Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

2 posters

    Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu)

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    kombetar - Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu) Empty Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu)

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 05:00

    Gjergj Kastrioti - SKĖNDERBEU



    kombetar - Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu) Skenderbeu


    Edituar pėr herė tė fundit nga Saimiri nė Mon 12 May 2008, 01:13, edituar 3 herė gjithsej
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    kombetar - Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu) Empty Re: Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu)

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 05:24

    I pari autor qė ka shkruar pėr jetėn dhe veprimtarinė e
    heoit tonė kombėtar (Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu) ka
    qenė Marin Barleti i cili jetonte nė njė kohė me heroin tone kombėtar.
    Barleti ishte njė prift katolik nga Shkodra qė pati rastin me njohur disa nga prijėsit luftarak tė asaj kohe, tė cilėt i treguan gjithēka dinin mbi trimėritė dhe fitoret e tė parit tė tyre, Gjergj Kastriotit.
    Ai kishte pasur gjithashtu mundėsinė me studjuar dokumentat zyrtare tė arkivit tė Venedikut, ku kishte shkuar me jetuar
    pas pushtimit tė Shkodrės nga Turqit.
    Biografinė e Skėnderbeut ai e shkruajti nė gjuhėn latine dhe e botoi nė Romė nė fillim tė shekullit tė XVI.
    Njė shekull mė vonė, G.Bienuni, njė prift italian nga Brescia, gjeti njė tjetėr biografi tė Skėnderbeut tė shkruajtur prej njė autori anonim prej Tivari, tė cilin Fan S. Noli e pagėzoi Tivarasi.
    Dorėshkrimi origjinal i veprės sė Tivarasit, qė mbante datėn 1480, ka humbė pėrjetė dhe njihet vetėm nga referencat dhe citimet qė pėrmban libri i Biemmit "Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh".

    Njė burim i tretė origjinal mbi jetėn e Skėnderbeut ėshtė Gjin Muzaka, i cili ishte nga familja sunduese feudale e Beratit dhe luftoi krahpėrkrah me Skėnderbeun.

    Ai jetoi nė Shqipėri edhe 11 vjet pas vdekjes sė heroit tonė dhe mė pas u vendos nė Napoli.
    Atje shkrojti "Historin dhe trashėgimin brez mbas brezi tė familjes sė Muzakėve", ku rrėfen historinė e Skėnderbeut si njė gjė qė ka qenė dėshmitar ai vetė.

    Nė shekullin e XIX, dijetarė tė kombėsive tė ndryshme, duke

    lėnė mėnjanė veprat e shumta qė ishin shkruajtur gjatė dy shekujve tė maparshėm, u kthyen pėrsėri nė burimet origjinale qė ishin mbyllė nė arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzės dhe Stambollit.
    Zbulimet e tyne kanė hedhur njė dritė tė re mbi jetėn dhe veprat e Skėnderbeut.
    Disa e pėrmendin nė vepra tė pėrgjithėshme dhe fort tė gjata qė shkruajtėn mbi shekullin e pushtimit tė Balkanit nga Turqit.
    Disa tė tjerė si Anglezi Clement Moors, Francezi Camille Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruajtėn biografi tė gjata tė Skėnderbeut.
    Por punėn mė tė madhe dhe mė tė vlefshme e bėne eruditėt Thalloczy, Jireēek dhe Shufflay, tė cilėt mblodhėn sė bashku dhe botuan njė koleksion dokumentash qė pėrmbajnė njė vepėr monumentale pėr Shqipėrinė e asaj kohe.
    Mė nė fund, iu erdhi radha Shqiptarėve.
    Mbas luftės sė parė botėrore, Fan S. Noli botoi "Historin e Skėnderbeut", e cila gėzoi menjĖherė njĖ popularitet tė jashtėzakonshėm dhe u mėsua gati pėrmendėsh nga nxėnėsit e shkollave nė atdheun e lirė.
    Prifti Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojėdhanat e popullit mbi Skėnderbeun.
    Mė 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit tė Louvain nė Belgjikė njė tezė doktorati nė gjuhėn frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XVėme siėcle".
    Kjo u botue nė formė libri me shpenzimet e Universitetit.
    Pas luftės sė dytė botėrore, pikėrisht mė 1947, Fan S. Noli
    botoi njė histori tė Skėnderbeut nė gjuhėn angleze.
    Kjo ėshtė njė vepėr shkencore e njė niveli shumė tė lartė,
    sidomos pėr shėnimet kritike mbi veprat e autorėve tė
    shumtė qė kanė shkruar mbi Skėnderbeun, ashtu edhe mbi
    personalitetet dhe ngjarjet historike qė kanė patur lidhje me
    epopenė tonė kombėtare.
    Dobija mė e ē'muar e kėsaj vepre qėndron nė orvatjen e
    autorit me dalluar faktet nga legjendat dhe paragjykimet.
    Fatkeqėsishtė, duke dashur me interpretuar ngjarjet historike
    pas teoris marksiste, Fan S. Noli sikur mundohet me e futur
    Skėnderbeun nė kallėpin e njė shefi gueriljesh tė kohės sonė.
    Nga ana tjetėr duke dashur me korrigjuar njė tregim tė
    Barletit qė i duket i gabuar, ai jep njė versjon tė vetin qė
    prish ndoshta njė legjendė, por nuk duket mė i bindėshėm.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    kombetar - Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu) Empty Re: Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu)

    Mesazh nga Administratori Wed 22 Aug 2007, 06:05

    Kthimi nė Krujė

    Gjergj Kastrioti, qė mori famė me mbiemrin Skėnderbe, ishte djali mė i vogėl i Gjon Kastriotit, kryetari i njė prej familjeve princore mė tė fuqishme tė Shqipėris sė Mesme.

    Gjergj Kastrioti u lind nė Kruje mė 1405, pas biografis sė Barletit, mė 1412 pas mendimit tė Fan S. Nolit.
    Legjenda popullore, qė u thur pas gojėdhėnės, thotė se e ėma, Princesha Vojsava, kur priste fėmijėn pa nė ėndėrr se i dha jetė nji dragoi qė ishte i madh sa e tėrė Shqipėrija dhe pėrpinte Turqit me shumicė.
    Gjergji kur u lindė, kishte shenjėn e njė shpatė nė krahun e djathtė.
    Qė i vogėl ai tregoi njė interesim tė ēuditshėm pėr armėt e luftės dhe i pėlqente me luajtur si ushtar me vėllezėrit dhe me djemt e tjerė tė moshės sė tij.

    Pas disfatės qė pėsoi nga dora e Turqve mė 1423, Gjon Kastrioti u detyrua me i dėrguar Sulltanit si peng tė katėr djemt e tij.

    Barleti shkruan se Gjergji ishte vetėm 6 vjeē.
    Kurse shifrat qė dhamė mė sipėr tregojnė se duhet tė kenė qenė 18, domethėnė njė djalė qė kuptonte nga bota dhe qė nuk mund tė asimilohej* krejt nė ambjentin e ri tė Oborrit tė Sulltanit.
    Biografėt mė tė vjetėr janė dakord se Skėnderbeu kaloi gati 20 vjet si peng nė duart e Turqve para kthimit tė tij dramatik nė Krujė mė 1443.
    Domethėnė se ishte njė burrė i pjekur 38 vjeē kur ngriti flamurin e luftės sė shenjtė kundėr shkelėsit otoman.
    Duke e shkelur premtimin qė kishte dhėnė, Sulltan Murati detyroi tė katėr djemt e Kastriotit tė pranojnė fenė Muslimane.
    Mė pas, iu ndėrroi emrat duke e quajtur Gjergjin Iskender-Bej,
    qė u kthye shqip nė Skėnderbe. Ky ėshtė njė emėr simbolik qė iu dha Skėnderbeut pėr kujtim tė Lekės sė Madh, duke qenė se nuk ekziston ndėr emrat muslimanė.

    Nė oborrin e Sulltanit Skėnderbeu u vendos nė shkollėn e kadetėve tė Pallatit.

    Pėrveē Tuqishtes ai mėsoi edhe disa gjuhė tė tjeRa dhe sidomos italishten.
    Arti i luftės zgjoi interesimin e tij mė tė madh.
    Atėherė kur ishte nė moshė me pėrdorė armėt, ai u shqua nė lojrat ushtarake nė mes tė gjithė shokėve tė tij.
    Shpata ishte arma e tij mė e preferuar, dhe vrapimi me kalė sporti qė i pėlqente mė tepėr.
    Nga pamja fizike ishte i gjatė, me njė trup tė derdhur prej statuje, me sy qė shkėlqenin nga gjallėrija dhe zgjuarsija dhe njė hijeshi burrėrore tė mahnitshme.
    Sulltan Muratit i kishte bėrė pėrshtypje shkathtėsia e tij mendore dhe mjeshtėrija e pėrsosur nė garat me armė.
    Ai e mori me simpati dhe e la tė jetonte, ndėrsa vėllezėrit e tij duket se u mbytėn nė njė mėnyrė qė nuk dihet mirė.

    Skėnderbeu u bė komandant kavalerije nė ushtrinė Osmane dhe mori pjesė nė disa luftra tė Sulltanit nė Evropė dhe nė Azi.

    "Nė rrethimin e njė fortese nė Anadoll, - shkruan Fan S. Noli, - Skėnderbeu, si Leka I Madh, u ngjit majė murit, ngriti sanxhakun dhe hyri i pari nė qytet".
    Pas ē'do ekspedite Skėnderbeu kthehej fitues dhe sillte nė Edrenė robėr dhe plaēka pa masė.
    Fama e tij rritej dita-ditės; ushtrija e adhuronte; komandantėt e tjerė e kishin zili.

    Ndėrsa Skėnderbeu ishte nė oborrin e Sulltanit, lufta kundėr Turqve vazhdonte akoma nė Shqipni.

    Sikur e pamė, mė 1432, Andrea Topija korri njė fitore tė madhe, e cila pati si pasojė njė kryengritje tė pėrgjithėshme nga Shkodra nė Gjirokastėr.
    Tri ushtri tė tjera qė Sulltani dėrgoi kundėr Shqipėris tre vjet me radhė u shkatėrruan dhe u kthyen nė Edrenė pa e kryer qėllimin.
    Suksesi ua shtoi guximin Shqiptarve, tė cilėt sulmuan garnizonin turk tė Gjirokastrės.
    Atėherė Sulltani dėrgoi njė ushtri tė zgjedhur nėn komandėn e Isak Beut nga Shkupi.
    Shqiptarėt u kapėn nė mes tė dy zjarreve dhe pėsuan njė disfatė tė plotė.
    Megjithatė, orvatja e Turqve pėr tė pushtuar Beratin me 1438' u pėrplas nė njė rezistencė shqiptare tė pathyeshme.

    Duket sikur Gjon Kastrioti kishte qendruar larg kėtyre luftrave duke respektuar detyrimet qė kishte marrė kundrejt Sulltanit.

    Prapė se prapė, kur vdiq nė vitin 1443, Sulltan Murati nuk ia diti pėr nder qėndrimin e tij korrekt dhe tė paanshėm, por aneksoi menjėherė principatėn e tij dhe dėrgoi njė governator turk nė kėshtjellėn e Krujės. Skėnderbeu, i cili kishte mbetė si I vetmi trashėgimtar i shtėpis sė Kastriotve, u hidhėrua fort nga kjo pabesi.
    Ai u betua nė vetvete se nuk do tė lejonte qė kjo grabitje tė kalonte pa dėnim dhe se do tė shkėpuste pronat e familjes nga thonjtė e uzurpatorit.
    Rastin e volitshėm pėr tė sjellė betimin e tij nė vend Skėnderbeu e gjeti mė 1443.
    Ai ishte duke marrė pjesė nė njė ekspeditė ushtarake drejtuar kundėr Kristianėve ė 'Evropės, tė udhėhequr prej Vojvodės sė Hungaris, Jonash Hunjadi.
    Beteja ndėrmjet tė dy ushtrive u zhvillue nė Konovicė afėr Nishit.
    Skėnderbeu, i cili komandonte njė krah tė ushtris turke, ndaloi sė luftuari dhe Hunjadi doli fitues.
    Skėnderbeu, i cili kishte menduar pėr t'u kthyer nė atdhe pėr tė ē'liruar tokat arbėrore, detyroi qatipin e Sulltanit me i dhėnė njė ferman pėr guvernatorin e Krujės qė t'i dorėzonte kėshtjellėn.
    Porsa mbėrriti nė Krujė, Gjergj Kastrioti u kthye nė fenė e tė parėve dhe shpalli luftėn e madhe kundėr Osmanėve.
    Ky episod dramatik i kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė, ėshtė pėrshkruar nė historin e Barletit dhe ėshtė pėrjetuar nė vjershėn "Skanderbeg" tė poetit amerikan Longfellow. Peshkopi Fan S. Noli shpall se epiiodi i kthimit tė Skėnderbeut nė kėshtjellėn historike ėshtė pjella e imagjinatės sė Barletit. Pikpamja e tij ėshtė se, mbas kapitullimit tė Gjon Kastriotit, Skėnderbeu qėndroi pranė babės sė tij dhe vetėm kohėpaskohe shkonte me luftuar pėr Sulltanin nė krye tė njė fuqije shqiptare.

    Kėtė teezė tė rė Fan S. Noli e zhvillon nė historin anglishte tė Skėnderbeut qė botoi pas lufte.

    Po tė jetė e vėrtetė kjo, atėherė del se Skėnderbeu nuk u morė peng nga Sulltan Murati.
    Kurse tė gjithė autorėt e asaj kohe thonė me siguri se Skėnderbeu kaloi disa vjet nė oborrin e Sulltanit.
    Vet Fan S. Noli nuk e mohon drejtpėrsėdrejti kėtė fakt.
    Them fakt, sepse pėrdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti mori mbiemrin Iskender dhe titullin Bej qė ishte atėherė njė gradė nė hierarkin e ushtėrisė otomane.
    Njė tjetėr pikė qė mbetet e pashpjegueshme nė tezėn e Nolit
    ėshtė se si Skėnderbeu kaloi njėzet vjet nė Shqipėri pas mundjes sė Gjon Kastriotit dhe nuk mori pjesė nė luftrat qė u zhvilluan nė tokėn arbėrore.
    I vetmi korrigjim me vėnd qė Fan Noli i ka bėrė historis sė Barletit ėshtė se, kur u morė peng nga Sulltani, Skėnderbeu nuk ishte njė ēilimi i vogėl, por njė djalė i rritur nė votrėn atėrore, i cili kishte kuptuar tragjedinė e atdheut tė sulmuar dhe tė pushtuar nga njė fuqi e huaj.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    kombetar - Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu) Empty Re: Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu)

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 04:45

    Skėnderbeu nė mes tė Turqve dhe Venedikut

    Mbasi ngriti flamurin kuq e zi mbi kėshtjellėn e Krujės dhe shpalli luftėn e madhe kundėr Perandorisė Osmane, Skėnderbeu shtiu nė dorė pikat e forta tė principatės sė Kastriotve ku Sulltani kishte vendosur garnizone ushtarake tė pėrhershme.
    Rėndėsinė mė tė madhe nė mes tė tyre e kishte Stefigradi, nė kufinin lindor tė Shqipnisė, qė shėrbente si njė kullė vėzhgimi pėr tė diktuar afrimin e ushtrive armike, tė cilat afroheshin gjithnjė nga ai drejtim. Tė gjithė Turqit dhe Shqiptarėt qė ishin kthyer muhamedanė u ftuan tė pranojnė fenė Kristjane.
    Ata qė refuzuan Skėnderbeu urdhėroi qė tė griheshin pa mėshirė. Kjo ishte e para gjakderdhje qė i dha shkėndijė luftės 25 vjeēare qė Skėnderbeu bėri kundėr dy Sulltanve osmanlli. Njė valė e bujshme entuzjazmi nė tėrė Shqipėrin shoqėroi kthimin e Skėnderbeut nė Krujė. Fama e tij si njė prijės i madh ushtarak kishte rėnė nė veshin e ēdo Shqiptari, malsor apo fusharak, i madh e i vogėl, i pasur e i varfėr.
    Kjo ishte arma e tij mė e fortė, pasi ai kuptonte se njė bashkim i ngushtė i tė gjithė Shqiptarve ishte i domosdoshėm pėr me i'u bėrė ballė me sukses hyryshit tė ordhive turke qė nuk do tė vonoheshin mbas gjithė atyre qė ndodhėn.
    Gjergj Kastrioti iu bėri njė thirrje tė parve tė kombit pėr tė bashkuar fuqitė pėr njė qėllim dhe ndėė njė komandė tė vetme.
    Kushtrimi i tij u dėgjue dhe njė kuvend kombėtar u mblodh nė Llesh, qė ishte ndėr sundimin e Venedikut. Nė kuvėnd morėn pjesė krerėt e familjeve mė tė fuqishme shqiptare, ndėr tė cilėt ma tė ēquemit ishin: Pal Dugjakini, Pjetėr Shpati, Gjergj Ballsha, Andrea Topija, Theodor Muzaka, ashtu edhe Stefan Cėrnojeviē i Malit tė Zi. Ata u mblodhėn mė 2 Mars 1444 nė kathedralėn e Shėn Kollit dhe formuen Lidhjen e Princave Shqiptar, tue zgjedhė njizanit Skėnderbeun si kryekomandant. Ēdo antar i Lidhjes rezervoi tė drejtėn me caktue numrin e ushtarve qė do t'epte si kontribut drejt qėllimit tė pėrbashkėt. Ndėrsa Skėnderbeu kishte likuidue garnizonet turke nė tokat e principatės sė Kastriotve, kėshtjella dhe qytete tė tjerė tė Shqipnis ndodheshin akoma ndėn okupatėn e anmikut. Kjo bahej sambas rregullave tė luftės mesjetare, kur nji prijės lokal, i cili kapitullonte pėrpara Sulltanit, detyrohej me pague nji haraē tė pėrvitshėm, me i dhanė peng nji a ma tepėr pjestarė tė familjes sė tij dhe me pranue vendosjen e nji garnizoni turk nė nji qytet ose kėshtjellė tė principatės sė tij. Kur Gjergj Kastrioti proklamoi luftėn e shenjtė kundėr Sulltan Muratit, garnizone turke kishte nė Vlonė, Kaninė, Gjinokastėr, Berat dhe Elbasan. Ndėrsa nė Shqipni u organizuen fuqit pėr ndeshjen supreme me nji anmik qė nuk dinte me u ndale, ne shtetet fqinj kishte marre fund gadi krejt ēdo rezistence e orgamzueme Qysh me 1389, Serbia ishte ba nji provincje otomane me Despotin Gjergj Brankoviē si vasal te Sulltamt, te cilit i ishte dhane dy djem si peng dhe te bijen si grue.

    Bullgaria kishte pushue me qene nji mbretni e pamvarun qysh me 1393, kur kryeqyteti i saj Ternova kishte ra ne duert e Turqve Stambolli vet ishte nji qytet gadi I rrethuem Nga Oborn i tij ne Edrene Sulltam i diktonte Perandont se ēfare politike me ndjeke Kur perandon Jani I Vin Paleologu zgjodhi si trashegimtar te mpin Kostandin, Sulltam u informue dhe ēfaqi pelqimin e tij Kostandinit, i cili u ba Perandori i fundit i Bizantit, ishte ne at kohe Despoti i Morės, ku memzi po qendronte ne fuqi, ndersa po e sulmomn Turqet nga nji ane dhe Pnncet latin te Greqis nga ana tjeter

    I vetmi udheheqes kristian qe luftonte kunder Turqve ishte Jan Hunjadi I Hungaris Ai kishte perkrah kandidaturen e Mbretit Ladislav i III te Polonis, me qene edhe mbret i Hungaris Mbas instalimit te
    tij ne fronin e Shen Stefanit, Ladislavi kishte emnue Hunjadin Vojvode te Transilvanis dhe komandant te forteses se Belgradit Pikerisht gjate nji lufte te Hunjadit kunder Turqve, Skenderbeu gjeti rastin, sikunder e pame ma nalt, me u kthye kunder Sulltanit.

    Boten Kristiane te Perendimit e perfaqesonte ne Shqipni Venediku qe okupcnte skelat e Tivarit, Ulqinit, Lleshit dhe Durresit Qysh diten e pare qe Turqet shkelen kambe n'Evrope, venedikasit filluen me ba nji politike me dy faqe mbas tradites se Dandolos, tue synue vetem e vetem mteresat e tyne egoiste Qendrimi I Republikes se Shen-Markut gjate Kuvendit te Lleshit ilustron ma se mirit ket politike oportuniste qe kishte per parim me i la duert kur punet shkonin keq.

    Venedikasit lejuen qe Kuvendi te mbahej ne toke te tyne per te dhane pershtypjen se ishin ne favor te luftes kunder Turqve Ata derguen observues per te pa se ē'u vendos gjate Kuvendit, por refuzuen me marre ndonji detyrim konkret per me lu ndihmue Shqiptarve Pa u trondite nga qendrimi i dyshimte I Venedikut, Skenderbeu u kthye ne Kruje dhe filloi menjehere pregatitjet ushtarake per sulmet nga lindja qe priteshin or'e cast.

    Sulltan Murati e priti lajmin e "dezerhmit" te Skenderbeut si nji ofeze personale qe duhej ndeshkue pa vonese. Ai ishte i bindun se nji spedite ushtarake nden komanden e gjeneralit te tij ma te zotin do te mjaftonte per te likuidue "rebelin Isqender" qe i kishte shpalle lufte me nji guxim te marre.

    Ne Qershor te vitit 1444 nji ushten turke prej 25 000 vetesh, shumica kalores, u nis nden gjeneralin Ali Pasha per me I dhane fund "rebelizmit" te Shqiptarve Por pa kalue shum kohe, Sulltan Murati muer haberin se ushteria e Ali Pashes ishte sulmue befas dhe shpartallue nga trimat e Skenderbeut ne nji lugine te Dibres se Poshtme Beteja, sado e shkurte, kishte qene e rrepte tue i shkaktue anmikut 7000 te vrame Nga ana e Shqiptarve te vramit ishin afro 2000 dhe po ai numur te plagosumsh Si thote Barleti, ne at shesh lufte luanet u ndeshen me luane Kjo fitore e pare e Skenderbeut pati nji oshetime te madhe ne mbare Evropen Knstiane Papa Eugjen i IV, Mbreti Ladislav i Hungans e Poloms dhe Duka i Burgonjes Filip le Bon e brohonten me enthuziasem NjI I derguem fuqiplote i Hungaris u nis per ne Kruje me lidhe nji aleance me mbretin pa kunore te Shqipnis. Rasti ma i pare per bashkepunim ne luftė tė forcave kristiane u paraqit para mbarimit tė vitit 1444. Jani Hunjadi dhe Mbreti Ladislav i III ishin tue luftue me Turqėt nė skelėn Varna tė Detit tė Zi. Skėnderbeu u ba gadi me u shkue nė ndihmė aleatve tė tij, mirpo Despoti I Sėrbis, Gjergj Brankoviē, ndaloi kalimin e ushtėris shqiptare nėpėr tokat e tij. Ai vuni si shkak armėpushimin pėr dhjet vjet qė ishte nėnshkrue nė mes tė Hungaris dhe Sulltanit nė Czegedin mė 12 Korrik 1444. Nė bazė tė atij traktati Murati i II i kishte njoftė si sundimtar nė principatėn e tij. Kurse i dėrguemi i Papės Kardinal Cesarini e kishte bindė mbretin Ladislav me e shkelė armėpushimin. Atėhere Polonija dhe Hungarija i shpallėn luftė Perandoris Otomane. Sulltan Murati, i cili ishte tėrheqė nga jeta aktive, u kthye me vrap nė Edrenė dhe muer komandėn e ushtėris turke. Beteja u zhvillue afėr Varnės. Armata Kristiane pėsoi nji disfatė dėrrmuese dhe Kardinali Cesarini bashkė me mbretin Ladislav mbetėn tė vramė nė sheshin e betejės. 1 pikėlluem nga pamundėsijė me mbajtė premtimin, Skėnderbeu i dha nji mėsim Despotit Brankoviē tue ba kėrdin nė tokat serbe pranė kufinit. Tė vetnut nė botėn kristiane t'Evropės qė e muerėn me sy tė keq fitoren e Skėnderbeut qenė Venedikasit. Ata u trembėn se mos Gjergj Kastrioti bahej prijės i gjith Kristianve tė Perėndimit dhe kėrcėnonte ma tepėr se vet Sulltani dallaverat dhe kombinacjonet* e tyre tregtare jo shum tė pastra. Pėr tė evitue nji gja tė tillė Doga I Venedikut filloi negocjata me Turqėt pėr tė shtie nė dorė Vlonėn dhe Gjinokastrėn. Sikur nuk mjaftoi kjo, Venedikasit gjetėn sebep nga njė pėrleshje ndėrmjet dy familjeve princore shqiptare pėr me I shpallė luftė Skėnderbeut, i cili iu dha nji dackė tė shėndoshė nė betejėn e Drinit mė 23 Korrik 1448. Doge i banė apel Sulltanit, i cili dėrgoi menjiherė nji armatė nė Shqipni. Kėsaj Skėnderbeu ia ndreqi hesapin nė gusht po t'atij viti. Nji paqe e mballosun u nėnshkrue vitin tjetėr, kurse pėr pak Venediku do tė kishte humbė tė gjitha posedimet e tij nė Shqipni. Skėnderbeu muer premtimin se Republika e Shėn Markut do t'i paguente nji subvencjon tė pėrvitshėm prej 1400 dukatė dhe nji hua prej 1500 dukatė pėr tė marrė pjesė me Hunjadin nė luftėn kundėr Turqve. Ky farė armėpushimi, jo shum I sigurtė, vazhdoi deri mė 1463 kur Venediku vet ishte nė luftė me Turqėt dhe, tue pasė nevojė pėr krahun e pathyeshėm tė Skėnderbeut, vrapoi me firmue nji aleancė me tė.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    kombetar - Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu) Empty Re: Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu)

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 04:47

    Aleanca me Mbretin e Napolit
    (pjesa e parė)

    Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dėrgoi mot pėr mot kundėr Skėnderbeut nji ushtėri turke ndėn komandėn e njanit apo tjetrit prej gjeneralve tė tij ma tė mirė. Te gjith u mundėn me nji rregullsi tė pagabueshme para se me mėrrijtė deri nė Krujė. Ma nė fund, mė 1450 Murati i II vendosi me u nisė vet nė krye tė ushtėris pėr me i hanger kryet kėtij kapiteni tė nji populli malcorėsh qė guxonte me i ba luftė sundimtarit ma tė fuqishėm t'asaj kohe. Kėshtu u ba rrethimi i parė i Krujės ndėn komandėn e vet Sulltanit tė perandoris Otomane. Ai kishte prue me vehte metalin pėr tė shkrie topa nė vėnd. Gjylet treqind kilshe ranė si breshėr kundėr mureve tė kėshtjellės, mbasi komandanti, kont Urani, refuzoi me pėrbuzje nji ultimatum* me u dorzue. Bombardimi i furishėm bani efektin dhe muri i kalas u ēpue nė nji vend. Yryshi I ushtėris turke me u futė mbrenda u ndal pėrpara murit tė krahnorve Shqiptare.

    Muej me radhė Sulltan Murati nxiti ushtarėt e tij me zaptue reduktin e fundit tė rezistencės shqiptare, por mė kot. Turqėt duhej tė mbronin vehten nga sulmet e trimave tė Skėnderbeut qė kishin zanė pozitė nė malet pėrmbi kėshtjellėn dhe nuk e linin anmikun tė merrte frymė, tė gruponte fuqit, tė sillte ushtėri dhe material dhe tė pregatiste mėsymjen. Nėrkaq, Venedikasit banin pare tue iu shitė Turqve ushqim dhe municjon. Nė dėshpėrim e sipėr, Skėnderbeu ofroi me iu dhanė Krujėn po tė vinin me i ndihmue atij nė vend qė me ndihmue anmikun. Por ata thanė se tregtija me Turqėt iu leverdiste ma tepėr. Prapseprap ndihma e venedikasve nuk e shpėtoi Sulltanin nga disfata. Mbas pes muej orvatjesh tė pafrytėshme Sulltan Murati ngriti rrethimin e Krujės dhe u kthye nė kryeqytetin e tij. "Kėshtu mbaroi, shkruen Falmrayer, - akti i parė i tragjedis shqiptare".

    Tue ndjekė gjurma-gjurmės Turqėt qė po tėrhiqeshin, Skėnderbeu u kthye triumfalisht nė Krujė. Ishte e para here qysh prej kohės sė Sulltan Osmanit, qė nji ushtėri turke thyhej nė luftė tue pasė nė krye vet shefin e Perandoris. Skėnderbeu muer famė si gjenerah ma i madh i botės kristiane. Ai kishte dalė fitues kundėr nji ushtėrije dhjet herė ma tė madhe dhe qė ishte pajosė me artilerin ma tė mirė t'asaj kohe. Triumfi i Shqiptarve kishte kunorėzue gjashtė vjet luftime tė parreshtuna, por humbjet nė njerėz ishin shum tė mėdha. Me mija Shqiptarė ishin vra nė luftė ose masakrue, shum krahina ishin shkretue nga anmiku qė tėrhiqej. Skėnderbeu kishte nevojė tė ngutėshme pėr ndihma, pėr me iu ba ballė sulmeve tė tjerė qė nuk kishin pėr tė vonue. Pikėrisht n'at kohė tė kritikėshme disa nga pjestarėt ma tė fuqishėm tė Lidhjes Shqiptare e lanė nė baltė fatosin kombėtar, tue dezertue kush nė Turqėt, kush me Venedikasit. Vetėm pjestarėt ma tė ngushtė tė familjes i qėndruen besnik Skėnderbeut. Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rrugė tjetėr veēse me gjetė aleatė tė tjerė jashtė Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit tė Napolit, Alfonsit tė V, i cili ishte anmik I Osmanllive dhe i Venedikut. Kėsisoj, Italija e Jugut u pėrzie edhe nji herė nė historin e Shqipnis. Nė nji kapitull tė maparshėm kallzova se si Papa Urban i IV ftoi tė vėllan e mbretit tė Francės, Karlin Anjou (Anzhu), me i shkue nė ndihmė kundėr mbretit tė Siēiljes dhe Napolit, Manfred, qė ishte prej shtėpis mbretnore gjermane Hohenstaufen. Nė Kallnuer 1266, Papa Klement i IV, pasardhėsi i Urbanit tė IV, kunorzoi nė Bazilikėn* e Shėn-Pjetrit Karlin Anjou si mbret tė Siēiljes. Ai kishte ardhė n'Itali nė krye tė nji ushtėrije franceze, e cila mundi forcat mercenare tė Manfredit nė betejėn e Beneventos. Karli hyni triumfalisht nė Napoli dhe u suell si nji zaptues pa shkrupulla kundrejt popullatės vendase.

    Anmiqsija kundėr tij shkoi tue u shtue. Nė Siēilje, qė ishte qendra e rezistencės, u organizue nji komplot pėr tė prue nė fuqi nji nga nipat e mbretit Manfred. Ky ishte mbreti i Aragonės*, Don Pedro, i cili ishte martue me tė bijėn e trashėgimtaren e mbretit Manfred dhe ishte afrue me Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun, kundėr Karlit Anjou, i cili kishte dalė si eksponenti i dinanstis latine tė Stambollit. Sikur e pamė ma nalt, Karli kishte marrė titullin Mbret i Shqiptarve dhe po gatitej me debarkue nė Shqipni. Pikėrisht nė at kohė Don Pedro, me ndihmėn financjare tė Paleologut, kurdisi planin e nji spedite ushtarake kundėr Siēiljes, mirpo para se flota aragonase tė nisej prej Barēelonės, populli i Palermos bani vet nji kryengritje qė njifet nė histori si "Vesprat Siēiljane", mbasi ndodhi mė 31 Mars 1282.

    Duka I Palermos u ēue peshė tue pa nji grup francezėsh qė mundoheshin me rrėmbye nji nuse qė shkonte nė Kishėn e Santo-Spirito, jashtė mureve tė qytetit. Kupa e vuejtjeve dhe e poshtnimeve ishte mbushė deri nė buzė. Ata qė panė sqenėn e keqpėrdorimit tė nji vajze tė rė me duvak tė bardhė bėrtitėn "vdekje Francezve". I gjith qyteti vrapoi si nji sahat i kurdisun, kėshtjella u zaptue dhe para mbarimit tė ditės 2000 francezėt e Palermos ishin masakrue. Kryengritja u pėrhap nė krahina dhe, me pushtimin e Messinės mė 28 Prill, e gjith Siēilja ishte librue nga sundimi i huej. Tue pasė frikėn e nji kundėrsulmi hakmarrės tė Karlit Anjou, Siēiljanėt ftuen Don Pedron me marrė kunorėn si trashėgimtar i Manfredit. N'at mes, i biri i madh i Don Pedros, Jaku, hypi nė fronin e Aragonės, dhe ai dėrgoi tė vėllan Frederikun tė mbretnonte nė Siēilje. Dinastija Aragoneze mbajti vetėm kunorėn e Siēiljes gjatė tanė nji shekulli, ndėrsa dinastija e Karlit Anzhu vazhdonte me sundue mbretnin e Napolit. Mė 1421 mbretnesha e Napolit, Joanna e II, e cila nuk kishte fėmijė, adoptoi si trashėgimtar rnbretin Alfons t'Aragonės dhe Siēiljes. Por ndėn presjonin e Papės dhe tė princave t'Italis, ajo ndėrroi mendjen dhe preferoi Ludovikun e II-tė tė dinastis Angjevine. Mbasi ky i fundit vdiq para Joannės, ajo emnoi si trashėgimtar tė fronit vllan e tij, Renė de Provence. Por mbreti Alfons i Aragonės vazhdoi me e quejtė vehten trashėgimtar tė mbretnis sė Napolit dhe, mbas vdekjes sė Joannes, u nisė pėr me e shtie nė dorė. Halli asht se, tue dashtė me prue nė vėnd ambicjen e tij, Alfonsi ra nė luftė me Genovezėt, tė cilėt e zunė rob dhe e prunė nė Milano. Filipi, Duka i Milanos, u bind nga argumentat e Alfonsit se ishte marrėzi pėr tė me lidhė aleancė me Francezėt pėr tė prue dinastin Angjevine nė krye tė mbretnis sė Napolit. Kėshtu qė Filipi e la Alfonsin tė lirė dhe e ndihmoi me vazhdue luftėn. Kaluen gjashtė vjet lufte dhe pėrpjekjesh para se Alfonsi i V bashkoi pėrsėri mbretnit e Napolit dhe tė Siēiljes ndėn shpatėn e tij. Ky ishte Alfons Shpirtmadhi, tė cilit Skėnderbeu iu drejtue pėr ndihmė mbas fitores sė tij tė kushtueshme kundėr Sulltan Muratit. Nji traktat aleance u nėnshkrue nė Gaeta mė 26 Mars 1451. Mbas sistemit feodal t'asaj kohe, Skėnderbeu u proklamue sa pėr formė vasali i Alfonsit tė V dhe u angazhue t'i paguente nji shumė tė hollash vit pėr vit. Mbreti i Naplit, nga ana e tij, muer pėrsipėr t'i dėrgonte Lidhjes Shqiptare nji fuqi ushtarake tė caktueme dhe ndihmė financjare pėr tė vazhdue luftėn kundėr Osmanllive. Nė krye tė trupave aragoneze u emnue nji gjeneral luftėtar, i cili u vendos nė Krujė. Traktatin e nėnshkruen edhe princat shqiptar tė tjerė dhe Lidhja e Lleshit u riorganizue me Skėnderbeun si kryekomandant i kunorės sė Aragonės, me nji pensjon prej 1500 dukatė nė vit. Nji fuqi simbolike prej 100 ushtarėsh katalanė zuni vend nė kėshtjellėn e Krujės dhe qėndroi atje deri mbas vdekjes sė Skėnderbeut. Mbas ēdo fitoreje qė korrte kundėr Turqve, Skėnderbeu i dėrgonte Alfonsit nji pjesė tė
    plaēkės qė mbetej nė duert e Shqiptarve, por asnji haraē nė tė holla. Traktati I Gaetas ishte sajue si guri themeltar I kryqėzatės kundėr Sulltanit, tue ndjekė gjurmat e prijėsit norman Robert Guiscard . Por kjo ndėrmarrje dėshtoi dhe ushtėrija aragoneze nuk debarkoi nė Durrės. Skėnderbeu vazhdoi tė jet zot nė tokėn e vet dhe u trajtue nga mbreti i Napolit si aleat me tė drejta tė barabarta. Mjerisht, disa nga bashkėpuntorėt ma tė ngushtė tė Skėnderbeut e interpretuen traktatin e Gaetas si prammin e nji zgjedhe te huej. Intngat e anmikut nga Edrenja dhe te Venedikut shfrytzuen sa mujten ket vale pakenaqesije dhe Shqipnija u kercenue nga rrebeshi i vellavrasjes. Vendi i yne shpetoi nga kjo katastrofe* e tille me nderhymjen e Kryepeshkopit te Durresit Imzot Engjellit, i cili u ngarkue nga Papa Nikolla i V me pajtue grindjen ne mes te Shqiptarve.

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    kombetar - Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu) Empty Re: Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu)

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 04:48

    Aleanca me Mbretin e Napolit
    (pjesa e dytė)

    Viti 1451 u shenue me nji ngjarje te hareshme qe ishte martesa e Skenderbeut. Mbretnesha e Shqiptarve u ba Andronika ose Donika, e cila ishte e bija e Gjergj Arianitit, princit te Vlones dhe Kanines. Kjo mertese prum me vehte pajtimin e Skenderbeut me shtepin e Arianitve qe kishte marre anen e Venedikut mbas krizes se vitit 1450. Nusja pruni nji paje te ēmueshme mbi te cilen auktoret e asaj kohe nuk japin hollesina. Martesa politike e Skenderbeut bani disa te pakenaqun ne mes te krenve Shqiptar, dhe sidomos te kater djemt' e Arianitit, nipin e Skenderbeut Hamze Kastriotin, i cili ishte rtite ne fė muhamedane, dhe parin e Dukagjinit. Kta te fundit, Venediku mundohej me i nxite me nji menyre ose me nji tjeter, ta luftonin poziten e Gjergj Kastriotit si mbretin pa kunore te kombit Shqiptar. Kur u zbulue nji komplot per vrasien e Skenderbeut dhe dyshimi ra mbi Dukagjinet, Shqipnija ment u zhyte ne vllavrasje. Papa ngarkoi Peshkopin e Drishtit me prue pajtimin ne mes te pans shqiptare. Misjoni i tij u kunorzue me sukses kur Dukagjinet provuen se nuk kishin gisht ne komplot. Auktoret e vertete
    te komplotit nuk u zbuluen kurr ose emnat e tyne nuk u shpallen botmsht. E vetemja disfate serjoze qe pesoi Skenderbeu gjate karrjeres se tij ngadhnjimtare ishte ne rrethimin e Beratit te okupuem nga nji garnizon i ushteris turke. NJI kontigjent napoletan prej 200 vetesh ishte dergue per te forcue ushten e Skenderbeut pre) 12 000 trimash. Berati u rrethue nga te kater anet, u vune ne vepnim aparatet e atehershem per te rrafe muret e kalas dhe ma ne fund u ēel nji vend per kalimin e ushteris. Komandanti I garnizonit turk ofroi me u dorzue mbrenda 11 ditve po te mos i vinte den atehere ndonji ndihme nga jashte. Keshilli i luftes vendosi me e pranue ket dorzim me kushte. Skenderbeu la kampin e ushteris shqiptare dhe u nis per nji fushate tjeter. Kalimi i ditve te gjata pa asnji veprim ēthun disiplinen ne radhet e kreshnikeve te Kastriotit. Kur, pa prite e pa kujtue, 40.000 kalores Turq nden komanden e Isa Bej Evrenozit plakosen ushterin Shqiptare dhe grine me shpate sa muejten, tue mos lane gjalle as komandantin, Muzake Topija.

    Si rezultat i kesaj katastrofe, filluen dezertimet ne anen e armikut. Ai qe shkaktoi idhnimin, dhe asht e vertete me thane, pikllimin ma te madh ishte Moisiu I Dibres, gienerali ma i afte i Gjergj Kastriotit. Bashke me Moisin, u hudhen me Turqet edhe Hamze Kastrioti dhe dy Dukagjinet. Gjergj Araniti shkoi me Venedikasit. Gjin Muzaka i shpjegon kto dezertime tue thane se Skenderbeu kishte fillue politiken e centralizimit te shtetit, tue aneksue krahinat qe ata sundomn ne baze te sistemit feodal Gjergj Kastriotin e detyruen rrethanat historike me ndjeke at politike, mbasi ishte e vetemja menyre per me iu ba balle sulmeve turke. Densa Shqipnija ishte e ndame ne principata te vogla autonome, Skenderbeu ishte ne rrezik qe te mbetej vetem ne diten ma te keqe. Urtesija dhe larkpamja e herojt tone te pavdekshem u provue aty per aty kur Moisi Dibrani marshoi kunder Shqipnis ne krye te nji ushterije turke, e cila u derrmue para se te shkelte ne token arbnore.

    Moisiu u kthye nė Krujė i penduem dhe i kėrkoi ndjesė prijėsit tė kombit. Skėnderbeu zemėrluani u tregue burrė shteti i vėrtetė dhe e fali dezertuesin qė i kishte ra ndėr kambė. Prej asaj kohe Moisiu luftoi trimnisht pėr kauzėn kombtare deri ditėn qė pėsoi vdekjen e martirit nga dora e anmikut.

    Gjergj Kastrioti muer hakun e disfatės sė Beratit mė 1457, kur Sulltani dėrgoi nji ushtėri prej 80.000 vetėsh pėr me i dhanė grushtin e vdekjes. Skėnderbeu manevroi nė mėnyrė qė t'u linte Turqve pėrshtypjen se nuk guxonte me iu dalė pėrpara dhe u vėrsul pėrmbi ta si shqiponja kur nuk e prisnin. Humbjet e anmikut besohet tė ken arrijtė 15.000 deri 30.000 tė vramė. Hamzė Kastrioti kishte ardhė me ushtėrin turke pėr me u ba sundimtar i Shqipnis ndėn hijen e Sulltanit. Ai u zue rob dhe u mbyll nė kėshtjellėn e Krujės. Skėnderbeu tregoi edhe nji herė shpirtmadhėsin e tij tue falė tradhėtin e tė nipit, tė cilin e kishte dashtė aq shumė. Mbas kėsaj fitorje tė rė qė habiti botėn, aq ma tepėr sepse ishte e papritun, Papa Kalikst i III emnoi Gjergj Kastriotin si kryekapedan tė Selis sė Shenjtė. Nė nji letėr drejtue Perandorit tė Gjermanis, Frederikut tė III, Shefi suprem* i Krishtenimit e cilson Skėnderbeun si luftėtar tė palodhun dhe si Ushtar tė Krishtit me krahun e pathyeshėm. Nė nji rast tjetėr, Papa Kalikst i III flet pėr "birin tonė tė shtrenjtė Skėnderbeun fisnik, mbretin e Shqipnis". Mė 1460 Gjergj Kastrioti pat rastin me I shpėrblye trashėgimtarit tė Alfonsit tė V, mbretit Ferdinand tė Napolit, ndihmėn bujare qė i kishte dhanė i ati. Alfons Shpirtmadhi vdiq me 1458 tue lanė si trashėgimtar Ferdinandin, birin e tij pa kunorė. Papa Kalikst i III, i cili ishte prej origjine spanjolle, e kishte marrė mbretin e Napolit nė gazep pėr shkak se ai nuk deshi me marrė pjesė nė Kryqzatėn kundėr Turqve dhe dėrgoi flotėn kundėr Gjenovezve. Anmiqsija e papajtueshme e Alfonsit e kishte nxitė Republikėn detare tė Gjenovės me u afrue me dinastin angjevine. Nė vitin e vdekjes sė Alfonsit, Gjon Anjou u proklamue mbreti protektor* i Gjenovės. Nji mot ma vonė ai organizoi speditėn ushtarake pėr tė zaptue Napolin. Lufta vazhdoi dy vjet por Napoli nuk ra nė duert e Gjonit. Megjithatė Ferdinandi nuk e ndjente vehten tė sigurtė mbi fron, mbasi ishte i kėrcėnuem nga baronėt feodal t'Italis sė Jugut. Papa Piu i II, i cili kishte zanė vendin e Kaliksit tė III, duel pėrkrahės i Ferdinandit dhe ftoi Gjergj Kastriotin me i ardhė nė ndihmė. Para se me u nisė pėr n'Itali, Skėnderbeu stabilizoi marrėdhanjet me Venedikun, tue nėnshkrue nji traktat aleance tė vėrtetė. Me porosin e Shenjtėris tė tij Piu i n, Kryepeshkopi i Durrėsit Imzot Pal Engjėlli bani pajtimin me Dukagjinėt. Ma nė fund, u nėnshkrue edhe nji armėpushim dy vjetėsh me Sulltan Muratin.

    Kur u bindė se Shqipnija ishte sigurue kundėr anmiqve tė jashtėm dhe ngatėrresave tė mbrendshme, Skėnderbeu bani pregatitjet pėr speditėn e Italis. Princi i Tarantos, i cili ishte nė krye tė lidhjes sė Baronve t'Italis, u mundue ta bante Skėnderbeun me heqė dorė nga kjo punė, tue i tregue se Ferdinandi nuk i kishte tė gjata si Mbret i Napolit. Skėnderbeu e kishte kuptue pozitėn e tij tė pashpresė, por nuk donte me lanė nė baltė nė ditėn e rrezikut trashėgimtarin e aleatit tė tij ma tė nderuem. 1 shkroi princit tė Tarantos pėr tė hudhė poshtė propozimet e tij dhe mbaroi tue thanė: "Jam mik i virtytit dhe nuk lakmoj begatin". Nė verėn e vitit 1461 Skėnderbeu u nis me det nė krye tė speditės shqiptare pėr nė Raguzė ku banonte nji koloni e fortė shqiptare. Senati i qytetit i bani nji pritje madhėshtore. Mbasi pushoi disa dit, Skėnderbeu u nis pėr nė Barletta, ku debarkoi me nji fuqi prej 3000 kalorėsh dhe ushtarė tė zgjedhun. Nėnkomandant I kėsaj fuqije ishte i nipi i Gjergj Kastriotit, Gjon Ballsha. Pozita e Ferdinandit ishte gadi e pashpresė. Pa bjerrun asnji minutė, Skėndebeu filloi veprimin pėr tė shpėtue Barletlėn qė kishin rrethue anmiqt e Ferdinandit me Princin e Tarantos nė krye. Me sulmin e vrullshėm tė fuqive shqiptare rrethimi i Barlettės u thye dhe Skėnderbeu bani kėrdin nė mes tė ushtėris anmike, ndėrsa ajo po tėrhiqej e demoralizueme. Shpejtėsia e rrufeshme e manevrimit dhe dora e sigurtė nė drejtimin e sulmeve I fituen Skėnderbeut admirimin e mahnitun tė gjith atyne qė e vėzhguen. "Emni dhe lajmi i ardhjes sė tij, - shkruen nji historian i asaj kohe, - jo vetėm qė shkatėrroi gjith planet e anmikut, por mbushi tanė Italin me famėn dhe ngadhnjimin e tij". Mirėnjoftja e mbretit Ferdinand nuk kishte ma kufi. Ai e quejti Skėnderbeun "Babė" dhe i dha nė posedim tė pėrhershėm Tranin dhe San Giovanni Rotondon n'Italin e Jugut. Fitoret e Gjergj Kastriotit nė Barletta dhe mandej nė Trani e kthyen fatin e luftės nė favor tė mbretit lė Napolit. Ushtėrija e Ferdinandit kaloi nė ofensivė dhe, ma nė fund, rezistenca e Baronėve t'Italis u dėrrmue. N'at kohė Skėnderbeu vrapoi me u kthye nė Shqipni, mbasi ishte dukė nė horizont rreziku i nji ofensive tė re turke.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    kombetar - Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu) Empty Re: Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu)

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 04:49

    Karakteri i Skėnderbeut dhe cilsit e tij si prijės luftarak

    Gjergj Kastrioti ishte gadi 40 vjeē kur u ba prijėsi i kombit shqiptar nė luftėn kundėr invaduesit otoman. Fuqija e tij fizike dhe shkathtėsija mendore ishin nė kulm. I gjatė, i hijshėm, me shtat tė derdhun si nji statujė, me tipare tė skalituna dhe nji pamjf- madhėshtore, Skėnderbeut i kishte dhanė Zoti nji fuqi vigani dhe shpejtėsin e nji atleti te pėrsosun nė lėvizje. Ishte nji gjeni i lindun pėrsa i pėrket artit tė luftės dhe nji luftėtar I pashoq pėr trimnin dhe aftėsin e tij mė iu prie tė tjerve. Asnji armė lufte e atij shekulli nuk kishte sekrete pėr Skėnderbeun, por ai ēquhej sidomos nė pėrdorimin e shpatės sė tij tė gjatė dhe tė pėrkulun, nji shpatė qė ēdo njeri tjetėr memzi e ngrinte me tė dy duert. Mbasi ishte aq i fortė dhe I shėndoshė, i pėlqente me hangėr dhe me pi boll, por kėnaqej me pak orė gjumė, tue mos e pasė pėr gja me fjetė atje ku tė qėllonte. Dėfrimet e zakonshėm tė jetės nuk i interesonin fort dhe ai gjente prehje nė sportin e njeriut tė aksjonit si gjueti, vrapim kuejsh dhe ojnat ushtarake qė I ndihmonin me mbajtė trupin nė formė tė mirė dhe me ushqye burimet e energjis tė tij tė pashterueshme. Guximi i tij nė sheshin e luftės mund tė dukej krejt i ēmendun sikur tė mos ishte shoqnue nga gjakftotėsija dhe gjykinu i mprefet qė e vinin gjithmonė nė gjendje me e dominue situatėn dhe me sigurue fitoren. Hypun mbi kalin e tij tė bardhė dhe me shpatėn gadi pėr tė Page Rankingė kryet e anmikut, Skėnderbeu u printe trimave shqiptar dhe ndodhej gjithnji nė vendin e rrezikut ma tė madh, tue pėrbuzė vdekjen me nji qetėsi shpirtnore qė nuk mund tė pėrfytyrohej. Kishte shpėtue gjallė gadi pėr nji fije kaq shpesh saqė njerzija kujtonin se ishte efekti i nji mrekullije tė Zotit. Skėnderbeu muer vetėm nji herė nji varrė nė shpatull, tue u rrėzue prej kalit ndėrsa e rrethuen trimat shqiptar. Mbrenda pak sekondave e mblodhi vehten dhe vazhdoi luftėn. Gjergj Kastrioti ishte i pamėshirshėm me anmiqtė por gjithmonė i gatshėm me falė ata qė i kishin ba keq dhe qė i kėrkonin ndjesė. Besa shqiptare ishte parimi i kodit tonė moral qė ai ēmonte ma tepėr, dhe nuk ishte punė qė t'i shmangej edhe sikur tė rrezikonte me bjerrė gjithēka. Nė pėrgjigjen qė i dėrgoi Princit tė Tarantos, i cili e ftonte me braktisė mbretin e Napolit nė fatin e tij, Skėnderbeu thoshte: "Na qė kemi pa kaq tė mira nga Naltmadhnija e Tij, i ndjeri mbret Alfons, do tė baheshim me turp dhe do tė na nxihej faqja si njerėz tė pabesė dhe pa mirėnjoftje sikur tė mos i shtrinim dorėn tė birit nė ditėn qė ka nevojė". Gjergj Kastrioti i kishte kushtue vehten liris dhe mirėqenjes sė popullit me nji vetmohim tė plotė. Qėllimi i tij ishte jo vetėm t'i mbronte nga sulmet e anmikut tė huej por edhe t'i bashkonte si nji komb tė pamvarun. Tue dashtė me veprue si nji prijės kombėtar dhe jo si nji shef feodal Skėnderbeu shkaktoi anmiqsin e disa nga krenėt ma tė fuqishėm tė Shqipnis, tė cilėt donin tė ushtronin nji pushtet absolut nė krahinat e tyne dhe nuk ngurruen tė dezertonin nė fazėn ma tė kritikėshme tė luftės kundėr Turqve. Gjergj Kastrioti ishte nji Katolik i divotshėm dhe i frymėzuem nga forca morale qė ngriti valėn e Kryqzatave nė shekujt e maparshėm. Nė ēdo rast tė jetės sė tij ai u mundue tė vepronte simbas urdhnave tė fes kristiane. Dėshiri i tij ma i flakėt ishte me fitue zemrat e njerzve me mirėsin, drejtėsin dhe bujarin e tij, se me i dominue me anė tė frikės dhe tė interesit material. Tue iu drejtue nji dit trimave shqiptar Skėnderbeu u tha (simbas tekstit tė Barletit pėrkthye nga Fan Noli):

    “Kapedanė dhe ushtarė trima". S'ėshtė as e re, as e papritun pamja qė kam sot pėrpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ashtu ju gjeta, stėrnipėr tė thjeshtė tė njė race tė vjetėr dhe bujare, trima dhe besnikė tė patronditur tė vendit dhe tė mbretit tuaj. Edhe jam i lumtur tani qė mund t'ju hap zemrėn time. Ju thom pa u mburrur qė, sa kam rrojtur, kam patur gjithnjė kėtė mall pėr atdhenė dhe kėtė dėshirė pėr lirinė. Kur mė ftuat pėr kėtė vepėr nga shėrbimi I Sulltanit, kisha nė zemėr atė dėshirė qė kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga mėndja qė e kisha harruar vėndin, edhe nderin, edhe lirinė, kur ju ktheva prapa tė helmuar, pa ju dhėnė asnjė shpresė dhe pa ju treguar asnjė ndjenjė bujare dhe shpirtmadhe. Po unė sillesha me atė mėnyrė, se ashtu e deshte shpėtimi i juaj dhe i imi, se puna ish e tillė se duhej bėrė dhe jo thėnė, se e shikonja qė kishit mė tepėr nevojė pėr frė sesa pėr shtyrje. Jua fsheha planet e mia dhe s'jua ēfaqa dėshirėn qė kisha nė zemėr aq vjet, jo se s'u kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po se ju ishit tė parėt qė e hothtė zjarrin dhe u futtė nė kėtė valle; po se puna duhej mejtuar thellė, se duheshin gjetur mjetet, se duhej zgjedhur koha e mirė. Ndryshe do tė derdhej gjak mė kotė dhe pėrfundimi do t'ish nji robėri me e keqe se e para. Dhe ahere ēdo shpresė pėr tė nesėrmen fluturonte; se nji punė si kjo niset njiherė e mirė; dhe nė mos vaftė mbarė, rasja dhe mjetet pėr ta nisur ikin e s'kthehen kurrė prapė. Prandaj s'ja tregonja planin tim as vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste gjuha dhe mė dėgjonin muret. Kam pėr dėshmor Hamzėn, tim nip, qė e kam pasur kėshilltar, pėrkrahės dhe shok armėsh, me ca tė tjerė tė pakė, me besnikėrin e tė cilve e vumė kėtė plan nė vepėrim. Tani, ndonėse rronim e hanim bashkė dhe kishim njė zemėr dhe njė shpirt, me gjithė kėtė asnjė nga kėta s'mė kish dėgjuar kurrė tė zė n'gojė atdhenė, lirinė dhe krishtėrimin, gjersa ardhi rasa nė betejė tė Nishit. Lirinė mund ta kishit fituar me trimėrinė tuaj nuk i mungojnė burrat, po ju pėlqeu ta prisni nga dora e ime, ndonėse vonė, se kėshtu ndofta desh vet i madhi Zot. Se ėshtė me tė vėrtetė ēudi qė trima kryelartė si ju, tė rritur nė liri, duruat kaq kohė robėrin e barbarve, duke pritur tė mė shikoni njė ditė nė krye tuaj. Po vallė, a e meritonj kėtė titull tė bukur tė ēlironjėsit qė kini mirėsinė tė mė jipni? Lirinė s'jua solla unė, po e gjeta kėtu, nė mes tuaj. Posa shkela kėmbėn kėtu, posa dėgjuat emrin, renttė qė tė gjithė, mė dualtė pėrpara kush e kush mė shpejtė, sikur t'ishin ngritur nga varret atėrit, vėllezėrit, bijtė tuaj, sikur tė kishte zbritė nga qielli vetė Perėndia. Mė prittė me aq dashuri dhe gėzim, mė sualltė aq shėrbime tė ēmuara e pa numėr, sa mė bėtė mė tepėr ju robin tuaj sesa unė tė lirė ju. Kėtė mbretėri, kėtė qytet nuk jua dhashė unė, po ju gjeta t'armatosur, lirinė e kishit kudo, nė krahėrore, nė ballė, nė shpata e nė ushtat; si gardjan besnikė t'emėruar prej tim eti, ja ma vutė mbi krye kėtė kunorė, ju ma dhatė nė dorė kėtė shpatė, ju mė bėtė zot tė kėsaj mbretėrije, tė cilėn ma ruajtėt me aq besė, me aqė kujdes, me aq mundime. Shpjermėni tani, me ndihmėn e perėndisė, qė ta ēlirojmė tėrė Shqipėrinė. Pjesėn mė tė madhe, pothuaj tėrė punėn, e mbaruat: Kruja dhe tėrė krahina e saj u fitua; Dibra dhe Malėsitė u bashkuan me ne; anmikut s'i mbeti as emėri, as shėnjat nė fushat tona; qėndrojnė vetėm fortesat. Kam shpresė t'i marrim edhe kėto me hir a me pahir, me dhelpėri a me trimėri, ndonėse garnizonet turke janė mė tė forta dhe kėshtjellat janė vendosur si shkėmbenj tė ashpėr dhe tė paafruarshėm. Armiku ėshtė i rrethuar, i dėshpėruar, dhe s'i kanė mbetur veēse muret e fortesave. Po pėr kėto do tė kėshillohemi e do tė pėrfundojmė mė nurė kur tė vemi nė vėnt e kur tė kemi armėt nė dorė dhe anmikun pėrpara, sesa tani pėr sė largu dhe pa ditur se ē'kemi pėrballė. Do tė nisim nga Petrela mė parė, jo se kjo ėshtė mė e lehtė pėr t'u fituar - pėrkundėr ėshtė njė fortesė prej natyre dhe ka njė garnizon tė fortė - po se ndodhet mė afėr kryeqytetit, dhe jam I sigurt qė lajma e mirė e ngjarjeve nė Krujė ua ka ngrirė gjakun armiqve. Tė tmerruar nga trimėrija e juaj dhe nga ēkatėrrimi I garnizonit tė Krujės, ndofta do tė na lėshojnė fortesėn mė tė mirė; nė mos, po do t'i shtrėngojmė tė na e japin me tė keq. Njė gjė vetėm duhet tė keni nėr mėnt: nė mos e marrshim Petrellėn, asnjė nga ne s' duhet tė kthehet prapė i gjallė. Ngrehni pra flamurin pėrpara, dhe rrėfehuni burra si ngahera. Perėndia, si gjer tani, ashtu edhe paskėtaj, do tė na ndilnmojė dhe do tė na nxjerrė faqebardhė. 0 Burrani!"

    Kujdesja pėr ushtėrin ishte kasaveti ma i madh i Skėnderbeut. Ai dijti me pėrfitue nga eksperjenca e vet pranė Sulltanit, tue krijue nji ushtėri tė zgjedhun dhe tė pėrhershme mbas modelit tė Jeniēerve. Por ai nuk kishte nevojė me pėrdorė metodėn barbare tė grabitjes sė djemve tė mitun nga gjiu i familjes pėr me i mbyllė nė kazermat, mbasi ēdo Shqiptar lakmonte me shėrbye si ushtar i pėrhershėm i prijėsit t'adhuruem tė kombit. Kjo ushtėri kombtare, qė ishte rekrutue mbas listave tė hartueme nga Skėnderbeu vet, nuk kapėrcente tė dhjetmijėt. N'at kohė nuk kishte as kazerma dhe ushtarėt banonin nėpėr shtėpijat e tyne. Kur vinte lajmi se nji ushtėri turke po i afrohej kufinit epej kushtrimi nga kėshtjella e Krujės dhe trimat e Kastriotit vraponin nėpėr vendet qė iu ishin caktue. Kryetarėt e familjeve sunduese shqiptare, qė kishin aderue nė kombėtare nė krye tė forcave armate tė tyne. Por faktori vendimtar nė fitoret e Skėnderbeut ishte garda e tij personale, e cila pėrbahej nga dy a tre mijė kalorės. Kjo ishte e vetėmja armė qė mund t'iu bante ballė Turqve, tė cilėt ishin kalorės tė lindun. Tue pėrdorė taktikėn e sulmeve tė befta me trimat e hypun nė kuaj qė shkonin si vetėtima, Skėnderbeu shkaktonte rrėmujėn dhe panikun nė mes tė kambsoris anmike, qoftė nė marshim e sipėr, qoftė kur kishte rrethue nji kėshtjellė. Nė fushė tė hapėt ai manevronte nė mėnyrė qė me drejtue ushtėrin anmike nė nji tokė tė pėrshtatun, ku mund t'i vėrsulej me kalorėsit si shkaba dhe t'i grinte copė-copė. Gjithmonė nė ballė tė ushtėris gjatė kėtyne betejave legjendare, Gjergj Kastrioti korrte fitoren vetėm me prezencėn e tij, tue u futė tmerrin ushtarve t'anmikut. Turqėt kishin tė drejtė me i pasė frikėn, mbasi Skėnderbeu nuk njifte mėshirė kur ishte tue luftue. Kjo shpjegohet me faktin se anmiku ishte i tillė jo vetėm nga kombsija, por edhe nga feja, dhe kodi moral I Mesjetės nuk u vinte asnji kufizim kristjanve qė luftonin kundėr muhamedanve. Tue mos lypė nga tė tjerėt ma shum sesa ishte gadi tė bante vet, Skėnderbeu adhurohej nga ushtarėt e tij, tė cilėt I bindeshin me nji vetmohim tė plotė. Ai vet kujdesej mbas ēdo fitoreje qė seicili tė merrte pjesėn qė i takonte nga plaēka e zanun prej anmikut. Ai u epte shpėrblimin moral, qė ishte ma i ēmueshėm, atyne oficerve dhe ushtarve qė ishin dallue ma tepėr pėr guxim dhe trimni, tue i ftue nė tryezėn e tij dhe tue pi pėr shėndetin e tyne. Rrallė iu desht tė pėrdorte autoritetin e tij si kryetar kundrejt misave tė paris shqiptare, qė luftonin ndėn komandėn e tij pėr kauzėn kombtare. Ai imponohej gadi gjithnji me forcėn e karakterit tė tij, me gjykimin e pagabueshėm, me aftėsin e tij si mjeshtėr nė artin e luftės dhe me shembullin qė epte, t'ue dalė gjithmonė vet pėrpara. Por Gjergj Kastrioti nuk pėrbuzte kurr mendimin e prijėsve tė tjerė tė luftės kombėtare. Para ēdo beteje me randėsi ai mblidhte kėshillin e luftės qė pėrbahej nga gjeneralėt e ushtėris dhe pjestarėt e Lidhjes Shqiptare dhe vendosnin sė bashku planet strategjike mbas nji bisedimi tė hapėt dhe tė imtė. Nė rastin e rrethimit tė Beratit mė 1455, Skėnderbeu iu pėrulė vendimit tė shumicės me pranue ofertėn pėr armėpushim tė garnizonit turk megjithqė vet ishte i bindun se po bahej nji gabim fatal. Faktet e provuen se kishte pasė tė drejtė dhe Skėnderbeu e pagoi tue pėsue tė vetmen disfatė tė karrjerės sė tij. Fama e Gjergj Kastriotit ishte pėrhapė nė tanė botėn Kristiane. Ndėrsa mbretėn dhe krenė feodal t'Evropės ishin zhytė nė grindje dhe rivalitete personale sa mos me pa rrezikun qė kėrcėnonte mbarė Krishtenimin, shum 'njerėz tė thjeshtė tė atyne viseve ishin enthuzjasmue nga qindresa heroike e Shqiptarve ndėn udhėheqjen gjenjale tė fatosit kombtar. Shum qytetarė t'Evropės Kristiane, e tue pėrfshie edhe Anglezė, kishin vrapue nė kėshtjellėn e Krujės pėr tė luftue si ushtarė tė Gjergj Kastriotit. Nuk asht nji ekzagjerim me thanė se Skėnderbeu ishte nga klasa e heronjve legjendar, tė cilėt penda e Plutarkut i ka ba tė pavdekshėm. Kėsaj i duhet shtue se Skėnderbeu ishte pjestar i fundit i kėsaj falange qė nuk dinte se ē'asht frika dhe qė jetonte pėr tė luftue pėr idealin e liris dhe tė mirėn e nji populli qė e kishte zgjedhė si prijės. Merita e tij ma e madhe asht se ai jetoi nė praku i shoqnis moderne dhe se u frymzue nga feja kristiane. Gjatė nji ēerek shekull, ai luftoi pėr tė mos lanė qė Shqipnija dhe Gadishulli Balkanik tė ckeputeshin nga vathi I qytetnimit perendimor per disa shekuj.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    kombetar - Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu) Empty Re: Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu)

    Mesazh nga Administratori Thu 23 Aug 2007, 04:50

    Triumfi i Fundit dhe Vdekja e Skenderbeut

    Sulltan Murati i II vdiq nji mot mbas orvatjes sė tij me zaptue Krujėn dhe nė fronin e Perandoris hypi Sulltan Mehmet I 11. Si nji djalosh njizet vjeēar Mehmeti i nuk kishte shoqnue tė jatin nė speditėn kundėr Shqipnis dhe kishte vuejtė nė sedrėn e tij nga disfata. Kujtimin e ritiratės nga Shqipnija Mehmeti i II e kishte nė zemėr si plagė dhe nuk duronte qė Gjergj Kastrioti tė nderohej si gjenerali ma i madh i botės Kristiane, i cili kishte thye Turqėt nė luftė, tue prishė kėsisoj famėn e tyne si nji popull luftėtar qė nuk dinte deri atėhere se ē'domethanė me humbė nji betejė. Pėrveē kėsaj, Shqipnija e pamvarun ishte nji pengesė e padurueshme pėr ambicjen e tij me zaptue Romėn dhe me e proklamue kryeqytet tė Perandoris otomane.

    Sulmin e parė Sulltan Mehmeti e drejtoi kundėr Stambollit, tė cilin e zaptoi me 1453. Kur u pėrhap lajmi se kryeqyteti lavdiplotė i Perandoris Bizantine u shkel nga Turqėt, nji valė tmerri dhe pikėllinu shpėrtheu nėpėr Evropėn. Bota Kristiane priste me ankth nė zemėr se ku do tė ndalej hovi i kėtij rrebeshi qė kėrcėnonte me perla qytetnimin perėndimuer. Skėnderbeu me nji grusht trimash Shqiptar kishte mbet si I vetmi prijės Kristian i Evropės lindore qė nuk kishte lėshue armėt. Prej vitit 1455 e deri mė 1462, Sulltan Mehmeti dėrgoi njimbasnji disa armata turke ndėn komandėn e gjeneralėve tė tij ma tė mire pėr tė zaptue Shqipnin. Skėnderbeu nuk I la as t'i afroheshin Krujės, por i shpartalloi tė gjttha nė luginat dhe rrypinat nė mes tė Dibrės dhe Ohrit.

    Ndėrsa presjoni i Turqve bahej gjithnji ma i randė me u pėrballue, Skėnderbeu kishte ra nė hall edhe nga intrigat dhe manevrat e Venedikut. Logjikisht, Republika e Shėn-Markut duhej tė formonte nji front tė pėrbashkėt me mbretin e Shqiptarve, mbasi Turqėt sigurisht do tė vėrsuleshin kundėr saj ditėn qė tė kishin shtiė Krujėn nė dorė. Kurse Skėnderbeu u shtrėngue ta detyronte Venedikun me lidhė nji aleancė me tė, tue krijue pėrshtypjen sikur kishte ba paqe me Sulltanin.

    Mė 1463 Mehmeti i II kishte fillue nji fushatė kundėr Bosnjės nė krye tė ushtėris sė tij. Lidhja Shqiptare vendosi me i dhanė fund luftės kundėr Turqve tue nėnshkrue mė Sulltanin nji paqe fiktive me kushte qė nuk dihen. Por, njikohėsisht Skėnderbeu lajmėroi Papėn se ishte gadi me rifillue luftėn kurdoherė qė ta shifte tė nevojshme. Venedikasit u alarmuen dhe aleanca e tyne me Gjergj Kastriotin u nėnshkrue po at vit. Nė bazė tė kėtij traktati Skėnderbeu u angazhue t'i shpallte luftė Turqis, ndėrsa Venediku u zotue t'i jepte nji ndihmė tė pėrshtatun. Nji kontigjent venecjan I pėrbamė nga 1300 ushtarė dhe kalorės u dėrgue nė Shqipni bashkė me 2000 dukatė pėr tė mbulue shpenximet e luftės. Djali I Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, muer privilegjin e trashėguem tė nji qytetari tė Venedikut dhe u ba antar i Kėshillit tė Madh tė paris venecjane.

    Fill mbas nėnshkrimit tė marrėveshjes nė mes tė Venedikut dhe Skėnderbeut, Papa Piu i II u bani nji thirrje tė gjith Kristianve me marrė kryqin kundėr Turqve. Mjerisht apeli i tij ra nė veshė tė shurdhėn. Dukej sikur asnjeri nuk ishte I interesuem me mbrojtė Krishtenimin. Deri edhe Ferdinandi i Napolit, pėr tė cilin Gjergj Kastrioti shkoi vet me luftue, nuk muer pjesė nė Kryqzatė. Piu i II, tue vue gjith besimin e tij ne Skėnderbeun dhe nė mbretin e Hungaris Mathias Korvin, u nis pėr nė Ragusė qė ishte caktue si piknisja e shefave kristian pėr tė lanēue Kryqzatėn. Fati i zi e deshi qė ai tė vdiste rrugės dhe,
    bashkė me tė, u varros shpresa e fundit e nji fronti tė pėrbashkėt kundėr anmikut otoman. 1 goditun deri nė thelbin e zemrės nga kjo vdekje e papritun, Skėnderbeu ndaloi menjiherė pregatitjet pėr me shkue nė Raguzė. Por ai i kishte shpallė luftė Sulltanit tė nesėrmen e ditės kur Papa bani thirrje pėr Kryqzatėn kundėr Turqve. Kėshtu qė Shqipnija kishte ngelė vetėm pėrballė sunduesit otoman tė ndezun pishė, tue pasė si aleatė Venedikun, qė pak mund t'i besohej. Pa bjerrun kohė, Sulltan Mehmeti nisi Ballaban Pashėn nė krye tė ushtėris turke pėr tė shembė reduktin e fundit tė rezistencės kristiane nė kėt anė tė Andriatikut. Ballaban Pasha ishte nji renegat* Shqiptar, i cili e njifte taktikėn luftarake tė Skėnderbeut dhe reflekset* e tij nė sheshin e betejės. Nji dyluftim pėr vdekje nė mes tė kėtyne dy prijėsve vazhdoi katėr vjet pa nji fitore tė plotė pėr asnjanėn palė. Ishte pikėrisht gjatė fushatės sė pare kundėr Ballaban Pashės qė Skėnderbeu muer varrėn e parė dhe tė vetme. Tė dy ushtėrit ishin perleshė afėr kėshtjellės sė Stefigradit. Skėnderbeu si gjithmonė iu printe trimave Shqiptarė atje ku lozej fati I luftės. Kali i tij u plagos randė dhe heroj kombėtar u pėrplas nė tokė dhe vrau supin tue u pėrpjekė mbas cungut tė nji peme. Pėr nji minutė i ra tė fikėt nga dhimbja e madhe. Roja e tij e rrethoi nga ēdo anė, ndėrsa Turqėt sulmonin me rrėmbim. Me nji pėrpjekje gadi mbinjerzore luani I Arbnis u ēue nė kambė, hypi mbi nji kale tjetėr dhe u vėrsul kundėr anmikut tė mahnitun dhe tė tmerruem. Nė ndeshjen e dytė me Ballaban Pashėn, Turqėt zunė rob disa nga gjeneralėt ma tė mirė tė Skėnderbeut, ndėr tė cilėt edhe vet Moisiun e Dibrės. Me urdhėn tė Sulltanit ata pėsuen nji vdekje tė llahtarshme tue iu rrjepė lėkura pėr sė gjalli. Mbarė kombi shqiptar i vajtoi si martirė tė atdheut. Nė betejat e mapastajme, Shqiptarėt e xhindosun nga zemrimi, nuk lanė ma gjallė asnji Turk qė ra nė duert e tyne. Sulltan Mehmetin, qė kishte zaptue Stambollin, nuk e nxinte ma vendi. Ai u nis vet nė krye tė nji ushtėrije prej 200.000 vetėsh pėr me i dhanė nji mėsim tė fundit kėtij kombi tė vogėl qė nuk ndigjonte me iu pėrulė. Sa muer lajmin, Gjergj Kastrioti vrapoi pėr me u kapė me fuqin invaduese sa ma larg kah lindja. Mbrojtja e kėshtjellės sė Krujės i ishte besue Tanush Topijės. Me gjith pengesat qė I vuni fuqija e lehtė shetitėse e Skėnderbeut, ushtėrija turke mėrrijti para mureve tė Krujės dhe topat filluen me vjellė gjylet e tyne prej guri. Mbrojtėsit e fortesės simbolike nuk i tronditėn topat dhe as qė I tėrhoqi ari i Sulltanit. Ky i fundit, tue pa se fitorja nuk ishte as pėr sot, as pėr nesėr, u largue nga Shqipnija tue lanė Ballaban Pashėn me vazhdue rrethimin e Krujės. Ai kuptoi nji gja: me mundė Shqiptarėt nuk ishte punė aq e lehtė sa me zaptue Stambollin, prandaj u kthye nė kryqytetin e tij pėr tė pregatitė nji speditė nė shkallė edhe ma tė gjanė. Po nė at kohė, Skėnderbeut nuk i kishte mbetė ma veēse trimnija dhe vullneti mos me u pėrulė derisa kishte fuqi tė luftonte. 1 dishpruem nga apathija dhe verbnimi qė mbretnonin nė botėn Kristiane, ai u vesh si ushtar i thjeshtė dhe shkoi vetėm nė Romė pėr me kėrkue ndihmė. Peshkopė dhe Kardinalė duelėn me e pritė dhe nji turmė e madhe Romakėsh e brohoriti me enthuzjasmė. Nė nji ceremoni tė shkėlqyeshme qė u mbajtė nė Bazilikėn e Shėn-Pjetrit, Papa Piu i n i dha me dorė tė vet nji shpatė nderi dhe nji qylahe tė bekueme. Por si ndihmė financjare pėr tė vazhdue luftėn, u mblodhėn vetėm 7000 dukatė. Prej Rome, Gjergj Kastrioti shkoi nė Napoli, ku mbreti i dha nji shumė tė hollash dhe, aq sa kishte, armė dhe pajime lufte. Ndėrkaq, rrethimi i Krujės vazhdonte dhe gjėndja e tė rrethuemve ishte ba e padurueshme. Skėnderbeu porsa u kthye nė atdhe nxuer shpatėn dhe u turr kundėr anmikut nga malet pėrmbi Krujėn qė mbajnė sot emnin e tij. Ballaban Pasha u zue nė pritė dhe vdiq nga plagėt qė muer n'atė ndeshje. Armata turke mbeti pa udhėheqės dhe u shkatėrrue. Shumica e ushtarve tė Sulltanit u vranė dhe fare pak muejtėn me dalė gjallė nga Shqipnija. Shqiptarėt nuk patėn kohė me marrė frymė, kur nji tjetėr ushtėri turke u ēfaq pėrsėri para mureve tė Krujės. Por edhe kėt herė fortesa legjendare nuk u dorzue. Sulltani i tėrbuem i dha urdhėn ushtėris me djegė e shkretue viset e Shqipnis ku arrinte dora e saj. Por falangat e vetėtimta tė Gjergj Kastriotit e ndoqėn anmikun kamba-kambės tue ba kėrdin nė radhėt e tij. Mbas dy javė qė kaluen me plaēkitje dhe shfarime, Turqėt me Sulltanin nė krye u kthyen nė Stamboll tė brengosun nga pikėllimi i disfatės. Ky ishte triumfi i fundit i Skėnderbeut. Nji mot ma vonė, me 17 Kallnuer 1468, heroi i ynė kombėtar, qė kishte dalė I pacėnuem nga gjith ato beteja, u mposhtė nga nji ethe e mallkueme qė nuk i gjindej dermani. Ai kishte shkue nė Llesh me kryesue nji kuvėnd tė Lidhjes Shqiptare pėr tė shestue plane qė tė nxirrej anmiku prej Shqipnis. Prijėsi i pazėvėndėsueshėm la kėt botė para se Kuvendi tė merrte ndonji vendim. Akti i tretė i tragjedisė shqiptare u luejtė pa tė, dhe epilogu ishte ai qė mund tė pritej.

    Gjergj Kastrioti u varros nė Kathedralen e Shėn Kollit nė Llesh, tė cilėn e kishte rindėrtue pak vjet ma parė. Kombi shqiptar derdhi lotėt ēurk, tue vajtue mbretin e adhuruem qė i kishte shėrbye gjatė nji ēerek shekullin si mburojė e pathyeshme, dhe qė kishte fitue respekt dhe admirim nė ēdo skaj t'Evropės me fitoret e tij tė habitėshme qė dukeshin gadi si nji mrekulli e Zotit. Nji gojdhanė thotė se Sulltani Mehmeti i 11, kur muer lajmin e vdekjes sė fatosit shqiptar bėrtiti: "Mjer Krishtėnimi qė ka bjerrė shpatėn dhe mburojėn e tij. Tash, ma nė fund, Evropėa dhe Azija janė pėr mue. Ruejna Zot qė tė kemi anmik nji tjetėr luan si ai". Dhjetė vjet mbas vdekjes sė Skėnderbeut, Turqėt hynė nė Llesh, ēelėn varrin e tij dhe bane hajmali me copa nga eshtnat e tij, tue besue se nuk do t'i vriste as shpata, as shigjeta, mbasi ishte pėrhapė kudo besimi se ai vet nuk mund tė vritej nga nji armė e dorės sė njeriut. Kjo asht aq e vėrtetė saqė, pak kohė mbas vdekjes sė Skėnderbeut, nji ushtėri turke qė ishte tue invadue krahinat e Shkodrės, muer arratin nė panik e sipėr kur u pėrhapė lajnu se Skėnderbeu po iu printe Shqiptarve. Donika dhe Gjon kastrioti shkuen nė Napoli. Pėr dhjetė vjetė tė tjerė flamuri me shkabėn dykrenore valoi mbi kėshtjellėn e Krujės. Mbrojtjen e siguronin trimat Shqiptarė ndėn Lek Dukagjinin dhe nji kontigjent venecjan ndėn komandėn e Kontarinit. Fortesa krenare e Gjergj Kastriotit ra nė duert e Turqve me 16 Qershuer 1478 mbas nji rrethimi tė gjatė qė kėrcėnonte me shfarue banorėt nga urija dhe lėngatat, ndėrsa Kontarini ishte vra dhe Lek Dukagjini kishte zanė shtratin, I pazoti me lėvizė. Me gjith premtinun solemn tė Sulltan Mehmetit me shpėtue jetėn e trimave shqiptarė, asnji burrė nuk mbet gjallė dhe gratė dhe fėmijt u zvarrisen nė skllavėri. Ky ishte fundi tragjik i luftės epike qė heroi legjendar i Shqiptarve bani pėr nji ēerek shekulli kundėr invazionit otoman. Fjalėn e fundit mbi vėndin e Skėnderbeut e kanė thanė dy Papė, Kalikst i III dhe Piu i II, dhe verdiktin e tyne e ka konfirmue historija. Piu i II shkruen kėshtu nė Komentarėt e tij: "Ai kaloi gadi gjith jetėn e tij tue luftue pėr kauzėn Kristjane. Asht zor me gjetė nji prijės Kryqzate qė mund tė krahasohet me tė". Papa Kalikst I II ka pėrmbledhė me kėt fjali tė goditun randėsinė historike tė luftės sė Skėnderbeut: "Si nji pendė e patundėshme, ai ndaloi furin e sulmeve turke dhe I pengoi tė zaptonin Evropėn Kristjane". Mandej e tanė Evropa shprehu admirimin e saj me nji rast ose me nji tjetėr edhe pėr disa shekuj me radhė. Nė librin e lutjeve tė Mbretneshės Elizabeth tė Anglis botue mė 1559, dita e vdekjes sė Skėnderbeut mban kėt shėnim: "17 Kallnuer. Si sot vdiq princi i mire Skėnderbeu, Mbret i Epirit dhe shfarues I Turqve". Mė 1597, fisniku francez Jacques de Lavardin (Zhak dė Lavardin) shkroi biografin e plotė tė Skėnderbeut. Vepra e tij, bazue kryesisht nė Barletin, asht frymėzue nga dashurija dhe admirimi i kulluet pėr heroin tonė kombėtar. Nė Parathanjen e tij, Lavardini i drejtohet aristokracis franceze me kto fjalė: "Kjo asht jeta e Gjergj Kastriotit, i quejtun Skėnderbe nga Turqėt, Mbreti i Shqiptarve, emni i pavdekshėm I tė cilit meriton pa fjalė tė pėrmendet nė tempullin e Kujtimit". Vepra e Lavardinit inspiroi poetin francez Ronsard me shkruejtė nji vjershė kushtue Skėnderbeut. Mbasi kujton ngadhnjimet e lashta tė Epirit, poeti vazhdon:

    "... Dhe Skmderbeu mundės i Skithve
    Qė prej gjith Azis, Ungjillin kanė dėbue
    O ti, nder i kėtij shekulli
    Oshqipiar i shėnuem prej Fatit
    Dora jote mundi Turcjėt njizet e dy herė
    Shtine tmerrin nė rradhėt e tyne,
    I bane me lanė eshtnat nė muret e Kėshtjellės.
    Por ti do tė kishe vdekė, i harruem nga njerzimi,
    Sikur pėrpjekja e devotėshme e tė ditunit
    Lavardin
    Tė mos kishte pėrjetėsue betejat e tua..."

    Sir William Temple, burrė shteti dhe shkrimtar politik anglez i shekullit tė XVII, e ven Gjergj Kastriotin nė rradhėn e prijėsve luftarak dhe Perandorve luftėtar ma tė mėdhenj tė historis. Nė nji vepėr mbi Virtytet Heroike, ai shkruen: "Gjergj Kastrioti, Princi i Epirit, i njoftun zakonisht me emnin Skėnderbe, si dhe Hunjadi, nėnmbret i Hungaris, janė dy gjenerala ngadhnjimtarė dhe burra me karakter tė naltė qė luftuen sa qenė gjallė si ēempjonė tė Krishtenimit. Ata ishin ba tmerri i Turqve dhe, tue pasė vetėm nji fuqi tė vogėl ushtarake, u banė ballė me sukses pėr kaq vjet sulmeve tė pėrsėritun tė gjith ushtėris otomane". Voltaire shkrojti mė 1754: "Sikur Perandorėt e Bizantit tė kishin qenė si Skėnderbeu, Perandorija Romake e Lindjes nuk do t'ishte ēdukė". Gjenerali kanadez VVolfe, nji ekspert mbi historin e luftrave shkrojti me 1756: "Skėnderbeu ua kalon tė gjith prijėsve ushtarakė tė lashtė dhe modernė si udhėheqės i nji armate tė vogėl defensive". Historiani i famshėm Eduard Gibbon qė ka shkruejtė veprėn klasike mbi "Dekadencėn dhe Ēdukjen e Perandoris Romake" dėnon Skėnderbeun pse dezertoi Sulltanin, mohoi fen muhamedane dhe I bani luftė bamirėsit tė tij. Ai e gjykon Skėnderbeun mbas parimeve morale tė shekullit tė XVIII, tue harrue se tre shekuj ma parė bahej nji luftė pėr vdekje nė mes tė dy koncepteve* tė papajtueshėm moraliteti dhe marrėdhaniesh njerzore. Me kto mėndje ai duhet tė kishte denue gjithashtu edhe mbretin Vladislav tė IV tė Polonis dhe Hungaris, i cili shkeli, ndėn nxitjen e Nuncit papal Kardinal Cesarini, armėpushimin prej dhjetė vjetėsh qė kishte nėnshkrue me Sulltanin mė 1444 nė qytetin Szegedin. Nė ditėt tona, Peshkopi Fan Noli asht mundue tė ēmojė rolin e Skėnderbeut me kriterin objektiv tė historianit dhe herė-herė, tue u ēveshun krejt prej ngroftėsis sė ndjenjės patriotike. Ai e pėrfundon kėshtu librin e tij: "Skėnderbeu bani pėr 25 vjet nji luftė tė mraparojes sė Krishtėnimit dhe kėsisoj ia prishi planet Muratit dhe sidomos Mehmetit tė II me organizue speditėn kundėr Romės. Dihet si fakt se mė 1489, domethanė nji mot para se tė vdiste, Sulltan Mehmeti kishte lanēue fushatėn e Italis, tue shkelė kambė nė Otranto. Por mbas vdekjes sė tij erdhė nė fuqi Sulltan Bajazidi, i cili nuk ēante kryet pėr zaptime tokash. Suksesori* i tij Sulltan Selimi drejtoi ushtėrin kah lindja dhe Evropa Perėndimore shpėtoi nga rreziku I invazjonit otoman".1


    Historianėt modernė e ēmojnė Skėnderbeun si nji nga shefat ushtarak ma tė mėdhenj tė gjithė kohėve. Ata e njofin se mbreti i Shqiptarve mbet vetėm pėr me pėrballue fuqin kolosale tė Sulltanit dhe se bani tė pavdekshėm emnin e Krujės, tue detyrue Sulltan Mehmetin e II me u kthye mbrapa dy herė mbas disfatave qė pėsoi nga dora e Skėnderbeut.
    fabian
    fabian
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Virgo
    Numri i Postimeve : 104
    Mosha : 46
    Pikėt : 389
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 06/11/2009

    kombetar - Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu) Empty Re: Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu)

    Mesazh nga fabian Wed 27 Jan 2010, 05:13

    Lexova para 6 muajsh librin e fundit te Skerderbeut nga Oliver Schmitt, pash edhe dokumentarin e fundit qe i eshte bere.Atje Thuhet me pak fjale.
    " Meria e Sulltanit ndaj Skenderbeut kishte shume shkaqe.
    Ai kishte ngritur krye kunder sovranit, kishte pushtuar fortesat e tij, kishte masakruar muslimanet, kishte plackitur tokat e vjerit te tij serb, si dhe i ishte bashkuar kryqezates kunder islamit."

    Sponsored content


    kombetar - Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu) Empty Re: Heroi ynė Kombėtar: Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu)

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 03:50