Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Rruga EGNATIA

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rruga EGNATIA Empty Rruga EGNATIA

    Mesazh nga Scarface Thu 08 Jan 2009, 02:54


    Rruga Egnatia



    Rruga Egnatia ėshtė ndėrhyrja nė infrastrukturė me tė cilėn Romakėt quajnė dhe organizojnė duke filluar nga gjysma e dytė e shekullit te dytė p.e.s., njė vijė drejtuese mijėvjeēare komunikimi midis perėndimit dhe lindjes, midis Adriatikut tė poshtėm dhe Egjeut verior. Rruga, siē dėshmon Straboni, kishte si pikė degėzimi nė ekstremitetin e tij perėndimor, nė bregdetin Adriatik, qytetin e Apollonisė. Me rrugėn Egnatia bashkohej njė rrugė qė vinte nga Epidaninos (Dyrrachium), e quajtur nė mėnyrė konvencionale nga studimet degė veriore e rrugės Egnatia ose nė rrugė mė tė pėrgjithshme e mė tė thjeshtuar "Rruga Egnatia", nė njė pikė, vlerėsuar nga Straboni e barazlarguar nga tė dyja qytetet, qė tė paktėn nė periudhėn nė tė cilėn janė shkruajtur dy intinerarėt tė pėrfshira nė Intenerarium Provinciarium, koiēidonte ose kishte si stacion vijues tė parė zonėn e quajtur Klodiana, e quajtur Mansio Coladiana nga njė burim i tretė internerari Internerarium Burdigalense. Duke u bashkuar tė dyja rrugėt nė njė rrugė tė vetme ato pėrshkonin luginėn e mesme tė Shkumbinit dhe ngjitej deri nė kodrėn e Sopi Polis, nė zonėn e Haxhi Beqarit, ku rruga antike ishte e detyruar nga morfologjia e luginės tė kalonte nga bregu i djathtė te bregu i majtė i lumit Shkumbģn. Sigurisht nga kjo zonė, pėr mė shumė nga lugina, Straboni thoshte qė rruga quhej rruga Candavia, nga emri i njė mali Ilir. Kjo pjesė e rrugės pėrshkon pikėrisht njė zonė malore qė duhet tė themi se shtrihet tė paktėn deri nė zonėn e liqeneve Lychnidņs (liqeni i Ohrit, liqeni i Prespes se Madhe e tė Vogėl).
    Nga Lychnidņs rruga vazhdon drejt qafave tė maleve gjatė tė cilave kalonte kufiri midis Ilirisė dhe Maqedonisė. Nėpėrmjet tyre rruga lejonte hyrjen nė njė zonė tė Maqedonisė veriore, qė quhej Lyncestide me qendėr kryesore Herakleia Lynkestidos, nga ku kalonte dhe njė rrugė nga nyja e rėndėsishmė "viario e stobit". Rruga Egnatia kalonte mė pas nė Edessa e mė pas duke kaluar Ultėsirėn e Maqedonisė arrinte nė Pella dhe mė tej nė Thessalonika.
    Qyteti nė gjirin termik ndodhej vetėm nė gjysmėn e rrugės qė mbaronte nė Cipsela nė Ebro. Duke parė qė rruga kalon nė shumė zona, gjatė gjithė hapsirės sė saj ajo ndeshej me shumė konfiguracione morfologjike tė terrenit: terrene fushore nė afėrsi tė zonės moēalore tė Muzakajve, brezaret lumore gjatė Shkumbinit, bregu i liqeneve me origjinė tektonike, kalime tė menjėhershme nga kodrat nė shpatet e maleve qė mė pas ndiqeshin nga zbritje tė menjėhershme. Megjithatė inxhinierėt romakė qė ndėrtuan rrugėn arritėn tė evitonin me pėrjashtim tė pak rasteve tė paevitueshme ndryshime tė menjėhershme tė lartėsisė sė rrugės. Nė trasenė e rrugės Egnatia gjejmė teknikėn e ndėrtimit romak tė rrugės: arritja e qendrave nė mėnyrė mė tė drejtperdrejtė, komode, ekonomike, pėrpjekjeve pėr tė evituar pėrmbytjet dhe uljet e terrenit me forcė. Megjithėse rruga Egnatia ka qenė njė nga rrugėt mė tė rėndėsishme tė komunikacionit me botėn romake, dy shekuj kėrkime arkeologjike e studime sedimentare nė njė stratigrafi mbi kėtė rrugė ėshtė tepėr larg pėr tė thėnė qė ėshtė e kėnaqshme.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rruga EGNATIA Empty Re: Rruga EGNATIA

    Mesazh nga Scarface Thu 08 Jan 2009, 02:55

    Pėr shembull, nė fakt janė komplet tė panjohura jo vetėm rruga nė detaj por dhe linja e ndjekur nga rruga midis Kuēit dhe Muriqanit. Pėrveē kėsaj, shumė shpesh dhe me shpejtėsi ėshtė rastisur ēdo hipotezė e rrugės, me atė tė ndjekur nga rruga moderne. Ndėrsa kėtė rast e gjejmė kur me tė vertetė konfiguracioni fizik i terrritorit detyron rrugėn tė kaloj dhe nė zona tė ngushta. Megjithėse ka mundėsi qė tė kenė ekzistuar njė seri rrugėsh qė vinin nė bashkėpunim tė vazhdueshėm me njėra-tjetrėn, vendburime bronxi, ofiēine, pika prodhimi, merkato, tentativat pėr tė gjetur gjurmė tė pistave pėr periudhėn greke, maqedonase dhe ilire edhe me hartat e punuara me dorė nuk kanė dhėnė asnjė rezultat deri mė sot.
    Dhe kėshtu tentativat pėr tė besuar pėr ekzistencėn e ndėrtimeve dhe shtrimeve ilire ose ato teza pėr ndėrtimin e rrugės para kohės romake dhe nė mėnyrė analoge pas kohės romakė nuk duken shumė tė besueshmė nga hetimet e gėrmimeve, por bazohen ekskluzivisht nė vėshtrime makroskopike te trasesė dhe matjeve qė shpesh herė jane kundėrshtuese pėrsa i pėrket gjerėsisė sė rrugės. V. Shtylla qė pėrmbledh shkrimet e Cekės dhe Papajanit konsideron para kohės romake (ilirė) pėr shembull, mbetjet e dukshme nė Gurat e Zeza tė Xhyrės dhe njė mur tė madh afėr Qafė Thanės me motivin qė gjerėsia e tyre (1. 2 deri 1. 8 m) do kishte lejuar vetėm kalimin e kuajve dhe tė kafshėve, dhe jo tė qerreve.
    Njėra nga alternativat nga ku mund tė ketė marrė emrin rruga Egnatia, ėshtė qyteti Egnatia nė Italinė jugore buzė Adriatikut, i banuar nė origjinė nga fisi Ilir i Japigėve, tė cilėt patėn kapėrcyer Adriatikun. Rruga Egnatia nė trojet e Ilirisė jugore, ishte vazhdimi i rrugės Apia nė Itali, njėra nga arteriet mė tė mėdha rrugore tė Romės ( shek. IV p.e.s ) e cila niste nga Roma duke kaluar nėpėr Beneventum dhe e arrinte Adriatikun nė Brindizi.
    Pėr herė tė parė rruga nga Apollonia nė Selanik pėrmendet nga historiani grek Polibi, nė vitin 120 p.e.s dhe mė vonė historiani tjetėr grek Straboni, i cili jetoi nė periudhėn nga viti 63 p.e.s – 20 e.s.
    Nė fillim, gjatė periudhės republikane, rruga Egantia kishte karakter ushtarak, e lidhur kjo kryesisht me luftrat romako-maqedonase deri nė vitin 16 p.e.s., kur Maqedonia u bė provincė romake. Mė tej, ajo fitoi njė karakter tė njė arterie tė rėndėsishme ekonomike duke lidhur gadishullin e Apenineve dhe njė pjesė tė mirė tė Evropės Perėndimore me Ballkanin e Jugut, Azinė e Vogėl, Lindjen e Afėrme e deri nė Mesopotaminė e njohur.
    Nė territorin e Ilirisė gjatė shek. I p.e.s., nė kohėn e ekspeditave ushtarake romake, rruga Egnatia ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm, veēanėrisht nė luftimet ndėrmjet Ēezarit e Pompeut nė mesin e shek. I p.e.s.
    Romakėt nė vendet e pushtuara, gjatė ndėrtimeve tė tyre sidomos nė ndėrtimet rrugore shfrytėzuan rrugėt ekzistuese. Kėshtu ndodhi konkretisht dhe me rrugėn e rėndėsishme Egnatia, e cila kaloi nė trasenė e rrugės pararomake tė Kandavisė me drejtim po luginėn e Shkumbinit, qė nė periudhėn qytetare ilire kontrollohej nga disa vendbanime tė fortifikuara.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rruga EGNATIA Empty Re: Rruga EGNATIA

    Mesazh nga Scarface Thu 08 Jan 2009, 02:55

    Hammondi nėnvizon limitet e kėtyre tentativave pėr tė arritur gjerėsinė e trasesė dhe sjelljen e tyre nė fazat e ndėrtimit. Pikėrisht pėr kėtė duket e vėshtirė qė mbretėria Ilire e Agronit e mė pas ajo e gruas sė tij, Teutės, qė kishte arritur tė zhvillonte strukturat shtetėrore vetėm nga mesi i shekullit tė tretė tė kishte arritur tė realizonte veprimtarinė e shtrimit tė rrugėve nė njė territor, nė tė cilin, pėr mė shumė nuk dihej nėse ishte nė kontrollin e tij. Eshtė e ndryshme ēėshtja pėrsa i pėrket ndėrhyrjes rrugore nė kohėn e Maqedonisė. Nė fakt ėshtė e sigurtė qė disa pjesė tė rrugės qė mė pas do bėhen pjesė tė rrugės Egnatia si ajo pėrmes paradės sė Kirli Derven ishin tė fiksuara dhe tė shėnuara nga Horoi si gurė pėrgjatė rrugės qė tregonin distancėn nė njėsi. Maqedonėsit kanė bėrė me siguri ndėrhyrje nė mirėmbajtjen dhe riparimin e rrugės nė vitin 190 p.e.s. nėn drejtimin e Filipit V, pėr tė ndihmuar kalimin e Konsullit Lucio Comelio Scipone, ashtu sic i ishte kėrkuar nga romakėt.
    I vetmi dorėshkrim mbi ndonjė ndėrhyrje infrastrukturale tė maqedonasve nė zonėn pėr tė cilėn po flasim, ėshtė ajo e bėrė me urėn e Topēias e bėrė nga Hammondi, por e vėnė nė diskutim kohėt e fundit pėr shkak tė kėrkimeve arkeologjike qė dėshmojnė ndėrtimin artizanal nė kohėn romake. Ka shumė mundėsi qė romakėt tė mos kenė pėrfituar nga eksperiecat e mėparshme tė ndėrtimit. Ndėrhyrja e tyre bashkėpėrcaktohet si njė diēka evolutive e cila supozon njohje tė mirė ekonomike, gjeografike, etnografike, gjeometrike dhe organizim tė mirė.
    Trasetė e vjetra me kthesa u zėvendėsuan, kjo edhe falė bonifikimit tė zonave moēalore, me rrugė tė drejta qė ndonjėherė evitonin qėndrat ekzistuese dhe krijonin kėshtu qėndra tė reja popullimi. Nė disa raste u shfrytėzuan pista tė mėparėshme duke u shtruar dhe njė herė. Filluan tė ndėrtoheshin ura prej guri pėr tė kaluar, nė vendet ku kalonte uji. Pėr kalimin nė disa vende tė veēanta u bė i nevojshėm ndėrtimi i urė-rrugėve dhe i mureve mbajtės.
    Romakėt filluan ta ndėrtonin rrugėn menjėherė pas ose maksimumi nė ēerekshekullin pasardhės nga nxjerrja e masave paraprake pėrmbledhėse nė shprehjet e Tloro Metello "ordinanti cum maxime Macedoniae statum", sipas tė cilave jepej urdhri, mbas ngjarjeve tė rėndėsishme tė 2-vjeēarit 148-146 p.e.s., nė provincėn e Maqedonisė pėr realizimin e tė gjitha kushteve politike e juridike nė pėrdorimin e territorit nga ana e pushtuesve tė rinj.
    Pėrveē ndėrtimit tė rrugės Domizia, gjithmonė nė gjysmėn e shekullit tė dytė mund tė ēojė nė njė kontest tė vetėm kohor e strategjik dy infrastruktura tė menduara dhe tė ndėrtuara gati duke pėrqafuar njėkohėsisht territoret e reja qė romakėt kishin pushtuar nė pellgun mesdhetar. Motiv pėr ndėrtimin e infrastrukturės sė re ishin natyrisht, jo vetėm nevoja ushtarake qė me raste favorizonin njė lėvizje mė tė shpejtė tė trupave ushtarake por edhe nevoja ekonomike, duke vėnė nė lėvizje vendet e reja dhe banorėt e tyre. Rruga e re duhet tė shėrbente nė kėtė profil pėr tė shkaktuar njė rritje ekonomike tė pėrgjithshme tė zonės, tė cilat qė pas masave tė ashpra tė marra nė vitin 168 p.e.s. kishin rėnė nė njė gjendje tė rėndė rraskapitje. Edhe pas njė shekulli distancė, efektet shkatėrruese tė atyre masave tė marra, Strambone mundej akoma t’i vlerėsonte dhe janė evidentuar edhe nė burime tė tjera historike dhe letrare tė shekullit tė parė p.e.s., qė pėrshkrojnė zonėn rreth disa pjesėve tė rrugės si njė peisazh i shkretėtuar.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rruga EGNATIA Empty Re: Rruga EGNATIA

    Mesazh nga Scarface Thu 08 Jan 2009, 02:56

    Rruga Egnatia hyn pa pikė dyshimi, dhe gjetja e bėrė nė vitin 1974, afėr Thessalonikės nėn zonat lyshtėrore tė lumit Gallikos tė njė guri miliar qė mbante emrin e ndėrtuesit tė mundshėm i dha fund ēdo dyshimi, midis atyre rrugėve qė e marrin emrin nga funksioni apo nga zona ku ndodhen, por nga ndėrtuesi i tyre, ose mė mirė nga ai qė i ka shtruar me kalldrėm sipas traditės tė sjellė nga Festo dhe Flacco Siculo. Realizues i veprės ishte gjykatėsi romak, pėr tė cilėn shkruhej dhe nė gurin miliar tė gjetur nė vitin 1974, Cnaeus Egnatius i biri i Caius pėr tė cilin nuk dihet asgjė pėrveē emrit dhe funksionit si prokonsull.Thjeshtėsia e tekstit, emri i gjykatėsit nė emėrore, dhe hollėsira tė tjera tė tė shkruarit si nė latinisht ashtu edhe nė greqisht tregojnė pėr datimin e gurit miliar. Mbi kėtė gjė tė gjithė studiuesit bien dakort pėr gjysmėn e dytė tė shekullit tė II-tė p.e.s. Midis mesit tė shekullit tė II-tė p.e.s. (datė nė tė cilėn u bė hartimi nė provincėn e Maqedonisė) dhe shekullit tė I-rė p.e.s. (datė nė tė cilėn Straboni shkruajti librin e shtatė tė gjeografisė nė tė cilin ėshtė folur pėr rrugėn Egnatia) njohim nga burimet vetėm 5 persona publik me emrin Egnatius qė mund tė kenė lidhje me ndėrtimin e rrugės Egnatia. Nga kėta vetėm Cn. Egnatius C. f. Stell (atina tribu) i pėrmbush kushtet pėr t’u indetifikuar me ndėrtuesin e rrugės po nuk ka shumė siguri. Ai ėshtė i vetmi i pėrmendur nė lidhje me ngjarjet nė Greqi duke u pėrmendur nga P. Cornelius Blasio (historian romak ndoshta midis viteve 175-160 p.e.s.) nė njė letėr pėr Corciresin qė mbante njė kopje tė Senatus Consultum. Pėrsa i pėrket ndėrhyrjeve tė mėtejshme pėr mirėmbajtjen dhe restaurimin, shqyrtimi i gurėve miliar dhe tė hartave tė bėra me dorė tė rrugėve vė nė dukje aktivitetin e Augustos nė epokėn e tė cilit restaurohet rruga "longa intermissione neglectam" dėshmia e tė cilės janė 2 gurė miliarė pėr tė cilėt kujtimi mbeti pėr shumė shekuj. Gjithmonė duke u bazuar te gurėt miliarė lind njė interes i sigurt pėr rrugėn e ndjekur nga Settimio Severo dhe nga Caracalla dhe nga perandorėt e Tetrarkis sė dytė. Sė fundi, shenjė pėr mirėmbajten e fundit tė rrugės Egnatia ėshtė ripėrdorimi i gurėve miliarė mė antik me shkrime tė kohės sė Konstandinit. Sistemi rrugor i kohės romake nė zonat qėndrore tė Shqipėrisė duket i ndėrtuar nė kohėn perandorake, i pėrbėrė nga 4 drejtime kryesore. Pėrsa i pėrket degėve jugore dhe veriore tė rrugės Egnatia pėrfshirė midis Apollonisė, Dyrrachium dhe qytetit tė Herakleia Lynkestidos burimet e intinerarėve kujtojnė qė ekzistojnė: 1. -Shtatė stacione tė vendosura nė 153 m.p. Tė nxjerra nga intenerari Ant. 317. 7-319. 1 (nė rast se pranohen tė dhėnat e distancės midis Dyrrachium dhe Klodianes tė treguara nga kodi B i Int. Ant. 318. 1 distanca duhet tė rritet me 10 m. p. ) 2. -Nėntė stacionet e vendosura nė 163 m.p. nė Int. Ant. 329. 5-330. 3 (pjesė e rrugės qė ka shumė mundėsi tė korespondojė me rrugėn Egnatia qė niste nga Apollonia) 3. -16 (15) nė tė cilat 8 mutatio tė shpėrndara nė 177 m. p. nė Int. E.Burdigalenses 606. 9-607. 8 (nqs. pranohet hipoteza e hedhur nga Hammond qė Marusio ėshtė njė gabim i kopistit qė duke pėrsėritur fjalėn i jep njė distancė fjalės "Mansio", i duhen hequr 13 m.p. tė cilat i kanė dhėnė distancės midis Mansio Coladiana dhe Mansio Marusio) 4.-10 stacione nė tabulen Peuntingeriane (ndoshta mund tė shtohen tė pakten edhe 2 tė tjere tė cilat nuk jane shkruajtur pėr shkak tė boshllėqėve qė ka dokumenti ekzistues) 5. -Anonimi Ravennate nė shumė udhėtime tė bėra kujton gjithsej 8 stacione. 6. -Tė dhėnat e sjella nė formulimin e Guidone nuk rezulton tregues pėr shkak tė boshllėqeve tė saj.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rruga EGNATIA Empty Re: Rruga EGNATIA

    Mesazh nga Scarface Thu 08 Jan 2009, 02:56

    Nga kėto tė dhėna mund tė nxjerrim qė rruga Egnatia midis Apollonisė dhe Herakleias ishte e gjatė rreth 163-164 m. p. dhe kishte jo mė pak se 9 stacione tė cilat qė nga shekulli IV p.e.s. do tė rriteshin nė numėr derisa tė bėheshin 15. Propozimet pėr kėrkimet e avancuara nga studiuesit nuk duken gjithmonė tė bindshme. Eshtė bėrė e mundur tė tregohet me njė farė saktėsie traseja e rrugės Egnatia midis Apollonisė dhe Verbės, e mė pas nga Muriqani nė Haxhi Beqarit, dhe nga Qukėsi mbi Shkumbin deri nė Radozda nė anėn perėndimore tė liqenit tė Ohrit. Me saktėsi dihet dhe traseja e rrugės antike nga Durrėsi deri te Hani i Goses. Nė zonat e tjera mungesa e kėrkimeve ose mungesa e tė dhėnave ekzakte rreth gjėndjes sė zonave tė tjera nė tė cilat ka pasur gjetje tė materialeve arkeologjike, nuk lejon njohjen e infrastrukturės rrugore romake. Kėtyre problemeve u janė shtuar edhe pengesat e ardhura nga kushtet e ambjentit natyror: nė zonat malore midis Babjes dhe Qukės ka ndodhur shumė rrėshqitje ose fundosje terrenesh, nė zonat e pėrmbytura tė Muzakajve, nė ato zona ku ka ndryshim tė rrjedhjes sė lumit, dhe nė zonat afėr liqeneve dhe deteve ku ka ndryshim tė nivelit tė tyre. Tė pakta kanė qenė tė dhėnat e sjella deri tani nga toponomastika pėr arsye tė mungesave tė kėrkimeve specifike dhe tė prezencės sė paktė tė kartografisė tė pėrdorur nga toponimet, por me gjithė kėto vėshtirėsi pati mundėsi qė tė arrihej nė rezultat tė mirė nė bazė tė tė dhėnave. Analiza e tė dhėnave, pėr mė shumė, shpeshherė nė vija tė trasha, tė pasakta dhe tė copėzuara nė lidhje me mbetjet e trasesė sė rrugės, tregon qė rruga Egnatia nuk ka pasur njė gjerėsi tė njėjtė gjatė gjithė gjatėsisė sė saj. Pėrmasat e gjatėsisė nė fakt ndryshojnė nga 6.7 m, duke pėrfshirė me raste edhe trotuare deri nė 1m, deri nė 2. 4 m nė zonat malore. Nė shtrimin e rrugės, sigurisht duke u kushtėzuar nga materiali i disponueshėm, pėrdoreshin gurė tė dimensioneve tė ndryshme. Nė fund tė kėsaj faze tė parė tė studimit tė marrė pėrsipėr mbi rrugėn Egnatia, mund tė themi qė jo vetėm u bėnė parapėrgatitjet pėr njė bazė njohje (tė pėrbėrė nga tė dhėna dhe hipoteza mbi rrugėn) duke e parė nė kėndvėshtrimin e njė studimi tė mėtejshėm nė terren me rastin e "Via Egnatia (Albania) Project", por dhe lejoi nė bazė tė ekzaminimit tė fotografive ajrore njohuri tė reja mbi trasenė e rrugėve tė ndryshme antike. Nė veēanti kėto fotografi ndihmuan pėr rrugėt e vjetra nė zonat midis Durrėsit dhe Kavajės, Qukėsit dhe Qafė Thanės dhe midis Izbiste dhe Jankovec. Pėrveē kėsaj janė evidentuar pjesė tė terrenit, respektivisht midis Apollonisė dhe Kuē-it dhe midis Lushnjės dhe Belshit, ku mund tė ketė kaluar rruga Egnatia ose rruga e lidhur me tė. Pikėrisht pėr kėtė, duket evidente qė zona midis Thanaj, Lushnjė, Cėrrik dhe Kuē, ėshtė ajo zonė ku duhen bėrė studime dhe njohje tė terrenit pėr tė verifikuar ekzistencėn apo jo ekzistencėn e traseve rrugore. Nė kėtė zonė nė veēanti mund tė ketė qenė vila e Klodianės (pronėsi agrikulture tė njė personazhi i rėndėsishėm romak me emrin Klodio).
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rruga EGNATIA Empty Re: Rruga EGNATIA

    Mesazh nga Scarface Thu 08 Jan 2009, 02:57


    Rruga Egnatia pėrgjatė luginės sė Shkumbinit


    Romakėt nė vendet e pushtuara, gjatė ndėrtimeve tė tyre sidomos nė ndėrtimet rrugore shfrytėzuan rrugėt ekzistuese. Kėshtu ndodhi konkretisht dhe me rrugėn e rėndėsishme Egnatia, e cila kaloi nė trasenė e rrugės pararomake tė Kandavisė me drejtim po luginėn e Shkumbinit, qė nė periudhėn qytetare ilire kontrollohej nga disa vendbanime tė fortifikuara.
    Sipas Strabonit, nė Ilirinė e Jugut kishte dy pikėnisje pėr rrugėn Egnatia, njėra nga Apollonia, ndoshta mė e hershmja (para pushtimit romak), e tjetra nga Dyrahion. Gjithashtu Straboni theksonte, se tė dy degėt bashkoheshin me njėra-tjetrėn nė largėsi tė barabarta. Duke e quajtur degėn e Apollonisė si degė jugore e Egnatias pėrshkruajmė intinerarin e rrugės me nisje nga Durrėsi.
    Nga Dyrratio, njė nga portet mė tė lashta e mė tė mėdhenj tė Adriatikut, rruga Egnatia, sipas tė gjithė intinerarėve antikė, si stacion i parė, "mansio" kishte Klodianėn (Peqini i sotėm). Mė tej, arrinte nė nimfeun dhe termat e stacionit Ad Quintum (Bradasheshi i sotėm), ndėrtim i shek. II-III e.s.. Ky stacion "Mutatio" i rrugės Egnatia i pėrmendur nė intinerarin e Burrdigalės ndodhet rreth 5m mė lart se gjurmėt e rrugės antike.
    Pak kilometra mė nė lindje, rruga arrinte nė Scampis (Hiscampis sipas Burdigalės)- Elbasani i sotėm. Qyteti i lashtė i Skampinit me njė jetė qė nga shek. II e.s, shėrbente si "mansio" pėr rrugėn Egnatia. Duke ndjekur pak a shumė aksin e sotėm tė rrugės autmobilistike Elbasan-Librazhd, Egnatia tek ura e Haxhi Beqarit takohet me lumin Shkumbin, kėtu ishte stacioni Genesis flumeni "Tabula Peutingeriana" ose "Mutatio" trajektore e itinerarit tė Burdigalės. Me anėn e njė ure tė periudhės romake ndėrtuar me harqe tullash, rruga Egnatia kalonte nga ana e djathtė nė tė majtė pasi bregu i djathtė nga ky vend e deri nė Pėrrenjas ėshtė mjaft i thepisur.
    Me kalimin e Shkumbinit, rruga i ngjitej shpateve veriore tė malit tė Polisit. Stacioni qė pasonte sipas Burdigalės-Grandavia, identifikohet me Rrafjet e Spatharit ku gjurmė banesash flasin pėr njė vendbanim tė shek. I e.s., e jo me stacionin Babje tė itinerarit, kjo edhe nė korespondim me distancat tabelare. Pas Grandavias ku bėhej pushimi nė Mansio rruga arrinte nė "Mutation" In Candavias (tab Peuntigeriana) ose Tres Tabernas (sipas Burdigalės) vend i pėrshtatshėm pėr pushim ku janė zbuluar gjurmė vendbanimesh tė kohės sė pushtimit romak.
    Kjo pikė i pėrgjigjet Qukėsit tė sotėm, i cili sipas itinerarit Antonim emėrtohej "Tres Tabernas" dhe "Tribus Tabernis". Nė Qukės, Rruga Egnatia ulej poshtė nė lumin e Shkumbinit pėr tė kaluar tashmė nga malet e Polisit majtas lumit, nė tė djathė tė lumit Shkumbin siē ndiqet sot rruga Qukės-Prrenjas. Kėtu Shkumbinin, rruga e kalonte mbi njė urė me tre harqe guri e gjatėsi 70m, mbeturinat e sė cilės ruhen ende rreth 500 m para hyrjes nė Qukės. Nga Qukėsi deri nė Qafėn e Thanės, vetėm Tabula Peuntigeriana shėnon Stacionin Pont Servili (Uraka e sotme) emėrtim ndoshta i lidhur me tre urat nė ngushticėn e pėrroit tė Prrenjasit, vend delikat i rrugės. Stacion nė qafėn e Thanės shėnon vetėm itinerari i Bradigalės, qė piketon mansion Glaudanon. Gjurmė e rrugės Egnatia nė kėtė stacion ėshtė njė mur mbajtės rrugor 55m i gjatė e tre metra i lartė, i ndėrtuar me blloqe guri pa llaē, qė ruhet edhe sot, sapo zbret Qafėn e Thanės, (fig. 9), i cili mund t’i ketė takuar mė herėt rrugės Kandave.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rruga EGNATIA Empty Re: Rruga EGNATIA

    Mesazh nga Scarface Thu 08 Jan 2009, 02:57

    Megjithėse rruga Egnatia pėrmendet nė burime tė shumta qė nė shek. II-tė p.e.s, stacionet e rregullta gjatė saj u ndėrtuan vetėm nė shek. I-II e.s, konkluzion ky i arritur pas vrojtimeve arkeologjike nė terren. Gjatė kėtyre shekujve tė parė, nė aksin e rrugės Egnatia gjatė luginės sė Shkumbinit nuk u ndėrtuan vendbanime tė fortifikuara, kjo sigurisht e lidhur shumė me faktin qė vendasit tė mos mbroheshin gjatė kryengritjeve kundėr pushtuesit. Nga ana tjetėr lindėn njė sėrė vendbanimesh tė hapura si: Karina, Bradasheshi, Mansi, Krasta etj, tė lidhura direkt me funksionimin e rrugės Egnatia.
    Mbas stacionit Glaudanon tė Qafė Thanės, rruga Egnatia vijon tej kufirit tė sotėm shtetėror tė vendit tonė duke kaluar mbi kalldrėmin e Rodozhdės e mė tej me mure mbrojtės gjatė liqenit nėpėr Strugė-Muratio Patras e itinerarit tė Burdigalės.
    Gjatė bregut tė liqenit tė Ohrit rruga arrinte nė stacionin Lignido(Ohri) sipas itinerarit Antonin e Tabulės Pentigeriana dhe Civitas Cledo sipas Burdigalės. Pas Lignidos, rruga antike merrte drejtim pėr nė juglindje. Nė veri tė Prespės sė Madhe ndodhej stacioni Scirtiana, i paindefikuar ende, ndoshta Reseni i Poshtėm i Maqedonisė. Afėr ndodhet stacioni tjetėr Castra, mundet Mutatio, Parembole i Burdigalės, pranė Dolencit tė sotėm ku ėshtė zbuluar njė kala romake, gjurmė kalldrėmi mbi murin kufizues sė trasesė. Pas Castrės rruga Egnatia duke zbritur pak nė juglindje arrin nė njė nga stacionet kryesorė tė saj, nė Heraclea (afėr manastirit, Bitolės sė sotme). Nga Heraclea e itinerarit Antonin dhe e Tabulės Peutigeriana, apo Civitas Heraclea e Burdigalės, shkėputet njė degėzim rrugor drejt verilindjes dhe nė Stobi takon rrugėn e njohur antike Thesalonik-Scupi-Ulpiana(afėr Prishtinės)-Naissus-Sirmium. Pas Heracleas, me mjaft ndėrtime tė periudhės romake (shek. II e.s) rruga arrinte nė stacionin Melitonos (Vostarani ose Kenali nė Greqi) e prej andej zbriste nė jug nė Kelle, stacionin Cellis-Cellas nė italisht, Antonini dhe stacioni Cellis nė itinerarin e Burdigallės, afėr Arnisė, nė Greqi. Pas kėtij vendpushimi rruga hynte nė Edesa, vendbanim i njohur nė periudhėn romake. Tej Edesė ndodhej mutation Skurio, sipas Burdigalės, afėr Kyrrkos sė sotme gjatė vazhdimit rruga Egnatia takonte stacionin Pella (Guido sipas Burdigalės dhe Dio sipas Peutingerit) vendbanim i njohur romak nė Maqedoninė e Greqisė. Para se tė arrinte nė Thesalonikun e njohur rruga kalonte nėpėr stacionin Ad Decinum (Nea Anchialos e sotme) tė itinerarit tė Burdigalės.
    Takimin me detin Egje, rruga e rėndėsishme e bėnte nė Thesalonik, qytet i krijuar nė shek. IV p.e.s qendėr province romake, e njohur nė tė gjithė itinerarėt antikė, ku janė zbuluar disa gurė miliarė tė rrugės. Trakte tė rrugės Egnatia nė kėtė qytet-stacion tė kėtij arteri tė rėndėsishėm ekonomik janė zbuluar nė veri tė Bazilikės sė Shėn Dimitrit, nė dy pika tė rrugės sė sotme Agiu Nikolau. Drejt lindjes rruga takonte stacionin Duodea (sipas Burdigalės), stacioni Melissirgin, tė njohur nė tė gjithė itinerarėt si stacioni Heracleustibus. Nė bregun e liqenit Boble rruga kishte stacionin e njohur Apollonia e Maqedonisė e njohur tek itinerarėt antikė dhe stacioni Arethusa (Rentina e sotme) sipas Burdigalės. Nė gjirin e Strumonit ndodhej stacioni Penana, pas tė cilit rruga hynte nė qytet. Pas Galepsosit rruga Egnata vijonte edhe disa stacione nė territorin e Greqisė pastaj hynte nė territorin e Turqisė sė sotme deri sa arrinte nė Kostandinopojė (Stambolli i sotėm). Nė territorin e sotėm tė vendit tonė, gjatė kalimit nga Dyrrachium deri nė Klaudanon (Qafa e Thanės) rruga Egnatia kishte katėr stacione pėr pushim e fjetje-mansio: Clodianėn (Peqini), Scampėn (Elbasani), Grandavian (Rrafjet e Spatharit) dhe Claudanon (Qafa e Thanės) si edhe katėr stacione pėr ndėrrimin e kuajve, stacioni Ad Quantum (Bradasheshi), Genesis apo Ad Trejecto (Ura e Haxhi Beqarit), dhe Pons Servili (Uraka). Me afėrsi, nė territorin e Greqisė e tė Turqisė sė sotme rruga Egnatia nga Lygnidos(Ohri) e deri nė Kostandinopol (Stamboll) numėronte rreth 20 stacione"mansion" po aq edhe "mutation". Sipas Tabulės Peutingeriana gjatėsia e Rrugės Egnatias nga Dyrratio nė Kostandinopojė arrinte 264 milje romake ose e thėnė ndryshe 390.7 km, duke qenė kėshtu rruga mė e shkurtėr qė lidhte Europėn Perėndimore me Azinė.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Rruga EGNATIA Empty Re: Rruga EGNATIA

    Mesazh nga Scarface Thu 08 Jan 2009, 02:58


    Degėt e Rrugės Egnatia


    Sipas Strabonit dega jugore e rrugės Egnatia fillonte qė nga Apollonia, ndėrsa itinerari Hierosolimitan ( i Burdigalės) e nis nga Vlora kėtė degė. Sidoqoftė me interes ėshtė pėrshkrimi i rrugės nga Apollonia nė Dyrrah, e cila sipas burimeve historike rezulton si rast, i ndėrtuar para rrugės Egnatia.
    Rruga nga Apollonia nė Dyrrah pėrmendet qė nė shek. V p.e.s nga historiani grek Thukididi e mė tej nė vitin 200 p.e.s nga historiani i Augustit Tit Livi. Mė vonė nė shek. I p.e.s, rruga luajti njė rol tė rėndėsishėm nė luftėrat civile ndėrmjet Cezarit e Pompeut. Rruga nga Apollonia kalonte nė fshatin Mbrostar tė sotėm, ku janė gjetur dy gurė miliarė me mbishkrime tė shek. III-IV e.s tė kohės sė perandorisė elegabel (218-222) dhe Julian ( 361-363), nė tė cilat bėhet fjalė pėr riparime tė shtyllave dhe tė vetė rrugės sė Apollonisė, gjatė periudhės perandorake, nė shekujt e parė tė erės sonė. Kjo rrugė duke u ngjitur drejt veriut e kalonte lumin e Aspit (Semanit) nė shtratin e tij tė vjetėr, mė nė veri, pranė fshatit Babunjė e Re, ku nė tė djathtė tė Apsit ndodhen rrėnojat e njė qyteze tė fortifikuar ilire, e cila sigurisht lidhet me kėtė rrugė tė rėndėsishme. Kėshtu mund tė themi qė rruga e luginės sė Shkumbinit, me emrin Candavia nė antikitet dhe Egnatia gjatė periudhės romake, mbetet rruga mė e rėndėsishme e Ilirisė sė Jugut gjatė shekujve tė fundit para erės sonė e veēanėrisht nė shekujt e parė tė erės sonė. Pėrveē fortifikimeve tė periudhės antike dhe vendbanimeve tė hapura tė periudhės romake, qė ruanin e kontrollonin rrugėt e luginės sė Shkumbinit, edhe nė degėt e saj ndodheshin sisteme fortifikimi si Dorėzi (rruga e Ndroqit, Bodin (rruga nga Arbana), Graceni (rruga e Krrabės), tė treja degė veriore tė rrugės. Ndėrsa degėt jugore kontrolloheshin nga Gradishta (rruga e Myzeqesė) dhe fortifikimi i Valshit (rruga e luginės sė Devollit). Nė aspektin ekonomik, pėrveē funksionit kryesor si portė e rėndėsishme e Adriatikut nga perėndimi nė lindje, rruga e luginės sė Shkumbinit gjatė funksionimit tė saj ushqehej dhe nga degėt e saj si: Apolonia, Myzeqeja, Belshi e lugina Seman-Devoll nga jugu, si dhe nga Krraba, Vila (Pertela), Arbana e Pezė nga veriu tė cilat e lidhnin atė me rrugė tė tjera tė rėndėsishme si ajo e luginės sė Vjosės, e bregdetit, e luginės sė Devollit etj.
    Me kalimin e kohės, pra pas shekujve tė parė tė Perandorisė Romake (shek. I-II e.s) kur Rruga Egnatia u pasurua me ndėrtime e sistemime pėr tė qėnė sa mė e shfrytėzueshme, me shthurjen e sistemit skllavopronar dhe me ekspeditat barbare nė territorin Ilir gjatė shek. IV-VI tė antikitetit tė vonė, Rruga Egnatia e humbet rėndėsinė e saj ekonomike por njihet mė tepėr si rrugė strategjike. Rruga Egnatia e njohur nė antikitet e nė periudhėn romake, si pasojė e ekspeditave barbare dhe atyre sllave gjatė antikitetit tė vonė dhe e pushtimeve tė mėtejshme, qė copėzimet politike territoriale e dėmtuan dhe e cunguan trasenė e saj duke lėnė atė nė rol dytėsor apo ndoshta herė pas here edhe pa funksion gjatė mesjetės (sė hershme kryesisht), e humbi rolin qė historia i pati njohur asaj gjatė periudhave tė hershme.
    Paralel me tė nė territorin e vendit tonė punonin siē e kemi theksuar edhe akse tė tjerė rrugorė tė cilėt duke mos e pasur rėndėsinė antike tė rrugės Egnatia, nuk janė pėrshkruar me hollėsi.

    Sponsored content


    Rruga EGNATIA Empty Re: Rruga EGNATIA

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 18:31