Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Jeta dhe krijimtaria e Ndre Mjedes...

    Share

    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Gemini
    Numri i Postimeve: 1400
    Mosha: 28
    Vendlidja: Nė Maternitet...
    Vendndodhja: Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni: Time Killer
    Pikėt: 1955
    Vlersuar: 42
    Data e Regjistrimit: 15/01/2008
    Hobi: Jeta e natės...
    Humor: Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Jeta dhe krijimtaria e Ndre Mjedes...

    Mesazh nga Scarface prej Thu 27 Nov 2008, 01:41

    Ndre Mjeda:

    Ndre Mjeda, poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr tė zbritur nga fshati Mjedė. Mėsimet e para i ndoqi nė Shkodėr, mė pas u dėrgua pėr studime tė mesme dhe tė larta teologjike nė disa vende nė Evropė. Nė fillim dha mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Kroaci. I 'dėbuar nga urdhri jezuit pėr mosbindje, Ndre Mjeda u kthye nė atdhe ku u emėrua famullitar nė fshatra tė ndryshme. U lidh qė herėt me lėvizjen patriotike.

    Mė 1901 bashkė me tė vėllanė themeloi shoqėrinė "Agimi", e cila krijoi njė alfabet dhe botoi njė varg librash pėr shkollat mbi bazėn e kėtij alfabeti. Pėr veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Mė 1908 nė Kongresin e Manastirit u zgjodh anėtar i Komisionit pėr hartimin e alfabetit tė njėsuar tė shqipes, ndėrsa mė 1916-1917 ishte anėtar i Komisisė Letrare. Nė periudhėn e hovit tė lėvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesė nė jetėn politike tė kohės dhe u zgjodh deputet. Pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratiko-borgjez u tėrhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtė nė Kukėl. Vitet e fundit ishte mėsues i gjuhės shqipe nė Shkodėr dhe vdiq nė kėtė qytet.

    Veprimtarinė poetike Ndre Mjeda e nisi qė herėt. Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u shkrojt mė 1887; nė tė ndihen fryma patriotike dhe nota pėrmallimi, qė shquanin paraardhėsit e tij L. De Martinin, N. Bytyēin etj. Vepra pėrmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit qė tė ngrihej pėr tė fituar lirinė. Qė nga kjo kohė e deri mė 1917 kur pa dritėn e botimit vėllimi me vjersha Juvenilia, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjė. Tė kėsaj kohe janė poema tjetėr romantike "I tretuni", nė tė cilėn ėshtė derdhur malli pėr atdheun, pėr njerėzit dhe natyrėn e vendit me bukuritė e saj, vjersha "Shtegtari", "Malli pėr atdhe", "Gjuha shqype", "Bashkoniu!"etj. Krahas krijimeve tė pėrshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, nė tė cilat tema patriotike u trajtua nė frymėn e poezisė luftarake tė Rilindjes, si Liria (1910-1911). Nė tė gjeti jehonė kryengritja e malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut mė 1911, qėndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtė pėr drejtėsi shoqėrore dhe pėr tokė. Grishja e poetit qė fshatarėt tė ngriheshin pėr t'u ēliruar nga zgjedha e rėndė shoqėrare, ndėrthuret me besimin se lufta e vegjėlisė do tė sjellė lirinė. Nė kėtė vepėr gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedės., qė pėrbėn bashkė me patriotizmin, anėn mė tė fortė tė botėkuptimit dhe tė krijimtarisė sė tij. Vjersha "Mustafa Pasha nė Babunė" fshikullon pavendosmėrinė dhe qėndrimin e lėkundshėm tė parisė feudale nė luftė kundėr zgjedhės sė huaj. Nė poemėn e njohur Andrra e jetės nėpėrmjet pamjeve poetike prekėse, autori zbuloi tragjedinė e -malėsorėve tė varfėr, qė rronin nė zgrip tė jetės, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur. Botėn shpirtėrore tė personazheve tė poemės, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete tė kursyera dhe mjeshtėri.

    Fazės sė dytė tė krijimtarisė sė Ndre Mjeda e cila nisi pas Luftės I Botėrore, i pėrkasin poemat nė tingėllima (sonete) "Scodra" dhe "Lissus", ku, pėrmes historisė sė lashtė tė dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonė, sidomos fryma luftarake dhe liridashėse e stėrgjyshėrve tė tij, ilirėve. Duke vijuar nė kėtė kohė traditėn e poezisė sė Rilindjes Kombėtare, Ndre Mjeda shprehu kėshtu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar qė sundonte vendin.

    Nė prodhimin poetik tė Ndre Mjedės, vend zėnė edhe vjershat pėr fėmijė. La edhe disa shqipėrime tė goditura nga Gėtja, T. Grosi etj. Romantik nė thelb, Ndre Mjeda bėri njė hap pėrpara drejt realizmit, ai kishte kėrkesa tė larta dhe tregoi mjeshtėri tė rrallė poetike

    Ndre Mjeda dha ndihmesėn e tij edhe nė fushėn e gjuhėsisė. Puna e tij u zhvillua nė, gramatikė, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin qė u zbatua prej shoqėrisė "Agimi" me kriterin shkencor pėr ēdo tingull njė shkronjė, duke pėrdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesė tė shėnuar nė lėvrimin e gjuhės letrare. Nė historinė e gramatologjisė shqiptare janė pėr t'u pėrmendur Vėrejtje mbi artikuj e premna pronės tė gjuhės shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndėr dialektet e ndrtyshme tė gjuhės shqipe (1902). Ndre Mjeda ėshtė ndėr tė parėt gjuhėtarė shqiptarė qė u morėn me studimin dhe transkriptimin e veprave tė letėrsisė sonė tė vjetėr. Transkriptoi pjesėrisht veprėn e P. Bogdanit (1930) dhe tė P. Budit (1932), shkroi pėr dialektin shqiptar tė Istries (1932) dhe pėr Perikopenė e ungjillit tė shek. XIV-XV (1933).

    Ndre Mjeda ėshtė njėri nga poetėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė shqipe. Me njė frymėzim tė parė romantik e djaloshar ai ka krijuar poemėn e mallit e tė dhembjes personale (Vaji i bylbylit). Me njohjen e jetės autentike tė botės shqiptare ai ka krijuar poemėn e botės shqiptare (Andrra e jetės). Me kėrkime nė njohjen e rrėnjėve kulturore e historike ai ka krijuar tufat e tingėllimeve (Lissus, Scodra). Me rebelimin e tij personal e rebelimin nacional ai ka krijuar poemėn e revoltit dhe himnin e lirisė (Lirija). Mjeda mbetet mjeshtėr i pashembullt i formės e i gjuhės poetike nė shqip dhe mjeshtri mė i madh i tingėllimit nė shqip deri mė sot.


    ________________________________

    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran

    Gjinia: Male
    Shenja e Horoskopit: Gemini
    Numri i Postimeve: 1400
    Mosha: 28
    Vendlidja: Nė Maternitet...
    Vendndodhja: Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni: Time Killer
    Pikėt: 1955
    Vlersuar: 42
    Data e Regjistrimit: 15/01/2008
    Hobi: Jeta e natės...
    Humor: Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Re: Jeta dhe krijimtaria e Ndre Mjedes...

    Mesazh nga Scarface prej Thu 27 Nov 2008, 01:42

    Tituj tė veprave:

    - Vaji i Bylbylit

    - Juvenilja - pėrmbledhje

    - Liria - poemė

    - Lissus - poemė

    - Scodra - poemė


    ________________________________

      Ora ėshtė Thu 27 Nov 2014, 12:28