Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Filozofia mbi vdekjen.

    Share
    avatar
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Filozofia mbi vdekjen.

    Mesazh nga Desperado prej Fri 05 Dec 2008, 03:00

    Filozofia mbi vdekjen.

    Vdekja eshte njera nder preokupimet me fundamentale te ekzistences njerzore.Kjo ngase vdekja qendron vazhdimisht si nje shpate mbi koken e qdo gjeje njerzore,individit,vlerave,shteteve,popujeve dhe vet qytetrimeve. Ajo eshte treguesi me i qart,me themelor i faktit qe jemi rober te pa shpres te kohes kozmike dhe asaj historike. Koha i gelltit gjithmone bijet e vet-thoshin greket e lashte. Njeriu njehere pat tentuar ta sfidoje kete fakt dhe deshtoi madje duke humbur eshte qetesin dhe lumturin e jetes. Qe nga atehere vetem tani vone zhvillimi i papare i shkencave bioteknologjike ka marr guxim te shtroje pyetjen fillestare te njeriut mbi mundesin e "vdekjes se vdekjes". Qytetrimet dhe njerzit gjithemon jan perpjekur te kuptojne vdekjen,semantiken e saj,dikush eka pare ne te te keqen absolute e dikush te miren absolute. Njeriu eshte qenje per te vdekur thoshte Sein Zum Tode metafizicient i fundit perendimor. Kulturat shpesh jan diferencuar ne baze te diversiteteve mbi kuptimin e vdekjes,pati mendimtar qe pan ne te burimin e vet religjioneve. Ne shoqerin bashkohore,te globalizuar ky diversitet i permendur mund te shihet ne ngjarjet politike aktuale ku shquhet tensionimi i madhe i relacioneve ne mes botes Islame dhe asaj Perendimore. Ky tensionim arriti kulmin me fillimin e luftes mes Perendimit dhe Al-Kaides kur nga ana e SHBA-se eshte ngritur flamuri i vlerave dhe idealeve te iluminizmit kurse Al-Kaida dhe Talebanet ngriten flamurin e Xhihadit. Pra lufta vetvetiu nuk u shpall per interesa ekonomike apo politike por thjesht ne mbrjtje te vlerave kulturore. Ndoshta e gjitha kjo ishte sa per te mbuluar motivet e verteta. Por ne nje aspekt tjeter kjo lufte evidentohet edhe si lufte ne mes vlerave kulturore te ndryshme,pavaresisht motivet tjera te maskuara me sllogane dhe fraza ideologjike Nje gje e tille ne doktrinat dhe taktikat luftarake qe palet operacinalizojne per te demtuar njera-tjetren. Pra ketu kemi dy lloje te menduarit filozofik te vdekjes -iluminizmi dhe -sakrificizmi Kjo e para e cileson vdekjen si te keqe absolute,si hiq absolut si absurditet.Vdekja eshte fundi i te gjitha vlerave dhe pas saj eshte vetem bota e hiqit. Kjo metafizik e shtyne individin perendimor ne pozite te individualizmit politik dhe social. Ai thot se une jam une dhe per te sakrifikuar jeten per shoqerin dhe shtetin apo edhe ndonje ideologji te caktuar do te thote marrezi. Ndoshta askush nuk e ka artikuluar me mire kete filozofi te njeriut perendimor se sa filozofi amerikan nga Universiteti i Harvardit Robert Nozik i cili ne librin e tij mjaft ndikues "Shteti,Anarkia,Utopia" thote se nuk ka shoqeri por vetem individe. Krejt e kundert eshte mendimi filozofik i botes lindore apo me mir then e Islamit. Muslimanet nuk kan teknologji balansuese me amerikanet. Arma me e fuqishme e tyre eshte sakrifica vetevrasese per ta demtuar armikun. Kjo taktike kjo doktrine luftarake eshte rrjedhoje e metafizikes islame mbi vdekjen. Ne islam individi nuk eshte vlera supreme. Perkundrazi individi si koncept vlerore ne Islam renditet nder nivelet me te uleta te piramides vlerore te shoqerise. Ky kuptim qendron ne faktin se individi mysliman te jete ne funksion te Zotit apo bashkesis fetare. Edhe vete fjala "islam" e ka kuptimin e nenshtrimit ndaj Zotit te Madheruar. Nderkaq vdekja nuk eshte e keqja absolute,hyrja ne boten e asgjes por hyrje ne nje bote te vlerave me te larta se sa qe jane vlerat e kesaj bote qe jetojme. Kjo bote e vlerave me te larta eshte bota e perjetesis Xhenetit (parajeses)pran Zotit (Allahut)


    ________________________________
    Gjithēka qė ndodh e ka njė arsye...

      Ora ėshtė Wed 23 May 2018, 18:23