Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    PRITJE NĖ MALĖSINĖ E GOLLAKUT

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    PRITJE NĖ MALĖSINĖ E GOLLAKUT Empty PRITJE NĖ MALĖSINĖ E GOLLAKUT

    Mesazh nga shaban cakolli Fri 19 Dec 2008, 05:26

    NĖ RIKTHIM TĖ SHPIRTIT TĖ MALĖSISĖ SĖ GOLLAKUT

    Malėsia e Gollakut – krahinė kjo qė shtrihet nė pjesėn verilindore tė Republikės sė Kosovės , shėnon vijėn kufitare me shtetin e Serbisė fqinje . Territori gjeografik i kėsaj Malėsie , administrohet nga kėto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobėrda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegjėja .

    Qė nga mbirjet e para tė popullit autokton shqiptarė mbi kėto troje etnike , kjo Malėsi ka shėrbyer nėpėr shekuj si beden i gjallė , nė mbrojtje tė kėsaj popullate nga luftėrat, sulmuesit dhe armiqtė e shumtė, qė pareshtur iu vėrsulen kėtyre maleve , pėrmes tė cilave synonin grabitjen e tokave shqiptare , plaēkitjet dhe masakrat e pėrgjakshme mbi kėtė popullatė tė pafajshme dhe tė pambrojtur!

    Malėsorėt e Gollakut, qėndruan dhe rezistuan me stoicizėm dhe heroizma tė pa parė nė histori , por kurrė nuk ia kthyen shpinėn kėsaj Malėsie legjendare dhe heroike. Ata jetuan dhe mbijetuan nėn kushtet mė tė rėnda pėr ekzistencė, por asnjėherė nuk u zhgėnjyen dhe nuk u gjunjėzuan para okupatorėve , plaēkitėsve, grabitqarėve dhe kasapėve tė etur pėr thithje tė gjakut shqiptarė!

    Deri pas pėrfundimit tė Luftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, mė 1999, kjo Malėsi thuajse ishte tėrėsisht e izoluar nga bota e qytetėruar , nga se nuk kishte as rrugė , rrymė elektrike, shkolla, spitale, fabrika... dhe jeta kėtu, sa vinte e bėhej ēdo ditė e mė e rėndė !

    Tė shtyrė nga kėto rrethana , banorėt e kėsaj Malėsie , filluan tė kėrkojnė rrugė tė tjera pėr tė mbijetuar dhe pėr t’ i shkolluar fėmijėt e tyre!

    Pjesa mė e madhe e kėtyre banorėve u detyruan qė t’ i braktisin vatrat dhe trojet e tyre stėrgjyshore dhe tė migrojnė nėpėr qendra tė ndryshme urbane , madje shumė prej tyre u shpėrngulėn edhe nė Turqi!

    Djalėria e kėsaj Malėsie, qė pėrbėnte krahun mė tė fuqishėm pėr punė , u detyrua qė t’ ia marri udhėt e gjata tė kurbetit tė zi – rrugė kėto qė pėr shumė kėnd u bėnė tė pakthyeshme !

    Kėshtu qė, brenda 3- 4 dekadave , kjo Malėsi mbeti e vetmuar, si njė Nėnė e mjerė – pa bijtė dhe bijat e saj !

    Bijtė dhe bijat e lindura nga kjo Malėsi trime, kudo qė janė duke jetuar, qoftė brenda Kosovės, qoftė nė diasporė , jetojnė me ėndrra se njė ditė do t’ i kthehen kėsaj Malėsie dhe se me kthimin e tyre – do t’ ia rikthejnė edhe njėherė shpirtin, jetėn, krenarinė dhe bujarinė qė e kishte dikur Malėsia e Gollakut!

    Me ēlirimin e Kosovės dhe me shpalljen e saj – shtet sovran, e pa varur dhe demokratike, shpresat e bijve dhe bijave tė kėsaj Malėsie, sa vijnė e shtohen pėr njė rikthim nė vatrat, vendlindjet dhe trojet e tyre stėrgjyshore , pėr njė jetė mė tė mirė dhe pėr njė ringjallje shpirtėrore !

    Me ēlirimin, pavarėsimin dhe demokratizimin e Kosovės, mund tė vėrehen trende pozitive nė drejtim tė ringjalljes dhe ripėrtėrimjes kudo nė trevat e Malėsisė sė Gollakut. Kjo vlen sidomos nė krijimin e infrastrukturės rrugore , nė ndėrtimin e disa shkollave dhe renovimin e objekteve tė vjetra shkollore.




    Nė odėn e mėsuesit Zahir Bekteshi nė fshatin Gllogovicė

    Tė nxitur nga malli, nostalgjia dhe dėshira e papėrshkrueshme e disa qytetarėve tė shpėrngulur qė moti nga kjo Malėsi, pėr tė iniciuar rikthimin nė trojet e tyre stėrgjyshore, njė grup entuziastė nga Prishtina , tė prirė nga rapsodi Gani Demolli , me prejardhje nga fshati Gllogovicė , nė bashkėpunim me disa njerėz tė arsimuar qė ende jetojnė nė kėtė fshat, mė datėn 16 Dhjetor 2008, kishin organizuar njė mbrėmje tradicionale mu nė odėn e mėsuesit Zahir Beketshi.

    Organizatorėt e kėsaj mbrėmje tradicionale, kishin ftuar njerėzit e tyre qė jetojnė nė Prishtinė, Gjilan , Kamenicė e gjetiu.

    Atė mbrėmje oborri i odės sė mėsuesit Zahir, oda dhe poēet elektrike tė fshatit Gllogovicė, dukeshin mė tė gėzuara dhe mė tė ndritshme se kurrė mė parė. Ato ishin krenare qė kėtė mbrėmje do tė presin mysafirė nga tė katėr anėt!

    Atė mbrėmje, oborri i odės sė mėsuesit Zahir, ishte i vogėl pėr t’ i nxėnė veturat qė po vinin nga Prishtina, Gjilani e Kamenica. Ishte njė mbrėmje e errėt, ku mjegullat e dendura i kishin ngulfatur tė gjitha majat, brigjet dhe kodrinat e Gollakut. Larg nga malet dėgjoheshin ofshamat e maleve, tė cilat pėrballeshin me stuhi tė fuqishme erėrash, tė cilat paralajmėronin njė dimėr tė vėshtirė!

    Para derės sė odės, mėsuesi Zahir , sė bashku me vėllezėr, djem, kushėrinj , ishin rreshtuar krenar dhe po i pritnin mysafirėt me pėrqafime tė ngrohta, shtrėngime duarsh dhe buzėqeshje krenarie .

    Qė nė hyrje tė odės, qėndronin dy djelmosha tė rinj, tė cilėt ua merrnin valixhet mysafirėve dhe ua vendosnin kėpucėt e tyre nė trapazanin e odės. Burrat (mysafirėt) qė ishin brenda nė odė, qėndronin nė kėmbė duke iu dėshiruar mirėseardhje mysafirėve dhe duke i udhėzuar ata, se ku do tė uleshin, gjithnjė duke i respektuar moshat dhe largėsitė e mysafirėve. Zoti i shtėpisė, qėndronte nė kėmbė i buzėqeshur, i gėzuar, i hareshėm, duke iu uruar mirėseardhje tė gjithė mysafirėve! Gėzimi i madh, nuk e linte qė tė ulej!

    Nė njė kėnd tė odės, ndizej njė stufė e vjetėr tradicionale e cila kujdesej pėr ngrohjen e mysafirėve. Djemtė e rinj, nuk ndalen dot duke i shėrbyer mysafirėt ashtu si qė e kėrkon tradita e kėtyre maleve.

    Oda ishte zbukuruar si kurrė mė parė me njė pamje solemne, mbi tė cilėn ishin shtruar qilima tradicional kuqezi, jastėk, sixhade, jana, qė tė gjitha punim tradicional i veknave tė nėnave, nuseve dhe motrave tona malėsore.

    Kryeplaku i odės – mėsuesi veteran i kėtij fshati, zotėriu Hasan Bekteshi, pasi na njofton tė gjithė tė pranishmėve nė mes veti, e merr fjalėn dhe evokon me nostalgji pėr tė kaluarėn e fshatit Gllogovicė.

    Ai, pos vuajtjeve dhe pėrjetimeve tė tmerrshme nė tė kaluarėn e kėtij fshati, flet pėr migrimin, shpėrnguljet dhe kurbetin e malėsorėve tė kėsaj ane. Nė sytė e tij, tė njomur nga lotėt e mallit, shprehej dėshira dhe dashuria e tij, pėr arsimimin e brezave tė rinj tė kėtyre anėve, ku ndėr tė parėt ishte qė e kishte mbaruar Shkollėn Normale nė Prishtinė. Ai, ishte bėrė udhėrrėfyes i shumė djelmoshave tė rinj, tė cilėt nga dėshira e madhe pėr tu bėrė mėsues si ai, ia kishin mėsy shkollimit dhe sėrish iu kishin kthyer fshatit e vendlindjes pėr t’ ia falur kontributin e tyre, shkollimit , arsimimit dhe emancipimit tė gjeneratave tė reja tė kėtij fshati.

    Nė vazhdim tė rrėfimeve tė tij, mėsuesi Hasan, fliste me nostalgji pėr fshatin e tij tė dashur – Gllogovicėn, ku para disa dekadash kishte numėruar mbi 60 shtėpi (familje), kurse tani, ky fshat mezi i afrohet 20 shtėpive?!

    Por, ai nuk e fshihte optimizmin se ndoshta do tė rikthehen banorėt e shpėrngulur nga ky fshat, duke llogaritur nė infrastrukturėn rrugore , qė asfalti kishte mbėrri deri nė fshatin Krilevė, qė i lidhė me Kamenicėn dhe Gjilanin, kurse vitin e ardhshėm kjo rrugė do tė asfaltohet edhe deri nė Hajkobillė, ku do tė lidhėn edhe me Prishtinėn!

    Po ashtu, mėsuesi Hasan, fliste me krenari pėr faktin se nė kėtė fshat sivjet ėshtė ndėrtuar shkolla e re , ku nxėnėsit e kėtij fshati do tė mbarojnė 9 klasė tė shkollės fillore.

    Historiku i odės sė mėsuesit Zahir Bekteshi

    Ne, qė patėm rastin, nderin dhe privilegjin qė tė jemi pjesėmarrės tė kėsaj mbrėmje madhėshtore , ishim kureshtarė qė tė mėsonim diē mė shumė rreth historikut tė odės sė mėsuesit Zahir, ku po bėnim aheng!

    Pėr historikun e kėsaj ode, mėsuesi Hasan Bekteshi, na tha:

    “Kjo odė, ka njė traditė dhe lashtėsi hiq mė pak se 100 vjeēare !

    Nė kėtė odė, ku jemi ne sonte, kanė hėngėr bukė dhe kanė pushuar breza e breza, gjenerata e gjenerata, miq , jarana e shokė nga tė katėr anėt e Gollakut, Anamoravės dhe Kosovės, luftėtarė, trima, patriotė, dijetarė, pleqnarė, kalimtarė tė rastit, tregtarė!...

    Po, kush nuk ka hėngėr bukė nė kėtė odė dhe nė shumė oda tjera tė Malėsisė sė Gollakut?!

    Dhe, ja, se pas 100 vjetėsh , duke i falėnderuar Zotit tė gjithėfuqishėm, duke iu falėnderuar rapsodit tanė – Gani Demollit dhe duke ju falėnderuar tė gjithė juve qė keni ardhur sonte nė kėtė Malėsi, na u bė e mundshme qė t’ i ripėrtėrijmė kujtimet dhe traditat tona, kėnaqėsitė tona shpirtėrore, me tė cilat jemi rritur, edukuar dhe argėtuar, ne, baballarėt, gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit tanė!

    Sot, vetėm nė lagjen tonė, kemi mėsuesit:Zahir,Gani,Hasan,Zenel, Fadil, Blerim Bekteshi dhe shumė shkollarė tė tjerė qė janė tė rinj, entuziast dhe shpresoj se kėto gjenerata do tė hedhin dritė e dituri mė shumė, jo vetėm nė kėtė fshat, por nė gjithė Malėsinė e Gollakut!”

    Darka nė odėn e Zahir Bekteshit

    Bisedat, evokimet dhe kujtimet sikur nuk kanė tė sosur. Nė ato momente, para mysafirėve tė radhitur nė tė katėr anėt e odės, hyjnė dy djelmosha tė rinj: njėri me ibrik dhe legen nė dorė e tjetri me njė peshqir .

    o Urdhėroni e lani duart se do tė hamė darkė !

    Djelmoshat tjerė tė paprintueshėm, i sjellin nė odė tri sofra tė mėdha druri, nė tė cilat mund tė darkojnė nga 15 mysafirė! I shtrojnė ato dhe mysafirėt ulėn pėr rreth tyre. Sofrat mbushen me tė gjitha tė mirat e bereqeteve tradicionale familjare.

    Specialitet e para tė kėsaj darke ishin flijat e pjekura me saē dhe tė mestitura me mazė tė bulmetit shtėpiak.

    Kosi i nxėnė me tambėl lope, ishte i pamazitur dhe mezi e ēante luga!

    Uji i burimit nga mali, qė shkėlqente nė gota porsi biluri, dukej se po na i hapte dhe pastronte edhe mushkėritė e mbuluara me tymin e gjeneratorėve tė qytetit dhe me baltėn e gypave tė ujėsjellėseve artificiale tė qytetit!

    Ushqimi i tradicional natyral dhe uji i pastėr si biluri nga krojet malore, na i shndriti sytė dhe na i pastroi telat e zėrit, ku ishim tė gatshėm qė t’ ia themi kėngės, ma mirė se bilbilat !

    Kėnga e rapsodėve popullor

    Pas ngrėnies sė darkės dhe pirjes sė ēajit, radhėn e kishte ahengu dhe kėnga tradicionale rapsodike, tė cilėn mezi e pritnin mikpritėsit vendor dhe mysafirėt e pranishėm!

    Rapsodėt e ndryshėm popullor, me veti kishin marrė ēiftelitė, sharkitė, instrumente tjera dhe kostumet tradicionale kombėtare.

    Pa humbur kohė, tė gjithė i akorduan instrumentet dhe kėnga filloi. Qetėsia mbretėronte nė odė, sa dukej se edhe miza po tė fluturonte, do tė dėgjohej.

    Rapsodėt kėnduan me gjithė afshin e tyre, kėngėt mė tė dashura tė jetės sė tyre qė nga Skėnderbeu e deri te Adem Jashari ! Nė shenj nderimi dhe respekti ndaj kėngės dhe rapsodėve, pas ēdo pėrfundimi tė kėngės – ata nderoheshin me duartrokitje frenetike nga ana e mysafirėve tė pranishėm.

    Rapsodėt kėndonin me rend dhe me kujdes tė matur burrėror, kurse asnjėri nga mysafirėt e pranishėm gjatė kėsaj mbrėmje, nuk shtini me armė tė zjarrta, sikur qė ishte zakon dikur nė ndejat e tilla, kur njerėzit e pa pėrgjegjshėm shtinin me armė zjarri, e prishnin atmosferėn e mysafirėve, e prishnin tavanin e odės dhe shkaktonin rreziqe tė pa parashikueshme!

    Gjatė kėsaj mbrėmje tė paharrueshme nė odėn e mėsuesit Zahir Bekteshi, nė fshatin Gllogovicė, morėn pjesė dhe kėnduan kėta rapsodė popullor: Kadri dhe Xhemajl Duraku, nga fshati Lupē i Ulėt , komuna e Podujevės, Ajet Grajēeci dhe Gani Demolli nga Prishtina, Demir Krasniqi dhe Xhemajl Berisha nga Gjilani, Hetem Matoshi dhe Selman Maliqi nga Kamenica, si dhe grupi muzikor i tė rinjve tė fshatit Gllogovicė, i udhėhequr nga Blerim Bektashi.

    I tėrė ky aheng dhe kjo mbrėmje e paharrueshme u regjistrua nga ana e kameramanit Bekim Shillova nga Kamenica.

    Nė fund tė kėsaj mbrėmje, tė gjithė pjesėmarrėsit u ndanė tė kėnaqur me shpresė se edhe nė tė ardhmen, njė traditė e kėtillė do tė vazhdojė edhe nė fshatrat tjera tė malėsisė sė Gollakut dhe me porosinė unanime pėr tė gjithė ata qė nuk janė ma nė Gollak:

    “Kthehuni, ndėrtoni, punoni ,argėtohuni dhe kėnaquni nė Gollak!”

    Gjilan, mė 16 Dhjetor 2008. Demir KRASNIQI

      Ora ėshtė Thu 28 Mar 2024, 23:21