe sidomos pėr tė pushtuar kėtė qytet tė fundit. Republika e Venedikut, Mbretėria e Hungarisė, Papati, sundimtarėt sllavė tė Kanalit, Zaklumjes e tė Bosnjės dhe vetė Republika e Raguzės u bashkuan pėr t’i detyruar Balshajt tė hiqnin dorė nga njė ndėrmarrje e tillė. Nė kėtė mėnyrė, pas vitit 1368 veprimet e vėllezėrve Balsha u pėrqendruan nė zgjerimin e zotėrimeve tė tyre drejt viseve tė Kosovės dhe thellė nė jug, nė despotatin e Vlorės. Duke hequr dorė pėrkohėsisht nga Kotorri, Balshajt arritėn njė zbutje tė marrėdhėnieve tė tyre me tė gjitha fuqitė e interesuara. Me Republikėn e Venedikut Balshajt i forcuan lidhjet nė fushėn tregtare dhe ushtarake. Nė vitin 1369 Balshajt shpallėn kalimin e tyre nė ritin katolik pėr forcimin e lidhjeve me Papatin dhe me fuqitė katolike tė Perėndimit, si dhe nė vazhdėn e lidhjeve qė princėrit e hershėm tė Gentės (Dioklesė) kishin me kėta tė fundit. Njė vit mė vonė papa Urbani V, duke i pranuar vėllezėrit Balsha nė gjirin e kishės apostolike tė Romės, u rekomandoi atyre peshkopėt e porsaemėruar tė Arbrit, Pultit, Sardės (Shurdhahut), Lezhės e tė Vlorės. Nėpėrmjet kėtij fakti, kuptohet se Balshajt ishin bėrė atė kohė zotėr tė Vlorės. Rrethanat e zbritjes sė Balshajve nė Vlorė mbeten ende tė errėta. Por ėshtė e sigurt qė nė themel tė kėsaj ngjarjeje qėndronte aleanca e Balshajve me zotin e fuqishėm tė Beratit, despot Andrea II Muzaka, i cili nė atė kohė e zotėronte, ose tė paktėn e kishte nėn kontrollin e tij, qytetin e Vlorės bashkė me kėshtjellėn e Kaninės. Aleanca e Balshajve me Muzakajt e Beratit u vulos me martesėn e Komnenė Muzakės, vajzės sė despot Andresė, me mė tė voglin e sundimtarėve tė Gentės, Balshėn II.
    Pavarėsisht nga mbėshtetja qė gjetėn sidomos nė gjirin e fisnikėrisė feudale, Balshajt hasėn nė Vlorė edhe nė armiqėsinė dhe qėndresėn e shtresave tė caktuara zejtare-tregtare, tė lidhura ekonomikisht e politikisht me interesat veneciane. Pas hyrjes sė Balshajve nė Vlorė, mjaft nga kėta pėrfaqėsues tė fisnikėrisė qytetare dhe bashkė me ta edhe tregtarė venecianė tė Vlorės, e braktisėn qytetin dhe u vendosėn pėrkohėsisht nė Sazan e nė zotėrime tė tjera tė Venedikut. Kjo ngjarje shkaktoi njė krizė tė re nė marrėdhėniet e Balshajve me Republikėn e Venedikut.
    Zotėrimi i Balshajve nė Vlorė u bė nyja e njė aleance tė sundimtarėve shqiptarė tė viseve tė Vlorės, tė Beratit, tė Pėrmetit, tė Ohrit e tė Korēės nė luftė me princėrit e fundit sllavė, trashėgimtarė tė Perandorisė sė dikurshme tė Dushanit, nė radhė tė parė me mbretin Vukashin, sundimtar i viseve tė Kosovės e tė Maqedonisė deri poshtė nė Kostur. Pas vrasjes sė kėtij tė fundit, koalicioni i krerėve shqiptarė, tė drejtuar nga Balsha II dhe nga Andre Muzaka, i mori Mark Krajleviēit, tė birit tė Vukashinit, qytetin e Kosturit (1372).
    Njė pėrpjekje e Mark Krajleviēit, mė 1375, pėr ta rimarrė qytetin me ndihmėn e osmanėve, dėshtoi. Kosturi mbeti edhe pėr disa vjet tė tjerė nėn qeverisjen e vėllezėrve Stojė e Teodor Muzaka, djem tė despot Andresė dhe kunetėr tė Balshės II. Tashmė jo vetėm Muzakajt, por edhe familje tė tjera fisnike tė trevave tė Shqipėrisė sė Poshtme kishin hyrė nėn sovranitetin e Balshajve. Kėta tė fundit arritėn, po nė fillim tė viteve 70, tė shtrijnė sundimin e tyre deri nė rrjedhėn e lumit Mat, duke shkaktuar pėrsėri pakėnaqėsinė e Karl Topisė, dhe nė Kosovė, prej Prizreni dhe Pejė deri nė Kriva Reka (pranė Novobėrdės). Nė kėtė mėnyrė, pėrveē zotėrimit tė tyre tė parė tė Gentės, vėllezėrit Balsha kishin bashkuar atė kohė, nėn sundimin e tyre, viset e Lezhės, Matit, Kosovės, Dibrės, Ohrit e Kosturit. Autoriteti i tyre shtrihej nė Vlorė dhe, nėpėrmjet lidhjeve tė vasalitetit apo aleancave familjare, nė mbarė Shqipėrinė e Poshtme. Ndikimi i tyre shtrihej te Zenebishtėt e Gjirokastrės apo te Shpatajt e Ēamėrisė e tė Artės. Nė kėtė mėnyrė, vėllezėrit Balsha pėr herė tė parė kishin bashkuar nė njė zotėrim tė vetėm pjesėn mė tė madhe tė trojeve shqiptare.
    Republikat e fuqishme tė Venedikut e tė Raguzės pėrpiqeshin tė mbanin marrėdhėnie tė mira me Balshajt. Ato u kishin dhėnė atyre qytetarinė e vet. Raguza u paguante atyre haraēin e pėrvitshėm tė Shėn Dhimitrit, qė dikur ua jepte mbretėrve tė Serbisė. Tribut tė tillė u jepte Balshajve edhe qyteti i Kotorrit. Mbreti serb i Rashės apo ai i Bosnjės u ndodhėn shpeshherė nė vėshtirėsi pėrballė fuqisė sė princėrve shqiptarė tė Gentės dhe nuk munguan t’u kėrkojnė atyre paqe me kushte shpeshherė tė rėnda.
    Qeverisja e zotėrimeve tė Balshajve realizohej njėherėsh nga tre vėllezėrit: Strazimiri, Gjergji dhe Balsha II. Aktet zyrtare firmoseshin njėherėsh prej tyre dhe vuloseshin me vulėn e pėrbashkėt. Nė bisedimet e traktativat me fuqitė e huaja ishin si rregull tė pranishėm tė tre vėllezėrit Balsha. Balshajt nuk kishin njė rezidencė tė ngulur. Ata lėviznin sė bashku ose veē e veē nga Ulqini, nė Tivar, nė Shkodėr e nė Vlorė. Pėr muajt e verės ata shpėrnguleshin nė rezidencėn e tyre verore, qė ndodhej nė malėsinė e Tivarit.
    Institucioni i bashkėqeverisjes, qė ishte karakteristikė si pėr Balshajt, ashtu edhe pėr fisnikė tė tjerė shqiptarė, ishte njė institucion me rrėnjė tė thella nė traditėn e familjeve tė mėdha partiakale shqiptare tė mbėshtetur nė vėllazėritė. Marrėdhėniet midis vėllezėrve rregulloheshin nė bazė tė moshės. Strazimiri, si vėllai mė i madh, kishte gjithmonė privilegjin e moshės nė marrėdhėnie me vėllezėrit. Kur ai vdiq, mė 1373, nė kėmbė tė tij erdhi dhe u bashkua me Gjergjin I dhe Balshėn II djali i tij, Gjergji II. Emri i tij, si mė i riu, nė aktet zyrtare pėrmendet pas xhaxhallarėve. Pas vdekjes sė Gjergjit I Balsha, mė 1378, Balsha II e mėnjanoi nga pushteti nipin e tij dhe mori nė duart e veta qeverisjen e gjithė zotėrimit tė Balshajve.
    Balshajt kishin njė administratė tė tyre nė bazė dhe nė qendėr, tė pėrfaqėsuar nga njerėz tė besuar me tituj fisnikėrie, si protovestiar, vojvodė, logotet etj. Ata kishin kancelaritė e tyre, me shkrues, noterė, sekretarė, kishin vulėn dhe shenjat e tyre dalluese, qė shprehnin pushtetin dhe sovranitetin e tyre.
    Aleanca e pėrkohshme e Balshajve me Karl Topinė nuk mundi t’i largojė pėr shumė kohė projektet e tyre pėr t’u shtrirė nė kufitjtė e Arbrit tė vjetėr dhe nė Durrės. Tashmė Principata e Topisė krijonte njė ndėrprerje tė zotėrimeve tė tyre veriore me ato jugore dhe i ndante Balshajt nga vasalėt dhe aleatėt e tyre tė jugut. Nė kėtė mėnyrė, nė vitin 1383, Balsha II u pėrpoq dhe ia doli mbanė tė shtinte nė dorė qytetin dhe rrethinat e Durrėsit, duke realizuar njė ėndėrr tė vjetėr, qė qysh nė shek. X-XI ishin pėrpjekur ta realizonin pėrpara Balshajve edhe princėrit e hershėm tė Gentės (Dioklesė). Sundimtari i Durrėsit dhe i Arbrit, princi Karl Topia, u detyrua tė tėrhiqej nė kėshtjellėn e Krujės. Balsha II kėtej e tutje i shtoji emrit tė tij edhe titullin e “dukės sė Durrėsit” (dux Dyrrachii), duke ringjallur kėshtu njė institucion tė vjetėr bizantino-venecian. Nė kėtė mėnyrė, zotėrimet veriore tė Balshajve dhe ato jugore u lidhėn midis tyre me njė vazhdimėsi territoriale, duke krijuar formacionin mė tė madh mesjetar shqiptar qė ishte deri nė atė kohė.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:19

    Principata e Shkodrės nė kohėn e brezit tė dytė tė sunduesve Balshaj

    Nė ēastin e fuqizimit dhe tė shtrirjes sė tij mė tė madhe, shtetit tė Balshajve iu desh tė ballafaqohej me mėsymjen gjithnjė e mė intensive tė sulltanėve osmanė.
    Nė vjeshtė tė vitit 1385, njė ushtri osmane, nėn komandėn e Hajredin Pashės, depėrtoi nė zotėrimet jugore tė Balshajve dhe iu drejtua Vlorės. Nė Savėr forcat e mbledhura me ngut nga Balsha II u ndeshėn me osmanėt, duke pėsuar njė humbje katastrofale. Vetė Balsha II ra nė fushėn e betejės. Nėn goditjet e vazhdueshme tė osmanėve dhe si rezultat i shkėputjes sė zotėrimeve tė vogla tė vasalėve tė dikurshėm shteti i Balshajve u rrudh sė tepėrmi. Nipi i Balshės II, Gjergji II Strazimir Balsha (1385-1403), mundi tė shpėtojė pjesėrisht zotėrimet e Gentės. Ato tė Kosovės, nė pjesėn mė tė madhe, ranė nė dorė tė princėrve sllavė, vasalė tė sulltanit. Nė Vlorė dhe nė territorin e saj vazhdoi tė sundojė e veja e Balshės II, Komnenė Muzaka - Balsha, e cila nuk kishte lidhje varėsie me Gjergjin II Balsha. Durrėsin e shtiu pėrsėri nė dorė princi Karl Topia, por edhe ky, tashmė nėn presionin e vazhdueshėm osman, e kishte humbur pushtetin e dikurshėm. Pėrpjekjet e Gjergjit II, nė fillimet e sundimit tė tij, pėr tė shtrėnguar lidhjet me Republikėn e Venedikut ndeshėn nė ftohtėsinė e kėsaj tė fundit. Pėr rrjedhojė, princi shqiptar u afrua me Republikėn fqinje tė Raguzės, qė i rikonfirmoi qytetarinė raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashės. Vajza e kėtij tė fundit u bė gruaja e Gjergjit. Nė betejėn e Fushė-Dardanisė, mė 1389, Gjergji II Balsha mori pjesė krahas krerėve tė tjerė shqiptarė e ballkanas. Tre vjet mė vonė, mė 1392, nė njė pėrpjekje me forcat osmane Gjergji II Balsha ra rob i tyre dhe, kundrejt lirimit tė tij, u lėshoi Shkodrėn. Njė vit mė vonė, mė 1393, Radik Gjurashi (Cėrnojeviēi) i mori Balshės Buduėn. Tashmė Gjergjit II i mbetėn vetėm Ulqini dhe Tivari. Psikoza e pushtimit tė afėrm osman shtyu nė atė kohė masa tė tėra njerėzish tė braktisnin qytetet e Shkodrės, Lezhės, Tivarit e tė Ulqinit dhe t’i drejtoheshin bregdetit dalmat.
    Gjithnjė e mė shumė i izoluar nga fuqitė e huaja dhe nga njerėzit e tij Gjergji II i propozoi Venedikut dorėzimin e Shkodrės. Republika qė nuk deshi tė implikohej hapur me kėtė ndėrmarrje, e inkurajoi Balshėn nė kėtė drejtim, duke e bėrė edhe qytetar tė saj (maj 1395). Nė fillim tė shtatorit 1395 Shkodra u hoq nga duart e komandantit osman, Shahin, dhe kaloi pėrsėri nėn sundimin e Gjergjit II Balshės. Kėtė qytet, bashkė me kėshtjellat e afėrta tė Drishtit, Dejės e Shasit (Suaēit), si dhe territorin e tyre, Gjergji II i dorėzoi nė duart e Venedikut (prill 1396). Pinjolli i Balshajve mbajti pėr vete viset e Tejbunės, me Ulqinin e Tivarin. Pėr viset e lėshuara ai do tė merrte njė provizion (shpėrblim nė para) vjetor nga Republika e Venedikut.
    Heqja dorė nga territore tė rėndėsishme nė dobi tė Republikės sė Venedikut, nė njė moment tė vėshtirė pėr tė, u duk se tė paktėn i siguroi Gjergjit II Balsha mė nė fund miqėsinė e Republikės sė detrave. Gjergji u pranua nė gjirin e fisnikėrisė veneciane dhe tė Kėshillit tė Madh tė Republikės. Me kėmbėnguljen e tij, atij iu lejua qė tė ngrinte flamurin venecian nė zotėrimet e mbetura Tejbunės, gjė qė do tė thoshte se ato viheshin nėn mbrojtjen veneciane. Venediku gjithashtu hoqi dorė nga pėrkrahja qė u kishte dhėnė deri atėherė rivalėve tė Gjergjit II, nė radhė tė parė Radik Gjurashit (Cėrnojeviēit). Nė kėtė mėnyrė, Cėrnojeviēi u ndodh i vetėm pėrballė hakmarrjes sė Balshės, i cili qė nė fund tė muajit prill 1396 e sulmoi nė zotėrimet e tij, duke e lėnė edhe atė vetė tė vrarė. Po ashtu, ai vuri nėn trysni edhe kundėrshtarėt e tjerė tė rrezikshėm tė tij, si Dukagjinėt, Jonimėt e Zahariajt, si dhe princin serb Vuk Lazareviē, qė synonte t’i rrėmbente zotėrimet Balshės. Tė gjithė kėta zotėr, kush mė shumė e kush mė pak, ishin kthyer nė vasalė tė sulltan Bajazitit I.
    Afrimi i Venedikut nuk e ndaloi Gjergjin II tė vazhdonte lidhjet tradicionale me kundėrshtarėt e Republikės detare, me Raguzėn dhe Mbretėrinė e Hungarisė. Si njėra dhe tjetra vazhduan ta mbėshtesin princin shqiptar (princeps Albaniae), siē e quante atė mbreti Sigizmund i Hungarisė.
    Nga ana tjetėr, Gjergji II u mundua deri nė fund tė ruante njė farė distance nga osmanėt. Ndryshe nga mjaft fisnikė shqiptarė dhe shumė tė tjerė ballkanikė, ai nuk shkoi tė ndihmojė sulltan Bajazitin I nė betejėn e Ankarasė kundėr mongolėve tė Timurlengut. Gjergji II Balsha vdiq aty nga fillimi i vitit 1403 nė qytetin e tij tė Ulqinit.
    Mė i shquari nga brezi i dytė i Balshajve ishte pa dyshim djali i Gjergjit II, Balsha III (1403-1421). Njė nga aktet e para tė kėtij, pasi mori frenat e pushtetit, ishte pikėrisht rifitimi i Shkodrės dhe i qendrave tė tjera tė principatės, tashmė nė dorė tė Venedikut.
    Nė tetorin e vitit 1404 Shkodra dhe Drishti u morėn me sulm nga Balsha. Republika e Venedikut u detyrua tė mobilizonte flotėn e saj dhe ta dėrgonte urgjentisht nė Shkodėr. Njėherėsh ajo joshi dhe shkėputi nga Balsha III aleatė e vasalė tė tij, si Dukagjinėt, Zahariajt, Jonimėt, Gjurashėt e Gentės sė Sipėrme. Nė kėtė mėnyrė, kundėrmėsymja e Venedikut pėrfundoi nė korrik 1405 me ripushtimin e Shkodrės e tė Drishtit, si dhe tė Ulqinit, Tivarit e tė Buduės. Megjithatė, tė ndėrgjegjshėm pėr mbėshtetjen qė kishte nė tė gjithė atė trevė Balsha III, i cili nė shkurt-mars 1407 rifilloi sulmet kundėr tyre, venecianėt u treguan tė gatshėm t’i ofronin atij njė paqė. Me ndėrmjetėsinė e Niketė Topisė, vjehrrit tė Balshės, paqja u nėnshkrua nė qershor 1408 nė kishėn e Shėn Laurentit, jashtė mureve tė Durrėsit. Garantė tė paqes ishin ndėr tė tjerė Niketė Topia, Teodor Muzaka i Beratit, Gjon Kastrioti e Merksha i Vlorės. Venediku pranoi t’i lėshonte Balshės Buduėn me rrethina, si dhe viset e Tejbunės. Venediku pranoi t’i jepte Balshės III njė provizion vjetor prej 1 500 dukatėsh. Tė dyja palėt u morėn vesh tė bėnin njė amnisti tė pėrgjithshme dhe tė shkėmbenin robėrit e luftės.
    Por Venediku nuk vonoi t’i shkelte kushtet e paqės. Nė vitin 1410 ai nėnshkroi njė paqe tė shumėkėrkuar me osmanėt. Provizionin qė i paguante si Gjergjit II Balshės, edhe Balshės III pėr qytetin e Shkodrės Venediku ua kaloi osmanėve. I mbėshtetur nga popullsia e pakėnaqur e viseve tė Shkodrės, tė Ulqinit e tė Tivarit dhe nga mjaft krerė shqiptarė, qė u bashkuan me tė, Balsha III rifilloi sulmet mbi zotėrimet e Venedikut. Njė flotė e tij arriti, madje, tė depėrtonte nė Bunė dhe tė futej nė liqenin e Shkodrės nė mars 1410. Megjithėse tė mbėshtetur nga komandanti osman i Shkupit, Bajaziti, venecianėt nuk ishin nė gjendje t’u bėnin ballė sulmeve tė Balshės, qė mbėshtetej nga kryengritja qė kishte pėrfshirė gjithė trevat veriperėndimore shqiptare. Me porosi tė Senatit, kapiteni i flotės sė Adriatikut, Pjetėr Loredani, i ofroi Balshės kushtet e paqes tė vitit 1408. Por ndėrkohė pozitat e kėtij tė fundit ishin forcuar sė tepėrmi. Mjaft nga krerėt shqiptarė tė malėsive tė Buduės, tė Tivarit e tė Shkodrės qenė bashkuar me tė. Njėherėsh, sundimtari i fuqishėm i Bosnjės, Sandali, qė ishte bėrė njerku i tij pas martesės me nėnėn e Balshės, Helenėn (dhjetor 1411), filloi tė bėnte presion mbi Venedikun qė t’i kthente zotėrimet atėrore thjeshtrit tė tij. Si rrjedhim, brenda vitit 1412 Balsha mundi tė shtinte nė dorė qytetet e Tivarit e tė Shkodrės. Venedikut s’i mbetej tjetėr veēse tė ulej nė tryezėn e bisedimeve me sundimtarin shqiptar. Nė paqen e arritur midis tyre nė nėntor 1412 Balshės i njihej e drejta e zotėrimit tė Buduės, tė Ulqinit e tė Tivarit (por duhej tė linte Shkodrėn) kundrejt dhėnies sė provizionit vjetor prej 1 000 dukatesh. Balsha, nga ana e tij, zotohej tė hiqte dorė nga ēdo pretendim tjetėr territorial, tė pushonte sulmet mbi kėshtjellat dhe njerėzit e Venedikut dhe tė mos hakmerrej ndaj shtetasve tė tij qė kishin bashkėpunuar me kėtė tė fundit. Nė fakt, Balsha II nuk iu pėrmbajt kėsaj klauzole tė fundit. Ai zuri, vrau, gjymtoi dhe torturoi mjaft burra nga bashkėsitė e Hotėve, Tuzėve, Bitidosėve, Matagushėve. Nga ana tjetėr, ai ndihej aq i fuqishėm sa tė vazhdonte tė sulmonte anijet, karvanet e deri forcat e kėshtjellat e Venedikut. Nė fillim tė vitit 1419 Balsha III rrethoi Drishtin dhe qyteti, veē kėshtjellės sė sipėrme, u mor prej tij nė qershor tė po atij viti. Ndihma qė osmanėt i dėrguan sakaq garnizonit venecian tė Drishtit (rreth 8 mijė ushtarė) nuk luajti rol. Mė 25 gusht 1419 garnizoni venecian i qytetit me podestan Korrer nė krye iu dorėzua sundimtarit shqiptar, i cili e vazhdoi paskėtaj mėsymjen nė Shkodėr, duke shtėnė nė dorė territorin jashtė qytetit. Oferta qė ai i bėri Republikės pėr tė nėnshkruar njė paqe kundrejt lėshimit tė Shkodrės nuk u pranua nga kjo e fundit. Nė fund tė vitit 1420 Balsha III sulmoi Kotorrin, rival i pėrhershėm i Balshajve, qė po atė vit kishte pranuar sundimin e Venedikut. Ndihma qė Balsha priste t’i vinte nga veriu prej njerkut tė tij, Sandalit tė Bosnjės, nuk u duk dhe, nė betejėn e ashpėr qė u zhvillua nė janarin e vitit 1421 jashtė mureve tė qytetit, ushtria e Balshės u thye keqas. Disa muaj mė vonė pinjolli i fundit i Balshėve vdiq (26 prill 1421) pa mundur tė rikrijonte zotėrimin e pavarur tė paraardhėsve tė tij tė mėdhenj.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:20

    Dukagjinėt dhe shtrirja e tyre 1

    Burimet historike, ndonėse japin tė dhėna fragmentare, tregojnė se gjatė mesjetės Dukagjinėt kanė qenė njė familje fisnike e rėndėsishme, prandaj emrin familjar tė tyre e trashėguan ndėr shekuj rajone tė gjera fushore e malore tė Shqipėrisė sė Epėrme, si edhe e drejta dokesore shqiptare e kėtyre viseve. Pėr ta kanė qarkulluar edhe gojėdhėna mesjetare, tė cilat, pavarėsisht nga sfondi fantazist i tyre dhe kronologjia e gabuar qė kanė, dėshmojnė se Dukagjinėt kanė qenė njė familje e vjetėr fisnike, e cila ka ndikuar nė jetėn politike shqiptare, madje edhe mė tej.
    Nė njė kronikė raguzane ėshtė dhėnė njė gojėdhėnė, sipas sė cilės nė shek. VII Dukagjinėt kishin shkaktuar kryengritje nė Bosnjė dhe dy herė kishin ndėrhyrė nė Raguzė. Njė gojėdhėnė e dytė gjendet nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės. Sipas saj Dukagjinėt rridhnin nga njė njeri me prejardhje trojane i vendosur nė Francė, qė quhej Dukagjin. Ky ishte nisur me kryqtarė tė tjerė nga Franca pėr tė ēliruar Jeruzalemin, por, me tė arritur nė Shqipėri, Dukagjini pushtoi Zadrimėn, krahinat rreth saj dhe u bė sundimtar i tyre. Gojėdhėna vijon me vrasjen e Dukagjinit prej vasalėve tė vet dhe tregon se si djali i tij i mitur u fsheh pėr tė rimarrė mė pas zotėrimet atėrore.
    Mbiemri Dukagjin pėrbėhet nga dy emra vetjakė: Dukė dhe Gjin. Kėta emra gjatė mesjetės kanė qenė shumė tė pėrhapur te shqiptarėt si emra vetjakė e familjarė, gjithandej ku ata banonin. Ka studiues qė mbiemrin Dukagjin e lidhin me titullin e lartė fisnik dukė dhe me emrin vetjak Gjin. Sipas tyre mbiemri Dukagjin lidhet me njė personazh historik, me “dukėn arbėr Gjin Tanushin” (dux Ginius Tanuschius Albanensis), i cili nė njė dokument tė vitit 1281 pėrmendet si kundėrshtar dhe i burgosur politik i pushtetit anzhuin nė Shqipėri. Vetėm pas njė shekulli shfaqet pėr herė tė parė emri familjar Dukagjini. Kėtė mbiemėr (llagap) e kanė mbajtur gjatė shek. XV njė varg njerėzish tė rėndėsishėm tė historisė sonė kombėtare. Dukagjinėt kanė pasur edhe njė mbiemėr tė dytė, Perlati, qė ėshtė pėrdorur vetėm njė herė, nė njė dokument tė vitit 1402.
    Nėpėrmjet shqyrtimit tė burimeve historike njihen dy degė fillestare tė pemės gjenealogjike tė Dukagjinėve, tė cilave ende nuk u dihet prindi i pėrbashkėt.
    Emri familjar Dukagjini del pėr herė tė parė nė njė dokument raguzan tė vitit 1377 pėr njė njeri me disa mbiemra “Nikollė Stefan Tuderoviē Dukagjini” (Nicolaus Stephani Tuderovich Ducaghin). Ky mund tė jetė paraardhėsi i njėrės degė fillestare tė Dukagjinėve. Pėrfaqėsuesi i sigurt i njėrės degė ėshtė Gjergji, qė pėrmendet nė vitin 1403 si proniar i dy fshatrave pranė Lezhės (Balldre dhe Kakarriq) dhe si komandant i njė trupe prej 40 kalorėsish dhe njėqind kėmbėsorėsh. Gjergji ka vdekur para vitit 1409 dhe, sipas Gjon Muzakės, ka pasur tre djem (Gjergjin, Tanushin dhe Nikollėn). Dokumentet e kohės japin vetėm njėrin prej tyre, Nikollėn. Emri i Nikollės del nė vitin 1409. Ai nė fillim tė viteve 30 u ngrit nė luftė kundėr serbėve dhe osmanėve dhe i dėboi ata nga Deja. Mė pas mori pjesė nė kryengritjen ēlirimtare tė vitit 1443 dhe nė Kuvendin e Lezhės, ku u bė personazh politik i rėndėsishėm i vendit. Nikollė Dukagjini ka vdekur gjatė viteve 1452-1454. Djemtė e tij, Draga dhe Gjergji, nuk arritėn tė kishin veprimtari politike, sepse nė vitin 1462 u vranė. Si pasardhės i vetėm i tyre mbeti djali i mitur i Gjergjit, Nikolla, i cili hyri nė shėrbim tė Venedikut.
    Emrat e paraardhėsve tė degės tjetėr tė Dukagjinėve janė shkruar nė njė dokument raguzan tė vitit 1387. Nė tė ėshtė treguar se vėllezėrit Lekė e Pal Dukagjini ishin zotėr tė Lezhės dhe se ata u siguronin raguzanėve kalimin nėpėr trevat e tyre shqiptare.
    Pal Dukagjini ka vdekur para vitit 1393 dhe la pesė djem: Tanushin e Vogėl, Progonin, Palin, Andrean dhe Gjonin. Pali pėrmendet vetėm nė njė dokument tė vitit 1402, ku dėshmohet se gjatė kthimit nga Venediku, ai ėshtė vrarė nė Dalmaci. Kurse emrat e Progonit dhe tė Tanushit tė Vogėl janė shėnuar pėr herė tė parė nė tė njėjtin dokument (1393). Progoni ka vdekur nė vitin 1394, kurse Tanushi i Vogėl para vitit 1433. Ky ka qenė sė bashku me Gojēin Gjurashin dhe Kojė Zaharinė pėr tė mbrojtur tokat shqiptare nga pushtimi serb i Despotatit tė Rashės. Andrea del nė vitin 1406, kur Venediku i riktheu njė dajlan nė Shkodėr, qė e kishte marrė me ankand. Po me koncesion tė Venedikut ai kishte edhe prona tokėsore nė rrethinat e Shkodrės. Nė fillim tė vitit 1416 Andrea pėrmendet si i vdekur, kurse vėllai i tij, Gjoni, ishte prift dhe kishte prona tokėsore nė rrethinat e Shkodrės. Emri i Gjonit pėrmendet pėr herė tė fundit mė 1446. Koncesionet e Venedikut pėr pronat zakonisht trashėgoheshin. Prandaj Andrea duhet tė ketė pasur djalė sipėrmarrėsin Budomir, i cili nė vitet 20 tė shek. XV ishte qiramarrės i dajlaneve tė Shkodrės dhe, krahas tregtimit tė peshkut, merrej edhe me tregtinė e metaleve qė prodhoheshin nė Kosovė dhe qė pėrdoreshin gjerė nė jetėn e pėrditshme. Kėshtu, me argjendin e Kosovės, krahas monedhave dhe zbukurimeve, bėheshin edhe objekte tė tryezės sė ngrėnies, si lugė, kupa, poēe, tasa etj. Njė pasardhės i tyre, Budomiri, mori pjesė nė luftėn pėr mbrojtjen e Shkodrės mė 1478. Pas rėnies sė qytetit gruaja dhe tre fėmijėt e tij u strehuan nė Venedik.
    Tė dhėnat burimore tė drejtpėrdrejta pėr degėt gjenealogjike tė Dukagjinėve, mund tė plotėsohen edhe me tė dhėna tė tėrthorta. Gjatė viteve 30 tė shek. XV shfaqet Vukė Dukagjini si figurė e rėndėsishme e qytetit tė Shkodrės, tė cilit iu bėnė dhurata nga administrata shtetėrore e Raguzės nė vitin 1433. Veē kėtij, dalin edhe banorė tė tjerė tė qytetit tė Shkodrės me mbiemrin Dukagjini, qė janė dėrguar herė pas here nė Venedik si pėrfaqėsues e mbrojtės tė interesave tė bashkėsisė shkodrane pranė autoriteteve shtetėrore veneciane. Njėri pėrmendet nė vitin 1431 vetėm me emrin familjar Dukagjini, njė tjetėr, Teodor Dukagjini, nė vitin 1458 ėshtė dėrguar nė Venedik etj. Ngarkimi i Dukagjinėve me misione tė tilla tė rėndėsishme nga bashkėqytetarėt tregon se ata respektoheshin shumė prej tyre dhe se ishin tė arsimuar dhe njohės tė mirė tė gjuhėve tė huaja. Dy Dukagjinėt e parė (qė mund tė jenė i njėjti njeri, Vuku), duhet tė jenė djem tė Budomirit. Pėr Teodorin nuk dihen lidhjet familjare; ai mund t`i pėrkiste edhe degės sė mėsipėrme ose njė dege tjetėr, sepse mund tė ishte nip i Tanushit tė Madh. Teodori ėshtė vrarė nė luftė pėr mbrojtjen e Shkodrės gjatė vitit 1478.
    Dega gjenealogjike e Lekė Dukagjinit ka lėnė shumė gjurmė nė jetėn politike tė Shqipėrisė gjatė shek. XV. Vetė Leka ka tė njėjtin vend nė burimet historike sa edhe vėllai i vogėl i tij, Pali. Tė dy kėta pėrmenden bashkė si zotėr tė Lezhės (1387) dhe si tė vdekur (1393). Leka la pas dy djem dhe njė vajzė: Progonin, Tanushin e Madh dhe Boksėn, e cila u martua me zotin e Dejės, Kojė Zaharinė.
    Progoni dhe Tanushi i Madh, nė emėr tė tyre dhe tė dy djemve tė xhaxhait tė vdekur, Palit (djem tė tė cilit ishin Tanushi i Vogėl dhe Progoni), i dorėzuan Lezhėn Venedikut nė vitin 1393. Progoni u martua me vajzėn e Karl Topisė, Gojsllavėn, dhe u vu nė shėrbim tė Venedikut si kėshtjellar i Shasit, ku mbeti i vrarė para vitit 1402. Tanushi i Madh u vendos familjarisht nė Shkodėr, u emėrua vojvodė i rrethinave tė saj dhe mė pas pati mosmarrėveshje me autoritetet veneciane tė qytetit. Pėr kėtė shkak dhe me akuza tė trilluara pėr bashkėpunim me osmanėt, edhe pse ishte njė personalitet qė gėzonte autoritet nė Shqipėri, Tanushi i Madh u burgos, u torturua, u dėrgua si i dėnuar nė Venedik dhe, pėr mungesė provash fajėsie, iu rikthyen pasuritė e konfiskuara. Megjithatė, mė 1438, ai u internua nė Padovė dhe pas kėtij viti nuk ka tė dhėna pėr jetėn e tij.
    Tanushi i Madh ka pasur nė vitin 1435 katėr fėmijė, dy djem dhe dy vajza: Palin, Lekėn, Kalen dhe njė vajzė tė vogėl 14-vjeēare, emrin e sė cilės nuk e pėrmend. Dy djemtė e tij, edhe pse ishin fėmijė tė ligjshėm, janė cilėsuar nga Gjon Muzaka si Dukagjinė “jo tė vėrtetė” pėr shkak tė kundėrshtive qė lindėn nė gjirin e Dukagjinėve. Mė i vogli i djemve, Leka, nuk del si figurė politike e rėndėsishme. Ai ka lindur nė vitin 1420 dhe pėr herė tė fundit pėrmendet nė vitin 1451 si kundėrshtar i Venedikut. Nuk dihet nėse ka lėnė pasardhės. Vėllai i tij, Pali (1411-1458), pėr tė cilin Gjon Muzaka rrėfen se ėshtė edukuar pranė Gjon Kastriotit, ka qenė aktiv nė jetėn politike. Ai ka marrė pjesė nė Kuvendin e Lezhės dhe qė nė fillim ėshtė bashkuar me Skėnderbeun. Pali ka pasur katėr djem: Lekėn, Nikollėn, Progonin dhe Gjergjin. Emri i Gjergjit del vetėm nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės. Progoni pėrmendet nė vitin 1471 si i vdekur. Leka u bė personazh i rėndėsishėm i jetės politike tė Shqipėrisė. Nė vitin 1456 ai i dėboi qeveritarėt venecianė nga Deja e nga Shasi, u bė bashkėpunėtor i Skėnderbeut dhe vijoi luftėn kundėr osmanėve edhe nė vitet 70. Pas pushtimit tė Shkodrės nga osmanėt (1479), Leka dhe vėllai i tij, Nikolla, mėrguan nė Itali dhe u rikthyen nė vitin 1481 pėr tė ēliruar zotėrimet e Dukagjinėve nga pushtuesit osmanė. Leka ka pasur ndikim tė madh te banorėt e Shqipėrisė sė Epėrme. E drejta dokesore shqiptare lidhet me emrin e tij. Njė pasardhės i vėllezėrve Dukagjini, qė jetonte nė Itali, Progoni, nė vitin 1501 ėshtė kthyer nė atdhe pėr tė udhėhequr kryengritjen antiosmane qė shpėrtheu nė Shqipėrinė e Epėrme. Mė pas ai bėri marrėveshje me osmanėt dhe mori prej tyre titullin e pashait, si edhe qeverisjen e njė pjese tė zotėrimeve tė Dukagjinėve.
    Krahas Dukagjinėve tė mėsipėrm, tė cilėve drejtpėrdrejt ose tėrthorazi u njihen degėt gjenealogjike, nė dokumentet e shek. XV dalin edhe njerėz tė tjerė me mbiemrin Dukagjini. Nė Durrės jetonte Rask Dukagjini, pėr tė cilin dokumente tė vitit 1408 dhe 1410 tregojnė se ishte rrogėtar i Venedikut dhe me njė trupė kalorėsish tė vet ruante dhe mbronte Durrėsin. Nė Raguzė ka banuar Stipan Dukagjini, i cili nė vitin 1408 ka lėnė testamentin e vet. Stipani duhet tė ketė qenė pronar kopshtiesh nė Raguzė, sepse nė vitin 1406 pėrmendet njė pronar i tillė vetėm me mbiemrin Dukagjini, qė mbante shėrbyese nė shtėpi. Nė letra tė papės pėrmenden gjatė vitit 1492 Luka dhe Stefan Dukagjini, kurse nė vitin 1499 del njė tjetėr Dukagjin si pronar i njė anijeje qė transportonte drithė nga Pirgu nė Kotorr.
    Vetėm njė herė fjala Dukagjin ėshtė gjetur si emėr vetjak nė njė dokument tė vitit 1446 pėr njė banor tė fshatit Mogulsi, Dukagjin Mogulsi. Gjatė shekujve qė pasuan emri familjar Dukagjini vijoi tė pėrdorej te shqiptarėt e besimeve tė ndryshme fetare.
    Disa anėtarė tė familjes sė madhe fisnike Dukagjini u islamizuan dhe nė shek. XV ata arritėn tė zinin poste shumė tė larta nė administratėn osmane. Gjatė shek. XVI nė tėrė Perandorinė Osmane shkėlqyen edhe dy poetė, Jahja Beu dhe Ali Beu, qė i shkruan veprat e tyre osmanisht. Nė kėto vepra ata kanė shėnuar edhe emrin familjar tė tyre, Dukagjini, qė dėshmon edhe pėrkatėsinė e tyre kombėtare shqiptare.
    Dukagjinėt kanė pasur si stemė tė tyre njė shqiponjė tė bardhė njėkrenore. Ata kanė gėzuar vend parėsor nė radhėt e fisnikėrisė vendase dhe janė respektuar nga elita drejtuese shqiptare gjatė shekujve tė mesjetės. Kėtė e dėshmojnė lidhjet martesore, edhe pse njihen pak prej tyre.
    Djali i Lekė Dukagjinit, Progoni, ishte martuar me vajzėn e Karl Topisė, Gojsllavėn, ndėrsa vajza e Lekės, Boksa, ishte martuar me zotin e Dejės, Kojė Zaharinė. Nė Pėrkujtesėn e Gjon Muzakės pėrmenden disa lidhje martesore tė Dukagjinėve me Muzakajt dhe me Arianitėt. Gjon Muzaka ka shkruar se kishte pėr grua Marie Dukagjinin, por nuk ka treguar atėsinė e saj. Motra e tij, qė ishte martuar tek Arianitėt, Suina, e ka martuar vajzėn e saj, Jelėn, me “Lekė Dukagjinin, tė quajtur Kolė Dukagjini”, pa treguar atėsinė e kėtij. Po sipas Gjon Muzakės, tri vajza tė Gjergj Arianitit, Kiarina, Elena dhe Dhespina, ishin martuar pėrkatėsisht me Nikollė Dukagjinin, Gjergj Dukagjinin dhe Tanush Dukagjinin.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:21

    Dukagjinėt dhe shtrirja e tyre 2

    Njė motėr e tij ishte martuar me Pal Dukagjinin.
    Trojet e Dukagjinėve shtriheshin nė Shqipėrinė e Epėrme. Ato kanė ndryshuar duke u zgjeruar ose duke u ngushtuar, nė varėsi tė jetės sė trazuar politike tė shek. XIV-XV. Dukagjinėt kanė qenė njė familje e madhe fisnike. Nė krye tė tyre kanė qėndruar njė ose dy persona, tė cilėt janė zėvendėsuar nga pinjollė tė tjerė mė energjikė. Trojet e tyre Dukagjinėt i kanė administruar herė si zotėr tė pavarur dhe herė si vasalė tė sundimtarėve mė tė fuqishėm.
    Pėr sa kohė qė nė shtetin e Balshajve janė pėrfshirė trojet e Dukagjinėve, kėta nuk pėrmenden nė dokumentet e kohės. Pas betejės sė Savrės tė vitit 1385, qė ēoi nė rrudhjen e shtetit tė Balshajve, Dukagjinėt dalin si zotėr tė pavarur nė Lezhė dhe zhduket anonimiteti i tyre. Nė vitin 1387 ata kanė ftuar tregtarėt raguzanė tė kalonin nėpėr trojet e tyre. Kjo dėshmon se nėn pushtetin e Dukagjinėve ishin krahinat pėrgjatė rrugės sė rėndėsishme Lezhė-Prizren, si edhe tė dy kėto qytete. Praninė e pushtetit tė tyre nė Prizren e dėshmon, sipas rrėfimit tė Marin Barlecit, pėrmendorja e ngritur nė kėtė qytet nė pėrkujtim tė Nikollė Dukagjinit. Nė veri tė trojeve tė Dukagjinėve kanė qenė trojet e dhėndrit tė tyre, Kojė Zaharisė. Kėshtu Dukagjinėt kanė zotėruar pėr njė periudhė kohe, ndonėse me ndėrprerje, rrugėn qė kalonte nga Deja, pėrpjetė rrjedhjes sė Drinit pėr nė Rrafshin e Dukagjinit e mė tutje. Ata duhet tė kenė zotėruar edhe Pejėn.
    Vėrshimi i ushtrive osmane nė Shqipėrinė e Epėrme dhe pushtimi pėrkohėsisht prej tyre nė vitin 1393 i Krujės, i Ulqinit, i Shkodrės dhe i Dejės, ndonėse Dukagjinėt arritėn ta mbronin Lezhėn dhe dolėn kėshtu si forcė antiosmane, i dobėsoi pozitat e tyre si zotėr tė pavarur. Prandaj Lezhėn ata ia dorėzuan Venedikut nė vitin 1393 dhe bashkė me tė Dukagjinėt humbėn kontrollin e rrugės Lezhė - Prizren, por jo ndikimin e tyre nė kėtė rajon.
    Rruga e mėsipėrme dhe krahinat pėrgjatė saj, me miratimin e pushtuesve osmanė, kaluan nė duart e Dhimitėr Jonimės, i cili i kishte ndihmuar ata pėr pushtimin e Shkodrės. Jonimėt ishin njė familje e vjetėr fisnike. Njė pinjoll i saj pėrmendet pėr herė tė parė nė fillim tė shek. XIII si vasal i princit Dhimitėr tė Arbrit dhe njė Jonimė i dytė shfaqet nė fund tė atij shekulli si sebast qė, bashkė me disa fisnikė tė tjerė shqiptarė, kishte nėnshkruar njė marrėveshje (1274) me mbretin e Sicilisė, Karlin I Anzhu. Pas njė shekulli, nė vitin 1394, burimet historike na japin fisnikun e fuqishėm me emrin Dhimitėr Jonima. Ky kishte dy kėshtjella, emrat e tė cilave nuk njihen, portin dhe qendrėn doganore tė Shufadasė nė grykėderdhjen e Matit dhe njė forcė ushtarake prej dyqind kalorėsish e katėrqind e mė shumė kėmbėsorėsh. Nė veri zotėrimet e Dhimitrit ishin nė kufi me trojet e Kojė Zaharisė. Duke njohur ndikimin qė kishin Dukagjinėt nė kėtė rajon, Dhimitėr Jonima krijoi marrėdhėnie tė mira me ta dhe u bė shprehės edhe i kėrkesave tė tyre pranė kancelarive tė huaja, sidomos ndaj Venedikut. Gjithashtu ai kishte marrėdhėnie tė mira edhe me fqinjin e tij tė fuqishėm, Gjon Kastriotin. Pėr herė tė fundit, Dh. Jonima pėrmendet si zot i Shufadasė mė 1409, vit kur ai duhet tė ketė vdekur. Paskėtaj Shufadaja dhe krahinat pėrgjatė rrugės Lezhė-Prizren janė pėrfshirė tėrėsisht nė shtetin e Gjon Kastriotit. Ky e ruajti bashkėpunimin me ata anėtarė tė familjes Jonima qė mbetėn nė zonėn e Lezhės, sepse shumica e tyre jetonin nė rajonin e Shkodrės. Dhimitėr Jonima ėshtė pėrmendur edhe pas vdekjes. Njė pjesė e zotėrimeve tė tij janė regjistruar nė kadastrat osmane tė mėvonshme me emrin vilajeti i Dhimitėr Jonimės.
    Njė vit pas vdekjes sė Dhimitėr Jonimės, mė 1410, janė bėrė pėrpjekje tė pasuksesshme qė Lezha tė kalonte nė duart e Tanush Dukagjinit. Pas kėsaj veprimtaria politike dhe ekonomike e Dukagjinėve ėshtė pėrqendruar kryesisht nė rajonin e Shkodrės, ku gjendeshin edhe familje tė tjera fisnike, si Spanėt, Jonimėt, Zahariajt etj.
    Nė veprimtarinė politike tė Zahariajve ka pasur njė peshė tė veēantė Boksa Dukagjini, gruaja e Kojė Zaharisė. Pėr herė tė parė emri i familjes fisnike Zaharia del nė vitet 1318-1320 te peshkopi i Shasit. Pas peshkopit, burimet historike na njohin nė fund tė shek. XIV me Kojė Zaharinė. Veprimtaria politike e Kojės ėshtė e ngjashme me atė tė Dhimitėr Jonimės dhe tė dy kėta kanė bashkėpunuar me njėri-tjetrin. Koja pėrmendet nė vitin 1396 si zot i kėshtjellės sė Shasit, dhe, mė pas, si zot i Dejės e i ngushticave tė rrugės pėrgjatė Drinit. Zotėrimet e Kojė Zaharisė kufizoheshin nė lindje me viset e pushtuara nga osmanėt. Koja ka qenė vasal i tyre dhe kundėrshtar i despotėve serbė tė Rashės. Koja ka pasur njė djalė, Lekėn.
    Nė kėto treva shqiptare janė ndėrthurur interesat e Zahariajve me ato tė Dukagjinėve, qė kufizoheshin me njėri-tjetrin. Ndėrmjet kėtyre dy familjeve fisnike, qė jo rastėsisht kanė qenė nė krushqi, pėrgjithėsisht ka pasur marrėdhėnie bashkėpunimi tė ngushtė. Pas vdekjes sė Lekė Zaharisė nė vitin 1444, meqenėse djali i tij, Koja, ishte i mitur, gjyshja e kėtij, Boksa, doli nė krye tė familjes. Ajo kėrkoi mbėshtetjen e Venedikut, duke i dorėzuar Republikės sė Shėn Markut Dejėn, Shasin etj. Zotėrimet qė mbetėn nga trashėgimia e Lekė Zaharisė kaluan nė duart e Dukagjinėve. Kėta morėn nė zotėrim rrugėn tregtare dhe krahinat pėrgjatė luginės sė lumit Drin, si edhe njė pjesė tė konsiderueshme tė Rrafshit tė Dukagjinit. Pėrkohėsisht kėto krahina ishin pushtuar nga Despotati i Rashės dhe, pas shembjes sė tij mė 1439, u rimorėn nga Zahariajt e Dukagjinėt.
    Nė veri tė Dukagjinėve dhe tė Zahariajve shtriheshin trojet shqiptare tė Spanėve, qė kanė qenė familje fisnike shumė e madhe. Emri familjar i tyre shfaqet pėr herė tė parė nė vitin 1322 te njė shkodran. Nė radhėt e Spanėve kishte pronarė tokash, tregtarė, klerikė etj. Mbiemrin e tyre e mbanin edhe njė varg familjesh tė thjeshta. Si veēori e pėrbashkėt e familjeve Spani, krahas mbiemrit, ishte se thuajse qė tė gjitha ato banonin nė krahinat pranė Rrugės sė Gentės. Spanėt kanė jetuar nė qytetet dhe nė krahinat e Shkodrės, Drishtit, Pultit, Pejės, Trepēės etj. Njė trevė nė veri tė lumit Drin del nė dokumentet e fundit tė shek. XV me emrin e pėrfaqėsuesit mė nė zė tė kėsaj familjeje, Pjetėr Spanit (nahija e Pjetėr Spanit), i cili ka qenė pjesėmarrės nė Kuvendin e Lezhės.
    Krahas Balshajve, Kastriotėve, Dukagjinėve, Jonimėve, Zahariajve e Spanėve, nė Shqipėrinė e Epėrme ka pasur edhe njė numėr familjesh tė tjera me peshė nė jetėn politike shqiptare, veēanėrisht gjatė shek. XV. Kėto familje kanė qenė Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), Dushmanėt e Drishtit, Hotėt, Shestanėt etj.
    Tė gjitha kėto familje shqiptare kanė dalė nė skenėn politike nė njė periudhė shumė tė trazuar, tė shkaktuar prej ndėrhyrjeve e pushtimeve tė shteteve tė huaja. Gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek. XV, pėr jetėn politike tė Shqipėrisė sė Epėrme kanė qenė si mė rrėnimtare dy shtete: Perandoria Osmane dhe Despotati i Rashės, qė ishte shtet vasal i tė parit, madje njė nga gratė e sulltan Muratit II ka qenė edhe vajza e despotit serb. Pas vdekjes sė Balshės III (1421), sundimtarėt serbė, deri mė 1439 kur u shkatėrrua Despotati i Rashės, i zhvendosėn kufijtė dhe dolėn nė bregdetin shqiptar, nga Kotorri deri nė Tivar, si edhe nė rrethinat e Shkodrės, ku pushtuan Drishtin. Pėrballė fuqisė ushtarake tė papėrballueshme osmane njė pjesė e fisnikėve shqiptarė ngurruan nė fillim tė rrėmbenin armėt, kurse kundėr pushtuesve serbė ata u ngritėn tė gjithė, Gjurashėt nė radhė tė parė (zotėrimet e tė cilėve shtriheshin nė rrethinat e Grykės sė Kotorrit dhe nė tė gjithė Gentėn), Zahariajt, Dukagjinėt, Kastriotėt etj.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:22

    Shteti i Gjon Kastriotit 1

    Kastriotėt ishin familje fisnike dhe dinastia drejtuese mė e rėndėsishme e jetės politike dhe ushtarake tė Shqipėrisė nė shek. XV.
    Pėr pemėn gjenealogjike, vend-origjinėn dhe veprimtarinė e Kastriotėve gjatė shek. XIV dihet fare pak. Prandaj, pėr kėto ēėshtje, mendimet e historianėve kanė qenė tė ndryshme.
    Pėr herė tė parė pėrmendet njė Kastriot nė vitin 1368 si kėshtjellar i Kaninės. Ka studjues qė shohin te ky kėshtjellar njė paraardhės tė Kastriotėve tė mėvonshėm, qė ėshtė dėbuar nga pronat e veta. Njė mendim i tillė duhet pranuar si supozim, sepse nuk ka lidhje me tė dhėnat pėr Kastriotėt qė japin mė pas burimet historike. Prej disa familjeve shqiptare, qė emigruan nė Itali, Kastriotėt njihen edhe me njė mbiemėr tė dytė: Mazreku.
    Sipas dy historianėve mė tė hershėm shqiptarė, Marin Barlecit e Dhimitėr Frėngut, Kastriotėt ishin nga Mati qė, sipas mendimit tė kohės, shtrihej deri nė bregdet. Nė kėtė pėrfundim ata janė nxitur nga pozicioni gjeografik kyē i trevės sė Matit, si vend-kryqėzimi i rrugėve qė lidhnin krahinat e ndryshme tė shtetit tė Kastriotėve si nė kohėn e Gjon Kastriotit, ashtu edhe nė atė tė Skėnderbeut. Kurse periudhave mė tė hershme tė veprimtarisė sė familjes Kastrioti autorėt e sipėrpėrmendur nuk i kanė kushtuar vėmendje, aq sa nė veprat e Marin Barlecit e tė Dhimitėr Frėngut nuk pėrmendet as emri i gjyshit tė Skėnderbeut. Kurse njė autor tjetėr shqiptar, bashkėkohės me dy tė parėt, Gjon Muzaka, ka rrėfyer se gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal dhe se, sipas tij, kishte qenė proniar i dy fshatrave tė Dibrės sė Poshtme, Sinjės dhe Gardhit tė Poshtėm, rrėfim ky qė mund tė merret me njė farė rezerve. Tregimi i mėsipėrm i Gjon Muzakės ka shėrbyer si argument kryesor pėr ndonjė historian tė ditėve tona qė Dibrėn ta konsiderojė si vendorigjinėn e Kastriotėve. Po ashtu, si Marin Barleci, edhe Gjon Muzaka ka shėnuar se Gjon Kastrioti ka pasur nė zotėrim Matin. Dhimitėr Frėngu ka shkruar se Kastriotėt zotėronin edhe Ujmishin. Tre autorėt e mėsipėrm i shkruan veprat e tyre nė fillim tė shek. XVI dhe larg Shqipėrisė, kur jetonin si emigrantė nė Itali. Mė pas, nė vitin 1553, njė tjetėr shqiptar, Andre Engjėlli, ka shkruar nė Romė se paraardhėsit e Gjon Kastriotit, pėrveē Matit, kanė zotėruar Kastorien dhe Ymenestrien. Sipas kėtij autori, Gjon Kastrioti ka qenė i biri i “Gjergj Kastriotit” dhe ky i “Kostandin Kastriotit, tė mbiquajtur Mazreku” qė kishte vdekur nė vitin 1390.
    Vepra e Gjon Muzakės ėshtė mė e saktė dhe mė e besueshme se ajo e A. Engjėllit, prandaj thuajse tė gjithė studiuesit e sotėm mendojnė se gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal.
    Pėrveē autorėve tė mėsipėrm, ėshtė edhe njė autor tjetėr i mėvonshėm, por shumė i rėndėsishėm, sepse ka jetuar nė Shqipėri, kleriku i ndritur shqiptar, Frang Bardhi. Nė vitin 1636 ai botoi njė vepėr polemizuese pėr tė mbrojtur origjinėn shqiptare tė Skėnderbeut, kundėr pėrpjekjeve tė J. Marnoviēit pėr ta nxjerrė atė me origjinė sllave. Nė veprėn e tij Frang Bardhi i ka kushtuar njė vend tė veēantė pėrcaktimit tė vendorigjinės sė Kastriotėve. Pas njė parashtrimi polemik tė ēėshtjes ai arrin nė pėrfundimin se Kastriotėt ishin nga Hasi i Prizrenit, se kėshtu ėshtė nė "pajtim tė plotė mendimi i pėrgjithshėm i kombit tonė". Kjo frazė e veprės sė F. Bardhit i jep mendimit tė tij pėr Hasin si vendorigjinėn e Kastriotėve vlerėn e njė burimi historik tė dorės sė parė. Pėr mė tej ai shpjegon edhe origjinėn e emrit familjar tė Kastriotėve, duke e lidhur atė me emrin e fshatit Kastrat, qė gjendej buzė lumit, dhe tregon se nė kohėn e tij njė familje vendase kishte si mbiemėr emrin e fshati Kastrat. Pėr vendorigjinėn e Kastriotėve nga Hasi i Prizrenit dėshmojnė gjithashtu edhe kronisti raguzan Lu**** (vepra e tė cilit ėshtė botuar nė vitin 1605), si dhe shėnimet e fundit tė shek. XV tė njė kleriku boshnjak, tė botuara pėr herė tė parė nė vitin 1892. Po kėshtu mbiemri i dytė, Mazreku, i Kastriotėve si dhe pronat e tyre, Kastorie dhe Ymenestrie, qė pėrmend A. Engjėlli, gjenden nė mikrotoponiminė e shek. XVII dhe tė sotme tė Hasit (Kastrat dhe Mazrek) dhe tė Lumės (Ujmisht qė pėrmendet edhe nga Dh. Frėngu). Nė pėrforcim tė kėtyre vjen edhe njė dėshmi e fillimit tė shek. XIX se nė qytetin e Gjakovės jetonte rrobaqepėsi Mihal Kastrioti, qė flet pėr praninė e ruajtjen ndėr shekuj tė kėtij mbiemri nė krahinėn e Hasit nga e kishin origjinėn Kastriotėt. Edhe tiparet fizike tė Kastriotėve, siē ishin ato tė Skėnderbeut dhe tė nipit tė tij Ferrandit, tė cilėve u njihen deri diku mirė, mbėshtesin origjinėn hasiane tė tyre.
    Pranimi i Hasit si vendorigjina e familjes Kastrioti nuk e bėn tė pashpjegueshme pse mė pas pėrfaqėsues tė kėsaj familjeje, si degė tė pemės gjenealogjike tė saj, do tė shfaqen si proniarė e zotėr nė viset e tjera tė Shqipėrisė, si nė Dibėr, nė Mat etj. Gjatė shek. XV e mė pas, edhe nė kėto krahina kishte banorė me mbiemrin Kastrioti. Ēėshtja e origjinės sė Kastriotėve ka tė bėjė me njė periudhė mė tė hershme nga ajo qė nis me gjyshin e qė vazhdon me tė atin e Skėnderbeut. Tė shtrira gjatė njė harku kohorė tė tillė mendimet pėr vendorigjinėn e Kastriotėve, qė japin autorėt e hershėm shqiptarė si M. Barleci, Dh. Frėngu, Gj. Muzaka, A. Engjėlli dhe F. Bardhi, si dhe burime tė tjera historike, nuk kanė kundėrshti ndėrmjet tyre, por shfaqen si dėshmi nė vijim qė flasin pėr kohė tė ndryshme dhe qė plotėsojnė njėra-tjetrėn. F. Bardhi flet pėr periudhėn mė tė hershme, pėr trungun gjenealogjik tė familjes kur ishte nė Has, Gjon Muzaka pėrmend emrin e gjyshit tė Skėnderbeut, Pal Kastriotin, duke treguar dy fshatrat qė kishte si pronia nė Dibėr, kurse M. Barleci dhe Dh. Frėngu flasin pėr pasardhėsin e Palit, Gjon Kastriotin dhe zotėrimet qė kishte ky.
    Pozita shoqėrore e familjes Kastrioti u fuqizua si rrjedhojė e pėrpjekjeve tė pinjollėve tė ndryshėm tė saj, disa prej tė cilėve kjo rrugė i shtriu pėrtej vendorigjinės sė tyre. Gjyshi i Skėnderbeut, Pal Kastrioti, sipas Gjon Muzakės, kishte dy fshatra si feud nė Dibėr. Kurse i biri i Pal Kastriotit, Gjoni, krijoi njė nga shtetet mė tė rėndėsishme nė Shqipėri qė, nė hapėsirat e tij, pėrfshiu edhe krahinat e pėrmendura nga M. Barleci, Gj. Muzaka, Dh. Frėngu etj.
    Dėshmitė historike pėr fillimet e shtetit tė Kastriotėve thuajse mungojnė, njė realitet i pėrgjithshėm ky pėr historinė tonė mesjetare, sidomos pėr viset lindore shqiptare.
    Gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek. XIV nė krye tė zotėrimeve tė Kastriotėve duhet tė ketė dalė Gjon Kastrioti. Nė kėtė periudhė zotėrimet e tij duhet tė jenė zgjeruar, sidomos nė drejtim tė lindjes, nė rajonet e Prizrenit, tė Gostivarit e tė Tetovės, sepse, sipas M. Barlecit dhe Gj. Muzakės, Gjon Kastrioti qe martuar nė atė kohė me Vojsavėn (Jellėn, sipas njė dokumenti raguzan tė vitit 1439), vajzė e njė dere fisnike tė rėndėsishme pranė Shkupit. Nga nėntė fėmijėt qė lindi Vojsava dhe qė arritėn moshėn madhore, shtatė kishin lindur para vitit 1405.
    Zgjerimi e fuqizimi i shtetit tė Gjon Kastriotit pėrkoi me rėnien e dy shteteve kufitare me tė, tė Balshajve e tė Topiajve, dhe sidomos pas dobėsimit tė fuqisė ushtarake tė Perandorisė Osmane, kur ushtria e saj pėsoi njė disfatė tė rėndė prej trupave mongole nė betejėn e Ankarasė tė vitit 1402. Gjatė kėtij viti (1402), zotėrimet e Gjon Kastriotit u shtrinė nė drejtim tė viseve bregdetare dhe u bėnė kufitare me ato tė Venedikut. Qė nga viti 1406 Gjon Kastrioti shfaqet si njė partner i rėndėsishėm nė marrėdhėniet me shtetet e huaja, ambasadorėt e tij shkonin nė Venedik, Raguzė e nė vende tė tjera dhe ai cilėsohej prej tyre si zot “shumė i fuqishėm”, “i madhėrishėm” etj. Ndėrkohė edhe ambasadorė tė tyre dėrgoheshin pranė Gjon Kastriotit. Pushteti dhe ndikimi i tij mbi zotėrit e tjerė ishin tė fuqishėm, prandaj mė 1408 ai ishte i pranishėm si garant i paqes, qė u nėnshkrua nė rrethinat e Durrėsit, midis Venedikut dhe Balshajve.
    Shtetin e Gjon Kastriotit e pėrshkonin rrugė tregtare shumė tė rėndėsishme. Ndėr to, nė rrafshin perėndim-lindje mė tė rrahurat ishin dy. Njėra rrugė lidhte viset bregdetare me Prizrenin, qė duhet tė ketė qenė qendra administrative e shtetit tė Gjon Kastriotit. Nė kėtė qytet tė lashtė kryqėzoheshin rrugė tregtare shumė tė rrahura dhe qė shkonin nė drejtim tė Prishtinės, tė Pejės, tė Tetovės etj. Traseja e rrugės sė dytė kalonte nga bregdeti nėpėr krahinėn e Matit, vijonte nė drejtim tė Dibrės dhe ndiqte rrjedhjen e sipėrme tė lumit Vardar pėr tė arritur nė Shkup. Nė dokumentet mesjetare kėto dy rrugė janė shėnuar me emra tė ndryshėm tė qyteteve nga ato kalonin: rruga e Lezhės, rruga e Prizrenit, rruga e Prishtinės dhe rruga e Shkupit. Interesat ekonomikė e tregtarė tė Gjon Kastriotit shtriheshin edhe pėrtej zotėrimeve tė tij, nė Fushė-Dardani, madje edhe pėrtej Shkupit, ku mund tė bliheshin argjend, plumb e hekur si dhe drithė me ēmime mė tė ulėta se nė rajonet e tjera, prodhime bujqėsore tė viseve tė ngrohta, si pambuk, oriz, susam etj. Kėshtu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit nė Malin e Shenjtė, qė gjendet nė brigjet e detit Egje. Kėtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi nė vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta nė rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shėn Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe nė kėtė manastir njė nga djemtė e tij, Reposhi, e kaloi jetėn si murg derisa vdiq mė 25 korrik 1431. Nė epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartė fisnik dukė.
    Pėr jetėn ekonomike e politike tė shtetit tė Gjon Kastriotit, ashtu si edhe tė zotėrimeve tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė si dhe ato tė Republikės sė Venedikut, rėndėsi parėsore kishin raportet e tyre me kryekomandantin osman tė Shkupit dhe, nėpėrmjet tij, me sulltanin. Nė marrėdhėniet me fqinjin e vet lindor e shumė tė fuqishėm ushtarakisht, Gjon Kastrioti duhej tė ndiqte njė politikė shumė tė kujdesshme. Edhe bejlerbeut tė Rumelisė i interesonte qė deri diku tė kishte mirėkuptim me Gjon Kastriotin, sepse nė shtetin e tij, nėpėr njė terren tė vėshtirė e me prita tė shumta, kalonin rrugėt tregtare mė tė shkurtra pėr nė brigjet e detit Adriatik, tė cilat, nė atė kohė, nuk mund tė mirėmbaheshin e tė ruheshin nga askush tjetėr, veēse nga vendasit. Nė rrethana tė tilla, gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek. XV, Gjon Kastrioti arriti tė fuste nėn bindjen e tij disa familje fisnike tė njohura tė Shqipėrisė sė Epėrme dhe u bė figura politike kryesore e botės shqiptare tė kėtyre rajoneve.
    Zgjerimet e pushtimeve osmane nė viset lindore shqiptare bėnė qė Gjon Kastrioti dhe familje tė tjera fisnike shqiptare tė mos ndiheshin tė sigurta, prandaj filluan tė pėrforconin veprimtarinė politike tė tyre nė viset perėndimore, si dhe tė zgjeronin lidhjet me forcat antiosmane e shtetet e huaja. Qysh nė fillim tė shek. XV burimet historike tregojnė se nė kufijtė e shtetit tė Gjon Kastriotit ishin pėrfshirė qyteti i rėndėsishėm i Prizrenit bashkė me rrethinat e tij, krahinat pėrgjatė rrugėve Prizren-Prishtinė dhe Prizren-Tetovė, ato tė Matit e tė Mirditės dhe se ai kishte siguruar dalje nė detin Adriatik nė afėrsi tė zotėrimit venecian tė Lezhės. Nė grykėderdhjen e lumit Mat Gjon Kastrioti mori nė zotėrim portin dhe qendrėn doganore tė Shufadasė, kriporet e rėndėsishme tė Shėn Kollit, qė mė parė kishin qenė nė duart e Dhimitėr Jonimės, si edhe tė gjithė zotėrimin e kėtij, ku gjendeshin edhe dy kėshtjella. Gjon Kastrioti synonte tė shtrihej nė vijėn bregdetare sė paku deri nė grykėderdhjen e lumit Bunė, rajon bregdetar qė kontrollohej nga Venediku. Nė vitin 1410 Gjoni arriti tė siguronte banesė nė Ulqin, por nuk u pranuan prej Venedikut kėrkesat e tij tė vitit 1417 pėr t’i dhėnė fshatin Barbullush dhe Malin Medua (Shėngjinin), ku dėshironte tė ngrinte njė kėshtjellė. Mė pas arriti ta merrte Shėngjinin. Zotėrimet e tij u bėnė kufitare nė veri me Despotatin e Rashės dhe nė verilindje me rajonin e Prishtinės, banorėt e sė cilės njihnin taksat doganore qė paguheshin pėr kalimin nėpėr shtetin e Gjonit. Nė jug zotėrimet e Gjon Kastriotit kufizoheshin me ato tė Arianitėve dhe tė Topiajve, kurse nė lindje me viset qė ishin nėn pushtuesit osmanė, tė cilėt, pėrveē Shkupit, zotėronin nė perėndim tė tij kėshtjellėn e Tetovės. Pjesa mė e madhe e fushės pėrgjatė rrjedhjes sė sipėrme tė lumit Vardar e nė perėndim tė Tetovės pėr njė kohė mbeti nėn zotėrimin e Gjon Kastriotit, tė cilėn M. Barleci e ka emėrtuar Dibra e Poshtme. Edhe rajonet mė nė jug ishin pjesė e shtetit tė Gjon Kastriotit, kufijtė e tė cilit nė atė drejtim shtriheshin deri nė afėrsi tė qytetit tė Kėrēovės, qė kishte rėnė nėn pushtimin osman qysh nė fund tė shek. XIV.
    Shtrirja e gjerė gjeografike e shtetit tė Gjon Kastriotit ėshtė pasqyruar edhe nė burimet historike osmane. Nė njė dokument tė muajit maj tė vitit 1438 pėrmendet regjistri kadastral “i tokave tė Gjonit” (Juvan-ili) dhe si pjesė e tyre vilajeti i Dhimitėr Jonimės. Ky regjistėr nuk ėshtė zbuluar deri tani, sepse, si shumė kadastra tė tjera tė asaj kohe, mund tė jetė zhdukur. Regjistri kadastral “i tokave tė Gjonit” duhet tė jetė hartuar nė pranverė tė vitit 1430, gjatė fushatės ushtarake tė Isak-bej Evrenozit, ose, mė sė shumti, njėkohėsisht me regjistrin e Sanxhakut Shqiptar, nė vitin 835 h. (1431-1432). Administrata osmane hartonte nga njė regjistėr kadastral tė veēantė pėr ēdo sanxhak, tė cilėt po ashtu si “tokat e Gjonit” kishin disa vilajete si njėsi administrative mė tė vogla. Prandaj edhe shtrirja gjeografike e “tokave tė Gjonit” ishte pėrafėrsisht me atė tė njė sanxhaku.
    Pasuritė e shumta qė kishin viset e Dibrės sė Poshtme e tė Prizrenit dhe numri i madh i banorėve qė jetonin nė to e bėnin kėtė rajon, i cili formonte pjesėn lindore tė shtetit tė Gjon Kastriotit, tė kishte rol vendimtar nė veprimtarinė ekonomike, politike dhe ushtarake tė tij. Prandaj edhe fėmijėt e tij pėrgjithėsisht mbanin emrat karakteristikė tė kėtij rajoni. Pjesėn lindore tė shtetit tė vet Gjon Kastrioti e zotėronte si funksionar i administratės osmane, sepse vetė ai deklaronte nė vitin 1411 se kishte nė gatishmėri tė pėrhershme njė ushtri tė pėrbėrė nga "dy mijė kalorės shqiptarė dhe treqind kalorės turq" dhe kohė pas kohe ėshtė shprehur se sulltani ishte kryezot i tij.
    Pėr tė gjallėruar sa mė shumė lėvizjen e mallrave e tė njerėzve nė rrugėt tregtare qė kalonin nėpėr zotėrimet e Kastriotėve, Gjoni nėnshkroi akte me qeveritarėt e vendeve tė ndryshme, duke u garantuar sigurinė e qarkullimit tė mallrave e tė tregtarėve tė tyre nėpėr shtetin e tij. Pėr tė nxitur sa mė shumė ardhjen e tyre, ai thjeshtėsoi sistemin tatimor dhe vendosi vetėm njė taksė doganore pėr mallrat qė tregtarėt e huaj do tė transportonin nėpėr zotėrimet e Kastriotėve. Pėr tė garantuar sigurinė e lėvizjes sė njerėzve dhe tė karvaneve tė mallrave nėpėr rrugėt tregtare, Gjoni vendosi roje nėpėr to si dhe nėpėr kėshtjellat qė shėrbenin pėr mbrojtjen e tyre, si nė ato tė Prizrenit, tė Gurit tė Bardhė, tė Stelushit etj. dhe rriti shėrbimet pėr mirėmbajtjen e rrugėve.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:23

    Shteti i Gjon Kastriotit 2

    Pozicioni gjeografik kyē i shtetit tė Gjon Kastriotit e kishte bėrė atė njė urėlidhje nė Shqipėrinė Qendrore pėr tė kaluar nė rajonet e tjera tė Shqipėrisė sė Epėrme e tė Poshtme si dhe nė rajonet lindore tė Shqipėrisė, si nė Fushė-Dardani dhe nė Shkup nėpėrmjet rrugės mė tė shkurtėr. Kjo ka qenė njė nga arsyet kryesore qė Gjon Kastrioti tė kishte lidhje tė shumta familjare e martesore me sundimtarė tė tjerė shqiptarė, si me Arianitėt, Topiajt, Muzakajt, Balshajt, Gjurashėt (Cėrnojeviēėt). Lufta e pėrhershme e Stefan Gjurashit (Cėrnojeviēit) dhe e paraardhėsve tė tij nė rajonin e Gentės kundėr despotit tė Rashės, Gjergj Brankoviēit, pa dyshim ka qenė e mbėshtetur dhe e bashkėrenduar me aksionet ushtarake tė vjehrrit tė tij, Gjon Kastriotit, qė ky detyrimisht ka ndėrmarrė edhe pėr interesat e veta nė rajonet e Shkodrės, tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Fushė-Dardanisė kundėr armikut tė pėrbashkėt, despotit Gjergj. Pėrballė njė lufte me dy fronte tė shqiptarėve, Gjergj Brankoviēi dhe paraardhėsit e tij kanė qenė tė detyruar tė tėrhiqen dhe tė rrudhin kufijtė jugorė tė Despotatit tė Rashės. Gjon Kastrioti hyri nė lidhje ekonomike e politike edhe me vende tė huaja, si me Venedikun, Raguzėn etj.
    Gjon Kastrioti zotėronte njė potencial tė ndjeshėm ekonomik dhe ushtarak. Tė ardhurat kryesore vinin nga sistemi tatimor feudal qė nėnshtetasit e tij tradicionalisht ishin tė detyruar t`i jipnin kryezotit tė tyre me prodhime nė natyrė, me tė holla dhe me punė angari. Ky sistem tatimor ėshtė shprehur nė njė akt-dhurimi tė vitit 1426, qė Gjon Kastrioti sė bashku me djemtė e tij i bėnė manastirit tė Hilandarit pėr fshatrat Radostushė dhe Trebisht. Nė tė thuhet: "duke dhuruar nė dobi tė manastirit kėto dy fshatra, unė i liroj ato nga ēdo angari e madhe dhe e vogėl, me tė gjitha detyrimet pėr haraēin mbretėror dhe taksat e shtetit dhe tė gjitha kėto ia jap manastirit tė shenjtė: tė mos ketė as qefali, as zot, as psarė e tė mos japin tė dhjetė as pėr drithė, as pėr verė, as pėr mjaltė, as dhuratė nė para, as para pėr kullotė, as pėr tė dhjetė bagėtish, kėshtu qė kisha t`i marrė tė gjitha tė drejtat mbi kėto fshatra sipas ligjit".
    Krahas sitemit tatimor tė mėsipėrm, Gjon Kastrioti siguronte tė ardhura tė rėndėsishme nga doganat, tregtia e drithit, e metaleve, e kripės etj.
    Gjon Kastrioti ndoqi njė politikė aktive pėr zgjerimin e fuqizimin e shtetit tė tij, me gjithė kushtet e vėshtira qė ishin krijuar prej sulmeve e pushtimeve osmane. Ai forcoi lidhjet me Republikėn e Venedikut dhe qysh nė vitin 1407 arriti tė siguronte prej saj qytetarinė veneciane, e cila, bashkė me fėmijėt e tij, iu rinjoh edhe nė vitin 1413. Nė fillim tė vitit 1410 Venediku pranoi kėrkesėn e Gjon Kastriotit qė tė kishte banesė nė Ulqin dhe, nė rast se do tė dėbohej nga zotėrimet e tij prej osmanėve, ai bashkė me familjen tė banonte nė atė qytet. Kėto lidhje me Venedikun Gjoni i shfrytėzoi pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve qė pati nė vitin 1407 me peshkopin e Lezhės, i cili kishte gjetur mbėshtetjen e papės qė peshkopatės sė Arbrit t`i shkėpuste 12 kisha. Ndėrhyrja e Venedikut pranė papės qe efikase pėr Gjonin. Nė vitin 1411 Gjon Kastrioti, kundrejt njė shpėrblimi tė pėrvitshėm prej njė mijė dukatėsh, i ofronte Venedikut ndihmė ushtarake me "dy mijė kalorės tė tij dhe treqind kalorės turq", madje edhe mė shumė nė rast nevoje.
    Si ēėshtje parėsore e aktivitetit politik tė Gjon Kastriotit ishin marrėdhėniet e tij me fqinjėt lindorė, pushtuesit osmanė, fuqia ushtarake e tė cilėve ishte e papėrballueshme prej tij. Siē del nga fraza e dokumentit tė vitit 1411, tė cituar pak mė sipėr, Gjon Kastrioti ishte afruar me komandantin osman tė Shkupit, Bajazitin, aq sa mund tė komandonte edhe 300 kalorės osmanė, e dhėnė kjo qė lejon tė supozohet se ai mund tė ketė qenė sė paku nė postin e subashit tė Tetovės. Nė kushte tė tilla, pėr tė mbajtur nė kėmbė shtetin e tij Gjon Kastrioti ishte i shtrėnguar tė pranonte vasalitetin ndaj sulltanit dhe t`i paguante, siē ka shkruar vetė nė vitin 1426, "haraēin mbretit". Si garanci pėr pranimin e vasalitetit osman, tė paktėn qysh nė vitin 1409, Gjon Kastrioti qe detyruar tė dorėzonte peng njė nga djemtė e tij, qė, me sa kuptohet, ka qenė djali i madh, Stanisha.
    Nė betejėn e Ankarasė, qė u zhvillua gjatė vitit 1402 midis trupave mongole dhe ushtrive osmane, kėta tė fundit pėsuan njė disfatė tė rėndė dhe jeta politike e Perandorisė Osmane u pėrfshi nga konflikte tė brendshme pėr trashėgimin e fronit osman, konflikte qė vazhduan afėr njė dhjetėvjeēar. Gjatė kėtyre viteve u dobėsua pėrkohėsisht presioni osman, pėr t`u riaktivizuar pas ardhjes nė fron tė sulltan Mehmetit I (1413-1421). Ndėrkohė zotėrimet e Gjon Kastriotit arritėn njė zgjerim e fuqizim tė madh. Kėtė e favorizoi edhe qėndrimi i komandantit osman tė Shkupit, Bajazitit, i cili nuk ndoqi njė politikė pushtimesh, por atė tė marrėveshjes me fisnikėt shqiptarė. Pas vdekjes sė tij nė vitin 1414, ai u zėvendėsua nga i biri, pėr veprimtarinė e tė cilit ėshtė vėshtirė tė thuhet diēka. Gjatė viteve nė vijim rol tė veēantė nė drejtimin e veprimtarisė politike e ushtarake tė Pashasanxhakut tė Shkupit do tė kishin Isak bej Evrenozi dhe i biri i tij, Isa Beu. Evrenozėt ishin njė familje shumė e pasur. Vetėm nė Shkup ata kishin mbi njėqind dyqane. Gjatė disa dhjetėvjeēarėve si ushtarakė tė lartė osmanė, Evrenozėt u pėrpoqėn tė kontrollonin rrugėt tregtare tė vendit qė tė fuqizoheshin ekonomikisht gjithnjė e mė shumė.
    Nė fillim tė vitit 1415 kaloi nė duart e osmanėve Kruja, e cila kishte njė pozicion shumė strategjik dhe kontrollonte segmente tė rrugėve tregtare qė lidhnin Shkupin me bregdetin shqiptar si dhe viset perėndimore tė vendit. Prandaj pushtimi i Krujės dėmtoi rėndė interesat e fisnikėve tė Shqipėrisė Qendrore dhe tė Epėrme, sepse tani zotėrimet e tyre nga ēasti nė ēast mund tė pushtoheshin prej osmanėve. Rėndė u goditėn edhe zotėrimet e Gjonit, sepse osmanėt mund tė zotėronin rrugėn tregtare qė kalonte nėpėr Mat e Dibėr pėr tė arritur nė Shkup, e kontrolluar deri nė atė kohė prej Kastriotėve. Sidoqoftė, Gjoni u tregua mjaft i kujdesshėm nė marrėdhėniet e tij me osmanėt. Pėr tė mbrojtur interesat e shtetit tė tij dhe pėr tė mėnjanuar pėrplasjen me ta, kur Kruja ra nė duart e osmanėve, Gjoni dėrgoi djalin e tij tė vogėl, Gjergjin, si iē-ogllan (pazh) pranė oborrit osman. Nė kėtė mėnyrė ai evitoi pėr disa vjet konfrontimet me osmanėt. Kurse Republika e Venedikut vendosi qė t`i jepte njė tribut vjetor prej 200 dukatėsh subashit turk tė Krujės, qė ky tė mos sulmonte Durrėsin dhe tė mos prekte kriporet e shumta tė kėtij qyteti.
    Me gjithė pėrpjekjet e Gjonit pėr tė pasur marrėdhėnie sa mė tė mira me sulltanin, ai nuk hoqi dorė nga masat mbrojtėse. Nė nėntor tė vitit 1417 Gjoni i kėrkoi mė kot Venedikut qė tė pėrballonin sė bashku sulmet e mundshme osmane dhe i premtonte se ishte i gatshėm tė vinte nė dispozicion tė njė aksioni tė pėrbashkėt tė gjithė luftėtarėt dhe kėshtjellat e veta. Nė kėto rrethana Gjon Kastrioti i kushtoi vėmendje tė veēantė bashkėveprimit me fisnikėt shqiptarė.
    Kur nė vitin 1418 Balsha III i shpalli luftė Republikės sė Shėn Markut pėr tė rimarrė Shkodrėn dhe Drishtin, Gjoni mbajti anėn e tij dhe qenė tė paefektshme pėrpjekjet e Venedikut gjatė viteve 1419-1420 pėr ta larguar atė nga Balsha. Konflikti midis Balshės III dhe Venedikut nė rajonin e Shkodrės pengoi lėvizjen e tregtarėve shqiptarė, raguzanė etj. dhe qarkullimin e mallrave nė drejtim tė Kosovės, ku nxirrej e pėrpunohej ari, argjendi e plumbi dhe ku ēmimi i prodhimeve tė shumta bujqėsore ishte mė i ulėt nė krahasim me ēmimet qė ato kishin nė viset perėndimore. Kėto rrethana i shfytėzoi Gjon Kastrioti pėr tė intensifikuar qarkullimin e mallrave nė drejtim tė Kosovės nėpėr rrugėn tregtare Shufada-Prizren-Prishtinė dhe nė atė tė Shkupit tė kontrolluara prej tij. Nė shkurt tė vitit 1420 ai nėnshkroi njė akt-tregtar me Republikėn e Raguzės, nėpėrmjet sė cilės u garantonte tregtarėve tė saj lėvizje tė sigurt nėpėr rrugėt e sipėrpėrmendura. Nė mars tė vitit 1422 Gjon Kastrioti siguroi edhe miratimin e Venedikut pėr tė lejuar tregtarėt raguzanė, qė nė vend tė Shkodrės tė vinin nė Lezhė pėr tė rrahur rrugėt e zotėrimeve tė tij.
    Pas vdekjes sė Balshės III, Gjon Kastrioti ndėrmori masa tė menjėhershme pėr tė mbrojtur interesat e veta politike dhe ekonomike. Nė rajonin e Shkodrės, ku kishte zbritur ushtria e Stefan Lazareviēit dhe mbante tė rrethuar qytetin, Gjoni dėrgoi trupat e veta. Nė njė letėr, qė i shkroi Venedikut nė nėntor tė vitit 1422, ai ka rrėfyer se nuk e kishte lejuar despotin serb tė Rashės tė merrte Lezhėn dhe shprehte me kėtė rast gatishmėrinė e tij pėr tė ndihmuar venecianėt qė tė dėbonin ushtrinė serbe nga rajoni i Shkodrės.
    Ndėrkohė, krahas Gjonit, edhe djemtė e tij kishin filluar tė aktivizoheshin nė veprimtarinė politike dhe ushtarake tė familjes sė tyre. Burimet historike tregojnė se gjatė vitit 1422 njė nga djemtė e tij komandonte trupat e Kastriotėve nė rrethinat e Shkodrės. Kurse nė vitin 1428 pėrmendet njė djalė i Gjon Kastriotit "i bėrė turk e mysliman", qė kishte trupa ushtarake pranė zotėrimeve tė Venedikut po nė rajonin e Shkodrės.
    Interesat ekonomikė dhe politikė tė shtetit tė Kastriotėve e nxitėn Gjon Kastriotin qė t`u kushtonte vėmendje edhe rajoneve tė tjera shqiptare, tė cilat nuk ishin kufitare me zotėrimet e tij. Jo lidhjet familjare qė Kastriotėt kishin me Balshajt, po pikėrisht interesat ekonomikė e shtynin Gjon Kastriotin t`i pėrkrahte vazhdimisht ata, madje duke dėrguar edhe ushtrinė e tij nė ndihmė tė tyre. Edhe pas vdekjes mė 1421 tė Balshės III, qė ishte kushėri i tij, Gjoni vazhdoi lidhjet me fisnikėt e tjerė shqiptarė tė zotėrimeve tė Balshės III, si me Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), qė i kishin zotėrimet fillestare nė rrethinat e grykės sė Kotorrit dhe qė mė pas i shtrinė edhe nė Gentė, me tė cilėt lidhi krushqi. Gjurashėt u angazhuan nė njė luftė shumėvjeēare kundėr pėrpjekjeve tė Despotatit tė Rashės pėr pushtimin e viseve bregdetare shqiptare, qė shtriheshin nė veri tė lumit Buna. Ndėrkohė edhe Gjon Kastrioti kundėrshtoi synimet e despotėve serbė pėr marrjen e Lezhės dhe pėr zgjerimin e pushtimeve tė tyre nė Rrafshin e Dukagjinit dhe nė Fushė-Dardani.
    Pesha dhe roli i shtetit tė Gjon Kastriotit nė jetėn e vendit erdhi gjithnjė duke u rritur. Fuqizimin mė tė madh ai e arriti nė kohėn kur nė krye tė tij doli djali i vogėl i Gjonit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:24

    3. VENEDIKU NĖ SHQIPĖRI (SHEK. XIV-XV)

    Shtrirja e zotėrimeve veneciane nė Shqipėri

    Pas dėshtimit tė pėrpjekjeve pėr tė krijuar edhe nė Shqipėri njė zotėrim tė vetin nė kohėn e Kryqėzatės IV dhe shkrirjes sė Dukatit venecian tė Durrėsit, mė 1213, Republika e Shėn Markut ishte mjaftuar tė mbronte interesat e saj tregtarė, duke rėnė pėr kėtė nė ujdi me sundimtarėt e me bashkėsitė e qyteteve. Tregtarė venecianė pėrshkonin me karvane rrugėt qė lidhnin portet e Durrėsit, Vlorės, Shėngjinit etj., me viset e brendshme duke ēuar e duke tėrhequr mallra prej andej. Prania e konsujve venecianė nė qendra tė tilla, si nė Durrės (1249), nė Spinaricė (1276) apo nė Vlorė (1359), nėnvizonte praninė e shkėmbimeve tregtare midis porteve shqiptare dhe Venedikut. Ashtu si nė shek. XI, edhe nė shek. XIV nė Durrės vazhdonte tė kishte njė koloni tregtare veneciane, tė pėrqendruar nė njė lagje tė veēantė, buzė detit, dhe tė organizuar pėrreth kishės sė hershme tė Shėn Mėrisė sė Amalfitanėve. Pėrfaqėsuesit e kėsaj kolonie, edhe pse nuk gėzonin statusin e qytetarit (civis), kishin statusin e rezidentit (habitator) qė u siguronte lirinė e jetės, tė pronės, tė aktivitetit ekonomik, krahas detyrimeve pėrkatėse. Nė shek. XIV pėrmenden edhe mjaft fisnikė venecianė nga familje tė shquara, si Kontarenėt, Maurot, Barbadigot etj., qė kishin blerė toka e bagėti nė rrethinat e Vlorės, Durrėsit apo Butrintit, duke ngritur aty fermat (casale) tė bazuara nė shfrytėzimin intensiv tė tokės e tė bagėtisė.
    Nė pėrgjithėsi, deri nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XIV, angazhimi i Venedikut nė Shqipėri mbeti kryekėput nė lėmin ekonomik dhe synonte mbajtjen hapur tė arterieve kryesore tregtare, tokėsore e detare, dhe mbrojtjen e interesave tė qytetarėve venecianė. Venediku s’mund tė luante veēse njė rol politik tė kufizuar edhe pėr faktin se nga fundi i shek. XII, por veēanėrisht nė shek. XIV, nė Dalmaci e nė Shqipėri ushtronte njė sovranitet formal mbretėria e Hungarisė, rivale e Venedikut. Interesat hungareze nė krejt vijėn bregdetare qė shtrihej nga Kuarnaro (Istrie) e deri nė Durrės u njohėn mė 1358 dhe u konfirmuan edhe nė paqen e Torinos, mė 1381. Por shfaqja e turqve osmanė dhe dalja e tyre eventuale nė bregdet, rrezikonte tė kėpuste rrugėt tregtare tė Venedikut. Njė gjė e tillė e bėri tė pashmangshėm angazhimin e kėtij tė fundit nė ngjarjet qė zhvilloheshin nė Shqipėri. Pėr t’i mbajtur osmanėt larg nga qytetet-porte tė Adriatikut ose tė Jonit, Republika e Venedikut u pėrpoq tė forconte marrėdhėniet me krerėt feudalė shqiptarė qė kontrollonin rrugėt dhe shtigjet qė ēonin drejt tyre, duke inkurajuar qėndresėn e atyre krerėve kundėr sulmeve osmane. Nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV, sundimtarėt shqiptarė Balshajt, Dukagjinėt, Zahariajt, Topiajt, Muzakajt, Shpatajt, Zenebishėt kishin marrėdhėnie tė rregullta me Republikėn e Shėn Markut. Kjo e fundit i kishte shpallur shumė prej tyre qytetarė venecianė dhe u kishte njohur privilegjet qė lidheshin me kėtė status. Nė mjaft raste venecianėt i furnizonin zotėrit shqiptarė edhe me armė dhe madje me anije luftarake, por kjo vetėm kur bėhej fjalė pėr mbrojtjen e viseve bregdetare nga sulmet e flotės osmane.
    Deri nė ēerekun e fundit tė shek. XIV, Republika e Venedikut ishte mjaftuar me sigurimin e interesave tė saj ekonomiko-tregtarė, pa u angazhuar drejtpėrsėdrejti nė Shqipėri edhe kur pėr njė gjė tė tillė pati ftesa nga grupe e bashkėsi shqiptare. Kėshtu, nė vitin 1350, bashkėsia qytetare e Durrėsit, ku njė rol tė madh luanin tregtarė e sipėrmarrės tė lidhur ngushtė ekonomikisht me Venedikun, i kėrkoi kėtij tė fundit ta merrte nė dorėzim qytetin. E ndėrgjegjshme se njė hap i tillė ishte i parakohshėm, pasi do ta fuste atė nė konflikte me fuqi tė tjera tė interesuara, si Mbretėrinė e Napolit, mbretėrinė serbe apo atė hungareze, Venediku nuk e pranoi nė atė rast ofertėn. Por situata e re e krijuar pas betejės sė Fushė-Dardanisė (1389), kur ushtrive osmane iu hap rruga drejt viseve bregdetare, e bėnte tė domosdoshme pėr Venedikun shtėnien nė dorė tė qendrave kryesore bregdetare pėr tė shmangur daljen nė det tė osmanėve dhe pėr rrjedhojė, paralizimin e trafikut detar pėrgjatė brigjeve shqiptare. Kjo politikė e re e Venedikut nė Shqipėri favorizohej tashmė edhe nga fakti se mjaft sundimtarė shqiptarė, tė pafuqishėm ndaj sulmeve osmane, tregoheshin tė gatshėm t’ia dorėzonin atij pjesėrisht ose tėrėsisht zotėrimet e tyre kundrejt kushtesh krejt tė favorshme pėr kėtė tė fundit. Nė vitin 1386, pasi mori Korfuzin, Venediku ishte tashmė i pranishėm nė truallin shqiptar duke shtėnė nė dorė, nė marrėveshje me Gjon Zenebishin, sistemin e fortifikuar tė Butrintit e tė Ksamilit, me rėndėsi thelbėsore pėr kontrollimin e Kanalit tė Korfuzit.
    S’ka dyshim qė nė qendėr tė planeve veneciane nė Shqipėri qėndronte qyteti i Durrėsit, avantazhet strategjike dhe ekonomike tė tė cilit venecianėt i njihnin mirė. Qė nė maj tė vitit 1387 princi Karl Topia, i ndodhur nėn presionin e vazhdueshėm tė sulmeve osmane, i propozoi Republikės lėshimin e Durrėsit kundrejt njė shpėrblimi dhe njė lejeje pėr t’u vendosur nė kolonitė veneciane tė Kretės ose tė Negropontit (Eube). Nė atė rast Venediku i qėndroi besnik politikės sė tij tė shmangies sė hyrjes nė konflikt drejtpėrdrejt me osmanėt, ndaj e refuzoi butėsisht ofertėn e Karlit, edhe pse i premtoi ndihmėn e vet ushtarake. Por vetėm njė vit mė vonė situata e Durrėsit ishte bėrė aq e brishtė, saqė Senati i Venedikut mori vendim qė qyteti tė shtihej nė dorė sapo tė shihej se rrezikohej tė binte nė duar tė osmanėve. Projekti parashikonte si dorėzimin vullnetarisht tė qytetit nga ana e Gjergj Topisė (Karli ndėrkohė kishte vdekur), ashtu dhe marrjen e qytetit jashtė vullnetit tė tij, nė bashkėpunim me qytetarė durrsakė, pėrkrahės tė Republikės. Fillimisht, Gjergj Topia u bind qė t’u lėshonte venecianėve kullėn e poshtme tė qytetit, atė pranė portit. Por nė prill tė vitit 1392, i ndodhur sa nėn presionin e osmanėve, aq edhe tė pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė parisė durrsake, pėrfshirė dhe kryepeshkopin Dhimitėr Nesha, tė cilėt kishin rėnė nė ujdi me Venedikun, Gjergj Topia nėnshkroi aktin e dorėzimit tė krejt qytetit Republikės sė Shėn Markut. Mė 1393 vėllezėrit Progon e Tanush Dukagjini i kaluan Venedikut kėshtjellėn e tyre tė Lezhės.
    Nė dhjetor 1395 njė tjetėr sundimtar shqiptar i ndrydhur nga osmanėt, Gjergji II Strazimiri Balsha, i ofroi Venedikut qytetet bashkė me territoret e Shkodrės e tė Drishtit. Marrėveshja u nėnshkrua nė pranverėn e vitit 1396 e nė bazė tė saj Balsha i lėshonte Venedikut, kundrejt shpėrblimit dhe kushteve tė tjera, qytetet e Shkodrės, tė Drishtit, tė Shasit e tė Dejės, bashkė me rrethina. Me kėtė rast Gjergj II Balsha bashkė me trashėgimtarėt e tij pranoheshin nė Kėshillin e Madh dhe nė radhėt e fisnikėrisė veneciane. Mė 1395 Venediku u mori Balshajve qytetet e Ulqinit, Tivarit e tė Buduės.
    Pėrsa i pėrket Vlorės, sundimtarja e saj Komnenė Balsha, e veja e Balshės II, i kishte propozuar qė mė 1386 Venedikut dhėnien e qytetit, bashkė me kėshtjellat e Kaninės, Himarės dhe tė Pirgut (nė derdhje tė Semanit). Besnik ndaj politikės sė tij tė mosangazhimit aty ku nuk e gjykonte tė domosdoshme, Venediku nuk e pranoi ofertėn as tė Komnenės dhe as tė pasardhėsve tė saj, Merkshės e Ruginės. Zotėrimi i Durrėsit dhe i Butrintit konsiderohej i mjaftueshėm pėr tė kontrolluar krejt krahun jugor tė bregdetit shqiptar.
    Nga ana tjetėr, duke ditur interesimin e jashtėzakonshėm tė osmanėve pėr kėtė qytet, venecianėt e dinin se shtėnia nė dorė e tij do ta ndėrlikonte Republikėn nė konflikte tė pashmangshme me osmanėt. Ndaj pėr Vlorėn u zbatua njė politikė tjetėr: tė pritej derisa qyteti tė pushtohej nga osmanėt e mandej t’u kėrkohej kėtyre blerja e tij qoftė edhe me njė ēmim mė tė lartė nga sa ofronin zotėrit e ligjshėm tė saj. Por llogaritė e Republikės nė kėtė pikė nuk dolėn, pasi me tė pushtuar Vlorėn e Kaninėn nė qershor tė vitit 1417, osmanėt treguan se jo vetėm nuk kishin ndėrmend t’ia shisnin atė Venedikut, por e kthyen nė bazėn e tyre kryesore detare nga ku kontrollonin lundrimin nė Adriatik dhe nga ku filluan tė pėrgatisnin invazionin e Italisė.
    Disa vjet pas marrjes sė Butrintit (1386), duke shfrytėzuar vėshtirėsitė e zotėrve Zenebishi e Shpata, Venediku shtiu nė dorė nė bregdetin e Vagenetisė (Ēamėrisė), edhe skelat e Sajadhės, Pargės, Fanarit, si dhe portin e rėndėsishėm tė Naupaktit (Lepantos) nė gjirin e Korintit.
    Nė kėtė mėnyrė, Venediku realizonte njė synim qė kishte qenė nė themel tė politikės sė tij qysh nga koha e Kryqėzatės IV (1204): shtėnien nė dorė tė porteve e tė skelave kryesore pėrgjatė vijės bregdetare pėr tė siguruar kontrollin e rrugėve detare drejt Lindjes. Megjithatė, realizimi i kėtij synimi bėhej nė kushtet kur osmanėt po ushtronin trysni gjithnjė e mė tė madhe nė kėtė krah. Venediku nuk ishte nė gjendje t’u bėnte ballė sulmeve osmane kundėr kėshtjellave tė tij. Pėr kėtė qėllim, ai u mundua tė nxiste, pa rėnė nė sy, qėndresėn e krerėve shqiptarė, qė zotėronin territoret midis bazave osmane nė Maqedoni dhe zotėrimeve veneciane tė bregdetit. Nė fillim tė shek. XV, ndėr klientėt e Venedikut numėroheshin Cėrnojeviqėt (Gjurashėt), Hotėt, Tuzėt, Bitidosėt, Jonimėt e Zaharitė e Gentės, Dushmanėt e Pultit, Gjon Kastrioti e Niketė Topia nė Shqipėrinė Qendrore, Teodor Muzaka i Beratit, Gjon Zenebishi i Gjirokastrės e Muriqi Shpata i Artės. Nė kėmbim tė ruajtjes sė shtigjeve, qė lidhnin bazat osmane nė Maqedoni me viset bregdetare, Venediku u ofroi krerėve tė mėsipėrm provizione nė tė holla, tituj fisnikėrie, prona dhe strehim nė zotėrimet e veta nė rast tė pamundėsisė pėr tė qėndruar mė nė tokat e veta. U premtoi gjithashtu pėrfshirjen e tyre nė ēdo traktat paqeje, qė eventualisht do tė nėnshkruante me osmanėt, premtim qė nuk e mbajti kurrė. Nė fakt, nė vend tė politikės sė konfrontimit me osmanėt, Republika e Venedikut filloi tė zbatojė gjithnjė e mė shumė politikėn e ujdisė me ta, aq mė shumė kur pas disfatės sė Ankarasė, mė 1402, osmanėt nė paqet veneto-osmane tė viteve 1411, 1430 apo 1446, treguan gatishmėri pėr t’u njohur venecianėve zotėrimet nė Shqipėri. Pikėrisht atėherė, Republika e Venedikut dhe qeveritarėt e saj nė Shqipėri jo vetėm u pajtuan me pushtimin e Krujės, Vlorės, Beratit e tė Gjirokastrės nga osmanėt nė vitet 1415-1418, por filluan edhe ta shkurajojnė qėndresėn e krerėve shqiptarė, duke i kėshilluar ata tė mos ndėrmerrnin sulme kundėr kėtyre tė fundit. Nė korrik tė vitit 1433 Republika i porosiste shkoqur qeveritarėt venecianė nė Shqipėri qė tė anullonin marrėveshjet me cilindo princ shqiptar, i cili ngrihej kundėr osmanėve dhe despotit serb Stefan Llazareviē, me tė cilėt Venediku ishte tashmė nė paqe. Ky qėndrim i ri i Venedikut ēoi nė acarimin e marrėdhėnieve me krerėt kryesorė shqiptarė, si Balshajt, Dukagjinėt, Topiajt, Kastriotėt etj. Madje, puna arriti deri aty saqė qeveritarėt venecianė tė paguanin komandantėt osmanė pėr tė goditur “aleatėt” shqiptarė, qė shpeshherė gėzonin edhe tė drejtėn e qytetarisė veneciane. “Venecianėt e kontrollojnė gjithė Arbėrinė me anė tė turqve” raportonin nė tetor tė vitit 1422 tė dėrguarit e Raguzės. Dhe duke iu referuar politikės pa moral e pa parime tė Republikės sė Shėn Markut nė Shqipėri, shtonin: “Gjithė bota e di se sa zgjatin miqėsia dhe premtimet e venecianėve”. Kėta e treguan kėtė qėndrim edhe nė rastin e nėnshkrimit tė paqeve tė sipėrpėrmendura me osmanėt, ku nė kundėrshtim me sa kishin premtuar vazhdimisht, nuk i pėrfshinė aty krerėt shqiptarė deri atėherė “klientė” tė Venedikut. Nė kėtė mėnyrė shqiptarėt mbetėn vetėm pėrballė hakmarrjes sė osmanėve.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:25

    Qytetet shqiptare nėn administratėn e Venedikut

    Ndikimi i madh qė Venediku ushtronte prej shekujsh nė jetėn ekonomike e kulturore tė qyteteve bregdetare shqiptare, e lehtėsoi kalimin e kėtyre tė fundit nėn sundimin e tij. Nė Durrės, Lezhė, Shkodėr, Ulqin e nė Tivar kishte grupe tė tėra shoqėrore qė ishin tė lidhura ngushtė me Venedikun. Kėta mund tė ishin tregtarė, pronarė anijesh, detarė, artizanė. Por rrethi i marrėdhėnieve me Venedikun pėrfshinte gjithashtu edhe sektorė tė popullsisė joqytetare, fisnikė dhe bujq, sidomos tė rrethinave, qė eksportonin produktet e tyre nė Venedik, ose qė garantonin lėvizjen e tregtarėve venecianė nė brendėsi tė vendit. Republika diti tė tėrhiqte nė orbitėn e vet edhe mjaft fisnikė tė vegjėl rrotull qyteteve, tė cilėve u paguante provizion tė pėrvitshėm nė kėmbim tė sigurimit tė qetėsisė nė rrethinat dhe nė vetė qytetet. Nė shek. XIV elementė tė veēantė tė parisė sė qyteteve bregdetare, por edhe tė aristokracisė sė tokės, kishin fituar qytetarinė veneciane, madje ndonjėri kishte arritur edhe tė pranohej nė Kėshillin e Madh tė Republikės. Pas tyre kishte edhe shumė tė tjerė, kryesisht tregtarė e artizanė, qė gėzonin privilegje tė veēanta dhe qė, siē thuhej, “e mbanin veten pėr venecianė” (pro Veneto expediantur). Nė mjedise tė tilla Venediku gjeti mbėshtetjen e tij shoqėrore para dhe gjatė sundimit tė tij nė Shqipėri.
    Republika e Venedikut e realizonte qeverisjen nė zotėrimet e saj shqiptare me anėn e nėpunėsve tė dėrguar enkas nga Venediku (rektorėt). Njė flotė e posaēme bėnte roje tė pėrhershme pranė brigjeve shqiptare, e gatshme tė ndėrhynte sa herė qė cenoheshin interesat e Venedikut. Bajl-kapedani i Durrėsit dhe kont-kapedani i Shkodrės, ishin funksionarėt e nivelit mė tė lartė nė Shqipėri. Nėn urdhrat e tyre ishin njė numėr zyrtarėsh tė tjerė, si komandanti i kėshtjellės (castellanus), komandanti i flotės lokale (admirali), komandanti i trupave tė kalorisė (comestabilis), ruajtėsi i thesarit (camerarius), gjykatėsi (magister iuratus), sekretari (cancellarius). Nė Drisht autoriteti mė i lartė venecian ishte podesta, kurse nė Lezhė kėshtjellari. Nė rastet kur vendi i qeveritarit nė njė qytet tė caktuar mbetej i zbrazėt, Venediku dėrgonte aty proveditorėt, funksionarė me njė mandat tė kufizuar. Konsujt venecianė, qė vepronin si pėrfaqėsues tregtarė dhe shpesh si informatorė, vepronin prej kohėsh nė qytetet kryesore dhe qė luajtėn rol tė rėndėsishėm nė pėrgatitjen e kushteve pėr kalimin e kėtyre qyteteve nėn flamurin e Venedikut, nė mjaft raste morėn poste tė rėndėsishme nė administratėn veneciane. Qendra i ēmonte veēanėrisht njohuritė dhe lidhjet e tyre me vendin dhe me njerėzit.
    Nė kushtet e zhvillimit tė invazionit osman, Venediku ishte tejet i interesuar qė nė zotėrimet e tij shqiptare tė ruhej paqja shoqėrore. Njė gjė e tillė parakuptonte pjesėmarrjen e aristokracisė qytetare nė qeverisje, si dhe njohjen e strukturave dhe tė institucioneve tradicionale bashkiake, gjė qė binte ndesh me interesat e Venedikut. Nė fakt, institucionet bashkiake, siē qe, p.sh., ai i magister iuratus, i kancelarit apo i admiralit nė Durrės, ose u uzurpuan nga shtetas venecianė, ose u dubluan apo u zhvleftėsuan, duke iu nėnshtruar vullnetit tė qeveritarit. Megjithėse nė ēastin e marrjes nė dorėzim tė qyteteve shqiptare, Republika e Venedikut u kishte premtuar bashkėsive vendase se do tė respektonte ligjet dhe doket e vjetra tė vendit, administrata veneciane nuk vonoi tė krijojė pakėnaqėsi e tė bjerė nė konflikt me popullsinė vendase. Nė Durrės, Shkodėr, Drisht, Ulqin e nė Tivar qeveritarėt venecianė shpėrfillnin statutet e vendit dhe udhėhiqeshin nga praktika koloniale. Qytetarėt duhej tė kryenin njė sėrė shėrbimesh e punėsh angari pėr shtetin venecian, tė punonin pėr meremetimin e mureve tė qytetit, shpeshherė duke e paguar me shpenzimet e veta lėndėn e parė tė ndėrtimit dhe duke e transportuar po vetė nė vendin e duhur. Me shėrbime dhe angari tė tilla ngarkohej edhe popullsia e fshatrave pėrreth, nėn juridiksionin e kėshtjellave.
    Qytetarėt detyroheshin gjithashtu tė kryenin shėrbimin e patrullimit tė qytetit dhe tė rojes nė portat e tij, me kohėzgjatje e kushte mjaft mė tė rėnda nga ē’e pėrcaktonin kėto shėrbime statutet e qytetit. Kėto tė fundit pėrcaktonin gjithashtu qė qytetarėt tė kryenin shėrbime tė caktuara ushtarake, por vetėm brenda qytetit, megjithatė qeveritarėt venecianė nuk ngurronin tė nxirrnin trupat vullnetare tė qytetarėve edhe jashtė. Qeveritarėt venecianė abuzonin me statutet deri nė atė masė saqė nė Drisht, p.sh., ua kėrkonin kryerjen e shėrbimit tė rojės edhe klerikėve, gjė qė ishte nė kundėrshtim flagrant me dispozitat statutore tė atij qyteti.
    I vendosur nė politikėn e tij pėr t’i mbrojtur zotėrimet e veta nė Shqipėri me sa mė pak shpenzime e forca, Venediku u mundua tė pėrfshinte nė sistemin e mbrojtjes sė qytetit edhe krerėt feudalė tė rrethinave, duke i bėrė kėta pėr vete me tė holla e privilegje. Ruajtja e Durrėsit dhe e prapatokės sė tij mbėshtetej sė shumti edhe nė aleancat me krerė nga familjet fisnike Topiaj, Skurraj, Muzakaj etj. “njerėz me pushtet e fuqi tė madhe ushtarake”, tė cilėve Venediku u paguante provizion tė pėrvitshėm, u akordonte liri e privilegje tė veēanta dhe u lejonte hyrje-daljen e lirė nė qytet, ndėrkohė qė pėrgjithėsisht zotėrit feudalė shiheshin si rrezik pėr qytetet nė fjalė. Nė zonėn e Shkodrės, ku vazhdonte tė mbijetonte njė shtresė e fuqishme proniarėsh, qeveritari venecian arriti tė sigurojė njė mbėshtetje tė rėndėsishme shoqėrore, pėr sa kohė mundi t’i bėjė pėr vete ata. Por, edhe pse u pranua si njė alternativė e pushtimit osman, nė pėrgjithėsi sundimi i Venedikut nė qytetet shqiptare dhe rrethinat e tyre u shoqėrua me pakėnaqėsi, konflikte e deri kryengritje tė vendasve, siē qenė ato tė viteve 1399, 1405, 1410 e 1418-1419. Nė sfond tė tyre qėndronin arsye tė ndryshme, por ato ekonomike zinin vendin qendror. Republika e Venedikut parashikonte qė barra e shpenzimeve pėr mbrojtjen e bregdetit shqiptar nga rreziku osman tė pėrballohej me burimet e vendit, ndaj qė nė fillim ajo nxitoi t’i shtjerė nė dorė kėto burime. Nėn administrimin e drejtpėrdrejtė tė qeveritarėve venecianė kaluan tė ardhurat nga taksat, doganat, tregjet, peshkoret, dajlanet, kriporet, qė shpesh u jepeshin nė sipėrmarrje personave tė veēantė, kryesisht shtetas venecianė, tė cilėt prireshin t’i rrisnin ato duke rėnduar popullsinė vendase. Tė ardhura tė mėdha Venediku nxori nga vendosja e monopolit tė vet mbi produkte tė caktuara shqiptare, siē ishin drithėrat dhe kripa. Lidhur me drithėrat, tregtimi i tyre u orientua kryekėput drejt tregut venecian. Akoma mė i rreptė ishte kontrolli qė Venediku vendosi mbi kripėn. Ai pėrfshinte edhe prodhimin e saj. Republika e ndaloi nė mėnyrė kategorike ndėrtimin e kriporeve dhe prodhimin e kripės nga sipėrmarrės privatė shqiptarė. Tregjet shqiptare, nga Tivari deri nė Pargė e nė Prevezė, duhej tė furnizoheshin me kripėn e prodhuar nė kriporet e Sinjorisė nė Korfuz e nė Durrės, kuptohet me ēmime tė caktuara nga shteti venecian. Edhe ky monopol venecian mbi tregtinė e kripės u bė burim konfliktesh tė ashpra me bashkėsitė shqiptare dhe me mjaft krerė shqiptarė, tė cilėt e konsideronin kripėn njė burim tė rėndėsishėm tė ardhurash: “kripa ėshtė buka ime”, do t’i shkruante mė 1401 Gjon Zenebishi senatit tė Venedikut, duke shtuar se midis tij dhe Venedikut do tė mund tė kishte paqe e mirėkuptim vetėm nė rast se ky i fundit hiqte dorė nga pėrpjekjet pėr tė shtėnė nė dorė ose pėr tė shkatėrruar kriporet e tij tė Sajadhės, nė Ēamėri.
    Gjithsesi, bashkėsitė qytetare e fshatare shqiptare qė hynė nėn sundimin e Venedikut kishin shumė arsye pėr tė qenė tė pakėnaqura nga qeverisja e tij. Kjo pakėnaqėsi pasqyrohet nė ankesat e shumta qė ato bashkėsi i drejtuan pushtetit qendror venecian, ku demaskoheshin arroganca dhe praktikat shfrytėzuese tė qeveritarėve venecianė nė Shqipėri. Shpeshherė pakėnaqėsia ndaj qeverisjes shpėrthente nė formėn e sulmeve e tė raprezaljeve kundėr zyrtarėve e shtetasve venecianė apo deri edhe nė kryengritje tė vėrteta popullore. Kėto fitonin mė shumė mbėshtetje, kur drejtoheshin nga fisnikė po aq tė pakėnaqur vendas. Kėshtu ndodhi nė kryengritjet e viteve 1399, 1405, 1410 e 1418-1419 nė trevat veriperėndimore tė udhėhequra nga Balshajt, qė e rrezikuan seriozisht sundimin venecian dhe qė pėrfunduan edhe me humbjen e pėrkohshme tė qyteteve tė Shkodrės, Drishtit, Ulqinit e tė Tivarit.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 10:26

    KREU IV

    SHOQĖRIA SHQIPTARE DHE KULTURA NĖ MESJETĖ

    1.SHOQĖRIA SHQIPTARE

    Fisnikėria

    Lindja dhe zhvillimi i fisnikėrisė shqiptare tė tokės u krye nė kushte specifike nėpėrmjet veprimit tė shumė faktorėve kontradiktorė. Sė pari, nė kushtet kur vendi mbeti pėrgjatė gjithė kohės nėn sundimin e perandorive e tė mbretėrive tė huaja, kuptohet qė procesi i rritjes sė klasės feudale shqiptare mbartte kufizimet e veta drejt arritjes sė njė fizionomie tė plotė nacionale tė saj.
    Larmia e gjerė e titujve tė fisnikėrisė qė mbanin krerėt shqiptarė tregon shkallėn e ndikimit dhe tė integrimit tė mjaft prej tyre me sistemet e huaja shtetėrore. Nė hierarkinė shqiptare ndeshen sa tituj bizantinė (despot, sebastokrator, sebast, heteriark, protokathimen, kabalarios, qefali etj.), aq edhe tituj perėndimorė (kapiten, judex, miles, kastelan, mareskalk, protontin, admiral) e sllavė (zhupan, kasnec, vojvodė etj). Nė fakt, mjaft fisnikė shqiptarė ishin tė integruar nė administratat e huaja, qendrore e provinciale, nė atė masė saqė dobėsoheshin lidhjet me mjediset e tyre. Qysh nė fillimet e shek. XI ka dėshmi pėr fisnikė shqiptarė nga familjet Skurra, Arianiti etj., qė ishin pėrfshirė nė fisnikėrinė e Mbretėrisė sė Sicilisė apo tė Perandorisė Bizantine. Por kjo nuk do tė thotė se shumica e aristokracisė shqiptare, ndonėse nėn ndikim e tutelė tė huaj, tė mos orientohej ku mė shpejt e ku mė vonė drejt emancipimit tė vet, siē e provoi nė fund tė fundit edhe krijimi i Principatės sė Arbrit qė nė shek. XII, apo i principatave e formacioneve tė tjera shtetėrore shqiptare nė shek. XIV-XV.
    Karakteristikė e pėrbashkėt ėshtė se vatrat e kėtyre formacioneve ndodheshin thuajse gjithmonė larg qyteteve e kėshtjellave, ku qe pėrqendruar administrata e pushteti i huaj, qoftė ky bizantin, anzhuin apo serb. Familjet qė ishin nė krye tė principatave tė shekujve XII-XV, nga Skurrajt, Blinishtėt, Jonimėt, Arianitėt, Topiajt, Gropajt, Muzakajt, Matrėngėt, Buat etj., vinin kryesisht nga zonat malore. Pushteti i tyre mbėshtetej nė lidhjet qė kėta krerė kishin me popullsinė e vendit, duke pėrfshirė edhe lidhjet e gjakut, nė madhėsinė e "fisit" e, pėr rrjedhojė, nė numrin dhe nė cilėsinė e forcės sė armatosur qė kėta krerė kishin mbas vetes. Kjo pėrbėnte nė thelb bazėn e autoritetit tė tyre. Sunduesit e radhės, bizantinėt, anzhuinėt apo serbėt, detyroheshin t'i llogaritnin kėta krerė, qė zotėronin njė potencial luftarak tė konsiderueshėm. Ndaj kėrkuan t'i tėrhiqnin ata duke u njohur, nė njė farė mase, pushtetin e tyre mbi zonat respektive, duke u dhėnė tituj e prona dhe duke i pėrfshirė kėshtu nė sistemin e qeverisjes. Ky raport i pushteteve tė huaja me aristokracinė shqiptare u shoqėrua edhe me joshjen nėpėrmjet dhėnies sė pronave dhe zhvendosjes sė mjaft krerėve drejt viseve ku ndodheshin qendrat e pushtetit. Kėshtu, nė shek. XIV, Skurrajt e malėsisė sė Tiranės ishin bėrė zotėr tė njė pjese tė madhe tė ultėsirės, qė pėr hir tė tyre u quajt "Skurrje". Mjaft prej Skurrajve u vendosėn nė Durrės e u bėnė qytetarė tė tij. E njėjta gjė ndodhi me Muzakajt e malėsisė sė Oparit, tė cilėt po atė kohė shtinė nė dorė njė pjesė tė mirė tė ultėsirės midis Beratit, Vlorės e Karavastasė, e cila pėr hir tė tyre filloi tė quhet "Muzakje" (Myzeqeja e sotme). Dhurimin e pronave apo tė feudeve nė zonat fushore, rreth e rrotull qendrave tė mėdha, si nė Shkodėr, Lezhė, Dibėr, Durrės, Vlorė, Vageneti, Janinė, Kolonjė, Devoll etj., krerėt shqiptarė duhet ta shpėrblenin duke u ofruar shėrbimet e tyre, kryesisht shėrbimin ushtarak, strategėve bizantinė apo mėkėmbėsve e kėshtjellarėve anzhuinė. Kėshtu, qoftė nė epokėn bizantine, qoftė edhe nė atė anzhuine, nė kėshtjellat kryesore tė Durrėsit e Vlorės pėrmenden krerė tė ndryshėm nga krahinat fqinje, tė cilėt qėndronin brenda mureve tė kėshtjellave nė fjalė pėr njė periudhė tė caktuar bashkė me suitėn e tyre (familia). Atyre u besohej ruajtja e objekteve tė veēanta, zakonisht e kullave pėrgjatė murit rrethues. Pjesėn tjetėr tė vitit krerėt feudalė e kalonin nė zotėrimet e tyre ku ndodhej banesa e fortifikuar (fortis domus), nė tė cilėn ata strehoheshin bashkė me familjen e me njerėzit e tyre tė armatosur. Sipas shtrirjes sė zotėrimeve tė tyre, feudalėt mund tė kishin disa vendqėndrime tė tilla tė fortifikuara. Mjaft prej tyre kishin dhe rezidenca verore, ku kalonin muajt e nxehtė tė vitit, si, p.sh. Balshajt nė malėsinė e Tivarit apo Muzakajt nė atė tė Skraparit. Qė nga shek. XIII feudalėt shqiptarė fillojnė tė tėrhiqen pas qyteteve tė mėdha, si Durrėsi, Shkodra, Ohri, Kosturi, Janina, ku kalonin njė pjesė tė kohės "pėr punė ose pėr t'u zbavitur" (pro suis factis vel pro placere). Shumė prej tyre blenė aty edhe banesa. Emrat e disa prej familjeve aristokrate tė qyteteve tona, si Skurraj, Vranajt, Neshat nė Durrės, Sumat e Spanėt nė Shkodėr, flasin pėr njė proces urbanizimi tė aristokracisė sė tokės nė shek. XIII-XIV. Nė kohėn e emancipimit tė plotė tė tyre, nė shek. XIV, mjaft krerė shqiptarė e shpėrngulėn selinė e tyre kryesore nė qytetet e kėshtjellat e mėdha. Kėshtu, Topiajt kaluan nga Kruja nė Durrės, Balshajt e vendosėn rezidencėn kryesore nė Shkodėr, Zahariajt nė Dejė, Dukagjinėt nė Lezhė, Gropajt nė Ohėr, Muzakajt nė Berat, Shpatajt nė Artė, e kėshtu me radhė. Vendqėndrimi i tyre nė qytet ngrihej nė pjesėn mbizotėruese tė tij (castrum), aty ku mė parė qėndronte qeveritari bizantin, serb apo anzhuin. Ai formonte njė sistem tė fortifikuar tė mėvetshėm brenda kėshtjellės, shpeshherė e ndarė prej saj me mure. Rezidenca e sundimtarit pėrfaqėsohej nga banesa pėr tė dhe pėr familjen, si dhe kazerma pėr gardėn e tij tė armatosur. Nė tė pėrfshiheshin depot e drithit e tė armėve, pusi ose cisterna e ujit, farkėtaria e deri burgu i kėshtjellės, pra gjithēka qė lejonte funksionimin e pavarur tė kėsaj pjese tė qytetit nė rast rrethimi. Zona rezidenciale e kėshtjellės pėrbėnte nė ēdo rast pjesėn mė tė mbrojtur tė saj dhe bastionin e fundit tė qėndresės nė rast sulmi.
    Objekte tė rėndėsishme ushtarake, siē ishin kullat pėrgjatė mureve rrethuese tė qytetit, merreshin nė mbrojtje nga njerėz tė besuar tė feudalit me trupat e tyre.
    Veēoritė qė karakterizuan zhvillimin e fisnikėrisė shqiptare gjetėn pasqyrim edhe nė mėnyrėn e organizimit e tė funksionimit tė oborrit feudal e, nė njė kuptim mė tė gjerė, tė formacioneve feudale shqiptare. Edhe kėtu, ndikimi i traditės ishte mjaft i fuqishėm.
    Nėse lihet mėnjanė njė shtrirje e kufizuar e territorit bregdetar shqiptar, ku nė periudha tė veēanta u ndie fort ndikimi i feudalizmit perėndimor, nė pėrgjithėsi nė Shqipėri vepronte e drejta bizantine, por dhe kjo ishte efektive nė viset fushore, pranė qendrave tė mėdha administrative. Kjo e drejtė njihte si zot e pronar tė vetėm shtetin, nė personin e perandorit, ndėrsa feudalėt e veēantė s'ishin veēse pėrdorues tė tokės, tė cilėn vetė perandori ua kalonte me dekret tė veēantė, pėr njė kohė tė kufizuar dhe me kushte tė pėrcaktuara, ndėr tė cilat shėrbimi ushtarak nė favor tė perandorit pėrbėnte kushtin kryesor. Ky qe thelbi i sistemit tė pronies, qė pėrbėnte bazėn e feudalizmit bizantin nė shekujt XI-XIV. Kuptohet qė njė sistem i tillė, ndėrsa krijonte njė shtresė fisnikėsh tė lidhur me pushtetin qendror, i krijonte tej mase pengesa fuqizimit dhe emancipimit tė tyre politik, pėr sa kohė ata nuk ishin pronarė me tė drejta tė plota tė tokės sė tyre. Nė rast se proniari ose pasardhėsi i tij nuk u pėrmbaheshin detyrimeve ndaj perandorit, pėrkatėsisht detyrimit ushtarak, ata privoheshin nga pronia, e cila po me dekret perandorak (krysobullė) i jepej njė personi tjetėr. Rrjedhimisht, sistemi qe menduar i tillė qė nuk nxiste fuqizimin e feudalėve tė veēantė, qoftė nėpėrmjet kufizimit e kushtėzimit tė institucionit tė trashėgimisė.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 23:33

    E drejta dhe jeta feudale nė Shqipėri 1.

    Ėshtė e vėrtetė se veprimi i sė drejtės bizantine paraqitej i kufizuar nė Shqipėri, qoftė pėr statusin e veēantė qė kjo kishte nė kuadrin e Perandorisė Bizantine, qoftė dhe pėr faktin se kėtu, pėr kushtet e terrenit, kishte peshė deri vonė nė shek. XIV prona e vogėl e lirė e fshatarit. Kjo e fundit i nėnshtrohej mė sė shumti veprimit tė sė drejtės tradicionale dokesore, e cila, nga ana e saj, nuk mungoi tė ndikojė fuqishėm edhe nė marrėdhėniet qė ndėrthurreshin pėrreth familjeve dhe oborreve feudale, aq mė shumė qė kėto e kishin prejardhjen e tyre nga zona ku bashkėsia fshatare dhe prona e vogėl e lirė mbeteshin tipar mbizotėrues i marrėdhėnieve tė pronės dhe i atyre shoqėrore.
    Njė nga veēoritė thelbėsore tė sė drejtės dhe praktikės dokesore shqiptare ishte ajo qė kishte tė bėnte me institucionin e trashėgimisė. Nė Shqipėri ishte zakoni qė askush nga fėmijėt meshkuj nuk pėrjashtohej nga e drejta e trashėgimisė. Njė gjė e tillė pengonte pėrqendrimin dhe favorizonte copėzimin e vazhdueshėm tė pronave. Ky copėzim pasqyrohej edhe nė lėmin e autoritetit dhe tė pushtetit. Qoftė familja fisnike e zakonshme, qoftė principatat e mėdha apo tė vogla drejtoheshin nė bazė tė parimit tė bashkėqeverisjes (konregjencės). Nė fakt, institucioni i bashkėqeverisjes njihej dhe zbatohej sa nė Bizant, aq edhe te popujt fqinjė tė shqiptarėve. Por tek ata ky institucion realizohej nėpėrmjet kooptimit nė pushtet nga ana e babait sovran, e njėrit prej bijve, zakonisht mė tė madhit, me qėllim trashėgimin e plotė e tė pandarė tė pushtetit. Pėrkundrazi, te shqiptarėt si drejtimi i ekonomisė familjare, ashtu dhe qeverisja e shtetit (principatave) realizohej nėpėrmjet bashkėpjesėmarrjes sė tė gjithė vėllezėrve. Kėshtu, Principatėn e Balshajve nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV e qeverisnin njėherėsh tre vėllezėrit, Strazimiri, Gjergji e Balsha II. Po atė kohė, Despotati shqiptar i Artės (Epirit) qeverisej nga vėllezėrit Gjin e Sguro Bua Shpata. Vėllezėrit Lekė e Pal qenė nė krye tė Dukagjinėve tė Lezhės, nė kohėn kur tre vėllezėrit, Gjin, Stojė e Teodor, drejtonin po ashtu Principatėn e Muzakajve. Asnjė vendim qė kishte tė bėnte me principatėn nuk mund tė merrej nė njė mėnyrė tė njėanshme nga njėri prej vėllezėrve. Deri edhe kancelaria dhe vula zyrtare ishte e pėrbashkėt.
    Nė planin praktik, secili nga vėllezėrit sundimtarė merrej me administrimin dhe qeverisjen e njė pjese tė zotėrimit feudal. Vėllait tė madh, i cili gjithsesi gėzonte privilegjin e moshės, i takonte tė drejtonte zotėrimet tradicionale tė familjes. Lidhjet e veēanta historike, njerėzore e shpirtėrore qė familja sundimtare kishte me to, e bėnin kėtė pjesė tradicionale tė principatės elementin bazė e tė qėndrueshėm tė saj. Kėshtu nė vitet 70 tė shek. XIV, mė i madhi i vėllezėrve Muzaka, Gjini, administronte zotėrimet e hershme tė familjes nė malėsitė e Oparit, ndėrkohė qė tė vėllezėrit qeverisnin vendet mė tė buta e mė tė pasura tė Myzeqesė e tė fushės sė Korēės e tė Kosturit. Por fakti qė nė Opar e nė viset pėrreth Muzakajt kishin fillimet e historisė sė tyre, njerėzit mė besnikė, vatrat dhe varret e hershme tė tyre, e bėnte kėtė krahinė qendrėn shpirtėrore tė principatės.
    Gjithsesi, bashkadministrimi dhe bashkėqeverisja e zotėrimit familjar apo e principatave sillte shpėrqendrimin e copėzimin e pronės e tė pushtetit, pėr rrjedhojė edhe dobėsimin e tyre, aq mė tepėr qė kjo ndarje nuk i shmangte, por pėrkundrazi i nxiste grindjet e rivalitetet. Nuk ėshtė e rastit qė zotėrimet feudale shqiptare njohėn kulmet e zhvillimit kur nė krye tė tyre, pėr njė arsye apo tjetrėn, qėndroi vetėm njė person. Kėshtu ndodhi me Balshajt nė kohėn e sundimit tė Balshės II, me Topijat nė kohėn e princit Karl Topia, apo me Muzakajt nė kohėn e sundimit tė gjatė tė despotit Andrea II (1335-1371).
    Krijimi i zotėrimeve e i principatave tė pavarura shqiptare nė shek. XIV kurorėzoi njė proces tė gjatė zhvillimi, gjatė tė cilit klasa feudale shqiptare fitoi gjithnjė e mė shumė atribute e pavarėsi ekonomike, politike e sė fundi dhe ato gjyqėsore. Sunduesit bizantinė, serbė etj., e mbajtėn me fanatizėm deri nė fund pushtetin gjyqėsor, si tregues kryesor i sovranitetit. Proceset dhe ēėshtjet gjyqėsore zgjidheshin nga gjykatės tė dėrguar nga qendra dhe qė vepronin nė bazė tė ligjeve tė mishėruara nė pėrmbledhjet zyrtare ligjore, siē qenė kodet bizantine ose "kodi i Stefan Dushanit". Megjithatė normat dhe praktikat dokesore nė marrėdhėniet e pėrditshme ishin aq shumė tė rrėnjosura, saqė ato shpeshherė mbizotėronin mbi ligjet e shtetit.
    Nė marrėveshjet e nėnshkruara me krerėt shqiptarė dhe nė privilegjet e lėshuara pėr bashkėsitė shqiptare, perandorė tė ndryshėm bizantinė, mbretėr serbė e anzhuinė apo qeveritarė venecianė angazhoheshin tė qeverisnin sipas "normave dhe dokeve tė vjetra". Kjo pėrbėnte njė element tė rėndėsishėm tė njohjes sė autonomisė gjyqėsore administrative tė bashkėsive e tė njėsive tė caktuara lokale. Me rėnien e perandorive ballkanike, siē qenė ajo bizantine dhe ajo serbe, edhe privilegji i gjykimit u kaloi feudalėve tė veēantė, tė cilėt tashmė mund tė gjykonin e tė vendosnin pėr tė gjitha ēėshtjet civile e penale qė lindnin nė zotėrimet e tyre (rationen et iustitiam in civilibus et criminalibus dare). Marrja nė dorė e gjykimit tė ēėshtjeve gjyqėsore nė juridiksionin e vet, shėnonte hapin e fundit tė kthimit tė fisnikėve shqiptarė nė zotėr tė pavarur. Megjithatė pushteti gjyqėsor i fisnikėve vazhdoi tė kufizohej nga veprimi i sė drejtės dokesore apo asaj kanonike. Kjo e fundit mbizotėronte sidomos nė ēėshtjet qė kishin tė bėnin me martesėn, me tė drejtėn e trashėgimisė etj. Mjaft ēėshtje tė tjera zgjidheshin nė bazė tė "kodit tė nderit". Ky i fundit shprehej mė sė pari nė fushėn e betejės. "Kronika e Janinės" e shek. XIV na bėn tė ditur se luftėtarėt e Gjin Bua Shpatės i sulmonin armiqtė me thirrjen kalorėsiake "ruaju" pėr t'u dhėnė atyre mundėsinė qė tė mbroheshin. Kjo ishte normė e sė drejtės dokesore. Sado tė ashpėr qė tregoheshin gjatė luftimit, shqiptarėt fitimtarė nuk hakmerreshin mbi tė mundurit nė mėnyra tė vrazhdėta, siē ndodhte me shumė popuj tė huaj. Robėrit e luftės nuk u nėnshtroheshin ndėshkimeve e gjymtimeve trupore. Shumė-shumė, nė shenjė zhburrėrimi atyre u pritej mjekra. Shpesh robėrit e luftės, sidomos kur qenė personalitete me emėr, mbaheshin peng si mjet presioni ndaj kundėrshtarit. Nė mjaft raste, siē e donin praktikat e kohės, ata liroheshin kundrejt pagesės. Nuk mungonin edhe rastet kur njė martesė nė kohėn e duhur kthente paqen midis familjeve rivale, siē ndodhi me Balshajt dhe Topiajt nė vitet 60 tė shek. XIV. Ndėrkohė qė ēmonte trimėrinė e fisnikėrinė, qoftė edhe tė kundėrshtarit, morali shqiptar dėnonte ashpėr paburrėrinė dhe tradhtinė. “Tradhtar” ishte sharja mė e rėndė qė mund t’i drejtohej dikujt. Mė 1436 nė Fano tė Italisė u bė gjyqi i njė shqiptari me emėr Gjergj, i cili nė zemėrim e sipėr kishte tentuar tė vriste njė banor vendas duke e thirrur atė “tradhtar”. Nė statutet e Shkodrės kishte njė dispozitė tė veēantė pėr fyerjen me fjalėn “tradhtar”. Kundravajtėsit gjobiteshin me njė shumė tė jashtėzakonshme prej 500 hyperperėsh, ndėrkohė qė prerja e mjekrės, e konsideruar edhe kjo fyerje e rėndė, dėnohej me 50 hyperperė. Nga po tė njėjtat statute mėsohet se sharja “tradhtar” ishte mėnyra mė e mirė pėr tė grishur dikė nė dyluftim. Tradhtarėt e frikacakėt meritonin ndėshkimet mė tė rėnda. Ky moral nuk bėnte pėrjashtim as pėr bashkėpunėtorėt mė tė afėrt, as pėr njerėzit e familjes madje as dhe pėr njerėzit e fesė. Balshajt, Kastriotėt, Dukagjinėt, Muzakajt e tė tjerė fisnikė shqiptarė nuk ngurronin t'i dėnonin me burgim, madje dhe me vdekje, njerėzit e tyre, qė nė njė moment tė caktuar i kishin "tradhtuar ". Tradhtarėve gjithashtu u sekuestrohej pasuria.
    Normat e sė drejtės dokesore vepronin fort edhe nė fushėn e marrėdhėnieve martesore, ndonėse kėtu pretendonte tė mbizotėronte e drejta kishtare (kanonike). Kurorėthyerja paguhej me jetė: njė fisnik nga dera e Dukagjinėve nuk ngurroi tė vrasė tė dashurin e gruas sė tij edhe pse ky ishte klerik i lartė. Nė rast se njė grua e martuar braktiste tė shoqin, detyrėn pėr ta gjetur dhe pėr ta risjellė e kishte sa burri i mashtruar, aq edhe "vėllazėria". Nė vitin 1198 njė fisnik nga Kolonja, Aleks Kapandriti, pasi kishte vrarė gruan e parė, u martua pėr sė dyti me gruan e njė arkondi nga Durrėsi me emrin Bardh. Por nuk e gėzoi kėtė martesė, sepse vėllai i kurorėthyeses e zuri e pasi i keqtrajtoi qė tė dy, ia dorėzoi pėrsėri tė motrėn burrit tė parė.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 23:34

    E drejta dhe jeta feudale nė Shqipėri 2.

    Gjakmarrja dėshmohet qė nė atė kohė, vinte nė luftė familje dhe bashkėsi tė tėra. Prej saj nuk shpėtonin as pėrfaqėsuesit e elitės drejtuese. Kėshtu nė vitin 1416 pas njė vrasjeje, Balshajt kishin hyrė nė gjak me bashkėsinė e Hotėve. Nė emėr tė "nderit" pėrziheshin nė akte dhune e gjaku edhe vetė njerėzit e fesė. "Kronikat e zeza" tė shekujve XII-XV japin raste jo tė pakta, kur klerikė tė thjeshtė e deri peshkopė e kryepeshkopė, bėheshin autorė ose viktimė krimesh pėr fyerje ose pėr ēėshtje nderi.
    Fuqia dhe pushteti i familjeve aristokrate shqiptare matej me madhėsinė e cilėsinė e zotėrimeve tė tyre, me sasinė e njerėzve qė ata mund tė armatosnin, por edhe me lidhjet dhe aleancat e tyre tė jashtme. Kėto tė fundit ishte zakon tė sanksionoheshin, pėrveēse me traktate e marrėveshje tė pėrkohshme, edhe me lidhje familjare tė qėndrueshme. Nė shek. XIV tė gjitha familjet fisnike shqiptare ishin tė grupuara nė aleanca tė caktuara ushtarako-familjare. Kėshtu, nėpėrmjet krushqive Muzakajt qenė lidhur nė aleanca tė qėndrueshme me Arianitėt, Balshajt, Zenebishėt, Gropajt e deri Dukagjinėt e veriut. Po ashtu, pėrreth Balshajve nė veri, apo Shpatajve nė jug, qenė krijuar aleanca politiko-ushtarake, tė cilat mbėshteteshin edhe nė lidhjet familjare. Roli i kėtyre aleancave dilte nė pah nė rast se njėri nga pjesėtarėt pėrfshihej nė ndonjė konflikt ushtarak. Nė atė rast, pjesėtarėt e tjerė i gjendeshin nė krah me forca e mjete. Kėshtu, nė luftėrat e shumta qė pati me despotin serb tė Janinės, Thoma Preljuboviēin, despoti i Artės, Gjin Bua Shpata, u ndihmua vazhdimisht nga dhėndri i tij, Gjon Zenebishi i Gjirokastrės. Po ashtu, nė betejėn e Kosturit mė 1371 kundėr Mark Krajleviēit, despotit Andrea Muzaka i shkuan nė ndihmė Balshajt, Gropajt e tė tjerė fisnikė, aleatė e familjarė tė tij.
    Lidhja familjare midis familjeve tė mėdha, pėrveē anėve politike e ushtarake, pėrmbante edhe elementin ekonomik, pėr sa kohė qė shoqėrohej edhe me dhėnien e feudeve nė formė paje. Njė gjė e tillė u jepte shkas fisnikėve tė caktuar qė nė momente tė pėrshtatshme tė ngrinin pretendime mbi zotėrimet e familjeve me tė cilat kishin krushqi, sidomos kur kėto binin nė vėshtirėsi dhe nuk ishin nė gjendje t'u dilnin zot pronave tė tyre. Nė kėtė rrugė, Gjon Muzaka pretendonte tė ishte nga fundi i shek. XV, zot i ligjshėm sa i zotėrimeve atėrore, aq edhe i atyre tė Zenebishėve, tė Gropajve, tė Balshajve (Vlorė), Arianit-Komnenėve etj. Nga ana e tij, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu mėtonte se ishte trashėgimtar i ligjshėm i zotėrimeve tė Topiajve e tė Balshajve dhe si pėr tė theksuar kėtė, i shtoi emblemės sė familjes edhe simbolet e kėtyre dy familjeve, luanin dhe yllin. Por zakonisht, pretendime tė tilla mbi bazė trashėgimie mbi zotėrimet e familjeve tė tjera, realizoheshin nėpėrmjet aneksimit me forcė tė tyre.
    Jo rrallė herė aleancat familjare shtriheshin edhe me familje fisnike e princore tė huaja, gjė qė sillte njė rritje tė veēantė prestigji dhe mbėshtetje tė jashtme. Kėshtu, Gjon Zenebishi e kishte martuar njė vajzė tė tij me Petro Altavilėn, pinjollin e dinastisė sė famshme normane, qė mbretėroi nė Italinė e Jugut nė shek. XI-XII. Po ashtu, Gjin Bue Shpata njė vajzė tė tij ia kishte dhėnė fisnikut nga Firencja, Ezau Buondelmonte Aēajuoli, qė u bė despot i Janinės. Nga ana e tij konti Andre Topia u martua me njė princeshė nga anzhuinėt e Napolit. Kjo lidhje familjare me dinastinė frėnge tė anzhuinėve ndihmonte nė forcimin e pozitave tė jashtme por dhe tė brendshme tė Karl Topisė kundrejt rivalėve tė tij. Jo pa arsye ai shfrytėzonte ēdo rast, siē bėn edhe nė mbishkrimin ktitorial tė manastirit tė Shėn Gjon Vladimirit tė vitit 1381, pėr tė vėnė nė dukje kėto marrėdhėnie tė veēanta "gjaku" (eks haimatos) me anzhuinėt. Nė kėtė kuadėr ai i shtoi stemės sė familjes Topia, qė kishte nė qendėr figurėn e luanit, edhe motivin e zambakut, simboli i anzhuinėve francezė.
    Pėr konsolidimin e pushtetit tė tyre, feudalėt shqiptarė nuk nėnvleftėsonin edhe faktorėt fetarė e kulturorė. Tė shumtė qenė ata qė, sipas koniunkturės politike, ndėrruan edhe besimin. Duke lėnė mėnjanė konvertimin nė masė tė fisnikėve shqiptarė nė fenė islame prej shek. XV, edhe mė pėrpara shumė syresh bėnė kapėrcime nga besimi ortodoks nė atė katolik e anasjelltas, pėr t'iu pėrshtatur rrethanave politike. Pėrmasa tė mėdha mori veēanėrisht nė shek. XIV kalimi nė katolicizėm i mjaft dyerve fisnike, siē qenė Balshajt, Matrėngėt, Skurrajt, Muzakajt, Zahariajt e shumė tė tjerė, qė me kėtė hap kėrkonin para sė gjithash tė siguronin aleancėn e fuqive katolike tė Evropės tė kryesuara nga Papati kundėr rrezikut tė ekspansionit serb nė tokat shqiptare. Nė kėtė kuadėr edhe mjaft pinjollė tė familjeve Skurraj, Topiaj, Kamonaj, Matrėnga, Muzakaj etj., mbushnin radhėt e klerit dhe tė urdhrave fetarė katolikė, siē qenė ai franēeskan e dominikan. Kuptohet se mjaft prej tyre edhe pse veshėn petkun e klerikut, vazhduan tė merrnin pjesė gjallėrisht nė ngjarjet dhe nė intrigat politike, duke mbrojtur interesa tė caktuara. Peshkopėt e Durrėsit, p.sh., luajtėn njė rol tė dorės sė parė nė fatet e qytetit. Sipas rastit, ata pėrgatitėn kalimin e qytetit sa te Bizanti, aq tek anzhuinėt, te venecianėt e deri te Topiajt shqiptarė.
    Nė shek. XIII-XIV oborret e fisnikėve shqiptarė morėn pamjen e plotė tė qendrave tė pushtetit, me funksione sa ushtarake, aq dhe civile. Pėrveē krerėve ushtarakė, aristokrati i fuqishėm mbante nė kėshtjellėn e vet njė personel tė tėrė "civil" tė pėrfaqėsuar nga llogaritarė, intendentė, doganierė, gjykatės, ambasadorė, shkrues, kronikanė, arkitektė, piktorė, muzikantė etj. Person mjaft i afėrt me fisnikun ishte kleriku i familjes, tek i cili ai dhe familja e tij merrte kėshilla e mėsime nė punėt e fesė, si dhe rrėfente "mėkatet" e tij. Por, pėrveē rolit tė kėshilltarit intim, kleriku nė fjalė luante shpesh edhe rolin e mėsuesit dhe tė edukatorit pėr fėmijėt e aristokratit, atė tė njė sekretari e ambasadori tė posaēėm pėr misione delikate, tė shkruesit, tė kronistit etj. Futja nė ēėshtjet mė intime tė shtetit dhe tė familjes sė fisnikut i bėnte kėta klerikė persona me pushtet tė jashtėzakonshėm, por edhe tė ekspozuar ndaj zemėrimit tė padronėve tė tyre. Karakteri i rezervuar dhe i pėrvuajtur bėnte qė klerikėt nė fjalė ta kryenin besnikėrisht detyrėn e njeriut tė besuar tė fisnikut. Por ndodhte edhe qė pėr njė fjalė apo njė gjest tė pamatur, qė binte ndesh me natyrėn e rezervuar tė detyrės sė tyre, edhe kleriku "i familjes" ta pėsonte keq, siē e pėsoi mė 1408 murgu Theodotir, sekretar e kėshilltar i Teodor Muzakės sė Beratit, tė cilin, s'dihet se pėr ē'mėkat, i zoti i tij e mbylli me pranga nė burgun e kėshtjellės sė Skraparit.
    Aristokratėt shqiptarė ndėrhynin deri te Papa ose Patriku pėr t'i emėruar kėta klerikė tė oborrit peshkopė e kryepeshkopė nė krahina, ku fisnikėt nė fjalė synonin tė shtrinin ndikimin dhe kontrollin e tyre. Nė dokumentet e shek. XIII-XIV bėhet fjalė vazhdimisht pėr prelatė tė tillė, tė cilėt ishin vėnė nė krye tė dioqezave nėn presionin e pushtetit laik (per potentiam laicalem). Me ndėrhyrjen dhe rekomandimin e krerėve shqiptarė, njė klerik shqiptar, murgu dominikan Domenik Topia, arriti tė bėhet rreth vitit 1340, kėshilltar e kapelan i mbretit tė Napolit, Robertit I Anzhu.
    Fuqizimi ekonomik e politik i fisnikėve nga shek. XIII, bėri qė tė rritej edhe funksioni i tyre shoqėror. Ata filluan tė merrnin pėrsipėr veprimtari tė tilla me interes tė pėrgjithshėm, si ndėrtime kishash e manastiresh, hapje e meremetime rrugėsh, ndėrtim veprash me karakter mbrojtės, veēanėrisht nė dobi tė qyteteve e manastireve tė mėdha. Oborret e aristokratėve tė tillė tė mėdhenj, si Balshėt, Topiajt, Arianitėt etj., filluan tė konkurrojnė shkronjėtoret (skriptoria) e manastireve pėr sa i pėrket realizimit tė kodikėve e dorėshkrimeve tė ēmuara, me tė cilat merreshin mjeshtėr tė kualifikuar qė pajtoheshin nga qytetet e zhvilluara tė Shqipėrisė ose edhe nga vende tė tjera. Pėr t'u lėnė pasardhėsve kujtimin e tyre dhe tė familjeve tė tyre, fisnikėt shqiptarė morėn zakonin tė porosisnin shkrimin e kronikave e gjenealogjive, apo bėrjen e portreteve tė tyre nė pikturė (afreske e miniaturė) nėpėr fasadat e kishave ose nė faqet e dorėshkrimeve.
    Aristokratėt linin porosi tė varroseshin nė kisha ose nė manastire tė ngritura nga ata vetė apo nga paraardhėsit e tyre. Varret, shpeshherė monumentale, shoqėroheshin gjithnjė nga mbishkrime tė pikturuara ose tė gdhendura, qė thuajse gjithnjė i thurrnin lavd pėrshpirtmėrisė sė tė vdekurit. Kėtė zakon e ruajtėn edhe shumė nga fisnikėt shqiptarė tė emigruar nė Itali pas pushtimit tė vendit nga osmanėt. Nė kėto mbishkrime thuajse asnjėherė nuk harrohet tė shėnohet atdheu i tė vde****e, si dhe rrethanat qė detyruan largimin e tyre nga Shqipėria.
    Mjaft nga kėto sjellje dhe praktika tė fisnikėve shqiptarė u pėrftuan pas kontaktit me qytetet, sidomos me ato tė bregdetit perėndimor. Kėtu kėta blenė prona, shtėpi, troje dhe lidhėn kontrata me tregtarė vendas pėr import-eksport mallrash. Mjaft prej tyre qėndronin njė pjesė tė vitit nė qytet pėr tė ndjekur vetė veprimtaritė ekonomike. Por shpeshherė qyteti ishte pėr ta edhe njė vend zbavitjeje. Kishte edhe tė tillė qė vizitonin, pėr qėllime pune apo argėtimi, edhe qytetet e Italisė e tė Dalmacisė. Krushqitė dhe miqėsitė, qė thurrnin aristokratėt e tokės me familje tė patriciatit qytetar, i bėnin edhe mė tė ngushta lidhjet me qytetin. Mjaft pinjollė familjesh fisnike u vendosėn pėrfundimisht nė qytet dhe me kalimin e kohės me ta ndodhi dukuria e asimilimit shoqėror e kulturor dhe shkrirja e tyre nė rrethin e aristokracisė qytetare.

    Sponsored content


    Historia e Shqipėrisė - MESJETA - Faqe 2 Empty Re: Historia e Shqipėrisė - MESJETA

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Thu 28 Mar 2024, 21:56